Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/01/15

FLORI BRUQI - POLEMIKA SHQIP



Rezultate imazhesh për flori bruqi

Libri im "Polemika shqip", është  produkt i polemikës  time që është zhvilluar serbokroatisht me disa akademikë serb ,në gjuhën serbokroatishte në vitin 2007 (28 vazhdime në gazetë "Politika", të Beogradit) si  dhe në në disa gazeta  e forume tjerë serb dhe kanadezë, për Rastin e Reçakut (15 janar 1999).

Qeveria e Kosovës (2007) atëbotë heshtte kur sulmohej Reçaku dhe të viktimizuarit trima të UÇK-së,nga akademikët,gazetarët,politikanët dhe qytetarët serb ...

Unë  atëbotë nuk heshta....,por me kundër argumenta mbrojta  të vërtetën e ndodhur në Reçak.

Librin të plotë mund ta lexoni këtu: „Literaturë“.

Fejtoni ( 28 ditor) është i botuar  në  gazetat dhe portalet serbe dhe kanadeze .I njajti është i përkthyer në gjuhën  shqipe nga shkrimtari dhe përkthyesi tashmë  i ndjerë Nehat S.Hoxha.


Nëse është ngrenë pitja,tepsia ka mbetë.

(Flori Bruqi).




E nderuar Redaksi,

E lexova artikullin me titull “Nuk harrohet Reçaku” në web faqen tuaj.

Turp për të dy “ekspertët” e shquar ligjorë; për patologët gjyqësorë, Otasheviq dhe Dobriçanin, të cilët gënjyen opinionin botëror për viktimat e shqiptarëve, të bëra nga Ushtria Jugosllave( VJ) , Njësitë Speciale Serbe(SJP) dhe formacionet paramilitare serbe . 

Klikoni: http://www.novinar.de/2007/05/07/reagovanje-mrsci-flori-bruqi-naucnik-iz-pristine.html

F. Bruqi: Po zgjidhet lëmshi i së vërtetës për Reçakun

Ju transmetojmë letrën-reagimin për artikullin “Reçaku nuk harrohet” nga z. Bruqi, të cilin e kemi pranuar nëpërmjet postës elektronike.

Z. Bruqi është, shkrimtar dhe shkencëtar nga Prishtina.

E nderuar Redaksi,

Së pari, gazetari juaj Vujadin Otasheviq botoi të pavërtetën, sepse Kosova është nën protektoratin e UNMIK-ut që nga viti 1999 dhe nuk është më “krahinë jugore e Serbisë”. 

E vërteta është se është një dhe e vetme - ajo e masakrës së Reçakut (Kosovë), të cilën e bënë Njësitet Speciale të Ushtrisë Jugosllave dhe MPb të Serbisë.

Rrëfimi i prof. Dr. Vujadin Otasheviq dhe prof. Dr. Slavisha Dobriçanin në librin “Kosova - zëri i viktimave” është një kallëzim për fëmijë.

 Të dy shkencëtarët, para së gjithash, patologë të shquar me reputacion ndërkombëtar, ka qenë dashur të tregonin vetëm të vërtetën. 

E vërteta e fotografive të masakrës mbi fëmijë të pafajshëm dhe shqiptarëve të moshuar, më 15 janar 1999 në fshatin Reçak afër Shtimes (Kosovë). 

Librin nuk e kam lexuar, por e di tejet bukur seç kanë punuar patologët e njohur gjyqësorë lidhur me viktimat e pafajshme.

Kurrfarë mashtrimi nuk ka ekzistuar nga ana e UÇK-së dhe gazetarëve të medias vendore dhe atyre ndërkombëtare. 

Mashtrimi ka ndodhur në “Qendrën e Medias” në Prishtinë, nga na e mjeteve serbe të informacionit, shërbimeve të inteligjenës së KOS-it të AJ dhe njësiteve speciale të SPB të Serbisë.

 Masakra ka ndodhur, dhe në atë masakër janë vrarë egërsisht shqiptarët e pafajshëm: - në vijim shihni 45 emra shqiptarësh.

Në konfliktin me APJ, NJPS, NJSS të MPB të Serbisë, forcave të paramilitarëve radikalë të Vojisllav Sheshelit, ato të paramilitarëve të Zhelko Razhnatoviç - Arkan, me ç’rast janë vrarë në fushë betejë ushtarët e UÇK-së - në vijim shihni emrat e 15 shqiptarëve dhe mbiemrat me vitet e lindjes.

Patronët kryesorë të masakrës mbi qytetarët e pafajshëm - shih 19 emra dhe mbiemra serbësh.

Shefi i Misionit Vëzhgues i OSBE-së në Prishtinë, gjenerali amerikan, Uiliem Uoker ka shpallur forcat serbe për kriminelë në Kosovë, dhe më pas ky ishte preteksti për bombardimet e NATO-s mbi Serbinë dhe Malin e Zi.

Menjëherë pas kësaj, presidenti i SHBA-ve, Bill Klinton paralajmëroi sulmin shkatërrues të NATO-s mbi Jugosllavinë. 

Presidentit iu bashkangjitën: Riçard Hollbruk, Uezli Klark dhe shumë prijës të shquar nga bota.

Klikoni linket dhe do të bindeni se në ilën anë ishte e vërteta mbi masakrën e shqiptarëve në Kosovë, Z. S.Kostiq. 

Do të kishte qenë më mirë nëse do të shpenzonit më shumë kohë dhe energji për ngjarjet e vërteta, të ilat do t’i keni ankth sa të jeni gjallë, sepse ka Zot në këtë botë. 

Nga ana tjetër, ne i besojmë Zotit dhe të vërtetës!!!

Urdhëroni të hapim polemikën, porse vetëm me argumente dhe jo me histori të rreme dhe propagandë, me të cilën z. Kostiq synon shpërlarjen e trurit (tanimë të shpërlarë fare) të POPULLIT TUAJ SERB!!!


Flori Bruqi

Pjesë nga libri “Polemika shqip”



 Flori Bruqi

           ( Pjesë nga libri “Polemika shqip”)

Libri "Polemika shqip" u ofrohet të interesuarve për shkarkim falas në sektorin


2020/01/14

“Gjergj Fishta është nga Mirdita, shkruajnë “Shêjzat” e Ernest Koliqit dhe Martin Camaj, nga Monsinjor Zef Oroshi”

Rezultate imazhesh për rovena vata
Shkruan: Prof.Dr. Rovena Vata

Gjergj Fishta është nga Mirdita, shkruajnë “Shêjzat” e Ernest Koliqit dhe Martin Camaj, të cilët kanë botuar shkrimin e takimit të Monsinjor Zef Oroshit me Fishtën në Romë, në vitin 1939, ku vetë At Gjergj Fishta konfirmon:- “se është nga Mirdita, e trojet e të parëve nuk i ka shit, as nuk i ka fal”.
Intervistë nga Monsinjor Zef Oroshi:- At Gjergj Fishtën në Romë në vitin 1939, i cili deklaron origjinën nga Mirdita dhe Kol Pacin, në Domgjon të Mirditës, në vitin 1941, i cili deklaron dhe konfirmon të njëjtën dëshmi me Fishtën. Kol Paci ishte më i moshuari gjakut të familjes të origjinës të Fishtës në Domgjon, kur u intervistua në vitin 1941, prandaj Zef Oroshi e quan të parin e Fishtës, Kol Pacin në shkrimin e tij. Shkrim i botuar në “Shêjzat” Romë, nen drejtimin e Prof. Ernest Koliqi, Dr. Martin Camaj, dhe P. Danjel Gjeçaj, të cilët ishin të gjithë miq të ngushtë me Monsinjor Zef Oroshin dhe promovuesit më të mëdhenj në atë kohë, të veprës dhe imazhit të At Gjergj Fishtës, disa prej të cilëve e kanë njohur dhe bashkëpunuar nga afër me Fishtën.




MONSINJOR ZEF OROSHI SHKRUAN: KUR I TREGOVA FISHTES SE ISHA NGA MIRDITA: -“EDHE UNË NGA AI VEND JAM-THA-FISHTA-E TROJET E TË PARËVE, NUK I KAM SHITË AS FALË”.

(1939) Të njëjtën dëshmi me At Gjergj Fishtën në vitin 1939, jep para Monsinjor Zef Oroshit edhe plaku i urtë dhe i mençur gjaku i familjes të origjinës të Fishtës, Kol Paci në Domgjon të Mirditës në vitin 1941, ku Monsj. Zef Oroshi e quan të parin e Fishtës Kol Pacin në shkrimin e tij, që e boton në revistën “Shêjzat” në Romë:

 “FISI IM-THA- KOL PACI-U THEMELUE NË FISHTË, NGA DY DJEM TË SHTËPIJËS S’IME, TË CILËT RANË SPARI N’ATË VEND TUE KERKUE VRRI PËR GJATË” -E PRA KTU I KANË TROJET E VJETRA E AS NJI SEND NUK E KAN SHITË AS T’EGER AS TË BUTË”. (1941)

 -Si më poshtë vijon dëshmia e plotë e Kol Pacit para Monsnj. Zef Oroshit, në vitin 1941, botuar në “Shêjzat” Romë, ku Zef Oroshi shkon dhe e takon në Domgjon Kol Pacin, në prezencë të Dom Nikoll Lulit, i cili shërbente në atë kohë pranë kishës të Domgjonit dhe kishës së Sh’markut në krahinën e Fanit në Mirditë. -«Fisi i im-tha- Kol Paci- u themelue në Fishtë nga dy djem prej shtëpijës s’ime, të cilët ranë spari n’atë vend tue kerkue vrri per gjatë. Disa vjet erdhne per verime, por dikur e keputne. E pra këtu i kanë trojet e vjetra e as nji send nuk e kanë shitë as t’eger as të butë, vetem se aso kohe e më sot kemi mbetë të ndamë pa pleq pa pleqni».

 -“FISI IM-THA- KOL PACI-U THEMELUE NË FISHTË, NGA DY DJEM TË SHTËPIJËS S’IME,(bëhet fjalë per gjyshin e Fishtes, Simon Ndoc Paci, me kushririn e tij)

 – TË CILËT RANË SPARI N’ATË VEND TUE KERKUE VRRI PËR GJATË (ranë në Fishtë, për fushim e ushqim për bagtitë, shkaku i dimrit të acartë që mbante në Domgjon).

 -DISA VJET ERDHNE PËR VERIME, POR DIKUR E KEPUTNE.

(Disa vite gjatë verës, erdhi nga Fishta në Domgjon, gjyshi i Fishtës Simmon Ndoc Paci dhe familjarët e tij, por mbas disa viteve e këputen vatjen në Domgjon, shkaku i largësisë dhe vështërsive të asaj kohe).

-VETEM NË ASA KOHË E MË SOT KEMI MBETË TË NDAMË, PA PLEQ E PA PLEQNI,

(Gjyshi i Fishtës, Simon Ndoc Paci, me familjaret e tij, nuk e ndanë gjakun as nuk ndan tokat e pronat, me gjakun e tyre në Domgjon, as me kanun dhe as me pleq apo pleqni, por i ndanë vështërsitë dhe problematikat e shumta në ato vite).

-E PRA KTU I KANË TROJET E VJETRA E AS NJI SEND NUK E KAN SHITË AS T’EGER AS TË BUTË”

 bëhet fjalë për trojet e vjetra në Domgjon të Mirditës, ku ka lindur gjyshi i Fishtës Simon Ndoc Paci, i cili u largu nga Domgjoni drejt Zadrimës në vitin 1800, së bashku me kushëririn e tij Llesh Paci, fillimisht ngritën stane në Zadrimë ku u vendosen për fushim për bagëtitë ku klima ishte më e butë, shkaku i dimrit të acartë, që mbante në ato vite në Domgjon, por pastaj u vendosen përfundimisht në Fishtë të Zadrimës, por trojet e tyre në Domgjon të Mirditës, as nuk i falen dhe as nuk i shiten. Pasi u vendosen në Zadrimë, gjyshi i Fishtës Simon Ndoc Paci dhe kushërinjtë e tij disa vite në çdo pranvere e verë në shkuan Domgjon, te kulla e tyre, ku punonin dhe merrnin prodhim nga toka e tyre, që ishte dhe është një nga tokat me pjellore në Domgjon, por disa vite më vonë shkaku i largësisë dhe vështërsive të kohës u kufizuan lëvizjet Fishtë-Domgjon, por përsëri gjyshi i Fishtës dhe familjaret e tij, nuk i falen as nuk i shiten, pronat në Domgjon, por ja lan në mbikëqyrje kullën, dhe token, gjakut të tyre të familjes Paci në Domgjon të Mirditës, të cilët kishin të drejtë dhe amanet që ta punonin tokën e tyre, po jo ta shisnin apo ta falnin.

Familja Paci në Domgjon të Mirditës e ruajti me fanatizëm plot dy shekuj amanetin e gjakut të tyre në Fishtë të Zadrimës, dhe nuk i shiten as nuk i falen, trojet e tyre të origjinës. Në vendorigjinen e Gjergj Fishtës në Domgjon të Mirditës, sot e asaj dite janë të paprekura trojet e Kullës ku lindi gjyshi i Fishtës, Simon Ndoc Paci, pra kan kaluar 219 vite nga viti 1800, nga dita kur gjyshi i Gjergj Fishtës, Simon Ndoc Paci dhe kushëriri i tij Llesh Paci, u larguan nga Domgjoni drejt Zadrimës, por trojet e tyre në Domgjon, janë të ruajtura me fanatizëm të paprekura, që nga themelet e Kullës ku lindi gjyshi i Fishtës, Simon Ndoc Paci, e deri tek toka e tyre, e cila është e njëjtë siç e kan lënë para 219 viteve, e pa transformuar dhe e patjetërsuar. Trojet ku lindi gjyshi i Fishtës Simon Ndoc Paci, janë të shtrira në vendin më të mirë në Domgjon të Mirdites, rrëzë gurrës shekullore të Domgjonit dhe rrëzë malit madhështor të Munelles. -Kol Paci, është i njohur nga komuniteti në Domgjon dhe krahinën e Fanit për urtësinë dhe mençurinë e tij, ka akoma pleq që e mbajnë mend, sepse ndërroi jetë në moshë të madhe, në vitin 1951. -Kol Paci ishte patriot e atdhetar i shquar dhe emri i tij me foto e përshkrim, ka qenë shumë vite në muzeun e Lezhës dhe në Muzeun e Domgjonit në Mirditë. Domgjoni i Mirditës, ka qenë ndër fshatrat e para në Shqipëri, që ka pasur muze të ndërtuar që në vitin 1973, nga nipi i Kol Pacit, historiani i shquar Mark Paci, i cili ka themeluar 5 (pese) muze, në Mirditë dhe Kukës dhe ka mbajtur lidhjet e gjakut me gjakun e Fishtës ne Zadrimë, në vitet e diktaturës kur dënoheshe po të promovoje veprat e Fishtës dhe po të deklaroje se je gjaku i tij. -Nipi i Kol Pacit, historiani Mark Paci lexonte veprat e Fishtës dhe mbante lidhjet e gjakut me familjaret e tij në Fishtë, përmes stërnipit të Fishtës Nik Toma, i cili ishte rapsodi i parë në Zadrimë dhe themeluesi i 5 (pesë), qendrave kulturore. -Pra është geni familjar i trashëguar i inteligjencës të familjes Paci, që do shquhen ndër vite e shekuj për kontributin e tyre historik e kulturor. Familja Paci është shquar për bujari, humanizëm, besë, trimëri, atdhetarizëm dhe për intelektualet e lindur në gen. -Kol Paci është axha i babës së atdhetarit Besnik Paci, i cili sot është kontribues i madh nga gjaku i Gjergj Fishtës, që po lobon dhe po i prinë nismave, për promovimin e imazhit të Fishtës, që nga Mirdita, Zadrima, Kosova dhe mbarë shqiptarinë e diasporën shqiptare, deri në New York SHBA, për ndërtimin e muzeut të At Gjergj Fishtës në trojet e tij të lindjes në Fishtë të Zadrimës dhe ndërtimit e shtatores së Fishtës në vendorigjinë, në Domgjon të Mirditës, dhe në kryeqytetet shqiptare Tiranë, Prishtinë e deri në New York SHBA, në krah të historianit Paulin Zefi dhe mbarë atdhetareve nga mbarë trevat e diaspora. -Besnik Paci është zë i fuqishëm i gjakut të Fishtës, për domosdoshmërinë e ndërtimit të Muzeut të Fishtës, në trojet e e kullës ku lindi At Gjergji i Kombit, në Fishtë të Zadrimës, troje që fatkeqësisht janë përfituar padrejtësisht, me anë të mashtrimit e falsifikimit, nga një familje në Zadrimë, që vite pengojnë ndërtimin e Muzeut të At Gjergj Fishtës në trojet e tij të lindjes. -I ati i Besnik Pacit, Frrok Paci, nip i Kol Pacit, ka mbajtur lidhjet e vjetra me gjakun e tij në Fishtë, deri në momentet e fundit të jetës të tij, përmes nipit te Gjergj Fishtës, Lazerit të Ndue Lekes (gjyshi i Lazerit është vëllai i At Gjergj Fishtes, Leka i Ndok Simon Ndoc Pacit).

SHKRIMI I PLOTË I MONSINJOR ZEF OROSHIT “TUE PËRKUJTUE FISHTËN” BOTUAR NË ROMĒ, NË REVISTEN “SHEJZAT”.

 *Më poshtë vijon shkrimi i Mons. Zef Oroshit, në revistën “Shêjzat”, 1-2, Romë, 1962, f.21. “Tue përkujtue Fishtën”, nga Mons. Zef Oroshi. Të dashtunit Prof. Ernest Koliqi, P. Danjel Gjeçaj e Dr. Martin Camaj. “Dishroj të ju falnderoj për grishjen dhe për shënimin e emnit tim në Komitetin e nderit me rasën e «Perkujtimit» të Poetit tanë Kombtar, At Gjergj Fishtës, në nandëdhetëvjetoren e lindjes së Ti. Më vjen keq që, marrë me udhtimet e misjonit tim, herë me fryt e herë pa fryt, nuk paçë mundësijë m’u a ndihmue nji fyshek në këte punë kaq shëjte, patriotike e, ma së forti, kaq antikomuniste. At Fishten e kam njoftë qyshë i vogel, por me komunikue shpirt-nisht me të më ra, shpesh, vetem në vjetin 1939 kur u gjet per do kohë në Kolegjen e Shën Antonit, në via Merulana, në Romë. Ishe edhe un student në Romë e shkoshe shpesh m’e pa. Aty më dhuroi të gjitha vepra e tija çka kishte me vedi, me autografe. Ndër të tjerat edhe në «Gomari i Babatasit», pjesë II, botue nder ato ditë, ku shtoi me dorë të vet vjerrshat qe, per rrethana të ndryshme, botuesat i kishin lanë jashtë, me rreshta pikash. Tue shkrue, më kujtohet se tregoi njifarë shqetsimi kundra sish, sepse nuk e kishin lanë si ishte dorëshkrimi. Kur i tregova se ishe nga Mirdita: «Edhe un nga ai vend jam — tha — e trojet e të parëve nuk i kam shitë as falë». Dy vjet ma vonë më ra me shkue në Domgjon (Fand) për çashtje apostullimi e, bashkë me famullitarin e vendit, atëherë D. Nikoll Luli, shkuem me u pjekë me të parin e fisit t’At Fishtës. Quhej Kol Paci. Nji burr shtat mesatar, gjoksin e gjanë ‘e shllung me lesh, vetulla të mdhaja, ballin e naltë, me ’i kuvend rrashtë e të matun, kund, nja gjashtëdhetë vjeç. Kur i permendme At Gjergjin, nisi disi me dredhë mustakët si në shej krenijet të meritueshme. «Fisi i im-tha-u themelue në Fishtë nga dy djem prej shtëpijës s’ime, të cilët ranë spari n’atë vend tue kerkue vrri per gjatë. Disa vjet erdhne per verime, por dikur e keputne. E pra këtu i kanë trojet e vjetra e as nji send nuk e kanë shitë as t’eger as të butë, vetem se aso kohe e më sot kemi mbetë të ndamë pa pleq pa pleqni». Nga fiset të tjera të Fandit mbahej fis autokton. Shtëpijë bujare besnike e e urtë.

PSE EMIGROJNË TË RINJTË?!




Shkruan: Donika Bakiu

Të rinjtë janë grupi më i madh i individëve që emigrojnë çdo vit dhe e bëjnë këtë kryesisht në kërkim të punës së denjë dhe kushteve më të mira të jetesës. Faktorët që ndikojnë në vendimin për të migruar për punë janë papunësia, pagat e ulëta dhe varfëria familjare. Vendi ynë është me një shkallë të lartë të emigrimit. Megjithatë, kjo prek më shumë të rinj, duke ndikuar negativisht në zhvillimin e vendit. Ajo që është më shqetësuese ka të bëjë me faktin se mosha e emigrantëve është 16-40 vjeç. Largimi masiv i të rinjve nga vendi në një ëndërr imagjinar të një jete më të lumtur në Perëndim është një problem që çdo qytetar duhet të shqetësohet. Është e dhimbshme kur në çdo bisedë me të rinjtë dëgjojnë dëshirat dhe planet e tyre për të migruar në vendet evropiane. Është edhe më shqetësuese kur shihni se si planet e ardhshme për vendin tonë pothuajse shuhen . Çdo ditë shprehin pasigurinë e tyre për një të ardhme që duket se nuk ndryshon kurrë. Ata duket se po lundrojnë si një anije e humbur në një shoqëri ku perspektivat dhe mbijetesa duken shumë të vështira. Në këtë studim kemi anketuar të rinjtë që dhanë mendimet e tyre. Të rinjtë duan të largohen sa më shpejt që të jetë e mundur nga vendi i tyre. Ka një numër arsyesh që i shtyjnë ata për të marrë një vendim të tillë, edhe pse shpesh nuk ndjehen mirë në vendin e tyre të banimit. Shumica e njerëzve dëshirojnë të largohen nga vendi për shkak se ata diplomohen dhe nuk gjejnë punë.

Të rinjtë: me shumë arsye për të migruar

Përkundër fushatave të shumta të autoriteteve në vendin tonë për të parandaluar migrimin e qytetarëve, shumë të rinj kanë shprehur dëshirën e tyre për të lënë vendin për të shkuar në ndonjë nga vendet perëndimore. Në studim ju keni disa përgjigje nga të rinjtë, disa janë të diplomuar, disa janë në studim, disa janë me master e doktoratë . Një djalë ka përfunduar tre vjet studime në Fakultetin Juridik. Edhe pse me shumë vështirësi financiare, ai kishte ardhur në përfundim të këtyre viteve të studimit. Ai kishte një dëshirë – pasi të mbaronte studimet të gjente një punë dhe fitonte të ardhura për të ndihmuar familjen, që kujdesej për arsimimin e tij. Por kjo nuk ndodhi. Ai nuk arriti të gjejë një punë dhe arsyeja pse ai dëshiron të emigrojë është pikërisht punësimi. Ai thotë:”Kudo tjetër jashtë Maqedonisë kisha shkuar, nuk kishte asnjë perspektivë këtu, mbaron studimet dhe nuk arrin të gjejsh punë, është e njëjtë si për ata që mbarojnë shkollimin e lartë, si ata që nuk kanë fakultet, janë të gjithë pa punë“. Një vajzë thotë se sistemi arsimor në Maqedoni është i dobët dhe larg standardeve evropiane. “Unë do të emigroja në Londër për të studiuar mjekësinë, nëse do të më jipej mundësia. Ajo që oftohet në Londër nuk ofrohet në Maqedoni në asnjë mënyrë. Nëse më jepet mundësia sot, do të largohem nga Maqedonia”, thotë ajo. Është e dhimbshme kur në çdo bisedë me të rinjtë dëgjojmë dëshirat dhe planet e tyre për të migruar në vendet evropiane. Është edhe më shqetësuese kur shohim se si planet e ardhshme për vendin tonë pothuajse shuhen nga rinia. Çdo ditë shprehin pasigurinë e tyre për një të ardhme që duket se nuk ndryshon kurrë. Ata duket se po lundrojnë si një anije e humbur në një shoqëri ku perspektivat dhe mbijetesa duken shumë të vështira. Pse ndodh ky fenomen? Natyrisht, situata e vështirë ekonomike dhe sociale i ka bërë të gjithë qytetarët të ëndërrojnë vendet evropiane me qëllim të vetëm të një jete më të mirë. Për shumë të rinj, jeta në vendin e tyre është shumë e vështirë dhe si rezultat i këtyre dy dekadave të fundit një numër i jashtëzakonshëm i është drejtuar vendeve të tjera për të jetuar në vendet e BE-së, si dhe në vende të tjera të largëta në SHBA, Kanada dhe Australi. Papunësia më e madhe dhe pasiguria në të ardhmen, korrupsioni dhe rrëmuja gjithandej kanë shkaktuar që të rinjtë të zhgënjehen , të dëshprohen çdo ditë dhe të ikin jashtë shtetit dhe të mos kthehen.Të gjithë jemi të vetëdijshëm se ka varfëri në të gjitha anët, situata është e rënduar dhe madje disa njerëz kanë një problem për të siguruar ekzistencën, por këto nuk janë arsye për ta braktisur atdheun e tyre. Të rinjtë në Maqedoni thonë se ata largohen nga vendi jo vetëm për shkak të kushteve materiale, por përkundrazi nuk munden të përballojnë presionin e politikës, gjë që është vendimtare për përparimin në karrierë. Një student thotë se më e rëndësishmja është përmirësimi i procesit arsimor, jo për të nënvlerësuar kapacitetet në dispozicion të të rinjve në shoqëri, sepse sipas saj të rinjtë largohen nga vendi jo vetëm sepse nuk gjejnë punë, por për shkak se janë nënvlerësuar nuk i dëgjon askush, madje injorohen. “Të rinjtë konsiderohen si pjesë e parëndësishme e shoqërisë, askush nuk ju vë re problemeve të tyre”. Besoj se kjo dendësi e emigracionit të të rinjve duhet të konsiderohet si një epidemi serioze për shoqërinë tonë. Kjo është një dhimbje e madhe, një hemorragji dhe si e tillë prek më shumë brezin e ri.

Ndërkohë, arsyet për emigracionin janë të shumta, njëra prej të cilave është politika. Megjithatë, faktorët kryesorë në emigrimin e të rinjve janë papunësia, pagat e ulëta, sistemi arsimor ose sistemi shëndetësor. Një tjetër disavantazh që vërehet në vendin tonë është Arsimimi i shkollës sonë ka rënë shumë, është krijuar mosbesimi dhe sistemi arsimor po humbet Një arsye tjetër për të shpëtuar të rinjtë është sistemi shëndetësor “Unë takova shumë emigrantë që nuk ndiheshin mirë në vendin ku shkonin, larg vendlindjes, por ata thonë se do të kemi një sistem më të mirë shëndetësor. “Ka gjithashtu shumë arsye të tjera, të tilla si sistemi i drejtësisë, rendi dhe siguria në vend. faktor kyç që inkurajon të rinjtë të kërkojnë emigrim“. Një pjesë e mirë shkon larg. Më vjen keq të them se të rinjtë janë të detyruar të largohen sepse e lënë vendin e tyre. Disa janë të detyruar të largohen sepse nuk gjejnë punë. Papunësia në vend është absolute, le të gjejmë një punë për të mbijetuar. Në vendet e tjera gjejnë punë përpiqen të punojnë me djersë dhe me sakreficë të rinjtë tanë. Kjo është një dhimbje e dyfishtë, sepse ata mund të punojnë edhe në vendin e tyre. (inmediares.mk)

Parapagimi për librin "Leksikon enciklopedik" të AAAS-it.


Parapagimin e librit "Leksikon enciklopedik" mund ta bëni edhe nëprmes "Western Union"-it , në Prishtinë ,Kosovë ,për z. Flori Bruqi.


Stafi i Redaksisë.

Neritan Hasan Ceka (1941-)

Rezultate imazhesh për neritan ceka

Neritan  Hasan Ceka lindi më 11 shkurt 1941 në Tiranë.Ai është i biri i arkeologut të parë shqiptar, Hasan Ceka, u interesua për arkeologjinë që fëmijë, kur shoqëronte të atin në ekspeditat arke-ologjike të Apollonisë.

Ka kryer studimet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji, në vitin 1962, ai iu kushtua plotësisht kërkimeve arkeologjike. Mban titullin Profesor Dr

Në vitet 1963-1964 gërmoi në kështjellën ilire të Rosujës në Tropojë; në vitin 1969 zbuloi varrin e pasur të Selcës së Poshtme dhe po atë vit filloi gërmimet disavjeçare në Belsh. Tërheqjen më të fortë e pati drejt qytetit të madh të Bylisit.

 Atje drejtoi ekspeditat në vitet 1978-1991, duke zbuluar teatrin, stadiumin, shëtitoret, gjimnazin dhe disa nga hyrjet dhe kullat e fortifikimeve të qytetit ilir. Në vitet 1992-1994 drejtoi ekspeditën e përbashkët shqiptaro-franceze në Apolloni, si dhe gërmimet në Butrint, ku u rikthye përsëri dy vitet e fundit.

Që nga viti 1985 jep leksionet e Arkeologjisë Klasike në Fakultetin Histori-Filologji të Univer-sitetit të Tiranës.

Ka dhënë leksione dhe konferenca shkencore në Gjermani, Angli, Itali, Francë, Austri, SHBA dhe në vende të tjera.

Ka shkruar librin shkencor “Qyteti ilir pranë Selcës së Poshtme” (1985), si dhe një numër të madh artikujsh shkencorë mbi kërkimet e tij arke-ologjike.

 Që nga viti 1991 është zgjedhur disa herë deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Neritani është anëtarë i disa instituteve të arta shkencore si Këshillit Shkencor në Institutin e Arkeologjisë në Tiranë, Institutit të Arkeologjisë në Berlin, dhe Institutit të Kolde-ëay Gesellschaft në Gjermani

.Karriera

1985-1990: Shef i Departamentit të Arkitekturës në Institutin Arkeologjik;1990-1993: Drejtor i Institutit Arkeologjik.;1991: Kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së.;1991: Nënkryetar i PD-së.
1992-: President i Aleancës Demokratike.;1997-1998: Ministër i Brendshëm;1998-2005: Kryetar i Komisionit Parlamentar për Sigurinë Kombëtare;2008-: Nënkryetar i Kuvendit te Shqipërise propozuar nga PD.Etj.

Veprat 

1.Qyteti ilir pranë Selcës së Poshtme (1985);2.Arkeologjia: Greqia, Roma, Iliria (1994); 3.Ilirët (2001);4.Apollonia e Ilirisë (1982);5.Butrinti (2001);6.Bglise (2004);7.Bylisi (me bashkautor),
8.Udhëtim në kështjellat ilire(2006).

Arkeologu dhe studiuesi i njohur shqiptar, Neritan Ceka,  ka botuar në gjuhën angleze librin e tij "Ilirët". Studimi është fryt i një pune voluminoze mëse 10 vjecare, është një nga librat më të kërkuar aktualisht nëpër libraritë e Tiranës, sidomos nga studentët dhe turistët. Po ashtu mjaft të kërkuar janë edhe librat e tij të tjerë  në shqip, anglisht dhe gjermanisht Apolonia, Butrinti dhe Bylisi.

Por vendin më të rëndësishëm mes tyre e zë natyrshëm libri për ilirët, i cili ka  hedhë dritë mbi njërën prej periudhave më interesante dhe të panjohura të lashtësisë së popullit shqiptar. "Kushdo që do ta lexojë librin, do ta kuptojë që historia jonë është një histori lineare, pa ndërprerje, pa katastrofa. Ndoshta ka pak mjegull në historinë e shqiptarëve që nga shekulli VI deri në shekullin XI kur shfaqen krejtësisht të qartë me emrin e tyre të trashëguar nga antikiteti nga albanoi tek arbërit, por kjo është një histori e cila nuk mund të kontestohet me asnjë argument tjetër; kaq i fortë është argumenti historik i vazhdimësisë që përkon dhe me argumentin arkeologjik" - thotë zoti Ceka.

Bazuar mbi zbulimet arkeologjike dhe studimin e burimeve të shkruara, libri i prof.Cekës trajton me detaje prejardhjen e shqiptarëve të sotëm nga ilirët, një nga popullsitë më të vjetra të rajonit.

 Pikërisht kjo periudhë e lidhjeve mes ilirëve dhe shqiptarëve e kishte tërhequr prof.Cekën  gjithmonë në punën e tij shkencore, ndonëse ka qenë e mbuluar prej shumë vitesh me errësirë dhe enigma, si edhe botime fare të pakta, kryesisht të autorëve të huaj.

"Kjo ka qenë një periudhë refleksioni, një periudhë e dëshirës për të përshkruar më mirë veçanërisht kapitujt e fundit të librit, që bëjnë fjalë për kalimin nga ilirët dhe deri tek shqiptarët. Pra, është historia që nga shekulli IV i erës sonë kur sipas mendimit tim mund të flasim për herë të parë për shqiptarët e parë, jo në shekullin XI kur shfaqen në histori, por natyra e tyre është brumosur që në antikitetin e vonë, që kur krishterimi filloi pak a shumë të seleksiononte popujt që kishin shpëtuar nga kasaphana e dyndjeve të popujve të shekujve IV-VI dhe jam i sigurt që shqiptari i parë i takon pikërisht kësaj kohe; antikitetit të vonë, i mbrujtur me traditën mesdhetare greko-romake, me traditën ilire natyrisht, por edhe me identitetin që krijoi krishterimi i hershëm në vendin tonë" - thotë ai.

Prof. Dr.Neritan Ceka thekson se studimi hedh dritë edhe mbi lindjen dhe origjinën e gjuhës shqipe si dhe trajton gjerësisht pjesëmarrjen aktive të ilirëve në qytetarinë romake. Sipas tij, një faktor i rëndësishëm që ka ndikuar fuqishëm në mbijetesën dhe kompaktësimin e popullsisë shqiptare ka qenë edhe konflikti i madh me sllavët në atë periudhë kur këta të fundit u vendosën në rajon.

Prof. Neritan Ceka i shkroi kapitujt e parë të këtij studimi që në vitin 1987 për ta dërguar në shtyp kohët e fundit. Ai trajton një nga cështjet më të rëndësishme të kulturës shqiptare, pasion që e ka të trashëguar nga i ati, Hasan Ceka, gjithashtu një arkeolog i njohur shqiptar. Libri "Ilirët" në shqip u publikua për të herë të parë në takime me studentë të Universiteteve të Tiranës dhe të Elbasanit, si dhe në Institutin Albanologjik të Prishtinës, duke ngjallur menjëherë interesimin e qarqeve shkencore universitare.

Sipas arkeologut Ceka ,arkeologjia shqiptare është lënë në mjerim prej vitesh, vështirësitë për punën e arkeologëve nuk janë të pakta. Në reagimet e tyre profesorë të njohur pohojnë se pas viteve ’90 ka munguar vëmendja shtetërore për të ndihmuar arkeologët në punën e tyre. Mjerim, pohon arkeologu Neritan Ceka  gjendjen me të cilën përballet sot arkeologjia shqiptare. Kohë më parë në Tiranë  u zhvillua dhe konferenca “100 vjet gërmime arkeologjike në Shqipëri, prezenca austro-hungareze në arkeologjinë shqiptare”, që mblodhi arkeologë dhe studiues të ndryshëm. Në reagimin e tij prof. Neritan Ceka shprehet se janë buxhetet që shpenzohen për projekte pa vlerë, por arkeologjia nuk ndihmohet. “Pa bërë kërkime, pa përgatitur një klasë intelektuale do të jemi gjithmonë në fushën e propagandës. Shteti të mos vjedhë kaq shumë, por ti lërë për studime. Këtë e dinë gjithë shqiptarët. Ministria e Kulturës ka dhënë dhe për një absurditet për MHK 230 milionë lekë të vjetra, që mban ekspeditat arkeologjike për 10 vjet. Por dhe këto para po shkojnë kot, absurditet të plotë. Arkeologjia dhe arkeologët po mbijetojnë me programet, që kemi me të huajt. Deri më sot gjysma e ekspeditave nga arkeologët e huaj financohen. Paratë që jep qeveria janë vetëm 60 milionë lekë të vjetra për të gjitha, dhe nuk na paguan as dieta, etj”, shprehet arkeologu Neritan Ceka. Në këtë gjendje sipas tij as me Kosovën nuk bëhen krahasimet për trajtimin e arkeologëve. “Mjerimi i arkeologjisë, mjerimi i një shteti që është bërë fukara në shpirt. Nuk krahasohemi me Kosovën kur arkeologët paguhen shumë më mirë se sa në Shqipëri dhe shkojnë bëjnë ekspedita dinjitoze me kushte dhe persona, punëtorë, kanë mundësi botimi, etj”, vijon profesor Ceka. Edhe pse shprehet se sistemi para ‘90 ishte në diktaturë, sërish sipas tij për arkeologjinë kishte vlerësim. “U bë një konferencë nga instituti, që përkujtohet 100 vjetori i fillimit të gërmimeve arkeologjike shkencore në Apolloni nga Camillo Praschnieker gjatë Luftës së Parë Botërore, por dhe rifillimi i tyre më 1948 nga arkeologu Hasan Ceka. Ai sistem i para ‘90 nuk po them për drejtuesin e tij, por kishte një respekt për vlerat kombëtare dhe ku arkeologjia është themeli. Në atë shtet kriminal dhe absurd iu dhanë arkeologjisë para dhe mundësi për të hapur gërmimet arkeologjike në Shqipëri dhe ishte viti që u bë dhe muzeu arkeologjik. Sot pas 70 vitesh kemi qeverisje që vetëm po e sakrifikon kudo arkeologjinë. Jo vetëm kjo qeveri e fundit por dhe më parë”, shprehet profesor Ceka.

Qeveritë nuk e kanë idenë për arkeologjinë


 Pas viteve ‘90 filloi shkatërrimi i arkeologjisë shqiptare. “Arkeologjia u bë një shkencë shqiptare dhe institucionale vetëm nga 1948 deri në 1990, sepse pati korifenj të mëdhenj të arkeologjisë.Agjencioni "Floripress" , po përmend këtu dekanin e arkeologjisë profesor Hasan Cekën, arkeologun e prehistorisë që është emër shquar Frano Prendi, profesor Skënder Anamali, etj.

Zhvillimi i arkeologjisë në ato vite u bë me kritere të forta shkencore dhe u bënë dhe dy Kuvende të Studimeve Ilire si dhe revista “Iliria”, që ishte shumë serioze.

Por pas ‘90 filloi shkatërrimi. U shkatërruan institucionet dhe Instituti i Arkeologjisë e humbi rolin e tij si një qendër kërkimore shkencore, ku ishin dhe bërthamat arkeologjike nëpër rrethe.

Qeveritë nga 1992 dhe deri më sot se kanë idenë për arkeologjinë në vend. Shteti ka përgjegjësinë dhe fajin më të madh në këtë mes. Qeveritë shqiptare nga viti 1992 dhe deri më sot nuk e kanë idenë fare se çfarë është arkeologjia dhe ka një injorancë shumë të madhe ndaj arkeologjisë në vend.
Nuk është hera e parë, që arkeologë të ndryshëm pohojnë problemet, dhe sipas tyre kjo situatë do të vijojë nëse nuk tregohet vlerësim për arkeologjinë shqiptare.

Flori Bruqi

Tyran Prizren Spahiu (1954-)


Fotografia e profilit të Tyran Prizren Spahiu


Tyran Prizren Spahiu, lindi në vitin 1954.Arsimin fillor dhe të mesëm  e ka ndjekur në shkollën fillore Mustafa Bakiu, gjegjësisht arsimin e mesëm në gjimnazin e Prizrenit.  Diplomoi në Gjuhë dhe letërsi Angleze në Universitetin e Prishtinës.

 Ai është një artist i mrekullueshëm, pasionant; posedon njohuri të thella dhe aftësi të larta letrare në artin e prozës.

Në veprat e tij ai zbuloi çështjet kryesore të ditës, sjell kohë në dimensionet e tij, duke ndërtuar një botë të fuqishme të mendimeve, psikikës dhe ideve të shkëlqyera.

 Filozofia e tij është e thjeshtë, por kapëse dhe mjaft transparente. Ai u solli lexuesve, të vërtetën e madhe; vjen me një stil të vërtetë në poeyin-prozën moderne shqiptare, poashtu edhe n; ate angleze, me një pamje shumë depërtuese dhe plot ngjyra psikoanalitike.

Ndërton fraza mjaft të qarta dhe u jep atyre liri me shumë art, mjeshtëri krijuese dhe padyshim shumë lloje jetësore të nektarit.

 Vjen midis nesh si një romancier i shquar dhe inovator, ku vepra e tij krijuese artistike ndërthuret me shumë aftësi me realitetin e kohës dhe njerëzve.

 Romani i tij ‘’Prapa kurrë më!’’ është padyshim një kontribut i vlefshëm dhe serioz në prozën moderne shqiptare dhe mbarëbotërore.

Autori Tyran Prizren Spahiu , dëshmon të jetë një artist krijues, i kërkuar dhe mjaft i aftë.

 Proza e tij është një arritje e re, e cila i jep autorit të drejtën të renditet në mesin më të njohur dhe më të aftë nga emrat e rinj të  letrarëve  modernë në Kosovë dhe më gjërë në trollin shqiptar.

 Jeton dhe vepron në Prizren.Është anëtar i Lidhjës së Shkrimtarëve të Kosovës.

Krijimtaria letrare:

Vëllime poetike

1.Vargje poetike I ,1999 ; 2.Vargje poetike II ; 3.Jeta është dhunti ;4.Vargje poetike III;5.Mbaje ëndrrat gjallë;6.Vargje poetike IV; 7.Poezia buron nga zëri i brendshëm;8.Vargje poetike V;
9.Pesë shtylla ;10.Vargje poetike VI ; 11.Kalldrëmi ;12.Vargje poetike VII ;13.Jetëshkrimi burimor
14.Vargje poetike VIII ; 15.Kështjella e poezisë ;16..Vargje poetike IX ; 17.Ikonë; 18.Vargje poetike X ; 19.Bohemi;20 Vargje poetike XI ; 21.Lidhja; 22. Vargje poetike XII; 23.E-dita;24. Vargje poezike XIII; 25.Buron; 26. Vargje poetike XIV ; 27.Shkronjtari; 28.Vargje poetike në gjuhën Angleze;
29.The Bohemian

Romane

29. Prapa kurrë më( Vëllimi I); 30.Prapa kurrë më(Vëllimi II); 31.Mort.

Gjuhë

32.Learn Your Dream Language(Mëso gjuhën e ëndrrave).

Flori Bruqi

2020/01/13

Lush Gjergji (1949-)


Rezultate imazhesh për don lush gjergji


Dr. dom Lush Gjergji, prift katolik shqiptar i Ipeshkvisë Shkup-Prizren, ka lindur më 21 mars 1949 në Stubëll të Epërme të Karadakut, komuna e Vitisë (Kosovë).

Lushi i vogël, zuri të dallohej në mes shokëve bashkëmoshatarë për urtësi, bujari, zgjuarësi e devotshmëri.

Shkolla ishte pjesë e jetës së tij. Katër vitet e para të shkollës fillore i mori në vendlindje. Ishte ndër nxënësit më të dalluar e të dashur me të gjithë që e rrethonin.

Mësonte mirë e me rregull, ndonëse në shtëpi nuk kishte kushte të përshtatshme. Studionte mbi një sofër druri karakteristike, që i shërbente si një tryezë për të përgatitur mësimet dhe më pas pjesëtarët e familjes shtronin sofrën për miqtë e shumtë.

Së bashku me të vëllanë dyfish: në familje e në Krishtin, të devotshmin dhe të nderuarin dom Ndue Gjergjin (famullitar në kishën "Zoja Pajtimtare" (Shqiptare) në Beverly Hills në Detroit të Michigan në SHBA), mësonin dhe bënin detyrat, për të nesërmen në shkollë. Ende i vogël, duke medituar dhe shkuar shpesh pranë kishës, binte në sy të tjerëve devocioni i thellë që kishte për të Lumin Jezu Krisht.

Por, mbi të gjitha, në shpirtin e vogël të Lushit, dhe në vitet e adolishencës, do të mbetën të pashlyera gjurmët dhe shembujt e lartë që jepnin meshtarët e kësaj treve pjellore, bijë martirë të Kosovës, përherë kreshnike në historinë e lavdishme të nacionit shqiptar. Ngjarja shpirtërore e gëzim i brendshëm, lumturoi Lushin e vogël, thirrja e Zotit, për t’a pasur pranë si shërbestar besnik, duke e pranuar në gjirin e meshtarëve, që i përkushtoheshin Zotit, njeriut dhe vendit, ku ato kryenin misionin baritor të popullit shqiptar.

Mirëpo Stubulla e Eperme, ka ngjarje që ruhen thellë në kujtesën e historisë nacionale e fetare të këtyre trevave, ku, kulmojnë ndër të tjera edhe martirët që e falën jetën e tyre, në shërbim të krishtërimit (mbi të cilët sot ekzistojnë edhe libra studimorë, të realizuar nga autorë shqiptarë, në formë monografie me fakte e të dhëna të pasura me ndodhitë e historisë). Këtu ruhen me dashuri, ende si jehonë të shekujve që kanë kaluar afresket e kishës plot kolorit të gjallë, që shfaqen hijshëm nëpër faqet e murale të objektit të kultit, të cilat, me stoicizëm i kanë rezistuar erërave të furishme të historisë që ka përjetuar kisha.

Këtu meshtari i ardhshëm lutej dhe vetëm lutej, për vete dhe të tjerët. Ai, do të kujtojë me mall ceremoninë e bukur të krezmimit të tij. Përsëri vitin e pestë, vocrraku që hidhte shtat, do të vijojë çdo ditë shkollën e Vitisë. Ndërsa tre vjetët e fundit nga klasa e pestë deri në të tetë i ndjek në shkollën e fshatit Zheger. I riu, vijon studimet në gjimnazin klasik në Dubrovnik, ku vitin e parë gjendet si student në degën e filozofisë pranë qytetit të Splitit, kurse vitet e tjera të filozofisë, niset për t’i ndjekur në Romë, ku më pas mbron magjistraturën me temë: "Pavdekshmëria e shpirtit në Plotinon", më 1970.

I etur për të zgjeruar dhe thelluar dijet, me të cilat nuk kënaqëj asnjëherë, përsëri në Itali, vijon studimet e arrin të marrë diplomën e teologjisë, pranë Universitetit Papnor të Urbanias ose siç njihet "Propaganda Fide" në Romë. Hapësirat kulturore për këtë meshtar ende të ri, nuk do të njohin kufi. Paralelisht me studimet e larta universitare të filozofisë e teologjisë, ka bërë pronë të tij asimilimin e plotë të studimeve universitare dhe pasuniversitare në Insitutin e Psikologjisë në Universitetin Shtetëror "La Sapinza" të Romës, ku ka doktoruar më 1975, duke mbrojtur temën e disertacionit: "Gruaja shqiptare".

Sipas vlerësuesve profesorë laikë dhe klerikë të famshëm në Itali, që kanë asistuar në këtë eveniment shkencor, theksohet, se punimi i autorit shqiptar shquhet për një trajtim korrekt dhe serioz, e pasur me argumente logjike dhe burime të larmishme shkencore shqiptare e botërore në fushën e psikologjisë shoqërore.

Dr. Gjergji, ka preferuar të rrokë temën e ndieshme të një forcë të shoqërisë shqiptare: "Roli i femrës shqiptare në familje dhe shoqëri", të cilin nënshkruesi e botoi dhe ribotoi si vepër te veçantë. Shtypi i kohës, i ka kushtuar një kujdes të veçantë në shumë rrafshe.

Në veçanti shquhet një artikull vlerësues, konceptuar me kulturë nga studiuesi i letërsisë shqipe prof. Isak Ahmeti, ku midis të tjerave e ka cilësuar këtë vepër, si një "... hap i guximshëm prometik në lëmin përkatës" ("Drita", 3 Maj 1978).

Sapo e hap për të shfletuar, në hyrje të veprës së vet, sa të thellë në analizën e shumanshme shkencore, aq dhe aktuale, për pjesën e rëndësishme të komunitetit shqiptar sot. Këtu bie në sy ndërthurja, zbërthimi me hollësi e maturi dinjitoze i analizave, që u ka kushtuar temave. Lënda të parë e materialit faktik, ka të bëjë me gruan shqiptare, në të drejtat zakonore të Lekë Dukagjinit, me gruan shqiptare në tërësi etj. Për me tej autori, thotë: " Nënës time, përsonifikimit të dashurisë, të mirësisë, të vuajtjeve, të duresës, të qëndresës dhe të urtësisë, asaj e cila më rriti dhe me plot dashuri, gëzim dhe hare në shenjë falënderimi dhe mirënjohjeje!"

Më 1975, pasi përfundon me sukses doktoraturën, kthehet në Kosovë, duke mbartur me vete një kulturë të shëndoshë, i paisur me cilësi të lartë morale, fetare, shoqërore e patriotike. Ai bëhet një përkushtues deri në ditët tona i interesave të larta të devocionit të fesë dhe të nacionit shqiptar. Ai, është njohur sot, jo vetëm si prift i thjeshtë (në një ndër zonat më të vështira të Kosovës, çka të kujton shën Jeronimin dhe mons. Simon Filipaj-n, që përkthyen Biblën i pari në latinisht dhe i dyti në shqip në kushte shumë të vështira, duke mbetur të pavdekshëm për botën dhe shqiptarët, shënimi im K.K.), por mbi të gjitha si një njeri me botë të madhe njerëzore, duke vënë të gjithë talentin e tij intelektual dhe njerëzor, vetëm për të mirën e popullit e vendit të tij.

Me erudicion, më përpara dhe tashti, diti me mjeshtëri, të ndërthurë e kanalizojë interesat nacionale, shoqërore të popullit tonë, me nevojat e brendshme shpirtërore të tij. Edhe në ditët tona shpesh porositë, se: "Në mënyrë graduale duhet të vijë ripërtritja e qëndrushme ose rindërtimi i shpirtit të njeriut veçanërisht për Shqipërinë, duke e shëruar nga plagët e thella, të shkaktuar nga konflikti me sietmin dogmatik ateist, i cili për pasojë solli edhe rënien e kulturës.

Në këtë kontekst të nevojës imediate, njeriu duhet të ripërtërihet, duke rifituar drejtimin ndaj vlerave më të larta të jetës shpirtërore, ku inkuadrohen në unitet: feja, shpresa dhe dashuria. në këtë mënyrë mund të rimarrim jetë dhe lulëzim, të ripërtërihen në gjerësi dhe thellësi tërësia e strekturave të shoqërisë dhe qytetërimit. Në qoftëse duam të krijojmë njeriun e vetëdijshëm, si njëri të vërtetë brenda komunitetit të krishter, domethënë njeriun e krijuar, sipas shëmbëllimit dhe ngjashmërisë së Perëndisë, duhet edhe në këtë rast t’i përshtaten strukturat e mendimit të njeriut, në të cilin rregullat e drejtësisë po fuqizohen dhe plotësohen nga dashuria, në fushën e marrëdhenieve njerëzore, të karakterizuara nga bashkësia dhe solidariteti..."

Vala e rëndë e keqtrajtimeve, që përfshiu Kosovën, si pasojë e okupimit të gjatë nga kolonizatorët serbë, bëri dr. dom Lush Gjergji të gjendet më pranë halleve e shqetësimeve të përditshme të grigjës së vet, duke qenë një bari model i populli besimtar, që si dele e urtë e ndiqte nga pas, për t’iu gjendur në këto çaste të vështira, që po kalonin çdo ditë.

Pra, ai shquhet, për një aktivitet të ngjeshur edhe në poret e tjera të jetës në Kosovë, ku angazhimi shoqëror dhe atdhetar zinin peshë të dukshme. I palodhur u gjend në të gjitha tubimet, ku printe flamuri nacional, duke i paraprirë misionit fisnik për pajtimin e gjaqeve, përkrah profesorit të nderuar Anton Çettës.

Aksioma udhëheqëse e këtij akti sublim popullor, për rëndësinë që po merrte për dr. dom Lush Gjergjin ishte e shkruar në ndërgjegjën e zemrës së tij: "Ne më parë duhet të shërojmë plagët tona, pastaj t’i kthemi vetvetes". Në ato çaste, kur gjakmarrja përmes normave kanunore të maleve ishte kthyer në një plagë, u gjend me Kryqin në dorë dhe Biblën si fitimtare tash 2000 vjet, meshtari i matur e i urtë, në realizimin me sukses të misioneve pajtimi, dom Lush Gjergji.

Këtu, më tepër se kurrë, u pa karakteri i vërtetë i shqiptarit, ku, mbi të gjitha dominoi logjika e shëndoshë njerëzore, me vullnetin e vetë popullit fisnik, me një shpirt të gjërë që di të falë, u realizuan shumë pajtime midis kuvendeve të burrave, duke u dhënë normalitet dhe jëtë të gjatë foshnjave të reja, që nuk do të kërcënohen më nga armët vrastare.

Viti 1990, shënoi një ngjarje të rëndësishme për popullin shqiptar në Kosovë, ku, merr jetë themelimi i Shoqatës Humanitare me emërimin e një shenjtoreje, me emrin "Nënë Tereza", në krye të së cilës u zgjodh si kryetar dr. dom Lush Gjergji. Ai, pa kursim, por me vullnet të madh mori pjesë në hartimin e programit dhe të statutit të kësaj Shoqate. Mirëpo, ajo që e dallon këtë meshtar, është thjeshtësia si virtyt cilësor i dr. Gjergjit. Ai shprehet: "E kam parasysh një thënie të vjetër të Pjetër Bogdanit: "Fati i popullit tim është edhe i imi", prandaj (në çdp formë organizimi, që ka për bazë mirësinë ndaj popullit tij), kam ofruar mundësitë e mia organizative dhe krijuese"

Nënë Tereza "flet" në shumë gjuhë të botës dhe biografi i afërt dr. dom Lush Gjergji

Ka më shumë se dy dekada, që qarqet publicistike botërore, përmes shkrimeve në gazeta e revista prestigjioze religjioze e kulturore, njohin pendën e palodhur të mendjes së ndritur të dr. Lushit, që një jetë të tërë ruan bashkëpunimin me shumë ente botuese dhe median botërore sot. Si një intelektual, është kërkues drejt horizonteve të reja të kulturës shqiptare e botërore, duke i dhuruar njerëzimit 7 vepra të Nënë Terezës, me shifra astronomike me tirazh 4 milion kopje, sikurse është "Madre della carita" (Nëna e mëshirës).

Ashtu si për Shën Nënë Terezën e Kalkutës, India ka qenë atdheu i dytë i saj edhe për dr. dom Lush Gjergjin India dhe viset e tjera të botës, ku ndoqi jetën dhe mirësitë e Nënë Terezës kanë qenë atdheu i dytë, një lëndë e parë për hartimin e veprave që janë bërë pronë e thesarit të artë të kulturës.

Ai i përket mbarë njerëzimit, duke u rradhitur me dinjitet në panteonin e artë të kulturës evropiane dhe botërore me dinjitet si një shqiptar i vërtetë. Ky biograf e studiues i afërt i jetës së Gonxhe Bojanxhiut, u bë motoja e jëtës së tij, krahas detyrës baritore të përditshme, me arsyen e parë për t’i treguar mbarë botës, se kush janë shqiptarët që Shkrimi i Shenjtë i Biblës i përmend me krenari tash 2000 vjet, për t’i përcjellë botës, se kjo Nënë e vogël, shpirtërisht kishte një zemër të madhe, sa mbarë bota, që e respektoi përjetësisht me veneracion.

Ajo, kur ka ndërruar jetë në lumninë e pasosun, së bashku njerëzimi ka ngritur zërin e kërkesës, për t’a bërë pjesëtare të denjë (beatifikua) në familjen e madhe të shenjtorëve të krishtërimit. Këto vepra janë shumë të rëndësishme, sikurse vlerëson prof.Isak Ahmeti, në librin e njohur "Kleri katolik shqiptar dhe letërsia", kur shkruan: " ...kanë vlerë monumentale, janë dëshmi e gjallë se kemi të bëjmë me një pendë të rrallë, që po krijon ura afrimi të botës shqiptare, të botës humanitare, në botën e komunitetit evropian..."

Meshtari e publicisti, mbrojti me stoicizëm identitetin shqiptar të Nënë Terezës, ndonëse në kohën që kishte botuar librin biografik "Nëna jonë Tereze", shtypi i atëhereshëm jugosllav, kishte mbushur faqet e saj me pretendimin, se ajo është jugosllave. Ishte pikërisht serioziteti dhe ofrimi i fakteve autentike që studiuesi i palodhur dr. dom Lush Gjergji i ka bërë kësaj figure madhore të njerëzimit. Më pas media e shtypi i huaj, ka marrë si pikë referimi e botoj shkrime nga jeta e Nënë Terezës, duke u mbështetur në veçanti nga burimet origjinale të hulumtuesit shqiptar dr. Lush Gjergji. Kështu do të vijojnë edhe 6 vepra të tjera që autori i ka përkushtuar Gonxhe Bojaxhiut.

"Lule për Nënën", është libri ekskluziv, që u botua në shqip dhe italisht e kohët e fundit në gjuhët e tjera. Këtu përmblidhen kontribute arti, që në këtë rast i kushtohen Nënë Terezës. Kjo është tema më e preferuar universale, që ka trajtuar shpesh penda e mendja e dr. Lushit, ku poezitë përkushtuar Engjëllit të përjetshëm të Paqes, do të mbesin si një lule që freskon zemrat e do njeriu, që ka pasur fatin ose privilegjin e madh të takojë ose të ketë mbi kryet e vet, për një çast solemn meditimi duart e shenjta të Nënë Terezës.

Poezia shqipe, që është krijuar mbi Nënë Terezën e që vijon të krijohet ka shpërblyer vrudhshëm e në tërë bukurinë e saj, sepse, "kjo poezi, e frymëzuar nga triumfi i humanizmit nga vetëflijimi i Nënë Terezës për Njeriun, për Njerëzimin, pulson nga një Frymëmarrje e gjërë, nga Triumfi i metaforës poetike", vlerëson studiuesi prof. Isak Ahmeti.

Ndërsa në 80 vjetorin e lindjes së saj, autori nxjerrë nga shtëpia e botimit me titull domethënës: "Madre Tereza" (1990). Ajo, është në vetvete, një pasqyrë monografike dhe reale me vlera shumëdimensionale e historisë shqiptare, mbasi këtu bëjnë pjesë shënime historike, mbi origjinën, traditën dhe gjuhën shqipe "...që ishte mburojë e pathyeshme e Ballkanit dhe e Evropës ", siç vlerëson edhe vetë biografi i veprës.

Në qoftëse, do të ndanim me kujdes librat firmën me dr. dom Lush Gjergji, atëherë rezulton, se në biografinë shqiptare brenda trojeve etnike, janë lëvruar mbi 14 libra në gjuhën shqipe, ndërsa të tjerat janë në gjuhë të huaj. Kështu, vëtem libri "Nëna jonë Tereze" në fillim u botua në gjuhën amtare, më pas u botua me sukses edhe në 9 gjuhë të botës, si: anglisht, italisht, gjermanisht, portugalisht, spanjisht, frengjisht, sllovenisht, hungarisht dhe kroatisht.

Monografia monumentale, shpalos me madhështi dinjitoze botën e madhe humanitare të shqiptares, përmes një pende të rrallë të përdorur me efikasitet. Jepet këndshëm jeta e përkushtimi i nobelistes, si motër nderi e të gjithë botës, duke rradhitur me kujdes një mori dokumentash që ka hulumtuar vetë në Indi e kudo, ku, mund të marrësh, mesazhe, episode tërheqëse dhe emocionale.

Tek e lexon e rilexon me endje, ndjen në thellësi të shpirtit pikërisht figurën e qetë, të kësaj krijese ëngjëllore gjithnjerëzore, fisnike në zemër e shpirt, të urtë e të dlirë, të dashur e të përkushtuar, të vendosur e vetmohuese, në një kontekst më të gjërë mbi gjithçka që me finesë. Ai, ka skalitur me portretin e Nënës së shekullit XX, me emrin: Nënë Tereza, këtë përfaqësuese të dashut të shumë konfesioneve (besimeve) të kombeve e të racave të ndryshme, ku ajo dhuroi dhembshuri, dashuri, jetën e vet kushtuar Zotit e njeriut të varfër kudo nëpër botë.

"Madre della carita" (Nëna e dashurisë), mbasi u botua në shqip në vitin 1990, u përkthye në: italisht, frengjisht, anglisht, spanjisht, gjermanisht e polonisht. Libri i ri, është një publikim i rrallë, i veçantë, duke rrezatur e vendosur një urë afrimi mes botës shqiptare me atë humanitare amtare, të mishëruar në piedestal, përmes Nënë Terezës, si shembull përsosmerie në tërë botën.

Ajo, si vepër, ka arritur në një shifër rekord në 4 milion kopje, çka do t’a kishin zili shumë shtëpi botuese njëhezazi në Evropë dhe për disa dhjetëvjeçarë në Shqipëri. Shtypi e ka përcjellë kështu: "...një letrat me talent e kallzimtar që na e kujton Barlecin, përmes shkrimesh e ngjyrash të gjallë, ka përjetuar figurën madhore të Nënë Terezës." Varianti në italisht "Madre della carita", në një numër prej 500 kopjesh janë speciale, pra, me një fjalë të mbështjell me lëkurë ariu të bardhë të zonave polare. 500 ekzemplarë i janë dhënë Atit të Shenjtë Papa Gjon Pali II, i cili ua dhuron autoriteteve botërore të lëmeve të ndryshme.

Intelektuali dr. Gjergji, njihet për libra të tjerë: "Kosova, strategji pa dhunë", botuar në italisht më 1993. Eshtë ribotuar disa herë në vit. Eshtë rast i vetëm, që një autor shqiptar me librin në fjalë shërben si literaturë plotësuese e informuese për shkollat e mesme në Itali. Libri tjetër që ka zgjuar shumë interesimin e botës evropiane është "Bosnje, s’mund të na detyroni t’ju urrejmë". Autori, ka shkruar një libër tjetër: "Të falem për të jetuar", dhe më 1997 është botuar në italisht. Ngjarjet, i ka marrë nga jeta e përditshme e bashkëatdhetarëve të vet në Kosovë, që zë fill në pjesën më të madhe më 1981. Ai për shumë vite me radhë ka qenë redaktor dhe kryeredaktor i revistës fetaro-kulturore "Drita", si dhe i shtëpisë Botuese me të njëjtin emër në Ferizaj Kosovë.
Në botë emri dhe vepra e tij, veç shkrimeve origjinale (në gjuhë të huaj), ka pasur nderin të jetë si bashkëpunëtorë i shumë revistave kombëtare dhe ndërkombëtare, veçmas me punime dhe studime rreth edukimit të fëmijëve dhe rinisë, studiues e analist i kujdeshëm bashkëkohorë i çështjeve familjaro-shoqërore. Eshtë bashkëpunëtorë i revistës së njohur kulturore-rinore "Shpresa" në Prishtinë.

Dr. dom Lush Gjergji, është një fabrikë që prodhon përherë me cilësi për fenë e nacionin dhe së shpejti do të prezemtohet me vepra të reja, që prej vitesh i ka në dorëshkrim, për të cilat janë të interesuar shumë shtëpi botuse prestigjioze në Evropë, SHBA dhe madje dhe një shtëpi botuese serbe në Beograd.

Don Lush Gjergji njoftohet se mori titullin “Monsinjor”, nga Papa Françesku. Këtë titull ia kumtoi në Katedralen në Prishtinë, delegati i Papës për Kosovën, duke thënë se Monsinjori Lush Gjergji tani i përket të ashtuquajtures familjes Papnore.

“Nuk duam ta shpallin shenjt, sepse ai do të duhej ta lëshoj mënjehrë këtë tokë, por njohim meritat e tij shumta. Ju Momsinjor jeni formuar në shkollën e Shën Terezes”, tha delegati i Papës për Kosovën.
Ndërsa, Monsinjor Lush Gjergji, duke falenderuar për këtë titull, ishte shumë modest, ku ka thënë se as se ka kërkuar e as merituar këtë titull.


Ipeshkvia e Kosovës lajmëron të gjithë besimtarët e saj dhe njerëzit vullnet mirë qëmë datën 13 nëntor 2016, do të kremtojë Meshën e falënderimit për Lumnimin e 38 Martirëve Shqiptarë, të cilët u shpallën të lumë në Shkodër, më 5 shtator 2016. Mesha do të kremtohet në orën 11:00, në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë, të cilën do ta udhëheq Delegati Apostolik për Kosovë, SH.T. Imzot Juliusz Janusz.

Me këtë rast, Delegati Apostolik Sh. T. Imzot Juliusz Januzs do të shpalle zyrtarisht edhe emërimin e Don Lush Gjergjit, Kapelan i Shenjtërisë së Tij Papa Françeskut, që nënkupton titullin Monsinjor.
Në të njëjtën ditë, meshë falënderimi do të kremtohen në të gjitha famullitë e Ipeshkvisë së Kosovës.
Dom Lush Gjergji është edhe një autor shqiptar dhe dijetar i njohur gjerësisht njifet nga e gjithë bota si biograf i librave të të Shejetes Teresa. Librat e tij janë përkthyer në 35 gjuhë të . Ai thotë se bekimi i Zotit është një burim gëzimi për shqiptarët e të gjitha besimeve.

"Ne në Kosovë kemi qenë të përgatitur për këtë ngjarje jo vetëm tani, por për vite. Kjo është një ngjarje e rëndësishme fetare dhe kombëtare, për shkak se për herë të parë një Shejteresh është, një shqiptare, që u kanonizua nga Kisha Katolike kryesuar nga Francesku me 4 Shtator në Vatikan Shenin e Shen Pjetrit. me një fjalë, të gjithë në Kosovë, Shqipëri, trevat shqiptare e diasporë, kan perjetur këtë ditë me gëzim dhe lumturi, duke falënderuar Perëndinë, kishën, papën, dhe sidomos duke falenderuar familjes Bojaxhiu dhe Nënë tonë Terezën, i cili na ka përfaqësuar në botë me një dinjitet të veçantë, dhe ne do ti thërrasim tani E Shejta Teresa ", ka thene tha Monsinjor Lush Gjergji.
Monsinjor Lush Gjergji thotë se ai mendon se shpejtësia e jashtëzakonshme,e Lumnimit dhe e Shejterimit te saj ishte rezultat i një konsensusi globale: "Ky proces ishte pjesërisht i ngutshëm, sepse jeta e Nënë Terezës dhe aktiviteteve të saj ishin të jashtëzakonshme" eshte shprehur Monsinjor Lush Gjergji.


Flori Bruqi

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...