2017-09-14

Vladimir Putin: Si u largova nga KGB ?



Intervista e papublikuar/ Putin: Si u largova nga KGB dhe jeta në shtëpinë 54 metra katrore,

Në qershor të 1991, presidenti i ardhshëm rus Vladimir Putin shkoi të punojë për kryebashkiakun e Leningradit: ishte Shef i Komitetit për Marrëdhëniet e Jashtme i administratës të Anatoly Sobchak. Pas disa muajsh dha një prej intervistave të para (ndoshta të parën absolute) të jetës së tij gazetares të gazetës lokale “Čas Pik”, Natalja Nikiforova. Në të Putini tregoi sesi kishte përfunduar në KGB, si ishte larguar prej saj dhe pse nuk kishte për të cilën të pendohej. Uebsajti “Meduza” boton tekstin e plotë e intervistës me Vladimir Putinin, deri më tani e pabotuar ndonjëherë.
Vladimir Vladimiroviç, është e vërtetë se ke punuar për Komitetin e Sigurisë Kombëtare (KGB)? Nëse se po, ishte në dijeni Sobchak kur ta ofroi postin?
Unë nuk e fsheh dhe nuk e kam fshehur kurrë se kam punuar 17 vite për inteligjencësn e jashtme të KGB-së. problem është një tjetër: nuk jam mburrur kurrë. Por Anatolij Aleksandroviç e dinte këtë punësim timin të mëparshëm. I thashë se do të dorëhiqesha nga komiteti. Lidhur me këtë, në atë kohë (ftesën e Sobchak e kam marrë vetëm kësaj vere), ia kisha paraqitur tashmë dhe kisha firmosur një deklaratë timen dhe dhashë dorëheqjen si Nënkolonel.
E si ju është propozuar puna për zyrën e kryebashkiakut? Keni marrë ndonjë telefonatë nga Sobchak?
Më telefonuan disa miq të mi të Juridikut për të më thënë se Anatolij Aleksandroviç më kishte parë gjatë eventi, ishte kujtuar për mua (kam qenë student i tij në universitet) dhe, duke qenë se i duhej një këshilltar për çështjet e jashtme ekonomike, kishte kërkuar referenca lidhur me mua. Në Juridik i folën mirë për mua dhe kështu mora propozimin për punë, të cilit ju përgjigja menjëherë. Duke pasur parasysh gjithçka që po bënte e po thonte Sobchak në atë periudhë si deputet i Bashkimit, pranova plotësisht.
Tani nuk është kështu?
Ai nuk ka vetëm një detyrë shtetërore: vendos për çështje ekonomike, për fatin e njerëzve dhe gjendet në kushte jashtëzakonisht të vështira. Rigjallërimi i ekonomisë të një rajoni të vogël në një moment ku e gjithë ekonomia e vendit ecën keq është e pamundur. Gabimi është njerëzor. Edhe Sobchak është njeri. Do të ishte false të thuhej se unë dhe Sobchak jemi dakord gjithmonë dhe për gjithçka. Çfarë dreq bashkëpunëtori je? Sikur të varesha nga buzët e tij, mendoj se nuk do t’i pëlqeja.
Pavarësisht kësaj, ju jeni kreu i një enti të rëndësishëm dhe në asnjë mënyrë nuk mund ta mohoni se kryebashkiaku ka një raport të shkëlqyer me të dhe se e dëgjon me vëmendje opinionin tuaj. Duke njohur natyrën tuaj, e gjitha kjo nuk ka sesi të mos mrekullojë.
Nuk do të doja të diskutoja tani për natyrën apo për manierat e Sobchak edhe pse dëgjoj nga shumë të thonë se ai nganjëherë është i ashpër. Kurse mua më thonë se jam shumë i butë me njerëzit. Por e kuptoj kur dikush e humbet komplet. Tani ndodhemi duke jetuar me ujin në fyt dhe nganjëherë muyngon durimi për të thelluar një pyetje. Nuk ka më forca. Për sa i përket raporteve me Anatolij Aleksandroviç, po, në punë jemi në të njëjtën gjatësi vale.
Ndoshta do t’i keni dëgjuar zërat që thonë se Putini është autori i gjithçkaje të arësyeshme që ndodh në këtë bashki. Nuk di se sa nga e gjitha kjo mund të merret si kompliment, duke qenë që një opinion i tillë është bërë në ekrane televizive.
Një pohim i tillë është thjesht naiv. Ka një numër të madh problemesh me të cilën merren kryebashkiaku dhe rrethi i tij për të cilat unë nuk e kam aspak idenë. Nga ana tjetër, është thënë diçka edhe lidhur me oficerët e rezervës aktuale të KGB-së. Edhe kjo është gënjeshtër: unë jam nxjerrë në listë pritje nga KGB-ja. Unë nuk punoj dhe nuk paguhem. Në KGB kam hyrë në mënyrë të ligjshme dhe transparente nëpërmjet seleksionimit pas mbarimit të universitetit.
Edhe për ju qe një gjë e papritur?
Jo, më kishin informuar tashmë muaj më parë. Pranova. Për pak kohë pata funksione të ndryshme: pastaj më ofruan të punoja në inteligjencën e jashtme. E pranova një propozim të tillë dhe përfundova studimet respektive. Gjatë gjithë këtyre viteve kam punuar në inteligjencë. Edhe jashtë vendit.
Pse pranuat të punonit për KGB-në?
Shiko, unë doja të punoja aty. Jetonim të gjithë në një sistem referimi të ndryshëm. Nuk shkova të punoj për një organizatë politike. Mund të thuhet se u shtyva nga motivacione të tjera; mendoja se aty mund t’i përdorja në maksimum forcat e mia dhe në avantazh të komunitetit. 
Duke e vënë dorën në zemër, sipas jush, pse 17 vite më parë KGB-ja ju thirri pikërisht ju?
Këto janë gjëra me të cilat merret zyra e personelit të KGB-së. Nuk kam punuar kurrë në këtë zyrë dhe nuk jam në dijeni sesi punojnë. Por dihet se një zyrë e tillë ka një liste të gjatë cilësishë që duhet të posedojnë punonjësit e inteligjencës: aftësi analitike, studim të gjuhëve të huaja, interes ndaj një lloji të caktuar aktivitetesh, ndaj problemesh të caktuara. Unë, më duhet ta them, jam interesuar gjithmonë për problemet e ekonomisë së jashtme.
Doni të thoni se ju kishin stërvitur më përpara pa e ditur?
Sigurisht. Agjentët e shërbimeve sekrete stërviten pa u dyshuar aspak nga këta të fundit. Në rast se do ta dinin, do të fillonin të përshtateshin dhe të shfaqnin ato anë të karakterit dhe të personalitetit të dëshiruara nga përfituesi i informacioneve.
Ju e dini se midis studentëve është përhapur koncepti se propozime si ajo e marrë nga ju u detyrohen informatorëve (të KGB-së)?
E kuptoj se çfarë doni të thoni. Ndoshta për punën e zyrës së personelit kjo do të kishte qenë rruga më e lehtë. Vendosja e lidhjeve me dikë në universitet apo në një kompani e më pas, kur i shërben personelit, ta drejtojë vëmendjen në radhë të parë drejt njerëzish që njihen. Është e mundur të veprohet kështu. Ama kjo nuk është qasja e përgjithshme për zgjidhjen e çështjeve të tilla: nëse do të merreshin vetëm njerëzit me të cilët ekzistojnë tashmë raporte, shpejt nuk do të mbetej më asnjë të cilit t’i besosh. Humbja e njerëzve të tillë do të thotë të humbasësh sytë dhe veshët.
Ju keni qenë pjesë e personave të tillë?
Doni të dini nëse kam pasur lidhje me KGB-në përpara se të punësohem? Përgjigja është jo.
Na thoni. Letra juaj e dorëheqjes nuk qe e lidhur me motivacione politike apo të zhgënjimit?
Jo. Unë doja të kisha një post shkencor, të shkruaja një temë që gjithmonë më kishte qenë interesante dhe tërheqëse. Domethënë mbi të drejtën private ndërkombëtare. Kisha filluar tashmë të jepja provimet për doktoraturën kërkimore dhe isha lidhur me një profesor të LGU-së (Universiteti Shtetëror i Leningradit) me qëllim që të merrte si asistent. Kur u thirra nga Sobchak praktikisht isha sistemuar tashmë në këtë punë në universitet. Doja të bëhesha avokat dhe të merresha me rregullime juridike në marrëdhëniet e jashtme ekonomike. Do të shtoja edhe një gjë jo më pak të rëndësishme. Për të vazhduar të punojë për KGB-në në një nivel të caktuar duhej të transferohesha në Moskë. Të blija një apartament kooperative apo të shpenzoja 300 rubla qira në muaj. Unë kam dy fëmijë të vegjël dhe prindër të moshuar. Janë më shumë se 80 vjeç, jetojmë bashkë. Janë blokadniki(njerëz që kanë përjetuar rrethimin nazist të Leningradit gjatë Luftëss së Dytë Botërore), ku duhet t’i çoja nga qyteti i tyre i lindjes? Nuk mund ti braktisja. Kurse këtu e kisha një punë, por le të themi se nuk ishte maksimumi. Atëhere vendosa që të lija gjithçka. Me arësye më të madhe kur mu bë propozimi për të punuar në bashki.
Interesant. Për sa i përket ardhjes tuaj në bashki, shumë njerëzve ju duket se KGB-ja do të donte të fuste një njeri të sajin brenda administratës shtetërore.
Si do t’ia arrinte KGB-ja të më fuste, duke qenë se kisha dhënë dorëheqjen? Për më tepër, tani nuk është më ajo monstra siç qemë mësuar të flisnim në të kaluarën. 
Edhe ju e konsideroni monstër KGB-në?
Sigurisht, është një dhënë faktike që aparati i komitetit ka pushuar krejtësisht së marri me ato detyra për të cilat ishte krijuar. Është e nevojshme të rindërtohet dhe po e bëjnë. Veç kësaj, unë kam punuar në inteligjencën e jashtme, nuk kam pasur të bëj aspak me probleme të politikës së brendshme.
Inteligjenca e KGB-së përbën një elitë?
Po. Është bërë e tillë. Deri në nivel territorial është vendosur në Moskë aq larg nga dikasteret e tjera, sa që praktikisht nuk ka asnjë raport me to. Dhe kjo nuk është inkurajuese.
Nuk pendoheni për të kaluarën tuaj?
Jo, nuk pendohem. Njeriu pendohet vetëm për krime. Unë nuk kryer asnjë dhe nuk kam pse të kërkoj falje. Edhe pse kërkimi i fajit është gjithnjë më i lehtë sesa të bësh një hap të rëndësishëm, të cilin unë e kam bërë. 
E keni bërë edhe duke pranuar që të bëni këtë bashkëbisedim. Pavarësisht kësaj, as ju nuk e mohoni: shembulli juaj konfirmon zërat që thonë se Sobchak merr në ekipin e tij ish komunistë dhe ish agjentë të KGB-së. Cili mendoni se duhet të jetë reagimi i partnerëve tanë të huaj nëse do të mësonin punën tuaj të vjetër? Nuk do të ishte diçka e bezdisshme?
Presidenti aktual amerikan është një ish Drejtor i CIA-s. Përbën kjo ndonjë element të bezidsshëm për ju? Edhe unë jam një ish. Një ish bashkëpunëtor, një ish komunist. Pse kjo duhet të jetë bezdi në punën time?
Mendoni se e bëni me sukses detyrën tuaj, se keni mjaftueshëm dije dhe forca?
Gjithësesi, detyra ime aktuale hyn në sferën e interesave të mia profesionale. Jam marrë gjithmonë me lidhje ndërkombëtare. Deri edhe në tezën time të diplomës me titull “Parime për një treg të jashtëm më të favorizuar”. Vetë puna në inteligjencë, në KGB, më ka dhënë shumë. Në kuptimin pastërtisht formues. Njoh mirë gjermanishten, kuptoj anglishten. Informacionet që disponoj më ndihmojnë shumë në punë. Ndjehem absolutisht i sigurtë. Edhe për çështje të biznesmenëve tanë. Jo rastësisht, pasi kam pushuar së punuari për KGB-në, kam bashkëpunuar si avokat në struktura të ndryshme ekonomike. Nuk gjej asnjë vështirësi në kryerjen e funksioneve të mia aktuale. Por për sa më përket janë pastaj kryebashkiaku dhe nënkryebashkiaku ato që i përcaktojnë dhe për momentin punojmë në dakordësi.
Sa arrinit të siguronit nevojat tuaja materiale me punën tuaj të vjetër?
Posedoj gjërat bazike. Kam një makinë, por fatkeqësisht nuk është edhe aq e mirë: një “Volga” del 72. Jetoj në një apartament 54 metra katror me time shoqe, fëmijët dhe prindërit e mi. Në një fond të vjetër naesor.
A mendoni se është e vështirë t’ju korruptojnë, por është e mundur t’u shantazhojnë. Unë për shembull kam dëgjuar se dikush ka provuar ta bëjë. Janë përmendur emra. Cilat janë raportet tua me deputetët?
Nuk do të doja të flisja për situata shantazhi, por nuk e mohoj. Me mua u ka shkuar keq. Kanë provuar të më shantazhojnë pikëirsht prej përkatësisë time në KGB. Ka edhe shembuj të llojit tjetër: është një deputet që ka dashur të kalojë gjithmonë këtë apo atë projekt. Ka pasur edhe herë në të cilat anëtarë të këshillit bashkiak kanë nënshkruar një kontratë milionëshe me një kompani austriake. Askush nuk e kishte autorizuar që të bëhej, askush nuk i kish diskutuar kushtet e kontratës, asnjeri nuk ishte në dijeni të propozimit të kompanisë…
Pavarësisht kësaj, unë besoj se këshilli bashkiak duhet të ekzistojë për të ndihmuar dhe drejtuar aktivitetet e administratës. Duhet shkuar drejt ndarjes së pushteteve: praktika botërore ja treguar sesi një gjë e tillë është pozitive. Ne bindemi bindemi për këtë falë përvojës tonë. Jan në zhvillim disa marrëveshje me Estoninë. Vendosen çështje jashtëzakonisht të dhimbshme rreth fatit të popullsisë rusishtfolëse. Ja që anëtari i Këshillit të Petërburgut dhe deputeti i Rusisë Jurij Mihajloviç Nesterov, person jashtëzakonisht i arësyeshëm, po ndihmon shumë në këtë çështje. Janë ndërtuar marrëdhënie të mira me Komisionin për Planifikimin e Bilancit të këshillit bashkiak, ku ka njerëz të zotë dhe me dëshirë për të punuar. Kemi përgatitur sëbashku një pozicion mbi fondin monetar dhe, për të qenë të sinqertë, puna jonë është kjo. Kemi rutinën tonë të punës së përditshme, por ata magjepsen nga linja e përgjithshme e zhvillimit të një sektori të tillë. Njerëzit janë të ndryshëm, edhe në këshill bashkiak.
Njerëzit janë absolutisht të ndryshëm dhe në mënyra të ndryshme reagojnë ndaj së kaluarës së tuaj të afërt. Kam dëgjuar kërkesa të shprehur nga “Memorial” për t’ua ndaluar disa profesione dhe poste ish çekistëve?
Atëhere pse nuk ngrihet problemi i largimit nga Bashkia dhe nga Këshilli Bashkiak i të gjithë komunistëve dhe ushtarakëve? Jo shumë kohë më parë, ushtria dhe kjo parti kanë provuar të realizojnë një komplot. Logjika është njëlloj. Apo në disa raste flasim konkretisht dhe në të tjera e bëjmë të gjithë qimen tra? Nëse flasim për oficerët aktualë në rezervë, atëhere bashkëpunëtorët e KGB-së kanë punuar dhe punojnë në institucione bashkiake. Kështu bëjnë të gjithë shërbimet speciale të botës. Diferenca e vetme është se tanët janë të njohur nga të gjithë. Kolegët e tyre perëndimorë nuk arrini t’i individualizoni, punojnë në kushte fshehtësie të lartë. Bërja e kësaj tek ne do të ishte e pamundur (për shkak financimi) dhe jo e përshtatshme (ose të paktën deri në kohët e fundit). Në një sistem totalitar do të mjaftonte të thuhej “Qepeni gojën!”. Kurse tani, në rast se nuk rrinë urtë, gjithçka del. Por, e përsëris, asnjë shërbim sekret në botë nuk funksionon pa agjentë të tillë. Kështu ka qenë, kështu është dhe kështu do të jetë. Ama kjo nuk më përket më: siç e kam thënë, jam dorëhequr nga KGB-ja…

Nga Flori Bruqi : Koço Kokëdhima, si u ngjit ish zyrtari i Rinisë së PPSH në piramidën e biznesit, pastrimi i parave me rusët

Koço Kokëdhima.jpg

Kush është Koço Kokëdhima ?


Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në Shqipëri.

Koço Kokëdhima lindi në Qeparo të Himarës (qarku Vlorë) më 21 prill të vitit 1959, aty ku mori edhe mësimet e para në shkollën 8-vjeçare të fshatit. Në vitin 1974 Koço Kokëdhima filloi studimet në Shkollën e Mesme të Përgjithshme në Delvinë, dhe në 1975-ën u transferua në gjimnazin “Ali Demi” në Vlorë, ku përveç rezultateve të larta dalloi dhe për pjesëmarrjen e tij në aktivitetet artistike e kulturore.
Në vitin 1984 u diplomua me rezultate të shkëlqyera në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës, në degën “Matematikë”. Po atë vit Kokëdhima u zgjodh “Sekretar i Parë i Rinisë” në Fier, ku drejtoi deri në vitin 1991. Nga fundi i vitit 1984 filloi punë pranë Institutit Gjeologjik të Naftës në Fier si “Matematicien”.
Kokëdhima u përfshi thellësisht në ndryshimet e mëdha demokratike të viteve 1989-1992 dhe dha kontributin e tij për vendosjen e demokracisë pluraliste në vend, duke u bërë kështu një nga figurat më aktive të asaj periudhe. Me dekretimin e lirisë së sipërmarrjes në Shqipëri, në vitin 1991 kaloi në biznesin privat qysh ditën e parë që u lejua iniciativa private. Ai u bë i njohur si një nga njerëzit e parë të biznesit në Shqipëri, i cili trajnoi, udhëhoqi e ndihmoi shumë sipërmarrës të tjerë të hapnin e zhvillonin bizneset e tyre dhe nga viti 1998 deri në vitin 2013 udhëhoqi “Organizatën e Sipërmarrësve të Lirë Shqiptarë”. Sipërmarrja e tij e parë ishte në fushën e ndërtimit dhe quhej “Rilindja”.
Në vitin 1997 themeloi gazetën “Shekulli”, e cila shumë shpejt u kthye në gazetën më të madhe në Shqipëri. Ai investoi në shtypin e shkruar, radio e televizion dhe u shqua për politikat e pavarura editoriale e për qëndrimin e palëkundur opozitar me Nanon dhe Berishën. Pavarësisht se qeveria e Berishës goditi në mënyrë të pashembullt e të paligjshme bizneset dhe interesat e tij, ai mbeti deri në fund mbështetës i vendosur i opozitës së majtë shqiptare. Në vazhdimësi Koço Kokëdhima qëndroi aktiv në botën e mediave, në politikë dhe në biznes dhe u investua në një seri kauzash publike, siç mund të përmendet “Anulimi i Marrëveshjes së Detit” dhe ndalimi me sukses i“Marrëveshjes së Importimit të Plehrave” në vitin 2004, një veprim potencialisht fatal për mjedisin dhe ekologjinë shqiptare. Ai ishte një nga deputetët që kundërshtoi hapur importin e Armëve Kimike të Sirisë, në nëntor të 2013-ës.
I pozicionuar në mënyrë konstante pranë së majtës shqiptare dhe idealeve të saj Koço Kokëdhima kandidoi si deputet i qarkut të Vlorës. Zgjedhjet e 23-qershorit të vitit 2013 e shpallën fitues Në Qarkun Vlorë. Ai është anëtar i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave njëkohësisht edhe Kryetar i Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Kinë. Një nga pasionet e veçanta të deputetit Kokëdhima është koleksionimi i veprave të artit. Familja e tij përbëhet nga bashkëshortja Brixhida Kokëdhima dhe tri vajzat: Besa, Bora dhe Era.
Në pemën gjenealogjike të Kokëdhimës, te historia e të parëve të gjakut të vet që erdhën në të shkuarën e largët nga Tërbaçi i Vlorës për tu ngulur në Qeparo. Një ikje e detyruar, nën dhunën e pushtuesit osman, për të mos dorëzuar fenë e krishterë. Për të hedhur rrënjë të reja atje lart në Qeparo, buzë Jonit, mes shkëmbinjve, ullinjve, vendasve që i pranuan për tu bërë pjesë e tyrja.Në Qeparo te Qafa e Rrapit, atje ku 250-300 vjet më parë Spiro Mëhill Kokëdhima mbolli një rrap.

*****


Kokëdhima, si u ngjit ish zyrtari i Rinisë së PPSH në piramidën e biznesit, pastrimi i parave me rusët, Hajdin Sejdinë dhe legalizimi i drogës


Koço Kokëdhima nuk është thjeshtë politikani i lartë që predikoi kultivimin e drogës-kabanisit. Për fat të keq fliste dhe në emër të kryeministrit Edi Rama ku e paraqiste veten si “mentor” i tij, duke bërë që njerëzit e thjeshtë ta merrnin si një “shkelje syri” nga shteti për të mbjellë këtë lëndë narkotike, përkundër investimit të fortë të organeve ligjzbatuese dhe në veçanti Policisë së Shtetit për ta zhdukur këtë fenomen. Dhe pretendimi se ishte “mentor” i Ramës bëri që iniciativa e Koço Kokëdhimës të sillte shumë dëme në luftën ndaj kultivimit dhe tregtimit të kanabisit, si dhe të “okuponte” dyfishin e energjive të policisë për ta luftuar këtë fenomen.

Por Koço Kokëdhima e ka filluar që herët aktivitetin e tij, në shkelje dhe të ligjit shpeshherë apo dhe përmes trafikut të influencës për të përfituar nga pushtetet e radhës, kryesisht socialiste. Kokëdhima ka qënë ortaku i Hajdin Sejdise i cili erdhi dikur në Tiranë, duke pretenduar se do të bënte investime të mëdha. Arsyeja e vërtetë e ardhjes se Hajdin Sejdisë në Shqipëri, ishte pastrimi i parave që e bëri bashkë me Koço Kokëdhimën dhe përmes tij.

Vlen të theksohet se Koço Kokëdhima ka qënë sekretar i parë i rinisë së PPSH për Fierin dhe i kishte lidhjet e vjetra për ta bërë këtë punë. Pas vënies nën akuzë dhe largimit të Sejdisë nga Shqipëria, Kokëdhima futi në dorë gjithë pasurinë që la pas Sejdia duke dalë vetë zot i saj.

Dhe si fillim Kokëdhima shiti në Rusi ‘Kokat e Sondave” që ishin në magazinat e Fierit dhe që ishin të gjitha me diamante, për të garantuar fortësinë në shpime të naftës. Pikërisht këtu zuri miqësia me rusët, ku u përfshi në afera të këmbimit të valutës dhe të pastrimit të parave. Që shpesh dhe vetë Koço kur tregon sa ka vuajtur për të bërë paratë, përmend udhëtimet me “autostop” me thasët me para në drejtim të Rusisë dhe anasjelltas për të bërë këmbimin e parave, përmes rënies së rublës dhe rritjes së dollarit, ku ai thotë se fitoi miliona. Ndonëse ka vuajtur sipas tij shumë, dhe shpesh ka vënë kokën në rrezik. Pikërisht këtu zuri fill dhe pastrimi i parave me mbretërit e oligarkisë së re ruse, ish krerët e sovkozeve dhe të rajoneve, duke u paraqitë si ish eksponent i lartë komunist dhe kundër komunizmit sipas rastit.

Më pas Kokëdhima shtrihet dhe në biznesin e pasurive të patundshme, duke filluar nga Tokat e Mursisë në Sarandë dhe vijuar me përvetësimin e pronës së përbashkët në Qeparo dhe Himarë. Filloi rrugë, proverbiale si ajo Delvinë-Qafë Muzinë ku kishte 20 vite që merrte fonde dhe shtesë fondesh dhe asnjëherë nuk i shkoj në fund. E përfunduan të tjerët, FZHSH, ndërkohë që Kokëdhima është i vetmi ndërtues që ka marrë shumë e shumë rrugë për ndërtim, dhe asnjë nuk ka përfunduar. Madje fiton tenderat dhe ua jep nënkontraktorëve për të bërë rrugë dhe objekte, një “biznes” i ri i shpikur posaçërisht nga Kokëdhima. Mbi 10 rrugë janë vetëm në Tiranë pa përfunduar, ekzemplar është rruga e Don Boskos, paratë e të cilës shkuan për ndërtimin e tre vilave të Koços anash saj. Dhe sot e kësaj dite nuk shohin hajr banorët e kësaj rruge. Koço vijoi zullumet, ku përmes presioneve ndaj qeverisë socialiste, privatizoi për 1 milionë lekë të vjetra frigoriferin e madh të Durrësit, ku vetëm bari brenda rrethimit të këtij objekti, nëse kositej thahej e shitej bënte 1 milionë lekë.

Kokëdhima shpëtoi për pak, falë dobësisë së gjykatave shqiptare të shpallej “Piramidë” për letrat me vlerë, pasi ishte kthyer në një skemë mirëfilli mashtruese financiare me letrat me vlerë. Dhe gjithnjë Kokëdhima vetëm ka përfituar, ndërkohë që askush nuk mban mend një punë që ka bërë tamam ky njeri.

Pas ardhjes së PS në pushtet më 2013 ai vendosi të gjithë njerëzit e tij në postet që bënin lekë. Duke emëruar njerëzit më me vese në poste të rëndësishme, ku veçojnë këtu ish drejtori i Portit të Sarandës, ai i ujësjellësit në Tiranë etj. Por jo vetëm. Pasi në krye të listës qëndron Alpetrol, që drejtohet nga njeriu i Koços, Endri Puka. Albpetrol, një nga asetet më të çmuara publike, një simbol i abuzimit dhe përfitimit, zhvatjes e bastisjes, me anë të menaxhimit të keq vijon të jetë sërish në dorë të Kokëdhimës, përmes rikonfirmimit në krye të tij të Pukës.

Prokuroria e Fierit po heton raste skandaloze ku qindra mijë tonë naftë kanë dalë nga Albpetrol pa faturë, për tu shitur në treg. Por dhe me abuzime të tjera, aq sa cilësohet në Fier dhe më gjerë “Karteli Alpetrol i Koço Kokëdhimës”.

Por ai teksa kërkonte të bënte qarkun e mbyllur me të gjitha këto aktivitete, të paligjshme thuajse të gjitha, tentoi të mbërrinte majën: Legalizimin e kultivimit të kanabisit, të kamufluar përmes kanabisit industrial për qëllime mjekësore. Dështoi, falë dhe forcës së treguar nga Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit. Kaq për sot. Ditët e tjera do të kemi akoma më shumë për Kokëdhimën dhe aktivitetet e tij.

Floriana Koka në Prokurori, ja si funksiononte “Republika” e Koços (Kokëdhimës)

Floriana Koka në Prokurori, ja si funksiononte “Republika” e Koços (Kokëdhimës)




Kontrolli i Lartë i Shtetit ka hequr dje “petën e parë të lakrorit” në një veprimtari të kundërligjshme, të drejtuar nga kryebashkiakja e Sarandës, ku spikat fakti që, të paktën në një rast, pagesa nga buxheti i bashkisë së qytetit jugor i është bërë kompanisë private para se të kryheshin punimet.

KLSH njoftoi se ka përfunduar auditimin në Bashkinë Sarandë për periudhën 1 korrik 2015-31 dhjetor 2016, me objekt “Auditimi i zbatimit të ligjshmërisë dhe rregullshmërisë së veprimtarisë ekonomiko-financiare”. Konkluzioni i audituesve ka qenë ai se veprimet e drejtuesve të kësaj bashkie kanë sjellë impakt negativ në buxhet në vlerën 481 milionë lekë dhe dëm ekonomik të shkaktuar në vlerën totale 129.4 milionë lekë.

Sipas raportit, janë konstatuar shkelje lidhur me likuidimin e pagesave për punë të pakryera, në fushën e procedurave të prokurimit publik mbi vlerësimin e ofertave ekonomike dhe në zbatimin e punimeve.

KLSH ngarkon me përgjegjësi penale Floriana Kokën, kryetare e Bashkisë Sarandë, në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor, për pagesa dhe investime të pakryera, por të situacionuara dhe likuiduara në vlerën 64.4 milionë lekë.

Pra, ka autorizuar pagesën për punime fiktive, si psh në rastin e tubacioneve të ujësjellësit me 34.4 milionë lekë të likuiduar vetëm një ditë pas lidhjes së kontratës, apo rrjetin e ujërave të zeza, ku 30 milionë lekë janë likuiduar nga Bashkia vetëm pesë ditë pas lidhjes së kontratës.

Nga ana tjetër, është konstatuar shkelje edhe për ish-drejtorin e Shërbimeve Publike të Bashkisë Pëllumb Halimi, për marrjen në dorëzim të punimeve të pakryera; Eleron Gjoni, drejtor juridik, në cilësinë e kryetarit të komisionit të vlerësimit të ofertave dhe Teuta Stroka, drejtore ekonomike, anëtare e këtij komisioni. Këta të fundit kanë shpallur në të paktën tri raste fitues të tenderave për punë publike subjekte që nuk plotësonin kushtet e kërkuara. Tenderat kanë qenë me vlera voluminoze: Ujrat e zeza – 120.2 milionë lekë, EKO Kampus – 274.5 milionë lekë dhe Rruga e Flamurit – 85.4 milionë lekë.

KLSH ka bërë kallëzim për kryetaren Koka dhe zyrtarët e tjerë pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Sarandë, për konsumimin e elementëve të figurës së veprave penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tender apo ankande publike” dhe “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga nenet 258 dhe 248 të Kodit Penal.

Të paktën një prej tenderave të cituar nga KLSH, ai më voluminozi i ishte dhënë nga Bashkia Sarandë një subjekti që ka lidhje me ish-deputetin socialist Koço Kokëdhima. Sikurse del nga pagesat e kryera në Thesarin e Shtetit gjatë vitit 2016, ka qenë kompania BEAN, që ka fituar-me shkelje, sipas KLSH-tenderin për projektin EKO Kampus Saranda. Kompania në fillim ka patur pronarë dhe administratorë pjesëtarë të familjes Gjojdeshi, ndërkohë që aktualisht si administrator paraqitet Eva Sadushi. Të dy këto emra nuk janë jashtë “tarafit” të ish-“beut të Jugut”.

Kompania “Albania News Television”, të cilës Kokëdhima i ka shitur licensën e TV Ballkanit (nuk është miratuar nga AMA) ka për ortake me 50% të saj pikërisht Eva Sadushin dhe si administrator Neritan Gjojdeshin. Këtë të fundit Koço Kokëdhima kishte arritur ta emëronte edhe drejtor të Ujësjellësit të Tiranës, por më pas u shkarkua për shkelje administrative dhe më pas e kishte drejtor të televizionit A1 deri sa ky pushoi faktikisht së funksionuari.

Kompania BEAN rezulton se një fitim prej vetëm 2.7 milionë lekësh në vitin 2012, por kërceu menjëherë në afro 13 milionë lekë fitim një vit më pas dhe afro 23 milionë të deklaruara në Tatime për vitin 2014. Ndërkohë, xhiroja e kësij firme gjatë vitit 2015 ka qenë 197.2 milionë lekë të reja. Një kërcim i konsiderueshëm për një subjekt tejet modest para se të vinin socialistët e Kokëdhimës në pushtet.

Kokëdhima duket se e ka përdorur këtë rrjetë merimange biznesesh me emra të ndryshëm për të përfituar nga fondet publike, duke shkelur ligjet e shtetit. Në radhë të parë, duke përdorur kreun e Bashkisë Sarandë, Floriana Koka, si mashë për të nxjerrë fituese tenderash kompani të infrastrukturës, që lidhen me njerëz të tij, në shkelje të legjislacionit, siç ka konstatuar Kontrolli i Lartë i Shtetit. Koka ka qenë e promovuar botërisht nga Kokëdhima në Sarandë gjatë fushatës së zgjedhjeve vendore 2015 dhe mbështetjen e tij ai nuk ja ka kursyer as gjatë kohës së qendrimit të saj në pushtet.

Dhe, në rradhë të dytë, menjëherë pas marrjes së tenderit, kompanitë me mbështetjen e tij kanë arritur atë që asnjë kompani nuk mund ta arrijë në rrugë të rregullt: të paguhet ende pa u kryer puna. Kjo paska qenë “Republika e Re e Jugut” e Koços në Sarandë…




Shkëlqimi dhe rënia e shokut Koço Kokëdhima !


Koço Kokëdhima si njeri publik, ka qenë gjithmonë pranë politikës por kurrë nuk hyri brenda saj, ka pasur mekanizmat për të ndikuar por nuk ishte përfshirë ad personam me kleçkat dhe mekanizmat e një force politike.

Në vitin 2013, pas ndikimit edhe në negociatat mes PS-së dhe LSI-së për të marrë pjesë në aleancë ai mori vendimin për të hyrë direkt në politikë, ku u vendos ndër të parët në listat për deputetët të Partisë Socialiste të qarkut Vlorë.

Në deklaratat e para publike, Kokëdhima tha se nuk do të jetë një politikan kryesor i PS-së por deklaroi se i pëlqente të mbetej një deputet i popullit, siç preferonte ta quante veten

Por menjëherë pas katër muajve të parë të qeverisjes së PS-së, Kokëdhima u involvua dirket në politikën lokale, madje duke pasur edhe raporte të vështira me përfaqësuesit historikë të Partisë Socialiste.

Ai ndikoi thuajse personalisht në zgjedhjen e kreut të qarkut të Vlorës, një kandidaturë që u akuzua fuqishëm nga opozita, gjë që harxhoi energji të mëdha politike për fazën e parë.

Më pas Kokëdhima u vendos në Sarandë, ku realisht dubloi Stefan Çipën, kryebashkiakun e atëhershëm, duke thirrur strukturat e bashkisë dhe partisë dhe krijuar një marrëdhënie të tensionuar me një politikan që ishte nga më klasikët e socialistëve të jugut si Stefan Çipa; ish deputet dhe ish ministër i Brendshëm. (Për ironi të fatit ka qenë pikërisht Stefan Çipa që e ka zëvendësuar sot).

Ky konflikt e detyroi Edi Ramën të ndërhyjë personalisht dhe të thërrasë në Tiranë Çipën, pasi Kokëdhima e spostoi dhe porpozoi për kryetare bashkie një kandidaturë që e preferonte ai por jo strukturat.

Po të mos qe vota e Ksamilit, Saranda ishte gati fitores nga ana e PD-së.

Ndërkaq, një njeri i emëruar nga Kokëdhima u përfshi në një skandal përgjimi që shkaktoi një kosto jot ë vogël politike për mazhorancën.

Por influence e tij nuk u përfshi vetëm në Sarandë ku kishte edhe elektoratin e tij, e zonën zgjedhore por edhe në Vlorë ku ndikoi personalisht për caktimin e kryetarit të bashkisë së Vlorës, duke sjellë sërish probleme me organizatat socialiste të vjetra.

Kjo pasi Kokëdhima nisi që herët krijimin e disa strukturave paralele me organizatat me argumentin se po sillte prurje të reja.

Por kjo solli një përplasje me deputetët e Vlorës, Fatmir Toçin të parin, i cili mbulonte lumin e VLorës por edhe Valentina Leskajn.

Megjithatë Koçi Kokëdhima, vetëm përpara një viti arriti tëarrinte në postin e të deleguarit të PS-së për qarqet e Jugut,gjë që e shfrytëzoi duke ngritur grupime interesi thuajse në të gjithë territorin ku PS-ja i ka bastione historike.

Por ndërkohë, pas operacionit të madh në Lazarat, Kokëdhima doli në public me tezën e legalizimit të hashashit, gjë që shkaktoi një kosto shtesë për PS-në, pasi Berisha deklaronte se qëndrimet e Koços bëhen me dijeni të lidershipit të PS-së. Edhe pse disa ministra të qeverisë e kundërshtuan ëtë tezë, madje edhe Edi Rama publikisht, Kokëdhima vazhdoi të lobonte sin ë media ashtu edhe në disa aktivitete me njerëz nga disa vende të botës.

Kjo krijoi një situatë amullie jo vetëm në opinionin public por edhe në disa ambasada të huaja, të cilat në biseda miqësore i kërkuan që të mos e ngrinte tezën e tij të kanabisit të legalizuar.

Ndërkaq, në Kuvend, Koço Kokëdhima, si kryetar i Komisionit më të madh në marrëdhëniet me jashtë, siç ishte Komiteti i Miqësisë Shqipëri Kinë, loboi me shumë investiturë kinezë, sa u akuzua publikisht nga opozita dhe disa media se ka negocuar edhe për kredinë e rrugës së Arbrit.

Të gjitha këto ishin kosto për mazhorancën, por edhe një ushqim politik për opozitën.

Ndërkohë kjo e fundit dërgoi në Kushtetuese padinë për heqjen e mandatit të Kokëdhimës, pasi sipas saj ai kishte përfituar në kontrata publike.

Ndërkohë që ishte në process nga Kushtetuesja çështja e mandatit të tij, Kokëdhima u zgjodh anëtar i Asamblesë, duke u futur direkt si përfaqësues i Vlorës, ndërkohë që ai përfitonte automatikisht si deputet.

Siç duket e ndjente vendimin e Kushtetueses.

Kokëdhima u zgjodh anëtar i Asamblesë së PS-së dhe u propozua si Sekretar për Reformën Strukturore të PS-së, ku mori numrin më të vogël të votave se të gjithë sekretarët e tjerë të PS-së.

Por pikërisht atëherë kur u ngjit më lart në karrierën e tij politike, Koëdhima do të zbriste shumë shpejt tatëpjetën. Madje diekt nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Dhe pas këtij vendimi ai nuk vazhdoi më të luftojë nga Brenda politikës. Nuk duroi dhe s’e luajtur dot rolin e aktorit të hedhtur, por u kthye të bënte atë që dinte më mirë; ndikuasin nga jashtë duke përdorur influencën në biznes dhe opionin publik…


Albpetroli i Endri Pukës nxjerr në shitje 200 mijë tonë naftë bruto


 Koço Kokëdhima gati “gol”-in e vitit. Drejtorit të Albpetrol-it i ka mbaruar mandati, ish deputeti aksion për rinovimin edhe për 3 vjet. Albpetrol shpalli dje shitjen e 200 mijë ton naftë bruto. Çmimi minimal i shitjes, më i vogël se çmimi me të cilin Bankers shet të njëjtën naftë. Marrëveshja që ul edhe me çmimin minimal, por rrit përfitimin e paligjshëm të drejtuesve. Albpetrol refuzon të shesë edhe në Ballsh, atje ku Bankers shet më shtrenjtë

ankandKoco Kokedhima po behet gati te bej “gol”-in e vitit.

Kur CEO-s se Alpetrol i ka mbaruar mandati tre vjecar, ish deputeti Koco Kokedhima po ben perpjekje maksimale per rinovimin e mandatit te tij edhe per tre vite te tjera.

Behet fjale per Endri Puka-nje ish drejtor i nje sere ndermarrjesh te Koco Kokedhimes, te cilin, ish deputeti ja doli ta emeronte ne detyren e drejtorit egzekutiv te kompanise Albpetrol, qysh ne ag te pushtetit te socialisteve; Puka eshte mbase drejtori i pare i emeruar pas ministrave te Qeverise.

Skandal.al ka mesuar se e gjithe perpjekja e ish deputetit Kokedhima, lidhet me interesa te medha.

Dje, kompania Albpetrol njoftoi nisjen e procedurave per te shitur 200 mije tone nafte brut.

Por Albpetrol dyshohet se nuk e ka kete nafte;
natyrisht nuk e ka te gjithen dhe, po shet naften qe do marre gjate nje viti, si e drejte nga marreveshjet hidrokarbure-prodhimi me ndarje.

Skandal.al pa se ne njoftim ka nje te dhene:
Afati i evadimit: 365 dite nga data e nenshkrimit te kontrates.

Kjo natyrisht e kompromenton rende.

Nderkohe, Skandal.al pa dhe u ndal ne “cmimin minimal per njesi”, percaktuar si elementi kyc i gares.

Albpetrol ne njoftimin per nisjen e procedurave, thote se cmimi minimal per njesi eshte:

72.17% e Cmimit Brent plus K;

Ku 72.17% eshte koeficenti i cili perfaqeson karakteristikat mesatare fiziko-kimike te naftes per sasine prej 200 mije tone (pesha specifike, aciditeti i naftes, % e squfurit”; Brent eshte cmimi ne $/bbl i Brent (Dtd) i Plats.

Ketu eshte edhe problemi, problem i cili nuk zgjidhet prej vitesh sepse permbush interesat e drejtuesve te kesaj kompanie kohe pas kohe.

Sic Skandal.al pa ne njoftimin ne nisjen e procedurave te shitjes se sasise 200 mije ton, kjo nafte ne pjesen me te madhe vjen nga kompania me e madhe prodhuese ne vend, Bankers Petroleum-per shkak edhe te marreveshjes me te gjere qe ajo zoteron.

Kjo sasi nafte eshte ajo qe Bankers, sipas marreveshjes, duhet ti jape Albeptrol.

Bankers eshte jo vetem prodhuesi me i madh por edhe eksportuesi me i madh ne vend.

Skandal.al pa te dhenat e eksportit te kompanise Bankers gjate vitit 2015, te dhena zyrtare qe i disponojne edhe autoritetet shqiptare te doganes.

Bankers, gjate vitit qe shkoi ka eksportuar ka eksportuar me nje cmim te deklaruar sa 78,1% e Cmimit Brent.

Vini re, 78.1% e Cmimit Brent, me shtrenjte se Albpetrol dhe pa shtuar K-ne, vlera ne $/bbl e ofruar nga ofertuesi mbi cmimin minimal te shitjes dhe qe i shtohet atij.

Eshte e paspjegueshme ligjerisht prej vitesh, perse Albpetrol shet naften qe grumbullon prej Bankers, me lire se sa vete Bankers shet te njejten nafte.

Por specialiste qe e njohin procesin, i thane sot Skandal se cmimi me te cilin Albpetrol shet, eshte edhe me i ulet se sa cmimi minimal i njoftuar ne tender.

Tenderi do te deshtoje nje here, ne marreveshje mes bleresve te mundshem dhe, cmimi minimal i deklaruar do te shkoje me poshte se ai i deklaruari, duke e bere edhe me te thelle diferencen ne cmim mes Bankers dhe Albpetrol, per naften qe Albpetrol merr nga Bankers- i tha i njejti specialist Skandal.al.

Por historia kete here behet edhe me e rende se kaq.

Eshte bere publik fakti se per te rikthyer ne pune uzinen e perpunimit te naftes ne Ballsh, Bankers Petroleum pothuajse gjysmen e prodhimit do ta shese tek kjo uzine, me cmimin e deklaruar te Bankers ne eksport.
ankand
Po Albpetrol pse jo dhe, pse jo me cmimin e Bankers?

Specialisti qe i spjegoi Skandal.al te verteten mbi kete shitje, thote se diferenca ne cmim eshte e mjaftueshme per te shperblyer gjithkend nga kjo shitje, zyrtare te kompanise pergjegjes per kete procedure dhe mbeshtetesit e tyre politike.

Heret, ne vitin e pare te qeverisjes, ministri i energjise i tha gazetareve publikisht se, po shqyrtonte mundesine qe ate pjese te prodhimit me ndarje qe i takon shtetit nga marreveshjet hidrokarbure, ta merrte nga kompanite ne vlere monetare, gjithnje duke patur si refernce cmimin e eksportit te vete kompanive nen marreveshje.

Por deri me sot, kjo gje nuk eshte bere.

Mbase ministri eshte ende duke shqyrtuar mundesine, nderkohe qe shteti shqiptar si zoterues i te drejtave sovrane, po humb para pas cdo tenderi per shitjen e naftes.


*****
Hajdin Sejdia


Mashtrues, i burgosur shumë herë dhe që sërish kthehet me kontrata inekzistente





Biznesmeni në kërkim nga Interpoli për mashtrime bankare në Emiratet e Bashkuara është pronar aksionesh në pesë biznese në Kosovë, ndërkohë që në Shqipëri ka marrë me koncesion një park industrial.

Related image

Biznesmeni kosovar që kërkohej nga Emiratet e Bashkuara Arabe përmes Interpolit për mashtrime kishte krijuar dhe mbante biznese aktive në Kosovë e Shqipëri gjatë dekadës së fundit.

Hajdin Sejdia u arrestua rreth një javë më parë, më 15 prill, nga policia e Shqipërisë, teksa hynte në territorin shqiptar nëpërmjet pikë-kalimit në Morinë.

Ndaj tij u shqiptua masa prej 40 ditësh paraburgim. Autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe kërkojnë ekstradimin e tij. Ai kërkohej nga Interpoli për shkak të mashtrimeve bankare në Emirate.

Pavarësisht kërkesës së shtetit arab, Sejdia po bënte biznes në Shqipëri dhe kishte fituar edhe kontrata publike.

Image result for hajdin sejdia


Zyra e Interpolit në Tiranë konfirmoi për gazetën “Jeta” në Kosovë se Sejdia ishte në kërkim ndërkombëtar, por nuk pranoi të bëjë publike se prej cilës kohë kërkohej nga policia ndërkombëtare.


Related image

Gazeta “Shqip” në Tiranë, pas arrestimit të biznesmenit, raportoi se një kompani e tij kishte fituar një tender të qeverisë në qershor të vitit 2012.
Albania - The End of an EraKompania “Sky Master Projekt Holding” sh.a ishte shpallur fituese për të marrë me koncesion një park industrial në Durrës, përkatësisht në zonën e Spitallës.

“Zona e Spitallës (lagje e vjetër në Durrës) ndodhet shumë pranë Porto Romanos, e përfolur për rëndësinë që ka në fushën e hidrokarbureve, madje është përfshirë në disa hetime të prokurorisë, pasi dyshohej se disa subjekte kryenin pastrim parash”, raportoi gazeta “Shqip”.

Sejdia zotëron 100 për qind të aksioneve në këtë kompani.

Kompania ka për aktivitet biznesi tregtimin e karburanteve, prodhimin dhe transmetimin e energjisë elektrike, ndërtimin dhe projektimin e objekteve të ndryshme civile, industriale dhe të infrastrukturës.

Kompania ka në fokus edhe biznesin e minierave.
Albania - The End of an Era


Bizneset e Hajdin Sejdisë në Kosovë

Sejdia nuk kishte krijuar biznese vetëm në Shqipëri. Emri i tij figuron si aksioner në pesë biznese të regjistruara në Kosovë.


Image result for hajdin sejdia

Ai është aksioner në “Hi Tech Energy Kosova sh.p.k”, një kompani që ka si datë konstituimi 4 marsin e vitit 2009. Kompania ka dy punëtorë të regjistruar dhe një kapital themelues në vlerë prej 200 mijë eurosh.

Aktivitetet e saj specifikohen se janë prodhimi i pajisjeve të energjisë elektrike, si dhe ndërmjetësimi në tregtinë e makinave, të pajisjeve industriale, anijeve dhe aeroplanëve.

Një kompani tjetër me të njëjtën veprimtari është “F.H.S-Turbine System sh.p.k”. Edhe në këtë kompani, Sejdia figuron si pronar aksionesh. Kompania ka dy punëtorë të regjistruar dhe ka për datë konstituimi 18 majin e vitit 2009.


Image result for hajdin sejdia


Kapitali themelues i kompanisë është 500 mijë euro. Një kompani tjetër ku aksioner është Sejdia është “Akadeniz Balkan”, në të cilën aksionerë janë edhe dy biznesmenë turq. Kompania është e regjistruar si firmë ndërtimi më 23 shkurt të vitit 2009 dhe kapitali themelues i saj është në vlerë prej 1 milion eurosh.

“Deutsche Kompetenz Bau Kosova-H sh.p.k” figuron se ka për datë konstituimi 27 prillin e vitit 2006 dhe se ka një kapital themelues prej 1 milion eurosh.

Kompania ku figuron si aksioner Sejdia është e regjistruar për veprimtari arkitekture dhe inxhinierike, ndërtim autostradash e aeroportesh. Në këtë kompani, pronarë aksionesh janë edhe katër afaristë gjermanë.

Image result for hajdin sejdia


“TEK-Çelik Kosova Construction and Enginering sh.p.k” është një kompani ku Sejdia është bashkëpronar krahas një kompanie tjetër.

Kapitali themelues i kompanisë është 1 milion euro. Kompania është e regjistruar për ndërtim. Ka të regjistruar dy punëtorë dhe ka për datë konstituimi 3 shkurtin e vitit 2009.

“Kapja” e biznesmenit

Policia arrestoi Hajdinë Sejdinë në pikë-kalimin kufitar në Morinë më 15 prill të këtij viti. Më 17 prill, gjykata vendosi masën prej 40 ditësh paraburgim.

“Masa e sigurisë është dhënë me 40 ditë afat, e cila do t’i shërbejë organeve të drejtësisë për të bindur gjykatën të lejojë ekstradimin drejt Emirateve të Bashkuara Arabe”, raportoi media shqiptare.


Image result for hajdin sejdia

Por, menjëherë pas arrestimit, policia e qytetit të Kukësit është detyruar ta shtrojë Sejdinë në spital pasi ai ka pasur luhatje tensioni dhe nuk është ndier mirë.

Gazeta raportoi se Sejdia prej kohësh lëvizte edhe jashtë Shqipërisë pa u ndaluar, edhe pse policia bën me dije se ndaj tij ekzistonte një urdhër kërkimi nga Interpoli.

“Ende nuk dihet pse arrestimi i tij vjen pikërisht në këtë moment ku Sejdia prej disa kohësh është rikthyer në Shqipëri dhe ushtronte aktivitetin si aksioneri kryesor i një parku industrial në Spitall të Durrësit”, raportoi “Shqiptarja.com”.

Një medium tjetër në Tiranë, gazeta “Shqip”, raporti se burime të saj brenda Prokurorisë së Përgjithshme kanë pohuar se së shpejti në Tiranë do të vijë dosja kundër Sejdisë nga autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Image result for hajdin sejdia

“Ata (autoritetet e drejtësisë në Emiratet e Bashkuara Arabe) kanë pasur informacione se ky person, që hiqej si biznesmen, ka pasur tregti me këtë vend, ndërsa nuk na kanë servirur të tjera dokumente. Gjithashtu, ata kanë pasur të dhëna se ai fshihej në Kosovë, vendlindjen e tij, ku shpeshherë vizitonte edhe Shqipërinë, ku kishte krijuar edhe një aktivitet tregtar”, raporti gazeta “Shqip” duke u bazuar në burime të saj brenda Prokurorisë së Përgjithshme.

Ndërkohë autoritetet në Kosovë u pyetën se a kishin kërkuar Emiratet e Bashkuara Arabe ndihmë për arrestimin e biznesmenit dhe se prej kur kishte hyrë në fuqi kërkesa për kapjen e tij.

Autoritetet nuk dhanë përgjigje. Po ashtu nuk dhanë përgjigje se prej kur kishte hyrë në fuqi vendimi i Interpolit për kërkimin e Hajdin Sejdisë.

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar, që komunikon me Interpolin, operon në kuadër të Policisë së Kosovës.

Image result for hajdin sejdia


Shefi i kësaj zyre, Veton Elshani, nuk dha një përgjigje kur u pyet rreth këtij rasti. EULEX-i pohoi se rasti nuk është përgjegjësi e këtij misioni.
“Me ekstradime ose ndihmë ligjore ndërkombëtare merren ministritë përkatëse në Kosovë”, tha Blerim Krasniqi, zëdhënës i EULEX-it.

Ministria e Punëve të Brendshme pohoi se kjo çështje nuk i takon asaj. “Ministria e Punëve të Brendshme nuk përfshihet në punën operacionale të Policisë së Kosovës, kështu që iu lusim që për çdo interesim për këto çështje t’i drejtoheni Policisë së Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Media të MPB-së.

Këshilltar i Nanos e i Berishës

Sejdia, në vitin 1991, ishte emëruar këshilltar ekonomik e komercial i kryeministrit të atëhershëm shqiptar, Fatos Nano.

Ai ishte kryeministër i Qeverisë së Tranzicionit e cila kishte për qëllim që të organizonte zgjedhjet e para demokratike në Shqipëri. Në mars 1992, Partia Demokratike fitoi zgjedhjet dhe president u bë Sali Berisha.

Related image

Nano u burgos për shkak të akuzave për korrupsion e abuzim detyre. Njëra prej pikave ishte favorizimi i këshilltarit të tij Hajdin Sejdisë.

Hajdin Sejdia ishte në krye të një kompanie të quajtur “Iliria Holding”, e cila në atë kohë nënshkroi një marrëveshje me qeverinë shqiptare.

Shteti shqiptar i jepte kësaj kompanie të drejta në shumë fusha për të kryer investime që prej infrastrukturës (rrugë, ura, hekurudha, energjetikë, ujë etj.), turizmit, minierave, sistemit bankar, industrisë, ndërtimit, artit, mediave private, tregtisë (supermarketeve, fastfood-eve etj.), hoteleri.


Image result for hajdin sejdia

Përkundër faktit se Nano akuzohej për favorizimin e tij, një vit më pas, Hajdin Sejdia u bë këshilltar për ekonomi i presidentit Sali Berisha.

Biznesmeni nga Kosova do të përmendej si një prej njerëzve më të fuqishëm që shkaktoi piramidat financiare që çuan në luftë civile në vitin 1997 në Shqipëri.

Related image


Një numër i bizneseve lokale në Shqipëri morën si depozita paratë e qytetarëve dhe nuk ia kthyen më. Biznesmeni kishte nisur projektin për ndërtimin e një pallati afarist prej më shumë se 50 katesh.

Sejdia do të bëhej i njohur në Shqipëri për shkak se nuk arriti të ndërtonte pallatin, por vetëm gropëzoi vendin ku planifikonte ndërtimin.

Tashmë një sipërfaqe toke që ndodhet pas Pallatit të Kulturës në Tiranë njihet me emrin “Gropa e Hajdin Sejdisë”.
Image result for hajdin sejdia


Sejdia do të largohej nga Shqipëria në vitet ‘90. Shteti zviceran e kërkonte për mashtrime financiare të kryera në këtë vend.

“Shqiptarja.com” raportoi se ai kishte qenë i dënuar në Zvicër për krijimin e skemave piramidale të ngjashme me ato në Shqipëri. Në Zvicër kishte vuajtur shtatë vjet burg. Në Shqipëri ishte kthyer në vitin 2004.

Image result for hajdin sejdia

Në vitin 2004, një gjykatë zë Zyrih të Zvicrës dënoi avokatin zviceran Von Planta, i cili akuzohej për pastrim të parave.

Image result for hajdin sejdia



Ai depozitoi nëpër banka zvicerane një shumë prej 10.5 milionë frangash që i përkisnin kompanisë “VEFA Holding”, pronë e Vehbi Alimuçës.

Related image

Kjo kompani kishte pasur më së shumti borxhe ndaj qytetarëve në Shqipëri në vitet ‘90. Alimuça është dënuar me 20 vjet burg nga drejtësia shqiptare me akuzën e vjedhjes me anë të mashtrimit.

Image result for hajdin sejdia

Von Planta në seancat gjyqësore kishte pranuar se njihej me Hajdin Sejdinë. Planta akuzohej se po bënte pastrim parash në interes të Sejdisë dhe se praktikisht ishte avokat i tij.

Related image

Prokurori i rastit kishte pohuar se rasti i biznesmenit kosovar tregon se një person i huaj mund të qëndrojë ilegalisht në Zvicër dhe të bëjë një jetë të këndshme.

Image result for hajdin sejdia


Por, Sejdia në vitin 2004 kishte mohuar akuzat nëpërmjet avokatit të tij Shefqet Dizdari.

Ai kishte pohuar për gazetën “Shekulli” në Tiranë se gjithçka ishte trillim dhe se Von Planta nuk kishte qenë avokat i tij.

Related image

“Këto janë lojëra dhe trillime. Asgjë nuk është e vërtetë për klientin tim. Sejdia nuk ka ndërmend të replikojë me askënd, pasi ato që fliten nuk i interesojnë”, kishte thënë Dizdari.

181 vjet nga lindja e Ismail Qemalit

                           Kërko brenda në imazh                         Nga Flori Bruqi  Teksa ngrinte flamurin e palosur të Skënderbeut pë...