Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/12/10

Kimete Berisha shpërthen ndaj Edi Ramës: O biri i vrasësit, ti që …

Gazetarja kosovare, Kimete Berisha ka shpërthyer ashpër ndaj kryeministrit Të Shqipërisë, Edi Rama. Reagimi i gazetares erdhi pas fjalimit të Ramës në mbledhjen e dy qeverive ku deklaroi se askush nuk duhet ta quajë Hashim Thaçin tradhtar.
Në reagimin e saj gazetarja e quan Ramën birin e një vrasësi, si dhe të keqpërdorur nga Hashim Thaçi.
Ja shkrimi i plotë i Kimete Berishës:
Gomari e ka parë djallin!
E, kush na tha ‘gomarë!
Biri i një vrasësi.
Po pse ‘gomarë’?
Që kemi thënë se kush e shet Kosovën është tradhtar.
A më keq me qenë gomar a vrasës!
Gomari e ndihmon shqiptarin m’i kry punët më të rënda, edhe gomari nuk jep gisht m’u vra poetët si baba i Edi Ramës.
Gomari e ka ndihmu bile edhe Krishtin, prandaj Bibla shpreh mirënjohje ndaj ‘tij’ dhe e përmend s’di sa herë.
Ramush Haradinaj dhe të gjithë ne që mendojmë se Hashim Thaçi (bashkë me ty dhe Aleksandër Vuçiçin) po doni m’u çmend për m’ia dhënë veriun e Kosovës-Serbisë, jemi të vjetër për të qenë ‘gomarë’, se gomarët jetojnë veç 30 vjet.
Profeti Muhamed e ka ditur se kur pëllet gomari tregon se e ka parë djallin.
‘Gomarët’ të kanë pa ty.
Dhe e dinë se ti kujton se ua ke zbuluar ‘thembrën e Akilit’ shqiptarëve të Kosovës, prandaj sa herë do i mashtron, mjafton me na përmend ‘bashkimin kombëtar’ dhe ne pëshurremi prej lezeti.
Guxoj të them, se ti asnjëherë nuk ke menduar as nuk ke vepruar gjë t’hajrit për ne, përveç se si ti mashtrosh shqiptarët e Kosovës, të cilëve kujton se ende u mjafton bashkimi, se veç shqiptarët e Kosovës janë të magjepsur me bashkimin kombëtar, asnjë shqiptar i Shqipërisë nuk vuan nga kjo dashuri ‘patologjike’ nga e cila nuk shërohemi ne.
‘Gomarët’ të kanë dëgjuar sot në konferencë me gazetarë, kur pas fjalimit ‘fantastik’ në mbledhjen mes dy qeverive në Pejë ku the ‘Kosova nuk është gjysmë-shtet’, e pastaj dole si avokat dhe shok i Hashim Thaçit (jo si kryeministër) the:
‘Duhet ta ndajmë shapin prej sheqeri. Për mua asgjë nuk duhet përjashtuar…’
Pra, edhe sipas teje (njësos si sipas Vuçiçit) Kosova duhet të ndahet, por jo shqiptarët, shqiptarët duhet mos m’u nda, toka po.
Ta merr mendja se ka mbetur kush që ti ‘ha’ këto fore!
Marifetet t’u kanë lodhur dhe të janë konsumuar, janë vonuar si triku final i Hudinit ‘varrosja për së gjalli’.
Tash je shumë nervoz për me arrit me fsheh urrejtjen, neverinë, mendjemadhësinë dhe mungesën e kreativitetit.
Ne t’Kosovës nuk kemi pasë shumë punë me gomarë, por thuaj atij Arbenit të ta gjejë një gomar, t’ia prejë një tufë flokë, ose të ta bjerë te shpia, se nëse e prek gomarin ta shëron çmendurinë, përveç që ta nxjerr mllefin e tërbimin nga sytë, ta heq kollën e keqe dhe frikën që e ke nga vdekja. Bile nëse hip mbi ta kthen edhe buzëqeshjen.
Kryesore sot jemi kënaq:
– E keni heq romingun, se shumë po vuajmë për biseda vëllazërore me pare;
– Patent-shoferët ua keni pranu njëri-tjetrin, se shumë probleme kemi pas me ta;
– Jeni marrë vesh për bujqësi, me do certifikata të unifikume me qenë, të gjitha me pas ngjyrën e njejtë dhe madhësinë e njejtë;
– Për me informu diasporën çka bani, a jeni lodh, a jeni mirë;.
– Me bashkëpunu në fushën e rinisë. Vullnetarët e Shqipërisë rregullisht me ardh me bujtë te vullnetarët e Kosovës;
– Jeni marrë vesh që m’u dasht dhe me çu mirë me njëri-tjetrin.
Por keni harru m’i dhez dritat në Rrugën e Kombit, të cilën e paguajmë për netët me yje që na i ofron.
I numëron yjet kur kalon natën nëpër të, ndjen se po fluturon në kozmos, aty ku toka bashkohet me qiellin.
Është e dhimbshme se sa më shumë i janë mbush xhepat, aq më shumë i janë harxhuar fjalët, Edi Ramës.
E çka don me ble me ato pare, o Ramiz!
Ai neve na ka krahasu me kafshët, por kafshët e njohin të zotin e vet edhe kur ndodh që njerëzit ta harrojnë Zotin:
‘Kau e njeh të zotin e tij; gomari e njeh grazhdin e pronarit të tij, veç Izraeli nuk e njeh, populli im nuk kupton’ (Isaiah 1:3)
P.S.
Edi Rama kurrë nuk e thotë atë që e bën,
Hashim Thaçi kurrë nuk e bën atë që e thotë.
Hashim Thaçi ia nxorri bojën dhe e zvogëloi Edi Ramën, e bëri palaço dhe avokat të vetin (nuk e ka pas lehtë Hashim Thaçi, derisa Edi Rama ka treguar përralla, Hashim Thaçi e ka bërë budallë, me heshtje).
Por, në fund të tregimit ‘Shqiponja e ha gjarprin’.

Shqipëria më ngjan shpesh me një femër që e kanë nxjerrë ta shesin

Nga Ardian Klosi
Disa mendime të Ardian Klosit për kujtesën kolektive, për mungesën e respektit në shoqërinë shqiptare, për shkatërrimin e natyrës, për patriotizmin e kosovarëve, për egërsinë në trafik, për gjuhën letrare dhe shumë tema të tjera. (Klosi, i lindur më 1957, ishte përkthyes, albanolog, publicist dhe aktivist social. Vdiq më 26 prill 2012).
“SOT ASKUSH NUK KA RESPEKT PËR ASKËND”
«Ndërsa nën sistemin socialist u bënë përpjekje për të rrënjosur terminologji në fusha si filozofia, ekonomia politike, deri dhe anatomia, përgjithësisht pa sukses, ngaqë vinin të diktuara nga lart poshtë, me kufizime e përjashtime të shumta, me sajesa pa shije, si rrjedhim i izolimit të Shqipërisë, sot jetojmë një kohë kur, edhe nëse propozimet e dikujt për terminologji nga fushat e ndryshme të dijes mund të jenë të mira, ato nuk respektohen e nuk zënë vend, pasi sot askush nuk ka respekt për askënd, aq më pak për ndonjë institucion. Në kohën e Sami Frashërit, Konicës, Xhuvanit, kishte shumë më tepër patriotizëm, shumë më tepër besim te kultura dhe te kombi shqiptar sesa ka sot, në atë kohë njerëzit me dije respektoheshin dhe ky respekt kthehej në autoritet produktiv dhe kodifikues për kulturën. Me sa kuptohet, shkaku kryesor që po bën të humbasë dalëngadalë edhe ajo pasuri diturake që e kishim – me botime të shumta, përpara, gjatë dhe pas Luftës – janë në radhë të parë dembelia dhe padija. Dembelia për t’u kthyer te veprat që ekzistojnë të shtypura, padija, që na bën të kënaqemi me veten dhe në valën e mosrespektit të harrojmë se gjuha jonë mund të shkruhet dhe flitet shumë më mirë se ç’bëhet sot.»
PËR KUJTESËN KOLEKTIVE
«S’ka analfabet e s’ka fëmijë në këtë botë (në atë dhe në këtë tonën) që të mos e njohë sentencën e përhershme, por dhe të përjetshme të njerëzimit: «Monument kulture, mbrohet nga shteti». Sado i varfër, sado ngordhalaq një shtet, sikurse yni, ky kumtim është gati-gati i shenjtë, ai bën që një x-monument kulture të ruhet vetiu nga njerëzit edhe kur aty nuk ka as dhe një rojtar. Sa herë na ka ndodhur të çuditemi se si ngrihen thuajse pa zot mure mijëravjeçare në Shqipëri, pa u dëmtuar nga askush. Sepse çdo njeri ka vetiu respekt për kujtesën e tij kolektive, siç ka dhe frikë (gjermanët e kanë në një fjalë të vetme frikë-respekt: Ehrfurcht) ndaj shtetit të tij.»
PËR SHKATËRRIMIN E NATYRËS
«Kam parë me sytë e mi ç’ndodh me monumentet e natyrës në Shqipëri, kam filmuar, kam fotografuar se si shpërthen një shtet i obsesionuar pas ndërtimit të rrugëve, në emër të «Rrugës së Arbrit», faqet e kanionit te shkalla e Tujanit dhe lë të rrokullisen pa asnjë të keq mollokët e shkëmbinjve brenda në lumë; kam parë se si çel gurore në pikat më të bukura (ku lind dielli, te Qafa e Priskës? Aty po e hapim një gurore), kam parë si lejon restorant anë Syrit të Kaltër për të lundruar brenda ujërave të kthjellëta bidonë e kanaçe sa të duash, por që të zbathet deri në këtë pikë sa të nxjerrë në ankand edhe Rozafën, Apoloninë, Butrintin, kjo të shkakton një ah nga fundi i shpirtit dhe ndonjë britmë të llojit: ‘Si mund ta quanim ne tradhtar mbretin Zog që u fali jugosllavëve Shën Naumin? Po ai e paska shpëtuar atë manastir me nam, a thua se parashikoi ç’takëm drejtuesish do të merrnin në dorë fatet e kujtesës kolektive shqiptare!’ Kam frikë se po shkojmë drejt një 100-vjetori përherë e më të zymtë, përherë e më mosbesues ndaj një pavarësie që në të vërtetë s’është.»
PËR POLICINË DHE BAKSHISHIN
«Dje, më 20 dhjetor, pashë një skenë që vërtet më tronditi e më shkaktoi turp: në një nga urat e Lanës, dy policë kishin ndaluar një makinë sikurse bëjnë rëndom për të kontrolluar dokumentat e shoferit. Mu në çastin kur po parakaloja, polici në anën e shoferit mori prej këtij diçka në dorën e mbyllur që e futi në xhep dhe makina u nis. Skena që i kisha vetëm të dëgjuara ose të marra me mend, kur shoh ato dyshet e policëve përherë në pritje (asnjëherë në ndjekje të shkelësve, asnjëherë me gjobitje të atyre që futen në dritë të kuqe dhe rrezikojnë pleq e fëmijë) në anë të rrugës, si cubat e qëmotit, me lëvizje përherë e më të ngathta, me barqet përherë e më të kërcyer. Zot na ruaj!»
PËR EGËRSINË NË TRAFIK
«Shumica e drejtuesve të automjeteve e dinë se në kthesë përparësinë e kanë ata dhe jo qytetari që ecën mbi vijat e bardha. Edhe në qoftë se e dinë se s’kanë të drejtë, kjo për ta nuk ka rëndësi: mendimi i tyre instiktiv, i egër është: unë jam pala e fortë se kam një makinë që të shtyp, ai është pala e dobët se është këmbësor. Njëri më ka bërtitur hapur dikur para disa vjetësh: ‘Kush është më i fortë ti apo makina?’ Edhe më keq e kanë biçiklistët, pasi veç arrogancës së shumë shoferëve që nuk u hapin rrugë, u duhet të thithin vazhdimisht tymrat e makinave. Po kështu shumica e drejtuesve e dinë se në një kryqëzim s’ka rëndësi kush vjen nga e majta dhe kush nga e djathta, vendos kush është më i shpejtë dhe më i paturp. Edhe nëse e dinë se s’kanë të drejtë, kjo për ta s’ka pikë rëndësie. Mos flasim pastaj për gjithë ato parkime në mes të rrugës, mbi trotuar, mbi cungjet e pemëve, në oborret e shkollave etj. etj. Mos flasim për shufrat e hekurit, gurët e tullat, blloqet e betonit që kanë mbirë nëpër gjithë rrugicat e Tiranës në mbrojtje të parkimit privat. Të gjitha parkime të zaptuara apo të vjedhura nga komuniteti.»
PËR GJUHËTARËT E BREZIT TË VJETËR
«E drejtë është gjithashtu që shqetësimet që kemi për përdorimin e gjuhës sonë të bëhen objekte diskutimi në shtypin ose blogët tanë; pasi gjuha është çështje e të gjithë shqiptarëve dhe gabimi më i madh është kur ajo lihet në dorën e ekspertëve, dmth. gjuhëtarëve. Gjuhëtarët, sikurse e thekson edhe (Ardian) Vehbiu, mund të jenë vetëm konsulentë, por ata nuk munden të përcaktojnë zhvillimin e gjuhës. E bënë njëherë këtë gjë, më 1972-shin, por ato ishin kushte krejt të tjera, kushte diktature, që nuk kthehen më. Diktati i një udhëheqjeje i zbërthyer në rregulla drejtshkrimi, vendosi për gjuhën tonë letrare të ngritur mbi dialektin tosk. Është fakt historik që nuk mund të ndryshohet më: gjuha letrare shqipe u vulos nga një kongres gjuhëtarësh – ndërkohë që gjuhë të tjera letrare, sikurse italishtja ose gjermanishtja, janë përcaktuar nga vepra shkrimtarësh të jashtëzakonshëm – mirëpo kjo nuk do të thotë se edhe në të ardhmen ne do ta reformojmë ose nuk do ta reformojmë gjuhën tonë të shkruar përsëri me kongrese gjuhëtarësh, një gabim ky ku bie rëndom sidomos brezi më i vjetër i gjuhëtarëve shqiptarë.»
PËR VACLAV HAVELIN, GJON SINISHTËN DHE MARTIN CAMAJN
«Janë tre personazhe me veprat përkatëse që ndryshuan shumë gjëra tek unë krah vërshimit të ngjarjeve që kthyen kokëposhtë Europën Lindore në vitet 1988-1990: Gjon Sinishta me ‘The Fulfilled Promise’ (Dokumentimi i persekutimit të klerit katolik në Shqipërinë komuniste, botuar më 1975 në Santa Clara të Kalifornisë), Martin Camaj me ‘Poezi 1953-1967’ dhe Vaclav Havel me ‘Përpjekja për të jetuar me të vërtetën’. Atëherë këto gjëra s’i mendonim shumë, sidomos si mund të bashkoheshin dy librat e parë me të tretin, sot di ta formuloj që, ndërsa dy të parët më kthjellonin për çka na kishin mbajtur fshehur në historinë dhe letërsinë e vendit tonë nën PPSH, i treti na hapte sytë për Gënjeshtrën e madhe të Sistemit: sa lehtë ishte të shpërbëhej shtëpia prej kartoni me ngjyra dhe gjaku e quajtur komunizëm: e ngjashme me karikaturën që qarkulloi nëpër Europë ndonjë vit më pas, ku paraqitej Marksi që vinte dorën në zemër dhe thoshte: ‘Më falni djema, nuk e pata menduar kështu.’»
PËR ÇIMENTON, SAVIANON DHE BERISHËN
«Se ‘Shqipëria ka uri për çimento’, – tha kryeministri ynë. Se ‘është mafia që ka uri për çimento në Shqipëri’, – tha Roberto Saviano. Më ngjan Shqipëria shpesh me një femër që e kanë nxjerrë ta shesin. E Bukura e Dheut është bërë e përdalë…».
PËR NJË MASHTRIM TË ANDROKLI KOSTALLARIT
«Për kryementorin e gjuhës letrare që u sanksionua më 1972, njërin prej hartuesve të rregullave të drejtshkrimit të saj, Androkli Kostallarin, ‘Aleksandër Xhuvani ishte i pari që iu kundërvu idesë së dy a tri gjuhëve letrare’. Teza e A. Xhuvanit në thelb ishte kjo ‘…toskënishten lypset me e marrë për themel, mbi të cilin të ndërtojmë gjuhën tonë letrare. Por, mbasi edhe gegënishtja… ka edhe ajo të mirat e saj, atje ku toskënishtja nuk e mbush dot qëllimin, le t’i vijë ndifmëtare gegënishtja’ (A. Kostallari, Vepra e Aleksandër Xhuvanit për gjuhën letrare kombëtare, te: Studime për nder të Aleksandër Xhuvanit, Tiranë 1986, f. 74-75). Vihet re te ky citim që Kostallari normalizon ortografinë origjinale të shkrimit, thekson fjalën themel duke e shkruar me italike dhe lë jashtë në citim një pjesë mjaft interesante të fjalisë së Xhuvanit, pikërisht vendin ku ai thotë: ‘Por mbasi edhe gegënishtja nuk asht për të hedhë tejë (nënvizimi im A.Klosi), sepse ka dhe ajo të mirat e saj…’. Në këtë kumtesë që është mbajtur në mars të vitit 1980 Kostallari lë pa përmendur pikërisht atë që ndodhi realisht me vendimet politike-gjuhësore të 1972shit, hedhjen tej dhe ndalimin e gegënishtes.»
PËR IMPONIMIN E TOSKËRISHTES SI GJUHË LETRARE NGA KOMUNISTËT
«Situata ndryshoi kryekëput veçanërisht me goditjen ndaj Shkodrës dhe shuarjen e saj si qendër kulturore dhe botuese në vitit 1945-1948. Regjimi i ri ishte qartas për ndryshimin e gjuhës zyrtare të shtetit dhe vendosjen e toskërishtes si gjuhë letrare për të gjithë shqiptarët. Por kjo nuk mund të bëhej thjesht me aktin e dhunës ndaj Shkodrës, sepse ishin dhe një sërë autorësh të tjerë, jo-katolikë, madje edhe të lidhur me luftën partizane që vazhdonin të shkruanin në gegënishten letrare. Autoritet qendror ishte këtu padyshim Xhuvani, i cili veç të tjerash drejtonte Institutin e ri të Shkencave (1947-1953). Më 1952 qeveria shqiptare nxori një vendim që kërkonte vendosjen e toskërishtes në bazë të gjuhës së re letrare. U zhvillua edhe një konferencë atë vit, ku Xhuvani dhe Eqrem Çabej haptas folën kundër nxitimit në afrimin e dialekteve, nënkupto suprimimin e variantit letrar geg. Citon Martin Camaj te parathënia e ‘Albanian Grammar’ të tij. ‘Aleksandër Xhuvani jo vetëm kundërshtoi hapur mbisundimin e njërit dialekt mbi tjetrin, por sugjeroi që ndryshimi të bëhej në mënyrë evolutive në të paktën tre breza. Duke përdorur një argumentim shkencor dhe praktik, mjeshtri i vjetër kujtoi fjalët e Stalinit ‘marksizmi nuk i pranon shpërthimet e befasishme në zhvillimin e gjuhës’. Xhuvani shtoi se ‘nuk mund të hidhet tutje si gunë e vjetër dhe të futej në muzeum gjuha e një pjese të madhe të popullsisë’ (Ëiesbaden 1984, f. XVI).»
PËR PATRIOTIZMIN E KOSOVARËVE
«Gjynah është edhe që një kulturë e përbashkët, me të njëjtat fillesa, edhe pse sot me disa degëzime të larguara, nuk përfaqësohet nga disa pak qendra a institucione prestigjioze: një Akademi serioze Shkencash, me institucione për studimin e tokës, detit, kulturës së shqiptarëve, një Teatër i madh Kombëtar, një Bibliotekë e vërtetë Kombëtare, një Qendër kombëtare Kinematografie etj. etj.. Sepse kultura është një, dy shtetet e ndara e armike në shekullin e kaluar nuk arritën ta përçajnë atë, falë patriotizmit të kosovarëve, të shtresës intelektuale të rritur në Jugosllavi, asnjëherë nuk u kërkua aty zhvillimi i një kulture të veçantë, sanksionimi i një shqipeje të veçantë (çka nuk do të ishte aspak e vështirë po të ndiqej tradita e gegënishtes). Kjo ka sjellë sot pozitive që të mos ketë barriera kulture sikurse ka barriera administrate, por ka sjellë edhe dukuri negative sikurse njëfarë inferioriteti pritës që tregon Prishtina ndaj Tiranës, ku bëhen më të mira edhe botimet, edhe Panairet e Librit, edhe mediat ose bienalet e artit etj.»
SËRISH PËR SHKATËRRIMIN E NATYRËS
«Miq, lexues, shqiptarë: Shkalla e Tujanit këto ditë po hidhet në erë! Po, krejt faqja e majtë kur ecën përkundër lumit, gjithë ato kthesa e trajta shkëmbore, që të ulen nganjëherë si strehë mbi krye e që janë formësuar nga tekat e natyrës, të erërave, lumit e rrebesheve nëpër miliona vjet, brenda pak ditësh do të shemben nën dinamitet dhe buldozerët e ‘Rrugës së Arbërit’. Firmat që po bëjnë ndërhyrjen nuk i njoh, pashë vetëm thasët e bardhë të dinamitit. Le t’i quajmë me një emër Barbari Shpk. Shkatërrimi në emër të ndërtimit, groposja e asaj bukurie së rrallë natyrore që quhet Shkalla e Tujanit, po bëhet edhe kjo në emër të ‘zhvillimit’, të ‘rrugëve patriotike’ që lidhin shqiptarët ‘kudo që janë’. Në të vërtetë po bëhet që të qarkullojë paraja sa më shpejt, që të shiten sa më shumë thasë me çimento, që disa xhepa zyrtarësh dhe personash të padukshëm të fryhen sa më shpejt.
Sepse sikur projektuesit dhe zbatuesit e së ashtuquajturës Rrugë e Arbërit – disa drejtues punimesh më thonë se ka buxhet vetëm për një copë të kësaj rruge, asaj që vete deri në Shupal – të kishin vërtet ndonjë motiv tjetër përveç motivit të lakmisë së thjeshtë njerëzore – sikur ata të kishin ndonjë motiv patriotik, sikur ata vërtet të dinin ndonjë gjë nga historia e Arbërit, atëherë do ta kishin lënë të qetë Shkallën e Tujanit. Veç vlerave natyrore, Kanionit të Brrarit dhe monopatit të Shën Palit një ditë do t’u shkruhet edhe vlera historike, për vizitorët që padyshim nuk do të mungojnë, të shumtë. Ama me kusht që barbarët të tërhiqen. Dhe Shkalla e Tujanit mund të lihej fare mirë e qetë sikur për ta ruajtur të ishte parashikuar një tunel. Një tunel jo më i gjatë se 500 metra për të ruajtur një mrekulli 500.000 a 5 milionë vjeçare.»
PËR VËLLAZËRINË MAFIOZE MES SHQIPTARËVE DHE ITALIANËVE
«Tejet interesante ajo pjesë e intervistës së Savianos ku përshkruan se si komportohen vëllezërit shqiptarë në gjirin e mafieve italiane. Ata nuk janë të huaj atje, ndryshe nga kombësitë e tjera, ata janë në plot kuptimin e fjalës vendas, vëllezër misioni. Mirëpo nuk marrim vesh se ç’bëjnë konkretisht tentakulat në Shqipëri, si komportohen mafiozët italianë këtu. Do na e thotë Saviano? Kështu ka premtuar. Le të presim atëherë, or shokë. Fusim këmbët në ujë, vazhdojmë muhabetet e kafeneve dhe presim. Sikurse presim ndërkombëtarët edhe në fushat e tjera, atë të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, atë të drejtësisë, atë të ruajtjes së Piramidës.»

Kryeministri i të pasurve po përballet me revoltën e të varfërve

Nga Andi Bushati
Edi Rama i është përgjigjur me një mendësi prej matrapazi, njërës prej protestave më xhenuine, më inteligjente dhe më të çiltër që prej kohës të armëve kimike. Si një tregëtar vogëlsirash ai ka ngritur pyetjen përpara taksapaguesve: A jeni të gatshëm ju të derdhni paratë për studentët që ngelen në klasë?
Në theb, ai, me këtë gjuhë ka folur për çdo protestë, duke kundërvënë qoftë “zaptuesit e trojeve” tek unaza e re, qoftë kuksianët që kundërshtonin traun në rrugën e kombit, me pjesën tjetër të shqiptarëve.
Alibia e tij ka qenë se askush prej tyre nuk mund të përfitojë nga shuma e parave me të cilën paguhen, infermierët, mësuesit apo ushtarakët.
Në fakt, këta skrupuj për kursimin e të ardhurave tona, do të qenë normale për çdo kryeministër të virtytshëm mbi tokë, i cili mer detyrën me makthin e atij që vigjëlon mbi pasurinë e përbashkët.
Në emër të këtij shqetësimi edhe Edi Rama mund të merrte në dorë thuprën e financierit, për të ndëshkuar ata studentë që protestonin sot, por që futen pa lexuar asnjë resht në provime, duke u tallur me atë sistem dhe me ata petagogë që paguhen me para publike.
Me të njëjtën të drejtë, ai, mund të fshikullonte zaptuesit e dikurshëm të tokave te Unaza, që nuk do duhej të dëmshpërbleheshin me punën dhe djersën e atyre të tjerëve, që kanë luajtur gjithë jetën rolin e qytetarit të ndershëm.
Pra, po ta dëgjonte një njeri i zbritur nga një planet tjetër, pa dyshim që do i duartrokiste argumentat e kryeministrit tonë.
Por, këtu në Shqipëri, ekuacioni është pak si mbrapsht. Pasi pretendimi i kursimtarit të vyrtytshëm është vetëm një fabul e rreme.
Ai, që sot përbetohet për kontributet e taksapaguesve, është i njëjti që i derdh çdo vitë miliona euro për analiza të pakryera koncesionit të Check-up.
Eshtë i njëjti që dha 5 milionë euro tek privatët e inceneratorit të Fierit, ndërkohë që ata nuk kishin vëne ende një tullë mbi tokë.
Eshtë i njëjti që, siç do të vërtetohet shumë shpejt, po degdis me miliona euro në parajsat fiskale me kompanitë off shore që ka shpallur fituese tek Unaza e re.
Eshtë i njëjti që ka emëruar investitorë strategjikë të përjashtuar nga taksat milionerët më të mëdhenj të këtij vendi.
Eshtë i njëjti që po fal 200 milionë euro me biznesin e ndërtimit në truallin publik pas Teatrit Kombëtar.
E pra, mjaftojnë këta shembuj për të treguar se qëllimi i kryeministrit të të pasurve, nuk është të ruajë paratë tona të përbashkëta. Filozofia e tij është t’i bëjë oligarkët edhe më të kamur dhe të pambrojturit edhe më të shtypur. Prandaj ai nuk mendohet aspak t’u marrë edhe centimin e fundit, studentëve, banorëve të Unazës së re, shoferëve të rrugës së kombit, ndërsa e zbras thesin bujarisht për përfituesit e koncesioneve PPP-ve dhe tenderave që i zhvillon pa garë.
Po të shikohet në këtë prizëm edhe protesta e studentëve që duhet të paguajnë pasi ngelen në klasë është po aq e drejtë sa edhe ajo e banorëve që kërkojnë dëmshpërblim me gjithëse kanë ndërtuar pa leje.
Sepse ato i bashkon një fill i kuq. Ajo e anëtarëve të një komiuniteti që po trajtohet gjithnjë e më shumë si i dorës së dytë; si ajo e qytetarëve të cilëve u shtrëngohet përditë laku në fyt, për t’u rrëmbyer edhe qindarkën e fundit, që pastaj shkon në duart e dhjetë oligarkëve.
Në këtë kuptim, të gjitha këto mini revolta lokale që po shpërthejnë në vatra të ndryshme, nuk janë asgjë tjetër veçse preludi i një lufte që po frymëzon Edi Rama: asaj mes të pasurve dhe të varfërve.

Kosova shkarkon ambasadoren në Itali, kundërshton Alma Lama: Puna ime ishte e shkëlqyer


Presidenti i Kosvës, Hashim Thaçi shkarkoi Alma Lamën nga posti i ambasadores dy vjet pasi e kishte emëruar. Ministria e Punëve të Jashtme ka thënë ajo u shkarkua pasi e ka paraqitur Kosovën si vend islamik.



Megjithatë, Lama përmes një reagimi shprehet se nuk e di ende arsyen e vendimit, ndërsa u ka bërë thirrje mediave që të tregohen të kujdesshme të mos aludojnë më emrin e saj.
“Po kështu kam takuar fizikisht ministrin Pacolli në Prishtine dhe kam kërkuar me gojë arsyetimin e vendimit. Deri tani nuk kam marrë as me shkrim dhe as me gojë ndonjë arsyetim”, thekson Lama.
Ja shkrimi i plotë i saj:
Deklaratë në lidhje me ndërprerjen e mandatit tim nga posti i Ambasadores në Itali
Te nderuar,
Pas vendimit të Presidentit të Republikës të një jave më parë, për ndërprerjen e parakohshme te mandatit tim si Ambasadore e RKS-së në Itali, unë kam preferuar te hesht dhe të ndjek rrugët institucionale për të mësuar arsyet e këtij vendimi. Mirëpo duke qenë se po spekulohet në mënyrë të vazhdueshme nga mediat mbi motivet dhe emrin tim dhe jo vetem kaq, por po tentohet të me baltosin me lloj lloj shpifjesh, unë jam e detyruar të jap këtë deklaratë:
Sapo kam marrë zyrtarisht dekretin nga MPJ-ja, kam kërkuar me shkrim nga Ministri i Punëve të Jashtme dhe Presidenti motivet e ndërprerjes së mandatit si dhe rishikimin e vendimit. Po kështu kam takuar fizikisht ministrin Pacolli në Prishtine dhe kam kërkuar me gojë arsyetimin e vendimit. Deri tani nuk kam marrë as me shkrim dhe as me gojë ndonjë arsyetim.
Mbi të gjitha ky vendim ka një impakt të jashtëzakonshëm familjar, pasi postet diplomatike janë poste familjare; në misione lëvizet së bashku me familjen. Si pasojë, e vendimit fëmijët e mi duhet të ndërpresin shkollimin dhe rrezikojnë humbjen e vitit shkollor. Unë kam kërkuar nga Ministria të marrë në konsideratë këto rrethana deri në përfundimin e vitit shkollor. Shteti i Kosovës, ka detyrime ligjore ndaj shtetasve të tij, përfshirë mua dhe fëmijët e mi.
Personalisht gjithë jetën kam luftuar për të drejtat e tjerëve, dhe është afër mendsh që do t’i kërkoj të drejtat e mia dhe të fëmijëve të mi në të gjitha instancat shtetërore. Pavarësisht vendimit, unë besoj fuqishëm tek shteti i Kosovës dhe vlerat e tij demokratike.
Një gjë është e sigurtë, se ky vendim nuk lidhet me punën time si kryesuese e misionit diplomatik në Itali, që pa modesti e them se ka qenë e dallueshme dhe për të cilën kam dëshmi të gjitha raportet e dërguara në ministri si dhe aktivitetet publike.
Unë kam bërë një kontratë katër vjecare me shtetin e Kosovës, dhe nga ana ime kjo kontrate është respektuar plotësisht. Kam përfaqësuar me dinjitetin maksimal Republikën e Kosovës dhe për punën që kam bërë jam jashtëzakonisht krenare. Në fund bëj thirrje publikisht që të ndalen spekulimet, shpifjet, baltosjet, insinuatat e cdo lloj natyre ndaj emrit tim.
Une ende jam ne detyrë dhe përfaqësoj shtetin e Kosovës në Itali, Malta dhe San Marino deri ne marrjen e detyres nga ambasadori i ri.

Protesta e studentëve, përgjigjet Edvin Kristaq Rama: Ja prova e investimit në arsim

Një valë protestash ka “pushtuar” këtë fillim dhjetori vendin dhe tubimi më kulminant ishte ai i mijëra studentëve që “rrethuan” sot Ministrinë e Arsimit për të kërkuar shfuqizimin e tarifave që rëndojnë buxhetin e tyre dhe prindërve që financojnë shkollimin.
Përballë protestës së sotme, qeveria u dorëzua duke shfuqizuar VKM-në për tarifat mbi provimet e mbetura, por ndryshe nga dje kur i etiketoi si “ngelës” studentët protestues, kryeministri Edi Rama heshti sot gjatë 6 orëve që u zhvillua tubimi me thirrje kundër Reformës Arsimore që ai ka mbështetur fuqishëm.
Shefi i qeverisë ka reaguar rreth 3 orë pasi studentët u larguan nga “Rruga e Durrësit”, duke postuar në Facebook një video 3D që sipas tij shërben si “provë” për të treguar se sa qeveria e tij ka punuar për transformimin e sistemit arsimor.
Në këtë video prezantohet një projekt mbi rikonstruksionin në godinat e “Qytetit Studenti”. Sipas Ramës, qeveria ka nisur një investim madhor (18.8mln€ Faza 1) për të ndryshuar rrënjësisht situatën e trashëguar të konvikteve.
“Meqë po diskutohen këto ditë edhe kushtet e godinave për studentët, ja prova që kjo qeveri, si asnjë tjetër më parë, ka nisur një investim masiv (18.8mln€ Faza 1) në bashkëpunim me qeverinë gjermane, për të ndryshuar rrënjësisht situatën e trashëguar të konvikteve. Ndiqeni deri në fund sepse nis si 3D po vazhdon si realitet i prekshëm i kantierit të parë të këtij projekti”, shkruan Rama në Facebook.
Ndërkohë mbetet të shihet sesi do të reagojnë studentët pas kundërpërgjigjes së kreut të ekzekutivit, pasi në mbyllje të protestës së sotme kanë theksuar se nesër do të grumbullohen para Kryeministrisë.

Protesta e studentëve i prishi rehatin hajdutëve

Protesta e banorëve të “Astirit” që kundërshtojnë shembjen e banesave të tyre, që preken nga projekti për ndërtimin e “Unazës së Madhe” të Tiranës, ka hyrë sot në ditën e 33-të dhe krah tyre është gjendur kryedemokrati Lulzim Basha.
Kreu i PD dha një deklaratë për mediat, duke akuzuar qeverinë se “do t’i nxjerrë banorët nga shtëpitë në mes të dimrit për një afërë korruptive”.
“Merremi pak me gjërat e rëndësishme shikoni çfarë po ndodh kemi protestën te Unaza që duan t’i nxjerrin nga shtëpitë para dimrit. Kemi protestën në Shkozë që i kanë premtuar me video dhe më zë që nuk do i prishim shtëpitë. Kemi grabitjen te Teatri Kombëtar, ku duan të prishin një vepër arti, për të ndërtuar kulla dhe për të nxjerrë atje 200 milionë euro. Dhe kemi protestën e studenteve që duan të vjedhin vit pas viti tarifa. Çfarë i bashkon këto protesta? Një qeveri që ka vetëm grabitjen. Motivi që i bashkon është vetëm grabitja. Këtu te Unaza e Re ka një aferë të konsiderueshme korruptive”, tha Basha.
Duke u ndalur gjatë te protesta e mijëra studentëve, të cilët bojkotuan sot mësimin në auditore për të “rrethuar” Ministrinë e Arsimit, ku kërkuan anulimin e VKM-së për provimet e mbetura dhe uljen e tarifave të shkollimit, Basha tha se ky tubim “i ka prishur rehatinë hajdutëve”.
“Tani vijmë tek protesta e studentëve. Edi Rama nuk investon për arsimin. Lekët që duhet të shkonin për të arsimuar rininë, shkojnë në vend tjetër. Por ai i mban të rinjtë injorantë. Gjithçka nis nga rinia. Dhe kësaj mund ti kundërvihemi me bashkim. Të rinjtë e kanë kuptuar, do i përshëndes nga zemra. Kanë arritur që të krijojnë një shtangie. I kanë prishur rehatin hajdutëve”, tha Basha.

Serbia jep “dezinformacione” për aeroportin internacional "Adem Jashari "të Prishtinës

Aviacioni civil i Serbisë po i dezinformon transportuesit ajrorë se Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës është i mbyllur për trafik civil, tha për Radion Evropa e Lirë Driton Hyseni, menaxher i planifikimit të fluturimeve në aeroportin e Prishtinës.
Aviacioni Civil i Serbisë e dërgoi një e-mail të tillë të mërkurën në një kompani ajrore që planifikoi të fluturonte në Prishtinë.
Në email thuhej se leja e trafikut nuk mund të aktivizohet, pasi në aeroportin e Prishtinës lejohen vetëm fluturimet ushtarake, shtetërore ose humanitare, përmes lejes paraprake.
“Nuk është hera e parë që ndodh kjo. Edhe më herët ka ndodhur që aviacioni civil serb ka dhënë informacione të pasakta te operatorët ajrorë se Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës është i mbyllur për trafik civil”.
“Kur kemi marrë informacione të tilla, i kemi marrë masat maksimale për t’i mohuar ato dhe për të informuar se aeroporti është i hapur, punon dhe se fluturimet zhvillohen pa probleme”, tha Hyseni.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...