Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/01/08

Ballkani, më i rrezikuari në Europë nga “fake news”

Vendet e Ballkanit janë më të cenueshmet në Europë nga lajmet e rreme dhe dezinformimi.
Pjesëmarrësit e konferencës së 4-t rajonale mbi sfidat e sigurisë në Europën juglindore ranë dakord që të gjithë pak ditë më parë se ky është një problem për të mbarë rajonin, e këtë qëndrim e përforëcoi edhe instituti Open Society në Sofje.
Shqetësimi kryesor lidhur me raportime të tilla në median “mainstream” e përben Serbia dhe Republika Srpska e Bosnjes. “Ngërçi më i madh me Serbinë është se mediat më me influencë në vend, 6 të përditshme me shumë ndikim dhe pesë televizione kryesore janë pro-qeverisë e mbështesin presidentin Aleksandar Vucic dhe partinë e tij progresiste. Në hapësirën publike atje pothuajse nuk ka gazetari të paanshme”, thotë Marija Vučić nga platforma investigative KRIK.
Ajo shtoi se përhapja e lajmeve të rreme është e qëllimshme dhe se problemi nuk ka të bëjë me mungesën e profesionalizmit apo gabimet. Në republikën Srpska, dy janë sipas gazetarit Emir Zulejhić, burimet kryesore te fake news, agjensitë e lajmeve RTRS dhe SRNA.
Dezinformimi dhe lajmet e rreme po përhapen me një shpejtësi ta paprecendent sot nëpër botë përmes platformave sociale, por edhe mediave kryesore. Një studim i fundit i realizuar nga Universiteti i Teknologjisë ne Massachussets del në përfundimin se informacionet e rreme përhapen sot më shpejt dhe më shumë sesa e vërteta; sipas verifikimeve të këtij instituti prestigjoz, të vërtetës iu desh 6 herë më shumë kohë për të mbërritur tek 1.500 njerëz sesa lajmit të rremë.

“Nëse BE po zgjerohet me Shqipërinë dhe Kosovën, pse jo Katalonja dhe Skocia?”

Bashkimi Europian është i suksesshëm edhe nëse përbëhet nga kombe të vogla, tha ish-udhëheqësi i arratisur katalanas, Carles Puigdemont.
Nëse numri i shteteve anëtare do ishte problem, BE nuk do pranonte vende të reja, shtoi ai.
Ish-presidenti katalanas është në kërkim nga Spanja për organizimin e një referendumi për pavarësinë e shtetit dy vjet më parë.
Zërat që kundërshtojnë pavarësinë Katalanase erdhën jo vetëm nga Madridi, por edhe nga Brukseli.
Presidenti i atëhershëm i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker tha se do të ishte e pamundur të administrohej BE, nëse do të kishte 98 anëtarë, gjë që sipas tij do ndodhte nëse Katalonja do lejohej të bënte atë që donte.
Puigdemont tha që kjo linjë arsyetimi ka një të metë të dukshme.
“Ata na thanë se marrja e Skocisë, Katalonia dhe Flanders do ishte shumë e ndërlikuar. Ne mund ta pranonim këtë gjë, por BE po kërkon të zgjerohet nga 28 anëtarë në 30 apo 32. Ata po negociojnë me Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për anëtarësimin e tyre,”– tha ai në një intervistë me ish presidentin e Ekuadorit, Rafael Correa.
Puigdemont tha se BE mund të jetë një bashkim funksional me banorë të pasur dhe të lumtur, edhe nëse përbëhet nga vende të vogla.
Por ka një diferencë ndërmjet shteteve që Puigdemont përmendi.
Tri të parat janë pjesë e shteteve të njohura ndërkombëtarisht, Shqipëria dhe Maqedonia Veriore janë kombe sovrane në vete, ndërsa statusi i Kosovës është shumë i diskutueshëm.
Puigdemont argumentoi se rajonet e shkëputura si Katalonja nuk duhet të trajtohen ndryshe për shkak të mënyrës sesi kufijtë u vendosën në të kaluarën.
“Prodhuesit e hartave do të duhet të bëjnë ndryshime shumë herë, sepse, për fat të mirë, kufijtë ndryshojnë. Aspirata jonë është që ato ndryshime të zbatohen jo përmes luftërave, martesave midis familjeve mbretërore dhe kolonizimit, por sipas vullnetit të njerëzve,”– shtoi ai.
Puigdemont insiston që shembulli i një beteje jo të dhunshme për pavarësinë që ai dhe përkrahësit e tij bënë duhet të mirëpritet.
“Përndryshe, njerëzit me aspirata të ngjashme do të shohin se e vetmja mënyrë për t’u bërë e pavarur është përmes luftës dhe konfliktit të armatosur, ku do duhet ndërhyrja e bashkësisë ndërkombëtare më vonë, siç ndodhi me ish-Jugosllavinë,”– tha ish-udhëheqësi.

Po sikur Trump të mos jetë i marrë?!

Ndërkohë që mund të jetë një hap larg shkarkimit, presidenti i Shteteve të Bashkuara po bëhet gati të nënshkruajë një marrëveshje të madhe tregtare më Kinën. Për shumë analistë, ky ka qenë një moment i mirë për t’i bërë një pyetje të rëndësishme njëri-tjetrit: Po sikur të Donald Trump mos jetë i “marrë”?
Ai cilësohet nga mbështetësit e tij si simboli i lidershipit amerikan, një “Reagan i kohëve moderne” dhe një provokator i qëllimshëm, ndërsa për armiqtë është një narcizist që nuk e ka problem të shkelë ligjet amerikane për të marrë atë që do.
Por a është Trump vërtet një i “marrë”, siç është shigjetuar nga mediat që kur nisi garën për president?
I “marrë” duket se është kthyer tanimë në një fjalë që përdoret mjaft mirë për të përshkruar një president i cili thotë gjëra që asnjë president tjetër nuk i ka thënë, i cili zgjidh dhe lufton për çështje që asnjë president tjetër nuk i merrte përsipër, i cili ka ndryshuar kaq shumë norma, sa që ka ndryshuar përkufizimin e Uashingtonit për normalen. Ndërkohë vetë Trumpit jo vetëm që nuk i intereson, por ndonjëherë madje bën shaka me akuzat e “armiqve” vendas dhe të huaj.
Një sondazh i Universitetit “Quinnipiac” këtë javë zbuloi se 57 për qind e votuesve thonë se ata janë “më mirë” financiarisht që kur Trump u bë president, duke i dhuruar kështu kreut të Shtëpisë së Bardhë një përparësi të jashtëzakonshme për t’u rizgjedhur sërish në krye të Shtëpisë së Bardhë.
Edhe pse po lufton beteja të shumëfishta, Trump duket se do të shkojë drejt vitit 2020 si kolos. Me një shkallë papunësie në vetëm 3.5 për qind, ai duket se e ka tanimë rrugën e lirë për rizgjedhje.
Më shumë sesa për prezantimin e strategjive të reja politike, gjatë garës së ardhshme presidenciale, Trump ka të ngjarë të merret me faktin se shumë nga idetë e tij kanë thyer tabutë e vjetra dhe janë në krye të agjendave të konservatorëve dhe demokratëve.
Idetë e Trump mbi tregtinë tregojnë se si ai ka ndërtuar një ortodoksi të tregtisë së lirë që dikur ishte në duart e elitave. Po kështu, mendimi i tij se Shtetet e Bashkuara duhet ta njohin Kinën si një kundërshtar afatgjatë dhe si një fuqi të barabartë globale është përqafuar si nga konservatorët ashtu edhe demokratët. Po ashtu edhe pikëpamja e tij për nevojën për të nxjerrë Amerikën nga “luftërat e pafundme” gëzon mbështetjen e pjesës më të madhe të qytetarëve amerikanë.
Ato që kanë fituar mbështetje në mesin e kongresmënëve demokratë janë edhe pikëpamjet e tij tolerante për shpenzimet e mëdha të qeverisë. Ndërkohë, idetë e tij për emigracionin kanë qenë thellësisht polarizuese, por kanë marrë mbështetje nga shumë votues të klasës punëtore që dikur ishin demokratë.
Pra, si ka mundësi që një i “marrë” gëzon kaq shumë mbështetje nga të gjitha krahët politike?
Trump është një mjeshtër komunikimi. Deklaratat e tij në Twitter krahasohen me njoftimet e prera të ish-presidentit Ronald Reagan në televizion dekada më parë.
Ai u zgjodh president pikërisht për shkak të sfidimit të normave të vjetra dhe është e pakonceptueshme të fitojë një mandat të dytë nëse do yë fliste ose vepronte si politikanët ë tjerë amerikanë. Sulmet personale të mediave ose politikanëve demokratë si Nancy Pelosi ose Chuck Schumer ndaj Trump, duket se po fuqizojnë edhe më shumë bazën e mbështetësve të Trump.
Edhe pse demokratët po bëjnë të pamundurën për shkarkimin e tij, Trump gëzon tanimë një miratimi prej 55 për qind, aq sa kishte Reagan në 1984 kur mori mandatin e dytë. Edhe pse po sulmohet nga të gjitha anët, Trump duket se po shikon nga larg demokratët që konkurrojnë mes njëri-tjetrit më një mandat të dytë në xhep.
*Marrë me përshtatje nga gazeta europiane “Politico.Eu”*

Sheikët mbajnë frymën, e bija e Trump “pushton” Katarin

Ivanka Trump po zhvillon një tur në Katar, ku ka vizituar edhe një bazë ajrore amerikane në Doha. Vajza e presidentit Donald Trump ka falënderuar ushtarët për shërbimin dhe përkushtimin e tyre ndaj Amerikës.
Ajo bisedoi me disa prej ushtarëve, ku u diskutua për misionet e tyre dhe objektivat e së ardhmes.
“Ishte një nder të vizitoja bazën ajrore të Al-Udeid, repartin më të madh ushtarak amerikan në Lindjen e Mesme, për të falënderuar burrat dhe gratë trima që e mbajnë të sigurt Amerikën”, shkroi ajo në Twitter.
Pas këtij takimi, nëna e tre fëmijëve mori pjesë në një konferencë të rëndësishme, duke marrë të gjithë vëmendje. E veshur me një kostum ku ishte ndërthurur e zeza me rozën, Ivanka i la të gjithë pa fjalë.
             

Fitorja në luftrat moderne, thjesht një mit

Që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, analistët ushtarakë dhe historianët e kanë konsideruar ushtrinë amerikane si fuqinë më të madhe ushtarake në histori. Gjatë Luftës së Ftohtë, Bashkimi Sovjetik u përpoq të kundërshtonte fuqinë amerikane, por pas rënies së saj, skepticizmi për epërsinë ushtarake amerikane u bë pjesë e së kaluarës.
Pavarësisht kësaj, në një takim të presidentit amerikan Donald Trump me vartëësit e tij të kabinetit në fillim të këtij viti, prej tij u bë një pyetje jo e zakontë kur tha:
“Pse Amerika nuk po fiton më luftërat e saj?”
Rekordi zhgënjyes i Amerikës duket vërtet i mahnitshëm kur bëhet fjalë për rezultatet e luftërave.
Nëse merren parasysh luftërat bashkëkohore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfshirë Vietnamin, Afganistanin, Luftën Koreane dhe të tjerat, qëllimet ushtarake të ushtrisë më të fuqishme në botë nuk janë arritur. Për dallim nga analiza ushtarake, ka mësime nga historia që lënë gjurmë në konceptin e fitores dhe mundësinë e arritjes së saj në mënyrë themelore.
Pamje të ndryshme për çështjen e fitores
“Spektri i këtyre luftërave në dukje të pafund, na shtyn të dyshojmë nëse nocioni i fitores ka ndonjë konotacion të veçantë dhe të ndryshëm në luftrat bashkëkohore”, thotë Cian O’Driscoll, një studiues politik në Universitetin e Glasgoë në Skoci.
“Duke kaluar pjesën më të mirë të kohës time në dekadën e fundit duke menduar për këtë çështje, unë fillova të besoj se ideja e një fitoreje në luftrat moderne nuk ishte gjë tjetër veçse një mit”, shtoi ai në një artikull të botuar në The Conversation.
Sipas tij, është koha të mendojmë përsëri, madje edhe më thellë se më parë, për kuptimin e fitores në luftërat e sotme.
Në librin e tij të botuar rishtas “Victory: Triumph and Traagedy of Just Ëar”, O’Driscoll krahason konceptin e fitores në fjalimet e tre presidentëve të fundit të SHBA, të cilët ofrojnë pikëpamje shumë të ndryshme. Ai thekson se Presidenti Trump shumë shpesh e përdor këtë term në fjalimet e tij dhe tubimet masive, madje edhe për të përshkruar arritjet ekonomike. Ish-Presidenti amerikan George Bush ka përdorur shpesh termin e fitores në deklaratat e tij, dhe në një rast paraqiti një dokument të quajtur “Strategjia jonë Kombëtare për Fitoren në Irak”.
Obama, nga ana tjetër, u përpoq ta shmangte atë në diskursin strategjik të SHBA-së, sipas përcjelljes dhe analizës së shkrimtarit.
“Nuk ka fitues, ka vetëm shkatërrim”
O’Driscoll beson se ndryshimi midis Trump, Bush dhe Obama shkon më thellë sesa mosmarrëveshje e thjeshtë në stilin retorik, pasi reflekton dyshime të thella për përshtatshmërinë e konceptit të fitores për të përshkruar luftën moderne.
Që nga fillimi i shekullit XX, ka rzultuar që kur bëhet fjalë për luftë moderne bazuar në sulmve të mekanizuara, askush nuk mund të marrë një fitore vendimtare. Aristide Briand, një politikan francez dhe burrë shteti që shërbeu gjashtë herë si kryeministër, madje edhe gjatë Luftës së Parë Botërore, tha se “nuk ka fitues në luftën moderne. Humbja shtrin dorën e saj të rëndë deri në skajet e largëta të tokës dhe e vendos barrën e saj mbi fitimtarët dhe të mposhturit njësoj “.
Bao Ninh, një veteran i Ushtrisë së Vietnamit të Veriut dhe autor i një prej romaneve më interesante të luftës të shekullit të 20-të – “Trishtimi i Luftës” – ofroi gati të njëjtin argument, por e artikuloi atë në një mënyrë më të thjeshtë: “Nuk ka fitues dhe humbës në luftë. Ka vetëm shkatërrim!”.
Autori thotë se luftërat moderne janë aq të tmerrshme dhe shkatërruese sa nuk mund të çojnë kurrë në diçka që mund të quhet fitore. Suksesi i arritur në fushën e betejës është aq i përgjakshëm dhe aq i kushtueshëm sa vetë ideja për ta quajtur atë “fitore” duket ironike.
Sidoqoftë, ekziston një aspekt tjetër i tregimit që duhet të trajtohet. Lufta e Dytë Botërore shkaktoi humbje të mëdha, por në të njëjtën kohë ndaloi dhe shkatërroi nazizmin, gjë që mund të nënkuptojë se ideja është e pasaktë.
“Betejat e ashpra, janë një gjë e së kaluarës”
Autori thotë se çështja është e thjeshtë: meqenëse çmimi i fitores në luftën moderne mund të jetë jashtëzakonisht i lartë, ai gjithmonë arrin në mënyrë të konsiderueshme më pak se rezultatet e pritura, duke theksuar se nuk ka fitore vendimtare në betejat moderne.
O’Driscoll beson se konfliktet moderne të armatosura kanë përfundime të gjata dhe të zgjatura dhe, duke i krahasuar ato me luftërat në të kaluarën, thotë:
“Nëse luftërat antike përfunduan në beteja të ashpra, tani është një gjë e së kaluarës. Kjo ide nuk është më e përshtatshme për luftërat e këtij shekulli “.
Ky akademik, i cili studion etikën e luftës, beson se koncepti i fitores antike rrotullohet rreth një forme të vendosur në letërsi, media, art dhe kinema rreth luftës, si një seri konfliktesh që kulminuan në një betejë vendimtare, por realiteti historik nuk është kështu, pasi shumë pak luftëra që kanë rrjedhur gjatë shekujve përfunduan në këtë mënyrë vendimtare dhe jorealiste.
Pavarësisht kësaj, ideja e fitores vendimtare luajti një rol të madh në imagjinatën e njerëzve, pasi u përdor si ide e përsosur për motivim – konkludon historiani ushtarak amerikan Victor Davis Hanson.
Autori konkludon se nuk është e mundur të jetosh pa ëndrrën e një fitoreje përfundimtare, edhe pse është joreale. Sidoqoftë, sfida që lind është të rimendojmë se çfarë kuptojmë me fitoren në kohët moderne. Siç ka shkruar dikur historiani i famshëm britanik Christopher Hill, çdo gjeneratë duhet të rishkruajë historinë e saj, dhe natyra gjithnjë e në ndryshim e luftës kërkon që çdo gjeneratë gjithashtu duhet të rishikojë të kuptuarit e saj për fitoren ushtarake. 

Si u bë Arabia Saudite aleate e Amerikës?

Kur nisi aleanca?
Marrëdhënia shkon pas në kohë në fundin e viteve 1930, menjëherë pasi Abdul Aziz ibn Saud konsolidoi fiset ndërluftuese arabe në një Mbretëri. Kompanitë energjetike amerikane kishin zbulluar naftë në Gadishullin Arabik, dhe i kërkuan qeverisë së tyre që të promovonte interesat e tyre, me monarkun e ri. Në vitin 1945, Presidenti Franklin Roosevelt u takua me Mbretin Abdul Aziz në bordin e një anije amerikane në kanalin e Suezit, dhe të dy u përshtatën mjaft mirë. Roosevelt i dha mbretit që kish probleme shëndetësore një prej karrikeve të tij me rrota, të cilën më pas mbreti e quajti “zotërimin më të çmuar që kam”. Roosevelt u sigurua që SHBA dhe jo Britania e Madhe, do të kontrollonte naftën në Arabinë Saudite. Në këmbim, SHBA do të ofronte siguri për mbretërinë: Brenda pak vitesh, pranë vendburimeve të naftës u ngrit një bazë ushtarake amerikane. Me kalimin e dekadave, marrëveshja naftë për siguri është bërë jetike për të dy vendet. Arabia Saudite është sot klienti më i madh i industrisë amerikane të mbrojtjes, teksa vetëm gjatë administratës Obama ka blerë armë me një vlerë totale prej 112 miliard dollarësh.
A eshte e lekundur?
Embargoja e naftës e vitit 1973 ishte një moment i vështirë. Për një vit, sauditët ndërprenë shitjet tek SHBA, si kundërpërgjigje ndaj mbështetjes që Amerika i dha Izraelit në luftën e Yom Kippurit. Por të dy vendet u ripajtuan, teksa i ribashkoi kundërshtimi ndaj Bashkimit Sovjetik. Edhe sulmet e 11 shtatorit nuk e dobësuan lidhjen mes tyre. Udhëheqësi i Al Kaedës, Osama bin Laden dhe 15 nga 19 rrëmbyesit e avionëve që goditën Qendrën Botërore të Tregtisë dhe Pentagonin, ishin nga Arabia Saudite, dhe opinioni publik në SHBA reagoi me forcë, pasi nënshtetas sauditë u lejuan të hyjnë në SHBA menjëherë pas sulmit – para se FBI t’i intervistonte. Por presidenti Bush, familja e të cilit kishte marrëdhënie të kahershme biznesi me sauditët, i qëndroi aleancës, dhe në vitin 2005 ai u fotografua i kapur dorë për dore me princin e atëhershëm të kurorës, Abdullah. Në dekadën pas 11 shtatorit, sauditët shpenzuan më shumë se 100 milionë dollarë për marrëdhëniet publike me SHBA, duke u përpjekur të eleminojnë imazhin e vendit si eksportues terrorizmi.
A eshte i vertete?
Po. Disa dekada më parë, monarkia saudite bëri një ujdi të heshtur me islamistët radikalë në vend: Ajo do të financonte përhapjen e vahabizmit, forma saudite e Islamit ultrakonservator, si dhe xhihadizmit përreth botës, sa kohë që radikalët nuk do të hidhnin në erë shënjestra brenda Arabisë Saudite. Paratë saudite financuan militantë islamikë në Afganistan, Pakistan, Bosnje, dhe provincën ruse të Çeçenisë. Pas 11 shtatorit, zyrtarët sauditë pretenduan se e kishin mbyllur rubinetin e parave. Por kabllogramet e fshehta diplomatike amerikane, të publikuara në 2009 nga Uikiliks, thoshin se Arabia Saudite “mbetet një bazë jetike e mbështetjes financiare” për al Kaedan, talebanët dhe grupin terrorist pakistanez Lashkar-e-Taiba, si dhe grupin terrorist palestinez Hamas, duke u dhënë atyre “miliona dollarë çdo vit”.
Po te drejtat e njeriut?
Me formën e vet drakoniane të Ligjit të Sharias, qeveria autokrate e Arabisë Saudite renditet vazhdimisht mes më të këqiave sa i përket respektimit të të drejtave të njeriut. Sistemi i vet i aparteidit gjinor i konsideron gratë nënshtetase të dorës së dyte – të mbështjella nga koka tek këmbët, të varura nga mbrojtësit meshkuj, dhe kryesisht të ndaluara që të dalin vetëm dhe të marrin pjesë në cilëndo formë të jetës publike. Nuk ka liri feje, dhe shtypi është i censuruar. Rrahjet brutale me kamzhik në publik dhe vrasjet me gurë janë dënimi për krime të tilla si tradhëtia apo femohimi. Të arrestuarit torturohen për të rrëfyer. Vitin që kaloi, Arabia Saudite dënoi me vdekje 146 persona për krime që përfshinin vrasje dhe trafik droge; shumica e ekzekutimeve ishin me prerje koke.
Interesi i SHBA
Nafta saudite, sigurisht, edhe pse vitin e kaluar ajo zinte vetëm 9% të asaj që përdori SHBA, për shkak të revolucionit të naftënxjerrjes në tokë amerikane. Me më shumë rëndësi strategjike sot është roli i rëndësishëm i sauditëve në kundërpeshimin e Iranit. Që nga viti 1979 dhe Revolucioni Islamik, kur mullahët iranianë morën peng diplomatë amerikanë, SHBA e ka parë Iranin si aktorin më të rrezikshëm në Lindjen e Mesme. Arabia Saudite, e cila praktikon Islamin sunit, i kundërvihet ndërhyrjeve të teokracisë shiite iraniane në vendet e tjera të Lindjes së Mesme, duke përfshirë Sirinë, Libanin dhe Jemenin. Kohët e fundit, sauditët kanë nisur të bashkëpunojnë me aleatin tjetër të Amerikës në Lindjen e Mesme, Izraelin, sepse të dy vendet e shohin Iranin si rrezik ekzistencial.
NDIKIMI tRUMP
Presidenti i SHBA ka marrëdhënie të kahershme biznesi me sauditët; sipas atij vetë, u ka shitur milionia dollarë pasuri të paluajtshme. “A duhet që të mos i pëlqej?”, tha ai ndërkohë që bënte fushatë për president. “Mua më pëlqejnë shumë”.
Që kur mori detyrën, ai e ka shndërruar në prioritet aleancën me sauditët; udhëtimi i tij i parë jashtë vendit ishte në Riad. Dhëndrri i Trumpit, Jared Kushner u afrua menjëherë me një prej bijve të mbretit saudit, Mohammed bin Salman, dhe administrata mbështeti fuqimisht ngritjen e Mohammed si princ kurore vitin e kaluar, duke e parë atë si reformator që ka për qëllim modernizimin e vendit. Por kongresi nuk e ka me aq sy të mirë. Vrasja e Jamal Khashoggit në konsullatën saudite në Stamboll muajin e kaluar, bëri Senatin që t’i kërkojë presidentit të identifikojë brenda katër muajsh se cilin individ duhet të sanksionojë SHBA. “Në momente si ky, duhet të përqafosh vlerat e tua”, tha Lindsey Graham në Senat. “Nuk ka më ndërveprime transaksionesh”.

Irani i përgjigjet kërcënimit të Donald Trump: Nuk frikësohemi nga lufta, ne kemi fuqi t’iu shkatërrojmë


Liderët ushtarakë iranianë kanë paralajmëruar Uashingtonin kundër kërcënimeve për ndonjë veprim ushtarak, pasi presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se Teherani do të mbahet përgjegjës për protestat kundër Shteteve të Bashkuara në Irak.
“Ne nuk do ta dërgojmë vendin në luftë, mirëpo nuk jemi të frikësuar nga ndonjë luftë dhe i themi Amerikës që të flasë në mënyrë korrekte me kombin iranian”, ka thënë gjenerali, Hossein Salami, i cili udhëheq Gardën Revolucionare Islamike.
“Ne kemi fuqi t’i shkatërrojmë ata disa herë dhe nuk jemi të shqetësuar”, ka thënë ai në një fjalim në qytetin jugperëndimor, Ahwaz.
Ndërkohë, gjenerali ushtarak, Abdolrahim Musavi, ka thënë se forcat e armatosura iraniane janë të gatshme të përballen me “armikun”.
“Nëse dikush bën edhe gabimin më të vogël, ne do të reagojmë me vendosshmëri”, ka thënë Musavi, sipas transmetuesit shtetëror, IRIB.
Më 31 dhjetor, dhjetëra persona të zemëruar nga sulmet ajrore të SHBA-së, që kanë shënjestruar milicinë iraniane, kanë sulmuar ambasadën amerikane në Bagdad.
Përleshjet kanë vazhduar edhe më 1 janar, pasi protestuesit kanë hedhur gurë, derisa forcat amerikane kanë mbrojtur ambasadën duke hedhur gaz lotjsellës për të larguar protestuesit.
Në orët e vona të natës, ushtria irakiane ka njoftuar se të gjitha grupet janë larguar nga perimetri i ambasadës.
Ky sulm, në të cilin nuk është plagosur askush nga personeli amerikan, ka ardhur në kohën e përshkallëzimit të tensioneve në mes të Uashingtonit dhe Teheranit, dy sponsorët kryesorë të Qeverisë irakiane.
Presidenti amerikan ka fajësuar Iranin për këtë sulm dhe ka thënë se shteti “do të mbahet përgjegjës për jetët e humbura apo dëmet e shkaktuara”.
“Ata do të pagujnë çmim të lartë! Ky nuk është paralajmërim, ky është kërcënim”, ka thënë ai më 31 dhjetor.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...