Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/01/11

Fejaz Drançolli ( 1949 -)



Prof.Dr.Fejaz Drançolli,lindi në Pejë(1949).Shkollimin fillor dhe të mesëm e kreu në Pejë.
Në Beograd kreu studimet e larta,ndërkaq studimet e magjistraturës dhe të doktoraturës i kreu në Universitetin e Prishtinës.

Një kohë punoi si mësimdhënës, më pas gazetar dhe kritik i artit figurativ në rubrikën e kulturës në gazetën 'Rilindja" në Prishtinë.

Për shumë vjetë punoi në Entin Krahinor për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës në Prishtinë,më vonë Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve në Prishtinë(IKMM) .

Ishte sekretar i shoqatës së konservatorëve të ish-RSFJ-së dhe një kohë dhe drejtor i IKMM-së. 

Udhëhoqi edhe sektorin e hulumtimit shkencor dhe të dokumentacionit në këtë Institut.

Realizoi dhe udhëhoqi  një numër projektesh për ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore-materiale,si dhe disa projekte për trashëgiminë kulturore shqiptare të Kosovës të shkatërruar gjatë luftës së viteve 1998-1999.

Mori pjesë me kumtesa në shumë simpoziume  dhe konferenca shkencore dhe realizoi një sërë ekspozitash për shkatërrimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës gjatë viteve të luftës së fundit në Kosovë(1998-1999).

Është autor i një sërë punimesh shkencore dhe i disa monografive:

1.Prof.Dr.Fejaz Drançolli, "Xhamia e Jashar Pashës", Prishtinë 2003 ;2.Prof.Dr.Fejaz Drançolli,
"Albanian tower (Kulla shqiptare)" Prishtine,2001;3.Prof.Dr.Fejaz Drançolli,"Čiji su kosovski spomenici?", Prishtinë, 2004;4.Prof.Dr.Fejaz Drançolli etj.,"Trashëgimia e mbetur e Prishtinës",
Prishtinë,2008;5.Prof.Dr.Fejaz Drançolli,"Patriarchenkloster von Peć",Erstellt von Der_Buchhalter,
2008 ; 6.Prof.Dr.Fejaz Drançolli, "Arkitektura Islame e Kosovës e zhvilluar gjatë përiudhes osmane ",Gjakovë, 2011; 7.Prof.Dr.Fejaz Drançolli,"Monumentet e shkatërruara në Kosovë 1998/99",  Prishtinë, 2015 ; 8.Prof.Dr. Fejaz Drançolli: Kulla e Riza Bej Gjakovës.Prishtinë 2015; 9.Fejaz Drançolli," Politika shtetërore serbe plaçkiti, dogji, granatoi dhe shkatërroi trashëgiminë kulturore në Kosovë", Prishtinë, 2016; 10.Prof.Dr. Fejaz Drançolli,"Trashëgimia kulturore e Rajonit të Gjilanit",Gjilan 2016;11.Prof.Dr. Fejaz Drançolli" Kisha politike 'Svetog Spasa'apo e "Shën shpëtimtarit", në Korpusin Universitar të Prishtinës", Prishtinë, "Agjencioni Floripress",2016.
12.Prof.Fejaz Drançolli,"Shkatërrimi i trashëgimisë shqiptare në Kosovë",2017 ; 13.Prof.Dr.Fejaz Drançolli,"Destroyed Heritage in Kosova 1998/99", Prishtinë, 2017.) ; 14.Prof.Dr..Fejaz Drançolli," Marset e shkatërrimit të trashëgimisë kulturore në Kosovë", Prishtinë,2017; 15.Prof.Dr.Fejaz Drançolli," Arkitektura Islame e Kosovës e zhvilluar gjatë përiudhes osmane",Prishtinë, 2017.;
16.Prof.Dr.Fejaz Drançolli,"Dikur kulla, sot restorante, arkiva e biblioteka",Prishtinë, 2017.;
17.Prof.Dr.Fejaz Drançolli,"Kulla 400 vjeçare, më e vjetra në Dukagjin", Prishtinë, 2017 ; 18.Prof. Dr. Fejaz Drançolli, (Kosovo)- “Destruction of monuments in Kosovo during the years ‘98-‘99”
(Konferencë shkencore "Illyria and the Illyrians", Kolegji Mbretëror "Iliria",2017; 19.Prof.Dr.Fejaz Drançolli, "Serbia në Paris kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO",Prishtinë, 2017.

Etj.

Flori Bruqi

Hilmi Dauti (1951-)




Hilmi Dauti,lindi në vitin 1951 në fshatin Carrabreg të Deçanit.Shkollën fillore e kreu në vendlindje,
kurse gjimanzin e kreu në "11 Maji"(tash "Bedri Pejani")në Pejë.

Diplomoi në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë (1975).Më 1977 u zgjodh asistent i lëndës  së "Anatomisë së njeriut" në Fakultetin e mjekësisë në Prishtinë.Studimet pasuniversitare i përfundoi në Fakultetin e Mjekësisë në Zagreb(1980).

Tezën e doktoraturës e mbrojti në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë (1981).

Emërohet docent,profesor inordinar,profesor ordinar(1994) i lëndës"Anatomia e njeriut" në Fakultetine Mjekësisë në Prishtinë.

Në periudhën 1998-1999 qëndroi në Hjuston të SHBA-ve për perfeksionimin profesional pasdoktoral.

Ishte drejtor i Institutit të Anatomisë,drejtor i Instituteve Mjekësore të QKUK-së,si dhe në funksione të tjera në kuadër të Fakultetit të Mjekësisë dhe të Universitetit të Prishtinës.

Në vitin 2004 u zgjodh drejtor për çështje akademike në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.Është autor dhe bashkautor i një sërë punimesh shkencore dhe profesionale dhe i tekstit universitar nga fusha e "Anatomisë së njeriut".

Që nga viti 1994 ishte  profesor i rregulltë i "Anatomisë" në Fakultetine Mjekësisë nishtinë, si dhe i "Anatomisë kineziologjike" në Fakultetin e Kulturës Sportive në Universitetin e Prishtinës ,si dhe profesor i "Anatomisë së njeriut" në Universitetin e Tetovës etj.

Jeton dhe vepron në Prishtinë.

Punime shkencore të botuara :


1.Hilmi Dauti, Bajram Nuraj :,,Anatomia e Njeriut - Kombliku"(Libër Universitar).

2.Hilmi Dauti,etj.,"Postnatal - physiological research of the bronchial receptor system development on the isolated preparation of the human trachea in vitro".,2006.


3.Hilmi Dauti,etj."In vitro examination of ontogenesis of developing neuronal cells in vagal nuclei in medulla oblongata in newborns.,2008

4.Hilmi Dauti,etj"In vitro examination of degenerative evolution of adrenergic nerve endings in pulmonary inflammatory [corrected] processes in newborns.,2008.

5.Hilmi Dauti,etj"In Vitro Examination of Degenerative Evolution of Adrenergic Nerve Endings in Pulmonary Inflamatory Processes" 2008

6.Hilmi Dauti,"In Vitro Examination of Ontogenesis of Developing Neuronal Cells in Vagal Nuclei in Medulla Oblongata",2008.


7.Hilmi Dauti,etj"Examination of ontogenetic-morphologic growth of adrenergic receptor system in the isolated preparation of trachea in vitro",2009.

Etj.

Hysni Daka(1952-)




Hysni Daka,lindi më 20 janar  1952 në fshatin Kabash të Prizrenit.Diplomoi në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë më 11.1.1978.

Nga viti 1979 punoi në Institutin e Fiziologjisë të Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë.Studimet pasuniversitare për "Imunologji klinike" me "Alergologji" i mbaroi në Fakultetin e Mjekësisë në Zagreb,ku mbrojti edhe magjistraturën (11.01.1985).

Disertacionin e doktoraturës e mbrojti nga po kjo fushë  në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë 23.09.1987.

Emërohet asistent më 1979 dhe në vitet vijuese merr të gjithë titujt përkatës universitarë.

Më 2001 u zgjodh profesor ordinar i lëndës"Fiziologjia e njeriut" dhe "Imunologjisë",në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë.

Kreu detyra të ndryshme në institucionet e shkollimit të lartë universitarë, kryetar i Shoqatës së Alergologëve dhe Imunologëve në Kosovë, anëtar i Akademisë Evropine të Alergologëve dhe Imunologëve,profesor i "Fiziologjisë kineziologjike" në Fakultetin e Shkencave Sportive në Prishtinë,profesor i i "Fiziologjisë së njeriut" dhe "Imunologjisë në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tetovës,Kolegji "Rezonanca", Kolegji"AAB" etj.

Është autor dhe bashkautor i tekstit universitar "Bazat e imunologjisë"(2013).Përkthei dhe adaptoi tekste universitare nga fusha e "Fiziologjisë së njeriut" dhe "Imunologjisë etj.

Jeton dhe vepron në Prishtinë.

Disa fjalë për tekstin  e përkthyer të autorëve : Ian Todd , Gavin Spickett "Imunologjia"( Botuar nga: ALB-MED në 2012 ) dhe e përkthyernga: Hysni Daka,Adnan Emini dhe Isa Bajçinca:


Teksti  bazë i "Imunologjisë " pë studentë dhe mjek  ofron në mënyrë të përshtatshme temat themelore të imunitetit dhe imunopatotogjisë.

Për të dhënë një pamje të plotë të lëndës, parimet kryesore shtjellohen në mënyrë progresive.

 Pjesa e parë e librit është hartuar në përputhje me programin për studentët paradiplomikë dhe përmban imunologjinë bazë ndërsa pjesa e dytë, merret me aspektet patologjike dhe klinike.

 Botimi i gjashtë i këtij libri, cilësohet me përmbajtjen e tij të përditësuar mbi rolin dhe rregullimin e qelizave dhe të molekulave të sistemit imunitar.

Çdo kapitull përmban synimet kryesore dhe pikat përmbledhëse, të cilat ndihmojnë lexuesin që të përqendrohet në elementet më të rëndësishme që duhen ditur. Në fund, lexuesi mund të testojë veten përmes kapitullit të ri për vetëtestim, që përmban pyetjet për zgjidhjen e problemeve si dhe pyetjet me më shumë se një përgjigje. Figurat dhe tabelat sigurojnë një referencë të shpejtë, që e bëjnë “Imunologjinë” një libër përfekt për klasifikimin dhe memorizimin e lehtë të njohurive.

Ky libër i përkthyer nga profesor Daka ,më bashkëpunëtorë është ideal edhe për ata që e mësojnë imunotogjinë për herë të parë ose kanë njohuri të mëparshme nga kjo lëndë e mjekësisë humane.

Etj.

Flori Bruqi

Nga Arif Molliqi : Deçani më rrethinë

Rencesion
( Ju lutem, lexojeni si humor-satirë!)

STUDIM SHKENCOR ME VLERA

(Topuz Bërryli „Deçani më rrethinë”, libër shkencor për toponimin , botoi, Shtëpia Botuese „Nërkunxhe“, 2020)

Shkruan: Boksh Baruti

 Topuz Bërryli, emër i njohur i shkencës shqiptare, autor i shumë veprave shkencore, prozaike e poetike, këtë vit e nisi për së mbari me një botim të ri tejet të nevojshme për shkencën shqiptare. Ai pas një studimi shumvjeçar, pas një kërkimi shkencor, lexuesve, studentëve, intelektualëve, dhe, sidomos për krijuesit më të mëdhenj të kombit tonë, afroj një libër më shumë vlera.
 Bërryli, me një thellësi shpirtërore, ndjesi artistike, ka fisnikëruar shkencën e gjuhësisë, toponimisë dhe historisë sonë, duke sjellë vlera të pakrahasuara prej akademiku, për çka edhe shpresojmë se do të nderohet me shumë çmime nga shteti i Shqipërisë dhe ai i Kosovës.  Sepse, si duket ky libër është shkruar enkas për të marrë çmime, shpërblime, mirënjohje, dekorata e tituj akademik.
 Në ketë prismë mund të themi se autori në fjalë, është një kërkues shkoncor i cili ka gjurmuar vite më radhë, më shumë kujdes në shumë biblioteka kombëtare dhe ndërkombëtare ( megjithse ai më shumë ka dal në fotografi para bibliotekave se sa ka studiua). Pastaj autori ka bërë kerkime shkencore duke u shërbye më literaturë moderne, sidomos nga komentet e Fcb-ut.
 Edhe studimin „Deçani më rrethinë” z. Bërryli, e ka shkruar me vullnet, përkushtim, qëndrueshmëri, miqasi, për të iu ofruar lexuesve të panjohurat e toponimisë.

Toponimia e fshatrave

TOPONIMI f. gjuh.
Tërësia e emrave, e vendeve (të krahinave, të qyteteve, të fshatrave, të lumenjve, të përrenjve, të maleve, të arave etj.), toponimet. Toponimi vendëse. Toponimia historike (e lashtë). Toponimia e fshatit. Studimi i toponimisë.

 Këtë studim, autori e fillon më shpjegimin e toponimisë së fshatit Llukë, që kohëve të fundit është bërë çështje polimikash mes shumë “akademikëve” të këtij fshati.

Fshati Llukë – Sipas autorit zulmadh, ka prejardhje biblike nga Luka (“Ungjilli sipas Lukës” është tek “Dhiata e Re”). Mirëpo, autori gjatë kërkimeve ka pasur edhe dilemat e veta se fshati mundet të jetë sinonim i emrit “Sy + llullë”, që na “sy-llullë”,... sepse në këtë fshat është pi duhani shumë më llullë, pastaj banorët duke ndejur gjithë natën zgjuar në mbrojtje të atdheut, iu kanë mbetë sytë e fryrë ose ndryshe, syllullë.
Në këtë studim, suksesi i autorit qëndron shumë lartë sepse, për herë të parë e rrëzon mitin serb se Lluka ka prejardhje prej fjalës serbe “luk”, që shqip do të thotë “qepë”.
Mirëpo, ka gjasa që për ketë zbulim autori është sherbyer nga disa akademikë tashmë të njohur.

Fshati Skifjan- etimologjikisht-toponimia, sipas autorit rrjedh nga dy fjalë “skifter” dhe “jan” (skifter+jan), që do të thotë; Skifjan. Ai duke bërë krahasime të tilla thotë se kjo ide i erdhi (nga një shoq i veti), sepse banorët e Skifjanit janë sy-skifteri. Si të tillë, një skifjanas pas një beteje që zhvillohet andej nga Prizreni, i paska hyp pelës dhe me vrap prej atje nuk paska shikue prapa. Kur vjen në Skifjan, i gëzuar i këndon pelës:
“Qe Skifjani, qe xhamija
Hallall t´koftë pelë taxhia...”

Fshati Baballoq - sipas autorit, rrënja e këtij emri del nga fjala baba dhe lloq (bab+lloq), duke u krijuar si emër fshati Baballoq. Meqense ky fshat është i njohur për shumë lloq, dhe njënit i kishte pas mbetur baba në lloq, kur e pyetnin: ku e ke baben? Ai përgjigjej: baba n´lloq!

Fshati Gramaqel – Këtu autori ka bërë zbulimin më të madh shkoncor. Ai emrit të gruas në shumës “gra” ia ka shtuar mbiemrin “qel” (gra+qel), dhe ka nxjerr emrin e fshatit Gramaqel. Sipas shpjegimit të tij, në ketë fshat të gjithë burrat kishin qenë “qela” dhe, kur shkojshin mësitnit me kërkua nuse për ta, u thojshin: po kërkojmë gra për qela...

Isniqi, - Për emrin e këti fshati, autori Bërryli si duket është konsulltuar më studiusit më eminent vendas dhe ndërkombëtar që janë marrë me gjeneralogjinë e këtij fshati. Pastaj ka lexuar shumë punime (komente) shkencore të akademikëve të Fcb-ut, dhe ka ardhur në përfundim se emri i fshatit ka lidhje me emrin e heroit tonë kombëtar Isa Boletini. Ai thotë se Isa ka lidhje më Nikën, “literaturë” e gjetur edhe në Fcb-uk, që thotë se: nga Isa+Nika na doli emri Isnika-në Isniq.
Ketë teori e pranojnë edhe shumë akademik, doktora shkence, studius, historian dhe qoban nga Pleqja dhe Roshkodoli...
Mirëpo këtë teori nuk e pranon vetëm Arif Molliqi, sepse, sipas tij emri “Isë” është shumë i vonë, kurse Isniqi është i vjetër mbi 15 shekuj....(?!)

Carrabregu, - Dilemat fillestare të autorit për këtë emër ishin të mëdha. Fjala Carrabreg, tek autori krijoj dilema, a thuhet: “Qarri në breg”?, a “Cari në breg”?! Varianti i parë bie sepse në këtë fshat nuk ka asnjë dru qarri (sepse fshatarët e Carrabregut, jo vetëm Qarrat, por nuk kanë lënë dru mbi dhe pa e prerë deri në Hurdup).
Kurse ideja: “Cari n´breg”, është më shkencor, pasi ky fshat ka shumë “Cara”. Kështu, Carat dalin shpesh n´breg të Kodra e Loshit, dhe të gjithë bërtasin: “Ooo, ku je Cari n´breg”=Carrabreg.

Gllogjani – Kur është fjala të ky fshat studiusi z. Bërryli, është shumë i kujdesshëm në gjetjen e rrënjës, sepse ekzistojnë shumë teori për rrënjet e këtij fshati. Ai nuk e përdor versionin popullor që përmendet shpesh për ketë fshat: “Kanë mbet si Gllogjani n´pleh”?! Ç´lidhje ka plehu më Gllogjan?!, pyet autori dhe, vet përgjigjet: Kurrgjë!
Por autori, shërbëhet edhe më fjalorin e shqipës që e ka botuar Akademia e Shkencave të Shqipërisë, ku rrënjës “Glla-Gllo” ia shton prapashtesen e këngës “Ju ka lali “gjan”, dhe nga Gllo+gjan na del Gllogjan.
( Sipas fjalorit të shqipes, kuptimi i foljes Glla-bërim, glla-bëroj, do më thanë, me gllabërue pasuri që s´është  e jotja...)

Maznik, - rrënja e kësaj fjale, sipas studiusit ka qasje të lehtë. Një fshatari i kish pjellë pela në fushë dhe mazi i posalindur, pa dal mirë kish pas ikë. Kështu i gjithë fshati kishin dalë më e kërkue mazin duke bërdititur: “Oooo, Mazi ka ik”. Pra, nga mazi+ik na doli fshati Maznik.

Beleg, - gjatë kërkimeve shumë të gjata, studiusi Bërryli i këshilluar nga një shoq i veti, e gjen se fshati Beleg ka marrë emrin nga Bela. Megjithse, në aspektin gjuhësor fshati Beleg nuk rrjedh nga Bela, por është afër edhe nga Belaja... Këtë të dytën e mbron fortë një kryetar i një partie sociale... Dilemat e tilla, si duket autori i ka të ngatërruara nga literatura e marrë nga Fcb-u. Prandaj kërkohet vemendje e posaqme kur është fjala të ata emra që kanë prejardhje nga beleja, ngatërresa...

Deçani, - Të toponimi i këtij qyteti autori ia ka huq sepse, shumçka e ka ngatërruar. Ai, pra Bërryli, në fusnotën e literaturës së përdorur permend se këtë sinonim e ka gjetur në Fcb-uk. Një autor tjeter, e paska zberthye se fjala Deçan ka dy rrënjë që vijnë nga bota shtazore: Dash+qan. Mirëpo, autori këtu nuk e ka të qartë se cilën ta merr për bazë: dashin apo qenin ?! Në konsulltim më literaturën e huazuar nga shoqi i tij, ai i thotë: rrënja “dash” i përgjigjet më shumë... Por fjala Deçan, mundet me qenë më rrënja që nga latinishtja: “Deka”, “dekada”...

Prelep, Përlep, Priljep,-Ky toponim etimoligjikisht është i diskutueshëm.  Po të marrim sinonimin e parë Prelep, na del sikur banoret e këtij fshati kanë qenë gjuetar të lepujve, dhe kanë bërtitë: Ooo, prite lepurin ose, Preje lepurin! Pre+lepur=Prelep.
Varianti tjetër Përlep, mundet sipas fjalorit të shpjegohet edhe kështu: PËRLAK m. krahin. kërriç, pulisht.
Ndërsa varianti i tretë, Priljep nuk qëndron si i vërtet, sipas një studiusi anonim nga Fcb-u, se kjo fjalë rrjedh prej sllavishtës “prej+ljepi: Preljep.

 Në fund mund të themi se ky studim i Topuz Bërrylit, është një libër vlerash, i pasuruar me shprehje toponimike duke dhënë elemente të mjaftueshme organeve kopetente se si ti emertojnë fshatrat. Në këtë libër janë zberthye edhe emrat të fshatrave tjerë, që do ti analizojmë herë tjetër.
Prandaj ky libër meriton të bie në duar të çdo lexuesi të vëmendshëm, madje e pasuron bibliotekën e çdo anëtari të Fcb-ut.

 -V a zh d o n-

Verrishtë, janar 2020

2020/01/10

Gjon Françesk Albani(23 korrik 1649 -19 mars 1721)


Rezultate imazhesh për papa albani


Amaneti i Papa Klementi XI-Albanit: “Më varrosni në mënyrë shumë të thjeshtë, por të shkruhet në pllakën time që Papa Albani është Papë në Romë, por rrjedh nga gjaku shqiptar”.

Papa me origjinë shqiptare, Klementi XI ( Gjon Françesk Albani) lindi më 23 korrik 1649 në Urbino dhe vdiq më 19 mars 1721 në Romë). Ishte papa i 243 i kishës katolike. Shërbeu si papë që nga zgjedhja e tij më 23 nëntor 1700 dhe deri më 19 mars 1721. Në vitin 1660, pas kryerjes së shkollës fillore, shkoi në Romë për të ndjekur kolegjin romak. Studjoi gjuhë të vjetra dhe drejtësi. Në vitin 1668 diplomohet në drejtësi. Në vitin 1670 fillon karrierën kishtare. Nga papa Inoçenti XI u emërua sekretar i Brevave ( dekreteve papnore). Më 13 shkurt 1690 emërohet kardinal. Më 9 tetor 1700 zgjidhet Papë i kishës katolike.

Krenaria e origjinës shqiptare e Papës Klementi XI- Albani u shfaq në çastin kur u zgjodh Papë. Mbas emrit të tij Papnor, ai kërkoi që t’i vendosej mbiemrit të vet Albani, për t’i treguar botës mbarë se është shqiptar. Papa Albani në latinisht shkruhet: “Clementes Undecimo Albani Urbinas “ që shqip do të thotë “ Shqiptari Klementi XI nga Urbino “. Madje, sipas biografit të tij personal francezit M. Reboule, në emrin e tij të Papës, ai shikonte edhe emrin toponimik të fisit të shquar shqiptar të Kelmenit. Sipas biografit, Papa Françesku u emocionua shumë nga krenaria, kur mori vesh se si Papë, atij ju vu emri Klementi, jo për faktin se emri i tij “ Klementi “ kishte kuptimin (i miri), por për faktin se ky emër papnor përkonte me emrin e fisit të tij luftarak të Shqipërisë së Veriut, Kelmenin, nga kishte zbritur stërgjyshi i tij Mikeli. Konti i Kelmenit me luftëtarët e tij kelmenas i qe bashkuar ushtrisë së Skënderbeut në vitin 1447, kur ai rrethoi Danjën në luftë kundër Venedikut. Më vonë, dy djemtë e Mikelit, Gjergji e Filipi, gardistë të Skënderbeut, kelmenas, zbritën me ushtrinë e tij në vitin 1461, kur ai pati ndihmuar Ferdinandin e Napolit në luftë kunder Anzhuinëve. “ Për të gjallëruar marrëdhëniet me Mbretërinë e Napolit, si dhe për të siguruar më pas ndihmën për qëndresën e shqiptarëve ndaj turqve prej mbretit Ferdinand e aleatëve të tij, Papa Piu II dhe dukës së Milanos, Françesk Sforcës, të cilët formonin bllokun politik më të fuqishëm në Itali, Skënderbeu gjykoi t’i jepte ndihmë ushtarake mbretit Ferdinand në luftën që kishte shpërthyer midis tij dhe kundërshtarëve të vet politik, që ishin baronët e Italisë së Jugut. Këta ishin bashkuar me princin francez Rene të Anzhuinëve, të cilët pretendonin fronin e mbretërisë së Napolit. Skënderbeu pasi i shpartalloi forcat armike e siguroi pushtetin e Mbretit, Ferdinandi në shenjë mirënjohje për këtë ndihmë i dhuroi Skënderbeut, feudet e Monte Sant Anxhelos e të San Xhovani Rotondos si dhe një pension vjetor prej 1200 dukatësh. ”(“ H.P.Shqip.’’ V.I f 443 )

Skënderbeu e pati lënë në Urbano kontin kelmenas, bashkë me 30 gardistë për të mbrojtur kështjellat dhe tokat që i dhuroi Mbreti, ku pasardhësit e kësaj dege formojnë vazhdimësinë e dinastisë së Albanëve. Gjergji pati dy djem Antobelin dhe Hanibaldon. Po kështu Antobeli pati dy djem Oracin dhe Karlin. Karli është babai i Gjon Françeskos (Franit). E ëma quhej Elena ( Lena me origjinë shqiptare). Kjo familje ka dhënë një dinasti të shquar prelatësh, një papë dhe disa kardinalë, si dhe një radhë politikanësh. Për rolin e saj në histori, emrin e kësaj familje dhe pinjollëve të saj të veçantë, janë shkruar në enciklopeditë e shumta botërore. Për vendin nga e ka prejardhjen dinastia e Albanëve në vendin tonë, janë dhënë mendime të ndryshme. Për këtë fakt At Zef Valentini është më i sakti. Ai do të shprehet: “ Nji familje shqiptare- fis të Dukagjinëvet ose dalë prej feudëve të tyne e pikrisht prej Laçit, por s’dihet prej cilit Laç- ishte bartë në Itali… dija e virtyti e çuan në ma të naltën kambë të botës, në fronin papnuer; aty me emnin Klement XI shëndriti në botë si një ndër më të mirit papë të këtyne shekujve të fundit ; andej u dërgonte urdhna ipeshkëvet shqiptarë e i drejtonte n’atë Koncilin e Arbërit që nisi të përtrimit moral të Shqipnisë veriore; andej rrokej që t’u vinte në ndihmë kelmenasvet, që kishin çue krye kundër turkut.’’ ( At Valentini ‘’Vepra III ‘’ f. 75)

At Valentini nuk gabon, kur thotë : “ Familja Albani i përket fisit të Dukagjinit ose e dalun prej feudalëve të tyne”. Në shekullin e 15 kontea e Kelmenit ishte pjesë e zotërive Dukagjinas. Madje deri vonë malësorët e Malësisë së Madhe të ulur në Breg të Matit e sidomos kelmenasit e kësaj Malësie janë quajtur “ Lekët “, për nderë të Lek Dukagjinit me të cilin ata patën luftuar kundër osmanëve. Emrin Laç që përdor studjuesi, ai e vë në dyshim, se cilit Laç i përket kjo familje. Përjashtohet emri Laç i Kurbinit, sepse n’atë kohë ishte domen i Kastriotëve dhe jo i feudalëve Dukagjinas. Po të merret llagapi i Albanëve, Laç, në të vërtetë në dokumentat latine shkruhet “ Laze “, shqip Lace. Emër toponimi që edhe sot, që nga koha e Mesjetës, ndodhet në Rozhajë, djepi i Kelmenit, ( Lace e Rozhajës). Por më i saktë është llagapi Laze ( Lac) i Albanëve, Mikel Lace- emër njeriu e jo toponim, i përdorur shumë deri më sot tek kelmanasit. Ka kuptimin e djalit, lindi me lac, që do të thotë lindi djalë . Sot gjenden mjaft emra e mbiemra tek kelmenasit Mbishkodër e Nënshkodër , që quhen “ Lac “. Madje Valentini, informon se: Papa Klementi XI: “…andej u dërgonte urdhëna ipeshkëve shqiptarë e i drejtonte n’atë Koncilin e Arbërit që nisi të përtrimit moral të Shqipnisë veriore, andej rrokej që t’u vinte në ndihmë kelmenasvet, që kishin çue krye kundër turkut.’’ At Gusepe Valentini, po këtu në veprën e tij të tretë, në pjesën “ Venecia dhe Shqipëria “ (f.25), na vë në dukje interesimin e madh të Papës Klementi XI, që të shpëtonte kelmenasit kryengritës nga raprezaljet e osmanëve, duke i propozuar Venedikut edhe shpërnguljen e tyre në një provincë veneciane, për të cilën publicisti italian na dëften se: “ Papa i Romës (Klementi XI) i lutej Zonjës (Venedikut ) t’i vinte në ndihmë fiseve të Kelmenit, duke marrë prej saj edhe premtimin për një mërgim të sigurtë, nëse nevoitet, të popullsisë në Kataro.’’ Të gjitha këto fakte tregojnë lidhjet e forta shpirtërore me gjakun e t’parëve nga rrjedh Papa Klementi XI dhe dobësinë e madhe që Papa në Romë kishte për Shqipërinë dhe fisin e tij luftarak të Kelmenit nga e kishte prejardhjen vetë. Shpresa e vazhdueshme e papës me origjinë shqiptare Klementi XI për të bashkuar krishterimin, dha rezultat të mirë në Shqipëri, ku kisha katolike romake dhe ajo ortodokse bashkëjetuan për një periudhë. Klementi XI, u interesua shumë për rilindjen politike e fetare të atdheut të vet. I përket asaj periudhe, mbajtja e Koncilit të Arbërit, “ Këshillit fetar të parë kombëtar shqiptar “ ( 1703) i cili shënoi ndryshime rrënjësore në linjën e veprimit të klerit për çështjen dogmatike, morale, kanunore dhe ipeshkvore.

Me 14 janar 1703 u mbajt “ Kuvendi i Arbërit “ në Mërqi të Lezhës, në Kishën e Shën Gjonit, me nxitjen dhe përkrahjen e drejtpërdrejtë të Papa Klementi XI-Albani. Ky kuvend ishte më i rëndësishmi që zhvillohej në Shqipëri pas Kuvendit të Besëlidhjes së Skënderbeut në Lezhë. Kuvendi i Arbërit është absolutisht, mund të thuhet nga më të rëndësishmit në historinë kombëtare shqiptare. Problemet që ky kuvend trajtoi janë në tri rrafshe. Në rrafshin kanonik kishtar, doktrinor, në rrafshin organizativ-ekonomik dhe pragmatist si dhe në rrafshin arsimor dhe politik të kombit shqiptar dhe në këtë kuadër kishte tre objektiva kryesore : – Bashkimin e shqiptarëve dhe ndaljen e islamizmit, që kishte marrë dhenë. – Zbatimin e kanunoreve morale e kishtare nga ana e klerit katolik.
– Mbrojtjen dhe përdorimin, mësimin e gjuhës shqipe pranë kishave, si dhe kleri katolik të flasë e të predikojë shqip. Aty iu tha troç e shqip priftërinjve: “ A e dini gjuhën e shqiptarëve?” Tetë vjet më vonë, më 19 shkurt 1711, me “ Bulla Comnunis nobis”, Papa Klemeni XI urdhëroi të gjendej sa më parë një vend ku të mësohej gjuha shqipe. Gjithashtu caktoi një vend të përvitshëm në kolegjin e Propogandës Fide për djemtë e krahinave të Epirit. Merita më e madhe e tij ishte ngritja e kolegjit të Shën Mitër Koronës, ku u hap katedra e gjuhës shqiptare. Një degë e parë kjo universitare e gjuhës shqipe në Evropë dhe në botë .


Në historinë shqiptare, si dhe ne fusha te tjera studimore albanologjike emri i Papa Klementit XI- Albani, përmendet si një Papë me "gjak shqiptar, "si një Pape me "origjine shqiptare," si Papa qe ka thirrur Kuvendin e Arbërit me 1703 dhe se ka pasur plot merita te tjera për çështjen shqiptare. Emri i tij nga disa studiues është përmendur sikur ai te ishte larg botes shqiptare dhe sikur ti takonte një bote qe nuk ishte ne lidhje te vazhdueshme me shqiptaret dhe Shqipërinë. Në këtë mënyre, kësaj figure madhështore te popullit shqiptar nuk i është kushtuar një kapitull i domosdoshëm ne historinë e Shqipërisë. Megjithatë i rëndësishëm është fakti se ne asnjë rast nuk shpërfillet prejardhja e tij shqiptare nga autorë te huaj, por përkundrazi theksohet "krenaria" e tij shqiptare dhe veprimtaria e tij për çështjen Shqiptare, e cila gjithkund formulohet si një veprimtari atdhetare. Papa Klementi XI - Albani e dinte fort mire atë fjalën ungjillore "se çdo pemë njihet dhe dallohet nga frutet e saj," ashtu si kundër çdo shqiptar, veçanërisht ne shtetet e huaja, dallohet në shqiptarizmin e tij, nga veprat qe ai kryhen ne dobi te çështjes kombëtare dhe te jetës se shqiptareve. Kështu qe edhe për Papa Klementin XI - Albani mund te thuhet se me mire e dine te huajt shqiptarizmin e tij se sa e dine në të vërtete vete shqiptaret, te cilet ne tjetersimin e tyre gjate sundimeve te huaja janë larguar pak a shume nga traditat evropiane. Qëndrimet politike dhe origjina e tij shqiptare do te ndikonin qe Kardinal Francesk - Albani te zgjidhet Pape, për te dhëne një kontribut me te madh edhe në jetën politike ne ato vite, kur Evropës po i kërcënohej rreziku nga Perandoria Osmane, e cila mbante nen sundim gati te gjithë Evropën Juglindore. Kohet e fundit e sidomos nga autoritetet me te larta te Kishës Katolike, është përmendur emri i Papa Klementit XI- Albani, nëpërmjet lëvizjeve me te mira te se kaluarës se lavdishme te shqiptareve dhe te luftës se popullit shqiptar për liri dhe pamvaresi.

Keshtu p.sh: Papa Pali VI, me 17 janar 1968, me rastin e përkujtimit te 500 vjetorit te vdekjes se heroit tone Kombëtar Gjergj Kastrioti, Skënderbeut, nder te tjera ka shpallur: "Ndër ata, qe hypën mbi katedrën e Shën Pjetrit, me kënaqësi po e kujtojmë paraardhësin tone Klementin XI-Albani, i cili mburrej për rrjedhën e tij te moçme shqiptare."

Ndërsa, Papa Gjon Pali II gjate vizitës qe beri ne Shkodër, me 25 prill 1993 dhe ne intervistat qe i parapriu kësaj vizite, disa here e ka përmendur emrin e Papa Klementit XI-Albani, duke theksuar lidhjet e tij, madje edhe ne forme te ngushte, ne mes te Vatikanit dhe Shqipërisë, lidhje këto qe ishin te vazhdueshme dhe gjithmonë te mira për udhëheqësit popullore shqiptare. Si dallim nga Papet e tjerë, autori gjerman, (mbase me i njohuri i historisë se Papeve) L.B. Von Pastor, pikërisht Papa Klementit XI-Albanit i ka kushtuar hapësirën me te madhe ne një vëllim, çka do të thotë se edhe nga aspekti bashkëkohor, Papa Klementi XI- Albani konsiderohet Pape "i madh", që ka lëne gjurme te thella ne Kishën Katolike dhe ne jetën politike evropiane. Epiteti "i madh" zakonisht përdoret për ata Papë, qe kishin sukses ne organizimin kishtar, ne jetën politike, etj. Prandaj dhe trupi i tij i shenjtëruar gjendet sot, sipas rradhes, ne anën e djathte ne pjesën lart te Bazilikës se Shën Pjetrit ne Vatikan, kurse portretet dhe bustet e tij janë te shumta, si ne Rome ashtu edhe ne Urbino, ne vendin e lindjes, e ne vende te tjera. Krenaria e origjinës Shqiptare e Papës Klementi XI -Albani u shfaq edhe ne çastin kur u zgjodh Pape. Mbas emrit te Papnor, ai vendosi dhe mbiemrin e vet Albani, për tu dalluar përpara botes se është shqiptar. Në këtë mënyre, ai vazhdimisht emrin Alban e ka motivuar me boten Shqiptare. Në historinë e gjate te Papatit, qe se bashku me Papën Gjon Pali i II, bëhen 263, ky rast do te ishte ndoshta i vetmi, qe Papa paraqitet me mbiemrin e vet karakteristik te kombesise se tij. Edhe biografi francez i Klementit XI- Albani, M. Reoule e ka theksuar këtë çast te pa kujdesur të Papës për çështjen kombëtare, duke thënë: "Gjon Francesk Albani, qe kishte prejardhje shqiptare, u kujdesua posaçërisht për fatin e Kishës në vendin e paraardhësve te tij. Me nismën e tij u mblodh Kuvendi i Ipeshkvinjeve katolike të Ballkanit (14-15 janar 1703). Kjo ishte një fitore e madhe për kulturën dhe kombësinë shqiptare, mbasi që klerikët ishin të paret, që filluan të shkruanin në gjuhën shqipe dhe të krijonin përmendoret e para të letërsisë shqipe.".


Flori Bruqi

Ali Sutaj (1937-1989)



Rezultate imazhesh për ali sutaj



Ali Sutaj,lindi në Llukë të Epërme të Deçanit(1937).Shkollën fillore e kreu në Deçan e Isniq,ndërsa shkollën normale e nisi në Gjakovë dhe e përfundoi në Prishtinë.Kreu studimet për gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Prishtinës.Një kohë punoi mësues në disa shkolla të Deçanit.Që kur ishte nxënës në shkollën normale  botoi shkrime në revistë"Zëri i rinisë''dhe raportonte nga komuna e Deçanit për gazetën "Rilindja".

Më 1961 u punësua gazetar në gazetën "Rilindje".Përveç lajmeve,raporteve,intervistave,shkroi shumë komente,vështrime,skica,,ese dhe analiza nga fusha e politikës dhe letërsisë. ishte kryeredaktor i "Zërit të rinisë" dhe themelues me detyrë i gazetave"Fjala","Kosovarja","Shkëndija","Thumbi",
"BAT","Gep""Bota e re".

Vlerësohet si themeluesi i të gjitha revistave që kanë dalë në kuadër të "Rilindjes",madje jo rastësisht e quanin "baba" të tyre.Një kohë punoi në Komitetin Komunal të LK të Prishtinës,prej nga pas vitit 1981,u rikthye në "Rilindje" është autor i librit me ese "Mbresa"(1975) dhe i monografisë"Rilindja 1945-1985".

Vdiç më 1989 në Prishtinë, dhe u varros në Llukën e Epërme të Deçanit.

Ali Sutaj ishte dhe mbetet “Korife i Gazetarisë kosovare”do të shhkruante Ali Jasjiqi.  Ali Sutaj e niste një shkrim për iternacionalizmin. Po aty e rrethekonte me shkronja të imta ndonjë fjalë të Fishtës, Naimit apo Lazgushit dhe më poshtë shkruante për fenome të cilat e përcillnin popullin e Kosovës, cep më cep të saj, që nga pleqtë, fëmijtë nxënësit dhe intelektualët, me të cilët ishte çdo ditë dhe përkujdesej, së paku për ata gazetarë, të cilët kishin nevojë për të. Më duket, se asgjë nuk do të shkruaj, as nuk do t’ju them asgjë. Sepse fjalët s’më rrijnë në fjali as nuk përbëjnë ndonjë periudhë. Një shkrim i vogël i tij vlen më shumë se dhjetra faqe, që shkruaj a mërmëris unë.

“Mbresa” (Rilindja, 1975) dhe e diskutoi guximshëm në mbledhjen e Komitetit Krahinor të LK-së së Kosovës, më 1977 (kushtuar çështjeve të kulturës), ashtu siç thoshte edhe vetë – “banalisht, faqe dheut”.Shkroi Ali Sutaj “letra poetëve”, pledoaje, komente, por mbi të gjitha shkroi skica me lëng jete, ato që shënojnë datën, për njerëzit dhe gjakimet e tyre, sidomos me ato pyetjet subtile si atij plakut 80-vjeçar gjatë korrjeve, në një arë të Kosovës: “Si po ju merr havaja, mixhë?”, dhe pasi mori përgjigjen - “Po rigon pak, po Zoti e bën mirë!”, do t’ia dredhojë tjetrën: “Po motin, si e keni?”, për të marrë përgjigjen e dytë - “Hambarët i kemi plot, por po druajmë për fëmijët!”


Për çka do të shkruante sot? Do të fliste për Konicen, Fishten dhe Prenushin, por edhe për Cvajgun, Shekspirin dhe Tolstoin. Do të citonte pak edhe profesor Anton Çetten dhe mandej, do të fliste edhe për luftën e fundit dhe UÇK-në. Do të shkruante me përkushtim për gjithë ata njerëz që ende nuk i kanë gjetur eshtrat e familjarëve të tyre. Në veçanti do të shkruante për Fehmi Aganin, por edhe për Bardhyl Qaushin. Për njërzit e thjeshtë, plakun e urtë nga Shpenadija, Haxhi Tahirin, si për bariun Shaban Binakun që e rrahen policia serbe dhe vdiq pas pesë dite në Spitalin e Pejës, pse mbante fotografinë e Ibrahim Rugovës në xhep dhe thoshte, se shkijet vetë po shkojnë në Serbi. Ai nuk është gjallë e të shkruante për Hashimin dhe Ramushin, për Kadrinë dhe Arsim Bajramin etj...S’po them, se çka do të shkruante për armiqtë e shtetit të Kosovës.

Ali Sutaj ishte gazetar dhe njeri i madh dhe sot letrave shqipe ju mungon një pend e tillë, që të shkruaj për të gjitha këto fenomene, që po e përcjellin shoqërinë tonë, në këto ditë kaq të rënda dhe me persiatje dhe me shumë të panjohura. Ai kishte guxim të shkruante. Të lëmonte për edhe të qëllonte me kamxhik, njëkohësisht. Të thumbonte, por edhe të thurte lavde, jo për ta bërë qejfin, por që të vetëdijsonte mendjen e lexuesit dhe jo vetëm të tij, por edhe të politikës përgjithësiht. Po kur, vetëdijsohen politikanët? Jo po, ne s’jemi në Evropë. Unë do të shkruaja: “Ne jemi në Ballkan dhe këtu kemi mbetë, si në rërën e gjallë, që s’na lëshon këmbët, sadoqë ne kemi bërë përpjekje, për të dalë nga ky gjysmëferr”. Ah, jo! Kështu s’do të shkruante Ali Sutaj. Ai do të çilte derën dhe do ta gjente zgjidhjen me shkrimet e tij, në një kohe të re, që duket, se në fund të një stine të merzitshme, do të ketë dalje nga rrethi vicioz, i gjithë këtyre persiatjeve ballkanike. Ai shkruan:


“... Është 100 vjetori i lindjes së Fishtës...” e nis bisedën.

“E dijë” – thotë ai

“Duhet të shkruajmë diç me këtë rast “- shtoj unë.

Ai vranë vetullat e unë e marr këtë mospajtim. Më pyet pas një kohë të shkurtër:

“Vërtetë, mendon të shkruash mbi Fishtën?”

“Me gjithë mend e kam “ –i përgjigjem.

Ja përkujtoj: nuk është fjala, këtu të organizojmë ndonjë manifestim, nuk pledohet t’i ngritët lapidar, të rehabilitohet. Brezi i tanishëm e edhe ai i mëparshëm, e njohin bukur mirë veprën e Fishtës. Ca nga pjesët e “Lahutës së Malësisë “këndohen edhe në dasma, ndeja të ndryshme, sidomos në fshatrat në veri. Ky shkrimtar është shndërruar në njëfarë Legjende. Është bërë, përçuditërisht, “shkrimtar i shenjtë”. Nuk vlen,vallë, të heqim nga ai, nga vepra e tij mbulesën e enigmes”...?
... Shoku im disi u pajtua që të shkruhet diç mbi veprën fishtjane. Tha se është delikate, kjo teren që mund të shklesë lehtë njeriu. Ja pranova ndërhyrjen. Kur u ndamë po atë ditë, në banesë nisa meditimin, një lloj përkujtimi autorit të “Lahutës së Malësisë” në 100 vjetorin e lindjes.

Kaluan dy a tri vjet. Nisa shkrimet e mia të para. Vjersha. Ali Sutaj punonte te “Zëri i rinisë”. Pa një pa dy mezi i shtypa me makinë te profesor B. Januzaj dy a tri poezi. Baca Ali, i thashë. I kam shkruar këto poezi. Me pa me habi. Ah, ti je ai djali i Bajramit që po merresh me teatrin. Teatër në katund s’ka. Jam në Gjakovë, i thashë. Eh, bëri. Mirë mirë. M’i mori fletët e mua ende më dridheshin duart. Desha ti them se poezitë i kam shkruar dhe janë... Më ndërpreu. I shohim a janë për botim.Baca Ali poezitë mi botoi edhe të “Zëri i rinisë” e më vonë edhe te “Fjala” por edhe te “Jeta e re”.

Kam pyet për ty, më tha. Më ka fol diçka Vehap Shita, më tha. Biqir Musliu të respekton pa masë. A të ka pa, ai vazhdimisht në shfaqje, apo ku njiheni aq shumë? Musa, s’më ka thënë gjë jo. Edhe Ali Podrimja i ka veçuar dy a tri poezi dhe së shpejti do të botohen te “Fjala”. Po për Moisiun ku i ke gjete gjithë ato shënime. I kam përkthyer disa prej anglishtes të një Enciklopedi për aktorët dhe dramaturgët e botës. Krejt në rregull por nuk të besojnë njerëzit se e njeh anglishten aq mirë sa të përkthesh në shqip. Pastaj duhet ta gjesh çelësin për të shkruar për aktorin Moisiun. Duhet të lexosh shumë...nejse mos u dëshpëro! Këto ditë Ali Jasiqi më duket të boton diçka te “Jeta e Re”.

Po, baca Ali unë po merrem me prozën, i thashë. Poezi a ke shkruar më. Shkruaj por, rrallë. Proza më pëlqen. Po më dhimbsesh shumë ma bëri ai. Për çka, ndërhyra unë. Bëri me dorë në ajër. Pse baca Ali, ia bëra. Pse? Më dhimbsesh shumë. Ti nuk e di se kush kanë qenë Vëllezërit Frashëri, më tha. Po i thashë unë. Këtu kam kryer gjimnazin. Pikërisht te “Vëllezërit Frashëri”. Qysh nuk di kush janë ata, u nguta unë të flasë. Ooo...prapë e ngriti dorën. Nuk i njeh jo. Baca Ali. Samiu ka shkruar disa libra dhe ka bërë shumë për Stambollin. Abdyli është luftëtarë. Naimi. Fan Noli e ka thënë se ishte poet mbi poet. Poeti si Naimi s’ka të tjerë... Ti mendon se i njeh? Më ndërpreu. Eh, nuk e din se çka kanë punuar ata. Sa kanë hequr për t’i botuar ato libra. Prapë ngriti dorën. Porositi përsëri për të pi.Njeriu nën ndikim të alkoholit, thashë me vete. Ky donë të më tregoi mua, se kush ka qenë Naimi, Saimi apo Abdyli. Baca Ali, e ngrita zërin. Fol më të vogël . Ti a e di, se ata e kanë pasur, Dangëllinë të vetën. Kush është Dangëllia, ia bëra unë. Unë e di, se katundi i tyre quhet Frashër. Frashëri është një pëllëmbë tokë, ma bëri. Ata e kanë pasur krahinën e tërë Dangëllinë, të vetën dhe atë e kanë “bërë rrushe kumbulla” për të botuar, ato tre a katër libra. Nuk janë tre a katër libra, u nxeha unë. Ka më shumë. Nejse, nejse. Fol më të vogël, më tha përsëri. Prandaj të thash se më dhimbsesh, se baba haxhi nuk lejon ta shesësh një gardh të keq për poezitë as prozën tënde. Ti nuk e di, se kush kanë qenë dhe kush janë ata. Nën ndikim të alkoholit, mërmërita unë me vete. Ky don të më tregojë, kush janë Naimi, Saimi dhe Abdyli?

Kaluan vite. Tash rrinim si dy burra të pjekur. Unë ende isha i ri. I ri për shumë gjëra. Zakonisht çdo vikend vinte. Shoku im Dem Sutaj dilte në Pejë dhe e priste dhe vinte pastaj me te në Deçan. Për një kohë të gjatë përcjellje të mirë i kishte bërë edhe Xhafer Sutaj. Kur vinte në katund i pëlqente të rrinte me pleqtë e sidomos me Haxhi Tahirin....

Aliu e përdorte një thënje të moqme; Mocaniku-mocanikut, shoku -shokut nuk duhet t´i lavdërohet, sepse ata ja njohin njëri-tjetrit të mirat dhe të këqijat. Puna flet për virtytin dhe ndërgjegjen e njerëzve...

Desha të kujtoj edhe diçka.

Sot, mocanikët e tij, shokët, bashkëpuntorët e fjalës e të penës, që gjendën aty ku botohen librat apo revistat, me siguri janë kujtua, apo do të kujtohen që sot, nesër, t´ia mbledhin nëpër shtypin e asaj kohe të gjitha kujtimet, mbresat, skicat, meditimet dhe t´ia botojnë në një libër të veçantë.

Pse jo edhe si monografi.

Borxh ia kemi, e borgji duhet larë, sado vonë, por pa u koritur.

Borxh ndaj tij kanë edhe llukjanët, katundarët e tij...

"Borxh i ka edhe " Rilindja", ndonëse vepron në këto kushte kaq të rënda. Janë këto borxhe që duhet larë për jetën e tij dyzetvjeçare në gazetarinë dhe publicistikën tonë...

Se,..se vjen një ditë, fjala e tij e pafund nuk harrohet",thotë  bashkëvendasi i bacës Ali,  shkrimtari Arif Molliqi nga Lluka e Epërme emigrant në Hamburg...


Flori Bruqi






Hasim Rushiti(1962-)




Prof.Dr.sc.Hasim Rushiti , lindi në Rashincë të Shtimës(1962).Kreu fakultetin e Shkencave Sportive në Prishtinë më 1986.Studimet pasuniversitare i regjistroi në Fakultetin e Kulturës Fizike në Universitetin e Zagrebit,ndërsa i përfundoi në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sportit në Universitetin e Prishtinës më 1999.

Dy vjetë më vonë(2001) arrinë gradën e doktorit të shkencave sportive me temën e doktoraturës"Struktura dhe relacionet ndërmjet faktorit gjeneral të forcës dhe mekanizmit të rregullimit strukturor të lëvizjeve"(mentor i doktoraturës Prof.dr.Mustafë Aliu).

Që nga viti 1987 ka punuar profesor në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sportit të Universitetit të Prishtinës,duke i arritur të gjithë titujt  universitarë:asistent(1995-2001) , profesor asistent(2001-2009),profesor i asocuar (2009-2012) dhe profesor Doktor ordinar (2013).

Është autor dhe bashkator i  shumë punimeve profesionle dhe shkencore nga fusha kineziologjisë.

Punime të botuara:

1.Hasim Rushiti , “Determining the time limit of the attack in handball”. (Coauthor).“Acta kineziologica” No1, University of Prishtina, F.Ph.C., 1994,Prishtina.

2.Hasim Rushiti ,“Morphological structure of the Faculty of Physical Culture students”.(Coauthor). “Acta kineziologica” No1, University of Prishtina, F.Ph.C.,1997, Prishtina.

3.Hasim Rushiti,"Struktura morfologjike e studentëve të FKF-së në Prishtinë,"Acta kineziologika", Prishtinë, 1997.

4.Hasim Rushiti , “Development of some motor skills in young people in different working conditions”. “Acta kineziologica” No1, U.P., F.Ph.C., 1997,Prishtina.

5.Hasim Rushiti,"Karakteristika metrike dhe struktura faktoriale e ca testeve të fleksibilitetit","Acta kineziologika", Prishtinë , 1998.

6. Hasim Rushiti,Metric characteristics of flexibility tests and their factorial structure”.“Acta kineziologica” No1, U.P., F.Ph.C., 1998, Prishtina.

7.Hasim Rushiti,"Struktura faktoriale e dimensioneve antropometrike dhe relacioni i tyre me disa aftësi motorike tek të rinjtë e moshës 13-14 vjeç",FKF i UP, Prishtinë, 1999.

8. Coauthor of the project “Development of Physical Culture at the
University” supported and financed by WUS – Austria office in Kosova,1999.

9. Hasim Rushiti,"The impact of kinesiology activities in development of somepsychosomatic characteristics in young people”. “Acta kineziologica”No1, U.P. F.Ph.C., 1999, Prishtina

10.Hasim Rushiti , ”Factorial structure of anthropometric dimensions and their relationship with some motor skills in young people aged 13-14 years”. (Master of science thesis) University of Prishtina, F.Ph.C., 1999, Prishtina.

11.  Hasim Rushiti,"The test of physical preparation for candidates applying at the Defense Academy, for Kosova Protection Corps", 2000 (author).

12.Hasim Rushiti,"Struktura dhe relacionet ndërmjet faktorit gjeneral të forcës dhe mekanizmit të rregullimit strukturor të lëvizjeve", FKF, Prishtinë, 2001.

13.Hasim Rushiti, ”Relations between the general strength factor and the mechanism for structural regulation of movements”. (Doctor of science dissertation) University of Prishtina, Faculty of Physical Culture, 2001, Prishtina.

14.Hasim Rushiti, “Isometric force of bilateral and unilateral contraction of the forearm symmetric muscles”. (Coauthor). ”Acta kineziologica” No1, U.P., F.Ph.C., 2001, Prishtina

15. Hasim Rushiti,"Impact of kinesiology activities in the development of isometric force in student population”. “Acta kineziologica” No1, U.P. F.Ph.C., 2001,Prishtina.

16.Hasim Rushiti, “Brief analysis on contemporary basketball” (coauthor). “Sports studies”No4, 2004, Tirana, Albania.

17. Hasim Rushiti,"Connection between the basic locomotive and situational skills and theirimpact for more advanced results in basketball” (coauthor). ”Sports studies” No5, 2004, Tirana, Albania.

18.Hasim Rushiti," The level of development of locomotor skills of explosive type at the young people aged 11-14 years (author)” . Second international symposium of education and university sport". 2006, Skopje,Macedonia.

19.Hasim Rushiti," The mathematical principles of measurement of high jump in tensionmetrical platform” (coauthor). Second international symposium forteaching physical education, sport and sports activities for students". 2006,Skopje, Macedonia.

20.Shemsedin Vehapi,Hasim Rushiti,Hazir Salihu,Ilir Gllareva "Ndikimi i variablave antropometrike në realizimin e detyrave lëvizore tek nxënësit e moshës 17 vjeçare të gjinisë mashkullore" ,Thesis Kosova, nr. 1, 2009.

21.Hasim Rushiti, “Determination of some motor abilities based on anthropometric characteristics of male students aged 17”. “Sport expert”, 2009, Sarajevo, Bosnia & Herzegovina.

22. Hasim Rushiti,"The impact of the anthropometric variables ine the manifestation of motoric abilities on male students at the age "

17.”THEISIS KOSOVA”International Research Review (2009), nr.1/2009 p 179 - 193

23. Hasim Rushiti,“The effect of the static relative strength on the maximum relative receiving of oxygen” Sport Mont ( 2011), nr 31,32 and 33 p 317-322.

24.Hasim Rushiti “Conections between some motor abilities with the results of the school success” Sport mont, (2011)nr 31,32 and 33 p 243-248

25. Hasim Rushiti ,"Relationchip lean and fat bady composition in women vith deformities leg X.Montenegrin Journal of sports Science and Medicine" ( 2013)10th.INTERNATIONAL SCIENTIFIC CONFERENCE AND 9thCONGRESS OF MONTENEGRIN SPORT ACADEMY,PODGORICA 2013.

26.Hasim Rushiti" The influenc of functional ability in running at 400 and 800 meters". 10th .INTERNATIONAL SCIENTIFIC CONFERENCE AND 9th.CONGRESS OF MONTENEGRIN SPORT ACADEMY,PODGORICA 2013.

27. Hasim Rushiti "Influence of physical education teaching program during a school year on some moving skulls among boyes of 14-15 years of age” International


28. Influence of physical education teaching program during a school year on some moving skulls among boyes of 14-15 years of age” International ballkan symposium in sport sciences 30 may-02 june, 2013, Macedonia.Book of apstracts, peage 59, 2013
.
29. The impact of elevation on bluud hematological parameters. Book of apstracts, International ballkan symposium in sport sciences 30 may-02 june, 2013, peage 102, 2013.

Etj.

Flori Bruqi

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...