2018-05-31

GERALD MASSEY : “LIBRI I TË VDEKURVE EGJIPTIANË DHE MISTERET E AMENTËS”

A duhet Bota t’i zbulojë mistertet e Thothit për të kuptuar historinë e vërtetë të njerzimit?



A ÇKA THOTË GERALD MASSEY NË LIBRIN E TIJ, “LIBRI I TË VDEKURVE EGJIPTIANË DHE MISTERET E AMENTËS”:

“Amenta, vendi i përjetësisë, është vendi i mistereve ku Thothi, zoti i hënës në botën e poshtme, dhe që ishte mësues i madh i sekreteve të shenjta bashkë me shtatë mësues të urtë. Kalimi nëpër Amentë është në serinë e nismave për Ozirisin e vdekur. Ai futet në misteret e Rustës (I, 7, 9), misteret e Tuatës (130,27), misteret e Akarës ( 148, 2, 3). Ai i njeh misteret e Nekhenës (I, 13, 19). Të vdekurit thërrasin zotat që banojnë në të gjitha misteret (14, I); të vdekurit mësojnë misteret nga babai i zotit Atum, duke u bërë i biri i tij (15, 46), ai është në trajtë misterioze (17,91), dhe në fytyrën misterioze, si të Ozirisit (133, 9). “Shkëlqej në vezë”, thonë të vdekurit në “vendin e mistereve”. Kapitulli 162 (sikurse edhe referencat tjera në këtë pjesë, të “Librit të të vdekurve egjiptianë”, të përkthyer në anglisht nga sir P. Le Page Renouf, knt, dhe të vazhduar dhe kompletuar nga prof.. E. Neville, D.C.L, e jo atë të përkthyer në anglisht nga E. A. Wallis Budge – vërejtja ime, R.K.), përmban misteret më sekrete, më të shenjta dhe më të mëdhatë e të gjitha mistereve. Emri i tij është libri i vendbanimit të fshehur, e që është libri i Amentës, ose i ritualit të ringjalljes. Këto mistere duken të panjohura dhe të paqarta për shkak të formës së tyre – monologë dramatikë, dhe biseda me vetveten – dhe deklarata të shkurtëra, por megjithatë mund t’i njohim mjaftueshëm që të dimë se ato janë origjinale të të gjitha “mistereve”, gnostike, kabalistike, masonike, ose të krishtera. Dogma e inkarnimit ishte një mister egjiptian. Regjenerimi pas pagëzimit, transformimi, shpërndërrimi, ringjallja dhe ngritja, ishin që të gjitha mistere egjiptiane. Misteri i Nënës gjithnjë të virgjër, i një djali dymbëdhjetë vjeç që transformohet befas në një të rritur tridhjetë vjeç, e që bëhet njësh me babain, ashtu siç ishte edhe më parë në misteret e totemizmit; mister në të cilin trupi i vdekur i Ozirisit shpërndërrohet në Horusin e gjallë me prejardhje nga shpirti i shenjtë me kokë shpendi; misteri i qenies hyjnore në tre persona, njëri prej të cilëve merr mish në tokë si njeriu Horus, që të bëhet mumje si Oziris në Amentë, dhe që të ngrihet nga të vdekurit në shpirt si Ra në qiell. Këto dhe mrekulli të tjera të fesë së krishterë, ekzistojnë të ruajtura në mesin e mist
ereve të Amentës. Por kuptimi i misterve mund të njihet vetëm kur gnosa e vërtetë të jetë mësuar në mënyrë autentike. Ndërkaq kjo ishte ndërprerë kur nderimi kristian i Krishtit në trup kishte përvetësuar “trupin bërë nga fjala”, dhe tekstualisht e ka interpretuar dramën mistike si një rishikim të prekshëm të historisë njerëzore, i cili është përfshirë në katër ungjijt më të fundit, si një zbulesë e re e dërguar nga Zoti, e personalisht i sjellë në Palestinë, si “Jezus historik”.

Kur bokseri Bendigo u konvertua, propozoi që predikimi të jetë profesioni i tij i ri. Dhe kur e kundërshtuan se ai nuk dinte ndonjë gjë dhe nuk dinte as të lexonte dhe të shkruante, ai iu përgjigj se “pret të bëjë një punë të mirë duke dëgjuar përreth”. Pra, kështu ishte edhe me të krishterët e hershëm. Ata nuk dinin të lexonin dhe të shkruanin gjuhët e vjetra, por bënë punë të mirë duke dëgjuar përreth. “Ju e keni njeriun tuaj mbi kryq”, u tha njëri nga ta romakëve; “ pse e kundërshtoni tonin?”. Njeriu i tyre mbi kryq ishte identik me Ozirisin-Thothin, ose gomarin me kokë njeriu – Iu. Për Thothin, mësuesin e mistereve është thënë: “Dhe tash shikojeni Thothin në misteret e tij sekrete. Ai bën pastrimin dhe vlerësimin e pafund, duke e gdhendur kupën qiellore dhe duke lëshuar stuhi rreth tij, dhe ndodh kështu që Oziris të arrijë në çdo stacion” (Po aty, kapitulli 130), dhe ne mund të shtojmë që të arrijë pavdekësinë e tij me anë të mësimeve të komunikuara në misteret e Thothit.”

Marilyn Monroe u vra sepse dinte mbi ekzistencën e alienëve





Sa herë që dikush promovon ndonjë dokumentar mbi Alienët, shumë nga ne shpresojmë që një dëshmi e tillë do të ndryshojë botën.Dokumentari i fundit me regji të Michael Mazzola, dokumenton se Shtetet e Bashkuara mbulojnë provat e ekzistencës së alienëve, transmeton portali arbresh.info

Në këtë dokumentar, ndër të tjera thuhet se edhe aktorja Marilyn Monroe u vra sepse kërcënoi se do të flasë mbi informacionin e klasifikuar.

Por se sa është kjo e vërtetë, ende nuk është vërtetuar.

Dokumentari “Unacknowledged” do të shfaqet me 23 maj nëpër televionet botërore.

“Shqipja” e Sanxhakut ruhet vetëm në zonat e thella malore!



Nga Sevdail Hyseni

Në Sanxhak të Serbisë, shqiptarët e boshnjakëzuar nuk e kanë atë komoditet të shprehen shlirshëm, me ballin lartë, se janë shqiptarë e fl asin shqip, përveç në zota e thella malore
të rajonit të Tutinit si: Peshteri, Baçica, Shkreli, Borishtica, Ugëlli (Ugao) etj, nëpër të cilat, aty-këtu, dëgjohet ndonjë fjalë shqipe, sidomos kur vijnë mysafi rët, ose kur fl asin fshehur
për të mos kuptuar të afërmit e tyre, që nuk e dinë shqipen. Ugëlli, bën përjashtime, në këtë vendbanim, gjuha shqipe nuk është ruajtur vetëm ndër gjenerata të vjetër, por edhe
te fëmijët e tyre si ajo e Sali Hukajt 86 vjeçar, i njohur si Sali Bajri. Në prag të festave të nëntorit, Myftiu i Luginës së Preshevës, Nexhmedin ef. Saqipi, me ftesë të Reisit të Rijasetit
të Bashkësisë Islame në Serbi Dr. Sead ef. Nasufoviq, vizitoi Novi Pazarin dhe disa vendbanime të Tutinit, në brezin kufitar me Malin e Zi, atje ku gjuha e shqipe nuk e ka humbur rrënjën e saj. Këto vizita të Myftiut Saqipi, vijnë menjëherë pas atyre të parave të zhvilluara në Greqi, pikërisht në pashallëkun e Ali Pashë Tepelenës e vendlindjen e kolosit të letrave shqipe Faik Konica, si dhe në vendlindjen e Alfabetit të Gjuhës shqipe, në Manastir të Maqedonisë. Nëpër këto troje shqiptare të ndara padrejtësisht nga shtetet serbo-greko-maqedonase, gjuha shqipe ende fl itet, jo vetëm nga pleqtë e plakat shqiptare, por aty-këtu edhe nga të rinjtë. Derisa në Janinën e Ali Pashait dhe të madhit Faik Konica, gjenden shqiptarë të cilët nuk ngurrojnë të deklarojnë origjinën, ka edhe të atillë, që ngurrojnë nga frika të mos shprehen lirshëm, duke pëshpëritur si nën buzë “Shqip
fl asin vetëm grekët e vjetër!”. Ndërsa edhe në Sanxhak të Serbisë, shqiptarët e boshnjakëzuar nuk e kanë atë komoditet të shprehen shlirshëm, me ballin lartë, se janë shqiptarë e fl asin shqip, përveç në zota e thella malore të rajonit të Tutinit si: Peshteri, Baçica, Shkreli, Boroshtica, Ugëlli (Ugao) etj, nëpër të cilat, aty-këtu, dëgjohet ndonjë fjalë shqipe, sidomos kur vijnë mysafi rët, ose kur fl asin fshehur për të mos kuptuar të afërmit e tyre, që nuk e dinë shqipen. Ugëlli, bën përjashtime, në këtë vendbanim, gjuha shqipe nuk është ruajtur vetëm ndër gjenerata të vjetër, por edhe te fëmijët e tyre si ajo e Sali Hukajt 86 vjeçar, i njohur si Sali Bajri.
Baçica – Shqipëria e vogël/Për të parë nga afër se si frymon gjuha shqipesh në këto troje të lashta ilire, Myftiu i Luginës Nexhmedin ef. Saqipi, fi llimisht vizitoi Peshterin e Poshtëm,
duke zgjedhur Baçicën e Sali Makajt, haxhiut, i cili në këtovise gëzon një autoritet dhe popullaritet të pashoq. Po shqip fl asin edhe të tjerët e këtij fshati, me të cilët llafosi shqip
Myftiu pas faljes së namazit. Ata, nuk harrojnë të përkujtojnë epitetin e dikurshëm që mbante vendlindja e tyre Baçica, të cilën e quanin fshatrat përreth si Shqipëria e Vogël. Secili që bisedonte me Myftiun në shqip, ia drejtonte gishtin nga Peshteri i Epërm, atje ku shqipja fl itet më thekshëm si në Shkrel, Borishticë dhe Ugëll. Këto vendbanime shtrihen në
një zonë të thellë malore në një lartësi mbidetare prej 1200 m, në kufi me Malin e Zi, në një largësi prej 4-5 km. Naser Shkreli, profesor i gjuhës ruse, ish punëtor i arsimit e fl et
shqipen rrjedhshëm dhe krenohet me fi sin e kelmendëve, që ka dhënë burra dhe gra të pushkës dhe pendës. Shkrelët, sot, nuk i ke vetëm në Sanxhak, Bosnje e Maqedoni, por edhe në Amerikë, bile një bijë shqiptare nga Shkrelët (Suzana Shkreli) për pak vota desh u bë kongresmene. Prof. Naseri, është, ai, burrë që gjatë regjistrimit të fundit të popullsisë në Sanxhak, i vetmi është deklaruar dhe është regjistruar si shqiptar, bile nëpër gazmende familjare dhe manifestime kulturore e mban plisin e bardhë mbi kokë. Duke biseduar me banorët e Shkrelit, njëri nga më të moshuarit e mori një gazetë, që botohet në Amerikë me emrin “Shqiptari”, i cili deri sa e mbante në dorë iu rrokullisën disa pika loti nëpër faqet e tij të mbuluara me rrudha, qoftë nga pasha e viteve, qoftë nga malli për shqipen e folur dhe të shkruar. Po, nga Shkreli e kemi edhe prof. dr. Rexhepin, nënkryetar të Këshillit Kombëtar
për Sanxhak dhe veprimtarë të tjerë, të cilët me punën dhe veprën e tyre e anë nderuar gjithë shqiptarinë. Biseda me pleqtë e fshatit Ugëll, në konakun e Sali Hukajt, është një nga më të veçantat gjatë këtyre vizitave nëpër Sanxhak. Konakun e këtij burri me tipare të vërteta të malësorit e kanë vizituar edhe miq të tjerë përveç Myftiut, nga i cili janë ndarë me kujtime sa të dhembshme aq edhe krenare. Saliu 86 vjeçar, djalë i një luftëtari të Shaban Polluzhës, jo vetëm që nuk e ka humbur gjuhën shqipe, por edhe e ruan dhe e zhvillon me gjelozi dhe fanatizëm të madh. Gjatë bisedave të ngrohta, me plot emocione dhe nostalgji, nuk shpëtonin edhe të sharat, që rridhnin natyrshëm shqip në adresë të atyre, politikanëve nga këto zona, të cilët pak kujdesen për investime, pastaj edhe
për ata, që në vend të shqipes po fl asin boshnjakçe e serbçe e kështu me radhë.
“Shqipja ruhet, aty ku shkruhet!”/Baba im, thotë Amir Goçi, dikur e mbante shkopin e ngrehur në dorë, duke na kërcënuar të mos fl asim boshnjakçe, por vetëm shqip. Mirëpo,
me kohën gjërat kanë ndryshuar. Si të ruhet gjuha shqipe në këto vendbanime kur mësimi nëpër shkolla zhvillohet boshnjakisht (serbisht), mjetet e informimit si dhe lutjet nëpër xhamia po ashtu?! Ndërkaq, Deli Kurbashi, thotë me krenari se fshati i tij Ugëlli, ka Xhaminë më të vjetër në Sanxhak, madje është nga vendet e veçanta që shqipja nuk
është humbur si dhe me krenari fl et për luftën e fundit për organizimin e të rinjve të këtij fshati, të cilët lëre që u bënë mburojë për fshatrat e tjerë, të rrezikuara nga çetnikët,
por edhe dhanë shumë heronj për lirinë e vendit. Vlen të theksohet se Ugëlli është vendlindja Dr. Sulejman Uglaninit, deputet dhe njëri nga liderët me zë të Sanxhakut, për të
cilët banorët e fshatit thonë se pak ka bërë, për përparimin e vendlindjes së tij, të paktën në asfaltimin e rrugëve të mbytura në baltë. Nga bisedat e zhvilluara me banorët
e fshatrave kodrinore të Sanxhakut, nuk shpëton pa u thënë edhe nevoja e hapjes së shkollave shqipe, kurseve për mësimin e gjuhës shqipe, si dhe kërkesat në adresë të
Shqipërisë dhe Kosovës, për të bërë më shumë për motivimin e të rinjve për vazhdimin e shkollimit në Universitete shqiptare, me lehtësira në këtë drejtim, ngase vetëm në
këtë mënyrë “Shqipja ruhet aty, ku shkruhet!”. Myftiu i Luginës Nexhmedin ef. Saqipi, për këto vizita të rëndësishme falënderon Reisin e Bashkësisë Islame në Serbi. Dr. Sead ef.
Nasufoviq, nënkryetarin e Këshillit Kombëtar për Sanxhak Rexhep Shkreli, profesorin e nderuar dr. Mensur Zukurliq dhe gjithë ata që e ndihmuan në realizimin e këtij misioni.

Satirike -“Iftari ”Alternativ….



Në muajin e bekuar të Ramazanit
Për t’i promovuar hilet e shejtanit
U mblodhën te Restoranti “Breta”
Jo më pak se katërqind veta

Në Iftarin, ndryshe, alternativ
E me një fjalim gati primitiv
Të një kryetari me flokë të gjata
Që nuk i pret në një vend sëpata

Lëre që flokët s’i hoqi për fat
Por edhe gjuhën e bëri lopatë
Duke tallur baballarët politikanë
Kërkon disi t’i qes në pension

E heq veten si makinë gjermane
Që ia kalon makinës amerikane
Niset turr e vrap Këshillit Nacional
E kthen Iftarin në tubim elektoral

Nuk mund të gjeni të tillë kryetar
Ta keqpërdor të bukurin Iftar
Për poena të ulët politikë
Me një fjalor aspak praktik

E nderojnë me duartrokitje frenetike
Shefin e tyre në betejën politike
Një kryetar që kërcen pa prekur
Kur edhe poetët i shpall të vdekur

Ali Bagatella

Finalistët e çmimit letrar ,, Kadare”





“Nuk ka qenë një zgjedhje e lehtë nga e jurisë, duke qenë se këtë vit prurjet ishin të një niveli të lartë, çka tregon se vazhdimësia e traditës në prozën shqipe do të jetë e mirë, por nga ana tjetër veprat e përzgjedhura kanë ardhur pas një diskutimi të gjatë nga ana e pjesëtarëve të jurisë, si dorëshkrimet që mbartin gjithë elementët e duhur të një teksti të mirëfilltë letrar”, thotë Alda Bardhyli, koordinatore e këtij çmimi.

Mes finalistëve janë emra të njohur në letrat bashkëkohore shqipe por dhe dy autorë të rinj përsa i përket njohjes së tyre me lexuesin. Juria e çmimit Kadare këtë vit kryesohet nga Kim Mehmeti një emër i njohur i letrave shqipe dhe në përbërje janë emra të njohur të letrave si Genciana Abazi, Ledia Dushi, Agim Baçi dhe Eni Vasili.

Ky konkurs i rëndësishëm për letërsinë shqipe kulmon me Ditët Letrare të Razmës (25-27 maj), një aktivitet që bën bashkë shkrimtarë, përkthyes, kritikë të cilët këtë vit do ti bashkohen një konference shkencore me titull “Gjergj Kastrioti Skënderbeu mes historisë dhe letërsisë”, një temë e zgjedhur me rastin e Vitit të Skënderbeut shpallur nga qeveria shqiptare.

“Kritika dhe studimet shqipe nuk e kanë shtjelluar ende dimensionin letrar që kjo figurë e historisë sonë ka pasur në librat e shumë shkrimtarëve të huaj, që kanë gjetur tek ai shpesh personazhin më interesant për veprat e tyre”, thotë Bardhyli.

Çmimi letrar “Kadare” është një prej çmimeve më të mëdha letrare që ndahet çdo vit për një autorë shqiptar. Çmimi ka një vlerë prej 10 mijë euro dhe vepra fituese botohet nga Mapo Edition. Ky është edicioni i katërt i këtij çmimi i cili është kthyer në një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në hapësirën shqiptare.

Vjet me këtë çmim u nderua shkrimtari Musa Ramadani ndërsa më parë janë vlerësuar autorët Shkëlqim Çela dhe Rudolf Marku.

Finalistët:

1-Vera Bekteshi Një rrugë e gjatë pa krye (Roman)

2-Virgjil Muci Piramida e shpirtrave (Roman)

3-Gazmend Krasniqi Triologjia e Shkodrës (Roman)

4-Rudina Cupi Shenjat e pikësimit (Roman)

4-Thanas Dino Prishja ose Ndërrimi dhe ndalimi (Roman

Si në kohën e MIllosheviqit :”Serbija do Hilandara”

Fadil Kajtazi

Se Kisha Ortodokse Serbe është ne funksion të politikave ekspanzioniste serbe në drejtim të popujve jo serb të Ballkanit, dëshmohet nga mesazhi i fundit i shpallur me 10 maj nga Kuvendi i Shenjtë i Peshkopve, ku thuhet se “Kosova është pjesë e përjetëshme e Serbisë qendrore” dhe me këtë rast ju bën thirrje zyrtarëve serb “që asnjëherë nuk duhet të japin pëlqim për tjetërsimin e Kosovës dhe Metohisë.

Kjo deklaratë në kombinim me deklaratat tjera të zyrtarëve të lartë të Kishes Ortodokse Serbe përpos që është kërcenuese për Kosovë dhe popullatën jo serbe që jeton në Kosovë, është kërcënim për paqën dhe sigurinë e Ballkanit, nga se nga deklarata kuptohen permasat gjeografike të pretendimeve që synon t’i realizoj Kisha Serbe.

Nëse në rrafshin gjeografik Kisha Ortodokse Serbe Kosovën e konsideron Serbi qendrore, pjesët jugore të saja përafërsisht duhet të korespodojnë me territorin i cili është në veri e që i bie se kufiri jugor i Serbisë të jetë dikund në Greqi, mundësisht në ishullin e Hilandarit.
Nëse Kisha Ortodokse Serbe në pretendimet e saja territoriale ka zgjeruar pretendimet nga “Kosova djep i Serbisë” në “Kosova pjesë qendrore e Serbisë” nuk duket të jetë rastësi. Ky pozicionim i formuluar zyrtarisht, përkon me përshtatjen e ambicjeve të kësaj kishe me pretendimet ruse në hapësirat e Ballkanit.
Natyrisht, realizimi i këtyre pretendimeve nuk mund të bëhet pa ndonjë katrahurë të nivelit sirian, gjë e cila shteteve të Ballkanit nuk duhet të ju konvenonte.
Është momenti i fundit që në funksion të paqës, shtetet e Ballkanit të konsolidohen nga brenda dhe të krijojnë një aleancë klasike antiserbe për të parandaluar destabilizimin e regjionit. Konsolidim nënkupton heqjen nga pushteti të strukturave të kriminalizuara të cilat për t’i ruajtur interesat e tyre, të krijuara nga korrupsioni dhe krimi i organizuar, kanë gatishmëri që edhe në këtë shekull t’i përgjakin popujt e tyre.

Ne që duam turpin



Kriminelët mund të thyejnë Ligjet dhe Rregulloret sepse e dinë se nuk do të ballafaqohen me pasojat. Megjithatë, shumë shpejt gjithçka do të kthehet kundër tyre, do të përballen me një fund të tmerrshëm, jo me një tmerr pafund.


Nga Aurel Dasareti

Shqipëria dhe Kosova, shtete vasale në kthetrat e rezilëve të përsosur, gjakut të keq në vendin tonë. Një shtet vasal, ose një shtet satelitor, është një zonë që menaxhohet, ose të paktën politikisht e dominuar nga një shtet tjetër, në rastin tonë: nga Greqia, Serbia, Turqia, Arabia.

***

Pjesa më e korruptuar e pushtetit në Shqipëri dhe Kosovë, është drejtësia. Shteti shqiptar është shtet i politikanëve jo i ligjit, nuk ka ligj nuk ka shtet. Nuk jemi shteti i së drejtës. Nuk ka ndëshkime të fajtorëve.

Shumica e “politikanëve” shqipfolës janë analfabetë funksionalë dhe budallenj fenomenalë, që admirohen nga të vetë-lënduarit. Budallai gjithmonë gjen një budalla më të madh që do ta admirojë atë.

Politikë-bërsi shqipfolës është i pabesë, i pacipë e i pafytyrë, i lig dhe gënjeshtar i regjur, rezil i përsosur.

Kur “politikanët” e mbërthyer në pushtet kryejnë trazira dramatike për një shoqëri (shesin ajrin, tokën, nëntokën, ujin), pa mbështetje të duhur në popullsi, atëherë ata duhet të mbahen përgjegjës për veprimet e tyre kriminele, Tradhti ndaj Vendit. Megjithatë, ne veprojmë si një bretkosë që nuk kërcen nga kusia ku e gatuajnë.

***

Etja jep dritë. Njerëzit ndjekin nga afër nëse shteti kujdeset për detyrat e tij. Ajo i përket zbatimit themelor të rendit dhe ligjit. Nëse kjo nuk ndodh, kjo çon në një humbje të besimit në politikë dhe në shtetin. Ne kemi nevojë për një shtet ligjor.

Një tipar tipik i shoqërisë totalitare është mungesa e tolerancës ndaj kundërshtarëve të mendimit (opinionit). Opozita shqipfolëse (gjithashtu rezile), edhe nëse rastësisht ka ndonjë gjë pozitive për të thënë, nuk pritet me debat dhe kundër-argumente, por vuloset si e keqe, armiqësore dhe e rrezikshme.

***

Policia është autoriteti publik që do të zbatojë dhe mbajë ligjin dhe rendin dhe do të luftojë krimin. Policia zakonisht ka një monopol në përdorimin e forcës (dhunës) kundër banorëve të shtetit, por në gjykata i nënshtrohet legjislacionit dhe kontrollit ligjor.

Nëse ka një përshtypje se policia nuk kontrollon situatën e sigurisë ose i frikësohet turmës, ka pasoja fatale. Dhe kjo vlen për të gjithë Shqipërinë dhe Kosovën. Fakti që nuk ka nevojë për shumë persona me orientim kriminal për të shkatërruar një qytet të vogël është një fenomen, që përfundimisht e kanë kuptuar edhe komunitetet lokale shqiptare.

Një monopol i dhunës për shtetin dhe policinë vjen në këmbim për faktin se ata sigurojnë sigurinë e banorëve. Kur ata nuk mund ta bëjnë këtë, është e drejta natyrale e njerëzve për t’u mbrojtur nga kriminelët me mjetet që kanë në dispozicion. Nëse ata nuk e pëlqejnë këtë, atëherë le të sigurohen që të marrin seriozisht detyrën e tyre primare.

Detyra kryesore e policisë është të sigurojë sigurinë, rendin dhe ligjin, atëherë prioritet i jepet parandalimit të veprave penale dhe hetimit të veprave (kundërvajtjeve dhe krimeve). Detyra më e rëndësishme është mbrojtja e jetës dhe e pronës, dhe ruajtja ose rivendosja e paqes publike dhe rendit publik. Askush nuk guxon të sulmon fizikisht policin që kryen obligimin e tij. Policia arreston personat të dyshuar për vepra penale dhe i mban ata në paraburgim derisa dyshimi të vlerësohet (konsiderohet) nga gjykatat.

***

Gjyshi im (oficer i lartë) më thoshte se e keqja është më jetike (vitale) sesa e mira. Ajo që është në kundërshtim me të keqen, duhet të dhjetëfishoj luftën e saj për të zhvlerësuar (zbutur) disi këta faktorë të së keqes.

Mjerisht, gjërat nuk kanë ndryshuar në evolucionin e trurit dhe të psikikës së shqiptarëve.

Ne jetojmë në një krizë ekonomike, në të gjithë botën, veçanërisht në vendet e rajonit. Kur ekziston një krizë e tillë ekzistenciale, ajo ndikon tek njerëzit, u futet frika, a do të arrijnë të ruajnë ekzistencën e tyre dhe pastaj të tërhiqen, heshtin, ata bien dakord për gjithçka, nuk luftojnë për të drejtat e tyre që reduktohen nga dita në ditë.

Ajo gjithashtu mund të interpretohet si një dramë politike, në të cilën çdo gjë që është humane fillon të zhduket, ku fillojnë të sundojnë ligje të tjera të pashkruara për vetë-ruajtje, të cilat janë shumë mizore: likuidimi, gënjeshtra, manipulimi. Theksoj se e keqja nuk mund të çrrënjoset, dhe se njeriu duhet vazhdimisht të luftojë kundër saj.

***

O shqiptar! Ti si qytetar, nuk mund të kërkosh që shteti të zgjidhë të gjitha problemet e tua. Varet nga qytetarët për të ndërtuar shoqërinë dhe qytetarët kanë përgjegjësinë kryesore para së gjithash për veten dhe jetën e tyre, pastaj për të treguar konsideratë për fqinjët e tyre, duke mos harruar asnjëherë Kombin dhe Vendin. Një shoqëri jo e sëmurë, por e shëndetshme dhe mirë-funksionale, përbëhet nga njerëz që marrin përgjegjësi dhe kështu rriten si njerëzit. Ka kuptim për vetveten dhe krijon kënaqësi dhe stabilitet për vete, dhe kështu edhe për të tjerët.

***

Ne duhet të jemi të pa-kompromis në dashurinë tonë për Shqipërinë (brenda dhe jashtë murit të imponuar), gjuhën tonë, kulturën tonë, shoqërinë tonë dhe vlerat e mirëfillta tonat. Kjo kushtëzon që ne të jemi të pa-kompromis në luftën kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar. Një parakusht për këtë që të ketë një shenjë të mundësisë për të pasur sukses, është të jesh atdhetar dhe të guxosh të jesh i sinqertë.

Asnjë politikë nuk është më e rëndësishme se ruajtja e kohezionit të vendit, trashëgimia jonë kulturore dhe vlerat tona të mirëfillta.

Zot, më jep forcën e mendjes për të pranuar atë që unë nuk mund të ndryshojë, guximin për të ndryshuar atë që mundem, dhe mençurinë për të parë ndryshimin.

(Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike)

“Opozita serbe është një mjet në duart e shërbimeve sekrete kriminale dhe të huaja. Këta të rinj pak a shumë po përdoren prej tyre”, tha kryetari i Serbis1% Aleksander Vuçiç

                     Kërko brenda në imazh                              Nga Flori Bruqi p residenti serb Aleksandar Vuçiç ka akuzuar opozitë...