2017-10-21

“Asht e vështirë me gjetë me mend shka bahet pa mend!”

Nga Fritz RADOVANI:

23  TETOR  1871  ASHT  LE  AT  GJERGJ  FISHTA



FERRAT TREGOJNË SE KËTU ASHT LE I MADHI  POET...

HISTORINË  E VERTETË TË VERIUT KERKONJE NDER FERRA!..

Asht kenë një thanje e moçme: “Asht e vështirë me gjetë me mend shka bahet pa mend!”
Livadhet e kodrat e Zadrimës apo të Bregut të Bunës, aty – këtu të ndame nga lumej aq të rrembyeshëm e t’ egjer si gjarpij që, pa pikë dhimbje të marrin gjak në vetull, janë të pafund derisa në mbramje dielli u thotë me shumë dashni: “Ma bafshi atë natë të mirë!”
Tokat e bukës të duket se prodhojnë bereqet e shka i lypë sofra rrumullake stajanicave që pa lindë dielli, kanë vue nder çarranikë sahanat e qumshtit të mjelun pa dalë drita.
Aty kur dielli ka perfshi rruzullin të sheh syni ndonjë portare që hapet e çobajtë, kah ju prijnë bagtive aq të dashtuna me zagart ase rojet e natës t’ atyne krahinave...
Vetem pemët me degët e varuna prej frutash ishin kufijt e tokave të tyne, ku dora e njomë e ndonjë fëmije ua lagte gojen e thame nga rrugët e largëta ndonjë udhtari, që me aq andje vrojtonte se me sa kujdes gjithshka dukej se asht vue nga dora e njeriut.
Shpesh ngjante që Burrat e atyne krahinave të ulun nder hijet e atyne frutave, harronin shka kishin mbi kokat e veta tue ndrrue kutijat e duhanit e tue dredhë cigare. Mështetë per trungun e pemës që bante hijen ma të madhe ishte ma plaku me llullen e vet, që ia kishte lanë gjyshi kushedi sa vite perpara, kur bisedonin per ligjët e kanunit të Maleve.
Shpesh ka ngja që shishja e rakisë së rrushit besa, ka zevendsue edhe ujin e prronit...
Pranvera ua shpervjelte mangët e këmishave dhe kamcat e brakeshave. Shamija e kokës ua pritte rrezet djegëse të diellit, kur i grahnin pendës së qeve me livrue arat pjellore.
Vetem kësulat e bardha kujdesëshin per trunin e atyne brezave që bulonin nder ata kodra e fusha të bukra, ku asnjëherë nuk mungonin lulet e freskëta si t’ ishte pranverë. Ishte fyelli dhe brisku i çobanit që zbuste edhe gjarpijtë e pabesë t’ atyne kaçubave, ku shpesh mëshefeshin trishtilat e bukur e mullizezat e dimnit, me të cilat argëtoheshin fëmijët e atyne krahinave, tue gjuejtë me lastika gushakuqat e shkretë... Dikund, pak ma larg, një fëmijë thërriste: “O Nanë, eja se më ka hy një ferrë tek kamba!..” E ajo, ulte buljeren e ujit e vraponte, me i hjekë ferren me gjylpanen që kishte në xhamadan...  
Në mengjes, drekë e darkë mbasi camerdhokët e vegjel rreshtoheshin tek sofra e tyne e rrumullakët, ku i priste psheshatamli dhe luga e vogel e tyne, banin Kryq dhe fillonin me ngranë, “shka u kishte dhanë e falë i Madhi Zot !”... Papritmas shpesh kriste e qeshuna, mbasi ma i madhi nder ta, kishte mendue edhe gzimin që sjellë sofra e perditshme...
Sa e bukur dukej ajo dhomë me atë sofer ku fëmijët shtoheshin perditë! Pak ma andej, ishte edhe vatra me zjarrin e ndezun ku ma plaku e rrëmonte me mashë prushin që nuk i mungonte kurr atyne dhomave të pritjes, që sa hynte një mik, mbi zjarr shtohej një cung, e karrshi t’ zot të shtëpisë shtohej një stol dhe një gotë, që mbushej plot me raki, tue ia vue Mikut perpara dhe tue i urue: “Mir’ se pruni Zoti e, mirëse erdhe...!”
***
1871 “Mir’ se të pruni Zoti, e mirë se erdhe o Zefi i vogel... E kjofsh me jetë!” – Ishin fjalët që Zefit foshnje, i uruene mërritjen në Prakun e shtëpisë, në Fishten e Zadrimës bash atë ditë me 23 Tetor 1871...tek Ndok Simon Ndoci dhe Prenda e Lazër Kaçit.  
Zefi i vogel tue u rritë, e kaçubat e ferrave tue u rritë edhe ma fort se Zefi.
Besa, Zefi, as nuk ua pat friken ferrave, madje, edhe kambët gjithmonë i mbajti zdathë, veshi edhe zhgunin e Shën Françeskut, e ku ishin kaçubat ma të mëdha me ferrkuqe, aty shkonte e vente kambën... Ata there, Ky bjeri Lahutës, ata there, Ky bjeri Fyellit, ata there, ky ban vjerrsha... Ata there, ky ço peshë Male e fusha... Ata there, Ky shkeli me Sandalet e Fratit, ata there, Ky rrahi në Konop të belit, ata there, Ky hypi në “gomarin e Babatasit, e shetiti nder parlamente t’ Europës... Ata there e shembi shtëpijat jo vetem Gjergjit, po edhe Atij Luigjit Gurakuqve e Prekë Calit në maje të Vermoshit, e Ky shiko me habi ku ka vojtë Shqipnia nga shegertat e “Ballkanit Perëndimor” që i patne dhunue edhe Flamurin, me “yllin e kuq” të serbit gjakbasë, kur i pat hy pabesisht mbas shpine.
Ata there, e Ky Lut Zotin per Shqipni!
Ata there, e Ky rritu me Lisat e Alpeve Tona...
Ata there, e mbuloje edhe me Ferrat e Rrëmajit...
E Ky, i mështetun per Dy Çinarët... I drejtohet Gjergjit Kastriotve që i pat falë Emnin:
Bash atë ditë të bukur Qershori të së 13 vjet të Shekullit shkuem, kur mbi kompanjel të Kishës së Vet, së ciles, Ai i kushtoi gjithë jeten, në Gjuhadolin e Shkodres plakë i Këndoi...            “Porsi fleta e Ejllit t’ Zotit
Po rrehë Flamuri i Shqypnis,
E thrret t’ bijt e Kastrijotit
Me u mbledhë tok nder çetë t’ ushtris.
              Bini, Toskë, ju, bini Gegë!
                                          Si dy rrfé, qi shkojn tue djegë!
A ngadhnjyes’ a t’ gjith deshmorë!
Trima, mbrendë! Me dorë! Me dorë!
Per mbas Flamrit t’ vet Shqyptari,
Kur rrokë armët per t’ drejta t’ veta,
Atje lufta ndezet zhari,
Atje anmiku vehet m’ t’ leta.
              Bini, Toskë!...
Mbi njatë Flamur Perendija
Me dorë t’ vet Ai e ka shkrue:
“Per Shqyptarë do t’ jét Shqypnija;
Kush u a prekë, ai kjoftë mallkue!”
              Bini, Toskë!... “Hymni i Flamurit” vazhdon…
Në 1946, Kuvendi u kthye në burg,  Në 1967 Kisha u shkatrrue e Kompanjeli u shem!
  Varri At Gjergjit u boshatis... Pritet tashti edhe shemja e shtëpisë së Tij …
             Melbourne, Tetor 2017.


Merruni me sport dhe ushtrime fizike për t’u relaksuar


Studiusit e mjekësisë sportive nga Australia kanë arritur në përfundimin se një dietë e shëndetshme e shoqëruar më ushtrime të rregullta fizike dhe ngritjen e peshave,kishin ndikuar në uljen e përqindjen së glikemisë në gjak.


Sporti kundër sëmurjs së sheqerit në gjak

Sporti ka shfaqur edhe një here tjetër anët e tij positive.Në bazë të një studimi,që zgjati rreth 12 muaj dhe përfshiu 100 persona të një moshe prej 50 deri 65 vjeç,i realizuar nga një studim paraprak ii mi,është arritur në përfundimin se një dietë e shëndetshme e shoqëruar më ushtrime të rregullta dhe një program më ngritje të peshave në KS”Elan” Prishtinë, kishin ndikuar në uljen e përqindjës se glykozës në gjak.

Sipas këtij studimi,u vu re se të personat që ishin marrë më sport sasia e gykozës në gjak u paksua 3 herë më shumë se te grupi tjetër i personave që kishin ndjekur vetëm një dietë të rregullt.Ushtrimet fizike kanë pasur të njajtat efekte si përdorimi i ilaqeve (Diabos,Diabenese,Buflomidil hydrochloride,
Loftyl etj) ,për diabetin(sëmurjen e sheqerit).

Përveç kësaj,grupi i parë i personave kishin humbur njëkohësisht edhe një sasi të konsiderueshme të dhjamit trupor.”Muskujt janë zonat kryesore që ndihmojnë në paksimin e sasisë së sheqerit që qarkullon dhe gjendet në gjak” ka pohuar mentori im Prof.dr.Sc Hysni Daka,fiziolog klinik.

Duke qenë se më plakjen njerëzit humbasin edhe muskujt,është shumë e rendësishme që ato të rikrijohen perms disa programeve dhe ushtrimeve fizike për forcimin e rezistencës,si ngritje peshash sipas metodës së dr.David Dunstan-it.

Kjo është shumë e rendësishme për të moshuarit dhe për ata që vuajnë nga diabeti tip 1 dhe 2.

Personat e çdo moshe dhe të çdo kushti fizik dhe trupor,duhet të merren me sport dhe me aktivitet fizik,pasi kësisoji ata arrijnë të rrisin rezistencën e trupit,që bie me kalimin e viteve.Kërkimi im i fundit është i vertetuar statistikisht dhe klinikisht se ushtrimet sportive të rezistencës në KS”Elan”
Prishtinë,ndihmojnë dukshëm në shëndetin e mire të zemrës së gjithë personave që vuajnë nga diabeti.Falë tyre arrihet të pakësohet në mënyrë të ndjeshme rreziku i zhvillimit i sëmundjeve kardiake,që shfaqen si pasojë e diabetit.

Pjesëmarrsit e grupit të pare të personave gjatë 12 muajve kishin ndjekur dhe realizuar gadi çdo ditë 9 lloje të veçanta ushtrimesh,të përcaktuar nga specialistët kinezio-fiziologjikë,ushtrime që synonin të vinin në lëvizje të gjithë muskujt kryesorë në pjesën e sipërme dhe të poshtme të trupit.

Seancat e ushtrimeve të realizuara në KS”Elan”Prishtinë,4 ditë në javë.

Ndërkohë konstatuam se aktiviteti sportive kishte ndikim pozitiv në paksimin e simptomeve të bulemisë(një çrregullim në sistemin e ngrenjës që konstaton në konsumimin e ushqimit dhe më pas vjelljen e saj pas ngrënies,që nxitët nga një imazh i gabuar që ka njeriu për veten).Në hulumtim kemi vezhguar se si 48 gra të prekura nga bulimia,të cilat trajtimin ushqimor e kanë shoqëruar edhe më ushtrime fizike,si not,joga dhe vrap,të paktën një orë në çdo të tretën ditë në “Gërmia” të Prishtinës.


Pas 12 muajsh,gartë që kishin alternuar terrapinë me sportin,ishin përmirësuar në mënyrë të ndjeshme dhe pjesës më të madhe të tyre u ishin paksuar simptomet dhe shqetësimet e bulimicë.Ato gjithashtu ishin bërë edhe më të kënaqura ndaj vetës,partnerit,duke fituar më shumë besim ndaj imazhit të trupit të tyre dhe jetës më të mire seksuale.

Ushtrimet fizike mund të ndihmojnë shumë përsonat që vuajnë nga bulimia pasi ato gjithashtu ndihmojnë në rregullimin e marrjes se racioneve të ushqimit,përmirësojnë humorin dhe ndihmojnë në vendosjen e një autostime.

Shumë prej të testuarve në fillim të studimit ishin të lodhur dhe kishin dhembje në trup.Ata ishin të shqetësuar,por pasi që specialistët e fizio-kineziologjisë sportive,atyre(100 të anketuarve) çdo të 4 ditë ju jepnin nga një këshillë shumë të mire:”keni durim,merruni sport dhe mos i anashkaloni këto ushtrime fizike që do ti mësoni sot ,nëse dëshironi për t’u çlodhur”...

Këshilla për të të rifituar formen e shkëlqyer

Sezoni i verës ka përfunduar dhe ju gjatë qendrimit buzë detit jeni marrë më shumë sported he ushtrime fizike,aq sa duket se edhe e keni ekzgjaruar…

Tash keni filluar të ndjeheni të lodhur dhe të keni dhembje në trup.Por mos u shqetësoni,pasi që specialistët e fitnesit të Fakultetit të kulturës Fizike dhe sportit,e udhëhequr nga specialist ii kësaj lëmie sportive prof.dr.sc.Hasim Rushiti, ka një këshillë shumë të mire:merruni me sport dhe ushtrime fizike për t’u çlodhur…

Por,mos harroni se jo gjithnjë pushimet dhe sezoni i verës –dimrit ndihmojnë në dobësimin dhe kalitjen e trupit tuaj-uljen e peshës trupore,pasi nga sa është vërejtur,ndodh krejt e kundërta.Sipas specialistëve të Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit në Prishtinë më në krye prof.dr.Mustafë Aliun, i cili në ligjeratat e tij thoshte”…pushimi i organizmit.liria që i japim vetes në konsumimin e produkteve të ndryshme dhe të shumta,pa vendosur një limit dhe kontroll në to,ndryshimi i sistemit të jetës,qoftë edhe për një kohë të shurtër…

”Dhe a nuk ju ka ndodhur që megjithëse pushimet i keni përfunduar,të ndjeheni të lodhur thotë kineziologu sportive Prof.Dr.sc.Shemsedin Vehapi.

Në përgjethësi është shtylla kurrizore dhe shpatullat ato që më së shumti ndiejnë dhimbje,sidomos qafa dhe pjesa e pasme e kokës…

Ushtrimet fizike janë një balansim për trupin,por në rast se nuk ekzazgjerohen me to.Trupi shumë here e ka të vështirë të çlodhet dhe të largojë stresin,ndaj në ndihmë të tij janë ushtrimet fizike dhe sporti.

Këtu më poshtë poi japim disa këshilla të thjeshta për të arritur mënjeherë një formë fizike ,të shkëlqyer dhe për t’u çlodhur…që një gjë të tillë në Programet e avansuara të shkollimit bashkohor ju lypsen edhe studentëve të Universitetit të Prishtinës,nëse dëshirojmë të shkojmë në Evropë ,që së pakut 4 orë në javë të futën në Plan-Programet e MASHT-it ,Rektoratit të UP-se lënda e “Edukatës fizike” ku më kuadrin e specializuar –profesional të FKFS së Prishtinës ,të kenë si lendë obligative kalitjen fizike më gjimnastikë,atletikë, fitnes,not, vallëzim,futboll,basketboll etj)siq veprojnë edhe disa nga Universitetet Evropiane…

Për këtë iniciativë nuk është vonë që gjatë vitit 2018 më një kërkesë zyrtare kuadri profesional i kineziologëve të FKFS të Prishtinës t’i drejtohet më një shkresë organeve më të larta të MASHT-it ,Rektoratit të bëhët një reformë në sistemit shkollor(universitarë) që si lendë obligative (praktike) të futët” Edukatë fizike” në Universitetin e Prishtinës!



Kur ju bllokohet qafa

Ndjenja e parë që ndjehet kur ju bllokohet qafa është ajo që nuk arrini të lëvizni qafën mbrapa,para dhe anash.Madje ndieni edhe një dhimbje dhe një ndjesi të bezdishme në zverk.Por,nuk duhet tan gatërroni këtë dhimbje më dhimbjet klasike,në rast se keni ftohje muskujsh.Në këtë rast është e rendësishme të verifikoni natyrën e dhimbjes,që vjen si pasojë e mungesës së aktivitetit ose ushtrimeve të sforcuara.

Në këtë rast duhet të ndiqni ushtrimet spwcifike dhe nëse është e mundur,edhe masazhe qetësuese.

Shpatullat “e ngurtësuara”

Në këtë arst muskujt paravertebralë janë si të ngrirë dhe ndieni dhembje të forta,që ndjehet më shumë kur përpiqeni të përkuleni përpara.Edhe në këtë rast duhet të dalloni dhimbjen që mund të vijë si pasojë e një ftohjeje muskulare,në arst kur dhimbjet vazhdojnë dhe janë të forta,këshillohët ti drejtoheni mjekut.

Ushtrimet për shtyllën kurrizore janë shumë efikase nëse praktikohën në mëngjes dhe në mbrëmje.Mund të përdorni edhe krema speciale që ndihmojnë në çlodhje,po kështu edhe një banjo e ngrohtë.

Ndërkohë,duhet të keni parasysh se nuk duhet ta ekzgjeroni me suhtriem.Një këshillë tjetër është edhe fjetja si thotë eksperti profesor dr.sc.Arif Biringjiku nga  ish Klinika Neuropsikitarike e Qendrës Klinike Universitare e Prishtinës…

Ai thotë”evitoni fjetjen më shumë jastekë dhe të lartë.Shtylla kurrizore është shumë deliakte,ndaj edhe për largimin e dhimbjeve duhet të bëhen ushtrime të lehta për shtrydhjen e muskujve dhe të kockave.Por,në rast se vuani nga sëmundjet që janë edhe burim i dhimbjeve,duhet të keni paarsysh këshillën e specialistit” thotë profesor Biringjiku.

Mesi dhe këmbët e rënduara

Dhembjet në zonën e legenit apo mesit dhe këmbëve,mund të përcaktohën më shumë vështërsi,thotë në një studim të tij profesor dr.Cenë Butyqi,nga klinika Ortopedike e QKUK-së në Prishtinë.

 Sipas tij,në këto raste ndieni gjithnjë edhe më shpesh një rendësi të këmbëve dhe lodhje,që gjithashtu shoqërohet edhe më fryerjen e pjesës më delicate,që është kavilja.Por, edhe në këtë rast duhet të dalloni dhimbjet që vjen nga një tërheqje muskulare apo vrapim i tepruar nga dhimbjet që derivojnë nga hernia,një problem i nervit ishiadik që ndodhët përgjatë pjesës së pasme të kofshës deri në fund të këmbës.ndërkohë që fryerjet e këmbëve apo kaviljës gjithashtu mund të jenë simptoma klasike të variçëve apo sinjale të një patologjie kardiake dhe të veshkakve.Në këtë rast kërkoni këshillën e mjekut.

Sipas tij në këët rast preferohen masazhe dhe ushtrime të lehta.Në fund të çdo séance ushtrimesh,duhët të shtriheni në tokë dhe të ngrini këmbët lartë,mire do të ishte sikur tii mbeshtëni në një tavolinë.Kjo gjë ndihmon në qarkullimin e gjakut dhe në çlodhjen e plotë thotë fizioterapeuti i Spitalit Amerikan në Prishtinë Vigan Sadriu.

Zumba,të dobësohesh nën ritmin e kërcimit

Moda e fundit në botën e fitnesit për atë që është pak dembel dhe jo shumë id henë pas aktiviteteve fizike është kërcimi nën ritmin tribale.Nga Zumba tek ajo Huajane,nga kërcimi Hilal tek ai Afrikanë…

Për vithe të larta dhe tonike,d.m.th.”Kërcimi Brazilian”,mjaftojnë disa ushtrime të “Brazilian Butt Lift” apo “Brazilian Tymmy-Tuck”,ose ushtrime të “Samba Tornados”.

Slogani shumë i gjetur i Zumbës,që në Amerikë është e domosdoshme është “it’s not a work-ut”,’’it’s a party”!(nuk është lodje por festë)…

Dhe në realitet bëhët fjalë pikërisht për këtë,thotë kush e ka praktikuar;përveç djerësitjes,lodhjes,
djegies së kalorive,rregulli për këtë kërkon formën e tij më të mire fizike është “qesh e kënaqu”.

Ky kërcim është një kombinim i ‘’Salsas”,”Merengues” e”Rumbas” qç mësohën nëpërmjet leksioneve të aerobikut dhe bashkon efektet e leksioneve të aerobikut me dinamizimin dhe sensulaitetin e kërcimeve të Amerikës Jugore duke tërhequr të gjithë ata që duan të hjekin(djegin) kaloritë e tepërta dhe njëkohësisht të përmirësojnë vetën më hapa të rinj kërcimi.

Prioritet nuk është estetika e pastër,porn jë kompletim i të ndjerit mire duke u argëtuar.Karakteristika dalluese e kësaj discipline të re aerobiku janë variacionet e ritmit që rrisin dhe ulin vazhdimisht frekuencën e zemrës,duke rritur rezistencën e atyre që e praktikojnë.

Rekomandohet për persona të çdo moshe,sepse leksionet e Aerobikut praktikohen në nivele të ndryshme intensiteti edhe në shumë Klube Fitnesi & Aerobiku në Kosovë.

Kështu si pa e kuptuar,të gjitha kaloritë e tepërta do të digjen dhe ju më shumë sesa të lodhur,do të jeni të argëtuar.

Gjashtë minuta për të qenë në formë

Gjashtë minuta ushtrime intensive në javë ndihmojnë për të ruajtur linjat e trupit.Apo për 30 ditë nëse bëni ushtrime Fitness-i në “Orbitrek Platinum”(20-30 minuta) do të paksoni shumë peshën trupor(5 deri 10 kg).

Të paktën kështu këshillojnë një grup ekspertësh kanadezë,studimi i të cilëve është botuar në “Journal of Applied Physiology”.

Sipas atyre,efekti që kanë këta 6 minuta mbi masën muskulore dhe rezistencën ndaj sforcimit,është i njejtë më atë të 6 orëve në javë ushtrimesh jo shumë intensive.

Zakonisht kineziologët sportive dhe mjekët këshillojnë që të bëni 20—30 minuta ushtrime fizike për 3 deri në 5 herë në javë.

Ndërsa kineziologët sportive të KS”Elit”nga Prishtina si plan program alternative sugjerojnë ushtrimet tjera që zgjasin shumë pak minuta.

Kineziologët tanë kanë bërë hulumtimin të 100 vullnetarë ndaj tri regjimeve të ndryshme gjimnastikore.

Kështu grupi i pare(33 të testuar) duhet të ushtronte(pedalonte) për 2 orë në ditë; i dyti(33 vetë) 10 minuta,por më hap më të shpeshtë dhe duke e ndarë ushtrimin në 10 përseritje çdo minute,ndërsa grupi i tertë(34 vetë)duhet të pedalonte në maksimumin e mundshëm për 30 sekonda,4 herë në ditë më një interval prej 4 minutash,çdo ushtrim.

Performanca e të gjithë vullnetarëve është krahasuar në fillimin e aktivitetit,që zgjaste 14 ditë.Në përfundim të këtij eksperimenti tone janë vënë re përmirësime,pavarsisht të tipit të ushtrimit.

Kështu sforcimet e vogla intensive përmirësojnë shëndetin dhe dhe performancat muskulore.

Për të gjithë ata që justifikojnë sedentaritetin më mungesën e kohës,nuk ka më justifikime,sepse tashmë mjaftojnë pak minuta dhe mjaft motivim për t’iu nënshtruar sforcimeve intensive,për të përfituar formë të shkëlqyer fizike dhe shëndët, nënvizojmë ne si kineziologë sportive.





Literatura e shfrytëzuar:


1.Aliu,M.:”Razvoj morfoloskih obelezja skolske populacije i razlike u tim obelezjima obzirom na kronolosku dob”(Doktorska disertacia),Sarajevo,1992.

2.Astrand,P.,Ryhminth,I.,A “Normogram for calculation of aerobic capacity(physical fitness)from pulse rat during submaximal work.J.Appl.Pysiol.,1954.fq.218-221.

3.Australian / New Zealand Thoratis Societry /http: // www .natonalasthma. org . au /publitions/spiro/ind ex.ht

4.Bruqi,F.”Delikuenca e të miturve dhe ushtrimet fizike”( Pjesa1)Prishtinë
”Flomed”,2004.

5.Bruqi,F.:”Ndikimi i sportit në personalitetin e njeriut”(Pjesa 1)Prishtinë,
”Flomed”,2004.

6.Bruqi,F.:”Ndikimi i ushtrimeve trupore në personalitetin e të rinjve(Pjesa 2)
Prishtinë,2005(projekt-hulumtues)

7.Bruqi,F.:”Ndikimi i ushtrimeve trupore në fajsinë e adoleshentëve”(Pjesa 2)
,Prishtinë,2005.(Projekt-hulumtues).

8.Bruqi,F.:”The economic aspects of sports recreation and helath”,web “Sport-ritmi i zemrës”,Prishtinë,2005.

9.Bruqi,F.:”Antropologji-Jakov Milaj”Raca shqiptare”,web “Alb-shkenca”,web “Metafora”,web”Sport-ritmi i zemrës”etj,2005.

10.Bruqi,F.:”Determinantat socio-psikologjike të ushtrimit fizik”,web “Metafora”, web “Sport-ritmi i zemrës:2005.

11.Bruqi,F.:”Dallimet në disa ndryshore fiziologjike ndërmjet studentëve sportiestë dhe josportistë para dhe pas vrapimit 400 metra”(Magjistraturë),Prishtinë,2005.

12.M.Karagjozi,J.Dume,:”Fiziologjia e njeriut”,Tiranë,1970.

13.Radovan.M”Sportska medicina”,JMN,Zagreb-Ljubljana ,1980.

14..Rushiti,H.:”Ndikimi i aktiviteteve kineziologjike në zhvillimin e disa karakteristikave psikomotorike të nxënësit”,Botim në “Acta Kineziologica”,vëllimi 6 ,nr,1,Prishtinë,1999.

15.Zaciorski,V”Fizicka svojstva sportista”,NIP”Partizan”,Beograd,1975.

16.http://www.argjiro.net/albi/white/anatomy/pathology/meded/fjalor/

17.http://brianmac.demo n.co.uk/Harvard.htm/

18.http://www.worldar.com/endurance/Harvard.htm/

19.http://www.znanje.org/i/i/trcanje.htm

20.http://wwww.k-net.org.jp/-t-kawai/esp/Klombilo-es.htm/hipertensia

21.http://www.comtf.es/Notic ias%2022003-7.html.hipotensia


22.http://flori-press.blogspot.com/2005/12/from-flori-bruqi-sent-sunday-december.html

Etj.

______________________________________________________________


Fotoporteti

Flori Bruqi lindi më 29 qershor të vitit 1952 në Isniq të Deçanit, Kosovë.
Studimet e Defektologjisë i kreu në Universitetin e Beogradit, ndërsa ato postdiplomike (Magjistraturë) në Universitetin e Prishtinës - në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sportit (2004). Bashkëpunoi më shtypin e përditshëm e periodik të vendit dhe të jashtëm që nga viti 1974 e deri me tash (“Bota e re” - Prishtinë, ”Rilindja” - Prishtinë, “Danas” - Zagreb, ”Dello” - Lubjanë, ”Dnevnik” - Lubjanë, “Veqer” - Maribor, ”Le Mond”, ”Corriera della Sera” etj).
Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (2000).
Është menaxher i kompanisë “Flomed” nga Prishtina dhe menaxher gjeneral për Kosovë në distribucion të preparateve farmaceutike të “Schulke-Mayr-”it të Gjermanisë dhe “Borer Chemie AG“ të Zvicres.
Flori Bruqi, mbrojti punimin e magjistraturës më titull ”Dallimet në disa ndryshore fiziologjike ndërmjet studentëve sportistë dhe jo sportistë, para dhe pas vrapimit 400 metra para komisionit shkencor - të Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit në Prishtinë, në përbërje - Prof. Dr. sc . Hasim Rushiti, kryetar, Prof. Dr. Hysni Daka, mentor, Prof. Dr. sc. Mustafë Aliu, anëtarë.
Në punimin shkencor të magjistraturës nga lëmia e “Kineziologjisë fiziologjike”, Flori Bruqi ka zbatuar një metodologji të avancuar shkencore gjatë këtij hulumtimi të tij në 22 parametra morfologjikë-fiziologjikë duke përdorur kriteret e avancuara të “Programit biologjikë ndërkombëtar” të Weiner-it dhe Louri-esë ; “Praktikumin e antropologjisë biologjike” të Buzin-ës më bashkëpunëtorë ; ”Parktikumin e fiziologjisë sportive”, të Heimer-it më bashkëpunëtorë ; ”Udhëzuesit Kombëtarë të Asociacionit Shëndetësor Amerikan” etj.
Punimi i magjistraturës të Flori Bruqit, është vlerësuar lartë nga komisioni shkencorë dhe i cili ka shfrytëzuar burime më të reja të literaturës (citon 49 referenca librash më të rinj nga kjo lëmi shkencore) si dhe ka përdorur 17 web-adresa portale relevante që merren më këto hulumtime të “Fiziologjisë kineziologjike” botërore.
Flori Bruqi,ka botuar qindra mija punime në shtypin e kohës dhe në internet.
Në vitin 2016 është pranuar si Anëtar i rregullt i Akademisë së shkencave dhe arteve Shqiptaro-Amerikane dhe ka titullin shkencor Prof.Dr.Flori Bruqi,PH.D. Bordi i Akademisë në korrik të vitit të kaluar e ka emruar Drejtor për mardhënie me publikun pranë ASHASHA për Kosovë,Shqipëri,Maqedoni dhe Amerikë.
Veprat e botuara :


Deri më tash ka botuar këta libra :
1.    Zjarri i diellit, poezi, Prishtinë, 1995.
2.    Ndërgjegjja, roman, Prishtinë, 1995.
3.    Vrasësit e liridonëve, roman, Prishtinë, Tiranë, 1996.
4.    Ringjallja, roman, Tiranë, Prishtinë, 1996.
5.    Gjarpërinjtë e pallatit, roman, Tiranë, Prishtinë, 1996.
6.    Dorëzeza, roman, Tiranë, Prishtinë, 1997.
7.    Tokë e djegur, roman, Shkodër, Tiranë, Prishtinë, 1998.
8.    Burri dhe gruaja, libër shkencor, Tiranë, Prishtinë, 2000.
9.    Pallati i akereonit, roman, Tiranë, Prishtinë, New York, 2000.
10. Vademecum DDD, libër shkencor, Prishtinë, 2002.
11. Struktura faktoriale e dimensioneve antropometrike dhe fiziologjike, Prishtinë, 2004.
12. Ndikimi i sportit në personalitetin e njeriut, libër shkencor, Prishtinë,2004.
13. Delinkuenca e të miturve dhe ushtrimet fizike, Prishtinë, 2004.
14. Vademecum për preparate higjenike të “Schulke – Mayr”– it, libër shkencor, Prishtinë, 2004.
15. Dallimet në disa ndryshore fiziologjike ndërmjet studentëve sportistë dhe jo sportistë para dhe pas vrapimit 400 metra (Punim magjistrature, Prishtinë 2005).
16. Antropometri-Jakov Milaj “Raca shqiptare”, recension i zgjëruar i botuar në Floart, 2005.
17. Si ta njofim internetin, Flomed, tetor-2005.
18. Sëmundjet infektive seksuale, Floart, tetor-2005.
19. Udhëzues i shkurtër i preparative dezinfektuese, Flomed, 2006.
20. Merruni me sport dhe ushtrime fizike për t’u relaksuar, Floart, janar 2006.
21. Kosova nuk është i berzë e zezë, Floart, dhjetor 2005.
22. Fshehtësitë dhe të vërtetat për virusin avian’, Flomed, 2005.
23. THE ECONOMIC ASPECTS OF SPORTS RECREATION AND HEALTH, Sport ritmi-zemrës, janar 2006, etj.
24. DETERMINANTAT SOCIO-PSIKOLOGJIKE TË USHTRIMIT FIZIK (Hulumtim socio-psiko–kineziologjikë më studentët e Universitetit të Prishtinës), Flomed, 2006.
25. Guxim shqiptar, Prishtinë, 2008.
26. 26.Olimpi shqiptar,Rugova-Art,Prishtinë, 2009.
27.Triumfi shqiptar, Rugova-Art,Prishtinë ,2009.
28.Polemika shqip, Rugova-Art,Prishtinë 2009.
29.“Antika greke”-Homeri,Eskili,Sofokliu,Aristofani dhe Aristoteli,Albemigrant,2009.
30.Nëse kam ditur të guxojë, Rugova-Art,Prishtinë ,2012
31.Delikuenca e të miturve në Kosovë në periudhën 2003-2004,Prishtinë,2012
32.Vademecum për dezinfektues të “Borer chemie AG”,Prishtinë,2013.
33.Vademecum për dezinfektues të “Schülke-Mayr”,Prishtinë 2013.
34.Diademë letrare, Rugova-Art,Prishtinë 2013.
35.Diademë letrare II,Tiranë, 2014.
36.Atdheu im s’më vret,poezi,Tiranë,2015.
37.Diademë letrare  III,Tiranë,2015.
38.Vademecun për dezinfektues 1,Prishtinë,2016.
39.Vademecum për dezinfektues 2,Prishtinë,2016
40.Moderniteti në letrat shqipe,Tiranë,2016.
       41. Praktikat e pastrimit dhe dezinfektimit të mjediseve spitalore dhe ambulantore në Kosovë,Prishtinë,2017 .  
        42.Dëshmi të krimit të pandëshkuar ,Prishtinë-Tiranë 2017.

Ka botuar 21 fejtone publicistiko-shkëncore në gazetën “Rilindja” të Prishtinës, në përiudhën 1974-1982., si dhe mija punime në shumë web faqe interneti (2003-2016).
Nga viti  2005 është Editor si dhe Kryeredaktor përgjegjës i web faqës  elektronike “ Agjencioni Floripress” .

Flori Bruqi,mbanë titullin shkencor Prof.Dr.Ph.D dhe është  anëtar i rregulltë i Akademisë së Shkencave dhe Arteve në SH.B.A.


Prokuroria për Krime të Rënda : Sot kemi sjellë prova të reja që e implikojnë Tahirin

Prokuroria nxjerr provat sekrete për arrestimin e Saimir Tahirit, ja kur merret vendimi për imunitet

Për heqjen e imunitetit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri do të vendoset të shtunën paradite, kur do të mblidhet sërish Këshilli për Imunitetet dhe Mandatet.

Ka qenë ky vendimi që kryetari i këshillit, Gramoz Ruçi i ka komunikuar mbrojtjes së Tahirit në përfundim të mbledhjes, pasi ka dëgjuar pretendimet e të gjitha palëve, përfshirë të opozitës dhe prokurorëve. Mbledhja filloi me avokatin e Tahirit, që kërkoi shtyrjen e marrjes së vendimit, duke deklaruar se, një mbrojtje e arsyeshme kërkon një afat kohor prej 3 ditësh. Kërkesë kjo që ka shkaktuar një debat mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës.


Enkelejd Alibeaj, PD:

Kjo është alibia e radhës drejt pandëshkueshmërisë. Po vendosni ta shtyni. Zoti kryetar ju po shkelni procedurën. Sot nuk kemi për qëllim t'i vëmë prangat dikujt. Ky është momenti i së vërtetës për reformën në drejtësi. Keni pasur kohë, keni pasur dosjen, nuk ka elementë të rinj siç deklaroni, ndaj duhet të vijojmë një orë e më parë me procedimin. Boll kohë u kemi dhënë shkelësve të ligjit të prishin provat.

Bledi Çuçi, PS: Personalisht nuk do ta zgjasja një sekondë këtë farsë të ardhur nga prokuroria. Por këtu jemi për të respektuar procedurat parlamentare, përfshirë të drejtat e çdokujt para Kushtetutës dhe ligjit. Nëse deputetit që akuzohet për një krim shumë të rëndë dhe prokuroria ka ardhur për ta arrestuar nuk i lind e drejta që të mbrohet, ky është një turp i këtij Parlamenti. Një kërkesë e tillë u bë për Lulzim Bashën në 2007. U bënë 6 mbledhje të Këshillit, më shumë se dy muaj kohë. Kurse ai po kërkon 3 ditë, brenda datës që kemi caktuar si seancë plenare. Jemi brenda çdo afati procedurial. Unë jam i bindur që kemi të bëjmë me një farsë. Por duhet të dëgjojmë deri në fund personin. Është në nder të këshillit që ne t'i lëmë afat mbrojtjes.
Image
Genti Strazimiri, PD: Mbrojtja bëhet në gjykatë, jo këtu.

Eduard Halimi, PD: Në 2007, Lulzim Basha ka kërkuar vetë t’i hiqet imuniteti. Ka ardhur këtu në sallë dhe ka thënë ma hiqni imunitetin sot. E dyta, në 2007 prokuroria nuk ka kërkuar arrestimin e Bashës dhe Basha nuk akuzohej për përfshirje në trafik droge. Sot është një akuzë e tillë dhe kërkohet arrestimi i deputetit. Provat e sjella nga prokuroria janë të mjaftueshme për dyshime të arsyeshme.

Gramoz Ruçi, kryetar: Nuk mund të vijë asnjë organ tjetër dhe t’i thotë këshillit miratojeni sot. Organi i akuzës ka atributin për ta ndaluar saimir tahirin dhe ne rregullorja në lejon që brenda 4 ditëve të shprehet po ose jo. në rastin konkret, prokuroria ka paraqitur një kërkesë që kërkon ndalimin dhe sipas rregulloresh, ky këshill ka në dispozicion 4 javë. Dhe parlamenti e vendos në seancën më të parë, në fillim të rendit të ditës.

Prokurori i çështjes: Ne i kemi parashtruar kërkesat, argumentet dhe arsyet përse e kërkojmë një autorizim sot. Ne nuk e dimë se cili mund të jetë vendimi juaj, kështu që nuk mund të shprehemi.

Gramoz Ruçi, kryetar: Vlerësoj se është e domosdoshme marrja në konsideratë e kërkesës, zotërinj të palës mbrojtëse, e hëna është vonë. Keni kohë deri nesër. Nesër në orën 10 duhet të vini këtu. Me deputetin Basha ka zgjatur 60 ditë mbledhja e Këshillit të Imunitetit dhe Mandateve.

Enkelejd Alibeaj, PD: Hidhe në votim! Kjo është e turpshme! Ti sapo pranove fajin pa filluar gjyqin!

***

Këshilli i Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit ditën e sotme do të vendosë se çfarë qëndrimi do të mbajë Kuvendi për kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda në lidhje me arrestimin e ish- ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Mbledhja do të vazhdojë me dyer të mbyllura, pasi Prokuroria do të shfaqë prova që konsiderohen sekrete.

Alibeaj ‘qetëson Tahirin: Mos thuaj më burgu-burgu, nuk do të të ...

Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, ka ndërhyrë teksa Tahiri ka qenë duke iu bërë pyetje prokurorëve në Këshillin e Mandateve.

Alibeaj i tha Tahirit të mos e përmend më fjalën ‘burg’, duke e siguruar se ky komision nuk do ta arrestojë. Më tej, deputeti Alibeaj i cilësoi të tepërta pyetjet e Tahirit ndaj prokurorëve.

“Pyetjet e Tahirit janë të tepërta. Mos e thuaj gjithmonë ‘burgu, burgu’, sepse nuk do të arrestojë ty ky komision, ne jemi këtu vetëm për autorizimin”, tha Alibeaj.

Tahiri kërkon me ngulm të dijë “tradhtarët”, Prokurori: Harroji të t’i japim!

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka vijuar në mënyrë të paprecedentë t’u drejtojë një seri pyetjesh prokurorëve gjatë seancës për heqjen e mandatit të tij.

Tahiri i pyet drejtpërdrejtë prokurorët nëse duan ta arrestojnë, si dhe u kërkon të dijë “tradhtarët”.

Image

Tahiri: Tani doni të më arrestoni?

Prokurori: Nuk përgjigjemi, nuk kemi të drejtën të flasim për këtë. Ne e kemi sqaruar edhe faktin e çfarë harmonizimi të dhënash dhe provave i kemi bërë hetimit tonë dhe akte të sjella nga Prokuroria italiane.

Prokurorja Imeraj: Jemi si Prokurori. Në kuadër të respektimi të rregullave ligjore dhe Prokuroria dhe personi me mbrojtësi. Ne jo vetëm Tahirin, por çdo person e trajtojmë në rastin e hetimit ligjor. Prokuroria nuk kthen përgjigje edhe në rangun kur hetojmë politikanë

Tahiri lëshon bombën dhe ikën: Nuk jam unë Saimiri i përgjimeve

Duke lexuar një pjesë të përgjimeve në dosjen italiane të Habilajve, ish-ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë se nuk është ai personin që përmendet në bisedat e vëna në përgjim mes anëtarëve të bandës së trafikut ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria në Itali.

Tahiri lexoi një përgjim ku Moisi Habilaj flet për një Saimir që do transportojë 50 thasë me kanabis me kamionin e tij.

Pas kësaj deklarate ai është larguar nga mbledhja e Këshillit të madnateve e mbledhur për t’i vendosur heqjen e imunitetit të deputetit.

Këshilli i Mandateve ka marrë 10 minuta pushim për tu rikthyer në vijim të mbledhjes pa praninë e mediave.

Leja për arrestimin e Tahirit, Prokurori: Hetimi nisi nga media

Këshilli i Mandateve dhe Rregulloreve është mbledhur këtë paradite për kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për heqjen e imunitetit të Saimir Tahirit dhe dhënien e autorizimit për arrestimin e tij.

Vetë ish-ministri i Brendshëm është i pranishëm në këtë mbledhje, por do të jetë avokati i tij Artan Hajdaraj që do të flasë për të.

Ndërsa organi i akuzës është përfaqësuar nga kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besnim Hajdarmataj dhe prokurorët Elizabeta Imeraj e Vladimir Mara.

Ai kërkoi që mbledhja të zhvillohej me dyer të mbyllura, për shkak të sekretit hetimor, por kjo kërkesë nuk u pranua nga Këshilli dhe mbledhja vijoi me dyer të hapura. Teksa Hajdarmataj argumentoi kërkesën e tij se bëhet fjalë për heqjen e imunitetit të deputetit, teksa një pjesë të dokumenteve nuk pranoi t'i bëjë publike për median.

“Kemi bërë verifikime dhe jemi të bindur se ato biseda përputhen. Tahiri, gjatë vitit 2013, duke pasur në pronësi një automjet të tij, e kishte shitur te njëri prej vëllezërve Habilaj. Na ka rezultuar më pas se ky automjet është përdorur sërish nga Tahiri. Ne kemi ardhur për të kërkuar thjesht heqjen e imunitetit që në çdo moment të jetë i ekspozuar ndaj një mase sigurie të mundshme. Saimir Tahiri akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike i kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë të shtetit”, tha Hajdarmataj.

Deputetët e mazhorancës kërkuan nga grupi i prokurorëve provat, që sipas tyre, inkriminojnë deputetin socialist, Saimir Tahiri.

Prokurorët deklaruan se hetimi ka nisur kryesisht edhe mbi bazën e informacioneve të qarkulluara në media për përgjimet e realizuara nga pala italiane. Të pyetur nga deputetët socialistë nëse në aktet e përcjella nga pala italiane rezulton që Saimir Tahiri është nën hetim nga Prokuroria e Katanias, prokurorët u përgjigjën: “Në aktet e përcjella deri në këto momente nuk figuron një gjë e tillë”.

Megjithatë, Prokuroria thotë se ka dyshimin e arsyeshëm për të bazuar kërkesën e saj për arrestimin e Tahirit. “Ka disa detaje që krijojnë dyshimin e arsyeshëm për faktin penal dhe kërkesa jonë është bazuar në dokumentacionin që zotërojmë dhe në arsyetimin ligjor. Ekziston rreziku i prishjes, apo dëmtimit të provave”, deklaron Prokuroria.

Image
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri vijon t’u bëjë pyetje prokurorëve, ndërkohë që këta të fundit thotë se gjithçka është parashtruar në kërkesë.

“Mu përgjigjeni se unë për këto po shkoj në burg”, i thotë Tahiri Prokurorit, ndërkohë që ky i fundit refuzon të përgjigjet.

Ndërkaq në debat përfshihet Alibej, i cili e këshillon Tahirin të mos përmend në çdo moment burgun, pasi nuk mallëngjen askënd.

Pjesë nga debatet

Tahiri: Dua të di dy gjëra. Ju thoni “rezulton”, dua të di përveç Artan Habilajt kush janë këta të tjerët. Meqë keni përmendur sistemin TIM, kam dalë unë me ndonjë nga këta persona jashtë Shqipërisë, po ose jo? Kjo është themelore për vërtetësinë. Kur deklaroni se thoni se kam dalë me këta persona, jeni të bindur? Konfirmohet nga TIMS-i, apo hamendësoni me datat.

Prokurori Hadaramataj: Ne jemi ata që kemi paraqitur një kërkesë. Kemi parashtruar rrethana dhe fakte dhe prova që do t’ua vëmë në dispozicion. Nëse vazhdojmë kështu pyetje-përgjigje pa fund, ne i kemi parashtruar këto më parë. S’kam asnjë arsye të përgjigjem për këtë.

Ruci: Zoti Prokuror, ju keni të drejtën tuaj të përgjigjeni ose jo

Prokurori: Unë nuk kam asnjë arsye të përgjigjem për këtë

Alibeaj: Mos e përmend më burgun se nuk mallëngjen askënd!

Nëse ke pyetje bën mirë t’i shkruash. E di që ke shumë pyetje dhe do të bësh shumë pyetje, por prokurorët mund t’i marrin edhe me shkrim.

Tahiri merr hov nga kolegët dhe i kthehet Prokurorit: Unë nuk jam ti, jam Ju! Jam vetë i zoti për skandale politike

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është përpjekur të mbrojë veten gjatë seancës së sotme, duke debatuar ashpër me prokurorin.

Pjesë nga debati

Tahiri: Nuk më duhet çfarë bën Policia

Prokurori: Jeni përfshirë në skandale politike.

Tahiri: A jeni në dijeni që unë në mes të shtatorit kam shkuar në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm sepse makina ishte paraqitur për trafik droge

Tahiri: Kam unë pyetje për Prokurorinë. Keni thënë se nuk është referuar material nga Policia për Habilajt. A keni dijeni që në 11 shtator të 2015 kam shkuar unë te Prokurori i Përgjithshëm. A keni dijeni për hetimet?!

Prokurori: Je i përfshirë në një skandal politik. Në dijeninë time nuk ka material të referuar nga Policia e Shtetit dhe jo nga ministri i brendshëm për persona konkretë.

Tahiri: Nuk pres komente për skandale politike, jam shumë i zoti në to.

Unë nuk jam ti, nuk jam ju!

Alibeaj: letra është e qartë, Tahir do kesh kohën të flasësh.

Prokurorja: fakti pse nuk keni hetuar atëherë dhe jo tani, nuk ka nevojë për përgjigje. Është ccështje hetimi në bazë të provave

Tahiri: Meqë thatë se një nga arsyet pse kompromentohem unë është se kam qenë ministër dhe nuk ka pasur referime nga Policia.

Prokurorja Imeraj: Ju jeni mësuar me deklarata. Ne nuk bëjmë deklarata, këtu bëhet fjalë që kërkesa jonë është e bazuar në atë farë pretendojmë

Halimi: Nuk ka ndodhur që personi dyshuar t’i bëj gjyqin prokurores. Neni thotë që deputeti ka të drejtë të paraqesë me shkrim ose me gojë vërejtjet. Do të dëgjojmë nuk do ikim, por nuk mund të bëjë ai pyetje prokurores. Nuk ka as sens as bazë ligjore.


PS refuzon të dorëzojë Saimir Tahirin, në sulm të organizuar ndaj Prokurorisë

Me gjithë faktet e renditura nga prokurorët e Krimeve të Rënda për lidhjet e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri me bandën e Habilajve, përfaqësuesit e PS-së vijojnë mbrojtjen e tij.

Deputetët socialistë Ulsi Manja dhe Vasilika Hysi, theksojnë se kërkesa për arrestimin e Tahirit është bazuar në materiale të dala nga gazeta dhe portale.

Por pretendimet e Manjas dhe Ruçit janë hedhur poshtë nga përfaqësuesit e organit të akuzës që renditen faktet që implikojnë Tahirit. Më herët ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj deklaroi në një prononcim për mediat se akuzat ndaj Tahirit janë kryer nga segmente të caktuara të Prokurorisë, që janë vetëofruar politikisht.

Pjesë nga diskutimet

Manja: në kërkesë keni thënë që kemi tri procedime, në dy të parat këto i keni të regjistruar emrin e Tahirit nën hetim për këto vepra që përmendi?

Prokuroja: Emri i tij është regjistruar më 17.10.2017.

Manja: Pra emrin e Tahirit e regjistruar më 17.10.2017 me materialin e dalë në gazeta dhe portale kjo është fare e thjeshtë, skam tjetër gjë.

Alibeaj: Ju mund ta nisni po sot dhe po sot kërkoni autorizim për çdo deputet, për të sqaruar opinionin publik, kam një pyetje të thjeshtë, ju thatë nisëm procedim penal, thatë edhe që në 2016 ka procedime penale, me po të njëjtët aktorë, fabul, kultivim dhe trafikim droge. Ka lidhje logjike shkak-pasoja, apo përputhje të fakteve dhe kronologjisë kohore të procedimeve të 2016 dhe ato të tanishme?

Prokurori: Duke qenë se aktiviteti kishte shtrirje që në 2013, ku Italia ka regjistruar çështje penale, e vijon në 2016, ne kemi nisur procedim penal, mbi këto të dhëna, na rezulton se që nga 2013-deri sot këta persona kanë aktivitet të vazhdueshëm kriminal në trafik dhe kultivim droge.

Hysi i kujton Prokurores doktoraturën. Prokurorja: Nuk intimidohem, ti më ke dhënë mësim…

Përfaqësuesja e PS-së Vasilika Hysi kërkon të largojë vëmendjen nga Saimir Tahiri, duke i kujtuar prokurores Elisabeta Imeraj detaje të karrierës së saj profesionale si doktoratura, por prokurorja shprehet se nuk intimidohet nga fjalët e saj.

Hysi theksoi se kërkesa për heqjen e mandatit dhe arrestimin e Saimir Tahirit është bazuar në shkrime gazetash.

Pjesë nga debati

Hysi: Policia e Shtetit është e pavarur, pse ia autorizoni ministrit Tahiri?!

Prokurorja: Pranë Ministrisë së Brendshme ka një shërbim për çështje të kontrolloi të Ministrisë së brendshme por kanë detyrimin të bëjnë referime. Me rezulton që shish ka informuar në lidhje me aktivitetin e këtyre personave

Hysi: Në bazë të kushtetutës të Konventës mendoni se relacioni përmban prova për të krijuar dyshimin që ua thoni vazhdimisht studentëve dhe…

Prokurorja: Unë nuk e marr pyetjen si intimiduese duke qenë se më keni dhëne mësim. Ne nuk kemi ardhur këtu me dy mendje dhe as në mënyrë të dyshuar. Kjo nuk lidhet me atë çfarë unë mendoj, por çfarë grupi hetimor ka konkluduar. E kemi parë të arsyeshme, të bazuar në prova dhe ligj. Nuk është pak që të kapen 3.5 tonë në Itali dhe as pak të kapet drogë në Shqipëri.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka konfirmuar sot se kërkon heqjen e mandatit dhe arrestimin e deputetit socialist Saimir Tahiri sepse ekziston rreziku i prishjes së provave. Duke qënë se ai ka qënë ministër i Brendshëm dhe "duke qënë se janë nën hetim edhe persona të tjerë, - siç u shprehj prokurorja Elisabeta Imeraj, - që mund të vazhdojnë të jenë në detyrë apo janë aktualisht në detyrë, ekziston rreziku i dëmtimit të provave, që t’i bëjë të pavlefshme të përdoren më pas."

Prokurorja Elisabeta Imeraj është pjesë e grupit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda që ka kërkuar në mbledhjen e Këshillit të Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit të Kuvendit, autorizimin për arrestimin, heqjen e mandatit dhe kontrollin e banesave të Tahirit.

Pyetjet nga deputeti i PD, Eduard Halimi:

Halimi: Z. prokuror, ka ndodnjë shqetësim që ne duhet të vendosim shpejt për çështjen, ndonjë rrezik se mos prishen provat? Apo ne mund të vendosim pas dy ditësh apo pas një jave?

Prokurorja Imeraj: Ne e sqaruam pozicionin tonë duke ju bërë të njohur bazën tonë ddhe argumentat. Nuk duhet dhe nuk mund të pyetet prokuroria "A keni ngutje?". Prokuroria e ka detyrë funksionale të veprojë kur ka një çështje në hetim.

Halimi: Ju lutem, e thjeshtë pyetja: e doni nesër apo pas një jave? Apo pas dy javësh, përgjigjen? Është pyetje e thjeshtë.

Ndërhyn Ruçi: Z. Halimi, është detyrë e Prokurorisë të vendosë.

Halimi: Ka rrezik të dëmtohen prova gjatë këtyre orëve, ditëve?

Imeraj: Në funksion të administrimit të provave, siç dihet flitet për ish-ministrin e Brendshëm, duke qënë se janë nën hetim edhe persona të tjerë që mund të vazhdojnë të jenë në detyrë apo janë aktualisht në detyrë, ekziston rreziku i dëmtimit të provave, që t’i bëjë të pavlefshme të përdoren më pas.

***

Këshilli i Mandateve dhe Rregulloreve është mbledhur këtë paradite për kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për heqjen e imunitetit të Saimir Tahirit dhe dhënien e autorizimit për arrestimin e tij.

Vetë ish-ministri i Brendshëm është i pranishëm në këtë mbledhje, por do të jetë avokati i tij Artan Hadaraj që do të flasë për të. Ndërsa organi i akuzës është përfaqësuar nga kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besnik Hajdarmataj.

Kryeprokurori i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj ka konfirmuar në seancën e Këshillit të Mandateve se organi i akuzës ka ardhur në këtë mbledhje për kërkesën e arrestimit të Tahirit.

“Ne kemi kërkuar autorizim për arrestim dhe heqjen e imunitetit të deputetit Tahiri dhe mundësin e kryerjes së kontrollove të banesave që ai ka në dispozicion. Ne kemi shkëmbyer informacione me italianët dhe jemi ën pritje për akte të tjera me të cilët jemi në komunikim të vazhdueshëm me autoritete italiane Pra para këtyre situatave ne kemi kërkuar arrestime, heqje imuniteti dhe kryerjen kontrolleve në banesat në pronësinë e tij.

“Unë pyetja e bëra nisur nga ajo që ju kërkuat para media. Ju thatë se ne kemi kërkuar këtu jo arrestimin, se nuk është e thënë, por që ne duam heqjen e imunitetit…Unë nisur nga kërkesa juaj e bëra pyetjen. Ne kemi ardhur me kërkesën për arrestimin, heqjen imunitetit dhe kryerjen e kontrolleve’, tha prokurori Besim Hajdarmataj.

Seanca/ Prokuroria: Jemi të bindur që Tahiri është përfshirë në aktivitet kriminal, t’i hiqet imuniteti

Përfaqësuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda Besim Hadarmataj theksoi gjatë fjalës së mbajtur në Këshillin e Mandateve se organi i akuzës ka bindje për implikim të Saimir Tahirit në trafikun e drogës me bandës e Habilajve.

“Ne kemi krijuar bindjen se jemi para një rasti kur deputeti Tahiri është i përfshirë në aktivitet kriminal. Ne kemi ardhur të kërkojmë heqjen e imunitetit që në cdo moment kur të ndodhë, deputeti mund të jetë i ekspozuar ndaj një mase sigurie gjithmonë duke iu drejtuar Gjykatës së Krimeve të Rënda”, tha ai.

Pjesë nga fjala e prokurorit Hadarmataj

Prokuroria për krime të rënda gjatë vitit 2016 duke u bazuar nga disa informacione nga struktura ligjzbatuese në vend kemi filluar procedime penale për lëndë narkotike, Kemi regjistruar edhe procedimin penal me numër 134 të vitit 2016, ku sipas informacioneve një grup personash përfshi Habilajt dhe punonjës policie ishin te implikuar për kultivimin e lëndëve narkotike, që e kryenin në disa fshatra të rrethit Vlorë. Sipas informacioneve në këtë aktivitet kishte të përfshirë edhe punonjës policie që siguronin kushtet që këta persona të kryenin aktivitet të plotë. Kemi bërë verifikime që as autoritete italiane dhe greke që forcojnë bindjen tonë. Në 2013 deputeti Saimir Tahiri duke pasur në pronësi një automjet të tij, e kishte shitur Artan Habilajt. Më pas ky automjet është ripërdorur nga deputetit Saimir Tahiri gjatë viteve 2013-2014. Ka rezultuar se deputeti me këtë automjet ka udhëtuar në Greqi.

Duke qenë se kishim të dhëna që këta persona e ushtronin aktivitetin e tyre ne qetësi të plotë, krijuam dyshimin se në rastin konkret kjo ndihmë, duke iu referuar edhe bisedave të përgjuara Habilaj-Cela, që krijohet bindja dhe dyshimi i arsyeshëm që ishte i përfshirë në këtë aktivitet edhe Tahiri. Ne kemi krijuar bindjen se jemi para një rasti kur deputeti Tahiri është i përfshirë në aktivitet kriminal. Ne kemi ardhur të kërkojmë heqjen e imunitetit që në cdo moment kur të ndodhë, deputeti mund të jetë I ekspozuar ndaj një mase sigurie gjithmonë duke iu drejtuar Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Çështja “Tahiri”/ Prokuroria: Seanca të zhvillohet me dyer të mbyllura, kemi dokumente sekrete

Përfaqësuesi i Prokurorisë Besim Hadarmataj kërkoi që në fillim të fjalës së tij që seanca të zhvillohet me dyer të mbyllura, duke paralajmëruar publikimin e dokumenteve sekrete.

“Unë jam Besim Hajdarmataj, përfaqësojmë kërkesën nga ana e prokurorisë së Krimeve të Rënda. Duke iu referuar dispozitave kushtetuese, duke i bashkëngjitur kërkesës që ka sekret hetimor brenda i kërkojmë komisionit që kjo seancë të zhvillohet me dyer të mbyllura. Kemi ardhur me një kërkesë serioze kemi dokumentacion me vete, nuk kemi ardhur për show as mediatik dhe as politik, ndaj duam që gjithçka të bëhet në përputhje me rregullat dhe rregulloren e komisionit”, tha përfaqësuesi i organit të akuzës.

Nis mbledhja e Këshillit të Deputetëve. A do t’i hapet rrugë arrestimit të Tahirit?

Ka nisur mbledhja e Këshillit të Rregullores Mandateve dhe Imuniteteve, ku po shqyrtohet kërkesa e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për heqjen e mandatit dhe mandej arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Tahiri është paraqitur në mbledhje së bashku me avokatin Artan Hajdari.

Në fjalën e mbajtur kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi tha: “Siç jeni në dijeni nga Prokuroria e gjykatës së shkallës së parë të Krimeve të Rënda ka ardhur kjo kërkesë me këtë objekt: kërkohet dhënia e autorizimin për arrestimin ose heqjen e lirisë për deputetin e Kuvendit Saimir Tahirit..



Në vijim të mbledhjes së djeshme të Këshillit të Mandateve dhe Rregulloreve, Prokuroria për Krime të Rënda ka kërkuar sërish që zhvillimi i seancës për heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri të jetë me dyer të mbyllura.

Kreu i Prokurorisë për Krime të Rënda Besim Hajdarmataj tha se faktet e reja që organi i akuzës ka mbledhur nga hetimet ditën e djeshme, përbëjnë sekret hetimor. Prokurori ka kërkuar të depozitojë këto prova të reja para deputetëve, ndërkohë që në mbledhje është parashikuar të bëhet mbrojtja e Tahirit nga avokati i tij Artan Hajdari.

“Kemi bërë disa veprime hetimore që e implikojnë deputetin Saimir Tahiri. Dje ne kemi marrë një pjesë tjetër të përgjigjes të ardhur nga autoritetet italiane,. Edhe këto përbëjnë sekret hetimor”, tha Hajdarmataj.

Prokuroria kërkon arrestimin e Saimir Tahirit duke e akuzuar për përfshirje në trafikun e drogës në bashkëpunim me bandën e Habiljave, kreu i të cilëve Moisi Habilaj, kushëri i largët me ish-ministrin e Brendshëm, u arrestua në Itali. Këshilli i Rregullores, mandateve dhe imuniteteve përbëhet nga 10 antarë: Gramoz Ruçi, Vasilika Hysi, Bledar Çuçi, Klotilda Bushka, Ulsi Manja si perfaqesues te PS, Eduard Halimi, Gent Strazimiri, Enkelejd Alibeaj dhe Dhurata Çupi si perfaqesues te PD dhe Nasip Naço i LSI

*****

Kreshnik Çollaku, drejtor i departamenit te marrdhenieve me jashte ne Partine Demokratike ka shkruar ne rrjetet sociale se “nga Italia mberriten sonte 380 faqe te tjera prova per dosjen Tahiri-Habilaj…(dhe jemi ende ne fillim)”.

Teksa ka publikuar nje tekst qe thote se eshte mesazhi qe i ka derguar kryeministrit Rama nje ambasade e rendesishme.
Image
“Mesazh i oreve te vona e nje ambasade te rendesishme drejtuar Kryeministrit :
“Ne besojmë se kryeministri do ta mbajë premtimin që na ka dhënë prej kohësh dhe nuk do ta pengojë drejtësinë, në të kundërt ai do të gjendet përpara të papriturave të pakëndëshme”.

Tronditet qeveria shqiptare : Pas  Saimir Tahirit, burg edhe për njeriun më të afërt të Ramës,Sekretarin e Përgjithshëm, Vngjëll Ahaçi.

Spartak Ngjela ka qenë mjaft i ashpër sot në një shkrim të tijin duke thënë se pas Tahirit, ndërkombëtarët janë duke kërkuar edhe kokën e një bashkëpunëtori të afërt të kryeministrit, siç është Sekretari i Përgjithshëm, Vngjëll Ahaçi.

Shkrimi i plotë


Lamtumirë Rama!

Ike me turp nga kjo punë.
Dy herë është shitur partia që drejton sot Ramë ziu: një herë e bleu Enver Hoxha me paratë e Ibrahim Biçakut, në vitin 1941; dhe herën e dytë e bleu Edi Rama me leje ndërtimi, duke qënë kryetari më abuziv i bashkisë së kryeqytetit në të gjithë historinë e kësaj bashkie.

I.
Rama po shkon drejt fundit të vet. Implikimet e stafit të tij me korrupsionin dhe krimin e organizuar sigurisht që do të jenë çështjet kryesore të SPAK-ut.
Ndërkohë bëhet e ditur se ministrat e Ramës janë të përgjuar që nga viti 2013. Çfarë i duhej këtij kaqoli që të mashtronte perëndimorët, dhe të shkonte sa nga Stambolli në Moskë!

Ndërkohë Gjermania dhe USA i dhanë 3 vjet kohë Ramës që të bënte reformën, por më pas e mbyllen si kapitull Ramën.... kuptuan qe nuk realizon dot reforma perendimore, qe ata i duan për të implementuar sistemin e vet demokratik në Shqipëri, në funksion të ngritjes së Shqipërisë si aleati i tyre kryesor në politikën për Ballkanin Perëndimor.

Tani, pas Tahirit, Ramës po i kërkohet dhe po shkon drejt penalizimit edhe sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë.
Ndërkombëtarët po godasin stafin e ngushtë të Ramës. Pse?
Ja, kjo është pyetja që duhet të ngrënë gazetaria shqiptare, e jo të merret vetëm me faktin. Nuk e kuptoni që gjithçka po ngrihet kundër Ramës?

Krimit shtetëror po i hiqet kallaji.
Kot shqetësoheni; nuk ka më shpëtim. I mërzitur ishte dje edhe Basha. E kishin shpresën te Rama që të bllokonin Reformën në Drejtësi. Kalamaj këta që i solli në skenë historia e hidhur e Shqipërisë, por që tani janë drejt fundit.

Kanë marrë fund të gjithë. Reforma në Drejtësi është ingredienti kryesor i forcimit të botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Shqiptarët me ndihmën e politikës amerikane po shkojnë drejt bashkimit të tyre federativ; dhe kjo do të ndodhë menjëherë sapo shqiptarët të mposhtin korrupsioni galopant Rama-Berisha dhe klientët e tyre.

Të gjithë antishqiptarët e korruptuar që kanë drejtuar këtë vend do të penalizohen.
Partia Socialiste nëse nuk merr masa kundër Ramës dhe bandës së tij, do shkojë drejt shkatërrimit.

Il.
Tani duhet të bëhet pyetja: a do të japë dorëheqjen Edi Rama?
Rama nuk ka më shpresë, dhe dorëheqja është shpresa e tij e fundit. Saliu dhe Basha po i bëjnë thirrje të qëndrojë, mos e dëgjoni se çfarë thonë.

Gramoz Ruçi që e bëri kryetar të Partisë pse Nano i kishte mbyllur telefonin, duhet ta rrëzojë këtë tarallak që rast pas rasti do të dalë shumë i implikuar dhe do jetë domosdoshmërisht objekt i SPAK-ut.

Politika ka një rregull: mos shkoni pas kufomës se ju merr me vetë në varr.
Kjo është arsyeja që, nëse Rama nuk jep dorëheqjen, duhet rrëzuar nga brenda, në të kundërt, të gjithë krerët e Partisë Socialiste janë të rrezikuar.

Ishte gabim i Partisë Socialiste që mori një aventurier rrugësh dhe e bëri kryetar të saj.
Por çdo gabim ka kosto.
A do të jetë në gjendje Gramoz Ruçi që t'ia ulë koston e dëmit Partisë Socialiste, nëse Rama nuk jep dorëheqjen?
Kjo duhet parë.

2017-10-18

“Armagedoni” hap konkurs për botim të dorëshkrimeve

Shtëpia Botuese “Armagedoni”, në mbështetje të Statutit të vet, ka shpallur sot konkurs për mbështetjen e botimit të dorëshkrimeve të tezave të masterit, të magjistraturave dhe të doktoraturave të të gjitha zhanreve.
“Armagedoni” hap konkurs për botim të dorëshkrimeve

Në një njoftim të publikuar në profilin e kësaj shtëpie botuese në “Facebook”

  (https://www.facebook.com/Sht%C3%ABpia-Botuese-Armagedoni-459833727397460/)

është bërë me dije se të drejtë konkurrimi kanë të gjithë autorët nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia etj., të cilët këto nivele të studimeve i kanë kryer në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, në universitetet dhe në kolegjet private në Kosovë, në Shqipëri, në Maqedoni etj.
Po ashtu, në njoftim thuhet se Shtëpia Botuese “Armagedoni” ndihmon botimin e këtyre dorëshkrimeve me financim të plotë dhe me financim të pjesshëm, por në asnjërin rast nuk do t’i heqë shpenzimet financiare për lekturim.
Sipas drejtorit të Shtëpisë Botuese “Armagedoni”, Berat Armagedoni (Dakaj), kriteret e konkurrimit janë këto: dorëshkrimi i tezës së masterit, i magjistraturës apo i doktoraturës duhet të jetë origjinal dhe i pabotuar më parë, të ketë vlera shkencore, të jetë i shkruar në bazë të rregulloreve të fakulteteve përkatëse dhe të ketë kulturë shkrimi. Ndërkaq, procedura e dorëzimit të dorëshkrimeve është: aplikacioni, me jetëshkrimin e autorit, dërgohen në postën elektronike shbarmagedoni@gmail.com nga sot e deri në mbyllje të konkursit, më datë 17. 12. 2017.
Në njoftim është bërë me dije secili dorëshkrim do t’i nënshtrohet procedurave të vlerësimit profesional dhe për secilin dorëshkrim, me rastin e përzgjedhjes për botim, me autorin e tekstit do të nënshkruhet një kontratë para botimit të librit. Po ashtu, është thënë se të gjithë dorëshkrimet do të mbrohen në bazë të Ligjit për të drejtën e autorit. Në rast të keqpërdorimit të tyre, Shtëpia Botuese “Armagedoni” do të përgjigjet penalisht në gjykatën kompetente për këto lëndë.

Një leksion me biografinë e 168 autorëve



Shkruan: Biser Mehmeti

Një leksion me biografinë e 168 autorëve
(Isa Baftiaj, “Autorë nga rajoni i Ferizajt (1893-2016)”, 2017)

Isa Baftiaj në letërsinë bashkëkohore shqiptare kryesisht njihet si poet i frytshëm për fëmijë e për të rritur. Këtë e dëshmon më së miri fakti se poezitë e tij janë publikuar nëpër të gjitha gazetat dhe revistat e kohës që janë botuar në trojet shqiptare, kurse një pjesë e tyre edhe janë shpërblyer nëpër konkurse të ndryshme letrare. Isa Baftiaj është autor i disa veprave me poezi, të cilat kritika letrare i ka vlerësuar mjaft mirë.
Para disa ditëve ky shkrimtar para lexuesve është paraqitet me veprën mjaft të rëndësishme me titull “Autorë nga rajoni i Ferizajt (1893-2016)”. Sapo lexuesi i vëmendshëm fillon ta shfletojë këtë vepër atëherë do të kuptojë se në të vërtetë kjo vepër është një leksikon biografik. Brenda 232 faqeve sa ka ky libër, hartuesi i saj ka arritur t’i përshijë biografinë e 168 autorëve, pjesa dërrmuese e të cilët kanë së paku një vepër të botuar nga fusha të ndryshme. Shikuar nga përfshirja e zhanreve të përfshirë të këtyre 168 autorëve më së shumti ka krijues nga fusha e letërsisë artistike, pasi dihet se shumica e krijuesve kryesisht merren me letërsi. Në këtë aspekt duhet përmendur disa shkrimtarë të cilët me veprat e tyre janë bërë mjaft të njohur, jo vetëm në rajonin për të cilin shkruan Isa Baftiaj, po edhe në Kosovë, siç është Rrahim Sadiku, Bardh Frangu, Dije Demiri-Frangu, Biser Mehmeti e disa të tjerë. Megjithatë, autori Isa Baftiaj nuk i ka lënë anash as krijuesit që kanë botuar vepra të ndryshme nga fusha të tjera të jetës, siç janë veprat me vlera të mirëfillta nga sociologjia (ku dallohen veprat e sociologut të njohur ferizajas Enver Zhinipotoku), pastaj vepra të rëndësishme nga fusha e mjekësisë (ku dallohen veprat e mjekes së njohur Zyrafere Shala). Një pjesë tjetër e autorëve që janë përshirë në këtë vepër u takojnë edhe zhanrit të publicistikës (siç janë veprat e Ramadan Asllanit e të Rrahim Sadikut), të cilët kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në këtë fushë. Nuk duhet harruar edhe autorët nga fusha e folklorit, të cilët me fanatizëm e ruajnë të kaluarën tonë të lavdishme dhe të cilët kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në ruajtjen e traditës sonë. Në këtë drejtim nuk duhet harruar as disa autorë që i përkasin fushës së muzikës, të cilët natyrisht se kanë lënë gjurmë të pashlyeshme jo vetëm në këtë pjesë të Kosovës, po edhe më gjerë, siç është grupi “Trix”. Me një fjalë, në këtë vepër të rëndësishme Isa Baftia ka arritur me mjaft sukses t’i përfshijë pjesën më të madhe të autorë nga të gjitha fushave jetësore, gjë që e ngrit në masë të madhe vlerën e saj jo vetëm estetike, po edhe historike. Thënë kështu nga fakti se shumë prej krijuesve që janë përfshirë në këtë vepër në masë të madhe sikur i ka “mbuluar” pluhuri i harresës. Në këtë mënyrë mund të themi se qëllimi i autorit të kësaj vepre ka qenë edhe ruajtja nga harresa e disa krijuesve të rëndësishëm, të cilët për kohën kur kanë jetuar e kanë vepruar kanë lënë gjurmë të mëdha të një kohës. Vështruar nga ky aspekt mund të themi se libri u dedikohet të gjitha shtresave, po edhe të gjitha moshave të lexuesve. Në këtë aspekt duhet shtuar faktin se në këtë vepër janë përfshirë edhe krijues të rinj, të cilët sapo i kanë bërë hapat e parë në fushën e letërsisë e të cilët ende nuk kanë dalë nga bankat e shkollës fillore. Kjo për ta është edhe një nxitje për t’iu përkushtuar letërsisë në të ardhmen.
Përfshirja kohore e më shumë se një shekulli duhet të ketë qenë një sfidë mjaft e madhe për hartuesin e kësaj vepre, ngase ka qenë e vështirë, sidomos për autorët e hershëm, të gjendën shënime biografike. Në këtë aspekt më i vështirë del edhe fakti tjetër, ai i sigurimit të fotografive për secilin autor. Duke shfletuar veprën shohim se për disa autorë Isa Batiaj ka arritur të sigurojë, edhe pse me vështirësi të konsiderueshme, shënime biografike, po nuk ka mundur të sigurojë fotografi për të gjithë autorët, prandaj edhe disa autorëve u mungojnë fotografitë.
Megjithatë, mendojmë se shumë më e rëndësishme ka qenë prezantimi i biografisë së autorëve në mënyrë që ata të mos mbesin në humnerën e harresës kolektive, pasi që edhe ata kanë dhënë një kontribut në fushën sferën e tyre ku kanë vepruar. Ndoshta ky ka qenë edhe qëllimi që autorit për botimin e kësaj vepre.
Një çështje tjetër sfiduese me të cilën është përballur Isa Baftiaj gjatë hartimit të këtij libri, është edhe përfshirja gjeografike e rajonit të Ferizajt, i cili është mjaft i madh në aspektin e hapësirës. Në këtë libër, përveç autorëve nga Ferizaj, janë përfshirë edhe krijuesit që kanë vepruar, përkatësisht që veprojnë në Kaçanik, Shtime, Shtërpcë e Han të Elezit. Kjo dëshmon se autori në fjalë është dashur të sakrifikojë shumë nga koha e tij, po edhe të shpenzojë shumë mund për të arritur deri te qëllimi përfundimtar që ia ka parashtruar vetes. Autorit për të mbledhur shënime biografike për autorët, që i ka përfshirë në këtë libër, i është dashur të udhëtojë sa në një vend, sa në një vend tjetër, madje duket sikur këtë gjë e ka bërë jo një herë, po disa herë. Megjithë, një angazhim kaq i madh e kaq i mundimshëm dëshmon jo vetëm vullnetin, po edhe dëshirën e tij të madhe që brenda kopertinave të një libri t’i bëjë bashkë të gjithë autorët e rajonit të Ferizajt, të cilët kanë botuar vepra të fushave të ndryshme. Një vepër e këtillë, më sa kam njohuri, është e para e këtij lloji në rajonin e Ferizajt, prandaj edhe duhet përgëzuar autorin Isa Baftiaj për një vepër kaq të rëndësishme, e cila mund të quhet edhe monumentale. Jam më se i bindur që kjo vepër do t’u shërbejë, sidomos gjeneratave të reja, për t’u njohur me shumë autorë e personalitete të rëndësishme të rajonit të Ferizajt, jo vetëm të atyre të dikurshëm, po edhe të këtyre të sotëm, disa nga të cilët kanë lënë gjurmë të thella me veprat e tyre. Në anën tjetër kjo vepër mund t’u shërbejë si udhërrëfyes studiuesve sidomos të letërsisë për të parë sa është shkruar e sa është botuar në një periudhë të caktuar kohore nga ky rajon.

Libri “Blood Libel” edhe në bibliotekën kombëtare të Sofjes

Libri “Blood Libel” i autorit Bardhyl Mahmuti tani gjendet edhe në bibliotekën kombëtare të Sofjes.
Me ftesë të Universitetit të Sofjes, profesori dhe senatori i Universitetit të Prizrenit, prof. asoc. dr. Shkelqim Millaku është duke qëndruar dhe ligjëruar në këtë Universitet.

Qëllimi i ftesës së Universitetit të Sofjes është ligjërimi dhe mësimi i gjuhës shqipe për studentet e huaj.
Libri “Blood Libel” edhe në bibliotekën kombëtare të Sofjes

Mësimi i gjuhës shqipe në një Universitet që ka mbi 125 vite traditë, mendojmë është nder dhe respekt për gjithë shoqërinë shqiptare.

Prandaj, përveç ligjëratave kontributdhënëse në mësimdhënie dhe asaj shkencore, profesor Millaku ka dhuruar edhe disa tekste me interes për mësimin e gjuhës shqipe.

Kurse, librin “BloodLibel”, versioni në gjuhën angleze të autorit Bardhyl Mahmuti e ka dhuruar në bibliotekën kombëtare të Sofjes. Studiuesit dhe hulumtuesit, të cilët dëshirojnë të informohen me përmbajtjen e librit në fjalë mund ta gjejnë në bibliotekën kombëtare të Sofjes.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...