Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/01/11

Jeshile(Tregim)

 Sotir ATHANASI  
    "JESHILE”
( Tregim i Jetuar)

            (Ky tregim ka marrë shkas nga analiza e vëllimit “JESHILE” të poetit: LUAN XHULI. Dhe, si i tillë, është shkruar për t’u paraqitur në trapezën e shoqërisë letrare Xingografia, ku edhe do të vlerësohet. Në rastin më të mirë, do të fitojë një buqetë me lule të freskëta. Kaq është  “buxheti” ynë)
            Lexim të këndshëm,  miqtë e mi ! 

            E ndërpreva  rileximin e  vëllimit “JESHILE  të mikut tim LUAN XHULI kur në “Kafenenë e preferuar”, erdhi e zuri vënd një shoku im.
            – Kush është ky poet?, – më pyeti dhe menjëherë pa kopertinën e librit: -Ah, po, -vazhdoi ai. Kam lexuar prej tij diku, po s’më kujtohet se ku. Në mos gabofsha, ky autor është rreshtuar në dhjetë botimet më të mira të vitit (2014) dhe është anëtarë i “Klubit të Poetëve Grekë të Athinës”. Në qoftëse e mbaj mirë mënd, vëllimi titullohet: “AGJIOS PRODHOTIS” (ËNGJËLLI TRADHËTAR). Dhe për mua është një ËNGJËLL i njëmendtë, ndonëse i tjetërsojtë në poezi.
            Unë buzëqesha dhe nuk e lashë të shtrydhte trurin. Kaq mjaftoi. Tani e kam rradhën vetë të flas për ‘të.
            Luan Xhuli, miku im, është një njeri modest që..., s’ka asgjë prej ËNGJËLL, vetëm se vuan si ata dhe ende s’ka gjetur mënyrën t’i marrë hakun së keqes. Ai  ‘s’u bë dot ç’ka ëndërroi. Dritës i dha besë dhe mbeti gur i rrahur në..., misionin e jetimit pa stinë. Natyrisht i martuar e me fëmijë që, në gjëndjen aktuale, gjithashtu, janë të martuar. Megjithëse datat e tyre, janë po ato. Kurse përvete mbeti kalendar i uritur. Me një çantë ku përzihen receta ilaçesh me ndonjë varg poetik të lindur këtu e atje: rrugës me pluhur. Mëngjesin e quan vëlla të vogël. Kurse stinët, motrat e tij binjake. Psenë e kësaj e di poeti dhe ne (sidomos ne të prozës) s’kemi të drejtë të pyesim. Këtë edhe ai e kupton, prandaj shton si një bashkëbisedim me këdo lexues: “t’i them që të mos çuditesh për asgjë nesër”. Dhe unë vërej se marsin s’e ka zëmëruar asnjëherë. Kuptohet nga që u këndon përherë luleve dhe për vete është kthyer në mushkonjë që bredh nga drita në dritë. E mbase për t’u katandisur edhe në hardhi të plakur hirnosur nga ankthi e pritja. Ah, se gati harrova. Në një çast nervozizmi, ka dashur të pushkatojë yjet. Jo për gjë, por sepse nuk i duron gënjeshtarët me emra yjesh. Veçse,  ky veprim  (për ne prozatorët) ËSHTË SHKAKU PA TË CILIN..., nuk do të sillte zëmërimin e tyre. Dhe të rezikohesh nga mallkimi i Jupiterit, kurajua për këtë, është gjëja më me zarar që mund të bëjë njeriu në Tokë. Mos ndofta për këtë arsye, “një të djelë dhjetori”, iu desh të pranojë se klorofili i fjalës  dhe ngjyra e dritës, iu ndryshkën si dritare të vjetra?  Dhe poeti çuditet pse oborri dhe gjithçka brënda shtëpisë e shohin me frikë! Kur e di se flë në dyshek ajri si “djall” që me ëngjëjt bashkëjeton.
            Ky  njeri pohon se është grindur një jetë me veten, gjysëm jete me gruan, një çerek me fëmijët dhe vetëm një çast me dashurinë. U grind,  por ama është modeli i saj si një grinjar i dashur. Vështirë është të ketë të tillë, por jo e pamundur. Për prototipin e saj, sapo jua citova. Dhe të jeni të bindur që edhe këtu, Ai arrin, renajën. Do të më thoni që ne po flasim për poezinë. E dini?  Ai nuk i mban mënd përmëndësh ato. Se ka një..., memoradium të përbashkët. Edhe poezitë e tij nuk e duan këtë. Atyre nuk u pëlqjenë hollësitë; aq më pak rinumërimi.  Gjithashtu poeti nuk pyetet sa herë ka dashuruar. Mbase edhe për këtë shkak memoria lëviz si merimangë për të pështjellur caqet e veta me skrupujt e saj.
            Shikoni, miqtë e mi! Ai hedh vargjet për dorën përkëdhelëse të nënës dhe unë e përfytyroj se si ajo ia bënte flokët kaçurrel (siç edhe pohon) dhe se si i ranë nga koka ato flokë aq të bukur tani, që nëna s’është më. Kjo thënie sa e mirëgjetur, aq edhe tepër e hollë e shkëputur  për nënën si nga ajo hapsirë drite që quhet spektrum. Kjo sillet nga poeti për t’i ndriçuar asaj rrugën për në amëshim. Se spektrum është vetëtimë që nuk zbret nga lartë poshtë, por nga e kundërta. Ajo ngjitet lart si e dërguar nga ZOTI  për t’i ndriçuar rrugën e të dashurve tonë në amëshim. Se është mbi stratosferë dhe tenton skajin. Lum ata shkencëtarë që e kanë fiksuar në video për të kënaqur shpirtrat tanë. Dhe jo vetëm. Por nga ana tjetër, si të vazhdonte nëna e tij të qe sërish e kësojjetëshme, autori  e ndjen përlotjen e saj. Gjuha e shpirtrave qënkërka e çuditshme. Ajo, edhe në mosdukje, ka kodin e saj të kumtit,  ashtu si pëshpërima në vëndin e lutjeve për Zotin, të drejtën kishtare, ka. Po edhe muzika në të njëjtin çelës harmoninë tingëlluese kërkon. Dhe vazhdon jeta me harresa. Ashtu si gota bosh e uzos rikthehet; ndërsa orës në trapezë i ka mbetur bateria, qiraja e shtëpisë ishte lënë papaguar. Harresa e trëmb poetin mos zvogëlohet papritur. Dhe kështu, lë mënjanë faktin se stadi i kësaj moshe, s’ka mbërrijtur vetëm për ‘të.
            Ç’them dhe unë?  Sapo shkrova dhe i kujtova vargjet që ai ka hedhur për të ikurit nga kjo Botë. Është për të qeshur, por i vërtetë dyshimi i tij se: kur të vijë sahati i mbramë,  edhe lotët mund të jenë bërë elektronikë. Ky shqetësim do të mallëngjente këdo moshatar. Prandaj poeti ynë i ka zili të..., ikurit e tanishëm. Po ashtu e xhelozojnë dhe prillet e dikurshme. Kur mamaja lidhte flokët me shaminë me ojna,  babai vendoste kapelen mbi sy dhe poeti ynë vonohej mbrëmjeve me kaçurrelet e tij lyer me xhelin e diellit. Ky e ndjen të gjallë, (më 14, gusht) vigjiljen e Shën Mërisë. Dhe pohon se fjalën “të dua” nuk e përsërit si këngë gjinkalle, edhe kur me gjasë, është i detyruar që varjantin e saj t’a përdori. Ai, i rikthehet Poezisë për mikun e tij të ikur. Vargu: “Mos u largo, Xake, mos!”,  të rrëqeth. Për të vazhduar me motivet pse ia kërkon moslargimin, mos-braktisjen. Si mik i gjakut? Mbase. Por, ajo që ka më tepër rëndësi është..., se ka nevojë për shtrëngimin e asaj dore, NJERI. Dhe, meqë jemi te NJERIU, LUAN XHULI, nuk do që të duket. Veçse, kjo nuk do të thotë se s’i pëlqen t’a shohin.  Poezia e shkruar për këtë e zbërthen në detaje, si diçka të skeduar pa çmim. Vërtet: ç’vlerë mund t’i vësh faktit që njeriu kujton pregatitjet për te prindërit kur shkonte pranë tyre në fshat? Rakinë për babanë, se për nënën... Dhe kujtesa pas vitesh kur ata s’janë më.

            Shoku im, kur ia lexova këtë poezi, u përlot. Dhe e dini pse? Sepse ai ishte rritur jetim dhe qe nisur nga Tirana për në Shijak te prindërit e së shoqes. Rakinë për babanë e saj, (të cilin ai e nderonte si të qe i tij) ajo i tha se e kishte marrë me vete, si përherë. Në të vërtetë, ekonomia e bëri që t’a kursente këtë shpenzim për këtë rast. Në Maminas,  ky u kujtua dhe e përsëriti pyetjen. Të shoqen e vrau ndërgjegja dhe tha: jo. Nuk e kam marrë. Ndaluan taksinë me të cilën udhëtonin dhe në të vetmin dyqan ushqimor që ishte aty e morën shishen me raki dhe vazhduan udhëtimin. Që atëhere mund të kenë kaluar katër dekada. Gjithkujt nga brezi ynë me gjasë, ka shkelur në këto monopate. Prandaj LUAN XHULI, ka futur detaje të tilla. Jo gjithaq për të zbrazur mbresat  e tij, se sa për të përgjithësuar dukurinë dramatike në sistemin e gremisur. Këtë të zezë që i ka sterrosur jetën një populli të tërë. Ja edhe arsyeja kur flet për ngjyrat. Të zezën Ai e tret me ilaç që të shërojë ikjen. Vishnjen e ngjyros si merakun e nënës dhe portokallinë kujdeset t’a ketë si dhuratë për PUTHJEN E PARË. 
            Kush nuk e kujton atë?!? Thua vërtet të ketë NJERI  që s’ka dashuruar të paktën një herë në këtë Botë e në këtë Jetë?!?
            Luan Xhuli miqtë e mi, akoma mbledh nuancat në kopshtin e vogël dhe fton çudinë e tij, për të ngjyrosur ëndrrat. Ja ku ndryshon poeti nga të tjerë që edhe vegimet në gjumë a syçelë, i shohin vetëm BARDH E ZI.
            Dhe kjo është më e pakta. Se ka nga ata që shohin në çdo gjë, DJALLIN ME BRIRË.
            Prapambetja dhe mediokriteti, fillesat e saj aty i gjen. Si një rrëpirë që ujëvarën përcjell në zhaurrimën e saj shkatërrimtare. Të ketë patur këtë krahasim ndër mënd poeti kur i thuri vargje morfologjisë mbi shenjat e pikësimit në jetën e tij? Mbase. Por shtjellimi për SINDAKSËN,  ai e ka rezervuar kur iu desh të shkruajë për... EMIGRANTIN. Për këtë mbiemër të papërcaktuar. Pa vetë. Pa numur. Asnjëherë të shkruar me gërmë të mëdhe. Unë dhe askush / Të gjithë dhe asnjë. /Lëvizje komete. E papërcaktuar ora kur do të bjerë. / I ikur me profesion lëvizës.
            Dhe, ç’është më tragjikja.  I PA ATDHE! 
            Ai duket sikur nuk  është merakosur asnjë herë për fjalën. Dhe bën shumë mirë. Nuk ka asnjë motiv t’a përkëdheli atë. As t’a veshi me petka të bukura. Ai flet shkoqur kur i duhet të përcaktojë humbjen e cila, ashtu si numuri dy ardhërka me dy gërma. Dhe flet për dramën fare thjesht:
            Nënën e lashë. Babanë e humba. /Dy varre koshere mermeri, /në mbretërinë e merakut. /Nëna loton.  /Babai thërret po s’e dëgjon nëna.../ Lotët bërë stalagtite,  /asnjë shkrirje s’i transformon. /Thatësirë. Rrugë të kripura, /mollëve /shprishur nga rrudhat dhe humbja.
            Poeti, miqt e mi,  nuk pyetet pse i karakterizon ashtu lëndoret, apo edhe frymorët. Për shëmbëll: kur i duhet të shprehet se çfarë është... MOSHA E TRETË, hedh vargjet:
            Dikur/ kisha një qen. /Ngordhi, /pa mbushur sezonin e lejes. /E varrosa,  duke lehur unë, / në vënd të qarjes!
            Pas leximit të tyre, secili nga ne, mediton dhe..., kalibron sjelljen e tij.
            Në faqen pasardhëse, do të shohim se si mësuesi i dikurshëm i letërsisë e korigjoi poetin në përdorimin pa vënd të “rr-së”së fortë.
            Në çast, më detyroi të shkruaja fjalën “varr” /dhe unë nga frika e shkruajta me “r”të butë.
            Më pyeti: / – Po “r” -në tjetër ku e çove?
            – Në varr, zoti mësues,  /asnjëherë nuk adhurova ikjet.
            * * * * * *
            Dëgjoni, miqtë e mi:
            – Po të hedh në këtë shkrim gjithçka lëçita mbi këtë poet, mendoj se gaboj. Në një farë mënyre, përjashtoj. Kë? Atë që duhet  të lexoni (dhe zbuloni ju ) për të kuptuar (dhe nxjerr në pah) me aftësinë  e menjëhershme tuajën ku: panevojshmëria e arsyetimi i vetëdijshëm juaji, përjashtohet. Dhe e dini pse? Ngaqë asnjë poezi nuk është hermetike, siç na janë mësuar sytë (jo rrallë ), të shohim te autorë të tjerë. Jeta këtu ka ardhur e zhveshur nga ornamentet. Vetëm vargu që flet se këtë behar nuk munda të zëvëndësoj këmishën, tregon dramën ekonomike në të cilin kalon vëndi e bashkë me ‘të edhe familjet tona, këtu ku zgjodhëm të kalojmë këtë çerekshekulli e të pleqërojmë.
            Sa më përket mua, ndjej keqardhje që e lexoj kaq vonë këtë vëllim poetik. Këtë dritë jeshile të çelur dy vite më parë. U desh një takim letrar që të më binte në dorë ky libër i cili më freskoi, por edhe më vuri në mendime.
            Më lejoni t’u them se në promovimin e një libri, rastisa të isha pranë dy shokëve me të cilët sapo u njoha. Mua më kishte mbaruar minutazhi mujor i celularit. Por edhe të dy të porsanjohurve, gjithashtu. Kësisoj, nuk mund të këmbenim numurat e tyre. Në çast më lindi ideja për të shkruar tregimin. Se dihet. Që të botohet një libër, jo vetëm nuk merr honorar, por duhet të paguash. Ja ku është konflikti, ose: ajo që kanë thënë latinët: CONDITO SINE QUA. Ose: KUSHTI PA TË CILIN...  Prandaj telefonave tonë celular u mungonin kreditet. Dhe..., s’ishte aspak rastësi. Pasi mbylla edhe faqen e fundit të librit, mendova se mund t’a shkruaja si tregim të gjithë këtë persiatje. Siç edhe e kam zakon, do t’a paraqes në shoqërinë tonë letrare XINGOGRAFIA dhe në qoftëse vlerësohet, do të fitojë një buqetë lule.

            E ndërsa e redaktova dhe po e përgatisja shkrimin për botim, miku im POETI LUAN XHULI, më dërgoi këtë email, të cilin po e hedh të fotokopjuar siç më erdhi.

            “S’ka as dy javë që qarkullon në gjuhën greke vëllimi i ri poatik: “GJIMNOS” (“LAKURIQ” )
            Një jetë përpiqemi që të zhveshim veten dhe të tjerët nga hipokrizia, sjellja jo njerëzore dhe rrugaçëria e ndjenjës...
            Përsëri na rëndojnë supet nga e paqëna,  nga e pabesa, nga puthjet (pështymat) e padenja.
            Dje shtypi i së djelës, kishte shkruar diçka të veçantë për këtë. M’u duk vetja i vogël përpara madhështisë. 
            Edhe një herë përqafime! Mes shokësh të mirë, ngushëllimi bëhet energji e re.
            Luani! “

    SOTIR ATHANASI, 
  Dërguar nga Gjeneva
 11, Janar, 2018! 



2018/01/09

Letër nga Ilir Demalia

Vatra e fikur dhe Qirjo Mishto

Nga Ilir Demalia

Vendimi e presidentit Ilir Meta, në dhēnien e nënshtetsisë shqiptare kryepeshkopit Janollatus, pati përkrahjen dhe aprovimin e gjithë skalioneve politike të së njëjtës politikë të këtij 28 vjeçari që përkon edhe me ardhjen e Janolatusit në krye të KOASH. Kjo politikë resulton pakundështueshëm, abozim e korrupsion si  shërbim publik, shtetror, kombëtar, por edhe abuzim , vjedhje të pasurisë publike dhe parasë shtetetrore, tentim për shitje të territoreve shqiptare, e të tjera e të tjera....

Por ajo që më ra në sy dhe nuk mund të anashkalohej, ishte qëndrimi I organizatës Vatra me kryetarin e saj të ri me politik të vjetër Dritan Mishto, pa shkruar këtu për nën/kryetarin Agim  Rexha, si mosdije e padijes që refuzon pë të mësuar të mësoj atë që nuk mëson dot, megjithëse është për karagjozllikun dhe injorancën  shtetrore, I dekoruar nga Presidenti Bujar Nishani, si “ Nderi Kombit”, si dhe shumë dekorime të tjera në diasporë dhe Shqipëri, pa pse dhe pse?  Por kot më kot  si qoka miqsish dhe dekoratash të blera si rëndësi e pavlefshmërise së dekoratave.

Vatra prej largimit të Fan Stilian Nolit nga kjo jetë nuk ka pasur më autoritetin dhe funksionin e një institutioni në diaspore si fuqi venduese dhe kontribuese, krijuese dhe zbatuese  e ndarjes se Kishës Autoqefale, ndikimin në politikën amerikane dhe europine për Pavarsinë e Shqipërisë, ngritjen dhe ndriçmin kulturor nga njerëz të dijes dhe kulturës që mbetën në panteonin e vlerave shpirtrore, kulturore, kombëtare.

Vatra prej 4 dekadash ngjason më një klub pensionistash qe luajnë domino dhe veteranësh që tregojne pallavra folklorizmi patriotik.

Sidoqofte edhe pse kjo gjendje mjerueshme, kishte ruajtur njëfarë simbolike kombëtare dhe në respekt të dy korifejve kombëtar Noli e Konica, si  krijuesit e Vatrës dhe Diellit.

Më qendrimin e fundit të Vatrës, duke mos marr asnjë qëndrim në lidhje me nënshtetsinë e Janollatus, ku është shkelur statusi I KOASH që kryepeshkopi duhet të jetë shqiptar dhe I lindur në Shqipëri, liturgjitë duhet të këndohen në shqip dhe jo në greqisht, siç bën e bëri Janullatos edhe pas marrjes së nënshtetsisë, duke mos shqiptuar as fjalën faleminderit. Me këtë mosprenoncim apo sëpaku një spjegim pse  Vatra me   kryetarin Dritan Mishto, hesht sëbashku me kryesinë,  ka përdhosur dhe më Vatrën e fikur prej kohësh.

Lind pyetja, përse e bën Mishto këtë dhe  çfarë interesash ka?

Përse e aprovon Mishto dhe kryesia e Vatrës dhe vatranët?

Gojët e liga thonë se lidhet me bashkëshorten e Mishtos, Agita Mishto, si anëtare e bordit të grave greko-amerikane dhe secretare e kësaj organizatie!

Disa thonë se lidhet dhe më abozime financiare që fillojnë nga Shqipëria në pozicionet që ka pasur Mishto, dhe pastrohen këtej si investim edhe me financat e Vatrës. Fakti e blerjes së një gondine 1,200000 dollar cash, blerë nga Zef Bala ne emër të gruas së Dritan Mishtos, Agita, flet qartë dhe mban erë...

Tashmë kalimi pronsive si pastrim parash  në emër të familjarëve nga njerëz me  funksione shtetrore që kanë pasur në shtetin shqiptar  njihet.  Një hetim duhet te filloj dhe me Mishton si ish këshilltar i Berishës në vitet e rrupatjes së madhe dhe më vonë si ish konsull në New York dhe se fundi si kryetar i Vatrës.

Këto mbetet të na i sqaroj Qirjo Mishto!

Letër nga New Yorku-ShkruAn Beqir Sina

Kryeministresha Theresa May : “Askush nuk mund të shqetësohet për shëndetin mendor të Presidentit Trump”

Nga Beqir SINA New York

Presidenti është në rregull, me çdo vendim të tij, dhe jemi duke punuar së bashku, tha homologia e tij britanike.

NEW YORK : Kryeministria britanike Theresa May, sipas të përditshmes njujorkeze Daily News,  nuk pranoi të “merret” me sugjerimet se Presidenti Trump, nuk ishte mentalisht i qëndrueshëm pasi autori i një libri të sapo dalë, tregonte në libër për përshtatshmërinë e tij, për Zyrën Ovale.

“Epo!……..”, ishte përgjigjja e thjeshtë, që mund t'i jepej gazetarit nga BBC One kur ai kërkojë një përgjigje autotirative, nëse njerëzit duhet të shqetësoheshin për aftësitë mendore të Presidentit të SHBA, Donald Trump.

"Kur unë flasë me Presidentin Trump, ajo që unë shoh është dikush , ai është i angazhuar për të siguruar që është presidenti i cili merr vendime në interesin më të mirë të Shteteve të Bashkuara," vazhdoi duke thënë ajo në një intervistë të transmetuar sot të dielën.

Javën e kaluar, doli libri "Zjarri dhe furia e Michael Wolff-it: Brenda Shtëpisë së Bardhë Presidenti Trump" një libër ky që ngre pretendimet “eksplozive" se Trump nuk donte të ishte President, dhe luftimet e hollësishme të West Wing gjatë vitit të parë të administratës, ishin shumë domethënëse.

Autori i librit me fragmente dhe intervista televizive, pretendon se shumë njerëz në rrethin e brendshëm të Trump besojnë se ai ka humbur kontrollin e tij mbi realitetin, sipas tij.

Kjo bëri sipas Daily News që Presidenti të shkojë në të shtunën në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë, vet mbrojtje, duke etiketuar veten një "gjeni të qëndrueshëm" dhe "si, njeri me të vërtetë të zgjuar”, në një stuhi shpërthyese për aftësitë mendore të Presidentit të SHBA, hedhur kundra tij me shkas nga libri i Michael Wolff-it.

Kryeministresha May, e njohur si mikesha e Presidentit Trump,  duke u shfaqur në "The Andrew Marr Show" të BBC One, u pyet nëse Trump, ishte një "fëmijë, apo një gjeni i qëndrueshëm".

"Natyrisht, unë kam punuar me Presidentin Trump në një numër çështjesh, dhe ne vazhdojmë të punojmë së bashku me Shtetet e Bashkuara për një numër çështjesh", që mund të jap një përgjigje shumë më pozitve, dhe më të bindshme sesa ajo e librit të Michael Wolff-it.

Lidhur me atë për ata që ajo mendojnë për Donald Trump, sipas thënjeve të librit të Michael Wolff-it, Kryeminitresha britanike Theresa May tha: "Ajo që unë di prej tij është se Trumpi është dikush që merr vendime për atë që ai beson se ajo është në interesin më të mirë të Shteteve të Bashkuara".

"Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe unë do të marrim vendime të përbashkëta me këtë President për ato çështje që ne besojmë është në interesin më të mirë të Britanisë së Madhe dhe SHBA", tha ajo.

Mund të tregojë gjithashtu se Komandanti i Përgjithshëm i SHBA, shumë shpejt do të "vijë në Londër në një vizitë të nivelit të lartë", por nuk tregoi se kur Trump mund të vizitojë Britaninë e Madhe megjithse me telefon kemi biseduar disa herë tha May.

Ndërsa Trump edhe 13 ditë iu afrua një viti në Shtëpinë e Bardhë, ai ende nuk bëri një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar - një vend ky e cila është një aleate e madhe e SHBA

Disa plane për një vizitë shtetërore janë vonuar ose janë tërhequr për arsye të ndryshme.

Pavarësisht këtyre spekullimeve, kryeministria britanike Theresa May i tha gazetarëve vitin e kaluar ka pasur një ftesë zyrtare për vizitën e Presidentit Trump e ofruar në fillim të vitit 2017, e cila ende qëndron për Donald Trump.

Një javë mbasi Presidenti i SHBA, Donald Trump u betua si Presidenti i SHBA, takimin e parë e pati me Kryeministren britanike Theresa May, ku së bashku morën pjesë në një konferencë të përbashkët shtypi në Shtëpinë e Bardhë më 27 janar 2017 në Uashington DC. Kryeministri May bëri vizitën në Shtëpinë e Bardhë, dhe kishte një takim dypalësh në Zyrën Ovale me Presidentin Trump.

2018/01/02

Dritan Demiraj : "Ngritja dhe Rënia e Shtetit Islamik”.

Ish Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj,kohë më parë  ka botuar librin e tij të 29-të, që ka 734 faqe ,e i cili titullohet: “Ngritja dhe Renia e Shtetit Islamik”.

Image result for Ngritja dhe Rënia e Shtetit Islamik


Sipas tij ky libër flet me detaje për gjithë historinë e krijimit, zhvillimit, strukturën, strategjinë ushtarake, globale, mediatike, terrorizmit global dhe se si u forcua grupi më i rrezikshëm në histori.

Është ky nje liber qe flet me detaje per gjithe historine e krijimit, zhvillimit, strukturen, strategjine ushtarake, globale, mediatike, terrorizmit global dhe se si u forcua grupi me i rrezikshem ne histori.
Si u krijua Kalifati Islamik, 16 komandat dhe qeverisjet e tij ne provincat e Irakut dhe Sirise. Drejtuesit e tij dhe komandim-kontrolli.

Nje analize e hollesishme e te gjithe sulmeve qe kane zhvilluar deri me sot. Mesime te nxjerra nga Xhihadi ne Siri dhe cilat jane taktikat, teknikat dhe strategjia me e sukseshme per mposhtjen sa me te shpejte dhe efektive te ISIS-it.

Neper 18 kapitujt e librit do te gjeni fakte dhe informacione qe i lexoni per here te pare.




Ngritja dhe rënia e “Shtetit Islamik”


Pas brutalitetit të banorëve që jetojnë nën komandën e tij për më shumë se tre vjet militantët po luftojnë tani të qëndrojnë në xhepat relativisht të vegjël të territorit në Irak dhe në Siri, të rrethuar nga forcat lokale nga të gjitha anët.

Pak, megjithatë, presin që ISIS-i të tërhiqet plotësisht ose që gjakderdhja në të dyja vendet dhe në rajon të përfundojë shpejt.

Ja një vështrim rreth grupit të “Shtetit Islamik”, lulëzimi dhe rënia e “kalifatit” të tij dhe çfarë të presim tjetër: një “Kalifat” jo më ISIS, i cili doli nga mbetjet e “Al-Qaida”-s në Irak, filloi përhapjen e tij në të gjithë Lindjen e Mesme në fillim të vitit 2014, duke kapërcyer qytetin irakian Falluxha dhe pjesë të kryeqytetit të afërt provincial të Ramadit. Në Siri ai mori kontrollin e vetëm të qytetit të Raqqës, pasi hoqi dorë nga fraksionet rebele siriane.

Në qershor të 2014-s, ISIS-i mori Mosulin, qytetin e dytë më të madh të Irakut, nga ku lideri i tij Abu Bakr al-Baghdadi, shpalli një “kalifat” të vetëquajtur, një deklaratë e ngjashme me një tërmet që do të reduktonte përkohësisht kufijtë dhe do të shkundë të gjithë rajonin. ISIS-i premtoi drejtësi, barazi dhe një utopi islamike, fetare.

Related image

Por gjatë viteve të ardhshme terrorizoi njerëzit që jetonin nën kontrollin e saj, duke i masakruar sistematikisht anëtarët e komunitetit të vogël të “Yazid”-it në Irak, duke rrëmbyer gratë dhe vajzat si skllave seksuale, duke u prerë kokat gazetarëve perëndimorë dhe punonjësit e ndihmës dhe duke shkatërruar disa nga vendet arkeologjike dhe kulturore të Lindjes së Mesme.

Related image

ISIS-i tërhoqi gjithashtu një ekuipazh të varfër të luftëtarëve të huaj, kryesisht të rinj të margjinalizuar evropianë dhe të huaj të tjerë që morën pjesë në kauzën e tyre. Por ai tjetërsoi myslimanët sunitë të zakonshëm, të cilët gjetën te ISIS-i interpretimin e ashpër të islamit që po përhapej edhe në zona larg Sirisë dhe Irakut.

Çfarë mbeti?


Shtetet e Bashkuara filluan fushatën e tyre të sulmeve ajrore kundër ISIS-it në Irak në gusht të 2014-s dhe një muaj më vonë në Siri.

Në Irak ajo u bashkua me forcat qeveritare që punonin me milicitë e udhëhequra nga shiitët, si dhe me luftëtarë kurdë irakianë të njohur si peshmerga.

Në Siri u bashkua me luftëtarët lokalë sirianë të drejtuar nga kurdët, Forcat Demokratike të Sirisë.

Të mbështetur nga dhjetëra mija sulme ajrore të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, këto forca morën bastionet e ISIS-it gjatë viteve. Goditja më e madhe erdhi në korrik kur Mosuli, i konsideruar gjatë si kryeqyteti administrativ i ISIS-it, u çlirua.

Në Siri ISIS-i duket se po shkon drejt rënies, pasi Forcat Demokratike Siriane të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara, SDF-ja dhe forcat qeveritare siriane, të mbështetura nga aleatët e tyre rusë, po i sulmojnë ato në ofensiva të ndara dhe të njëkohshme. Ekstremistët humbën “kryeqytetin” e tyre Raqqan, ku SDF-ja e shpalli fitoren.

Mayadeen, një qytet në zemër të luginës së lumit të Eufratit pranë kufirit me Irakun ku militantët pritej të bënin qëndrimin e tyre të fundit, ra në duart e trupave sirianë gjatë fundjavës.

Në Irakun e Veriut xhihadistët nuk mbajnë më asnjë qytet pasi bastioni i tyre i Hawijës ra këtë muaj. Ushtria e Irakut është duke u përgatitur për të luftuar ISIS-in në territorin e tij të fundit – shkretëtirën zvarritëse të Anbarit, që shtrihet deri në kufirin sirian.

Çmimi i paguar

Shkatërrimi i ISIS-it ka ardhur me një kosto shkatërruese si për Sirinë, ashtu edhe për Irakun, si edhe për vuajtjet e mëdha për ata që pësuan regjimin brutal të militantëve, transmeton "Zeri.info".

Luftimet dhe sulmet ajrore kanë shkatërruar dikur qytete të lulëzuara, duke i kthyer ato në horizonte tragjike të blloqeve të thurura të apartamenteve, duke rrafshuar shtëpitë dhe duke shembur rrugët dhe urat. Në Ramadi, Mosul dhe Raqqa dëmi është tronditës.

Dy javë më parë koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara njoftoi se ka kthyer më shumë se 83 për qind të tokës së ISIS-it në popullatat lokale që nga viti 2014, duke çliruar më shumë se 6 milionë sirianë dhe irakianë.

Të paktën 735 civilë janë vrarë pa paramendim nga sulmet e koalicionit, edhe pse aktivistët dhe monitoruesit e luftës vlerësojnë se numri i tyre është shumë më i lartë. Beteja nëntëmujore për të çliruar Mosulin çoi në vdekjen e 1.500 në radhën e forcave irakiane.

Të paktën 1.100 luftëtarë të SDF-së u vranë në betejat për Raqqa dhe Deir el-Zour të Sirisë deri në fund të shtatorit, sipas koalicionit.

Gjatë tre vjetëve që ISIS-i filloi ndërtimin e “kalifatit” të tij janë vrarë mijëra njerëz, janë zhvendosur miliona dhe është punuar shumë për t’i futur fëmijët me doktrinë ekstremiste



Dritan Demiraj bën bashkë politikanë dhe drejtues të policisë, i pranishëm edhe Meta (FOTO)

Libri “Ngritja dhe Rënia e Shtetit Islamik” flet me detaje për historinë e krijimit, zhvillimit, strukturën, strategjinë ushtarake, globale, mediatike, terrorizmit global dhe se si u forcua grupi më i rrezikshëm në histori.

Image result for dritan demiraj

Si u krijua Kalifati Islamik, 16 komandat dhe qeverisjet e tij në provincat e Irakut dhe Sirisë. Drejtuesit e tij dhe komandim-kontrolli.

Image result for dritan demiraj

Në këtë libër, ish-komandanti  dhe ish Ministri i Punëe të Brendshme ,kolonel  Dritan Demiraj, bën një analizë të hollësishme të të gjithë sulmeve që janë zhvilluar deri më sot nga terroristët.

Image result for dritan demiraj

Mësime të nxjerra nga Xhihadi në Siri dhe cilat janë taktikat, teknikat dhe strategjia më e suksesshme për mposhtjen sa më të shpejtë dhe efektive të ISIS-it.

Libri ka 18 kapitujt që sjellin fakte dhe informacione që siç është shprehur Dritan Demiraj, i lexoni për herë të parë.


Dritan Demiraj është ushtarak karriere. I liruar nga ushtria pas 31 vitesh kontributesh, me firmë të ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli në vitin 2014.

Image result for dritan demiraj

Demiraj ka 24 medalje në ushtri dhe 27 në sport. Komandant i Forcave Speciale të Ushtrisë, aq sa njihet si “babai”, udhëheqësi i parë luftarak në terren dhe trajnues i misioneve “Eagle” (nga 1-7), pedagog, autor i shumë librave, manualeve e kumtesave deri në kategorinë akademike të kërkimit shkencor.
Related image
Është  i dekoruar me “Nderi i Kombit”, dekoratë presidenciale.

Arsimi

Shkolla e Mesme Ushtarake “Skënderbej”. 1983-1987
Akademia Ushtarake “ Skënderbej”. 1987-1991
Universiteti i Sporteve, Tiranë “ Vojo Kushi” 1992-1995
Fakulteti Juridik. 1992-1996
Akademia e Rendit Publik. 1994-1998
Akademia e Mbrojtjes (Kursi i Shtabit të Përgjithshëm), Tiranë. 2007-2008 2008
Universiteti “Iliria” Prishtinë, Master për Marëdhëniet
Ndërkombetare dhe Diplomaci. 2007-2009

Akademia e Forcave të Armatosura,
Kursi i Lartë i Oficerit, Tiranë. 2011-2012

Kolegji Europian i Sigurisë, Qendra Marshall (Kursi i Lartë i Studimeve të Sigurisë
& Terrorizmit) Garmicsh, Gjermani. 01.03.13-05.04.1013

Kolegji i Mbrojtjes, Kursi i Lartë i Sigurisë dhe i Mbrojtjes,
Tiranë. 06.09.13-09.12.2013

Doktoraturë në punim. Tema: Forcat Speciale nën një
perspektivë të re luftimi bashkëkohor.

Rast studimi Afganistani. Akademia e Forcave të Armatosura. 2010-2014

Kualifikime dhe kurse brenda dhe jashtë vendit


Kursin e Forcave Speciale, Alb, 20.11.94-25.03.1995
Kurs për Luftrat e Mbyllura, Belgjikë, 09.99-05.10.1999
Kurs për Mbrojtjen Ekzekutive, FS Turke, 01.00-25.02.2000
Kurs për Bodyguard, FS Turke, 05.00-23.06.2000
Kurs për gjuhën Angleze, Universiteti Riponand York, Angli, 10.00-15.11.2000
Kursi i Snajperit, FS Turke, 04.01-18.04.2001
Kursi i Mbijetesës në Xhungël, 05.02-02.06.2002
Kursi Special Komando Operation, Gjermani, 06.03-15.06.2003
Kursi i avancuar i Bodyguardit, Alb 02.04-08.03.2004
Kursi Themelor i Oficerit të Shtabit, Alb, 03.04-15.06.2004
Kursi Special Komando, Gjermani, 06.04-30.06.2004
Kursi Komando Alpine Verore, Gjermani, 07.04-30.07.2004
Kursi Komando Alpine Dimërore, Gjermani, 11.04-30.11.2004
Kursi i Liderit Alpin, Dimëror,Gjermani 01.05-29.01.2005
Kursi Operacional CIMIC i NATO-s, Itali, 05.05-01.06.2005
Kursi Bazë i Zhytjes nën ujore, Alb, 06.05-30.06.2005
Kursi i Liderit Alpin,Veror, Gjermani, 08.05-12.09.2005
Kursi ushtarak i skive, Zvicër, 01.06-22.01.2006
Kursi i Kërkim Shpëtimit Dimëror, Zvicër, 01.06-04.02.2006
Kursi i Gjuhës Gjermane, Gjermani, 03.06-14.08.2006
Kursi i avancuar i Snajperit,Gjermani, 08.06-03.09.2006
Kursi i hedhjeve tè lira me Parashutë,Gjermani, 09.06-27.09.2006
Kursi i avancuar CQB me FSpeciale Amerikane 05.08-13.06.2008
Kursi për Forcat Speciale “Eagle Strike 09” me MTT US
Special Forces General Dynamics 07.04.09-06.08.2009

Kursi i vëzhgimit dhe i survejimit Jetburg me FS Amerikane, 09.09-07.10.2009
Kursi i Surveimit të avancuar me Amerikanët, 04.10-26.04.2010
Kursi i Anti terrorizmit në Qendrën e Luftës kundër
Terrorit ne Turqi 18.04.11-22.04.2011

Kursi i Luftimit të Afërt, BFS 04.11-05.05.2011
Kursi i Operacioneve Speciale, BFS 06.11-01.07.2011
Kursi për Forcat Speciale “Eagle Strike 11” me MTT
US Special Forces General Dynamics 10.08.11-05.12.2011

Kursi i Shtabit të SOCC në NSHQ, Monx, Belgjik, 04.12-27.04.2012
Kursi i Planizimit të SOCC, Monx, Belgjikë, 0412-04.05.2012
Kursi i Planizimit Operacional SOCC Pjesa I, Universiteti i
Përbashkët i Operacioneve Speciale, USA 14.05.12-25.05.2012

Kursi i Planizimit Operacional SOCC Pjesa II, Universiteti i
Përbashkët i Operacioneve Speciale, USA 08.10.10-18.10.2012

Kursi për Forcat Speciale “Eagle Strike 12” me MTT US Special
Forces General Dynamics 01.08.12-20.11.2012

Kursi i Luftës Kundër Terrorizmit (SOFCbTC) nga FS,
Universiteti i Përbashkët i Operacioneve Speciale, USA 07.01.13-18.01.2013

Kursi i Planizimit Operacional SOCC Pjesa III, Universiteti i
Përbashkët i Operacioneve Speciale, USA 10.04.13-24.04.2013

Kursi i Integrimit të Operacioneve Speciale, (SOIC) Universiteti
i Përbashkët i Operacioneve Speciale, USA 20.05.12-24.05.2013

Kursi i Luftës Asimetrike, (AWC) Universiteti i Përbashkët
i Operacioneve Speciale, USA 02.09.13-06.09.2013

Eksperienca në punë:

Pedagog në Akademinë Ushtarake “ Skënderbej” 02.06.91-20.11.1994
Reparti Special i Antiterrorit (Komandant Grupi) 11.94-03.09.1995
Instruktor i Përgatitjes Speciale, 03.09.95-18.05.1997
Reparti Special i Antidrogës (Shef Stërvitje ) 18.05.97-13.12.1999
Batalioni i Parë i shoqërimit të Presidentit 13.12.99-01.04.2003
Pedagog i Mbijetesës në Akademinë Ushtarake
“Skënderbej” 01.04.03-01.06.2004

Zv/ Komandant i Shkollës së Trupave Speciale 06.04-01.02.2007
Komandant i Forcave Speciale të Ushtrisë 02.07-01.10.2009
Komandant i Regjimentit Komando dhe FS 10.09-25.05.2010
Komandant i Forcave Speciale të Ushtrisë 05.10-16.11.2013
Shef i Qendrës së Simulimit, KDS 11.14-05.12.2015
Pedagog në Universitetin e Sporteve tw Tiranws 12.15-30.08.2016

Ministër i Punëve të Brendshme

Gjuhë e huaj:

Anglisht ( e mbrojtur në Universitet) nota tetë.
Niveli dytë Gjermanisht, shkolla e gjuhës Hurth, Gjermani.
Italisht, Universiteti i Tiranës, nota 10, Tiranë.
Botime enciklopedish, analizash, librash dhe manualesh:



Forcat Speciale dhe Lufta Asimetrike
Specil Forces and Assymtric Warfare
Ushtria e Kalifatit të Terrorit
Nëpër Labirintet e Shtetit Islamik
Afganistani- një paqe e vështirë. Analizë strategjike për luftën 14
vjeçare për luftën në Afganistan. 2014.

Forcat Speciale në Afganistan nën një perspektivë të re
të luftimit bashkëkohor. (Disertacioni). 2014.

Manuali i Planizimit të Grupimit të Forcave të Operacioneve
Speciale (SOCC) 2014.

Perspektivë Zhvillimi i Forcave Speciale Shqiptare. 2014.
Manuali i Planizimit të Forcave të Operacioneve Speciale 2013.
Doktrina e Forcave të Operacioneve Speciale Shqiptare 2013.
Enciklopedia e Mbrojtjes së Personaliteteve të Larta 2011.
Manuali i Planizimit të Forcave Speciale 2011.
Katalog Forcat Speciale Shqiptare në 100-in e Pavarësisë 2011.
Manuali Taktikat e Forcave Speciale Pjesa 1. 2009.
Manuali i Forcave Speciale Pjesa 2. 2009.
Katalogu 10 vjet Forca Speciale të Ushtrisë 2008.
Enciklopedia e Luftimit të Mbijetesës. 2007.
Manuali i Snajper kundër Snajper 2006.
Manuali Snajperit Pjesa 2 2006.
Manuali i Operacioneve Speciale Alpine 2005.
Manuali i luftimit në Qëndra të Banuara, MFT 3-17-1 2005.
Manuali i Operacioneve Speciale në Ndërtesa 2004.
Manuali i Operacioneve Speciale në Mjetet e Lëvizëshme 2004.
Manuali i Luftimit të Mbijetesës, MFT-3-7-1 2003.
Tai-Jitsu(vetëmbrojtje për Forcat Speciale dhe Komando) 2001
Kick-boxing 1998.
Xhudo 1997.
Karate 1996.


Gara dhe Tituj Sportive:



Boks Kampion 1991, vendi i dytë 1994.
Karate Kampion 1991, 92, 93, 94, 95, 96, 97, 98, 99,2000, 2001, vendi i 2-të 2002.
Kick-Box Kampion, Beograd 1995, Shkup 1996.
Alpinizëm Kampion 2004, 2005, 2006.
Mjeshtër i Merituar Sporti.
Instruktor Ndërkombëtar për Artet Marciale, Karate 5 DAN, Kick-Box dhe Tai-Jitsu 3 DAN.
Një nga sportistët më të mirë të shekullit në Karate, FSHK, 29 Nëntor 2012.
“Ushtaraku më i mirë i vitit 2012”, zgjedhur nga Televizioni Top Chanel dhe dorëzuar Trofeu i vitit me datën 23 Nëntor 2012 me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë.


Dekorata dhe medalje:

Medalja e Artë në Karate viti 1991,
Medalja e Artë në Karate viti 1992,
Medalja e Artë në Karate viti 1993,
Medalja e Artë në Karate viti 1994,
Medalja e Artë në Karate viti 1995,
Medalja e Artë në Karate viti 1996,
Medalja e Artë në Karate viti 1997,
Medalja e Artë në Karate viti 1998,
Medalja e Bronxit në Karate, Turqi viti 1998,
Medalja e Artë në Karate, Maqedoni, viti 1999,
Medalja e Artë në Karate viti 1999,
Medalja e Artë në Karate viti 2000,
Medalja e Artë në Karate viti 2001,
Medalja e Argjendtë në Karate viti 2002,
Medalja e Artë në Kick-Box 1995,
Medalja e Artë në Kick-Box 1996,
“Medalje Mjeshtër Sporti” Federata e Karatesë, 1996,
“Medalja e Artë për qitje me pistoletë” Shkolla e Këmbësorisë, Gjermani, 2003,
“Medalje e Argjendtë për qitje në kushtet e dimrit me snajper” Shkolla Alpine, Gjermani, 2005,
“Medalje e Karrierës mbi 10 vjet në FA” SHSHP, 2005,
“Medalje e Karrierës” mbi 15 vjet në FA, KFB, 2007,
“Medalje për Shërbime të Shquara” MM, 2007,
“Medalje për Shërbime të veçanta” SHSHP, 2008,
“Medalje Qitës i Dalluar” KBr 2008,
“Medalje e Shërbimit” KFB, 2008,
“Medalje për “Rrezultate të Larta në Përvetësimin e Programit Mësimor” KFB, 2008,
“Medalje Mjeshtër i Merituar Sporti” FK, 2009,
“Medalja e Komandantit” KFB, 2009,
“Medalja Qitës i Dalluar” KBr, 2009,
“Medalja Nderit për Shërbimin Ushtarak” SHSHP, 2009,
“Medalje për Shërbime të Shquara” MM, 2010,
“Medalje për “Rrezultate të Larta në Përvetësimin e Programit Mësimor” KFT, 2010,
“Medalja Shpëtoj Jetë” SHSHP, 2010,
“Medalje e Shërbimit” KFT, 2011,
“Medalja Artë e Shqiponjës” 2011, Shkurt, 2011, Presidenti i Republikës, Zoti Bamir Topi.
“Medalja e Komandantit” KFT, 2011,
“Medalja e ISAF−it të NATO−s Atikel 5” nga Sekretari i Përgjithshëm Rasmussen, Afganistan, 2011,
“Medalja Army Commendation−s” nga US Army, Afganistan, 2011,
“Medalje e Noble Patron of Armor ”2011 nga US Army, Afganistan 2011,
“Medalja Shqiponja e Artë” , Nr 31, Klik Expo Group, 2011,
“Medalja për Shërbime Ndërkombëtare” MM, 2012,
“Medalje e Karrierës” mbi 20 vjet në FA, KFT, 2012,
“Medalja Ylli i Gjeneralit” , Nr 1931, Klik Expo Group, 2012,
Medalje Trofeu si “Ushtaraku i Vitit” nga Televizioni Top Chanel me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë, 23 Nëntor 2012.
“Medalje e Mirënjohjes si një nga Sportistët më të mirë të shekullit në Karate, FK 29 Nëntor 2012.
“Medalje për Shërbime të veçanta” SHSHP, 2013.
Medalja “Nderi i Kombit” Shtator, 2014, Presidenti i Republikës, Zoti Bujar Nishani.
Dislokime dhe misione jashtë shtetit:



Herat, Afganistan, Shtator 2009.
Kandahar, Afganistan, Maj 2010.
Kandahar, Afganistan, Gusht 2010−Shkurt 2011.
Kandahar, Afganistan, Korrik 2012.
Spin Buldok, Afganistan, Janar-Shkurt 2013.



Flori Bruqi 

*****



NGRITJA DHE RËNIA E SHTETIT ISLAMIK”, kështu e ka titulluar librin e tij të ri kolonel Dritan Demiraj, i cili është në vazhdën e librave të mëparshëm të tij të së njëjtës linjë studimore të trajtuar me profesionalizëm dhe seriozitet. Nuk ka imunitet më të rëndësishëm sesa ai akademik, që na lejon të jemi të ndershëm dhe të vërtetë me historinë, pa qasje propagandistike apo ideologjike, duke i thënë dhe shkruar gjërat ashtu siç janë.
Pikërisht, ministri Demiraj, kur flet për ngritjen e Shtetit Islamik, e nis nga ai që me të drejtë historike e quan “Pushtim të Irakut”, duke përshkruar në detaje fazat e krijimit të rezistencës së parë antiamerikane, riorganizimin BAATH-ist nën drejtimin e ish-numrit dy të regjimit irakian, Izzat Ibrahim al Douri, rezistencën paraushtarake antiamerikane shia të Muqtada al Sadri-t e deri te krijimi i njësisë së parë sunite të udhëhequr nga jordanezi Abu Musab al-Zarkawi, që u bë edhe njësia e gjeneratës së parë të al-Qaeda-s në këtë vend.

Me të drejtë, autori e përshkruan gjeneratën e pestë të ditëve të sotme, e cila edhe pas asgjësimit të al-Zarkawi-t në Bakuba të Irakut, vazhdoi aktivitetin e saj dhe jo rastësisht nga kjo njësi lindi e ashtuquajtura Dawla al Islamija (Shteti Islamik), që aktualisht vazhdon të jetë kërcënimi kryesor i sigurisë ndërkombëtare dhe i terrorizmit me matricë fetare.

Sigurisht, Demiraj ndalet me kujdes te krijimi i të ashtuquajturit Kalifat në Mosul, përshkrimit të figurës së të ashtuquajturit Kalif, edukimit të tij fetar, fëmijërisë, kontekstin social dhe familjar në të cilin ai u rrit, mbështetja për studimet dhe familjen e tij pas rënies në luftë të vëllait të madh si ushtarak në përkrahje të regjimit të Sadamit dhe konsiderimit të tij si dëshmor i Irakut.

Përshkrimi i jetës së tij të mëvonshme deri në momentin që ai i prezantohet botës si drejtuesi i Kalifatit të Ri është i vëmendshëm deri në detaje të shpjegimit të aftësive dhe të dobë- sive të këtij subjekti sa enigmatik, aq edhe interesant. Autori përshkruan me detaje strukturën e Kalifatit, institucionet e tij piramidale, komandat e tij qendrore, rajonale dhe shtrirjen e tyre horizontale nga Siria në Irak, si dhe natyrisht ngarkesën dogmatike ideologjike të individëve që përbëjnë Kalifatin, të liderit të tyre, kalifit Ibrahim, dhe ideologjisë së tyre unike, e cila në fakt është edhe kërcënim për vetë vendet arabe dhe ato islame.Ministri Demiraj bën, gjithashtu, një analizë të gjerë gjeopolitike të kushteve dhe të parakushteve ku zhvillohen këto ngjarje epokale, të aktorëve shtete të orës së parë, atyre që kanë një rol mbështetës dhe të kundërshtarëve reciprokë, si dhe aleatëve të lëvizshëm në bazë të interesave të tyre tipike për luftërat e pista dhe të bazuara në interesa.

Në vitet ‘60-‘70 në Lindjen e Mesme ishte krijuar bindja se nuk ka luftë pa Egjiptin dhe paqe pa Sirinë, duke nënkuptuar këtu Izraelin dhe atë korrelacion gjeopolitik që mbajti stabilitetin e militarizuar të Lindjes së Mesme, që nga viti 1973 deri në fillimin e të ashtuquajturës “Pranverë Arabe”. Në dritën e zhvillimeve të sotme, në përfshirjen e drejtpërdrejtë të SHBAve në teatrin e ri të krijuar post-ISIS, si dhe në rikthimin strategjik të Rusisë në Mesdhe kryesisht në Siri, por dhe planet për zgjerim strategjik në Libi dhe Egjipt, duke na çuar në përfundimin se si rrjedhojë e zhvillimeve dramatike të Pranverës Arabe e deri te krijimi i ISIS-it, është krijuar një hartë tërësisht e re e përplasjes mes fuqive të mëdha dhe e interesave të tyre politike, ekonomike, diplomatike, ushtarake dhe gjeoenergjetike, për të cilën mund të themi se kjo situatë e krijuar nuk mund të ketë luftë të tërësishme pa SHBA-të dhe paqe të plotë pa Rusinë.

Demiraj përpiqet t’i shpjegojë me kujdes të gjitha këto rrethana, në mesin e së cilës zhvillohet dhe lufton Shteti Islamik, si dhe zhvillimet kaq të shpejta në kohë dhe hapësirë, që krijon ky fenomen i identifikuar si “Shteti i Errësirës”. Në këtë libër autori bën gjithashtu një përshkrim të hollësishëm të natyrës së dhunës mbi të cilën bazohet Kalifati. Dhuna, e cila ka ardhur si rrjedhojë e një sërë faktorësh që kanë çuar në ndryshime të pakthyeshme në jetët e qytetarëve të këtyre rajoneve, të luftërave që kanë prishur shtëpitë e pasuritë e tyre, të humbjes së pronave dhe të jetëve të qindra-mijëra njerëzve, të fëmijëve që kanë lindur në luftë, të atyre që u rritën në luftë dhe atyre që humbën detrave apo rrugëve teksa përpiqeshin për t’u bërë refugjatë në Europë, aty ku i konsiderojnë për shkak të propagandës të gjithë terroristë, sepse vijnë nga territoret ku është krijuar i ashtuquajturi Shteti Islamik duke ngatërruar Islamin, një Besim të shtrirë në të gjithë njerëzimin, me një të ashtuquajtur shtet gangsterësh, aventurierësh, të çmendur deri në ekstrem, me një ideologji tërësisht të çartur, e cila shkatërron gjithçka që gjen përpara.

Ky libër është pjesë e kolanës së çështjeve të sigurisë, mbrojtjes dhe terrorizmit në Lindjen e Mesme, të vetmet të botuara deri tani në gjuhën shqipe, është një përpjekje kurajoze dhe serioze me referenca akademike dhe burime të natyrës operative dhe inteligjencës të fituara nga autori drejtpërdrejt në terren, i cili ia vlen ta lexosh. Ky libër vlen jo vetëm për ata që merren në përditshmërinë e tyre me çështje të natyrës politiko-ushtarake-diplomatike-inteligjencës dhe të sigurisë, por dhe të atyre që kanë dëshirë të informohen nga një këndvështrim ndryshe nga ai mediatiko-propagandistik për këto ngjarje epokale të kohës që ne jetojmë.

Ky libër do të ketë vlera analitike dhe krahasimore historike në të ardhmen, kur brezave të ardhshëm do t’u duhet të studiojnë nëpër shkolla apo universitete, pas disa vitesh apo dhe dekadash, kur njerëzit do të jenë më të ftohtë në raport me ndryshimet e kësaj kohe dhe pasojat që këto luftëra do të kenë pasur mbi njerëzimin.

Së fundi, dua të shpreh një falënderim të veçantë për kolonel Dritan Demiraj dhe punën e tij serioze, si dhe një inkurajim për vazhdimin e mëtejshëm të përpjekjeve të tij studimore akademike për të na sjellë libra të tjerë të kësaj natyre, për të zhvilluar më shumë kontribute në fushën e sigurisë kombëtare dhe ndërkombëtare, për të motivuar edhe autorë të tjerë në të ardhmen të interesuar të merren me studime strategjike dhe politiko-ushtarake, për të cilat lexuesi shqiptar dhe jo vetëm ka nevojë(Ilir Kulla)


****

Kohë më parë Koloneli  shqiptar Dritan Demiraj ka prezantuar librin e 29 “Ngritja dhe rënia e Shtetit Islamik”. Libri është një analizë e detajuar mbi të gjitha grupet terroriste që vendosën në rrezik stabilitetin dhe paqen në botë, ndërsa ministri ka reflektuar në të edhe eksperiencën në fushën e betejës. Promovimi i tij bëri bashkë drejtues të shtetit e politikës, bashkëpuntorë dhe dashamirës së librit. "Kushdo që tha se stilolapsi është më i fuqishëm se shpata, padyshim nuk hasi kurrë në armë automatike” thotë në një shprehje të tij Douglas Macarthur por koloneli Dritan Demiraj ka provuar peshën e luftës dhe të penës gjithashtu. Përvojën në fushën e betejës Ministri i Brendshëm e reflekton me lexuesit në një tjetër libër “Ngritja dhe renia e Shtetit Islamik”. Koloneli ndalet me kujdes në të gjitha fazat e evoluimit të ISIS, madje duke bërë edhe propozime sesi mund të mposhtet ky kalifat që vendosi në pikëpyetje stabilitetin dhe paqen në mbarë botën. Demiraj thotë se ka shfrytëzuar të paktën 3 000 burime për të shkruar 734 faqe të këtij libri. Por a përbën rrezik të shkruash për ISIS, madje duke pasur guxim të flasësh për rënien e tij? Për analistët e cështjeve të sigurisë dhe publicistët libri është një kontribut i çmuar akademik “Ngritja dhe rënia e shtetit islamik” është libri i 29 i kolonel Dritan Demiraj, në promovimin e të cilit mori pjesë Presidenti Ilir Meta por edhe bashkëpuntorë e dashamirës së librit. Fjala e ministrit Dritan Demiraj I nderuar Shkelqesia Juaj Presidenti i Republikes, Z. Ilir META. Të nderuar kolegë ministra, deputetë, ambasadorë, gjeneralë, profesorë. Të nderuar Pjesëmarrës! Ndjehem i privilegjuar dhe i emocionuar të prezantoj librin tim të fundit "Ngritja dhe Rënia e Shtetit Islamik, ISIS" përpara një audience të tillë të mbushur me personalitete nga të gjitha fushat e jetës publike. Gjatë gjithë jetës sime profesionale dhe akademike jam përpjekur që eksperiencën time, mësimet e nxjerra nga përvoja ime në ushtri, misionet luftarake, studimet në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes, t'i reflektoj në disa libra dhe botime që mendoj se kontribuojnë në konsolidimin e një komuniteti të mendimit strategjik që është i shqetësuar dhe vlerëson sfidat ndaj sigurisë. Edhe në këtë libër jam përpjekur të shtrydh ekspertizën më të mirë ndërkombëtare të kundër terrorizmit si dhe përvojën time, në mënyrë që të parashtrojë një qasje timen mbi shkaqet e krijimit të ISIS dhe mënyrave më efektive për ta mposhtur këtë të keqe të madhe të kohës sonë. Moskuptimi i natyrës, rreziqeve dhe kapaciteteve të terrorizmit në Irak kushtoi jetën e mbi 230.000 civilëve dhe 4.486 ushtarakëve dhe krijoi premisat e situatës së sotme. 14 vite më vonë, shumë njerëz duket se e kanë harruar këtë situatë e cila akoma dhe sot nuk është ndalur. Botimi i këtij libri do të ndihmojë që të kuptohet më mirë se kush e filloi kryengritjen e Irakut pas ndërhyrjes Amerikane dhe se si kjo kryengritje ka kontribuar në krizën dhe në situatën e sotme? Ky libër është është një analizë e detajuar e al-Qaedës, ISIS-it, dhe të gjithë grupeve të përfshira në këtë konflikt, të cilat demonstruan dhe përdorën terrorizmin në Irak, veçanërisht të ish nëpunësit dhe ish ushtarakët e Sadamit në bashkëpunim me al-Qaedën në Irak dhe Siri. Ky libër gjithashtu është një analizë e hollësishme për të kuptuar sesi Iraku dhe Siria futen në strategjinë e Lindjes së Mesme dhe të aktorëve dhe faktorëve që përplasen për tu ripozicionuar ose mbajtur këtë terren (SHBA-Rusia-Irani-Turqia-Arabia Saudite). Në këtë libër padyshim do të gjendet dhe strategjia politike, diplomatike, ushtarake dhe e luftimit që kundërshtari po aplikon për të detyruar SHBA-të dhe shtetet aleate të saj të tërhiqen nga Iraku dhe arsyet përse qeveria Shia e Nuri al-Malikut dështoi për 48 orë përpara Shtetit Islamik dhe al-Qaedës. Studimi ilustron me detaje strategjinë politike, fetare, strategjinë e luftimit dhe deri në nivelin e taktikave të luftimit në rrugë të kryengritësve në Irak dhe Siri. Pasqyron dhe analizon përpjekjet 8 vjeçare të ushtrisë amerikane, angleze, ushtrisë dhe policisë Irakene kundër kryengritjes Suni, al-Qaedës dhe përballjen këto tre vite e gjysëm të fundit të SHBA-së, Rusisë dhe aleatëve të tyre në luftën kundër Shtetit Islamik. Taktikat e zgjedhura nga kryengritësit kanë qënë vrasja e sa më shumë ushtarëve të aleancës, bashkëpunëtorëve të tyre, forcave të sigurisë Siriane dhe Irakene, kontraktorëve dhe punonjësve të Kombeve të Bashkuara, organizatave joqeveritare të huajve që ndodhen në vend por dhe kundër Shia-ve dhe Alaëitë-ve. Sulmet e inicuara nga zjarri i përpiktë i snajperave, sulmet me makina bombë të improvizuara dhe kamikaz, pritat dhe vrasjet masive, kanë bërë që terroristët të zbatojnë një gamë të gjerë taktikash efiente kundër popullsisë Shia, Alaëite, Druze-ve, Kurdëve, të krishterëve në Siri, Irak dhe kryesisht trupave të aleancës kundër-terrorizmit. Në libër do të gjeni edhe propozime konkrete se si duhet mposhtur Shteti Islamik në pikëpamje taktike dhe strategjike.


*****


Kalifati ishte një nga institucionet më të vjetra islame në histori. Kalifati osman ishte kalifati i fundit sunit i epokës së vonë mesjetare dhe të hershme moderne, që zgjati 13 shekuj dhe ra në vitin 1924
Pasuesit e Profetit Muhamed, i cili ishte kreu i shtetit islamik, u quajtën “kalifë”, një term që përkthehet “pasues”. Duke filluar nga shekulli i 11-të, shtetet e ndryshme u vendosën në tokat që sundonin muslimanët, nga Oqeani Atlantik në thellësi brenda Kinës dhe autoriteti i kalifit u bë simbolik në këto vende.
Pas kësaj, kalifi kishte të njëjtin status me perandorët në perandoritë evropiane, ndërsa sulltanët që drejtonin këto shtete islamike ishin si mbretërit dhe princat, nën sundimin e perandorit.
Kur Bagdadi u mor nga Mongolët në vitin 1258, Kalifati Abasid vazhdoi ekzistencën e tij në Kajro. Në të vërtetë, pushteti ishte në duart e sulltanëve, që ishin besnikë ndaj kalifit. Kalifi u bë një simbol shpirtëror, që i kujtonte muslimanëve kohët e arta të unitetit islam. Pas pushtimit të Egjiptit nga Sulltani Otomani Selimi I, titulli i kalifit u kalua tek sulltanët otomanë dhe titulli rifitoi autoritetin e tij të vjetër.
Zyra e Kalifatit shpallte se sulltanët osmanë ishin gjithashtu “udhëheqësit e botës muslimane”. Shajbanidët në Turkistan, Sulltanati Gujarat në Indi (1536), Perandoria Mughal nga sundimi i Humayun (1548), Irani (1727), Sulltanati i Marokut (1579) dhe shteti Kasghar (1868) shpallën të gjithë se njihnin Sulltanin otoman si kalifin musliman.
Muslimanët që udhëtonin nga Turkistani përmes Kaukazisë për haxhin, nuk e humbnin shansin për të vizituar Stambollin dhe për të bërë lutjet e së Premtes me Kalifin.
Një diplomaci delikate
Sulltanët otomanë filluan t’i vendosnin një rëndësi të shenjtë titullit të kalifit në shekujt e ardhshëm. Duke filluar nga shekulli i 18-të, kur tokat e populluara me shumë muslimanë si Krimeja iu morën osmanëve, ky aspekt i sulltanit otoman u bë zyrtar. Për të mbrojtur interesat fetare dhe materiale të muslimanëve që jetonin në këto vende, sulltani osman shpalli pretendimet e tij, si një autoritet shpirtëror, të cilin pjesa tjetër e botës duhej ta pranonte.
Pas Traktatit të Küçük Kaynarca (1774), i cili u firmos pas disfatës osmane në Luftën Ruso-Turke, u krijua fuqia shpirtërore e sulltanit mbi muslimanët që jetonin në ish-tokat osmane. Kështu, sulltanë otomanë, të cilët më parë kishin fuqi materiale mbi subjektet e tyre, tashmë kishin marrë një rol shpirtëror të mundësuar nga Kalifi, një pushtet i ngjashëm me atë të Papës mbi katolikët.
Sulltani Abdulhamid II në veçanti i vuri rëndësi këtij statusi, duke besuar se ai ndihmonte unitetin politik të Islamit. Ai dërgoi libra, studiues dhe ndërtoi medrese në rajonet muslimane që ishin nën pushtim. Prandaj, myslimanët që ishin në robëri u kthyen nga Stambolli Stamboll. Kalifi në Stamboll ruajti dëshirën myslimane për unitet dhe pavarësi, madje edhe me pushtetin e tij politik tashmë  të kufizuar.
Britania në gjendje frike
Myftinjtë dhe kadinjtë (gjykatës muslimanë) të caktuar nga Stambolli vazhduan shërbime në ish-tokat osmane, si Krimeja, Rumania, Serbia, Bullgaria, Qiproja, Bosnja dhe Hercegovina dhe Greqia. Këta zyrtarë u përpoqën të mbështesin ligjin e sheriatit mbi muslimanët, me fuqinë që merrnin nga halifi. Ata mbrojtën vatrat, shkollat ​​myslimane dhe botimet fetare në këto rajone. Deri në ditët e sotme, myftinjtë ende merren me çështjet fetare dhe gjyqësore të muslimanëve që jetojnë në Greqi, falë kësaj tradite.

Kjo politikë gjithashtu ruajti frytet e saj në fillim të shekullit të 20-të. Muslimanët kolonialë, veçanërisht nga Turkistani dhe India, ofruan mbështetje të pabesueshme materiale dhe shpirtërore pas pushtimit të Anatolisë gjatë Luftës së Madhe. Duke sunduar mbi një të katërtën e gjithë botës, Britania kishte një numër të madh muslimanësh nën sundimin e saj dhe kërkoi të ruhej nga fuqia e kalifit. Prandaj, Britania e përqendroi politikën e saj të jashtme në heqjen e kalifit, duke filluar nga gjysma e dytë e shekullit XIX. Britanikët arritën qëllimin e tyre pas revolucionit të Turqve të Rinj në vitin 1908 dhe më pas forcuan fitoren e tyre në Luftën e Parë Botërore. Turqit e rinj që morën pushtetin në Shtetin Otoman, e copëtuan fuqitë tokësore të kalifatit.
Stambolli u pushtua në vitin 1918 nga aleatët. Sulltani i fundit osman, Mehmed Vahideddin, shpërqëndroi vëmendjen e britanikëve kur ai organizoi rezistencën kombëtare në fshehtësi, në Anadoll. Mustafa Qemal Pasha, të cilin Sulltan Vahidedini e caktoi për të organizuar lëvizjen e rezistencës, krijoi një qeveri paralele në Ankara dhe u largua nga Stambolli pas fitores së tij kundër grekëve. Me një taktikë të mbështetur nga britanikët, sulltanati u hoq më 1 nëntor 1922 dhe sulltani i fundit i Perandorisë Osmane u akuzua për tradhëti.
Më pas, Shahzade Abdulmecid Efendi u caktua kalif, duke shkelur autonominë e kalifatit dhe sultanatit për herë të dytë në histori, duke krijuar një kalifat simbolik pa fuqi ekzekutive. Sulltani Vahidedin, i cili duhej të largohej nga vendi, lëshoi ​​një deklaratë ku njoftoi se amendamenti kushtetues nuk mund të hyjë në fuqi pa miratimin e sulltanit dhe, prandaj, binte ndesh me kushtetutën, sa i përket ndarjes së sulltanatit nga kalifati. Ai gjithashtu dënoi kushëririn e tij për pranimin e postit të kalifatit në këto rrethana.
Trysnia prodhon rezultate
Mustafa Qemali e ruajti zyrën e kalifit dhe vazhdoi të luante një rol të rëndësishëm në politikën ndërkombëtare. Ai madje mendoi të shpallej vetë kalif. Megjithatë, nën presionin e britanikëve, që sundonin mbi miliona muslimanë në kolonitë e tyre, qeveria në Ankara hoqi kalifatin më 3 mars 1924. Të gjithë burrat, gratë dhe fëmijët që i përkisnin dinastisë osmane, një nga dinastitë më të vjetra në botës, u dëbuan. Kalifi i fundit, Sulltan Abdulmecid, jetoi në Francë për 20 vjet.
Ky incident shkaktoi habi në botën islame dhe disa figura si Mbreti i Egjiptit Fuad dhe Mbreti Hejaz Sharif Hussein donin të merrnin statusin e kalifatit. Megjithatë, as muslimanët nuk ishin në favor të kësaj dhe as Britania. Asnjë rezultat i frytshëm nuk erdhi nga Këshilli i Kalifatit, i cili përfshinte muslimanë në mbarë botën. Kështu, një nga institucionet më të vjetra në historinë e Islamit u mbyt në harresë.
Dinastia osmane nuk ishte aq e lumtur sa homologët e saj evropianë, pasi perandoria kalonte nëpër kohë të vështira, duke krijuar një shtet dhe duke mbështetur një shoqëri me kombësi të ndryshme. Anëtarët e dinastisë osmane, të cilët nuk kishin ndonjë të afërm jashtë vendit dhe pasuria e të cilëve u konfiskua, ishin në vështirësi serioze kur u internuan. Gratë e dinastisë nuk u lejuan të hynin në Turqi për 28 vjet, ndërsa kohëzgjatja për meshkujt ishte 50 vjet. 

Gjeopolitika rajonale e vitit 2018


Fotografia e profilit të Enver Bytyci
Prof. Asoc. Dr. Enver Bytyçi

Tashmë shënuam ndarjen e dy viteve dhe filluam një rrugëtim të ri. Festa u shoqërua jo vetëm me fishekzjarre, por edhe me një qetësi të admirueshme. Sikur të zgjaste kështu në 365 ditët e vitit që sapo hymë! Festat sjellin gëzime, por jeta nuk është festë, jeta është sfidë, përpjekje, sakrifica, suksese, dështime e mbi të gjitha përplasje për interesa të individëve, grupeve sociale, por edhe kombeve.
Rajoni ynë prej gati dy dekadash, që kur mori fund konflikti në Kosovë, është në rrjedhat historike të integrimeve euro-atlantike. Vendet e rajonit erdhën më 2018 më të bashkuar, por gjithësesi ende të ndarë, më afër strukturave euro-atlantike, por gjithësesi me shpejtësi të ndryshme të integrimeve, erdhën si vende që synojnë paqen, por gjithashtu duke mbart konfliktet e shkuara. Ndërkaq duket se aleancat dhe pozicionet gjeopolitike po i rikthehen traditës së vjetër. Shqipëria, Kroacia e Mali i Zi janë bërë anëtare të NATO-s. Megjithatë kjo arritje historike ka filluar të zbehet. Faktorë të fuqishëm anti-NATO po shfaqen në rajon, ndërsa udhëheqësit e korruptuar po joshen nga lidhjet me këta faktorë.
Vatrat e konfliktit janë ende aty. Në Shqipëri dhe Maqedoni vijon të thellohet konflikti politik, për pasojë në vitin e sapo filluar mund të priten konflikte sociale, të cilat mund të çojnë, sidomos në Shqipëri, në zhvilime të reja politike. Mali i Zi është i ndarë që prej korrikut 2006, kur u shpall pavarësia e tij nga Serbia, në dy pjesë. Mazhoranca properendimore dhe opozita prolindore. Opozita nuk ia ka dalë që ta sfidojë mazhorancën, por me ndihmën e Rusisë ia ka dalë që të tronditë themelet e shtetit të ri. Sa do të zgjasë ky konflikt politik me sfond gjeopolitik? Eshtë ende heret të thuhet. Por sfidat janë të shumta.
Ashtu si në historinë e shekullit të kaluar edhe në këto kohë, Beogradi dhe Serbia vazhdojnë të sillen si qendra e botës ballkanike për të krijuar idenë se “Pa Serbinë nuk ka e nuk mund të ketë një Ballkan të qetë,, në paqe, siguri e stabilitet”! Ajo provokon paqen në raportet e saj me Bosnjë-Hercegovinën, me Kosovën dhe deri diku edhe me Malin e Zi, Maqedoninë dhe Kroacinë. Në Bosnjë ka investuar politikën e bllokimit të reformave, duke nxit Milorad Dodikun në lojën e orientimit antiperendimor. Në Kosovë Serbia mban peng njohjen e shtetësisë së saj, madje pavarësisht marrëveshjeve të nënshkruara, provokon me një angazhim tej kapaciteteve të saj diplomatike për ta zhbërë pavarësinë e Kosovës. Ndërkohë provokon në veri të Mitrovicës, me qëllim që “ta lodhë” bashkëinë ndërkombëtare e ajo të pajtohet me projektin e ndarjes së Kosovës. Ajo mban peng krijimin e ushtrisë dhe këtë vit që lamë pas mundi ta kushtëzojë krijimin e qeverisë së Prishtinës me votat e deputetëve të Listës Srpska.
Ndarjet dhe konfliktet politike në Shqipëri, Maqedoni e Mal të Zi veç tjerash ndikohen dhe mbështeten nga Beogradi, Moska e kryeqytete të tjera të interesuara për përçarjen e popujve ballkanikë. Dhe gjithçka ndodh se në Beograd funksionon ende formula e Çubrilloviçit dhe Milosheviçit për “Të drejtën serbe mbi popujt dhe kombet e tjera të ish-Jugosllavisë”! Udhëheqësit serbë kanë shtuar retorikën anti-NATO dhe po garojnë për aleanca të dy e trefishta të balancuara midis Moskës, Brukselit dhe në miniaturë edhe Ankarasë. Serbia po distancohet nga orientimi atlantik i saj, duke sfiduar përpjekjet e ish-ministrit të Punëve të Jashtme, sot president i RFGJ, Frank – Walter Steinmeier për t’i dhënë Beogradit statusin e Partneritetit për Paqe në NATO.
Të gjitha këto zhvillime mund të sjellin ndryshime të reja në gjeopolitikën ballkanike të vitit 2018. Shqipëria dhe shqiptarët në Shqipëri, Kosovë dhe gjetkë do të bëjnë trysni mbi udhëheqësit e tyre të korruptuar që të thellojnë përpjekjet për integrime euro-atlantike dhe lidhje më të ngushta me SHBA-të. Ndërsa qeveritë në Tiranë dhe në Prishtinë do të ndjehen më të izoluara për shkak të veprimit të ligjit dhe ndëshkimit të peshqve të mëdhenj. Ndaj do të priten ndryshime politike të rëndësishme, të cilat ka mundësi t’i hapin rrugë thellimit të marrëdhënieve me botën e Perendimit sidomos me SHBA-të. Mazhorancat jane fragile si në Shqipëri edhe në Kosovë e Maqedoni, prandaj dhe krizat politike mund të kërkojnë zgjedhje të reja dhe ndryshime në qeverisje. Në Maqedoni për të forcuar pozitat e Zaev, në Shqipëri dhe në Kosovë për të ndëshkuar kokëfortësinë antiperendimore dhe korrupsionin e liderëve politikë në pushtet.
Serbia do të jetë në kërkim të kohës së humbur “për të fituar gjithçka në tavolinë” sa i përket Kosovës dhe Bosnjë-Hercegovinës. Eshtë fjala për territore dhe rritjen e ndikimit politik në këto dy vende. Diskutimet e brendshme e gjithçka tjetër janë pjesë e strategjisë për të fituar sa më shumë territore dhe jo për të rënë dakord me zgjidhjet që sollën shpërbërjen e ish-Jugosllavisë. Kjo strategji përfshin lojën mashtruese të Beogradit në raport me perendimin dhe bashkëpunimin me Moskën e faktorë të tjerë antiperendimorë. Në këtë situatë ojë Breogradi do të afrohet më shumë me Moskën, sidomos në planin politik dhe ushtarak.
Bashkimi Europian ndërkohë ka humbur interesin e integrimit atlantik dhe përpiqet të zëjë një pozicion neutral midis Moskës dhe Uashingtonit. Kjo e favorizon politikën e provokimeve e të afrimit me Kremlinin të Beogradit. Dhe si të mos mjaftonin konfliktet e njohura, është rishfaqur konflikti kroato-slloven për kufirin detar midis tyre. Një konflikt i tillë ekziston edhe midis Shqipërisë dhe Greqisë,, si dhe midis Greqisë dhe Turqisë. Vetë anëtarja e BE-së, Greqia, po merr një orientim anti-europian, mesa duket nga frika e Turqisë. Presionet e Ankarasë në të gjitha shtetet e rajonit janë shtuar. Dhe jo pak udhëheqës të korruptuar të këtij rajonit, përfshirë ata të Tiranës dhe Prishtinës, janë detyruar që t’i nënshtrohen këtyre presioneve, duke sfiduar politikat globale e rajonale të SHBA-ve. Turqia e Erdogan për të zezën e saj duket se e ka bërë zgjedhjen në mes SHBA-ve dhe Rusisë.
Nëse rajoni nuk do të orientohet seriozisht dhe ndershmërisht në integrimet euro-atlantike, atëherë ndarja dhe përçarja midis popujve ballkanikë do të thellohet dhe kësisoj do të rikthehen interesat e fuqive tradicionale, përplasja e të cilave i ka vënë gjithnjë flakën bashkëjetesës së popujve të Ballkanit Perendimor, duke ndikuar në gjeopolitikën e gjithë Europës Juglindore. Për këto arësye imediate për shqiptarët është të pozicionohen qartë në krah të SHBA-ve dhe disa vendeve të BE-së!
Tiranë, 02.01.2018

Nga Flori Bruqi : Përgjigjet me kërcënime të Aleksandër Vuçiqit për Hashim Thaçin, Kadri Veselin e Ramush Haradinajn

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq sot ka komentuar deklaratën e kryetarit të Kosovës Hashim Thaçi i cili ka thënë se avionët migë që nga Rusia po shkojnë në Serbi janë kërcënim dhe jo Ushtria e Kosovës, duke thënë se është shumë lehtë që rrëfimet se rusët po përzihen në diçka, të shiten në Perëndim.


“Nëse janë bidonë migët, siç po quhen, pse po i përmendin aq shumë?”, ka pyetur Vuçiq.

"Ata edhe më tej e bindin opinion botëror në diçka për të mbetur të palëkundur", citon b92 të ketë thënë Vuçiq.
Lidhur me deklaratën e Kadri Veselit se Serbia nuk do të ekzistojë kurrë në Kosovë, Vuçiq ka thënë: “Të gjithë ata janë të rrezikshëm dhe e dinë se çfarë do të ekzistojë, vetëm le të vazhdojnë ashtu".

"Ata janë superfuqi e ne jemi të vegjël", ka shtuar ai dhe ka porositur se Serbia do t’i lusë të gjithë në botë të na ndihmojë t’i ruajmë jetët e popullit dhe të qytetarëve tanë.”


Në konstatimin se Ramush Haradinaj ka kërkuar që Serbia të kërkojë falje për krimet në Kosovë, Vuçiq ka thënë se kurrë asnjë në krim nuk është bërë dhe Ramush Haradinajn ai e ka akuzuar për krime dhe për përdhunime.


*****

Aleksandër Vuçiç lideri me duart e përgjakura që akuzon shqiptarët për krime lufte!




Një nga betejat në një vargë të gjatë luftimesh juridike dhe diplomatike kohë më parë u kurorëzua me lirimin (pa kusht) të Ramush Haradinajt nga Gjykata Franceze e cila padrejtësisht si dhe për habi edhe të sërbëve, vendosi të zbatojë një urdhër të lëshuar nga Serbia në INTERPOL në vitin 2004 kundër tij.Reagimet shqiptare dhe ato serbe ishin natyrisht dhe diametrikisht krejtësisht të kundërta, por nga ana jonë ky vendim nuk duhet të sjellë kurrësesi eufori por një plan veprimi konkret për demaskimin e shpifjeve të palës serbe për krime imagjinare lufte kundër serbëve.



Nga të gjitha deklaratat pro dhe kundër lirimit të Haradinajt ajo që bëri më shumë bujë kontradiktore ishte deklarata e personit që pretendon të sjellë ndryshimin në Serbi, Kryeministrit Aleksandar Vuçiç i cili shprehu habinë dhe zhgënjimin e tij në lidhje me këtë vendim pasi sipas tij kriminelet e luftës duhet të gjykohen për krimet e tyre.


Në këtë pikë kulmore duhet të bëhët një portretizim i hollësishëm mbi profilin e montuar me moderim të Vuçiç i cili si për çudi harron të shkuarën e tij kriminale në mbështetje të gjenocideve kundër popujve në ish Jugosllavi.Si fillim, Vuçiç ishte një nga vullnetarët më aktiv dhe besnik të ultranacionalistit Vojislav Sheshelj gjatë luftës në Bosnjë por edhe Kosovë. Ishte partia që Vuçiç ishte Sekretar i Përgjightshëm (Partia Radikale Serbe) ajo që kishte përgatitur dhe firmosur nga ana e tij, Kryetarit Sheshelj dhe zv./Kryetar Nikoliç, për spastrimin etnik të Kosovës, platformë kjo e botuar në gazetën “Serbia e Madhe” (Velika Serbia), më 14 tetor 1995 në Beograd.

Urrejtja kundër popujve të ish Jugosllavisë dhe kryesisht shqiptarëve dhe myslimanëve arrinte deri aty sa Vuçiç me pathos deklaronte në 1995 që për çdo serb që do të vritet “ne do të vrasim qindra mysliman”.Ishte pikërisht kjo urrejtje e tij dhe mbështetje ndaj krimeve të luftës për të cilat ai sot flet, që i dhanë atij postin e Ministrit të Informacionit në Qeverinë e Millosheviçit (që ai pretedonte se protestonte kundër) gjatë 1998-99 më një qëllim të qartë: Censurimin e çdo lajmi që njolloste imazhin e përgjakur të kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviç.Lidhjet e Vuçiç me qendrimet radikale dhe lidhjet me Sheshelj vazhdojnë edhe pas lufte dhe gjykimin e këtij të fundit nga Gjykata e Hagës për KRIME LUFTE!


Konkretisht, në vitin 2005, Vuçiç shprehej ende me fjalë të ngrohta për Sheshelj duke thonë se: “Ai na ka krijuar, ai është dikush me anë të se cilit jemi bërë dikush dhe diçka … Nuk ka asnjë dyshim se ai është një nga udhëheqësit e Serbisë, të cilët historia do të studiojë si një hero i popullit serb”.Por duket se pikërisht gjykimi i Sheshelj dhe e shkuara i tij si bashkëpunëtor i tij e largonte nga synimi i tij për pushtet dhe kështu ai vendos të shkëputet de jure nga mentori i tij politik por asnjëherë de facto. Më specifikisht, kur Sheshelj u kthye në Serbi pas lirimit e tij me kusht nga Haga për shkak të sëmundjes së tij, Vuçiç ashtu si dhe Nikoliç nuk u treguan shumë të zellshëm për të mbajtur një qendrim të qartë kundër tij pikërisht sepse ishte Sheshelj ideologu i tyre dhe ai që u bë shkak i ngritjes së tyre në pushtet në kohë rekord duke fshirë kështu nga memorja e tyre personale gjithë ato fjalime plot pasion nacionalist dhe dedikimi emocional ndaj lidërit të tyre.Në fakt ky dyjëzim duket qartë dhe nga deklaratat e Vuçiç. Ai nga njëra anë shprehej se “Nuk ka asgjë në Serbinë e sotme që mund të lidhë qeverinë tonë me Vojislav Sheshelj”. Por, nga ana tjetër ai shprehej për gazetarët serb se “Jam krenar që Qeveria e Serbisë ka mbrojtur ligjet dhe dinjitetin e Serbisë, të qytetarëve të saj dhe të Sheshelj. Nuk kam asnjë antipati ndaj tij. Atij dhe familjes së tij u dëshiroj çdo të mirë”.Gjithashtu, ajo që është më e frikshme dhe nxjerr fallço të gjithë teatrin e stisur nga Vuçiç, është fakti që Kryeministri serb jo vetëm që nuk ndaloi aktivitetit politik ultranacionalist të Sheshelj por, gjatë 2016 dakordsoi me të për zgjedhjet lokale të Nishit për të bërë koalicion!Duke marrë në konsideratë të shkuarën e tij të faktuar por edhe të tashmën e tij të lëkundur pikërisht për shkak të njollosjes së tij me gjakun e të pafajshëmve që partia e tij dhe ai si Sekretar i saj solli, Vuçiç jo vetëm që nuk mund flasë për gjykime të krimeve të luftës, por duhet të heshtë pasi ai vetë duhet të gjykohet i pari për nxitje të krimeve etnike dhe heshtjen e dhunshme dhe të përgjakur të civilëve shqiptar dhe jo vetëm.Nga ana tjetër, z. Haradinaj pati guximin që të dorëzoi mandatin e Kryeministrit dhe të shkoi vullnetarisht në Hagë dhe në këtë rast dhe për se dyti kur u thirr po në Hagë, dhe sërisht u dëshmua para botës lufta e tij e drejtë dhe e pastër në mbrojtje të kauzës për liri dhe vetvendosje.Po ju z. Vuçiç jeni të gatshëm për të bërë diçka të tillë?Si më poshtë një koleksion i pasur mbi të shkruarën “e ndritur” të Vuçiç.

Vojislav Šešelj i Aleksandar Vučić iznad Sarajeva tokom njegovog bombardovanja


https://www.youtube.com/watch?v=8vck9d6m8kg

Aleksandar Vucic - Ubijte jednog Srbina, mi cemo stotinu Muslimana


https://www.youtube.com/watch?v=UGqv9CJbd3U

Aleksandar Vučić o granici Karlobag-Ogulin-Karlovac-Virovitica


https://www.youtube.com/watch?v=b2CUONXlxQ8


Dvougao: Александар Вучић vs Aleksandar Vučić


https://www.youtube.com/watch?v=KPkKY4en_vQ



Si e ka ndryshuar pllaken Aleksander Vucic nder vite!



-Sheshel ka një guxim të jashtëzakonshëm, gatismëri dhe konsistencë në mbrojtjen e nderit dhe dinjitetit të popullit serb(v.2001)
-Gjithçka çfarë thotë Voja nga Haga, për ne do të jetë Letër e shenjtë(v.2003)
-Vojisllav Sheshelin e kisha kumbar kur u martova, e më pas më pagëzoi djalin dhe vajzën. Për fëmijën tjetër, do të presim kur të kthehet nga Haga që ta pagëzoi, pavarësisht se sa do të zgjas(v.2003)
-Kurrë nuk kam takuar njeri më trim se sa zoti Sheshel(v.2006)
-Shesheli më tradhtoi mua, familjen time dhe gjithë të tjerët(v.2008)
-Nuk dua të them asnjë fjalë të keqe për Sheshelin(v.2008)
-Vojisllav Sheshel është një gënjeshtar ordiner, mi i vogël dhe mostër(v.2010)
Për Bosnjen dhe luftën në BiH
-Po, ju bombardoni. Vrani një serb, ne do të vrasim qindëra muslimanë(v.1995)
-Me histerinë që po krijohet rreth Srebrenicës, po bëhet një persekutim antiserb, qëllimisht po heshten vuajtjet serbe, viktimat dhe fatkeqësitë(v.2001)
-Është e papranueshme të gjykojmë vetëm krimin në Srebrenicë, pse a duhet të harrojmë Reublikën serbe të Kroacisë, Bratuncin, Sarajevën, Kleçkën(v.2005)
-Dikur nuk kam folur se në Srebrenicë është kryer një krim i tmerrshëm, por tani neveritem nga njerëzit që e kanë bërë këtë gjë(v.2010)
-Janë kryer krime ndaj serbëve, kjo nuk kontestohet, por asnjë krim kundër serbëve nuk mund të arsyetoj krimet që disa bashkëkombas tanë kanë kryer në Srebrenicë(v.2010)
Për Mlladicin dhe Karaxhiçin
-Radovan Karaxhiç është simbol i luftës për liri të popullit serb(v.2001)
-Karaxhiç dhe Mlladiç janë patriot të shquar serb dhe heronj të luftës atëdhetare(v.2001)
-Nuk do të dorëzojmë as Radovan Karaxhiçin dhe as Ratko Mlladiçin. Nëse i takoj diku, do të pijë me ta kafe(v.2003)
-Shtëpia ime, ashtu si edhe shtëpitë e gjithë familjes Vuçiq, do të jenë pikërisht “Shtëpi e sigurt e gjeneralit Ratko Mlladiç”(v.2007)
-Tadiç është rrugaç sepse me formacionin e tij paramilitar ka arrestuar Karaxhiçin(v.2008)
-Kush e përmend Mlladiçin? Kujt i intereson më ky njeri?(v.2009)
-Serbia ka detyrime ndërkombëtare të padiskutueshme dhe të qarta, këtu bën pjesë edhe arrestimi i Mlladiçit(v.2011)
Për Kosovën
-Nëse NATo na sulmon, jam i sigurt se do të mbrohemi(v.1998)
-Vetëm kur të khehet policia dhe ushtria serbe në Kosovë, mund të bisedojmë me të huajt dhe shqiptarët(v.2003)
-Askush nuk ka të drejtë që në emër të Serbisë të heq dorë nga një arë ose livadh serb(v.2005)
-Shpresa e vetme që të mbrojmë Kosovën është që të na mbështes Rusia dhe Putin(v.2005)
-Evropa dhe Amerika po na rrëmbejnë Kosovën. Serbia nuk duhet të mendoj për euro-integrimet (v.2007)
-Kur shqiptarët shpallën pavarësinë isha I trishtuar, por kurrë më parë nuk kisha parë një guxim si tek çunat para ambasadës së djegur amerikane(v.2008)
-Evropa dëshiron që Kosova të jetë e pavarur, por kjo nuk do të thotë se duhet themi: “Nuk duam në këtë Evropë”(v.2011)
-Kosova është e rëndësishme për ne, por duhet të kujdesemi edhe për investime. SNS nuk do të heqë dotë nga rruga evropiane(v.2011) shkruan në mes tjerash Lavdrim Lita në "Koha jonë".

Asociacioni, qëllimi kryesor i serbëve për vitin 2018


Formimi i Asociacionit apo Bashkësisë së komunave me shumicë serbe, do të jetë qëllimi kulmor, të cilin Lista Serbe, do të përpiqet ta realizojë gjatë vitit 2018, deklarojnë zyrtarët e këtij subjekti politik, i cili përfaqëson komunitetin serb në institucionet e Kosovës.

Asociacioni, qëllimi kryesor i serbëve për vitin 2018

Igor Simiq, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Listës Serbe, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se komuniteti serb i Kosovës pret që në vitin 2018 të nisë zgjidhja e problemeve, me të cilat ballafaqohet ky komunitet, ndërkaq që problemi që konsiderohet si parësor, sipas tij, mbetet formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Por, sipas tij, formimi i Asociacionit mbetet në duart e Prishtinës zyrtare, e cila ka marrë obligimin për një gjë të tillë, me marrëveshjen në Bruksel, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Simiq shpreh mendimin që, në këtë drejtim, Qeveria e tanishme e Kosovës duhet të tregohet më e guximshme në raport me qeveritë e kaluara dhe të fillojë me procesin e formimit të Asociacionit.

“Ka ardhur koha kur duhet të merren vendime të guximshme. Shumë njerëz e parashohin që viti 2018 do të jetë vit, në të cilin do të jetë e nevojshme që të merren vendimet tilla. Kemi, në njërën anë, thirrjet e tilla të bashkësisë ndërkombëtare, si nga Brukseli dhe Uashingtoni, por edhe të atyre që janë në Kosovë. Në anën tjetër, Lista Serbe, si përfaqësuese e popullit serb në Kosovë, absolutisht gjithmonë do ta mbështesë propozimet që çojnë kah formimi i Bashkësisë së komunave serbe, por edhe gjërave tjera që janë me interes për popullit serb”, theksoi Simiq.

Por, javë më parë, Halil Matoshi nga kabineti i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka theksuar se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, nuk konsiderohet çështje urgjente.

“As nuk është urgjente dhe as nuk do të thotë diçka shumë e ngutshme për Qeverinë e Kosovës, sepse së pari duhet të hartohet draft-statuti, e pastaj të rishikohet dhe sipas verdiktit të Gjykatës Kushtetuese dhe Marrëveshjes së Brukselit, duhet të shkojë sërish për konfirmim në Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë Matoshi.

Por, Simiq ka hedhur poshtë mundësinë që Lista Serbe do të pranojë që formimi i Asociacionit të bëhet në bazë të verdiktit të Gjykatës Kushtetuese, gjë që precizohet në Marrëveshjen së Brukselit, e gushtit të vitit 2015. Sipas tij, Asociacioni duhet të formohet sipas marrëveshjes së vitit 2013, në të cilën ishte arritur pajtimi që të formohet Asociacioni.

“Lista Serbe nuk do të heqë dorë nga ajo që Bashkësia e komunave serbe të formohet, ashtu siç është arritur pajtimi në Bruksel. Marrëveshja e Brukselit, e vitit 2013, e cila e parasheh formimin e Bashkësisë së komunave serbe është ratifikuar nga ana e Kuvendit të Kosovës si dokument ndërkombëtar. Si tillë, juridikisht ka fuqi më të madhe sesa Kushtetuta dhe Gjykata Kushtetuese”, tha Simiq.

Por, njohësi serb i zhvillimeve politike, Rangjel Nojkiq, më herët kishte thënë për Radion Evropa e Lirë se Prishtina zyrtare duhet të tregojë urtësi dhe ta zgjidhë problemin e formimit të Asociacionit. Por, sipas tij, marrëveshja e vitit 2013 është vetëm pajtim në parim, ndërkaq, formimi i Asociacionit duhet të bëhet sipas marrëveshjes së vitit 2015. Në këtë të fundit, siç ka thënë Nojkiq, në mënyrë të qartë thuhet se Asociacioni i komunave me shumicë serbe formohet sipas ligjeve të Kosovës dhe që Gjykata Kushtetuese është e obliguar të shpallë kushtetutshmërinë. Këmbënguljen e Listës Serbe, ai e quan të kotë.

“Kjo që e kanë nënshkruar në vitin 2015 dhe tash kinse po e kthejmë prapa, nga kjo nuk do të dalë asgjë. Ky tashmë është dokument zyrtar, kështu shkruhet aty dhe ky është rrëfim i përfunduar”, pati thënë Nojkiq.

Sidoqoftë, formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, sipas zyrtarëve të Listës Serbe, është vetëm një nga tri qëllimet kryesore të këtij subjekti politik për vitin 2018.

Siç ka thënë Simiq, kthimi i të zhvendosurve dhe mbijetesa e serbëve që jetojnë në Kosovë, si dhe arritja e sigurisë ekonomike dhe juridike për ta, mbeten sfidat dhe qëllimet esenciale, të cilat Lista Serbe do të përpiqet t’i realizojë gjatë vitit 2018.

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...