Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/06/27

Filip Shiroka (1859 – 1935)


Fotoporteti


Lindi ne Shkoder dhe u rrit ne nje mjedis te kulturuar. Qe i vogel ndoqi mesimet ne shkollen e franceskaneve, ku ka patur mesues poetin arberesh Leonardo De Martino, i cili do ti ushqente dashurine per artin poetik. Ashtu si miku i tij nga i njejti qytet Pashko Vasa, ai do te shkonte per per te ndjekur studimet e larta ne Itali. Ne vitet e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit, kur fuqite e medha, pasi deshtuan t'i jepnin Malit te Zi, Hotin e Gruden, vendosen t'ia kompensojne me Ulqinin e Tivarin, Filip Shiroka shkruan ne italisht vjershen kushtrim "Shqiptare, tek armet, tek armet" botuar ne 1878 ne Milano, ne te cilen ben thirrje per mbrojtjen e dy qyteteve bregdetare shqiptare. Ai do te emigronte ne Egjypt e me pas ne Liban, ku e kaloi gjithe jeten e tij e ku punoi si inxhinjer per ndertimin e rrugeve hekurudhore. Shiroka ka botuar vjersha dhe artikuj te ndryshem, me pseudonimin Geg Postriba. Vellimin me vjersha “Zani i zemres” e botoi ne Tirane kur erdhi per here te fundit ne Atdhe. Vjershen “Shko dallendyshe” dhe “Dallendyshe eja” jane nga krijimet me te bukura dhe me te njohura te Rilindjes Kombetare. Pervec poezive, ku trajtoi temen e mallit per atdhe, vecanerisht vendlindjen e tij Shkodren; te natyres se bukur shqiptare…etj ai i kendoi edhe te kaluares heroike, sic jane poezite: “Burri”, “Gjergj Kastrioti”, “Shqypnija” etj Vdiq ne Liban ne 1935, dhe vetem pas 25 vjetesh eshtrat e tij u percollen ne qytetin e tij te lindjes.

Nji lules se vyshkun

Lulja e bukur – keput kush te ka,
Prej shoqesh tueja – kush te paska nda?…
M’je vyshke e thamun – lulja e shkrete
Qysh se te kane tret

Se ti dhe une – nda prej shoqenise
Larg prej qytetit – tim, prej Shqiperise
Si ti u dogja – lulja e shkrete
Ne dhe t’huejin tret

Ti, ne kopsht tandin – ku ke lulzue
T’ka ushqye vesa – dielli t’ka gzue
Por tash je veshkun – lulja e shkrete
Tash qi t’ka trete!

Edh’ un, n’dhe timin – gjith i gazmue
Prindet me knaqshin – isha i lumnue
Por tash po digjem lulja e shkrete
N’dhe t’huejin trete


Shko dallendyshe

Udha e mbarë se erdh pranvera,
shko, dallëndyshe tue fluturue,
prej Misirit n'dhena tjera,
fusha e male tue kërkue;
n'Shqipni shko, pra, fluturim,
shko në Shkodër, n'qytetin tim

Shëndet prej meje të m'i falësh
saj shpisë vjetër ku kam le,
me ato vende rreth t'përfalesh,
ku kam shkue kohën e re;
atje shko, pra, fluturim,
fal me shndet qytetit tim

Me ato male, me ato kodra
me ato prroje rreth t'përfalesh
n'ato fusha që m'ka Shkodra
të lulzueme, aty t'ndalesh;
tue kndue me ambëlcim,
fal me shndet qytetit tim.

T'mujsha dhe un' me fluturue
dojsha dhe un' me u nisë me ty,
dojsha n'Shkodër me kalue,
m'e pa prap at'vend me sy!
Por... ti shko atje... fluturim
ti qajma fatin tim.


2018/06/26

Të dhënat në internet nuk vidhen – gjurmët i lëmë vetë vullnetarisht

Symbolbild Soziale Netze (picture alliance/ZB/Pedersen)

Alarmi! Ja si po e shkatërrojnë rrjetet sociale shëndetin mendor të adoleshentëve


Më shumë se 1/8 adoleshentë shpenzon të paktën tre orë në ditë në mediat sociale, sipas shifrave të Zyrës për Statistikat Kombëtare.

Ky numër është dyfishuar në katër vjet dhe statistikat tregojnë se vajzat përdorin më shpesh rrjetet si Tëitter, Facebook dhe Instagram në krahasim me meshkujt.

Përveç përdorimit më shpesh të mediave sociale, vajzat janë dhe më të ndikuara nga këto faqet.
Një studim i veçantë nga Zyra e Statistikave Kombëtare zbuloi se vajzat që përdorin mediat sociale për të paktën një orë në ditë në moshën 10vjeçare janë më të lumtur gjatë gjithë viteve të adoleshencës në krahasim me vajzat që shpenzonin më shumë orë.

Zyra për Statistikat Kombëtare realizoi dy sondazhe ndryshme në dy periudha 5 vjeçare,2011-2012 dhe 2015-2016 për grupmoshën e fëmijëve 10-15 vjeç.

Të dhënat zbuluan se gjatë kësaj periudhe kohore numri i vajzave adoleshente që shpenzonin më shumë se tre orë në ditë në mediat sociale u rrit nga 8.7 % në 17.4%.

Ndërsa tek djemtë koha e shpenzuar në rrjetet sociale ka pësuar një rritje më të ulët në krahasim me vajzat, konkretisht u rrit nga 4.9% në 8.3 %

Ekspertët paralajmërojnë se një orë e shpenzuar në rrjetet sociale mund të jetë shkatërrues për shëndetin mendor të fëmijëve.

Adoleshentet që kalonin më shumë se 1 orë në ditë në rrjetet sociale treguan një mirëqenie me të ulët si dhe probleme emocionale dhe të sjelljes.(Flori Bruqi) 

****

Studimet tregojnë se adoleshentët harxhojnë shumë kohë në mediat sociale. Disa janë vazhdimisht në to online. Sa më shumë që ne promovojmë teknologjinë sociale si karshillëk për të qenë më të mirët, aq më shumë po e nxisim fatkeqësinë tonë. Në këtë moment që lexoni këtë shkrim, a e dini se ku janë fëmijët tuaj? Një dekadë më parë, nëse përgjigjja e kësaj pyetjeje ishte: -po, në shtëpi, ju ndiheshit rehat që fëmijët i kishit në një vend të sigurtë. Kjo nuk është më e vërtetë.





Tani që fëmijët kanë telefona dhe tableta, ata mund të rrijnë në çdo vend të mundshëm duke humbur kohën e çmuar, ndoshta shpesh dhe duke humbur rrugën për në shtëpi. Sipas disa studimeve, zbulojmë se 92% e adoleshentëve janë online çdo ditë dhe se 24% thonë se janë online non stop. Një sondazh i bërë me adoleshentë amerikanë, tregoi se vetëm 15% e fëmijëve thonë se Facebook është rrjeti i tyre i preferuar social. 33% për qind zgjedhin Instagram, 20% shkojnë në Twitter dhe 19% zgjedhin Snapchat, një aplikacion që u lejon atyre të postojnë foto, (ato zhduken pasi i shikon).

Risia e teknologjisë sociale mund të ketë disa përgjegjësi për ankthin dhe depresionin te adoleshentët dhe të rinjtë. Facebook-u, Twitter-i, Snapchat-i dhe Instagram-i janë të gjitha kënaqësi, përderisa gjërat dalin nga dora e njeriut. Faktet janë po aq depresive sa vetë kushtet. Vlerësimi Shëndetësor i Kolegjit Kombëtar Amerikan i vitit 2017, përmes një studimi të rreth 80,000 studentëve të kolegjeve në të gjithë Shtetet e Bashkuara, zbuloi se 54% e nxënësve pohuan se kishin përjetuar ankth të madh gjatë 12 muajve të fundit dhe 32,6% ndiheshin po aq në depresion, sa që ishte e vështirë ta kuptonin pse…!
Image result for facebook instagram

Studimi gjithashtu zbuloi se 6.4% ishin qëllimisht të vetdjegur ose të vetplagosur në mënyra të ndryshme, 8.1% e kishin konsideruar seriozisht vetëvrasjen dhe 1.3% kishin tentuar të bënin vetëvrasje. Këto statistika janë të tmerrshme, dhe ne nuk kemi askënd për të fajësuar përveç vetes sonë. Edhe CNN, studioi prezencën e rrjeteve sociale te më shumë se 200 nxënës të klasave të teta në partneritet me ekspertët e zhvillimit të fëmijëve. Brenda botës sekrete të tyre, 13% kontrollonin adresat personale 100 herë në ditë. Kjo nuk të habit kur 90% e adoleshentëve përdorin çdo ditë rrjetet sociale dhe 75% e tyre kanë profile personale…(Endrit Hoxhaj)
Image result for facebook instagram
Fëmijët rriten tani në një botë ku presin përgjigje të menjëhershme, kënaqësi dhe lajme të pafundme. Truri i tyre nuk ka më kohë për të evoluar, pasi gjërat i marrin të gatshme. Ndryshimi për ta vjen në çast dhe për këtë rezultatet janë shqetësuese. Vështirësitë e rritjes kurrë nuk kanë qenë kaq delikate sa sot. Teknologjia sociale ofron një platformë ku gjërat vetëm egzistojnë dhe të ofrojnë joshje. Imagjinoni stresin e nxënësve gjimnazistë, konkurrencën, popullaritetin e tyre, presionin për t’u përshtatur, natyrën gjykuese të aktiviteteve sociale me një ritëm të përshpejtuar… Aktualisht, ne përpiqemi t’i mbrojmë fëmijët tanë që të mos enden në errësirë dhe ndërkohë i hedhim pa kontroll në lundrimin e internetit.
Image result for femijet ne shkolle
Një ditë kur rriten dhe i dërgojmë në kolegje a gjimnaze, ata përballen me shumë presione në jetë. Pyetja që shtrohet është, çfarë duhet të bëjmë? Sa më shumë që ne të promovojmë teknologjinë sociale për fëmijët tanë si shenjë konkurrimi, për të qenë më të mirët, aq më shumë po nxisim fatkeqësinë tonë. Momentalisht duhen përdorur mjete juridike. Të krijojmë forma më të strukturuara të rrjeteve sociale që t’i kontrollojmë fëmijët tanë. Si është e mundur që një fëmijë të hyjë në rrjetet sociale nga telefonin e tij, pa autorizimin prindëror? Një mekanizëm në rrjetet sociale, mund t’i ndihmojë ata në parandalimin e abuzimeve, që çojnë në ankth dhe depresion.

Related image

Të sigurojmë një mënyrë që prindërit dhe administratorët të marrin informacione kthyese për përdorimin e internetit nga fëmijët. Pa ndërhyrë në intimitetin personal, të njoftohen prindërit për rreziqet e afërta. Një mekanizëm i tillë tashmë ekziston. Për këtë të realizohen kurse mbi teknologjinë sociale dhe përgjegjësitë në kurrikulat tona shkollore. Shumë adoleshentë nuk e kuptojnë se atë që realizojnë online, pikërisht ajo i bën ata kryelajm në të gjithë botën. Kjo më pas ndikon në aplikimet e tyre për një vend pune, në zgjedhjen e bashkëshortes/tit dhe vetë karrierën e mëvonshme.

Related image
Nëse mund t’u mësojmë fëmijëve seksin e sigurtë dhe abuzimin vrasës me drogën dhe alkoolin, gjithashtu ne mund t’u mësojmë atyre që të ushtrojnë kujdes edhe në komunikimet e tyre në internet. Ka ardhur momenti, që te fëmijët tanë të frenojmë dëshirën të bëhen më të mirë se shokët e tyre, duke lundruar pa kriter në rrjetet sociale çdo minutë të ditënatës sonë.(Flori Bruqi)



Përdorues në Gjermani kalojnë nga pasiguria në revoltë: rrjetet sociale veprojnë pa na pyetur me gjurmët tona digjitale. Po a ka vërtet rrugëdalje? Informacion sfond nga Auron Dodi i përgatitur për bisedën me News24.


Pasiguria dhe deri revolta artikulohet si nga politikanët, ashtu edhe nga përdoruesit e rrjeteve sociale në shumë vende të botës: gjurmët në internet kompania analitike britanike Cambridge Analytica ua shndërroi në një mjet për luftë psikologjike.

“Ne i gjejmë votuesit tuaj dhe i nxitim ata të veprojnë”, me këtë mburret kompania. Në SHBA ajo thuhet se ka përdorur të dhënat e 50 milionë përdoruesve të Facebookut për të ndikuar zgjedhjet presidenciale amerikane në dobi të kandidatit Donald Trump.

Me anë të një aplikacioni, me të cilin përdoruesit e Facebookut mund të bënin teste personaliteti, firma britanike mblodhi jo vetëm të dhënat e atyre që bënë testin. Por edhe të miqve të tyre. Me lejen e Facebookut, 270.000 të testuarit u bënë porta e të dhënave për miqtë e tyre në Facebook – duke arritur 50 milionë përdorues.

Roli i rrjeteve sociale në atë që mendojmë

Në Gjermani natyrisht që pyesin edhe se si shpjegohet që ka kaq shumë njerëz të pakënaqur sa të bëjnë forcë kryesore opozitare një parti populiste të djathtë, siç ndodhi në zgjedhjet e fundit. Kjo, kur ekonomia gjermane lulëzon e papunësia është në shifra historikisht të ulëta.

Puna e pamjaftueshme e partive dhe ndarja e të ardhurave paraqiten si shkaqe, po në ç’masë ngushtohet mendimi i përdoruesve nga rrjetet sociale?

Algoritmat e rrjeteve sociale na ofrojnë në rrjedhën e lajmeve një botë të cunguar, ndërtuar mbi bazën e klikimeve tona “pëlqej” dhe klikimeve të kureshtjes sonë dhe të miqve tanë në rrjete sociale – një pjesë të të cilëve as nuk i njohim personalisht.

Kjo mund të duket praktike. Por kjo ofertë përjashton gjithçka tjetër që algoritmave të rrjeteve sociale u duket jo me rëndësi për ne. Pra përjashton edhe sfidimin e pikëpamjeve tona nga mendime të kundërta, për të cilat në një moment nuk kemi treguar interes – duke mos na i ofruar ato fare, ose gjithnjë e më pak në rrjedhën e lajmeve në ekran.

Kësaj i shtohet shfrytëzimi i gjurmëve tona digjitale nga kompani analitike. Persona – jo më robotë, pas mbledhjes ua shesin shijet tona atyre që duan të na ndikojnë.

Symbolbild Soziale Netze (picture-alliance/dpa/Heimken)
Hapa në Gjermani

Presidenti i Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier tha se me informacione false dhe me teori komploti në rrjetet sociale, si në Facebook, krijohen botë paralele. Në to njerëzit kërkojnë konfirmim për veten duke komunikuar vetëm me njerëz që mendojnë si ata vetë. Dhe duke injoruar gjithçka që kundërshton pikëpamjen e tyre. Veç kësaj nën mbrojtjen e anonimitetit, njerëzit bëhen më të shfrenuar. I kalojnë kufijtë midis asaj që nuk mund të thuhet, dhe asaj që mund të thuhet.

Një zëdhënëse e qeverisë gjermane tha se qeveria i ka kërkuar zyrtarisht një pozicionim Facebookut. Komisioni Agjenda Digjitale i Bundestagut dëgjoi të premten në mëngjes sqarime nga përfaqësues të Facebookut.

Të dhënat nuk vidhen – gjurmët i lëmë vullnetarisht

Facebooku, Instagrami, Google na ofrohen si shërbime falas. Dhe një rregull bazë kapitalist thotë: kur shërbimi për klientët është falas, atëherë produkti me të cilin bëhen paratë është klienti vetë.

Facebooku mbledh të dhëna për shijet tona muzikore, për datëlindjen, ose që p.sh. neve na pëlqen të udhëtojmë, të lexojmë gazeta të caktuara, që preferojmë gatime të caktuara. Sipas ekspertëve, këto të dhëna ua shet kompanive të publicitetit, partive politike, mbledhësve të nënshkrimeve, që njohin kështu profilet dhe tendencat e qëndrimeve tona.

Të dhënat që përmenda nuk ka nevojë fare që ne t’i postojmë në Facebook. Facebooku lexon atë që ne bëjmë jashtë tij, në internet. E lexon përmes gjurmëve në memorjen kesh të kompjuterit tonë dhe në atë të aplikacioneve të ndryshme. Dhe këtë e kemi lejuar ne, ndër të tjera kur kemi pranuar kushtet e përdorimit të Facebookut.

Facebooku duhet t’i ruajë gjithsesi më mirë të dhënat. Që nga viti 2015  deri me tash ai i ka ashpërsuar rregullat. Por disa ekspertë gjermanë thonë që nuk duhet pritur ndonjë ndryshim me themel prej tij. Sepse ai mbledh gjurmët që ne i lëmë vullnetarisht në internet.

Këshillat e ekspertëve – për të rriturit dhe fëmijët

Këshilla për përdoruesit e rritur të rrjeteve sociale është që ne mund t’i mbrojmë gjurmët tona digjitale deri në momentin kur ndajmë mendjen: t’i përdorim apo të mos i përdorim rrjetet sociale. Po i përdorëm, duhet të llogarisim pasojat, që burojnë nga modeli bazë i biznesit: tregtimi i të dhënave.

Kurse për të rinjtë e fëmijët, psikologët gjermanë këshillojnë që të mos u bëjmë presion që ta shuajnë llogarinë e rrjeteve sociale si të Facebookut. Më tepër prindërit duhet t’i bindin fëmijët për përparësinë e të pasurit kohë për gjëra të tjera, si p.sh. për shokë të vërtetë, për sport. Prindërit, këshillojnë psikologët, duhet të jenë model me sjelljen e tyre. Dhe të ruajnë kontaktin me fëmijët, ku t’u përcjellin rëndësinë e takimeve reale, direkte.

Mediat sociale na lënë përshtypjen se na shpëton diçka pa e marrë vesh, kur nuk jemi të pranishëm aty. Prindërit duhet t’u bëjnë të qartë fëmijëve se është mirë edhe kur nuk je kudo. Kur vendimi për të mos qenë kudo merret me ndërgjegje, e rrit besimin e fëmijëve te vetja.(Flori Bruqi)

Si shihet atdheu nga larg










Image result for skender karaqica
Prof. Skënder Karaçica

E shtunja,paksa me kokëdhimbje

Atdhe!



Pak pushim,e shtunja seç me sjell vërdallë në livadhet me lulet dremiqare rë Drenicës!Në makinë dëgjoj këngët e Ilir Shaqirit,të Shaqir Cervadikut(Shaqës),të Shkurte Fejzës…dhe malli po me brenë në shpirt.Nuk po na vijnë habere të mira këndej detit…Dëgjoj këngët dhe tingulli i qeftelisë me ,,dhuron,,lotët …!E lexova kur thotë fjala e popullit ..Nuk asht marre me qajt për Atdheun…,,!



Iliri,Shaqa dhe Shkurta këndojnë…e unë dhe e shtunja,mendojmë për livadhet e Drenicës,për njerëzit e mi që,si thoshte shkrimtari R.Kukaj sa të ëmbël që janë dhe mos të ishte Drenica,unë nuk do të isha unë…!



E shtunja në mërgim…larg në Amerikë,kendej detit dhe me djeg një mall për ty Atdhe!



E shtunja u bëftë dita e mirëqenies për popullin tim!Na dërgoni habere të mira,për të lumen Tokë jallane të Atdheut!



E shtunja në mërgim dhe këngët e Ilirt,të Shaqës,të Shkurtës…



Këngët si vaji i burrit(Populli).


******

Serbia në dy frontet “politike “për Kosovën

Lufta vrastare deri në sfarosje(gjenocid)të Serbisë ndaj popujve joserb dhe shqiptarëve në Kosovë,tashti ka hyrë në një ,,doktrinë,,të re politike e diplomatike për të ,,pushtuar,,
Kosovën edhe në planin ekonomik!

Tërë aparati shetërorë i Beogradit në frontin e parë po lufton për denigrimin e popullit shqiptar dhe të Kosovës,përmes propagandës shekullore si thoshte Fan Noli për njerëzit,,me bisht,,(sic!)dhe,kundërshtimi i udhës së shetndërtimit të Kosovës në relacionet ndërkombëtare.

Përditë propagandë antishqiptare!

Faktori ndërkombëtar BE-OKB-SHBA do të ishte imediate që të ndalin doktrinën antishqiptare të njohur të Serbisë karshi Kosovës dhe mos të pengohej shtetndërtimi dhe rrugëtimi i saj në integrimet në institucionet ndërkombëtare.

Propaganda që bënë Serbia tek shtetit që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe tërheqja e njohjeve është sulm i rëndë i ,,doktrinës,,për gjoja se vendi i Sllobodan Milloshevqit dhe ,,klasa e re,,poltike serbe në Beograd,paskeshin heqë ,,dorë,,nga e kaluara dhe tashti janë nisur paksa më të ,,moderuar,,për paqen,,dhe më të moderuar me A.Vuçiç dhe I.Daçiç në relacionet me botën dhe BE-në(!).

A.Vuçiç bënë thirrje që kompanitë e biznesit të vijnë në Kosovës me ,,kapitalin,,e tyre ekonomik për të investuar,
ndonëse tash e dy shekuj Serbia kishte në plan të parë pasuritë e mëdha të Kosovës dhe jo ,,mbrojtjen,,e kishës ortodokse serbe(sipas të dhënave të Akad.Mark Krasniqi).

Serbia asgjë nuk ka ndryshuar në raport më realitetin e ri të pavarësisë së Kosovës!

Për kohën shteti i Kosovës duhet të frymojë në shtegun e ri demokratik dhe të kërkojë nga e drejta ndërkombëtare që Serbia larg duart nga Kosova,ndonëse në vitin 1999 të gjitha udhëkryqet dhe skenarët e saj shekullor kanë shkuar në muzeumin historik të turpit para botës së lirë e demokratike!

Populli shqiptar dhe Kosova është pjesë e Evropës.Tashti rruga e tyre nuk kalon më nëpër Beograd,mbase këtë e di mirë A.Vuçiç dhe I.Daçiç që po bëjnë ,,betejën,,në shumë fronte kundër shtetit të ri të Kosovës.

Beqir Sina, i lindur në internim, sot zëri i shqiptarëve në SHBA: çfarë mendon për Samitin e Diasporës dhe si do të raportojë për presidentin Trump




NGA: BARDHA NERGJONI

(SHKRIM ME SHKAS)

Për historinë e jetës së tij dhe të familjes pritet së shpejti të ketw një film hollivudian, pse jo edhe një libër. Ka lindur në një kamp internimi dhe në përndjekje kaloi 32 vjet. Jetën e nisi nga para me ikjen në SHBA ku studioi gazetari, u bë një gazetar i njohur dhe sot raporton nga SHBA, Shqipëri, Kosovë e Maqedoni. Është shembulli i një gazetari që nuk mbyllet në redaksi por gjendet gjithmonë në terren mes shqiptarëve dhe për shqiptarët. Për kontributin e tij në hapësirën e diasporës, Beqir Sina ka marrë titullin “Naim Frashëri” nga Presidenti i Republikës. Është kritik për zhvillimin e ngadaltë të Shqipërisë dhe për politikën e deritanishme dhe nuk i kursen fjalët për propagandën mediatike, siç e quan ai situatën aktuale në vend. Do të jetë gjithashtu ndër gazetarët që do të raportojë nga Shtëpia e Bardhë zyrtarizimin e presidentit Trump.

Image result for BEQIR SINA

Sina, jeta juaj ndahet mes përndjekjes së komunizmit dhe demokracisë së konsoliduar amerikane. Cili është rrugëtimi juaj deri sot?

Kam lindur në një kamp internimi në Savër të Lushnjes, 2 muaj pasi babai i im ishte arratisur nga Shqipëria. Në internim, i privuar qysh ne bark të nënës nga çdo gjë, së bashku me shumë fëmijë të tjerë të kampit të internimit, i kalova 32 vjet jetë. Derisa ndryshoi sistemi kur unë e familja ime: nëna, të cilën gjej rastin ta kujtoj me dhimbje, mbasi ka vdekur para tre viteve, bashkëshortja dhe dy fëmijët, erdhëm dhe jetojmë këtu në Nju Jork, SHBA. Babai im, Rasim Sina që la familjen në Shqipëri, ishte angazhuar herët në aktivitete patriotike së bashku me shqiptarë të tjerë duke luftuar për Kosovën, për trojet etnike si dhe iu kundërvunë edhe komunizmit duke ndihmuar në rrëzimin e tij.

Gjëja e parë që bëmë falë mundësive të mëdha që të jep Amerika, ishte plotësimi i shkollimit dhe integrimi me jetën amerikane. Ishim vendosur në një lagje të madhe emigrantësh në Brooklyn NYC. Unë vazhdova dy vitet e fundit të shkollës së mesme nga një program i posaçëm për emigrantët për integrimin tonë. Këtë program të veçantë e kishin përfunduar edhe Universitet dhe ishin profesorë, doktorë, gazetarë dhe njerëz të suksesshëm në diasporën shqiptare.

Me marrjen e një lloj diplome, u regjistruam në kolegje, bashkëshortja ime në mjekësi ndërsa unë në gazetari në kolegjin New York Tech në Brooklyn për Kompjuter dhe Gazetari – “Journalist and computer”, ku kam marrë edhe një diplomë, si dhe jam trajnuar për fotoreporter në “Freelance Photoreporter at Freelance”, NYC, 2003.

Dua të shtoj këtu se kur erdha në New York, ishte 19 shkurt 1991, takova për herë të parë babain tim, i cili bashkë me mikun e tij Hysen Mulosmanin zotëronin prej 20 vitesh radion “Zëri i Atdheut” dhe gazetën mujore “Atdheu”, ku edhe u aktivizova me disa editoriale në atë kohë.

Kam qenë korrespondent i rregullt i radio Kontakt falë drejtorit të ndjerë Agron Bala dhe miqve të nderuar nga kjo radio. Më pas jam angazhuar në gazetën kombëtare “Bota Sot”, me të cilën vazhdoj edhe sot.

Kam bashkëpunuar dhe vazhdoj me agjencinë e lajmeve në gjuhën shqip Illyria neës Agency dhe me disa portale e gazeta në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Luginën e Preshevës e në diasporë. Jam gazetar në tv Albanin Culture në Neës York dhe korrespondent me Albatvusa në Detroit. Kam shkruar mbi 3 mijë shkrime dhe disa intervista. Puna ka bërë që gjatë viteve të fotografoj senatorë, kongresmenë, përfaqësues të administratës, presidentë, zv. presidentë, sekretarë të shtetit amerikan deri tek i fundit Donald Trump.

Keni menduar ta botoni në një libër historinë e familjes dhe jetën tuaj profesionale?

Mendoj për këtë histori do të duhet të shkruhet ndoshta një libër, apo të bëhet një film. Këtë të fundit ma ka premtuar dhe është shprehur se do të më ndihmojë për ta realizuar një miku im këtu në Nju Jork, aktori i Hollivudit, James Biberaj.

Jam duke e menduar dhe duke u konsultuar pasi libri im duhet të jetë nga ata që do të lexohet, dhe unë të mos humbas lexuesit e përditshëm, sepse, mendoj se është krejt ndryshe të bësh një libër dhe të promovojnë e lexojnë një ditë, dhe, është krejt tjetër gjë të jesh me shkrime, publicistikë, e raportime gati çdo ditë me lexuesin tonë të mrekullueshëm.

Jeni nderuar nga presidenti Nishani, me urdhrin “Naim Frashëri” për kontributin tuaj. Si vjen ky vlerësim për ju si gazetar me përvojë të gjatë ?

Po ju sjell pak nga fjala ime kur presidenti Nishani më jepte atë dekoratë: “Duke ju falenderuar për medaljen që po më jepej, mendja më shkoi menjëherë tek ish të përndjekurit e periudhës së komunizmit. Mund të them se kjo ishte një medalje për të gjithë ata njerëz që vuajtën. Mbasi, qëndresa jonë e asaj kohe, sot rrezaton dinjitet në një formë tjetër: në mesazhet që ne përcjellim për paqen dhe kundër hakmarrjes. Mendja më shkon gjithashtu tek dy mentorët e mi heronj që nuk janë më: Babai dhe Nëna, të cilët u ndanë nga jeta pak vite më parë, dhe, nëse unë sot përpiqem të jap diçka për komunitetin, janë ata që më edukuan dhe më rritën në kushte jashtëzakonisht të vështira”.

Për mua është nder, dhe kjo më bën më të përgjegjshëm dhe më kërkues ndaj vetes dhe lajmit, në kuptimin që të mos lejoj kurrë të më përdorë dikush nga media a gazetë ose radiotelevizion, të mos e përdorë lajmin ose informacionin tim për interesa partiake, politike apo personale. Unë nuk ndryshoj sipas interesave partiake, apo politikëbërëse të kohës, as kundrejt parasë. Kurrë nuk joshem që sipas këtyre interesave të ndryshoj lajmin ose informacionin tim, ose që mediet ta shtrembërojnë atë, sepse, është shumë e vështirë të bësh emër në gazetari apo gjetkë, por është edhe më vështirë ta mbash atë emër.

Me shkrimet që bëni për komunitetin shqiptar jeni lexuar kudo nëpër botë. A ju jep kjo një kënaqësi më vete?

Po e vërtetë! Këtë kam bërë duke e parë gjithmonë gazetarin, si një profesion i lajmit, pra që merret me gjetjen dhe shpërndarjen e informacionit për një audiencë të caktuar, dhe në fakt është audienca ajo që të beson ose jo të bësh punën e gazetarit. Mënyra se si e bën t’i lajmin dhe se si komunikon, të bën më pak ose më shumë të pranueshëm për njerëzit. Këtu, besoj se kam ditur të gjej mënyrën time për të komunikuar me audiencën, që në këtë rast është kryesisht komuniteti shqiptar i Amerikës, pra t’u gjendem atyre në vendin dhe në kohën e duhur me lajmin, duke ia bërë të njohura arritjet e tyre edhe publikut në Shqipëri, Kosovë, dhe kudo në viset shqiptare.

Për këtë më ka ndihmuar shumë gjatë këtyre dy dekadave e gjysmë, edhe vetë komuniteti shqiptar në SHBA, i cili është rritur mjaft në numër. Më ka ndihmuar edhe teknologjia e re digjitale, sepse tani e kam të lehtë t’i publikoj lajmet e mia në internet, Facebook dhe Tweeter. Kjo më ka ndihmuar të bëj më shumë miq, dhe të jem më i afërt me të gjithë komunitetin shqiptarë në Amerikë, shoqatat dhe organizatat, kolegët e mi të nderuar.

Një arsye për lexueshmërinë e madhe të lajmeve që unë publikoj mund të jetë edhe fakti se unë bazohem në informata të verifikueshme, të mbledhura nga burime të pavarura dhe të besueshme të mediave amerikane, të cilat u përmbahen standardeve më të larta të gazetarisë në botë. Kjo më shërben të qëndroj afër komunitetit shqiptar në Amerikë dhe të lexohem prej tij, por edhe tek lexuesit e mi jo të paktë në Shqipëri, Kosovë, e viset shqiptare, duke i “furnizuar” ata çdo ditë me lajme dhe informacione nga komuniteti ynë.

Cilat janë ato shkrime, kronika apo intervista, personazhet e së cilave ju kanë bërë më shumë përshtypje dhe i keni më për zemër?

Janë të shumta që kanë edhe lidhje sidomos demokratizimin e Shqipërisë, pra hapjen e saj dhe rrëzimin e komunizimit. Dhjetra e ndoshta qindra demonstrata, të zhvilluara në Nju Jork, Uashington, Çikago, Detroit, Dajton, Ohio. Sa e sa demonstrata, peticione, takime, deri me presidentët e SHBA, senatorë e kongresmenë, Sekretar Shteti dhe ambasador të OKB-së, për të drejtat e shqiptarëve, nën sundimin sllavo serb. Luftën për çlirimin, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, Luftën në Maqedoni, Luginën e Preshevës, dhe ngjarjet në Mal të Zi, Çamërinë. Krijimin e Batalionit “Atlantiku”, në Neë York, e cila përfshinte luftëtarët e lirisë, që luftuan në kuadër të UÇK-së për çlirimin e Kosovës, tre dëshmorët e lirisë, Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi, etj.

Po kështu kam bërë mbulimin e sa e sa aktiviteteve të qindra shqiptaro-amerikanëve në mbarë Amerikën, të cilët dhanë një kontribut historik, për çlirimin e Kosovës duke iu bashkëngjitë luftës heroike së UÇK-së dhe NATO-s, kundër regjimit pushtues serb – për të ndaluar që populli shqiptar të vazhdonte të ishte viktimë e gjenocidit të Millosheviçit. Do të permend ish kongresmenin Xhozef DioGuardi, presidentin e LQSHA dhe bashkëshorten e tij Shirly Cloyes DioGuardi, dhe shumë të tjerë. Do të duhej një listë e gjatë, dhe një libër i veçantë, reportazhe dhe dokumentare për secilin prej tyre.

Më i afërti është pas ngjarjeve tragjike në Kumanovë. Ku unë me sponsorizimin e një mikut tim biznesmen e suksesshëm fluturova drejt e në Kumanovë, vetëm fillikat. Kur atje ende vinte era e barotit dhe ishte shkrumbuar gjithçka, ndërsa, njerëzit i kishte përfshirë frika dhe paniku. Në rrugët e Kumanovës, shihje ende forca të mëdha ushtarake, policore dhe specialet, mbuluar me kamuflazh e maska, rrinin për rreth tankeve e autoblindave, ashtu të armatosur deri në dhëmbë në gatishmëri, qosheve të rrugëve në Lagjen e Trimave.

Një nga momentet më historike do të mbetet vizita ime dhe e bashkatdhetarëve të mi nga Amerika, së bashku me kolegët Adem Belliu dhe Gani Vila, më 4 Shtator 2016, në Sheshin e Bazilikës së Shën Pjetrit në Vatikan, kanonizimin e Shenjtërimit të Nëna Terezes, dhe aktivitetet që u zhvilluan me këtë rast në Romë, por edhe reportazhi im nga Shkodra në Lumnimin për të 38 martirët e klerit katolik të pushkatuar nga regjimi komunist në Shqipëri në vitet 1945-1974 për shkak të besimit në fe.
A keni ndonjë koment për Samitin e Diasporës?

Nuk dua të komentoj mbi suksesin ose dështimin e “Samitit” që u cilësua si i pari i diasporës që u mbajt në Tiranë, pasi zgjodha vetë, ( nuk gjej vend të bëj një koment më të gjatë) të mos isha i pranishëm, andaj nuk dua të bëj gjykime ose vlerësime nga kjo anë e Oqeanit, megjithëse në median shqiptare janë shfaqur me qindra vlerësime dhe gjykime në favor dhe kundër. Mendimin tim do ta them pasi me të drejtë duhej, dhe mirë u bë se nuk ka asgjë të keqe të mbash një Samit të tillë qoftë edhe për faktin se u mblodhën 1000 emigrantë, sepse u duhej shqiptarëve të shpërndarë në të katër anët e botës, të mblidheshin kështu në kryeqytetin e të gjithë shqiptarëve, Tiranë, e të takoheshin me njëri-tjetrin.

Kjo ndodhi në një kohë kur është vështirë t’i mbledhësh kështu qoftë prej largësisë por edhe ekonomisë. Do të ishte mirë rimbahej mbas afro një gjysmë shekulli pasi Samiti i parë u mbajt në Romë, me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut, në prillin e vitit 1968 nga prof. Mikel Koliqi. Ky samit i ëndërruar dhe i shumëpritur ka përfunduar dhe mendoj se duhet pranuar që nuk ishte i pari për Diasporën, por ishte një Samit që Kryeministri ynë e personalizoi dhe e shfrytëzoi deri në palcë.

Ndryshe nga sa premtoi, ai dhe njerëzit e tij në diasporë, kryeministri Rama e bëri pronë të tij dhe të bashkëshortes Lindës këtë Samit me apo pa qëllim nuk la Ministrinë e Jashtme ose drejtorinë e Diasporës për t’i përshëndetur më pas. Një miku im këtu në diasporë më tha: “Fatkeqësisht hendeku i thellë ideologjik është vështirë të ngushtohet, lëre më të zhduket në Shqipërinë tonë të sotme. Madje edhe 70-vjet pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore ky hendek influencoi edhe në organizimin e Samitit të fundit në Tiranë”.

Kjo qeveri që pashë unë, para një muaji që thirret “Rilindje” mendoj se ua ka kaluar me propagandën që u bën shqiptarëve dhe të huajve nëpërmjet medieve që i kontrollon ajo dhe nuk janë pak por më shumë se 90 përqind e tyre, fatkeqësisht edhe qeverisë së Enver Hoxhës…


Jeni ndopak konician në mendime?

Jo pak por shumë dhe këtë e them me bindje. Jam në mendime dhe punën time si gazetar e publicist sepse, nëse je në mërgim, dhe je gazetar, shkrimtar apo poet, ke shumë se çfarë të mësosh nga i madhi dhe i pa arritshmi Faik Konica. Duhet patjetër dhe çdo njeri nga ne të marrë e të lexojë patjetër, mendojë unë librin e Faik bej Konicës, shkruar me një mjeshtëri të rrallë, dhe të papërsëritshme, nga shkrimtari, publicisti, studiuesi, dhe gazetari i Zërit të Amerikës, Ilir Ikonomi.

Një shprehje e Konicës , thotë: “Vërtet se u linda shqiptar në Konicë – porse, u bëra patriot i madh dhe intelektual në Amerikë”.

Kush është shkrimi i radhës që do të mund të lexojmë nga ju?

Janë ato reportazhet me atmosferën e madhe festive, që është krijuar në bashkësinë shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një traditë e hershme, e nisur kjo qysh nga kolonitë e klubet e para shqiptare, me Vatrën në krye, nga festimi tradicional i 28 Nëntorit, Dita e Flamurit dhe Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë më 1912 nga plaku i mençur dhe i urtë Ismail bej Qemali. Dhe, ato veprimtari që këtu dhe thirren festat e fund vitit pra Krishtlindjet dhe Viti i Ri, dhe mendoj se do të kulmojë me ndonjë raportim -drejtpërsëdrejti nga Washingtoni kur do të bëhet me 20 janar edhe ceremonia e presidentit të 45-të, të SHBA, Donald J. Trump.

Çfarë mendoni për presidentin e ri të SHBA Donald J. Trump?

Donald Tramp është i paparashikueshëm por nuk besoj se do bajë diçka më ndryshe nga paraardhësit e tij në Shtëpinë e Bardhë, pavarësisht “zhurmës” së madhe. Kjo zhurmë është e njëjtë këtu në SHBA, sa herë ka zgjedhje presidenciale por është media ajo që e “ndez” apo e “shuan” situatën që vetë krijon. Media kësaj radhe ka humbur shumë në SHBA, edhe nga ana financiare dhe nga ajo profesionale ashtu edhe kundrejt besimit. Mendoj se është duke i fryrë si shumë zgjedhjes së Donald Trump, që si do të veprojë ajo për rinumërim votash, verifikim të votimit të anëtarëve të kolegjit zgjedhor si dhe në protestat që pritet të vazhdojnë deri në 20 janar të shoqëruara me lajme bombastike nga ana e medias, Donald Trump është Presidenti 45-të i SHBA pas 20 Janarit 2017.

A ka Al Paçino trashëgimnin shqiptare?



Nga Beqir SINA – New York



NEW YORK : Është, jo pak, por shumë e vështirë që në mënyrë definitive të thuash se Po! Pikërishtë, nëse në një pyetje të till, do të japësh përgjigje të thjesht. Mbasi, mendojë se nuk është aspak serioze dhe e besueshme, sidomos, sot kur ke mundësi të shumta të kërkosh ne internet dhe të gjesh dokumenta origjinale, ose të përafërta me kohën kur i referohen ato, mund të thuash se ndoshta është! ndoshta jo.

Sepse, kështu jo një her por për të disatën herë kemi parë që disa shqiptarë, madje edhe ndonjë historian, studiues, apo shkrimtar e gazetar, “invadojnë” emrat dhe mbiemrat të disa figurave të shënuara botërore, duke i quajtur ata shqiptar, shumë thjesht.
Rasti më i fundit, ishte ai me George Washingtonin, ku thuhej se një studies amerikan (emri i të cilit mund të jet i fallsifikuar, sepse, nuk egziston gjekundi), ka gjetur dokumente që tregonin se trashgëmnia e prejardhjes së George Washingtonit, ishte shqiptare madje nga Kosova.
Mirëpo rasti i Al Paçinos, mendojë se është krejt ndryshe, dhe mund që të jet ashtu si dhe shkruhet në internet. Andaj duhet të kërkohet më shumë, derisa edhe vet ai ta pranojë si disa aktorë të tjerë të famshëm botëror, që thuhet se janë me origjinë shqiptare dhe e kan pranuar publikisht.
Por, gjithësesi, nuk do të thotë se gjithëçka shkruhet e lexohet në internet, Google , apo Wikipedia ,dhe të tjera faqe ku lundrohet në interenet janë të verteta dhe të merren të mirëqena.
Dhe, kështu le të lundrojmë në internet pak me atë se është apo jo Al Paçino shqiptar?
Alfred James Paçino, simbas Google lindi më 25 prill 1940 në qytetin e New Yorkut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai është aktor, regjisor dhe producent filmi nga SHBA, me famë botërore.
Jeta e tij
Al Paçino është një aktor dhe regjisor nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, biri i Salvatore dhe Rose Paçino, me origjinë italiane nga provinca Korleone e Siçilisë.
Mbasi, kalon një femijëri të varfër, në shkollë, ai është i dalluar si përsëritës shkolle, me përjashtim të literaturës angleze, që ka zotëruar në mënyrë perfekte.
Nga fundi i viteve 60-të, ai studion teatër me Lee Strasberg, i cili e dallon atë te prirjet e jashtëzakonshme për recitime dhe dëshirë të flaktë për tu larguar nga jeta e varfër e fëmijërisë.
Me filmin “Me Natalie” Al Pacino shënon fillimin e karrierës së tij, e ndjekur pas dy vitesh me filimin “The Panic in Needle Park”, në të cilin merret në konsiderat edhe nga regjisori më i mirë i asaj periudhe Francis Ford Coppola. Ky i fundit shënon thelbin e famës së tij në vitin 1972 me filmin “The Godfather” në të cilin ai interpreton rolin e Michael Corleone.
Në vitin 1993, Al Paçino, arrin kulimin e karrjerës, ndërsa shpërblehet me çmimin Oscar, si aktori më i mirë protagonist me filmin “Scent of a Woman”, në të cilin ai interpreton rolin e një koloneli të verbër.
Mirëpo, Alfred James Pacino (Alfonso Paçino) thuhet se është shqiptar, të paktën kështu po thonë disa web side – faqe të biografive në internet .
Aktori i famshëm Al Pacino, thonë ato ka origjinë shqiptare, ky informacion bëhet i ditur nga faqja “online”, wikipedia.answers, e cila i përgjigjet saktë çdo pyetjeje që i bëhet.
Duke iu referuar asaj nëse bën pyetjen, ‘Al Pacino a ka origjinë shqiptare?’, përgjigja që merr është se : “Alfonso Pacino është shqiptar.
Familja e tij, po simbas faqes “online”, wikipedia.answers, thuhet se është me origjinë nga Kruja, qytet në qendër të Shqipërisë.
Më tej ajo faqe shtjellon fakte simbas sa që tregojnë se qindra e mijëra shqiptarë e lanë Shqipërinë mes viteve 1571 – 1912, për t’i shpëtuar ofensivave të Perandorisë Osmane të asaj kohe. Dhe se ata ishin kryesisht katolikët shqiptarë.
Një shifër e përafërt e shqiptarëve që lëshuan Shqipërinë është 1.2 milionë, simbas faqja “online”, wikipedia.answers.
Ndërsa,mbiemri Pacino në shqip është Paçini. Emri i plotë në shqip i aktorit me famë botërore, sipas saj është Alfons Paçini
Qeveria italiane, e asaj kohe detyroi shqiptarët e ardhur në Itali që të jetojnë në Jugun e Italisë, në rajonet e Kalabrisë, Puljas, Aleksandrisë, Sicilisë dhe Napolit, në periudhën e viteve 1621 – 1913, duke i përshtatur emrat dhe mbiemrat. Prandaj, emrat e komunitetit shqiptar që jetuan në Jugun e Italisë u ndryshuan në mënyrë që Italia të jetë e bashkuar në një, pa dallime etnike. Shumë familje ndryshuan mbiemrat e tyre duke shtuar “o” në fund ose duke ndryshuar rrënjësisht mbiemrat e tyre, nga shqiptarë në italianë. Të dhënat në Shqipëri tregojnë se më 23 tetor 1801, 203 shqiptarë nga rajoni i Pac i Krujës, lanë Shqipërinë nga porti i Durrësit për të marrë rrugën drejt Jugut të Italisë.
Këtu duket se janë përfshirë edhe anëtar të familjes së Alfred James Pacino (Alfonso Paçino), i cili po ti referohemi këtyre rrëfimeve, del se është shqiptar, të paktën kështu thuhet në faqen “online”, wikipedia.answers.

Së fundi shumë kemi dëgjuar për mjaft personazhe të famshëm për të cilët spekulohet se kanë në venat e tyre gjak shqiptar , po pak janë ata që vetë e kan pranuar publikisht
Aktorë të tjerë të famshëm që thuhet se janë me origjinë shqiptare dhe e kan pranuar publikisht përfshijnë Roberto De Nero (mbiemri Shqip Niro), Joe Pesci (mbiemri i shqip Peshk), Kara DioGuardi ( mbiemri shqip Zoti të mbronë) dhe disa të tjerë.
De Niro, Pesci, DioGuardi, kan thënë se prejardhja e tyre është nga Siçilia, Italia dhe Shqipëria. Por, Al Paçino ende nuk e ka pohuar me gojën e tij se është me trashgmni shqiptare, megjithse faqet e internetit thonë se ai është me origjinë nga shqiptarët në jug të Iatlisë.
Dhe, askush gjertani nuk e di, se po t’a pyesësh aktorin e famshëm Alfred James Pacino – “Al Pacino”, se: “është me trashgëmni Shqiptare, ai do ta pranonte apo jo!?”

Shqiptarët janë raca më e vjetër në Europë, thuhet e shkruhet për ne


Nga Fahri Xharra

“Shqiptarët janë raca më e vjetër në Europë – Janë më te vjetër se Latinet e Greket – dhe kanë ruajtur gjuhën dhe traditat e tyre edhe deri në Itali jugore si edhe ne Greqi. idealet e tyre janë evropiane, e jo aziatik. ” (The Biblical World. Volume 41) Po, po kështu paskëshin shkruar shkenca, gazetat dhe të gjithë ata që mendonin që më në fund populli shqiptar do të jetojë e jetën e tij i pavarur nga tutela osmane. Bota e kishte nuhatur zhbërjen e saj dhe mendonin të ngrinin krenarinë tonë kombëtare që të rilindim edhe një herë me veset tona mijëra vjeçare. Për Europën ishte e pakapshme nga mendja që ne nuk dinim se çka është pavarësia dhe se e “donim babën “ përjetësisht.



“Në Shqipëri kem punë me njerëz të cilët janë të njohur si populli me i vjetër në Evropë. Një popull që kishte qytetërimin e një mijë vjet para qytetërimit të Perikliut në Greqi “. (Fenell Parrish Turner 1914) Sa bukur e thoshte Jan Myrdal “Nëse dikush donte t’i permend ilirët atëherë vetëm shqiptarët kishin të drejtën te konsiderojnë veten si pasardhësit e tyre”. (Albania Defiant – Jan Myrdal, Gun Kessle 1976) Po kjo : “Nëse ka një racë të vërtetë autoktone në botë ajo sigurisht është raca shqiptare” e thënë nga Public Opinion Company: Vol. 34, 1903 , a ju merr mendja që ne edhe sot ne vet nuk i besojmë? _ “Nëse ka një racë të vërtetë autoktone në botë ajo sigurisht është raca shqiptare . e cila është e formuar nga trashëgimtarët e Pellazgëve të cilët me shekuj i ruajtën cilësitë dhe vetitë e energjisë dhe inteligjencës së të parëve të tyre “ E kobshme është që edhe sot e kësaj dite ,ne vetë shqiptarët e përqeshim këtë të vërtetë historike ,

Jam duke shetitur mbi lulet e bukura që të thuri një kurorë me thënjet për ne :”

“Shqiptarët janë raca më e vjetër në Europë – Janë më te vjetër se Latinet e Greket – dhe kanë ruajtur gjuhën dhe traditat e tyre edhe deri në Itali jugore si edhe ne Greqi. idealet e tyre janë evropiane, e jo aziatike. (The Biblical World. Vol. 41, William Rainey Harper, Ernest De Witt Burton, Shailer Mathews (1913) “ Ashtu si bleta po kaloj lule më lule që të mbledh nektarin më të ëmbël që të bëj mjaltën shqiptare ; “[…] dhe për sa i përket shqiptareve ne pjesën e brendshme, te cilet flasin gjuhen pellazgjike ne formën e e saj te pastër, vetëm tani është duke u përgatitur një botim e dhiates se re. Dhiata e re shqiptare, tashme e shpërndare, është projektuar për ate pjese te popullsisë mes te ciles gjuha është e perzier me elemente greke. (ALBANIANS = PURE PELASGIAN The Religious Condition of Christendom: Exhibited in a Series of Papers, Evangelical Alliance, Vol. 3, 1859 )

« Arbëreshët, erdhën si pellazgët shqiptarë para 4.000 vjetëve; grekët nuk kuptonin mitet në gjuhën pellazge shqiptare. Sikur të isha i nxitur nga një shpirt i keq, lashë më në fund Sicilinë, e nuk fryu asnjë erë jetësore, deri kur vura këmbë në Italinë kontinentale, në vila San Giovani. “Përshëndetje, Taurida e parë italiane, (Tirrenia) përëshëndetje, Kaonia (Boviana jonë) përshëndetje Vrestia (Toka e vreshtave), unë të përshëndes me këto emrat që të vunë pellazgët e parë (paraardhësit) shqiptarë, kur të zotëruan dhe të qytetëruan, – kur ti nuk i përkisje veçse njerëzve të egër – me të njëjtën gjuhë të të parëve; rikthehem për të të përshëndetur, pas 40 shekujsh, në të cilët rryma e shumë kombeve kaloi e ra në harresën, e quajtur vdekje, dhe u zgjuan fëmijë me gjuhë të ndryshme.”

“Tani Mattn-eer bën ciklin e madh të katër mijë vjetëve, hallka e parë e të cilit u bashkëngjit në trungun e pemës së civilizimit të parë, dhe e fundit me migrimin e 40.000 individëve pellazgë shqiptarë në mbretërinë e Dy Sicilive. I trazuar nga këto ide, mendova: Historia, e qytetërimit të parë europian, e Italisë dhe Sicilisë pellazge, që kam botuar; për këtë qëllim fisnik kam bëra udhëtimin tim në Gadishullin Italian deri në Alpe.” (Titulli: Monografia di Bobbio, ovvero Genni Storici Statistici, Topografici ed Economici Autori: Daniele Bertacchi )

“Është e vështirë,” shkruan Creuzer, “për të mos pasur dyshime te strukturat në Tirins e Mikenës, për forcat planetare të cilat mendohet se lëvizen nga fuqitë qiellore, analoge me Daktilon e famshme.” (Pelasges et Cyclopes). Ditët e sotme Shkenca është injorante në lidhje me subjektin e Ciklopëve. Ata mendohet të kenë ndërtuar të gjitha të ashtu-quajturat vepra “ciklopike”, për ngritjen e të cilave nevojiteshin një mori Gjigantësh, dhe – ata ishin vetëm shtatëdhjetë e shtatë gjithë-gjithë (rreth njëqind, mendon Creuzer). Ata quheshin “Ndërtues” dhe Okultizmi i quan ata FILLUESIT, të cilët, duke e filluar me Pellazgët, hodhën në këtë mënyrë gurin e themelit të MASONERISË së vërtetë. (Helene P. Blavatsky: Pellazgët ose “Ndërtuesit”, Okultizmi i quan ata FILLUESIT; hodhën gurin e themelit të MASONERISË së vërtetë. )

Lume më lule dhe ja çka gjeta : * gjuha në vetë vete është shumë e çuditshme. Skyiperia është emri shqip për Albania; gjuha shqipe është Skyiptar. Ajo nuk duket të ngjajë me ndonjë gjuhë tjetër europiane. “Po Skyiptari tak i hoi, isht si szogka jasht folees.” Por shqiptarët në një tokë të huaj janë si zogjtë jashtë folesë së tyre. “Kjo gjuha shqipe, që duhet të jetë një prej më të lashtave të Europës, ndoshta është edhe nga më të lashtat e botës. Kjo ngjan të jetë gjuha e lashtë pellazge, nga e cila kanë marrë shumë grekët e latinët.” ( Vannutelli, Le colonie Italo-Greche, p.58)

Aroma këndshme e së kaluarës : Përveç shqiptareve, asnjë nga popujt e Ballkanit nuk jane autokton; ata te gjithe ishin pushtues… (Europe and the Turk: a pattern of alliances, 1350-1700 (Edition reprint) Dorothy Margaret Vaughan.) Lexojeni këtë Ju duket diçka ndryshe nga ajo që dikush na e fliste këto vitet e fundit? “Ashtu si turqit janë të ardhurit e fundit në trojet e Ballkanit, po ashtu të nënshtruarit e tyre shqiptarë, janë banorët më të vjetër fare të atij rajoni, madje pa përjashtuar as Helenët. Ata janë pasardhës të drejtpërdrejtë të popullsisë iliro-pellazge të cilët sigurisht që paraprinë ardhjen e grekëve, dhe duhet të konsiderohen si vendasit e vërtetë të gadishullit.

Në kohët parahistorike zotërimet e tyre duket se zgjeroheshin nga Danubi i Ulët deri në Mesdhe, dhe të gjitha grupet rrethuese ishullore.( nga Henry Neville Hutchinson ) Dhe në fund por jo përfundimisht ( prapë do të vazhdoj fluturimin tim nëpër fondin e grumbulluar dhe të sistemuar të Bibliotekës së gjallë shqiptare , Besir Bajramit ) : “ Nga provat dhe faktet filologjike autorët e ndryshëm e thonë që shqiptarët e sotëm janë Pellazgët e vjetër. Aleksandri i Madh i cili ishte i racës shqiptare fluturonte si shqiponja nga Maqedonia në kampet e armiqve ([Plut. in Alex., Plin. 17.25)

In memoriam, Jorgjie Dhimitër Prifti (Sota)


Prishtina Press
Gazeta e Prishtinës dhe e Shqiptarisë (Est. 2008)

HOME

KULTURË

LETËRSI

AKTUALITET




Nga Përparim Hysi


Mësuesi është si puna e prindit. Çdo prind dëshiron që ta lërë këtë botë,gjithmonë para fëmijëve të tij. Kjo”sindromë” është dhe për mësuesin: asnjë prej mësuesëve nuk dëshiron që,qoftë dhe një nxënës i vetëm, të iki para tij. Mirëpo nga anët tona ka dy kute për të”matur” vdekjen: merr një të moshuar që lëngon gjatë dhe quhet “hankovdekje” dhe,kur merr një që nuk e ka kohën,quhet vdekje e zezë.



Vdekje e zezë është dhe kjo që mori,para kohe, një nga nxënëset e mia nga më të mirat që kam nxjerrë në dyzet një vjet dhe jo vetëm nxënëse e mirë,por një mësuese shumë e mirë për gjuhën e letërsinë shqipe: mori JORGJIE DHIMITËR PRIFTIN (SOTA) nga Fieri. Ky tregim imi është si një homazh për të dhe familjarët e saj. Mund ta quaja dhe homazh,por është më shumë se kaq: kam qenë”nuni” që e bëra mësuese dhe në një homazh nuk ke se si i thuaj të tëra. Ikja e saj kaq papritur, ta them hapur: më stresoi! Kurrë nuk e prisja dhe, kur djali i saj- dhe ky mësues shumë i mirë- lajmëroi në fejsbukun e tij, gati u hodha përpjetë nga dhimbja. Natyrisht,ngushëllova me dy-tri strofa atje në faqen e tij,por unë mendoj se JORGJIA meriton më shumë se aq.

* * *
Unë e kam filluar punën si mësues në shkollën 7-vjeçare më 1 gusht të vitit 1959. Më emëruan në fshatin Ndërnënas,pothuaj 15 km nga Libofsha dhe,po t’i shtoje dhe kilometrat që bëja nga shtëpia ime,bëheshin rrumbullak 25 -km. 25- km,por në atë kohë nuk kishte as xhade dhe as makina. Vetëm në këmbë dhe,natyrshëm, flija në fshat.

7-vjeçarja kish nga një klasë për çdo rend dhe ne, mësuesët,që jepnim mësim qemë vetëm tre. Të tre me shkollë të mesme dhe,nga të tre,vetëm unë kisha mbaruar ditën dhe isha i freskët në dije.Dy të tjerët kishin kohë që kishin mbaruar me korrespodencë dhe ishin nga ata që në arsim i quanin: pellazgë (për arsye moshe). Një nga”pellazgët” qe drejtor dhe ishte me normë të kufizuar,kështu që unë,i freskëti, jo vetëm punoja me mbingarkesë,por jepja në të tria klasat,pothuaj,lëndët kryesore:edhe gjuhë,por edhe mathematikë,edhe kimi dhe,si djathëtësi, fiskukturë dhe muzikë. Vetëm vizatim nuk dhashë se kam qenë,pothuaj mbetës në këtë lëndë.
Aq nuk ia thosha për vizatim, sa,kur pashë në televizor ca vite më vonë një numër estrade që vinte në lojë një mësues të paaftë vizatimi “që niste të vizatonte një zok dhe dilte një maçok”, brenda shpotisë thosha:- Mos e kanë patur për mua? Kjo mbingarkesë imja vazhdoi tërë semestrin e parë të vitit shkollor 1959-1960. Kur filloi semestri i dytë, në fund të janarit,u shtua dhe një mësues. Ky qe shoku im i klasës, Ismet Hoxha nga Luari i Roskovecit. Ismeti (të më ndjejë atje ku prehet) më hoqi gjithë matematikën dhe bronket e mia u mbushën me”ozon”.

* * *
Jorgjia,kur fillova unë punë,ishte në klasën e gjashtë. Klasa e shtatë (më kujtohet si sot),kish gjithësej 14 nxënës dhe gjysma e tyre qenë për në fillore. Me një”shoshë të rëndë”:qenë 50% me 50%. Sidoqoftë,unë e kisha me pasion dhe ata që qenë për në fillore i atashova si”të kombëtares”. Shkelja mbi programin vetëm e vetëm për të mos i konsideruar:si të”njerkës”. 50% cilësorë,pothuajse që të shtatë u bënë mësues,se shkuan në pedagogjike. Ata,të tjerët, në rezervat 2-vjeçare dhe,për çudi, u ngulën me shtëpi në qytet se punonin në naftë.Cilësorët në fshat. Sakën se i afroheshin qytetit si”shterpari” i Naimit që nuk i qasej stanit.
* * *
Në vitin shkolor 1960-1961 Jorgjia qe në klasën e shtatë. Klasa e shtatë kish 25 nxënës dhe në dyzet e një vite të mia në arsim, kurrë nuk kam hasur një klasë me një përparim të tillë. Klasa kthehej në një “kantier” ku nxënësit ta merrnin fjalën nga goja dhe mësuesi (padyshim dhe unë), ishte në hall kujt t’i vinte katër e kujt t’i vinte pesë. Flitet kur nota më e mirë qe pesa. Jorgjia qe me pesa,por me pesa qenë mbi dhjetë nxënës. Jorgjia,e pasionuar pas letërsisë, dhe më kërkonte për të lexuar libra. E mbaruan po me nota shumë të mira dhe,pothuaj shumica e tyre, prisnin të vazhdonin shkollën e mesme. Atëherë kish bursa me shumicë dhe, në atë kohë,bursat i ndante drejtoria e shkollës duke u bazuar tek përparimi i tyre. Shkresa që shoqëronte bursat nga rrethi,porosiste që të bënim kujdes që bursistët mos kishin cene në biografi dhe,ca më pak, të kufizuara për bijtë e klerikëve. Pra,Jorgjia, sipas shkresës qe gati e privuar.

Unë jo vetëm ngulmova që t’i jepej bursë, po bëra çmos që ta bindë drejtorin e shkollës, ANDON GJERAZI nga Libofsha, që, pse mos ta them: ka qenë burrë zotëri. E binda atë dhe,pasi e mora shkresën në xhep, fillova “negociatat” me të atin: At DHIMITRIN!
* * *
At DHIMITËR PRIFTI qe nga Libofsha dhe,ngaqë detyra ia kërkonte të ishte pranë idhujtarëve të tij,ish vendosur në fshatin Ndërnënas. Jorgjia qe fëmija i parë. At Dhimitri qe nga ai lloj klerikësh që nuk ia hante qeni shkopin dhe,krahasuar me fshatarët e tjerë, rronte ku e ku më mirë. Nuk ishte nga ata që bëhej me të tërë. Jo.Shërbente në kishën e fshatit dhe, më tutje, shikonte punët e tij si familjar dhe s’para se të bënte mik kollaj. Epo nuk të bënte mik, po do më bënte mua,se do i rregulloja Jorgjien për mësuese. Më thotë një vendas i vjetër,kur e pyeta:- Aha,- më tha ai,- s’para bie në kular për mik Papu, ama , në hyre në konak të tij,pritje më të ngrohtë nuk gjen. Me këtë “informacion” në xhep dhe”asin nën mëngë”(bursën e Jorgjies),thashë unë:-Do të hyj në konak! Pa tjetër. Fillova që ta testoja At Dhimitrin ashtu larg e larg.

Papu,- i thashë një ditë prej ditësh,- sikur ta rregulloj Jorgjien për mësuese unë, e shtron një drekë apo darkë?

Në vend,- më tha.

Ika me mendje të mbledhur dhe e lashë pak që “të ftohej pilafi” dhe,një mbasdite (kishim filluar pushimet e verës), thirra para portës së shtëpisë. Doli dhe, pasi u përshëndetëm, nxora nga xhepi vendimin për bursën. Tek e mori,veç buzëqeshi dhe, tek mendoja që do më merrte në krahë për të më futur brenda, më tha:- Epo tynjatjeta!!! Unë që”kisha prehur dhëmbët me limë” për darkën si tek At Dhimitri e nuk ka tjetër, mbeta i zhgënjyer. I zhgënjyer,por gojën gjithmonë e kam patur brisk:- Ore,-protestova,- unë bëra gjithë këtë mundim dhe ta rregullova çupën për mësuese dhe ti vete dhe më mbyll portën?!

Ti,- ma priti me shpoti ai,- mos ke ngritur ndonjë “fambrikë” aty në Mbrostar ku rri dhe fambrikon”bursa”. Ti je veç “kaçator” (korrier apo lajmës), pa bursën ma ka dhënë partia dhe pushteti popullor, muana,- tha duke e shtuar bishtin e hostenit. Shkurt: më bëri për ujë të ftohtë apo gjete kishë ku të falesh. At Dhimitri kish një zgjuarësi natyrale që t’i lexonte teskeretë nga xhepi. Epo kot nuk thonë,ty nuk të qasin në fshat dhe vete kërkon shtëpinë e priftit.
Zhgënjimin tim e ndava me Xha Zarikun. Ia numërova të tëra dhe, pasi më dëgjoi, tha:- Kush e di se si e ka patur punën, por do ta shlyejë shakanë, digjo këtë xhixhanë këtuja.

* * *
Qe meskorriku dhe,sado që isha me pushimet e verës, isha rikthyer në Ndërnënas se të nesërmen do zhvillonim ndeshje futbolli me kooperativën e fshatit “Agim”. Në perëndim qe dielli dhe tek po shkoja për te dhoma ku flija, prapa portës pashë Papun: At Dhimitrin! I fola.Erdhi më takoi dhe,pasi pyeta mbarë e prapë, i thashë:- Epo natën e mirë,Papu! Ai,ashtu si nëpër gojë:- Po pse nuk vjen këtej nga unë sonte? Ai, si nëpër gojë, po unë veshët i kisha brisk dhe i thashë- Ja, ku erdha?

– Ku do vesh?- shpotiti ai.
-Po, brenda në shtëpi.
– Në shtëpi, bëri sikur pyeti ai, por unë do nisem për SHËN KOZMA!

-Daç për SHËN KOZMA,daç për SHËN THOMA,… dhe hyra brenda. Hyra brenda dhe,tek zura një qoshe pranë oxhakut të shtëpisë, pashë Papun që erdhi më tha:-Mirëse erdhe! Kjo “mirëse erdhe” qe e një zoti shtëpie që i hanin brirët për miq,por,kur vërente ndonjë “shaka të rëndë” si ajo e një”kaçatori” si puna ime,dinte mirë si i priste drutë. Darkën e shtroi me gjithë të mirat dhe doli fjala e xha Zarikut:- At Dhimitri ishte nga ata që qe gati ta mbante mikun në krah,se dhe mua,”kaçatorin” në krahë më mbajti.
* * *
Jorgjia mbaroi pedagogjiken dhe doli mësuese dhe kurrë as Papu dhe as Jorgjia nuk e harron”nunin” made in “kaçator”. Ajo u bë një mësuese e mirë jo vetëm në zonë,por dhe në rreth.
* * *
Në vitet kur erdh demokracia unë u emërova inspektor për gjuhën e letërsinë në Drejtorinë Arsimore Fier.Dhe krahas zonës së Mbrostar-Ura, mbuloja dhe zonën e Libofshës. Unë,”kaçatori”, ngjaja me nëdetësen 105 tek “Ballë për ballë” që po kthehesha në”bazën e nisjes”. Frymën në Ndërnënas dhe,krahas shumë dashamirësve dhe ish- nxënësve të mi,kërkova dhe AT Dhimitrin që,mjerisht,kish ndërruar jetë. Mësuese Jorgjien e gjeta në shkollën e fshatit”Agim” ku kish krijuar familjen. Unë i hoqa “spaletat” e inspektorit tek shihja ish-nxënsen time tek shpejgonte me pasion.
Ky raport inspektor- mësuese vazhdoi për katër vjet dhe në vitin 2000 unë ika në Amerikë. Në Amerikë qëndrova gati 12-vjet dhe duhet të ketë qenë 15 gushti i vitit 2011,kur ata nxënësit e asaj klasës aq të mirë,kishin vendosur të festonin 50-vjetorin që kishin marrë dëftesën e lirimit dhe isha i vetmi nga kolegët e mi,që mora pjesë në festë. Pa dyshim,këtu ritakova të gjithë ata që ishin gati për të dalë në pension, Takova dhe Jorgjien. Sa m’u bë qejfi, që,tek më fliste për fëmijtë e saj, më tregoi që i biri,YLLI SOTA, si pema që bie nën pemë, kishte dalë mësues.
Jo vetëm kaq: YLLI SOTA, djali i Jorgjies, u bë për disa vite drejtor i asaj shkolle “THanas Laska” ku kish mësuar mamaja e tij. Ylli Sota ka dhe ky, karizmën e tij: iu fut punës me përkushtim për të bërë historikun e shkollës dhe,në vitin 2016,kur shkolla bëri 100-vjetorin, YLLI SOTA dhe mësuesja pasionante DRITA DOMI (ardhur nga Divjaka si nuse në Ndërnënas, e martuar me ish-nxënësin tim të ndjerë,agronomin MITI JANI DOMI), botuan librin monografi për shkollën e Ndërnënasit. Me kohë, unë isha vendosur në Tiranë dhe Jorgjia me familjen e saj,kishin zënë qytetin e Fierit.

Dje, YLLI SOTA, djali i JORGJIES dha “alarmin” për ndarjen nga jeta të mamasë së tij. Unë jo vetëm u befasova,por u traumatizova. Iku para kohe. Dhe nuk e di a do besoni: tërë natës jam marrë me këto impresione. Jam tip”virusal”: më zë e keqja e tjetrit. Kjo e keqe i shtrin përmasat e saj,kur ndjej dhimbje. Po. Ndjeva dhimbje dhe goja nuk më thotë që t’i them lamturmirë JORGJIES aq të mirë. Fatkeqësisht, e vërteta është e rëndë! Prehu e qetë, o shpirt i brishtë dhe i bukur! Ti rron jo vetën në zemrat e familjarëve të tu, të kolegëvë që të njihnin dhe tek qindra e qindra nxënësve që kanë dalë nga dora jote e ngrohtë! Të qoftë dheu i lehtë! Amen…

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...