Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/11/17

Efekti Sylë Tahirsylaj



Artan Mustafa

Shumica e njerëzve e njohin vetëm nga parashikimet e motit, të cilat nuk ka ndodhur rrallë të jenë objekt sarkazmi, por ai është një aktivist i suksesshëm, nga brenda institucioneve të vendit, dhe një njeri që i di mirë sëmundjet e ambientit tonë. “Butterfly effect” mund të jetë dogmë shkencore për ndjeshmërinë e klimës, por roli i Sylë Tahirsylajt është përcaktues në vendin e resurseve të vogla. Ai po tregon zëshëm se çfarë duhet bërë me hapësirën ku marrim frymë. Gjashtëdhjetedyvjeçari flet me mburrje për një jetë me sakrifica, por të karakterizuar shpesh me rebelim kundër autoriteteve dhe me rezultate. Teksa fut të dhënat që i merr nga aparatet moderne në modelin kompjuterik ‘McKenzie’ për të llogaritur parashikimet më të reja të motit, ai thotë se Kosova tashmë posedon një kapital serioz në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës. “Ne bëjmë matje të ujit, ajrit dhe dheut”, thotë Tahirsylaj, i cili ishte vendosur në atëherë Entin Meteorologjik në vitin 1988, pasi kishte mbaruar studimet përkatëse të magjistraturës në Beograd. “Ato mund t’i hyjnë në punë institucioneve për të vlerësuar ndikimin e fabrikave, për planifikime të ndërtimeve të ndryshme rrugësh, urash, hekurudhash”.


Në vitin 1990, Tahirsylaj së bashku me kolegët tjerë shqiptarë ishin larguar nga puna në Entin Meteorologjik ndërkohë për të punuar në arsim dhe vazhduar studimet në Shqipëri. Kur lufta mbaroi ai e kishte gjetur Institutin, pasionin e tij, krejtësisht në rregull. Por javë më vonë të gjitha shënimet që datonin që nga vjetari i parë i vitit 1925 ishin djegur nga një komandant lufte që i donte barakat për shtëpi. “U deshtë shumë kohë për ta mëkëmbur”, thotë ai. “Tani kemi 30 ekspertë dhe kemi thithur rreth 20 milionë euro fonde të huaja”. Për shembull, pesë muaj më parë instituti kishte marrë pajtimin e organizatës EUMESAT për të marrë foto dhe të dhëna tjera satelitore prej saj. Tani parashikimet janë edhe më të sakta dhe ai i sheh ato të rëndësishme për aktivitetet e kosovarëve. Jo vetëm atyre që donë t’ia qëllojnë se çfarë duhet të veshin kur të çelin një ditë të re, por sidomos agronomëve dhe planifikuesve.Ai qeshet me parashikimet e disa shkencëtarëve skeptikë se bota do të përballet shpejt me ngrohje të fortë, dhe se rajoni i Ballkanit Perëndimor do të përjetojë thatësi të madhe të tokës. “Ngrohja globale është thjesht temë politike”, shprehet ai, me një dozë konservatizmi. “Unë besoj kjo është rezultat i aktivitetit diellor dhe cikleve të natyrshme. Nga studimet e mia mund t’ju them se në tetëdhjetë vitet e fundit, ka pasur 0.4 gradë Celsius ngritje të temperaturës në Kosovë”.Tahirsylaj cekë se temperatura më e nxehtë ishte regjistruar në vend në vitin 1965 dhe ishte 39.05 gradë Celsius ndërsa më e ftohta në Gjilan, -34.5 gradë Celsius, në vitin 1963.

Por, ka diçka tjetër në lidhje me ambientin që atij ia tërheq vëmendjen shumë më tepër. “Janë katër pika të nxehta”, me gjuhën e tij. Së pari, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK). Kosovarët e blejnë energjinë më së shtrenjti në rajon kurse ajo ka qenë problem ndotje moti, prandaj edhe analizatori i parë nga Franca në ish-Jugosllavi ishte sjellë në Kosovë për të matur cilësinë e ajrit më 1988. Korporata asnjëherë nuk kishte përmbushur kriteret teknike. “Është më së miri të mbyllet në tërësi, unë jam ithtar i këtij opsioni”, shprehet profesori i meteorologjisë.Energjia do të kompensohej përmes erës, diellit dhe energjisë termale ku vendi ka burime. Sipas tij, vetëm Prishtina ka 5.8 orë mesatarisht diell në ditë që është potencial i mirë për panele solare. “Fundja, më lirë kushton edhe me e ble”.Sidomos ai e sheh kërcënues një grumbull prej 18 mijë tonësh fenoli afër Obiliqit – pasojë natyrore (nga kalbja) dhe industrializimi përmes gazifikimit, përpara luftës. Fenoli ka kapacitet tretës, depërton thellë në ujë, mund të shkaktojë kancer dhe sterilitet. “Është një bombë atomike”, thotë Tahirsylaj. “Flora dhe fauna do të merrnin fund deri në detin e zi në rast të një aksidenti dhe lumi sitnica nuk ka kapacitet për ta tretur”.

Elementi i dytë është kontaminimi i ajrit dhe tokës me metale të rënda dhe nitrite në afërsi të KEK’ut, Ferronikelit, Trepçës, fabrikës IBG në Gjilan dhe CEM’it në Kaçanik. “Është problem i madh. Shpesh nëse blihen karota, patate ose lakra në rajonet pranë këtyre vendeve, do të kenë shumë gjasa të jenë të kontaminuara”, thotë ai. “Kërkohet një proces i madh dhe i kushtueshëm i dekontaminimit. Kualiteti i jetës është e drejtë e njeriut”.Pastaj vjen radioaktiviteti. Mbetjet prej shpërthimeve gjatë luftës, rrufepritësit radioaktivë, mbetjet e izotopeve nga produktet mjekësore, llambat jonizuese kundër zjarrit, radioaktiviteti i metaleve të rënda në tokat afër fabrikave kur ndërveprojnë me energjinë diellore, përdorimi i dikurshëm i jodurit të argjendit radioaktiv për të evituar breshrin, gazin radon që del nga toka sidomos nga mihjet, fakti që nuk ka detektor radioaktiv në dogana etj., të gjitha së bashku, sipas tij, e bëjnë ambientin t’i ketë punët keq me rrezatim. “Dhe prapë nuk ka asnjë depo për mbetje radioaktive dhe institucion për asgjësimin e helmeve”. Së fundi, janë mbeturinat që në masën më të madhe nuk riciklohen, hedhën në hapësirë dhe diku edhe rrjedhin ujë të ndotur. Liqenet me ujë të pijshëm kontaminohen me rrugët afër tyre dhe shpesh edhe hedhjet në to. Nga lumenjtë zhavorri hiqet për t’u përdorë në ndërtime. “Të shpresojmë që vendimi i Qeverisë për të ndaluar këtë aktivitet do të respektohet”, thotë Tahirsylaj. Sipas tij, duhet të ruhet autoriteti i lumenjve me plus-minus dhjetë metra përreth tyre. Tahirsylaj thotë se duhet pasur parasysh edhe territorin e ndërtimit në afërsi, pasi lumenjtë rrezikojnë të vërshojnë në ciklin e tyre çdo 51 vjet. Kjo përveç devijimit të shtretërve dhe dëmtimit të ekosistemeve të lumenjve.

Tahirsylaj ka botuar një numër artikujsh shkencorë dhe beson se ka ende shumë për të dhënë nga vetja e tij. Por, pavarësisht problemeve ambientale edhe ai jeton në Prishtinë. “Në kushte ideale, do të jetoja në Prevallë”, shprehet ai. “Atje bëhet gërshetimi i tri klimave – mesdhetare, malore dhe asaj që vjen nga deti Egje. Ndotja është zero”.“Në Prevallë, për këtë, jeton edhe një bimë që nuk gjendet tjetërkund në Ballkan, breu i zi, i njohur edhe si mbreti i bimësisë”.Ai beson në teorinë se klima përcakton shpesh karakterin e njerëzve. Nëse është kështu, s’do mend ç’karakter brumos tek kosovarët ky ambient.

Tahirsylaj sugjeron një sistem organizimi që përkrahë punësimin për të evituar edhe problemet me ambient dhe për të ruajtur shëndetin. “Në të vërtetë, do të duhej një lëvizje e pamëshirshme ambientale dhe padorëza në Kosovë”, thotë ai.

Lasgush Poradeci (27 dhjetor 1899 – 12 nëntor 1987)



Rezultati i imazhit për lasgush poradeci"

Lasgush Poradeci (Llazar Gusho) u lind në Pogradec, më 27 dhjetor të vitit 1899. Ka vdekur në Tiranë, më 12 nëntor 1987. Në letërsinë shqipe është i njohur nën pseudonimin Lasgush Poradeci, qe poet, shkrimtar e përkthyes shqiptar. Pseudonimi letrar me të cilin njihet vjen nga rrudhja e emrit të tij përfshi atësinë, Llazar Sotir Gusho (La-S-Gush) dhe si mbiemër ka përdorur endonimin e vendlindjes, Poradeci. Lasgushi është Autor i dy vëllimeve me poezi “Vallja e yjeve” botuar në vitin 1933 dhe “Ylli i zemrës” në vitin 1937, Këto dy përmbledhje poetike i ka botuar në Bukuresht të Rumanisë. Vëllimin e parë e ka botuar me ndihmën e mërgatës shqiptare në Konstancë; ndërsa vëllimin e dytë i botuar me ndihmën e Mitrush Kutelit. Përmbledhja e dytë poetike përmban edhe vargje të përpunuara nga vëllimi i parë me poezitë me vargënimin e melodinë më të hollë në gjuhën shqipe.

Përpos dy vëllimeve, Poradeci botoi tregime në prozë ndër të përkohshmet e viteve ’30-’40. Veçanërisht tek “Përpjekja shqiptare” e redaktorit Branko Merxhani. Shkrime prej tij janë shfaqur edhe në të përkohshmet Drita dhe Nëntori, të cilat të bluara siç qenë nga censorët e kohës ishin hapësira më të volitshme për serën e shqipëruesve.

Lasgushi është autor i më se shumë se 100 poezive, një pjesë prej të cilave edhe poezi dashurie. Ishte adhurues i fjalëve arkaike, shprehjeve filozofike popullore po aq sa i fjalëve të reja dhe eksperimenteve leksikore për një amë të re. Kuteli që i redaktoi “Yllin e zemrës” e quajti “Poeti i vetëm shqiptar që mendoi, foli dhe shkruajti vetëm në gjuhën shqipe.

Veç të tjerash, janë të njohura poemat: “Eskursioni teologjik i Sokratit”, “Mbi ta”, “Kamadeva”, baladat për Muharrem e Reshit Çollakun. Gjithashtu, përktheu disa nga kryeveprat e letërsisë botërore si: “Eugjen Onjegin” të Pushkinit, lirikat e Lermontovit, të Bllokut, Poemat e Hajnes, të Majakovskit e Miçkieviçit, lirikat e Gëtes dhe Hajnes, poezi të Lanaut, Brehtit; Hygoit, Mysesë, Bajronit, Shellit, Bërnsit, të Emineskut, e poetëve të therë të njohur botëror

Me rastin e 100-vjetorit të lindjes në 27 dhjetor 1999, kryetari i Republikës Rexhep Mejdani i jep titullin “Nderi i Kombit” dhe Pogradeci, qyteti i tij i lindjes titullin “Qytetar nderi”.

Pallati i Kulturës në Pogradec mban emrin Lasgush Poradeci.

Në lagjen Kombinat në Tiranë ndodhet shkolla “9-vjeçare Lasgush Poradeci”.

Rruga te Diga te Liqeni artificial i Tiranës mban emrin Lasgush Poradeci.

Dritëro Agolli(13 tetor 1931 - 3 shkurt 2017.

Rezultati i imazhit për dritero agolli"


Dritëro Agolli lindi më 13 tetor 1931 në Menkulas të Rrethit të Devollit afër Korçës dhe u nda nga jeta më 3 shkurt 2017 në Tiranë. Pasi mori mësimet e para në vendlindje, vazhdoi gjìmnazin e Gjirokastrës, një shkollë me mjaft traditë. Ai vazhdoi studimet e tij në Falkutetin e Arteve në Shën Petersburg. Ka punuar shumë kohë gazetar në gazetën e përditshme "Zëri i popullit", dhe për shumë vjet ka qenë Kryetar i Lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë. Për tridhjetë vjet me radhë Dritëro Agolli u zgjodh deputet. Krijimtaria e tij letrare është mjaft e pasur në gjini e lloje të ndryshme: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash etj. Është fitues i disa çmimeve dhe i nderimeve të tjera. Disa prej veprave më të rëndësishme të tij janë përkthyer në Perëndim e në Lindje. Dritëro Agolli hyri që në fillim në letërsinë shqiptare (vitet'60) si një protagonist i saj, duke i ndryshuar përmasën e së ardhmes. Në veprën e Agollit e pa veten si protagonist bujku dhe bariu, fshatari dhe studenti, malësori dhe fusharaku. Agolli i bë poeti i tokës dhe i dashurisë për të, shkrimtari i filozofisë dhe i dhimbjes njerëzore. Vepra letrare e Dritëro Agollit krijoi traditën e re të letërsisë shqiptare. Ajo na bën të ndihemi me dinjitet përballë botës së madhe. Shkrimtar i madh i një "gjuhe të vogël", ai është po aq i dashur prej lexuesve bashkëkombas, sa dhe në metropolet e kulturës botërore. Dritëro Agolli dhe brezi i tij letrar (vitet '60) nuk u paraqitën me ndonjë poetikë të re, sido që u diskutua mjaft edhe për rimën dhe ritmin, për vargun e lirë dhe vargun e rregullt, për "rreptësinë" e poezisë. Më shumë përvoja e tij krijuese, se traktatet teorike, bëri që të ndryshohej rrënjësisht tradita e vjershërimit shqip. Dritëro Agolli u shfaq në letërsi si një autor me kërkesa të larta për poezinë. Ai synoi një poezi më të përveçme, me më shumë individualitet. Agolli krijoi poezinë e "un-it", përkundër poezisë së "ne-ve", që shkruhej "për të bashkuar masat". Agolli krijoi një model të ri vjershërimi në problematikë dhe në mjeshtërinë letrare, gërshetoi natyrshëm vlerat tradicionale të poezisë me mënyra të reja të shprehjes poetike. Thjeshtësia e komunikimit, mesazhet universale dhe shprehja e hapur e ndjeshmërisë janë shtyllat e forta ku mbështetet poezia e tij. Në prozën e tij Agolli solli risi vetëm në strukturën narrative, por dhe në galerinë e personazheve të veta. Ata janë sa të çuditshëm aq dhe të zakonshëm, sa tragjikë aq edhe komikë, sa të thjeshtë aq edhe madhështorë. Frazeologjia e pasur popullore dhe filozofia jetësore e bëjnë përgjithësisht tërë veprën letrare të Agollit sot për sot ndër më të lexuarën.Në moshën 85 vjeçare ndahet nga jeta me një semundje kronike në mushkri por, ai do të mbetet një nga figurat më të shquara të penës shqiptare.

Krijimtaria

Për nga gjinitë, krijimtaria e Dritëro Agollit është e larmishme. Në vjershat dhe poemat e Dritëro Agollit gjejnë shprehje mendimet dhe ndjenjat e njeriut të ri, patriotizmi dhe besnikëria ndaj idealeve revolucionare, cilësitë e tij morale në jetë dhe në punë (Devon, Devoll, Poemë malore, Hapat e mia në asfalt etj.). Vepra e tij poetike më e shquar është Nënë Shqipëri (1975), ku krijohet figura e Atdheut me traditat heroike, me vështirësitë e shumta që ndeshi në rrugën e vet dhe me vendosmërinë për të përballuar çdo pengesë e armik. Në poemën Baballarët theksohet rëndësia e veçantë e vijimësisë së traditave revolucionare në jetën e shoqërisë. Në një sërë vjershash dhe poemash Dritëro Agolli pasqyron frymën heroike të periudhës së Luftës ANÇ (Poema e udhës, Poemë për babanë dhe për vete etj...

Në prozë bëri emër sidomos romani Komisari Memo (1969), në të cilin pasqyrohet roli i madh edukues dhe drejtues në vitet e Luftës ANÇ. Nga ngjarjet e kësaj periudhe e merr subjektin edhe romani Njeriu me top (1975), që flet për ndikimin e luftës çlirimtare në mentalitetin e njerëzve. Dritëro Agolli ka botuar edhe mjaft tregime e novela nga jeta e sotme. Ndër krijimet satirike romani Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo (1973) vë në lojë konformizmin, servilizmin dhe vanitetin si shfaqje të huaja për njeriun e ri. Në vitin 2011 Dritëro Agolli, është nderuar me titullin doktor Honoris Causa nga Universiteti Europian i Tiranës. Në një ceremoni të veçantë, iu dha ky titull shkrimtarit të shquar “Për kontributin e madh dhe të rëndësishëm në krijimtarinë e tij letrare për më shumë se 60 vjet, si poet, prozatore, dramaturg përkthyes e eseist”.

Vdiç  më 3 shkurt 2017.


Veprat

Në rrugë dolla, 1958 
Hapat e mia në asfalt, 1961 
Zhurma e erërave të dikurshme, 1964
Shtigje malesh dhe trotuare, 1965 
Mesditë, 1969 
Komisari Memo, roman, 1969 
Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, roman 1973
Njeriu i mirë, tregime - 1973
Nënë Shqipëri, 1974 
Njeriu me top, 1975 
Fjala gdhend gurin, 1977 
Trëndafili në gotë, roman, 1980 
Fytyra e dytë, dramë
Mosha e bardhë (dramë)
Udhëtoj i menduar, 1985 
Pelegrini i vonuar, 1993
Kalorësi lakuriq, roman - 1996
Vjen njeriu i çuditshëm, poezi - 1996
Arka e djallit, roman - 1997
Teshtimat e lirisë : njeriu, politika dhe kultura - 1997
Fletorka e mesnatës, 1998
I përndjekuri i dashurisë, poezi - 2013
Prit edhe pak, poezi - 2016
E bukura, lozonjarja, tokësorja Grua, poezi - 2017
Nulla dies sine linea, aforizma - 2017

Flori Bruqi 

Azem Shkrelí (1938-1997)

Rezultati i imazhit për azem shkreli"
Azem Shkrelí lindi më  10 shkurt 1938 në Rugovë të Pejës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa në Prishtinë ai vazhdoi shkollën e mesme për të vazhduar fakultetin Filozofik, degën e gjuhës dhe të letërsisë shqipe. Për shumë vjet ai ka qenë kryetar i shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, drejtor i Teatrit Krahinor në Prishtinë dhe themelues e drejtor i Kosova Filmit.

Poezitë e tij janë përkthyer në shumë gjuhë të huaja. Shfaqja e Azem Shkrelit si poet, përpos që përputhej me ardhjen e talentit të fuqishëm, shënonte njëkohësisht kthesën e parë drejt hapjes dhe modernizimit të poezisë shqipe të Pasluftës. Shkreli u ngjít natyrshëm në kulmet e poezisë së sotme shqiptare dhe këtë vend ai e konsolidoi dhe e përforcoi nga njëra vepër poetike në tjetrën, deri në atë të fundit, që e la dorëshkrim "Zogj dhe gurë", botuar më 1997. Vdiq nmë 27 maj 1997.

Azem shkreli u ngjit në maje të letrave shqipe.

Veprat letrare

Poezi
Bulzat (1960),
Engjujt e rrugëve (1963),
E di një fjalë prej guri (1969),
Nga bibla e heshtjes (1975),
Pagëzimi i fjalës (1981),
Nata e papagajve (1990),
"Lirikë me shi (1994),
Zogj dhe gurë (1997).
Veprat
- “Bulzat” - Kjo vepër është e përbëre nga gjashte cikle : “Poema e pakthyeme”, “Kallximi në tri kangë”, “Akuarele”, “Elegji”, “Intimet” dhe “Hoje”.

Vepra

Kallximi ne tri kange
“Shputat e hueja”, “Mohomi”, “Tuba e tretun” dhe “Nusja”.

AKUARELE

“Mbramje” ketu pershkruhet mbremja e cila i merr kujtimet e dites. “Hana” ketu pershkruhet se si humbet neper re. “Dhe loti” ketu kemi te paraqitur lotet te cilet sikur jane ne pritje gjithmone.

ELEGJI
“Nji jete”, poezitë “Murana”, ”Ne ndamje”, “Rënkimi i vorreve”, “Melodia e nji kasollje”, “Vajzës mbi vorr”.


Intimet
Poezitë: “O, kënge”, “Lirike intime”, “Lotët e maleve” dhe “Kërcënimi”.

HOJE

Ne këtë cikël bëjnë pjese poezitë : “Përralla e mshefun”, “Kepute nji lule”, “Qortim”, “Kur te shkosh…”, “Vargje malli”, “Peshperitje”, “Dashni”, “Portret”, “Deshire”, “Ngashnjim”, “Hoje”, dhe “Dallga” Bernard Lazraj

Prozë

Karvani i bardhë (1961),
Sytë e Evës (1975)
Muri përfundi shqipes Shtatë nga at,
Drama
Fosilet (1968),
Varri i qyqes (1983) etj.

Mehmet Kraja(1952)

Rezultati i imazhit për mehmet kraja"

Mehmet Kraja ka lindur më 27 qershor 1952 në Kështenjë të Krajës, fshat afër Liqenit të Shkodrës, në Mal të Zi. Shkollimin e mesëm e kreu në Ulqin, ndërsa të lartin në Universitetin e Prishtinës, De­gën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqi­pe. Gjatë viteve 1974-76 ishte krye­redaktor i gazetës së studentëve të Universitetit të Prishtinës, Bota e re, më pas punoi si gazetar dhe redaktor i kulturës në gazetën Ri­lindja, ku botoi tekste të shumta publicistike për çështje të ndryshme nga problematika kulturore dhe recensa e shkrime diskurzive për letërsinë. Në fund të viteve tetëdhjetë u inkuadrua në lëvizjet politike të kohës, duke u bërë njëri nga themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Gjatë viteve 1992-99 jetoi dhe punoi në Tiranë. Në atë kohë e pushoi angazhimin politik dhe iu përkushtua letërsisë dhe publi­cistikës. Pas luftës së Kosovës ishte redaktor i kulturës në të për­ditshmen Zëri, më pas redaktor i shtojcës për kulturë në gazetën Koha ditore. Që nga viti 2002 është ligjërues në Fakultetin e Arteve në Prishtinë, ku jep lëndën e skenarit të filmit.

Është anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

Me shkrime letrare filloi të merrej që kur ishte nxënës i gjim­nazit në Ulqin. Tregimet e para i botoi në revistën letrare Jeta e re, nën përkujdesjen e Esad Mekulit. Deri më tani ka botuar dymbëdhjetë romane, katër vëllime me tregime, dhjetë drama dhe pesë libra nga fusha e publicistikës.

Bibliografia

Romane:
Gjurmë në trotuar, Rilindja, Prishtinë 1978.
Portali i perëndive të fyera, Rilindja, Prishtinë 1980.
Moti i Madh, Rilindja, Prishtinë 1981.
Udhëzime për kapërcimin e detit, Rilindja, Prishtinë 1984; Naim Frashëri, Tiranë 1987.
Sëmundja e ëndrrave, Rilindja, Prishtinë 1987.
Net bizantine, Rilindja, Prishtinë 1990.
Muri i mjegullës, Toena, Tiranë 1998.
Edhe të çmendurit fluturojnë, Onufri, Tiranë 2004.
Im atë donte Adolfin, Onufri, Tiranë 2005.
Selvitë e Tivarit, Onufri, Tiranë 2007.
Hotel Arbëria, Onufri, Tiranë 2010.
E zeza dhe e kuqja, Onufri, Tiranë, 2015.

Tregime:
Dritat e mesnatës, Rilindja, Prishtinë 1974.
Vdekja pa emër, Eurorilindja, Tiranë 1995; “Dukagjini”, Pejë 1996.
Portat e qiellit, Toena, Tiranë 1996; “Buzuku”, Prishtinë 1997.
Njëzet tregime për kohën e shkuar, Dukagjini, Pejë 2001.
Hija e qershisë nën dritën e hënës, Toena, Tiranë 2006.

Drama:
Tri drama (“Princi i hijeve”, “Onufri i Neokastrës”, “Hëna prej letre”), Rilindja, Prishtinë 1987.
Pesë ide për lojë skenike (“Muri I, ose ora e shiut”, “Muri II, ose lavjerrësi i rërës”, “Muri III, ose fluturat e bardha”, Muri IV, ose ëndërr qeni”, “Muri V, pse një hënë tjetër prej letre”), Toena, Tiranë 1999.
Krishti qëndroi tri ditë në Kosovë, Jeta e re, Prishtinë 2002.
Grafitet, Jeta e re, Prishtinë 2005.
Im atë donte Adolfin, dramatizim, Prishtinë 2007.
Hëna prej letre, version i ri, Prishtinë 2007.

Kritikë dhe publicistikë:
Shoqërime, Rilindja, Prishtinë 1997.
Vite të humbura, Eurorilindja Tiranë 1995, Rozafa, Prishtinë 2003.
Mirupafshim në një luftë tjetër, Rozafa, Prishtinë 2003.
E shtuna ime, PEN Qendra e Kosovës, Prishtinë 2009.
Identiteti kosovar, PEN Qendra e Kosovës, Prishtinë 2011.

Shfaqje të realizuara:

Princi i hijeve, realizuar në Teatrin Popullor Krahinor në vitin 1984, me regji të Agim Sopit dhe në Teatrin e Gjilanit në vitin 1985.
Hëna prej letre, realizuar nga Teatri i Gjakovës në vitin 1988, në regji të Fadil Hysajt.
Onufri i Neokastrës, nga Tetari Amator “Emin Duraku” i Gjakovës në vitin 1987 në regji të Nimon Muçajt.
Ëndërr qeni, realizuar në Teatrin Kombëtar të Prishtinës në vitin 2001, në regji të Isë Qosjes.
Grafitet, realizuar në Teatrin “Oda” të Prishinës, në vitin 2005, në regji të Isë Qosjes.
Onufri i Neokastrës (version i ri), realizuar nga një grup artistësh të lirë të Gjakovës, në vitin 2006, në regji të Nimon Muçajt.
Hëna prek letre (version i ri), realizuar në Teatrin Kombëtar të Prishtinës, në vitin 2007, në regji të Fadil Hysajt.
Im atë donte Adolfin, realizuar si shfaqja e parë profesioniste e Teatrit të Prizrenit, në vitin 2007, në regji të Agim Sopit.
Rekuiem, realizuar nga Teatri i Qytetit të Gjilanit, 2010.

Çmime:
Çmimi vjetor i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës për veprën më të mirë (për romanin Moti i Madh, 1981).
Çmimi “Hivzi Sulejmani” i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës për prozën më të mirë (për përmbledhjen e tregimeve Vdekja pa emër, 1995).
Çmimi i shtëpisë botuese “Toena” për prozën më të mirë nga pesëqind titujt e botuar (për romanin Muri i mjegullës, 1998).
Çmimi “Pjetër Bogdani” i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës për veprën më të mirë (për romanin Muri i mjegullës, 1999).
Çmimi “Pjetër Bogdani” i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës për veprën më të mirë (për përmbledhjen Njëzet tregime për kohën e shkuar, 2001).
Çmimi “Azem Shkreli” të Ministrisë së Kulturës së Kosovës për veprën më të mirë (për romanin Edhe të çmendurit fluturojnë, 2004).
Çmimi “Mitrush Kuteli” i Ministrisë së Kulturës të Shqipërisë (për përmbledhjen e tregimeve Hija e qershisë në dritën e hënës, 2007).
Çmimi “Petro Marko” i Ministrisë së Kulturës të Shqipërisë (për romanin Selvitë e Tivarit, 2008).

Rexhep Qosja(1936-)

Rezultati i imazhit për rexhep qosja"


Rexhep Qosja ,lindi më 25 qershor  1936 në Vuthaj të Malit të Zi. Katër klasat e para të fi­llores i kreu në Vuthaj, kurse gjysmë­maturën në Guci. Më 1959 mbaroi Shkollën Normale në Prishtinë, ndërsa më 1960 u regjistrua në Degën e Gju­hës dhe të Letërsisë Shqipe të Fa­kultetit Filozofik të Prishtinës, ku u diplomua më 1964. Në vitin 1967 u pranua asistent në Institutin Albano­logjik të Prishtinës dhe gjatë viteve 1967/68 specializoi shkencën e le­tërsisë në studimet e shkallës së tretë në Fakultetin Filologjik të Univer­sitetit të Beogradit. Më 1969 u zgjodh bashkëpunëtor shkencor i Institutit Albanologjik të Prishtinës. Në vitin 1971 mbrojti tezën e doktoratës mbi jetën dhe krijimtarinë e Asdrenit. Pas doktorimit, më 1972, u zgjodh, një herë bashkëpunëtor i lartë e pastaj, këshilltar shkencor në Institutin Al­banologjik, si dhe profesor inordinar dhe profesor ordinar në Fakultetin Filozofik të Prishtinës. Ishte drejtor i Institutit Albanologjik prej vitit 1972 deri më 1981, shef shumëvjeçar i Degës së Letërsisë dhe të Gjuhës Shqipe të Fakultetit Filozofik dhe, gjatë viteve 1974-1975, kryeredaktor i jashtëm i revistës letrare Jeta e Re.

Është autor i mbi tridhjetë librave me studime për letërsinë dhe kritikë letrare, prozë artistike, tregime, romane dhe drama, publicistikë e shkrime polemike. Ka botuar shumë recensione, vështrime, artikuj, sprova, trajtesa e studime në revista shkencore e letrare, duke trajtuar në to çështje të veçanta të letërsisë shqipe dhe të krijimtarisë letrare në përgjithësi. Disa punime dhe vepra të tij janë përkthyer në gjuhë të tjera.

Për krijimtarinë shkencore e letrare është çmuar me: Shpër­blimin e qytetit të Prishtinës, më 1968; me Shpërblimin Krahinor të Dhjetorit më 1969; me dy shpërblime të SHSH të Kosovës, më 1972 dhe 1974 dhe me Shpërblimin e RS të Serbisë – “7 Korriku”, më 1975, me Çmimin “Pjetër Bogdani”, 2010 për romanin “Bijt e askujt”, etj. Është marrë edhe me veprimtari politike; në periudhën 1998-2000 drejtoi një parti politike në Kosovë. Në vitin 2000 kryetari i Republikës së Shqipërisë i dha çmimin “Nderi i Kombit”.



Bibliografia

Vepra në gjuhën shqipe:

Episode letrare, Rilindja, Prishtinë, 1967.

Dialogje me shkrimtarët, Rilindja, Prishtinë, 1968.

Kritika letrare, Rilindja, Prishtinë, 1969.

Antologjia e lirikës shqipe, Rilindja, Prishtinë, 1970.

Kontinuitete, Rilindja, Prishtinë, 1972.

Asdreni – jeta dhe vepra e tij, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 1972.

Panteoni i rralluar, Rilindja, Prishtinë, 1973.

Vdekja më vjen prej syve të tillë, Rilindja, Prishtinë, 1974.

Shkrimtarët dhe periudha, Instituti Albanologjik, Prishitnë, 1975.

Anatomia e kulturës, Rilindja, Prishtinë, 1976.

Mite të zhveshura, Rilindja, Prishtinë, 1978.

Prej tipologjisë deri te periodizimi, ASHAK, Prishtinë, 1979.

Morfologjia e një fushate, Instituti Albanologjik,Prishtinë, 1980.

Nocione të reja albanologjike, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 1983.

Historia e letërsisë shqipe – Romantizmi I-II-III, Rilindja, Prishtinë, 1984-1985.

Antologjia historike e letërsisë shqipe. Poezia dhe Proza, Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore, Prishtinë, 1985.

Porosia e madhe, Prishtinë, 1986.

Populli i ndaluar, Prishtinë, 1990.

Fjalori demokratik, Prishtinë, 1997.

Çështja shqiptare, Historia dhe politika, Prishtinë, 1998.

Ligjërime paravajtëse, Prishtinë, 1998.

Strategjia e bashkimit kombëtar, Prishtinë, 1998.

Paqja e përgjakshme, Konferenca ndërkombëtare për Kosovën, Prishtinë, 1999.

Tronditja e shekullit I, Tiranë, 2001.

Tronditja e shekullit II, Tiranë, 2001.

Një dashuri dhe shtatë faje, roman, bot. Toena, Tiranë, 2001.

I ringjalluri i penduar, tregim satirik. Toena, Tiranë, 2002.

Prej letërsisë romantike deri te letërsia moderne – Shkrimtarë dhe periudha, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2006.

Ideologjia e shpërbërjes, trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Toena, Tiranë, 2006.

Realiteti i shpërfillur, Vështrim kritik mbi pikëpamjet e Ismail Kadaresë për identitetin shqiptar, Toena, Tiranë, 2006.

Të vërtetat e vonuara: përgjigje e dytë në polemikat e Ismail Kadaresë dhe të bashkëmendimtarëve të tij, Toena, Tiranë, 2006.

Rilindja e dytë, Toena, Tiranë, 2007.

Nata është dita jonë, Toena, Tiranë, 2007

Bijtë e askujt, I dhe II, Valdoli, 2010


Në vitin 2010 Instituti Albanologjik i Prishtinës botoi kompletin e veprave në 29 vëllime, i cili në pesë cikle përmban këto vepra:
I. Veprat historiko-letrare: 1. Vazhdimësi, 2. Panteoni i rralluar, 3.Asdreni – jeta dhe vepra, 4. Prej letërsisë romantike deri te letërsia moderne, 5. Anatomia e kulturës, 6. Nocione të reja albanologjike, 7. Historia e letërsisë shqipe - Romantizmi 1, Historia e letërsisë shqipe – Romantizmi 2, Historia e letërsisë shqipe – Romantizmi 3, 8. Porosia e madhe, 9. Tri mënyra të shkrimit shqip, 10. Semantika e ndryshimeve historiko-letrare.
II. Veprat letrare: 11. Antologjia e lirikës shqipe, 12. I ringjalluri i penduar, 13. Mite të zhveshura, 14. Vdekja më vjen prej syve të tillë, 15. Një dashuri dhe shtatë faje, 16. Nata është dita jonë, 17. Bijtë e askujt 1, Bijtë e askujt 2.
III. Veprat historike dhe historiko-dokumentare: 18. Çështja shqiptare – historia dhe politika, 19. Programet serbe për shpërnguljen e shqiptarëve, 20. Paqja e përgjakshme, 21. Tronditja e shekullit 1, Tronditja e shekullit 2, 22. Rilindja e dytë.
IV. Veprat publicistike: 23. Populli i ndaluar, 24. Strategjia e bashkimit shqiptar, 25. Ligjërime paravajtëse, 26. Fjalor demokratik, 27. Demokracia e shpërdorur, 28. Intelektualët, etika dhe politika.

V. Veprat polemike: 29. Morfologjia e një fushate, Ideologjia e shpërbërjes, Realiteti i shpërfillur, Të vërtetat e vonuara.


Vepra të përkthyera në gjuhë të tjera:

Živa sfinga, Jedinstvo, Priština, 1976.

Smrt vreba iz o?iju, Narodna knjiga, Beograd, 1976.

Književnost i kritika, Prosveta, Beograd, Jedinstvo, Priština, 1979.

Smrt preži v o?eg, Mladinska knjiga, Ljubljana, 1979.

Smrta mi ide ot takiva o?i, Hristo Danov, Plovdiv, 1982.

Beselam pse më flijojnë (arabisht), Kuvajt, 1983.

La mort me vient de ces yeux là, Gallimard, Paris, 1994.

La question Alabanaise, Fayard, Paris, 1995.

In solchen Augen lieg der Tod, Hayman Verlag, Innsbruck, 1995.

Die ogen en de dood, Van Genep, Amsterdam, 1996.

Jusuf Bajraktari(1948-)


Rezultati i imazhit për jusuf bajraktari"

Jusuf Bajraktari u lind në Qafë Morinë të Gjakovës më  27 mars 1948. Shkollën fillore e kreu në Pono­shec, gjimnazin në Gjakovë, Fa­kultetin Filozofik, Dega e Historisë, në Prishtinë (1973). Në vitin 1980 magjistroi më temën: “Plenumi i Brioneve dhe jehona e ndikimi i tij në Kosovë” në Fakultetin Filozofik në Prishtinë. Tezën e doktoratës “Gjakova me rrethinë në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX (1878-1912)” e mbrojti më 1985 në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës.

Gjatë vitit shkollor 1966-1967 punoi mësues në shkollën fillore të Pono­shecit, në vitin 1969-1970 arsimtar në shkollën fillore “V. Nazor” në Pri­shtinë. Gjatë viteve 1971-1973 ishte profesor i historisë në shkollën e mes­me ekonomike, shkollën e mesme teknike dhe në gjimnazin “Xh. Doda” në Prishtinë. Nga viti 1999 ka ligjëruar në cilësinë e profesorit vizitor në disa Universitete publike e private në Kosovë e Shqipëri. Në vitet 1973-1978 kryen punën e bashkëpunëtorit profesional në Sekre­tariatin për Arsim, Shkencë dhe Kulturë të Kosovës. Nga 1 shkurti 1978, deri më 1 prill 2013 punoi në Institutin e Historisë në Prishtinë. Nga janari i vitit 2000 ishte drejtor i këtij Instituti dhe kryeredaktor i Revistës “Kosova” dhe i botimeve të tjera shkencore.

Më 5 dhjetor 2012 u zgjodh anëtar korrespodent në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

Ka publikuar studime monografike, studime shkencore, tekste shkollore, trajtesa, recensione, vështrime e shkrime të tjera në revista shkencore dhe në shtypin e kohës në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, SHBA etj. Ka udhëhequr disa projekte shkencore e hulumtuese nga fusha e historisë, ka marrë pjesë në sesione, simpoziume e konferenca shkencore të organizuara në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Rusi, SHBA etj. Ka qëndruar për qëllime hulumtuese shkencore në Tiranë, Podgoricë, Beograd, Cetinjë, Sofje etj.

Në vitet ’90 ka marrë pjesë aktive në lëvizjet shoqërore e demo­kratike për realizimin synimeve politike për çlirim e pavarësi. Ka qenë deputet në Parlamentin e parë pluralist të Kosovës në vitet 1992-1998. Nga 11 prill 2011 është anëtar nderi i Krye­sisë së Federatës Panshqiptare “Vatra” në Nju Jork.

Fu­sha e interesimeve të tij shkencore është periudha e Rilindjes Kombëtare Shqiptare dhe periudha e pas Luftës së Dytë Botërore.



Bibliografia

Punime të botuara në revista dhe publikime të tjera shkencore:

Gjakova me rrethinë në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX (1878-1912), Prishtinë, 1998.

Monografia KOSOVA, ASHAK, Prishtinë, 2009, (autor i disa njësive).

Autor i disa zërave në Fjalori Enciklopedik Shqiptar, Tiranë, 2010.

Perandoria Osmane, Selanik, 2012 (autor i disa njësive).

Kombet dhe shtetet në Evropën Juglindore, Selanik, 2012 (autor i disa njësive);

Luftërat Ballkanike, Selanik, 2012 (autor i disa njësive).

Lufta e Dytë Botërore, Selanik, 2012 (autor i disa njësive).

Gjilani me rrethinë (monografi), autor i një kapitulli, (në botim).


Publikime shkencore:

BRKJ dhe zhvillimi i Lëvizjes së Rinisë në Kosovë në periudhën mes dy luftërave botërore, Kosova, nr. 8, Prishtinë, 1979.

Lidhja e Komunistëve e Kosovës më 1966-1974, Kosova, nr,11, Prishtinë, 1982.

Gjakova dhe rrethina në vitet 70-ta të shekullit XIX, Kosova, nr. 15, Prishtinë, 1986.

Rrënjët historike të autonomisë së Kosovës, Rrjedhat, 1/1990, Ponoshec, 1990.

Albanske žrtve na Kosovu nakon Drugog Svjetskog Rata sve do Brionskog Plenuma, Viktimologija, Zagreb, 1991.

Format e gjenocidit të pushtetit serb ndaj shqiptarëve nëpërmjet aksionit të mbledhjes së armëve (1913-1993), në Gjenocidi dhe aktet gjenocidale të pushtetit serb ndaj shqiptarëve nga Kriza Lindore e këndej, ASHAK, Prishtinë, 1995.

Shpërnguljet me dhunë të shqiptarëve në fund të shekullit XIX, Studime, nr. 2, ASHAK, Prishtinë, 1995.

Aneksimi i Kosovës nga Serbia më 1945, në Çështja e Kosovës një problem historik dhe aktual, Tiranë, 1996.

Serbias Annexation of Kosova in 1945, The Kosova issue a historic and current problem, Tirana, 1996.

Sendërtimi i planeve serbe dhe spastrimi etnik në Vilajetin e Kosovës, në Dëbimi i shqiptarëve dhe kolonizimi i Kosovës (1877-1995), Prishtinë, 1997.

Largpamësia e vendimeve të Konferencës së Bujanit, në Konferenca e Bujanit, Prishtinë, 1998.

Relacionet e Isa Boletinit me Bajram Currin, në Isa Boletini dhe koha e tij, Prishtinë, 1998.

Gjakova me rrethinë në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Kosova, nr. 20/21, Prishtinë, 1998/99.

Kontributi i Kosovës në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, Studime Historike, Tiranë 2003.

Haxhi Zeka figurë emblematike e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, Kosova, 22/23, Prishtinë, 2003.

Fadil Hoxha personifikon historinë 50-vjeçare të Kosovës, Kosova, 22/23, Prishtinë, 2003.

Rrethanat politike e shoqërore në Vilajetin e Kosovës në fund të shek. XIX dhe në fillim të shek. XX, në Jeta dhe vepra e Idriz Seferit, Prishtinë, 2003.

28 Nëntori i 1912-s, frymëzim për Kosovën shtet sovran dhe i pavarur, në Pavarësia e Shqipërisë dhe sfidat e shtetit shqiptar gjatë shekullit XX, Tiranë, 2007.

Shqiptarët janë zot shtëpie në shtëpinë e vet, Fadil Hoxha një jetë në shërbim të atdheut, Prishtinë, 2007.

Recension për librin e Jusuf Buxhovit “Kongresi i Berlinit 1878 - çështja shqiptare”, Kosova, 29-30, Prishtinë, 2008.

Çështja shqiptare, protokollet dhe vendimet, Kosova, 29-30, Prishtinë, 2008.

Recension për librin e Elez Qerimit “Malësia e Gjakovës në rrjedhën e historisë kombëtare”, Kosova, 29-30, Prishtinë, 2008.

Figura e Skënderbeut në historiografinë e Kosovës, në Gjergj Kastrioti-Skënderbeu dhe epoka e tij, Prishtinë, 2008.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe vendi i saj në historinë e kombit shqiptar, në LSHP dhe vendi i saj në histori, Prishtinë, 2008.

Roli i Qyprilive në Perandorinë Osmane, në Kosova dhe Perandoria Osmane në dokumentet arkivore, Arkivi i Kosovës, Prishtinë, 2009.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit, në monografinë Kosova, ASHAK, Prishtinë, 2009.

Lëvizja Kombëtare e Kosovës 1908-1912, në monografinë Kosova, ASHAK, Prishtinë, 2009.

Kontributi i Akademik Ali Hadrit në studimet historike, në Ali Hadri – Jeta dhe vepra”, Prishtinë 2009.

In Memoriam, Prof. Dr. Zekeria Canës, Kosova 31-32, Prishtinë, 2009.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit – Projekt për shtetin kombëtar, në Lidhja Shqiptare e Prizrenit 1878-1881, Prishtinë, 2009.

Akademik Fehmi Agani - promotor i doktrinës për liri dhe pavarësi të Kosovës, Imedica, Prishtinë, 2010.


Pjesëmarrja në konferenca dhe seminare ndërkombëtare:

Seminari për kulturën dhe historinë bullgare, Sofje, gusht 1978.

Seminar ndërkombëtar – Instituti shqiptar për studime ndërkombëtare, Tiranë, 15-16.4.2000, “Konsensusi i Partive Politike dhe perspektiva e paqes në Kosovë”.

Seminari i organizuar nga Pakti i Stabilitetit për mësimdhënien e historisë te pakicat kombëtare, 23-25.5.2002, Branschweig, Gjermani.

Seminaret e MASHT-i për mësimdhënie dhe hartimin e plan programeve mësimore.

Konferenca shkencore “Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe vendi i saj në historinë e kombit shqiptar”, Prizren, 9-10.6.2003.

Simpoziumi ndërkombëtar “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu dhe epoka e tij”, me rastin e 600-vjetorit të lindjes së heroit kombëtar, Prishtinë, 21.11.2005.

Konferenca shkencore “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu dhe Evropa”, Tiranë, 9-10.12.2005.

Mësimdhënia e historisë, Selanik, 10.11.2011.

Mësimdhënia e historisë, Selanik 31.8 - 2.9.2012.


Kontribute dhe trajtesa në përvjetorë dhe aktivitete të tjera shkencore:

Lufta e shqiptarëve të Kosovës dhe të viseve tjera në ish-Jugosllavi për vetëven­dosje e bashkim kombëtar gjatë LDB, Revista Ora, 1991.

Simpoziumi “Shqiptarët dhe Evropa dje e sot”, Përpjekjet e shqiptarëve të Kosovës për tu inkorporuar në rrjedhat demokratike të Evropës, Prishtinë, 23-26 maj 1991.

Kosova sfidon robërinë ’47-vjeçare, Kumtari, nr. 4, PSHDK, Prishtinë, 1992.

Mbi të gjitha Kosova, Bujku, Prishtinë, 7 prill 1992.

Me rastin e 80-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë – Vepër e lavdishme të parëve tanë, Bujku, Prishtinë, 17.10.1992.

Reagim ndaj shkrimit të Frrok Çupit të botuar në gazetën “Borba” e dt. 25.10.1993 me titull Kosova mora ostati u Serbiji (Kosova duhet të mbetet në Serbi), Një kërcënim i njohur për Kosovën, Bujku, Prishtinë, 28 Nëntor 1993.

Përkujtim: kushtuar akademik Ali Hadrit, I përkushtuar vetëdijesimit kombëtar, Bujku, Prishtinë 3.12.1994.

Masakrat serbe në Jabllanicë të Dushkajës, me rastin e 75-vjetorit, Jabllanicë, 13.7.1996.

Secila Konferencë lëndoi rëndë çështjen shqiptare, Kosova Sot, Prishtinë, 13.2. 1999.

Promemorie e 64 intelektualëve shqiptar drejtuar Samitit të NATO-s në Washington, me rastin e 50-vjetorit të saj, Tiranë, 24.4.1999, Rilindja, 26.4.1999.

Roli i Kosovës në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, Sesion shkencor, Prishtinë, 22.11.2002 dhe Konferenca shkencore në Tiranë, 27.11.2002.

Akademi përkujtimore kushtuar 5-vjetorit të Betejës së Loxhës – Dëshmorit Rrustem Burçit, Pejë, 6 korrik 2003.

Tryezë shkencore kushtuar 125-vjetorit të LSHP, Gjakovë, 6.9.2003, Lufta e Sarajit – dëshmi e mbrojtjes së Vendimeve të Kuvendit të LSHP.

Simpozium shkencor “80-vjetori i Betejës së Galicës të udhëhequr nga Azem Bejta”, Prishtinë, 14.7.2004, Azem Bejta luftëtar i kauzës kombëtare shqiptare.

Trajtimi i historisë në rrethana të reja shoqërore e politike, Tryeza shkencore “Proble­met teorike dhe metodologjike të historiografisë shqiptare”, Prishtinë 15.12.2006.

Konferencë shkencore “100-vjetori i Kongresit të Manastirit”, Çështja e Alfabetit sipas dokumenteve të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, Tiranë 2009.

Dalja publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dorëzuar për botim në edicionin e “10-Vjetori i Çlirimit të Kosovës”, Prishtinë, 2009.

Simpozium shkencor “Kryengritja e vitit 1910 në Kosovë”, Kaçanik, 30 prill 2010, Kryengritja Antiosmane e vitit 1910 në Kosovë.

65-vjetori i përfundimit të LDB dhe 5-vjetori i Ditës së Evropës, Kosova aleate e Koalicionit Antifashist aspiron Bashkimin Evropian, Prishtinë, 9 maj 2010.

Simpozium shkencor “Mitrovica gjatë viteve 1944-1999”, Mitrovicë, 4 qershor 2010, Fjala e hapjes.

Simpozium shkencor “Deklarata Kushtetuese dhe Kushtetuta e Kaçanikut 1990”, Prishti­në, 2 korrik 2010, Vendimet historike të përfaqësuesve të Kosovës inspirim për liri e pavarësi.

Akademi përkujtimore “Vrasja e Rrustë Kabashit”, Prizren, 18 gusht 2010, Rrustë Kabashi – Figurë e shquar e Kryengritjes së vitit 1910.

Konferencë Shkencore Ndërkombëtare “Jeta dhe vepra e Nënë Terezës”, Prishtinë, 7.9.2010, Dimensioni historik i figurës së Nënë Terezës.

Konferencë Shkencore Ndërkombëtare “Aleks Buda–një jetë për albanologjinë”, Tiranë, 25 tetor 2010, Kontributi i Profesor Aleks Budës për historinë e Kosovës.

Tribunë shkencore “Kryengritja e Kosovës në vitit në 1910”, Universiteti i Prishtinës, 20.11.2010, Kryengritja antiosmane e vitit 1910 në Kosovë.

Simpozium Shkencor “Veprimtaria politike e KMKK”, Prishtinë, 30.11.2010, Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës në dritën e dokumenteve arkivore.

Simpozium Shkencor “Roli i shqiptarëve në regjionin e Ballkanit”, Moskë, 24 dhjet­or 2010, Çështja shqiptare nëpërmjet zhvillimeve të marrëdhënieve shqiptaro-serbe.

Konferencë Shkencore Ndërkombëtare “Aspekte të bashkëpunimit dhe integrimit të Shqipërisë dhe shqiptarëve në Evropë gjatë shek. XX”, Tiranë, 28 mars 2011, Roli i UÇK-s si aleate ushtarake e NATO-s në Çlirimin e Kosovës.

Simpozium shkencor “Demonstratat e vitit 1981 në Kosovë”, Prishtinë, 25 mars 2011, Rrethanat shoqërore e politike në Kosovë dhe në Jugosllavi në prag të Demonstra­tave të vitit 1981.

Simpozium shkencor “100-vjetori i Kryengritjes së Malësisë 1911-2011”, Tuz, 4 prill 2011, Kryengritja e Malësisë dhe gjendja aktuale e shqiptarëve në Mal të Zi.

Tryezë shkencore “Personalitetet historike në 50 vjetët e fundit të shekullit XX në luftë për çlirim e vetëvendosje, ndërtim e shtetformim të Kosovës”, Prishtinë, 22.4.2011, Dimensioni historik i figurës së Fadil Hoxhës.

Java e shkencës, Prishtinë, 19 maj 2011, Pozita e shkencës së historisë në Kosovë.

Simpozium shkencor “Trepça ndër shekuj”, Mitrovicë, 21.2.2012; Trepça pasuri kombëtare.

ASHAK – IHP: Akademi - Kujtesë historike, Prishtinë, 25.4.2012, Federata Panshqiptare “Vatra” – Një shekull në shërbim të çështjes shqiptare.

ASHAK – IHP: Akademi-Kujtesë historike, Junik, 21.5.2012, Kuvendi i Junikut Promotor i Kryengritjes së Përgjithshme të vitit 1912.

Sesion shkencor “Plava dhe Gucia ndër shekuj”, Plavë, 27.7.2012, Kontributi i Plavës e Gucisë në periudhën e Rilindjes Kombëtare Shqiptare.

Studim i denjë kushtuar atdhetarit dhe demokratit Doktor Ibrahim Temo, recension për studimin monografik të prof. dr. Kristaq Priftit, Prishtinë, 25. 10. 1996.

Komandant Sali Çekaj, ‘’Veterani’’, simbol i fitores së lirisë mbi robërinë, kumtesë e lexuar në Akademinë përkujtimore me rastin e katërvjetorit të rënies së dëshmorit të kombit Sali Çekaj, mbajtur më 19.4.2003.

Suvišna ‘’briga’’ za Kosovo, gazeta Borba, 3.12.1993.

Drenica është metaforë e bashkimit të shqiptarëve, Bujku’, 16.3.1998.

Çka pret Kosova nga liderët e partive politike me 10 janar 2002, ‘’Rilindja’’, 7.1.2002.

Për një perspektivë të sigurt historike, Aktualiteti, 13.11.1993.


Bashkautor në tekstet shkollore:

Historia për klasën II të shkollës së mesme, Tiranë, 1996.

Historia për klasën II të shkollës së mesme, Prishtinë, 1996.

Historia për klasën III të shkollës së mesme, Tiranë, 1997.

Historia për klasën III të shkollës së mesme, Prishtinë, 1997.

Historia 10, për gjimnazin matematikë-informatikë dhe gjimnazin e shkencave natyrore, Dukagjini, 2002.

Historia 10, për gjimnazin matematikë-informatikë dhe gjimnazin e shkencave natyrore, Libri Shkollor, Prishtinë, 2003:

Historia 11, për gjimnazin e përgjithshëm, Libri Shkollor, Prishtinë, 2004.

Historia 12, për gjimnazin e përgjithshëm, Libri Shkollor, Prishtinë, 2005.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...