2019-05-15

BE dorëzohet më në fund, e pranon: Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet për të fituar vizat, tani…

Nataliya Apostolova  ka thënë se nuk do të ketë më kushte të tjera sa i përket çështjes se liberalizimit të vizave për kosovarët. Tash topi është në oborrin e shteteve anëtare për të marrë vendimin, ka thënë ajo.

Shefja e BE’së në Kosovë, Nataliya Apostolova ka thënë se Kosovës, nuk do t’i vihen kushte të reja për liberalizimin e vizave, pasi siç thotë ajo tanimë të gjitha kushtet e parakushtet, janë plotësuar.


E gjitha thotë ajo, tani mbetet tek shtetet anëtare për të marrë vendimin.

“ Vitin e kaluar politika kosovare kishte shpallur data që liberalizimi i vizave do të ndodhë deri në fund të vitit, përndryshe duhet të them që komisioni evropian e ka kryer punën e vet, është dhënë rekomandimi për parlamentin dhe këshillin e Bashkimit Evropian, tash topi është në oborrin e shteteve anëtare per të marrë vendimin.

Më duhet të theksoj se nuk do të ketë më kushte të tjera sa i përket cështjes se liberalizimit të vizave, dhe se gjitha parakushtet qe kanë pas për tu plotësuar janë plotësuar tashmë”, ka thënë Apostolova .

Akademik Prof.Dr. Nexhat Daci i beson presidentit të Kosovës,zt. Hashim Thaçit që Presheva, Medvegja dhe Bujanoci do ti bashkohen Kosoves

Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës z. Nexhat Daci ,kohë më parë për medie , ka folur për proceset e vështira nëpër të cilat po kalon Kosova, mos-koordinimin e spektrit politik, dallimet e mëdha në mënyrën se si e shohin zgjidhjen e problemeve me Serbinë. 

Ai ka deklaruar se i beson rrugës që po e ndjekë Presidenti i Kosovës,zt.Hashim Thaçi sa i përket kërkesës për bashkëngjitjen e Kosovës Lindore. Sipas tij, nëse shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit mbesin kështu si sot, do të ishte zgjidhja më e keqe për ta por edhe për Kosovën edhe për shqiptarët.

 z. Daci, si e vlerësoni situatën aktuale politike në vend, a jeni të kënaqur më zhvillimet e fundit?


Nexhat Daci: Unë jam dhe funksionoj në mënyrë të veçantë. Kur të gjithë shohin vetëm zi e terr, unë mundohem të shoh diku dritë, njëjtë edhe kur të gjithëve iu duket se asgjë nuk po shkon në rregull, unë mundohem të shikoj gjëra pozitive dhe të gjendet zgjidhje. Ai shqiptarë që është i pa kënaqur me gjendjen në dynja, sepse ne kemi dëshirë me u marrë me gjëra të mëdha, atëherë ai i ka problemet e veta. Në histori, Kosova nuk ka qenë kurrë më mirë se sot, sigurisht se mund të bëhet edhe më mirë, sepse nisem nga vetja, por unë e përfaqësoj Akademinë edhe kur nuk kam qenë kryetarë, pas, gjashtë vite nëpër Evropë, për çka i falënderoj kolegët e mi, ish-kryesinë dhe ish-kryetarin, në procesin e Berlinit, ai është një proces i Akademisë Evropiane. Unë po iu them që e vetmja lëmi për të cilën është dashtë Serbia të kërkoj leje nga Kosova ka qenë pikërisht Akademia e Shkencave, sepse të njëjtën ditë jemi pranuar në Federatën e Akademive Evropiane, kur ka ardhur kryetari i asaj federatë në Kosovë, unë veçse jam kryetarë i Kuvendit të Kosovës, ndërsa kryetarë i Akademisë ka qenë z. Raxhep Ismajli dhe ka thënë se a mundemi të njëjtën ditë me e propozu edhe SAN-ën (akademinë e shkencave serbe), e profesori Rexhep, të cilin gjithmonë e lavdëroj si shkencëtarë parë ekselencë, nisi me u ngutë e me thanë jo. I thash Rexhep, unë po shtroj drekë, unë jam kryetarë i Kuvendit, ti je kryetarë i Akademisë. I thash, po çfarë shkencëtari jam unë nëse them se një shkencëtarë serb nuk mund të jenë diku në botë. SAN-u, e ka shkatërruar me projektet e saja Serbinë, që kurrë nuk ka me mund me u ngritë në këmbë, por në rrugë të shkencës unë them po. Të njëjtën ditë jemi pranuar në Federatën e Akademive të Evropës, Serbisë leje iu kemi dhënë ne, jo ata neve. Le të del dikush tjetër dhe le të më thotë se e ka bë të njëjtën në Ballkan. Unë për këtë arsye e mbaj lartë dinjitetin dhe krenarinë time sepse edhe kur është dashtë me bo gabime, unë nuk kam bë. Kërkesa ka qenë që Presidenti Rugova me u varrosë si qytetarë i rëndomtë dhe me ceremoni familjare, në shtëpinë time ka ardhur njeriu më i fuqishëm në botë, në prezencë të djalit e të gruas time dhe më ka lutur, i kam thënë zotëri ambasador, ti e ke një shtet të madh e të bukur dhe ke ku shkon, unë skam ku shkoj, unë skam shtet tjetër. Presidenti Rugova ka vdekur si President dhe do të varroset si i tillë.

Fëmijët kanë nevojë për mikrobe, jo për antibiotikë


Sigurisht që larja e duarve është shumë e rëndësishme. Por problemi i madh, të paktën në perëndim është se prindërit e kanë marrë shumë seriozisht një proces të tillë për të mbajtur gjithçka pastër.
Shkenca moderne tregon se të largosh organizma të vogla të quajtura mikrobe me anë të dezinfektuesve të duarve, sapunë antibakterial dhe overdoza antibiotikësh, po shkakton një impakt tmerrësisht negativ në sistemin imunitar të fëmijëve tanë, konfirmon mikrobiologia Marie Claire Arrieta, bashkë autore e një libri të titulluar ‘Let Let Man Dirt: shpëtoni fëmijët nga një botë e vjetruar’

Ekspertët i mëshojnë faktit se ky ekzagjerim në pastërti kontribuon në një sërë kushtesh kronike që variojnë nga alergjitë në obezitet. Marie Claire Arrieta shpjegon se kur lindim, nuk kemi mikrobe.


Sistemi ynë imunitar është i pazhvilluar. Por, sapo mikrobet hyjnë në aksion, aktivizojnë sistemin imunitar, i cili nis të funksionojë në mënyrë të saktë.

Një higjenë e tepërt është një hipotezë që shpjegon pse alergjitë, obeziteti dhe inflamacionet janë sëmundje në rritje.

Ky shpjegim nuk është vetëm gjenetik, sipas Marie-Claire Arrieta.

Kërkimi tregon se kjo mungesë e ekspozimit ndaj mikrobeve po kontribuon në shfaqjen e këtyre sëmundjeve. Shkencëtarët besojnë se ky ekspozim ndaj mikrobeve në fillim të jetëve tona, është i nevojshëm derisa sistemi ynë imunitar të jetë formuar dhe në fund të mund të parandalojë zhvillimin e këtyre sëmundjeve.

Një nga këto të dhëna tregon se fëmijët që rriten në zona rurale kanë më pak mundësi për të pasur astmë. Sigurisht, nuk bëhet fjalë për të mbledhur gjërat dhe për të vajtur në fshat, por ajo që sugjeron studimi është se të jetosh në një ambient pa pastërti të tepruar është në të vërtet, më mirë.

E njëjta logjikë aplikohet edhe në rastet kur kemi një kafshë shtëpiake, sidomos një qen. Studimet kanë treguar se pastërtia e gjithçka që hyn në gojën e fëmijëve, rrit mundësinë e astmës. Probabiliteti i të pasurit astmë ulët nëse biberoni pastrohet nga goja e prindërve.

Sigurisht, higjena është thelbësore për shëndetin tonë. Nuk duhet të ndalojmë së lari duart. Por, është mirë që ta bëjmë një gjë të tillë në momentin që shërben për parandalimin e sëmundjeve, pra: të hamë e më pas të përdorim tualetin.

Nëse fëmija juaj është në kopsht duke luajtur me dhe’, mos ia hiq atë pisllëk nga duart. Kjo është këshilla e shkencëtarëve. Duhet të ketë një ekuilibër mes parandalimit të infeksionit, që është ende një kërcënim në shoqëri, por edhe të promovojmë ekspozimin ndaj mikrobeve, që për studiuesit është e shëndetshme.

Kujdes, nga ilaçi Ramipril që po e merrni për tension shkakton kancer


Pilulat që pihen për presionin e gjakut, të marra nga miliona njerëz në mbarë botën “rrisin rrezikun e kancerit të mushkërive.


Ky është paralajmërimi që vjen nga shkencëtarët, të cilët pas një studimi dolën në përfundimin se pacientët me agjentët frenues, ACE ishin 14 për qind më shumë gjasa për të zhvilluar kancerin se personat që marrin lloje të tjera të medikamenteve.

Rreziku rritet me rritjen e periudhës gjatë së cilës përdoren medikamentet. Personat që i merrnin ato për pesë vjet kishin 22 për qind më shumë gjasa që të sëmureshin me kancerin e mushkërive dhe 31 për qind nëse i kishin marrë medikamentet për dhjetë vjet.


Shkencëtarët besojnë se kjo pilulë shkakton akumulimin e kimikateve të quajtur bradikinin në mushkëri, të cilat shkaktojnë edhe kancerin. Emra të tjerë të zakonshëm për këto ilaçe përfshijnë captopril, cilazapril dhe enalapri.



Studimi shqyrtoi 992,000 të rritur të cilëve ju dhanë me recetë medikamente të presionit të gjakut në Britani të Madhe midis 1995 dhe 2019.

Pacientët po merrnin një nga dy llojet e pilulave ose inhibitorëve ACE ose bllokuesve të receptorit të angiotensinës, të cilat punojnë në mënyra të ndryshme.

Krahasuar me pacientët në bllokuesit e receptorit të angiotensinës, ato në frenuesit ACE kishin 14 për qind më shumë të ngjarë të diagnostikoheshin me kancer të mushkërive gjatë një periudhe gjashtë vjeçare.

Flori Bruqi

Krimineli serb Vojisllav Sheshel ishte fshehur për 5 orë në kishë më qëllimin e vetëm për të takuar presidentin rus Vlladimir Putin



I dënuari për krime lufte radikali serb Vojslav Sheshel, një adhurues i çmendur pas Rusisë, kishte bër gjithëçka për të takua idolin e tij, kriminelin Vladimir Putin.



“Kamarritur të futem në Kishën e Beogradit, pesë orë arrita të fshihem në një depo rezervë ku ka pajisje ventilimi. Isha ulur në një karrige druri dhe unë u dehidratova nga nxehtësia, goja ime ishte e tharë, unë mërmërita … 



Nuk munda të dilja, sepse kishte shumë policë, BIA,FSB dhe rojet e sigurisë ruse. 



Vetëm kur kryetarët e kryenin punën në kishë, papritmas u shfaqa si një fantazmë.



 Të gjithë u mahnitën”, thotë Shesheli, duke shtuar se Putini e njohu menjëherë.




Seselj’s visit to Vukovar. Source: BBC documentary The Death of Yugoslavia.
Pas një gjyqi të gjatë që filloi në vitin 2007, Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë liroi nga akuzat Sheshelin për krime lufte kundër kroatëve dhe boshnjakëve në Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë dhe krahinën veriore serbe të Vojvodinës.

Sipas vendimit të shkallës së parë, ICTY vendosi se nuk ishte vërtetuar në gjykatë se Shesheli ishte fajtor për krime kundër njerëzimit, persekutimin e jo serbëve në baza politike, racore dhe fetare, dëbime dhe zhvendosje të dhunshme.

Shesheli u lirua gjithashtu nga akuzat për shkelje të ligjeve dhe zakoneve të luftës, vrasje, torturë, trajtim mizor, shkatërrim të fshatrave dhe qyteteve, shkatërrim të objekteve fetare dhe plaçkitje.

Vendimi shkaktoi polemika dhe u dënua nga shoqatat e viktimave të luftës.

Kryeprokurori i ICTY-së Serge Brammertz tha se ai nuk ishte “shembulli më i mirë i drejtësisë ndërkombëtare”, ndërsa ekspertja ndërkombëtare e së drejtës Iva Vukusiç nga Universiteti i Utrechtit e përshkroi vendimin e gjykatës si “një nga vendimet më të çuditshme në historinë e saj”.

Ndërkohë, Shesheli shprehu kënaqësi, duke thënë se atij i ishte dhënë e drejta. “Megjithatë, me këtë shfajësim, qëndrimi im ndaj ICTY-së si një gjykatë anti-serbe nuk ka ndryshuar aspak,” shtoi ai.


Në një mocion me shkrim, Shesheli ka kërkuar nga gjykata që ta refuzojë apelin dhe të lërë në fuqi lirimin e tij nga akuzat. Ai tha gjithashtu se ai duhet të ishte liruar më herët, sepse gjyqi i tij ishte i padrejtë dhe ai ishte ndaluar në mënyrë të paligjshme.

Por prokurorët shprehen se vendimi për lirimin e tij nga akuzat ishte i paarsyeshëm, i argumentuar keq, ligjërisht i pabazë dhe i bazuar në fakte të interpretuara gabimisht.

Ata pretendojnë se gjykata nuk arriti të shqyrtonte si duhet provat kyçe për krime lufte të kryera nga grupi paraushtarak vullnetar serbë “Seseljevci” (Burrat e Sheshelit) apo lidhjet midis autorëve të krimeve dhe të pandehurit dhe fjalimeve të tij nacionaliste.

Kërkesa e tyre pretendon gjithashtu se gjykata nuk e trajtoi siç duhet akuzën se Shesheli ishte një nga protagonistët e një sipërmarrjeje të përbashkët kriminale që synonte të detyronte popullsinë jo serbe të largohej nga zonat e Kroacisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës, në mënyrë që të krijonte një shtet të unifikuar serb.

Sipas prokurorisë, vendimi nuk mori në konsideratë provat për dëbimet masive dhe transferimin me forcë të popullsisë jo serbe nga Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Vojvodina në Serbi, e cila ishte me rëndësi kyçe për përcaktimin e ekzistencës së sipërmarrjes së përbashkët kriminale.

Prokurorët pohojnë se Shesheli ishte i përfshirë personalisht në këto krime në qytetin e Vukovarit në Kroaci dhe në fshatin Hrtkovci në Vojvodinë.

Ata këmbëngulin gjithashtu se përfundimi i vendimit se nuk ka pasur sulme të përhapura dhe sistematike nga forcat serbe kundër popullsisë kroate dhe boshnjake në Kroaci dhe Bosnje dhe Hercegovinë ishte krejtësisht i gabuar.

Çështja e qëllimit kriminal

Çështja kryesore për t’u përgjigjur nga Dhoma e Apelit është nëse Shesheli kishte apo jo qëllimin kriminal për të krijuar një “Serbi të Madhe” nëpërmjet persekutimit të jo-serbëve, që vullnetarët paraushtarakë të Partisë Radikale Serbe, të frymëzuar nga fjalimet e tij, më pas i kryen në Kroaci dhe Bosnje dhe Hercegovinë.

Vendimi i shkallës së parë vendosi se ky ishte vetëm programi politik i Sheshelit, i cili nuk nënkuptonte kryerje krimesh.

Por sipas prokurorëve, qëllimi kriminal i Sheshelit për të dëbuar jo-serbët ishte vërtetuar nga fakti se deportimet ndodhën pasi fjalimet e tij bënë thirrje për kryerjen e tyre.

Pasi Shesheli tha se “zgjidhja më e mirë do të ishte që kroatët të ngarkoheshin nëpër autobusë dhe kamionë dhe të çoheshin në Zagreb” kjo “ndodhi vërtet”, prokuroria tha: “Viktimat u hipën nëpër autobusë të cilët i çuan ata jashtë territoreve serbe ose nëpër kampe paraburgimi ku iu nënshtruan një dhunë brutale”.

Megjithatë, në vendimin e shkallës së parë, Gjykata e Hagës pranoi pretendimin e Sheshelit se “autobusët përfaqësonin një manifestim të ndihmës humanitare për jo serbët që nuk ishin luftëtarë dhe donin të linin zonën e luftës”.

Prokurorët u përgjigjën se ky ishte një përfundim “befasues” që përbënte “një vepër penale për viktimat dhe dëshmitarët”.

Deklarata të tjera të ndryshme nga Shesheli, siç është pohimi i tij se “do të ketë lumenj gjaku nëse Bosnja shpall pavarësinë”, përfaqësonin “ftesa të maskuara për të kryer transferimin e dhunshëm” të boshnjakëve dhe kroatëve, thanë gjithashtu prokurorët.

Këto “ftesa” u vunë më pas në zbatim nga mbështetësit e tij në terren, pretendojnë ata.

Prokurorët më tej pretendojnë se gjetja nga vendimi i shkallës së parë se Shesheli nuk e urdhëroi apo aprovoi kryerjen e krimeve në disa vende në Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë dhe se ai nuk ishte eprori i autorëve, qoftë ligjërisht apo në praktikë, bie në kundërshtim me provat.

Vendimi tha se vullnetarët e Partisë Radikale Serbe kryen vrasje masive dhe ishin përgjegjës për torturë, trajtim mizor, dhunë seksuale dhe plaçkitje në Vukovar, Zvornik, Sarajevë, Mostar dhe Nevesinje – por se ata nuk i kryen këto krime nën kontrollin e Sheshelit.

A frymëzoi krimet fjalimi i urrejtjes?



Një tjetër pyetje që duhet të përgjigjet nga dhoma e apelit është nëse fjalimet e Sheshelit në Vukovar në Kroaci në vjeshtën e vitit 1991 dhe në Hrtkovci në Vojvodinë në pranverën e vitit 1992 shkaktuan persekutimin e popullsisë kroate në të dy vendet, siç pohohet nga prokurorët.

Sipas akuzave të prokurorëve, fjalimi i Sheshelit shkaktoi sulme të drejtpërdrejta nga mbështetësit e tij ndaj kroatëve vendas, të cilët u detyruan të largoheshin nga Hrtkovci.

Por vendimi i shkallës së parë tha se edhe pse Shesheli bëri thirrje për dëbimin e jo serbëve nga Hrtkovci, “prokuroria nuk ka provuar se fjalimi i tij çoi në largimin e kroatëve dhe në fushatën e persekutimit”, apo se kishte një lidhje shkakësore midis asaj që ai tha dhe krimeve që pasuan.

Prokuroria ka apeluar edhe kundër pjesës së vendimit që përcaktoi se Shesheli nuk i përvetësoi apo ndihmoi në krimet në vende të tjera në Kroaci dhe Bosnjë me fjalimet e tij.

Ajo tha se lirimi nga akuzat nënkuptonte se “drejtësia nuk është përmbushur” në rastin e Sheshelit.

Nëse lihet në fuqi vendimi për lirimin e tij nga akuzat, prokuroria këmbënguli “jo vetëm që do të ishte ofenduese ndaj viktimave, por gjithashtu do të dëmtonte besueshmërinë e gjykatës”.

Lideri i Partisë Radikale, i cili është gjithashtu një deputet serb, nuk do të jetë në gjykatë për të dëgjuar vendimin e së mërkurës.

Ai u lirua përkohësisht për trajtim mjekësor në nëntor 2014, u rikthye në Beograd dhe që atëherë ka refuzuar të marrë pjesë në gjyqin e tij në Hagë.

Flori Bruqi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi komandantit të Forcës së SIgurisë, gjenerallejtënant Rrahman Rama e ka dekretuar edhe për një mandat të ri pesë vjeçar.


Sipas  presidentit të Kosovës ,zt.Hashim Thaçit, komandant Rrahman ama Rama u betua se do të vazhdojë t’i shërbejë atdheut dhe mbrojtjes së qytetarëve tanë

“Jam i bindur se gjeneral lejtënant Rama do t’i kryejë me zell, nder dhe dinjitet të gjitha detyrat e tij. Ai ka dhënë kontribut të rëndësishëm në tranzicionin e deritashëm dhe mandati i tij i ri do të jetë vazhdim i forcimit dhe konsolidimit të mëtejmë të forcës sonë”, ka shkruar mes tjerash  presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Komandantin e Forcës së Sigurisë, gjenerallejtënantin Rrahman Rama, duke u bazuar në përgjegjësitë e mia kushtetuese dhe ligjore, e dekretova edhe për një mandat të ri pesëvjeçar. Komandanti Rama u betua se do të vazhdojë t’i shërbejë atdheut dhe mbrojtjes së qytetarëve tanë. Jam i bindur se gjenerallejtënant Rama do t’i kryejë me zell, nder dhe dinjitet të gjitha detyrat e tij. Ai ka dhënë kontribut të rëndësishëm në tranzicionin e deritashëm dhe mandati i tij i ri do të jetë vazhdim i forcimit dhe konsolidimit të mëtejmë të forcës sonë. 

HTH

Sëmundja e Naxos është një kariomiopati e trashëguar që pjesën më së shumti godet rajonin e Mesdheut, dhe sidomos në këtë ishull ka një shkallë të lartë të vdekshmërisë të të rinjve, kryesisht sportistëve.



Kjo është një kardiomiopati aritmogjene e anës së djadht të zemrës. Në këtë rast, sëmundja është shprehur në një mënyrë të veçantë, në kombinim me sëmundje dermatologjike, hiperkeratosa e shuplakës dhe shputave.
Rezultate imazhesh për naxos

Simptomat ndryshojnë nga dridhje e zemrës deri në vdekjen e papritur që mund të jetë manifestimi i parë dhe i fundit i sëmundjes. Në fazat e avancuara, mund të vijnë në një ndalur në barkushe e djadhtë të zemrës, dhe nëse sëmundja vazhdon të zhvillohet, të njëjtat simptoma që ndikojnë dhe në anën e majtë të zemrës.



Prindërit kanë një shans 25 për qind për ta transmetuar këtë sëmundje tek fëmijët e tyre, nëse të dy e mbajnë atë gjen. Përveç Naxos, epidemia e kësaj sëmundje është me shekuj edhe në Milos, Evia dhe në Turqi, Izraeli dhe Arabinë Saudite, që është dëshmi se sëmundja është e lidhur me historinë e Mesdheut dhe migrimit të popullsisë.



Gjeni është pjesë e ADN-së që përmban informacione të koduara për ndërtimin e një gjeni të caktuar. Çdo mutacion në këtë gjen trashëgohet përmes pasardhësve si një gjen patologjik, i cili krijon më tej një proteinë patologjike (mutante) që është përgjegjëse për prishjen e funksioneve të organizmit, duke shkaktuar sëmundje. Në rastin e sindromit Naxos, mutacioni i gjenit ndodhet në kromozomin e 17-të.

Duke pasur parasysh se në botë, një nga 5,000 njerëz vuajnë nga kardiomiopatia, situata në ishull është veçanërisht e rrezikshme, sepse prek rreth tetë vetë për 100 banorë. Për këtë arsye, Ministria e Shëndetësisë e Greqisë urdhëroi diagnostikimin e detyrueshëm gjenetik për të gjithë 5,000 banorët e Naxos, për të diagnostikuar menjëherë sëmundjen, ndërsa kontrollet janë pa pagesë.

Gjithashtu, kardiologët grekë, në bashkëpunim me kolegët e huaj, po bëjnë një përpjekje serioze në studimin e sëmundjes ose sindromës Naxos, e cila do të ndihmojë më tej të kuptuarit e kardiomiopatisë në mbarë botën.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...