Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/07/25

E vërteta në themel të historiografisë






Akademik Prof. dr. Eshref Ymeri


Para pak ditësh, dr. Nuri Dragoj, publicist i njohur dhe hulumtues i shquar në lëmin e historiografisë, më dhuroi veprën e tij më të fundit në dy vëllime, me titull “Përmeti dhe Lufta e Dytë Botërore 1939-1944”, një vepër interesante kjo, në të cilën zbulohen mjaft të vërteta rreth ngjarjeve historike në trevën e Përmetit në përtejanën (sfondin) e luftës antifashiste në vendin tonë

Kjo vepër e re e autorit të bind edhe më shumë në faktin që puna e historisë është ca e ngatërruar, sepse nuk është e lehtë ta trajtosh, duke u nisur nga kriteri i së vërtetës, i cili kërkon që historiani të jetë kryekëput i paanshëm dhe autoritet shkencor i padiskutueshëm. Sipas të gjitha gjasave, anashkalimin e këtyre dy kërkesave themelore, duhet të ketë pasur parasysh edhe Volteri, kur ka thënë:
“Historia është një tërësi krimesh, çmendurish dhe fatkeqësish, mes të cilave bien në sy disa virtyte, disa kohëra fatlume, si puna e ca vendbanimeve me njerëz që zbulohen aty-këtu, mes një shkretëtire të egër”.

Ngjarjet historike që shtjellohen në këtë vepër mbi bazën e fakteve të dokumentuara, më sjellin në kujtesë një thënie mjaft të goditur të shkrimtarit amerikan Robert Hainlain (Robert Anson Heinlein - 1907-1988). Ai thotë:

“Historia lidhet me të vërtetën, ashtu si puna e teologjisë me fenë”.

Pas leximit të kësaj vepre shkencore, e cila të befason me morinë e fakteve që autori sjell përmes më shumë se dy mijë citimeve, më erdhi ndër mend shprehja e famshme, me domethënie aforistike, e cila, me sa duket, ka prejardhje të kryehershme:

“Historinë e shkruajnë fitimtarët”.

Pikërisht në thelbin e këtij aforizmi fshihet tragjizmi i objektivitetit historik. Prandaj koha ka vërtetuar me fakte se aforizmi në fjalë duhej pasuruar me diçka tjetër. Atij i duhej bërë një shtojcë e vogël me domethënie të thellë. Shtojcën e ka bërë Anton Dreksleri (Anton Drexler - 1884-1942), një personalitet i njohur evropian, themelues i nacionalsocializmit gjerman, pararendës i Hitlerit, i cili thotë:

“Historinë e shkruajnë fitimtarët, prandaj humbësit nuk përmenden në të”.

Çdo lexues objektiv i kësaj vepre, i cili të vërtetën e ka për yll karvani, vjen në përfundimin e vetvetishëm se historia është konkrete, është e prekshme, është e faktuar vetëm atëherë, kur zhvillimin e saj ai e kundron me sytë e vet në ditët tona.

Autori ka derdhur shumë djersë dhe kam bindjen se ia ka arritur plotësisht të hulumtojë aq thellë në historinë e krahinës së Përmetit dhe përgjithësisht të jugut të Shqipërisë, saqë e ka bërë lexuesin të rrijë dhe të përsiatë thellë në heshtjen e tij:

“Vallë a do të vijë ajo ditë kur historianët “e liçensuar” të vendit tonë, të arrijnë të flasin me gjuhën e fakteve, të dalin para masës së lexuesve me autoritet shkencor në zbulimin e objektivitetit historik?”.

Në këtë aspekt, kam bindjen se ky libër në dy vëllime shërben si një leksion i mirë për historiografinë shqiptare.

Në përfundim të leximit të kësaj vepre, lexuesi gjakftohtë shtron pyetjen:

“Cili duhej të ishte kriteri i objektivitetit të historianëve në pasqyrimin e historisë së vendit tonë gjatë viteve të luftës?”.

Përgjigjja, në këndvështrimin tim, se si duhen shkruar vepra shkencore të paanshme, në të cilat të pasqyrohen plotësisht ngjarjet dhe dukuritë historike, si edhe të vlerësohet vendi i tyre në historiografinë tonë kombëtare, deri tani vazhdon të mbetet e hapur. Por autori, me hulumtimin e gjerë që ka bërë, i është afruar më shumë se kushdo tjetër së vërtetës, e cila, ndonëse është e dëshiruar, në fakt, është anatemuar thuajse tërësisht.

Sipas historianëve “të liçensuar”, humbësit gjatë viteve të luftës, nuk paskan të drejtë të kalojnë nëpër “sitën” e objektivitetit historik. Ata, në “punishten” e historianëve tanë, duhet të shërbejnë vetëm si objekt demaskimi, përçmimi, poshtërimi dhe talljesh të përhershme, siç ndodhi faktikisht gjatë një periudhe mbigjysmëshekullore.

Autori është ndalur dhe ka folur me gjuhën e fakteve për Marrëveshjen e Mukjes. Nuk e di se cila ishte arsyeja e vërtetë që komunistët pranuan të ulen në një tryezë të përbashkët me përfaqësuesit e nacionalizmit shqiptar. Ndoshta diku thellë, në vetëdijen e tyre mund të ketë gjalluar vetëtimthi ndonjë ndjenjë grahmuese nacionalizmi, për tragjedinë që shovinizmi evropian, nën presionin e shovinizmit rusomadh, armikut tradicional të etnisë shqiptare, i shkaktoi kombit tonë në Kongresin e Berlinit dhe në Konferencën e Londrës. Paçka se në këtë vepër argumentohet me dokumente historike, që komunistët shqiptarë, në aleancë me komunistët serbë dhe grekë, përfaqësues këta të dy vendeve tradicionalisht armiqësore ndaj kombit shqiptar, e kishin kristalizuar tashmë qëndrimin e vet ndaj Ballit Kombëtar dhe Legalitetit që nga fundi i vitit 1942 dhe sidomos në pranverën dhe në verën e viti 1943.

Fakti që komunistët shqiptarë e hodhën poshtë Marrëveshjen e Mukjes, sapo teksti i saj i ra në dorë Miladin Popoviçit, dëshmon pa mëdyshjen më të vogël se Enver Hoxha dhe krerët e tjerë të udhëheqjes komuniste, nuk ishin gjë tjetër, veçse vegël e verbër në shërbim të Beogradit. Miladin Popoviçi, pasi e lexoi tekstin e Marrëveshjes së Mukjes, e zhubraviti, e mblodhi shuk dhe ia pëplasi Enver Hoxhës në fytyrë. Ky s’u bë i gjallë, në vend që të mbante një qëndrim burrëror prej shqiptari me vetëdije të lartë kombëtare.

Për fatkeqësinë tonë kombëtare, historianët “e liçensuar” nuk i zbuluan asnjëherë arsyet e vërteta të hedhjes poshtë të Marrëveshjes së Mukjes. Me heshtjen e tyre për atë Marrëveshje, ata braktisën të vërtetën historike, u radhitën përkrah ideologjisë komuniste, e cila u shartua në vendin tonë nga ana e serbosllavizmit, përmes emisarëve të tij Dushan Mugosha dhe Miladin Popoviçi, dhe ngritën bateritë kundër përfaqësuesve të nacionalizmit shqiptar, sikur gjoja ata ishin shkaktarët e përçarjes ndërshqiptare.

Me përvojën e vet të pasur, autori ka studiuar shumë dokumente arkivore dhe gjatë hulumtimeve serioze që ka bërë në truallin e historisë së viteve të luftës në trevën e Përmetit dhe më gjerë, ka zbuluar shumë të vërteta, për të cilat historia zyrtare ka heshtur. Ka heshtur qëllimisht, sepse po të fliste me gjuhën e fakteve, siç ka folur autori, atëherë do të dilte në dritën e diellit e vërteta tragjike rreth tre objektivave që shovinizmi serbomadh u kishte ngarkuar emisarëve të vetë në Shqipëri, emisarë këta, të cilët “themeluan PKSH?në si agjenturë solide të tyren, futën vendin në një luftë civile dhe larguan nga pushteti elementin nacionalist shqiptar”(Citohet sipas: Kastriot Dervishi. “Flagranca e marrëdhënieve shqiptaro-jugosllave në vitet 1944-1948”. Faqja e internetit “Zëri Islam”. 28 shtator 2009).

Këto tri objektiva Enver Hoxha, në përputhje me orientimet Beogradit, i realizoi më së miri. Këtë e vërteton fare qartë kjo dëshmi tronditëse për lidhjet e ngushta të Enver Hoxhës me titizmin jugosllav:

“20 shkurt 1946... Kallxon nji zojë e cila, aso kohe bante punën si përkthyese në shërbim përsonal të sekretarit të Partisë Enver Hoxhës, në marrëdhanje diplomatike me ambasadën e Jugosllavisë në Tiranë, si nji ditë me nji bashkëfjalim ndërmjet ambasadorit titist e Enverit, ky i fundit shend e verë i paska pasë kumtue përfaqësuesit të Beogradit gati-gati si tue u krenue: “E mbytëm Patër Anton Harapin e, me të kemi plagosë për vdekje Klerin Katolik!..”. Simbas rrëfimit të grues, ambasatori, diplomat i vjetër panserbian, i paska pasë përgjegjë: “Po, po! Po keni endè gjallë Patër Gjon Shllakun, i cili peshon shumë”, ndaj duhet - vazhdoi ai - “simbas porosisë që kam prej qeverisë sime, të zhdukni Shllakun dhe të shkatrroni kulm e themel çerdhen e Klerit Katolik në Shkodër, me në krye Françeskanët” (Citohet sipas: Atë Daniel Gjeçaj “Atë Gjon Shllaku, Martir i Fesë dhe i Atdheut”. Ky artikull përfshihet në librin me tetë autorë, me titull: “Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare 1944-1990”. Shtypshkronja “Atë Gj. Fishta”. Tiranë 1993, f. 36).

Pra, Enver Hoxha i mburrej përfaqësuesit të një shteti tradicionalisht armik të kombit shqiptar, se si ai vriste shqiptarë dhe se si merrte udhëzime prej tij për të vrarë të tjerë shqiptarë.

Në këtë vepër me një taban të shëndetshëm shkencor, autori ka dhënë një kontribut të shquar në studimin e historisë të trevës amtare, duke hedhur dritë në një shkallë të konsiderueshme mbi pasqyrimin e saj me sa më shumë objektivitet. Prej saj nxirret një përfundim interesant:

“Në procesin e grumbullimit të dijeve historike janë të mundshme përftesat dhe firot. Me këtë rast, për shkak të arsyetimeve ideologjike, jo vetëm ngjarje të veçanta, por madje edhe periudha të tëra janë zhdukur nga fushëpamja e historianëve “të liçensuar”. Pikërisht historianët “e liçensuar” kanë fshehur qëllimisht servilizmin flagrant të udhëheqjes komuniste para Dushanit dhe Miladinit, të cilët Enver Hoxhën e kishin shndërruar në njeriun e tyre të bindur plotësisht”.

Nga ky libër mësojmë se njeriu me cilësi të larta morale, nuk ka liri të zgjedhë, pasi zgjedhja e tij është përcaktuar që në gjenezë, ngaqë liria e zgjedhjes te njeriu është pjesë e prirjeve të kundërta të tij. Sido që ta bëjmë zgjedhjen, në mënyrë të vetëdijshme apo të pavetëdijshme, dy janë rrugët: do të përballemi me zgjedhjen që buron nga një veprim i diktuar nga arsyeja apo nga pasione irracionale, sepse problemi i zgjedhjes nuk është çështje e mundësive të barabarta. Në rastin e personazheve të skalitura në këtë vepër, përballemi me njerëz që kanë përqafuar zgjedhjen e progresit në kundërshtim me regresin, të burrave që kanë papapëlqyer të ushqejnë dashurinë dhe të shpërndajnë urrejtjen, të luftëtarëve që kanë vlerësuar mbi gjithçka pavarësinë dhe lirinë, në kundërshtim me skllavërinë.

Autori ka zbuluar me fakte konkrete mjerimin e udhëheqjes komuniste shqiptare, e cila, në Plenumin e Beratit që u mblodh më 23 nëntor 1943, e kishte bërë “zot shtëpie” emisarin e Titos, kolonelin Velimir Stojniç. Prandaj ai shovinist serbomadh, nga tribuna e atij plenumi, lëshonte një deklaratë poshtëruese për vendin tonë:

“Shqipëria jo që nuk e rrit dot ekonominë e saj, por as e zhvillon dot atë, sepse imperializmi do ta gëlltiste;… e vetmja zgjidhje e saj është të bashkohet në një konferderatë me Jugosllavinë…”.

Enver Hoxha, i mbrujtur mirë tashmë me kolaboracionizmin me shovinizmin jugosllav, në mbledhjen e Byrosë Politike të 15 dhjetorit 1947, del po me të njëjtën deklaratë publike, duke vazhduar poshtërimin e vendit të vet, sipas shembullit të Velimir Stojniçit tre vjet më parë:

“Duhet ta fitojmë kohën e humbur e të bëjmë sa më shpejt bashkimin de facto të Shqipërisë me Jugosllavinë në të gjitha fushat (parti, ekonomi, ushtri, etj.), sepse Shqipëria nuk mund të qëndrojë si shtet i pavarur dhe aq më pak të ndërtojë socializmin pa u bashkuar me Jugosllavinë…”.

Shtrembërimi apo fshehja e fakteve historike nga studiues të kohës së diktaturës enveriane, por edhe pas saj, ka bërë që autori, me këtë vepër shkencore, t’u japë përgjigje pyetjeve se si duhet shkruar tani historia; si të arrihet vërtetësia dhe objektiviteti në trajtimin e saj; mënyrën si mund t’i njohim dukuritë historike në tërë kompleksitetin dhe frymën e tyre kontradiktore; nevoja për t’iu kundërvënë falsifikimit të historisë. Kundërveprimi ndaj synimit të një sërë historianësh dhe publicistësh “të liçensuar”, për t’i interpretuar zhvillimet e ngjarjeve në përputhje me ideologjinë zyrtare në pushtet, është domosdoshmëri e kohës. Kjo për arsye se, duke i servirur ndodhitë e viteve të shkuara, ashtu siç u vjen osh tekave zyrtare, duke anashkaluar të vërtetën, me të vetmin qëllim që ngjarjet historike të pasqyrohen në mënyrë të njëanshme ose të deformohen plotësisht, i sjellim një dëm të madh edhe të ardhmes së kombit shqiptar, pasi nuk do të jetë në gjendje të shmangë gabimet e bëra më parë.

Në faqet e kësaj vepre mësohet me lehtësi se para kombit duhet të sillemi me dinjitet, pasi bijtë e tij i janë përgjigjur çdo thirrjeje, ndonëse politika nuk ka qenë në gjendje t’i udhëheqë në drejtimin e duhur. Nevoja ka bërë që shqiptarët të ndërgjegjësoheshin se liria mund të fitohej vetëm atëherë kur kërkohej nga tërësia e individëve dhe jo nga një individ i veçantë. Vetëdija e shqiptarëve ka reaguar në shekuj, pa ndonjë vendim politik, i çfarëdo lloji qoftë ai, përherë në kundërshtim me mendësitë e regjimit pushtues, pa iu trembur shtypjeve të dhunshme që ushtronte makina ushtarake, pa u urdhëruar nga askush, duke u përfshirë vullnetarisht në breza në luftën për liri. Pra, kemi të bëjmë me një moral të lartë popullor, me rivlerësim të besimeve që udhëhiqnin sjelljen shoqërore të njeriut të lirë, i cili drejtohej nga nevoja e një koncepti shoqërisht të përbashkët, për një jetë më të mirë. Kjo, krahas përmbushjes së kënaqësive individuale, mbështetej edhe në gatishmërinë për të shkrirë krejt pasurinë, pa kursyer as jetën për idealin e lirisë.

Në vlerësimin e Kongresit të Përmetit dr. Nuri Dragoj e ka vënë theksin me shumë të drejtë në një fakt të pamohueshëm: ai kongres s’ishte gjë tjetër, veçse një kopje e shëmtuar e AVNOJ-it jugosllav. Në atë kongres u hodhën themelet e luftës së klasave, e cila, fill pas nëntorit të vitit 1944, filloi të zbatohej me tërë egërsinë e vet, përmes burgosjeve, internimeve dhe pushkatimeve të kundërshtarëve politikë. Por edhe para vitit 1944 ajo ka qenë konkrete. Vrasja e ballistëve, djegia e shtëpive të tyre, por edhe e njerëzve të tjerë që simpatizonin Ballin, ishte një luftë klase e pastër. Frytet e asaj lufte klasash, populli shqiptar i voli gjatë viteve ’80, kur degradimi i diktaturës komuniste të Enver Hoxhës e katandisi popullin tonë deri në atë derexhe, saqë ai u gjend ballë për ballë me degjenerimin gjenetik për mungesë të ushqimeve bazë për mbijetesë. Skenari dhe regjisura jugosllave (me kryeaktor Enver Hoxhën) për varfërimin e popullit shqiptar deri në përmasa proverbiale, funksionoi për mrekulli.

Në bindjen time, autori ka bërë vlerësime mjaft objektive për Ballin Kombëtar dhe për Legalitetin. Por duhet pranuar se, sikur Enver Hoxha të kishte pasur burrërinë dhe të mos lëvizte nga trualli i shqiptarisë, përballë emisarëve shovinistë jugosllavë, ngjarjet do të kishin ndjekur një tjetër rrjedhë. Por kjo ishte e pamundur për dy arsye:

Së pari, Enver Hoxha, si njeri i bindur plotësisht para titizmit jugosllav, i përzgjedhur me kohë e me vakt nga Beogradi për të qenë në krye të partisë komuniste, veproi në përputhje me orientimet e shovinizmit jugosllav, për përçarjen dhe për hedhjen e farës së vëllavrasjes në radhët e popullit shqiptar.

Së dyti, komunistët shqiptarë, me në krye Enver Hoxhën, gjatë viteve të luftës kishin si pikësynim kryesor marrjen e pushtetit me çdo çmim, pa lejuar absolutisht bashkëqeverisjen me përfaqësues nga radhët e nacionalistëve shqiptarë.

Autori e thekson me shumë të drejtë dhe unë ndaj plotësisht të njëjtin mendim me të, se faji kryesor për gjendjen ku u katandisën Balli Kombëtar dhe Legaliteti pas hedhjes poshtë të Marrëveshjes së Mukjes, bie kryekëput mbi Enver Hoxhën dhe krerët e tjerë të udhëheqjes komuniste, të cilët e futën popullin tonë në luftë vëllavrasëse. Ishin pikërisht ata fajtorët kryesorë, të cilët u bënë shkak që një pjesë e nacionalistëve shqiptarë të bashkëpunonte me gjermanët. Nënkuptohet vetvetiu që krerët kryesorë të nacionalistëve shqiptarë u treguan të paaftë dhe dritëshkurtër pas pushtimit të vendit tonë nga Italia fashiste. Ata nuk u hodhën menjëherë në veprime konkrete, nuk u vunë në krye të popullit për organizimin e tij në luftë të armatosur kundër pushtimit fashist dhe i lejuan vetes që komunistët të organizoheshin nga emisarët jugosllavë dhe t’ua rrëmbenin iniciativën nga dora. Oportunizmi i krerëve nacionalistë del mirë në pah në kujtimet e njërit prej përfaqësuesve të tyre të njohur, ministrit të brendshëm të viteve të luftës, Kol Bib Mirakaj, kujtime këto të botuara në librin e tij me titull “Vetëvrasja e një kombi”, Botimet “Fiorentina”, Shkodër, 2014.

Për sa u përket vlerësimeve të autorit rreth temës, nëse gjatë luftës ka pasur luftë civile apo luftë vëllavrasëse, mendoj se gjykimi i tij është më afër së vërtetës: gjatë viteve të luftës ka pasur jo luftë civile, por luftë vëllavrasëse. Kjo për arsye se lufta civile përfaqëson në vetvete formën më të ashpër të zgjidhjes së kontradiktave shoqërore që janë grumbulluar me kohë dhe që shfaqet si një kundërvënie e armatosur me përmasa të mëdha e të dyja palëve kundërshtare.

Profesori i shkencave politike në Universitetin e Stanfordit (Stanford University) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhejms Feron (James D. Fearon - 1963), thotë se lufta civile, si një konflikt i dhunshëm brenda vendit, është luftë e grupeve të organizuara, të cilat kanë si pikësynim marrjen e pushtetit me forcë në qendër të vendit apo në një rajon të caktuar, ose ndryshimin e politikës shtetërore.

Nisur nga ky këndvështrim, duhet pranuar se luftë civile quhet përplasja e armatosur mes shteteve të Veriut dhe të Jugut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitet 1861-1865, luftë civile quhet përplasja mes Ushtrisë së Kuqe dhe Ushtrisë së Bardhë në Rusi, pas revolucionit bolshevik në vitet 1918-1920, luftë civile quhet përplasja mes komunistëve dhe antikomunistëve në Greqi, në vitet 1945-1949. Në të gjitha këto përplasje, palët ndërluftuese kanë pasur formacione ushtarake të mirorganizuara dhe të përmasave të mëdha.

Prandaj autori ka shumë të drejtë që përplasjen mes komunistëve dhe nacionalistëve në vendin tonë, gjatë viteve të luftës, e quan luftë vëllavrasëse dhe jo luftë civile. Ajo ishte vërtet një luftë vëllavrasëse, sepse forcat nacionaliste në vendin tonë nuk qenë të afta të vetorganizoheshin siç duhet, menjëherë pas 7 prillit të vitit 1939 dhe të krijonin forca të armatosura deri në nivel brigadash, e le pastaj për t’u ngritur deri në nivel divizionesh.

E përgëzoj përzemërsisht dr. Nuri Dragojin për punën e vështirë kërkimore që ka përballuar dhe i uroj suksese në veprimtarinë e tij krijuese në fushën e historiografisë, punë kërkimore kjo që ka në themel vetëm kriterin e së vërtetës.

Nga Redaksia Floripress: 


Eshref Ymeri ka lindur nё fshatin Mesaplik të Vlorës mё 25 dhjetor 1938. Pasi mbaroi arsimin fillor nё Mesaplik, vazhdoi shtatё vjeçaren nё fshatin Ramicё dhe në vitin 1959 mbaroi Gjimnazin "Ali Demi" tё Vlorёs me rezultatin shkёlqyeshёm. Nga ky rezultat i përpjekjeve të para për t’u pajisur me dije dhe kulturë, iu dha e drejta pёr tё studjuar nё Leningrad të B. S. pёr gjuhёn ruse. Kur u prishёn marёdhёniet me B.S, nё qershor tё vitit 1961 ai u kthye në Shqipëri dhe vazhdoi Universitetin e Tiranёs pёr gjuhё letёrsi ruse nё fakultetin "Histori Filiologji", të cilin e mbaroi me rezultate të larta nё vitin 1966 dhe u emrua pedagog nё katedrёn e gjuhёs dhe letёrsisё ruse. Mё vonё e caktuan shef të redaksisё sё botimeve nё gjuhё tё huaja deri nё vitin 1990. Gjatё kёsaj periudhe ai drejtoi redaksinё pёr pёrkthime nё gjuhё tё huaja për veprat e Enver Hoxhёs. Mё 1992 filloi sërish punёn si pedagog pёr gjuhёn dhe letёrsinё ruse, deri mё 31 gusht 2003, kur doli nё pesion.Eshtë anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve me seli në New York.

Botime


Fjalor frazeologjik rusisht shqip : 25 160 shprehje frazeologjike - 2015
Përkthimi, një histori pasioni - 2015.


Etj.

Lefter Haxhiraj lulja, emblema, liria dhe flamuri i folkorit burimor të Armenit


Image result for Albert HABAZAJ


Nga MSc. Albert HABAZAJ, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve “Petro Marko”, Vlorë, Sekretar i Shoqatës “Labëria”, dega Vlorë.



Lefter Teki Qataj Haxhiraj (1942-2014)



Miq të penës, të këngës, të etnokulturës sonë! Dashamirës, kolegë, të afërm e familjarë!Sot është dita e e mësuesit dhe poetit popullor të paharrimtit Lefter Teki Qataj Haxhiraj (1942-2014), që do të ngelet lulja, emblema, liria dhe flamuri i folkorit burimor të Armenit.

Para afërsisht 4 vjetësh, pikërisht, në një të tillë mjedis festiv, sa labëror aq tradicional të qytetit të Vlorës, Shoqata Kulturore - Atdhetare “Labëria” zhvilloi një veprimtari shumë mbresëlënëse për zonjën fisnike, Vilhelme Haxhiraj Vranari, shkrimtare e njohur jo vetëm në Vlorë, Tiranë e Shqipëri, por edhe në Rajon, në Europë e deri në SHBA. Shoqata “Labëria” - “Nderi i Kombit” nga më të njohurat në mbarë Shqiptarinë, i dorëzoi titullin më të lartë,

“Personalitet i Shquar i Labërisë” që jep për figurat më të nderuara, me kontribute të veçanta kulturore kombëtare. ZonjaVranari njihej dhe më përpara nga shumë vlerësime e dekorata, por si duket, dekorata e Labërisë i shkaktoi asaj shumë emocione pozitive, se së pari ajo është bijë Labërie nga Kanina, me origjinë nga gjaku princor i Gjergj Arianitit, si dhe nuse po në Labëri, në Armen, tek z. Fitim Haxhiraj, me origjinë nga Krahësi i Tepelenës.

 Bashkëshorti i saj, Fitimi, me shpirt artisti, ka qenë, është e do të jetë menaxher i opusit letrar të Vilhelmes, shkrimtares, që është cilësuar princeshë e letrave shqipe të thyera, Musine Kokalari e letrave shqipe në sotmëri.


Image result for vilhelm vranari

Vilhelme Haxhiraj Vranari

Kujtoj që Fitimi qe dhe moderatori i kësaj veprimtarie, të cilën e çeli kryetari i shoqatës “Labëria”, për Vlorën, Z. Ahmet Demaj dhe që shpalosi tek të pranishmit vlerat letrare kulturore dhe atdhetare të Vilhelmes.


ahmet-demaj-c1200x600

Ahmet Demaj

Kujtoj që unë, Albert Habazaj, në funksionin shoqëror të Sekretarit të kësaj shoqate, u kërkova të pranishmve 1′ heshje në nderim të poetit popullor Lefter Haxhiraj, i cili kishte pak ditë, që ishte ndarë nga jeta. Jo më kot e bëra këtë parantezë dhe pikërisht unë.
Mbaj mend e mendoj se e kam shprehur drejtë e qartë që “Cinxërfilja” është një këngë labe e mirënjohur në rang kombëtar, një këngë polifonike, e bukur si një stinë me vajza.

Atë këngë e kakënduar grupi polifonik i Armenit, me marrës të magjishmin këngëtar lab, Rramën Nuredini, në festivalin Folkorik kombëtar të Gjirokastrës, 1983.

Image result for fitim haxhiraj

Fitim Haxhiraj 


Ishte një prurje e drejtpërdrejtë dhe këmbëngulëse e Lefter Haxhirajt. Këtë këngë Artistja e famshme, Aurela Gaçe e ngriti në një majë tjetër artistike, nga e cila e shijojnë të gjithë artdashësit nëpërmjet televizionit, koncerteve të shumta brenda dhe jashtë vendit etj.

Intervistë/ Polifonia femërore, si filigran i polifonisë labe – Pjesa e tretë


 “Cinxërfilja”, si çdo krijesë artistike, kishte patjetër një baba. “Cinxërfiles” i vdiq babai. Ju kërkoj, Miq Të Krijimit, të Vilhelmes dhe të Fitimit, të mbajmë 1′ heshtje në kujtim të babait të “Cinxërfiles”, atij që bëri këtë lirikë popullore brilante, në kujtim të të paharruarit Lefter Haxhiraj, i cili është dhe vëllai i Fitimit”.



Këto fjalë shpreha në substancë katër vite më parë.Dua të shprehem, se turbullirat e kohës nxorrën në skenë shoqëritë e parave dhe interesave, jo shoqëritë e shpirtit, me penë, këngë, arsim e kulturë qytetare. Sado idealistë e korrekt të jemi treguar, as ne nuk u paskemi shpëtuar qoftë dhe pa dashje apo nga mesazhet e mirësisë infeksioneve të dekoratave.



Fatmirësisht, vjen dita e bukur, që të qetësojmë shpirtin e një burri me vlera, që na ka dhënë aq shumë kënaqësi me magjinë e fjalës dhe melodisë së tij lirike si një fllad trëndeline i pasosur.


Grupi i Pilurit

Është fjala për të pavdekshmin LEFTER HAXHIRAJ TË CINXËRFILES SË ARMENIT.

Ai nuk është me ne fizikisht, por është me këngët e tij, me librat e tij të botuar, me edukimin arsimor-kombëtar dhe etiko-moral të sa e sa brezave në vendlindjen e tij, në Armen nëpërmjet mësimdhënies shembullore. Është shumë simbolik e domethënës ky takim, sepse, kur, me të drejtë vlerësuam këngëtarin fisnik Rramën Nuredini të Armenit, ai u shpreh, se ndihej keq që nderohej para mësuesit, drejtuesit dhe poetit popullor Lefter Haxhiraj. 


Vallja e Tërbaçit 


Sinqerisht që na erdhi mirë ky merak i Rramën Cinxërrfiles për vëllain e tij folkorik Lefter Xinxërfilja, prandaj, në emër të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Petëve “Petro Marko”, Vlorë, i propozuam Shoqatës “Labëria” për të bërë këtë vlerësim të merituar dhe të motivuar me veprat e shpirtit të tij tipologjik për vendlindjen.

Veç kontributeve të padiskutueshme dhe gjurmëve që ka lënë Lefteri në arsim, folkor e kulturë, ky nderim sot vjen edhe si një amanet i gjallë i virtuozit Rramën Nuredini për mësuesin, mikun e mirë dhe udhëheëqsin e tij shpirtëror, Lefter Haxhiraj. Folkori na zbukuron botën e brendshme, na bën më të mirë, më të bukur shpirtërisht. Kënga labe,si pjesë e së tërës folklorike shqiptare është gurrë popullore, është thesar i paçmuar, shufër floriri e kulturës sonë jomateriale.

 Lefter Haxhiraj në Armen ndërtoi një grup lab, mbi shtratin e traditës këngëtore, grup që u bë aq i njohur më vonë, por që e nxorri nga një trevë e cilësuar më parë si jolabe, që nuk llogaritej si Labëri, që njihej thjesht si Topallti, sepse nuk kishte dalë ende një grup përfaqësues që të hahej me “Ujqit e këngës labe” në kontekst dhe në kuptimin më të mirë të fjalës.

Image result for Lefter Çipa
Lefter Çipa


Pas festivalit të madh të 1983-shit, Lefteri e bëri Grupin polifonik të Armenit po aq lab sa labët e rrënjës e mos më… Gjeografia folkorike e krahinës etnografike të Labërisë u zbukurua hijshëm me “Cinxërfilen” e Armenit, që tok me “Bejkën e Bardhë” të Pilurit radhiten ndër këngët më të njohura labe, më të dashurat, më populloret, më të përhapurat e të pëlqyera nga të tjerët. Hit vërtet. Të vjetrit e dinë që “Xinxërfilja” ka qenë një këngë e lashtë e traditës labe, një këngë e përvëluar dashurie, po fare e përvëluar, siç shprehet Lefter Çipa.

Lefteri e gjeti këtë prurje në odat e burrave dhe zjarret e të rinjve të vendlindjes dhe atyre hënave, e përpunoi, e stolisi siç e meritonte natyrshëm, pa ia prishur bukurinë e burimit, e ngriti në art me grupin e tij që i dha emër fshatit dhe Labërisë. Këngën ai e strukturoi natyrshëm, i dha jetë njerëzore, duke patur si motiv dashurinë universale.

Lefter Haxhiraj nuk punoi për të ngritur vetveten, por puna dhe vepra e tij ia ngritën emrin brenda fshatit dhe krahinës, sepse Topalltia plotësoi denëjsisht hartën folkorike të Labërisë, krahas Smokthinës, Himarës, Tërbaçit, Pilurit, Dukatit, Vranishtit, Tragjasit e jo shumë të tjerëve në atë kohë. Lefter Haxhiraj ishte një mësues i mirë, këmbëngulëse i përkushtuar për vendlindjen.

 Ai nuk ishte një rrogëtar kulture i rëndomtë, nuk ishte përgjegjësi shtëpisë së kulturës së fshatit por edukator multifunksional për vendlindjen për sa e sa breza në Armen, Trevllazër e Topallti.
Image result for Kujtim Mici


Kujtim Mici


Ai punonte vullnetarisht, në kohë të lirë, pas mësimit me nxënësit dhe angazhohej maksimalisht me grupin. Punonte me pleqtë e kohës deri natën vonë përt’u vjelur materialet folkorike të traditës, sepse ishte njohës i mirë dhe mbledhës korrekt i folkorittë zonës, që e çoi më tej këtë përvojë etnokulturore, duke mbajtur gjallë e të ndezur stafetën e shpirtit të popullit në këngë e valle.
Image result for Llambro Hysi

Llambro Hysi

Kontributi i tij dihej e dihet. Shpirtin prej artisti të këtij mësuesi e vlerësonin e dhe pena të fuqishme të poezisë popullore si Kujtim Mici, Llambro Hysi, Muhamet Tartari etj. Qe me një njeri me emër të përveçëm për vendlinjden jo për vete.


Image result for Muhamet TartariRelated imageHiqmet Meçaj
                                                                 

                                        Muhamet Tartari ,  Haxhi Dalipi dhe Hiçmet Meçaj

 Kishte një sedër të shëndoshë dhe ballafaqohej sy më sy e polemizonte edhe me zërat më të fuqishëm vlerësues si H. Dalipi e H. Meçaj, e përsëris, jo për vete, për vlerat origjinale të e grupit. Lefter Haxhiraj qe emër për fshatin e tij, për këngën e Labërisë. Model për t’u ndjekur.Vlorë,
21.07.20182


Fotografitë e ërgatitura nga Floripress/Flori Bruqi

Lajmet me gjoksin jashtë, spikeren Greta Hoxha e heqin nga puna

Spikerja e guximshme nga ky moment e në vijim është pa një punë, në pritje të një kontrate të re.


Related image

Me siguri të gjithë e njihni spikeren Greta Hoxha e cila jepte lajmet gjysmë e zhveshur në Zjarr TV duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve me daljet e saj. Mirëpo siç duket atë nuk do ta shohim më të japë lajmet në këtë mënyrë.

Albanian newsreader Greta Hoxha is the talk of the TV world, and it’s easy to see why

Hoxha duket se ka pasur disa mosdakordësi me pronarin e saj, Ismet Drishti, i cili ka vendosur ta shkarkojë menjëherë.

Related image
 Eshtë newsbomb që bën me dije se prej disa mosmarrëveshjeve, Ismet Drishti e ka shkarkuar nga pozicioni që kishte. Mesa duket disa gjëra nuk kanë shkuar mirë!


****



Greta Hoxha: Si e përjetova dhunën ndaj pronarit të televizionit ku punoj


Gazetari dhe pronari i televizionit “Zjarr tv”, Ismet Drishti, u komentua gjatë në media pak ditë më parë ,pasi u sulmua me leva nga persona të maskuar në televizionin, që ai drejton “Zjarr Tv”. Lajmi bëri bujë, pasi televizioni transmetoi pamjet filmike të përplasjes, ku 15 persona sulmuan fillimisht televizionin e tij dhe më pas vetë atë.

Për këtë histori flet gazetarja dhe moderatorja e emisionit politik “360 gradë”, Greta Hoxha, e cila tregon çfarë ndodhi me pas dhe përballja me Policinë. Duke e konsideruar veten një moderatore që ka thyer tabu në ekran, pasi diskuton për tema të rëndësishme me dekoltenë e zbuluar, në këtë intervistë ajo rrëfen marrëdhënien me politikën, paranë dhe pse nuk ka ndërmend ta bëjë kurrë gjoksin, edhe pse është ndër të vetmet që e ekspozon në televizion.
Duket se telashet s’kanë të sosur me televizionin tuaj. Ishe e pranishme kur u sulmua pronari i “Zjarr Tv”, Ismet Drishti dhe çfarë mund të rrëfesh nga ndodhia e fundit?

“Telashet në televizion” janë si pema me kokrra. Atë e shkundin të gjithë, ndërsa atyre pa kokrra nuk ua hedh sytë njeri. Atë natë unë u largova nga puna vetëm 5 minuta para se të ndodhte incidenti. Por sigurisht këto janë gjëra që ndodhin. Problem serioz për mua është reagimi i Policisë, të cilët janë persona të papërgjegjshëm komplet. Kanë ardhur vetëm dy policë në këmbë dhe gjoja po bënin punën. Kurse për të marrë pamjet nga bizneset, Policia ka ardhur pas një dite dhe kjo lloj papërgjegjshmërie na ka indinjuar se tepërmi.

Si është të punosh në një televizion ku pretendohet se “ndizet jo vetëm zjarr, por i del edhe tymi” në kuptimin figurativ të fjalës?

Në televizionin ku unë punoj, ndihem shumë komode dhe kam kushte shumë të mira. Si “zjarr” dhe “tym” e shohin ata që na ndjekin dhe përderisa e cilësojnë si të tillë, do të thotë se nuk i rezistojnë dot.

Si prezantuese e emisionit “360 gradë”, kujton ndonjë moment vërtet të sikletshëm apo të fortë?

Në emisionin tim nuk ka asgjë të sikletshme, pavarësisht se te publiku, sigurisht që, çfarë nuk vjen nëpër mend. Ajo që do të thosha, është se shume njerëz që e shohin formatin, kujtojnë se jam “inekzistente”. Ka ende njerëz që kujtojnë se është montazh dhe shumë e bukur për t’u parë. Unë kam qeshur shumë kur ma thoshte personi që kisha përballë dhe që akoma nuk e besonte se ishte njeri real dhe, aq më tepër, se isha unë.

Në emisionin tënd ti merresh me çështje politike. Politika në fokusin tënd, si është dhe si duhet të jetë?

Mua nuk më intereson politika. Ajo është e ndërtuar shumë mbrapsht dhe shumë e ndërlikuar. Kurrë nuk kam qenë e anëtarësuar me ndonjë parti dhe as ka për të ndodhur. Unë nuk kam për t’u bërë politikane, sepse di të shkruaj dhe të lexoj. Ata që nuk dinë t’i bëjnë këto, shkëlqejnë në fushën e politikës.

Krahasuar me televizionet e tjera, me cilat gazetare televizioni mendon se je në konkurrencë?

Nuk e kam parë veten si konkurrente me asnjë. Unë jam Greta Hoxha dhe jam ajo vajza që theu tabu në ekrane. Nëse ka ndonjë tjetër që e ka bërë diçka të tillë, që do të thotë se ka thyer tabu për diçka të caktuar, atëherë ok! Le të më shfaqë konkurrencë. Unë edhe do të mbahem mend gjatë. Për mirë apo për keq, do të thoni ju! Epo kjo ngel subjektive. Kundërshtarë ka edhe Zoti!

Si ndihesh, krahasuar me meshkujt e televizionit, a mendon se ende ata kanë epërsi ndaj femrave si drejtues të formateve politike?

Nuk e kam menduar ndonjëherë këtë gjë. Por jam me mendimin që në ekranet tona ka dhe meshkuj shumë të mirë, që sigurisht ia vlen t’i ndjekësh.

Ku qëndron ndryshimi i një femre me forma origjinale dhe një femre me ndërhyrje estetike. Ty të ka shkuar ndonjëherë në mendje të bësh gjoksin?

Ndryshimi midis origjinalitetit dhe ndërhyrjeve estetike është i madh, sepse dallon nga protezat. Nuk jam kundër ndërhyrjeve për ato që e kanë të nevojshme, por me sa di unë, është torturë e madhe. Përsa i përket gjoksit tim, e kam thënë që nuk kam për ta bërë kurrë, sepse e dua të ngrohtë, nuk kam pse e ftoh

Pra, silikoni rri gjithmonë i ftohtë.

Si e bën jetën jashtë televizionit dhe je e dashuruar?

Sigurisht që e jetoj jetën. Sepse në jetë duhet “të jesh” ose “të bësh”. Dhe unë jam tek e dyta. Duhet ta bëjmë jetën, sepse një ditë nuk do të jemi me. Nuk jam e dashuruar ende dhe jam një femër e lumtur që vetëm buzëqesh.

Disa hobe të tuat, jashtë botës së televizionit?

Kam mjaft hobe. Më pëlqen kërcimi dhe këtë e realizoj në palestër. Sigurisht, aktiviteti fizik si dhe trajtimi delikat i trupit.

Marrëdhënia jote me paranë cila është, synon të bëhesh e pasur?

Marrëdhëniet me lekët i kam mirë. Te kjo pjesë jam shumë mirë në menaxhim. Kurrë nuk i harxhoj lekët për gjëra kot.


Flori Bruqi














Trejsi Sejdini, bashkëbisedim i ngrohtë me fansat


Modelja Trejsi Sejdini është një nga personazhet më të përfolura të showbizit shqiptar. Ajo u bë e njohur fillimisht me videot e sherreve dhe më vonë u shpall fituese e një ndër kompeticioneve më të mëdha në Shqipëri atë të Miss Universe Albania 2018. Trejsi Sejdini si rrallëherë i është përgjigjur komenteve të fansave në rrjetet sociale.

Këtë herë mollë sherri është bërë një foto e postuar vetë nga modelja ku tregon portretin e saj dhe një nga ndjekësit shkruan: ‘Si ka mundesi qe je kaq e shemtuar edhe e grimuar plus fotoshop’. Përgjigjja e saj ka qenë menjëhershme: ‘Hahah neqoftese nuk te pelqen mund dhe te mos shfaqesh interes. E para kjo, e dyta i nderuar zoti injorant, makeup e kam bere vete dhe fotot jane te paprekura fare sepse dje jane bere dhe ska dal seti akoma. Kjo foto me la mbresa dhe e postova te pamodifikuar. Puc fansi’.

Irena Dedvukaj-Kolazh 2018, (official video 4K), hite verore 2018

Shikoni Live ne http://blueskymusic.tv
Video realizuar nga TV Blue Sky
Aty ku muzika buron nga shpirti


Please follow and like us:

Yzedin Hima: Të zbulosh gomarin te vetja


Ese


Ka tekste poetike, që të krijojnë një gjendje inkandeshente në shpirt, falë befasisë së figurës, gjuhës së bukur, origjinalitetit të ligjërimit. Ndërsa, teksti poetik i Sadik Bejkos “Gomari nën lekurë” të shtang me mesazhin kuptimor, vërtetësine e tij dhe thyerjen e një tabuje të vjeter sa njeriu, zbulimin e gomarit te vetja. Autori, nëpërmjet një apostrofe njofton:
Si miq, si midis nesh, po e them,
po e plas dhe le ta marrë dreqi
Unë kam një gomar nën lëkurën time
Një të tillë e mbaj ngado me vete.
Takimi i lexuesit me një tekst të tillë është mjaft surprizues. Subjekti mendues, jo pa një kompleks epërsie, intelekti, shpall zbulimin e gomarit te vetja. Forma rrëfimtare, kinse konfidenciale, por edhe disi sensacionale e huton lexuesin dhe ky, pasi ndërpret leximin e poezisë, mediton: Po unë e kam gomarin te vetja?! Dhe nis t’i hedh një sy vetes në dy kohë, në të tashmen dhe të shkuarën. Pastaj kujtohet se mjaft herë, në mënyrë të pavetëdijshme, e ka takuar gomarin te vetja: “Po si ma hodhi kështu?! Kaq gomar isha”?! ose “O Zot, sa gomar isha! Si nuk e kuptova se ajo vajzë e mrekullueshme, me flokë plot dritë lajthie, priste nga unë një fjalë magjike, që unë gomari nuk dita t’ia thosha”!

Zbulimi i gomarit te vetja është sa tronditës aq edhe i dhimbshëm, sidomos kur e zbulon mjaft vonë, ndërkohë që ke bashkëjetuar dhe bashkudhëtuar gjatë me të. Herë-herë, vendimet e mprehta në jetën tënde, në vend të njeriut, i ka marrë pikërisht gomari te vetja. Njeriu mund të jetojë gjatë dhe ta lerë këtë botë pa e zbuluar kurrë gomarin te vetja. Nën shenjën e gomarit, e kapërcen pragun për tek bota tjetër. Në jetën këtej, ka lënë thjesht ca gjurmë gomari.

Po si e zbulon njeriu gomarin te vetja?! Ndoshta duke u bërë më njeri, duke u përsosur si qënie humane. Duke arritur lartësi të tilla të intelektit dhe shpirtit, befas vëren se atje tej, atje poshtë, ka lënë diçka nga vetja e dikurshme dhe kur vëren me kujdes, dallon gomarin, që nuk ka as çap as mundësi ta ndjekë aq larg, aq lart.

Takimi i tekstit me lexuesin është mistik. Ndodh, që nuk dallohet qartë, lexuesi lexon tekstin apo teksti “lexon” lexuesin. Një dukuri e tillë shfaqet kur lexon poezinë e Sadik Bejkos “Gomari nën lëkurë”. Të vinë ndërmend mjaft pyetje ekzistenciale: “Gomari te vetja lindi bashkë me mua apo u shfaq rrugës”?!,”Pse disa e dallojnë gomarin te vetja, por e fshehin me fanatizëm”?! “Gomari te vetja shndërrohet në njeri apo njeriu mund të shndërrohet në gomar”?!, etj, etj, etj.

Po cili është roli i kulturës, arsimit, varfërisë, mirëqënies, pushtetit në këtë çështje? Natyrisht diktaturat e shndërrojnë njeriun në gomar, duke e ç’njerizuar atë. Kur diktatori shqiptar shpalli me zë dhe figurë se “Bar do të ham, por parimet e stalinizmit nuk i shkelim”, turma e duartrokiti. Metamorfoza e kthimit të njeriut në gomar po shpallej zyrtarisht: “Bar do të ham”. Dihet, që me bar ushqehet gomari, jo njeriu. Në diktaturë, njeriu është i detyruar të fshehë njeriun te vetja dhe të nxjerrë para, në dritë të diellit, gomarin që duron, bën sikur nuk kupton, shkon në aksione pa pagesë, bën punë të rënda me pak ushqim dhe i keqpaguar.

Më e trishtë është bashkëjetesa me gomarin tek vetja në një shoqëri, që emërtohet si demokratike. Diktaturat e formojnë me dhunë gomarin te njeriu, por edhe postdiktaturës, për inerci e për interesa të ulta pushteti, i lipset jo njeriu, por gomari te njeriu.

Hidhni një sy turmave, që lidhen prej kapistalli me partitë, me kryetarët! Shihni se si gomari, jo njeriu kapi postin e drejtorit, shefit, deputetit, ministrit! Lidhja e vetme me postin nuk është as dija, as aftësia, as ekspertiza, por kapistalli prej gomari në duart e kryetarit. Me shpirt të plasur subjekti mendues shpërthen:
Ai ha ç’t’i japësh, kasht apo bar
për të gjithmonë dikush kujdeset
i blejnë kapister, i blejnë samar
mua, mua…kush mi hedh sytë
kush më zë prej bishti në Pazar?
Klithma ekzistenciale për harrimin e njeriut, zëvendësimin e tij me gomarin, tingëllon tejet aktuale për kohën, në të cilën jetojmë. Në këtë rast, subjekti mendues merr përsipër simbolin e njeriut të dhunuar, të harruar, të fyer e poshtëruar dhe te zëvendësuar nga gomari, që përherë gjendet te çdo njeri. Ky tekst nënkupton degradimin shoqëror dhe njerëzor. Pushteti harron njeriun, harron zërin e tij, por kurresesi nuk harron gomarin brenda tij. Dhuna, deformimi i lirisë, arroganca, përvetësimi i të mirave materiale e shpirtërore nga një dorë njerëzish, e revolton deri në ekstrem, subjektin mendues, deri në atë masë sa te braktisë njeriun dhe të shfaqet me fytyrën dhe zërin mjaft në modë, atë të gomarit:
Herë-herë më vjen te ha bar si ai
të rrënkoj nën gulç e nën barrë si ai
me vjen, me vjen…të pëllas fort e fort
si ai të klith: mu bë shpirti më gomar se i tij.
Vetëm arsye madhore mund të shkaktojnë metamorfoza të tilla te njeriu: Padrejtësia dhe dhuna e saj, mospërfillja e njeriut dhe e zërit të tij.

Borsh, 24. 07.2018

Bllokimi i “Magjistraturës”, SHBA: Politikanët kanë frikë nga sundimi i ligjit!



Në Shqipëri, i ngarkuari me punë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë David Muniz, e konsideron “një dështim i të gjitha partive në parlament”, moskalimin dje në seancën e fundit të parlamentit për këtë sesion, të ndryshimeve ligjore që do të sillnin zhbllokimin e regjistrimit të studentëve të rinj për këtë vit akademik në Shkollën e Magjistraturës dhe emërimin e të porsadiplomuarve.

Në përgjigje të interesimit të Zërit të Amerikës, zoti Muniz u shpreh se bëhej fjalë për “një amendim të thjeshtë të Ligjit për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve për të përmbushur një kërkesë bazë të një sistemi drejtësie funksional, i cili lejon që studentë të rinj të hyjnë në Shkollën e Magjistraturës. Shkolla e Magjistraturës përgatit brezin e ardhshëm të gjyqtarëve dhe prokurorëve të Shqipërisë – jashtë ndikimit politik – në mënyrë që shqiptarët më në fund të gjejnë drejtësi në gjykatat e tyre. Politikanët shqiptarë – vijoi më tej i ngarkuari me punë në ambasadën amerikane – kishin mundësinë ta ndërmerrnin këtë hap të thjeshtë përpara dhe të hapnin dyert për një klasë të re studentësh, por nuk e bënë këtë”.

Sipas tij “vetingu po ecën më shpejt, dhe Shqipëria ka nevojë për gjyqtarë dhe prokurorë të rinj që do të mbrojnë sundimin e ligjit. Me sa duket, politikanët kanë frikë nga sundimi i ligjit dhe prandaj nuk punuan sëbashku për të mbështetur Shkollën e Magjistraturës dhe reformën në drejtësi.”, përfundon reagimi i zotit Muniz.

Ngërçi me Shkollën e Magjistraturës u shkaktua për shkak të vonesave në ngritjen e institucioneve të reja të parashikuara nga Reforma në Drejtësi.

Ndryshimet e propozuara nga socialistët synonin që në mungesë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, të jetë vetë Shkolla e magjistraturës që të realizojë pranimet e reja, ndërsa emërimet për gjyqtarët dhe prokurorët, të bëhen nga KLD aktuale dhe Prokurorja e Përgjithshme.

Por ky propozim u kundërshtua nga opozita, ndërsa shumica e vetme nuk i kishte 84 votat e nevojshme për miratim.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...