Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/12/01

KOPI KYÇYKU(1943-)


Rezultati i imazhit për kopi kyçyku"

KOPI KYÇYKU, doktor i shkencave, inxhinier, akademik, gazetar, eseist, profesor i gjuhës italiane dhe i historisë së Ballkanit, lindur në Pogradec më 1943, ka mbaruar fakultetet Gjeologji-Miniera dhe Histori-Filologji (degët gjuhë-letërsi dhr histori-gjeografi), profesor në universitetet e Tiranës e të Bukureshtit, anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë (qysh më 1967), autor i shumë vëllimeve me poezi, tregime, drama, pamflete, artikuj kritikë për letërsinë e artet, sidhe studimesh shkencore; përkthyes i mjaft veprash letrare, historike dhe gjeologjike nga disa gjuhë, në shqip, rumanisht dhe italisht. Laureat i Medaljes “Mihai Eminescu”, akorduar me Dekretin e Presidentit të Republikës së Moldavisë (2012). Është anëtar themelues i Fondacionit Evropian “Nikolae Titulesku”, anëtar themelues dhe anëtar i Komitetit Drejtues Ndërkombëtar i Qëndrës Evropiane të Studimeve Ndëretnike dhe të Komunikimit pranë Akademisë Rumune, anëtar themelues i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Evropës Qëndrore, anëtar titular i Akademisë Evropiane të Arteve (Belgjikë), anëtar i Këshillit të Nderit të European Academy of Performing Arts, Kavalier i Shën Silvestrit Papë, anëtar i Shoqatës së Ballkanistikës dhe të Sllavistikës, anëtar titular dhe anëtar nderi i shumë akademive dhe forumeve shkencore ndërkombëtare, president themelues i Fondacionit “Simpatizantët e Ataturkut” dhe i Shoqatës Kulturore Shqiptare “Haemus” e themelues dhe bashkëdrejtues i revistës dygjuhëshe evropiane me të njëjtin emër (në shqip e në rumanisht), që del në Bukuresht qysh nga viti 1998, themelues dhe botues i revistës “The Eastern European Messenger”, që botohet në Londër, në gjuhën angleze etj. Ka marrë pjesë në shumë kongrese dhe simpoziume shkencore, të organizuara në shumë vende të botës dhe ka dhënë mësim, si profesor i ftuar, në universitete të Evropës, Azisë dhe Afrikës, duke u nderuar me çmime kombëtare dhe ndërkombëtare për veprimtarinë shkencore-didaktike dhe për përkthime. Është zgjedhur zëvendëspresident në të pesëmbëdhjetë edicionet e Kongresit Ndërkombëtar të Botës Shpirtërore Rumune. Në lëmin e historisë ka shkruar dhe ka botuar në shqip, rumanisht dhe italisht një numur të madh monografish, ndër të cilat: „Mustafa Qemal Ataturku”, „Turqia e Pasluftës (1945-1985)”, „Kryengritja e armatosur e Ilindenit, Maqedoni (1903), „Marrëdhëniet shqiptaro-rumune gjatë shekujve”, „Arumunët e Shqipërisë në kontekst ballkanik”, “Arumunët në optikën shqiptaro-rumune”, “Historia e Shqipërisë”, „Pater - Emil Conduraqi”, „Historia e Maqedonisë”, „Ataturkizmi dhe Turqia e Mijëvjetshit të Tretë”, „Histori e shkurtër e Azerbaixhanit”, „Algjeria - e kaluara dhe e sotmja”, “Zinxhiri i anktheve - radiografi e çiltër për vete dhe për të tjerë”, “Hajdar Alijev - një Ataturk i epokës sonë”, “Me pushkë dhe penë - Hristo Botev”, “Historia e Teatrit Botëror” (tre vëllime), “Mes strehësh e trandjesh”, “Dy Evropa - një divorc intelektual?” (bashkautor Razvan Theodoresku), “Udha drejt përkryerjes” (bashkautor Horia Nestoresku-Balçesht), “Një evropian i madh” (bashkautor Zoe Petre) etj. Është autor i tekstit universitar “Stilistika e gjuhës italiane”.Etj.

Flori Bruqi

Dibran Tahiri(1949-)


Dibran Tahiri, lindi më 6 maj1949 në Prishtinë Është një aktor shqiptar. Në fillim studoi në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë në degën e aktrimit, më pastaj mbaroi studimet Universitare për aktor edhe në Fakultetin e Arteve Dramatike në Universitetin e Beogradit. Ka arritut një karriere shumë të sukseshme në Teatër nëpër mbarë ish Jugosllavinë duke u vlerësuar një nga aktorët me të famshëm të asaj kohe. Interpretimet e tij në film ishin gjithashtu shumë të mirëpritura duke arritur famë shumë të madhe në kinematografinë ish jugosllave, kosovare dhe ndërkombëtare.




Është një ndër themeluesit e degës së Artit Dramatik dhe Akademisë së Arteve në Univerisitetin e Prishtinës në vitin 1989, ai kthehet nga Beogradi për të ligjëruar lëndën e aktrimit në këtë Universitet dhe formon kuadro të reja të aktorëve në Kosovë.



Ai është një person serioz por një baba i mirë,ka qenë politikan,kryetar partie,mësimdhënës dhe tani ka për synim të bëhet Kryetar i Prishtinës Ai sot konsiderohet si një ndër aktorët më të famshëm në Kosovë.


Ai ishte e njohur edhe para vitit 1999 mirëpo me fillimin e transmetimit të serialit Familja Moderne, ku ai luan rolin e Dinit(Shemsidin Gashi), një rol kyç në freskinë dhe humorin e serialit. Roli i tij, është si Baba që merret me punët e Dritës,Korabit,Zanës,Almës e sidomos me ato të familjes Gashi ka qenë dhe mbetet shumë simpatik në mesin e përcjellësve të serialit. Dibrani në rolin e Dinit dallohet për gjeste si përgjimi, të qeshura të paartikuluara dhe tentime për të folur në gjuhën letrare shqipe, të cilën shpeshherë e përzien me gjuhën turke, si shenjë e prejardhjes së saj. Të gjitha këto publiku i konsideron mjaft argëtuese andaj edhe roli i tij mbetet vazhdimisht i freskët, ndërkaq shikuesit janë gjithmonë të etur për paraqitjet e tij..


Filmografia

Mamutovitët e Rexhepovitët - mini serial
Familja Moderne - TV serial
Kukumi Isa Qosja 2005 - film 35mm
Koha e Kometes Fatmir Koci 2008- film 35mm
"SHQIPETARI" Johannes NABER 2009 16mm
'"Forgivnes of blood" Joshua Marston 2010 35mm 'ROOM 304" Birgitte Stearmose 2010 35mm

http://floripress.blogspot.com/2012/11/nga-flori-bruqi-emrat-qe-sharrohen.html

Adem Mikullovci(1939-)


Rezultati i imazhit për adem mikullovci"

Adem Mikullovci, lindi në vitin 1939 në Vushtrri, Kosovë. 

Bënë pjesë në plejadën e aktorëve të ish-Teatrit Popullor Krahinor i Kosovës( tashmë Teatrit Kombëtar i Kosovës ). 

Pas ndërprerjës së studimeve në Akademinë për Teatër dhe Film në Beograd në vitin 1968 kthehet në Prishtinë dhe fillon punën në teatër. 


Prej atij viti(1968) e deri në korrik të vitit 1990, Adem Mikullovci bëri një karierë me 45 role kryesore si dhe rreth 70 role të dyta në shfaqje teatrore.

 Rolet më të dalluara i realizoi në shfaqjet: 
"Duke pritur Godonë","Po shkoj për gjah", "Njeriu që pa vdekjen me sy", "Dashuria", "Hotel Kashta" me rekord shikueshmërie
(nganjëherë me nga dy shfaqje në ditë), "Fundi i botës", "Miza në vesh", "Erveheja" etj. 

Mikullovci gjithashtu ishte regjisor i disa shfaqjeve në teatër, si: "Pas vdekjës"(Çajupi), "Mosha e bardhë"(D.Agolli),"Dan Shejtani", "Engjulli i stacionit", monodrama "Bihorasit"(dramatizim i veprës së autorit Q.Sijariq), "Ti mos u përziej", komedia "Shtrati", stend up komedia "Përgjuesi" etj.



Në vitin 1990 ishte në mesin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës të cilët shpallën Deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut.

Filmografia

Proka (1984)-aktrim
Kur pranvera vonohet (1980)-aktrim
Crveni udar (1974)-aktrim
Kad sam bio vojnik (1969)-aktrim

TV produksioni

Kafeneja jonë-(serial hunoristik)-aktrim
Oda e Junikut-(film televiziv)-Regji/aktrim
Duke pritur Godon (1977)dramë-aktrim
Ditari i Lec pazhecit (1975)(komedi)-aktrim
Qesh e ngjesh (1982)(humor)
Gëzuar viti i ri (1976)
Burleska(komedi)

Videoproduksioni

Vjeshtë e zymtë e profesor Nexhatit
Kur do të kthehet Remziu
Katunar e shehërli
Mamutovitë e Rexhepovitë
Mëhalla jonë
Qëndresa
Sadri Llapjani
Tëgjithë me ne, (2000)
Mësuesi
Një pallto për babain tim në burg
Një buqet buzqeshje
Të gjithë me ne, (2000)

http://floripress.blogspot.com/2012/11/nga-flori-bruqi-emrat-qe-sharrohen.html

Shani Pallaska(1928-1999)



Rezultate imazhesh për shani pallaska
Shani Pallaska ishte aktor kosovar i teatrit, filmit televiziv, dhe ekranit të madh. Ai u lind në Gjakovë më 1928, por artin e tij e përkreu në Teatrin Krahinor të Prishtinës (TKP) dhe në studion filmike Kosovafilmi. Bashkë me aktorët Abdurrahman Shala, Istref Begolli dhe Muharrem Qena, Shaniu ishte pionier i aktrimit kosovar. Pas suksesit në Kosovë, Shaniu morri pjesë edhe në projekte filmike në pjesë tjera të ish-Jugosllavisë. 

Vdiq në Prishtinë më 13 janar 1999.

Filmografia

Era e mollës (1995) (Video)
Tre vetë kapërcejn malin (1981) (TV)
Gjurmët e bardha (1980)
I ikuri (1980) (TV)
"Kur pranvera vonohet" (1980) (Mini seri televizive)
"Era e Lisi" (1979) (Mini seri televizive)
Epoka para gjyqit (1978) (Dramë televizive)
Poseta u noci (Vizite në Natë) (1978)
Duke pritur Godon (1977)
E kafshoja terrin (1977) (TV)
Crveni udar (Sulmi i Kuq) (1974)
Hleb (Bukë) (1973) (TV)
Si të vdiset (1972)
Të ngujuarit (1971) (TV)
Uka i Bjeshkëve të Nemura (1968)
Kapedan Lleshi (1960)

http://floripress.blogspot.com/2012/11/nga-flori-bruqi-emrat-qe-sharrohen.html

Nexhmije Pagarusha(1933-)


Skeda:Nexhmije Pagarusha.jpg

Nexhmije Pagarusha lindi më 7 maj 1933 në fshatin Pagarushë të Malishevës në Kosovë. Kur flitet për të, përdoren në një frymë shumë epitete si: Bilbili i Kosovës, Mbretëresha e Këngës Shqipe, Primadona e Melosit Popullor, Ema Sumak Shqiptare, Madam Butterfly, Fyti i Kristalte, etj. Mori shumë çmime, ndër të tjera "Këngëtare e Shekullit".

Veprimtaria e saj muzikore 40-vjeçare është aq e gjerë, sa që është vështirë të thuhet se cilit zhanër i takon. Është e njohur për interpretimet e saj të shkëlqyera në muzikën popullore dhe opera .
Nexhmije Pagarusha ishte edhe aktore e suksesshme, si në film ashtu edhe në teatër.

Në Beograd vijoi shkollën e muzikës për solo kanto, të cilën ajo e la në vitin e tretë dhe nuk e vazhdoi më. Po ashtu në Beograd kishte paraqitjen e parë muzikore në skenë. Në vitin 1948 është pranuar soliste në Radio Prishtinë.

Bashkëpunoi edhe me këngëtarët nga Shqipëria dhe u paraqit edhe në Shqipëri me ansamblin “Shota” me rastin e një turneu.
”Baresha” është një ndër kryeveprat e interpretimit të saj. Kjo këngë u kompozua nga bashkëshorti i saj Rexhep Mulliqi, me tekstin e poetit Rifat Kukaj.

Nexhmije Pagarusha interpretoi në një koncert të muzikës klasike veprat e përkthyera shqip të Bethovenit, Puçinit, Verdit, etj. 

Ky koncert ka qenë i pari i këtij lloji. Fatkeqësisht, asnjërit nga organizatorët teknikë nuk iu kishte kujtuar që të regjistronte këtë koncert! 

Për fat të keq, nuk janë evidentuar as të gjitha koncertet dhe repertori i këngëve të kënduara nga ajo, ngaqë, siç ka thënë ajo një herë, për të vetëm muzika ishte me rëndësi; ajo dhe muzika ishin një. 

Mendohet se ajo ka interpretuar mbi 150 këngë.
Ajo ishte pjesëmarrëse e koncerteve në Kosovë, Shqipëri, Bullgari, Izrael, etj. Karrierën muzikore e përfundoi në vitin 1984, pas një koncerti në Sarajevë.

Pas 16 vjetësh larg skenës, ajo u paraqit në vitin 2000 me këngën "Për ty" në një emision të udhëhequr nga Ardit Gjebrea, i cili e bindi të bëjë këtë.

Ishte në jurinë e festivalit "Kënga Magjike 2005". Aktualisht është këshilltare e lartë për muzikë në Radio Kosovë dhe në Radio Blue Sky.

Veprat muzikore

Disa nga këngët e saj:
“Baresha“
”Ani mori nuse”
”Mora testin”
“Kur më shkon si zog n'hava”
“Kur më del në derë”
”Ke selvitë”
“Ç'u ngrit lulja në mëngjes”
“Çil njat zemër plot kujtime”
“Dallëndyshe”
“Një lule”
"Zambaku i Prizrenit"
Interpretoi në filmat dhe shfaqjet teatrore:
“Dasma e përgjakur”, (1967)
“Jugovizioni” (1973)
“Gëzuar viti i ri” (1976)
"E kafshoja terrin" (1977)
"I ikuri". (1980)
"Tre vetë kapërcejnë malin" (1981)
"Lepuri me pesë këmbë"
"Fluturimi i Micakut"
"Daullet e të çmendurve",
"Rexha i nënës në grazhd të kalit"
"Vrasësit bëjnë dasmë natën" (1997)

http://floripress.blogspot.com/2012/11/nga-flori-bruqi-emrat-qe-sharrohen.html

Melihate Ajeti(1935-2005)


Fotoportreti

Melihate Ajeti lindi më 9 tetor 1935 në Prishtinë; vdiq më 26 mars 2005 në Prishtinë. Semimaturën e kreu në Prishtinë. Vijoj shkollën e aktrimit në Prishtinë dhe bëri një specializim në Paris (Comedie Française). Aktorja numër një e teatrit Prishtinas. E nisi aktrimin si 16 vjeçare më 1951 në Teatrin Krahinorë të Kosovës dhe shkriu në skenë 180 role kryesore me të cilat dëshmoi talentin, bukurin e kapacitetin e madh prej aktoreje: Zullumqari, Vajza pa pajë, Zonja me kamelie, Besa, Sikur të isha djalë, Halili e Hajrija, Erveheja, Hanka, Hamleti, Shtetrrethimi, Othello, Ana Karenina, Vdekja e një mbretëreshe, Svinga e Gjallë, Magbethi, Antigona, etj.
La gjurmë të pashlyera edhe në kinematografin Kosovare e Jugosllave: Uka i Bjeshkëve të nemuna, Buka, Zonja me kamelie, Etja, Trimi, Lepuri me 5 këmbë, Era e Lisi, Erveheja, Kur Pranvera vonohet, Të ngujuarit, E shtëna në ajër, Othello, Përroi vërshues, Migjeni, Gjurmët e bardha, Magbethi, Dorotej, etj.
Shpërblimet e lëvdatat e panumërta: Për Zonjën me Kamelie - Shpërblimi i dhjetorit (1963). Joakim Vujic(1972) dhe (1975) për Hajrijën dhe Svingën. Shpërblimi i Shoqatës së Artistëve të Jugosllavisë për Ervehen (1971). Çmimi më i lartë i punës (1976). Më 1985 shpërblimi i parë për rol femre në “Shtetrrethimin” në festivalin Joakim Vujic.
Këto janë vetëm disa mirënjohje që dëshmojnë se Melihate Ajeti, nga femrat tona e para e më të merituara - Doajenja e Teatrit Kombëtar të Kosovës - Primadona e skenës shqiptare..


Teater

Zullumqari
Vajza pa pajë
Zonja me kamelie
Besa
Sikur të isha djalë
Halili e Hajrija
Erveheja
Hanka
Hamleti
Shtetrrethimi
Othello
Ana Karenina
Vdekja e një mbretëreshe
Svinga e Gjallë
Magbethi
Antigona

Filmografia

Uka i bjeshkëve të nemuna
Buka
Etja
Trimi
Lepuri me 5 këmbë
Era e lisi
Kur pranvera vonohet
Të ngujuarit
E shtëna në ajër
Përroi vërshues
Migjeni
Gjurmët e bardha
Dorotej
Mirënjohjet

Shpërblimi i dhjetorit (1963)
Joakim Vujic (1972), (1975) dhe 1980
Shpërblimi i Shoqatës së Artistëve të Jugosllavisë (1971)
Çmimi më i lartë i punës (1976)

Muharrem Qena(1930-2006)

Skeda:MqenaCD copy.jpg


Muharrem Qena, lindi në qershor të vitit 1930 dhe vdiq më 24 shtator të vitit 2006, ishte shkrimtar, këngëtar, aktor dhe regjisor shqiptar.

Muharrem Qena është njëri prej themeluesve të skenës teatrore dhe të këngës argëtuese shqiptare. Ai punoi si regjisor, producent, këngëtar, dhe skenarist. Muharremi lindi në Mitrovicë më 1930 në një familje që kontribuoj shumë për artin kosovar. Gjimnazin e kreu në Prishtinë, kurse shkollën e filmit në Beograd. Ai shkriu talentin e tij prej regjisori, aktori, shkrimtari dhe këngëtari. Ishte regjisor i më se 200 shfaqjeve teatrale.

Shpërblimet e shumta lokale e ndërkombëtare e radhisin në krijuesin më të mirënjohur kosovar. Me ”Ervehenë” e autorit Ahmet Qirezi(1932), e cila mori 5 shpërblime kryesore në Festivalin e Steries - Novi Sad (1967), ngriti skenën teatrore të Kosovës në piedestal. Regjisor i shumë dramave, e filmave dokumentarë e televizivë. Muharremi ishte nismëtar i punës së teatrove në Prizren, Gjakovë, dhe Gjilan. Ai krijoi dhe këndoi një sërë këngësh argëtuese në frymën bashkëkohore, të cilat frymëzuan dhe u falën kënaqësi shumë brezave. Ka tri vajza, një djalë dhe pesë nipa.

Muharrem Qena vdiq më 24 shtator 2006 në Prishtinë duke lënë pas tij një veprimtari të gjërë prej shkrimtari, regjisori e këngëtari dhe mëse 200 shfaqje teatrale...

Regjisor

”Bashkëshortët”
”Zonja me Kamelie”
”Erveheja”
”Njerëzit me shpresa te thyera”
”Anmiku i popullit”
”Ambrozio shfaros kohën” etj.
[redakto]Aktor
”Kapedan Lleshi”
”Proka” (1984)
”Lepuri me pesë këmbë” (1982)
”Kukumi”
"Kur pranvera vonohet" (1980)
Skenarist drame
“Bashkëshortët”
Autor kënge
”Kaçurrelja”
”Shokut”
”Lamtumirë”
”Mine”
”Tetori”

http://floripress.blogspot.com/2012/11/nga-flori-bruqi-emrat-qe-sharrohen.html

Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.

AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...