Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/01/19

ABPM 24/48H OSE HOLTERI I TENSIONIT


ABPM 2448H ose Holteri i TensionitHolteri i Tensionit është një aparat i përshtatur për monitorimin e Tensionit Arterial kryesisht gjatë 24 ose 48 orëve. Në disa raste Tensioni mund të monitorohet edhe më gjatë, nëse Mjeku Kardiolog e gjykon të arsyeshme.

ABPM 2448H ose Holteri i Tensionit

Aparati përbëhet nga një manshetë, e ngjashme me ato të aparateve të zakonshëm të Tensionit, e cila lidhet me një matës të programuar. Ky matës regjistron vlerat e Tensionit Arterial sipas programimit të caktuar nga Mjeku Kardiolog. Përpunimi i të dhënave nga aparati kryhet nëpërmjet programit kompjuterik dhe njohurive të Mjekut Kardiolog të specializuar. Zakonisht gjatë ditës matjet programohen çdo 15-30 minuta, kurse natën çdo 30-60 minuta.



Kjo ndodh për t’i dhënë mundësi pacientit të bëjë një gjumë të rehatshëm dhe njëkohësisht të mund të regjistrohen vlerat e Tensionit jashtë stresit.



Mbi 50% e popullsisë në moshë mesatare vuan nga HTA Esencial Idiopatik. Duke ditur rëndësinë e kësaj sëmundje për dëmtimet në Zemër dhe komplikacionet në organe të tjera, monitorimi i Tensionit Arterial me anë të Holterit të Tensionit është thelbësor.

Me anë të këtij ekzaminimi Mjeku Kardiolog kërkon:

Të vëzhgojë vlerat e Tensionit gjatë 24/48 orëve, në mënyrë që të përqëndrojë mjekimin aty ku duhet.
Të vëzhgojë efektin e medikamenteve të Tensionit:
Gjatë ditës.
Gjatë punës normale.
Në kulmin e stresit të punës.
Në orët e qetësisë.
Gjatë aktivitetit fizik.
Të vëzhgojë vlerat e Tensionit kur ndërrohet mjekimi, kur rritet doza e tij, dhe/ose kur shtohet një mjekim i ri.
Të vëzhgojë vlerat e Tensionit kur ato nuk janë të qëndrueshme dhe kur ka oshilacione të shumta.
Të vëzhgojë vlerat e Tensionit kur pacienti ka një sëmundje tjetër shoqëruese e cila trajtohet me medikamente që mund të ndikojnë në vlerat e Tensionit.


Monitorimi i Tensionit ëshë shumë i nevojshëm edhe tek pacientët që mjekohen me medikamente të cilat hollojnë gjakun (si Aspirina, Xarelto, Warfarina, etj). Arsyeja kryesore është sepse këta pacientë janë më të predispozuar për të kaluar Aksidente Cerebrovaskulare (të Trurit).



Gjatë mbajtjes së Holterit të Tensionit pacienti duhet të kryejë aktivitetin normal ditor, por duke qënë i vëmendshëm për të mos dëmtuar aparatin dhe për të mos hequr ose shkëputur manshetën.Gjatë momenteve që aparati kryen matjet pacienti duhet:

Të mbajë krahun të shtrirë dhe mundësisht në nivel me Zemrën.
Të mbajë shënim aktivitetin ditor gjatë periudhës së matjeve.


Holteri i Tensionit mund të vendoset më shumë se një herë tek disa pacientë.

Tek pacientët që vuajnë nga HTA dhe nuk kanë marrë ndonjëherë mjekim, Holteri i Tensionit vendoset fillimisht për të mësuar vlerat minimale e maksimale të Tensionit gjatë ditës dhe natës.
Më pas ai vendoset pasi ka filluar mjekimi për të vëzhguar efektin e medikamenteve, të dhëna nga Mjeku Kardiolog.

ÇRREGULLIMET E PËRÇIMIT TË IMPULSIT NË ZEMËR


Teksti në këtë faqe është shkurtuar dhe thjeshtësuar për t'u bërë më i kuptueshem nga pacienti mesatar. Ai ka si qëllim informimin e publikut dhe nuk duhet në asnjë mënyrë të zëvendësojë konsultat mjekësore të specializuara.


Zemra është një muskul i fuqishëm i cili luan rolin e një pompe që pompon gjakun në të gjithë trupin. Por që kjo pompë të punojë duhet një stimul ose një impuls, i cili lind në një pikë të caktuar të muskulit.

Kjo pikë ndodhet në atriumin e djathtë dhe quhet nyja kryesore ose nyja sinuzale.
Impulsi, më pas, kalon nëpër nyjen atrio-ventrikulare e cila ndodhet midis atriumeve dhe ventrikujve.
Ai shpërndahet nëpërmjet dy degeve kryesore, e majta dhe e djathta për secilin ventrikul, duke u degëzuar deri në fije shumë të holla në periferi të muskulit të Zemrës.
Kjo skemë në tërësi përfaqëson sistemin elektrik të Zemrës.
Në disa raste impulsi çrregullohet ose bllokohet për arsye të ndryshme. Kur kjo ndodh, kemi të bëjmë me çrregullimet e përçimit të impulsit dhe/ose bllokimin e tij në disa nivele në zemër. Këto çrregullime ose bllokime quhen blloqe të Zemrës dhe klasifikohen si më poshtë:
Blloqet e plota AV (Atrio-Ventrikulare) të Zemrës, ku vonohet ose bllokohet impulsi nga veshoret në barkushet: blloku i gradës të I-rë, të II-të dhe të III-të.

Blloqet e degëve:

Blloku i plotë i degës së majtë, i cili bllokon impulsin në ventrikulin e majtë.

Blloku i plotë i degës së djathtë, i cili bllokon impulsin në ventrikulin e djathtë.

Ankesat:

Marrje mendsh.

Lodhje.

Dobësi.

Rrallimi i pulsit – pothuajse nuk ndjehet fare.

“Gjëndja e të fikëtit” që shoqërohet me humbjen e ndërgjegjes për pak sekonda – quhet ndryshe gjëndje sinkopale ose sinkop.

Mund të ndodhin edhe konvulsione, kur sinkopi zgjat më shumë, për shkak të mungesës së furnizimit të trurit me gjak. Këto janë situata shumë të rrezikshme për jetën.

Diagnoza:

EKG

Elektrokardiograma ose regjistruesi i ritmit të zemrës i cili bën të mundur regjistrimin e një çrregullimi të momentit. Në këtë mënyrë mund të vendoset një diagnozë paraprake për çrregullimin.

EKG Holter

I njohur ndryshe si holter ritmi 24/h ose 48/h. Ky ekzaminim kryen regjistrime elektrokardiografike të vazhdueshme dhe në këtë mënyrë regjistron çrregullimet të cilat ndodhin gjatë ditës, natës, aktivitetit normal, aktivitetit fizik.

Prova Ushtrimore

Ekzaminim i zemrës gjatë sforcimit fizik duke përdorur tapet lëvizës ose biçikletë. Ky ekzaminim kryhet për të konstatuar nëse rrahjet e zemrës rriten paralelisht me sforcimin. Kryhet gjithashtu në rastet kur duam të marrim një informacion për furnizimin me gjak të muskulit të Zemrës, pra për Arteriet Koronare.

TTE

Ekokardiografi Trans-Torakale Triplex (2D, Color, Doppler) ose e njohur ndryshe si Eko e Zemrës. Ky ekzaminim kryhet për të përjashtuar sëmundjet e valvulave të Zemrës, si dhe Sëmundjet e Lindura, që shoqërohen me këtë çrregullim.

Trajtimi:

Në rastet kur kemi të bëjmë me Bllok te plotë AV, rekomandimi është vendosja e një Pace-Maker. Një aparat i cili ndodhet jashtë Zemrës dhe ka një bateri. Aparati lidhet me zemrën me anë të një sonde dhe imiton rrugën normale të përçimit të impulsit. Sonda është e përhershme, kurse bateria ndërrohet në bazë të konsumit.
Në rastet kur kemi të bëjmë me blloqet e degëve është e rëndësishme të përcaktohet koha e shfaqjes së tyre. Kjo do të bëjë të mundur lidhjen e këtij blloku me një sëmundje të caktuar (si p.sh. HTA). Nëse përcaktimi i kohës është i vështirë atëherë pacienti ndiqet në mënyrë periodike me EKG (Elektrokardiogramë).
Parandalimi:

Blloku i plotë AV mund të jetë i lindur dhe mund ta hasim që në fëmijërinë e hershme. Për këtë arsye ekzaminimet si EKG (elektrokardiogramë) dhe TTE (Eko të Zemrës) tek fëmijët e vegjël, për të përjashtuar këtë sëmundje por dhe sëmundje të tjera të zemrës, janë gjithmonë të këshillueshme.
Blloku i plote AV mund të shfaqet edhe si komplikacion mbas ndërhyrjeve kirurgjikale të zemrës, p.sh.pas vendosjes së valvulave artificiale brënda në Zemër. Për këtë arsye kontrollet dhe rikontrollet periodike tek Mjeku Kardiolog janë gjithmonë të këshillueshme.
Blloku i plotë AV mund të shfaqet edhe tek personat e moshës së tretë si rezultat i plakjes dhe/ose degjenerimit të sistemit elektrik të Zemrës.
Ekzaminimet e nevojshme janë:

TTE

EKG

EKG Holter 24/48h

PROVA USHTRIMORE

Prova Ushtrimore është një ekzaminim i cili mund të realizohet me anë të një biçiklete statike ose me anë të një pajisje të ngjashme me një pistë vrapi (treadmill). Ky ekzaminim kryhet me ngarkesë të caktuar dhe realizohet sipas një protokolli të caktuar. Ekzaminimi ndiqet në çdo kohë nga Mjeku Kardiolog i specializuar dhe një personel tjetër mjekësor i trajnuar.

Prova Ushtrimore

Pacienti lidhet me pajisjen me anë të disa elektrodave të cilat kryejnë matje të vazhdueshme të ritmit të Zemrës. Sipas protokollit mjekësor, përpara se të fillojë Prova Ushtrimore pacienti kryen EKG dhe matje të Tensionit Arterial. Prova Ushtimore zgjat mesatarisht 7-12 min, por me gjithë fazën përgatitore mund të shkojë deri në një orë.



Personeli mjekësor gjatë ekzaminimit monitoron:

Ritmin e Zemrës.
Frekuencën Kardiake.
Tensionin Arterial.
Gjëndjen klinike të pacientit.


Me anë të këtij ekzaminimi Mjeku Kardiolog merr informacion në lidhje me furnizimin e Muskulit të Zemrës me gjak nga Arteriet Koronare. Për shkak se ky funksion nuk vëzhgohet me TTE ose TEE informacioni që merret nëpërmjet Provës Ushtrimore është indirekt ose funksional.



Kur Prova Ushtrimore rezulton Negative konkludohet se:

Për momentin nuk kemi ngushtica të rëndësishme të Arterieve Koronare.


Kur Prova Ushtrimore rezulton Positive konkludohet se:

Muskuli i Zemrës vuan, ishemizon.
Pacienti duhet të vazhdojë ekzaminimet e mëtejshme:
CT Skaner me kontrast i Arterieve Koronare.
Koronarografi – ekzaminim me anë të së cilit vendoset nëse pacienti do ti nënshtrohet proçedurave të mëtejshme kirurgjikale apo do të vazhdojë me trjatim medikamentoz.


Në disa raste Prova Ushtrimore mund të rezultojë e dyshimtë ose jokonkluduese. Në këto raste pacienti duhet të ketë durimin që sipas udhëzimeve të Mjekut Kardiolog ta përsërisë ekzaminimin sa herë të jetë e nevojshme, deri në arritjen e një përfundimi paraprak.



Përgatitja përpara ekzaminimit të Provës Ushtrimore për pacientët, përfshin udhëzimet e mëposhtme:

Pacienti në momentin e kryerjes së ekzaminimit duhet të ketë të paktën 4 orë pa konsumuar ushqim dhe lëngje.
Pacienti në momentin e kryerjes së ekzaminimit duhet të ketë të paktën 12 orë pa konsumuar kafeinë.
Pacienti duhet të konsultohet me Mjekun Kardiolog për medikamentet që përdor dhe nëse duhet t’i marrë ato ditën e ekzaminimit apo jo.
Pacienti duhet të ketë me vete të gjitha medikamentet që përdor rregullisht.


Personat që Mjeku Kardiolog indikon për kryerjen e Provës Ushtrimore mund të jenë:

Persona me dhimbje gjoksi gjatë sforcimit fizik.
Persona me dhimbje dhe çrregullime të Ritmit të Zemrës.
Persona me dhimbje gjoksi dhe vështirësi në frymëmarrje.
Meshkujt mbi 40 vjeç dhe femrat mbi 50 vjeç, edhe nëse nuk kanë ankesa.
Meshkujt mbi 30 vjeç, pa ankesa, por me faktorë rreziku për Sëmundje Koronare si:
Obezitet.
Diabet.
Yndyrna të larta.
TA (tension) të lartë.
Duhanpirës.
Me histori familjare për Infarkt.
Femrat në Menopauzë, pa ankesa, por me faktorë rreziku për Sëmundje Koronare si:
Obezitet.
Diabet.
Yndyrna të larta.
TA (tension) të lartë.
Duhanpirës.
Histori familjare për Infarkt.
Persona në moshë të re, përdorues substancash narkotike dhe me ankesa.
Femra në moshë të re, përdoruese të kontraceptivëve dhe me ankesa.
Persona me Çrregullime të Ritmit të Zemrës.
Persona që vuajnë nga HTA dhe janë nën mjekim.
Persona që vuajnë nga Sëmundje të Lindura të Zemrës.
Persona që vuajnë nga sëmundje të fituara të Valvulave të Zemrës.
Persona që kanë të dëmtuar muskulin e Zemrës (shkallë e lehtë ose mesatare).
Persona që vuajnë me Sëmundje Koronare dhe kanë kryer ndërhyrje ose proçedura si:
Vendojse të Stentëve.
By-Pass Aorto-Koronar.
Persona të operuar me Proteza Valvulare.
Persona të shëndetshëm të cilët duan të merren me aktivitet fizik sistematik.
Meshkujt pas moshës 25 vjeç.
Femra pas moshes 30 vjeç.
Sportistët profesionistë që në moshë të vogël, pra pa filluar ende aktivitetin sportiv me intensitet të lartë.


Për tu informuar mbi komplikacionet e mundshme lidhur me këtë ekzaminim ju lutem konsultohuni me
Formularin e Konsensusit për Provë Ushtrimore.

Holter Ritmi(EKG HOLTER 24/48H OSE HOLTER RITMI)


Çrregullimet e Ritmit dhe Çrregullimet e Përçimit të Impulsit në Zemër përfaqësojnë një grup të konsiderueshëm dhe të rëndësishëm në bashkësinë e Sëmundjeve Kardiake (të Zemrës). Për të diagnostikuar llojin e e Çrregullimit të Ritmit (Aritmisë) apo Çrregullimit të Përçimit të Impulsit, duhet monitorimi për një kohë të caktuar i funksionit elektrik të Zemrës. Ky monitorim realizohet me anë të vendosjes së një aparati specifik. Ky aparat është i përbërë nga:

Regjistruesi, i cili në të shumtën e rasteve nuk e kalon madhësinë e një aparati celular.
Disa elektroda, të cilat ngjiten në zonën e toraksit (gjoksit) të pacientit.

EKG Holter 2448H ose Holter Ritmi

Aparati kryen regjistrimin e potencialeve elektrike të Zemrës për 24 ose 48 orë, si dhe në raste specifike deri në 7 ditë. Regjistrimi shkarkohet dhe përpunohet me anë të programit kompjuterik që shoqëron aparatin. Më pas është Mjeku Kardiolog i specializuar, që e përpunon dhe e kontrollon më tej deri në arritjen e diagnozës përfundimtare.



Gjatë mbajtjes së Holterit të Ritmit pacienti duhet të kryejë aktivitetin normal ditor, por duke qënë i vëmendshëm për të mos dëmtuar aparatin dhe për të mos hequr elektrodat. Gjithashtu, pacienti duhet të shmangë ekzaminimet me rreze X (si grafitë e ndryshme), dhe duhet të qëndrojë larg voltazheve të larta apo e fushave magnetike. Është e këshillueshme që pacienti të mbajë një ditar gjatë periudhës së regjistrimit, ku të përshkruajë në mënyrë kronologjike aktivitetin fizik dhe mendor të ditës, si dhe të gjitha shqetësimet që mund të ndjejë. Ky informacion do t’i shërbejë Mjekut në saktësimin e diagnozës përfundimtare.

ÇRREGULLIMET E RITMIT TE ZEMRËS OSE ARITMITË


Teksti në këtë faqe është shkurtuar dhe thjeshtësuar për t'u bërë më i kuptueshem nga pacienti mesatar. Ai ka si qëllim informimin e publikut dhe nuk duhet në asnjë mënyrë të zëvendësojë konsultat mjekësore të specializuara.


Sëmundjet që kanë të bëjnë me Çrregullimet e Ritmit të Zemrës janë disa nga sëmundjet më të vështira për t’u diagnostikuar dhe trajtuar.

Çrregullimet e Ritmit kanë të bëjnë me dëmtimet apo sëmundjet e vetë zemrës, por mund të jenë pasojë e sëmundjeve apo shkaqeve të tjera, të cilat nuk lidhen direkt me zemrën. Për këtë arsye është e rëndësishme të përjashtohen të gjitha ato sëmundje, përtej atyre të zemrës, të cilat japin aritmi.

Fibrilacioni Atrial

Fibrilacioni Atrial


Shkak i çrregullimeve të ritmit mund të jenë:

Abuzimi me pijet alkoolike, në mënyrë sistematike dhe të tepruar.
Konsumi i duhanit.
Përdorimi i substancave narkotike.
Çrregullimet e funksionit të Gjëndrës Tiroide.
Çrregullimet e funksionit të Gjëndrës Mbiveshkore.
Mosha e tretë është, gjithashtu, e favorshme për aritmitë, sidomos për – i cili nëse nuk diagnostikohet dhe trajtohet me hollues gjaku, mund të bëhet shkak për tromboza në tru, paraliza dhe/ose tromboza të ekstremiteteve. Këto lloj çrregullimesh janë pasojë e ndryshimeve fiziologjike që ndodhin në zemër me avancimin e moshës.

Ankesat:

Ndjenja e lodhjes.
Në disa raste mungesa e frymës.
Ndjenja e mbytjes dhe e ndalimit të Zemrës.
Marrje mëndsh.
Në disa raste rrahjet janë shumë të shpejta.
Në disa raste rrahjet mund të shoqërohen me palpitacione në kraharor.
Mund të regjistrohen rrahje deri në 250/min.
Diagnoza:

EKG

Elektrokardiograma ose regjistruesi i ritmit të zemrës, i cili bën të mundur regjistrimin e një çrregullimi të momentit. Në këtë mënyrë mund të vendoset një diagnozë paraprake për çrregullimin.

TTE

Ekokardiografi Trans-Torakale Triplex (2D, Color, Doppler) ose e njohur ndryshe si Eko e Zemrës. Ky ekzaminim kryhet për të parë nëse ka sëmundje të valvulave të zemrës, vrima në zemër, ngushtim të enëve të mëdha të gjakut, etj. Të gjitha këto sëmundje janë faktorë të mundshëm për aritminë.

Ekografi e Tiroides

Ky ekzaminim kryhet për të kontrolluar gjëndrën e tiroides, si shkaktare të mundshme të aritmisë.

TSH, Ft3, Ft4

Analizat laboratorike të hormoneve të tiroides. Analiza gjaku të cilat kontrollojnë parametrat e gjëndrës së tiroides.

EKG Holter

I njohur ndryshe si holter ritmi 24/h ose 48/h. Ky ekzaminim bën regjistrim elektrokardiografik të vazhdueshëm duke ndihmuar në përcaktimin e llojit të aritmisë. Është një ekzaminim i vlefshëm edhe për trajtimin me medikamente.

Prova Ushtrimore

Ekzaminim i Zemrës gjatë efortit duke përdorur tapet lëvizës ose biçikletë. Ky ekzaminim kryhet për të konstatuar:

Nëse aritmia shpërthen nga sforcimi.
Nëse ekstrasistolat (rrahjet jashtë rradhe të zemrës) shtohen/pakësohen nën sforcim.
Trajtimi:

Me medikamente, specifike kundër Aritmisë.
Me ndërhyrje kirurgjikale direkte në zemër, nëpërmjet djegies me elektroda të posaçme, të rrugëve jonormale të përcjelljes së impulsit. Kjo ndërhyrje varet nga diagnostikimi i saktë i aritmisë.
Parandalimi:

Çrregullimet e Ritmit të Zemrës nuk mund të parandalohen. Gjithsesi, me anë të ekzaminimeve instrumentale, të kryera që në moshë të hershme mund të përjashtohen Sëmundje të Lindura të Zemrës, të Gjëndrës së Tiroides, të Gjëndrës Mbiveshkore. Sëmundje të cilat nëse mjekohen dhe/ose trajtohen herët pakësojnë mundësinë për të vuajtur nga aritmia.

Shmangia e faktorëve të tjerë të rrezikut si duhani, alkooli, substancat e ndryshme narkotike, mbipesha dhe jeta sedentare bëjnë të mundur gjithashtu uljen e mundësisë për të vuajtur nga aritmia.

SËMUNDJET E LINDURA TË ZEMRËS TEK FËMIJËT

Defekt Interventrikular i paoperuar me Hipertension Pulmonar.             
Pamje të kapura me TTE: 



Defekt Interventrikular i paoperuar me Hipertension Pulmonar.


Me anë të TTE vëzhgohen shumë mirë vrimat në Zemër, duke përfshirë:
Teksti në këtë faqe është shkurtuar dhe thjeshtësuar për t'u bërë më i kuptueshem nga pacienti mesatar. Ai ka si qëllim informimin e publikut dhe nuk duhet në asnjë mënyrë të zëvendësojë konsultat mjekësore të specializuara.


Sëmundjet e lindura të Zemrës janë të shumta në numër. Për efekt përqëndrimi të informacionit në do të përmëndim ato që hasen më shpesh, siç janë vrimat e lindura të Zemrës si dhe ngushtimet e enëve kryesore të gjakut. Disa prej tyre janë:

Defekti Interatrial – vrimë në ndarësen midis dy veshoreve.
Defekti Interventrikular – vrimë në ndarësen midis dy barkusheve.
Kanalet Atrioventrikulare – vrimë në planin valvular.
Ngushtimet e arterieve kryesore të zemrës si:
Stenoza e Aortës.
Stenoza e arteries së mushkërive.
Koarktacioni i Aortës – Ngushtimi i theksuar i Aortës jashtë Zemrës.
Tetrada Fallot – një vrimë e madhe midis barkusheve dhe një ngushtim i rëndësishëm i enës që çon gjakun në mushkëri.
Në sëmundjet e lindura të Zemrës klasifikohen edhe sëmundje të tjera që janë mjaft të komplikuara, më të rralla, të cilat në shumicën e rasteve nuk arrijnë të zgjidhen në mënyrë përfundimtare.
Ankesat:

Fëmijët që kanë vrima në Zemër, zakonisht nuk shprehin ndonjë shqetësim, dhe diagnostikimi i tyre mund të bëhet krejt rastësisht.
Për këtë arsye është e domosdoshme që çdo fëmijë të kryejë një TTE (Eko të Zemrës) pas lindjes për të përjashtuar një sëmundje të lindur të zemrës.
Disa nga këto sëmundje, si vrimat në veshore, nuk japin as zhurma kur zemra dëgjohet me stetoskop. Për këtë arsye TTE (Eko e Zemrës) është vendimtare.
Në rastet me Tetradë Fallot, fëmija përveçse ka zhurmë të shprehur në zemër kur dëgjohet me stetoskop, mund të ketë edhe:

Nxirje të buzëve.

Nxirje të gishtave dhe thonjtë si “xham sahati”.

Marrje fryme.

Lodhje.

Qëndrimi në nje pozicion të caktuar – “galiç”.

Ndryshime në analizën e gjakut.

Diagnoza:

TTE

Ekokardiografia Trans-Torakale Triplex (2D, Color, Doppler) ose e njohur ndryshe si Eko e Zemrës. Ky është ekzaminimi bazë dhe i domosdoshëm për të diagnostikuar këto sëmundje.

Pamje të kapura me TTE:

Defekt Interventrikular i paoperuar me Hipertension Pulmonar. Defekt Interventrikular i paoperuar me Hipertension Pulmonar.
Me anë të TTE vëzhgohen shumë mirë vrimat në Zemër, duke përfshirë:

Pozicionin e tyre.

Madhësinë.

Ndikimin në madhësine dhe funksionimin e zemrës.

Me anë të TTE mund të vëzhgohen dhe vlerësohen:

Valvulat e Zemrës.

Enët e gjakut që dalin nga Zemra.

Enët e gjakut që hyjnë në Zemër.

Nga rezultati i TTE varet edhe trajtimi i mëtejshëm i fëmijës. E rëndësishme është se, sa më shpejt të diagnostikohet një sëmundje e lindur e zemrës aq më efikas është dhe trajtimi.

Trajtimi:

Trajtimi varet gjithmonë nga diagnoza. Ai mund të jetë:

TTE periodike.

Trajtim me medikamente.

Ndërhyrje kirurgjikale – e cila konsiston në:

Qepjen e vrimës.

Mbylljen e saj me arnë (copë nga cipa e zemrës së vetë femijës).

Zgjerimin e ngushticave.

Në disa raste, vendosjen e valvulave artificiale.

Në rastet kur diagnoza vendoset me vonesë, fëmija mund të bëhet i pa operueshëm. Kjo mund të ndodhë për shkak të rritjes së presioneve të gjakut në anën e djathtë të zemrës dhe në mushkëri. Në rast se nuk operohet në kohën e duhur, gjëndja vjen duke u përkeqësuar, pavarësisht trajtimit me medikamente.

Në disa raste mund të përballemi me sëmundje të lindura edhe tek të rriturit. Këta mund të jenë pacientë të diagnostikuar vonë dhe që nuk kanë pasur probleme serioze ose i kanë neglizhuar ato. Në këto raste mund të vazhdojë ecuria natyrale e sëmundjes, ose mund të ndërhyhet me rruge kirurgjikale, gjithmonë nëse vlerësohet e mundur.

Parandalimi:

Parandalimi ka gjithmonë lidhje me Mjekun Obstetër Gjinekolog, si dhe me Mjekun Kardiopediatër që kryen Eko të Zemrës së fetusit (Eko Kardiake intrauterine – para lindjes së fëmijës).
Ka të bëjë gjithashtu me ndërgjegjësimin e gruas shtatëzanë për të mbajtjur një regjim të caktuar para dhe gjatë shtatëzanisë si dhe kryerjen e një sërë analizave dhe ekzaminimeve gjatë gjithë periudhës së shtatëzanisë.

EKO KARDIAKE TTE DHE TEE

Ekokardiografia (ose Eko e Zemrës) është një ekzaminim me ultratinguj i Zemrës dhe Enëve të Gjakut. Me anë të këtij ekzaminimi Mjeku Specialist vizualizon në mënyrë të detajuar strukturat e Zemrës, formën, përmasat dhe lëvizjen e saj. Nëpërmjet efektit Doppler me Ngjyra, Mjeku Specialist merr të dhëna të plota për funksionin e Zemrës dhe Valvulave brënda saj.



Ekokardiografia ndahet në dy lloje:

Ekografi Kardiake Trans-Torakale ose TTE.
Ekografi Kardiake Trans-Ezofageale ose TEE.


Pamjet e mëposhtme tregojnë të njëjtën Zemër të kapur me TEE dhe TTE:

Eko e Zemres


Eko e Zemres


Pamje me TEE




Eko e Zemres

Eko e Zemres


Pamje me TTE



Eko e Zemres TTE



Ekografi Kardiake Trans-Torakale ose TTE



Eko e Zemres TTE

TTE është një ekzaminim bazë në fushën e Kardiologjisë. Ky ekzaminim është jo invaziv dhe realizohet nëpërmjet një sonde me ultratinguj e cila lidhet me aparatin kryesor të Ekografisë. Sonda vendoset mbi kraharorin e pacientit, në dritaren ekokardiografike ku projektohet Zemra. Kjo sondë mund të lëvizet në disa pozicione duke i dhënë mundësinë Mjekut Specialist për të marrë imazhe të ndryshme.



Personat që duhet të bëjnë TTE përfshijnë personat që vuajnë nga:

Sëmundje të Valvulave të Zemrës.
Sëmundje të Enëve të Gjakut.
Sëmundje të Lindura të Zemrës.
Sëmundje të Muskulit të Zemrës.
Sëmundje të Enëve Koronare, Infarkti Akut i Miokardit, Ishemia.
Sëmundje të Cipës së Zemrës, Perikarditet Akute dhe Kronike.
Tumore të Zemrës.
Çrregullime të Ritmit të Zemrës.
Çrregullime të Përçimit të Impulsit.
Sëmundje kronike të Mushkrive.
Trombozat Akute të Mushkrive.
Presioni i Rritur i Gjakut në Mushkri.


Ekografi Kardiake Trans-Ezofageale ose TEE.

Eko e Zemres TEE

Eko e Zemres TEE

TEE është një ekzaminim invaziv dhe më i rrallë i Zemrës. Ky ekzaminim realizohet me anë të një sonde Endoskopike me ultratinguj e cila futet në Ezofag nëpërmjet Gojës. Sonda është fleksibël dhe lidhet me të njëjtin aparat Ekografik që kryhet TTE. Imazhi i përftuar është shumë më i detajuar dhe nëpërmjet tij mund të shihen struktura shumë më të vogla të Zemrës të cilat nuk shihen me TTE. Ky ekzaminim mund të kryhet me Sedacion ose jo. Në çdo rast është e nevojshme një parapërgatitje nga ana e pacientit. Ajo përfshin:

Në momentin e ekzaminimit pacienti duhet të ketë të paktën 6 orë pa konsumuar ushqim dhe 4 orë pa konsumuar lëngje.
Do të kryhet biseda informuese paraprake me Mjekun, si dhe plotësimi i formularëve të konsensusit.
Orofaringu (Fyti) do të mpihet me një lëndë Anestetike lokale.
Mund të aplikohet proçedura e Sedacionit, nëse pacienti do ta kërkojë.


TEE indikohet nga Mjeku Kardiolog në rastet e mëposhtme:



Kur pamja në TTE nuk është e qartë për shkak të problemeve kronike të Mushkrive, Dhjamosjes, Diafragmës së ngritur, apo cikatriceve të mëdha në lëkurë.
Për të konfirmuar indikacionet për ndërhyrje kirurgjikale tek personat që vuajnë nga Sëmundje të Valvulave të Zemrës.
Për të konfirmuar indikacionet për ndërhyrje kirurgjikale tek personat që vuajnë nga Sëmundjet e Aortës.
Për të konfirmuar diagnozën e saktë dhe indikacionet për ndërhyrje kirurgjikale tek personat që vuajnë nga Sëmundjet e Lindura të Zemrës.
Për të konfirmuar diagnozën e saktë tek fëmijë ose të rriturit që dyshohet për Vrimë në Zemër.
Për të parë funksionin normal të Valvulave Artificiale të Zemrës, tek ata pacientë që i kanë ndërruar ato me ndërhyrje kirurgjikale. Në ata pacientë që dyshohet për keqfunksionim dhe/ose infeksion të këtyre valvulave TEE është Domosdoshmëri.
Për të zbuluar praninë e trombeve (mpiksje të gjakut) brënda në Zemër, tek ata pacientë që pësojnë Paraliza.
Për pacientët që vuajnë nga Tumore të Zemrës.
Për pacientët që kanë kryer ndërhyrje kirurgjikale si Riparime të Valvulave të Zemrës.
Për pacientët që vuajnë nga sëmundjet Koronare, apo ata që kanë kaluar Infarkt.
Për pacientët që vuajnë nga dëmtime primare të muskulit të Zemrës.


Për tu informuar mbi komplikacionet e mundshme lidhur me këtë ekzaminim ju lutem konsultohuni me Formularin e Konsensusit për TEE.(Floripress)

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...