...
Fushata zgjedhore me Fake News (lajme të rrejshme), ka filluar të aplikohet edhe në fushatën zgjedhore në Kosovë, dhe këtë po e aplikon Lëvizja Vetëvendosje.
Kjo lloj fushate e aplikuar përmes rrjeteve sociale dhe ueb faqeve të kamufluara si të vërteta u bë e njohur sidomos gjatë zgjedhjeve të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ekziston bindja se Donald Trump u zgjodh president, falë edhe kësaj fushate.
Facebook, ku më së shumti u fokusua kjo fushatë, i ka hapur luftë këtij lloj fenomeni, por është shumë e vështirë që të pengohet krejtësisht.
Një fushatë e tillë, tani kur Kosova ndodhet në proces zgjedhor po aplikohet edhe tek ne. Vetëvendosje, ka filluar të hap faqe të rrejshme në Facebook, e edhe ueb faqe, që në shikim të parë duken se i përkasin mediave të mëdha në vend.
Një e tillë është ajo e kamufluar me gazetën Kosova Sot. Në emër të kësaj gazete është hapur një ueb faqe e rrejshme me domenin www.kosovasot.live, ku po publikohen lajme të rrejshme.
Një lajm i tillë i rrejshëm, i fundit i publikuar në këtë ueb faqe është ai, ku thuhet se kinse PDK ka bërë një marrëveshje të fshehtë me LDK’në, dhe pas zgjedhjeve, do ta prish koalicionin me AAK’në dhe Nisma’n, për të shkuar sërish në koalicion me partinë e Isa Mustafës.
Lajmi i rrejshëm i publikuar në faqen e rreme të kamufluar si Kosova Sot
Për më tepër, aty thuhet se këtë tekst e ka shkruar Gazeta Metro, duke u thirrur në burime të saj, që në realitet një tekst të tillë Gazeta Metro nuk e ka botuar fare.
Nëse shikohet me vëmendje, faqja në Facebook e uebit të rrejshëm të hapur në emër të gazetës Kosova Sot, dallon fare pak nga ajo e vërteta. Në këtë formë lexuesi mund të vihet shumë lehtë në lajthitje, dhe lajmin ta marrë si të vërtetë.
Ueb faqja e rrejshme është hapur me domeinin www.kosovasot.live, ndërsa ube faqja e vërtetë e gazetës Kosova Sot ka domeinin www.kosova-sot.info.
Faqja e rrejshme e Kosova Sot në Facebook
Faqja e vërtetë e gazetës Kosova Sot në Facebook
Në anën tjetër edhe faqja e hapur në Facebook, është kamufluar në atë formë që të duket se është faqe zyrtare e gazetës Kosova Sot.
Ajo që dëshmon se këto lajme të rrejshme janë duke u publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje, është fakti se të gjitha lajmet janë përshtatur në atë formë që të dëmtojnë dy koalicionet e mëdha, PDK-AAK-Nisma dhe LDK-AKR-Alternativa.