Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/06/30

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq,thotë se Serbia mund të njohë Kosovën me një kundërshpërblim


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të hënën se Serbia mund të njohë Kosovën shtet sovran, por në këmbim të kësaj do të kërkojë diçka mbrapa nga Kosova si pjesë një marrëveshjeje më të gjerë të kompromisit.

“Ne duhet të gjejmë kompromisin, nuk mund të njohim Kosovën pa fituar diçka nga ana tjetër”, ka thënë Vuçiqi për agjencinë italiane të lajmeve ANSA.

“Jam i sigurt se me ndihmën e miqve evropianë dhe me mbështetjen e Rusisë, Amerikës, Kinës dhe vendeve tjera, mund të gjejmë zgjidhje”, theksoi ai në këtë intervistë

Kosova në linjë me BE-në, Thaçi shpall listën e organizatave terroriste për vitin 2019


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka nxjerrë një dekret që obligon institucionet e sigurisë të Kosovës të krijojnë listën vendore të personave, grupeve dhe organizatave të përfshira në akte terroriste, të cilat do i nënshtrohen masave kufizuese në territorin e Kosovës.

Deri në krijimin e listës vendore, sipas dekretit të presidentit Thaçi, institucionet e sigurisë në Republikën e Kosovës do ta zbatojnë Listën e Bashkimit Evropian të personave, grupeve dhe organizatave të përfshira në akte terroriste, e cila është rifreskuar më 8 janar 2019.

“Institucionet e sigurisë në Republikën e Kosovës obligohen që t’i ndërmarrin masat kufizuese përkatëse, në pajtim me praktikat ndërkombëtare, ndaj të gjithë personave, grupeve dhe organizatave të përfshira në Listën e Bashkimit Evropian. Republika e Kosovës ka dëshmuar në vazhdimësi përkrahje të pakompromis në luftën kundër ekstremizmit, radikalizmit dhe terrorizmit, duke dhënë shembull të mirë për tërë rajonin. Si pjesë aktive e aleancës globale kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, Republika e Kosovës do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe partnerët e tjerë për eliminimin e çfarëdo rreziku që i kanoset Kosovës dhe partnerëve të saj”, thuhet në komunikatën e Presidencës.

Kriza politike dëmton turizmin në Shqipëri

Kriza politike dëmton turizmin në Shqipëri
Situata e tensionuar politike në Shqipëri mund të ketë frenuar fluksin hyrës të pushuesve në këtë vend, në muajin maj dhe qershor.

Kosova, e cila përbën rreth 35% të numrit të turistëve që vizitojnë Shqipërinë, ka shënuar uljen më të madhe nga vendet e rajonit me minus 18.7 pikë përqindje, krahasuar me muajin maj të vitit 2018. Nga Maqedonia e Veriut ka një rënie me minus 8.3 pikë përqindje, ndërsa nga Mali i Zi ka një rënie prej minus 9.7 pikë përqindje, krahasuar me muajin maj të vitit 2018.

“Nga 1.6.2019 deri më 25.6.2019 rezulton të kenë hyrë nga Kosova në Shqipëri 109.516 shtetas të Kosovës. Ndërkohë që hyrja e këtyre shtetasve për qëllime turistike është 80.556 persona”, thotë për “Kohën Ditore”, zëdhënësja e Drejtorisë së Policisë së Qarkut në Kukës, Diana Deda.

Nga përllogaritjet rezulton se për periudhën 25-ditore, numri i vizitorëve nga Kosova në Shqipëri për qëllime turistike është 10.707 persona, më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, shkruan sot Koha Ditore.

Kriza politike në Shqipëri, që është zhvendosur me protesta të dhunshme ndaj institucioneve, rrezikon të prishë imazhin e Shqipërisë për vitin në vijim. Sipas ekspertëve të fushës së turizmit, dëmi që politika po i bën turizmit do të ndihet vitin tjetër, në rezervimet e verës 2020.

Ambasada amerikane: Zgjedhjet e 30 qershorit në Shqipëri të zhvillohen qetë


Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë u bëri thirrje të gjithë udhëheqësve politikë, zyrtarëve të qeverisë, agjencive të sigurisë dhe qytetarëve shqiptarë që të sigurohen që zgjedhjet e 30 qershorit të zhvillohen në mënyrë të qetë dhe transparente.

"Ne nxisim udhëheqësit politikë të refuzojnë çdo dhe të gjitha llojet e dhunës, apo çdo përpjekje për të penguar procesin zgjedhor apo edhe të drejtën e çdo qytetari për të votuar. Dhuna nuk është një mënyrë legjitime e të shprehurit politik", thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane.

Sipas saj, ata që përfshihen në akte dhune duhen hetuar me të gjithë fuqinë e ligjit.

Në deklaratë bëhet e ditur se Shtetet e Bashkuara do të kenë ekipe vëzhguesish në qendrat e votimit dhe qendrat e numërimit në mbarë Shqipërinë.

Ambasada amerikane po ashtu u bëri thirrje udhëheqësve politikë të Shqipërisë që, pas zgjedhjeve të së dielës, të rikthejnë vëmendjen e tyre në forcimin e institucioneve demokratike shqiptare dhe zbatimin e ligjit.

Shqipëria, tash e sa kohë, është përfshirë nga një krizë politike.

Opozita, me muaj, proteston kundër qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Edi Rama dhe është zotuar se do t’i bojkotojë zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Të enjten, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i cili i ka anuluar zgjedhjet më 30 qershor, ka dekretuar 13 tetorin si datë të re të mbajtjes së zgjedhjeve.

Megjithatë, Partia Socialiste në pushtet, e udhëhequr nga kryeministri Rama, insiston në 30 qershor.

Data e fundit njihet si datë zyrtare e zgjedhjeve edhe nga bashkësia ndërkombëtare dhe ambasadat me seli në Tiranë.

Facebook njeh zyrtarisht zgjedhjet e sotshme në Shqipëri

Facebook njeh zyrtarisht zgjedhjet e sotshme në Shqipëri
Një surprizë të veçantë ka bërë sotapplikacioni aq shumë i përdorur nga shqiptarët. FaceBook i ka njohur zgjedhjet në Shqipëri dhe ditën e sotme i ka kushtuar një rubrikë të veçantë gjithë qytetarëve që duan të tregojnë se votuan.

Ka nisur prej orën 07:00 të mëngjesit të sotëm votimi për zgjedhjet vendore që po mbahen sot në Shqipëri për zgjedhjen e 61 kryetarëve të rinj bashkiak. Në këto 30 vite këto janë zgjedhjet e para ku opozita më e madhe në vend nuk merr pjesë, dhe që prej disa muaj në vend diskutohej nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin apo jo.

Por pavarësisht mospjesëmarrjes së opozitës dhe mendjes së “pandarë” të presidentit Ilir  Meta, zgjedhjet janë legjitime dhe me gjithë njohjen e BE dhe SHBA ato po zhvillohen sot sipas Kushtetutës.

Objektet fetare nga tingulli i zërit të myzeinit, përmes altoparlantëve zëlartë, këmbanat e kishave etj.?



Popullsia e Shkodrës ndahet ndërmjet dy besimeve fetare kryesore: katolikë dhe myslimanë. Një pjesë e popullsisë ka besim ortodoks, kryesisht minoriteti serbo-malazez, dhe ka pasur si banim zonën e Vrakës, Komuna Gruemirë.

Shqiptarët përmenden për tolerancë fetare dhe vërtetë, që konflikte të hapura për shkak të fesë, ashtu siç kanë ndodhur e ndodhin në Lindjen e Mesme, në Irlandën e Veriut, etj., fatmirësisht në Shqipëri, apo në Shkodër nuk kemi pasur. Kjo është ana pozitive e tolerancës fetare, që duhet vlerësuar dhe duhet mbështetur në vendin tonë.

Por me tre besime në Shqipëri, vendi është i ngjashëm me kopshtin e Babilonit, ku nuk e merr vesh i pari të dytin. Pra, kuptueshmëria fetare, fsheh nën rrogoz një armiqësi të heshtur, që nuk e lë këtë vend të prosperojë e të zhvillohet, sidomos për arsye të kulturave të ndryshme, që sjell një bashkëjetesë, dhe mentalitetit oriental, bizantin e mashtrues, që ka ardhur nga pushtimi 500 vjeçar osman, apo depersonalizimi i njeriut të ri, që erdhi sidomos nga 50 vjetët e regjimit komunist.

Edhe vitet e demokracisë në Shqipëri mbetën një tranzicion i tejzgjatur, si rrjedhojë e shoqërisë shqiptare, të papërgatitur e të paaftë për të gjetur rrugën e duhur dhe për të ecur përpara. Shpeshherë dolën në dritë njerëz me pasion e vetëdije arabike, që fusin letra në shishe e besojnë në hajmali, për të hipur në pushtet apo për të mbajtur pushtetin, në vend që të bëjnë rregulla të përbashkëta të lojës politike dhe me logjikë të thjeshtë, e t’i respektojnë ato.


Katedralja - Kisha e Madhe
                                          Katedralja – Kisha e Madhe

Si rrallë vend tjetër në Shqipëri, në Shkodër përkatësia fetare ndikon ndjeshëm edhe në përzgjedhjen e njerëzve në postet drejtuese të pushtetit lokal, apo të përfaqësuesve në pushtetin qendror. Ka një konkurrencë të brendshme negative katolikë-myslimanë, që nuk shpie drejt progresit, pasi shpeshherë zgjidhen njerëz të paaftë në krye të punëve, vetëm sepse është katolik, apo mysliman. Pra, përzgjedhja nuk bëhet sipas aftësisë, por për arsye të tjera të dorës së dytë, në këtë rast, të përkatësisë fetare.


Kjo ka ardhur edhe për shkak të faktit se kultura e shoqërisë shqiptare është e tillë, ka mungesë respekti për shtetin dhe pronën e përbashkët dhe shtetarët tanë, të dalë nga ky popull, hipin në një post vetëm për të siguruar të mirat materiale për vete dhe si në një shoqëri pa vetëdije, ata nuk mendojnë fare për tjetrin. Ose shumë pak. Në një shoqëri ku toleranca ndërmjet njëri-tjetrit është tepër e vogël, nuk mund të pritet shumë tolerancë fetare, por meqë feja në fakt nuk ka sjellë ngartërresa të dukshme, atëherë merita për këtë duhet t’u atribuohet drejtuesve fetarë të të tria feve, veçanërisht priftërinjve katolikë të shkolluar, një pjesë e të cilëve kanë pasur edhe një rol kulturor e historik në shërbim të kombit.


Xhamia e Parrucës
                                                   Xhamia e Parrucës

Një gjë duhet të jetë e qartë: Fetë nuk krijojnë konflikte në Shqipëri, por në vetvete ato nuk të lënë të unifikohesh si komb. Dhe ky mund të jetë edhe shkaku kryesor pse shqiptarët nuk dinë të merren vesh. Ata rrjedhin nga i njëjti komb, që në përpjekje për të mbijetuar, ka marrë përdhuni besime të ndryshme, të cilat transmetojnë në shoqërinë shqiptare, kulturë dhe mesazhe të ndryshme, jo-shqiptare. Krijojnë kështu për secilin komunitet një botkuptim të ndryshëm, që nga injoranca krijohen edhe probleme të bashkëpunimit siç duhet me njëri-tjetrin.


A nuk do të ishte mirë, që fetë të aplikohen brenda objektit fetar dhe banorët të mos shqetësohen jashtë objekteve fetare nga tingulli i zërit të myzeinit, përmes altoparlantëve zëlartë, këmbanat e kishave etj.? Kjo do ta rriste më shumë kuptueshmërinë për njëri-tjetrin dhe tolerancën fetare për besiminh e tjetrit.

Ka mendime të ndryshme në formën dëshirore të tyre: ah sikur të kishim qenë të gjithë në një fe, e meqë zhvillim më të madh ka marrë bota kristiane, aludohet se mund të kishim qenë ndryshe, më mirë si komb, si shqiptarë, sikur të gjithë të kishim qenë katolikë. Por ky mendim nuk u përshtatet atyre, që janë fanatikë myslimanë, ose që përfitojnë në emër të fesë. Dhe fenë myslimane nuk mund ta injorosh sot, kur ka një shumicë njerëzish në Shqipëri, që besojnë ose trashëgojnë familje me besim mysliman.


Kisha Ortodokse

Kisha Ortodokse

Për të hequr një fe, që ka hyrë në kombin tonë me majën e shpatës është realisht e pamundur. Do duhej të përdorej e njëjta metodë, që është përdorur për ta futur atë. Kjo, as që bëhet fjalë – nuk duhet të na shkojë nëpër mend, që të ndodhë, se atëherë nuk ka më tolerancë fetare. Ajo që i intereson kombit tonë, në rrugën e tij të zhvillimit, është mënjanimi i ndikimit negativ, që vjen prej feve, mënjanimi i shkretimit në fe, dhe sidoms shmangie e fundamentalizmit fetar. Sot, islamikët janë në objektiv si fundametalistë. Kjo është tepër e dëmshme… dhe kujdes duhet të kenë së pari, besimtarët e islamit, që të mos bëhen të rëndë për të tjerët…


Ndërgjegjësimi dhe kuptueshmëria më e madhe për proceset fetare, si pjesë e botës shpirtërore dhe jo asaj politike, si dhe zhvillimi i vendit, punësimi i njerëzve dhe zhdukja e varfërisë, siç ka ndodhur edhe në vendet e perëndimit, e kalon fenë në plan të dytë, feja humbet forcën fundamentaliste e negative të saj, dhe shoqëria bëhet më imune dhe më racionale. Duhet të punojmë për zhvillimin e tolerancës dhe arsyes, se paqja sociale nuk vjen vetvetiu.

Shënim: Njerëzit në Shkodër merren më shumë me fe, se me punë, prandaj ka edhe lulëzim të ndërtimit të xhamive sidomos, dhe kishave, e jo të sipërmarrjeve prodhuese, që japin prodhim dhe sigurojnë edhe vende pune dhe rrisin mirëqenien e shoqërisë. Pra, si në gjithë shoqërinë shqiptare, edhe shkodranët po shkretojneë në fe! Por feja nuk e zhvillon shoqërinë!



****

Nga Michaela Ortis : 

Shkodra  – një qytet që po ngrihet përsëri


Në Rrugën Kol Idromeno, shëtit i gjithë qyteti dhe shijon mbrëmjen, në sfond xhaminë Ebu Baker. Pamje ajrore e Shkodrës në luginën e Drinës. – (c) imago/robertharding (Fotografia nga Ben Pipe)

Xhamitë janë të hapura për të gjithë njerëzit. Karrocat, makinat dhe çiklistët ndajnë të njëjtat rrugë. Shkodra është një qytet i qetë në Shqipëri. Ndoshta sepse historia ishte kaq e ndryshme.


“Unë jam katolike dhe jam martuar me një musliman, kjo është shumë lehtë tek ne“, thotë Gloria. Gruaja e re jeton në Shkodër, qyteti më i vjetër në Shqipëri, dhe ajo ka një qasje të relaksuar ndaj fesë – sot një shembull i vlerësuar. Në komunizëm, kjo ishte ndryshe, Enver Hoxha shpalli në vitin 1967 shtetin e parë ateist në botë. Kishte kisha dhe xhami të shkatërruara dhe klerikë të persekutuar, i kishin torturuar, i dërgonin në kampet e punës. Shkodra u godit veçanërisht keq, dëshmon në faqen e sapohapur të Dëshmitarëve të Muzeut të Kujtesës në vendin ku ish-policia sekrete “Sigurimi” kishte burgun e vet. Kishat janë rindërtuar sot, në afërsi kulla e këmbanës së Kishës françeskane është xhamia Ebu Baker, ku mund të vizitoni secilën prej tyre; është e mjaftueshme për të hequr këpucët, atëherë ju jeni tashmë në këmbë, në qilim të butë dritë blu nën kupolën e madhe.


Gloria punon si një rrobaqepëse në një fabrikë, në mbrëmje ajo pëlqen të ulet në një pastiçeri në Rrugën Kolë Idomeneo. Në këtë rrugë për këmbësorë ka aq shumë kafene, ku ju mund të fotografoni ndërtesa historike, tregtare dhe rezidenciale, ato ndezin driutat portokalli, të verdha dhe të kuqe dhe i kanë kapakët prej druri. Pastaj shtrihet Rruga Gjuhadol, këtu janë pjesërisht edhe disa fasada – që janë ende më mirë se sa t’i rrëzojmë dhe të lëmë vetëm boshllëqe, thotë administrata e qytetit.

E vërteta dhe retushimi

Këtu është rrethi kulturor i Shkodrës – i cili drejton në rrugët anësore, zbuloi studiot e vogla. Piktori Shpëtim Garuci shet pikëpamjet e qytetit të tij me çmime të pabesueshme. Bollshëm, ndërsa njerëzit janë këtu, ai të jep një libër të shtypur me pamjet dhe me fotot e tij. Fototeka Marubi është një shtëpi këtu, tre breza të fotografëve kanë lënë 150.000 Pllakat fotografike dhe vizatoni një pamje të qytetit nga 1858 deri 1974. Dokumentet e kohës përfshijnë familje borgjeze, luftëtarët e lirisë, skena të përditshme; interesante janë fotot e ritrajuara nga periudha e Hoxhës – manipulimi dhe lajmi i rremë ekzistonte në atë kohë. Origjinali nga 1936 tregon, me rastin e varrimit të dy patriotëve, udhëheqjes politike dhe shpirtërore të Shkodrës, në ballkonin e Bashkisë së qytetit, në mesin e tyre edhe Hoxha. Gjatë regjimit të tij, të gjithë personat u hoqën – diktatori qëndronte vetëm në ballkon.

Lëreni kohën tuaj dhe bisedoni

Ndërsa ha në Rozafa Seefood në Marin Bicikemi, rruga me shumë korsi ofron një shfaqje të gjallë të trafikut. Shumë çiklistë janë në rrugë, ata kanë shtigje biçikletash, të cilat përdoren kryesisht nga prindërit me karroca, këmbësorë ose makina të parkuara. Kushdo që parkon largohet nga dera e makinës në drejtim të rrugës dhe bisedon me animacion me një mik që kalon. Çiklistët dhe makinat e kalojnë në mënyrë paqësore. Ndërsa turistët nga Evropa Perëndimore janë të rrallë, ata qëndrojnë jashtë – një familje shqiptare nga tavolina e ardhshme ofron për të pirë kafe së bashku. Njeriu është një inxhinier civil në ndërtimin e rrugëve dhe bëri një praktikë në Luzern, kështu që ata po vizitojnë Atin zviceran André, i cili po përkthen.

“Pas rënies së komunizmit, mesha e parë u festua në varrezat në Shkodër, 300 persona u bashkuan më 4 nëntor 1990, feja ende e paligjshme. Të dielën tjetër, tashmë kishte mijëra besimtarë, katolikë dhe myslimanë, përfshirë veten dhe gruan time“, thotë inxhinieri civil. Pranë restorantit qëndron katedralja Kisha e Madhe, e cila shërbeu si një sallë sportive në komunizëm. Në katin e sipërm ekziston një ekspozitë në të cilën varet një foto e katedrales që nga marsi i vitit 1991, në pllakën e terrenit duhet të shihen shënimet në terren, prapa saj qëndrojnë spektatorët.

Dhe pastaj ka një foto të vizitorëve të panairit në varrezat e 11 nëntorit 1990, nën të cilat janë ndoshta të njohurit e mirë nga restoranti. Nga rruga, ju nuk keni humbur mundësinë për të ftuar mysafirët për kafe. Kur largohesh nga qyteti mikpritës është e habitshme që këtu nuk ka pothuajse asnjë shenjë trafiku. Nëse shkoni në një rreth e rrotull, duhet të dini se ku të shkoni. Përndryshe do të thotë të kthehesh – në trafikun e relaksuar ku nuk ka problem. Në lindje të Shkodrës ndodhet Ura e Mesit. E ndërtuar nga osmanët në shekullin e 18-të, është ura e ruajtur më mirë.

Si një delikatesë e veçantë arkitekturore, ajo jo vetëm e tejkalon lumin, por ka një ngërç në mes. Në jug ngrihet Kalaja e Rozafës në një kodër të pjerrët dhe ofron një pamje të gjerë të Liqenit të Shkodrës. Romakët, Venedikasit dhe Osmanët e pushtuan dhe e ndërtuan kështjellën në fortesë. Sot, shumë e kalbur, por bedenat i japin disa të rinjve shqiptarë një test të përsosur të guximit nga: Kush do të jetë në gjendje për t’u hidhur nga një majë në një tjetër majë? Para flamurit të kuq shqiptar me shqiponjën e zezë një foto e krenarisë rinore – karakteristike e këtij vendi, ku secili ka mësuar të luftojë në rrugën e vet, pas izolimit në komunizëm dhe anarkisë pasuese dhe korrupsionit.

Liqeni i hidrocentralit me gjirin e ngushtë

Nga Shkodra, me vlerë është një udhëtim në rezervuarin e Komanit. Ky projekt i madh u zbatua në vitet 1970 dhe që atëherë pothuajse e gjithë Shqipëria është furnizuar me energji elektrike atje. Rruga është në gjysmë të rrugës, një rrugë me zhavorr dhe gropat e panumërta, dhe pastaj të përmbledhur 30 kilometra fundit për 1,5 orë kohë me makinë, të shoqëruar nga shtylla të mëdha të energjisë elektrike prej çeliku.

Trageti fillon ditën tjetër, destinacioni është për këtë arsye kampingu Natyral, i cili gjithashtu jep dhoma me qera, në fund të rezervuarit. Stuhia në zhvillim fryn në pluhur prej zhavorit, njehsohet në fundit me një urë të vjetër betoni, shumica prej tyre nuk kanë kangjella, duke përfshirë padepërtueshëm uji gri-jeshile, dritat e forta të verdha të hidrocentralit ndriçojnë Gri nër të kuqe peizazhin shkëmbor industrial – gjendje apokaliptike. Vështirë të besohet se deri në ndërtimin e autostradës në vitin 2008, lidhja me Kosovën ishte kështu. Në kamp takon nga Steiermark, Salzburg, Mynih, Baseli und Viena.

Ngarkimi i tragetit në mëngjesin e ardhshëm është një spektakël. Skela është e përshtatshme vetëm për automjetet e larta me katër rrota, kështu që një masë shqiptarësh të rinj mbajnë me kujdes makinat me peshë të vogël në anije. Ata kërkojnë që bordet të plotësohen, pastaj vendosin makinat aq të shtrënguara sa duhet të dalin nga dritarja. Me vonesë ajo fillon, derisa Fierza është dy orë me makinë përmes një peizazhi mbresëlënës në gji. Anët malore të pyllëzuara zhyten në ujë, duke ndryshuar ngjyrën e tij nga e gjelbërta e myshkut në blu-jeshile. Tani bëhet e qartë se pse Liqeni i Komanit gjendet në pothuajse çdo film shqiptar. Lundërtarët, megjithatë, nuk kanë sy për gjirin, ata preferojnë të garojnë me tragetin e dytë – atje është ajo përsëri, krenaria.

Fiqiri Sejdiaj : anekdotë në vend të prologut


Njehere, At Gjergj Fishta po udhetonte me nje pop e nje hoxhe. Pasi kishin bere nje cope rruge, hoxha qe kerkonte te vinte ne loje At Gjergj Fishten i thote:



– At i nderuar, a s’me thua, pse nuk martohen prifterinjte katolike? Qe, psh. – vazhdoi hoxha. Zoti na jep ne muhamedaneve deri ne 7 gra, popeve 1, kurse juve asnje! Si e shpjegon zotrote kete?

– Eh, more te paca, – ia kthen Fishta. – Kur Zoti krijoi gruan, bani tete pernjiheri. Kur i dergoi ne toke, aty ndodhi nji hoxhe, nji pop e nji prift. Hoxha si ma i forti, kcej i kapi shtate gra pernjiheri. Popi mori ate qe kish metun, kurse prifti mbeti pa gja. Pas kesaj, prifti shkoi te Perendia e u ankue: “Aman o Zot, po si eshte kjo pune? Hoxha shtate, prifti nji, e une asnji. A eshte e drejte kjo pune? Te lutem vur drejtesi!

– Mos u idhno o prift, ia ktheu Perendia, se une per te miren tende mendova. Hoxhes i dhashe 7 me i mbajt, Popit nji, kurse ty asnji, per te kene i lire e per te ba qejf me te tana. Ja pse nuk martohemi na! – e mbylli biseden Fishta, duke e lene hoxhen gojehapur.

Ky eshte katoliku fanatik At Gjergj Fishta qe ven bishta per gjithcka. Per atin e “Lahutes se Malcise” eshte shkruar qe kur ai ishte gjalle. Kjo do te thote se kleriku i sferave te larta, akademiku, poeti, perkthyesi, deputeti, anetari i Kongresit te Manastirit, anetari i delegacionit shqiptar ne Konferencen e Paqes ne Paris, At Gjergj Fishta ishte njeri me peshe. Duke gjykuar nga vepra letrare qe na ka lene pas, e vecanerisht nga “Lahuta e Malcise” At Gjergj Fishta identifikohet gabimisht pothuajse nga te gjithe pikerisht me kete poeme te gjate ne vargje. Pak flitet per “Mrizi i Zanave” apo “Gomari i Babatasit”. Aspak per klerikun pedagog apo gjuhetarin e palodhur, per estetin apo publicistin, per deputetin apo kerkimet e tij ne fushen etnografike.

Kalohet ne heshtje dhe nuk flitet fare per At Gjergj Fishten si piktor, skulptor apo kerkimet e tij ne fushen e naftes. Fishta eshte poet i madh!- deri ketu shkon mendimi i shumices. Madje kur permendet Fishta nenkuptohet menjehere “Lahuta e Malcise”. Mirepo mjafton t’i hedhesh nje sy perciptazi fondit Fishta ne arkivin qendror te shtetit per te kuptuar interesat e tij te gjera ne fushen e gjuhes e te arsimit. Ai ka qene jo thjesht anetar, por nje nga nismetaret e kongresit te Manastirit dhe vendimeve te rendesishme qe u moren atje. Ai eshte marre me programet e shkollave te arsimit shqip, me problemet e tikes dhe moralit. Sepse sipas tij “zhvillimi i vendit nuk mund te kuptohet pa nje kulture te gjere perendimore”.

Fishta ka qene gjithashtu edhe nje botues i shkelqyer. “Hylli i Drites” eshte pikerisht botim i dretuar prej tij. Ai ka qene gjithashtu nje publicist i mrekullueshem. Polemikat e tij me At Anton Arapin dhe Ismet Toton jane nje shembull i shkelqyer per gazetarine e sotme. Ato jane teper te ndezura, por askund nuk ka fyerje dhe banalitete. Ashpersia e ketyre polemikave qendron brenda caqeve te etikes qytetare si per ate qe i shkroi, ashtu dhe per ata qe i lexonin. Duke dhene nje veshtrim te shkurter mbi personalitetin polihedrik te At Gjergj Fishtes, s’mund te mos evidentojme atdhedashurine e tij te pakufijshme per Shqiperine. Kudo e per cdo gje ishte atdheu.

Ne Konferencen e Paqes ne Paris, ai jep nje kontribut te jashtezakonshem duke shfrytezuar te gjitha njohjet e miqesite. Duke qene nje klerik katolik ne Evropen katolike, Fishta gjen miq e ben miq kudo. Te gjithe e dine se Fishta ka perkthyer Molierin. Keto pjese viheshin ne skene nga dy shoqerite kulturore qe ekzistonin ne ate kohe ne Shkoder: “Rozafa” e “Bogdani”. Pra ishte nje nder iniciatoret e grupeve teatrale. Natyrisht ne kete pune ai nuk ishte vetem, por ama ishte nder me te rendesishmit bashke me Kol Hidromenon, qe bente dekorin e ketyre pjeseve.

Pra, aq i madh ka qene fishta, sa menjehere pas vdekjes se tij ne vitin 1940 e me pas ne provimin shteteror te maturave te Shqiperise, ka pasur tema te tilla hartimi si “Fishta dhe Naimi”. Edhe pas clirimit (ne vitet e para) ai futet ne programet mesimore brenda e jashte Shqiperise.

Gjithsesi, te gjitha keto, ne nje menyre apo ne nje tjeter njihen. Po atehere cila eshte ana tjeter e ketij kleriku fanatik?

At Gjergj Fishta

Fishta piktor

Shume vite me pare, studiuesi i arteve figurative Ferit Hudhri shkruan: “Edhe Fishta eshte marre me pikture. Ai duhet te kete rreth 20 piktura”. Mirepo ne ate kohe z.Ferit Hudhri jo vetem qe nuk jep asnje te dhene tjeter, por nuk na prezanton asnje pikture te tij. Edhe ne sot, nuk jemi ne gjendje te japim te 20 pikturat e Fishtes, por jemi ne gjendje te argumentojme faktin e padiskutueshem se Fishta ishte vertete edhe piktor. Per here te pare, gazeta “Koha Jone” po u prezanton tre skica origjinale te bera nga Fishta, te cilat per fat te mire ruhen ne Arkivin Qendror te Shtetit. Natyrisht ne kete arkiv ruhen dhe disa vizatime te tjera me te thjeshta te shperndara neper faqet origjinale te doreshkrimeve te tij. Sic duket keto skica do te jene bere ne momente pushimi apo meditimi per te kaluar nga nje kapitull ne tjetrin. Diku nje lule, diku nje zog, diku nje portret e diku sic eshte faqja e pare e doreshkrimit te “Baba Tasi”, vete Baba Tasi hypur ne gomar duke dale nga parlamenti. Fishta ka qene dhe mbetet nje poet i madh. Po kush tha se ai nuk do te ishte edhe nje piktor i madh ne se do te merrej me pikture? Nder vizatimet e tij qe ndodhen ne Arkivin Qendror te Shtetit, ne vecuam xhamine e Elbasanit. Vini re! Fishta vizaton nje xhami!? Si klerik i larte katolik, logjikisht ai duhet te vizatonte nje kishe. Xhamia ishte e kunderta e tij.

Estetikisht e papranueshme. Mirepo Fishta nuk ishte si gjithe te tjeret. Madje ai nuk mendonte e vepronte si gjithe te tjeret. Pikerisht se ishte ndryshe mbetet i madh. “Xhamia e Elbasanit” nuk eshte nje vizatim i thjeshte, shkeleshko, i bere ne cast e menjehere. Jo. Ajo eshte gati kompozim. E vizatuar per nje kohe te gjate, ndoshta me ore te tera perderisa ka te vizatuar cdo gur e cdo gjethe selvie. Ne kuptimin figurativ, tre selvite simbolizojne tre fete kryesore ne Shiperi, ku te krishtere, katolike e ortodokse jepen gati te bashkuar. Fakti qe Fishta vizaton nje xhami ne Elbasan tregon se ai ka patur lidhje te forta me kete qytet. Ne fillim te shekullit te XIX Shkodra dhe Elbasani jane perpjekur per te bashkuar kishat shqiptare ne nje te vetme. Te dyja keto qytet kishin njerez te shquar ne fushen e letrave dhe te arsimit. Feja s’i ka penguar aspak per te punuar bashkarisht. Xhamia e Elbasanit eshte punuar me laps te holle. Ajo ka permasat 30 x 20.

Vizatimi i dyte eshte nje portik me kater harqe. Jo pa qellim eshte marre nje flete e ndare me kuadrate te vegjel, sic duket per te llogaritur me mire permasat. Aq i sakte eshte ky vizatim sa nuk jane harruar as hijet dhe ornamentet e portikut. Portiku ka dy shkalle, kater harqe ku njeri prej tyre eshte detajuar imtesisht, 6 dritare te medha dhe ballkonin siper. Vizatimi i trete eshte me shume nje autoportret i Fishtes me shpate ne dore, qe duket me shume si riprodhim i marre prej dikujt tjeter. Gjithsesi nuk eshte detyra jone te flasim per cilesine, nivelin artistik etj. pasi kjo eshte detyre e specialisteve te kesaj fushe. Detyra jone eshte te zbulojme per here te pare para publikut te gjere tre skicat e Fishtes ashtu sic i ka bere ai ketu e 70 vjet me pare. Njeriu qe ka dashur natyren dhe jeten kaq shume, mesiguri ka dhe pune te tjera. Ferit Hudhri thote se ka 20 piktura, ndoshta edhe me shume, po ku jane? Mesiguri tek miqte e tij te shumte brenda e jashte Shqiperise. Po si shpjegohet qe veprat origjinale te Fishtes, leterkembimi, anekdodat per te, vizatimet, studimet si dhe shume materiale te tjera te cmuara te At Gjergj Fishtes ndodhen ne Arkivin Qendror te Shtetit, kur dihet qendrimi i Nomenklatures se Larte ndaj Fishtes?

Nevila Nika specialsite ne Arkivin e Shtetit Shqiptar sqaron se dokumentat per Fishten kane ardhur ne AQSH qysh me hapjen e ketij institucioni, shume kohe me pare se sa te vinin dokumentat e klerit katolik me 1947. Ju e dini,- vazhdon ajo,- se drejtori i pare i ketij institucioni ka qene Zef Malaj, i cili se bashku me Injac Zamputi u kujdesen qe materialet e Gjergj Fishtes te merreshin e te sistemoheshin me kujdes. A ishte kjo deshire e regjimit i cili i hoqi nga qarkullimi te gjithe veprat e Fishtes ashtu sic hoqi nga tekstet e shkollave edhe emrin e tij e cdo gje tjeter qe lidhej me te. Eshte e cuditshme kjo kontradikte. Sa me shume menjanohej nga jeta jashte dyerve te arkivit, aq me shume pasurohej fondi i At Gjergj Fishtes brenda dyerve te ketij arkivi. Zonja Nevila na tregon disa variante ne doreshkrim te “Lahutes se Malcise” si dhe variantin perfundimtar te saj, leterkembimet, perkthimet, gjithcka- perfshi ketu edhe vizatimet. Zef Malaj dhe Injac Zamputi duke patur nje nuhatje te holle per ate qe mund t’i ndodhte klerikut te madh si dhe duke ditur vleren e tyre te jashtezakonshme mblodhen shpejt e shpejt cfare mund t mblidhnin dhe i arkivuan. I arkivuan dhe i shpetuan. Kjo tregon se ata qe e kane drejtuar kete institucion i kane kaluar jo vetem kufizimet ideologjike, por edhe kufizimet e regjimit qe udhehiqte Shqiperine e asaj kohe.

Fishta gjeolog?

Pas termetit qe ra ne Shkoder ne fillim te shekullit te kaluar, diku ne rrethina, toka u nda ne dysh vertikalisht dhe prej andej filloi te buroje uje i zi. Ne qytet ky lajm u perhap si nje kob. Per Fishten ndodhi e kunderta. Ky nuk ishte kob. Ky mund te ishte nje lajm i gezuar, prandaj u nis menjehere per te pae uji ne zi. Mos valle ishte nafte? Ne se jo, mos valle ne rrethina apo ne zonen e ulet bregdetare kishte vertete nafte? Keto hipoteza e bene At Gjergj Fishten te merret seriozisht me studimin e shtresave nentokesore n erajonin e Shkodres. Shqetesimi i tij perkon edhe me shume shoqeri angleze dhe italiane te cilat filluan te eksploronin token shqiptare per burimet nentokesore. Nga leterkembimi i Fishtes me patriote te tjere, kuptohet shqetesimi i tij si dhe pikepyetjet qe shtronte se Shqiperia ishte nje vend i paeksploruar dhe me strukturen e shtresave nentokesore mesiguri do te kishte mjaft minerale te dobishme. E cunguar Shqiperia s’kish te ardhme. Ajo qe kish ndodhur pas copetimit ne veri e ne jug ishte nje masaker e vertete. Shkodra me katedralen me te madhe ne Ballkan, Shkodra me 1100 dyqane te mbuluara, qe hapeshin e mbylleshin vetem me dy dyer, po i merrej fryma pas copetimit te Shqiperise.

Nepermjet liqenit dhe Bunes, Shkodra kishte qene qytet port. Anglia, Marseja, Spanja, Portugalia, Italia ishin shume afer saj. Pas copetimit dhe mbylljes se kufirit, Shqiperia kish rene ne cark. Lidhja natyrore me Kosoven e perbere nga e njejta popullate ishte keputur ne mes. Rrenimi i Shkodres nenkuptonte rrenimin e krejt zones veriore, ashtu sic ndodhi vertete. E njejta gjeme ndodhi edhe me Gjirokastren ne jug. Keshtu ardhja e shoqerive te huaja per te zbuluar pasurite nentokesore per Fishten krijonte nje impakt te ri per zhvillimin e vendit. Kjo eshte arsyeja pse At Gjergj Fishta u mor me studimin e gjeologjise e te naftes ne vecanti pavaresisht se nuk na ka lene ndonje veper te shkruar ne kete fushe. Ai nuk ishte inxhinjer, ai ishte patriot i madh, mendimtar i madh, njeri me interesa te gjera qe dilnin jashte veladonit te klerikut, jo vetem ne fushen e letrave ku shkelqen, por edhe ne fusha te tjera te artit e te psikologjise, te politikes dhe shkences.

Nje anekdote ne vend te prologut

Gjon Shqari, i cili e kalonte jeten ku rrafsha mos u vrafsha, nje dite i thote me shpoti At Gjergj Fishtes.

– Si mundet shpirti i njeriut me dal jashte o At? Njeriu vdes, futet ne arke druri, mandej arka e drurit vishet me plumb, mbyllet, futet ne toke, mbulohet me dhe e ju thoni se shpirti i tij fluturoi ne parajse!

Pasi e degjoi me vemendje, At Gjergj Fishta iu pergjigj:

– Me difton nji gja, o Gjon?
– Posi jo, – ia ktheu Gjoni.
– A ke floke, a ke lekure, a ke rrashte?
– Po! – i thote Gjoni, qe s’po merrte vesh se ku do te dilta Fishta.
– Po a s’me thue: tue pase floke, lekure e rashte si ka mujt me te dale mendja jashte? Te bisedosh me mue, te mendosh per diçka tjeter e te veprosh?

Gjoni uli koken e iku hijes.

Ky eshte Fishta brenda dhe jashte veladonit te klerikut i prezantuar kete numer nga “Koha Jone” si piktor me tre krijime origjinale te cilat ekspozohen per here te pare ne faqet e kesaj gazete.

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...