Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/08/07

FLORI BRUQIT - “DIADEMË LETRARE II”


Rezultate imazhesh për rxhep shahu

Rexhep Shahu

Që në krye të këtyre shënimeve për librin “Diademë Letrare II”, të gazetarit, shkrimtarit, kritikut e studiuesit shkencor Flori Bruqi, po e them se nuk do ta ndjek traditën e pahijshme të shkrimeve që bëhen për autorë apo për libra të ndryshëm, ku shkruesit e shkrimeve prezantuese, promovuese apo analizuese, në vend që të flasin rreth autorit e librit që marrin në dorë, fillojnë e rrëfejnë, keq e shumë keq, për dijet e tyre të mangëta, për bëmat e tyre të bëra keq, të pabëra apo të ëndërruara e të pamundura, që shpalosin erudicionin e tyre të mangët e shterpë, që gjejnë rast të nxijnë faqe letre, në gazeta, revista a në libra të huaj, për me folë për veten e tyre e përrallat që kanë dëgjuar kafeneve dhe rrallë, fort rrallë, flasin ndonjë fjalë që s’thotë asgjë për librin e autorin e librit që marrin në dorë apo marrin përsipër ta trajtojnë, duke shpalosë një krekosje acaruese, një padije të thellë e një servilizëm të pështirë ndaj autorit për të cilin duan të flasin, nga ndonjë qëllim jashtëletrar ose për shkak të rrethanave të caktuara, të dyshimta, që shtojnë pabesueshmërinë e artikujshkruesve dhe dëmtojnë e cënojnë autoritetin e librit e të autorit të librit për të cilin nxijnë faqe kompjuteri apo letra të bardha.

Në të shumtën e rasteve, krahas padijes e servilizmit, këto lloj shkrimesh i prodhon ndonjë interes i ngushtë çasti dhe pandershmëria e atyre që shkruajnë.

Them që në krye shënime, pasi është e vështirë t’i klasifikoj këto radhë apo fjalë në ato që njihen si rregullat e qarta të klasifikimit për shkrimet kritike që bëhen për libra të ndryshëm që botohen.
Them është e vështirë sepse ky libër i Flori Bruqit çelet pikërisht me një shkrim të gjatë profesional mbi kritikën letrare dhe kriteret që janë caktuar për të bërë një kritikë, shkrim që e trajton kritikën letrare në thellësi që në fillimet e saj, duke krahasuar e ballafaquar përvoja të ndryshme të huaja e vendase për kritikën dhe kritikën letrare.


Unë e kam të vështirë ta bëj kritikën e kritikës. Thjeshtë po e përshëndes këtë libër të 34 të Flori Bruqit, si një kontribut me vlerë në letrat shqipe, si “një libër që i shtohet mendimit kritik për letrat shqipe” siç shkruan poeti dhe shkrimtari Izet Duraku.

Në këtë libër te Flori Bruqit shfaqet gjeografia e gjërë e tematikës që ai trajton, gjeografia e gjërë e interesave të tij letrare, e autorëve dhe veprave që analizon e merr në shqyrtim. Dhe gjithmonë po flasim për atë që ai ka shkruar, për atë që është në libër dhe jo për ato gjëra, fjalë e qëndrime që mungojnë në libër dhe autori nuk i ka marrë në trajtim në këtë vëllim të dytë të librit të tij “Diademë Letrare II”, por që i gjenden të botuara në organe të ndryshme të shtypit të shkruar a të medias elektronike.

Në Diademë Letrare II, Flori Bruqi ka guxuar të merret me tema të rënda, me autorë të përmasave të mëdha, të cilët me ndikimin e tyre në letrat shqipe e më gjërë në fushën e letrave në shkallë europiane e botërore, janë rrezatues e imponues, janë “të frikshëm” për t’u marrë me to, apo për t’u afruar pranë tyre.

Pas një trajtimi të gjërë e të thellë të kritikës letrare, çfarë është e pse është ajo, si është, ku është e si duhet e mund të jetë në letrat shqipe, kur fillon e si fillon, si është lëvruar e si ka evoluar, Flori Bruqi na paraqet Frojdin me tërësinë e tij dhe të zgjidhjes së enigmave që ky shkencëtar ka bërë për njerzimin.

Flori Bruqi i krijon lehtësi e komoditet lexuesit edhe jo profesionist që ta kuptojë e të bindet për ndikimin e madh që pati në botë e në fushën e letrave Frojdi si psikologu që me tezat e tij u bë i pashmangshëm dhe imponues për t’iu referuar gjithkush që merret me letrat, kritikën letrare dhe laboratorin e krijuesit apo studiuesit shkencor.

Me durim e vullnet të spikatur studiuesi Flori Bruqi analizon tëresinë e veprave kritike të Ibrahim Rugovës dhe ndikimin që ai pati në historinë e letrave shqipe, duke qenë ndër të parët që i drejtoi kamerat dhe interesat letrare e shkencore nga shkenca letrare perëndimore për ta avancuar kështu kritikën dhe studimet letrare të autorëve shqiptarë dhe për t’u shkëputë nga shkolla lindore, term ky thjeshtë konvencional, ashtu siç ishte perëndimor edhe shkrimtari i parë modern i letrave shqipe, Pjetër Bogdani, të cilin Rugova e ka studiuar dhe analizuar në tërësi e në thellësi edhe si artist edhe si filozof paraprijës i modernitetit shqiptar.

Pasi paraqet, siç e përmendëm Ibrahim Rugovën me gjithë plotninë e tij si kritik e studiues i epërm i letërsisë që shërben si model për pasuesit me po atë fuqi e lartësi si politikan i pambërritshëm e i papërsëritshëm i kombit shqiptar, Flori Bruqi sjell vështrimin e tij për Krist Malokin – dijetarin shqiptar të Gracit të Austrisë, këtë aristokrat modern të letrave shqipe, i cili me fuqinë e argumentit e të dijës së thellë u rri si kurorë letrave shqipe dhe shërben si model i vështirë e “arrogant” për pasardhësit për shkak të dijeve, fuqisë dhe elegancës në analiza. Pak dihet për Krist Malokin për shkak edhe të nënvleftësimit a lënies mënjanë me dashje nga politika dhe shkenca letrare zyrtare e udhëhequr nga politika dhe për shkak edhe të skrupulozitetit të tij e të raportit të tij të pakompromis me të vërtetën gjatë analizimit të letërsisë apo të çfarëdo fenomeni shoqëror apo letrar.

Flori Bruqi kalon nga Dante Aligeri te Ismail Kadare i shtyrë nga mesazhet e mëdha që përcjell letërsia e madhe e autorëve që kanë fuqi rrezatuese e unifikuese për letërsinë e tyre kombëtare. Ferri ferr mbetet si dje, sot e nesër.

Qëndresa si vlerë kombëtare e shqiptarëve apo si ëndërr e dëshirë e përhershme e shqiptarëve në shumë vepra të Kadaresë, dimrat si stinë e dimrat si vuajtje për shqiptarët, si metaforë në letërsinë e Kadaresë, urat e kështjellat, besa e mbajtja e fjalës së dhënë, janë qëmtime, gjetje e pohime që Flori Bruqi i lehtëson për lexuesin e pangeshëm a dembel të letërsisë së Kadaresë dhe i paraqet me gjuhën e studiuesit në “Diademë Letrare II”.

“Princin shqiptar të kinemasë”, Bekim Femiun, këtë artist të përmasave botërore, këtë Uliks a Odise shqiptar, këtë patriot shqiptar që bëri për shqiptarët më shumë se divizione e taborre bashkë duke pohuar kudo skenave botërore se ishte shqiptar dhe nuk guxuan t’ia ndërrojnë asnjë germë të emrit asnjëherë, që edhe me vdekjen e vet dhe derdhjen e hirit të trupit të tij në Lumbardhin e Prizrenit i shërbeu Kosovës e shqiptarëve, Flori Bruqi e bën pjesë të librit të tij “Diademë Letrare II”, jo për shkak të librit me kujtime që ka shkruar Bekim Femiu, por për shkak se gjithë jeta e vepra e tij ishte në shërbim të artit e ishte art.

Edhe poeti, shkrimtari, këngëtari e patrioti idealist Jusuf Gërvalla është vështruar në tërësinë e tij nga Flori Bruqi me dashuri e konsiderata për artin e jetën e tij në shërbim të Kosovës e të çeshtejs shqiptare.

Nga “Diademë Letrare II” mësova se Jakov Mile, autori i librit “Raca Shqiptare”, mik i Migjenit, patriot i thekur shqiptar, kishte qenë ministër bujqësie në Shqipëri dhe u ndjeva me turp që nuk e kam ditur kur është dashtë me e ditë për me ia vendosë portretin krahas portreteve të gjithë ministrave të tjerë të bujqësisë të Shqipërisë të ekspozuar në mjediset e Ministrisë së Bujqësisë në Tiranë.

Flori Bruqi edhe për shkak të doktorimit të tij e të shkollimit në në fushën e shkencore të Defektologjisë, është njohur në thellësi me veprën e Jakov Miles, me thëniet e kundërthëniet, me tezat e kundratezat dhe është përfshirë edhe vetë në debatet shkencore e jo shkencore mbi librin e bujshëm “Raca Shqiptare”. Vështrimi për këtë vepër e këtë çeshtje zë vend të rëndësishëm në këtë pjesë të dytë të Diademës Letrare.

Në “Diademë Letrare II” ndërthurën të vjetrit me të rinjtë, të huajt me shqiptarët, të gjallët me të vdekurit e gjallë, shkrimtarët që jetojnë në Kosovë, në Shqipëri, në Diasporë, ata që shkruajnë shqip e ata që shkruajnë për tema shqiptare në gjuhë të huaj dhe ndërthurën mes tyre natyrshëm Aleksandër Xhuvani studiues, gjuhëtar e veprimtar i kulturës kombëtare, Naim Kelmendi poet e publicist, Shefqet Dibrani publicist e poet, Amiko Kasaruho autoritet i rrallë moral i shqiptarëve që shkroi tmerrin e diktaturës komuniste të Shqipërisë që e provoi në kurriz dhe përktheu mrekulli nga letërsia botërore në gjuhën shqipe, shkrimtari Mehmet Kajtazi me korpusin e veprave të tij, Ramiz Kelmendi me kontributet e tij të shumta, Kadrush Radogoshi me jetën e veprën e vet, Engjëll I. Berisha me poezitë e tij, Jakov Xoxa, Sterjo Spase, Haki Stërmilli, Foqion Postoli si katër shkrimtarë të fillimeve të letërsisë së ndërprerë në Shqipëri para diktaturës dhe në fillimet e saj si dhe dhe kompozitori i njohur Rexho Mulliqi që mbetet krenari dhe emblemë në krijimtarinë muzikore shqiptare në Kosovë.

Një libër është si një godinë. Flori Bruqi kishte aq shumë material e lëndë të parë për libër sa nuk mjaftojnë tre – katër libra 300 faqësh për ta përfshi gjithë materialin e lëndën e parë në dispozicion. Shpresojmë se autori do të “ndërtojë” libra të tjerë.



  Librin e autorit Flori Bruqi, "Diademë letrare II"mund ta shkarkoni falas në sektorin


https://view.publitas.com/libraria-online/diademe-letrare-2/page/238-239

2019/08/06

Veni re: “Mos përdorni farmerka të ngushta”, alarmi vjen nga mjekët



Xhinset e ngushta mund të dëmtojnë seriozisht muskujt dhe nervat tuaja. Ky nuk është një mendim i ndonjërës që përdor xhinse të tilla, por e paralajmërojnë doktorët.


 Mediat ndërkombëtare i bëjnë jehonë këtij lajmi pasi një grua në Australi vuajti dëmtim të nervit të këmbës dhe mjekët i prenë xhinset e ngushta për të pasur mundësi për lehtësim.

Këto lloj xhinsesh kanë qenë në modë për shumë vite, por ekspertët kanë paralajmëruar se mund të dëmtojnë muskujt dhe nervat e këmbëve.


“The Journal of Neurology, Neurosurgery and Psychiatry” ka përshkruar rastin në të cilin një 35-vjeçare humbi kontrollin, pasi këmbët e saj u frynë.

Gruaja kaloi disa orë duke ndihmuar familjarët e saj që po zhvendoseshin me shtëpi. 

Pas pak, ajo nisi të ketë vështirësi në të ecur dhe nuk i ndjente më këmbët e saj.

Pasi u rrëzua ajo u përpoq të ngrihej përsëri, por e pamundur. Disa orë më vonë gruaja u dërgua në spital, ku doktorët i prenë xhinset dhe panë se muskujt e saj dhe nervat ishin dëmtuar.

Doktorët besonin se ajo ishte në kushtet e një sindrome të sjelljes, një sindrom që shkaktohet nga rritja e presionit në një hapësirë të mbyllur të trupit e që për pasojë shtyp nervat.

 Pasi i prenë xhinset doktorët, muskujt e gruas u lëshuan dhe ajo nisi të ecte sërish.

Doktorët kanë paralajmëruar gjithashtu më herët për të mos veshur taka të larta dhe xhinse të ngushta, pasi këpucët e tilla rrisin presionin në legenin e trupit, dhe xhinset rrezikojnë dëmtimin e nervave.(F.B)
Ambasada Amerikane në vendin tonë së fundmi ka publikuar një video në rrjetin social Facebook, e cila në fokus ka vetingun.



“Në videon tonë të fundit, ne ju njohëm me një përmbledhje të reformës në drejtësi. Këtë javë, do të flasim për vetingun. Me siguri ju keni dëgjuar për këtë proces, por përse është vetingu i rëndësishëm? Përse reforma në drejtësi vendosi një proces rivlerësimi për gjykatësit dhe prokurorët dhe si do e ndryshojë kjo sistemin shqiptar të drejtësisë? Shihni këtë video dhe mësoni se si procesi i vetingut do të sigurojë që të gjithë të jenë të barabartë përpara ligjit”, shkruan Ambasada.


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se “po e shohim një botë më të paparashikueshme dhe më të pasigurt”.


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se “po e shohim një botë më të paparashikueshme dhe më të pasigurt”. Duke folur në Qendrën për Studime Strategjike në Universitetin Victoria të Zelandës së Re, ai tha se së bashku me konkurrencën midis fuqive të mëdha, terrorizmi dhe siguria në internet janë sfidat e tjera kryesore me të cilat përballet NATO-ja.

“Interneti po e ndryshon në thelb natyrën e konfliktit, sikurse revolucioni industrial që e ndryshoi natyrën e konfliktit të para Luftës së Parë Botërore”, tha Stoltenberg. Ai gjatë fjalimit fajësoi Rusinë për shkeljen e traktatit të vitit 1987 për armët bërthamore, duke vendosur raketa të reja, një pretendim që Moska e mohon. Rusia ka thënë se Shtetet e Bashkuara braktisën paktin, në mënyrë që të fillojnë një garë të re për armët. Duke folur për vatra të tjera të krizës në botë, Stoltenberg tha se prania e aleancës në Afganistan është për të siguruar që vendi “nuk bëhet përsëri një strehë e sigurt për terroristët ndërkombëtarë”.


Ai shprehu shqetësimin për vendimin e Turqisë për blerjen e një sistemi rus të mbrojtjes ajrore sepse, sipas tij, këto pajisje “nuk do të integrohet në sistemin e integruar të mbrojtjes ajrore dhe raketave që kemi tashmë aleanca i ka në Evropë”.

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se Rusia do të përgjigjet me masa të njëjta, nëse Shtetet e Bashkuara zhvillojnë raketa bërthamore me rreze të shkurtër dhe të mesme

Rezultate imazhesh për putin donald trump

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se Rusia do të përgjigjet me masa të njëjta, nëse Shtetet e Bashkuara zhvillojnë raketa bërthamore me rreze të shkurtër dhe të mesme, pas daljes nga traktati kryesor i kontrollit të armëve bërthamore. “Nëse Rusia merr informacion të besueshëm, se Shtetet e Bashkuara përfundojnë zhvillimin e këtyre sistemeve dhe fillojnë t’i prodhojnë ato, Rusia nuk do të ketë mundësi tjetër, përveç se të angazhohet në një përpjekje në shkallë të plotë, për të zhvilluar raketa të ngjashme”, tha Putin përmes një deklarate.

Vërejtjet e Putin-it erdhën pasi Shtetet e Bashkuara, më 2 gusht, u tërhoqën zyrtarisht nga Traktati i Forcave Bërthamore (INF), që u nënshkrua nga ish-presidenti i SHBA-së, Ronald Reagan, dhe lideri sovjetik, Mikhail Gorbachev në vitin 1987. Rusia kishte pezulluar më parë pjesëmarrjen e saj në traktat, pasi presidenti amerikan, Donald Trump, më 1 shkurt, njoftoi se Shtetet e Bashkuara po planifikojnë të tërhiqen nga traktati.


Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja e kanë akuzuar Rusinë për shkelje të paktit. Moska i mohoi pretendimet dhe i akuzoi Shtetet e Bashkuara se dëshirojnë të braktisin paktin, në mënyrë që të mund të fillojë një garë e re për armët. Putin tha se është thelbësore që Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, të rifillojnë bisedimet për kontrollin e armëve, për të parandaluar atë që ai e përshkroi si një garë të “pandërprerë” të armëve.

“Për të shmangur kaosin pa rregulla, kufizime ose ligje, ne duhet të peshojmë edhe një herë të gjitha pasojat e rrezikshme, dhe të fillojmë një dialog serioz dhe domethënës”, tha Putin. Presidenti Trump më 2 gusht u tha gazetarëve se do të donte të krijonte një marrëveshje të re me Rusinë, që do të zvogëlonte të gjitha armët bërthamore. Ai tha se marrëveshja ndoshta do të përfshijë edhe Kinën. Pekini është përgjigjur duke thënë se “në asnjë mënyrë nuk do të pajtohej ta bënte Traktatin shumëpalësh”.

Antisemitizmi

Sa i përhapur është antisemitizmi?



Ndonëse refuzimi ndaj hebrejve nuk po përhapet më fort midis gjermanëve, shkruan SZ, antisemitizmi e tregon fytyrën e tij gjithnjë e më hapur.

Antisemitizmi në Gjermani po shtohet, dëgjon të thuhet shpesh. Por a tregojnë shifrat se gjithnjë e më shumë njerëz në Gjermani kanë një qëndrim antisemitik, pyet gazeta Süddeutsche Zeitung (SZ) në një shkrim të premten (02.08.2019)? Dhe a është i lidhur antisemitizmi me një qëndrim ekstremist të krahut të djathtë?


Që nga viti 2001, Ministria e Brendshme e Gjermanisë publikon çdo vit në statistikat e policisë për numrin e veprave penale me motive antisemite dhe i ndan ato në kategori të caktuara të autorëve. Kështu, sipas ministrisë, në 2018 ka pasur gjithsej 1799 akte antisemite. Në vitin 2014 kishte rreth 1.600 raste, ndërsa në vitin 2006 më shumë se 1.800. Që nga viti 2001, ka pasur mesatarisht rreth katër akte në ditë. Në mënyrë të ngjashme luhatet numri i akteve të dhunës: midis 28 dhe 64 raste në vit janë raportuar që nga viti 2001. Në vitin 2018 ka pasur 37 raste.

Numër i lartë krimesh të paraportuara

Sidoqoftë, ekspertët supozojnë se ekziston një numër i madh rastesh të paraportuara. Për shembull, një studim i Agjencisë së Bashkimit Evropian për të Drejtat Themelore (FRA) mbi antisemitizmin në shtetet e BE tregoi që në 2013, se në pesë vitet paraprijëse vetëm 28 përqind e hebrejve që kishin qenë viktima ngacmimi të rëndë antisemit e kishin raportuar këtë në polici ose te ndonjë organizatë tjetër. Prandaj, numri aktual i veprave të tilla penale mund të jetë më shumë se tri herë më i lartë.

Edhe raportet e incidenteve antisemite në Berlin, të cilat i mbledh që prej vitit 2015 “Qendra e Kërkimit dhe e Informacionit Antisemitizmi” (RIAS) e Shoqatës për Kulturë Demokratike në Berlin tregojnë një numër të madh të rasteve të paraportuara. Në vitin 2016, u llogaritën 470 incidente, krahasuar me 951 në 2017 dhe 1083 në 2018. Më dendur RIAS regjistron “sjellje fyese” – d.m.th. sjellje të qëllimshme dashakeqe ose diskriminuese, edhe pa stereotipe antisemite.

Numri i akteve antisemite është pra i lartë, dhe ka dukshëm më shumë raste sesa tregojnë statistikat e policisë. Sidoqoftë, rritja e tanishme nuk duhet të jetë patjetër një fenomen afatgjatë dhe i qëndrueshëm. Statistikat mund të përdoret të paktën si sinjal: në vitet 2002 dhe 2006, shifrat e incidenteve këtu ishin më të mëdha.

Por aktualisht, sipas SZ, ekziston një gatishmëri në rritje për t’i shprehur hapur qëndrimet antisemitike në internet, veçanërisht në mediat sociale. “Antisemitizmi ekzistues është bërë më i dukshëm në nivelin e qëndrimit,” vëren edhe politologu i Berlinit, Samuel Salzborn. Qëndrimet agresive, i thotë ai SZ, pasohen nga krime, sulme fizike, propagandë dhe fyerje(DW)

Njerëzit më të pasur në të gjitha kohërat

Sipas revistës “Forbes”, amerikani Jeff Bezos është sot njeriu më i pasur në botë. 

Themeluesi i kompanisë “Amazon”, ka një pasuri prej 131 miliardë dollarësh, që e bën njërin nga njerëzit më të pasur në historinë moderne. 

Është e vështirë të imagjinohet dikush tjetër, me më shumë para se sa Bezos.

E megjithatë, ai është larg nga të qenit njeriu më i pasur që ka ekzistuar ndonjëherë. Shumë kohë para internetit dhe tregtisë elektronike, njerëzit më të pasur në tokë ndërtuan perandoritë e tyre dhe i zgjeruan ato, duke përdorur ushtri të fuqishme, apo duke tregtuar ar. Të gjithë ata kishin diçka të përbashkët; pasuria e tyre kishte gjithmonë një lidhje me pushtetin. Ja cilët ishin ata:


Henry Ford – 200 miliardë dollarë
Kur Henry Ford vdiq në vitin 1947, ai kishte ndërtuar një perandori, që kishte një vlerë prej 200 miliardë dollarësh me kursin e sotëm. Ai është themeluesi i “Ford Motor Company”, që prodhonte makinave me çmime të përballueshme nga shumica e amerikanëve. Modeli i tij revolucionar i biznesit, ishte një histori e vërtetë suksesi.
Muammar Gaddafi – 200 miliardë dollarë
Diktatori libian, e krijoi atë pasuri gjigante, përmes vjedhjes së të ardhurave nga nafta e vendit. Gaddafi u vra nga forcat kryengritëse në tetorin e vitit 2011. Një pjesë e llogarive të tij bankare janë ende të ngrira. Por autoritetet besojnë se një sasi e konsiderueshme e pasurisë së tij, është e fshehur në shumë vende afrikane.
Cornelius Vanderbilt – 215 miliardë dollarë
Kur vdiq në vitin 1877, ai ishte njeriu më i pasur në Shtetet e Bashkuara. Vanderbilt e vuri pasurinë e tij falë ndërtimit të hekurudhave dhe transportit. Në 1817, së bashku me një tjetër, Vanderbilt nisi të transportojë njerëz nga Nju Jorku drejt Nju Xhersit, dhe ky biznes shumë shpejt u shndërrua në një perandori.
Osman Ali Khan – 230 miliardë dollarë
Në vitin 1937, revista “Time” shpalli Osman Ali Khanin si njeriun më të pasur në botë. Gjatë viteve 1911-1948, ai ishte sundimtar i pricipatave të Hiderabad dhe Berar, në Indinë e sotme. Ai kishte 400 milionë dollarë vetëm në bizhuteri.
Cari i Rusisë Nikolai Romanov – 300 miliardë dollarë
Nikolai Alexandrovich, ishte emri më i rëndësishëm i dinastisë ruse Romanov. Sundimtari i fundit i Rusisë perandorake, sundoi vendin gjatë viteve 1894-1917. Mbretërimi i tij përfundoi me revolucionin bolshevik, kur u ekzekutua bashkë me familjen në vitin 1917.
Andrew Carnegie – 310 miliardë dollarë
Ishte një miliarder i vetë-bërë. Prindërit e tij ikën nga Skocia në SHBA për një jetë më të mirë. Kur Carnegie ishte adoleshent, punonte në një fabrikë pambuku dhe fitonte 1.20 dollarë në javë. Më pas, u punësua si një lajmëtar në një kompani telegrafike, ku mësoi se si të përdorte pajisjet. Në atë kohë, ai mësoi shumë edhe mbi industrinë hekurudhore, dhe më vonë ngriti kompaninë e tij të përpunimit të çelikut. Përkundër gjithë pasurisë së tij, Carnegie bëri një jetë modeste, dhe e dhuroi për bamirësi një pjesë të pasurisë së tij.
Perandori indian Akbar I – Zotëronte 25% të ekonomisë globale
Ai lindi shekullin XVI-të, dhe njihej si “më i madhi i perandorisë Mughal në Indi”. Gjatë mbretërimit të tij, perandoria Mughal përfaqësonte 25 për qind të ekonomisë globale. Ai investoi shumë mbi ushtrinë e tij, duke synuar zgjerimin e perandorisë. Megjithëse ishte musliman, ai respektonte fetë e ndryshme që ekzistonin në territorin e perandorisë së tij.
Augustus Caesar – Zotëronte 30% të ekonomisë botërore
Kur Augustus Caesar sundoi perandorinë romake, kjo e fundit zotëronte mbi 30 për qind të ekonomisë botërore. Augusti kishte një pasuri të madhe personale, por pasuria e tij është e pamundur të llogaritet me saktësi. Disa ekspertë, pohojnë se ai sot do të kishte trilionë dollarë.
Genghis Khan- E pamundur për t’u llogaritur
Genghis Khan, ishte udhëheqësi i Perandorisë Mongole gjatë shekullit XIII. Kur ishte 20 vjeç, ai ndërtoi një ushtri, duke synuar të shkatërronte fiset rivale në Azi. Genghis ishte i njohur për brutalitetin por edhe për taktikat e tij ushtarake. Kur vdiq në vitin 1227 në rrethana të paqarta, perandoria mongole ishte më e madhja që ka parë bota ndonjëherë.
Mansa Musa – Mbi 400 miliardë dollarë
Sipas shumë historianëve, Mansa Musa, ka qenë njeriu më i pasur që ka ekzistuar ndonjëherë. Ai ishte sundimtari i Afrikës Perëndimore gjatë shekullit XIV. Pasuria e tij është e pamundur të llogaritet me saktësi. Edhe pse disa njerëz thonë se ajo ishte rreth 400 miliardë dollarë. Në atë kohë, mbretëria e tij, ishte prodhuesja më e madhe e arit në botë....
Jeff Bezos: Shefi i kompanisë Amazon, ka një pasuri prej 165 miliardë $.
Eduardo Saverin:  Sipërmarrësi brazilian, ishte nga aksionerët fillestarë të Facebook. Sot zotëron 11.6 miliardë $.
Mark Zuckerberg:  Themeluesi i Facebook, u bë miliarder kur ishte vetëm 23-vjeç. Sot ka 75 miliardë $.
David Filo & Jerry Yang: Ishin studentë, kur themeluan faqen e mirënjohur të internetit Yahoo në vitin 1994. Në vitin 2017, e shitën për 4.48 miliardë $.
Mark Kuban:  Krijoi Broadcast.com, që më vonë u ble nga Yahoo. Sot ka 4.1 miliardë $.
Patrick & John Collison: Themelues të “Stripe”, që merret me miliarda transaksione financiare çdo vit. Në vitin 2016, “Stripe” vlente 9 miliardë $.
Evan Spiegel & Bobby Murphy:  Themelues të aplikacionit “Snapchat” në vitin 2011. Më 2014, kompania e tyre vlente mbi 1 miliardë $.
Pierre Omidyar:  Themelues i uebsajtit të shitjeve “ebay”. Sot ka 13.8 miliardë $.
Sean Parker:  Presidenti i parë i Facebook në vitin 2004. Më vonë themeloi Napster. Sot ka 2.7 miliardë $.
Jay S.Walkër:  Krijoi në vitin 1997 “Priceline”, faqe e internetit kur prenotohen udhëtimet.
Flori Bruqi 

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...