2018-04-02

Shehu pret të afërmit e protestuesve të arrestuar: Jam në anën tuaj, kam kontaktuar me Metën dhe Ramën

Kryetari i Bashkisë së Kukësit ka pritur në zyrën e tij familjarët e të arrestuarve nga Policia për pjesëmarrjen në protestën e djeshme në Rrugën e Kombit dhe i ka mbështetur ata, duke i njoftuar se është në krahuan e tyre. Në këtë aspekt, i ka vënë në dijeni se ka kontaktuar edhe dje me kryeministrin Edi Rama dhe deri edhe me Presidentin e Republikës, Ilir Metën, për situatën.

Shehu pret të afërmit e protestuesve të arrestuar: Jam në anën tuaj, kam kontaktuar me Metën dhe Ramën

"Unë jam në anën e banorëve, - tha kryebashkiaku në takim. - I bëj thirrje Prokurorisë që të shqyrtojë me përparësi rastet. Nuk jam dakord me tarifën që është vendosur në këtë rrugë. E kam kontaktuar kryeministrin Rama dhe i kam kërkuar transparencë. Po ia them dhe tani live, të lutem më shumë transparencë për qytetarët e Kukësit. I bëj thirrje edhe Presidentit të Republikës, të cilin e kontaktova dhe dje dhe e informova për këtë që po ndodhte."

Gazetarja e njohur, Sonila Meço rrëzon Edi Ramen me dy FOTO



Reagimet kundër Edi Ramës vazhdojnë të jenë të shumta. Pas reagimit të djeshëm, gazetarja Sonila Meço ka shkruar sërish në rrjetet sociale.

Ajo ka rrëzuar pretendimet e Edi Ramës duke bërë publike vetëm 2 foto.

LEXO EDHE:

Image
VIDEO/ Mbledhja e frontit opozitar, ja betimi që Berisha u kërkoi deputetëve
Ja çfarë shkruan Sonila Meço në Facebook:

A ka pak dinjitet në reagime?

Në përpjekjen për të stigmatizuar reagimin e njerëzve, ndaj asaj që konsiderojnë padrejtësi, kuptoj dënimin e dhunës dhe si nënë që rris një vajzë në këtë vend ligështohem për çdo pasiguri.
Image
Por kur argumenti kundra është se pamjet e djeshme na çojnë një hap pas ëndrrës europiane, këtu ndalem ca dhe ftoj sidomos njerëz të medias që e bëjnë këtë. Sepse pikërisht ata kanë transmetuar pamje të ngjashme nga çdo vend i Bashkimit Europian, ku zemërata ndaj asaj që konsiderohet padrejtësi ka ofruar pamje të ngjashme.

Ja shembujt, të përzgjedhur nga protesta krejtësisht qytetare, për arsye të ngjashme: shtrëngim laku në fyt prej masave sipas tyre të padrejta nga pushteti:

Foto 1: Paris, Francë. Taksistët protestojnë dhunshëm ndaj masave favorizuese për privatët e Über Taxi

Kur do të rrëzohet Edi Rama? Ja përgjigjia e Sali Berishës...


Image result for sali berisha dhe edi rama
“Besoj se opozita do të ngrihet në lartësinë e këtij kushtrimi, por ka një gjë shumë të rëndësishme dhe kam një mesazh për çdo qytetar dhe çdo demokrat: secili duhet të pyesë veten se çfarë do të bëj unë për këta të mjerë, për këta biznesmenë, çdo të bëjë unë për të kthyer shpresën e shqiptarëve, për të rikthyer ligjin?

Pra përgjegjësia duhet të shtrihet në çdo vendim të këtij vendi dhe unë kam besim se opozita do të ngrihet në lartësinë e duhur”, tha ish-Kryeministri Sali Berisha në emisionin ‘Debati në Channel One”.

LEXO EDHE:
Denoncimi i fortë/ Ja çfarë ndodhi në Kukës me arrestimet...
I pyetur nëse shikonte efekt domino nëse zbatohej e gjithë skema e Ramës për taksat, ish-Kryeministri deklaroi se e gjithë kjo politikë anti-qytetare e bazon në largimin e shqiptarëve nga Shqipëria, dhe sigurimi i kësaj valvule është edhe dobësi e opozitës.

“Kjo e bën edhe më imperative largimin sa më shpejt të kësaj qeverie. Kjo qeveri do të rrëzohet pa i mbaruar mandati, kjo qeveri e ka mbaruar mandatin”, tha Berisha.

Ish-Kryeministri shprehu bindjen se ata që vendosën flamurin e fitores në Kalimash, nuk ka vend në Shqipëri që të mos vendosin flamurin e fitores.

“Opozita është deklaruar për mosbindje civile me të gjitha format”, tha Berisha.

Ish-Kryeministri deklaroi se drogën në Portin e Durrësit e kapi Rapiscani, kompaninë që Edi Rama bëri gjithçka që ta largonte nga Shqipëria.

“Droga u kap nga një punonjës i ndershëm, trim, i cili pa një pamje flu. Pse u shkarkua brenda 3 orësh drejtori i Portit, sepse nuk firmosi shkresën që të kalonte kontenierët nga kalata 4 në kalatën 3 që ishte diku në cep të portit”, tha Berisha.

Kryeministri i Shqipërisë në ditë të zezë nga borxhet...



Kryeministri Edi Rama vijon të jetë me borxhe, edhe pse në një raport konfidencial, të publikuar në 2015, thuhej se kishte investuar 200 mln euro në kompanitë offshore.

Pavarësisht se nuk përbënte një qëndrim zyrtar të OSBE-së, rapoprti nuk është mohuar asnjëherë nga hartuesit e tij. Të dhënat i referoheshin informacioneve konfidenciale, atyre të publikuara në media apo në kabllogramet e ambasadës amerikane, të publikuara nga Wikileaks.

LEXO EDHE:
VIDEO/ Mbledhja e frontit opozitar, ja betimi që Berisha u kërkoi deputetëve
Sipas të njëjtit raport, kjo shumë e frikshme është krijuar nëpërmjet ryshfetit me lejet e ndërtimit në Bashkinë e Tiranës, të cilën Rama e ka drejtuar plot 12 vite.

“Edi Rama (PS): Kryetar i PS, Kryetar i Bashkisë së Tiranës 2000 – 2011 dhe tani Kryeministër. Është folur shumë në lidhje me dyshimet për përfitimin e një tarife për lejet e ndërtimit, me rreth 10 – 20 % të vlerës së ndërtesave. Shumë i kujdesshëm për të operuar nëpërmjet personave të tretë, ai ka mohuar vazhdimisht çdo përfshirje në korrupsion apo krime. Pasuria e tij përflitet të jetë rreth 200 milionë euro, të investuara në kompani “offshore” përmes vëllait të tij, Olsit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkruhej në raport.

Ndërkaq, Rama në një debat me qytetarët në rrjetet sociale, ka thënë se pasuria e tij është hetuar njëherë nga ILDKPI, në kohën kur ishte në opozitë.

“Nuk ka e nuk do të ketë kurrë asnjë njeri që të ketë një qindarkë të veten në xhepin tim e as kurrë nuk ka pasur e nuk do të ketë një qindarkë në të ardhurat e mia, që të jetë e arkës së shtetit shqiptar”, i është kundërpërgjigjur Rama, një qytetari, ndërsa ky i fundit e ka shenjëstruar për pasurinë.

Ky eshte deklarimi i pasurisë së Kryeministrit nga viti 2013 deri në vitin 2016, referuar të dhënave nga Open Spending Albania dhe të dhënave të marra nga ILDKPI.

Në deklaratën e tij të pasurisë, rezulton se bashkëshortja zonja Linda Rama, fiton më shumë se kryeministri. Ajo ka deklaruar të ardhura nga paga, honorare, të ardhura nga qiraja e një apartamenti banimi dhe të ardhura nga interesat bankare. Paga e zonjës Rama është më e lartë se e kryeministrit me 3 142 579 lekë që ajo paguhet si eksperte, kundrejt pagës së kryeministrit prej 2 021 748 lekë.

Ajo ka deklaruar gjithashtu të ardhura nga qiraja e një apartamenti në shumën 2 milion lekë si dhe të ardhura nga honorarë në shumën 814 mijë lekë.

Djali i kryeministrit Gregor Rama ka deklaruar shtesë llogarie 14 mijë euro. Të ardhurat e tij nga shitja e veprave të artit për vitin 2016 kanë qenë 25 mijë euro. Gregor Rama ka deklaruar te kategoria e detyrimeve dhe një kontratë qeraje 2 vjeçare, për të cilën duhet të paguajë 432 mijë lekë

Viti 2013

Pronar me 100% i apartament banimi Tiranë, tip parafabrikat me sip. 59 m2 , fituar me privatizim, sipas rivlerësimit të 2012 vlera 5 422 100 lekë.

Pronar me 100% të studio artisti Tiranë, sip. 65 m2, me trashëgimi nga babai, me vlerë të raportuar 2 500 000 Lekë.

Bashkëpronar me 50% e ku 50% të tjera pjesë e regjimit martesor me bashkëshorten Lindita RAMA, shtëpi banimi me sipërfaqe të padeklaruar, përcaktuar një kat, me vlerë ndërtimi 39 607 741 lekë, vendndodhja e shtëpisë në fshat Surrel, Komuna Dajt, pasuri që justifikohet me dokument leje ndërtimi, momenti i deklarimit pa titull pronësie.

Bashkëshortja Lindita Rama si e pavarur nga regjimi martesor është pronare me 100% e apartament sip. 146.15 m2 + verandë 68 m2 + garazh 17 m2, vendndodhja Tiranë, blerë me pjesë në 2015 dhe 2009.

Bashkëshortja Lindita Rama e pavarur nga regjimi martesor është pronare e tokë arë me sip. 4 483.5 m2 Surrel, Dajt, blerë në vitet 2005 dhe 2009, me titull pronësie për tokë arë.

Gjendje e datës 10. 09. 2013 në llogari bankare personale në vlerë 2 007 789,3 lekë, burim të ardhurash paga e mëhershme dhe shitja e librit “Kurban”.

Kesh (cash) në vlerën 988 700 lekë, burim i të ardhurave kursime personale.

Kredi në bankë të nivelit të dytë me vlerë detyrimi financiarë të pashlyer – 336 383 lekë , e marrë në datën 12. 05. 2000 me principal 2.5 milion lekë, afat shlyerje 15 vjet, interes bazë 3%.

Detyrim i papaguar subjektit ndërtues të ?shtëpisë së banimit në Surrel? me vlerë ? 12 056 241 lekë, detyrim si pjesë e regjimit martesor 50 me 50 me bashkëshorten.

Detyrim i papaguar i qira vjetore apartament banimi sipas kushtit për pagim një herë në vit, vlera e detyrimit -573 280 lekë detyrim si pjesë e regjimit martesor 50 me 50 me bashkëshorten.

Zonja Lindita Rama në cilësinë e bashkëshortes dhe me të drejta të pavarura nga regjimi martesor, zotëron vlerën e dhënë si hua të tretëve prej 70 000 euro, hua pa interes, e papërcaktuar data e huadhënies.

Bashkëshortja Lindita Rama zotëron gjendje llogari bankare më 10. 09. 2013 në vlerën 6 206 644.3 lekë, deklarohet 100% pjesëtare.

Posedues i një koleksion me krijimtari artistike të babait, koleksion i trashëguar.

Të ardhura neto nga paga dhe shpërblime, 2 021 748 lekë.

Të ardhura nga honorare, 204 000 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura neto nga paga si eksperte, 3 142 579 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura neto nga honorare, 814 085 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura neto nga qira ap. banimi, 2 069 019 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura neto nga interesa bankare, 2 902 lekë.

Djali, të ardhura nga krijimtari dhe shitje punë artistike, 25 000 euro.

Gjendje llogarisë bankare, 1 043 896 lekë.

Detyrime të papaguara në vlerën 30 638 euro për kredi bankare aktivizuar më 22.10.2013 me principal 80 000 euro dhe afat shlyerje 10 vjet, pjesë e regjimit martesor.

Bashkëshortja, gjendje llogarisë bankare, -601 699 lekë.

Bashkëshortja, gjendje para kesh, 78 000 lekë.

Djali, gjendje llogarisë bankare, 2 177 lekë.

Djali, gjendje llogarisë bankare, 14 831 euro.

Djali, blerë veturë tip Audi, 400 000 lekë.

Djali, detyrime të papaguara në vlerën 432 000 lekë për qira me afat 2-vjeçar.

Djali, detyrime të papaguara në vlerën 400 000 lekë, të marra hua.

Detyrime të paguara në vlerën -35 238 euro për kredi bankare aktivizuar më 22.10.2013 me principal 80 000 euro dhe afat shlyerje 10 vjet, pjesë e regjimit martesor.

Djali, detyrime të paguara në vlerën -432 000 lekë për qira me afat 2-vjeçar.

Viti 2014

Të ardhura nga paga si kryeministër, 2 173 405 lekë.

Te ardhura nga honorare te tjera, 161 468 leke.

Të ardhura nga vijimi i shitjes së librit “Kurban’, 159 700 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga puna si eksperte, 8 582 342 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 234 555 lekë.

Gjendja cash pakësuar me 645 700 lekë.

Kredi në një bankë të nivelit të dytë, vlera e detyrimit financiar të pashlyer, – 72 022 euro, marrë më 22.10.20013, me principal 80 000 euro, afat shlyerje 10 vjet, pjesë e regjimit martesor ku bashkëshortët detyrohen me nga 50 % të vlerës secili.

Bashkëshortja, Lindita Rama gjendja e llogarisë bankare personale, shtuar me 427 546 lekë.

Bashkëshortja Lindita Rama e pavarur nga regjimi martesor është pronare 100 % e një tokë arë me sip. 886.5 m2 Surrel,Tiranë, blerë më 06.02.2014, si rikthim i sipërfaqes së tokës në gjendjen fillestare, tashmë pjesë integrale e tokës ku është ndërtuar godina e banimit, me vlerë 400 000 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga qiraja ap. Tiranë, 744 269 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga interesat bankare, 9 642 lekë.

Viti 2015

Të ardhura nga Paga për vitin 2015 vlera neto pas pagimit të detyrimeve tatimore 2 037 188 (dy milion e tridhjetë e shtatëmijë e njëqind e tetëdhjetë e tetë) lekë.

Të ardhura nga krijimtaria artistike: shitje libri Kurban, shitje punë artistike vlera neto me detyrime tatimore të zbritura 2 694 009 (dy milion e gjashtëqind e nëntëdhjetë e katër mijë e nëntë) lekë.

Zonja Lindita Rama, shtuar në llogarinë personale në bankë gjatë vitit 2015 vlera 3 044 470 lekë.

Zonja Lindita Rama shtuar Gjendja Cash shtuar me 115 000 lekë.

Zonja Linda të ardhura nga paga dhe puna si eksperte në vlerë neto pas pagimit të detyrimeve tatimore 1 929 676 (një milion e nëntëqind e njëzet e nëntë mijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë e gjashtë) lekë.

Zonja Linda Rama të ardhura nga qira apartamenti në vlerë neto pas pagesës së detyrimeve tatimore 1 939 237 (një milion e nëntëqind e tridhjetë e nëntë mijë e dyqind e tridhjetë e shtatë) lekë.

Zonja Linda Rama të ardhura nga interesa bankare vlera neto pas zbritjes së detyrimit tatimor 4 294 (katërmijë e dyqind e nëntëdhjetë e katër) lekë.

Zoti Gregor Rama fituar nga shitja e veprave të artit 3 400 Euro.

Gregor Rama pakësuar një llogari bankare me minus 197 629 lekë.

Llogari Bankare pa ndryshime.

Llogari bankare në EU shtuar me plus 50.

Paguar bashkërisht me zonjën Rama, gjatë 2015, detyrim në vlerën 7 099 EU (shtatëmijë e nëntëdhjetë e nëntë) për Kredinë e marrë në bankë të nivelit të dytë, aktivizuar kredia në 22. 10. 2013 me vlerë 80 000 EU, afat shlyerje 10 vjet. Shuma e mbetur pa paguar pas datës 31 dhjetor 2015 është 64 923 EU.

Viti 2016

Të ardhura neto nga paga dhe shpërblime, 2 021 748 lekë.

Të ardhura nga honorare, 204 000 lekë.

Të ardhura neto nga krijimtari dhe shitje punë artistike, 1 285 665 lek

Bashkëshortja, të ardhura neto nga paga si eksperte, 3 142 579 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura neto nga honorare, 814 085 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura neto nga qira apartament banimi, 2 069 019 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura neto nga interesa bankare, 2 902 lekë.

Djali, të ardhura nga krijimtari dhe shitje punë artistike, 25 000 euro.

Gjendje llogarisë bankare, 1 043 896 lekë.

Detyrime të papaguara në vlerën 30 638 euro për kredi bankare aktivizuar më 22.10.2013 me principal 80 000 euro dhe afat shlyerje 10 vjet, pjesë e regjimit martesor.

Bashkëshortja, gjendje llogarisë bankare, -601 699 lekë.

Bashkëshortja, gjendje para kesh, 78 000 lekë.

Djali, gjendje llogarisë bankare, 2 177 lekë.

Djali, gjendje llogarisë bankare, 14 831 euro.

Djali, blerë veturë tip Audi, 400 000 lekë.

Djali, detyrime të papaguara në vlerën 432 000 lekë për qira me afat 2-vjeçar.

Djali, detyrime të papaguara në vlerën 400 000 lekë, të marra hua.

Detyrime të paguara në vlerën -35 238 euro për kredi bankare aktivizuar më 22.10.2013 me principal 80 000 euro dhe afat shlyerje 10 vjet, pjesë e regjimit martesor./

Fritz Radovani: Takimi i fundit i dy Burrave

Image result for fritz radovani

Fritz Radovani 

Vetem “historianët, dr...prof...e akademikët...” e Shqiptarëve të sotëm, mendojnë ose u kanë thanë “me mendue” se, Historia e Shqipnisë duhet shkrue “pa Burra”!

Shpesh, mendoj me vete: “Atdhetarët tanë, u vranë krejt ‘kot’ per Shqipni!”

Si mund të mendohet sot mbas gati 90 vjetësh që janë vra Këta dy Burra, madje, kur thohet se, mbas 50 vjetësh “Historia” gjithnjë shkruhet pa pasione nga historianët...

Gati gati, të dy Këto Figura të mëdha Atdhetare, aqsa edhe Heroike e të pasterta si biluri...po fshihen dhe as nuk zihen me gojë as nder pervjetorët e Atyne ngjarjeve, per të cilat Ata kanë dhanë jeten?! Kujt po i bie sot nder mend 135 vjetori që ka lé Gurakuqi?


Kontributi i tyne per çeshtjen e madhe Atdhetare, lufta per çlirimin e Trojeve dhe e të gjitha Tokave të okupueme nga pushtuesit e huej barbar, ishte detyra e parë që këta dy Burra i kishin vue vetes. Po, a ktheheshin këta kreshnikë të Pavdekshem nga rruga në të cilen nuk njihnin asnjë hap mbrapa? – Asnjeni! Sikur t’i kishte ba një Nanë!

Vonë ka me u kuptue se të dy ishin Bijt’ e Një Nane, Nanës së Madhe Shqipni!

Asnjeni nuk kishte ma të voglen deshirë per sundim... Asnjeni nuk thehej as me miqësi dhe as me pare ar, edhe pse këmishat e tyne i kishin të shkyeme...

Asnjeni nuk njihte “marrveshje” në dam të çeshtjes kombtare, dhe këte e provoi koha dhe faktet e atyne rrethanave aq të vështira kur të dy rrefuzuen “rrushfetin”...

Cili prej Tyne nuk ishte Trim?

Mu në Parlamentin e vitit 1924, Luigj Gurakuqi deklaroi: “Né nuk vrasim, né jemi njerëz të ligjit!”...Kujt ua drejtoi këto fjalë Burrnore, Vllaznore e Shpirtnore Shqiptare?

Pikrisht, vrasësve dhe tradhëtarëve që në vend të shpirtit kishin “napolonin ar”!

Në gjakun e tyne anadollak kishin pabesinë dhe shitjen e Tokave Shqiptare!
E “Historia e Shqipnisë” mbas vitit 1912, e vertetoi këte tradhëti me Esad Pashen, Ahmet Zogun, e deri në ditët tona Ata Troje të shituna prej tyne, edhe sot, vazhdojnë me kenë të sundueme nga fqinjët e armiqtë shekullor të Popullit Shqiptar!

Luigj Gurakuqi u vra me 2 Mars 1925. Bajram Curri u vra me 25 Mars 1925...

Kush i vrau? – Per mos me u permendë vrasësi e Tyne, asht mendue “harresa”...

Vrasjet politike asnjëherë nuk janë krye nga një person i vetem!

Ky asht perkufizim që kam lexue nga studjues dhe politikan të mëdhej të kohës.

Sikur Ahmet Zogu të kishte ba vetem këto dy vrasje, politikanët pasues që kanë veprue në gjurmët e tij (e shpesh, edhe ia kanë kalue), me vrasjet e veta këta të fundit, do të kishin krijue një moment “hutimi” ose “topitje” nder ngjarjet tragjike të asaj kohë.

Mirëpo, SOT, “dorasi” i porositun i Ahmet Zogut, nuk na lejon me “harrue”...



“Kerkoj mbrojtje dergoni të holla ndermjetsoni per pshtim pranë Qeverisë Italjane.

– Pyetnij Çatin Saraçin ku asht ..? “besa” Ndihma!...

Baltjon Stambolla – Carceri Giudiziarie Bari.

Shkeqësiës Tij Ahmet Zogu Tirana (Albania)

Shkelqësiës Tij Ceno Beg Jakova (Gjakovë)”

Kjo asht fotokopje e origjinalit të letres së Baltion Stambollës, e ruejtun nga Shkodrani e Atdhetari Gjon Kamsi, sot në Muzeun Historik Shkoder. (Foto 2009).

***

E tragjedia vazhdon...edhe nder ditët tona...


Edhe kjo “Shtëpi” duhej shembë!

Shtëpia ku ka lé Atdhetari Luigj Gurakuqi 135 vjet perpara, me 19 Shkurt 1879, Shkoder.

E PREMTE, 11 KORRIK 1924... BAJRAM CURRI VJEN NË SHKODER...


KUTIA E DUHANIT E KRESHNIKUT BAJRAM CURRI ...

Sa shumë mendime, kujtime, vuejtje e ofshamje, ndryen mbrendë kjo kuti...

Ndoshta, edhe ndonjë buzqeshje e gëzim të Bajramit, por që të gjitha bashkë nuk dij a i bajnë 10 minuta në gjithë jeten e Tij...

Kam pasë një mik, të Ndjerin Pjerin Shestani...Erdhi një ditë tek unë...

Mbas pak kohe nxori nga xhepi një kuti duhani...Ishte e vjetër dhe e nxime nga koha. Mendova se mos do me e pastrue por, jo! E hapi biseden: “Një përson do me e shitë këte kuti cigaresh, për nevojat e tij. Asht i familjes Marubi. Më ka thanë se, po mujte me e shitë 2000 lekë (të vjetra), më ban nderë mbasi aq i duhën atij për nevojën që ka..!” Unë kishe 2500 lekë që më kishin teprue nga të hollat e meremetimit të një unazës dhe, pa u mendue shumë për vlerën, ndonse, kutija ishte argjentit e veshun me suvat të zi, po ma tëpër, tue u nisë nga vjetërsia e saj mora paret dhe ia pagova kutinë e duhanit.

Ai më tha: “E gëzofsh Fritz, këte kuti duhanit! Ke ble një dishka me vlerë shumë të madhe! Nuk të tregova përpara sesi asht historia e kësaj kuti duhani! Në vitin 1924 kur ka ardhë në Shkoder, një nga Burrat e fortë të Shqipnisë Bajram Curri, Ai asht takue me Luigj Gurakuqin në shtëpinë e Kel Marubit, dhe mbasi kanë pi kafet e para, Bajrami i ka thanë Luigjit: “Luigj, më duket se nuk gaboj kur mendoj për ty se jé ndër trimat ma të fortë që kam mujtë me njohtë në jeten teme. Kjo kuti duhanit qyshë sot asht e jotja!”... Dhe i ka falë këte kuti duhani. Kur më thanë se donë me e shitë, e mora dhe jam nisë direkt e tek ti, mbasi më vinte keq me ra në dorë të tjetër kujt, dishka me kaq vlerë!”

Unë e mora në dorë, por jo, si kuti duhani! Tashti kishe një rrelike! Dhe, si të tillë e kam pasë vlersue që ditën e parë, tue mendue se ndër duert e kujt kishte kalue ajo kuti! Përnjëherë më dolën parasyshë Portretët e Atyne dy Burrave, Atyne dy Atdhetarëve, që pushka e tradhëtarit i pat rrëzue përdhe...por, Ata Trima nuk u kalbën...asnjëherë!

Ata u gurzuen si lisat shekullor... Burrnia e Atyne dy Shkambijve nuk vdes, por as nuk humbë kurrë... Ajo, edhe sot, asht e ruejtun mbrenda Asaj kuti duhani..!


Shkoder, (1995). Botue, Melbourne 2014


****


Fritz Radovani u lind në Shkodër me 6 janar 1940. Në bombardimin e bamë nga Aleatët me 13 tetor 1943 në Tiranë, ìu vra i ati Kol Radovani, major i policisë shqiptare dhe u rrit me t'ëmën. Në vitin 1956, në Shkodër ka përfunduar shkollën e mesme Pedagogjike. U emënue nga Ministria e Arsimit në Burrel, në fshatin Macukull. Për nevoja shendetsore u kthye në Shkodër dhe u emënue disenjator në Kabinetin Pedagogjik, ku punoi 4 vjet. Mbas katër vjetësh,kaloi mësues në lagjen Liria po në Shkodër. Gjatë asaj kohë pra, në vitin 1965 ka përfunduar Liceun artistik me korrespondencë në Tiranë. Nuk ìu dha e drejta me vazhdue shkollë të lartë për arsye biografie. Në vitin 1968 në periudhën e Revolucionit Kultural, mbas arrestimit të dytë të vëllaut të madh, u transferua në fshatin Kosmaç, mësues në klasat fillore. Në vitin 1969, u largua nga arsimi dhe u emënue piktor në fabrikën e Tekstilit Shkodër. Aty nuk vazhdoi vetëm dy vjet me titull Piktor dhe kaloi në organikën e asaj fabrike si punëtor reparti stampimi deri me daljen në pension të parakohshëm në vitin 1992.

Që nga viti 1967 nuk ka pas të drejtë as me marrë pjesë në ekspozita pikture.

Që nga viti 1945 dhe deri në vitin 1998 (tue përjashtua vitet 1961–1964) ka pas vazhdimisht një njeri të familjes në burgjet e kampet e shfarosjes, prandej edhe ka qenë gjithmonë i përfshimë në “luftën e klasave” të pushtetit komunist. Në vitet 1945 janë arrestuar dy dajat Paulin e Mikel Prennushi. Paulini ka ba 5 vjet burg e 5 vjet internim. Mikeli ka ba 10 vjet burg. Në vitin 1946 është arrestuar axha i nënës At Mati Prennushi, Provincial i Françeskanëve të Shqipërisë, i cili është pushkatuar me 11 mars 1948. Në vitin 1948 është arrestuar daja tjetër prift Don Kolec Prennushi, i cili mbas hetuesisë ka vdekur në vitin 1950. Në vitin 1950 është arrestuar vëllau Alfonsi, dhe është dënue 8 vjet burg me grupin e studenteve të Gjimnazit Shkodër. Eshtë arrestuar prapë në vitin 1967 dhe është dënue me grupin e klerikëve të Tiranës, me 10 vjet burg për pikëpamje fetare tue u përfshi në nenin e “Agjitacionit e Propagandës kundër pushtetit”.

Në vitin 1991, në muajin janar u zgjedh Kryetar i Sindikatës së Fabrikës Pëlhurave të Shkodrës, në periudhën e lëvizjes antikomuniste në Shqipëri. Po këtë kohë u zgjedh edhe anëtar i Kryesisë BSPSh (Bashkimi i Sindikatave të Pavaruna Shqiptare) në Shkodër, për sektorin e propagandës dhe marrëdhënieve mes besimeve. Ka kontribuuar në përmbysjen e qeverisë komuniste të Ramiz Alisë, tue organizuar mbledhje, mitingje, greva dhe në radio “Shkodra” e gazeta, me artikuj kundër komunizmit. Nuk u pajtue asnjëherë me demagogët dhe komunistët e konvertuem në “demokrat” e “socialist”, për këtë arsye edhe nuk kam ba pjesë asnjëherë në asnjë parti politike të djathtë as të majtë. Kjo e ka shtye që në vitin 1997 me u larguar nga Shqipëria ilegalisht, mbasi u kercnue me vrasje. Në vitin 1998 u kthye në Tiranë dhe në vitin 2000 ka emigruar në Australi. Edhe këtu nuk kanë munguar veprimet kundër tij nga metastazat e Sigurimit famëkeq të komunistëve të Tiranës. Falë Shtetit Australian që i ka siguruar jetën.

Këtu ka përfunduar në vitin 2002 librin “Një monument nën dhe” dhe ka vazhduar punën për një botim të dytë të librit “At Pjetër Meshkalla S.J.”, i botuem për të parën herë në Shqipëri në vitin 1993. Në vitin 1992-1993 është bashkautor i librit “Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare 1944-1990”, libër i cili i është dhurue Papës Gjon Pali II, me rastin e vizitës në Shqipëri me 25 prill 1993. Kam përfundue edhe librin “Gurt’ e Parë” dhe është futë në “labirintet e demokracisë përparimtare”, me mujtë me i dhanë rinisë një punë tjetër modeste nga ana eme. Dy të fundit janë dorëshkrime. Përveç “publicistikës” tashti Radovani po punon mbi një libër të vogël (xhepi) për mësimin e bazave të para të GJUHËS SHQIPE (Gegërishtja e sotme), për nxënësit e rritun në Australi që kanë përfunduar shkollat e ulëta e nuk njohin Gegërishten.

Mimoza Dajçi : Fuqizimi i femrës, kërkesë e kohës.



Duke qenë se mikpritja është virtyt i shqiptarit, reflektohet edhe larg atdheut. Një derë e hapur kurdoherë për vajzat dhe gratë shqiptare në New York është ndier edhe nga Konsullata e Kosovës, konkretisht nga Ambasadorja Zj, Teuta Sahatqija, e cila pak ditë më parë priti në një vizitë pune themeluesen e Qëndrës "Gratë në shërbim publik" në Shqipëri, ish deputeten e Partisë Demokratike Zj. Mimoza Hajdarmataj dhe lideren e Organizatës së Gruas "Hope & Peace" Zj. Mimoza Dajçi.
Takimi u shtri në fuqizimin e gruas, si kërkesë e kohës dhe si një rol kyç për zhvilimin e të ardhmen e një vendi. U fol për trajtimin e grave të dhunuara nga lufta e makinerisë serbe në Kosovë, mbështetjen që akoma duhet ti jepet atyre e fëmijëve të tyre, si dhe për arritjet e grave në Fushë Kosovë, Krushë, Gjakovë të cilat me mbështetjen e shoqërisë, institucionve ndërkombëtare, e përpjekjet e tyre sot janë jo vetëm të zonjat për fëmijët e tyre, por për mbarë vendin.
Ambasadorja Sahtaqija një dipllomate me vizon të gjerë dhe jo vetëm, por edhe në spektrin politik e vendimarrje, foli për eksperiencat e saj si deputete e Parlamentit të Kosovës në ndihmë të femrave për sa i përket shëndetit publik, pjesëmarrjes së grave në biznes, ekonomi, politikë, dipllomaci, e në veçanti vëmëndjes që duhet ti kushtojë shteti, shoqëria femrës në zonat rurale të vendit. Ajo tregoi inisitivën e saj për blerjen e një automjeti lëvizës mjekësor, që shërben për kontrollin kundër kancerit të gjirit tek femrat. Mjet që edhe sot funksionon në Kosovë në çdo cep të largët të vendit, ku brenda kësaj aparature lëvizëse janë kontrolluar përveç femrave shqiptare edhe ato serbe.
Foli për barazinë gjinore, trashëgiminë bashkëshortore që është përfshirë tashmë në ligjet e Republikës së Kosovës falë përpjekjeve të saj dhe femrave deputete që e kanë mbështetur. Edhe këtu Ambasadorja Teutë është një dipllomate tepër aktive në dobi të shpalosjes së vlerave të popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe të gjitha trevave shqiptare. Me rastin e 10 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, falë angazhimeve të saj Selia e Konsullatës u kthye në një qendër kreative, historike e kulturore ku u shpalosën veprimtari e aktivitete të ndryshme sociale, dipllomatike e patriotike.
Edhe Zj. Mimoza Hajdarmataj foli për punën e saj si deputete e Partisë Demokratike, ku gjatë takimeve të ndryshme nëpër Shqipëri, veçanerisht në Kukës, ku ishte edhe zona e saj elektorale, tha se kishte mbetur tepër e lënduar nga gjendja e rëndë ku ndodhej femra shqiptare në veri te vendit. Preku me shqetësim dhunën ndaj grave, trafikimin njerëzor, papunësisë, kanabisin që ka mbuluar vendin dhe tendencën e të rinjve për tu larguar nga vendi. Të gjitha këto dhe frymëzimi nga OKB për lëvizjen e gruas, janë edhe arsyet tha ajo që morra inisiativën për ngritjen e kësaj qendre në shërbimin publik të gruas. Tani për tani Zj. Hajdarmataj priorit kryesor shikonte mbështetjen që duhej ti jepet gruas kryefamiljare, dhe gruas në zonat rurale të vendit.
Në këtë takim i cili kaloi i ngrohtë, miqësor Zj. Hajdarmataj u shoqërua nga gazetarja Mimoza Dajçi, sëbashku njiheshin në Shqipëri qysh në fillimet e proçeseve demokratike të vendit dhe shtresës së persekutuar politike. Korresp/"Hope & Peace".

Serbia kundër Shqipëtarëve katolik të Luginës së Preshevës pas viteve të 90-ta!

Nga Skender Jashari

Kalvari i Shqipëtarëve katolik të Luginës së Preshevës, nuk është kalvarë thjesht që kanë përjetu besimtarët e një feje-besimi, kjo tejkalon atë është më i rëndë, ky kalvarëështë kumulim i kalvareve për Komb, Bindje politike dhe Besimit.
Fillimisht, jam kundërshtuar shpeshherë, sidomos nga fundamentalist islamik( të dirigjuar nga Serbia, apo pa identitet të dalluar Kombëtar), në lidhje me këtë. Këtë fe e kisha trashëgu si familje( përjashto një pjesë të familjes së gjerë që kthehej vazhdimisht në islam-shkaku i imponimit por edhe interest që i ofronte Perandoria Osmane e pas saj edhe Serbia), mirëpo unë e familja ime e ngushtë, këtë fe e mbanim shkaku i identifikimit dhe lidhjes me Gjergj Kastriotin( që ishte përcjellur si Porosi e Gjergj Kastriotit, përmes Kishës katolike të fshatit Rahovicë, në rastin e kthimit të Tij për në Krujë)! Në mua dhe familjen time të ngushtë, Feja e Shqipëtarit-Gjergj Kastriotit ishte më shumë orientim politik-ushtarak-kulturorë-civilizues drejt Europës-SHBA-së, sesa thjesht fe( besim të trashëguar që edhe të parët tonë e besuan)!
Por derisa mua dhe familjentime, na identifikuan si Shqipëtarët katolik të vetëm( të dalur publikisht) në Luginë të Preshevës, e shumë të tjera familje mbetën ende të fshehta, më së miri mund ta rrëfejmë terrorin dhe terrorizmin e Serbisë.Tashmë e dijmë të gjithë interesin politikë, strategjik të Serbisë, që Shqipëtarët të lidhen, drejtohen nga vendet orientale-Orienti dhe të shkëputen nga Perëndimi-SHBA!
Terrori dhe terrorizmi i Serbisë, kundër Shqipëtarëve katolik të Luginës së Preshevës, është rritur me shkaktimin e luftërave në ish-jugosllavi, ku Serbia në vazhdimësi tentonte t’i implikonte Shqipëtarët si ekstremist e terrorist islamik! Madje siç edhe në Marrëveshjet Jugosllavi-Turqi, por edhe në elaboratet dhe ligjet agrare të Mbretërisë Serbo-kroato-sllovene, autoritetet pushtuese serbe, planet e tyre ekspansioniste dhe shoveniste i fillonin në territoret kufitare Shqipëtare( ku përfshihet edhe Lugina e Preshevës!). E njejta, ndodhi edhe pas viteve 1990:
A) ku autoritetet pushtuese serbe, filluan dërgimin në vendet arabe të “shqipëtarëve” të Luginës së Preshevës, për të kry shkollimet teologjike vehabiste, duke instrumentalizu shumicën e hoxhallarëve tradicional, duke i përdorur bashkëpunëtorët e Serbisë; duke neutralize një pjesë të Shqipëtarëve me ideologji komuniste, dhe
B) Duke islamizu, izolu apo mbajtur edhe më fshehtë fenë katolike, Shqipëtarët katolik të Luginës së Preshevës!
Serbia forcoi ndjenjën fetare islamike në Luginë të Preshevës( kryesisht përmes hoxhallarësh vehabist, por edhe shumicës së hoxhallarëve tradicionalist të Luginës së Preshevës), sidomos edhe përmes bashkëpunëtorëve të Serbisë( jo të pakët në numër), të cilët tregoheshin shumë më fanatikë fetarë!
Derisa Shqipëtarët e besimit islam të Luginës së Preshevës, disa shkaku i verbërisë-indoktrinimit fetarë islamik, na cilësonin si armiqë më të mëdhej neve Shqipëtarëve katolik sesa serbët ortodoks( ende mund të dëgjohen raste të këtilla!). Por më shumë shkaku i frikës nga pushtuesi serbë, ngurronin t’i përkrahnin Shqipëtarët katolik të Luginës së Preshevës.
Shqipëtarët ateist-komunist të Luginës së Preshevës, shkaku që nga ish-jugosllavia kishin marrë banesa, paga të mira por edhe benefite të tjera, apo gjoja bindjeve personale ateiste-komuniste, nuk përkrahnin Shqipëtarët katolik të Luginës së Preshevës!
Pasiqë jam Shqipëtarë katolik i Luginës së Preshevës, i njohë shumicën e bashkëvendasëve të mi, që janë Shqipëtarë katolik të fshehtë, si në fshatin tim, por edhe në shumicën e vendbanimeve tjera( fshatrave dhe qytetit)! Edhe pse Liria e Besimit, propagandohet gjoja si e lejuar, e garantuar, e siguruar etj në mbarë botën, kjo absolutisht është e ndaluar në Luginë të Preshevës! Derisa Shqipëtarët katolik të Luginës së Preshevës, të frikësuar deri në palcë, që në rast se do hetohen-kuptohet feja e tyre, do pësonin nga Serbia( frikë kjo edhe e trashëguar nga e kaluara), po ashtu do pësonin keq edhe nga “besimtarët fanatikë islamik”( pra bashkëpunëtorët e Serbisë), por edhe të izoluar dhe mospërkrahur edhe nga Shqipëtarët e besimit islam!
Kalvari i Shqipëtarëve katolik të Luginës së Preshevës, pas vitit 1990, filloi me përvetësimin e Kishave katolike në shumicën e fshatrave, duke i kthyer ato në kisha ortodokse serbe apo duke i shkatërruar themelet e tyre( sidomos nga shqipfolës), krijimin e varrezave serbe dhe zhdukjen e varrezave të mbetura katolike!
Serbia përmes hoxhallarëve të dirigjuar prej saj( hoxhallarët vehabi dhe shumica e hoxhallarëve tradicionalist), por edhe nga “besimtarë fanatikë”( që realisht i njihja si bashkëpunëtorë të Serbisë), aktivisht u angazhuan në konvertimin e Shqipëtarëve katolik të Luginës së Preshevës, të cilët i kishin identifikuar si të tillë! Ngaqë familjen time e kishin identifikuar shkaku i paraardhësëve të mi, si familje “qafirësh”, në vazhdimësi, u shënjestruan familjarët si nga policia serbe, bashkëpunëtorët e Serbisë( si fanatikë fetarë!), por edhe duke i largu dhe kërcënu që mos t’na ofroheshin-shoqëroheshin as Shqipëtarët ( katolik dhe musliman) të Luginës së Preshevës.
Kërcënime drejtëpërdrejt dhe sidomos përmes telekomunikimeve; sulme fizike; fyerje të familjarëve në publik; fletarreste; ofrim punësh me paga të mira( oficerë të policisë multietnike=multiçetnike) e deri në vendosje në vende të ndryshme të botës( që mos të qëndronim në vendlindje); shpifje( gjoja kam ndërru fe, gjoja jam agjent i Vatikanit, Tiranës, SHBA-së etj); arrestime; tentim tradhëtish dhe tradhëti edhe nga shqipfolës; rrahje dhe torturim nga autoritetet okupatore serbe; rrahje nga banda shqipfolësish; paraburgosje; plagosje dhe disa tentim vrasje( madje disa herë edhe në Republikë të Kosovës); demolim të dy shtëpive nga disa herë dhe djegëjen e shtëpive të tilla madje njërën duke e minuar dhe detonuar gjatë ditës( më 18.12.2014), e më pas duke ia hequr edhe themelet e gërmadhave të shtëpisë etj, të kryera nga policia, ushtria, xhandarmëria dhe bashkëpunëtorët e Serbisë!
Bashkëpunëtorët e Serbisë(“ fanatikët islamikë”), si dhe hoxhallarët vehabi dhe shumica e hoxhallarëve tradicionalist, të dirigjuar nga Serbia, por edhe shqipfolës islamik që më shumë kanë identitetin fetar të theksuar sesa atë Kombëtar, në vazhdimësi por sidomos pas Luftës së UÇPMB-së, çdo rast shfrytëzonin të merrnin merita për “udhëzimin në fenë islame”( për t’na kthy në islam); duke na udhëzu “dashamirësisht”; duke këshillu; duke premtu të mira( tokësore të ndryshme dhe të mira në parajsë); duke na tërhequr vërejtjen për pasoja; duke izolu nga rrethi i gjerë familjarë dhe shoqëria. Por të njejtët aplikonin edhe: fyerje, kërcënime, sulme dhe izolime në jetën e përditëshme, në shkollë fillore dhe të mesme( derisa nuk ishim në Luftën e UÇPMB-së); linçim dhe trajtim dallues nga mësues( bashkëpunëtorë të Serbisë) në shkollë fillore; duke tentu t’na fusnin në një grup të Agjentëve Islamik të Serbisë që ishin kryesisht ish-luftëtarë të UÇPMB-së( grup kjo e arrestuar në Republikë të Kosovës dhe e quajtur si agjentë të Serbisë edhe nga Qeveria) apo kreyrja e akteve terroriste islamike gjoja nën emër të Luftës për Liri kundër Serbisë etj. Kishte të tillë që para Luftës së Kosovës edhe kërcënonin( sidomos një hoxhë tradicionalist, i njohur si bashkëpunëtorë i Serbisë i fshatit Rahovicë).
Por sidomos një pjesë e familjes së gjerë, ka shumë përgjegjësi dhe fajësi, në vrasjen dhe vdekjen e disa gjyshërëve të mi, por edhe kundër meje dhe familjarëve të mi.
Fatin e ngjajshëm e përjetuan edhe ata pak Shqipëtarë katolik të Luginës që tentuan të publikojnë fenë e Gjergj Kastriotit( siç e quajmë në Luginë). Po ashtu u parandaluan madje edhe ngjajshëm përjetuan edhe Shqipëtarë që u rikthyen në fenë e Gjergj Kastriotit.


Formatin  worldpress mund ta gjeni ne  linkun: https://skenderjashariblog.wordpress.com/2018/03/19/serbia-kunder-shqipetareve-katolik-te-lugines-se-presheves-pas-viteve-te-90-ta/  




Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.


Administrata e Trump-it ofroi një mundësi, por jo një zgjidhje për problemet që ekzistojnë mes Kosovës dhe Serbisë

  Search inside image Akademik  Mehdi Hyseni,PHD Profesor Dr. Mehdi Hyseni  , është Doktor i Marrëdhënieve Politike Ndërkombëtare dhe Bashkë...