Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/08/29

CIKËL POETIK NGA BAJAME HOXHA (ÇELIKU)



NËNA IME...


Do t’ju them një fshehtësi,
gjer tani askush s’e di.
Kemi qenë në vështirësi,
s’kishim bukë në shtëpi.
Kishim kazmë dhe lopatë
dhe at’ çikën bukë thatë.
Dhe punonim ditë e natë,
zbathur, lagur gjer në palcë.
Kur nga lart vetëtinte,
fushave qe nëna ime.
Kur shiu nuk pushonte,
nëna nën të punonte.
Tërhiqte këmbët osh e zvarrë,
se nga puna i qenë çarë.
Dukej qartë s’kishte jetë,
syrgjyn nëpër kamp të shkretë.
Shkonte nëpër diell të nxehtë,
t’na ushqente, hej medet!
S’ishim pak, por ishim pesë,
donim bukë çdo mëngjes.
Dhe kur bosh ishte sofra,
qante nëna, qante motra.
Qanim të gjithë menjëherë,
çfarë të bënte nënë e mjerë?!
I qëndronte pranë loti
dhe besim i madh te zoti.
S’kishim shtëpi as çati,
na i rrënoi regjim i zi.
Në kazerma ishim mbledhur,
mijëra vetë si lecka hedhur.
Binte çanga që pa gdhirë,
të gjithë strukur dhe mërdhirë.
Dikush n’ ethe pa shërim,
tjetri kollej pa pushim.

Qanin të gjithë pa mbarim,
nga një i ashpër trajtim.
Fyerje, sharje, poshtërim,
për çdo ditë e çdo agim.
Ne fëmijë në internim,
s’njihnim lodra as gëzim.
S’ dinim ç’ ish gazi hareja,
aq më tepër ç’ishte feja.
Rriteshim nga pak përditë,
Uria na i errte sytë.
pinim ujë pusesh batak,
ku bënte zhaba kuak.
Epidemia anembanë,
tuberkulozë sa shumë vanë.
Vajti edhe motra ime,
që ish yll në flakërime.
E brishtë ish si zanë mali,
e bukur lule behari.
Në mes dritës errësuar,
sytë e kaltër perënduar.
Sa kish mbushur pesëmbëdhjetë,
kishte bërë shumë përpjetë,
rritur në kampin e shkretë,
rritur, rritur me thërrime,
që i mblidhte nëna ime.
Tani s’ kish as shpresë as jetë,
tuberkulozi po e vret.
Sytë e kaltër të thelluar
nga një lot i turbulluar.
Që s’e mposhte dot regjimi,
kishte karakter prej trimi.
Dhe sëmundja po e merrte,
vajzën trime dhe rebele.
Më në fund shkoi në spital,
ethe, ethja pa ju ndarë.
Edhe thikat mbi të ranë,
mbi të brishtin trup që s’mban,
mjekët bënë provën e parë.
loti rrodhi anembanë,

vajza s’kishte njeri pranë.
Nëna ish e izoluar,
me shpirt e zemër copëtuar,
veçse lotin kapërdinte,
e për vajzën asgjë s`dinte.
Ngrihej herët që pa gdhirë
edhe pse ish errësirë,
lutej para perëndisë,
që t’i kthehej vajza mirë.
Dhe në fund merr një haber,
se mushkëritë ia kishin prerë.
Vonë haberi vjen në terr,
nga një frikë, nga një tmerr.
Ku qe loti asaj nate?!
Britma kuje pas mesnate.
Dhe kazerma seç rënkoi,
nëna lot shpirti lëshoi.
Që pa gdhirë u nis për punë,
ish mallkuar dit’ e shtunë.
Rrugën e lau me lot,
dhe iu lut të madhit zot,
vajzën t’ia kthente në shtëpi,
me faqet trëndafili.
Se e prisnin në kazermë
dhe katër fëmijë të tjerë.
Zot, o zot! O perëndi!
ma kthe vajzën përsëri,
është pa rritur Zot, e di?!
Ka prerë brinjë dhe mushkëri,
dhe s’ka pranë asnjë njeri.
Me krah lajmi fluturoi,
anembanë kampi gjëmoi,
i ri e i vjetër vajtoi,
vallë sykaltra mbaroi?!
Sepse s’kishte kurrë qetësi
nga ai regjim i zi,
që turrej me aq tërbim
mbi foshnjat pa mëshirë.
E bukura motra ime,

Po dergjej nëpër agime.
Humbi në sanatoriume,
Panjohur jet’e gëzime.
Kishte freski mëngjesore
dhe puhinë pranverore.
Kishte syrin lotuar,
bukurinë lulëzuar.
Ishte porsi trëndafil,
mbyste thellë bukurinë.
Sykaltra me të madhen plagë,
askush nuk mori dot shpagë.
Pafundësisht zemra më dridhet
dhe loti në grykë më mblidhet.
Për të shtrenjtën motrën time,
Që tretej n’ sanatoriume.
Xhelatët dukeshin pareshtur,
gjithkënd mbyste ankth i heshtur.
Kur dukeshin me aq nxitim,
egërsinë kishin vështrim.
E shtrenjtë më ish nëna ime,
lau rrugët me lot e dhimbje,
kishte lindur për mundime.
Kish mundim e brengë pa reshtur,
fshihte lotin e pa heshtur.
Kishte hidhërim e plagë,
por fjalën e kish t’ artë.
Të falem sot o nëna ime,
për at’ jetë, për ato dhimbe!
Të falem dhe ty, o motra ime,
parajsa qoftë streha në përjetësime!


ELEGJI

Këngë malli

Kushtuar dashurisë sime “GANO”

Afroj data, afroj dita
Plot një vit që ti më le,
Për çdo ditë në lot u mbyta
Malli nga vendi më ngre!

Larg nga ty unë s’mund të rroj
Larg nga buza që më puthi,
Vitet plagë s’i harroj
Dhimbja për ty më këputi!

Kishim diell në zemrat tona,
Kishim kopshte me blerim
Lule blini plot aroma
Trëndafila pa mbarim!

Vitet tona zjarr në qiell
Ditët tona mbushur flakë!
I kërkoj dhe rrotull sillem
Sepse malli më përflak.

Flas me ty me lot në vargje
Loti s’më lë në harrim,
Zoti ty të mban në paqe
Mallit tim, ç’t’i bëj tani?

Shpirt, ta dish, pa ty në jetë
ditët më kthehen në ferr!
S’e pranoj, s’është e vërtetë
Se ti s’kthehesh dhe një herë!

Shpresa është drit` e pashuar
Ti do t’kthehesh në pranverë!
Bashkë me gjethin lulëzuar
Trëndafil si asnjëherë!

Një vit plot që po robtohem
Nuk po lë gur pa lëvizur,
Derë më derë unë kam trokitur
Nuk e di, tek unë, je nisur?

Po të pres me shpirt e mëndje
Shpresa për një kthim më mbetet,
Të shoh unë buzëqeshjen tënde
Për një kthim shpresa s’më tretet!

Oh, ti thua:- a ke kërkuar
Shpirti im, që unë të kthehem?
-Kam trokitur portë e qiell
Lutjen time kam dërguar.

Lart lutjen e kam dërguar
Lart në qiell, më beso!
Me lotët bashkë shoqëruar
Ia kam lënë Atij në duar.

I jam lutur shumë për ty
Dhe i them: vëj dorë në zemër,
O ma kthe Ganon në gji
O më kthe dhe mua ëndërr!

E madhe plagë s’gjen shërim
As me vargjet, se janë tharë
Dhe s’çoj dot as në harrim
Lotin që peng më ke marrë!

Ti ke thënë që jam poete
Dhe kam mposhtur shumë furtuna,
Ja, s’dal dot unë nga kjo gjendje
Për ty rreh zëmër e mëndje!

Lutje sa shumë kam dërguar!
Shpirti më shkon gjer në re!
Më mbyt ndjenjë e paharruar
Zot pse rroj unë përmbi dhe?

Pres po vjeshta s’ka përgjigje!
Dhjetor i shkuar s’është larg,
Lot e dhimbje për ditëlindje
Tetor i im qe lot e plagë!

Gota më ngriu te dora
Kur më thanë për rreth:gëzuar!
Përmes lotit dy fjalë nxora:
Toke Gano!-thashë-gëzuar!

Unë të pashë ulur pranë meje
Ashtu si një vit më parë,
-Ashtu zemër, gotën ngreje!-
Ti më fole zjarr e mall.

Unë të ndjeja nëpër sy,
Thellë në zemër u drithërova,
Se zëri yt qe po ai,
Po ai që dashurova!

Me forcë zemre dashuria
Si viti që lamë pas,
Në tavolinë aq sa ishim
Vetëm ti ishe plot gaz.

Natën e ditëlindjes sime
Kur unë vonë rashë në shtrat,
Ti në gji sa më shtrëngove
-Jam me ty- the- në çdo hap!

Hapa sytë nata qe pus!
Dorën zgjata të të prek!
-Zemër- the, të kam mbi buzë
Hap pas hapi ty të ndjek!

Më qetësonje mua gjatë
Kur më thoshe: shpirti im!
-Shpirti im, the: ditë e natë
Terrin ti ma bën shkëlqim.

Atë puthjen tënde ndjeva,
Ndjeva shpirtin dallgëshumë,
Eh, o Zot! Sa shumë kujtova
Se me mua qe në gjumë!

Kur vjen ti një dritë më ndez
Thellë në shpirt më bën hyjni!
Më jep forcë e më jep shpresë
Që të ec unë përsëri.

Kam një vit që un` kam heshtur
Dhe pena më është tharë,
S’të vjen keq sa shumë jam tretur
Loti fort që më ka ngarë?!

Po ku është kjo pena ime?
Porsi gjethe fishkur larg,
Oh, ka ngrirë si zemra ime
Shpirt im nuk ka më varg!

Do shkojnë ditë do bëhen vite
Pena ime s’do flasë më!
Aty hesht dhe jeta ime
Sepse gjysëm është pa të!

Mund të shkruajë gjysma ime
Kur gjysma tjetër, s’është më?
Vijnë në mend veç ca kujtime
Gjysma, gjysma dhe asgjë!

Vargjet s’lidhen mungon çelësi
Mungon çelësi dashurisë
Oh, ky çelës, më kish hapur
Gjthë dyert e poezisë.

Asnjë portë s’më kishe mbyllur
Çelësi im i dashurisë!
Asnjë ndjenjë s’më kishe ndrydhur
Ti o dielli lumturisë!

Them: do zgjohet pena ime
Thellë me dhimbje në lëndim,
Që të shpreh unë ndjenjën time
Gjer në lindje-perëndim?

Do të shpreh lotin e zjarrtë
Që pikoi aq fort për ty,
Do t’i shpreh unë plagët qartë
Që më dhembin pa kufi.

E shikoj që vargu s’ecën;
S’di të shkruaj si më parë!
E kuptoj, të gjitha ngecën
Aty te një vit më parë!

Thashë, i more ti me vete
Forcën, muzën, jetën time?
Sa e zbrazur paskam mbetur!
S’shoh asgjë në veten time.

Aty te një vit më parë
Shpirt e zemër m’u copëtua,
Se të desha si e marrë
Ndaj dhe shpirti s’u shërua.

Kur shoh hënën lozonjare,
Në mes yjesh të gjej ty,
Fluturojmë n’qiell e paqe
Të pushtuar gji më gji.

Ti je drita n’qiell me paqe
Ti je zemra larë në flori,
N’ hapësirat lart më lart
Gjejmë fole unë edhe ti!

Dashurinë dhe besën tënde
do ta ruaj si të vetme,
Oh, qe zgjimi i një ëndrre,
Qe zgjimi i treqind netëve!

Nga ky zgjim ndjeva shumë dhimbje
Ku je shpirt buza më thahet,
Të kërkoj në tokë e qiej
Të kërkoj shpresa s’më ndahet!

Dashuri sa shumë të dhashë!
Ndaj s’më hiqesh kurrë nga jeta,
Në sytë e tu jetën pashë
Rruzullit është e vërteta!

Po ku ece dhe ku shkele
Gjurmë të arta ti ke lënë!
Trim mbi trimat, ndër apele
Dot s’të morën nëpërkëmbë!

Vinin vuajtjet dallgë e fortë
Nëpër kampin e mallkuar
Ti qe trim me besë të plotë
Si për shok’ edhe për mua.

Ngushëllonim njëri tjetrin
Dorë për dore në t’ gjera fusha,
Në stuhi kërkonim diellin
Për fjalë të lirë na thahej buza!

Na mungonte pikë e ujit!
Na mungonte buka thatë,
Gjer në shpirt vinte pickimi
Korb i zi bëhej agimi!

Por në shpirt ne mbollëm lule
Rininë tonë e zbukuruam!
Thellë në shpirt na vinte libri
Thellë vargjeve kënduam!

Tmerrin e kthyem në këngë.
Qemë të rinj dhe të pa thyer,
Djem e vajza anë e kënd
Aromë fushe lulëzuar!

Këngët tona kishin flakë e zjarr
Rreze shpërthimi pafund,
Tani ato këngë o shpirt, o mall
I kërkoj po s’i gjej kund!

Mbeti rinia e freskët mes flakëve
Me ngjyrat e trëndafilit rozë,
Do ta qaj dashurinë mes plagëve
Do më dhemb për jetë e mot.

Mbeta tani si statuj’e trishtuar
Gjithçka më ka ngrirë mbi buzë;
Kërkoj zjarrin, është i pashuar;
Kërkoj diellin thellë në furtunë.

E imja zemër, sa varfanjake!
Kërkon gjysmën që s’është më!
Sillet rrotull po s’di ku qahet
Hesht pastaj, e s’ndjehet më.

Mos më qeshni, më përqeshni
Kërkoj gjysmën që më shkoi,
Kërkoj netët që buzëqeshnin
Kërkoj rrezen të më ngrohë!

Eh, moj zemër sa s’pëlcet
Nga një dhimbje e vërtetë,
Nga një shpirt që u bë erë
Ah, shoh dimër, s’ka më verë!

Eh, o miq sa shumë kam mall
Kam një vit e mbyllur rri!
Nuk e di nëse jam gjallë,
Shpirt e zemër plot sfili.

Nëpër qiell, n’ato dallgë
Përmes detesh të kërkoj,
Ti o gjysmë më mban gjallë
Se pa ty unë s’mund të rroj!

T’kërkoj ty si yll mëngjesi!
Gjysmën time porsi hënë,
Kërkoj jetën që na ndezi
vallë ku shkuan, vallë ç’u bënë?

Vjen dhe dimri me dëborë
Gjysma ime vallë ka ftohtë?
Çdo gjeth vjeshte si kurorë
Një nga një bëjnë mburojë!

Loti vallë pse s’bëri punë ?
Që kam derdhur ditë e natë!
Ndoshta ka krijuar lumë
Në kët’ shpirt që ndihet thatë!

Dashuri, sa shumë kujtime
Aromë fushe mbete ti,
Po ç` ti bëj unë zemrës sime
Në këtë dimër plot stuhi?!

Nëpër shtrat akull e ngrirë
Ja, pres gjysmën të më vijë,
I mbyll sytë endem në ëndërr
Vjen ti shpirt dhe shtrati ndri.

Dua ta kthej jetën ëndërr
Aty zemrën kam vullkan,
Aty zemra rreh beng, beng
Aty zemrat puthen mall.

Mbrëmjen e ditëlindjes sime
Ti më erdhe fluturim,
Më dhe gaz e shumë kujtime
Më dhe forcë e përtërim!

Natën e ditëlindjes sime
Pranë më erdhe si gjithmonë,
Më dhe prush e drithërime
Më dhe dashurinë në dorë!

Ç’të vajtoj unë vallë më parë
Ëndrrat që dogjëm të dy?
Apo fushat anembanë
Që punuam unë e ti?!

Grurin kur valëviste era
Ëndrrat tona pa mbarim,
Flladin kur sillte pranvera
N`tonat zemra pa harrim?

Miqt` e mi, lotin po mbledh
Që rrëshqet nëpër fytyrë,
Më ka gërryer eh, sa thellë
Shpirtin, zemrën pa mëshirë!

Që të dy sa shumë kërkuam
Nëpër kopsht të dashurisë;
Gushë më gushë ëndërruam
Një ditë të bukur të lirisë!

Kjo dashuri ishte e madhe
Se thellë në shpirt kishe liri!
Nga trysnitë ti s’pyete fare
O trim më mbylle oh, në zi!

Trim mbi trimat rinia jote
Dhe pse ishim në dënim,
Ah, ta dish, më pushtonte
Hapi yt në internim!

Tundej fusha dhe tundej mali,
Kundërshtonte Gani djali!
Trim Gashjan me fletë prej ari
ti s’ ju trembe kurrë dushmanit.

Vije nga familje prijësish
S’kishte pse të trembej syri
Ti hero me rrënjë lisi
I madh mbete, Gani trimi!

Kushtuar dashurisë sime!


SHTEGTUAR

Si zogu shtegtar po nisem nëpër vise

Prishur ma kanë folenë në atdhe!

Kokë ulur krahë këputur e pendë rënë

Rëndë në zemër një gur të vënë.

Kaloj dhe kontinente shuar shprese

Më kot kërkoj një fole që s’më nxeh,

Me kohë një fole që e pata ndërtuar

Ndërtuar e kisha në timin Atdhe.

Eh, atdheu im, e di që je lodhur

Pranverë dua të bëhem për ty dhe në eter,

Më beso! Me ty në krah për ditë po endem

Me ty në jastëk kryet dua të vë.

Ah, atdhe, atdhe sa madhështore fjalë!

Dhe dheun, dhe gurin sa të ëmbël i ke!

Si toka pranverën në krahë do të mbaj

Që ti të rritesh, të rritesh, i imi atdhe!

Atdhe, pa çka që ma ke prishur folenë,

Dhe pse askund nuk ka një shtrat për mua!

Ta dish! Unë gjithmonë ty do të dua

Si dhe një copë plisi t’më kesh rezervuar!


TRONDITJE

Duke kërkuar Hygoin në raft

Ngriva kur hapa një libër,

Qe shkruar kohë më parë

Një autograf përsipër.


E hapa qe fletore

Dikur hedhur në raft,

Në faqen e parë

Qe mbushur

Me kujtime e mall.


Lexova një, lexova dy

Dhe ngriva mbi një mbishkrim,

E njoha, më gërvishti në sy

Më shtrëngoi në fyt

Më ngau në gji.


U futa thellë fjalëve

Që i lexova dhjetëra herë,

Vallë ke harruar

Që ke lënë një mbishkrim

kaq të thellë?


Dhe lexoj me dhjetëra kujtime

Të rinj e të vjetër,

Mes tyre ah sa shkrime

Por ky s’ngjan me asnjë tjetër!


Lexoj e rilexoj këto fjalë të nxehta

Dhe kthej kryet më një anë,

Se s’dua as vetja

T’më shoh lotin e vrarë!


Ti je këtu mes rreshtave

Dhe mes shkrimit më shikon mua,

Ky shkrim po mi thotë të tëra

Ato që s’ke mundur t’mi thuash.

U preka këtë mëngjes pranvere

Më ngeci mendimi në fyt

Dhe lotin gëlltis.


Ti ke mbërritur që dikur

Thjesht në shtëpinë time,

Pse qe fshehur kaq vite

Raftit e s’më dilje?


Ti je këtu me mua

Më flet në fletën e shkruar,

Zërin të dëgjoj tek thua:

Jam këtu ndër librat e tua.


Lexoj e lexoj mes lotit

Shkrimin e njoh, je ti!

Pse ma ke lënë kaq fshehur

E unë e gjeta tani:


“Me shumë dashuri Kur ta hapësh

Do t’kujtosh takimin e parë…

Besoj se jemi të lumtur

Këto çaste që u pamë!”


E lexova dhe ulem e goditur

Ku të të mbaj më thuaj,

Në zemër a në duar?


S’KA SHTRAT PËR MUA N’ATDHEUN TIM

Sa shumë të desha e të dua

Oj e bukura mëmë Shqipëri!

Ti s’më deshe asnjëherë mua

M’trete baltërave n’ internim.

Që fëmijë për ty punova

Fushat t’i mbolla me grurë,

Kanale të thella të hapa

Që ty mos të mbyste ujë!

Myzeqenë ta zbukurova

Oh,ta qëndisa me blerim,

Të tëra shërbimet t’i bëra

Tamam si një bijë e mirë!

Po ti mëmë ç’bëre për bijën?!

Në fund e flake në mërgim,

Dhe dua të vij mikeshë një natë,

S’ka shtrat për mua n’atdheun tim!


MOS U MËRZIT

Mos u mërzit, më the një herë
Dhe po s’erdha do të them,
Pranë teje do të jem
Kur çel gjethi në pranverë.
Dhe kur dimri të trokasë
Pranë teje jam plot gaz,
Kur të vijë moti vjeshtak
Unë shpejtoj e më ke pas,
Dhe kur vitet do të ndërrohen
Unë pranë teje do gëzohem,
Kur të shoh se leu dielli
Do dëgjosh melodi fyelli,
Do të shkosh te burimi
Do lash sytë me ujë floriri,
Pastaj do të shfaqem unë
Plot pasion e si askurrë,
Do jem kthyer nga shtegtimi
Nga sytë do të ikë trishtimi,
Do t’afroj kudo qetësinë
Që ta ndiesh dashurinë,
Do të ngas dhe thellë gjinjtë
Siç dinë veç dashuritë,
Vashëz moj, o varg i lirë
Të bëj be për perëndinë,
Sa herë do gjëmojnë retë
Vetëtimat dhe rrufetë
Do dremisësh qetë, qetë
Se në shtrat do të jem unë vetë,
Në të bukurin kraharor
Do të shkrep si një uror,
Pafundësinë do të shoh
Çdo qelizë ti më trazo
Frymëzimin më përço.
Puthjet ëmbël do të ngas
Plot pasion shend edhe gaz,
Nuk do jetë një gaz i rremë
Por i bukur si ngaherë,
Do na vijë në sy gëzimi
Perlë ty do t’vijë shkëlqimi,
Ndaj o e bukur e shtrenjtë
Ruaj dashurinë e shenjtë.
Në thellësitë e shpirtit tënd
Aromë ndjenjash anekënd.
Kur të vij unë natën vonë
Trokth`i kalit do t’ gjëmojë,
Portën mos e mbyll me lloz
Do të kthehem me doemos,
Do t’vij në këng’e ligjërime;
Në vargun tënd o shpirtja ime!


APO S’BËHEM FLAKË E KUQE

Përmbi mua seç vërshon
Atëherë nata kur pushon,
Ndaj dhe sulem nëpër terr
Që të rri me ty njëherë,
Se po tretem si qiri
Që e ndeze ishe ti.

Apo s’bëhem flakë e kuqe,
Edhe buzët si burbuqe!
Gjoksi ngrihet hidhet vetë,
Diç nga brenda se ç’ bërtet.
Rruzullimi prush e flakë
Thua digjet pak nga pak!
Puthja jote porsi shpuzë
Që nga larg më djeg mbi buzë.
Shpirt o shpirt mos humbim kohë
Është e shtrenjtë ti mendo,
Dashurinë që kemi ne
Mund ta ndërrojmë veç për atdhe,
Thua tjetër ka mbi dhe
Epsh e ndjenja si tek ne?!

Dashuri kaq e munguar
Nuk do ketë të krahasuar!
Pylli thellë i përvëluar
Me ca thëngjij të pashuar
Nga një zjarr i paharruar.
Lër tek unë psherëtimën
Bashkë me trupin e me frymën,
Ti mos shko me tjetër grua
Se ngado shkon më gjen mua,
Trëndafil të lulëzuar,
Si një zanë të zbukuruar,
Sirenë deti përvëluar,
Puthu, puthu pra me mua!
Si shpagim këtë e dua,
Me ditë-net të numëruar
Zemër pus e thelluar
Eja shpirt i dashuruar
Mos më lër gji trishtuar
Jam e ngrohtë s’jam nguruar!

Me sy t’pastër porsi qielli
Që më ndezin për së thelli,
Pa mëri pa shenjë tmerri
Që të dua për fjalë nderi
Që mbulojnë këtë rrafshinë
Tejpërtej përmbi kodrinë!
Si gur zalli dot unë s’rri
Baras natën në qetësi
Nxitoj shpejt e vij tek ty.
Se n’mes gjirit ty të ndjej
Tek të flas e tek më ndjen.
Se s’është joshur dashuria
Osh i merr ndjenjat e mia
Si në dimër dhe në verë
Dhe kur godet e bardha erë
Aromë fushe plot pranverë,
Aromë gushe si një herë
Sepse brenda gjithçka gjen,
Buzë liqenit porsi mjellmë,
Do ta gjesh pranverën zgjuar
Lule shpirti lulëzuar
Lule, lule krejt rrethuar,
Atë zjarr, atë vlerë
O Zot, o Zot!
Nuk jam e mjerë!

2018/08/27

Rrënimi i heroit kombëtar Gjergj Kastriotit- Skënderbeut është i pandarë nga rrënimi i vetë Shqipërisë.

Image result for flori bruqi

Nga Flori Bruqi 


Rilindja shqiptare, bashkë me pararendësit dhe pasrendësit e saj, e kapi hijen e vdekjes  së Gjergj Kastriotit -Skendërbeut që po i vërtitej kombit.

Robëria e gjatë po pillte filozofinë e robërisë, ngadhënjimi i së cilës do të ishte shumë herë më fatal se robëria vetë.

Shkrimtarët veriorë, Pjeter Budi(1566-1622), Frang Bardhi(1606-1643), Pjetër Bogdani(1625-1689), më pas arbëreshët me Jeronim De Radën(1814-1903) në krye, e fill pas tyre vargu i vetë rilindësve, të herët a të vonë, si Naim Frashëri(1846-1900), Ndre Mjeda(1866-1937), Andon Zako Çajupi(1866-1930), Gjergj Fishta(1871- 1940), e deri te Theofan Stilian Noli (1882-1965), u ranë gjithë kambanave që duhej të zgjonin shqiptarët, për t‘i ngritur kundër robërisë, por sidomos kundër filozofisë së saj.

Për aksionin e saj, dëshpërimisht solemn, Rilindja shqiptare solli në Shqipëri fantazmën e dëbuar, Gjergj Kastriotin-Skendërbeun , të cilin Europa, për fatin tonë, na e ruajti, jo vetëm në sheshet dhe rrugët e pagëzuara me emrin e tij, por edhe në kujtesën e saj.

Mit’hat bej Frashëri (1880-1949) i cili ishte njëri nga rilindësit që i jetoi të tria kohët, atë të sundimit osman, të Shqipërisë së pavarur dhe fillimin e komunizmit, asgjësuesin e tij.

Koha e republikës së Theofan Stilian Nolit (Fan Nolit) dhe ajo e mbretërisë së Ahmet Zogut(Ahmet Muhtar Zagollit), e para mjaft e shkurtër, e dyta jo aq e gjatë sa ç‘do të duhej, ndonëse në kundërshtim me njëra-tjetrën në shumë gjëra, u bashkuan në një pikë themelore, njëmendësimin e ideve të Rilindjes shqiptare, dhe testamentin e Gjergj Kastriotit -Skendërbeut, thënë ndryshe, nxjerrjen e tyre nga statusi idealist e romantik dhe vënien në themel të institucioneve, të filozofisë, të politikës e të strategjisë shqiptare.

Për fat të keq, koha e pavarësisë ishte e shkurtër për t‘ia lënë vendin periudhës groteske të varfërisë, terrorit dhe izolimit komunist.

Vallë,përse Shqipëria vazhdon të jetë e pafat, përse të tjerët ecin e ajo ngec, bëheshin tani, me të njëjtin pezm fatalist, ndonëse për një tjetër fatkeqësi.
Ato pyetje do të përsëriteshin më pas, atëherë ku s‘do të duhej, pas rënies së komunizmit.

Ato vazhdojnë të bëhen sot, jo vetëm nga mendjet elitare, por nga shumica e shqiptarëve, gjithkund ku ata ndodhen. Përgjigjet për to janë të ndryshme dhe kjo është e kuptueshme.

Pas dy robërive, aq pranë njëra-tjetrës, vizioni shqiptar i botës mbetet ende i turbullt e kaotik.

Midis përgjigjeve është njëra që gjithmonë e më shpesh përsëritet, në mënyrë ogurzezë: në Shqipëri punët do të shkojnë gjithmonë e më mbrapsht, përderisa në qendër të Tiranës nuk do të hiqet shtatorja e Skënderbeut për t‘u zëvendësuar me atë të Sulltan Muratit të I (1362-1389) .

Ngjan e pabesueshme, por këto fjalë të një rimohuesi nga Shqipëria, hulumtuesit mund t‘i gjejnë jo më larg se tre muaj më parë. Një tjetër rimohues, këtë herë nga Kosova, shkruan, e zezë mbi të bardhë, se "antishqiptari Gjergj Kastrioti Skënderbeu, është protagonist kryesor i historiografisë komuniste, i futur në tekstet e historisë prej komunistëve.

Emrat e rimohuesve të huaj janë bukur të shumtë si fjala vjen Ahmediu,Tursuni, Idris Bitlisi,Kemal Pashazade,Oliver Jens Schmitt etj. por ka edhe bukur shumë shqiptarë që e rimohojnë Skendërbeun janë Hysamedin Ferraj,Olsi Jazexhi ,Mustafa Nano e disa të tjerë , dhe sa ç‘është e madhe habia për mashtrime të tilla, po aq, në mos më shumë, është habia tjetër se këta rimohues paskan përkrahje në rrethet universitare e gjysmëzyrtare në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni etj.

Këta , e të tjerë si këta, duke abuzuar me lirinë kaotike, shpesh karikatureske shqiptare, guxojnë të hedhin mendimin se regjimi i egër komunist shqiptar, ishte i tillë ngaqë u projektua në bazë të orientimit të rilindësve shqiptarë!

Për të mos u zgjatur me këtë barbari shembujsh, po e mbyllim me fjalët e një tjetër rimohuesi, prapë nga Kosova, që bën paralajmërimin se të kesh qëndrim mohues ndaj Perandorisë Osmane sot është njëlloj si të sulmosh miqtë tanë amerikanë, që çliruan Kosovën!

Ç‘të thuash për këtë nostalgji të ringjallur befas një shekull pas ikjes së osmanëve? Ta quash groteske, tragjike, komike nuk mjafton.

Të thuash se po t‘i përmbahej programit të Rilindjes, Shqipëria jo që s‘do të bëhej kurrë komuniste, por do të ishte prej kohësh një shtet model në Bashkimin Europian, është prapë pak.

Të thuash se i ashtuquajturi "mit" i Skënderbeut, u ngjiz shekuj më parë kur komunizmi nuk ekzistonte askund, se u sublimua prej Rilindjes dhe pastaj prej kohës së pavarësisë, prej Nolit dhe Zogut, se komunizmi jo vetëm ishte i huaj për të, por në vitet e flirtit me jugosllavët 1946-1947, emri i heroit pothuajse u zhduk nga shtypi shqiptar.

Të vazhdosh me kronikën e asaj që mund të quhet "lufta e shtatoreve", kur më 1968, qeveria shqiptare bëri çmos që pagëzimi i sheshit "Skënderbe" në Paris, bashkë me shtatoren midis, të mos lejohej prej qeverisë franceze dhe bashkisë së Parisit?

Të vazhdosh me ngritjen e shtatores së shefit të komunistëve shqiptarë, njëzet hapa pranë shtatores së heroit, paralajmërimi i hapur, se Kastrioti do të zhvendosej së shpejti dhe sheshi i parë i Shqipërisë do t‘i përkiste këndej e tutje, patronit të ri komunist? (Brenda tre viteve, historia do të jepte një nga mësimet madhështore të saj, kur princi mesjetar do ta shihte rivalin jetëshkurtër të tij t‘i zvarritej mu përpara syve, krejtësisht në stilin e Mesjetës.)

Shumëkujt mund t‘i duket se të ngresh çështje të tilla, pra të polemizosh me të çmendurit, është kohë e humbur.

Ndërkaq, të çmendurit (që në këtë rast do t‘i përligjnim po të ishin thjesht të tillë), vazhdojnë veprën shkatërruese mu në sytë tanë.

Në kohën që po shkruhen këto radhë, metropoli shqiptar vlon nga polemika: ta ruajmë apo ta rrëzojmë Skënderbeun!

Vetë shtrimi i çështjes është njollë e zezë për Shqipërinë. Dihet se kush do ta fitojë këtë polemikë, por vetë fakti që ajo ndodhi, që populli shqiptar, një shekull pas osmanllisë, ende guxoi ta lejojë një pyetje të tillë, është një turp për të.

Nën këtë ndriçim të keq, do të zbulohet ndoshta më qartë ai cen që e ka shtyrë disa herë nga gabimi në gabim.
Polemika vulgare dhe imorale për rilindësit dhe Skënderbeun është shenja e një sëmundjeje më të thellë, prej së cilës kombi shqiptar, nëse kërkon një të ardhme në këtë botë, duhet të shërohet.

Intelektualët që nismëtuan baltën kundër Skënderbeut dhe Rilindjes nuk janë katundarë me shallvare që i bien daulles e klithin "Dum Babën!".

E ndërkaq, mund të thuhet se janë jo vetëm më të rrezikshëm, por më vulgarë e më pa moral se ata. Duket fyerje, natyrisht, të merresh me ta. Dhe ashtu është. Por kur ujërat e zeza vërshojnë befas, dikush duhet të merret me to.

Të mësuar të nderojmë personazhe të shquar, artistë, politikanë e gra të bukura, në çastin kur ujërat e zeza shpërthejnë, ne kujtohemi për ata që përveshin mëngët e zbresin të punojnë mes tubave, veglave e territ, atje ku nuk guxon të zbresë kush.

Duke kujtuar se po ia hedhin publikut, intelektualët gjysmakë, ata që ushqehen kryesisht nga "Google", merren me raportet mit-histori, pa kuptuar asgjë prej tyre. Pa e ditur se nocionet mit, histori, mitizim e çmitizim janë shumë më të ndërlikuara se ç‘i di mendja e tyre e ngushtë.

Me nocione të tilla zakonisht, e sidomos me raportet mit-histori, është e lehtë të bëhen spekulime.

Përpara se të jenë kundërthënëse, ato janë plotësuese, dy vizione të botës, njëri i dendësuar jashtë mase, e tjetri, po ashtu, jashtë mase i faktuar, që mëtojnë të njëjtën gjë: të rrëfejnë botën dhe njerëzimin.

Seriozë nuk janë provokatorët e këtij diskutimi, por serioz është, ndërkaq, problemi.

Në kohën kur Shqipërisë së sotme, familja e popujve europianë i kërkon zbardhjen e së vërtetës për regjimin e saj të turpshëm, prej të cilit nuk ka as njëzet vite që ka dalë, një aksion thellësisht çoroditës kërkon ta kthejë energjinë dhe vëmendjen gjashtë shekuj pas, në një hulumtim krejtësisht të kotë.

A ka alibi për këtë çoroditje? A ka vërtet diçka serioze për të qortuar e ndrequr në atë që është quajtur "moti i madh" i shqiptarëve?

Ajo epokë, si asnjë tjetër, është zbardhur e dëshmuar në mijëra libra e studime, nga Uashingtoni në Tokio, nga Tirana, Venediku e Roma në Londër, Stokholm e Shën Petërburg.

Nga kjo mizëri botimesh e faktesh del një dëshmi përgjithësisht unanime: një luftë për jetë a vdekje e shqiptarëve dhe gjithë ballkanasve kundër Perandorisë Osmane. Një thyerje me pasoja fatale: shkatërrim fizik, kulturor, moral. Për ironi të fatit, populli shqiptar, ai që besoi se po favorizohej, pësoi goditjen më të rëndë. Ajo ishte në logjikën osmane: popullit që iu vu shenjë për t‘u turqizuar, pikërisht ai, në rast kundërshtimi, do të ndëshkohej më rëndë.

U shestuan, kështu, dy projekte paralele: shkombëtarizimi, që do të ndodhte në truallin shqiptar, shpërngulja masive, gjenocidi i fshehtë, që do të përfundonte në rrafshinat e Anadollit.

Akti i fundit i kësaj shpërnguljeje do të ndodhte në shekullin XX, si rrjedhojë e pakteve të fshehta turko-jugosllave për të zbrazur një pjesë të Kosovës.

Ajo që më së shumti vërteton jo favorizimin, por diskriminimin shqiptar, është ndalimi i gjuhës së shkruar shqipe dhe ndalimi i shkollave shqiptare. Asnjë gjuhë tjetër dhe asnjë shkollim në Europë nuk kanë pasur një martirizim të tillë: pesë shekuj dënim.

Për të mos u zgjatur, mjafton një statistikë tmerruese nxjerrë nga "Historia e shqiptarëve", e francezit Serge Metais, botuar në vitin 2006, Paris.

Tabloja e shkollimit është e pabesueshme. Më 1887, në Shqipëri kishte tre mijë shkolla.

Prej të cilave një mijë e dyqind shkolla publike turke, po aq shkolla private greke, treqind shkolla bullgare, serbe dhe vllahe, shkollë shqipe vetëm një, me drejtor Pandeli Sotirin!

Pra, gati çdo gjuhë lejohej të mësohej në "perandorinë tolerante", përveç njërës: gjuhës shqipe!

Dhe historia s‘mbaron me kaq. Katër vite më pas, Pandeli Sotiri vritet, shkolla shqipe mbyllet!

Kjo është e vërteta, që ende nuk është shpalosur qartë përpara popullit shqiptar. Por rimohuesit nuk e duan këtë të vërtetë.

Në vend të saj, ata duan të vendosin një tjetër histori. Siç u pa më lart, për ata pushtimi, pra, sundimi osman nuk ka qenë i keq.

E keqe dhe kundërproduktive ka qenë qëndresa e Gjergj Kastriotit. Duke e sulmuar Kastriotin, më shumë se njeriun e shpatës, ata sulmojnë vizionarin e madh, princin, që, ndryshe nga të tjerët, e ktheu vështrimin drejt Europës.

Në këtë mënyrë, bashkë me doktrinën e lirisë, ai nismëtoi programin më europianist shqiptar, më modernin program të këtij populli.

Është e qartë tani përse rimohuesit shqiptarë janë kundër testamentit të tij. Teza e tyre se sundimi osman s‘ka qenë i keq, e keqe ka qenë qëndresa, mund të përkthehet fare saktë: e mirë për Shqipërinë nuk është Europa, por Azia.

Andej, pra, të kthehemi! Nga ky këndvështrim, mendimi gjenial i Mithat Frashërit kur e përqasi mizorinë haxhiqamiliste me atë bolshevike, e ruan ende të plotë vlerën e vet.

Rrënimi i Skënderbeut, natyrshëm shfaqet këtu si synim i përbashkët i dy armiqve kryesorë të Europës, otomanizmit dhe bolshevizmit.

Rrënimi i Skënderbeut është i pandarë nga rrënimi i Shqipërisë. Gjergj Kastrioti është vënë kështu në një rrethim të dyfishtë: nëse përbaltet, siç ëndërrojnë rimohuesit, problemi mbyllet thjesht.

Nëse mbetet në këmbë, siç ka ndodhur e do të ndodhë përsëri, të mbetet i tillë jo si shqiptar, por me tjetër kombësi.

Kjo do të ishte nga njëra anë zbrazja më e madhe e Shqipërisë, e nga ana tjetër mbyllja e një cikli të zi për Kosovën, kur kjo e fundit, provincë e përjetshme serbe dhe djep i Serbisë, siç ëndërrohet prej sllavëve, do ta kishte të natyrshëm, sipas tyre, një kryezot serb.




Schmitt mendon se një emër nuk të jep çelësin për gjuhën e aq më pak për identitetin.

Pas një varg pyetjesh që ngacmonin prej javësh kureshtjen e shqiptarëve, Schmitt, autori i veprës më të re “Skënderbeu” na shuan shumë dyshime që ngritën krye gjatë ditëve të debatit mbi figurën e heroit tonë kombëtar Skënderbeu...


Ai debat nxorri në pah vetinë tonë për t’u ngutur ngaherë e për t’u ngatërruar me fjalët tona si në një qerthull. Shumë debatues u hodhën në diskutime, pa e lexuar librin, e të tjerë e paragjykuan pa dashur të dinë asnjë detaj rreth tij.

A ishte i qëllimshëm drejtimi që mori ky debat?

Ndoshta po. “Libri im nuk ka për qëllim të çmitizojë Skënderbeun.

Askund nuk kam thënë se babai i Skënderbeut Ivan Kastrioti ishte serb.

Ngaqë librin e kam shkruar në radhë të parë për lexuesin gjerman dhe jo atë shqiptar, kam ruajtur atë formë që gjendet në burimet dokumentare të kohës së tij; e këto si latinishte ashtu edhe greqishte japin trajtën Ivan, ndërsa në burimet osmane Jovan...”

Shmit thotë se temat kryesore të diskutimit nuk kanë të bëjnë aspak me librin dhe se diskutimi në të vërtetë nuk ka një objekt. Por si u përgjigjet Oliver Schmit gjithë akuzave që i drejtohen atij, si i komenton deklarate shkrimtarit Ismail Kadare?

Në këtë rrëfim të gjatë historiani Oliver Schmit zbardh shumë të “vërteta” që lidhen me qëndrimet e tij rreth figurës së Skënderbeut dhe sidomos mbi rrjedhën që mori debati i lindur pas botimit të librit të tij në gjuhën shqipe.

Schmitt dhe shqiptarët... Z.Schmitt, mund të na flisni pak për lidhjen tuaj me Shqipërinë dhe shqiptarët?

Interesimi im për kulturën shqiptare ka filluar herët, gjatë një udhëtimi që bëra në kufirin greko-shqiptar në vitin 1991. Më 1996 kam ardhur në Shqipëri për herë të parë, vizitova sidomos jugun midis Korçës, Gjirokastrës dhe Sarandës.

Qysh shpejt lindi plani për të shkruar një disertacion me temë shqiptare, që do t’i kushtohej “Arbërisë venedike” në fund të shekullit 14 dhe në shekullin 15.
Shqipen e kam mësuar me një mik e koleg shqiptar në Vjenë dhe kam mundur ta përmirësoj vitet e fundit në një numër udhëtimesh në hapësirën shqipfolëse.

Kam patur kontakte të ngushta me kolegë shqiptarë qysh gjatë studimeve në Vjenë – aso kohe studionin këtu shqiptarë që sot japin mësim në Prishtinë dhe Tetovë; më i njohuri është pa dyshim ministri i sotëm i arsimit të Kosovës Enver Hoxhaj. Kam patur gjithmonë kontakte të mira me studentë shqiptarë gjatë mësimdhënies në universitetet e Mynihut dhe të Vjenës, mes tyre edhe me asish që kanë vetë sot punime hulumtuese.

Gjatë viteve të fundit kam udhëtuar disa herë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, jam takuar këtu me kolegë të shumtë, me disa kam patur edhe diskutime shumë intensive, mes të tjerash në konferencat për Skënderbeun që u organizuan në vjeshtë 2005.

Instituti universitar ku unë punoj mban kontakte me institucione analoge në hapësirën shqipfolëse, e unë i zhvilloj më tej këto kontakte edhe nëpërmjet veprimtarisë sime në Komisionin Ballkanik të Akademisë Austriake. Akademia Austrike në janar 2008 nënshkroi një marrëveshje me Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Në vitet e fundit, me përkrahjen e rektoratit të Universitetit të Vjenës arrita të ngre edhe një program bursash për historianë të rinj shqiptarë (nga Shqipëria dhe Kosova).

Së fundi Instituti im ka marrë në gjirin e vet bibliotekën e Institutit Shqiptar të Mynihut, një nga koleksionet më të rëndësishme albanologjike të Europës perëndimore.

Cilat janë fushat e studimeve shqiptare që përbëjnë interes për ju? Merrem sidomos me historinë mesjetare, por kiam shkruar edhe një studim për Faik Konicën, së fundi edhe një histori të Kosovës.

Më 2006 dhe 2008 u zhvilluan në Vjenë dy konferenca albanologjike, njëra për kritikën e historiografisë , tjetra për historinë e fesë, në këto morën pjesë kolegë shqiptarë dhe ndërkombëtarë.

Përfundimet do të botohen vitin e ardhshëm. Vizitat tuaja në këtë vend? Midis viteve 1996 dhe 2008 kam ardhur shumë herë në Shqipëri, por më kanë lënë mbresa sidomos udhëtimet e viteve 2006 e 2007 në viset e Skënderbeut (Mat, Dibër) e në Shqipëri të veriut. Kujtoj me dëshirë mikpritjen, sidomos në zonat e thella. Cilat kanë qenë kontaktet e para të njohjes me Skënderbeun, dhe çfarë ju joshi për të hulumtuar rreth tij?

Tek e fundit pse një libër për Skënderbeun?

Që në gjimnaz pata lexuar klasikët e albanolgjisë historike (sidomos Šufflay-n dhe Jireèeku-n). Kështu plani për të kryer vetë hulumtime arkivore për Skënderbeun ka lindur shpejt. Munda ta realizoj këtë plan midis viteve 1999 dhe 2007, ndërsa vepra “Arbëria venedike” dhe një numër shkrimesh e botimesh dokumentare ishin paraprijëse të to. Libri dhe reagimet…

Ndalojmë pak tek libri juaj i ri, “Skënderbeu”. Sa është i pranishëm elementi artistik në veprën tuaj? Biografia është, në kuadrin e historiografisë , një zhanër me rregullat e veta, të cilat lejojnë që të lidhet puna shkencore edhe me mëtimin artistik.

Vitet e fundit në dije është zhvilluar një diskutim intensiv lidhur me teorinë e biografisë, ndër të tjera edhe mbi mundësinë e lidhjes së modeleve narrative me ato analitike. Jam përpjekur të shkruaj një libër, i cili përdor edhe metodat e shkencës historike, por lexohet mirë.

A e morët me mend që do të kishte një reagim të tillë kur po e shkruanit? Jo. Si mendoni, çfarë e lëndoi sedrën e shqiptarëve në këtë rast?

Diskutimi mbi librin ndjek mekanizma mediale, të cilat njihen edhe nga raste analoge.

Këtu libri vetë shërben si sipërfaqe projektimi për stereotipe, ideologji dhe me sa duket, edhe frikëra. Shumica e pjesëmarrësve shprehin sidomos mendime të parapërgatitura. Përmbajtja e vetë librit nuk luan ndonjë rol. Më të shumtët e librave që janë kontestuar ashpër, nuk janë lexuar prej kritikëve të tyre më të rreptë.

Në rastin konkret ata që e kanë lexuar librin janë shprehur në mënyrë të diferencuar ose pozitive (Fatos Lubonja, Beqir Meta, Artan Lame), të tjerë, që nuk e kishin në dorë, nuk kishin nevojë ta lexonin, pasi “e dinin” paraprakisht çfarë përmbante ai. Ndaj debati dhe rrjedha e tij nuk të habit fort.

Më 2007 në Bullgari ndodhi një debat edhe më i ashpër: një koleg gjerman dhe një kolege bullgare, të cilët kishin punuar mbi ikonografinë e masakrës së Batakut (1876) u akuzuan nga nacionalistë bullgarë se po e mohonin masakrën.

Këtë gjë të dy këta studiues në të vërtetë nuk e kishin bërë, megjithatë opinioni publik bullgar, ndër ta edhe presidenti i shtetit ishin të bindur se të huajt po sulmonin nderin kombëtar të bullgarëve. Sapo që aktivohet ky lloj stereotipi, është gati e pamundur të argumentosh kundër tij në mënyrë racionale.

Këto stereotipe nacionaliste dhe ksenofobe u përdorën nga sistemet komuniste si mjete pushteti, ato në Shqipëri janë edhe më të forta se në Bullgari. E meqë në të dyja këto shtete nuk është zhvilluar, ose veç sapo ka filluar të zhvillohet një diskutim publik mbi pasojat e politikës izolacioniste komuniste, paragjykime të tilla mund të aktivohen fare lehtë.

Në mbyllje dua të nënvizoj se temat kryesore të diskutimit nuk kanë të bëjnë aspak me librin:

1. Në libër nuk thuhet se Ivan Kastrioti paskej qenë serb.

2. Në libër nuk thuhet se gjakmarrja paskej qenë motivi i kryengritjes; fjala është në të vërtetë për të vetmin motiv personal, të shfaqur qartë në dokumentet, të Skënderbeut, si renegat i vetëm dhe oficer i suksesshëm osman që filloi një kryengritje kundër sulltanit. Vetë kryengritja kishte arsye shumë më komplekse, të cilat analizohen me hollësi në libër.

3. Libri nuk ka për qëllim “të demitologjizojë” Skënderbeun – kjo gjë thuhet që në parathënie. Krejt debati në të vërtetë nuk ka objekt, siç e shprehu Ardian Klosi. Shumë shqiptarë mendojnë se figura e Skënderbeut është e studiuar mjaftueshëm dhe s’ka vend për ndonjë të re entuziaste që mund të ndryshojë imazhin tonë mbi këtë figurë.

Të tjerë thonë se studimet e shumta shqiptare mbi Skënderbeun nuk lënë ndonjë vend që një studiues i huaj të ngrihet e të mbulojë boshllëqet. Ka nota xhelozie këtu?

Nga se shkaktohet? Këtë të fundit unë nuk mund ta gjykoj. Në tërësi duhet vërejtur se çdo hulumtim do parë si një proces: materiali i ri dhe shtrimi i ri i pyetjeve të çojnë në rezultate të reja.

 Ndërsa trajtimi që u bën shoqëria këtyre hulumtimeve është diçka tjetër.

Mes diskursit shkencor dhe atij shoqëror shpesh nuk ka përputhje, sidomos në ato raste kur përfundimet e hulumtimit, për shkaqe të ndryshme, mund të ndjehen si të sekëlldisshme ose negative nga një shoqëri.

Vetëm se kjo nuk është diçka tipike shqiptare, por mund të vërehet edhe në shumë raste të tjera – një shembull këtu është roli i Zvicrës në Luftën e dytë Botërore, i cili në paraqitjet zyrtare del shumë më pozitiv sesa në hulumtimet e historianëve.

Mirëpo një debat i gjerë i krejt shoqërisë solli në situatën që tani shoqëria e ka kapërcyer këtë mit kombëtar, konkretisht ngaqë nuk diskutoi vetëm në mënyrë emocionale, por edhe racionale, dmth. duke vënë në themel të diskutimit materialin dokumentar, nga arkivat, e jo mendimet e parapërgatitura.

Natyrisht që jo të gjitha pjesët e popullsisë pranuan në të njëjtën masë, megjithatë është arritur një konsensus i ri mbi këtë pjesë të historisë nëpërmjet një diskutimi të hapur, zakonisht me nivel të mirë. Por nuk ka qenë aspak proces i lehtë.

Ekziston një mendim i përgjithshëm, se librat që në një farë mënyre thyejnë mitet kombëtare janë më interesantë, rrjedhimisht më të shitshëm.

Hyn libri juaj në këtë kategori? Jo. Në të vërtetë mjafton të lexosh hyrjen. Qëllim i librit nuk është “shkatërrimi i një miti”, por rindërtimi historik mbi bazën e gjithë burimeve të shfrytëzueshme e me peshë. Në pjesën përmbyllëse analizohet dhe shpjegohet receptimi i Skënderbeut në Europë dhe në Ballkan, si lindi imazhi i sotëm i Skënderbeut. Debati mbi “demitologjizimin” i shkon tangent qëllimit të librit – ashtu siç nuk kanë të bëjnë me librin edhe elementet e tjera të debatit. Veç kësaj mendoj se për të arritur mirëqenien ka rrugë më të mira nga hartimi i librave shkencorë. Emrat sllavë…

Emërtimet në librin tuaj janë kryesisht në gjuhën sllave.

Nisur prej tyre janë nxjerrë edhe konkluzione të shpejtuara të tipit: Schmitt e cilëson Skënderbeun serb, edhe pse në tekst nuk ka cilësime të tilla të drejtpërdrejta. Pse janë përdorur këto emra në gjuhën sllave?

P.sh, pse Ivan dhe jo Gjon? Bëhet fjalë për një keqkuptim thelbësor. Një emër nuk është në gjendje të tregojë për përkatësinë gjuhësore ose etnike të një personi.

 Një shqiptar që quhet Ali bëhet arab prej këtij emri po aq pak sa bëhet vetiu serb një person që quhet Ivan. Në libër nuk thuhet se Ivan Kastrioti paskej qenë serb.

 Nuk e di se kush e hapi këtë farë debati për herë të parë – porse ai pohim vuri në veprim mekanizmin medial.

Ndaj reagimi emocional negativ nuk ka asnjë bazë. Kushdo që e lexon librin ka për ta vërejtur këtë gjë; kurse ai që nuk e ka lexuar do të vazhdojë të ndjekë mendimin e tij të parapërgatitur. Meqë jemi në këtë temë, çfarë përkatësie do t’i jepnit Skënderbeut? 

Kjo pyetje niset prej hipotezës se etnia ka vazhdimësi dhe mbetet e pandryshuar, diçka me të cilën dija ndërkombëtare nuk pajtohet. 

Përkatësia etnike në Mesjetë nuk kishte ndonjë rëndësi të madhe. Njerëzit patjetër që ishin të vetëdijshëm për ndryshimet gjuhësore; mirëpo përkatësia fetare, pozicioni shoqëror, dallimet midis shoqërive të qytetit dhe të fshatit, mënyrat e ndryshme të jetesës në malësi dhe në ultësira kishin peshë më të madhe. 

Sidomos në rastin e fisnikëve kategoria etnike nuk ndihmon shumë: sa më e rëndësishme të ishte një familje, aq më ndërkombëtare ishte ajo. 

Kjo vlente edhe për Kastriotët, të cilët ishin të lidhur me familje serbe dhe greko-bizantine dhe ishin krenarë për këtë. Në ndryshim nga identiteti etnik, kishte rëndësi identiteti politik dhe kulturor:
Skënderbeu e shihte veten si „zot të Arbërisë”.

 Në lëmin kulturor humanizmi, të cilin e kishte prurë në Arbëri kisha katolike, luajti aty nga fundi i jetës së Skënderbeut një rol të rëndësishëm – kështu duhet kuptuar lidhja e tij me epirotët e antikitetit ose imitimi i kurorës mbretërore të Maqedonisë (njëra pjesë e së ashtuquajturë s përkrenare e Skënderbeut në Vjenë). 

A kanë lidhje këto emërtime me faktin se ju keni dashur t’i qëndroni besnik dokumenteve të cilave u jeni referuar? Po. Emri Gjon u përdor nga intelektualët e Rilindjes shqiptare. Në shumicën e shoqërive europiane emrat e princave përkthehen në gjuhën përkatëse: Henri IV në librat gjermanë shfaqet si Heinrich IV. 

Në këtë pikëpamje studimet shqiptare ndjekin një praktikë të zakonshme. Por unë, ngaqë librin e kam shkruar në radhë të parë për lexuesin gjerman dhe jo atë shqiptar, kam ruajtur atë formë që gjendet në burimet dokumentare të kohës së tij; e këto si latinishte ashtu edhe greqishte japin trajtën Ivan, ndërsa në burimet osmane Jovan.

Kështu babai i Skënderbeut shfaqet në gjuhë të ndryshme nën këtë emër, kurse forma Gjon nuk dëshmohet. Ndaj duhet menduar që ai kështu e ka quajtur vetveten, prandaj edhe u njoh si në Ballkan ashtu, edhe në Itali nën këtë emër. 

Një kancelar që shkruante latinisht nuk kishte ndonjë arsye të përdorte një trajtë sllave të emrit, një historiograf bizantin si Halkokondili do mund ta kishte quajtur edhe “Ioanis”: mirëpo ai nuk e bëri këtë gjë, por përdori atë trajtë emri me të cilën njihej përgjithësisht Ivan Kastrioti. E pra këtu ndjek thjesht gjuhët burimore. 

Kjo zgjidhje sigurisht që ka më pak ngarkesë ideologjike sesa emërkrijimi i ri “Gjon”. Më tej dua të theksoj sërish se një emër nuk të jep çelësin për gjuhën e aq më pak për identitetin. Portretizimi i Skënderbeut…
Figura e Skënderbeut është ezauruar thuajse në të gjithë fushat e artit, në letërsi, muzikë dhe artet pamore, në pikturë e skulpturë. Për aq sa njihni, si e komentoni portretizimin që i është bërë Skënderbeut deri më sot, sidomos në Shqipëri? 

Veprat më të rëndësishme u krijuan vetëm pas vitit 1945 dhe ato i përgjigjen konceptit të realizmit socialist përkatësisht të stalinizmit kombëtar, siç e modeloi Enver Hoxha. 

Ndërkaq nuk ekziston ndonjë ikonografi e gjerë parakomuniste, e cila do mund të bëhej një alternativë ndaj mënyrës komuniste të të lexuarit. Monumentet në Prishtinë dhe Çair/Shkup qenë një shans për t’i ftuar artistët që të jepnin forma të reja të paraqitjes; por ky shans u dogj. 

Diçka e ngjashme vlen edhe për letërsinë artistike: letërsia për Skënderbeun kishte nën diktaturën e Hoxhës një karakter stabilizues për sistemin. Ajo kontribuoi që Skënderbeu të bëhet feja civile e një shteti ateist, siç e ka formuluar në një ese Egin Ceka.

A kanë artistët shqiptarë një koncept të qartë për këtë figurë? Në kuptimin e përgjigjes së mësipërme, po. Saktësime... Ndër tezat e shumta tërheqin ende vëmendjen argumentet që ka dhënë Fan Noli në vitin 1960, pas ripunimit të veprës së tij “Skënderbeu”. Ndër to do të përmendim katër. 

Noli argumenton se: 

a) Skënderbeu ka lindur më 1400. Në tekstet tona vijon të shkruhet 1405 si vit i lindjes së tij. 

b)Ai nuk ishte 9 vjeç kur u dërgua peng te sulltani, por 30 vjeç. 

c)Nuk ka asnjë dokument që të provojë se ai u konvertua në fenë islame; dhe 

d), se Skënderbeu, ndryshe nga ç’thotë Barleti, nuk e ka kryer akademinë ushtarake të Kostandinopojë -s. 

Çfarë mund të saktësojmë në këto katër raste? 

Viti 1405 duhet mbajtur si i vlefshëm. Skënderbeu shkoi në oborrin e sulltanit pas vitit 1423, pra si djalosh i ri. Barleti e përshkruan konvertimin me shumë saktësi, shton edhe një përshkrim të urdhrit të dervishëve, çka lë të kuptosh se Skënderbeu kaloi në Islam në një mjedis dervishësh.


Ky konvertim nuk vërtetohej aso kohe me shkrim, por bëhej para dëshmitarësh (çka e përmend edhe Barleti). 

Në Konstantinopojë Skënderbeu nuk mund të ndiqte ndonjë “akademi ushtarake”, pasi ky qytet mbeti bizantin deri në vitin 1453, ndërsa kryengritja e Skënderbeut filloi qysh më 1443. Kadare në debat... Në vazhdën e debateve të fundit, më shumë vëmendje tërhoqën deklaratat e shkrimtarit Ismail Kadare. Do të donim të komentit disa prej tyre. 

P.sh, Kadare thotë: 

1) “Çfarë ka bërë ky Skënderbeu të keqe që ne shqiptarët duhet ta vëmë në diskutim? 

Dhe del një gjerman në mënyrë të papritur, kur ka nja njëmijë e pesëqind libra për të, dhe ne duhet si servilë të ulim kokën të gjithë dhe të shohim ç’thotë ky gjerman, kur kemi qindra e qindra libra dhe vlerësime të padiskutueshme të Skënderbeut…” 

2) Në fillim u gjet që babai i Skënderbeut paska pasur një grua sllave. Kjo mund të jetë e vërtetë. Tërë feudalët, tërë princat e Europës merrnin gra të huaja dhe asnjëherë gruaja e huaj nuk kthente identitetin e vendit. Tani i gjetën edhe babanë, na e paska serb...

Ky është kuptimi i shëmtuar i kësaj, d.m.th që nëse kjo figurë do të mbahet, do të mbahet si figurë më zanafillë sllave, që nuk është e vërtetë fare. D.m.th, që Kosova do të kthehet përsëri në statusin e provincës serbe, dhe normalisht kryezotin e saj, heroin e saj do ta ketë serb. 

Këto deklarata në të vërtetë thonë më shumë për personin që i lëshon, sesa për atë për të cilin bëhet fjalë. Sa për të tjerat ato janë po aq të sakta sa dhe pohimi që unë qenkam gjerman, kur në të vërtetë jam zviceran.

 Reliket në muzeun e Vjenës... Ende ka dyshime mbi autenticitetin e dy relikeve të Skënderbeut që ruhen në muzeun e Vjenës. A i përkisnin vërtet atij ato relike? A janë përdorur prej Skënderbeut? Specialistët e muzeumit janë të mendimit se me përjashtim të brirëve të dhisë mbi përkrenare, pjesët e tjera nuk janë origjinale.
Nuk ka ndonjë dokument që të flasë për përdorimin eventual të kësaj pjese. Do menduar se brirët, simbol i Mbretërisë antike maqedone, simbolizojnë mëtimin e Skënderbeut për të ripërtërirë këtë mbretëri: si Aleksandri i Madh i ri, si mbret i maqedonëve dhe epirotëve, duke iu përgjigjur kësisoj gjuhës antikizuese të Rilindjes europiane. 

Këtu vepronte sidomos ndikimi kulturor i kishës katolike (papës Piu II, arqipeshkvit Pal Engjëlli të Durrësit). 


Dhe në fund… Shumë prej debatuesve, për të mos thënë të gjithë, nuk e kanë lexuar ende deri në fund librin tuaj. E megjithatë, diskutojnë. A ka vend për debate në këto kushte mosnjohjeje? Ecurisë së debatit nuk mund t’i ndryshosh më gjë. Por meqë në vitet e ardhshme kanë për t’u përkthyer herë pas here në shqip libra historianësh të huaj albanologë, do të ishte mirë që në diskutimin e ardhshëm pjesëmarrësit të njohin më së pari librin e të mos e përdorin atë thjesht si sipërfaqe projektimi për diçka tjetër.

Do të ishte gjithashtu e dëshirueshme që të vihet njëherë në pikëpyetje skema mik-armik që përdoret kundrejt studiuesve joshqiptarë. E ç’kuptim kanë këto nocione? Çfarë kushtetsh duhet të plotësojë dikush që dëshiron të bëhet “mik i shqiptarëve”?

 Kush e përkufizon se çfarë është “shqiptare”? Debatet kulturore të viteve të fundit kanë treguar së paku një gjë: që në këtë pikë në shoqëritë shqiptare të Europës Juglindore dhe të diasporës nuk ka konsensus. Librat zyrtarë të shkollave dhe të historisë vazhdojnë të ndjekin modele të periudhës komuniste – veçse nga debatet kuptohet që ata nuk pranohen më përgjithësisht. Hulumtimi shkencor duhet të ndjekë metodat dhe parashtrimet shkencore të pyetjeve, ai duhet t’u qëndrojë larg klasifikimeve të thjeshta politike pro ose kundra.

Përfundimet shkencore paraqiten në mënyrë të rrokshme, dmth. historianët japin burimet që kanë përdorur, në mënyrë që lexuesi të mund t’i shqyrtojë ato. 

Së fundi, ajo që më bën të jem disi optimist është fakti që janë të shumtë shqiptarët e rinj që studiojnë jashtë vendit dhe që nuk ndihen më të detyruar ndaj një diturie të administruar dhe të kontrolluar prej një elite të vogël. 


Revista si “Përpjekja” dhe “Hylli i dritës” janë shembujt më të mirë të potencialit intelektual që ekziston në Shqipëri. 

Natyrisht që shoqëritë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni duhet të jenë edhe të gatshme që ta shfrytëzojnë këtë potencial dhe ta zëvendësojnë në shkencë klientelizmin me cilësinë dhe kompetencën. Atëherë nuk kanë për të ndodhur më debate të tilla: pasi shkenca dhe hulumtimi shkencor janë ndërkombëtarë dhe të hapur ndaj kujtdo që punon sipas metodash shkencore. E këtë janë duke bërë ndërkaq disa intelektualë dhe studiues shqiptarë. 

Vetëm se zëri i tyre duhet dëgjuar më shumë e atyre u duhet dhënë shansi që të ndjekin një karrierë shkencore.

(Autori është Drejtor i Deparatamentit për mardhënie me publikun pranë Akademisë së Shkencave dhe Artëve  Shqiptaro-Amerikane në New York,Tiranë,Prishtinë dhe Shkup  dhe mbanë titullin  shkencor Akademik  Prof.Dr.Ph.D).

Skendërbeu simbol unifikues kombëtar dhe jo si drejtues meshash apo Kurban Bajramesh.

Fotografia e Xhevaire Gjelaj

Shkruan : Xhevaire Gjelaj-Shkodër


Skënderbeu ose Skënderbej ,lindi në vitin 1405 dhe vdiq të vitit 1468. Është Heroi Kombëtar i shqiptarëve, figura më e shquar në historinë e shqiptarëve.

Gjergj Kastrioti ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit dhe i princeshës Vojsava, fëmija i fundit midis 4 djemve dhe 5 vajzave. Mendohet se lindi më 6 maj 1405 në Dibër. U mor peng si nizam pas thyerjes së të atit nga Sulltan Murati më 1421 dhe u dërgua në oborrin e Sulltanit në Adrianopojë. Atje, zgjuarsia dhe shkathtësia e quan Gjergjin në shkollën e sulltanit (içogllanëve) që përgatiste komandantë e nëpunës.

Natyra i kishte dhënë dhunti mendore e fizike. Atje mori emrin Iskënder (Aleksandër).

Pas mbarimit të shkollës, Skënderi "(Gjergj Kastrioti)" kreu detyra ushtarake në Ballkan e në Azinë e Vogël, duke u dalluar për trimëri dhe për këtë arsye iu dha titulli bej që do të thotë princ ose fisnik pra Skënderbeg do të thotë Aleksandri princ ose fisnik.

Ai nuk e harroi vendin e tij të dashur dhe priste me padurim rastin të kthehej në tokën që e lindi. Me vdekjen e të atit, ai shpresonte t'i zinte vendin, por në fakt sulltani e emëroi sanxhakbej jashtë tokave shqiptare.

Skënderbeu nuk hoqi dorë nga ideja për t'u kthyer në Shqipëri në fronin e të atit, deri në vitin 1443 kur ai u nis kundër Janosh Huniadit nën komandën e bejlerbeut të Rumelisë.
Më 3 nëntor 1443 në afërsi të Nishit, u ndeshën dy ushtritë. Ushtria osmane u shpartallua dhe u tërhoq në panik.

Skënderbeu filloi të zbatonte planin e kryengritjes, së bashku me 300 kalorës shqiptarë e me të nipin Hamza Kastrioti, u kthye në Dibër, ku populli e priti si çlirimtar.

Mori masa për përforcimin e rrugëve nga mund të vinin osmanët, dhe prej andej iu drejtua Krujës.

Me një ferman të rremë shtiu në dorë qytetin e garnizonin dhe kështu më 28 nëntor 1443 u shpall rimëkëmbja e principatës së Kastriotëve.

Mbi kështjellën e Krujës u ngrit flamuri me shkabën e zezë dykrenare i Kastriotëve.

Kryengritja u përhap shpejt në viset e tjera dhe feudalët e tjerë u ngritën gjithashtu.

Gjatë dhjetorit, Shqipëria e Mesme dhe e Veriut u spastruan nga forcat osmane, u çliruan njëra pas tjetrës kështjellat e kësaj zone.

Skënderbeu ishte organizatori i Kuvendit të Arbërit, në të cilin u zgjodh si prijës i Lidhjes Shqiptare të Lezhës. Ai u martua me të bijën e Gjergj Arianitit me Donika Arianitin për të forcuar lidhjet e tij me principatat e tjera.

Në janar të vitit 1468 Skënderbeu u sëmur gjatë zhvillimit të një Kuvendi të thirrur nga ai, në të cilin ishin të ftuar të gjithë princat shqiptarë.

Vdiq me 17 janar 1468 në Lezhë. I mbuluar me lavdi, ai u varros në Lezhë. Shqiptarët humbën prijësin e lavdishëm që i udhëhoqi për 25 vjet rresht.
E shoqja me të birin emigruan, sikurse edhe një pjesë e parisë shqiptare, për në Itali.

Rreth përkrenares ekziston ideja se e ka mbajtur për nder të Pirros së Epirit, pasi edhe ai ka mbajtur po të njëjtën përkrenare.

Epoka e Skënderbeut e shekullit XV dhe vetë figura e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut ndikoi fuqishëm në jetën shpirtërore të shqiptarëve dhe për rritjen e vetëdijes kombëtare të tyre.

Të frymëzuar prej tyre, intelektualë të shquar shqiptarë, i pasqyruan e i përjetuan ato në vepra historike monumentale, në të cilat nisi jetën e vet historiografia shqiptare.

Në kulmin e pergatitjeve të kryqëzatës së vendeve europiane, kundër pushtuesve osmanë, vdiq më 14 Gusht 1464 ne menyre te papritur dhe te mistershme( thuhet qe u helmua), Papa Piu II, frymëzuesi dhe organizatori i saj.

Ai ishte papa i 210 i kishes katolike, Shërbeu si papë që nga zgjedhja e tij më 19 gusht 1458 dhe deri më 14 gusht 1464. Paraardhës i tij ishte papa Kalisti III ndërsa pasardhësi papa Pali II.

Ai e shpalli fillimin e kryqëzatës, në nëntor 1463 dhe ushtritë kryqëtare po grumbulloheshin në skelat e Italisë, për tu nisur kundër turqve.

Po atë vit midis Skënderbeut dhe Venedikut u përfundua Traktati I Miqësisë dhe aleanca në luftë kundër pushtuesve turq. Edhe Venediku me Hungarinë, përfunduan një lidhje ushtarake.

Në Shqipëri Skënderbeu u pajtua me Dukagjinët dhe u bënë aleat të ngushtë.

Të gjitha këto si dhe nxitje e presionet e ushtruara nga Papa dhe nga Venediku e detyruan Gjergj Kastriotin të prishë marrëveshjen e Paqes me Mehmetin e II në Prill të vitit 1463 dhe të solidarizohet me kryqëzatën, duke kryer një varg aksionesh ushtarake në zotërimet turke.

Por shpresa e Skënderbeut për t’a lidhur rezistencën shqiptare, me luftën e popujve europianë, u fashit me vdekjen e Papës, që pruri në dështimin e kryqëzatës.

Me dështimin e saj, shqiptarët mbetën përsëri të vetëm përballë furisë turke, barrikadë e vetme, në mbrojtje të civilizimit europian.

Ishte Dhimiter Frângu (dhe jo Dhimiter Frëngu) qe shkroi i pari jetën e Skënderbeut, realisht si u zhvillua, sepse Frângu ishte bashkëshoqërues i gjithë jetës dhe luftërave të Skënderbeut, arkëtar e shoqërues në udhëtimet e Princit Shqiptar, ndrysh nga Marin Barleti ku ka edhe trillime.

Shkrimet latinisht të Frângut të vitit 1480, 12 vjet pas vdekjes së Skënderbeut, mjerisht u përvetësuan nga të tjerë, dhe përkthimi dhe botimi i saj italisht u bë më vonë, pas vdekjes së Frângut.

Patjetër se vepra e Barletit qe u botua latinisht ne fillim të shek të XVI (1504) kushtuar luftës heroike të arbërve për mbrojtjen e Shkodrës, (rrethimi i Shkodrës) pati jehonë të madhe.

Por vepra që e lartësoi figurën e tij si historian humanist është “Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut”, të cilën e botoi italisht në Romë rreth viteve 1508-1510.

Kjo vepër voluminoze njohu shumë ribotime në gjuhë e në vende të ndryshme të Evropës.

Veprat e M. Barletit u bënë burimi më i rëndësishëm ku patriotët shqiptarë mësonin historinë e epopesë legjendare të shk. XV, kur nuk ishte zbuluar e njohur vepra e Dhimiter Frângut. Periudha e Skënderbeut u përjetësua edhe në vepra të tjera historike nga bashkëkohësit e heroit.

Siç e thame një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Skënderbeut, Dhimitër Frângu, shkroi latinisht, në frymën e ideve humaniste të kohës një vepër për jetën e Skënderbeut.

Një vepër tjetër e rëndësishme për të njohur shoqërinë shqiptarë të shek. XV është “Historia dhe gjenealogjia e shtëpisë së Muzakajve”, shkruar në italisht më 1510 nga bashkëluftëtari i Skënderbeut, Gjon Muzaka.

Ajo mbeti në dorëshkrim dhe, për vlerën që ka për historinë mesjetare shqiptare, botuesi i saj i shek. të XIX më të drejtë e ka cilësuar atë si një “margaritar”.

Gjergj Kastrioti - Skënderbeu (6 maj 1405- 17 janar 1468) sintetizon një epokë të tërë historike që mori emrin e tij: luftën njëshekullore kundër pushtimit osman (fundi i shek. XIV - fundi i shek. XV).

Nën udhëheqjen e tij, lufta e shqiptarëve u ngrit në një shkallë më të lartë e më të organizuar dhe shënoi një kthesë vendimtare në zhvillimin politik të Shqipërisë.

Gjergj Kastrioti - Skënderbeu ishte përfaqësuesi më konsekuent dhe më i shquar i elitës drejtuese shqiptarë që udhëhoqi më vendosmëri frontin e luftës së shqiptarëve kundër pushtuesve osmanë.

Ai realizoi të parin bashkim të shqiptarëve, Lidhjen Shqiptare të Lezhës, e cila hapi rrugën e krijimit të shtetit të pavarur shqiptar, themeluesi i të cilit u bë ai vetë.

Kujdes të veçantë Skënderbeu i kushtoi ruajtjes së burimeve të brendshme ekonomike, tek të cilat u mbështet lufta.

Duke fuqizuar mbrojtjen në brezin kufitar, në lindje e në jug, ai i dha mundësi banorëve të viseve të lira të zhvillonin një veprimtari ekonomike deri diku normale.

Krahas mbrojtjes së vendit, Skënderbeu i kushtoi vëmendje çlirimit të viseve të pushtuara që ndikoi në formimin e mëtejshëm të lidhjeve më banorët e këtyre viseve dhe në forcimin e bashkimin e të gjithë popullit shqiptar.

Aftësitë e Skënderbeut si burrë shteti spikatën edhe në marrëdhëniet me vendet e tjera.

Duke pasur të qartë së rrezikut osman mund t’i bëhej ballë vetëm më sukses vetëm me forca të bashkuara, Skënderbeu kërkoi pareshtur pjesëmarrjen e vendeve evropiane në luftë kundër armikut të përbashkët.

Në kushtet e pabarazisë së theksuar ndërmjet forcave osmane dhe atyre shqiptare, Skënderbeu përpunoi strategjinë dhe taktikën e tij luftarake, në bazë të së cilës qëndronte mendimi se fitorja nuk mund të varej nga numri i ushtarëve.

Ai mbante armikun në alarm të përhershëm, i priste rrugën e fuqizimet dhe, pasi e kishte futur në kurth, e godiste me sulme të fuqishme e të befasishme.

Skënderbeu u shndërrua në simbol të luftës për liri e pavarësi. Ai mbeti një figurë e dashur për shqiptarët edhe pas vdekjes së tij.

Kujtimi i tij mbeti gjithnjë i gjallë nëpër këngët, gojëdhënat e tregimet e shumta popullore që i dhanë atij tiparet e një figure legjendare

Vepra dhe figura e Skënderbeut kishte përmasa dhe rëndësi evropiane.

Ai u vlerësua lart nga personalitetet e shquara evropiane të kohës. Këtë e dëshmon edhe fakti së për Skënderbeun është shkruar një literaturë e shumëllojshme, prej qindra vëllimesh, të botuara në shumë gjuhë, dhe në të katër anët e botës. Ndër autorët shqiptarë janë Marin Barleti, Fan Noli,
Sami Frashëri, Sabri Godo, Fatos Daci e shumë të tjerë.

Thuhet se në një rast Ballaban Pasha i dërgoi Skënderbeut një dhuratë: katër kuaj arab së bashku me një pajisje të shkëlqyer për të nderuar Skënderbeut si një komandant, ndërsa Skënderbeu si përgjigje ia kthen me një dhuratë të e përbërë nga një shkop bariu dhe një gunë, duke i dhënë të kuptoj Ballaban Pashës se do të kishte qenë më shumë i nderuar të ishte një bari i thjeshtë në fshatin e tij, sesa të tradhtonte vendin e tij.

Për popullin shqiptar Skënderbeu bënte mrekulli me shpatën e tij. Ishte menduar se duheshin tre burra të ngrinin shpatën e tij dhe se ai mund të copëtonte shkëmbinj ose shponte male me të.
Në një ngjarje tjetër popullore është thënë gjatë negociatave për paqe se Sulltan Mehmedi i II, që kishte dëgjuar për shpatën e Skënderbeut i kërkoi atë si një nder Skënderbeut.

Skënderbeu pranoi dhe dërgoi shpatën e tij si një dhuratë për sulltanin. Njerëzit e Skënderbeut pas dëgjimit të lajmeve ishin të shqetësuar.

Ata i dolën Skënderbeut në lidhje me frikën e tyre se ai i dorëzoi shpatën e tij legjendare, por Skënderbeu qeshi dhe u përgjigj se ai i dorëzoi shpatën e tij, por jo krahun e tij.

Gjatë një betejë të furishme kundër turqve që zgjati përtej muzgut, Skënderbeu urdhëroi disa nga ushtarët e tij të gjenin një tufë me dhi, e u lidhën pishtarë të ndezur brirëve të tyre dhe dërgohen në drejtim të rreshtave të ushtarëve turq gjatë natës.

Turqit besuan se u sulmuan nga trupa të shumta shqiptare dhe u larguan me mendimin se u mundën që në numër.

Për shërbimin e rëndësishëm të marrë nga ana e këtyre kafshëve, heroin ynë vendosi të përvetësojë imazhin e kafshës si emblemë të tijën, në përkrenaren e tij.

Skënderbeu në shtrat të vdekjes së tij urdhëroi djalin e tij për t'i shpëtuar hakmarrjes turke të largoheshin për në Itali, tha se sa më shpejt të zbarkojë në ranishte të gjente një pemë ku të lidhë kalin e tij dhe shpatën e tij, dhe sa herë që të frynte era turqit të dëgjonin shpatën e tij në ajër dhe hingëllimën e kalit të tij dhe nga frika se nuk do t'a ndiqnin.

Me të përhapur lajmin e vdekjes së Skënderbeut, Turqit vendosën të sulmonin forcat shqiptare sa më shpejt që të përfitonin nga morali i ulët që ngjarja kishte prodhuar.

Komandantët shqiptar vendosën të përdornin një dredhi të pazakontë: morën nga shtrati i vdekjes trupin e pajetë të kreut të tyre dhe e hypën mbi kalin e tij, nxitur në luftë me të gjithë ushtrinë e tij prapa. Turqit, u ndien të mashtruar me lajmin e rremë rreth vdekjes së tij dhe u tërhoqën.

Skënderbeu mblodhi mjaft reputacion një postum në Evropën Perëndimore në shekujt e 16 dhe 17. Me shumë e Ballkanit nën sundimin otoman dhe me turqit në portat e Vjenës në 1683, asgjë nuk mund të ketë lexues të mahnitur në Perëndim më tepër se një përrallë plot aksion e rezistencës heroike të krishterë për të "një luzmë mysliman".

Libra mbi princin shqiptar filluan të shfaqen në Evropën Perëndimore në fillim të shekullit 16. Një nga më të hershme të këtyre historive që kanë qarkulluar në Evropën Perëndimore në lidhje me veprat heroike e Skënderbeut ishte Historia de Vita et gestis Scanderbegi, Epirotarum Principis (Romë, 1508-1510), botoi në katër dekada vetëm pas vdekjes së Skënderbeut.

Kjo Historia e jetës dhe veprave të Skënderbeut, Princi i Epirote është shkruar nga historiani shqiptar Scodrensis Marinus Barletit, i njohur në gjuhën shqipe si Marin Barleti, të cilët pas përjetuar pushtimin turk të Shkodrës tij të lindjes nga eksperienca personale, u vendos në Padua ku ai u bë rektor i kishës famullitare të Shën Stefan.

Barleti dedikon punën e tij për të Donferrante Kastrioti, (nip i Skënderbeut), dhe të pasardhësve. Libri është botuar së pari në latinisht.

Në shekujt e gjashtëmbëdhjetë dhe të shtatëmbëdhjetë libri Barleti ishte përkthyer në një numër të versioneve të gjuhëve të huaja : në gjuhën gjermane të Johan Pincianus (1533), në italisht nga Pietro Rocca (1554, 1560), në portugalisht nga Francisco D'Andrade (1567), në Polonisht nga Ciprian Bazylik (1569), në frëngjisht nga Jaques De Lavardin, zot feodal Plessis du-Bourrot (frëngjisht: Histoire de Georges Castriot Surnomé Skenderbeu, Roy d'Albanie, 1576), dhe në spanjisht nga Juan Ochoa de la Salde (1582) .

Versioni në anglisht ishte një përkthim nga një frëngjisht nga De Lavardin dhe të bëra nga një Zoterinj Zachary Jones. Ajo është botuar në fund të shekullit 16, nën titullin, Historiku i George Castriot, i mbiquajtur Skenderbej, Mbret i Shqipërisë; përmbajnë Actes famshme të tij, Deedes Fisnik e tij e Armës dhe fitoret paharrueshëm kundër Turkes për Besimi i Krishtit.

Gibbon nuk ishte i pari që e vënë re se Barleti është nganjëherë i pasaktë në favor të heroit të tij, për shembull, Barleti pohon se Sulltani i kishte ngordhur nga sëmundja nën muret e Krujës.

Portreti i Skenderbeut, ca. Biografia e 1648. Kastrioti 's ishte shkruar edhe nga Franciscus Blancus, një peshkop katolik i lindur në Shqipëri. Libri i tij "Georgius Castriotus, Epirensis vulgo Scanderbegh, Epirotarum Princeps Fortissimus" është botuar në latinisht në vitin 1636.

Voltaire nis kapitullin e tij "Marrja e Konstandinopojës" me frazën : "Sikur Perandoret grek ka vepruar si Skenderbeu, Perandoria e Lindjes ende mund të ketë qenë ruajtur."


Skënderbeu është protagonist i tri tragjedive të shekullit XVIII –të britanik, Skenderbeu William Havard-së, një tragjedi (1733), George Lillo's Hero i krishterë (1735), dhe Skënderbeu Thomas Whincop-së, Ose, Dashuria dhe Liberty (1747).

Një numër i poetë dhe kompozitorë gjithashtu kanë tërhequr frymëzim nga karrierën e tij ushtarake. Frëngjisht poeti i shekullit të 16 Ronsard shkroi një poemë rreth tij, ashtu si edhe të shekullit të 19 poeti amerikan Henry Wadsworth Longfellow.

Për Gibbon, "John Huniades dhe Skënderbeut... janë të dyja të drejtë për njoftim tonë, që nga profesioni i tyre i Osmane armëve vonuar rrënojat e perandorisë greke."

Në 1855, Camille Paganel ka shkruajtur Histoire de Scanderbeg, i frymëzuar nga Krime të Luftës.

Shkrimtari dhe filozofi danez Ludvig Holberg, pohoi se Skënderbeu është një nga gjeneralët më të mëdhenjë në histori.

Ndërsa Sir William Temple konsideron se Skënderbeu ishte një nga të shtatë krerët më të njohur sië janë Belisarius, Flavius Aetius, Gjon Huniadi, Gonzalo Fernández de Cordoba, Farnese Aleksandër si dhe William Heshtur.

Kompozitori I njohur italian Antonio Vivaldi shkroi opern e njohur Skënderbeu (e interpetuar për të parën here me 1718).

Operën tjetër për Skendërbeun me titull “Skenderbeu” e shkroi në shekullin 18 kompozitori franqezë François Francœur (që është interpretuar për here të pare në vitin 1763).

Edhe pse shumë studiues nuk kanë qenë shumë të fokusuar në detajet e jetës së Gjergj Kastriotit Skënderbeut, kjo nuk do të thotë se ata nuk kanë qenë të interesuar, por mbi të gjitha ata e kanë njohur Gjergj Kastriotin si një personalitet të madh, vizionar dhe trim e mbrojtës të civilizimit të përbashkët evropian.

Prandaj, detajet se sa ka qenë i madh, çfarë imazhi apo si ka ngrënë e si është veshur, nuk u kanë interesuar aq shumë autorëve që kanë shkruar për të, se sa vepra dhe gjurmët që ai ka lënë gjatë lidershipit të tij dhe luftës kundër pushtuesit barbar osman.

I vetmi që ka shkruar ka qenë Marin Barleti në veprën e tij me disa detaje, për shkak se ai ishte bashkëkohës, dhe se vetëm bashkëkohësit mund ta dinë se si ishte në tërësi ai personalitet.

Për të parë më mirë imazhin e plotë të këtij personaliteti mbikohor të kombit tonë, do të veçoj këtu fjalët e një nga bashkëkohësit e tij i quajtur Petruzi, nga letra dërguar Senatit Venecian.

Këtu janë përzgjedhur disa nga karakteristikat që i nënvizon mbi Gjergj Kastriotin dhe jetën e tij si më poshtë :
“Një hundë butësisht e lakuar si shqiponjë, një fytyrë të bardhë e përzier me pamje të skuqur dhe të shëndetshme, si rezultat i aktiviteteve te tij në diell, ballë të lartë të gjerë, sy të zi në të kaftë dhe mjekër të stilit të heronjve të vjetër me reputacion…


Kastrioti është i madh më tepër se madhësia e zakonshme e njeriut, i fuqishëm, muskuloz… me dhunti dhe fisnikëri që nga lindja e tij…

Ai ka një trup të fuqishëm dhe të pazakontë fizik dhe unë e kam parë disa herë atë në beteja…
I veshur me të gjelbër me një rrip shumë të mirë në mes… pantallona të gjera me shtrese tek këmbët të çorapeve ne të kuqe dhe çizme te verdha janë stolia e tij e zakonshme…

Natën, shpata e tij gjithmonë duhet të qëndrojë tek shtrati.

Në paqe ai shkon shpesh i veshur, në bazë të veshjes kombëtare (artit të veshjes se vendit)…

Ai është jashtëzakonisht i masës në të ngrënë dhe në të pirë… ndërsa, për nga morali ai mund të shërbejë si shembull (model)…

I pastër, i devotshëm, i butë, orator dhe bujar…

Me pak fjalë, bota është shpirti i tij, nga zemra e tij njihet vetë ai.
Ai zotëron një kujtesë të paimagjinueshme, në mënyrë që ai si Pirro, paraardhësi i tij i madh, emrat e pothuajse të të gjithë luftëtarëve të tij i njeh…

I urtë dhe i kujdesshëm në këshillat e tij, ai i shqyrton planet e sukseseve ose dështimeve të tij, por kur ai i dizajnon planet njëherë, ai i ekzekuton ato me vendosmëri dhe shpejtësi si rrufeja.

Përveç gjuhës së tij amtare, ai flet plotësisht turqishten, tatarishten, sklavonishten, latinishten, persishten dhe Velshisten; po ashtu ai e njeh mirë historinë e lashtë greke dhe romake: librat më të preferuar të tij janë jetëshkrimet e Plutarkut dhe komentaret e Cezarit.

Ai përdori historinë e vjetër të Livit dhe përshkrimet(direksionet)e tij duke i nxjerrë ato si rregulla për qeverinë e tij dhe mënyrën e jetës prej tyre.

"Provokatorët realë të Skënderbeut!"

"Vjet për Kurban Bajram pati një histeri qysh në mëngjes.

E kishin kapur me Skënderbeun. Qysh herët në mëngjes, të njëjtët njerëz që sot kanë vënë kujën për Skënderbeun e “mbuluar”, po krenoheshin që gjunjëzuan myslimanët besimtarë të Tiranës, dhe i “detyruan” t’i faleshin Skënderbeut.

E postuan e ripostuan një foto të besimtarëve në gjunjë para kalit të Skënderbeut, ndërkohë që mua nuk më dukej e tillë. Myslimanët falen duke u drejtuar andej nga u thotë feja e tyre, çka koincidon me pozicionin e monumentit të Skënderbeut.

Aq e neveritshme u bë zhurma që “myslimanët ishin gjunjëzuar” para Skënderbeut, që edhe mua që jam ateist dhe kam një bezdi nga këto ritet fetare kolektive nëpër sheshe, filloi të më vijë keq që ua paskan bërë me hile këtyre myslimanëve dhe i kanë “gjunjëzuar”.

Sot në mëngjes që në orën 06:00, ma nxori gjumin një prej këtyre tipave. Kishte pritur se si do t’ua “dhiste” Skënderbeu prapë myslimanëve. Por pa që dhjetë metra para Skënderbeut, tabela elektronike e reklamave pengonte pamjen e Skënderbeut.

Në pozicionet e tjera Skënderbeu dukej normalisht, por me rëndësi ka fotua që nuk duket, e që quhet se është “mbuluar” Skënderbeu. Dhe nisi një histeri e re.

Nga Kosova, një miku më shkruan se i kanë vënë burkë, një tjetër thotë i kanë mbuluar dhe koqet kalit. Në fakt, ato duken po të ulesh poshtë, siç falen ata (me një fjalë, i kanë rrujt koqet, siç thotë populli në këtë rast).

Kjo është një histeri e shëmtuar, nga ato provokacionet e ndyra që duan doemos konflikt mes myslimanëve dhe feve të tjera në Shqipëri.

Nuk e vë në dyshim që dikush është kujdesur për skenografinë që edhe Skënderbeu të mos mbulohej, por dhe të mos shikohej nga të gjithë, duke e penguar skena. Ka aty brenda një zell politiko-fetar kundër tij, duke kujtuar natyrisht dhe “triumfalizmin” e vitit të kaluar, të atyre që i “tallën” se ju gjunjëzuan Skënderbeut. Por këta histerikët që bëjnë si “gardistë” të Skënderbeut, janë në fakt autorët e vërtetë të kësaj beteje false.

E donin vitin e kaluar, duke “u tallur” me besimtarët se ua kishte futur Erion Veliaj dhe i kishte vënë të faleshin para Skënderbeut dhe po i provokojnë sivjet kur shpikin sikur kanë mbuluar Skënderbeun.
Më e neveritshme është pastaj që gjithë llumi i shoqërisë, ata që duan të bëhen protagonistë, ata që duan të bëhen “pro-perëndimorë” me Skënderbeun, dhe pro turq në grabitje të vendit, vazhdojnë histerinë.

Ky është një rast i mirë për të hartuar një rregullore të përdorimit të sheshit “Skënderbej” për festa fetare, manifestime politike, apo festa kombëtare, dhe këtu merr fund debati.

Skënderbeu nuk ka nevojë as të “gjunjëzojë” besimtarët myslimanë, as të gjunjëzohet prej tyre. Atij i janë gjunjëzuar gjithë shqiptarët duke e pranuar si simbolin unifikues kombëtar dhe jo si drejtues meshash apo Kurban Bajramesh. Ai është aty për të na kujtuar historinë dhe rrënjët e kombit dhe i ka mbyllur betejat me të gjallët më 1468, gati 550 vjet më parë.

Ndaj figurave të tilla të mëdha, do ketë gjithnjë njerëz që do hedhin gurë, apo njerëz që do t’i ngjiten pas bishtit të kalit, që të duken si ai, por kjo nuk e prek atë.

Ata që gëzojnë dhe vajtojnë, duke përmendur emrin e tij, thjesht kanë axhendën e tyre, ku Skënderbeu është i keqpërdoruri i madh.

Nëse i bën keq dikush Skënderbeut në këto kohë, janë pikërisht këta që e duan Skënderbeun, anti-mysliman, katolik apo ortodoks.

Lëreni të qetë majë kalit dhe altarit të kombit shqiptar, se as ata që ulin kokën poshtë tij, e as ata që duan të rrijnë në krah të tij, si “Skënderbej” të rinj, thjesht e bezdisin. Siç bezdisnin në të gjallë mizat kalin e tij, kur i hynin nga poshtë"!


Shkodër, 17 gusht 2018

Shumica e njerëzve i bëjnë këto gabime në det, ndaj rrezikojnë të mbyten



Valët e detit shkaktohen nga veprimi i faktorëve të jashtëm, përkatësisht nga erërat,të cilat prishin ekulibrin e pasqyrës së detit dhe i detyrojnë thërmijat e ujit të lëvizin. 

Vetite e valës varen nga shpejtësia e erës, zgjatja e saj, si dhe sipërfaqja dhe thellësia e detit ku formohen valët. Ato zakonisht arrijnë lartësinë deri në 4 m dhe gjatësi prej afro 100 m. 

Valët e larta shkaktohen nga erëra të fuqishme që kanë drejtim të qëndrueshëm. 

Detarët kanë shënuar valët me lartësi deri 34 m, mirëpo ato rrallë tejkalojnë lartësinë më të madhe se 15 m. Në detin Adriatik lartësia më e madhe e valëve arrin deri në 10 m.


Shumica e njerëzve i bëjnë këto gabime në det, ndaj rrezikojnë të mbyten 


Shumica e njerëzve i bëjnë këto gabime në det, ndaj rrezikojnë të mbyten (Foto/Video)

Shumica e njerëzve i bëjnë këto gabime në det, ndaj rrezikojnë të mbyten 


Gjatë verës, shumica e njerëzve duan të shkojnë në plazh për t’u çlodhur apo për të shpëtuar nga vapa.

Megjithatë, deti e në raste të tjera oqeani, mbartin rreziqe. Rrymat ujore janë rreziku kryesor për “banorët e plazhit”, të cilat mund të sjellin pasoja fatale.


Sipas statistikave për SHBA-në, rrymat janë afërsisht 100 për qind shkaktar të mbytjeve dhe për 80 për qind të shpëtimeve.

Megjithatë, specialistët e fushës ofrojnë disa këshilla për frekuentuesit e plazheve.

Kujtojmë, se një ditë më parë në Vlorë u mbytën tre të rinj përnjëherësh dhe njëri prej tyre humbi jetën në përpjekje për të shpëtuar dy të tjerët.

1.Kur vala përplaset në një plazh, vala e mëparshme duhet të shkojë diku dhe rrjedha e tyre e kanalizuar në det është ajo që shkakton rrymat. Madhësia e tyre ndryshon. Rrymat zakonisht lëvizin deri në 1 metër, por ato mund të arrijnë edhe deri në 3 metër në sekondë, e cila është aq e shpejtë saqë nuk mund ta kalojë as një notar olimpik.

Kur një person përfundon në një rrymë të tillë të fuqishme, paniku mund ta nxisë ata të bëjë përpjekjen e gabuar duke notuar kundër saj për të dalë në breg. Është njësoj sikur një punë rutinë ta bëni duke u rraskapitur. Në vend që të rezistoni, mënyra më e mirë për të dalë është ta merrni diçka si rutinë; në çdo drejtim, por përpara.



Nëse e gjeni veten në mes të rrymës, filloni duke orientuar veten, ndërsa rrini me qetësi në ujë. Pastaj notoni paralelisht me bregun derisa të jeni jashtë tij. Shihni vendin ku një valë thyhet dhe kjo tregon se ajo po rrjedh në drejtim të plazhit.

Nëse nuk mund të përparosh, vazhdo të shkosh me ujë dhe të përpiqesh të tërheqësh vëmendjen duke tundur krahët. Njerëzit shpesh mbyten duke u përpjekur për të shpëtuar dikë tjetër.

2. Rrymat mund të ndodhin në çdo plazh përfshirë edhe në liqene. Këto rryma shpesh grumbullojnë rërë në breg. Uji që ngjitet bashkë me rërën, gjen shteg për t’u rikthyer sërish në det. Shpesh, rrymat krijojnë kanale pa valë larg në thellësi.

Fotoja më poshtë tregon një grafik se si ndodh. Në këtë rast mund të shikosh ikjen e rrymës duke parë mbeturinat ose bulëzat e ujit që largohen.


3. Shpesh uji në një rrymë mund të duket i qetë dhe njerëzit nuk ngurojnë të ngrenë çadrat e tyre pikërisht në këto vende. Shumica e njerëzve në një plazh në Florida për shembull, kishin vendosur batanijet e tyre përpara një rryme aktive dhe kur u pyetën pse zgjodhën atë vend, shumica e tyre mendonin se ishin më të sigurt, sepse ujërat ishin më të qeta.

Për shkak se rrymat shtytëse fluturojnë afër sipërfaqes, ato duken të dëmshme. Por, e kundërta është e vërtetë, pasi të tilla valë zakonisht të nxjerrin në breg ndërsa rrymat e thyera të mbajnë larg tij.

Fotoja më poshtë tregon një rast të tillë dhe pika C tregon si krijohet një kanal.


4. Rrymat normale janë të menaxhueshme, por ndonjëherë oqeani ose deti është tepër i zemëruar. Në SHBA për shembull, meteorologët paralajmërojnë njerëzit për stuhitë detare. Ju gjithmonë duhet t’i merrni parasysh paralajmërimet dhe kur ju thuhet mos notoni, mos e bëni.


https://www.youtube.com/watch?v=wH_yg4hqoW8



Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...