2017-10-08

Cikël poetik nga Engjël Koliqi

A DO TË SHIHEMI?

O Yll i Dardanisë
Ne dy nga larg duhemi
Brenda në zemër e kemi njëri-tjetrin
E pyesim fatin
Edhe mrekullinë
A do të shihemi një ditë të lume
A do e prekim njëri-tjetrin
A do të përqafohemi
A do të këmbejmë puthje
A do e shijojmë bashkë mjaltin
?!...
                        Stubëll, 18 prill 2013 

EDHE NË STINËN E PESTË

Unë jam unë
Krejt origjinal
I pamungueshëm
Aty ku më thërret dashuria
                        Stubëll, 18 prill 2013 

PO E JO

Tashmë e dijmë të gjithë
Bota ecë përpara me diplomaci
Duke thënë
Për të njëjtën çështje
Herë po
Herë jo
                        Stubëll, 18 prill 2013 

KJO E JONA

Nuk është shaka
Jo
Kjo dashuria jonë
Është vulë shekullore
E së ëmbëlës histori
Kthesë e madhe
E njerëzisë
Përpara!
                        Stubëll, 18 prill 2013 

DO TË SHKOJ

Atje në fron
Po më thërret mbretëresha
Do të shkoj
Ta shijojmë bashkë
Shtratin e dashurisë
                        Stubëll, 18 prill 2013 

KY MISIONI YNË

Me virtyte të larta dashurie
Kudo në botë
I hapë dyert e lumturisë
Për të gjithë njerëzit
Pa i parë
Çfarë race ose kombi i takojnë
Përpara
                        Stubëll, 18 prill 2013 

SA ËMBËL!

Sa ëmbël këtu
Në fronin historik
Unë edhe mbretëresha
Jetësojmë
Porosinë e stërgjyshërve
Duke kultivuar dashurinë
Jemi të privilegjuar
                        Stubëll, 18 prill 2013 

DUKE ECUR PËRPARA

Shpesh
Takojmë ylberin
Ndalemi bashkë
Dhe pijmë ujë dashurie
...
                        Stubëll, 18 prill 2013 

AS PO AS JO

Shpesh ndodhë
Që diplomacia të mbyllet
Për shumë çështje
Nuk flitet qartë
Nuk thuhet
As po
As jo
                        Stubëll, 18 prill 2013 

HERËT

Zgjohem
Çdo ditë
Nektarin e mbledhur
Të dashurisë
Shpërndaj
Në letrën e bardhë
Po
Vendit tim
Dhe heronjve të kombit
Këngë të bukura
Iu këndoj
Çdo ditë
Herët
E më herët
                        Stubëll, 18 prill 2013 

HYJMË

Ka ardhur koha jonë
Po
Me mbretëreshën
Tani hyjmë
Në odën e dashurisë
                        Stubëll, 18 prill 2013 

NË ASNJË MËNYRË

Nuk pranojmë të implikohemi
Në mëkatet
As në krimet e tyre
Kurrë
                        Stubëll, 18 prill 2013 

CI VEDREMO?

O Stella di Dardania
Noi due ci amiamo da lontano
Dentro il cuore di uno – l’altro
Domandiamo la fortuna
Anche il miracolo
Ci vedremo un beato giorno
Ci toccheremo uno – l’altro
Ci abbracciamo
Ci scambiamo baci
Gusteremo insieme il miele
?!...
                        Stublla, 18 aprile 2013 

ANCHE NELLA QUINTAV STAGIONE

Io sono io
Tutto originale
Non mancante
Lì dove mi chiama l’amore
                        Stublla, 18 aprile 2013 

SÌ E NO

Ormai tutti sappiamo
Il mondo cammina avanti con diplomazia
Dicendo
Per lo stesso affare
A volte sì
A volte no
                        Stublla, 18 aprile 2013 

QUESTO NOSTRO

Non è scherzo
No
Questo nostro amore
È timbro secolare
Della dolcissima storia
Grande svolta
Dell’umanità
Avanti!
                        Stublla, 18 aprile 2013 

ANDRÒ

Lì al trono
Mi chiama la regina
Andrò
A gustare insieme
Il letto dell’amore
                        Stublla, 18 aprile 2013 

QUESTA NOSTRA MISSIONE

Con alte virtù dell’amore
Dappertutto nel mondo
Apre le porte di felicità
Per tutta la gente
Senza vederli
A quale razza oppure nazione appartengono
Avanti
                        Stublla, 18 aprile 2013 

CHE DOLCE!

Che dolce qua
Nello storico trono
Io e la regina
Vitalizziamo
La raccomandazione dei bisnonni
Coltivando l’amore
Siamo privilegiati
                        Stublla, 18 aprile 2013 

CAMMINANDO AVANTI


Spesso
Incontriamo l’arcobaleno
Fermiamoci insieme
E beviamo acqua dell’amore
                        Stublla, 18 aprile 2013 

NE SÌNEANCHE NO

Spesso succede
Che la diplomazia si chiude
Per tanti affari
Non si parla chiaro
Non si dice
Ne sì
Neanche no
                        Stublla, 18 aprile 2013 

PRESTO

Mi sveglio
Ogni giorno
Il raccolto nettare
Dell’amore
Divulgo
Nel bianco foglio
Al mio paese
E agli eroi della nazione
Li canto
Bellissime canzoni
Ogni giorno
Presto
E più presto
                        Stublla, 18 aprile 2013 

ENTRIAMO

È venuto il nostro tempo
Con la regina
Ora entriamo
Nella camera dell’amore
                        Stublla, 18 aprile 2013 

IN NESSUN MODO

Non accettiamo implicarsi
Nei peccati
Neanche neiloro crimini
Mai
                        Stublla, 18 aprile 2013 

altMail priva di virus. www.avast.com
__._,_.___

Posted by: =?UTF-8?Q?Engj=C3=ABll_Koliqi?= <ekoliqi@gmail.com>
Reply via web postReply to sender Reply to group Start a New TopicMessages in this topic (1)

Have you tried the highest rated email app?
With 4.5 stars in iTunes, the Yahoo Mail app is the highest rated email app on the market. What are you waiting for? Now you can access all your inboxes (Gmail, Outlook, AOL and more) in one place. Never delete an email again with 1000GB of free cloud storage.

Yahoo! Groups
• Privacy • Unsubscribe • Terms of Use
.
 

__,_._,___

Cikël poetik nga Përparim Hysi

E hapa "Kutinë e Pandorës" *
                   (cikël  me poezi)
Nga Përparim   Hysi
1. E hapa "Kutinë e Pandorës"
E hapa "Kutinë e Pandorës"
Të mbushur plot me relikte
Janë letra dashurie të kohës,
Kur "vdisje" për mua, moj mike!
Do i nxjerr këtu një nga një
Sikur  të bëj "gjyq me dyer të hapura"
E di që ,paksa, "lemza" të zë
Se të tremb, s'do mend, e shkuara.
Mos u tremb, se emrin nuk ta nxjerr
Se unë  kam cipë dhe kam fytyrë
Dhe, nëse ti, befasisht, në besë më ke prerë
Dua që në këto vargje të shohësh tënden fytyrë.
Por, në fund të fundit, pse t'i mbaj sekret
Kur ti premtimin e shkele, befasisht
Arsye nuk pate...(fajet i ke vetë)
Dhe kurrë s'ke për t'i shpëtuar fajsisë.
2. Po si mund të fle i qetë?
Më shkruaje:- Fli i qetë!
( se me mua ishe kurdoherë)
Por nuk kaluannas dy vjet
Dhe premtimi yt u bë erë.
Era e mori zotimin
Dhe nuk di fare ku e çoi
Por "pronaren" e premtimit
E di mirë që e turpëroi.
Më shkruaje:- Më ke shokuar
(Po ç'qe nga ti gjithë ai shpërthim?!)
Dhe jam krejt e paralizuar
Ndaj jetoj me tëndin kujtim.
-Ah, nuk vazhdoj dot fare!
(nga malli për ty, po derdh lot)
Obobo! Mallkuar ç'është"ndarje"
Unë hiç nuk e duroj dot.
Kjo letër është më e gjatë
Se më doje, vërtet, atëherë
Tani e ktheve "fletën" fap
Vetëm e vetëm për karrierë.
3. Prandaj
Prandaj të kam dashur dhe të dua
Dhe do të dua pafundësisht
(Kështu më shkruje dikur mua)
Po harrove shpejt, mjerisht.
Ngulmimi yt më bëri me krahë
Dhe në zemrën time, të dhashë"audiencë"
Por ndodhi një ditë që"ah"
Papritur, më preve në besë.
Kjo gjë nuk më pëlqeu, natyrisht
Kufirin ta vura tek thana
Ku vajti"dashuria pafundësisht"
Moj mike që u joshe nga "fama"
U  joshe nga fama...për të  bërë karrierë
Tani ti e vrisje lart
Tradhtitë vendin e kanë në FERR
(Si të voglat,ashtu dhe të mëdhatë)
4.Tik-taket e zemrës
-Tik-taket e zemrës sime
Mbi kraharorin tënd po godasin
I ndjej, i ndjej këto  drithërime
Se me ty po "flasin"
Nuk ka pse të më brejë ndërgjegja
Se çfarë po bëj, është mëkat
Kur e sinqertë është  ndjenja
Pranoj që të më zënë dhe "mat".
"Mat" si në lojën e shahut
(Kur të zënë"mat", dorëzohesh)
Mendoj se jam" e larë prej gjynahut"
Kështu ndodh, kur dashurohesh.
Jam e dashuruar me ty
Kjo ndjenjë është reciproke
Që po "rriskoj", mirë e di
Dhe nuk ka vend për ekuivoke.
5.Pse të vuajmë kështu?
Në heshtje, u mbylla
E mbytur nga ndjenja
Me ty u "lidha"
Se aq pranë të ndieja.
Në kraharor të kam vënë kokën
Trokitjen e zemrës ta ndjej
Pranë teje, sikur kam tërë botën
Dhe as pyes se  ç'do ndodhë më tej?
Ç' më bëre? Sa mirë më erdhi!
(Pse duhet të vuajmë kështu?)
S'të shoh qark e më kap helmi
Bobo!- bëj me vete.Bubu!
Pastaj të rishoh e të prek
Dhe zemra si zokth më hidhet
Çdo çast me ty, më mek
Dhe loti që bie, nuk më bindet.
Enkas puthjen time po ta nis
Me hënën e plotë të kësaj  nate
Dil dhe prite tek vendi"iks"
Dhe përjeto ato çaste-mjalte.
* botohen për herë të parë
               Tiranë, 4 tetor  2017

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...