2017-09-17

Propozimi i artikuluar nga kryeministri serb Aleksandar Vuçiç për një bashkim doganor të Ballkanit mbështetet edhe nga Tirana zyrtare, e cila madje duket se qëndron në pararojë të këtij projekti.

Bashkimi doganor i Ballkanit, propozimi Vuçiç- Rama
“Është një ide e hedhur edhe nga kryeministri  shqiptar  Edi Rama në kuadrin e lehtësimit të tregtisë në Ballkanin perëndimor. Është një iniciativë, që nëse do të ndodhë do të favorizojë zhvillimin ekonomik të rajonit dhe tërheqjen e investimeve të huaja”, deklaron ministri i Financave, Arben Ahmetaj.

Unioni doganor nënkupton që të gjitha vendet e Ballkanit të funksionojnë si një bllok i vetëm ekonomik, duke u shndërruar në një treg të vetëm.

“Të katra liritë ekonomike që lidhen me tregjet, kapitalet, njerëzit dhe investimet, janë të rëndësishme të lëvizin pa barriera në këtë zonë”, thotë ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi.


Veç politikës, kjo është një ide që mbështet edhe nga ekspertët. Por Ilir Ciko paralajmëron se realizimi i këtij projekti është i vështirë për një sërë arsyesh, duke filluar që nga njësimi i taksave doganore në çdo vend.

“Unifikimi i këtyre tarifave doganore për tregtinë me jashtë, që është një nga kushtet themelore të bashkimit doganor, është një sfidë tepër e rëndësishme që kërkon mjaft punë dhe negociata për të arritur në një optimum që mund të jetë i pranueshëm për të gjitha vendet”, thotë Ciko.

Por sfida më e madhe e bashkimit doganor mbetet politike.

“Krijimi i një bashkimi doganor duhet të ketë parasysh ekzistencën dhe funksionimin e Kosovës si shtet i lirë dhe i pavarur. Kjo është një sfidë që jo vetëm Serbia por edhe vende të tjera të rajonit duhet ta marrin parasysh për të ecur në këtë nivel më të lartë të integrimit”, nënvizon Ciko.

2017-09-16

Flori Bruqi : “Gjallë a vdekun” tokat shqiptare si amanet brezash, do t’i ruaj përmes tytës së ngrohtë të pushkës.


Prek Cali ose Prenk Cali (Mal të Jushit, 29 korrik 1878- Shkodër, 25 mars 1945) ishte prijës fisnor me mjaft ndikim në malin e Kelmendit të Malësisë së Madhe, nga një familje që brez mbas brezi kishte bijuar vojvodët e Selcës.

Fotoporteti
Jeta

Preka (Hasanaj-Selmanaj) në Malin e Jushit (Rranzat e Bushatit), fëmija i parë i Cal Metit dhe Rudes. Kishin pasur një vajzë e tre djem. I pari ishte Preka, Toma, që nuk e pati jetën e gjatë, mbasi si fëmijë u mbyt tek po lahej në ujërat e ëmbla të lumit fushor Buna. Një tjetër fatkeqësi, rëndon familjen Cali, moshën 21 – vjeçare, djali i tretë, me armë zjarri aksidentalisht humbet jetën. Motra e vetme e Prekës, Lula, kur u rrit u martua në Rapsh të Hotit me Syn (Gjelosh) Mashin.

Preka gjatës jetës së tij u martua dy herë. Me gruan e parë, Dranden, jetoi shumë pak sepse ajo vdiq e re, nga sëmundja më e përhapur e kohës në Malësi, që ishte tuberkolozi, duke i lënë një vajzë të vetme Agen në moshën 4 vjeç. Kurse nga martesa e dytë me Pashkë Prekën, nuk pati fëmijë. Sikurse dihet Pashka, vinte nga dera e patriotit e luftëtarit të shquar Gjekë Selcës.

Pas pushkatimit të kryetrimit kelmendas, u detyrua të braktisë kullën në Vermosh, të cilën e përvetësoi pa të drejtë regjimi, për nevoja të veta ushtarake.

Pashka, mundi të gjente strehim në shtëpinë e malësorit Dak Lucit, gruaja e të cilit Gjystja, ishte mbesa e Prekë Calit, ku, qëndroi për shumë vite deri sa mbylli sytë në fund të viteve ’60. Në Konferencën e Londrës të vitit 1913, Fuqitë e Mëdha të Europës, vendosën arbitrarisht kufijtë mes pjesës veriore të Shqipërisë e shteteve kufitare: Mali i Zi (Malësia) e Serbisë (Dardania). Marash Mali, sot i moshuar me banim në Florida (USA), sërisht kujton vendosmërinë e Prekës për çështjen e kufijve, duke iu dretjuar Komisionit, që kishte dalë në terren e po verifikonte kufijtë: “…Shtetet e Mëdha dhe ambasadorët e tyne, Komisioni Qendror i Kufijve edhe deri Gjykata e Hagës, Native American i ka njoftë si toka shqiptare.

 Ju si amanetqarë të Misionit, që keni marrë përsipër jeni tue e shpërdorue. Ato zhgarravina në hartë nuk i njofim. Me ne, nuk ka mujtë me luejtë as ushtria e Sulltanit turk. Këto troje i kemi larë me gjak, gjatë gjithë shekujve, kundra atyne që deshtën të Native American i marrin.

 Edhe sot luftarët e Kelmendit, janë gadi të vdesin për trojet e veta, ashtu si dikur të parët e tyne. Prandaj ndigjoni fjalët që po ju them: Mos kërkoni të luani me kufijtë tanë, që janë aprovue se është tokë shqiptare, përndryshe…

Mendohuni mirë se atë majë nuk e kaloni lehtë! Njeni nga të Komisionit tha: - “Zotni Cali, për pak çaste Komisioni don me bisedue mes vedi.” Ata u larguan në nji anë dhe nuk qëndruan shumë. Meqenëse i kuptuan intrigat e përfaqësuesve jugosllavë, vendimin e morën shpejt. Kur u kthyen njeni prej delegatëve iu drejtue Prekës, duke i folur: - “Zotni Cali, Komisioni, vendosi që ju bashkë me shokët që ju shoqërojnë t’i prini Komisionit, duke e shkel terrirorin tuej që keni pas me fiqnjët.”

Prek Pjeter Cali.jpg


Mjerisht Brada e Vezirit mbeti jashtë kufijve, se ishte tepër në thellësi të territorit jugosllav. Ajo ishte pronë e shkrelasit Gjon Nik Sykut, njeni nga familjet e njohuna shkrelase me banim në Breg të Matës. Ai çdo verë dilte në atë bjeshkë me kopenë e madhe të bagëtive, me autorizim të autoriteteve malazeze.” Emri me veprën e tij mbushur me atdhedashuni, u bë simbol qëndrese, për malësorët, që e mbështetën, mbasi e deshtën me gjithë zemër.

Popullariteti i Prekë Calit, ishte i padiskutueshëm. Ja disa pasazhe përshkrimi, të kryetrimit azgan: “Bile, ai qe i vetmi malësor, që u bë i njohur deri në selitë e krajlive europiane. Ndue Gjon Smajli, një plak shumë i vjetër kelmendas, i cili në vitet shtatëdhjetë ishte akoma i gjallë, kishte qenë njeriu më i afërt i Prekë Calit në veprimtarinë e tij për çështjen e kufijve veriorë.

 Ai më pati folur edhe për një dokument identiteti të Prekë Calit, të firmosur dhe vulosur nga shtatë krajla. Sipas këtij dokumenti, Prekë Cali konsiderohej njeriu i paprekshëm nga shtatë krajlitë.

Një lloj imuniteti i veçantë, që zor ta ketë pasur ndonjë shqiptar tjetër. Mbase ishte pikërisht ky imunitet, tek i cili besonte Prekë Cali, që e shtyu të dorëzohej i gjallë, pas dështimit të Kryengritjes së Kelmendit.” (Spathari, f. 93).
Image result for preke cali
 E Preka, lëshoi kushtrimin ndër malësorë, se “gjallë a vdekun” tokat shqiptare si amanet brezash, do t’i ruaj përmes tytës së ngrohtë të pushkës.

Malësia në mote, ka mbrojtur trojet me dinjitet e krenari nacionale. “Vendasit ndër shekuj, kanë shkruar historinë me gjak arbëror, me një betim solem të quajtur ‘tabe’, që do të thotë besëlidhje e qëndrueshme, me moton: “Besa e Zotit, është besa e burrave, për Nder - Atdhe - Besë e Fe”.

“Lidhja e Shkodrës”, e organizuar mes maleve më 13 maj 1944, erdhi si imperativ i kohës, kundërpesh e çerdheve me gretha të frontit komunist, që ishin krijuar (si kërpudhat pas shiut), për të ardhur në pushtet me krime e mashtrime ideologjike.

E gjithë programi konkret nga fraza e parë dhe deri tek e fundit, përshkruante vendosmërinë luftës deri në fund ndaj komunizmit si terror i zi, nami i së cilës kishte marrë dhen si epidemi, e po synonte të trokiste drejt Veriut të Shqipërisë. Pjetër Smajlaj, sjellë nga kujtesa episode, që i ka rrëfyer babai Kolë Pjetër Smajlaj me miq, që kanë bujtur shpesh në familjen e tyre bujare. Preka, gjithnjë ka qenë i veshur me kostumin popullor tradicional të Kelmendit, me ornamentet e qendisura me kujdes nga vendasit.
Image result for preke cali
 Ai, asnjëherë nuk e ndante nga brezi koburen e argjentë, që ia kishte dhuruar Mbreti Ahmet Zogu I. E pinte shumë duhanin e fortë të Sheldisë me çibuk. Mendimi i tij visar, përparimtar e i guximshëm, dallohet për mprehtësi e logjik të shëndosh në bashkbisedimet me të huajt e bashkatdhetarët e çdo krahine të Shqipërisë.

Ai me Malësi, ka zbatuar me ndërgjegje normat ligjore kanunore, që buronin mirëfilli nga ‘Kanuni i Lek Dukagjinit’.

Kanuni, mori emrin e Lekës si Princ i Veriut të Shqipërisë. Ai ishte mik i Gjergj Kastriotit, rival dhe zot i zonave të kufizuara me Kryetrimin e Krujës, që pas vdekjes së Gjergjit, për 10 vjet (1467 – 1477), rifilloj luftën kundër ushtrisë së Perandorisë turke. Ky ligj (Kanun), është një kompleks parimesh, ligjesh, normash, zakonesh, me të cilat rajoni malor është qeverisur gjatë, në epokën kur turqit zotëronin drejpërdrejt në pjesën tjetër të Shqipërisë.

 Për zbatimin e tyre, ka vendosur populli i krahinës… Preka, ishte e mbeti më i dëgjuari e i respektuari në kohën e vet në viset e Veriut. Ende sot, flitet e shkruhet me respekt nga autorët e rinj, që me dokumente autentike po venisin helmin e historisë deformuesve të kohës së absurdit totalitar.

Kjo për më tepër, duket në stimën e lartë, që shfaqin kelmendasit dhe në tërësi e gjithë Veriu i Shqipërisë, shqiptarët në Mal të Zi e Dardania martire. Kelmendi, shkruan studiuesi e publicisti malësor Ndue Bacaj, në gazetën nacionale ‘Shqipëria etnike’ (Shkodër, 2004), nuk është shkelur nga asnjë këmbë italiani apo gjermani. Treva e lavdishme, nuk ka arritur të pushtohet asnjëherë nga ushtritë e huaja. Edhe sot, ekziston shprehja malaziase, për stërgjyshërit e Prekë Calit: “Pusho kangën o zogu i malit/Se po të dëgjon Memi i Smajlit”.

 Dhe është Prekë Cali, që ka kundërshtuar vendimet e qeverive të mëdha, që kanë qenë në dëm të Shqipërisë e trojeve tona. Ishte ai, dhe vetëm Prekë Cali, që apeloi vendimin e marrë prej tyre, që kufiri i vendosur nga Bishti i Krajës, Ura e Përroit të Thatë, Qafa e Grishajve, Thana Binoke në Shkrel, Qafa e Terthores të zhvendoset dhe fitoi kufirin e sotëm ekzistues me Malin e Zi. Prandaj, 820 partizanëve sllavo - serb, sulmuan kështjellën e tij në Vermosh, tre muaj para se të “çlirohej” Shqipëria.
Image result for preke cali
Ai u tërhoq nga Vermoshi e u vendos me shtabin e tij në Vukël. Serbo - sllavët, u larguan pa kryet e Prekë Calit, por të fituar nga ana e tjetër, sepse dy brigada shqiptare të shtetit amë luftonin gjoja për “çlirimin” e Kosovës.” Me ardhjen në pushtet të qeverisë së Mbretit Ahmet Zogu, ai herë pas here bën kërkesa dhe proteston pranë qeverisë, për të ngritur zërin për Vermoshin, pranë organizatave ndërnacionale.

Në këtë kohë, përplaset Prekë Cali me Ahmet Zogun, mbasi ai ishte përkrahës i forcave të opozitës asokohe. Pas rënies së qeverisë së Fan S. Nolit, qeveria monarkiste, Prekën me disa të tjerë i internuan burgun e kalasë së Gjirokastrës. “Lirimi i Prekës, nuk ishte i rëndomtë. Qytetarët e Gjirokastrës, në sheshin e qytetit e përgëzuan me urime e ngrohtësi njerëzore, si të parakalonte një mbret.

 Preka, përmes gazetave, që e kishin intervistuar, falënderon për së tepërmi qytetarët e Gjirokastrës. Ai nuk u pajtua kurrë me pushtimin fashist dhe prej ditëve të para të pushtimit u vu në anën e forcave nacionaliste. Ishte kundërshtar dinjitoz edhe i komunizmit.” (Lajçaj, f. 70)

Kur situata u qetësua dhe gjakrat e urretjes midis shqiptarëve ranë në qetësi, Mbreti i Shqiptarëve Ahmet Zogu I (1895 –1961), rishikoj vendimin e dënimit ndaj figurës së shquar të Prekë Calit. Ndonëse me vonesë, Mbreti e kuptoj, se nuk ishte ashtu sikurse i kishin thënë, mbasi kelmendasi me trima, kishte luftuar për çështjen nacionale të trojeve të Veriut.

Mbreti u tregua fisnik, tek e liroi dhe ftoi në rezidencën e tij në Tiranë, për t’u takuar miqësisht. Qysh kur dy burrat e njohur i shtrenguan dorën njeri tjetrit, Mbreti Zogu I, i kërkoi ndjesë, duke i thënë se: “ - Të kam internue, se kam pas të dhana, se ju jeni marr me politik dhe je kundër meje.

 A asht e vërtet kjo? - Jo, iu përgjigj Preka, vetëm me politik as nuk jam marr as nuk merrem! - Po kundër meje a je? – ia ndërpreu Zogu I. - Vetë nuk jam kundër teje dhe nuk kam ken kundër shqiptarve. Un kam luftue e do të vijoi me luftue vetëm kundër atyne, që duan të na marrin trojet tona. Vetë jam vetëm shqiptar e për Shqipnin nuk më dhimbset jeta.” Pas bisedës së përzemërt e me sinqeritet, në shej patriotizmi e miqësie të re, Mbreti i Shqiptarëve Zogu I, e bëri Prekë Calin Kapiten Rezervë. Kreu i fronit mbretëror, i dhuroi heroit kelmendas naganin me dorezë të bardh me nënshkrimin: “Ahmet Zogu I”.

Preka me kelmendas, kishin një motiv më shumë e arsye, pse kishin dalë në fushë të mejdanit, për jetë a vdekje, sepse nuk donin, që tokat e tyre, të ishin pjesë e Perandorisë Sllave; nuk donin, që fëmijët të merrnin emra sllav, zakone e tradita të pushtuesit; nuk donin, që të harronin varret e të parëve të larë me lumenj gjaku trimash. Gjithsesi, shqiptarët etnik nuk donin asgjë, që ishte dhuratë e verbër e pushtuesve sllav.
Image result for preke cali
Edhe kur këta erdhën në pushtet, ai, nuk e ndërpret luftën në të mirë të popullit, duke iu kundërvu me armë në dorë satanait pa fe, atdhe, ide e shthurje morale, sa që shpesh thuhej, se gratë partizane ishin në përdorim kolektiv. Studiuesi malësor 85 - vjeçar Marash Kolë Mali (1920), ish - burgosur politik në kohën e diktaturës në Shqipëri (një familje e njohur vojvod në Dedaj të Shkrelit, shënimi im K.K.), në librin e fundit shkruar në Florida, Ngjarje historike dhe figura të shquara shqiptare, rikujton: “U ba nji Mbledhje e madhe me krenet e Malsisë së Madhe, nën drejtimin e Kolonel Mulo Bajraktarit, i cili ishte komandant i vullnetarve të Malsis asokohe edhe për malet andej kufinit. I deleguem i ardhun prej Shkodre ishte Ndoc Çoba, ish politikan dhe n/Kryetar i parlamentit Shqiptar.

 I ftum ishte edhe i deleguemi i partizanve i quajtun Ramadan Reçi, të cilët qendrën e tyne e kishin në Reç (mbi Koplik të Sipërm, shënimi im K.K.). Çun Junuzi, asokohe si komunist punonte ilegalisht, e me qendër ishte në Aliaj të Kastratit. Mbasi folën Mulo Bajraktari e i deleguemi i Shkodrës Ndoc Çoba (Ministër i Financave më 1920, Delegat në Kongresin e Durrësit, më 1918, të Lushnjës më 1920, shënimi im K.K.) fjalën e mori Ramadan Reçi: “Ju po e shifni se dy okupatorët italo - gjerman, pra Boshti po e humb luftën.

Ne nuk duhet të kemi tjetër mbeshtetje e as lidhje me ta, për arsye, se fituesit e tjerë aleat, nuk duhet të na gjejnë të mbështetun me të humbunit, mbasi vetëm pasoja të këqija do të kemi. A nuk do të ishte ma mirë që ne, për hirë të vendit e popullit tonë t’u mbshtemi që tani fituesve? Unë them se po!”.

 Ndërsa Çun Jonuzi, tha: “Malësia e Madhe ka nji besëlidhje, që asnji parti dhe as aktivitet politik të mos zhvillohet në këtë krahinë. E pse atëherë bahet kjo mbledhje këtu në territorin e Kastratit, për të na lan ne sherrin tek dera e shpisë?!” Mul Delija, e kapi për krahu dhe e largoi Çunin nga mbledhja, e cila po përfundonte pa asnji vendim. I fundi, që e mori fjalën ishte Prek Cali, i cili me nji za të naltë e të shqerrun tha: “Ai djaloshi i Reçit, foli e deshi të na tregoj, se kush e humbi dhe kush e fitoi luftën. Ky tjetri kastratas, u ankue se me këtë mbledhje i paskena prue sherrin te dera e shpisë.

Kjo nuk asht e vërtet, mbasi sherri i popullit tonë janë vetëm komunistët, që kan zanë vend këtu afër. Mua më duket, se sikur po rrim duarkryq ose në gjum, pa marrë asnji vendim. Prandaj, po u baj thirrje të bashkohemi dhe të dëbojm këta, sa nuk asht vonë prej andej, e nqoftëse ndonjenit nuk i pëlqen kështu, vetë me djemtë e Kelmendit, do t’ia tres farën e do t’i dëboj prej Rranxave të Malsis!…” (Mali, f. 340).

Preka, sëbashku me trimat, në të cilin bënte pjesë i riu 26 – vjeçar Mirash Fran Rrukaj, kur morën vesh, se një batalion me ushtar partizan, Natën e Krishtlindjes, më 24 dhjetor 1944, kishte kaluar Rapshën e Hotit, e po synonte të futej në drejtim të Lugjeve të Kelmendit, kryetrimi me parinë e vendit e luftëtarët, kishte zënë pritat në grykat e dy luginave mbi Urë të Tamarës. Ai më parë, u çoi fjalë partizanëve, se: “Na nuk dona vllavrasje, shkoni ka keni ardh, se s’keni rrugë këtej.” Mirëpo komandanti nuk mori asgjë parasysh dhe filloi ofensiven. Për shumë kohë gjamët e pushkve ushtonin. Armët e Kelmendit pritën e thyen partizanët. Komandanti që kishte disa spijuna vendali, u mundue me çdo mjet trathtie t’i binde malsorët të dorzoheshin, por ata ishin në shpin e tyne dhe kështu luftimet vijun panderpremje. Partizanët, në panik filluen me pa, se Kelmendi nuk u dorëzonte pa vdek të gjithë.

Atëherë , ai kërcnonte partizanët, se kushdo që do të tërhiqet asht dezertor e dihej se çfarë e priste…”, kujton i arratisuri nga burgu i Tiranës (1952), shkodrani me banim në Florida Kolec Pikolini, në librin me kujtime: “Rregjimi i hienave” (Shtëpia Botuese Camaj – Pipa, Shkodër, 2001, f. 51) Kryepatrioti, ishte infomuar me saktësi nga rojet besnike të major Llesh Marashit, të cilët kishin zbuluar batalionin partizan, duke marshuar nga Lugina e Shkrelit me armë e municion drejt Kelmendit. Atdhetari ballist Llesh Marashi, urdhëron Kolë Nikë Prelën (Marçinaj) t’i bie kumbonëve të kishës. Sipas urdhërit (të firmosur nga terroristi “hero i popullit” Shefqet Peçi), që mori Komanda e Brigadës së I – rë (nga Shtabi i Korparatës së III – të) Batalioni i I - rë u nis në drejtim të Kelmendit.

Batalioni, vendoset në formacion luftarak e vazhdon të tërhiqet në drejtim tjetër nga rruga, që të çonte në Vermosh, përmes kishës së Kastratit. Kryengritësit sulmuan batalionin, e arritën t’a shpartallonin për disa orë, duke e çarmatosur. Armët dhe municionin e kapur i dërguan në shtabin e Prekë Calit. Forcat e batalionit të ndjekjes, bashkë me forcat e poskomandës së Bajzës, që e kishin marrë informacionin, donin ta shtypnin kryengritjen pa filluar ajo, ndaj mësyne drejt Grishës, më 23 janar 1945, për të arrestuar Luket Marashin dhe krerët e tjerë të kryengritjes. Në këto rrethana, plasi kushtrimi në Grishaj.

Vullkan u bë shtëpia e bë shtëpia e Luket Marashit, që ishte një poetencial i madh besë e burrërie në Malësinë e Madhe. Forcat kryengritëse, u gjenden përballë forcave ndëshkimore të Sigurimit të Shtetit e të ushtrisë, që sulmonin në ballë të gjerë. Praktikisht, lufta kishte filluar para kohe, pra, në mëngjesin e datës 24 janar. Në këto përpjekje u vra Pjetër Gjoka, i cili në krye të 40 burrave të Shkrelit, zbriti si ortek bore në poskomandën e Dedajt, e mori ate dhe, duke kaluar nëpër Zagore, i drejtohet vertik Bajzës. Grishajt e kishin zmbrapsur sulmin dhe ishin hedhur në kundërsulm.

 Në ballë printe oficeri i ri Zef Toma, që ra duke luftuar trimërisht. Atë natë luftimesh, do të binte edhe Lulash Cuku. Gjaku i tij do të shenjtërorente besën e do të nxirrte kushtrimin. U plagosën Pjetër Gjokë Hoti, që vdiq pas disa ditësh. U plagos nga forcat komuniste toger Gjosh Nikaj. Kryengritësit me në krye Llesh Marashin, u mblodhën në oborrin e kishës së Bajzës, ku, frati At Ciril Cani rreh kumbonën e kishës e i lutet Zotit, që bijtë e Malësisë, të fitojnë kundër pjelles së djallit të kuq.

Kryengritësit sulmuan drejt Koplikut, nën drejtimin e Llesh Marashit. Mbas luftimesh të ashpra, ata morën postkomandën dhe spitalin dhe më pas krejt qytetin. Kontribut të veçantë dha familja e Shaban Binakut. Mësymja vazhdoi deri në Hanin e Dedë Zefit. Të ndaluarit, u liruan të gjithë, pasi iu morën armët. (Butka, f. 19) “Po në të njajtën kohë edhe me bekimin e famullitarit të Shkrelit, Dom Nikollë Gazullit, Kolë Nikë Prela Marçinaj (Çekdedaj - Bzhete), u bien kumbonve për me mobilizue Shkrelin për në luftë. Kështu burrat e Shkrelit, u nisën për t’u bashkue me forcat e kryengritjes në Koplik.” (Franz Llesh Grishaj, ‘Shkreli dhe roli i tij në Kryengritjen Antikomuniste e Malësisë së Madhe të vitit 1945, Revista KUVENDI, shkurt, 2005, Michigan, USA, f. 24 - 49).

I sigurtë në “historit” e veta, përfaqsuesi e historishkruesi komunist ushtaraku Ndriçim Plasari, në librin me trillime: Shpresë për popullin, tmerr për armikun (Tiranë, 1971), kushtuar Brigadës I - rë Sulmuese, duke i ndjekur luftimet nga shtëpia e vet shkruan: “… Kolona i kishte kthyer shpinën Brojës dhe pararoja porsa kishte shkelur mbi Urën e Tamarës, kur plasi pushka dhe çfarë pushke. Qëllonin nga kodra mbi urë, qëllonin nga Broja, qëllonin edhe nga Bardhaj. Batalioni kishte hyrë në një kazan të zjarrtë. Armiqtë qenë njoftuar për ardhjen e një reparti partizan në Kelmend, kishin llogaritur foecën e tij prej afro 300 vetësh, kishin llogaritur edhe rrethnat e tjera në dobi të tyre dhe qysh herët, në mëngjesin e 15 janarit kishin zënë pritë këndej dhe andej përroit, me qëllim të caktuar, ta godisnin dhe ta asgjësonin batalionin tonë. Një goditje e tillë partizanëve u ra krejt papritur.

U krijua një gjendje kaq e vështirë sa më s’bëhet. S’kishte tjetër rrugëdalje, veçse të qëndrohej me çdo mënyrë në vend, duke kundërvepruar me të gjitha forcat. Ndihmë e shpejtë s’mund të pritej as nga një anë. Forcat e tjera të brigadës ndodheshin dy ditë larg, në Shkodër. Batalioni s’kishte ndërlidhje me radio. Reaksionarët kishin zënë vend nëpër shkëmbinjtë dhe që andej villnin zjarr kundër luftëtarëve tonë të rrethuar plotësisht. Partizanët përdornin për mbrojtje çdo send të rastit, shkëmb, gropë dru. Që andej qëllonin në drejtim të qerdheve të zjarrit armik. Sulmi për të çarë rrethimin ditën ishte i pamundur. Edhe lëvizja më e vogël kontrollohej nga reakionarët…

Ishin vrarë komandanti i batalionit, Fejzi Micoli, dhe një numër luftëtarësh… Në të vërtetë bajraktarët trathtarë Preng Cali e Llesh Marashi me shokë kishin grumbulluar rreth vetes 300 – 400 burra të armatosur dhe përpiqeshin të shtonin gjithnjë e më shumë forcat e tyre. Ata kishin marrë lidhje me misionin ushtarak anglez në Shqipëri, i cili qe treguar i gatshëm t’u jepte çdo ndihmë dhe përkrahje. Aeroplanët anglezë i kishin furnizuar mbeturinat e reaksionit me armë, municione dhe veshmbathje. Me ndihmën e anglezëve trathtarët kishin hartuar planin e një kryengritjeje kundërrevolucionare.

Do të sulmonin dhe të merrnin Shkodrën me Koplikun…” (Plasari, f. 566 - 567) Partizanët nga ana e tjetër, nuk e mendonin, se do të hasnin në rezistencë aq të fortë, prandaj po vinin të qetë. Kur filloj pushka, këta nuk kishin nga të shkonin, sepse ishin të izoluar në shtigjet e ngritura dhe nuk kishte forcë ushtrie t’i shkatërronte pozicionet mbrojtëse të malësorëve, që ishin fortifikimet natyrore shumë të sigurta. Malësorët kishin epërsi ndaj partizanëve, sepse sëpari bënin një luftëe mbarojtëse dhe njihnin shumë mirë vendin e tyre, ku, gjatë luftimeve u vranë, plagosën dhe ranë në lumë shumë partizanë.

“Prekë Cali bashkë me me 15 burra, u ngujuan në shpellën e famshme mbi fshatin Vukël, që u mbiquajt Shpella e Prek Calit. Mark Luka dëshmon: “Na, ketë shpellë e zgjodhëm për me ba qëndresën e fundit, me e la vedin e me vdek per së mbari. Për shtatë ditë rresht, gryka e shpellës nuk ka pushue as natë as ditë prej plumbave e zjarrit të mitrolozave. Komunistët vendosën me na marrë me uri e me pabesi. Na u dorzuem me një kusht, që të vinte Frati i Vuklit, kryetari i këshillit, si dhe të mos dhunoheshim. Por komunistët nuk e mbajtën fjalën e dhanë. Dhe as besimin e Fratit.

Kur na çuen ke shtabi i batalionit, në Rrapsh të Hotit, Mehmet Shehu, u ndodh ballë për ballë me Prek Calin: - E, Prekë Cali, - i tha Mehmeti, - të pat ardhur dita ta mbyllesh historinë tënde me shkronja ari, po të bëheshe me ne! Pse bëre kështu? - Zotni, - iu përgjigj Prekë Cali, - faji bie mbi ju, se ju u batë aleat me anmikun shekullor tonin, me Serbin.” (Butka, f. 16) Preka e besniku deri në fund Mirash Fran Rrukaj, e dinin se mbas kësaj që ndodhi, brigadat partizane do të dyndeshin nga Rapsha e Kelmendit, si dhe nga krahu tjetër i Gusisë, ku, kishin përkrahjen e vëllezërve siamez sllav.

Në këto kushte, nacionalistët morën udhën e arratisë. Hienat e pangopshëm komunist, u lëshuan nga të dy krahët mbi krahinën e Kelmendit. Mehmet Shehu, me brigadën e vet ndeshkuese të inkuizicionit kundërmalësorë e kundërkatolikë, vendoset në fushim në fushën e Rapshës. Malësorët, prisnin gjëmen e madhe në shtëpitë e tyre. Nuk kishte informacion, se kush e kishte radhën: Kelmendi apo Kastrati. Në natën e 1 janarit 1945, kryexhelati terrorist Mehmet Shehu e përgjaku Kelmendin. Me urretjen patologjike të trashëguar nga koha e pushtimit turk, sulmi i hienave të kuqe ishte i befasishëm. Nga Gryka e Grabonit dy toga me “druzhe” (shok) sllavoserb, marshuan drejt Kelmendit.

Ata hapën zjarr tek Ura e Tamarës mbi popullatën e pambrojtur, me synime të pastra spastruese pa mëshirë. Brigadat e Ndjekjes, të drejtuar nga kriminelët Mehmet Shehu e Fejzi Micoli, e forcat e Sigurimit të stacionuar në 26 kampet e burgjeve, hetuesisë, torturave etj., në Qarkun e Shkodrës, të mbështetur nga Ushtria Jugosllave, më 15 janar 1945 përfundimisht pushtojnë Vuklin. Sikurse pritej, menjëherë bishat partizane iu vërsulën luftëtarëve malësorë, i lidhën dhe ushtruan dhunë mbi ta. Si në kohën e skllevërve i lidhën me konop njëri pas tjetrit, duke i shtyrë, ndonëse ata mezi lëviznin, nga mundimet me ditët e tëra pa gjumë.

 Më pas i hypën në një kamion e shpejt i nisën për Shkodër. Njësitë partizane, që i shoqëronin ishin të vogla, pasi pjesa më e madhe e tyre qëndruan aty, për të filluar terrorizimin e tërë Kelmendit. Ata që janë dëshmitar të kësaj poshtërsie të pashembullt, e kanë parë me sytë e tyre, provuar mbi shpinën e vuajtur tërë torturat, që asnjëherë s’mund t’i parashikonte mendja e njeriut.

 Të gjithë të plagosurit i lidhën pas kalit dhe ashtu nën tortur, ata pothuajse ishin në prag të vdekjes së sigurt. Prekë Cali, me 15 trima kelmendas kapen rob, duke i kaluar gjyqit ushtarak, i cili i dënoi me pushkatim. Brigadat e Ndjekjes bënë kërdi, duke derdh gjak malësori shqiptar. Ata si të uritur vranë e shkatërruan, dogjën dhe prenë, e sëfundi pushtuan Kelmendin e papushtuar në shekuj. “Ishte mbasdite e unë po qëndroja me nji shok përbri zyrës së Posttelegrafës. Diku u dëgjuan të shtëna armsh. Njerëzit kishin marrë lajmin, se Prek Cali asht dorëzu e pritet t’a binin para Postës. U shihnin grupe individësh.

Dikush në heshtje e të tjerë shakllabana që banin komente. Pas disa kohe u panë kamionat. Ato lëviznin ngadalë, saqë u afruan pak nga pak aty ku populli të mund t’i shihte shumë mirë “reaksionarët”, që s’mundën t’i përballonin ushtrisë. Ishin pikrisht këto komente që banin njerzit servila e katila, që asnjiherë nuk u ngopën me gjakun e sternipave ilirian. Binte në sy shtati i tyne si lisat e bjeshkve të Kelmendit, ku mes tyne dallohej trupi vigan i martirit Prek Cali. Disa fundrrina komunist filluan t’i pshtynin e përbuznin ashtu të lidhun. Kjo pamje e shemtum ma prekte shpirtin.

Edhe unë, si kureshtarët që erdhen duke u shtu rrinim të ngrim në heshtje me keqardhje, që vriste me logjiken e përbuzjes ndaj masakruesve të burrit vigan kelmendas, që shikonte se ku po shkonte qyteti i tyne i dashtun Shkodra, e cila pretendonte se ishte qyteti ma i zhvillum në Shqipni… Grupi i Prek Calit doli në gjyqin komunist. Ai i zhvillua në nji ndërtes dykatshe, diku në veriperendim të Gjimnazit. Unë ndoqa tri seanca, si dëshmitar okular në at se çfar dëgjova e pash ndaj Prek Calit. Në fillim të seancës nuk lejohej me marr pjesë shumë popull, mbasi komunistët kërkonin që gjyqi të zhvillohej sa ma shpejt.

 Prek Cali, nuk ishte vetëm i pushkës, besës, traditës etj., por edhe nji trim që me gojën e vet nxirrte fjalë të matuna, i qetë, që mohonte pa frik të gjith akuzat e rreshtume kunder tij. “Unë jam këtu, - u shpreh Prek Cali – ndër të tjera, për me marr pergjegjesin e luftës kundra partizanve që u ba në Kelmend. Dhe për t’drejt tjetër nuk keni pse m’akuzoni. Kam luftue kundra shkjeve, kur deshten me na nda prej nanes Shqipni dhe kam mbrojt at çka asht e jona. Mundësi ma të madhe nuk kam pas. Vërtet jam malcor pa shkoll, por jam shqiptar. Ju m’keni marr ne bes e s’kam nevoj me ju kerkue falje.

Un as Mbretit si kam kerkue falje, kur m’ka denue se isha opozitar…” (Pikolini, f. 55) Por këta, ndonëse përdoren barbarinë komuniste, nuk arritën me tutë (friksu) dhe mposht krenarinë e Malësisë. Malësori e pagoi, por kurrë nuk trathtoi truallin e shtëpisë së vet, duke mbrojtur lirinë nga ofensiva komuniste asokohe. Me shumë urretje, se nuk mundën të kapnin luftëtarët nacionalistë të lirisë, forcat terroriste partizane: “… banë nji kërdi të zezë, tue torturue deri edhe gra e fëmi.

Ata mashkuj apo luftëtar, që gjendeshin në shtëpi i arrestonin, u digjnin shtëpitë, u merrnin pasuninë, ndersa familjet (e luftëtarëve në arrati) tyne i internonin në krahinat e vendit… Edhe Preka, me nji çetë luftarësh trima e besnik, vendosi e u ngujua në nji shpell, që ishte mjaft e ilzolueme e i përngjante nji fortese të vogël, me nji shprese fare të vogël, se mund të bante si dikur Kelmendi me ushtrin turke, të cilët zinin vende në ndonji luginë ose bregore, duke mos i ndjekur kryengritësit nëpër male.

Me partizanët, ndodhi e kundërta: Ata i ndoqen çetat kamba kambës dhe kur u mirëinformuan, se ku ishin i rrethuan dhe i derguan njerëz për t’u marrë vesht me ta At David Picin, i cili, u tregoi se ishin të rrethum dhe se partizanët kërkonin të dorëzohen pa pushkë. Prek Cali nuk i trembej vdekjes, por ai mendoj, se nji vdekje me gjyqe, asht ma krenare për t’u njoh nga publiku, se për çka e si do të dënohen… Nga ana e tjetër, Preka kishte disa djem të rinj (Sipas tregimeve të Fritz Radovanit dhe Don Tomë Laca, kujtoj, se Preka, ka pas me vete në shpellë, një djalë të ri ,Gjelosh Tomë Biku-n,22 vjeçarë në atë kohë që ishte i vëtëm (dëshire) në familje, dhe komunistët i kanë thanë atij, se do t’ia falim jetën djaloshit të ri.

Por në fakt, kur janë dorëzuar, duke i prerë në besë deshen ta vrasin pushkatojnë) Gjeloshin ,por Prëka u kundërshtojë duke mohuar se ai kishte lidhje me luftën për ti shpetuar jetën,dhe jeta ju fal por u dënua me 30 vite burgim.[4]
Prandaj, u kërkoj partizanve, nëpërmjet Fratit disa kushte: - Meqë udhëtimi do të bahej me ecje në këmb nëpër Kelmend, të lejohen të kalojnë të armatosun; - Të mos i cënojnë (keqtrajtoj) kush me dorë; - Gjykata të bajnë punën e saj. Këto kushte komunistët ia premtuen, por si zakonisht nuk i mbajtën.

Ata porsa kaluen nji copë rrugë të shoqnuem e të rrethuem me shumë partizan, i çarmatosën u lidhën duart, i ulën drejt e në Koplik, ndërsa ne e nesre në qytetin e Shkodrës, në të ashtequjtunin Burgu Gjerman… Prek Cali asokohe 66 vjeç, ishte i burgosun në nji dhomë më vete e kur të burgosunit ndryheshin në dhoma, ate e nxirrnin dhe shëtiste i vetëm. Ai kishte nji tjetër trajtim prej të burgosurve të tjerë.” (Mali, f. 341) Në mjedisin e Fushë Çelës, trimin legjendar, e ka rruar pa i njomur mjekrën me pastë rroje një partizane, që shihte nga afër stoicizmin. Skenat e dhunës ndaj Prekë Calit janë të papërshkruar, e ndoshta Shekspiri i madh anglez, do të ishte i pafuqishëm nga fantazia e torturave që kanë përdorur këta.

Preka, ka qenë i bindur se do ta vrasin, por është prerë në besë nga komunistët, të cilët i kanë prmetuar në fillim, se do t’ia falin jetën Gjeloshit,të cilin e burgosën dhe ja pushkatuan nënën,Katrinën që refuzoj të tregojë vëndolljen e Prëkës dhe të birit të vet Gjeloshit.
Përpara momentit të pushkatimit, Prekën, e kanë mbështetur tek muri i Vorrezave Katolike të Rëmanit në qytetin e Shkodrës, të ulur ndjenjur me cigare në gojë (për tallje), i veshur me çakçirë dhe i prishur në fytyrë nga plumbat.

 Rrëfimin dhe vojimin kur është pushkatuar, ia ka bërë Don Tom Laca. Atë ditë më 25 mars të vitit 1945, në muret e qytetit të Shkodrës u shpërnda një afishe e madhe e cila kishte këtë titull: “Pushkatohen kriminelat e Luftës dhe Armiqtë e Popullit”.
Studiuesi e publicisti Mërgim Korça, gjatë hulumtimeve për përgatitjen e dorëshkrimit: Në përkujtim të Kryengritjes Armatosur të Malësisë Madhe, shkruan: “Si sot e kam parasysh, kur e pruene duer lidhë n’shehët t’Shkodrës kreshnikun Prenk Calin! Ecte kryenaltë, me mjekër t’dendun aj, si me kenë fitues.

Por shkjau, brateja e partizanve ngjallnjyes, ia kish n’vesh t’vjerrun trimit inadin. E ndalne mjedis Fushës Çelë, e ulne n’gjuj e nji partizane e ekzaltueme ia rroi mjekrrën pa lagë atij. Mjes gishtave t’duerve t’mija me t’cillat kishem mlue ftyrën, kureshtja m’bate me e pa si i shkojshin lotët kreshnikut qi za nuk xirrte dhimbet! Kjo pamje e mbrame qi kam e prijsit maleve qi pat thye shkjetë n’luftimet e 1911 - ës e të 1913 - ës. Mbas kësaj veç kur ndjeva se e kishin denue me vdekje dhe me 25 mars njimij’ e nandëqind’ e katërdhet’ e pesë e kishin pushkatue Prenk Calin. Ksisoji komunistat shqyptarë e vrane animikun e betuem të shkjaut dhe e hapne rrugën m’u shkue uji n’mulli t’tyne!”[5]

Arrestimi dhe Vrasja


“Në dokumenta arkivi figuron replika n’Rapsh t’ Hotit n’mjes t’lidhunit Prenk Calit edhe Mehmet Shehit, por ajo kurr nuk u ka ardhë për marë historianve lakej t’diktaturës t’a përmendshin… I tha Mehmeti: “- E more Prenk Cali, të pat ardhur dita t’a mbyllje historinë tënde me shkronja ari po t’ishe bërë me ne. Pse bëre kështu?” I gjegjet trimi legjendar burrnisht: “- Zotni, faji bjen mbi ju se ju u batë aleatë me anmikun tonë shekullor, me Serbin!” (Korça, f. 5, 6) Por odiseja e të ngujuarve në shpellë, nuk do të përfundonte me dorëzimin e tyre. Të parët që u pushkatuan, ishin: Dedë Lulash Smajli dhe Dedë Gjon Deda, të cilit i kishin prerë me parë mishin dhe trupin me sopatë. Fran Zef Bajraktarit, ia nxorrën sytë dhe e varrosën të gjallë me gurët e malit. Luc Gjon Bajraktarin, e prenë në qafë me bajonetë dhe e hodhën në greminë. Fran Zef Bajraktarin e groposën të gjallë, pasi i dogjën kullën. Marash Vat Lumajn, e pushkatuan para popullit të Vermoshit, si agjitator kundër bolshevizmit. Dedë Prek Nikën, e sollën nga kampi i Tepelenës dhe e pushkatuan pa gjyq, në mes të kelmendasve. Uk Mark Biku (Bikaj), u pushkatua në mes të katundit Brojë, për të ngjallur panik. Nik Mark Rezaj, i cili qëndroi 21 ditë i varur në burgun e Koplikut, u pushkatua përsëri pa gjyq. Gjelosh Fran Pellumbi, vdiq në burgun e Kavajës nga torturat çnjerëzore, me fjalëte fundit: Poshtë komunizmi! Pas një gjyqi në Shkodër, u dënua me vdekje kreshniku i Vermoshit, plaku 70 vjeçar Prek Cali. Ky gjyq, do të dënonte plot 25 vetë, nga të cilët edhe 4 me burgim të përjetshëm, ndërsa të tjerët kryesisht me 30 vjet burg. Kështu Kelmendi u përzhit dhe u ndeshkua përsëri. (Butka, f. 17 – 18) Këto janë kelmendasit, që kishin të ruajtur në gene prej gjeneratave virtytet më të mira, si mikprirës e bujar, trima sypatrembur e atdhedashës, njerëz të besës e fetar. Ata e donin meshtarin si antarë të familjes, duke i besuar fjalën e nderit… Malësia, humbi 137 bijë të saj, trimat e devotshëm në kryengritje. U burgosën 345 burra e u internuan 41 familje të shpallura reaksionare. Malësia, u vesh me petkun e zisë. Malësorët trima, denbabaden të patundur në trojet e tyre, u shpërngulën në kampet e internimit të Tepelenës, të Kavajës, të Vloçishtit, në burgjet e kampet e punës, më çnjerëzore që ka njohur historia. (Butka, f. 21) Në momentin, që do ta ekzekutonin toga e zezë e pushkatimit komunist, kërkojnë që të denuarit me pushkatim të kthehen mbara (me shpinë) dhe t’ua mbyllin sytë. Por Prekë Cali, në mënyrë kategorike kundërshton, duke thënë fjalët: “ - Nuk shkohet n’Parajsë me shpin dhe me sy t’mbyllun” dhe siç ishte duarlidhur, ngrehi kryet lart, hapi gjoksin, duke shkyer pullat e këmishës dhe u tha: “ - Kështu vdes shqiptari”. Para se të rrëzohej, ai trup si një lis, nga plumbat e shqiptarëve të armiqve të nacionit të vet, zëri i fuqishëm i malësorit të bjeshkëve, ushtroi si jehona e luginave: “ - Rrnoft Shqipnia! Rrnoft populli shqiptar! Heret a vonë Shqipnia do të fitojë.” (Lajçaj, f. 70)[6]

2017-09-14

BANORËT E KRYEQYTETIT AKUZOJNË MINISTRIN SERB SE I KA TORTURUAR GJATË LUFTËS

Prokuroria Speciale e Kosovës ka paralajmëruar hapjen e hetimeve ndaj ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikalo, i cili është akuzuar nga disa qytetarë të lagjes “Dardania” në Prishtinë për maltretime gjatë kohës së luftës.

Prokuroria paralajmëron fillimin e hetimeve ndaj ministrit Nenad Rikalo

Pas raportimit të deklaratave të banorëve të një ndërtese në lagjen “Dardania në Prishtinë, në të cilën gjatë luftës ka jetuar edhe ministri Rikalo, Prokuroria ka paralajmëruar se do të nis me grumbullimin e informacioneve dhe më pas nëse ka prova dhe dëshmi vazhdon me hetime penale.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Shtetit, Ekrem Lutfiu kanë thënë “Arbresh.info” se kjo prokurori nuk ka qenë e njoftuar më parë për këtë rast.

“Ju informoj se PSRK deri dje 13.09.2017, kur ka parë në media nuk ka pasur asnjë informacion lidhur me veprimet e mundshme inkriminuese, për Nenad Rikallo, ministër i Bujqësisë në Republikën e Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Lutfiu ka thënë se Prokuroria do të ndërmerr veprimet sipas Kodit të Procedurës Penale.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, do të ndërmerr veprimet e duhura në pajtim me Kodin e Procedurës Penale”, ka thënë Luftiu.

Ndryshe, një ditë më parë, mediat kanë publikuar deklaratat e qytetarëve, të cilët kanë drejtuar akuza të rënda ndaj ministrit të sapo emëruar të Bujqësisë, Nenad Rikalo, duke nisur nga maltretimet e deri te dhunimet.


Ata kanë kërkuar hapjen e hetimeve dhe shkarkimin e menjëhershëm të tij.





******

Ministri i Bujqësisë në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rikallo, po akuzohet për torturim të qytetarëve të Prishtinës gjatë kohës së luftës.

Banorët e ndërtesës në Kurriz të Dardanisë kanë rrëfyer për torturat që thonë se Rikallo ka bërë dhe faktin që ai gjithmonë aty është shfaqur me uniformë dhe i armatosur.

Edhe pse kanë kaluar gati dy dekada, Fexhrije Beqiri mund ta kujtojë fytyrën e Nenad Rikallos, i emëruar ministër i Bujqësisë në qeverinë e Ramush Haradinajt.


“Po qeky është veç atëherë ka qenë më i dobët”, nisë rrëfimin Beqiri.

Familja Beqiri jeton në katin e shtatë të kësaj ndërtesë në Kurriz të Dardanisë tash e disa dekada. Në katin e njëjtë, në numër 45, jetonte edhe Nenad Rikallo.

Gjithçka që mund të kujtojë zonja Beqiri nga Rikallo, atëherë i ri, janë torturat dhe maltretimet ndaj banorëve shqiptarë.


“Gjithçka kanë bo vallahi, ka bo vaki i kanë shti djemtë me i fshi shkallët fun e nalt. Dalsha qetu mos po i mytin. Më thanë hin mrena se ta bojmë ma zi se këtyre”, rrëfen zonja Beqiri.

Djali i saj, Festimi, i ka të freskëta përjetimet për dy skena të torturave nga Rikallo, e njëra prej tyre përfshin edhe drejtimin e armës ndaj babait të tij, tashmë të ndjerë.

Në secilin kat të kësaj ndërtese ka banorë që kujtojnë tmerrin e përjetuar nga e gjithë familja Rikallo.


“Nenadi u kon përfaqësues i Beretave të Kuqe, paramilitar bashkë me vëllain e vet Goranin. Baba i tij Radishavi u kon oficer shumë i naltë në policinë serbe”, ka thënë Festimi.

Ata që pranojnë të flasin e kujtojnë ta kenë parë ministrin e ri, gjithmonë në uniformë.

Banorët këtu janë shokuar kur e kanë parë Rikallon të jetë renditur në mesin e ministrave të qeverisë së re dhe kërkojnë largimin e tij të menjëhershëm.

Rikallo është pjesë e Listës Serbe dhe deri para pak kohësh ka shërbyer si anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.


“Nuk po shoh asgjë urgjente” – përgjigja e Vllahiut për “torturat e ministrit serb”

Deklaratat e disa banorëve të lagjes “Dardania” në kryeqytet se ministri serb i Bujqësisë në Qeverinë e Ramush Haradinajt, Nenad Rikalo ka torturuar shumë banorë të Prishtinës gjatë viteve ’90 dhe sidomos gjatë kohës së luftës, ka bërë që sekretari i AKR-së, Rrahim Pacolli të kërkoj shkarkimin e këtij ministri.

Por këshilltari i kryeministrit Haradinaj, nuk ka gjetur kohë që të përgjigjet nëse ministri serb do të shkarkohet.

“I kam vetëm një për qind bateri në telefon dhe nuk mund të flasë. Nuk po shoh asgjë urgjente që në këtë kohë të prononcohem”, ka thënë Vllahiu për Gazetën Blic.


Banorët e kryeqytetit akuzojnë ministrin serb se i ka torturuar gjatë luftës



Për këtë çështje nuk ka folur as Meliza Haradinaj, këshilltare politike e kryeministrit Haradinaj, e cila po ashtu nuk ishte në gjendje të prononcohet lidhur me çështjen, por kërkoi që pyetja t’i përcillet me SMS përmes telefonit, në atë mënyrë që siç tha ajo “t’ia përcjell zyrës së informimit”.

****

Rrahim Pacolli i kërkon Haradinajt ta shkarkojë ministrin e Bujqësisë, Nenad Rikalo

Sekretari organizativ i AKR-së, Rrahim Pacolli i ka kërkuar kryeministrit, Ramush Haradinaj që ta shkarkojë ministrin e Bujqësisë, Nenad Rikalo.

Pacolli ka thënë se ai që ka kryer krime lufte në Kosovë duhet të gjykohet dhe të dënohet.

“Të shkarkohet Ministri i Bujqësisë Nenad Rikalo rrëfimi i dëshmitarëve për keqtrajtimin e banorëve të lagjes Dardania nga Ministri i Bujqësisë Nenad Rikalo duhet të vënë në lëvizje të menjëhershme Prokurorinë”.


“Ani pse kanë kaluar 20 vjet, ai që ka kryer krime në kohë të luftës duhet të gjykohet dhe të dënohet. I bëj thirrje kryeministrit Ramush Haradinaj të shkarkojë Rikalon dhe të emërojë një ministër të ri. Prokuroria dhe gjyqësori duhet ta hetojnë këtë rast në mënyrë të pavarur, pa ndikime politike”, ka shkruar Pacolli



****

 PDK deklarohet për ministrin Nenad Rikallo


E kaluara e ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikallo, ka ngjallur reagime të shumta në vend. I njëjti është akuzuar se gjatë periudhës së luftës kishte torturuar disa banorë të Prishtinës, respektivisht ata të lagjes “Dardania” në Kurriz. Disa prej tyre kanë dalë edhe haptas në media duke akuzuar ministrin Rikallo për të bëmat e tij. Madje, ata u deklaruan se ministri në fjalë gjithmonë ecte i armatosur dhe me uniformë të paramilitarëve.

Pas gjithë këtyre deklarimeve , ka ardhur edhe reagim i kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj. Sipas tij, institucionet përgjegjëse (Prokuroria, AKI-ja...) nuk i kanë dhënë asnjë informacion negativ për Rikallon dhe se i njëjti, sipas tij, nuk mund të shkarkohet.

Njëjtë mendohet edhe në Partinë Demokratike të Kosovës. Njëri prej figurave kryesore në këtë subjekt, Xhavit Haliti ka thënë për “Indeksonline” se çdo akuzë që bëhet ndaj dikujt duhet të mbështetet në fakte konkrete të cilat i vërteton Prokuroria dhe Gjyqësia në Kosovë.

Sipas tij, gjëra të tjera nuk janë fakte. “Në qoftë se argumentet të cilat edhe unë i kam dëgju mbrëmë në TV prokuroria i verifikon si krime lufte apo krime të cilës do natyrë atëherë edhe unë do të kërkoja që personi në fjalë mos të jetë pjesë e institucioneve të Kosovës”, ka thënë ai.

Më tej, nënkryetari i Kuvendit thotë se duhet të mësohemi që për ta akuzuar dikën për krime duhet të ketë një mbështetje ligjore nga organet përgjegjëse.

“Dëshmitarët mund të jenë ashtu-ashtu, por dëshmitarë ka shumë. Problemi është se për çdo prej tyre apo dëshmi duhet të jetë një institucion që ngarkon ndikënd dhe e verifikon akuzën”, ka thënë ai.


*****


Deputeti i LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kërkuar shkarkimin e ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikallo.




Kërkesa e tij vjen pas dëshmive publike të fqinjëve të tij të dikurshëm se, në kohën e luftës në Kosovë, Rikallo i ka keqtrajtuar buralisht shqiptarët.
“Shkarkimi i tij është domosdoshmëri. Pazaret e Lista Srpskas s’mund të mundin dinjitetin e viktimave shqiptare”, ka shkruar Abdixhiku, në një postim në Facebook.
Ai i ka bërë thiorrje Prokurorisë së Kosovës që t’i trajtojë pa vonesë pretendimet e dëshmitarëve të akteve kriminale të Rikallos.
Kohavizion transmetoi të mërkurën dëshmi të shqiptarëve që e kishin fqinj familjen Rikallo, në lagjen “Dardania”, në Prishtinë. Ata treguan se ministri aktual, Nenad Rikallo, ka qenë pjesëtar i formacionit paramilitar serb “Beretat e Kuqe” dhe kanë treguar disa raste të keqtrajtimit brutal të shqiptarëve.

Postimi i plotë i deputetit Abdixhiku:

Po të kishte Prokurori ky shtet, dëshmitë rrëqethëse për torturat e Nenad Rikallos – pjesëtar i Beretave të Kuqe gjatë luftës në Kosovë – do të trajtoheshin qysh sot në mëngjes.
Po të kishte Qeveri ky shtet, një paramilitar me histori torturuese si kjo, as që do të ishte pjesë e kabinetit të Republikës. Shkarkimi i tij është domosdoshmëri. Pazaret e Lista Srpskas s’mund të mundin dinjitetin e viktimave shqiptare.
Janë me dhjetëra qytetarë e dëshmitarë që pretendojnë keqtrajtim brutal të civilëve shqiptarë. Pretendimet e tyre s’kanë për të kaluar në heshtje. Do të bëjmë gjithçka, në Parlament e jashtë tij, për të marrë përgjigjet e duhura. Ftoj Prokurorinë e Kosovës të trajtojë pa vonesë pretendimet në fjalë.


****

Edhe partia opozitare Lëvizja Vetëvendosje në një përgjigje për albeu.com ia ka kujtuar Jabllanoviqin dhe i ka kërkuar një reagim Haradinajt përndryshe sipas tyre, duket e qartë se kjo qeveri është e varur nga Serbia.

“Haradinaj, i cili ka qenë mjaft i zëshëm dhe kërkonte dikur shkarkimin e ish-ministrit Jabllanovqi, i cili ofendonte nënat shqiptare, do të duhej të tregohet konsistent, e meqë tani është në krye të ekzekutivit, ta shkarkojë sa më shpejtë. Nëse nuk e bën këtë, Haradinaj edhe një herë e dëshmon se sa i varur është nga Serbia, teksa e dokumenton qysh në fillim vazhdimësinë e logjikës të pushteve të kaluara.” thuhet në përgjigjen e Vetëvendosjes.

Ky subjekt më tej bën të ditur se e kanë ngritur shqetësimin që nga fillimi për varësinë e qeverisë Haradinaj nga Lista Srpska, rrjedhmisht Beogradi dhe kanë shtuar se “Kjo u manifestua më së miri ditën kur kjo qeveri u votua në Kuvend, pra kur Lista Srpska me vonesën e saj dëshmoi fuqinë e saj në raport me pakicën shqiptare që e donte me çdo kusht pushtetin.”

“Përfshirja e një ministri i dyshuar për krime të tilla, për të cilin tashmë dihet qartë roli i tij që kishte gjatë luftës dhe ndaj qytetarëve shqiptarë, është rrjedhojë e një filllimi të mbrapshtë të kësaj qeverie. Është e paranueshme që në Qeverinë e Kosovës të zë vend një ministër si Nenad Rikalo, historia e të cilit lidhet me krime, e që veprimtaria politike e të cilit s'mund të jetë në dobi të shtetit të Kosovës, rrjedhimisht as të qytetarëve serbë që jetojnë këtu.” thekson Vetëvendosje!


Flori Bruqi

Ministri i Bujqësisë në Qeverinë Haradinaj, zt.Nenad Rikalo ,akuzohet se ka keqtrajtuar qytetarët në 1999, çfarë vendimi merr Haradinaj

Ministri akuzohet se ka keqtrajtuar qytetarët në 1999, çfarë vendimi merr Haradinaj



Ministri akuzohet se ka keqtrajtuar qytetarët në 1999, çfarë vendimi merr Haradinaj
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nuk do të shkarkojë ministrin e Bujqësisë, Nenad Rikalon, pavarësisht denoncimeve të disa qytetarëve. Ai ka marrë këtë vendim, pasi prokuroria, AKI-ja dhe Policia e Kosovës nuk i kanë dhënë fakte se Rikalo mund të ketë qenë i përfshirë në raste të keqtrajtimit të qytetarëve të Kosovës.
“I kemi marrë me shqetësim reagimet e disa qytetarëve në lidhje me mundësinë e përfshirjes së një anëtari të kabinetit, ministrit Nenad Rikalo, në, siç pretendohet, keqtrajtimin e qytetarëve të Prishtinës gjatë periudhës së vitit 1999.
Menjëherë pas kësaj, përmes kanaleve zyrtare dhe me shkrim, kam kërkuar informata nga Prokuroria e Shtetit, AKI dhe Policia e Kosovës lidhur me pretendimet e qytetarëve për përfshirjen e tij në aktivitetet e përmendura më sipër.
Nga përgjigjet që kam marrë, në rrugë zyrtare, nga këto tri institucione të shtetit, nuk ka asnjë të dhënë se ai ka qenë i përfshirë në veprimet e tilla.
Si kryeministër i vendit, dua të siguroj qytetarët e Kosovës, se jo vetëm në këtë rast por edhe në çfarëdo situate të ngjashme, do të veproj sipas ligjit dhe përgjegjësive që kam”, sqaron Haradinaj.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përsëriti zotimin e tij për të çuar në referendum marrëveshjen përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.



Bashkëbisedim me gazetarët – Thaçi nuk tërhiqet: Marrëveshja finale me Serbinë në referendum
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përsëriti zotimin e tij për të çuar në referendum marrëveshjen përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.
Në një bashkëbisedim me gazetarët, Thaçi tha se marrëveshja për normalizim dhe pajtim të plotë  duhet të aprovohet nga vullneti qytetar dhe se nuk mund të jetë peng i një individi apo dy invidësh.
Presidenti tha se Kosova po paguan çmimin e mosliberalizimit të vizave për shkak të kryeneçësisë së 2-3 deputetëve të Kuvendit.
Thaçi: Jam në favor të organizimit të një referendumi pas përmbylljes së marrëveshjes. Për arsye se mendoj se vetë qytetarët duhet të thonë fjalën e tyre për aktin final të marrëveshjes mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Jam i bindur se ajo përgjigje do të jetë shumë më e përgjegjshme sesa e Kuvendit të Kosovës. Nuk jam që një marrëveshje që çon vendin përpara, që hap një prespektivë të sigurt euroatlantike, një marrëveshje që mund të jetë përfundimtare në raportin Kosovë-Serbi, mund të jetë historike.
Le ta vulosin vetë me vullnetin e vet qytetarët dhe të mos mbetet peng i një individi ose dy individësh. Sot Kosova paguan çmimin e mosliberalizimit të vizave për shkak të kryeneçësisë së 2-3 deputetëve, kjo është e vërtetë. Prandaj duhet të dalim përtej parlamentit.Do ulemi të diskutojmë, do të ndërtojmë platfotmën, do ketë dhe ekipe strategjike, do të integrohemi të gjithë, do të punojmë, do të ketë transparencë maksimale, për këtë arsye kam kërkuar që të jenë të gjithë të përfshirë.
I pyetur nëse referendumi për marrëveshjenmund të përbëjë precedent për çështje të tjera, si bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, Thaçi pati këtë koment:
Thaçi: Lidhur me rreziqet për referendume të tjera, jemi shumë të vetëdijshëm. Ka mundësi që përmes një ligji të veçantë të dërgohet dhe në Gjykatë Kushtetuese, të fitojmë të drejtën e referendumit për çështje të caktuar, vetëm për marrëveshjen, jo për gjërat e tjera.

Vladimir Putin paralajmëron luftë mes Penianit dhe Uashingtonit



Putin paralajmëron luftë mes Penianit dhe Uashingtonit
Presidenti rus, Vladimir Putin komentoi përmes një artikulli tensionet e përshkallëzuara së fundmi në Gadishullin Korean.
Në artikullin e publikuar në faqen zyrtare të Kremlinit, Putin paralajmëroi këtë të premte se tensionet mes Penianit dhe Uashingtonit rrezikojnë të përshkallëzohen në një konflikt të armatosur të përmasave të mëdha.
Shefi i Kremlinit kritikon qëndrimin amerikan dhe thotë se po gabohet me shtimin e trysnisë ndaj Penianit komunist në lidhje me programin e tij bërthamor.
“Është thelbësore që problematika rajonale të zgjidhet përmes dialogut të drejtpërdrejtë, ku të përfshihen të gjitha palët pa asnjë kusht”, shkruan Putin.
Sipas tij, provokimet, presionet dhe retorika ofensive që nxit luftë nuk të çon asgjëkundi.
“Të mendosh se është e mundur që të ndalësh programin bërthamor të Penianit vetëm duke ushtruar presion ndaj tij është e gabuar dhe budallallëk”, vijon më tej ai.
Putin risjell në kujtesë propozimin e përbashkët ruso-kinez për zgjidhjen e krizës.
“Zgjidhja është propozimi i Moskës dhe Pekinit, ku ftohet Koreja e Veriut që të ndalë programin e saj raketor në këmbim të ndalimit të lojërave të luftës të Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut”, thotë Putin

Kush kontrollon Inteligjencën Artificiale dominon botën



Presidenti rus, Putin: Kush kontrollon Inteligjencën Artificiale dominon botën
Presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një takimi të zhvilluar të premten e kaluar me studentët me rastin e fillimit të vitit shkollor, theksoi drejtpërdrejtë se ai që do të arrijë të jetë lider në sektorin e Inteligjencës Artificiale (IA) do të ketë mundësinë të dominojë botën.
“Inteligjenca Artificiale është e ardhmja, jo vetëm për Rusinë, por për të gjithë qenien njerëzore. Kjo sjell mundësi të mëdha, por edhe kërcënime që janë shumë të vështira të parashikohen. Ai që do të bëhet lider në këtë sektor do të jetë sovrani i botës”, deklaroi Putin.
Por presidneti rus nuk e fsheh që ka rreziqe që lidhen me zhvillimin e IA-së, duke mbajtur gjatë këtij fjalimi një pozicion shumë të ngjashëm me atë të Elon Musk që në korrik, kishte bërë një ftesë për të miratuar një normativë për të vendosur brenda disa rregullave zhvillimin e IA-së.
“Nëse do të ekzistonte një subjekt apo një komb në gjendje të dominonte sektorin e IA-së do të krijohej një monopol shumë i rrezikshëm”, shtoi Putini.
“Nëse ne do të bëhemi lider në këtë sektor do ta ndajmë këtë njohuri me të gjithë botën ashtu si bëjmë me teknologjinë bërthamore”, theksoi presidenti rus.
Megjithatë deklaratat e Putinit duhet të vendosen edhe në kontesktin aktual që Rusia nuk ka arritur të vendoset mes kombeve që mund të konsiderohen aktualisht lider në këtë sektor, si Kina dhe SHBA-ja.
Kina kohët e fundit ka publikuar një plan investimesh që shpreson të arrijë të drejtojë sektorin e Inteligjencës Artificiale deri në vitin 2030.
Në krahun tjetër, SHBA-ja mund të humbasë terren përballë Kinës për shkak të reduktimit të burimeve që i dedikohen kërkimit teknologjik dhe shkencor të vendosur nga Administrata Trump.
Ndërsa një prej liderëve në sektorin e teknologjive të reja, Elon Musk, e ka krahasur aktivitetin e zhvillimit të Inteligjencës Artificiale me një demon, njofton Ata.
Përfitimet që vijnë në shumë fusha, nga sektori industrial deri tek ai shëndetësor, vihen në rrezik nga aplikimi në fushën e armëve autonome, për të cilat Musk bashkë me 100 ekspertë të tjerë të robotikës dhe IA-së i kanë kërkuar OKB-së ta ndalojë këtë zhvillim në fushën e armatimit.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...