Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/09/10

Xhorxh Fred Uilliams : E lashë Shqipërinë në vuajtje dhe të mbytur në gjak nga faji i Europës


…Nuk vij të flas si mik i njerëzisë, por vij si mik dhe adhuronjës i racës shqiptare. Dashuroj Shqipërinë, dashuroj burrat e Shqipërisë, siç dashuroj Amerikën, siç dashuroj burrat që i kanë dhënë lirinë Amerikës. Shqipëria do të jetë e lirë. Shqipëria i ka dhënë pesë imperatorë Romës dhe gjaku i shqipeve ka forcuar kombet e tjerë. E lashë Shqipërinë në vuajtje dhe të mbytur në gjak nga faji i Europës, e cila tani po lan gjynahet e saj. Unë protestova kundër paudhësisë së Europës, kundrejt Shqipërisë, lashë vendin tim zyrtar dhe ju siguroj, që unë besoj sa ajo ditë që unë protestova për Shqipërinë, është dita më e lumtur e jetës sime… Tregtia e Amerikës duhet të jetë e lirë për kombin shqiptar, që është vëllai i kombit amerikan. Unë jam gati për çdo shërbim për lirinë dhe shpëtimin e Shqipërisë, edhe me jetën time.
George Fred Williams.jpg

Xhorxh Fred Uilliams

(Në mitingun organizuar për të mbrojtur të drejtat e kombit shqiptar, Boston, 7 Nëntor 1915)

U mbushën 160 vjet nga lindja dhe 80 vjet nga vdekja e mikut të madh, atij që sakrifikoi gjithçka për Shqipërinë dhe kombin shqiptar, Xhorxh Fred Uilliams. Populli shqiptar me fisnikërinë, bujarinë dhe çështjen e tij të drejtë ka bërë shumë e shumë miq të sinqertë e të nderuar. Një nga këta është edhe Xhorxh Fred Uilliams (George Fred Williams), ish–ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Greqi e në Mal të Zi. (1913-1914)

Ai u njoh me çështjen shqiptare dhe e përkrahu Shqipërinë në periudhën më të zezë të historisë së saj, në vitin e kobshëm 1913. Erdhi për herë të parë në Shqipëri, në Vlorë, i thirrur nga miku dhe bashkëpatrioti i tij Dankon për të parë me sytë e vetë krimet çnjerëzore që kishin bërë shovinistët grekë kundër popullsisë së pambrojtur shqiptare. Pa fëmijë, gra e pleq të masakruar rrugëve dhe mbi 100.000 refugjatë shqiptarë nga krahinat jugore mbledhur në ullishtat e Vlorës. Këto krime të paimagjinueshme e revoltuan dhe e drithëruan shpirtin njerëzor e demokrat të Uilliamsit. Pas kësaj ai u kthye menjëherë në Athinë, ku mori takim me zyrtarët më të lartë qeveritarë të Athinës, duke protestuar ashpër, njoftoi qeverinë e tij në Amerikë dhe që nga ai çast nuk e ndërpreu veprimtarinë e tij në mbrojtje të Shqipërisë. I ngarkuar me cilësinë e vëzhguesit të qeverisë amerikane në Komisionin Ndërkombëtar për ndarjen e Kufijve të Shqipërisë, Uilliamsi ngriti zërin dhe protestoi ndaj planeve për copëtimin e Shqipërisë, duke thënë fjalën e vet me kompetencë si në mbledhje të ndryshme, edhe në shtypin e kohës që gazetat dhe revistat amerikane, greke dhe angleze, si dhe në shtypin shqiptar në Shqipëri dhe në atë të diasporës.

Image result for xhorxh fred williams


Qëndrimi i Uilliamsit nuk i pëlqeu Europës dhe bënë ç’ishte e mundur për ta hequr qafe, duke e akuzuar se kishte thyer normat protokollare, nga që i kishte tërhequr vërejtjen qeverisë greke për masakrat në Shqipëri, duke mos e pasur këtë të drejtë si diplomat pa marrë më parë autorizimin e qeverisë së vet. Prof. G.F. Williams, si njeri me karakter dhe dinjitet, siç deklaron vetë, dha dorëheqjen nga karriera diplomatike me këto fjalë të shkruara me dorën e vet:

“Dukej një detyrë njerëzore, sheshazi për të shkye maskën që mbulonte diplomacinë europiane dhe për të ekspozuar fytyrën e saj, të luere me gjak patriotësh dhe shikimin e dobët të saj mbi dëshirat e zjarrta për liri të një race të fortë. U ktheva në Athinë dhe mbasi qeshë i shtrënguar, e tregova këtë panjerëzi dhe këtë padrejtësi të fuqive europiane dhe dhashë dorëheqjen si ministër i Amerikës në Greqi dhe në Mal të Zi, sikurse patjetër qesh i shtrënguar ta bënja. Drejtësia dhe e vërteta nuk janë mbrojtje në sallat e diplomacisë”.
Image result for xhorxh fred williams
Mbas këtij veprimi, Uilliamsi iu kushtua tërësisht çështjes shqiptare. Duke qenë dhe mik personal dhe i adhuruar i Presidentit Wilson, ai mundi që të sensibilizojë opinionin amerikan në mbrojtjen e çështjes shqiptare me motive fisnike tepër humane: “Me ndihmu një njeri është një bamirësi, me liru një popull nga zgjedha është një bamirësi e pavdekshme”.

Libri “Shqiptarët” është një ekstrakt i historisë shqiptare. U botua fillimisht në një revistë të kohës që më 1914-1915 dhe më 1919 si libër i veçantë. Derisa arriti në atë veprimtari, Uilliamsi u angazhua gjithashtu në një sërë mitingjesh në SHBA. Në të parin që u mbajt më 7 nëntor 1915, krahas shumë amerikanëve dhe shqiptarëve, midis të cilëve juristi Asa French, zonja dhe zoti Kenedi, të shquarit Fan Noli, Kristo Dako e Parashqevi Qirjazi ishte edhe G. F. Williams. Në fund të mitingut ai lexoi edhe rezolutën për mbrojtjen e çështjes shqiptare, botuar në anglisht dhe shqip.

Vepra e këtij miku të vërtetë të Shqipërisë gjithë kohën ka pasur dhe ka ruajtur vlerën e saj, por ajo ka një vlerë të jashtëzakonshme sot, kur çështja kosovare dhe çështja çame kanë dalë në evidencë dhe kërkojnë zgjidhje të drejtë dhe sa më të shpejtë, ndërkohë Europa, atë që gatoi mbrapsht tetëdhjetë vjet më parë, ka shansin tani ta rregullojë, duke larë kështu fajet e saj. Ndërkohë që Amerika jo vetëm me diplomatin Williams, por edhe me anë të vetë ish- presidentit Wilson e ka thënë fjalën e vet, që më se treçerek shekulli më parë, duhet ta thotë përsëri me forcë dhe përfundimisht. Çështja shqiptare duhet zgjidhur drejt, kombi dhe tokat shqiptare duhet të bashkohen. Këtë mesazh na dërgon e gjithë jeta dhe vepra e G.F. Williams, e cila përshkohet fund e krye nga lufta për të mbrojtur dhe respektuar të drejtat e njeriut, të cilat po ngrihen dhe mbrohen me aq shumë forcë, kur Shqipëria dhe populli shqiptar kudo që ndodhet nuk do as më shumë se çfarë thotë Karta e Helsinkit dhe ajo e Parisit për të drejtën e kombeve për vetëvendosje dhe për të drejtat e njeriut.


Image result for xhorxh fred williams


Prandaj ne shqiptarët e përkujtojmë dhe i përulemi me respekt këtij miku të madh, i cili më 10 korrik pati përvjetorin e 160 të lindjes dhe më 11 korrik edhe 80-vjetorin e vdekjes.
Image result for xhorxh fred williams
Një popull “Nobel”

Xhorxh Fred Uilliams

Trimëria e shqiptarëve nuk njeh kufi. Ata e përballojnë vdekjen dhe torturën pa asnjë hezitim. Fjala e tyre një herë e dhënë është më e shenjtë se betimi i dhënë te popujt e qytetëruar. Mikpritja e tyre s’ka të krahasuar. Ajo nuk pushon deri sa të mos ngelë gjë për të ndarë e për të dhënë.

Shqiptarët trashëgojnë pamundësinë për t’i fyer në nder. Kjo është një praktikë e përjashtuar, sepse po i fyeve do të përballosh në mënyrë të detyruar larjen e hesapeve me gjak.

Bajroni i ka bërë homazhe kësaj race shqiptare pse e njohu personalisht dhe jetoi midis këtij populli. Respekti për moshën është një nga karakteristikat e shqiptarëve. Ata janë korrektë, të dashur kundrejt tjetrit dhe reciprokisht të sjellshëm. Në momentet më të rënda ata janë plot respekt për superiorët e tyre. Ata zbatojnë urdhrin e tyre me saktësinë më të madhe. Fjalët e tyre dhe sjellja e tyre shoqërohen nga dinjiteti.
Image result for xhorxh fred williams
Siç kemi thënë më përpara, një fyerje ndaj tyre riparohet në mënyrë shumë të tmerrshme. Nuk lejojnë servilizmin, lajkatarinë ose mosobligimin në një punë që jepet fjala. Mikpritja gjen shprehjen më kuptimplotë në Shqipëri. Një fyerje që i bëhet një mysafiri kap jo vetëm të zotin e shtëpisë, por gjithë fisin. Ai që vret mysafirin dënohet nga fisi dhe vdekja e tij është e paevitueshme.

Shqiptarët janë të fuqishëm. Gegët e Veriut janë më të lartë në trup se sa toskët e Jugut. Ata janë gjithashtu më të rëndë, më kokëfortë dhe më këmbëngulës. Një shkrimtar kur flet për malësorët shqiptarë i krahason ata me drerët e malit që hipin në shkëmbinjtë më të thepisur dhe ecin nëpër ta, pa pasur frikën e rënies nëpër humnerat më të llahtarshme dhe asnjë i gjallë s’mund të futet atje pa ekspozuar humbjen e jetës. Besa ose fjala e nderit për shqiptarin është institucion i shenjtë. Një fjalë e dhënë, pa e detyruar tjetrin, e shoqëruar me besë, duhet të respektohet me çdo kusht dhe s’merret parasysh asnjë rrethanë. Një udhëtar i pajisur me besë gëzon mbrojtjen e të gjithëve, ai është i shenjtëruar.

***
Image result for xhorxh fred williams
Virtytet e femrës shqiptare janë unikale në botë. Kurvëria dhe tradhtia bashkëshortore ndëshkohen me vdekje. Në asnjë vend të botës një femër nuk gjendet në një siguri e mbrojtje më të madhe se sa në Shqipëri.

Ai që vret një grua dënohet me dënimin kapital. Femra në Shqipëri punon në shtëpi, por ajo është trajtuar me respekt dhe zë në shoqëri një vend më të nderuar se në vendet e Lindjes. Një shqiptare mund të udhëtojë nga një vend në tjetrin, në një siguri të plotë.

… Nënësia është shumë e nderuar dhe kurorëzon fisnikërisht jetën e femrës. Dashuria dhe bukuria luajnë një rol të vogël. Konsiderata për një femër rritet në përjetim me numrin e fëmijëve që ka.

***

Që të kemi një paqe komplete duhet të formohet një Shqipëri Autonome që të zotërojë lirinë në mënyrë më të plotë. Shqipëria nuk mund të ndahet midis fqinjëve, ashtu siç nuk mund të ndahet çdo vend i Europës.

Europa tashmë e ka krijuar Shqipërinë e pavarur dhe s’duhet të hedhë poshtë pemët e saja, prandaj ajo duhet ta mbështetë atë. Një Shqipëri e formuar mbi një plan federativ mund të jetë një kërcënim për planin e Ballkanit. Ajo s’mund të ketë marinë që të alarmojë Italinë ose Austrinë në Adriatik. Ndërtimi i rrugëve të hekurta dhe përmirësimi i porteve të Shqipërisë do t’i japin Serbisë një dalje në det, në Mesdhe. Ky rezultat mund të arrihet më me lehtësi në marrëveshje tregtare, miqësore edhe paqësore se sa me tentativë pushtimi. Një Shqipëri e pavarur do të inaugurojë një erë të re, duke zhvilluar normalisht dhe duke fituar prosperitetin për të cilin ajo ka të drejtë. Shqipëria do të zëvendësojë me rrugë të përshtatshme ato rrugë të këqija që ka sot. Ajo do të kthejë fshatrat në qytete dhe këto qytete do t’i kthejë në qytete të lulëzuara.
Image result for xhorxh fred williams
Shqiptarët nuk kanë vetëm të drejtë t’i kërkojnë Europës drejtësi, por t’i kërkojnë asaj edhe dëmshpërblim. Europa e krishterë është e përgjegjshme për robërinë dhe varfërinë e popullit shqiptar. Unë mund të dëshmoj që me gjithë protestat e mija, Europa e krishterë është shkaku i eksodit të dhimbshëm të 100.000 fshatarëve që duhet t’i linin vatrat dhe pasurinë e tyre dhe të vinin si refugjatë në Vlorë ku ata do të vdisnin nga uria dhe sëmundjet, pa numëruar ata që janë pa ndihmë dhe mbështetje.

***

Të krishterët europianë duhet të punojnë për të lehtësuar mizerjen nga skllavëria e pamerituar e shqiptarëve. Shtetet e Bashkuara që kanë fatin të kenë një qeveri që qeveris një shtet të lirë, i dalë nga vullneti i popullit sovran, qeveri që përpiqet nga dita në ditë që të sigurojë përparimin, lulëzimin dhe që ka dhënë mbi të gjitha dashurinë për të ardhmen, Shteteve të Bashkuara i bije për detyrë t’i rrethojë shqiptarët me këtë vëllazërim, me këtë dashuri njerëzore që s’e kanë njohur deri tani.

Kundër gjithë gënjeshtrave dhe akuzave se shqiptarët janë egërsira unë citoj fjalët e Eriksonit, këshilltar amerikan, që ata e kanë dashur dhe e duan, pse ai ka punuar e jetuar midis tyre. “Nuk ka popull më të dëshirueshëm dhe më të dashur në gjithë Europën se Shqiptarët. Ata kanë në të njëjtën kohë elementët e forcës, burrërinë, kurajon, të lidhura me devotshmërinë më të butë dhe më të ligjshme!”.

Njerëzit e Shqipërisë shohin te Krishti dhe Muhamedi dy profetë që i nderojnë si të tillë. Ç’fatkeqësi! Ata i thërrasin më kot! Si njeri e si tjetri të ndihmojnë vendin e tyre. O Krisht! O Muhamed! Kujt t’i drejtohen që të drejtat e tyre tashmë të njihen?

Jam i bindur se popujt që po luftojnë (në Luftën e Parë Botërore- MG) me aq ashpërsi, një ditë do ta përfundojnë atë, dua të them që këtij konflikti mizor do t’i vijë fundi. Ata duhet të dëgjojnë Zotin dhe duhet t’i sigurojë Shqipërisë lirinë.
Image result for xhorxh fred williams
Shpresat dhe sytë e së gjithë botës janë drejtuar drejt paqes, në bazë të së cilës duhet të krijohet një vëllazërim dhe kooperim intim i frymëzuar nga ndjenjat njerëzore e jo të forcës.

Kjo paqe do t’i njohë çdo race edhe çdo kombi të drejtën e ekzistencës. Në këtë mënyrë, nuk do të jenë më të penguar, nga barrikadat artificiale, të ngritura me vështirësi të pakapërcyeshme për mbrojtje dhe që për to popujt duhet të sakrifikojnë kohën e tyre më të mirë, paratë dhe shpirtin e tyre.

“L’Albania”, Zvicër, Nr. 7 16.12.1915


****

Azem Shkreli, pena dhe parmenda e poezisë kushtruese shqipe, shkrepëtima e vargëzimit të gulçeve të shpirtit

Nga Alber Vataj



Azem Shkreli, Helena dhe Ismail Kadare

Mos u bëj poet nëse s’mund të lindësh/me secilin varg, të lindësh me secilën fjalë./Ngrehu mbi veten në do t’rrokësh frerët e erërave,/të shkelësh shpërgajt e mërisë dhe shtrëngatat e gjakut tënd./N’se dashurohesh, dashurohu n’flakë e n’valë,/jo ne sy të kaltër, se bëhesh det i çmendur pendimi./Mos u bëj poet nëse s’mund të vdesësh/për secilën varg, të vdesësh për secilën fjalë./
Këto nuk janë psalme të librave të shenjtë, as teksteve apokrif, por “Katër këshilla vetes” që i papërsëritshmi Azem Shkreli bënte asokohjen e vitit 1969, kur ai “E di një fjal prej Guri”. Kush ishte ai që i ka shkrepëtirë në ëndjen për të gjetur shtegun e për të hyrë në botën magjiplotë të poezisë, që si njeh këto vargje, këtë regëtimë të hovshme shpirti, që ka udhëtuar nëpër vite për të patur gjithnjë diçka për të thënë, “për të mos mësuar se si hesht e pathëna”.

Goditja e shpirtit të tij të ndjeshëm, e ka fërgëllyer dhe shkundur poetin nëpër ëndje dhe përkundur dëshirimeve, nëpër qiej e ka flakëruar, para se ta zbresë “me kangë t’gurgullimtë ndër buzë…”, e ta përmend atje ku “…lugjet me hije njomen, e drujt’ n’çdo vend/ rriten e lëshojnë freski…”.

Azem Shkreli anipse nuk i’u gjegj poterës dhe bujës mediatike, nuk u përfshi në listime emrash të vjershërimit shqip, me gjas ishte dhe mbëti kumbimi ma i zashëm që ka mujt me u flakëru në eterin shqiptar. Ishte një kushtrim jehues brezash, si një kandje e pashoqe përjetimi të fjalës si energji jetëdhënëse e asaj ç’ka shpirtin e mundon.

Në vetvete ishte çlire prej panevojës për të kumtuar dishepullin e ndokujt, veç solemnitetit idilik dhe epikës kreshnike që i’a kishte injektu në vena vendlindja. Si një feksje shkundullitëse behu ai në poezinë shqipe, për të qenë pena dhe parmenda e vjershërimit, vlaga e thellë në tokën e varrueme vrragësh të kahershme, britma e thekshme në plisin e mbjellur varresh, varresh që i shumon era e gjakut, duhma e lirisë. Në atëkohje djerrinash që i rreshkte hija e luftës së mbetur pezull, krahët dhërëpërveshur, shpirti i dlirë e gjaku i shulmuar në flakë, do të mbillnin tokën e këndimit të shpirtit. Ai ishte “poet idesh dhe gjykimesh të thella” kumton Agim Vinca. Ndërsa për kritikun Ali Aliu, Shkreli ishte “mjeshtër i vargut dhe i fjalës poetike”. Për Robert Elsie “Azemi është poet i mendimit”. Për Ali Podrimjen, Shkreli “njihet si fanatik i vargut, i latimit të tij, i ritmit, i muzikalitetit tekstor, i ironisë që shpesh na shfaqet në sarkazmë. Me pak mundohet të thotë shumë. Kjo është veti e krijuesve të mëdhenj, të cilët dinë përse shkruhet dhe artin e kuptojnë punë mjeshtërore”. “Azem Shkreli jetonte shpejt, dhe shkruante ngadalë”, kështu e ndërmend një mik i tij, i cili kujton ç’ka poeti i kish mëtuar një here se: “Poezia, aq sa don mjeshtëri për ta shkruar, po aq mjeshtëri don për ta lexuar, do kondicion, durim”.

Përgjatë gjithë rrugëtimit të tij krijues ai hovet tue lëshu shtat kumtimi dhe mëtimi bjeshkëve dhe krojeve, ky fërgëllejnë kallinjtë, e plisat zgjojnë ëndrrën e tokës, ku blegërimat i këndojnë ninulla yjesh bashtinave, ku gurët kanë një fjalë me thanë, gjaku ka një amanet, e liria “.. krahnorin po ma shtyn si dem…”. Ai erdhi kur fjala e shpirtit kishte nevojë për një ëmë me e përkund, një dashuri me e flakëru ndër ëndrra dhe dëshirime, dhe vdekja tue lyp amshimi me e përtëri jetën. Këtë fara hedh në lavrën e lëruar të poezisë shqipe, Azem Shkreli.

Azem Shkreli, Helena dhe Ismail KadareNdër do kumtime, dy fjalë për poetin

Azem Shkreli datëlindi më 10 shkurt 1938 në Shkrel-Rugovë të Pejës. Në vendlindje do të merrte mësimet e para, ndërsa në Prishtinë ai do të kryente shkollën e mesme për të vazhduar fakultetin Filozofik, degën Gjuhë Letërsi Shqipe. Ndër shumë vjet ai ka dhënë një kontribut si kryetar i shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, gjithëpoaq ka drejtuar Teatrin Krahinor të Prishtinës dhe njihet si themelues dhe drejtor i “Kosova Filmit”. U shua në pranverën e vitit 1997, për të mbetur i pashlyer në kujtesën e të gjithëve që e njohën, dhe i gjithmonshëm në panteonin e letrave shqipe, si poet, prozator dhe dramaturg.

Kumtim i këtij shkulmi të zëshëm

Azem Shkreli si fenomen i tekstshkrimit shqip shënon kthesën e themeltë në mëtimit poetik. Ndoshta letërsia shqipe nuk shënon në atëkohje ndonjë hendek cilësor, por ajo që vjen me Shkrelin kishte sosh që e panë si një urë komunikimi dhe përbashkimi me shpërthimin shqipshkrues të viteve ’30. Krijimtaria e tij në poezi rreket të çlirojë gulçin e kaplimit lirik prej të vetvetishmes personale duke e eksploduar si një diell përtëritës për të gjithë ata që rroken prej nevojës së vjershërimit si dëshirim. Dashuria amtare e buluar në gemat e pranverave të Rugovës e mbush me ëndje e shkulme jete, krejtkah gurron shpirti i tij krijues. Kësisoj u end ky yll e flakëroi në qiell si rrugëtim drejt lajmit të premtuar. Krijoi për të mos mbetur një relike por gjëndje, emocion. Kjo vringëllimë e pagjasë këngësh shpirti u shkund si balsam në dhimbje, asohere kur kapërcyelli i historisë e zhagitja e hijeve të së keqes, kërcitnin dhëmbët e mosbesimit, shpresëhumbjes. Me fjalë e me varg, me penë e me parmendë, ai nuk u ep për gjithëçmos.

Krijimtaria letrare

Rrugëtimin e përnjimëndtë nis më 1960 me “Bulzat”, për të vazhduar me “Engjujt e rrugëve”, 1963; “E di një fjalë prej guri”, 1969; “Lotët e maleve”, 1974; “Nga bibla e heshtjes”, një vit më vonë, më 1975. Më 1977 Rilindja në Prishtinë, nxjerr në dritë “Vjersha” të Azem Shkrelit, për tu pasuar nga “Pagëzimi i fjalës” më 1981; “Poezi” del nga “Naim Frashëri”, Tiranë,1984; “Kënga e hutinit” 1986; “Nata e papagajve” 1990; “Muri përfundi shqipeve”, 1993), “Shtatë nga ata” 1993, “Lirikë me shi”, 1994; “Zoti nuk është shqiptar” 1997, “Zogj dhe gurë”, po atë vit. “Rrënjë të gurta” vjen më 2001 si një botim i dytë i rishikuar. Vijnë njëri pas tjetrit këto zëra e jehona e tyre në kushtrim i kthen. Kolanën e e tij krijuese e vazhdon “Karvani i bardhë, “Sytë e Evës”, “Muri përfundi shqipeve” botuar në Cyrih, 1993; “Karvani i bardhë (i riu) 1997. Për të shku tek dramat: “Fosilet”, 1968 e “Varri i qyqes”, 1983. Gjithë ky zell e kjo kushtrimore krijuese, beh e regëtim atëditë e sot për të shuar etjen që e zhurit nëpër kroje e bunare andjeje estetike, shpirti shqiptar.

Përmbi gjithçka, mbetet poezia

Një ndër shtresime më të qenësishme, aty ku çmos gatoi ky shkulm i epshëm është padyshim poezia. Kjo gjini e letërsisë ku bota e brendshme, ndjenjat më sublime, frymëzimi hyjnor. Që prej te Matrënga e Budi, Bardhi e Bogdani, atëkohjen e këndej kjo dritë nuk ka reshtur së mëkuari dritën dhe hovet, këndimin shqip e kungimin e lirisë. Ai, Azem Shkreli e përjetësoim emrin dhe veprën duke u bërë mëkuisi i zjarrit, një Promete që do të çonte nga një gjenerat në tjetrën këtë pishtar. Është në radhën e etërve që skalitën me shpirt e pasion faqet e tyre të historisë, Naimi, Çajupi, Mjeda, Asdreni, e Shiroka… për të cytur më tej me kolosët Fishta, Konica, Noli, Migjeni e deri në tashmen e hambareve të shpirtit që e dengin pambarim.

Ardhja e Azem Shkrelit në poezinë shqipe, përpos që përputhej me bëhjen e talenti të fuqishëm, kungon sakaq një tjetërçka. Në formën shprehëse shënonte ndryshesë të ngutshme të fjalës dhe muzikalitetit, tempit dhe shkulmit zjarmëtar të gjakut dhe limfës. Shpalon saora një përvojë, një nevojë për tjetërqysh, një vetevete që dilte nga magja e gjenive për të promovuar modernitetin. Feksi një shpirt të shpenguar prej normës. Sillte një zë që kumton një skizëm nga rregulli dhe akademizmat hijerëndë. Frymëmarrja e zorshme e poezisë dhe myku i trashë i mureve të së kahershmes që gulçonte nën peshën e nevojës për çlirim rrëmbëjnë ngulmin e tij. Krejt kjo përpjekje ngadhnjimi do të kthente këtë penë në një ngadhënjim spartan, sprova e solemnitetit të fitores do ta kurorëzonte në katet e naltësimit deri te “Zogj dhe gurë”, botuar më 1997.

Epilog

Nga arena e garrametshme e teksteve që rrëmojnë në mu ndjenja të hobvshme, prej gjithë sëmbimeve ndaj dhimbjen që më dhëmb më shumë dhe e mbaj në duar si trofe të lojës me të mundshmen e përballjes, nënshtrimin prej një pasioni që m’gëlon s’brendshmi meje. Ajo shklet aty ku më përpush ky hap, prek aty ku me pizat ky ngulm, puth në buzët që cyten prej zjarmisë së dëshirës dhe rrënohen nga honi i pendimit. Është poezia e Azem Shkrelit, ajo që mbetet jo vetëm një zë në jehonën e letrave shqipe që më përshkon, por një e gjithmonshme që struket në nevojën për përjetime të potershme e ndijime ngjethëse. Poezia e tij rrëmon si asnjë parmend tjetër në koren e padurimit për t’u dhënë mish e shpirtë. Ai duke u strukur mes emrave dhe librave të pafund, e gjen rrugën e më qaset duke mbetur me mua dhe në mua si një zë, pëshpërimë, pshërëtimë, kushtrim, dhimbje, plagë, vdekje që ma kthen poetin, në çdo varg, në çdo fjalë. Azem Shkreli dhe poezia e tij, janë akti solemn i krijimit më i epërmi që prehet në ëndjen e një kushtimi vjershëtor.

Falë punës titanike të shkrimtarit Fritz Radovani dhe disa autorve të nderuem të tjerë,është botuar ky shkrim me titull"Fjalët e fundit që thanë para ekzekutimit martirët, meshtarët katolik, vullnetmirët shpirtëror shqiptar"



Persekutimi komunist ndaj klerit është i pashembullt në gjithë historinë e diktaturës së vendeve të Lindjes. Golgota e mundimshme e këtyre shërbestarëve të atdhetarizmës, traditës, visareve, këndimit dhe shqipshkrimit, këtyre vullnetmirëve që ishin përbetuar për fe dhe atdhe me vdek si me le. Burgjet famëkeqe, torturat mizore, seancat makabre, e rëndisin dhunë dhe persekutimin e xhelatëve komunist në kryelistën e gjaksorëve gjakftohtë, në kryerendien e barbarëve të pashpirt. Gjithë këtë zezonë ata e lëshuan me një zell të pashpjegueshëm ndaj atyre që krimin e vetëm që kishin bërë, është se ata kishin përhapur fjalën e shenjtë, kishin mësuar lexim e këndim njerëzve të thjeshtë, u kishin shërbyer çmos asaj popullsie të shtypur nën barrën e injorancës. Ata kishin bërë "krim" se kishin koleksionuar traditat, doket, zakonet, ligjësitë, krejt atë pasuri shpirtërore që rrezikonte të shuhej dhe që u shndërrua në një e drejtë legjitime për mburrje nacionale, për krenari kombëtare, për cilësi dhe virtyt i një populli sa të lashtë aq dhe të qytetëruar.

lumturimi-i-martireve_3

"Unë nuk kam pasqyrue gjithë numrin e Martirve të Fesë në pamundsi, shton autori i këtij grupimi fjalësh mbramsore, por vetëm disa, që si qëllim kisha ta prekja këtë Pishtarë të Pashuem. Shpresoj se dikush ka me ba nji libër të plotë. Dhe në thelbë i kushtoj randsi që historisë shqiptare ta pasuroj me fakte e jo me dokrra të historisë shqiptare që ende nuk ashtë rishkrue sipas FAKTEVE REALE.

Don Gjon Gàzulli

„…5 Mars 1927, pa arrijtë në orët e para të atij mengjezi, kur Don Gjonin, pa dalë drita, e vari në Fushen e Druve, mu në qender të qytetit të Shkodrës, me një paramendim të caktuem, që Zogu me këte veper donte me i tregue Klerit Katolik dhe mbarë Popullit të Veriut dhe Shkodres, se “ky asht fillimi i asaj që do të ju baj ma vonë nëse çoni krye prap kundër meje!!”

„..fjala e fundit e Don Gjonit, para heqjes së stolit tregon ma së miri se kush kje Ky Prift, që burrnisht vdiq pa iu tutë syni, edhe pse nuk ishte ma shumë se 34 vjeç: “I vetmi faj që i njoh vetes, asht se e kam dashtë Atdheun deri në flijim për të”. Fritz Radovani. Vllaznit Gàzulli dhe “Peshorja e Drejtsisë” Shqiptare.

Ishte urrejtja fetare e antishqiptarve ajo që tërbimi ishte i pamëshirshëm ndaj të rinjve e të moshuarve meshtarë. Pandi Kristo, antar i Byrosë Politike të KQ të PKSH, Shef i Shërbimit Sekretë, ministër pohon në burg se: “Ato Lleshrat e Prengrat i kemi vrarë faj e pafaj vetëm sëpse kanë qenë katolikë!…” Fritz Radovani „Një monument nën dhe“

Dom Lazër Shantoja   2.IX.1892 – 5.III.1945

Me datën 9 shkurt 1945, u mblodh komisioni për zbulimin e kriminelëve të Luftës për Tiranën… Shoku Jusuf Alibali, vjeç 24, nga Shkodra, deklaron si mbas akt-akuzës së sipërme. Poshtë shënohet: Deklaruesi (Jusuf Alibali) d.v. Komisioni hetimor: J. Alibali d.v. "Vendimi u ekzekutue në Tiranë, me datën 5 mars 1945."

Urrejtja karshí tij kje aq e madhe sa i thyene e i lanë m'u kalbë gjymtyrët e trupit. Kur i shkon e ama me e takue, i kerkon që t'i napin fund dhimbjevet. E gardiani gjuen pjesen që kishte mbet e pushkatueshme. Ja se si e përshkruen gjendjen fizike para pushkatimit ë Dom Shantojës, bashkëvuejtsi, Xhemal Alimehmeti me këto mbresa: Me ta marrë vesh se ishte si të thuash “përgjegjësi“, Dom Lazri ju drejtua: “Ju lutem më vrisni, mos më lini ma gjatë në këte gjendje”, por përgjigja e tij, gjithë kërcënim, ishte: “kjo nuk është puna ime!”

Nuk më janë ndarë gjithë jetën ata dy sy. I hodhën ashtu si dy thasë aty poshtë në bodrum. Dom Lazri ishte i mbështjellur në një thes dhe vetëm kokën kishte përjashta. E, në atë kokë të deformuar nga torturat, kishte dy sy të dalë që nuk munda t’i harroj gjithë jetën. I qelbeshin këmbët. “Kujdes atë”, fliste me zor Sulço Begu. “Kam disa javë që flej me koken time tek këmbët e tija të kalbura. E kanë torturuar keqas me hekura të skuqur”. Të nesërmen nuk i gjetëm më aty, i kishin varrosur”.

Don Ndre Zadeja  3.XI.1892 – 25.III.1945

Don Mikel Koliqi, atëherë i arrestuem, më tregonte në vitin 1993: “Si tash e kam ndër veshë të inçizuem zanin e të shkretit Don Ndre, kur po e torturonin, … ai asht torturue shumë dhe po u thonte atyne : “Mohni bre kështu, po a ban shqiptari në shqiptarin shka jeni tue ba ju në mue!?”

Don Ndre Zadeja u pushkatue më 25 mars 1945, në Zallin e Kirit, mbas murit të vorreve të Rëmajit, në Shkodër. Fjala e fundit e Don Ndre Zadejës ishte: “Ah, moj Shqipni, moj mizore e, çka të baj ma shumë për ty?!”.

Dom Nikoll Gàzulli

26.III.1893 – 2.II.1946

”E vranë me 2 shkurt 1946. Të njejtat fjalë Dom Nikollë Gàzulli ua tha edhe malësorëve të Shkrelit më 1945, kur Shqipnia faktikisht ishte kthye në një republikë të shtatë jugosllave: “Lirinë e fitueme me gjak, këta duen me e lëshue pa gjak në dorë të shkjaut në emën të idelogjisë së tyne çnjerëzore komuniste! Pra, o burra, armët për syni!” ”Tre vëllaznit Gàzulli nën rrasën e randë të harresës …” Fritz Radovani

At Anton Harapi O.F.M.(5.I.1888 – 20.II.1946)

At Anton Harapi ka le në lagjen e Shirokës të Shkodrës. Personaliteti i kulturës, i politikës dhe i fesë thoshte: “Kam punue për Shqipni ballfaqas. Nuk pres shpërblim, por as denimi nuk ka pse m’pret. Bashkatdhetarët e dinë fort mirë se kurr nuk i trathtova. Me ta vuejta, me ta punova, me ta qindrova, me ta gzova. Me ta edhe do t’vdes. Eshtent e mi, n’token e t’parve t’jen testamendi em”.

At Anton Harapi, në gjyqin e Tij, në shkurt të vitit 1946: “Shqipnia u fitue me gjak; me gjak dhe po mbahet e robnueme. Do të vij dita e me Paqe e Drejtsi do t’fitohet”. Fjalët e fundit të At Anton Harapit para pushkatimit: “Lumninë e jep vdekja, kunoren ia ven vorri!”(Kjo frazë prej Fritz Radovanit).

Frati i përvujtë, por krenar, hidhte hapat me kujdes, tue ngritë herë–herë kindet e zhgunit, për të mos u stërpikë nga balta që shkelte. Një prej ekzekutorëve i tha: “Mos ki dert, o prift reaksionar, se te balta ke me perfundue”. Ai e shikoi dhe reagoi me qetësi e kthjelltësi: “Atje tek shkoj, biri im, due me shkue i panjollë, siç kam kenë tanë jetën!”

”Madje një herë gjatë takimit të Ambasadorit Jugosllav Jozef Gjergja me Enver Hoxhën ky i fundit shënd e verë i kishte thënë: "E mbytëm P.Anton Harapin e me të kemi plagosur për vdekje Klerin Katolik", por diplomati i vjetër panserb do t'i përgjigjej: "Po… por keni ende gjallë Padër Gjon Shllakun, që peshon shumë". E këtë fjalë përkthyesja ja kishte thënë të shoqit në shtëpi, që kish qëlluar ish-nxënës e admirues i At Gjonit dhe që kishte gjetur rrugën për t'ia çuar në vesh. Ja pra se pse priste radhën At Gjon Shllaku, edhe pse pa ditur se ku mund të shpërthente "faji". Dr. Prof. Pjetër Pepa

Padër Gjon Shllaku27.II.1907- 4.III.1946

Me datën 22 shkurt 1946, u dha vendimi i Gjykatës Ushtarake në Shkodër, dhe mbasi u njoftue zyrtarisht Tirana, vjen kjo përgjigje: Gjykatës Ushtarake Shkodër, nr. 6-55, dt. 26. 02. 1946 (Dosja 1068, Arkivi M.M.Tiranë). Ishte agimi i përgjakshëm i 4 marcit 1946, që u shue jeta e Padër Shllakut. "Tashmë e kam rradhen unë, por mjerisht s'jam i pari as i fundit. T’i lutemi Zotit të na japë forcë e guxim për të përballuar martirizimin”, do t'i thoshte miqve të vet P.Gjon Shllaku. Para plumbit thotë këto fjalë të fundit më 4 mars 1946: ”Lamtumirë m'i thoni shokëve Françeskanë dhe të gjithë të njohurve. Rrnoftë Krishti mbret! Rroftë Shqipnia.”

Padër Daniel Dajani 2.XII.1906 – 4.III.1946

Patër Danjel Dajani: ”I fali ata qi më kanë ba keq. Jam kondend se po vdes i pafajshëm, ma mirë se fajtor. T’i japin prindët (far’e fisi), P. Zef Shllakut me pasë me më thanë dy meshë.” Me datën 22 shkurt 1946, u dha vendimi i Gjykatës Ushtarake në Shkodër, dhe mbasi u njoftue zyrtarisht Tirana, vjen kjo përgjigje: Gjykatës Ushtarake Shkodër, nr. 6-55, dt. 26. 02. 1946 (Dosja 1068, Arkivi M.M.Tiranë). Më 4.III:1946 u ekzekutue Padër Dajani.

Padër Giovani Fausti (Gjon Fausti)19.10.1899- 4.III.1946

Patër Giovani Fausti italian: ”Jam kondend se vdekja po më vjen tue krye detyrën teme. Dërgoni shëndet Jezuitve, xhakojve, Apostolikve dhe Argjipeshkvit. Rrnoftë Krishti Mbret!

Me datën 22 shkurt 1946, u dha vendimi i Gjykatës Ushtarake në Shkodër, dhe mbasi u njoftue zyrtarisht Tirana, vjen kjo përgjigje: Gjykatës Ushtarake Shkodër, nr. 6-55, dt. 26. 02. 1946 (Dosja 1068, Arkivi M.M.Tiranë). Më 4.III:1946 u ekzekutue Padër Dajani

Seminaristi, Mark Ndoc Çuni 30.09.1919-.4.III.1946

Mark Çuni nga Bushati : ”I fali të gjithë ata qi më kanë gjykue, dënue, si edhe ata që do të më ekzekutojnë. I thoni nanës që i kam Ludovik Rashës 15 napolona borxh dhe t’ja paguejnë. Rrnoftë Krishti Mbret! Rrnoftë Shqipnija!

Me datën 22 shkurt 1946, u dha vendimi i Gjykatës Ushtarake në Shkodër, dhe mbasi u njoftue zyrtarisht Tirana, vjen kjo përgjigje: Gjykatës Ushtarake Shkodër, nr. 6-55, dt. 26. 02. 1946 (Dosja 1068, Arkivi M.M.Tiranë)

At Bernardin Llupi 7.II.1886 – 1946

Ishin orët e para të mëngjezit, kur u dëgjuan çelsat e randë të dyerve. Mbretroi një heshtje e përmortshme… Menjëherë e mori fjalën At Bernard Llupi: – Ç’keni o burra që heshtët? Mos u shtangni, se vdekja nuk na frikson. Kushdo që lind do të vdes herët a vonë, aq sa ka thanë Zoti. Na po vdesim ballhaptë dhe po shkojmë nga kjo botë të bindun se me vdekjen tonë do ta ndihmojmë çlirimin e Kosovës dhe bashkimin e saj me Atdheun Nanë, ….Shqiptari shkon në vdekje si në darsëm, sëpse lufton dhe vdes për popull, për liri, për jetë ma të lumtun!”

”At Bernard Llupi, pa iu trembur syri dhe pa u nervozuar fare iu drejtua rojës: – Ndaluni pak, se due të përshëndetem për herë të fundit me vëllaznit e mijë.….ejani, të shkojmë krenarë, le ta shohin se nuk ia kemi frigën plumbit! Duhët të jemi të lumtun që po vdesim për idealet e kombit. Fjala e fundit e At Llupit para pushkatimit ishte: “Vdekja si kjo, vdekja për shqiptarizëm, asht kupë e artë!”…Mbas të shtimeve të automatikve të serbve – kosovarë, At Llupi kishte mbetë në kambë edhe pse zhguni i panjollë ishte la me gjakun e këtij martiri… Ai thirri edhe njëherë: “Rrnoftë Shqipnia!”, xhullinjtë iu afruen tue shti mbi tè, derisa Frati 60 vjeçar u shtri mbi tokën shqiptare për të cilën dha jetën.”Fritz Radovani, ”Një monument nën dhe”.

Dom Mark Gjani 10.VII.1909 – 21.III.1947

Dom Mark Gjani, tue e torturue, i kerkuen ta mohonte Krishtin. Përkundrazi Dom Marku tha fjalët e fundit mes dhimbave: "Rrnoftë Krishti Mbret!" Vdiq i varun nder shpatulla, tue ia hjedhë trupin qejve e mbeturinat e tij i lëshuen në përrue.”

Don Dedë MAÇAJ(5.II.1920 – 28.III.1947)

“E çuen jashtë zonës ushtarake në një lëndinë pranë Vjosës. I hoqën petkat, siç banën me Jezusin në Golgotë, dhe një skuadër qitësish qëlloi mbi të. Por ai nuk ra përtokë. Qëlluan përsëri mbi të dhe përsëri Dom Deda qëndroi në kambë. Xhelati, i tërbuem nga inati, prej faktit se nuk kishte mundur ta shtrinte për tokë me një të goditun të vetme atë vigan, dha urdhën që të qëllonin për të tretën herë. Por këtë herë ai nuk arriti të qëndronte!

“Ja ku po e them para Zotit tonë, që shpejt ka me më pritë, dhe para gjithë jush, ushtarë të shtrejtë, që po më vrasin vetëm per shkak se urrejnë Fenë Katolike. I tham këto fjalë pa ligsi dhe pa urrejtje per ata që do t'më pushkatojnë!

Rrnoftë Krishti – Mbreti Ynë! Rrnoftë PAPA! Rrnoftë Shqipnia!” U rrëzue dhe përshëndeti tokën nanë, e cila u skuq me gjakun e tij”.

Atë Serafin Koda, O.F.M.25.IV. 1893 – 11 maj 1947

Lindi në Kosovë. U arrestua ne kuvendin françeskan të Lezhës nga forcat e Sigurimit: ishte dita e emrit të tij, 12 tetor 1946. E torturuan duke e futur në një fuçi me ujë deri në fyt. Ia ngulën aq shumë thonjtë në fyt sa ia shqyen gurmazin si dhe i dolën venat nga fyti. Atë Serafini iu drejtua Zojës me këtë lutje: – O Zojë, baje shpejt punën tënde! . Nën kujdesin e Manastirit “Shenjtja Kjarë” – Klarise – Shkodër

At Bernardin Palaj2.X.1894 – 8.XII.1947

At Bernardin Palaj i ka mbetë në dorë Dul Rrjollit e Fadil Kapisyzit, mbasi nuk i besonin fjalës së tij se asht i sëmurë me zemër dhe e torturonin me rrymë elektrike,… Fritz Radovani, ”Një monument nën dhe”.

Në 1946 u arrestua dhe vdiq ndër tortura, para se të dënohej, më 8 dhjetor 1947 në Shkodër. E lidhën me tela të ndryshkur, dhe kështu vdiq nga tetanozi.

Padër Çiprian Nika 19.VII.1900 – 11.III.1948

Françeskani P. Çiprian Nika lindi në Shkodër, më 19 korrik 1900. „Por unë kam një mision në këtë mes ma shumë se të tjerët. Më duhet të ndez dritën ku do qi asht shue ajo. Vuajtja sigurisht qi nuk asht e lehtë, por tue me shikue drejt në sy më tha: “Asht e vetmja e mirë që më ka mbetë por vuejtja o bir e ban ma fisnike fitoren e korrur”. Pak muaj ma vonë ky Bir i denjë i shën Françeskut rreshtohej në vargun e gjatë të martirëve të fesë katolike.“ Prof. Sami Repishti(dëshmitar i burgosun i orëve të fundit të pushkatimit në qeli të Padër Nikës). Fjalët e tij të fundit të shkruara në proçes-verbalin gjyqësor kanë qenë: “Rrnoftë Krishti Mbret! I falim anmiqtë tanë. Shqipnia nuk vdes me ne!” Më datën 28.XII.1947, trupi gjykues me Kryetar Misto Bllaci, anëtar Bastri Beqiri dhe Anastas Koroveshi, sekretar Tish Tukja, dha vendimin për At Çiprian Nikën “me vdekje me pushkatim”. Vendimi u ekzekutue me 11 Mars 1948, ora 05.00 në mëngjez pranë vorreve të Rëmajit, në Zallin e Kirit në Shkoder.

Imzot Frano Gjini 20.II.1886 – 11.III.1948

IMZOT FRANO GJINI (Ipeshkëv ‐Abat i Mirditës, në Orosh) Lindi Në Shkodër, Më 20 Shkurt 1886. Studimet filozofike i kreu në Seminarin Papnor Të Shkodrës, Kurse studimet Teologjike në Kongregatën Propaganda Fide (Romë). U shugurua Meshtar në Durrës më 28 qershor 1908, ku zhvilloi edhe shërbimin e tij meshtarak. Në Vitin 1930 U shugurua Ipeshkëv I Durrësit, seli Që e ndryshoi, sepse u emërua titullar i Abacisë Nullius të Oroshit. U Arrestua më15 nëntor 1946me akuzat “spiun i Vatikanit” dhe “bashkëpunëtor i anglezëve e organizator i Kryengritjes së Postribës”. Pësoi Keqtrajtime dheTortura të ndryshme. Pas shumë vuajtjesh, u dënua me pushkatim. Fjalët e tij të fundit qenë: “Rrnoftë Krishti Mbret! Shqipëria Do të jetojë edhe nëse ne vdesim!”. U pushkatua më 11 mars 1948.

At Maté Prennushi (2.X.1882 – 11.III.1948)

At Maté Kolë Prennushi O.F.M. Provinçial i Françeskanve të Shqipnisë.

„Një ditë erdhi i lamë në gjak, se i kishte ra ballit me një hekur krimineli Nesti Kopali…Për këte arsye këtij grupi gjyqi i asht ba me dyer të mbylluna në janarin 1948, ku gjykatësi Misto Bllaci i dha “dënimin me vdekje me pushkatim”. Asht ekzekutue me 11 Mars 1948, ora 5, në Zallin e Kirit në Shkodër e as sot nuk dihet vorri me Eshtnat e Tij. Në fjalen e fundit para ekzekutimit ka  thanë: “Jam i pafajshëm, po vdes në krye të detyrës s’eme. Rrnoftë Krishti Mbret, Rrnoftë Papa, Rrnofshin Katolikët, Rrnoftë Shqipnija! U baj hallall gjyqit dhe atyne që do të shtijnë mbi trupat tonë të pafajshëm!” (Proçes – verbal në Dosjen nr. 1302/II A, Arkivin M.P. Mbrendshme Tiranë, 1998)” Fritz Radovani

Emzot Vinçenc Prennushi O.F.M(4.IX.1885 – 19.III.1949)

Vinçenc Prennushi deklaron se lufta ime ishte kundër komunistave e Partisë Komuniste që të mos egzistonte, kur të formohej Pushteti që mendonim me zbarkimin e amerikanëve.” (Dosja 1245, po aty). Imzot Vinçenc Prennushi vdiq në burgun e Durrësit me 19 mars 1949.

Don Marin Shkurti(1.X.1933-1.IV.1969)

Don Marin Shkurti, ka lé në vitin 1933 në fshatin Samrish, fshat kufitar në breg të lumit Buna, jo larg qytetit të Shkodres. Me daten 1 Prill 1969, me urdhen nr. 620, të Ministrisë së Punëve të Mbrendshme në Tiranë, ekzekutohet me pushkatim, kur ende nuk ishte as 36 vjeç… Në fjalën e fundit Ai tha: “Ju jeni tue më pushkatue vetëm se unë jam prift, mbasi unë jam i pafajshëm! Rrnoftë Feja e Krishtit! Rrnoftë Shqipnia!”.

Don Mikel Beltoja17.IV.1935 (Thuhet se vdiq)më 10.II.1974

Pohon Laura Keqi kur ishte në qeli….mujta me dallue zanin e katilit Shyqyri Qoku që i vërriste Don Mikelit: Pusho… pusho, po të tham… Këtë herë dallohej se nuk ishte vetëm. Në atë lamsh mendimësh përzi me zhurmën e vargojve ndigjova zanin e Don Mikelit, e zemra mu mbush me vajë. Ishte mjedis kafshëve të egra që donin ta shkynin, e thërriste: “O Jezu Krisht! Zoti em, më jep forcën e fundit, o Shenjtja Mari, Nana e eme e përjetëshme për të fundit herë po të kërkoj, fali vëllaznit e mij, kij mëshirë për ta, se nuk dinë çka bajnë! Fali o Krisht! O Zot ndihmoje Shqipninë me shpëtue nga këta kriminelë komunistë. Zoja e Bekueme, Nana e Krishtit dhe e gjithë Botës, lutju Birit tand, Zotit tonë Jezu Krishtit, që të më pranojnë në Mbretninë Qiellore, ndër duert Tueja të Bekueme ardhët Shpirti em!…Rrnoftë Shqipnia, Rrnoftë Krishti!…” Ai iku në Mbretni të Qiellës…

Jam kenë interesue se çka u ba me Don Mikelin mbasi e morën atë natë, nga një roje që ndryshonte pak nga të tjerët me emnin Ndue. Ai më pat tregue se janë nisë për Tiranë, dhe rrugës i kanë ba një ingjeksion dhe ka vdekë. E kanë çue të vdekun në Ministrinë e Mbrendshme dhe prej aty e kanë futë në një kasetë frigoriferike me nr. 7 (shtatë). Mendonte se Ai asht coptue nga mjekët e besueshëm qeveritarë për studim, nga studentët e fakultetit të mjeksisë së Universitetit të Tiranës.

Don Mark Hasi 1920 – 1981

Don Mark Hasit i ka mbërthye me thikë gjuhën për tavolinë hetuesi kriminel Nesti Kopali, derisa të japin shenjë se do të flasin. Kishte humbë ndjenjat nga hemoragjia. E kanë mjekue vetëm me krypë, tregonte fatziu Don Mark. Fritz Radovani ”Një monument nën dhe”.

At Donat Kurti 3.IX. 1903 – 10.XI.1983

Donat Kurti lindi në Shkodër dhe ishte etnolog, folklorist, e albanolog, gjuhëtar, poet, piktor e muzikant. Prof. Eqerem Çabej do ta çmojë lart për zbulimin e përsonazheve si Dedalia, i cili i përngjan aq shumë Odiseut me bëmat e tij.

Sipas zotnisë Anton Ashtës

Në sa po jepte shpirt ky njeri i bekuem, la amanet vetëm tri fjalë:

"Dashni!, Vllazni!, Mëshirë!" Ishte mesazhi i fundit i shpirtit të tij fisnik, mesazhi i një dijetari të martirizuem, që e deshti aq shumë popullin dhe atdheun e vet e që për ta arriti deri në flijim… Anton Ashta, Prill 2002.

Patriotë antikomunistë që ishin bashkë me Meshtarë



Qerim Sadik Myftari 12.2.1919. – 4.III.1946

Qerim Sadiku nga Vuthaj, Guci, I biri i Sadikut e Lenës, nga Gucia e Kosovës, ka lindur në Vuthaj-Shkodër

: I fali ata qi në çdo kohë mund të më kenë ba keq. I fali edhe ata që më kanë dënue me vdekje, dhe ata që do të më ekzekutojne. Rrnoftë Krishti Mbret! Rrnoftë Shqipnija!

Me datën 22 shkurt 1946, u dha vendimi i Gjykatës Ushtarake në Shkodër, dhe mbasi u njoftue zyrtarisht Tirana, vjen kjo përgjigje: Gjykatës Ushtarake Shkodër, nr. 6-55, dt. 26. 02. 1946 (Dosja 1068, Arkivi M.M.Tiranë)



Gjelosh Lulashi  2.IX1925 – 4.III.1946

Gjelosh Lulashi ishte oficer, me shërbim Sekretar në spitalin ushtarak, djal i bajraktari të Shoshit Dukagjinit: ”Thoni babës të më falin se e kam trazue. Të më falin shokët, se ndonji shpifje e kam ba prej zorit qi kam pasë. Nanës të fala dhe të mi puthin vllaznit. Borxhet që kam mbetë të mi paguejn prindët. I fali me zemër të gjithë ata që më kanë ba keq. Rrnoftë Shqipnia!”

Me datën 22 shkurt 1946, u dha vendimi i Gjykatës Ushtarake në Shkodër, dhe mbasi u njoftue zyrtarisht Tirana, vjen kjo përgjigje: Gjykatës Ushtarake Shkodër, nr. 6-55, dt. 26. 02. 1946 (Dosja 1068, Arkivi M.M.Tiranë)



Major Gjelosh Luli  (1908 – 31.XII.1946)

”Në vitin 1999, në muejn Tetor, më ka shpjegue zonja e Nderueme Helena Luli (Mirakaj), e shoqja besnike e Gjelosh Lulit, që atë natë kur Gjeloshi do të merrte malet, mbasi u vesh me rrobat ushtarake, vuni nën koletin e xhaketes një Kryq të vogel, dhe mbasi puthi dy vajzat e veta të vogla, Klaren dhe Belen, i kishte kerkue zonjës Helena revolverin që e ruente të mbyllun me çels. Kjo ia kishte sjellë dhe Ai e kishte marrë në dorë, e kishte shikue dhe i kishte thanë: “Mos e thashtë as mos e premtoftë Zoti, që unë me këte armë me rrëzue Landen e Tij!” – dhe e kishte vue në brez, ishte perqafue me Té dhe kishte dalë nga shtëpia për mos me u kthye kurrmâ. Me daten 31 Dhjetor 1946, tek zyret e ndjekjes së Koplikut asht ekspozue vetëm koka e preme e Gjelosh Lulit, për me terrorizue Malet e Veriut dhe krahinat antikomuniste!” Fritz Radovani



Prekë Cali (1872-1945)

”Malësorin Trim të Maleve të Kelmendit, Burrin Legjendar dhe Atdhetar Prekë Calin, e pyeti diktatori Mehmet Shehu, kur e arrestuen: “E more Prenkë Cali, të pat ardhur dita t’a mbyllje historinë tënde me shkronja ari po t’ishe bërë me ne! Po, pse bërë kështu?” dhe, trimi legjendar i përgjegjët burrnisht: “Zotni, faji bjen mbi ju, se ju u batë aleatë me anmikun tonë shekullor, me serbin!” (Arkivi Min. Mbrendshme Tiranë, Dosja P.Cali, 1998.)Fritz Radovani.



Ndue Pali 1922- 15.VII.1945

Ndue Pali, vjeç 23, nga Shkodra, i biri i Mirashit dhe i Mrikës Gjelosh Vatës. Sot më 15 gusht 1945, ditën e mërkure, ora 5.00 para drekë, unë prokuror i Gjykatës Ushtarake, kapiten i II Aranit Çela, shkova në vendin ku do të ekzekutoheshin kriminelët e luftës dhe armiqtë e popullit, Ndue Pali dhe Caf Meti nga Shkodra, për të marrë fjalën e fundit të tyre, në të cilën thanë këto:

Ndue Pali: ”Nuk më vjen keq, që unë sot pushkatohem prej vllazënve të mij. Jam i lumtun që unë po vdes në tokën shqiptare pas pesë vjet vuejtjesh, që pata nga fashistët dhe nazistët. Shqipnia rron edhe pa Ndue Palin! Një fjalë dua t’ja drejtoj rinisë nacionaliste: Punoni deri në vdekje për një Shqipni të lirë, indipëndente, me baza shoqnore moderne demokratike! Rrnoftë Shqipnia e shqiptarëve! Të fala familjes.” (Fritz Radovani, Një monument nën dhe”)

Kur do të lexohet Libri i Ndërgjegjes të Kombit Shqiptar?

Gjithë këta Lisa Viganë të hedhun në krematoriumin e hetuesive padrejtsisht i mbyllën sytë me dinjitet e shpirtmadhësi duke falë barbarin shqiptar, që të ishte i lirë nga ky veprim, por jo se t’ua mohonte heshtjen dhe pendesën e tyne. Ku asht ndërgjegja e kombit? Pse heshtë me kaq tirani ndaj atynë që për Atdhe, Dije e Fe flijuen gjakun e fundit? Bukur fort e përcakton në sentencën e tij At Gjergj Fishta“ … fatzeza moj Shqipni – po ishte faj me të dashtë ty”.

Me të drejtë shprehë një brengë të thellë, shkrimtari z.F.Radovani: ”Përse? Sepse në Shqipni asht politika ajo që përcakton edhe vlerën e figurave historike. E, po qenë nga Veriu, veçanarisht priften katolikë, bahet gjithçka me i lanë në hije. Një gja të tillë në vitet ’40-’50 ua kërkonin edhe Beogradi e Moska. Po sot? Në pushtet janë po ata që i varën apo i pushkatuen, ose bijtë e tyne, nipat.”

Duan apo nuk duen Fjalët e Fundit të Martirve Meshtarë Katolikë janë Këmbana që s’pushojnë dhe Libri i Ndërgjegjes të kombit shqiptar!

Shënim

Me dashtuni, krenari e me dhimbje të madhe jo për Vetmohimin e tyne për një Shqipni të lirë e demokratike me Fe e Dije, por për Heshtjen e Mesazheve paqsore, vllaznore të Martirve Shqiptar i shënova disa rrjeshta falë punës titanike të shkrimtarit Fritz Radovani dhe disa autorve të nderuem të tjerë.¨



Autori Bep Martin Pjetri

NË KAMPIN E SHFAROSJES...


Nga Fritz RADOVANI:

SI  U  MASAKRUE  DON  MARK  HASI

KLERIKU KATOLIK SHQIPTAR

DON MARK HASI (1920 – 1981). NË 30 VJETORIN E ZHDUKJES, KËTE GRAFIKË JA KUSHTOI AUTORI F.R. SIMBAS KALLZIMIT TË VETË D.M.HASIT – 2011

DON MARK HASI
(1920 – 1981)
I MBËRTHYEM ME THIKË PËR TAVOLINËN
E HETUESIT KRIMINEL NESTI KOPALI, NË VITIN 1946.
ARRESTOHET NË SHKODER ME 15 XI 1946. BANI 7 VJET BURG. ARRESTOHET PRAP ME 7 PRILL 1967...
TORTUROHET NË HETUESITË E SHKODRES E TIRANËS
NGA TERRORISTËT E SIGURIMIT TË SHTETIT…DËNOHET ME VDEKJE DHE MBASI I KTHEHET NË 25 VJET BURGOSJE,
KUR KISHTE BA 21 VJET BURG, E
MBYSIN ME 11 IX 1981 NË KAMPIN E SHFAROSJES BALLSH.
(NË 30 VJETORIN E ZHDUKJES, KËTE GRAFIKË  JA KUSHTOI AUTORI F.R. SIMBAS  KALLZIMIT   VETË D.M.HASIT – 2011)
RIBOTOHET ME RASEN E PERVJETORIT TË VDEKJES   TIJ.
MELBOURNE, 11 SHTATOR 2018.


2018/09/07

Shoqata “artistike” që rekruton vajza për prostitucion në Maqedoni




Nën emrin e një shoqate artistike, disa persona kërkojnë të punësojnë vajza të reja si sekretare nëpërmjet njoftimeve “online” dhe më pas rekrutoheshin si prostituta në lokale nate, në një qytet të Maqedonisë.


Gazetarë të “Fiks Fare” kanë zbuluar këtë rrjet prostitucioni dhe treguan me fakte sesi rekrutohen vajzat e reja, si kalonin në kufi nën logon e një shoqate artistike, e më pas punonin si punëtore seksi në lokale.

Shoqata artistike “Ferdinand Deda”, me seli në Tiranë, mashtronte me vendet e punës të cilat reklamonte, pasi në të vërtetë ajo rekrutonte punonjëse seksi nëpërmjet njoftimeve “online” të punësimit. Shoqata kërkonte të punësonte vajza të reja si sekretare, ndërkohë që në të vërtetë rekrutoheshin për punonjëse seksi. Pasi njoftoheshin për pozicionin e punës, vajzave iu bëhej më pas e qartë puna që duhej të bënin.

Pas një denoncimi në redaksinë e emisionit investigativ se shoqata artistike “Ferdinand Deda” kërkonte sekretare, por në fakt mashtronte pasi në të vërtet puna ishte si prostitutë, “Fiks Fare” nisi një investigim.

Gazetarja fillimisht telefonoi në numrin që kjo shoqatë kishte vënë në dispozicion, në një portal punësimi “online”. Në telefon, përgjigjja erdhi nga Shpëtimi, kryetari i kësaj shoqate, i cili menjëherë shprehu se ishte i interesuar për punonjëse dhe shpjegoi shkurtimisht pozicionin e punës.

Kriter për ta fituar atë ishte paraqitja e jashtme. Shpëtimi tha se kjo shoqatë menaxhonte një arenë artistike dhe se puna ishte në Maqedoni. Ai kërkoi edhe vajza të tjera, duke thënë se kishte nevojë për staf, e sipas tij vajzat duhej të ishin të paraqitshme dhe pa impenjime familjare.

“Nëse je pa impenjime është koha që ti të bësh lekë. 1.200 euro rrogë bazë, 40 euro çdo mbrëmje, plus bakshishe. Po të jesh gocë e zgjuar merr 70-80 euro bakshish”, shprehet Shpëtimi.

“Fiks Fare” realizoi më pas një takim me kryetarin e shoqatës në një nga baret e kryeqytetit, ku pas këtij takimi, gazetarja e fitoi menjëherë pozicionin e punës. Përveç pagës së majme prej 1.200 eurosh, ai i shpjegon se nëse ajo do të ishte e shkathët, do të kishte bakshishe të majme që mund të arrinin deri në 80 euro në ditë.

Madje, Shpëtimi i propozoi gazetares së “Fiksit” të niseshim menjëherë për Maqedoni, pasi iu duk e përshtatshme dhe mjaft e shkathët për punën. Përpos këtyre, ajo kishte dhe forma shumë të mira fizike, siç shprehet kryetari i shoqatës. Ai i tregon gjithashtu se në Tetovë të Maqedonisë, klientët shpenzojnë shuma të mëdha parash për femrat, madje kanë arritur edhe në 10 mijë euro. Shpëtimi i shpjegon gazetares se mban vulën dhe vendimin e gjykatës si kryetar i shoqatës “Ferdinand Deda” dhe se është gjithashtu edhe punonjës i cirkut. Këtë fakt, ai e përdor edhe në Doganë për të mos pasur probleme në kalimet e shumta që bën me femra të ndryshme.

Pas takimit me kryetarin e shoqatës, gazetarja niset të nesërmen në Maqedoni, së bashku me dy vajza të tjera që ishin prej kohësh punonjëse të lokalit. Në Doganën e Morinës, Shpëtimi i thotë policit kufitar se janë punonjës të cirkut dhe se po shkojnë për shfaqe artistike. Gjatë udhëtimit për Tetovë, vajzat i shpjegojnë gazetares së “Fiksit” sesi punohet dhe sesi mund të fitojë më shumë parà.

Njëra nga punonjëset i thotë se klienti duhet mbajtur gjatë, që ai të vijë më shpesh në lokal dhe të mos kërkojë vajza të tjera, e nëse ndonjë klient i ofronte shumë parà mund të shkonte me të. Por, ato thanë se, më të detajuara rregullat e lojës do t’ia shpjegonin gazetares vet pronarët e lokalit dhe hotelit ku do të shkonin.

Përgjegjësja e vajzave kishte mbi 7 muaj qëndrimi në Maqedoni, por me ndihmën e pronarëve kishte arritur ta rregullonte qëndrimin e gjatë në Maqedoni dhe të hynte e dilte sa herë që të donte. Ndërkohë, ajo nuk harron të këshillojë gazetaren e “Fiksit” se nuk duhet të tregonte në doganë se çfarë pune bën realisht.

Pas mbërritjes në Tetovë, gazetarja akomodohet te shtëpia ku banojnë të gjitha punonjëset e lokalit, dhe një pjesë prej tyre i kishte sjellë Shpëtimi i shoqatës artistike. Njëra nga vajzat i tregoi gazetares se edhe ajo kishte rënë prè e këtij mashtrimi nga ana e Shpëtimit, pasi ajo në të vërtet ishte në kërkim të një pune si parukiere.

Realitetin dhe punën e vërtetë e kishte kuptuar vetëm kur kishte mbërritur në Maqedoni. Në mbrëmje, të gjitha vajzat, pasi u përgatitën me veshje provokuese iu drejtuan lokalit ku zhvillohej aktiviteti. Pasi lokali u mbush me klientë, të gjitha vajzat duhet të qëndronin pranë tyre dhe të kënaqnin klientët në mënyrë që ata t’u ofronin pije.

Gazetari i “Fiksit”, i cili shkoi në lokal si klient, bisedoi me pronarin nëse mund të merrte ndonjë nga vajzat për të kaluar natën. Ai iu shpreh se kjo bëhej kundrejt pagesës prej 50 euro.

Telefonata me kryetarin e Shoqatës “Ferdinand Deda”

Kryetari i shoqatës-Alo
Fiksi-Alo përshëndetje, më falni për shqetësimin. Unë pashë njoftimin e punës, dhe doja të dija nëse është akoma i lirë. Nëse mund të bëj një intervistë pune.
Kryetari i shoqatës-Po, dëgjo ta shpjegoj kështu konkretisht mund të bindesh, domethënë ta sqaroj paraprakisht. Duhet të jesh pa angazhime njëherë, puna parë.
Fiksi-Pa angazhime jam, 26 ( vjeç).
Kryetari i shoqatës-Po je 26 ti ke kohën të bësh lekë, dhe ne kemi një mundësi shumë të mirë tani. Jemi shoqatë artistike, menaxhojmë një arenë kulturore, menaxhojmë këto, jemi në lëvizje. Ti mund të marrësh edhe ndonjë shoqe që kuptohet të jenë me tipare të paraqitshme. Ne mund të jemi direkt për punë, mund të ikim dhe nesër ose pasnesër te arena që i menaxhon shoqata jonë. 1200 euro rrogë bazë , 40 euro çdo mbrëmje plus bakshishe. Po të jesh gocë e zgjuar merr 70, 80 euro bakshish. Por nuk është këtu në Tiranë.
Fiksi-E kuptoj.
Kryetari i shoqatës-Është në Maqedoni, që i menaxhojmë ne është arenë e madhe që e menaxhojmë ne. Është lokal me muzikë live. E ka puna fjetjen edhe darkën e ka puna. Ju jeni vajza imazh, shoqëroni këngëtaren në sallë. E grimuar e rregulluar. Faqen “ Shoqata Artistike Kulturore Ferdinand Deda” shihe kush është. Prestigjator, artist 25 vite në skenë, që i menaxhoj këto punë.
Fiksi-E kuptoj. Mirë atëherë , super, do ta lëmë për nesër.

Takimi i parë

Fiksi-Si je?
Kryetari i shoqatës-Mirë.
Fiksi-Si kalon?
Kryetari i shoqatës-Ça ke bërë ti? Si ke qenë? Ti do mbash pak dietë…
Fiksi-E diii.
Kryetari i shoqatës-Se je e bukur. Atje puna është me sezone. Tani ka bakshishe. Rrogën e keni të mirë, 1200 euro. Rrogën e keni çdo natë. Domethënë 25 ditë paguhesh 40 euro çdo mbrëmje.
Fiksi-Si punë është vetëm një muaj apo…
Kryetari i shoqatës-Jo është tërë kohën ajo. Ti bën kontratë të mirë, se unë e shoh që ti e bën këtë punë, po do mbash pak dietë.
Fiksi-Si pagesë mua më intereson, nuk është e keqe. Vetëm dua të di kushtet, në kuptimin sa veta do rrimë në një shtëpi.
Kryetari i shoqatës-Shtëpia është e madhe, është e rrethuar me pemë, edhe rrinë 2, 3 goca në dhomë. Ka dhe dhoma të mëdha që rrinë 4 goca.
Fiksi-Sa veta jemi si staf?
Kryetari i shoqatës-45.
Fiksi-Sa mo?
Kryetari i shoqatës-45 .
Fiksi-Tallesh, janë shumë.
Kryetari i shoqatës-Aq do bëheni, tani jeni 18. Vetë jam punonjës i cirkut, prestigjator, kam dal dhe në televizor.
Fiksi-Prestigjator që bën kështu…
Kryetari i shoqatës-Numra shpejtësie. Ti aty ke një shans të mirë, se ti ke komunikimin. Të jesh e zgjuar, të kesh mysafirë, dhe për çdo pijë merr një byzylyk në dorë. Çdo byzylyk ka 3.5 euro që e merr ti bakshish , plus rrogës.
Fiksi-Se unë s’po e kuptoj, duhet të jemi shoqëruese, që shoqëron klientin?
Kryetari i shoqatës-Jo, jo nuk ulesh. Unë kam dëshirë të të respektoj ty, i them kamerierit një pijë çoja ….. Këto janë bakshishe ekstra plus rrogës.
Fiksi-E kuptova.
Kryetari i shoqatës-Duhet të vishesh seksi, është lokal i mirë, një ujë bën 5 euro atje. Është lokal bosash atje. Ti merr lekët xhiroi. Kam qenë unë para dy vitesh hodhi njëri 10 mijë euro,tjetri 5 mijë euro. Ti ke për të bërë lekë! Një vakt bukë e keni pa pagesë. Merrni rrogën, merrni bakshishin dhe hani darkë gjithë stafi. Gjë e mirë se atje të ftojnë, këpute, mirë zemra me stil, taaak qethe. Puna jote private. Nesër flas me atë gocën tjetër, i thashë dhe për ty është një gocë tjetër, të dyja ju, unë tre, kam një makinë të vogël, me atë do ikim i biem këtej nga Prizreni.
Fiksi-Në ça qytet është lokali?
Kryetari i shoqatës-Në Tetovë. Unë ça s’kam dëgjuar andej, kanë shitur tokë e shtëpi për të kap femër.
Fiksi-Do të kthej përgjigje 100% nesër.
Kryetari i shoqatës-Neve nesër jemi për rrugë.
Fiksi-Nesër ça duhet të marrim me vete?
Kryetari i shoqatës-Një çantë me vete me rroba me gjëra, kartën e identitetit.
Fiksi-S’na kërkojnë asgjë në kufi?
Kryetari i shoqatës-Ça të na kërkojnë?
Fiksi-Ku vete, ça bën?
Kryetari i shoqatës-Ç’ke se e justifikoj unë, janë të cirkut. Vulën e kam këtu, vula e shoqatës. Unë jam artist i cirkut, kaq pra. Ja, kam 20 vjet.
Fiksi-Po mo burrë, mos e vrit mendjen.

Dita e dytë, nisja për Tetovë

Fiksi-Mirmëngjes. Përshëndetje si jeni?
Vajzat punëtore-Përshëndetje.
Vajza-Po ti pse s’ke marrë valixhe?
Fiksi-Po se nuk kisha shumë gjëra.
Kryetari i shoqatës-Hajt ta hënksha gjoksin, ma ke si predhë. Të fortë e ke?
Fiksi-Edhe thash do marr atje ( Maqedoni ) se më kanë thënë janë të lira ( rroba) .
Kryetari i shoqatës- Po ke rroba sa të duash atje.
Fiksi-E kam seriozisht..
Kryetari i shoqatës-Rroba e , k…. ke punë e lekë, të gjitha i ke.
Fiksi-S’ja kam idenë o zemra do na mësoni një çikë.
Vajza-Unë jam ndër të parat qëkur është hapur lokali.
Kryetari i shoqatës-Që ka vajt atje.
Vajza-Vjet në qershor, më ka çu Shpwtimi për andej, hera e parë që shkoja.
Kryetari i shoqatës-Bëni lekë atje se jeni në kohën më të bukur. Kaq.
Fiksi-Ti Xh… domethënë e njeh qytetin zemra?
Kryetari i shoqatës-Oho kjo është përgjegjësja
Vajza-Unë kam qenë përgjegjësja e gocave po unë u largova. Se kshu… kisha ca punë.
Kryetari i shoqatës-Po ta kërkoi ndonjëri që të jep lekë, ik q… me të të plasi b…. . Merrja lekët përpara. Jepja p… në gojë. Kështu thoi, merri nja 3 mijë franga , tak merri bli një makinë të mirë. Se u q… njëherë. Ne jemi q… tërë jetën kot. Ty do të mbajë shefi sot, të flini. Të kolaudon miku edhe të uron punë të mbarë. Se të q… ai 10 minuta.
Fiski-E o lali sa mund të japin?
Kryetari i shoqatës-E varet si ta kapësh kokën. Ty Xh… sa të kanë ofru?
Vajza-Unë kam qenë e zonja ta them troç? I kam marrë tjetrit mbi 3000 euro, vetëm duke pirë kafe. Tufat lali. Unë këtë e quaj arritje.
Fiksi-Zakonisht aty sa mund te ….?
Kryetari i shoqatës-Dëgjo aty ka njerëz që ta ofrojnë, 500 ( euro) ta ofrojnë. 500. Ka dhe budallenj që të jep dhe 1000.
Fiksi-E di pse pyes, se dua të di si janë që si të sillem.
Kryetari i shoqatës-Ja moj ku i ke, po ti ke instruktoret këtu. Për ça janë këto. Eu ai duhet të vijë te lokali ta njohësh, duhet të qerasi ty se ti merr bakshishe, lekë për atë që të qeras ai ty, përqindje. Ai duhet të qerasi. Të lërë pështyje të mira ta shohësh që paguan, ka lekë. Me 500 euro po kthej unë b….

Në pikën e kalimit kufitar
Kryetari i shoqatës-Flas unë në qoftë se pyesin këta, janë me mua me cirkun, do vemi për të bërë aktivitet.
Fiksi-Edhe po na pyetën ne ti themi jemi të cirkut?
Kryetari i shoqatës-Po , po punoj me cirkun.

Fiksi-Pse nuk të lanë? A kalon me kartë identiteti?
Vajza-Jo jo s’ka lidhje. Po unë ngaqë kisha kaluar shumë muaj. Kisha më shumë se 7 muaj ( në Maqedoni) . Normal që s’të lejojnë.
Fiksi-E për ça të morën në pyetje?.
Vajza-Thjesht të pyesin ku ke punu e kshu se s’duhet me tregu ça ke punuar a kupton?
Fiksi-A e kuptoj, që ke qenë në marrëdhënie punë?
Vajza-E vetëm kaq.
Fiksi-Ne nuk besoj se të na kthejnë?
Vajza- Jo, jo s’ka lidhje unë isha gjë tjetër, se kisha shumë muaj, kisha mbi 7 muaj.
Fiksi-Si e rregullove? Të qëndroje më tepër, që të lanë?
Vajza-Po e rregullojnë ata të punës.

Kryetari i shoqatës-Po?
Polici doganës-Makina?
Kryetari i shoqatës-E kam marrë me qira. Artistë jemi o shef ku kemi ne makinat tona.
Kryetari i shoqatës-Unë kam një jetë që punoj kshu me goca. Kam 8, 9 vjet që punoj.
Fiksi-Si me e bo atë që ai të qerasi ty?
Vajza-Më dëgjo një sekondë, se ja sqaroj unë. Jemi gjithë gocat neve dhe vjen kamerieri dhe thotë ti, ti, ti çohu. Do shkosh dhe do japësh dorën. Do mbash një mikrofon në dorë, dhe do japësh dorën ç’kemi si jeni? Edhe do vazhdosh ti japësh muhabet, si je e kështu. Edhe po s’të dhanë muhabet ato ti do vazhdosh ti japësh muhabet. Kur e shef që ato nuk të japin pije do rrish maksimumi 15 minuta, 10 minuta , Kur e shef që ato nuk të japin pije lëviz në tavolinë tjetër. Ka plot k… që të japin pijë. Është një lëng boronice kaq.. po nuk duhet ta pish shpejt, duhet 3 herë ta pish. Duhet të bësh gëzuar dhe duhet ti shohësh në sy. Sepse po nuk i pe në sy ato e quajnë mungesë respekti.
Fiksi-Po nëse mua më thotë ndonjëri do vish me mua, mua më lejohet të shkoj?
Vajza-Ai do të thotë, bëja mendjen çorbë, mos i dil që ditën e parë se nuk të vijnë më në lokal me të dhënë pije. Sepse ato thonë unë e kapa këtë , e nxora këtu, mund të fut dhe një të q… Edhe nuk ka më nevojë për ty kap gocën tjetër pastaj. Ty të lë mënjanë. Po deshe me shku, shko.
Fiksi-Nuk të thonë gjë ….
Vajza-Megjithëse ti do flasësh vet me atë pronarin.

Lokali ku do punojnë vajzat

Fiksi-Përshëndetje si jeni?
Stafi lokalit-Si jeni mirë? Do i merrni qeto teshat? Xh… a jeni tu shku te shpija ju?
Vajza-Ku di unë ku do rrimë. Dhomat do jenë zënë. Na ço aty je qe je.
Stafi lokalit-Po ikim.

Shtëpia ku qëndrojnë vajzat

Fiksi-Ça pune bëhet? Po dhe tamam nuk e kam fare të qartë me thënë drejtën.
Vajza-E kuptoj. Kush të solli ty këtu?
Fiksi—Shpwtimi (kreytari i shoqatës) më ka sjellë.
Vajza-Ke qenë më përpara?
Fiksi-Jo. Në internet (gjetja e punës).
Vajza-Ja do ta shikosh vet. Ça të ka thënë Shpwtimi ty?
Fiksi-Asgjë tjetër. Tani mund të ulesh në tavolinë, mund të shoqërosh? Si?
Vajza-Jo në asnjë mënyrë nuk ulesh gjatë orarit të punës.
Fiksi-Edhe të kërcejmë?
Vajza-Është me dëshirë, në qoftë se do kërcen. Ke dhe përqindje nga..
Fiksi- Për shembull në qoftë se mua më qerasin me pijë sa merr? Se ça më tha Shpwtimi 3.5 euro.
Vajza- Diçka e tillë.
Fiksi-Domethënë aq gota sa marr në muaj aq lekë marr?
Vajza-Po.

Fiksi-Me siklet e kam për Zotin. Dua të dal sa më mirë.
Vajza-Shiko, Ti shiko njëherë gocat edhe mëson. Normalisht është dita e parë e punës.
Fiksi-Po edhe ajo pjesa që duhet të rrish në këmbë për mysafirët në tavolinë.
Vajza-Kështu ka qenë gjithmonë këtu.
Fiski-Po si, ça muhabeti mund tu bësh?
Vajza-Mundohu t’u bësh muhabet , mundohu ti bësh për vete. Mundohu t’i mbash …
Fiksi-Që të të japin pije?
Vajza-Pse si kujton se është punë e lehtë? Hahahah. Të rruhet k… aty me çdo kokë pa larë. Do të të ngacmojnë shumë, do të propozojnë , Do të …. Do të thonë je më e mira, do t’i thonë të gjitha. Mundohu t’u bësh qejfin, Unë jam më e vjetra këtu. Por që mundohu të mbash mysafirin tatë.
Fiksi-Po zakonisht , a.. pse janë ca klientë që vijnë enkas për ty domethënë?
Vajza-Po. Secila vajzë ka klientët e vet tashmë.
Fiksi-Që ai vjen vetëm për mua?
Vajza-Qoftë se arrin ta bësh.
Fiksi-Po bakshishe të japin?
Vajza-Po, po si merr ti bakshishet.
Fiski-A i merr lokali?
Vajza-Ti ke rrogën tate, ke pijet, kaq. Bakshishe do të japin se normal, varet tashti
Fiksi-Sa japin zakonisht?
Vajza-Kanë shumë shumë lekë, ta them unë që kanë shumë lekë. Janë ca 2, 3 koka që, vështirë me i kap ata.
Fiksi-Po kshu në tavolinë… si të reagosh në ato momente, se ke frikë mos bën ndonjë gjë e të bërtet pronari i lokalit po të japësh më shumë koefidencë.
Vajza- Si do reagosh, jo , ti mund te japësh koefidencë sa të duash aty, ti mund ti lësh edhe të fusin duart aty. Këtu i ke kështu, natën ditën e parë i ke në kafe, ditën e dytë të çojnë në drekë, ditën e tretë të çon në hotel. E ke kshu këtu. Kshu që mos dil shumë me mysafirët se pastaj mësohen dhe nuk vijnë më te lokali. Se prandaj është prish puna se dalin gocat me mysafirët. Mund t’i dalësh, ok mund t’i dalësh në qoftë se ai të jep çdo natë pije. A e di sa mysafirë do të bëjnë kshu ty, tashti varet.
Fiksi-Këta të punës nuk është se të thonë gjë? Dhe po ta them se s’ta mbarova qëparë muhabetin, Unë e lexova lajmërimin ( për punë) që thoshte sekretare.
Vajza-Hahahaha
Fiksi-Marr Shpwtimi n dhe më thotë mua lokal. E mire i thashë unë se unë nuk është se s’kam punuar ndonjëherë. Si the ti, si e dije ti? Pastruese?
Vajza-Parukiere.

Në lokal, vendi ku do punojnë vajzat

Vajza-Si erdhe këtu?
Fiksi- Pashë njoftim në internet edhe.. edhe ty Shpwtimi i ka sjellë?
Vajza-Jo. Janë 3 menaxherë.
Fiksi-Edhe ju Kryetari i shoqatës ju ka sjellë?
Vajza-Jo, jo. Unë kam që verës që jam këtu. Menaxher? Nuk është ndonjë menaxher i madh po gjen goca.
Fiksi-Po këto mikrofonat duhet ti mbajmë se s’bën në dorë?
Vajza-Po , i mbajmë në dorë kështu kot. Sikur kemi një shok me vete.
Fiksi-Po këto gocat e tjera janë kështu.. këngëtare?
Vajza-Jo, të gjitha kështu si puna jonë. Duhet të rrish aty në tavolinë, pastaj të qerasin s’të qerasin..
Fiski=Po s’të qerasën…çohu ik me lezet?
Vajza-Lëviz të tavolina tjetër. Edhe për shembull janë 3 goca në tavolinë, ai mund të qerasi dy edhe ty nuk të qeras.
Fiksi-Tallesh?
Vajza-Po ato mund t’i njohë, ku di unë..mund të shkoj… varet si pëlqen. Më kupton , ty të pëlqen një tjetër, mua më pëlqen një tjetër prandaj ka shumë goca.
Fiksi-Që kanë klientët e tyre?
Vajza-Po, i quajnë mysafirë.

Fiksi – Qenkan pak sot?
Pronari i lokalit – Viinë po asht ma dobët se asht Ramazan. Të premten, të premten do punojmë. Si thashë edhe nuk pinë njerëzit edhe vin si pa lidhje. Mbas Ramazanit do bahet nami.
Fiksi – Po këta, ju afrohen, ju afrohet me pi gocave?
Pronari i lokalit – Po
Fiksi – Kështu si merr me dashtë për një natë?
Pronari i lokalit – Ka tek hoteli (hoteli mbi lokalin )
Fiksi – Po me dash i zgjedh vetë apo si ashtu…
Pronari i lokalit – Edhe si të duash mund ta thirri
Fiksi = Sa është nata?
Pronari i lokalit –Jo nata, për nji herë, nji herë
Fiksi – Për nji herë sa është?
Pronari i lokalit – 50 euro
Fiksi – 50 euro, pasnesër me kë këtu
Pronari i lokalit – Ani, natën e mirë!




Nga At Zef Pllumi, Musine Kokalari, Jusuf Vrioni, Petro Marko deri te Visar Zhiti dhe Fatos Lubonja.



 Janë 146 artistë që janë dënuar nga diktatura komuniste.Të qenit kundër Partisë Komuniste e qeverisjes së saj ka internuar burgosur dhe pushkatuar, shkrimtar, poet, dramaturg, regjisor dhe këngëtarë, duke mos lënë jashtë as priftërinj.


Image result for jusuf vrioni

JUSUF VRIONI, përkthyes

Përkthyes, shkrimtar, prozator, njeriu që e shkriu tërë jetën e tij për të bërë të njohur letërsinë shqipe nëpër botë.Ai që përktheu në gjuhë të huaj librat e Migjenit e shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare. Jusuf Vrioni lindi më 16 mars të vitit 1916 në Korfuz.

Enver Hoxha speaking in front of Hotel Dajti in Tirana, 10 July 1945.

Në Francë, Jusufi mbaroi studimet në tre universitete. Më pas më 5 gusht të vitit 1939, ai kthehet në Shqipëri.Emërohet si punonjës i Ministrisë së Jashtme në Romë. Në mars të vitit 1945, i jepet urdhri i mobilizimit duke e emëruar partizan në Brigadën e 16-të Sulmuese.


Kur komunistët morën pushtetin dhe në valën e arrestimeve të atyre, familjet e të cilëve kishin qenë të lidhur me Zogun, Jusufi u arrestua.Më 13 shtator 1947, futet në burg dhe në të njëjtën kohë i internojnë të ëmën në Fier. Në gjyq del pas tre vjetësh dhe dënohet me 15 vjet heqje lirie. Një nga akuzat ishte ajo e agjenti të Francës.I burgosuri Jusuf Vrioni mori pjese ne tharjen e kënetës së Tërbufit dhe në ndërtimin e Aeroportit të Rinasit.Për sjellje të mirë, ai lirohet më 3 dhjetor të vitit 1959.Emërohet ambasador në Francë, ku vdes më moshën 85-vjeçare.

Image result for visar zhiti

VISAR ZHITI, poet

Visar Zhiti lindi më 2 dhjetor 1952 në Durrës dhe u rrit në Lushnjë, ku kreu edhe gjimnazin.Ka studiuar Gjuhë dhe Letërsi shqipe në Universitetin e Shkodrës e disa vite punoi në Kukës si mësues.1973 provon të botojë dorëshkrimin poetik Rapsodia e jetës së trëndafilave.Por më 8 nëntor 1979 arrestohet pas denoncimit që i bënë redaktorët e librit të tij në shtëpinë botuese “Naim Frashëri”, që e cilësonin si armik dhe akuza ndaj tij ishte: Nxirës i realitetit kundra realizmit socialist dhe poezi me ekuivoke kundra partisë e udhëheqësit të saj”. Edhe një kartolinë që ai ja kishte dërguar mikut të tij poetit Frederik Reshpeja, ju quajt armiqësore. Për ta kopsitur mirë dosjen e tij, Sigurimi detyroi disa mësues, që të dëshmonin kundra kolegut të tyre të shkollës.Më 1980 ai dënohet më 10 vjet burg. Nga këto Visari mundi që të fitojë me punë dhe nga amnistitë afro dy vjet, duke dalë nga burgu në vitin 1987. Atë e dërguan të punonte si punëtor në fabrikën e tullave në Lushnje, pasi i ishte hequr e drejta e profesionit të mësuesit ku punoi deri në vitin 1991.

Libri i tij i parë me poezi, "Kujtesa e ajrit" u botua në Tiranë në vitin 1993, i cili përfshinte disa poezi nga burgu. "Hedh një kafkë te këmbët tuaja" u botua vitin e ardhshëm. Ky vëllim përmbante të gjitha 100 poezitë të krijuara në burg në mes 1979 dhe 1987, të cilat kishin mbijetuar vetëm në kujtesën e tij. Vëllime të shumta pasuan, dhe ai është i njohur tani si një prej poetëve të mëdhenj shqiptare të shekullit të 20-të. Ai ka shkruar edhe shumë tregime të shkurtra, të mbledhura në dy vëllime, dhe ka përkthyer në gjuhën shqipe vepra nga Garcia Lorka dhe poeti italian Mario Luzi. Kujtimet e tij nga burgu, "Rrugët e ferrit : burgologji" u botuan në Tiranë në vitin 2001. Në vitin 1991 atij iu dha çmimi italian për poezi "Leopardi d'oro" (Leopardi i artë), dhe në 1997 ai mori çmimin prestigjioz "Ada Negri".

Listë e librave me poezi :

Kujtesa e ajrit (Tiranë: Lidhja e shkrimtarëve, 1993)
"Koha e krisur”, Tiranë, 1993
Hedh një kafkë te këmbët tuaja (Tiranë: Shtëpia Botuese Naim Frashëri, 1994)
Mbjellja e vetëtimave (Shkup: Flaka e vëllazërimit, 1994)
Dyert e gjalla (Tiranë: Eurorilindja, 1995)
Kohë e vrarë në sy (Prishtinë: Rilindja, 1997)
Si shkohet në Kosovë (Tiranë: Toena, 2000)
Rrugët e ferrit: burgologji(2001)
Ka shkruar edhe Pazari i Këpucarit.

Përkthyer në Gjuhën Agleze :

Condemned Apple (Molla e dënuar): Poezi të zgjedhura, përkthyer nga Robert Elsie (Los Angeles: Green Integer, 2005).



m-kokalari

MUSINE KOKALARI shkrimtare

Musine Kokalari lindi më 10 shkurt të vitit 1917, në Adale, të Turqisë.Në vitin 1921, familja e saj kthehet në Shqipëri.Në vitin 1937, Musineja mbaroi shkollën e mesme “Nëna Mbretëreshë” dhe më pas shkoi për studime në Universitetin e Romës, në Itali.Ajo botoi librin e saj të parë “Seç më thotë nëna plakë” në vitin 1939.Ishte viti 1943, kur Musine Kokalari së bashku dhe me disa shokë të tjerë formuan Partinë Socialdemokrate.Një vit më vonë, me përpjekjen e saj, doli numri i parë i gazetës “Zëri i Lirisë”.Më 12 nëntor 1944 u pushkatuan vëllezërit e saj, Muntaz e Vesim Kokalari.Katër ditë më vonë e arrestuan dhe Musinenë, të cilën e mbajtën 17 ditë në burg.Në janar të vitit 1945, u botua libri i tretë i Musine Kokalarit “Sa u tund jeta”.Më 23 janar të vitit 1946, ajo u arrestua për së dyti nga forcat e Mbrojtjes së Popullit e gjyqi e dënoi me 20 vjet heqje lirie si desidente.Në vitin 1961, e nxjerrin nga burgu dhe e internuan në Rrëshen. Sëmuret më 1981 nga kanceri dhe vdes pas dy vitesh.


Kuteli-z.jpg

MITRUSH KUTELI, shkrimtar

Dhimitër Pasko i njohur me pseudonimin Mitrush Kuteli lindi më 13 shtator 1907 në Pogradec.Është cilësuar si shkrimtar, përkthyes dhe ekonomist mjaft i mirë.Shkroi nën pseudonimet Mitrush Kuteli, Izedin Jashar Kutrulia dhe Dr. Pas.Studimet e mesme i kreu në Selanik, kurse të lartat në Bukuresht, ku më 1934 mori titullin “Doktor i shkencave ekonomike”.Më 1942 u kthye në Shqipëri, ku punoi në fillim si ekonomist dhe më vonë si përkthyes.Në fillim të vitit 1947, gjatë fushatës së gjerë të arrestimeve të elitës intelektuale shqiptare, dënohet më 10 vjet burg si kundërshtar i regjimit komunist. Nga ky dënim kalon dy vjet në burgjet politike dhe më pas amnistohet dhe fillon të punojë si përkthyes pranë shtëpisë botuese “Naim Frashëri”. Mitrush Kuteli i cili ka dhënë një kontribut në letërsinë shqiptare vdiq më 4 maj të viti 1967 në Tiranë.


Më 1919 botoi vjershat e tij të para "Mëmës Shqipëri" dhe "Skënderbeu" - në kalendarin "Pogradeci". Nga viti 1924 kish filluar të botonte në shtypin shqiptar "të jashtëm", tek "Shqipëria e Re" dhe "Kosova" që dilnin në Kostancë të Rumanisë. Shkrimet e tij flisnin për Atdheun, për ngjarjet e vitit 1924, vajtonin vrasjen e Gurakuqit e të Bajram Currit. Në këto vite Kuteli botoi dhe artikujt e parë në fushën e kritikës letrare - vlerësime, përshtypje, analiza, të dhëna për autorë e vepra. Por pjesa më e madhe e shkrimeve i kushtoheshin monedhës, çështjes agrare dhe problemeve ekonomike. Studjoi ngjarjet e së kaluarës në fushën e financave dhe kritikoi Bankën Kombëtare të Shqipërisë, duke faktuar spekullimet e saj në dëm të ekonomisë së vendit. Ndër këto shkrime Kuteli përmend më pas "Kriza e koronës dhe Banka Kombëtare", që u botua si kryeartikull më 1928 në gazetën "Telegraf".. Duke vazhduar punën e filluar në Selanik për të nxjerrë në pah disa nga vlerat e kulturës sonë sidomos në fushën e letërsisë te rubrika "Shënimet Letrare", Kuteli shkroi artikuj mbi Naimin, Çajupin, Gramenon, Papa Kristo Negovanin, Asdrenin, Hilë Mosin, Lasgushin, Loni Logorin, Filip Papajanin, Ali Asllanin, etj. Me pseudonime të ndryshme botoi artikuj mbi çështjen e Bjeshkës së Velipojës të Vermoshit dhe mbi Manastirin e Shën Naumit. Në fushën ekonomike - shkruan rreth monedhës dhe kreditit, për problemet ekonomike dhe abuzimet administrative si dhe kundër disa koncensioneve që i ishin dhënë kapitalit italian - Bankës Kombëtare të Shqipërisë dhe Shoqërisë AGIP për të shfrytëzuar tokat vajgurore shqiptare dhe për të mbajtur monopolin e karburanteve në vend. Në vitet 1943-1944 Kuteli botoi shumë artikuj në shtypin e asaj kohe, në fushën ekonomike dhe në letërsi, kritikë letrare, publicistikë dhe folklor. Ai botoi dhe disa vëllime me prozë, poezi, pamflete, kritikë letrare dhe folklor.

Pas daljes nga burgu u muar me përkthime, në rreth 10 vjet përktheu rreth 50 vepra në prozë dhe poezi, sidomos klasikët rusë dhe sovjetikë.


Image result for ARSHI PIPA

ARSHI PIPA, gazetar, kritik

Do të duhet që ti vinin vitet e demokracisë që ai të vlerësohej, por këtë herë jo si diversant. Arshi Pipa ka lindur në Shkodër më 1920.Mbaroi shkollën në 1942 dhe mori gradën e doktorit në filozofi.Në 1941, u emërua mësues filozofie në liceun shtetëror të Tiranës.Më pas në prill 1946, u arrestua, për shkak të kundërshtimit të tij për të vepruar në përputhje me politikën e regjimit shqiptar.Kështu vitet 1946-1956, i kalon në burgjet dhe në kampet e punës së detyruar.Në 1957-ën u arratis për në Jugosllavi, ku jetoi si refugjat.Gjatë asaj periudhe, përktheu në shqip përzgjedhje nga poezia lirike latine.Emigroi në Shtetet e Bashkuara në 1958-ën.Madje në këtë shtet, Arshi Pipa ka qenë një nga pedagogët më të mirë ku ka dhënë gjuhë italiane dhe që mbante mbi supe edhe grada si doktor.

KOSOVËS

Vllazen shqiptare, Kosova s’asht e jona.
Kush me e permende guzon ai ban trathti!
O kob qi s’do t’harrohet kurr tevona!
Kosova e ngrate dergjet e vdes n’robni.

Prej bastardhesh trathtue qi i zhgulen zemren
e n’pre ua hodhen klyshve qi Moskova
Per gjak ndersen, me parzem shkele nen themren
mizore sllave po jep shpirt Kosova.

Deri kur, vllezen, do ta ndiejme na veten
fajtore pse vendin ku Shqipnija leu (1)
guxojme ta duem, tue pasun frige fatshkreten
Kosoven tone ta quejme gjymtyre atdheu?

O toke e bukur ku fjala burrneshe
ilire ushton qysh me mjegull gojdhane!
gjoks i Shqipnis, ku e ndryme si luaneshe
nder hekura gjemon zemra Dardane.

A mundet ajo, vall, me u-zhgulun dejsh
pa ba kufome llogoren e krahnorin?
Lumnin tande, Kosove, at’here ta rrfejsh
kur gjak i lire t’vadise hullin e plorit.

Sot tjeterkush ta gzon frytin e punes,
mbi token tande, kosovar, je skllav!
Qi t’la mbi vetulla kamxhiku sllav!

Qofte e mallkueme fara qi aty hidhet
me djerse e njomun pleqsh, me lote kerthijsh!
Buken e turpit e t’poshtnimit t’idhet,
o vend martyr, der kur ta kaperdijsh?

Qenka pra faj me lype te drejten tande?
Doren per lmoshe duhet me i shtri kusarit?
O gjuhe, ti bamu rrfe e tmerrin trande!
Do t’vije, do vije nji dite ora e shqiptarit!

Mbas nesh tjere kane me ardhe. S’fiket Shqipnija
pse disa qinda nesh rrzohen nen plumbin.
Se per cdeo dhjete prej nesh qi amshon lirija
dhjete mije do t’lindin e dhjete mije do t’humbin!

Do t’humbin shqim ata qi sot na shtypen!
Kulshedra e re me lakminat e vjetra
at’here do t’shembet kur ta shofim shqypen
prej majesh tu’e sulmue me sqeq e kthetra.

Andej na priret shpirti i forte me hove
t’dalldisuna ngadhnjimi, ushton jehona:
O vllezen, nalt ju ballin! prej Kosove
Der n’Çamëri Shqipnija asht e jona.

NISJE

Lamsh na perlane –cka mundem me rrembye
prej teshash vrik –e na stivuen si thase
nder kamjona, me shqelma tue na rrase;
prangat nder duer, per s’mbrapshti, ashtu mberthye

sa mishi u-nxi mbas pake e u-fry me plase;
mandej per kame e gjoks litarin nye
tri heresh na e pershuen, tue u-derkrye
ma keq mbi ke u-angue a desh t’u flase.

E mbasi kryen, rrethuen nenkolonelin
qi gjithe at kohe kish ndenjun tue soditun
fetyrat tona t’ajtuna, t’gerdheshna

nen klithmat e paza… Ishin djersitun
e fshiheshin me nge. E mbante belin
njeni tue qeshe me llanet e perveshna.

ELEGJIA VELLAZNORE

Ma thonte zemra e ngrata
se jeta t’kishte lane,
edhepse miqt e shoket
nuk dojshin me ma thane.
Der sa mbi krye mandata
kur se pritsha me ra (1),
dhe mora vesh cka n’anderr
prej kohe m’ishte gja.

E pau epileptiku (2)
qi s njifte mue as tye.
Po kapercejshim lumin
kur befas ura u-thye…
Un rashe… m’u-turr vertikut…
humba! uluroi nji za…
Ti u-hodhe, m’kape, m’qite…
por vete nuk dole ma!

Ti vuejtje, ti rreziqe
durove simbas stines,
nga ishulli i Ventottenes (3)
nder telat e Prishtines (4).
E pse perbuze vdiqe
terrorin bolshevik,
gjithmone anmik i shtypjes,
e bir i atdheut, besnik.

Sot qi nga dita e mortit
ka rrjedhe ma se nji mot
tue ta nderue kujtimin,
o vlla, nuk derdhi lot.
Pse per vdekjen e t’fortit
i forte duhet me u-bame.
As permendi fajtoret:
nuk kam ma çka me u name.

Kur ndolta nga mizori
po pergatitet ura,
per mue ket ehre, e kanga
e mbrame asht kjo qi thura,
me gjakun tand deshmori
vulosi sot nji be:
perbuzi komunizmin
e truhemper atdhe.



Kjo elegji u shkruejt ne Nanduer 1948, pak para se te nxirresha ne gjyq per heren e dyte. — Ky gjyq u ba ne prokurori te Durresit me dyer te mylluna dhe zgjati gjithsejt 15 minuta. Vendimi i gjyqit u dha mbrende ne burgun e Durresit.
1) Im vella, Muzafer Pipa, avokat, qe arrestue ne Shtatuer 1946, dhe mbasi u torturue der ne vdekje, u nxuer dhe u vra me nji batere automatiku ne Degen e Sigurimit te Shkodres, kinse kishte dashte t’ikte. Vrasjen e tij, te cilin ma kishin mbajte te mshehte, e mora vesh vetem gjate procesit te dyte ne Prokurorinë e Durresit.
2) Andrren e pau nji i burgosun, kosovari Azir Sula, ne kohen e vrasjes.
3) 4) Im vella pat qene burgose nga auktoritetet fashiste italjane n’ishullin Ventottene, afer Gaeta-s, me 1940, dhe ma vone internue ne kampin nazist te Prishtines, me 1944.

Image result for gjon shllaku

GJON SHLLAKU, përkthyes

Lindi në qytetin e kulturës shqiptare në shkodër më 24 mars të viti 1923. është cilësuar si një ndër përkthyesit më të mirë. Por jetë e tij do të ndryshonte kur më 9 dhjetor 1945 kur ishte student në degën e Teologjisë u arrestua si anëtar i organizatës “Bashkimi shqiptar” për agjitacion dhe propaganda kundër shtetit komunist. U dënua me 101 vjet heqje lirie, por u lirua pas 11 vitesh.Në vitet e burgut Gjon Shllaku duke qenë njohës i disa gjuhëve të huaja përktheu “Punët e Apostujve” tekste biblike nga origjinali, greqishtja e vjetër, “Apokalipsi”.Në vitin 1965 ai përktheu nga origjinali greqishte e vjetër “Iliaden” e Homerit.Më vonë botoi fjalorin “Helenik” me 20 mijë fjalë greqishte e vjetër-shqip. Është pikërisht profesor Gjon Shllaku, përkthyesi i 50 kryeveprave botërore në të gjitha gjinitë tragjedi, komedi, poezi, prozë, ese, histori etj. Gjon Shllaku, helenisti madh, është edhe fitues i diskut të argjendë nga qeveria greke, si një ndër përkthyesit më të shquar të letersisë antike greke.Ndahet nga jeta në moshën 80-vjeçare.
Anton_Harapi-720x415.jpg


At ANTON HARAPI, shkrimtar

Qenia e tij kundër regjimit komunist do ta dënonte atë me vdekje. Anton Harapi, ka lindur në Shirokë afër Shkodrës. Mësimet e larta i kreu në Vjenë të Austrisë. Shërbeu së pari si famullitar në Grudë të Malit të Zi, më vonë si drejtor i Kolegjës Françeshkane të Shkodrës, edhe si drejtor dhe profesor i filozofisë në gjimnazin ”Illyricum” dhe në vitet 1941-43 si provincial i françeskanëve. Më 13 shtator 1943 emërohet anëtar i Këshillit të lartë të Regjencës, ku ka qëndruar deri në fund të vitit 1944.Pas fitores së Ushtrisë nacional-çlirimtare ai u detyrua të fshihej në pyjet e thella të Dukagjinit, në katundin Pulth-Plon, dhe prej andej ai bëri përpjekje për të organizuar një rezistencë nacionaliste kundër pushtetit komunist. Në qershor 1945 prifti antikomunist, kapet në shtëpin ku kishte marrë strehim.Ai u zbulua për arsye se kishte lënë një protezë dhëmbësh në një gotë uji mbi parmakun e oxha ut. Me vendim të datës 19 shkurt 1946 të Gjykatës speciale në Tiranë, Atë Anton është shpallur si kriminel lufte dhe armik i popullit, sabotator i pushtetit. Ai u dënua me pushkatim dhe u ekzekutua po atë vit.




VINÇENST PRENUSHI, poet

Emri i tij nuk do të hiqet nga lista e artistëve të cilët u dënuan nga diktatura, pa pasur një akuzë të qartë dhe bindëse. Mjafton te hidhje një fjalë kundër qeverisjes komuniste dhe veç burgut do të internohej edhe familja. Këtë fat ka pasur edhe poeti Vinçens Prenushi. Ai lindi në Shkodër më 4 shtator 1885.Shkollën për teologji e filozofi e kreu në Tirol të Austrisë. U bë njohës i mirë i shumë gjuhëve dhe kulturave evropiane, sidomos asaj gjermane. Boton më 1911 në Sarajevë vëllimin e parë të “Visaret e kombit”, me titull “Kangë popullore gegnishte”.Përktheu gjithashtu disa vepra nga Dante, Wisseman, Slenklevicz, etj.Dënohet pa faj me 20 vjet burg më 1947. Por qëndrimi i tij në burg do të zgjaste vetëm dy vjet. Kjo pasi vdes më 19 mars 1949 nga astma. Më vonë në vitet e demokracisë ai do të shpallet “Martir i Demokracisë” më 8 maj 1993 në Durrës.

JORGO BLLACI, poet

Edhe Jorgo Bllaci një ndër poetët më të mirë të vendit nuk i shpëtoi përndjekjes nga regjimi komunist.Jorgo Bllaci ka lindur me 1938 në Gjirokastër.Ai ka studiuar për Gjuhë-Letërsi shqipe dhe ka punuar së pari mësues e pastaj përkthyes.Në vitet ’50 ai dënohet nga regjimi komunist me dhjetë vite burg, për shkak të bindjeve të tij politike demokrate. Por kalvari i vuajtjeve për Bllacin nuk do të mbaronte këtu. Pas daljes nga burgu në vitet 1964-1967, Bllacin regjimi e dërgon të punojë si punëtor ndërtimi. Më 1990 ai u kthye përsëri në shtëpinë Botuese “Naim Frashëri“ ku punon edhe sot. Jorgo Bllaci ka botuar vëllimet me poezi “Ligjërimet e Pyllit“,(1964) dhe “Epika e trëndafilave” (1990). Gjithashtu ka shqipëruar vepra poetike autorësh të njohur, si Shevcenko, Pushkin, Esenin, Gëte, Du Fu, Frost, vepra në prozë, midis të cilave romanet “Rudini“ dhe “Ujrat pranverorë“ të Turgenievit, si dhe disa libra me poezi për fëmijë.

PETRO MARKO, shkrimtar

Nuk ka shembull në letërsinë shqiptare, ku të jetë gërshetuar dhe njehsuar aq shumë mes vetes njeriu dhe krijuesi – Petro Marko njeri dhe Petro Marko shkrimtar. Me romanet e tij Petro Marko hyri në personalitetet më të shquara të kulturës shqiptare që sollën risi të vërteta në traditën letrare shqiptare, ndonëse sa rrojti ishte ndër personalitetet më të persekutuara dhe më të munduara nga regjimi komunist. Edhe pse ishte një ndër vullnetarët e luftës së Spanjës dhe i burgosur i fashizmit, kur kthehet në Shqipërinë e çliruar, ai shpejt do të përjetojë disa nga vitet më të rënda nëpër burgjet e shtetit shqiptar komunist, për të cilin Petro Markoja kishte luftuar nëpër Evropë dhe Shqipëri më se 10 vjet rresht. Kjo për të vetmin shkak se nuk mund të pajtohej që në ditët e para të pushtetit me fillimin e diktaturës, e sidomos kur provoi t’i rezistojë diktatit që i vinte Shqipërisë aso kohe nga jashtë kryesisht nga Beogradi.

DAUT GUMENI, poet

Daut Gumeni është cilësuar si poeti që mbushi qelitë e burgjeve me këngët e lirisë.Ai lindi më 11.03.1943 në Gusmar, Tepelenë në një familje me tradita atdhetare. Në vitet 1957-1961 mbaroi me rezultate të shkëlqyera shkollën pedagogjike ”Pandeli Sotiri” në Gjirokastër. Që në shkollë i shfaqi idetë e tij kundër ideologjisë komuniste.Në këto vite filloi të shkruajë poezi e të konfrontohej me skematizmin e letërsisë së realizmit socialist.Në vitet 1961-1967 punoi si mësues i matematikë-fizikës në rrethin e Tepelenës. Ishte 24 vjeç, kur, në vitin 1967, arrestohet për agjitacion e propagandë kundër Partisë e Pushtetit Popullor dhe për 23 vjet e gjysëm, vuajti dënimin e rreptë të të burgosurit politik, deri në vitin 1990. Një nga kryeakuzat ishte se kishte shkruar poezi reaksionare: antikomuniste e antisocialiste. Pas viteve ’90 ai ka punuar në disa poste të ndryshme shtetëtore.

VILSON BLLOSHMI, poet

Kur thua Vilson Blloshmi nënkupton edhe Genc Lekën, dhe anasjelltas.Ata lindën në muajin Mars. Vilsoni, lindi më 18 mars të vitit 1948, ndërsa, Genci më 23 mars të vitit 1941. Që të dy ishin nga i njëjti fshat, nga Bërzeshta e Librazhdit, që të dy ishin poetë. Ashtu siç kishin lindur në të njëjtin muaj, ata patën të njëjtën vdekje dhe në të njëjtën natë. Vilson Blloshmi u pushkatua mesnatën e 17 korrikut të vitit 1977, për të vetmin “faj”, se kishin lindur poetë. Të dy poetët e kallur nën dhe u lanë në harresë deri në shembjen e diktaturës, ndërsa poezitë e tyre u shpallën heretike. Vilson Blloshmi rridhte nga një familje patriotike.Ai fliste frëngjisht dhe anglisht në mënyrë të shkëlqyer.Shkruante poezi, por edhe përkthente poetët më në zë perëndimorë, sidomos ata francezë. Akuza kryesore ndaj tij, ishte poezia “Saharaja”, ku ai e simbolizon Shqipërinë të shkretë dhe pa miq e pa shokë, por Vilsoni u akuza edhe pse kishte thënë se, “që të bëhesh njeri i afirmuar, duhet të dish edhe gjuhë të huaja”.

GENC LEKA, poet

Genc Leka, ishte një mësues shembullor, por për probleme të biografisë e çuan në punë ndërtimi. Edhe pse punonte shumë, ai gjente kohë që të shkruante edhe poezi.Në aktakuzë ishte shkruajtur se ai ka bërë agjitacion, duke u shprehur se, “normat janë të larta dhe shpenzimet e ulëta sa mezi jetohet”. Ai u akuzua për poezi pesimiste dhe jo realiste, sipas prokurorit, “poezitë shprehnin dëshpërim”. Interpretimi i poezive e rëndoi akuzën.Edhe poezitë e natyrës cilësoheshin si politike. Genci dhe Vilsoni, në mesnatën e errët të 17 korrikut 1977, u pushkatuan së bashku në një largësi prej rreth 5-6 km në largësi të Librazhdit, në një humnerë që quhet “Përroi” dhe “Firarit”. Për të dy këta poetë është thënë nga shkrimtarët më të mirë se kishin një talent të jashtëzakonshëm në të shkruar. Dhe nëse do të ishin ende gjallë Shqipëria do të kishte edhe dy kollosë të tjerë të letrave shqipe.

KASËM TREBESHINA, shkrimtar

Kasëm Trebeshina u njoh si shkrimtar në dhjetëvjeçarin e fundit të shekullit 20. Pjesëmarrës aktiv në Luftën Nacionalçlirimtare që në moshë fare të re, ai nuk u pajtua me politikën moniste të numrit një të partisë ku bënte pjesë; e kundërshtoi atë në mënyrë të drejtpërdrejtë, veçanërisht, për orientimin që po i jepte letërsisë dhe arteve. Për këtë qëndrim u burgos dhe veprat i mbetën në dorëshkrim. Letra e tij “Promemorje” për Enver Hoxhën, shkruar më 5 tetor 1953, denoncon vendosjen e pushtetit “njëdorësh” në Shqipërinë e Pasluftës së Dytë Botërore dhe instalimin e Metodës së realismit socialist të cilën vetë Kasëm Trebeshina e identifikon me një çensurë nga më të çuditshmet. “Stina e stinëve”, është vepra më përfaqësuese (e atyre që janë botuar deri më sot) e Kasëm Trebeshinës, e cila ka tërhequr vëmendjen e kritikëve dhe të studjuesve të letërsisë. Dhe ndonëse persekutimet e herëpashershme e bënë atë të vuajë fizikisht, vepra e Trebeshinës, ndonëse nuk u botua, e shfaqi vlerën e saj pas disa dekadash (në vitet ’90). Sipas kritikës serioze vepra e Trebeshinës qëndron ndërmjet traditës kuteliane dhe surealizmit.

KAPLLAN RESULI, shkrimtar

Kapllan Resuli është pa dyshim një nga shkrimtarët dhe intelektualet më të përfolur, më të sulmuar, më të blasfemuar, më të polemizuar në botën shqiptare.Ai akuzohet edhe si pansllav, por nga ata tjetër cilësohet si një ndër shkrimtarët atdhetarë më të shquar.Vepra më e njohur e tij është “Tradhëtia, megjithëse shumë pak nga veprat e tij janë botuar në Shqipëri.Kapllan Resuli dënua me dhjetë vjet burg nga regjimi komunist për shkak se pikëpamjet e tij nuk korrespondonin me regjimin e E. Hoxhës. Resuli ka pranuar se ai është i majtë, por jo me komunizmin që u ngulit në Shqipëri të cilin ai e quajti komunizëm banditesk, çka i kushtoi shumë rëndë. Pas viteve ’90 edhe pse si Presidenti i asaj kohe, Sali Berisha, por edhe më vonë ish-kryeministri Fatos Nano i kanë kërkuar falje Resulit në emër të popullit shqiptar dhe që të kthehej në atdhe, ai vazhdon të jetojë të në Zvicër.

FATOS LUBONJA, gazetar

Fatos Lubonja është një ndër publicistët, humanistët dhe shkrimtarët të më shquar shqiptar.Ai lindi në Tiranë në vitin 1951 dhe mbaroi studimet për fizikë në vitin 1974 në Universitetin e Tiranës. U akuzua dhe arrestua për shkrimet që iu gjetën të fshehura, për agjitacion dhe propagandë kundër regjimit dhe për to u dënua 7 vite burgim. Në vitin 1979 u arrestua sërish dhe u dënua sërish edhe 16 vite të tjera burgim, me akuzën si pjesëtar i një organizate kundër revolucionare.Nga burgu u lirua në vitin 1991, pas shtatëmbëdhjetë vitesh burgim.Nga koha e lirimit gjer në vitin 1993 punoi si sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Shqiptar të Helsinkit.Në vitin 1994 themeloi revistën “Përpjekja”.Në vitin 1997 u zgjodh lider i Forumit për Demokraci. Tashmë ai është një nga publicistët më të njohur dhe më peshë në vend.

HAVZI NELA, poet

Poeti kryengritës, nga Kollovozi i Kukësit, Havzi Nela (1934 – 1988), ishte njëri nga ata që s`u pajtua asnjëherë me të keqen, që solli dhe po e sillte vazhdimisht regjimi komunist në Shqipëri gjatë viteve të sundimit të tij.Këtë të keqe ai e kishte vërejtur që herët. Pasi që kishte kryer Shkollën Pedagogjike në Shkodër, ai fillon punën në rrethin e Matit, por u bënë shkak disa vjersha që iu gjetën, të cilat siç duket ishin të “papëlqyera” për pushtetin dhe pushtetarët e asaj kohe dhe pushohet nga puna. Në shenjë mospajtimi me atë që po ndodhte me vendin e tij, më 27 prill të vitit 1967, ai vendos të braktisë vendin dhe ikën në Kosovë. Por, ikja nga atdheu dhe kalimi ilegalisht në Kosovë, qe një tjetër fatalizëm, një tjetër mallkim për poetin dhe mësuesin Havzi Nela, sepse atë e kthejnë sërish në atdhe, ku tani e pritnin pesëmbëdhjetë vite në burgun e Spaçit, të njohur për tmerret e tij, por edhe në burgjet dhe kampet e tjera të asaj kohe, ku ridënohet për shkak të qëndrimit të “pandreqshëm” të tij. Havzi Nela u ndëshkua mizorisht me varje në Kukës, më 10 gusht 1988, dy vjet para se të përmbysej regjimi mesjetar komunist në Shqipëri.

At ZEF PLLUMI, shkrimtar

At Zef Pllumi është një nga personalitetet më të mëdhenj të kombit tonë. Ai lindi në vitin 1924, në Malin e Rençit (Lezhë), vdiq më 26 shtator të vitit 2007 në Romë.Ishte në moshën 22-vjeçare, kur në fund të vitit 1946 arrestohet dhe dënohet me tre vjet burg, të cilat i vuan në kampet famëkeqe të Bedenit dhe Orman-Pojanit.Shkak për arrestimin e tij, edhe pse ishte më i riu ndër të arrestuarit, pohon vetë at Zefi, ishte sepse duke qenë sekretari personal i Provincialit, komunistët mendonin se duhej të dinte shumë dhe nga ai mund të nxirrnin informatat e duhura.Në vitin 1967 arrestohet dhe për 23 vite vuan dënimin në burgje dhe kampe të ndryshme.Me ardhjen e demokracisë rifillon meshtarinë tek kisha e Shna Nout në Tiranë dhe prej atëherë nuk pushon dhe pasioni i dikurshëm për dijen dhe kulturën. Janë gjithashtu këto vite kohë e një veprimtarie krijuese për at Zefin. Ai shkruan dhe boton trilogjinë “Rrno vetëm për me tregue”, vëllimet ”Françeskanët e mëdhenj” etj. Presidenti Alfred Moisiu, në vitin 2006 dekoroi At Zef Pllumin me Urdhrin “Nderi i Kombit”. At Zef Pllumi vdiq më 25 shtator të vitit 2007 në spitalin Gemelli, Romë në Itali, kurse u varros më 30 shtator 2007 në Shkodër.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...