Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/12/30

Përtej portës së dhimbjeve


Nga Luljeta Progni
Kur hodha hapin e parë sapo u hap porta e kampit të Tepelenës, një ndjesi shumë e fortë më mbërtheu menjëherë. 69 vjet më parë atë portë e ka kaluar nëna dhe gjyshja ime, në kushte krejt të tjera. Padyshim që e lidh ndjesinë me rrëfimet që kam dëgjuar prej tyre. Rrëfime që s'të shqiten nga mendja dhe kur hyn tek ajo port mbart me vete edhe shumë dhimbje.
Ai kamp më trazon shpirtin shumë më tepër se sa kujtimet e nënës time. Kam dëgjuar shumë rrëfime për këtë copëz toke, që mban brenda saj shpirtra të trazuar fëmijësh, grash e të moshuarish.
Ndaj, atë ditë të 23 gushtit, kur u gjenda në mes të kampit, nëpër muret e kazermave të rënuara, filluan të më projektohen historitë e atyre njerëzve për të cilët ky vend ishte vetë Ferri.
Pëpiqem të hamendësoj ku kanë jetuar vuajtjet e tyre nëna, gjyshja... Hyj në një prej kazermave rrënoja... Gjej një qoshe dhe vendos ta përcakoj pikërisht aty vendin ku fjeti e drobitur nëna ime pasi kthehej nga puna, ku rënkoi nga lodhja e dhimbjet, nga uria. Përpiqem të komunikoj me atë qoshe ku bien rrezet e diellit që perëndon, duke krijuar imazhin e saj. Mundohem të kuptoj çfarë mendonte, për çfarë lutej... Ec pak më tej dhe vazhdoj të gjej një vend për Zef MarkunMarie TinajDjamant ZajminAge NdrethinënZyrha Prroin...ata fëmijë që nuk u kthyen kurrë nga ky kamp, e që nuk dihet se ku i kanë eshtrat. Është e rëndë të hysh në atë botë, të përpiqesh të inskenosh çfarë i ka ndodhur këtyre fëmijëve...
Largohem nga kazerma dhe përballë shoh Klara Merlikën.  Ajo po shëtit nëpër kamp. Është 84 vjeçe dhe nuk do t'ia dijë aspak për vapën e asaj dite gushti. I ka marrë me rradhë kazermat duke i vrojtuar. Është një rit që ajo nuk e bën për herë të parë. Kthehet atje thuajse çdo vit dhe i viziton të gjitha kazermat me rradhë, duke shkelur pëllëmbë për pëllëmbë tokën ku qëndroi për pesë vite, ku kaloi fëmijërinë mes urisë e vuajtjeve, ku pa me sytë e saj tek vdisnin bashkëmoshatarë e të moshuar. Vazhdon të lotojë papushim, derisa arrin tek kazerma e fundit, e pastaj tek porta.
Është ora 4 pasdite dhe kampi është thuasje i boshatisur, pëveç disa punonjësve që po bëjnë gati skenën për aktivitetin e mbrëmjes, ku do të mblidhen disa nga të mbiejtuarit dhe ku presidenti do të dekorojë katër prej tyre. Klara ka përfunduar vizitën e saj dhe unë timen. Të dyja kemi mbërritur në hijen e një peme, të lodhura sikur kemi ardhur prej një pelegrinazhi të gjatë nga një vend i largët.
Klara nuk pushon së treguari çdo moment historitë që jetuar vetë aty. Janë përjetime që të therrin në shpirt. Duke biseduar me Klarën na afrohet një burrë. Ulet aty pa e ftuar dhe nis të flasë. Nuk u prezantua veçse tha se ishte banor i lagjes dhe shtëpinë e kishte ngjitur me kampin. Kuptova se donte të bisedonte me Klarën. Biseda mes tyre nisi e qetë, po shpejt u tensionua. Banori i ri i kampit të Tepelenës kishte ardhur për debat me Klarën ose për të shtyrë kohën, me sa kuptova. Po i tregonte se koha që ai kishte kaluar në emigracion kishte qënë shumë më e vështirë se sa koha që kishte kaluar Klara dhe bashkëvuajtësit e saj në kampin e Tepelenës. Klara është shumë e tensionuar dhe e ka të vështirë t'i pranojë këto krahasime ndaj i kthehet me një ton disi të acaruar mysafirit të paftuar në këtë bisedë.
“Ti nuk ke qenë këtu kur ishim ne dhe s'ke si ta dish, por nuk mund të vësh në dyshim vuajtjet tona... Ata tepelenas që ishin këtu atëherë e kanë parë dhe e kanë ndjerë dhimbjen tonë... e kanë vuajtur bashkë me ne”...
Biseda sa vinte bëhej më e tensionuar dhe në një moment vendosa ta xhiroj me aparatin celular. Banori nisi ta qetësojë tonin dhe moderoi edhe gjuhën. “Kur erdha këtu të ndërtoja shtëpi nuk e dija se po shkelja mbi eshtra njerzish”...
Bashkë me kolegët e tjerë gazetarë morëm Klarën dhe u ngjitëm në qytet, aty ku po zhvilloheshin aktivitete të organizuara nga Autoriteti i Informimit mbi Dosjet e Sigurimit të shtetit. Drejtuesja e këtij institucioni Gentiana Sulaj dhe stafi i saj, kishin organizuar një sërë aktivitetesh mjaft interesante për ti kthyer në kujtesën e të mbijetuarve detaje të jetës në kamp. Në godinën e kinemasë është një ekspozitë me dosje të Tepelenës. Ka emra fëmijësh që humbën jetën atje ... Në sallë janë mbledhur të ftuar të ndryshëm, shumica të mbijetuarit e Tepelenës dhe të afërm të tyre. Pas takimit në kinema ata janë ftuar të shohin një aktivitet tjetër interesant: Në një kamion të ngjashëm me atë që kishte sjellë me përdhunë në Tepelenë të persekutuarit, do të hipnin disa të rinj që simbolikisht do të udhëtonin nga qyteti drejt kampit.
E para ëshë aktorja Ema Andrea, e cila ngjitet e emocionuar në kamion. Më pas arkitekti Gjon Radovani, për të cilin Tepelena është vendi ku vuajtën familjarët e tij, shkrimtari Agron Tufa, i cili është edhe drejtues i Institutit për Studimet e Krimeve të Komunizmit. Një tjetër vizitor në atë kamion është edhe Koordinatori i Perhershem i OKB-se ne Shqiperi, Brian James Williams. Në kamion ka shumë të tjerë, të rinj e familjarë të të mbijetuarve të atij kampi.
Lekë Pervizi e kundron me emocion skenën dhe natyrish përlotet ashtu si dhe e shoqja Beba, Klara, Prenga, Nika, Zoja, e shumë të tjerë të mbijetuar të atij kampi. Makina niset, ndërsa në sfond dëgjohet zëri i Mariza Ikonomit. Është duke kënduar vargjet e këngëve që të intenuarit kishin krijuar në atë kohë në kazerma. Janë fjalë dhimbje që Mariza i mësoi nga Klara Merlika dhe i këndon mes lotësh.
Të gjithë duan t'i dëgjojnë edhe njëherë fjalët e këngës... Të mbijetuarit i pëshpërisin ato pa zë...mes lotësh.
Kamioni ka ndalur. Edhe kënga. Ema zbret nga kamioni dhe thërret bashkëudhëtarët të zbresin njëri pas tjetrit për të shkuar tek ekspozita që është vendosur në muret e kazermave të kampit me fotografitë e dhimbjes, portrete që të flasin. Duket sikur secili prej tyre të thërret t'i afrohesh e ta dëgjosh....
Jam në rresht me të tjerë njerëz që po shohin fotografitë. Në krahun tim është një burrë i moshuar. Ndalon tek secila fotografi dhe herë pas here përlotet. Iu afrova dhe e pyeta se çfarë e lidhte me këtë kamp. "Kam jetuar këtu moj bijë. Isha 13 vjeç." fillon të rrëfejë Preng Mëlyshi, njëri prej mirditorëve që u internua në vitin 1949. E pyeta nëse në ato fotografi kishte dikë të familjes së tij. Më pas e ftova të me tregonte godinën ku kishte jetuar.
Më tregon se familja e tij nëna, motrat e vëllezërit kishin mbijetuar, por atje kishte mbetur djali i tezes së tij dy vjeç, Dod Markabiba.
Prenga endet nëpër njerëz në kërkim të shokëve të tij të mbijetuar të atij kampi.... Në mendje i vijnë herë pas here bashkëmoshtarët që mbetën atje, që nuk i mbijetuan vuajtjve.
Kur po intervistoja Prengën, përballë meje ndaloi një makinë dhe prej aty zbritën dy mirditore: Gjelë Gjikola e Mrika Gjikola, dy gratë mirditore që humbën vajzat e tyre të mitura në këtë kamp. Gjela dhe Mrika jënë shumë të moshura, mbi 90 vjeç, por nuk kishin hezituar aspak të vinin atë ditë në Tepelenë. Presidenti do t'i dekoronte pas pak, bashkë me Lekë Pervizin e Drane Jakajn.
Vazhdoj bisedën me Prengën, i cili ka dëshirë të më tregojë shenjat që i ka lënë Tepelena. Kur kishte qenë fëmijë kishte çarë këmbën nëpër telat e kampit në përpjekje për t'i shpëtuar një shpërthimi mine, ku kishte mbetur i vdekur një bashkëmoshatar i tij.
Bashkë me plagën Prenga na tregon edhe ditën kur kishte ndjerë më shumë ftohtë e uri, kur kishte ndjerë frikë.
...Nika dhe Zojë Bushgjoka, janë dy prej të mbijetuarve të kampit të Tepelenës. Janë fëmijët e Drane Jakajt, personazhi i një prej historive tronditëse të kampit të Tepelenës. Zefi, i biri i Dranes, vëllai i Zojës dhe Nikës, humbi jetën në Tepelenë. Dranja refuzoi ta lërë në Tepelenë birin e saj  dhe vendosi ta marë me vete ashtu të vdekur, gjatë rrugës së gjatë të kthimit për në shtëpi. Është një nga ato historitë në kufijtë e të pabesueshmes. E kam shkruar këtë histori dy vite më parë, kur ndërroi jetë Drane Jakja. Rrugëtimin e saj të tmerrshëm e ka kaluar edhe Zoja dhe Nika. Ata nuk duan ta kujtojnë atë më, sepse ka lënë shumë gjurmë në jetën e tyre. Ishin fëmijë të mitur.
Të heshtur, me lot në sy u rreshtuan krah bashkëvuajtësve të tjerë në sheshin e improvizuar në kampin e Tepelenës, sepse nëna e tyre do të dekorohej për kurajon dhe dinjitetin njerëzor nga presidenti i republikës, Ilir Meta.
Ka filluar të errësohet, aktivitetet kanë përfunduar dhe jemi ngjitur në qytet bashkë me të mbijetuarit e kampit. Në një prej tavolinave jam ulur me Nikë Bushgjokën të motrën Zojën dhe fëmijët e nipat e tyre. Diku afër është edhe Sokol Miraka. Shkova ta takoj dhe e ftova në tavolinën tonë. U takua me Nikën dhe filluan të bisedojnë për ngjarje interesante që gërmonin nëpër kujtimet e tyre.
Zoja mban mend nënën time që ka të njëjtin emër, kanë jetuar bashkë në kamp sepse ishin nga një krahinë, ndërsa Nika mban mend gjyshen time, Sofinë. E mban mend, sepse ajo kishte gjithmonë në dore rruzaret, me të cilat lutej papushim. Më rrëfyen se si shpesh kishte ndarë rracionin e saj me fëmijet e Zojës.
Të nesërmen në mëngjes, bashkë me kolegët e mi gazetarë shkuam sërish në kamp. Zbrazëti. Janë vetëm vazot me qiparisë. Ema Andrea dhe Gjon Radovani janë kujdesur të sjellin atje qiparisë për secilin fëmijë të vdekur në Tepelenë. Vendosa emrin e njërit prej tyre, Zyhra Prroi e cila ishte vetëm 2 vjec kur vdiq nga dizanteria në kampine  tpelenës.
Nisëm rrugën e kthimit, duke marrë me vete imazhin e atyre qiparisave stolisur me emrat e fëmijëve e duke përshpëritur lutjen “Jepju zot pushimin e pasosun”.
 Huazuar:https://kujto.al/pertej-portes-se-dhimbjeve/


Rexhep Hoxha, klasiku i fundit i letërsisë shqipe për fëmijë në Kosovë


Rexhep Hoxha (1929) lindi në Gjakovë. Shkollën fillore dhe te mesmën i kreu në vendlindje, ndersa albanologjinë e studioi në Beograd. Një kohë punoi redaktor i "Rilidjes për fëmijë" në emsionin për fëmijë të Radio Prishtinës, ndërkaq shumë vite e ligjëroi lëndën Letërsi për fëmijë në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Prishtinës. Vepra të tij të njohura për fëmijë janë: "Gjethe të reja", "Picimuli", "Lugjet e verdha", "Zëri i pyllit", "Verorja", "Ermali" etj...

Rezultate imazhesh për rexhep hoxha
Në 40 veprat e mia, shprehet autori Rexhep Hoxha, unë jam vetë natyra, shpirti dhe gjaku i tyre. I patundur si vetë gjithësia, jam shkrimtar me rrënjë në tokë, dhe lis me degë në hapësirë. Shkrimtari është ndërgjegjja e kombit. Ai për asgjë as nuk shitet e as nuk blihet. Shkrimtari pa ndërgjegje është asgjë! Unë edhe në moshën 85vjeçare, bëj punën e shkrimtarit.Tash profesori i gjuhës dhe letërsisë ka 90 vjetë.


krijues i 40-të veprave letrare për asnjë çast të jetës së tij, nuk është më pak se Naim, më pak se Deradë, më pak se Kosovë. E them këtë se Rexhep Hoxha mbetet prijës i një populli të tërë, në poezi, kritikë, dhe në fjalën e tij kryengritëse. Ai mban guximshëm fenerin për një krijimtari ndryshe, jo të përvajshme e moralisht të ndotur, dhe të rënë. Në mesin e shumë poezive të Rexhep Hoxhës, është edhe poezia e tij, Gjuha Shqipe” e botuar dhe e ribotuar me dhjetëra herë, në Libra e leximit, në të gjitha shkollat e ciklit të ultë dhe të mesëm, në Kosovë e më gjerë.


Rezultate imazhesh për rexhep hoxha


Adem Demaçi,Rexhep Hoxha dhe Shyqri Galica


Rexhep Hoxha në librin e tij, “Moral pa Moral”, shkruan; s´mund të heshtë, sa herë rinia jonë, e ardhmja e kombit, lulja e kombit, keqpërdoret deri në mjerim, me lavde, mashtrime, e premtime boshe. Nuk është e paqëllimshme, që rubrikat e kulturës sakatosen me promovime librash gjithfarë. Në Kosovë shprehet Rexhep Hoxha, ka protesta qesharake, dhe patriotizëm mashtrues. Mirëpo, Kosova herët a vonë do ta merr veten, dhe do të ngritet guximshëm, kundër të gjitha llojeve të poshtrimit, dhe të tragjizmit që i bëhen Kosovës. E ardhmja është e pandalshme. Atë s´mund ta ndalin as rëniet historike, dhe as rëniet shoqërore, shprehet klasiku i letërsisë sonë, Rexhep Hoxha.





Lugjet e Verdha


Në një vend të vogël si Kosova, ku natyra sajoi një bukuri, dhe pasuri të veçantë, në Gjakovën e Dardanisë së lashtë, u lind poeti, kritiku, dhe eseisti, Rexhep Hoxha, autor i 40 veprave letrare. Biri i Gjakovës, dhe i Kosovës intelektuale. Shkrimtari Rexhep Hoxha, edhe në moshën e tij tani 85 vjeçare, nuk tërhiqet nga betejat, për një shoqëri të lirë, për një art të lirë, për një Kosovë me punë, dhe të lumtur.

Nuk jam johistorik. Jam i mbrujtur me idealet më të përzemërta të Rilindjes Kombëtare. Mesazhi i Rilindjes kombëtare rri në gjithë shpirtin dhe qenien time. Rruste, Jam një çik Promethe, dhe jam pak sa biblik. Me këtë dua të them se, jam autor i dy veprave të para letrare në Letërsinë Shqipe në Kosovë, të shekullit njëzet. Jam autor i librit të parë me poezi, “Gjethet e reja”, botuar në vitin 1953, dhe autor i romanit të parë për fëmijë, “Lugjet e verdha”, botuar në vitin 1959.




Gjuha Shqipe

Kodrisha brigje,
Prroje,burime,
Dinë gjuhën shqipe
Të nës sime.

Rrypira , gryka
Suka, rrënime
E flasin gjuhën
E nënës sime.

Në pyje zabele
Shullane, rripe,
Ligjëron bilbili
Në gjuhën shqipe.

Çdo gur i vendit,
Çdo lule e bime
Din gjuhën shqipe
Të nës sime.

Rexhep Hoxha në jetën e tij  ishte në betejë me disa detyra me veten e tij.

 Një, të mos heshtë para grupeve dhe klaneve, që sakatosin letërsinë.

 Dy, të ballafaqohet dhëmbë për dhëmbë me heshtakët dhe të patalentët.

 Tre, gjuha dhe fjala të mbeten të parat. Pa këtë vizion, pa këtë forcë, shprehet shkrimtari Rexhep Hoxha, nuk do i jepnim formë të ardhmes sonë.

Ky trefish hero i guximshëm i Rexhep Hoxhës, nuk është i panjohur dhe i papranuar në Kosovë e më gjerë. 

Kritika e sinqertë dhe heroike e shkrimtarit prof. Rexhep Hoxha, është për t´u vlerësuar. 

Në librin “Fjala e lirë”, ai s´kërkon përsosmërinë e moralit tek krijuesi, por procesin e arritjes në kulturë, angazhimin për një kulturim poetik. Shumë shkrimtarë të Kosovës, karshi Rexhep Hoxhës, këtij burri të përkushtuar të artit dhe të fjalës, dukeshin s´i femra në faj, ( në një kohë ) që s´dinin çka të bënin me veten e nënshtruar. 

Rexhep Hoxha, ky shkrimtar rebel kundër shkrimtarëve udbash, dhe të pamoralshëm, e meriton shembëlltyrën e heroit të mirëfilltë të penës.

Image result for rexhep hoxha

Rexhep Hoxha nuk pranoi çmimin “Azem Shkreli”. Duke e njohur mirë Azem Shkrelin, ( ish nxënësin e tij ) Rexhep Hoxha me rastin e refuzimit të çmimit "Azem Shkreli" shprehet; “Shpirti, nderi, dhe karakteri im nuk e pranojnë çmimin me emrin e tij. Ore, me shkrimtarin merr frymë kombi. Ai për asgjë nuk shitet e as nuk blihet”.



Fytyra burrërore e Rexhep Hoxhës, i ngjan Qabratit, Pashtrikut, Karadakut, Gjeravicës dhe Lypotenit.

Ky shpirt poliedrik i kulturës sonë, është Molibdeni pellazgo-iliro-shqiptarar. Rezet e të cilit, janë dritë, ajër, gjithësi. 




Shkrimtari Rexhep Hoxha, përfaqëson yndyrën e dheut dhe të tokës pranverore të Kosovës. Në librin, “Me sy kah Parnasi”, Rexhep Hoxha shkruan:




As vetë s´e dij pse kot rrugëvet po sillem
Pa kurrfarë qëllimi – pa drejtim askund!
Nër rrugë t´qytetit m´duket se po hidhem
Sikurse Kolombi n´oqean t´pafund

Andërr apo zgjandërr jam? – e pyes vetvetin
Hap pas hapi e ha rrugën time të kot;
Nëpër sfera të nalta mendimet më tretin
Edhe m´duket sikur jam n´një tjetër botë

Nësa do gjethe po luejshin valle në trotuar
Ofshe! Një djalosh u gjuejt nën limuzinë
Me turr vrapuen njerëzit t´shikojnë sa më parë
Se si puthet Njeriu n´tokë me tragjedinë.

Rexhep Hoxha, ky njeri zëplotë i fjalës së shkruar, autor i 40 veprave letrare, brenda ka një Kosovë dhe Shqipëri epiko-lirike. Çdo varg në poezinë e Rexhep Hoxhës, është gjak prej shpirti.

 Nuk ka një të parë në Kosovë, që është përfaqësuar në librat e leximit dhe në literaturë për edukimin e brezit të ri në Kosovë, Maqedoni, dhe Mal të Zi, sa shkrimtari, Rexhep Hoxha.

Harrimi është i rëndë për çaste të parëndësishme, e lëre më, të harrohet historia, gjuha, shkrimi. Harrimi është vdekje e dijes, thotë një fjalë e urtë shqipe. Prandaj, krijimi, është lëvizja përpara, borxhi ndaj jetës që po jetojmë, dhe ndaj të ardhmes.

Në të gjitha betejat për artin, kulturën, dhe letërsinë, Rexhep Hoxha nuk ishte vetëm, ai me vete kishte rininë, dhe të vetët e tij “rebel”.

 Librat e tij: “Shqipori”, “Fjala e lirë”, “Me sy kah Parnasi”, “Vargu idhnak”, “Urithi i verbër i Ezopit”, “Moral pa moral”, “Në krahët e këngës”, “Shpata e Aliut dhe Gjuha e Sadiut”, dhe me dhjetra vepra të tjera letrare, shkrimtarin , Rexhep Hoxha, për asnjë çast nuk e lënë të kotet.

Fjala e lirë në kohën time, rrëfen shkrimtari Rexhep hoxha, ishte e plagosur rëndë nga cenzura dhe cenzorët. Në shtyp, në mjetet e informimit, dhe në disa intitucione kulture, cenzor ishin shqiptarët, mjerisht, disa ishin edhe shkrimtar. Fjala shqipe ishte pak shqipe, sepse , ishte e cenzuruar aq shumë nga serbishtja, dhe botimet, pjesa dërmuese e tyre ishin përkthime.




Me 12 gusht, 2014, unë isha në vizitë në shtëpinë e Rexhep Hoxhës në Prishtinë. Ishte mbrëmje. Mbrëmje vere. Djali i tij prof. Shpend Hoxha, na pret ngrohtësisht. Është çast i bukur që jeni në shtëpinë tonë, na thotë Shpendi. Pasi ia dhuroj librin tim “Heroika”, tema e letërsisë është e pashmangshme. Unë jam thotë Rexhepi, ende në natyrën time të gjallë. Karakteri im nuk i do gënjeshtrat, as mashtrimet.



Unë e kam thënë edhe te libri, “Fjala e lirë”, edhe te libri “Shqipori”, edhe te libri, “Shpata e Aliut dhe Gjuha e Sadiut”, edhe te librat e tjerë, se letërsia hapësirën e ka ma të gjerë, më të thellë, dhe më të përtejme. 





Shkrimtari është libri, dhe libri është letërsia. Vepra e klasikut të letësisë sonë, Rexhep Hoxhës, është e gjerë, dhe ajo do një studim më të përkushtuar.


 Eseja vazhdon!.. Shëndet dhe sukses, shkrimtarit, Rexhep Hoxha!..


****


TOKË TRËNDAFILASH

I
Toka ime diellore,
që rritem me ty
e je aq e madhe për mua;
mal me thesare,
fushë grurore —
t´i di ëndrrat tua.

II
Çdo fshehtësi
unë ta njoh —
dhe Yllin tënd
që të çon n´ardhmëri
unë ta shoh;
dhe dritën tënde
që kaplon hapësirën
unë ta di —
Zemër bujare,
Tokë me burrëri.

III
E zgjuar je në mua,
poezi e adhuruar,
poezi vargjesh të dëlira —
qiell i stolisur
plot xhevahira.
Tokë trëndafilash
për gjithë çka ke
në zemrën tënde jetike,
në shpirtin tënd të kulluar,
të përqafoj si fëmijë —
tokë e bekuar,
Kosovë heroike.


GJAKOVA

Në zjarr, në flakë e në tufan,
Me rribë sulmova në errësirë,
Krenar unë ballin tim ta kam,
Që bijët e mi t´jetojnë të lirë.

Për ide t´shenjta, për vatan,
Sokola dhash´, fatosa të ri;
Dhe para plumbi e litarit
S´u´ thyen. Vdiqën me brohori.

Po folni eshtra në paçi gojë
T´shpërndara kahdo, an´e m´banë!
Kush mundet vallë të ma mohojë
Atë gjak që bijët e mi kanë dhanë

Krahnorin unë e kam si dëbojë,
Plot burra zemre, të vështirë,
Që askend s´donë ta shohin rob,
Por edhe vetë të jenë të lirë.

Ti Mehmed Ali Pashë Maxharri,
Ngrehu nga vorri t´ndihet zani,
A pa ç´të gjet te Kull´e Drenit,
Çka ban Gjakova, jatagani?

O Dahë! Bajram! Rexhep Gerçari!
Hasim! Emin! Nama s´ju vati.
S´u trembet kurrë ku buçet zjarri,
Kosova lum për ju ç´ju pati.

Të BUKURAT E GURIT

Janë ulur do trima
nën hije të blinit,
trima të përmendur,
trima të Buletinit.

Po flasin si burra,
pylli plot me lisa
edhe Xhavit Pashës
po i çon fjalë Isa.

T´paça, Xhavit Pasha
ngri krejt në kaftan,
po ta vras asqerin
e s´po ke çka ban.

Për një harem tëndin
ke kërku´ një vashë;
sa keq je mashtrua,
mor i shkreti pashë!

Ec, mor´ Xhavit Pasha,
mos rri veç n´hareme,
provoji këta burra
të kësaj tokës seme.

Dil për të shëtitur
kësaj Drenice t´gurit,
sheh si të qëndisin
plumba rreth ushkurit.

Si s´di, Xhavit Pasha,
këto troje çka kanë?
Të bukurat drenicake
edhe për pushkë janë.

POEZI

Me vonesën e agimit të bardhë
Çele sytë. E hape rrugë të lira
E stolise zemra me safira
Nëpër brezni e shekuj me radhë.

Nga buzëqeshja jote lulja lulzoi,
Agimi hapi krahët e ylbertë;
E njeriu foli fjalën e sinqertë
E zogu i artë kangës ia filloi.

Ditët ecin e jeta vjen e shkon,
Mbaron shpresa prap´ me u ringjallë;
Porse Ti, o dritë shpirti e rrallë,
Dhe mbas vdekjes së njeriut jeton.

Prej bukurisë sate terri kaloi,
Agimi hapi krahët e ylbertë;
E njeriu foli fjalën e sinqertë
E zogu i artë kangës ia filloi.

*****


Ditëlindja e Picimulit

“Qëllimi i shkrimtarit Rexhep Hoxha me vjershat e përmbledhjes “Picimuli”, nuk është vetëm t`i argëtojë fëmijët e vegjël por gjithashtu edhe t`i edukojë ata që të rriten të shëndoshë në mendje dhe në trup”, tregoi i biri i shkrimtarit, Shpend Hoxha.


Përsëri u rikthye libri më i dashur për fëmijë “Picimuli”. Shpend Hoxha i biri i shkrimtarit Rexhep Hoxha ka vendosur që ta ribotojë librin “Picimuli”. Ky ribotim po bëhet pas 60 viteve nga koha kur është bërë botimi i parë në vitin 1956. 

Vjershat e këtij ribotimi nuk janë të ndara në cikle, por ashtu të përmbledhura nga përmbledhjet e librave të botuara nga Rilindja. Vjershat si, Picimuli, Oxhakfshisi, Postieri, Tapshin.. tapshin, Nënë, o nënë, Deshti lepuroshi, Qupa qupa nana, dhe të tjera janë recituar me ëndje nga gjenerata të tëra, si dhe shumë nga ato janë kompozuar nga kompozitorë tanë të njohur për fëmijë.

 Është pothuajse e pamundur që të mos na kujtohet Picimuli, djali i cili mësonte shumë, ai ishte gjithmonë i përgatitur për mësim, por shokët gjithmonë i dilnin në rrugë dhe e fyenin e madje ja vunë emrin picimul. 

Fjalë me të cilën jemi rritur të gjithë e madje fjala picimul edhe sot përdoret shumë nga të gjithë fëmijët, duke dashur kështu të tallen me shokët e shoqet.


“Qëllimi i shkrimtarit Rexhep Hoxha me vjershat e përmbledhjes “Picimuli”, nuk është vetëm t`i argëtojë fëmijët e vegjël por gjithashtu edhe t`i edukojë ata që të rriten të shëndoshë në mendje dhe në trup”, tregoi  i biri i shkrimtarit, Shpend Hoxha.

Përmbledhja me vjersha për fëmijë e shkrimtarit Rexhep Hoxha, “Picimuli”, u botua për herë të parë në vitin 1956, nga Ndërmarrja e atëhershme Botuese, Rilindja, Prishtinë, dhe u ribotua disa herë nga po kjo Ndërmarrje shumë serioze Botuese, nën përkujdesjen e shkrimtarit të mirënjohur Rifat Kukaj dhe të profesorit të nderuar Mehmet Gjevori.

 Para se vjershat të botoheshin për herë të parë para gjashtëdhjetë viteve dhe të mbledhura në një përmbledhje të vetme, ato u botuan në Gazetën e Pionierëve të asaj kohe, në revistën, Fjala, si dhe në faqen për fëmijë të Rilindjes. 

Që atëherë u ribotua shumë herë nga individë të caktuar, jo seriozë, që në një farë forme i dëmtuan vjershat e Picimulit sikurse edhe të shumë librave të tjerë jo vetëm të shkrimtarit Rexhep Hoxha.


Nën përkujdesjen artistike të Gurakuq Dobrunës, ilustruesit të vjershave, Atdhe Muhaxhirit si dhe radhitësit të librit, Drilon Cena, libri u shtyp në shtypshkronjën Prograf, në Prishtinë.

Fjalë miradije thoshte edhe babai im i ndjerë Prof.Maxhun Bruqi,shok i klasës në Normalën e Gjakovës me prof.Rexhep Hoxhën,Akademik Prof.Dr.Ali Hadrin,Akademik Prof.Dr.Dervish Rozhajën e disa akademikë tjerë të mirënjohur të Kosovës...

Flori Bruqi & Jeta Zymberi,Rrustem Geci ( Përgatiti Floripress).





*********




ANALIZË E ROMANIT “LUGJET E VERDHA” TË SHKRIMTARIT PËR FËMIJË, REXHEP HOXHA


Shkruan Prof. Zymer Mehani

Në romanin “Lugjet e Verdha” trajtohet një temë që nga aspekti kohor i takon lashtësisë. Në murinat e fshatit Arnjet, dikur shumë të bukur, por të rrënuar, të plaçkitur dhe të djegur në kohën e sundimtarit të ashpër dhe të pashpirt, Ballhutës, autori ka gjetur një temë të lashtë. Njëmend, gjurmët e atij fshati kanë mbetur vetëm në muze, por ato i tregojnë qartë njeriut të kohës sonë se aty kanë jetuar njerëz, sikurse jemi edhe ne dhe se jeta e tyre ka perënduar… Në mesin e banorëve të tjerë, në atë fshat të bukur, kanë jetuar edhe Bardheci e Ajkuna me shtatë çikat e veta e pa asnjë djalë.

Një ditë prej ditësh Bardheci e çon tufën në mal. Nga mjegulla dhe moti i lig, Bardhecit i humbin dhentë. Kot e kërkonte Bardheci tufën, sepse delet i kishte zënë Ujku Delengrënës, i cili do t’ia kthente delet vetëm me kusht që t’i jepte atë që do t’i lindte atë ditë në shtëpi. Duke menduar se do t’i pillte lopa, Bardheci e dha fjalën.

Por, atë ditë, Bardhecit i kishte lindur djali aq i dëshiruar. Edhe pse i pikëlluar, ai i mbetet fjalës. Djalit ia ngjet emrin Shpend dhe ia çon Ujkut Delengrënës.

Ujku delengrënës ia ngjet congël foshnjes e mbërthehet, tanë i gëzuem, për në strofkën e vet,. Shpendi është i vocërr, prandaj Ujku nuk është i kënaqur-sepse nuk ka ku t’ia ngulë dhëmbët.

Ulkonja dhe Qengj ngrënësit e vegjël po ashtu nuk i bëjnë gjë Shpendit. Të gjithë presin që Shpendi të rritet dhe të majet, por ai qan e bërtet në strofkën e Ujkut…

Për këtë merr vesh Bishtkuqja Xinxare dhe lajmëron xinxaret e tjera. Bishtkuqja ishte e shpejtë si vetëtima, e kujdesshme si motër e mirë dhe e dëgjueshme sa s’ka. Bishtkuqja Natare, të cilën e dëgjonin dhe e nderonin të gjitha bishtkuqet dhe shpendët e tjerë, urdhëroi që ta ruanin dhe ta ushqenin Shpendin. Madje shkuan në Lugjet e verdha dhe e kërkuan nënën e pyllit-Erëmirën, e cila kujdesej për të gjitha gjallesat e varfra dhe fatkëqija të pyllit. Ajo, me bishtkuqet e tjera, vendosin që të bëjnë çmos për t’i ndihmuar Shpendit. Por, në momentin e fundit, Ujku Delengrënës ia çon zogun e njeriut Plakës Ugurzezë, që ajo ta ushqente derisa t’i mbushte pesëmbëdhjetë vjet e pastaj t’ia kthente që ta hante.

Jetë të vështirë dhe të keqe kalonte Shpendi tek Ugurzeza, duke jetuar në një qilar të hatashëm, të zi futë nga bloza, me mure të mbuluara me këmisha gjarpinjsh e bollash- sa të hynte tmerri në zemër vetëm po t’i shihje me sy. Shpendi ishte bujar dhe i mirë për çdokënd e pa fijen e smirës. Donte shokë dhe i gjeti. Edhe pse në fillim disa e ngacmonin, më vonë e pranuan në shoqërinë e tyre. Por, ai dallohej nga të gjithë. Ishte shumë më i ndjeshëm.
Kur shokët e tij e varën Turrecen e zogjtë e saj mbetën jetimë, ai i ruante dhe i ushqente. Prej atëherë Shpendi u bë bamirës.

Një ditë, në pyll, me latushë në krah, Shpendi dëgjoi zërin e vajtueshëm të zogjve të Havakushës, që kërkonin ndihmë. Kur shkoi atje, një Gjarpër i madh e i trashë kishte zgjatur kokën dhe donte t’i kapërdinte zogjtë e Havakushës. Gjarpri ishte rreziku i tërë malit, synonte t’i shfaroste të gjithë shpendët dhe askush s’mund t’i bënte gjë. Shpendi e shtrëngoi zemrën, e rroku latushën dhe, me shpejtësi të rrufeshme e me tërë forcën që kishte, i ra Gjarprit mu në rruzë dhe e copëtoi. Kur u kthye Havakusha, duke menduar se Shpendi po kërcënonte zogjtë e saj, deshi ta sulmonte. Por, zogjtë i treguan se ai ishte shpëtimtari i tyre. Prandaj Havakusha e shpërbleu me një pendël të kuqe. Shpendi nuk i kishte shpëtuar zogjtë për shpërblim, por, që të mos e fyente dhuruesen, e mori pendlën. Më vonë pendla i ndihmoi shumë- sepse, me anën e saj, ai tash mund ta kuptonte gjuhën e shpendëve.

Rezultate imazhesh për rexhep hoxha


Kështu, njëherë dëgjoi Kicirubat duke kënduar për rrezikun që u kërcënohej dhe – i shpëtoi nga rreziku. Pastaj Kiciruba i tregoi se çka kishte nën krahë dhe shpendi gjeti aty plot gurë të çmueshëm, me të cilët do të mund të bëhej i pasur dhe i lumtur.

Por, Shpendi mori vetëm disa.
Një ditë, Shpendi takoi në rrugë Pëllumb Krahshkruarin, i cili e përshëndeti dhe i tha Të merr dorën para shpendëve-Fajkona, të kthesh sot tek ajo për drekë! Kur mbërriti në Prozhmën e Gjelbër, Shpendi u habit nga përgatitjet e mëdha, stolitë e bukuritë që kishin krijuar vetë shpendët artistë: këngët gëzimplote, orkestrinat, koret etj. Kurse në festën e mikpritjes ishin mbledhur të gjithë shpendët-pos atyre që bëjnë dëme.

Rezultate imazhesh për rexhep hoxha


Shumë gëzim u bë për nder të Shpendit-shpëtimtarit të zogjve të Havakushës. Mandej e dekoruan me katikun më të lartë të parisë së shpendëve, me Katikun e trimërisë.

Duke udhëtuar, Shpendi u ndal për të pushuar në një livadh, ku vite me radhë askush nuk kishte guxuar të ngulte këmbën. Bolla, shumë e madhe dhe e fuqishme, e kishte zënë atë livadh vetëm për vete. Tsh, Bolla u zemërua shumë nga guximi i Shpendit: as trima mbi trima nuk kishin guxuar të shkelnin në livadhin e saj, e ky tash kishte hyrë në livadh për të fjetur! Dhe-u përgatit t’i gjuhej me tërë forcën në shpinë. Por, shpendit, mu si flakë rrufeje i bie mbi fytyrë një Sqepkuq, e zgjon prej gjumit dhe përsëri fluturon e bie mbi mështekë. Shpendi frikësohet, por kur i vërsulet Bolla, pas një kacafytjeje të egër, e pret me latushën e vet dhe shpëton nga rreziku. Në këtë mënyrë, Sqepkuqi ia kthen të mirën shpendit, i cili e kishte shpëtuar një herë. Fshatarët gëzohen shumë kur dëgjojnë se Shpendi e ka mbytur Bollën.
Rezultate imazhesh për rexhep hoxha


Kërkojnë ta shpërblejnë, por ai shkoi në rrugë të vet.
Duke ecur Shpendi takon tre shokë, të cilët dinin të bënin mrekullira. Njëri kishte qenë rrogëtar, e zotëria si zotëri, ia kishte dhënë rrugën e madhe. Tash ai ndëgjonte çka po bahej në tokë e në qiell. Shpendi e merr me vete. Rrugës e takon një shok, forca e të cilit ishte mrekulli e madhe. Ai luante me bjeshkët: ia ngjitte bjeshkës me dy gishta dhe e gjuante prej një ane në tjetrën. Edhe këtë e morën me vete. Më në fund, hasën edhe në një shok, i cili u hukatte shkambijve dhe i ndizte flakë. Kështu Shpendi u bë vetë i katërti.

Të bashkuar, tash, katër shokët u nisën te Gjin Xhelati që, me njerëzit e vet, kishte prerë e vrarë kë kishte takuar. Ai donte t’i mbyste edhe këta,e sidomos Shpendin, i cili e kundërshtoi kur e pa se çfarë mizorish u bënte njerëzve. Por katër shokët e kapën dhe e mbytën Gjin Xhelatin dhe e shkatërruan strofullin e tij. Kështu, fshati shpëtoi nga Xhelati dhe shërbëtorët e tij, kurse fshatarët i kërkonin trimat që e kishin zhdukur Xhelatin, por ata ishin tretur në rrugë…

Rezultate imazhesh për rexhep hoxha

Mrika e vogël, e përlotur, u tregoi katër trimave ngjarjen e tmerrshme- se e gjithë krahina jetonte prej ujit që buronte rrëzë një mali pak më larg. Pa atë ujë, do të vdiste çdo gjallesë, do të thahej çdo bimë. Por, atje jetonte një Kulçedër, që e ndalte ujin derisa fshatarët t’ia sillnin një fëmijë për ta ngrënë.

Rezultate imazhesh për rexhep hoxha


Çdo ditë kishin vepruar ashtu e sot i kishte ardhur radha Mrikës së vogël dhe ajo tash, e tmerruar, e priste Kulçedrën. Shpendi me shokë u përgatitën dhe, kur doli kulçedra, ai që i ndizte flakë shkambijtë, ia lëshon hukamët e tij të zjarrta-huuu! dhe, për sa çel e mëshel sytë, ta banë hi e shpuzë Kulçedrën. Mrika e vogël shpëtoi, dhe aty e mbrapa ajo krahinë nisi me u shtue e me jetue në lumni.

Pas një udhëtimi të gjatë, katër shokët hasën në një qytet të çuditshëm me pallate të rralla e të mrekullueshme për zotërinj, e shumë kasolla të mbuluara me kashtë për njerëz të përvuajtur, të cilët po vajtonin në skamje. Zotërinjtë ushqeheshin sa s’bën më mirë dhe ishin të veshur për bukuri, kurse të tjerët shkonin zhangla-zhangla, të verdhë nga sëmundjet e ndryshme të shkaktuara nga uria. Zotërinjtë kishin gjithçka, kurse të varfrit s’kishin as bukë për të ngrënë! Të katër shokët shihnin qindra robër të zdeshur duke bartur gurë të mëdhenj për t’u ndërtuar pallate të reja zotërinjve. Shihnin lypës, këngëtarë lëmoshe, njerëz që kishin humbur këmbë e duar…E Shpendi, i prekur shumë, u jepte gati të gjithëve gurë të çmueshëm, që kishte me vete. Robërit u çuan në kryengritje.

Filloi përleshja e madhe. Zotërinjtë nisën të hakmerren në mënyrën më të përgjakshme, i dënonin tmerrësisht robërit.
Shpendi u jepte krah robërve, prandaj zotërinjtë donin ta zhduknin edhe atë. Tre shokët e tjerë e shtrënguan zemrën dhe i sulmuan zotërinjtë. Ai që luante me bjeshkë, e kapi njërin nga xhelatët dhe e gjuajti larg e larg. Ai që i ndizte shkëmbinjtë, lëshoi hukamat e zjarrin dhe të gjitha kështjellat e pallatet u dogjën flakë. Më në fund-në qytet dëgjohet kënga e fitores. Robërit lirohen e shokët e çuditshëm me Shpendin në krye e vazhdojnë rrugën.


Rezultate imazhesh për rexhep hoxha

Shpendi është gjithnjë bamirës. Fëmijët e zënë Zogun këngëtar dhe duan ta fusin në kafaz. Shpendi i bind ta lirojnë, e pasi Zogu ia jep këngës mbi një pip thane, Shpendi, i gëzuar, u jep fëmijëve nga një cirilak. Herën tjetër-Shpendi has në disa fëmijë, të cilët kishin zënë një këlysh të zi bushtre dhe e hidhnin e përplasnin për gjiri. Po ashtu disa fëmijë të tjerë i mundonin këlyshët: Galoshin, Bardhoshin e Trumoshin dhe Shpendi i shpëton dhe i merr me vete, kurse fëmijëve u jep cirilaka…
Kur kthehet në Grykën e Pishtahut, Ugurzeza e pret Shpendin me fjalë të rënda e sharje-sidomos kur ia sheh këlyshët, të cilët i ndjek me lograca, u bën zullum dhe një ditë i mbyll në kthinë me shtatë dryna.

Shpendi tash i kishte mbushur pesëmbëdhjetë vjet dhe Ujku Delengrënës priste që ta bënte të veten. Ai erdhi në pyll, ku Shpendi i ruante delet dhe i tregoi me kënaqësi gjakpirësi se e priste tërë jetën nga ajo ditë kur e kishte marrë nga Bardheci.
Shpendi, kur e merr vesh këtë, e mashtron Ujkun dhe ngjitet në majë të një lisi. I thërret qentë Galoshin, Bardhoshin e Trumoshin dhe ata i thejnë të shtatë drynat dhe Ujkun Delengrënës e bëjnë copa-copa. Mandej Shpendi ia tregon ngjarjen Gogës, por edhe kjo përpiqet ta helmojë dhe ta vrasë me dhëmbin helmues të Ujkut, të cilin ia futë nën shtrojë. Shpendi vdes dhe ajo e varros. Qentë besnikë ia gjejnë varrin. Por –si ta shëronin?

Dëgjojnë britmën e një korbi: Me gjakun tim mundet me u ngjallë ai i vorruemi! Trumoshi ia ngjet me shpejtësi si të erës, ia heq kokën dhe me gjakun e njomë e stërpik varrin e Shpendit, i cili ngjallet dhe drejtohet shpejt tek Ugurzeza. Prej së keqes vjen e keqja- i bërtet dhe e lyen me rrëshirë të pishës e ia fut flakën. Ugurzeza bëhet thëngjill. Mandej Shpendi shkon dhe i then drynat e odave të Ugurzezës dhe hyn për t’i parë zhbindat, për të cilët ajo fliste gjithnjë. Por çka të shihte! Nuk ishin zhbinda, por shumë gurë të çmueshëm. Sheh sa koprrace e ndytë kishte qenë Ugurzeza. I djeg të gjitha ato sende të hatashme të qilarit, mbush tarrçukun me një palë duq plot me gurë të çmueshëm dhe, bashkë me Galoshin, Bardhoshin e Trumoshin, niset për në Arrnjet, ku e presin me gëzim të madh nëna, babai, motrat dhe farefisi.

Megjithatë, siç e pamë edhe nga përmbajtja, ngjarja nis të qarkullojë nëpër binarët realë; katundi e ka emrin e vet Arrnjet, reale është edhe familja e Bardhecit dhe e Ajkunës, që kishin shtatë vajza e asnjë djalë; ëndrra e vetme e të shtatë motrave për të pasur një vëlla është e natyrshme; motrat çdo ditë kryejnë punët e ndryshme të shtëpisë, kurse Bardheci, babai i tyre për çdo mëngjes i lëshon delet në mal; ngjarja sikur shkëputet nga bota reale, atëherë kur Bardheci ia dërgon Ujkut Delengrënës djalin e tij të vetëm që i lind, vetëm e vetëm për ta mbajtur fjalën e tij të burrit. Dhe atëherë sikur mbizotërojnë elementet fantastike. Aktivizohen gjallesat e pyllit.

Në momente duket sikur dominon forca e fatiti. Veprimi bëhet dramatik. Ujku Delengrënës ia çon Shpendin-foshnje Plakës Ugurzezë, e cila në roman po ashtu do të mbetet gjer në fund simbol i tmerrit, i egërsisë, i dinakërisë, simbol i shpiritit të keq. Shpendi mbetet në mëshirën e saj.

Mirëpo Rexhep Hoxha do të vëjë shpejt njëfarë simetrie në karakteret e personazheve të romanit të vet. Ai do të përpiqet t´i balansojë tiparet pozitive dhe negative të tyre. Madje, e sheh të udhës t´i glorifikojë edhe të mirat e jetës dhe të natyrës; Shpendi nuk do të mbetet gjatë i vetmuar. Atij do t´i ndihmojnë e do t´i bëjnë shoqëri një varg qeniesh njomake: Bishtkuqja Xinxare, Erëmira-nëna e pyllit, Sqepkuqi etj, Kundruall tyre, do ta mbajnë gjallë ndjenjën e rrezikut: Ujku Delengrënës, Plala Ugurzezë, Bolla, Kulçedra, Gjin Xhelati etj. Dhe pikërisht, atëherë kur duket se ngjarja është larguar mjaft nga realiteti, Shpendi një ditë takohet me barinjtë e fshatit dhe veprimi përsëri materializohet, kristalizohet ideja dhe ndërlidhet sërish me njerëzit.

Midis elementeve reale dhe atyre fantastike në Lugjet e verdha megjithatë ekziston njëfarë drejtpeshimi dhe që të dyja këto janë manifestuar aq sa i duhet përrallës. Shkrimtari, edhe pse në realitet ka krijuar një roman, ai në të nuk ka pretenduar në asnjë çast t´i shmanget indit përrallor, që veprën e tij e përshkon tej e për tej. Veprimi në të herë merr ngjyrë fantastike, herë merr nuanca reale, dhe ky alternacion do të vazhdojë gjer në fund të romanit, kur pas shumë aventurash e peripecish, Shpendi kthehet përsëri në gjiun e tij familjar.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...