2018-09-13

Lamtumirë profesor Mehdi Jashari ! U prefsh në paqe”

Me nderime të larta , dje  në ora 16:45 minuta i varros  në varrezat e Arbërisë në Prishtinë   ish-dekani i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit,Prof.Dr. Medi Jashari,Ph.D.

Profesor  Dr. Mehdi Jashari ka dhënë një kontribut të madh në edukimin e shumë brezave si dhe kontribuoi shumë në avancimin e hendbollit dhe sportit të Kosovës në përgjithësi.


****


Profesori  dhe doktori i shkencave Sportive  Mehdi Jashari, që për kohë të gjatë ka dhënë kontribut të madh për hendbollin në vend, ndërroi jetë të mërkurën në mëngjes në moshën 74-vjeçare.

Mehdi Jashari i lindur në Ferizaj është cilësuar lart për kontributin e dhënë në hendboll.

Për vdekjen e  Mehdi Jasharit, Federata e Hendbollit e Kosovës (FHK), Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) dhe Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) të mërkurën kanë postuar në uebfaqet e tyre telegrame ngushëllimi.

"Federata e Hendbollit e Kosovës dhe komuniteti i hendbollit kanë mbetur pa një personalitet të madh. FHK-ja shpreh ngushëllime të thella dhe më të sinqerta për familjen Jashari", thuhet në telegramin e ngushëllimit të FHK-së.

Në telegramin ngushëllues të KOK-ut thuhet se sporti i Kosovës, në veçanti hendbolli, ka humbur një person që ka dhënë kontribut të madh, ndërkohë FFK-ja e ka cilësuar si shumë meritor në pavarësimin e sportit të Kosovës.

Jashari kishte nisur të luante hendboll në moshën 15-vjeçare, në klubin me famë të Ferizajt, Borci. Gjatë shkollimit në Prishtinë luajti si hendbollist për Obiliqin e më pas u kthye te Borci ku luajti edhe për dhjetë vjet të tjerë. Ka luajtur edhe në Bosnjë gjatë studimeve.

Aktiv dhe i suksesshëm ishte edhe pas tërheqjes nga loja aktive.

Për dy vjet punoi si trajner i Borcit dhe tetë vjet të tjerë i klubit të hendbollit Prishtina (meshkujt) në Ligën Federative.

Si përzgjedhës i Kosovës punoi prej vitit 1982 deri në vitin 1988. Ka udhëhequr reprezentacionin e të rinjve. Kontributi i Jasharit ka vazhduar edhe në vitet ‘90. Ka mbajtur edhe postin e kryetarit të Komisionit të Garave të FHK-së, kurse nga viti 2001 deri në vitin 2006 ka qenë udhëheqës i kampeve të ndryshme në shumë qytete në Kosovë.

I ndjeri  Mehdi Jashari ka kaluar dekada si profesor universitar dhe kontributi i tij ishte i madh për shkollimin edhe të njerëzve të hendbollit. Doktoroi në Tiranë në vitin 1993 në lëmin e hendbollit. Ka punuar gjatë në Fakultetin e Kulturës Fizike në Prishtinë, ndërsa ishte edhe dekan i tij. Pas pensionimit kontribuoi si ligjërues edhe në AAB.


Lamtumirë profesor Dr.Mehdi Jashari ! U prefsh në paqe”

Ish studenti yt,

Akademik Prof.Dr.Flori Bruqi,Ph.D

(Anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane, 
New York,Tiranë Prishtinë dhe Shkup) 

Ra referendumi e të shihet llumi

Akademik Prof.Dr.Abdulla Mehmeti,Ph.D


Fushata e partive politike të shqiptarëve në Maqedoni për referendumin e 30 shtatorit, sipas terminologjisë që përdorin drejtuesit e këtyre partive, është ofenduese dhe poshtëruese për qytetarët shqiptarë në Maqedoni. Kjo fushatë siç ka filluar, sipas folësve në tubimet e para me qytetarët, më tepër i ngjan një fushate parazgjedhore, se sa fushatës sensibilizuese për referendumin në lidhje me Marrëveshjen e Prespës dhe integrimin në NATO dhe BE.

Përderisa asnjë forcë politike, asnjë qytetar apo grupim i shqiptarëve nuk është deklaruar deri më sot kundër integrimit të Maqedonisë në strukturat evropane dhe euroatlantike, NATO dhe BE, nga del nevoja që këto parti kaq shumë t'i „japin kosës“ për këtë çështje?!

Si pjesë e qeverisë aktuale të Maqedonisë është e kuptueshme që edhe partitë politike të shqiptarëve duhet të organizojnë fushatë sensibilizuese, meqë edhe paguhen për këtë, por fryma që i japin kësaj fushate nuk përkon me qëllimin e saj, por me interesat e ngushta partiake, grupore dhe klanore, që më tepër bëjnë thirrje për forcimin e pozitave të tyre në pushtet, se sa për realizimin e interesave të përgjithshme të qytetarëve, pa dallim të përkatësisë etnike, fetare, kulturore dhe gjuhësore, si dhe të orientimit politik e partiak të tyre, sidomos të qyterëve shqiptarë në këtë shtet.

Do të ishte mirë nëse drejtuesit e këtyre partive politike së paku kësaj radhe t'i kursejnë qytetarët nga kjo torturë psikologjike, duke pasur parasysh veprimtarinë e derisotme të këtyre partive, sukseset dhe dështimet, për të cilat qytetarët janë të informuar dhe të zhgënjyer.

Drejtuesit e këtyre partive politike prej nga i pollën gjithë këto të arritura dhe suksese, nganjëherë aq të pakuptimta dhe jashtë çdo logjike të shëndoshë, që krijojnë përshtypjen në disa raste sikur vetë këto parti t’i kenë krijuar edhe NATO-n dhe BE-në?!

Kur nuk ju pyet askush dhe për asgjë në këtë shtet, nuk keni qenë as pjesë e bisedimeve për Marrëveshjen e Maqedonisë me Greqinë, as për Marrëveshjen me Bullgarinë, as për ndryshimin e emrit të shtetit, kryeni në mënyrë të ndershme detyrat për të cilat paguheni dhe shpërbleheni, sipas nevojës bëni edhe argatin e mirë siç e keni bërë deri më sot, dhe uluni e mendoni për programet tuaja partiake të parealizuara, për Deklaratën e përbashkët të partive shqiptare për të cilën jeni zotuar, dhe sa më pak dhunoni qytetarët me demagogjitë tuaja që nuk pushojnë për gati tri dekada me radhë.

Me këtë rast, ju përkujtojmë se:

- Shqiptarët në Maqedoni, me kontributin Tuaj, të dikujt më shumë e të dikujt më pak, ende trajtohen si pakicë kombëtare;

- Gjuha shqipe ende nuk është gjuhë zyrtare, as edhe sipas Ligjit të ri mashtrues për përdorimin e gjuhëve, me këtë edhe të gjuhës të cilën e flasin mbi 20% të qytetarëve, jo të gjuhës shqipe;

- Flamuri shqiptar mund të përdoret vetëm në komunat me mbi 50% shqiptarë, edhe atë, si flamur me përmasa për 30% më të vogla në krahasim me flamurin shtetëror, që këtë krim nuk e ka bërë as regjimi komunist;

- Stema dhe himni i shtetit të përbashkët të Maqedonisë, edhe pas 27 vjet pavarësi, nuk përmbajnë asnjë element nga historia, kultura dhe identiteti kombëtar i shqiptarëve;

- Decentarlizimi i pushtetit nuk është realizuar as për së afërmi, përkundrazi është vendosur kontroll i dyfishtë i pushtetit mbi shqiptarët, përveç se nga pushteti qendror edhe nga klanet e partive politike të shqiptarëve në shërbim të gjithkujt, përveç se në shërbim të interesave të qytetarëve shqiptarë;

- Buxheti i shtetit ende nuk ndahet në mënyrë të barabartë për të gjitha rajonet dhe komunat, sidomos për vedbanimet shqiptare, edhe pas 27 vjet demokracie, pluralizmi dhe tranzicioni;

- Shkolla shqipe është shndërruar në shkollë eksperimentale, me plane dhe programe mësimore dhe me libra shkollore të përkthyera, siç nuk ka qenë as gjatë regjimit komunist, kur nxënësit shqiptarë të shkollave fillore dhe të mesme kanë mësuar me tekste shkollore në gjuhën amtare të përgatitura në Prishtinë, për nevojat e të gjithë shqiptarëve nën ish Jugosllvi, si në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni dhe Luginë të Preshevës.

Çfarë keni bërë ju deri më sot, e që nuk e kanë pasur shqiptarët para se të vini ju në skenën politike? Çfarë ka në Kushtetutën dhe ligjet aktuale në Maqedoni e që nuk ka qenë e shkruar në letër edhe para 30-40 vjetësh, që kurrë nuk është zbatuar në praktikë për shqiptarët, sepse udhëheqësit e regjimit të atëhershëm nga radhët e shqiptarëve kanë qenë kështu siç jeni ju sot, të korruptuar, demagogë, hajna, shumica shitës të interesave të shqiptarëve.

Thoni që keni ngritur institucione të reja të shqiptarëve në Maqedoni! Pse nuk thoni sa institucione i keni shkatëruar pas ardhjes tuaj në pushtet, sa prej tyre i keni shndërruar në ndërmarrje partiake dhe sa prej tyre i mbani në këmbë vetëm për punësimin e të afërmve tuaj dhe shpërlarjen e parave të vjedhura!

Thoni që keni punësuar shumë qytetarë shqiptarë dhe e keni zgjidhur çështjen e punësimit, çështjen ekzistenciale të shqiptarëve? Jo! Së paku këtë nuk e thonë statistikat. Sa shqiptarë ka pasur në marrëdhënie pune gjatë regjimit komunist dhe sa ka sot? A më shumë keni punësuar ju, apo më tepër shqiptarë janë „vetëpunësuar” në botën e jashtme për shkakun e qeverisjes suaj të keqe? Edhe ata që i keni punësuar, këtë nuk e keni bërë për parime dhe ideale, por për interesat tuaja, duke i shitur vendet e punës si në mallin e babës, për të siguruar sa më tepër ushtarë partiakë që t’u shërbejnë verbërisht përmes votës së tyre të manipuluar dhe shantazhuar që të mbeteni sa më gjatë në pushtet, për aq sa i duheni pushtetit dhe interesave të huaja!

Ka edhe shumë për të thënë, por këtë shpresojmë ta kuptoni ju vetë gjatë fushatës sensibilizuese për referendumin e 30 shtatorit, i cili duhet të jetë i sukseshëm edhe për një fakt, e që rrallëkush e përmend, të përfundojë me këtë sa më parë edhe përralla e juaj komuniste me tra-la-la pa mbarim

Trump shembi “murin sovjetik” midis dy Koreve

Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Akademik  Prof. Dr. Mehdi Hyseni


Donald Trump është presidenti i parë i suksesshëm amerikan, që bindi diktatorin e Koresë Veriore, Kim Jon Un të takohej me të në Samitin e përbashkët historik në ishullin pitoresk Santosa të Singapurit, më 11 qershor 2018, me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Koresë Veriore për të evituar rrezikun eventual nga shpërthimi i një lufte bërthamore si pasojë e armatimit bërthamor të Koresë Veriore. Për këtë qëllim, Trump dhe Kim u dakorduan dhe nënshkruan Marrëveshjen historike paqësore, që të bëhet denuklearizimi i tërësishëm i Gadishullit Korean”.

-Trump, personalitet botëror me vision paqësor

Presidenti i Shtetetve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trumpi është personalitet botëror i shekullit XXI, sepse shpëtoi botën nga katastrofa bërthamore, si dhe zhveshi dhe demaskoi përgjithmonë para tërë botës “Teorinë e Konspiracionit të Madh Sovjetik” në kontinentin e Azisë, që pati për pasojë luftën 3-vjeçare (1950-1953) në Gadishullin Korean, ku humbën jetën “ 3 milionë koreanë” për shkak të involvimit ushtarako-politik, diplomatik dhe propagandistik subversiv të Moskës dhe të Pekinit, me ç’rast copëtuan Korenë në dy shtete (veriore dhe jugore).

Kjo është arsyeja kryesore dhe e ngutshme, që Donald Trump të jetë laureat i Çmimit Nobel për Paqe.

-Trump, duke kuptuar thellësisht dhe duke çmuar lart esencën e mbrojtjes së vlervae universale të rendit botëror: sigurinë, stabilitetin, demnokracinë, zhvillimin, humanizmin, prosperitetin dhe paqen mes popujve dhe shteteve me sisteme të ndryshme politiko-shoqërore, si vlera kooperuese dhe integruese, që garantojnë respektimin dhe ruajtjen e të drejtave dhe lirive dhemelore të njeriut, si dhe të mbrojtyjes së objektivave dhe të parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara) Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, për herë të parë në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare shkallmoi mitin shekullor të “Teorisë së Konspiracionit të Madh Sovjetik” për kontaminimin e Azisë me farën e e kuqe të komunizmit të BRSS-së.
-Ndaj, duke qenë se Presidenti Donald Trump mori një hap të guximshëm për denuklearizimin e plotë të Gadishullit Korean, si dhe për vendosjen e detantit mes Koresë Veriore dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe për krijimin e kushteve serioze dhe të klimës realiste për RIBASHKIMIN e DY KOREVE SI NJË POPULL DHE NJë SHTET I PËRBASHKËT, me qëllim të ruajtjes së paqesë, të sigurisë dhe të prosperitetit jo vetëm brenda kontinentit të Azisë, por në përmasa botërore, QË TANI, MERITON TË LAUROHET ME ÇMIMIN NOBEL PËR PAQE!

Marrëveshja , kthesë historike në shërbim të paqes botërore

-Arritja e Marrëveshjes historike Donald Trump-Kim Jon Un, me qëllim të denuklearizimit të plotë të Gadishullit Korean, të sigurisë dhe normalizimit të marrëdhënieve mes Koresë Veriore dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vërtet është prologu i një kaptine të re historike jo vetëm për këto dy vende dhe për Gadishullin Korean, përkatësisht për kontinentin e Azisë, por për gjithë bashkësinë ndërkombëtgare, sepse në këtë rast evitohet rreziku potencial i shpërthimit të një lufte bërthamore katastrofike për gjithë njerëzimin.

Për arritjen e kësaj Marrëveshjeje, të dytë nënshkruesit e saj, Donal Trump dhe Kim Jon Un deklaruan për masmedia se ndihen të kënaqur me zhvillimin e dialogut të tyre, sepse të dytë u pajtuan që Gadishulli Korean, të denuklearizohet në tërësi, si dhe të lihet anash e kaluara, dhe të fillojë një detante i ri në marrëdhëniet mes Amerikës dhe Koresë Veriore. Sipas Trumpit, takimi me kryetarin e Koresë Veriore, Kim Jon Un, “ishte një progres I madh dhe pozitiv, më shumë sesa pritej nga të tjerët… Shpresoj se së shpetji, do ta ftoj Kimin, që ta vizitojë Shtëpinë e Bardhë. Shhumë shpejt do të fillojë denuklearizimi i Gadishullit Korean, si dhe ndërprerja e manovrave të përbashkëta ushtarake amerikano-jugokoreane, me qëllim të kërcënimit të Koresë Veriore, sepse kjo formë e stërvitjeve ushtarake po ngre tensionin ndërmjet dy vendeve. Prandaj, ndërprerja e tyre, është edhe profitabile, sepse Amerika do të kursejë shuma të mëdha parash.”

Ndërkaq, në anën tjetër, kryetari i Koresë Veriore, Kim Jon Un u dakordua me presidentin amerikan, Donald Trump, që të bëhet denuklearizimi I Gadishullit Korean, duke premtuar se vendi i tij, “do ta lërë pas të kaluarën”, në mënyrë që të hapej një kapitull të ri i bashkëpunimit paqësor mes dy vendeve. Kjo është një lloj garancie për t’u besuar Trumpit dhe Kimit se Marrëveshja e arritur mes tyre, nuk ka vetëm karkater simbolik dhe retorik përpara kamerave të fotoreporterëve dhe të gazetarëve, që ndoqën atë samit, por, para së gjithash ka karakter historik dhe paqësor, që me gjasë, do të qetësojë jo vetëm Azinë, por mbarë botën.

Prandaj, ia vlen të thekojmë se pas përpjekjeve dhe anagazhimit të madh 70-vjeçar (1950-2018) për pengimin e penetrimit komunist kino-sovjetik në Gadishullin e Koresë, meritat më të mëdha historike, politike, diplomatike, ushtarake dhe ekonomike i kanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këtë të vërtetë të pamohueshme, së fundi e vulosi edhe presidenti aktual historik, Donald Trump, i cili në saje të vendosmërisë, të mbrojtjes së interesit nacional amerikan dhe të strategjisë realiste dhe vizionare në shërbim të stabilitetit,të sigurisë dhe të koekzistencës paqësore ndërkombëtare, ia arriti që në sy të gjithë botës demokratike, të triumfojë mbi “Teorinë e Konspiracionit të Madh Sovjetik” në Azi, duke lidhur Marrëveshjen historike paqësore me kryetarin e Koresë Veriose, Kim Jon Un në Singapur, më 12 qershor 2018.

Ky është argumenti dhe justifikimi kryesor me peshë historike, politike, diplomatike, humane dhe paqësore, pse Presidentit amerikan, Donald Trump t’i jepet Çmimi Nobel për Paqe për arritjen e Marrëveshjes historike paqësore mes Shteteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Koresë Veriore për denuklearizimin e plotë të Gadishullit Korean, bërë në Singapur, më 11 qershor 2018.

Ky është prologu i kaptinës së re historike dhe paqëore për pajtimin e popullit koren dhe për ribashkimin e të dy Koreve në NJË SHTET TË PËRBASHKËT DEMOKRATIK TË BEGAT SIPAS MODELIT AMERIKAN DHE EVROPIAN PERËNDIMOR, JO sipas sistemit varfnjak të falimentuar komunist sovjetik, i cili nuk jeton më as në Rusi, që nga shembja e Murit të Berilinit (1989), si rezultat direkt i arritjes së Marrëveshjes historike paqësore Ronald Reagan –Mihail Gorbaçov, të arritur në Rejkjavik të Islandës, më 11-12 tetër 1986, me qëllim të kufizimit dhe të kontrollit të armëve bërthamore strategjike ndërmjet SHBA-së dhe BRSS-së si parakusht për eliminimin e luftës së ftohtë mes dys superfuqive botërore.

Kryetari Kim Jon Un, të ndjekë shembullin pozitiv të Mihail Gorbaçvit, i cili me ndihmën e presidentit Ronald Reagan mbylli kaptinën gjysmëshekullore të luftës së ftohtë

-Ndaj, është e domosdoshme dhe, para së gjithash për interesin e përbashkët të popullit gjithëkorean dhe për stabilitetin, sigurinë dhe paqen e vendeve të tjera fqinje aziatike, që kryetari i Koresë Veriore, Kim Jon Un, ta mbështetë dhe ta zbatojë me konsekuencë Marrëveshjen historike paqësore për denuklearizimin e Gadishullit Koran, të arritur dhe të nënshkruar me presidentin amerika, Donald Trump në Singapur, më 12 qershor 2018.

Nuk ka asnjë dilemë se arritja e kësaj Marrëveshjeje historike paqësore thelbësisht nënkupton edhe epilogun e luftës së ftohtë, të konflikteve dhe të incidenteve të armatosura mes Koresë Veriore dhe Koresë Jugore, gjatë 70 viteve të shkuara, si shkak dhe pasojë e interesave ideologjike, politike dhe ushtarake të penetrimit dhe të shtrirjes së komunizmit sovjetik, edhe në Azi.

Pjongjangu dhe Seuli, ta mbështesin Marrëveshjen Trump –Kim Jon Un!

-Një popull dhe një territor i përbashkët, pse të mos kenë një fat dhe një jetë të përbashkët? - Të të gjithë koreanët (veri-jug, lindje, perëndimn) e Gadishullit Korean të jenë të pasur, të zhvilluar, të demokratizuar, të përparuar, duke jetuar në mirëqenie e begati të plotë, ashtu sikurse Japonia, Amerika, Kanadaja etj., JO veriu të jetojë i varfëruar në skajshmëri dhe i izoluar nga Jugu, si dhe nga bota e zhvilluar dhe e përparuar demokratike.

Andaj, logjika racionale dhe humaniste nuk pranon një system të tillë, që varfëron popullin dhe varros të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, sikur që është rasti në Korenë Veriore, e cila sa më parë, duhet të ndryshojë dhe të reformojë sistemin komunist, duke e zëvendësuar me reforma të reja të shtetit të së drejtës dhe të demokracisë, ku shprehja e mendimit, e fjalës dhe e votës së lirë e popullit , të jetë alfa dhe omega e ndërtimit të shtetit demokratik, ashtu sikurse që është rasti me Korenë Jugore.

Presidenti Trump, shans historik për ribashkimin e dy Koreve dhe për denuklearizimin e Gadishullit Korean

Sepse ky është rasti i parë në historinë e popullit Korean, që të ribashkohen si komb dhe si shtet i vetëm në aatdheun e tyre të përbashkët, i cili pas përfundimit të LDB-së, u copëtua dhe u nda për ineteresa hegjemoniste, ideologjike, ekonomike, ushtarake dhe strategjike të fuqive të mëdha botërore.

Duke qenë se koreanët janë popull dhe një territor i përbashkët, por i ndarë në dy pjesë-në dy shtete me systeme të ndryshme politike: kapitaliste dhe komuniste, si rrjedhim i luftës së viteve (1950-1953), ku për shkaqe ideologjike, gjeopolitike dhe gjeostrategjike, ekonomike, hegjemoniste dhe militariste të përhapjes dhe shtrirjes së komunizimit ruso-sovjetik, BRSS-ja për qëllime të tillla krijoi Korenë Veriore si marionetë të vet. Kështu që, okupimi i Koresë Veriore nga ana BRSS-së involvoi në luftën 3-vjeçare (1950-1953) Kinën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila së bashku me OKB-në bëri përpjekje të mëdha politike, dipomatike dhe ushtarake, që të mos copëtohej territori i Gadishullit Korean në dy shtete sipas së ashtuquajturës “Paralelja 38” e sajuar nga BRSS-ja me mbështetjen dhe me ndërhyrjen ushtarake të Kinës. Mirëpo, nuk pati sukses, me gjithë Marrëvshjen e arritur me Bashkimin Sovjetik në vitin 1945, që të krijohej vetëm NJË SHTET I VETËM KOREAN.

Me gjithë dështimin e negociatave me BRSS-në, Amerika, edhe më tej ngulmonte, që të formohej vetëm një shtet Korean. Këtë kërkesë, Uashingtoni zyrtar ia parashtroi Asamblesë së Përgjithshmme më 1947, e cila miratoi Rezolutën për zgjedhjet e kuvendit kombëtar të gjithë Koresë nën mbikëqyrjen e Komisionit të Përkohshëm të Kombeve të Bashkauara.

Mirëpo, edhe kjo përpjekje e OKB-së dështoi, sepse Komisionit të saj të theksuar iu ndalua hyrja në pjesën e territorit të Koresë Veriore (Paralelja 38). “Kështu që OKB-ja njohu vetëm pushtetin e zgjedhur në pjesën jugore të Gadishullit Korean. – Si kundërpërgjigje, në pjesën veriore, që ndodhej në pushtimin sovjetik, krijohet pushteti i ri, që deklaroi përfaqësimin dhe përfshirjen e tërë territorit dhe të popullsisë së Koresë”.

Me gjithë krijimin e Koresë Veriore, ky nuk njihet nga Kombet e Bashkuara dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mëpastaj, filloikaptina e luftës trivjeçare (1950-1953) mes OKB-së me Amerikën në krye për mbrojtjen e Koresë Jugore dhe, Bashkimit Sovjetik dhe Kinës, të cilat okupuan Korenë Veriore, duke krijuar zonën e “Paralelesë 38” në saje të luftës së përbashkët me ushtrinë e Koresë Veriore.

Kundër okupimit të Koresë Veriore nga ana e trupave sovjetike dhe kineze, “Këshilli i Sigurimit në bazë të kërkesës së parashtruar të Amerikës, nxori tri rezoluta. E para, denoncoi: 1) Sulmin e aramatosur të trupave verikoreane, duke e cilësuar si cenim të paqes dhe, për këtë arsye urdhëroi ndërprerjen e armiqësive dhe të tërheqjen e trupave të Koresë Veriore. E dyta, rekomandoi shtetet anëtare të OKB-së, që t’i ndihmonin Kores Jugore, në rast sulmi eventual, si dhe në rivendosjen e sigurisë dhe të paqes. E treta, miratoi formimin e forcave të përbashkëta nën flamurin e OKB-së. Ndërkaq, nga Amerika kërkoi organizimin e forcave të përbashkëta, si dhe caktimin e komandantit të tyre. Në këtë detyrë u emërua gjenerali amerikan Douglas MacArtur.”

Mirëpo, edhe pas kalimit të “Paraalelës 38” në zonën e Koresë Verior, forcat e armatosura të koalicionit të OKB-së, të udhëhequra nga gjenerali MacArtur pësojnë disfatë të rëndë nga sulmi i “200 mijë trupave invaduese kineze, të cilat më 26 nëntor 1950 kaluan lumin Yale dhe, asgjësuan forcat e OKB-së të komanduara nga gjenerali MacArtur, duke i detyruar që të tërhiqeshin jashtë zonës veriore të “Paraleles 38”. Në këtë ofensivë masive të forcave luftarake kineze, vriten 13 mijë ushtarë të OKB-së, kryesisht amerikanë…” Kjo ndërhyrje brutale agrsive kineze ndodhi pas arritjes së Marrëveshjes mes Mao Ce Dunit dhe Stalinit, bërë në Moskë, më 16 dhjetor 1949.

Nuk ka asnjë dilemë se një pëlqim i tillë i diktatorëve komunistë Mao Ce Dun – Stalin ishte arritur në bazë të së ashtuqujaturës “Strategjia e konspiracionit të Madh Sovjetik”, që kishte për qëllim jo vetëm pushtimin e Koresë Veriore, por edhe të tërë Azisë, duke qenë se politika dhe diplomacia sovjetike, Kinën e llogariste si pratnerin kyç për përhapjen e ideve komuniste dhe të nidikimit rus, edhe në këtë rajon, duke përfshirë edhe Gadishullin e Koresë.

Ata që e penguan Vuçiqin, të mos hynte në Drenicë, janë Adem Jasharë!

AKADEMIK PROF. DR. MEHDI HYSENI





Duhet të bëjmë “argatë” për Adem Jasharët, për UÇK-në, për Drenicën dhe për gjithë Kosovën dhe Shqipërinë etnike të lirë, të pavarur, sovrane dhe të ribashkuar, Jo për spahinjë, agallarë, çifligarë, milionerë, korrupcionistë, mercenarë dhe kolaboraconistë të Serbisë kolonialiste dhe neokolonialiste të presidentit Aleksandar Vuçiq.




- Jo për Nexhmedin Spahiun, “babain e kombit kosovar dhe të gjuhës kosovarishte”, i cili pa fije turpi, barrikaduesit me Bekim Jasharin në krye (kryetar i komunës së Skenderajt), të cilët nuk lejuan presidentin serb Aleksandar Vuçiq të hynte në Drenicë për ta vizituar fshatin Banjë të banuar me serbë më 9 shtator 2018), i quajti “Haxhiqamilë” dhe “frikacakë” gjoja pse ata nuk kishin shkuar në veriun e Kosovës për ta bllokuar Vuçiqin, jo në hyrje të Drenicës(!).

-Ja, sa objektiv, sa trim, sa i mençur e patriot që është, ndërron tezat si Serbia. Lidhur me këtë naivitet dhe subjektivizëm të Nexhemdin Spahiut, shtrohet kjo pyetje, -Po kush e ka më afër kufirin e veriut të Kosovës, Nexhmedin Spahiu nga Mitrovica Jugore, apo Bekim Jashari nga komuna e Skenderajt?

-Së pari, Nexhemdin Spahiu e ka pasur për detyrë kombëtare, politike e shtetërore, që të vete në kufirin e veriut të Kosovës (sepse e ka pasur shumë më afër sesa drenicarët e Skenderajt) për ta penguar hyrjen e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, Jo Bekim Jashari me veteranët e UÇK-së dhe me qytetarët e Skenderajt.

Ky moralizim absurd dhe ndërrim i tezës sipas shkollës së serbomëdhnjeve dhe larove të tyre, më solli ndërmend këtë vlerësim aksiomnatik dhe objektiv të heroit dhe patriotit të Kosovës, Hamëz Jashari: “ E, qishtu daj, a e din a s’e din, Ahmet Delia me sakicë u shku me dekë për kojshi. N’pikë t’natës. Veç qi e ka ni zanin: ‘auuu zhdirgju djal se na ranë shkijet’. E na sot, n’këto ditë, ven se me mledhë men, vinë tre katër shkije, milic kishe në uniformë demek, e rrathekojnë ni shpi, e hijnë, e grijnë rob, e piskamë, e kush s’del me thanë t’shkoj t’i nihmoj qatij vllau. E thomë: valla s’kanë dashtë dikur ata t’partë, ishin kanë t’ligj, se s’ishum metë nër shka na. A s’dashtën ata a s’po domë na sot? Hajde tash e bajmë ni analizë këtu: A kenë ma t’fortë ata atëherë, pa ditë shkrim-lexim, letrat te hoxha u duftë m’i çu m’i lexu, ja te popi, kur jau kanë çu djemtë p’ej ushtrije a p’ej gyrbeti diku? E na sot kemi djem, kemi dijetarë, tu i marrë p’ej profesorave, magjistra, doktora, akademika të rangut botnor, edhe i kemi shti veshtë n’lesh. Shkau te dera. Deri kur dojmë me duru k’shtu ma?» – Hamëz Jashari, Prekaz, Skenderaj, 1995..

Kjo është ndërgjegja e lartë njerëzore, trimëria, sakrifica, heorizmi dhe detyra kombëtare dhe atdhetare shqiptare në mbrojtjen e interesave të shenjta të kombit dhe atdheut të vet, Jo fjalët, shpifjet, pallavrat, moralizimet, intrigat, gënjeshtrat dhe shantazhet e politikës ditore për ta shpërfytyruar drejtësinë, të vërtetën dhe meritat kombëtare, patriotike dhe jetësore të të gjithë atyre që nën Flamurin Kombëtar të UÇK-së me Kryekomandantin e saj të lavdishëm dhe të pavdekshëm, Adem Jashari-ADEM SHQIPËRIA ETNIKE!

Këta janë Adem Jasharët, që nuk lejuan shajkaçën terroriste serbe, të hynte në Drenicë, ende pa u tharë gjaku dhe pa u gjetur mbi 1.700 viktimat shqiptare të gjenocidit të Serbisë (1989-2018)

Ja kritika e turpshme e Spahiut “sipas motit, ktheje gëzofin”, sepse do të na hidhërohej Vuçqi, Serbia dhe Rusia, nëse nuk e vëmë në shënjestër Drenicën e Azem Bejtës dhe të Adem Jasharëve !

*** Nexhmedin Spahiu : “ Paraqiten Haxhiqamilët e Kosovës. Për ta nuk qenka problem që Vuçiqi vjen në Gazivodë, por problem kur ai vjen në Drenicë!? Po të ishin patriotas tamam ata do t’ia zinin rrugën Vuçiqit në kufi të vendit e jo në hyrje të Drenicës.” (https://ina-online.net/spahiu-drenicaket-i-quan-haxhiqamile/ ).

Duke qenë se “babai” i “kombit kosovar” po “tjerr aq holl” problemet politike, sipas logjikës së shëndoshë, i pari, që do duhej të shkonte në Ujman, do të duhej të ishte vetë N. Spahiu, sepse ai dhe Mitrovica furnizohen me ujë të Ujmanit, JO Skenderaj e as barrikaduesit e Vuçiqit në hyrje të Drenicës. Kjo është drejtësia!

-Çfarë rëndësie historike dhe etnike na pasksha “Gazivoda” e Nexhemdin Spahiut në krahasim me Drenicën heroike shekullore, e cila gjithmonë pushtuesve të huaj ua ka “kthyer patkonjtë” larg nga dielli shqiptar dhe toka shqiptare.

Prandaj, “babai” i “kombit kosovar”, Spahu, i pari e ka pasur për detyrë kombëtare dhe patriotike të pozicionohej në Leposaviq, e pasataj edhe në “Gazivodën” e tij për ta penguar hyrjen e presidentit Aleksandar Vuçiq, JO BEKIM (HAMZË) JASHARI e as veteranët e tjerë të UÇK-së, të cilët me plot arsye, në vendin e duhur dhe në kohën e duhur kanë bllokuar hyrjen, që Vuçiqi të mos hynte në Drnicë, në vendin e krimit, të masakrave, të reprezalieve dhe të gjenocidit serb (1989-1999). Kush, do të ishin ata të poshtër, ata tradhtarë e mercenarë shqipfolës, që do të lejonin vrastarët dhe piromanët çetnikë serbë, të kthehen në vendin e krimit?

Ndaj, patriotët drenicarë që ndaluan Vuçiqin, të mos i shkilte çizmja çetnike në Drenicë, më 9 shtator 2018 (që të vizitonte fshatin Bajë, të banuar me minoritarë kolonë serbë) dëshmuan se nuk janë “bishta” dhe “vasalë” të Hashim Thaçëve dhe të Vuçiqëve të Serbisë kolonialiste dhe gjenocidale, e as “bythça” e sahanlëpirës të grazhdit të “kombit kosovar” sorrosist dhe kuisling antishqiptar, por ushtarë trima dhe të devotshëm të heronjve Adem, Hamzë dhe Shaban Jashari të Prekazit të Drenicës, të cilët flakë pë flakë për tri ditë rresht (5,6,7 mars 1998) luftuan të barrikaduar në Kullën e tyre heroike, duke e mbrojtur pragun e saj kundër okupatorëve çetniko-fashistë gjenocidalë të Serbisë.

Pikërisht kjo luftë heroike e patriotëve viganë Jashari të Prekazit të Drenicës, të cilën nuk e ndihmuan tradhtarët “bythça” të Hashimëve, të “Mulezinëve” dhe të “Haxhiqamilëve…etj. hodhi themelet e lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës, të cilën sot, pa fije turpi e sfidon i vetëquajturi “baba” dhe “heroi” i “kombit kosovar”, Nexhmedin Spahiu, duke hedhur “qiqrra në hell” dhe “petulla në ujë” se gjoja dikush e pasksha falsifikuar datëlindjen e heroit Adem Jashari?!

– Çfarë absurdi dhe turpi ky?!

– Po, edhe sikur të ishte ashtu, në këtë rast, fare nuk ka rëndësi ora dhe dita e lindjes së kryeheroit patriot Adem Jashari, por VEPRA E TIJ MADHËSHTORE KOMBËTARE DHE ATDHETARE SHQIPTARE, i cili së bashku me vëllain Hamzën, me Babain Shabanin, me 21 anëtarët të familjes së ngushtë, me kushërinjë, me dajë dhe me miq, gjithësej 56 sish, për tri ditë (5, 6, 7 mars 1998) ia sollën LIRINË DHE PAVARËSINË KOSOVËS, të cilën e ndihmuan UÇK-ja, AMERIKA DHE NATO-JA, JO, asnjë parti politike shqiptare.

Deri kur me këto absurde Nexhmedin Spahiu, së pari e goditi kombin shqiptar, duke thirrur për copëtimin e tij në “komb kosovar”, duke trilluar një gjuhë kosovarishte, që do ta “jusitifkonte” “kombin kosovar” të tij, e tash së fundi, i pengon edhe datëlindja e Adem Jasharit?!

Prandaj, -Popull liridashës i Drenicës, i Kosovës dhe i Shqipërisë etnike, të ndiqet rruga dhe vepra e lavdishme heroike e Adem Jasharit, JO e spahinjve dhe e agallarëve milionerë dhe filoserbë, që Popullin e kanë shndërruar në lypës dhe vendin e kanë shkretuar në “rançe” private të tyre sikur të kishte qenë pasuri e trashëguar me tapi nga baballarët e tyre !?

Gjithashtu, të mos t’u jepet hapësirë mediale dhe, të mos mbështeten verbërazi as të vetëquajturit “baballarë” dhe “heronjë të komb kosovar”, sepse ata janë sëmundja endemike e Kombit Shqiptar dhe e Shqipërisë etnike. Me atë soj të ideologëve dhe të “regjisorëve” të “kombit kosovar”, polemikat janë të paefektshme dhe të tepërta. Ata vetëm duhet injoruar. Asgjë më shumë!

Skifter Këlliçi gjithnjë pranë Shqipërisë me pasionin e një 20-vjeçari



Sapo festoi 80-vjetorin në SHBA, Skifter Këlliçi gjithnjë pranë Shqipërisë me pasionin e një 20-vjeçari
Nga Aranit Muraci 


Skifter Këlliçi (lindur më 1938) është komentator i mirënjohur sportiv shqiptar. Ai është dalluar po ashtu edhe si autor librash artistikë e studimorë, romanesh për fëmijë dhe skenarësh kinematografikë. Ishte i pari që filloi në Shqipëri komentimin drejtpërsëdrejti të ndeshjeve të futbollit në radio, dhe më vonë edhe në televizion. Emisioni i konceptuar dhe i krijuar fillimisht prej tij, Rubrika Sportive, vazhdon të transmetohet ende sot në Radio Televizionin Shqiptar.
Jeta dhe veprimtaria

Skifter Këlliçi lindi më 17 janar 1938 në Tiranë, Shqipëri, qyteti ku edhe kaloi vitet e fëmijërisë e të rinisë. Në vitin 1959, pasi mbaroi studimet e larta për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Universitetin e Tiranës, filloi punën si gazetar e komentator sportiv në Radio Tirana. Më 1960 Këlliçi ishte gazetari që krijoi rubrikën 'E diela sportive' dhe së bashku me Anton Mazrekun e Ismet Bellovën u bë ndër gazetarët sportivë më popullorë radiofonikë e pastaj edhe televizivë në të gjitha trevat shqipfolëse. Më 1971 Këlliçi krijoi në Televizionin Shqiptar emisionin shumë popullor të kohës, me titullin Rubrika Sportive, dhe më 1972 për herë të parë nga studiot e TVSH ai filloi të komentonte veprimtari sportive ndërkombëtare, të marra nga kanale televizive italiane e jugosllave. Komentet e tij dhe drejtimi i emisioneve sportive në përgjithësi shquheshin sidomos për gjuhën e pasur e të figurshme të standardeve evropiane. Si pasojë ai u kritikua për prirje moderniste dhe më 1986, me urdhër të drejtuesve të lartë komunistë u detyrua të largohej nga ekrani.[3][4] Mund të thuhet se Skifter Këlliçi është i pari shkrimtar që temën sportive e ngriti në letërsi të mirëfilltë nëpërmjet vëllimeve me tregime 'Një ndodhi në stadium'(1968), novelës 'Në tokë të huaj'(1969) dhe romanit “Shpërthimi” (1980). Mbi bazën e këtij të fundit ai përgatiti skenarin e filmit 'Fushë e blertë, fushë e kuqe' (1983), që është edhe filmi i parë artistik sportiv shqiptar me metrazh të gjatë. Në vazhdën e veprave letrare të Këlliçit me temë sportive zë vend edhe romani 'Tirana dy orë para dënimit' (1998), që trajton përjashtimin tragjik të kësaj skuadre nga kampionati i futbollit 1966-67, me vendim të Byrosë Politike, sepse po shpallej kampione duke lënë pas '"Dinamon' dhe 'Partizanin' ,që përfaqësonin diktaturën komuniste në sport.

Këlliçi ka qenë gjithashtu i suksesshëm edhe në fushat e krijimtarisë artistike e të publicistikës, duke pasur në aktivin e tij 35 vëllime. Ai ka lëvruar gjerësisht gjinitë e tregimit të shkurtër e të romanit, por edhe të skenarit artistik. Ndihmesa e tij ka qenë e veçantë edhe në fushën e letërsisë për fëmijë sidomos me romanet 'Kujtimet e mëhallës së vjetër' (1967), apo 'Pas gjurmëve' (1972). Mbi këtë të fundit është mbështetur edhe skenari i Këlliçit për filmin artistik me të njëjtin titull, i cili u nderua me çmimin special të Presidentit të Republikës Italiane në festivalin ndërkombëtar të filmit në Giffoni (Itali) më 1979.

Romanet e Këlliçit me temë historike kanë njohur sukses të veçantë, dhe këtu mund të përmendet sidomos 'Atentat në Paris' (1978), që u ribotua me ndryshime thelbësore më 2011. Ky roman i kushtohet vrasjes së Esat Pashë Toptanit në Paris më 1920 nga atdhetari Avni Rustemi, dhe u përshtat edhe për skenë më 1981 nga teatri Bylis i Fierit, duke u pritur mjaft mirë nga publiku. Një roman tjetër historik është 'Vrasës me duar të bardha'(1991) që trajton ngjarjet rreth ekzekutimit të patriotit të shquar Themistokli Gërmenji nga autoritetet ushtarake franceze të Krahinës së Korçës më 1917 gjatë Luftës së Parë Botërore. Ndërsa më 2006 Këlliçi botoi romanin 'Dashuri e gdhendur në shkëmb' mbi motivet e tregimit 'Tej kaltërsive' të shkrimtarit të njohur, Bilal Xhaferi, kushtuar kryengritjeve ilire të udhëhequra nga Bato kundër pushtuesve romakë.[5]



Në vitin 2010 Këlliçi nxori në qarkullim romanin 'Shtatori i gjëmës së madhe' kushtuar sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001 mbi Kullat Binjake në New York. Shtytje për këtë roman ishte midis të tjerash edhe fakti që ndërmjet gati 3000 viktimave të atij sulmi ishin edhe 3 shqiptaro-amerikanë, të cilët janë personifikuar në roman.

Me romanet “Tirani ngrihet nga varri”(2004) dhe “Politikanët mëkatarë fluturojnë në Mars” (Prishtinë 2006), ku trajtohen dukuri negative të shoqërisë së sotme shqiptare, Këlliçi ka dhënë ndihmesë edhe në lëvrimin e romanit humoristiko-satirik. Në romanin e parë, një nga personazhet që i ngjan diktatorit të vdekur, krijon në vend idenë se ky i fundit është ringjallur nga Zoti, të cilit i ka kërkuar falje, dhe me ndihmën e të cilit do të vendosë demokracinë e premtuar nga dy partitë politike që sundojnë të zhytura në korrupsion. Në romanin tjetër, vazhdim i të parit, po ky personazh u dërgon kryetarëve të këtyre partive politike e-maile që kinse vijnë nga planeti Mars, e që shpjegojnë se meqë temperaturat do të rriten shumë, jeta në tokë do të shuhet. Si pasojë, ata këshillohen të fluturojnë në Mars me anijet kozmike që do t'u dërgohen posaçërisht, dhe duke qenë se ai planet është i kuq, të ndërtojnë atje shoqërinë komuniste. [6]

Në krijimtarinë e Këlliçit në fushën e veprave publicistiko-shkencore një vëmendje të veçantë meriton 'Historia e futbollit' (1980), e po ashtu 'Nga 2-3-5, në 4-4-2, vështrim historik mbi evoluimin e sistemeve taktike të futbollit shqiptar, 1930-1987'(1987). Këlliçi ka botuar gjithashtu 'Yjet e futbollit botëror' (1988) si edhe kontributin origjinal 'Historia e Radiotelevizionit Shqiptar, (1938-1990)'(2003).

Në vitin 1999 Skifter Këlliçi u largua nga Shqipëria dhe u vendos së bashku me familjen në Watertown, pranë Boston (MA), në Shtetet e Bashkuara, ku banon aktualisht. Ai vazhdon të kontribuojë edhe në fushën publicistike me dosierë rreth gjuhës, historisë së letërsisë dhe sportit, të cilat kanë jehonë në mediat shqiptare.

Skifter Këlliçi duhet theksuar se me pasionin e një 20-vjeçari, pasi vazhdon dhe shkruan për lexuesin shqiptar, nga SHBA.

TRAGJEDIA E 11 SHTATORIT ’01 NE FAQET E NJË ROMANI TRONDITËS TË SKIFTER KËLLIÇIT


Akademik Prof.Dr.Mehdi HYSENI



ESE



Image result for skifter kellici


TRAGJEDIA E 11 SHTATORIT ’01 NE FAQET E NJË ROMANI TRONDITËS TË SKIFTER KËLLIÇIT

(Me rastin e 17-vjetorit të saj)




Me krijimtarinë e shkrimtarit dhe të komentatorit të njohur sportiv të RTVSH-së, Skifter Këlliçi, jam njohur në fund të viteve ’60 me disa vëllime me tregime dhe sidomos nga fundi i viteve 80-të me romanin “Atentat në Paris”, ndër romanet më të mira të letërsisë shqiptare me temë historike, i cili asokohe arriti të depërtonte edhe në Kosovë e të pritej mirë. Arsyeja ishte sepse ky roman lartëson aktin heroik të atdhetarit të njohur, Avni Rustemi, i cili më 13 qershor të vitit 1920 me dy të shtëna vrau në mes të Parisit tradhtarin me damkë,Esat pashë Toptani, që gjoja në cilësinë e kryeministrit të Shqipërisë ishte gati t’u bënte lëshime tokësore ambicieve të fqinjëve dhe veçanërisht atyre serbë, që kishin pushtuar Shkodrën dhe vise të tjera shqiptare të Shqipërisë Etnike. Dhe ja, kohëve të fundit, pas kaq vitesh pata rastin të lexoj një vepër tjetër të këtij shkrimtari të njohur shqiptar-romanin me temë shqiptaro-amerikane “Shtatori i gjëmës së madhe “ (botoi “Albin”, Tiranë, 2010), i pari i këtij lloji në letërsinë shqiptare, që këtë radhë i kushtohet një ngjarjeje tjetër historike, por bashkëkohore dhe me përmasa mbarëbotërore-tragjedisë së 11 shtatorit të vitit 2001 në Kullat Binjake të Qendrës Tregatre të Nju-Jorkut, ku, si shkak dhe pasojë e sulmeve terroriste të fundamentalistëve islamikë mbetën të vdekur rreth 3000 njerëz të pafajshëm, nga të cilët, edhe tre bashkatdhetarët tanë, Rrok Camaj, Mon Gjonbalaj dhe Simon Dedvukaj.



Inline image






Duke u bazuar në motive të jetës së këtyre bashkatdhetarëve autori, krahas personazheve të tjera amerikane, ose të ardhur nga vende të tjera të botës, frymëzohet dhe arrin të krijojë tre personazhe të reja, me një shtrirje gjeografike dhe përgjithësim ideoartistik edhe më të madh dimensional. Këta janë Besim Vokshi nga Kosova, Rrok Camaj nga trevat etnike shqiptare nën Mal të Zi dhe Mark Muzaka, arbëresh me prejardhje nga kjo familje e njohur feudale shqiptare, e lidhur ngusht me Skënderbeun, që së bashku me qindra e qindra familje të tjera shqiptare u detyrua që pas pushtimit turk të linte atdheun dhe të vendosej në krahina të Italisë së jugut. Dhe po t’u shtojmë këtyre edhe Sokol Kamën, ish-gazetar i RTVSH-së që ka emigruar në Amerikë pas vitit 1990, një personazh që na kujton vetë autorin e romanit “Shtatori i gjëmës së madhe”, kuptohet se lajtmotivet shqiptare me retrospektivat e personazheve na krijojnë idenë se brenda 188 faqeve të këtij romani që nuk janë shumë, lëvizin masive ngjarjesh të stuhishme historike që na shpien nga tragjedia e viseve shqiptare të Ulqinit, Hotit, të Grudës, të Plavës, të Gucisë, të Tuzit, që pas Kongresit të Berlinit të vitit 1878 ranë nën sundimin malazez, për të ardhur më 1913, kur pas Traktatit të fshehtë të Londrës, Kosova u gllabërua nga shovinistët serbë. Jo vetëm Kosova, por edhe territore të tjera të Shqipërisë Etnike. Përfundimi që nxorëm me të lexuar pjesën e parë të romanit me titull “20 Maj 2001, pasdite, rreth orës 17.00”: këto personazhe nga bota shqiptare, si pasojë e këtyre fatkeqësive që kanë goditur kombin tonë në shekuj, i bashkon mërgimi në Amerikë, me shpresë se një ditë do të kthehen përsëri në trojet amëtare të Shqipërisë etnike. Kjo është njëra anë e medaljes, që e bën këtë roman të ketë së pari temë shqiptare e pastaj amerikane, falë retrospektivave, megjithëse ngjarjet zhvillohen në Amerikë. Dhe, nuk mund të ndodhte ndryshe, përderisa këta bashkatdhetarë të ardhur nga vise të ndryshme të Shqipërisë, jetojnë dhe punojnë në Amerikë, pra midis amerikanësh. Dhe, është meritë e autorit që lidhja e shqiptarëve të mësipërm me amerikanë bëhet nëpërmjet Stiv Fergusonit, një gazetari të CNN-it, të këtij gjiganti televiziv me famë botërore. Ky gazetar, siç pasqyrohet në faqet e romanit, është ngjitur në katin e 107-të të së njërës prej kullave binjake për t’u njohur me kosovarin Besim Vokshi dhe me arbëreshin Mark Muzaka për të përgatitur një dokumentar televiziv kushtuar këtyre shqiponjave që me guxim të pashembullt , të futur në kosha, pastrojnë nga jashtë qelqet e kateve të larta të kullave binjake, në lartësi mbi 300 metra,kur këta kosha në dimër a verë lëkunden nga erërat si të ishin lëvozhga arre. Ndaj dhe dokumentari i tij do të titullohet “Shqipe mbi kullat binjake.” I dashuruar dhe kureshtar për ta njohur historinë e Shqipërisë dhe Kosovës, të dëgjuar nga goja e miqve të tij shqiptarë dhe leximeve, sidomos të Besimit, i cili në vitet e 60-ta të shekullit XX, për t’u shpëtuar ndjekjeve të UDB-së, është arratisur nga vendlindja,në Shqipëri dhe atje përsëri i ndjekur nga Sigurimi shqiptar arratiset në Greqi, për t’u vendosur më pas në Amerikë, Stivi që kishte marrë me vete në kullë edhe të fejuarën, Zhaklinën, stjuardesë e një kompanie ajrore nga Bostoni, i fton ata në dasmën e tyre që do të bëhej më 20 shtator të vitit 2001. Derisa në pjesën e parë të romanit kemi shtjellimin e ngjarjeve, pra të kësaj tragjedie dhe nyjën lidhëse të ngjarjeve të tjera, që do të pasojnë, në pjesën e dytë dhe të tretë të romanit kemi zhvillimin e këtyre ngjarjeve, sepse tani shfaqen pesë terroristët- Muhamet Ata,arkitekt që ka mbaruar studimet në Egjipt, Satem al Sukami, student në Fakultetin e Drejtësië në Universitetin Mbretëror të Rabatit në Arabinë Saudite, dy vëllezërit Vail dhe Rashid al Shakri, i pari mësues dhe i dyti punëtor mëditës dhe së fundi Abdul al Omari argat, edhe ai nga Arabia Saudite. -Janë personazhe të sajuara këto? –Jo, aspak. Janë personazhe të vërteta, pra pikërisht pesë terroristë në njërin nga të dy avionët e rrëmbyer në Aeroportin Ndërkombëtar “Logan” të Bostonit, me të cilët u goditën dy kullat binjake të Nju-Jorkut. Natyrisht, të trajtuar artistikisht, madje me shumë realizëm.Nuk janë personazhe bardhezi, përkundrazi, kanë botën e tyre shpirtërore, kanë dilemat, sidomos vëllai i dytë, Vaili, kur mendon se së bashku me vëllain e parë, Rashidin, do të vdesin në këtë atentat terrorist, si viktima të premtimit bosh të Bin Ladenit, edhe ai personazh në këtë roman, gjoja se pas këtij aktflijimi, do të shkonin në parajsë, por, nga ana tjetër, do të lënë kërçure nënën burrëvdekur, që mezi i kishte rritur.Ose argati Abdul që kishte lënë në fshat gruan e re me fëmijën dyvjeçar, ishte stërvitur në kampet ushtarake të Afganistanit dhe, tani, sipas bindjes së tij të kot, po shkonte në parajsë. ”Vërtet në parajsë?”- pyet ai vetëvetën? Dhe, Abdul i dyshuar në vetëvetën humb durimin dhe besimin fantazmë, pasiqë bashkëterroristët e tij kishin vrarë përdhunisht dy pilotët, Muhamet Ata drejtonte avionin nga kullat, Abduli i sulet, përleshet me të ,por ishte vonë, tragjedia kishte ndodhur. Dhe, pikërisht faqet që përshkruajnë meditimet e terroristëve,urrejtjen e tyre të pajustifikueshme si fundamentalistë, ndaj Amerikës, ndaj krishterimit, të mbrujtur që në periudhën e kryqzatave kundër islamit, për çlirimin e tokave të shenjta dhe Jerusalemit, të pushtuara nga turqit dhe, që jo rrallë përfunduan me krime ndaj popullsisë së pafajshme myslimane dhe çifute, pastaj urrejtja, gjithashtu e pajustifikueshme ndaj qytetërimit perëndimor,që gjatë meditimeve në avion shërbejnë për t’i shpirtëruar dhe për t’i hovëzuar terroristët drejt veprimeve të tyre kriminale antijerëzore,gjoja në mbrojtje të Islamit, ankthi i pasagjerëve,midis të cilëve edhe i Zhaklinës që si stjuradesë po kryente fluturimin e fundit nga Bostoni, për t’u martuar pastaj me Stivin në Nju-Jork, më 20 shtator, pra pas disa ditësh,ky ankth i pasagjerëve të mashtruar nga Muhamet Ata ,i cili me mikrofon tentoi rrejshëm t’i qetësonte të gjithë pasangjerët në avion, duke u premtuar se po ktheheshin sërish në Boston nga ku ishin nisur… dyshimi i Zhaklinës, e cila me celular njoftoi Stivin në zyrat e CNN-it se po ndodhte e kundërta, se avioni po i drejtohej njërës prej kullave, përleshja e pasagjerëve me terroristët, janë nga faqet më emicionuese të këtij romani që e mbajnë lexuesin me frymën pezull. Dhe po t’u shtojmë këtyre epizodeve skenat ngjethëse në njërën nga kullat tashmë të goditura, ku po punonin Besimi me Markun, e shumë kate më poshtë edhe shqiptari i tretë, Rrok Camaj, zbritjen e trandshme të qindra e qindra punonjësve nga shkallët, kur ato shemben nga djegjet,për t’i djegur dhe shkrumbuar edhe ata vetë, plagosjen e Besimit, përpjekjet e Markut për ta shpëtuar atë, bisedën e fundit telefonike të Besimit me të birin, amaneti i tij- që ai me të ëmën një ditë të kthehen pa tjetër në Kosovën e lirë,vdekjen e tij, pastaj fluturimin e Markut, fluturim i vdekjes, nga njëra prej dritareve të kullës, kur sheh se nuk ka rrugë shpëtimi,ashtu si vite me parë, kur i mitur kërcente nga shkëmbinjtë e lumit që rridhte pranë fshatit të tij arbëresh,vdekjen edhe të Rrok Camajt, që, sidoqoftë arrin të dalë nga kulla që po shembej me një fëmijë të vogël, që për ta mbrojtur nga flakët, e kishte mbuluar me xhaketën e tij dhe ua dorëzon zjarrfikësve, si dhe skena të tjera ngjethëse, të përshkruara me gjuhë të zgjedhur artistike që mund ta gjejmë vetëm në prozën e Koliqit, të Pashkos dhe të Kadares,arrijmë në përfundimin se kemi lexuar kështu një roman shumë tronditës, shumë origjinal, me një kompozicion tepër të saktë harmonik, ku ngjarjet ndërsillen natyrshëm brenda pak orësh, herë te kullat binjake, herë në Aeroportin Ndërkombëtar “Logan” të Bostonit, nga ku u nisën terroristët dhe, ku punonte Sokoli, ish-gazetari i RTVSH-së, pra një vetëshembëllim-autori i romanit, i cili, kështu bëhet shqiptari i vetëm i këtij romani që shpëton nga kjo tragjedi. Ja, sepse Stivi që ka transmtuar në CNN tërë kronikën e kësaj tragjedie, ku gjen vdekjen edhe e fejuara e tij Zhaklina, me të cilën do të martohej pas disa ditësh,kur Sokoli, pasi e ngushullon për humbjen e saj, e vlerëson për mjeshtrinë e treguar gjatë këtij transmetimi të drejtpërdrejtë për miliona teleshikues, Stivi pra, gjen forcën që t’i përgjigjet: ”S’është e vertetë, Sokol,…Ti mund të bësh shumë më tepër se ç’bëra unë.Ti mund dhe duhet të shkruash një roman,sepse ti je vetë pjesë gjalluese e tërë këtyre ngjarjeve që i përjetove dhe që po i përjeton…Dhe kujto, i dashur, se ashtu si grekët dredhisht pushtuan Trojën me kalin e drunjtë, ashtu edhe terroristët islamikë me dredhi rrëmbyen avionët dhe me ta goditën kullat. Por nëse ato ranë duke varrosur në rrënojat e tyre sa e sa viktima,me Amerikën kjo nuk do të ndodhë kurrë.Kjo tokë e bekuar nga perëndia do të mbetet prore tokë e premtuar për tërë ata që kërkojnë të gjejnë me këmbëngulje dhe vullnet , strehim, mbarësi, lumturi. Ja, përse ne amerikanët kemi të drejtë ta ndjejmë veten krenarë, edhe pse ajo ka rënë në mort, në atë mort për të cilin ti do të shkruash një ditë.” Konsideroj se romani “Shtatori i gjëmës së madhe”, i autorit Skifter Këlliçi, me temë shqiptaro-amerikane, është një nga prozat më të fuqishme të krijuara në Shqipëri gjatë këtyre 20 viteve të fundit, duke qenë se, në fokus të shtjellimit të tij ka edhe një personazh kosovar që mbart problemet dhe hallet e Kosovës deri në ditët tona, meriton të botohet edhe nga ndonjë shtëpi botuese në Prishtinë.

Vuçiqi e do “Trepçen”, “Gazivodën”, Kninin, Milosheviqin dhe BE-në !




Akademik Prof.Dr.Mehdi Hyseni



Vuçiqi e do “Trepçen”, “Gazivodën”, Kninin, Milosheviqin dhe BE-në !



***


 -E, po kjo është e tepërt! Kjo është një utopi e shkretë mitomane mesjetare serbomadhe, që s’do bëhet kurrë realitet as për serbët, as për Serbinë e as për sllavët pushtues në Ballkan.



Këtë objektiv strategjik afatgjatë të Serbisë së Madhe (1844-2018) për spastrimin etnik të shqiptarëve dhe të grabitjes së territorit etnik dhe gjeopolitk të tyre (Kosovës Veriore), e dëshmoi edhe vizita e 8 dhe 9 shtatorit 2018 e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ndër të tjera përfitoi nga rasti, që në pendën e Ujmanit (Gazivodë), të ngulte flamurin disametërsh të Serbisë, si dhe së këndejmi, ta “kritikonte” dhe ta lavdëronte “Mësuesin” dhe “Strategun” e tij, Slobodan Milosheviq.



Për këtë qëllim strategjik të ripushtimit të territorit, të burimeve energjetike, minerare, ekonomike dhe të infrastrukturës së objekteve të tyre përcjellëse, Serbia e dërgoi presidentin e saj, Aleksandar Vuçiq, që ta vizitonte veriun e Kosovës për t’iu treguar shqiptarëve, se Serbia nuk ka hequr dorë nga Veriu i pasur strategjik i Kosovës, duke përfshirë në plan të parë minierën “Trepça” dhe “Gazivodën”.



Vënia e flamurit të Serbisë në “Gazivodë”, është thelbi i mesazhit politik dhe diplomatik i Beogradit zyrtar për Kosovën, për Amerikën, për BE-në, për NATO-n, për OKB-në dhe për OSBE-në se kufiri i Serbisë, do të jetë mbi lumin Ibër, duke përfshirë edhe liqenin e Ujmanit dhe minierën e artë “Trepça”, pavarësisht bisedimeve dhe takimeve të presidentit serb me homologun e tij në kuadrin e Dialogut të Brukselit (2011-2018) apo nesër në Nju-Jork, në Uashington, në Vjenë apo në Berlin etj.



Këtë strategji të luftës së Serbisë për ripushtimin e territorit shqiptar të Kosovës, e provon edhe ky konstatim i gabuar i presidentit “proeuropian”, “prodemorkat” dhe “propaqësor” serb, Aleksanadar Vuçiq, i pohuar në fjalimin e tij të gjatë “historiko-politik” në mitingun e madh të serbëve në Mitrovicën veriore, se gjoja “ Milosheviqi ishte lider i madh, por sot në Knin po valon “bordi i shahut” - flamuri kroat, i cili, aty nuk ka ekzistuar kurrë më parë”!?



Kjo do të thotë se, Serbia edhe pas vdekjes së kryekrimielit Slobodan Milosheviq, ende nuk është “përshëndetur” përfundimisht nga politika, nga propaganda dhe nga diplomacia luftarake e regjimit gjenocidal të Slobodan Milosheviqit. Përkundrazi, edhe politika e sotme e ashtuquajtur proevropiane e Serbisë me Aleksandar Vuçiq (president) dhe me Ivica Daçiq (nënkryeministër dhe ministër i Jashtëm) në krye, ende ëndërron “Proejktin” e Slobodan Milosheviqit dhe Memorandumin e ASHAS-së (1986) për spastrimin etnik të shqiptarëve, të myslimanëve boshnjakë dhe të kroatëve (1990-1999), si dhe ende ushqen iluzione të shkreta se një ditë në Knin kroat, do ta rikthejë flamurin çetniko-fashist të saj “Samo sloga spasava Srbiju”! Mirëpo, kjo kurrë nuk do të ndodhë më, sepse Milosheviqi hitlerian serb, tanimë ka ngordhur së bashku me pretendimet e shtetit, të Akademisë Memorandumiane (1986) dhe të kishës së tij mitomane mesjetare se, “aty ku është një varr serb, është Serbi”!?



Kjo nënkupton shfarosjen dhe shpërnguljen sistematike institucionale të shqiptarëve, të kroatëve dhe të myslimanëve boshnjakë, ashtu sikurse ndodhi me tri gjenocidet e fundit të Serbisë së Slobodan Milosheviqit kundër Koracisë, Bosnjës myslimane dhe Kosovës shqiptare (1990-1999), ku Serbia masakroi dhe shpërnguli me qindra e mijëra njerëz nga vatrat e tyre stërgjyshore vetëm pse nuk ishin serbë dhe, vetëm pse nuk pranuan që të jetonin nën shajkaçën e sundimit tiranik kolonial të Serbisë gjenocidale të Slobodan Milosheviqit dhe të Vojislav Sheshelit etj.







Vuçiqi: “ Nuk kemi zgjidhje për Kosovën. As që jemi afër saj”!



Natyrisht se nuk keni dhe, nuk do të keni kurrë, sepse Kosova është e shqiptarëve, jo e Serbisë. Ky është problemi shekullor i serbëve dhe i Serbisë, që nuk duan ta kuptojnë për shkak të luftës ekspansioniste dhe hegjemoniste të pushtimit dhe të kolonizimit të territoreve shqiptare në Ballkan.



Mirëpo, unë konsideroj se e vetmja zgjidhje e drejtë, demokratike dhe paqësore e konfliktit historik serbo-shqiptar, është kjo: Së pari, priftërinjtë, mësuesit, profesorët, prindërit, shkolla, kisha, fakulteti, akademia dhe politika, duhet t’i edukojnë dhe t’i arsimojnë drejt fëmijët, nxënësit dhe studentët e tyre se shqiptarët janë një komb më vete, që me shekuj (që nga epoka e Illyrisë) jetojnë në tokat e tyre autoktone, domethënë të Shqipërisë etnike në Ballkan, Jo në territoret e ashtuqujatura të “Juzhna e Stara Serbisë”, siç i kanë mësuar gabimisht me shekuj gjeneratat serbe. Ky është fatalitet jo vetëm për shqiptarët, por edhe për vetë serbët.



Ky problem do të zgjidhet vetëm atëherë, kur të lindë NJË TUCOVIQ I RI sikur socialdemorkati i dikurshëm Dimitrije Tucoviq, i cili në librin e tij “Srbija i Arbanija” (1914) ka shkruar se “DERISA SERBËT NUK E KUPTOJNË SE JETOJNË NË TOKAT SHQIPTARE” konfliktet dhe luftrat e përgjkashme mes serbëve dhe shqiptarëve nuk kanë për t’u ndalur dot. Ky është problemi i pazgjidhshëm serbo-shqiptar, JO pse Serbia nuk e ka kuptuar realitin e dikurshëm të rrethanave politike në shkallë evropiane dhe botërore.



Prandaj, nuk e kam të qartë se për çfarë “zgjidhjeje” të statusit të Kosovës flet presidenti Vuçiq, kur ai së bashku me shtetin e tij (presidencë, parlament dhe qeveri) e kanë të qartë se Kosova kurrënjëherë nuk ka qenë pronë legale dhe legjitime e tyre, por vetëm një koloni klasike , e pushtuar dhe e aneksuar me terror dhe me gjenocid (1912-1999).

Këtë fakt dhe argument të pashmangshëm historik, duhet mbajtur parasysh si Serbia, ashtu edhe presidenti i saj, Aleksandar Vuçiq, nëse duan që t’i normalizojnë marrdhëniet me shqiptarët dhe të jetojnë në paqe me ta.



–JO Serbia dhe Vuçiqi të kërkojnë rishqyrtimin e statusit politiko-juridik dhe kushtetues të Kosovës së pavarur, sepse ai është mbyllur qe dhjetë vjet (2008-2018).



Në këtë pikëvështrim, Prishtina zyrtare (as qeveria, as parlamenti e as presidenti Thaçi) nuk kanë asnjë të drejtë të zhvillojnë negociata e as të lidhin kurrfarë traktatesh a marrëveshjesh me Serbinë për revizionimin e kufijve territorialë dhe të shuajres së sovranitetit shtetëror të Republikës së Kosovës.



Pavarësisht se çfarë u ka thënë serbëve në fjalimin e tij në Mitrovicë, presidenti Aleksandar Vuçiq (8 shtator 2018) se gjoja “Serbia ka pasur iluzione se është e madhe dhe e fuqishme, dhe se Slobodan Milosheviqi ka qenë lider i madh. Kjo politikë e Serbisë ishte e gabueshme mbase serbët nuk u bënë më të mëdhenjë sesa ishin, por paguan një çmim të madh, jo pse kroatët, myslimanët dhe shqiptarët ishin më të fuqishëm dhe më trima, por për faktin se serbët nuk e kuptuan pozicionin e Serbisë në botë dhe relacionet e saj me botën, duke qenë se pa ndihmën e saj, nuk bëhet asgjë.”



-Është e vërtetë se politika militariste dhe hegjemoniste dhe gjenocidale e regjimit serb të Slobodan Milosheviqit (eksponentë të asaj politike ishin edhe Vuçiqi me PRS-në, edhe Daçiqi me PSS-në, nën komandën e vojvodës Vojislav Sheshel dhe të Slobodan Milosheviqit. Mirëpo, edhe këta dy “çiliminjë” të indoktrinuar dhe të mashtruar ishin të verbër politikisht për shkak të disciplineë së hekurt fashiste-nacionalsocialiste dhe të diktatit të vozhdëve të partive të tyre Sheshel-Milosheviq) ishte fatale, tragjike dhe e gabueshme (1989-1999). Ky ishte shkaku dhe pasoja, pse Serbia dhe serbët kryen 3 gjenocide kundër kroatëve, myslimanëve dhe shqiptarëve, pikërisht, pse ushtarakisht dhe në armatime nuk ishin askund të përafërt me soldateskën serbo-jugosllave (paramilitarë, militarë dhe police) të regjimit vrastar serb të Slobodan Milosheviqit ngase me forcë konfiskuan dhe plaçkitën të gjithë arsenalin ushtarak dhe të armative të kazermave të APJ-së së ish-RSFJ-së. Kjo i bëri çetniko-fashistët militarisë agresorë dhe gjenocidalë më të fortë sesa kroatët, myslimanët dhe shqiptarët, jo pse ishin më trima se kroatët, se myslimanët dhe se shqiptarët. Kjo ishte përparësia ushtarake, që çetniko-fashistët militaristë dhe atavistë i shtyri në luftën barbarike kundër kroatëve, myslimanëve dhe shqiptarëve (1990-1999).



Nëse Vuçiqi dhe Serbia aspirojnë realizimin e vlerave universale evropiane dhe botërore për fëmijët e tyre, që të jetojnë të lirë dhe pa druajtje në vendin e tyre sikurse popujt e tjerë të civilizuar në botë, atëherë, duhet të zgjedhin dhe të përqafojnë drejtësinë universale, sepse liria, drejtësia, vetëvendosja, nuk janë vetëm prona të tyre të paluajtshme, por të gjithë njerëzimit.



Prandaj, pavarësisht se ç’mendon dhe, si e ka vlerësuar Vuçiqi “mesijen” e tij, Slobodan Milosheviq në fjalimin e tij “historik” para serbëve në Mitrovicë, të mbajtur në frymën e “Gazimestanit” fatal të Slobodan Milosheviqit (28 qershor 1989), kompromisi me shqiptarët nuk mund të gjendet, duke kërkuar Veriun e Kosovës, që t’i bashkëngjitet Serbisë. Kjo nuk do të ndodhë kurrë, as sot e as nesër, pas shkuarjes nga pushteti të presidentit Hashim Thaçi dhe të kamarilës së tij politike, që përbrenda e kanë pushtuar “kështjellën” e Kosovës (2008-2018).









Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...