Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/02/23

‘Europë ndihmoje Shqipërinë përpara se të bëhet Siria e ardhshme’


Nëse demokracitë evropiane nuk ndërhyjnë për të garantuar lirinë e zgjedhjes politike dhe funksionimin e sundimit të ligjit, shqiptarët do të hasen sërish në portat e Italisë dhe Evropës’, shkruan në gjuhën italiane për situatën aktuale në vend pedagogu dhe opinionisti Agron Gjekmarkaj.


Rezultate imazhesh për agron gjelmarkaj


Sot në Shqipëri ekziston vetëm një potencë pothuajse absolute: ajo e kryeministrit Edi Rama. Institucionet kryesore të shtetit janë në duart e tij. Me arsyetimin e reformës gjyqësore, gjykatat janë vetëm në emër: nuk ka më dallim midis një polici, një prokurori dhe një gjyqtari. Më vjen keq që kam një qëndrim kritik ndaj vendit tim, sidomos duke folur me një agjenci të huaj, por e vërteta na bën të lirë … ndoshta.

Në gjashtë vjet të sundimit socialist, Shqipëria është bërë republika e gjelbër e kanabisit, duke u bërë, në fakt, vendi në qendër i trafikantëve të ndryshëm të drogës, shpesh të lidhur me personalitete shumë të dukshme.

Ne jemi një popullsi prej 4.2 milionë banorësh, midis të cilëve 1.5 milionë emigruan në vende të tjera. 300 mijë të tjerë u larguan në vitin 2015, duke e çuar numrin e emigrantëve në 1.8 milionë. Për një vend të tillë të vogël ky është një vetëvrasje demografike. Sondazhet e fundit ofrojnë një panoramë të frikshme, ku 60% e popullsisë së mbetur dëshiron të largohet.

Njerëzit sot vuajnë nga varfëria, papunësia, krimi, korrupsioni i përhapur dhe mbi të gjitha nga mungesa e sundimit të ligjit.

Kohët e fundit u bë publike një dosje me përgjime midis eksponentëve të afërt politikë të kryeministrit Edi Rama me ato të krimit të organizuar. Në këto telefonata flitej ndër të tjera për vota të blera dhe të shitura gjatë procesit të fundit zgjedhor, duke goditur kështu fuqishëm legjitimitetin e qeverisë. Kësaj dosje i shtohen edhe kontratat e rrugëve, të menaxhuara prej vitesh nga njerëz të afërt të kryeministrit.

Reagimi i qytetarëve të revoltuar dhe opozitës ka anuluar së fundmi një kontratë prej 30 milionë eurosh, e cila i ishte besuar një firme fantazme që llogariste një kapital të depozituar prej vetëm 80 centësh.

Studentët dhe profesorët e universiteteve publike kanë qenë për dy muaj gjendje agjitacioni të vazhdueshëm. Ata po protestojnë ndaj problemeve të ndryshme që u peshojnë çdo ditë në jetën e përditshme. Edi Rama, duke përfituar nga ky moment dhe pa përmbushur kërkesat e universitetit, ka ndryshuar 80% të ministrave, duke përkeqësuar akoma më tej cilësinë e qeverisë.

Opozita u bëri thirrje më 16 shkurt mbështetësve të saj që t’i bashkoheshin në qendër për të protestuar, por ajo që tërhoqi vëmendjen, mediatike dhe jo vetëm, ishte pjesëmarrja e më shumë se 60 mijë shqiptarëve, të cilët janë pjesë e një vendi me popullsi pothuajse të përgjysmuar ku vret gjithnjë e më shumë arroganca e pushtetit dhe korrupsioni. Protesta u pasua me vendimin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, për të mos marrë më pjesë në Parlament. Ndërkohë që, të enjten (21 shkurt) do të ketë sërish një protest. Thënë shkurt, situata paraqitet tejet komplekse.

Dhe në qoftë se demokracitë evropiane nuk ndërhyjnë për të siguruar lirinë e zgjedhjes politike, për të siguruar funksionimin e shtetit të së drejtës, për të siguruar se shoqëria shqiptare do ta mposhtë korrupsionin qeveritar, do të krijohet sërish rasti i Shqipërisë në portat e Italisë dhe Evropës dhe ne do të jemi refugjatët e ardhshëm.

Ne kemi nevojë për ndihmën reale të Evropës për të jetuar si qytetarë evropianë në Shqipëri dhe jo nëpër Evropë si emigrantë dhe si mish për ‘gojën zgjedhore’ të populistëve të rinj. Ne jemi evropianë, jo macet e zeza të Evropës. Na ndihmoni që të gëzojmë lirinë e fituar nga pushtimet otomane, ku vidheshim e përqesheshim.

Zbulohet lidhja e Murrizit me deputetin e PS

Pas vendimit të tij për të dalë kundër deputetëve të tjerë të opozitës për djegien e mandateve, Kreu i selisë blu, Lulizm Basha vendosi që ta përjashtonte nga partia deputetin Myslim Murrizi.



Murrizi njihet si deputeti, i cili nuk ua përtonte polemikave, por duhet thënë se nuk kanë munguar edhe polemikat brenda llojit, si dhe me gazetarë që janë shumë të afërt me Partinë Demokratike. Në media u tha se Murrizi është peng i njerëzve në pushtet dhe nuk mund t’i bashkohej vendimit të Partisë së tij.



Madje, u përmend edhe fakti se ka biznese me një deputet të Partisë Socialiste. Rreth 10 ditë më parë, kur nuk kishin filluar akoma protestat dhe gjetëm deputetin Murrizi duke dalë nga zyrat e Kuvendit.

Ai shihet i shoqëruar nga dy deputetë të Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja dhe Adnor Shameti, madje është në humor shumë të mirë në shoqërinë e tyre.

Rusia drejt vendosjes së trupave në Serbi

Ndikimi i lobit rus në Shqipëri

Shaban Murati, ish-ambasador i Shqipërisë në Suedi dhe një bashkëpunëtor i rregullt i medieve shqiptare për çështjet e rajonit të Ballkanit, shkruan  për atë që e cilëson si ndikim i lobit rus në jetën mediatike dhe politike në Shqipëri.

Ai i referohet heshtjes që pasoi në median shqip të rezolutës së Parlamentit Europian për rrezikun e luftës hibride, term që adreson praktikat komplekse ushtarako-politike dhe mediatike që i atribuohen Rusisë së Vladimir Putinit që nga konflikti i Ukrainës. Murati shkon edhe më tej duke denoncuar se këto media, kanë të paktën 2 vjet që glorifikojnë Rusinë

“Nëse do të pyetesha përse gjithë kjo heshtje në politikën dhe në mediat e Tiranës për rezolutën alarmante të Parlamentit Europian mbi rrezikun e luftës hibride dhe informative të Rusisë kundër BE dhe Europës, të miratuar në 23 nëntor, përgjigja ime do të ishte “ndikimi i lobit rus në Shqipëri”.

Sepse mediat dhe portalet shqiptare, që kanë dy vjet që glorifikojnë Rusinë dhe Putinin çdo ditë, nuk gjetën asnjë hapësirë për të dhënë të paktën lajmin se Parlamenti Europian datën 23 nëntor miratoi rezolutën “Komunikimi Strategjik i BE për të kundër balancuar propagandën anti-BE nga palë të treta”.

Shqipëria është shtet kandidat i BE, i cili ka marrë edhe rekomandimin e Komisionit Europian për hapjen e bisedimeve të pranimit me BE, dhe padyshim është i lidhur dhe duhet të jetë i interesuar për çdo akt politik dhe legjislativ, që ndërmerr Parlamenti Europian, dhe që ka të bëjë me interesat dhe vlerat themelore demokratike të BE, ku Shqipëria do të bëhet anëtare”, shkruan diplomati Shaban Murati.





Shaban Murati


Avancimi i gjeopolitikës dhe i gjeostrategjisë ruse në Ballkan po shkon drejt formave gjithnjë e më agresive. Organi proqeveritar rus “eadaily.com” në 22 dhjetor 2018 hedh në qarkullim propozimin e ri për vendosjen e forcave ushtarake ruse në Serbi. Me titullin “Serbisë i duhet kontingjenti ushtarak rus” dhe me nëntitullin “Prania ushtarake ruse në Serbi mund të parandalojë acarimin ushtarak të konfliktit në Kosovë”, drejtori i Qendrës Ballkanike të Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Moskë, Viktor Kollbanovskij, parashtron propozimin që “rrugëdalja e vetme për Serbinë është vendosja e një kontingjenti ushtarak rus në Serbinë Qendrore”.

Është hera e parë që një media proqeveritare dhe një drejtues i një Qendre të specializuar ruse për Ballkanin paraqet propozimin që në Serbi duhet të vendoset një kontingjent ushtarak rus.

Kjo duhet marrë si një sinjal paralajmërues i zhvillimeve të pritshme negative në rajonin tonë, ku ambicja e Moskës mund të marrë formën e rrezikshme të vendosjes së trupave ushtarake ruse në rajon. Në artikullin e tij të datës 22 dhjetor drejtori i Qendrës Ballkanike ruse të Bashkëpunimit Ndërkombëtar thekson: ”Fakti që situata në Ballkan u përfshi në rendin e ditës të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë të Federatës Ruse në 17 dhjetor dëshmon për atë që rajoni në fjalë hyn në fokusin e interesave ruse të sigurisë kombëtare”.

Edhe komunikata presidenciale ruse për mbledhjen e mësipërme të anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurisë së Federatës, që u drejtua nga presidenti Vladimir Putin, thekson se “mbledhja diskutoi në mënyrë të detajuar për gjendjen në Ballkan”, dhe nuk përmend asnjë rajon tjetër të botës, madje as Sirinë. Burime diplomatike lindore bëjnë të ditur se në këtë mbledhje të Këshillit të Sigurisë të Federatës Ruse është përqendruar në lëvizjet diplomatike dhe ushtarake të Rusisë për zhvillimet me temën e Kosovës.

Nuk duket rastësi që pikërisht në kulmin e debateve diplomatike rajonale, evropiane dhe ndërkombëtare për zgjidhjen e nyjës konfliktuoze midis Serbisë dhe Kosovës, nga Rusia vjen propozimi për vendosjen e forcave të saj ushtarake në Serbi. Që të jemi të qartë, ky është propozim që i drejtohet udhëheqjes së Serbisë, të cilës sipas burimeve diplomatike lindore, i është paraqitur në kanale diplomatike kjo ide ruse. Një ekspert i njohur ushtarak rus, Viktor Litovkin, drejtor i departamentit të editorialeve ushtarake në Agjencinë Shtetërore ruse TASS, shkruante para disa kohësh po në “eadaily.com”, se “mundësia e pranisë ushtarake ruse në Serbi varet para së gjithash nga vullneti dhe iniciativa e udhëheqjes serbe”. Është një presion dhe shantazh i hapur i Moskës ndaj Beogradit, që Serbia t’i hapë rrugë vendosjes së trupave ruse ne territorin e saj dhe që të mos devijojë nga roli i instrumentit të strategjisë ruse në Ballkan.

Aktualisht Serbia ndodhet në një pozitë të vështirë diplomatike dhe politike. SHBA dhe disa shtete të BE po i kërkojnë asaj që t’i jap fund hezitimit për njohjen e Kosovës si shtet i pavarur, duke nënshkruar marrëveshjen përfundimtare të normalizimit të marrëdhënieve dypalëshe. Kushdo e kupton se realizimi i një marrëveshje përfundimtare, ku Serbia dhe Kosova të njohin reciprokisht njëra-tjetrën, do të përbënte kontribut për stabilizimin e rajonit, por edhe një avancim të hapësirës së integrimit euroatlantik në Serbi dhe në Kosovë. Një perspektivë e tillë euroatlantike don të thotë mbyllje e dyerve për influencën ruse në Serbi dhe në rajon. Këtë skenar të disfavorshëm gjeopolitik Moska kërkon ta parandalojë me çdo mënyrë. Ndaj konstatohet një aktivizim shumë i madh i saj në rajon dhe si rezultat kemi për herë të parë një rol të ri aktiv të Rusisë në rajon pas 15 vitesh. Fakti është se Rusia po arrin të fitojë një rol të ri në tratativat e mbyllura të fuqive të mëdha për t’i dhënë fund kontestit Serbi-Kosovë.

Duhet pranuar se Rusia, me një mënyrë ose tjetër, me konsensusin apo pa konsensin e Perëndimit, po arrin të jetë lojtare e rëndësishme në qarkun e mbyllur të fuqive të mëdha për finalen e dialogut Serbi-Kosovë. Takimi befasues i presidentit rus Vladimir Putin me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në Paris në 11 nëntor 2018, dhe kujdesi i protokollit francez për t’i ulur dy presidentët pranë njeri-tjetrit, duhen lexuar si shenjë se Rusia po lejohet të marrë një rol të ri diplomatik në Ballkan. Por kushdo, që e njeh sado pak metodologjinë dhe strategjinë e diplomacisë ruse, e di se Kremlini nuk do të mjaftohet vetëm me rolin diplomatik në çeshtjen Kosovë-Serbi dhe në rajon. Ai synon diçka më të madhe dhe kjo është prania ushtarake ruse në Ballkan.

Kam mendimin se Rusia po aplikon në Ballkan metodën e saj të suksesshme siriane. Në Siri ajo priti katër vjet derisa Perëndimi të ngatërrohej në përplasjen e interesave me njeri-tjetrin dhe të mos e zgjidhte dot krizën siriane, dhe ahere hyri në valle Rusia. Në fillim diplomatikisht me marrëveshjen me SHBA për largimin e armëve kimike nga Siria, dhe pastaj një vit më vonë Rusia vendosi dislokimin e forcave të saj ushtarake në territorin e Sirisë. Rusia është aktualisht lojtari kryesor përballë Perëndimit për zgjidhjen e krizës siriane. Skema e saj siriane po rivihet në Ballkan dhe Rusia, pasi është ulur si lojtare në tryezat e mbyllura të fuqive të mëdha për dialogun midis Serbisë dhe Kosovës, pritet të kalojë në fazën tjetër të planeve të saj strategjike, atë të vendosjes së forcave të saj ushtarake në Serbi.

Çfarë bën përshtypje në propozimin e Qendrës Ballkanike ruse të Bashkëpunimit Ndërkombëtar? Së pari, i kërkohet Beogradit që “me vendosmëri të refuzojë çdo lloj marrëveshje të veçantë me shqiptarët e Kosovës dhe t’i drejtohet Rusisë me lutjen për ndihmë ushtarake, përfshirë edhe vendosjen në Serbi të kontingjentit ushtarak rus”.

Së dyti, e kërcënon udhëheqjen e Beogradit që, nëse nuk pranon kërkesën ruse të trupave, Rusia mund t’i ngrejë kundër publikun e brendshëm dhe sidomos kishën ortodokse serbe. Institucionet e specializuara ruse kanë krijuar përvojë dhe rrjete në drejtim të nxitjes së protestave dhe të trazirave sociale e politike në vendet ballkanike dhe dorën e tyre e kemi parë në shumë shtete të Ballkanit, përfshirë edhe vende anëtarë të NATO-s.

Së treti, propozimi për vendosjen e forcave ushtarake ruse në Serbi hidhet në prag të vizitës, që pritet të bëjë në fillim të vitit të ardhshëm në Beograd presidenti rus. Drejtori i Qendrës Ballkanike ruse të Bashkëpunimit Ndërkombëtar i klasifikon si “sfond i papërshtatshëm për realizimin e vizitës së presidentit Putin rrethanat e tanishme të politikës së brendshme të Serbisë”. Kjo formë kërcënimi diplomatik do të thotë që diplomacia ruse para vizitës së Putinit po pret reagimin e Beogradit ndaj kërkesës për vendosjen e kontingjentit ushtarak rus në Serbi dhe për dhënien e statusit diplomatik për ushtarakët rusë të bazës ushtarake ruse në Nish.

Është hera e parë që një institucion rus paraqet në një organ proqeveritar rus kërkesën që Serbia të mos pranojë marrëveshje e normalizimit përfundimtar të marrëdhënieve me Kosovën. Pavarësisht se Kremlini ka deklaruar se Moska do të pranojë çdo marrëveshje dypalëshe, që do të bien dakord Beogradi dhe Prishtina, domethënia e thirrjes së re për refuzim të marrëveshjes, është që Rusia po rrit çmimin e lojës dhe të pazareve të saj në tryezat e mbyllura diplomatike të fuqive të mëdha. Moska po e ngre çmimin edhe për Serbinë, edhe për Kosovën, edhe për Perëndimin, me atutë që ka në dorë për secilin.

Ambicia ruse për vendosjen e forcave të saj ushtarake në Serbi është objektiv i madh gjeopolitik dhe gjeostrategjik rus për Ballkanin. Është e kuptueshme se një Serbi me forca ushtarake ruse në territorin e saj nuk mund të pranohet anëtare e BE, pa le më anëtare e NATO-s. Rusia po fiton kështu një peshë të re në Ballkan, duke u përpjekur të diktojë paritetin e influencës në rajon dhe sanksionimin e pjesës së saj të influencës.

Jemi para një procesi negativ, i cili kërkon një reflektim të artikuluar sidomos nga BE, e cila duhet të kuptojë se roli i saj në Ballkan po spostohet dhe dobësimi i zërit evropian shkon në favor të Rusisë. Ky grafik do të përkeqësohet akoma më shumë, nëse diplomacia e BE do të vazhdojë të merret me “seksin e engjëjve” të ushtrisë së Kosovës dhe nuk do të shikojë retë e zeza të pranisë ushtarake ruse, të cilat po vijnë drejt Ballkanit. Mungesa e kohezionit diplomatik të BE dhe paaftësia e saj për t’i imponuar Serbisë njohjen e Kosovës gjatë shtatë viteve, që udhëhoqi dialogun Serbi-Kosovë në Bruksel, sollën në një situatë, ku BE po shndërrohet përsëri në spektatore dhe jo në arkitekte e zgjidhjes së krizave ballkanike. Le të shpresojmë se në Bruksel dhe në kryeqytetet e tjera të rëndësishme evropiane, si dhe në kryeqytetet ballkanike, po i dëgjojnë tingujt e marshit të vjetër ushtarak rus: “Ja po vjen Ushtria e Kuqe!”.

Shaban Murati, Diplomat karriere dhe gazetar. Autor i shumë librave, shkrimeve dhe komenteve mbi marrëdhëniet ndërkombëtare dhe rolin e Shqipërisë në to.


Botime

Serbia kundër Serbisë : analizë e një gjysmërevolucioni të lënë përgjysmë - 2004
Enigmat diplomatike të pavarësisë së Kosovës : (fletë nga ditari i një ambasadori) - 2007
Çështja shqiptare pas pavarësisë së Kosovës : një testament diplomatik - 2009
Profile të diplomacisë europiane në Ballkan - 2009
Hije në diplomacinë shqiptare - 2012
Diplomacia shqiptare në kërkim të identitetit - 2013
Rusia ballkanike - 2014
Shqiptarët e Maqedonisë, prioritet i çështjes shqiptare - 2016

Turpi i binismenëve kosovar s'ka të ndalur !



Lajiq: Taksa drejt heqjes, importuesit në veri po presin mallrat e Serbisë

Ministri i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikimit në Qeverinë e Serbisë, Rasim Lajiq, ka deklaruar  se mallrat nga Republika e Serbisë  mund të hasen në gjithë Republikën e  Kosovës dhe se ato po arrijnë përmes rrugëve alternative.

Ai ka rikujtuar se zyrtarët në Republikën e Serbisë  kishin tërhequr vërejtjen për rritjen e kontrabandës menjëherë pasi që Kosova  zyrtare kishte vendosur masën e tarifës doganore 100 për qind ndaj produkteve importuese  nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina.

Rasim Lajiq ka thënë për Radio Televizionin e Serbisë, se nëse shikohet në veri apo në jug të Kosovës, gjithkund mund të hasen mallrat nga Serbia të cilat mbërrijnë atje përmes rrugëve të ndryshme.

“Ka raste kur gruri ynë shkon në Kroaci, prej atje paketohet dhe transportohet në Kosovë si mall i Kroacisë”, është shprehur Rasim Lajiq.

Sipas tij, një forme tjetër e plasimit të mallrave nga Republika e  Serbisë  në Kosovë është kur ato dërgohen në Maqedonine Veriore , ripaketohen dhe shkojnë në tregun e Kosovës si mallra nga Maqedonia Veriore .

Ai ka përmendur se si pasojë e taksës për tre muaj, Serbia ka humbur 90 milionë euro.

Rasim Lajiq ka potencuar po ashtu se humbjet për ekonominë e Serbisë do të jenë edhe më të mëdha nëse bizneset e atjeshme e humbin tregun në Kosovë, ngaqë tashmë, sipas tij janë lajmëruar biznese nga Shqipëria, Sllovenia, Kroacia, Hungaria e tjerë, që duan të përfshihen në këtë treg.

Qeveria e Kosovës ka vënë taksë prej 100 për qind në importet e këtyre dy shteteve në nëntor të vitit të kaluar.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se mospezullimi kësaj mase përbën qëndrim kundër interesave të SHBA-së.

Nënkryetari i Qeverisë së Serbisë dhe ministri i saj i Tregtisë Rasim Lajiq, ka deklaruar  se çdo gjë po tregon se Kosova do ta heqë taksën ndaj mallrave të Serbisë.

Ai, siç përcjell agjencia serbe e lajmeve Tanjug, ka thënë se Serbia për shkak të taksës në Kosovë ,nga 21 nëntori i vitit 2018 deri më 21 janar 2019, Serbia ka shitur 66,2 milionë euro më pak mallra, transmeton Koha.net.

Në pyetjen nëse pritet që të hiqet shpejt taksa pasi pala kosovare po deklaron se po shqyrtohet mundësia e suspendimit të përkohshëm, Lajqi është përgjigjur se ende nuk ka njohuri konkrete rreth saj, porse, ka shtuar, çdo gjë po tregon se po shkohet drejt saj – heqjes.

Ai ka shtuar se importuesit nga Kosova tashmë kanë shkuar në veri dhe atje po interesohen për mallrat që do t’i importonin menjëherë pas heqjes së taksës, pasi “ata paralajmërojnë se heqja do të ndodhë", ka theksuar ministri.

Lajiq ka përfunduar se nga aleatët ndërkombëtarë të Kosovës po bëhet një presion i madh që taksa të hiqet.

F.B.

2019/02/21

Edi Ramës duhet me ligj t’i ndalohet të merret me politikë


Kim Mehmeti.jpg

Nga Kim Mehmeti

“Shqiptarinë e kanë ngulfatur politikanët si Kryeministri aktual i Shqipërisë, të cilët posa bëhen burrështetas, e humbin pushtetin mbi vetveten! Dhe si të tillë, çdokund rreth vetes, ata shohin individ me të meta fizike e mendore, e me të cilët mund të tallen sa të duan, e kur të duan! Pra si të tillë ata çdokund shohin kazanë ku kalben kundërshtarët e tyre politik, si dhe tepsi me bakllava, që u takon vetëm atyre. Politikanët e tillë bëjnë çmos që paturpësinë dhe krimin ta ngrenë në vlerë politike, me çka debatin politik e zbresin në nivel të zënkave nëpër plazhet nudistike dhe nëpër bordele! Dhe ndodh që politikanët e tillë të jenë zbavitës dhe ekzotik për perëndimorët, por fatkeqësi e madhe e popullit dhe vendin që drejtojnë, ngaqë kanë tipare të kundërta nga ato të qenit besnik: u lëpihen të huajve dhe e lehin dhe e kafshojnë të vetin!

Shqiptarisë nuk i mungojnë as burrështetas të llojit të Presidentit të sotëm të Kosovës, i cili shtetin e sheh si pronë të veten private! Dhe duke e konsideruar vendin si pasuri të veten, ata besojnë se edhe kufijtë e tij ndërrohen si ato të livadheve që i ke trashëguar nga të parët e tu! Dhe ndërtojnë shtet të pabanueshëm për popullin , por parajsë për të afërmit e tyre!

Nëpër ‘Shqipëritë’ tona ka shumë politikanë, të ngjashëm me drejtuesit e BDI-së, të cilët besojnë se posa e vë kravatën e politikanit, nga injorant bëhesh më i mençuri i botës! Dhe politikanët e tillë jo vetëm që e marrin në qaf popullin, por duan ta arrijnë të pamundurën: tu takojë edhe lavdia edhe hajnia!

Thënë shkurt e shqip: ‘Shqipëritë‘ tona kanë përplot politikanë që janë fati i fqinjëve tanë dhe i të huajve, por fatkeqësia jonë! Andaj duhet që një ditë e më parë atyre me ligj t’u ndalohet të merren me politikë! Dhe këtë duhet bërë edhe kur kjo nuk u pëlqen miqve tanë perëndimorë, të cilët kanë filluar të besojnë se shqiptaria është një kopsht i mbrojtur nga mjeranë të paaftë ta njohin dhe ta murojnë mirëqenien e vet!” .


(Kim Mehmeti ka lindur në fshatin Gërçec, Shkup në vitin 1955. Është i njohur si shkrimtar, romansier, tregimtar, eseist, publicistë dhe përkthyes nga gjuha maqedonase në gjuhën shqipe dhe anasjelltas.

Është një ndër themeluesit e së përjavshmes “Lobi” e cila botohej në Shkup nga viti 2001 deri në vitin 2006. Ka qenë redaktor i revistës për kulturë “Jehona” (Shkup), redaktor i veprimtarisë botuese pranë SH.B. “Flaka e vëllazërimit” (1991-1992). Në Institutin Shoqëria e Hapur – Maqedoni ka punuar si koordinator i veprimtarisë botuese. Pastaj ka punuar si kryeredaktor për Maqedoninë i Rrjetit Informativ Evropian (AIM) dhe ka qenë edhe koordinator i këtij rrjeti për Ballkanin Perëndimor (1993-2003). Nga viti 1997 deri në vitin 2003 ka qenë drejtor ekzekutiv i Qendrës për Bashkëpunim dhe Mirëkuptim Multikulturorë në Shkup.

Kim Mehmeti është nismëtarë i më shumë iniciativave qytetare në Maqedoni dhe në rajon.

Tani punon si përgjegjës i zyrës së TV Top-Channel në Shkup.

Përpos në gjuhën amtare, Kim Mehmeti shkruan dhe boton edhe në gjuhën maqedonase. Punimet e para letrare i ka botuar në fillim të viteve të shtatëdhjetë të shekullit të njëzet nëpër revistat kroate. Kim Mehmeti është rrëfimtarë i lindur, ai nuk u nënshtrohet shablloneve, por i dorëzohet qëndismës së lëndës së vet rrëfyese. Andaj proza e tij është e veçantë dhe tërheqëse. Thjeshtë ajo e rrëmben lexuesin dhe e shpie drejtë thellësive joshëse nga shkon imagjinata e tij e bujshme, e cila shtrihet nga fantazmagoria e së vërtetës dhe reales deri te irealja dhe fantastikja. Fati, si peshore e jetës, është ai që përcakton krijimtarinë e këtij autori.

Kim Mehmeti, fitues i shpërblimit "Rexhai Surroi" për romanin më të mirë 2008 Kim Mehmeti, fituesi i Shpërblimit “Rexhai Surroi” për romanin më të mirë shqiptar për vitin 2008

Arsyetimi i Jurisë: Për shkathtësinë dhe koloritin e rrëfimit poetik, për mjeshtërinë e ndërtimit të prosedeut romantik, midis magjisë dhe reales, të vërtetës dhe fiktives, të ambientuar në fshatin e tij metaforik, në të cilin ndërthuret e tërë historia jonë, në një periudhë të ndjeshme të agonisë së Perandorisë Otomane, Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, stalinizmit dhe titizmit, juria vendosi njëzëri që çmimi t’i jepet shkrimtarit Kim Mehmeti, për romanin “Vitet e urithit”, botuar nga Toena, Tiranë më 2007.

Shpërblimi për gazetari nuk u nda, sepse sipas vlerësimit të jurisë, pavarësisht faktit se në mesin e konkurruesve ka pasur gazetarë kualitativë, këtë herë cilësia e teksteve të paraqitura nuk ka përkuar me standardin e lartë që ka vendosur juria për ta akorduar këtë shpërblim.

Veprat e Kim Mehmetit janë përkthyer në gjuhën gjermane, franceze, bullgare, turke, kroate dhe në gjuhë tjera)

Protesta masive e opozitës, përballë Parlamentit, të enjten (21.02.2019) përfundoi pas tri orësh, pa incidente dhune. Disa fishekzjarre dhe bomba molotov nuk arritën të përhapen dhe të dominojnë protestën.


Rezultate imazhesh për flori bruqi

Nga Flori Bruqi


Parlamenti ka mbyllur dyert sot, pasi më parë opozita kishte paralajmëruar protestën. Interesant është fakti se ka pasur shumë spekulime se ku do jetë kryeministri Edi Rama gjatë protestës.

Fillimisht u tha se ai mund të jetë në Turqi. Më pas pati spekulime se ai do jetë në Gjirokastër.

Ndërkohë sot është mësuar se Edi Rama është në Tiranë dhe gjendet në kryesinë e Kuvendit në zyrën e kryeparlamentarit Gramoz Ruçi.


                            

Edi Rama nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar pas djegies së mandateve nga ana e deputetëve të opozitës, pavarësisht disa ngacmimeve që ka bërë në rrjetet sociale.


Në një intervistë dhënë dje për mediat italiane Rama është shprehur se protestuesit kërkojnë që të djegin Parlamentin, ndërsa ka vijuar më tej duke thënë se qeveria e tij është duke luftuar korrupsionin.

***

Përpara qindra qytetarëve, kreu i opozitës Lulzim Basha dha një mesazh për ndërkombëtarët.

“Dua këtë mesazh të parë t’jua a them miqve tanë. Ne nuk jemi populli i dhunës, ne jemi populli i demokracisë, ne jemi populli i Shqipërisë, ne jemi e ardhmja europiane e vendit. Ne nuk do të pranojmë kurrë më një Kryeministër bandit.


Jam qytetar i Tiranës, në krahun tuaj dhe me ju. Zoti e ka nisur rrugëtimin që nisi dhe bashkimin e shqiptarëve pa ndërprerje deri në largimin e qeverisë së krimit. Rama ik! Ne kërkojmë atë që na takon. Sytë e Europës dhe partnerit tonë strategjik, SHBA, nga sot dhe ky shesh ne do tregojmë vlerat dhe parimet. Lulzim Basha do qëndrojë në krahun tuaj, sepse unë besoj tek demokracia, tek zgjedhjet e lira dhe të ndershme, tek qeveria e së drejtës. Unë besoj tek lira, mundësia për çdo shqiptar”, tha Basha.



****




Lideri i PD-së zt. Lulzim Basha ka vendosur ta mbyll protestën e 21 shkurtit  2019 në selinë e PD, ku ka paralajmëruar se protesta të tjera do të vijojnë në çdo qytet të Shqipërisë.





Basha tha se protestat nuk do të ndalen deri sa të bëjnë të mundur largimin e kryehajdutit, Edi Rama.

“Në çdo cep të Shqipërisë le të nisim këtë rrugëtim shprese dhe force të pandalshme dhe popullore për rrëzimin e regjimit kriminal, largimin e Maduros dhe për të rikthyer në çdo vatër besimin se e nesërmja po vjen, po miq Shqipëria do të ketë të ardhme dhe kjo nuk i takon kriminaleve”, tha Basha.


Ndërkohë që paralajmëroi se pas Tiranës do të vijojnë protestat në Shkodër, Vlorë, Tropojë dhe Sarandë.
“E duam Shqipërinë si gjithë Evropa, Liri Demokraci. Bëhuni gati për betejën e radhës në Tiranë Shkodër Vlorë, Dibër Tropojë, Sarandë anembanë vendit”, përfundoi kryetari i PD.

Deputeti i Merkelit,zt.Nikolas Löbel : Lënia e mandateve, veprim i pazakontë dhe i gabuar





Nikolas Löbel, deputet gjerman i CDU-së së Kancelares Angela Merkel, njëherazi anëtar i politikës së jashtme në Bundestagun gjerman dhe bashkëraportues për Shqipërinë, në një intervistë telefonike nga Berlini për Top Channel, flet për vendimin e deputetëve të opozitës që lanë mandatet

Nikolas Löbel: Është një vendim i pazakontë. Demokracia ndodh në Parlament, populli shqiptar ka votuar për Parlamentin dhe i besojnë atij institucioni që të kujdeset dhe të mbrojë demokracinë dhe shoqërinë. Prandaj, mendoj që është një vendim i gabuar nga ana e opozitës të dorëzojë mandatet dhe të largohet nga ajo dhomë e demokracisë, siç është Parlamenti.

Por, sa do të ndikojë ky veprim i opozitës në vendimin e qershorit që pritet të merret për Shqipërinë?

Nikolas Löbel: Premtimi është dhënë në vitin 2003 për vendet e Ballkanit Perëndimor, që duhet të jenë pjesë e Europës, dhe Gjermania e pjesa tjetër e Europës duan ta mbajnë fjalën. Tani këtë vit, në verë, vendimi do të jetë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Më shumë se 90% e popullsisë shqiptare duan të jenë anëtarë të BE-së dhe pjesë e familjes europiane, gjë që e duam edhe ne. Mendoj se Shqipëria pret që ne të vendosim pas kaq kohësh, t’i nisim negociatat tani këtë verë, apo në vjeshtën e këtij viti. Por, anëtarësimi në BE nuk është vetëm përgjegjësi e qeverisë apo opozitës, është diçka e fuqishme që duhet të arrihet si nga qeveria, edhe nga opozita, së bashku, sepse i takon të gjithë shoqërisë dhe shtetit shqiptar të bëhen pjesë e BE-së. Pra, duhet vullneti dhe forca politike e qeverisë dhe opozitës për ta arritur këtë qëllim së bashku. Vendimi për të dorëzuar mandatet nuk është i mirë për qëllimin që duhet të arrijnë së bashku, atë të anëtarësimit në BE.

Nikolas Löbel dha edhe një mesazh të përbashkët për qeverinë dhe opozitën.

Nikolas Löbel: Kam dëgjuar të përmenden disa politikanë gjermanë, që i kanë këshilluar të dorëzojnë mandatet, gjë që nuk është e vërtetë. Ne jemi miq dhe duam të ecim përpara në rrugën drejt anëtarësimit të Shqipërisë, si dhe vendeve të tjera të Ballkanit, në BE. Ky është interesi i gjermanëve dhe rruga ku duam t’iu mbajmë dhe në çdo formë që mund t’iu mbështesim, për ekonominë, turizmin, reformën zgjedhore, reforma në drejtësi, luftën kundër korrupsionit. Për të gjitha këto, Gjermania është në krah të Shqipërisë për t’iu mbështetur. Por, këto vendime janë marrë në politikën e brendshme dhe po presim për vendimet e duhura nga ana juaj, për të shkuar drejt BE-së.





Sot zyrtarisht, deputetët e opozitës të vendit kanë firmosur lënien e mandatit të deputetit. Opozita e bashkuar ka vijuar me protesta, ndërsa kanë si kërkesë krijimin e një qeverie tranzitore, sikundër kanë si kërkesë tjetër zgjedhjet e parakohshme. Por jo të gjithë deputetët e kanë lënë mandatin.


Kush janë deputetët opozitarë që nuk e kanë lënë mandatin?

 Nga Partia Demokratike, nuk e ka firmosur lënien e mandatit të deputetit Fatmir Mediu, Nard Ndoka, Myslym Murrizi dhe Rudina Hajdari. Fatmir Mediu nuk e ka firmosur lënein e mandatit të deputetit, edhe për shkak se ndodhet jashtë vendit.

Nga LSI, është Lefter Koka që nuk e ka firmosur lënien e mandatit të deputetit.


****

Departamenti i Shtetit i bën thirrje opozitës në Shqipëri të mos i dorëzojë në masë mandatet dhe të dënojë publikisht dhunën e ushtruar gjatë protestave.

Rezultate imazhesh për matthew palmer


Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit (Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën  Matthew Palmer)ka zhvilluar mbrëmë dy biseda të veçanta telefonike me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe me kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi.

Sipas zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, zoti Palmer u bëri thirrje të dy udhëheqësve të opozitës të qëndrojnë të angazhuar në mënyrë konstruktive në proceset demokratike, duke theksuar rolin jetik, që partitë e opozitës duhet të luajnë në një shoqëri demokratike.

Diplomati i lartë amerikan, siç u shpreh zëdhënësi për Zërin e Amerikës, “i këshilloi” dy kryetarët e partive “kundër dorëheqjeve të koordinuara dhe në masë të deputetëve të opozitës nga parlamenti, pasi kjo do të dëmtonte përpjekjet për reforma dhe do të dëmtonte një institucion të rëndësishëm të demokracisë”.

Zoti Palmer, ndërsa theksoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për të drejtën e qytetarëve për të protestuar në paqe, u bëri thirrje si zotit Basha edhe zonjës Kryemadhi të hedhin poshtë dhe të dënojnë publikisht gjithë dhunën.



Mijra mbështetës të opozitës, të ardhur në Tiranë nga gjithë Shqipëria, kërkuan përsëri largimin e kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare për t'i dhënë fund asaj që opozita e quan " qeveri të korrupsionit dhe krimit të organizuar”. Atmosfera e protestës ishte ndryshe nga ajo e protestës së 16 shkurtit kur protestuesit qëlluan me gurë godinën e kryeministrisë dhe policinë, i vunë zjarrin pemëve, shkatërruan veprën artistike të artistit të famshëm gjerman Carsten Hӧller, "Kërpudha gjigande” të vendosur në kopshtin e kryeministrisë. Policia nuk përdori të enjten as gaz lotsjellës dhe as plumba gome ndaj protestuesve. Por gazetarët dhe fotorepertorët vendosën maska kundër gazit pas hedhjes së disa bombave Molotov nga protestuesit. Thirrjet paraprake të BE, ambasadores gjermane në Tiranë, Schütz, SHBA dhe OSBE-së për të hequr dorë nga dhuna duket se kësaj here patën efekt tek organizatorët e protestës për të frenuar protestuesit në kryerjen e akteve të ngjashme të dhunës, nisur nga deklarata publike në prag të protestës se do të "shkatërronin Parlamentin”.
Albanien, massiver Protest der Opposition vor dem Parlament (DW/A. Ruci)

Por vendimtare në shmangien e akteve të rënda të dhunës në një protestë masive me mijëra protestues duket se ka qënë deklarata e përbashkët e Përfaqësues së Lartë të BE per Politikën e Jashtme Federica Mogherini dhe Komisionerit për Zgjerim, Johannes Hahn, pikërisht ditën e zhvillimit të protestës. " Riafirmojmë të drejtën e qytetarëve për t'u angazhuar në demostrata paqësore si një tipar dhe vlerë thelbësore e demokracisë, por ne fuqimisht denoncojmë çdo retorikë nga drejtues politikë që bëjnë thirrje për dhunë”, theksuan Mogherini dhe Hahn në ditën e zhvillimit të protestës së opozitës para Parlamentit. Të njëjtin mesazh dhanë të enjten (21.02) edhe SHBA, Ambasada Amerikane në Tiranë në deklaratën e saj bëri të qartë që ”nuk do të pranojë asnjë akt dhune dhe asnjë ndryshim politik që vjen si pasojë e kërcënimeve. Departamenti Amerikan i Shtetit ka kërkuar që debati politik të zhvendoset nga rruga në Parlament.

Albanien, Sporadische Gewaltakte auf Oppositionsprotest in Tirana (DW/A. Ruci)

65 deputetë të opozitës hoqën dorë nga mandatet parlamentare

Që nga dita e sotme liderët e opozitës dhe grupet e tyre parlamentare do të jenë ish-deputetë. Pjesë e protestës ishte edhe dorëzimi i mandateve parlamentare në Kryesinë e Parlamentit. Komisioneri i zgjerimit Hahn e dënoi këtë veprim duke e cilësuar një veprim që "dëmton demokracinë dhe minon përparimin e Shqipërisë në rrugën drejt BE”. Pas protestës së të enjtes, Parlamentit të Shqipërisë, do t'i duhet të funksionojë vetëm me deputetët e maxhorancës, pasi 65 deputetët e opozitës dorëzuan në Kryesinë e Parlamentit, si pjesë e protestës së sotme, mandatet e tyre parlamentare. 74 deputetët e maxhorancës në Parlamentin prej 140 vendesh, do t'u duhet të zhvillojne seancat plenare pa 65 deputetët e opozitës për aq kohë sa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në zbatim të Kodit Zgjedhor, do t'i zëvendësojë ata me kandidatë që nuk fituan në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 dhe që janë në listat për kandidatë të PD dhe partive të tjera opozitare në zgjedhjet e sipërpërmendura. Analistët politikë parashikojnë që në rast se kandidatë në listën e PD dhe LSI nuk do të pranojnë të jenë deputetë deri në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, atëhere ka gjasa që të formohet një opozitë e re parlamentare me kandidatë të partive të vogla opozitare, që nuk arritën të futen në Parlament por që përfaqësohen nga politikanë të njohur.



Ky është funerali i Qeverisë shqiptare !


Kryetari i PD dhe ish-deputeti demokrat Lulzim Basha bëri me dije se opozita do të vazhdojë protestat antiqeveritare.


Për analistin Ilir Demalia, Edi Rama ka rënë dhe duhet të largohet. Në një lidhje me skype për Ora News, Demalia tha se ambasadorët në Shqipëri janë të korruptuar. Sipas tij ata e shikojnë vendin tonë si El Dorado, ku vijnë pasurohen dhe ikin.



Funerali për Edi Ramën

Ilir Demalia: Edhe ndërkombëtarët janë të korruptuar. Këta ambasadorët e shikojnë Shqipërinë si El Dorado, ku vijnë aspurohen dhe ikin, sidomos këta të përiudhës së fundit gjatë qeverisjes së rilinjdes. Ka sjellë situatë që nuk kishte rrugë tjetër. Unë kam qenë që në fillim, që kur këto zgjedhje u dukën që u vodhën. Nuk është puna këtu se opozita ishte e ndershme. Jo! Opozita nuk kishte mekanizmat dhe financat e rilindjes për të vjedhur.

Opozita bëri atë që duhet të bënte prej kohësh sepse nuk funksionon më ky parlament. Është një rast i paprecedentë, unë nuk jam i qartë si do veprohet ligjërisht më tej. Unë duhet të them që Edi Rama ka mbaruar dhe duhet të largohet. Duhet të largohet për të krijuar një klimë tjetër. Ky është një njeri arrogant.

Analisti dhe prezantuesi i emisionit “360gradë” Artur Zheji i ftuar në studion e Ora News duke komentuar protestën e sotme por dhe atë të 16 shkurtit tha :


 “Rama ka ikur! Kemi një rrugë të mbarë drejt fillimit të ekuilibrimit të pushtetit në Shqipëri. Sot kemi opozitë.”





Artur Zheji komentoi dhe ndërprerjen e sinjalit të gjithë operatorëve të telefonisë celulare në të gjithë bulevardin, përfshirë zonën e protestës dhe përreth Partisë Demokratike.

Nuk kemi nevojë për ty,zt.Knut Fleckenstein


Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu i është përgjigjur deklaratave të raportuesit për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, i cili në intervistë për Deutsche Welle u shpreh se ishte i zhgënjyer prej djegies së mandateve nga opozita.

Spahiu është shprehur se Shqipëria nuk ka nevojë për të dhe shërbimet e tij ndërmjetësuese të dështuara. Sipas tij, Knut nuk ka dhënë asnjë ndihmë për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri.


Reagimi i Përparim Spahiut ndaj Knut Fleckestein

Për shokun Knut!

nuti, të rrijë pa merak, se nuk kemi nevojë më për të dhe shërbimet e tij të dështuara ndërmjetësuese.
Gjatë gjithë mandatit të tij si monitorues i Parlmentit Europian për Shqipërinë, ndodhën krizat më të rënda politike, ekonomike e sociale.
Koha e shërbimit të tij përkoi me kanabizimin e vendit, trafikun e drogës, krizat politike të dekriminizimit dhe çadrës. Në asnjërën prej këtyre krizave, Knuti, nuk na dha as ndihmë e as foli një fjalë.
Tani, në fund të mandatit të tij, e falenderojmë për kontributin e pasuksesshëm
BE dhe perëndimi është më i madh se rroga e Knutit..!!!

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...