Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/12/10

Stambolli dhe lidhja e tij me shqiptarët

Në vijim të emisionit “Check-In” realizuar për Stambollin, autorja e emisionit Albana Nanaj e shoqëruar në këtë udhëtim nga gazetari Blendi Fevziu, na tregojnë të tjera atraksione turistike. Istiklal, vendi i cili bëhet edhe më i bukur buzë mbrëmjes me muzikën tradicionale dhe me meloditë melankolike kurde.
Në fund të Istiklalit, në drejtim të kundërt të Taksimit, nis një nga lagjet më të bukura të Stambollit, Karakoj. Një lagje ku dikur banonin gjenovezë, hebrej dhe armenë. Ku ndodhet edhe kulla e Gallatës.
Në fund të Karakojit gjendet shkallët e ylberit, të njohura me këtë emër pas lyerjes së tyre. Imazh që e gjen rëndom në gjithë blogjet e udhëtimeve dhe në rrjetet sociale. Shkallët shkojnë deri në sheshin e Karakojit.
Për t’u ngjitur sërish në Taksim duhet përdorur një fanikular i ndërtuar në kohën e Perandorisë Osmane 150 vjet më parë, por ende funksional.
“Nëse rikthehesh sërish në fund të rrugës Istiklal, në të majtë, mbi kodrën e lagjes Pera ndodhet një prej hoteleve më të famshëm të qytetit, Pera Palace Hotel. I hapur në vitin 1895 për udhëtarët e Trenit Orient Ekspres, Pera Palace ishte i pari hotel i stilit perëndimor dhe modern në qytet. Ai ishte i pari që montoi një ashensor të vërtetë dhe që u pajis me një kuzhinë franceze, veç asaj otomane. Në hotel kanë kaluar pothuajse gjithë njerëzit e famshëm të globit, që kanë vizituar Stambollin, nga mbreti i Anglisë tek kaizeri i Gjermanisë, nga Hemingueji tek Agata Kristi. I restauruar në vitin 2010, ai është pjesë e rrjetit super luksoz të hoteleve, Xhymeira. Hoteli, njihet si një ndër të rrallët në botë që ruan ende objektet autentike të kohës, kur është hapur 123 vjet më parë.
Por hoteli ka një lidhje shumë të fortë me Shqipërinë. Në këtë hotel ka marrë rrugë Shqipëria që kemi sot. Ismail Qemali qëndronte çdo ditë në tavolinën e globeve. 27 vjet më pas, në pranverën e vitit 1939, një tjetër shqiptar i famshëm shihej rëndom në këtë sallë, Ahmet Zogu.
Pera Palace ishte edhe vendi i preferuar i Ata Turkut. Suita ku ai qëndronte u mbyll pas vdekjes së tij dhe u shndërrua në muze. Ajo mund të vizitohet sot. Një suitë e vogël ku gjenden shumë prej sendeve personale që ai kishte lënë këtu”, tha Nanaj.
Pera Palace nuk është i vetmi vend i lidhur me shqiptarët në Stamboll. Madje Shqipëria dhe shqiptarët ndeshen kudo në qytetin, që për thuajse 5 shekuj ka qenë kryeqytet i Perandorisë ku jetonin edhe shqiptarët. Historiografia rrëfen se Perandoria Osmane kishte afro 36 vezirë me origjinë shqiptare. Më të njohurit ndër ta qenë familja Qyprylli, nga Rroshniku i Beratit. Për thuajse 80 vjet, ajo nxorri 5 vezirë të mëdhenj, duke u njohur në historiografinë osmane si ‘Koha e Qypryllinjve’.
Lista e shqiptarëve që zyrtarisht kanë lënë gjurmë në historinë osmane apo turke është e gjatë.
Hasan Tahsimi është një ndër themeluesit e Universitetit të Stambollit. Sami Frashëri një ndër enciklopedistët më të famshëm dhe më me kontribut të kulturës osmane. Djali i tij, Ali Sami Jen është shumë i njohur si themelues dhe president i parë i klubit më të famshëm të futbollit në Turqi, Gallatasarajt. Ismail Qemali luajti për disa kohë funksionin e kryetarit të Parlamentit Osman, ndërsa autori i himnit kombëtar të Turqisë është me origjinë shqiptare. Së paku me nënën nga Shqipëria njihet edhe themeluesi i Turqisë moderne, ose babai i Turqisë, Ata Turk, Mustafa Qemali.
Në kulturën turke janë 3 fjalë shumë të zakonshme që lidhen me shqiptarët: Arnaut Kalldrëm, Arnaut Çigarri dhe Arnaut Inadë.
Arnaut Çigari është pjata e famshme e mëlçive të skuqura.
Arnaut kalldrëm është kalldrëmi me të cilin janë shtruar gjithë rrugët e Stambollit dhe jo vetëm. Nuk dihet përse kalldrëmi i këtij qyteti dhe i Turqisë në përgjithësi është identifikuar me shqiptarët, por me gjasë kanë qenë mjeshtrat shqiptarë më të njohurit dhe më të famshmit për këtë. Madje ekziston edhe një këngë e famshme që përmend kalldrëmin shqiptar.
Arnaut Inadë është një shprehje popullore turke për të treguar njerëzit që janë kokëfortë dhe mbajnë inatë. Arnaut Inadë që përkthehet “inatë shqiptari”, po ashtu nuk dihet se si ka zenë vend, por është një shprehje shumë e njohur në Turqi.
Nuk dihet numri i saktë i qytetarëve turq me origjinë shqiptare që jetojnë atje, por shifrat flasin për 5 në 7 milionë. Shumica e tyre vijnë nga Çamëria, Kosova, Medvegja dhe shqiptarët e Maqedonisë. Shumica dërrmuese e kanë humbur gjuhën, por ruajnë origjinën dhe traditën e tyre.
Stambolli është qyteti i 81 i muzeumeve. Pjesa më e madhe i takojnë historisë dhe religjionit. Një ndër muzeumet e rinj dhe i vetmi në 3D është Panorama. Muzeumi i referohet 29 Majit të vitit 1453, kur Sulltan Mehmeti i II, 21-vjeçar, arriti pas shumë vitesh përpjekjesh të hynte në qytetin e Kostandinopojës duke mundur perandorinë Bizantine. Muzeu është ngritur në mes të fushës kryesore të betejës. Mehmeti e sulmoi Kostandinopojën nga ana europiane e njëkohësisht nga briri i artë. Për muret, ai përdori topat 86 cm, për herë të parë në historinë e botës. Ndërsa në anën e Bririt të Artë, për të shmangur dy kështjellat që qëndronin në cepa, ai kaloi me 76 anije nga një anë e kodrës në tjetrën duke shtruar trarë dhe duke u tërhequr me litarë. Në këtë mënyrë doli në anën e pambrojtur të qytetit.
Muzeu e tregon në mënyrë magjike betejën për qytetin. Është jo vetëm një nga betejat më të mëdha të Mesjetës, por edhe më e çuditshmja. Pas rënies, Kostandinopoja u bë kryeqendra e Perandorisë Osmane dhe mbeti kryeqendra e Turqisë.
Muret perimetrale të Kostandinopojës së dikurshme janë ende në një gjendje thuajse origjinale. Ka edhe një tjetër gjë mjaft interesante që lidhet me Shqipërinë. Perandorët Bizantinë, në vitin 1000 i dhanë leje disa familjeve nga Përmeti të kultivonin bujqësinë në anën e jashtme të mureve mbrojtëse. Një lloj leje, që nuk i jepej askujt. Pas vitit 1000, pasardhësit e përmetarëve që ruajnë origjinën e tyre, janë po aty dhe sërish kultivojnë bujqësinë. Në kohën moderne, këto fusha me sallatë dhe fiq në mes të qytetit duken befasuese dhe janë fushat me licencën më të vjetër në botë, 1000 vjeçare.
Stambolli është edhe qyteti i pazarit. Sipas statistikave të Dhomës së Tregtisë, qyteti ka më shumë dyqane se çdo qytet tjetër në Europë. Ai është qendër e madhe e tregtisë me shumicë për disa nga vendet rreth e rrotull, por edhe për vende më të zhvilluara të botës. Lulëzimi i Stambollit në vitet 70-të i dedikohet kryesisht industrisë së tekstilit dhe asaj të lëkurës.
Nuk ka asnjë dyshim që kurora e pazarit në Stamboll është Pazari i Madh, ose Pazari i Mbuluar siç njihet rëndom. Turqit e quajnë Kapaliçarsi Pazari. Ndërtimi i tij ka nisur në vitin 1455 dhe sot, ai është pazari më i vjetër në botë. Por jo vetëm kaq. National Geographic e ka quajtur atë Mall-in (pazar) e parë modern të botës.
Pazari është i vendosur në zonën Fatih, fare pranë varrit të pushtuesit të Kostandinopojës, Mehmetit dhe zonës së Sulltanahmetit.
“Asnjë guidë e Stambollit nuk do të ishte e plotë nëse nuk do të fuste midis pazareve më të famshëm të qytetit, bashkë me Pazarin e Madh edhe Pazarin e Erzave, ose Pazarin Egjiptian, siç e quajnë. I vendosur buzë Bosforit, thuajse përballë urës së Gallatës, ky pazar shërbente për të furnizuar kryesisht gjelltoret dhe kuzhinat e pallateve të pashallarëve me erza që vinin nga orienti, shumica e tyre nga Egjipti. Pazari është edhe sot në gjendje perfekte dhe tërheq po kaq blerës sa edhe turistë”, tha Nanaj.
Nën trysninë e historisë, qyteti ka ndërtuar edhe një tregti më moderne. Sot, Stambolli ka disa nga pazaret më luksoze të botës. Istinia Park, Zorlu Center apo Kanyon.
Shtresa më e pasur është vendosur në vilat buzë Bosforit.
Bosfori është padyshim pjesa më mahnitëse e qytetit, është simbolika e tij dhe rëndësia gjeostrategjike e qytetit. Ngushtica që ndan Azinë me Europën ka qenë zona më e lakmuar e disa perandorive. Sot ajo është perla turistike e qytetit më të madh të Europës.
Nëse kodrat qenë pjesa më e lakmuar e qytetit, Bosfori mori vlerë në mes të shekullit të XIX, kur Sulltan Abdylmexhidi vendosi të ndërtojë atje Pallatin e ri Perandorak të stilit europian. Vendosi ta quajë atë Dollmabahçe, ose siç përkthehet shqip, toka e mbushur.
Turi në Bosfor është një nga atraksionet më bazike dhe më të këshillueshme për çdo turist që viziton qytetin. Ato nisin zakonisht nën këmbët e urës së Gallatës dhe vijojnë buzë zonës europiane, deri në urën e madhe të Bosforit, atë që lidh Azinë me Europën.
Buzë Bosforit janë ngritur disa nga Hotelet më luksoze të qytetit. Aty gjendet Çirigan Palacë, vendi ku Sulltan Abdylhamiti mbylli vëllain e tij, që e rrëzoi nga froni. Prej vitesh, Çirigan Palace është shndërruar në Kempinski Hotel.
Stambolli ka numrin më të madh të hoteleve me pesë yje në Europë. Por e veçanta është se çmimet e tyre janë afërsisht 30-40 % të njëjta me ato që ndodhen brenda në qytetet europiane.
Të eksplorosh Stambollin duket mëse e pamundur. Kadikoj, Yskydar, Ortokoj, Nishantash, Balat dhe dhjetra lagje të tjera që shfaqen në guidat turistike apo blogjet e udhëtimeve meritojnë ditë të tëra. Dhe siç thotë një bloger udhëtimesh, Stambolli nuk është qytet që shihet, por qytet që ndihet.
Një qytet ku historia dhe modernja rrinë bashkë, ku Europa dhe Azia takohen me njëra-tjetrën, ku Orienti dhe Oksidenti përplasen ngadalë, ku xhamia dhe kisha rrinë përballë dhe ku mikpritja është një dimension mbresëlënës.

Skandal ndërkombëtar i shërbimit sekret shqiptar



Anëtarja e NATO-s, Shqipëria, poston informacion sensitiv në internet për operativët më të lartë të zbulimit të saj, me detajet për identitetin e tyre, makinat, rolet operacionalë, udhëtimet e zakonet e përditshme, në dispozicion të publikut, duke krijuar një të çarë potencialisht të rrezikshme që mund të ketë pasoja ndërkombëtare.
Të dhëna mbi pagat e shpenzimet janë të postuara në fletëbilanci në sitin e Ministrisë së Financave dhe ofrojnë një thesar detajesh mbi Shërbimin Informativ Shtetëror, përfshirë vendndodhjet e zyrave në terren, tërheqjet e parave dhe mjetet që përdorin.

Rekordet tregojnë emrat dhe numrat e kartave të identitetit të agjentëve në shërbim, të cilët operojnë në Shqipëri e jashtë saj, përfshirë dy me poste sensitive në selinë e NATO-s në Bruksel. Bilancet zbulojnë emrat, pozicionet, pagat dhe shpenzimet e të paktën tetë operatorëve sekretë të rëndësishëm – disa punojnë nën petkun diplomatik – në Belgjikë, Greqi, Kosovë, Itali, Maqedoni e Serbi.

The Independent nuk i ka zbuluar emrat apo detajet e tjera identifikuese për të parandaluar pasoja karshi informatorëve të nivelit të ulët apo të të tjerëve që kanë lidhje me operativët e agjencisë. Zyrtarë të SHISH, të vënë para fakteve në një takim në një kafene pranë zyrave të SHISH-it, e pranojnë natyrën sensitive të infomacionit.

“Parimisht gjithçka që bën agjencia jonë duhet të jetë e fshehtë, por na duhet edhe të ndjekim gjithë këto rregulla e rregullore”, tha një zyrtar i SHISH. “Rregullat nuk na lejojnë të shpenzojmë paratë pa i raportuar”.

Profesionistë të zbulimit dhe sigurisë mbetën të shtangur nga ky zbulim, i cili mund t’i lërë agjentët në pozicione sensitive të pambrojtur nga mbikëqyrja apo shantazhi i organizmave të inteligjencës apo kriminelët që synojnë të infiltrojnë në aleancën perëndimore.

“Duke hyrë në sistemin shqiptar ata mund të hyjnë në sistemin e NATO-s”, tha Xhemal Gjunkshi, deputet i opozitës në parlamentin shqiptar, anëtar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe ish Gjeneral-Major në ushtri.

“Nis të tërheqësh një fije e përfundon në Bruksel apo Londër apo në zyrën e një komandanti suprem në SHBA”.

Një ish-operativ terreni i CIA-s, familjar me SHISH, e përshkruan atë si llojin e katastrofës burokratike që të rrezikon jetën.

“Administratori mund të të dreqosë fare po nuk ishe i vëmendshëm”, tha ai për The Independent, duke preferuar anonimatin, pasi vazhdon të punojë me çështje të ndjeshme sigurie.

“Buxhetin mund ta publikosh online. Por të nxjerrës emrat dhe detajet e tjera të agjentëve, kjo është çmenduri”.

Një zëdhënës i NATO-s me bazë në Bruksel u përgjigj në një e-mail se nuk mund të komentojë për çështje të inteligjencës.

Pse ka rëndësi arrestimi i drejtoreshës së Huawei nga SHBA dhe lufta tregëtare

Arrestimi i drejtueses së lartë të Huaejit ka tronditur botën e biznesit dhe mund të dëmtojë paqen tregtare midis SHBA-ve dhe Kinës.


Meng Uançu, drejtuesja e kompanisë teknologjike kineze (Huawei), u arrestua në Vankuver të Kanadasë me kërkesë të autoriteteve amerikane. Ajo akuzohet se ka ndihmuar Huauejin të mbulojë shkeljet e sanksioneve me Iranin.

Ligjvënësit amerikanë thonë se Huaueji është një kërcënim kombëtar për SHBA-të. Zyrtarët kinezë kanë bërë thirrje që Meng të lirohet. Një opinion në “Global Times”, media shtetërore kineze, thoshte se SHBA po përpiqet ta bllokojë Huauejin pë shkak se konkurron tregun.

Ekspertët thonë se kjo ngjarje do të nisë një luftë të re tregtare me Kinën, dhe pasojat për marrëdhëniet midis dy vendeve mund të jenë më të rënda.

Çfarë është Huaueji?

Huaueji është një kompani kineze që prodhon dhe shet celularë e pajisje të tjera në të gjithë botën. Këtë vit u bë kompania e dytë më e madhe në botë për prodhimin e celularëve, menjëherë pas Samsung-ut. Shet më shumë telefona se Apple, e cila renditet e treta.

Duke qenë një nga kampionët e teknologjisë kineze, kjo kompani luan rol kyç në ambiciet e Kinës për t’u bërë superfuqi teknologjike. Ata kanë zhvilluar teknologjinë 5G dhe planifikojnë të shpërndajnë rrjete të fuqishëm pa valë (wireless) nëpër Kinë.

Por shqetësimet për siguri kombëtare e kanë ulur aftësinë e Huauejit për t’u rritur jashtë vendit. Agjencitë e shërbimit sekret në SHBA kanë thënë se amerikanët nuk duhet t’i përdorin ato telefona. Kompania thotë se pajisjet e tyre janë të besuara në 170 vende, por SHBA i ka ndaluar, ndërkohë që probleme u japë hapur edhe në Britani, në Zelandën e Re dhe në Australi, ku janë penguar të futen në sistemin 5G.

Cila është Meng Uançu?

Meng Uançu, drejtoresha e kompanisë kineze që kërkohet nga SHBA-të, njihet edhe Sabrina Meng ose Keti Meng. Ajo është kryefinancierja e Huauejit për shitjet jashtë vendit, si dhe vajza e themeluesit të kompanisë.

46-vjeçarja e ka kaluar gjithë karrierën te kjo kompani, ndërsa vëllai i saj punon te një nënkompani e Huauejit. Është thënë që ata do të drejtonin kompaninë pas të babait, por themeluesi i shoi këto zëra duke shpërndarë një letër që fëmijët e tij nuk e kanë vizionin apo ambicien për ta drejtuar kompaninë.

Çfarë dihet për arrestimin e saj?

Mendohet se Meng e ka ndihmuar Huauejin të anashkalojë sanksionet e SHBA-së ndaj Iranit, duke u thënë institucioneve amerikane se nënkompania e Huauejit ishte tjetër nga ajo mëmë.

Gjykatësi që dëgjoi argumentet e Meng dhe të avokatit të saj, nuk e la të lirohet me kusht, por e shtyu seancën për të hënën.

Avokati nuk dha detaje, duke përfituar edhe nga një vendim gjyqësor që nuk e lejonte publikimin e të dhënave të seancës, vendim që u hoq më pas. Ai tha se Meng ka bërë gjithçka për të qenë transparente me partnerët e Huauejit dhe se kompania ka punuar gjithnjë duke respektuar sanksionet.

Si ka reaguar Kina?

Arrestimi i saj ka prekur nerva delikatë në Kinë. Qyteti i Shençenit, ku ka bazën Huaueji, tha në një deklaratë se po e ndjekin çështjen me shumë kujdes dhe që bëjnë thirrje që drejtuesja të lirohet sa më shpejt.

Global Times, e drejtuar nga qeveria kineze, tha në një editorial se Uashingtoni ka një qasje të turpshme ndaj kompanisë, sepse nuk e ndalon dot përparimin e Huauejit në tregun 5G.

Çfarë do të thotë kjo për luftën tregtare?

Arrestimi mund të vërë në rrezik armëpushimin tregtar të vendosur midis dy ekonomive më të mëdha në botë.

Ministria Kineze e Tregtisë tha të enjten se marrëveshja tregtare me SHBA-të mund të arrihet brenda kufirit 90-ditor të caktuar nga Trump. Por qeveria kineze është qartësisht e zemëruar me arrestimin e Mengut. Tani, shumë gjëra do të varen në atë që Uashingtoni dhe Pekini do të bëjnë më pas.

Zyrtarët e administratës së Trump thanë që SHBA-të kanë në plan të kërkojnë ekstradimin e Mengut. Disa zyrtarë thonë se ajo mund të përdoret për të ndikuar bisedat me Kinën.

Zbulohet se çfarë biseduan Obama, Clinton e Trump gjatë funeralit të George H.W. Bush

Ishte një ngjarje e jashtëzakonshme që mblodhi kundërshtarët politikë dhe i detyroi ata të ishin pjesë në disa ndërveprime, disa madje jo të lehta.
Derisa bota ka shikuar bashkë rivalë dhe miq si çifti Obama, Klinton dhe Trump, derisa përshëndetën njëri-tjetrin në funeralin e tanimë të ndjerit ish-presidentit George H. Ë. Bush, të mërkurën, ishte pothuajse e pamundur të thuhej se çfarë thoshin me buzëqeshjet dhe buzët e tyre.
Por, tani më, një “lexues i buzëve” ka zbuluar disa nga bisedat e tyre, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Sipas Larry Wenig, shkëmbimet e fjalëve ishin të gjitha miqësore.
Kur ish-nënpresidenti Dick Cheney përshëndeti Barak Obamën, ai e mirëpriti atë me një buzëqeshje: “Mirë që të shoh ty z. President”.
Ndërkohë Hillary Clinton dhe Michelle Obama biseduan të qeta me njëra-tjetrën para se të uleshin në vendet e tyre.
Sipas Wenig, Hillary i tha Michelle: ‘Më pëlqen’ dhe ‘unë jam aq krenar për ju’. Nuk është e qartë se çfarë po i referohej, por gjithashtu përmendi ‘familjen’. Ka të ngjarë që ato po flisnin për librin e sapo publikuar të Michelle, “Becoming”.
Megjithatë, po sipas tij, Hillary kishte një shkëmbim pak më të ngrirë me zëvendëspresidentin Mike Pence dhe gruan e tij Karen.
Kareni dukej sikur e kishte ftuar Hillaryn për diçka dhe ajo e pranoi ftesën kur u takuan ballë për ballë, duke thënë: ‘Më ftove në një ngjarje’.
Nuk është e qartë se çfarë u tha tjetër mes tyre.
Për fat të keq, Ivanka Trump dhe Chelsea Clinton, dikur miq, tanimë armiq politikë, ishin ulur shumë larg prapa në karrige për t’u kuptuar.
Ndërsa eksperti i gjuhës së trupit Dr. Lillian Glass gjithashtu kap momentin se si ndryshoi humori kur Presidenti Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump morën vendet e tyre, pranë çiftit Obama dhe Klinton.
“Ju e shihni, Obama është shumë i tensionuar. Ai ka një buzëqeshje shumë ‘mashtruese’…”.
“Sytë e tij nuk janë duke lëvizur. Michelle ka një buzëqeshje ‘mashtruese’, sytë e saj nuk janë duke lëvizur gjithashtu”.

Studentët nga Shqipëria dhe Kosova në Sllovaki i bashkohen protestës




Lëvizja e studentëve të cilët protestojnë për një arsim më cilësor në Shqipëri, po merr përmasa çdo ditë e më të mëdha. Ndërsa studentët e Universitetit të Tiranës dhe qyteteve të tjera janë në ditën e gjashtë të protestës, studentë shqiptarë që studiojnë jashtë kanë shfaqur gjithashtu mbështetjen e tyre.

Në redaksinë e Opinion.al po mbërrijnë fotografi të studentëve jashtë që solidarizohen me kolegët e tyre në Shqipëri. Studentët janë shqiptarë të cilët kanë vendosur të arsimohen jashtë për një të ardhme më të mirë.

“Studentët e Shqipërisë dhe Kosovës në Sllovaki ju mbështesin,” shkruajnë të rinjtë në mesazhin e dërguar. Ndërkohë në pankartat e tyre shkruhet “Këtu arsimin e kemi falas,” dhe “Student në Sllovaki, më lirë se në Shqipëri”.

Studentët shqiptarë në Bullgari solidarizohen me protestuesit



Protestës së sudentëve në mbarë Shqipërinë u janë bashkuar edhe të rinjtë që jetojnë jashtë kufijve shqiptar.

Duke u solidarizuar ata kanë shprehur mbështetjen e tyre për studentët shqiptarë. Këtë herë në redaksin e Opinion.al ka mbërritur një foto e studentëve shqiptarë në univesitetin “American University in Bulgaria”.

Ata shprehen se janë solidarizuar me studentët shqiptar sepse kërkesat e tyre janë të drejta: “E ndjenim për turp të mos solidarizoheshim, duhet të bënim një organizim patjetër, sado i vogël të ishte”, shprehet njëra prej studenteve me origjinë shqiptare, por që studion në këtë Universitet në Bullgari

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç: : Jam i shqetësuar nga çmenduria e Prishtinës

Aleksandar Vučić crop.jpg



Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, tha të dielën se Kosova është e gatshme për masa të reja kundër Serbisë dhe serbëve në Kosovë. Një gjë të tillë e paralajmëroi një ditë më parë dhe Haradinaj, në stilin “nuk keni parë gjë akoma”. Vuçiç foli për tre masa të reja, por nuk i specifikoi se cilat janë ato. As Haradinaj nuk i specifikoi.

Presidenti serb shton se shteti do të marrë vendime për masat e reja të Kosovës vetëm kur dhe nëse merren.

“Unë mendoj se është e rëndësishme për që të tregohemi të qëndrueshëm dhe të fortë, dhe gjithmonë të qetë; të rezistojmë duke i kundërshtuar masat dhe në përputhje me rrethanat të marrin vendime”, tha Vuçiç.

Sipas tij, Kosova po na përcjellë shqetësim, frikë dhe ankth, sepse, siç tha, këtë po e tregon fakti se “çmenduria e Prishtinës është bërë e pakufishme,” dhe se askush në komunitetin ndërkombëtar nuk e ndal këtë çmenduri.

“Fajësojnë komunitetin ndërkombëtar, i cili nuk e ka penguar tarifën prej 10 për qind”, theksoi Vuçiç.


****
Vuçiq në panik: Kosova po përgatit tri masa të reja ndaj Serbisë, secila më e rëndë se tjetra

Vuçiq në panik: Kosova po përgatit tri masa të reja ndaj Serbisë, secila më e rëndë se tjetra
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha sot se Kosova është e gatshme të aplikojë masa të reja ndaj Serbisë, duke thënë se bëhet fjalë për tri masa të vështira që mund të ndërmerren, por pa treguar se për çfarë bëhet fjalë.

I pyetur nga gazetarët nëse ka vlerësime se çfarë veprimesh të tjera mund të ndërmerr Prishtina, pas aplikimit të taksës 100 për qind, Vuçiq tha se “bëhet fjalë për tri veprime të cilat do të mund të përpiqen t’i ndërmarrin dhe nuk dihet se cila është më e keqe se tjetra për ne”.


“Por, unë nuk mendoj se ndonjë prej këtyre gjërave është e mirë në periudhë afatgjatë për të [Haradinajn). Ai është që i shikon gjërat në afat të shkurtër, sikurse edhe disa nga kundërshtarët tanë politikë. Shumë në afat të shkurtër i shikojnë gjërat”, tha Vuçiq prcjell Telegrafi.

Siç raporton Tanjugu serb, Vuçiq deklaroi se shtoi se shteti do të marrë vendime lidhur me masat e reja të Kosovës vetëm kur atëherë kur të ndërmerren nga pala kosovare.

“Mendoj se është e rëndësishme që ne të tregojmë rezitencë dhe kundërshtim të qëndrueshëm dhe të fortë, por gjithmonë të qetë, ndaj masave të tilla. Por do të shohim se çfarë do tëndërmarrin dhe në përputhje me atë do të marrim vendime”, tha Vuçiq.

Sipas tij, Kosova po i shkakton më së shumti shqetësim, frikë dhe ankth, sepse, thotë se “çmenduria” e Prishtinës është e pafund, dhe askush nga bashkësia ndërkombëtare nuk po e ndalë këtë “çmenduri”.

“Fajtore është bashkësia ndërkombëtare që nuk e ka ndaluar taksën prej 10 për qind. Tani dikush po fiton popullaritet, që tashmë është një shkallë e masave të pakuptimta dhe përdoret për qëllime të brendshme. Kjo më shqetëson”, tha presidenti serb.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...