REXHEP SHAHU
PORDHËT E KRYEMINISTRIT NË FB TRITOL PËR AKADEMINË E SHKENCAVE
Dy statuse të Kryeministrit Rama në fb, dy ciu-ciu, dy pordhë të tij, një para mbledhjes së sotme zgjedhore të Akademisë së Shkencave, me 4 shtator 2017, dhe një pas mbledhjes, shfaqën diktatorin që ai nuk e fsheh por dëshiron ta demonstrojë, shfaqen totalitaristin, shfaqën njeriun që i urren ata të cilët bëjnë gjëra të cilat ai nuk mundet ti bëjë. Ai nuk mundet të jetë akademik. Nuk ka bërë punë shkencore, botime shkencore e nuk ka kontribut që ta mendojë veten si të tillë as në ëndërr.
Dy pordhë në fb, e para tymuese, paralajmëruese kërcënuese dhe e dyta asgjësuese, shembje me tritol, gjuatje me apash bënë që të vjellin zjarr grykat televizive që nuk u bazuan kurrë te mendimi akademikëve dhe dinjitarëve të vendit por tek qeveritarët si zgjatime politike të bizneseve me politikë.
Një kryeministër brilant, kaubojs, i paparë, gjigant që e ka transferuar zyrën në fb, që nuk ka kabinet, që është fillikat vetëm, që vran e kthjell, që vdes e ngjall vetëm, që rri gjithë ditën duke bërë garë me vetem sa lart e hedh shurrën, që vetë shkruan e vetë vulosë, nuk flet si zyrtar, si shtetar, nuk mendon se është kryeministër institucion por mendon se është zot. Ai nuk merr vendime qeverie, ai merr vendime vetëm si Edi Ramë. Ai nuk ka Këshill Ministrash që të diskutojë edhe formalisht ndonjë gjë, por ai vetëm dikton. Ai nuk propozon projekt ligje, ai shpall ligjet vetë në fb. Çfarë shkruan e flet ai është ligj. Çdo pordhë e tij është ligj.
Me dy pordhë sot hodhi në erë Akademinë e Shkencave.
Akademia e Shkencave nuk është institucion engjujsh, e dimë të gjithë. Nuk është institucion përmes të cilit merr frymë Shqipëria, por është Shtëpia e Akademikëve, të mirë apo të këqij ata që janë tonët, nuk na i ka sjellë këtu as Moska as Beogradi as Athina.
Kryeministri thotë me pordhët e tij ne fb se ky vend nuk udhëhiqet me ligje, nuk është shtet ligjor, nuk ka ligj, por ka kryeministër i cili thotë ligji jam unë.
Kryeministri thotë me pordhet e tij në fb se ky vend nuk ka parlament që nxjerr ligje por ligjet i nxjerr unë si kryeministër. Kryeministri nuk nxjerr vetëm urdhëra që ia njeh kushtetuta, por ai nxjerr i vetëm, pa mbledhë qeverinë Vendime qeverie, (VKM) ai nxjerr ligje pa kaluar asnjë ekspertizë, asnjë komision ligjesh, asnjë debat parlamentar. Edhe ligjin e buxhetit e bën vetë dhe e shpall në fb. Edhe Akademinë e Shkencave të vendit, që ka shumë më autoritet moral se çdo qeveri, si ta ketë kopshtin privat të tij ai e len pa fonde, i hedh akademikët në udhë të madhe.
Sepse kryeministri i vendit nuk i njeh, nuk i përfill, nuk i takon kurrë, nuk u shkon në Akademi kurrë, nuk i thërret ti këtë në krah kurrë sepse kryeministri ka kompleks, është inferor para secilit akademik. Ca i ka të nënës e ca i ka të njerkës. Dikujt i shkruan letër apo sms në fb apo i përgjigjet e dikujt ia fsheh edhe letrën e i thotë nuk më ke shkruar po të dojë ai. E vërteta dhe e drejta është si të dojë e ta çmojë zoti kryeministër.
Kryeministri i bën reformat, të gjitha reformat pa akademinë, pa mendim e këshillë e konsultë akademike.
Kryeministri kërcënon akademikët, ju nxjerr në rrugë, ua marr shtëpinë, ua pres fondet se kështu më teket mua dhe nuk shkon të flasë me to çfarë hallesh e problemesh ka Akademia, si të bëhet akademia dinjitoze që edhe Shqipëria t'i referohet asaj psh si Serbia. Jo, nuk ndodh kjo sepse kryeministri hyn në ujë para akademikëve po të takohet me to.
Kryeministri Rama është trim. Ai ka treguar trimërinë disa herë si me sopatë në dorë, si me buton për shpërthimin e tritolit për shembje pallatesh aty ku i shëmtohet pamja atij.
Kryeministri Rama njëri ndër pushtetarët më jetëgjatë në këtë vend është ndër më debitorët ndaj Akademisë së Shkëncave. Ai jepte çelësa Tirane për shou, për këngëtarë serbë, jepte tituj e ndere për kë të dojë por jo për akademikë.
Akademikët e bëjnë të duket i vogël, të duket bosh si këmbanë pa thumb.
Ai nuk e di dhe nuk e ndjen albanologjinë, dramën e vajin e saj. Ai po hyn në mandatin e dytë qeverisës dhe në vend që të çojë urgjent për studime të paktën nga dy të talentuar për osmanologë, latinistë, helenistë, në vend që të derdhë nëpër arkivat e botës nga dy studiues e jo nga njëzet sa dërgon Serbia e Greqia, Mali i Zi apo Kroacia, në çdo arkiv të Turqisë, Italisë, Vatikanit, Kroacisë, Francës, Anglisë etj etj, ai kërcënon mbylljen e Akademisë.
Rama si kaubojs që është, si sovran mbi sovranë, të dërgojë 50 specializantë për albanologjinë nëpër botë, sa një e teta e atyre që dërgonte për shkollim mbreti Zog.
Mbyllja e Akademisë, brakstisja e saj do të ishte një shërbim i shquar ndaj kundërshtarëve të Shqipërisë. Qoftë dhe mbyllja formale do të ishte një shërbim ekselent në dobi të jo shqiptarëve.
Ato që ka më pak Shqipëria janë akademikët. Edhe cilësia e tyre e produktit të tyre mundet të lërë shumë për të deshiruar, por këtë nuk e mat dot kurrë asnjë kryeministër i cili në kafe me telefon në dorë ose në tualet nxjerr telefonin dhe jep vërdikte, pret koka institucionesh, shpall vdekje institucionesh, heq fonde apo nxjerr nga godina akademikët sikur të ishin drejtori vartësie të ndonjë ministrie të mykur.
Kisha menduar se në dalldinë që e kap kryeministrin, në deliret e madhështisë së tij do të shkrepë ndonjë gjë e mirë dhe do të bëhet ndonjë gjë për albanologjinë që nuk është bërë prej 30 vitesh.
Akademia e Shkencave nuk është çeshtje domatesh, specash apo kastravecash, as çeshtje e lopëve të racës gjëra të cilat i zgjidh vetë privati dhe tregu.
Akademia e Shkencave është çeshtje dinjiteti të shtetit, është pa levedri biznesi por ivestim për komb e atdhe.
Unë besoj se ende duhet kombi e atdheu. Por këtë e çmon më mirë kryeministri.
Unë nuk aspiroj për akademik, shumë shumë unë aspiroj për kryeministër. Por Akademinë do e mbroja, nuk do e zhvendosja as qeverinë as Akademinë e debatet për të në fb, te kjo gazetë popullore, që mundet të të japë vota të rreme popullore për tu bërë kryeministër por jo vota akademikësh.
Nëse kryeministri im mendon se nuk kemi nevojë për Akademinë e Shkencave, për shkencëtarët, unë them me zë më të lartë se nuk kemi nevojë fare për godinën e Kryeministrisë. I mjafton telefoni kryeministrit dhe një kafe ku të rrijë e të bëjë pordhë në fb.