2020/03/09

SHKRIMTRËT MARTIRË JANË STACIONE TË RËNDËSISHME MORALE TË SHQIPTARËVE


Rezultati i imazhit për rexhep shahu

REXHEP SHAHU



SHKRIMTRËT MARTIRË JANË STACIONE TË RËNDËSISHME MORALE TË SHQIPTARËVE



(Fjala e mbajtur në promovimin e librit tim “Bisedë e përfytyruar me Havzi Nelën” me 21 shkurt 2020, në Hotel Tirana, në 86 vjetorin e lindjes së poetit martir.)



Kisha vendosur që ditën e promovimit të thoja vetëm fjalën Faleminderit dhe nuk do të tirrja asnjë fjalë tjetër. Sepse mendoja se kam folë mjaft në libër, kam folë e shkruar mjaft për këto histori, dhe kam filluar të besoj se fjalët e autorit në fund të promovimit të një libri janë kupë bezdie që pihet me zor.

Po kur u mbush salla me 134 njerëz, kryesisht autoritete të spikatura të fushave të ndryshme të jetës kulturore e politike të Tiranës dhe kur dëgjova fjalët e mira që u thanë për mua e librin tim prej Izetit, Besnik Mustafajit, Sadik Bejkos, Zija Çelës, Lekë Tasit, sepse ndjeva një detyrim shumë të madh për të falenderuar secilin njeri në atë sallë dhe disa të tjerë jashtë asaj salle që më janë gjendur me prani, mendime, konsulta, debate gjatë dy viteve që u mora me aktivitetet për shkrimtarët martirë, me botimet për to.

Më sillej në kokë e doja ta fshija atë fjalën e njohur që miqtë shkëlqejnë me mungesë, dhe unë ia shtoja pjesën time që, edhe shndrijnë me prani, fjalë që e pata përdorë në promovimin e antologjisë “Puthje mbi Bosfor”, me 101 poetë turq, në këtë sallë...

Harrova çfarë i kisha premtuar vetes dhe, kur Izeti ka thënë, tani fjala për autorin, mora një gotë me ujë dhe dola në foltore. I papërgatitur, pasi kisha vendosë të mos flisja dhe i paorganizuar, pak nervoz nga vogëlsi të mëdha, thashë fjalët e mëposhtme:



Do të deshiroja secilit, emër për emër, me i thanë faleminderit që jeni këtu, faleminderit që keni ardhë, faleminderit që me keni dashtë.

Është hera e dytë, për këto vite që merrem me këto lloj aktivitetesh, që u drejtohem kaq shumë njerzve për me ardhë e me marrë pjesë në një aktivitet timin.

Në të njejtën sallë kemi bërë vjet një aktivitet për librin “Puthje mbi Bosfor” ku unë kam pas ftue nominalisht shumë njerëz. Edhe sot, kësaj radhe, unë kam ftuar shumë njerëz.

Kam ftue shumë njerëz sepse kam dashtë me pasë njerëz. Është një ngjarje kjo e sotmja, një ngjarje që dashtë e pa dashtë do të fillojë të japë dritë më vonë.

Për secilin prej jush, shumë faleminderit.

Edhe po kërkoj ndjesë nëse jam treguar agresiv dhe i jam drejtuar me ftesë gjithkujt.

Ajo që na mungon ne sot është se ne duhemi pak e urrehemi shumë. Sepse ne nuk i japim kohë vetes tonë me u njoftë me njëri – tjetrin, nuk kemi durim me e dëgjue tjetrin.

Sot po mbyllet një projekt. Unë do të falenderoj shkurt, pa thënë se pse, dy përsonazhe. Flamur Hoxhën që më ka thënë mos më falendero se më ofendon, dhe Bashkim Shehun.

Me 8 mars (2018), që është festa apo dita e grave, ka nisë kjo histori apo ky projekt. Atë ditë jam thirrë në punë në Bashkinë Kukës dhe fjala e parë me kryetarin, Bashkimin, ka qenë, të bëjmë bustin e Havzi Nelës.

Dhe nga dita që me Ilmi Hoxhën, skluptorin, e kam marrë bustin e Havzi Nelës në makinën time, e kam çue në Spaç, nga Spaçi në Kukës, në Kukës e kemi ngritë në piedestal. Pastaj kemi bërë shtëpinë e Havzi Nelës (e kemi bërë po them se kam qenë pjesë e ekipit por nuk e kam bërë unë). Pastaj filloi e u hap loja.

Nuk kam pasë përkrahje, mbështetje, më saktë nuk kam pasë besim, nuk kishte besim tek unë, nuk besonin shokët, miqtë, u dukej si shaka kjo punë.

Falenderoj në mënyrë shumë të përveçme secilin nga 41 shkrimtarët ndër më kryesorët shqiptarë. Havzi Nelën e kanë ngritë shkrimtarët. Havzi Nelën e pranuan shkrimtarët shkrimtar.

Havzi Nelën e kemi përdorë 30 vjet herë si kalë, herë si karrocë, po për ta ngritë këtu ku është, Havzi Nelën e kanë ngritë shkrimtarët shqiptarë.

Asnjë poeti të gjallë apo të vdekur nuk i kanë shkue në shtëpi osë në festë 41 shkrimtarë.

Për Havzi Nelën kanë shkue.

Kanë shkue dy herë, jo njëherë. Edhe kur i është vendosë busti në Kukës, edhe kur i është ndërtue shtëpia në Kollovoz të Kukësit.

Është mbajtë një sesion përkujtimor i papërsëritshëm, që nuk e mban dot as Lidhja e Shkrimtarëve as Komiteti Qendror me u ngjallë nuk e mban dot, nuk e organizon dot atë Sesion përkujtimor që është mbajtë nga shkrimtarët për Havzi Nelën në Kukës.

Pastaj me mbështetjen e Flamurit i kemi çue shkrimtarët në Tepelenë tek Trifon Xhagjika. Edhe ai është shkrimtar që nuk ka varr, që nuk dihet se ku është, a ia ka marrë eshtrat Vjosa apo ia ka marrë dreqi. Havzi Nela nuk e ka kokë, nuk e dimë se ku e ka kokën.

Pastaj i kemi çue shkrimtarët në Berzeshtë te Genci dhe te Vilsoni me mbështetjen e Flamurit.

Të gjitha këto veprimtari i kemi bërë me shkrimtarët por i kemi bërë edhe bashkë me Institutin e të përndjekurve politikë që drejtonte Agron Tufa, të cilin unë dua ta falenderoj shumë edhe pse nuk është këtu. Nuk e di a kanë ardhë sot këtu përfaqësuesit e Institutit.

Shkrimtarë martirë Shqipëria ka katër. Shkrimtarë që i ka vra partia pasi është bërë e fortë partia që kur ka nisë me Trifon Xhagjikën.

Pastaj partia ka mbytë e ka vra edhe disa të tjerë shkrimtarë priftërij, edhe disa shkrimtarë të tjerë nëpër burgje që janë martirë.

Por shkrimtarët martirë nuk janë anëtarë të shoqatave të të përndjekurve politikë të republikës së Shqipërisë. Ata janë shkrimtarë martirë.

Shoqatat janë të vogla për me nxanë Havzi Nelën e varur, është i vetmi i varur, është kampion. Me nxanë Trifonin, me nxanë Gencin, Vilsonin.

Kështu që për të mos u mbetë hatri shoqatave, unë kam bashkëpunue me Institutin e të përndekurve politikë, me Agron Tufën.

Ju kërkoj ndjesë se po zgjatem. Por botimi i librit tim “Bisedë e përfytyruar me Havzi Nelën”, është si të thuash një fund projekti.

Ne do të vazhdojmë të nderojmë shkrimtarët martirë. Sepse ata nuk janë, por kanë veprën.

Ne kemi nevojë ti nderojmë ata. Dhe besoj do ti nderojmë, e kam premtimin nga Flamur Hoxha. Ne do ti nderojmë shkrimtarët martirë aty ku janë. Edhe shkrimtarët martirë priftërij.

Sepse kujtoj se shoqëria po lan borxhet e veta. Shkrimtarët shqiptarë që nderojnë shkrimtarët martirë po lajnë borxhet e shoqërisë ndaj tyre.

Ne nuk po bëjmë kushedi se çfarë, por kam përshtypjen se po bëhemi më të mirë, shoqëria po bëhet më e mirë.

Duke dashtë të mos preket askush kur thashë se shkrimtarët martirë nuk janë anëtarë të shoqatave të përndjekurve politkikë, shoqatat le të bëhën copa dhe le ti marrin po të duan edhe eshtrat e Havziut, të Trifonit, Gencit e Vilsonit, por shkrimtarët martirë nuk janë heroj shoqatash.

Sot i falenderoj politikanët që janë këtu e që na kanë ardhë edhe në aktivitete të tjera, në aktivitete që janë të pasqyruara në librin tim që po promovojmë sot, libër që është kronikë edhe me fotografi, ka 540 fotografi. Të gjithja aktivietet me shkrimtarë që kanë ndodhë që nga vendosja e bustit të Havzi Nelës janë të përfshira në këtë libër kronikë me fotografi e fjalë.

Faleminderit shumë politikanëve.

Faleminderit shumë shkrimtarëve.

Faleminderit të gjithë njerzve që na kanë mbështetë ne.

E falenderoj Lekë Tasin që është këtu. Mund të mos vinte, mund të thoshte se nuk po vij. Por erdhi dhe unë ndjehem shumë i nderuar. Ka ardhë edhe në Tepelenë te Trifon Xhagjika, ka ardhë edhe në Berzeshtë te Genci e Vilsoni.

Shqipëria nuk ka shumë stacione morale, stacione të forta morale. Por këto katër shkrimtarë shqiptarë të varur e të pushkatuar janë stacione morale të shqiptarëve.

Ne, besoj do të fillojmë të ndalohemi te këtyo stacione morale.

Besoj fola tepër, por çfarë mund të kem lënë mangut, merreni me mend, sepse unë kam gjithë mirësinë për t’ju falenderue, për t’ju nderue dhe për të tregue se unë ndjehem shumë i respektuar prej jush. Edhe se ka ardhë nga Zvicra shkrimtari Arbër Ahmetaj që mund të mos vinte këtu tani. Edhe se ka ardhë nga Siria djali i xhaxhait tim Xhemil Shahu që është me shërbimm atje, ka ardhë këtu të më nderojë mua.

Ndjehem i përkëdhelur. Faleminderit Izetit për drejtimin e veprimtarisë.



Rexhep Shahu duke falenderuar si autor ne promovimin e librit "Bisede e perfytyruar me Havzi Nelen"

Nga Flori Bruqi : Pse ngjall kaq shumë frikë koronavirusi ?





Nga Flori Bruqi 

Rreziku i kontraktimit të koronavirusit në Kosovë do të jetë  “i moderuar”, por që mund të ndryshojë në varësi të evolucionit të shpërthimit.




Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, ka ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm duke bërë përgatitjet e nevojshme për klinikat e vijës së parë të kontaktit me pacientë, (Klinika Emergjente, Klinika e Sëmundjeve Ngjitëse, Klinika e Pediatrisë), për të përballuar dhe menaxhuar situatën me rastet e dyshuara me coronavirus. Pothuaja të gjitha ​Spitalet kosovare janë furnizuar mirë me dezinfektues nga kompania "Flomed" Prishtinë.

Tre persona, zyrtarë të EULEX-it, kanë përfunduar të shtrirë në Klinikën Infektive me dyshimet se janë prekur nga virusi Covid-19, apo siç njihet ndryshe koronavirusi. Njëri nga ta, sipas burimeve të Express brenda Institutit Kombëtar të Shëndetësisë, ka simptoma të dukshme se është prekur me koronavirus.

“Mostrat për pesë pacientë i kemi marrë. Tre janë zyrtarë të EULEX-it në Kosovë. Njëri nga ta ka simptoma të dukshme, dy të tjerët kanë pasur kontakt të përditshëm me të”, deklarojnë burimet e Express brenda institucioneve të shëndetësisë në vend.


Ndryshe, sot në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës kanë kërkuar ndihmë dy vajza, të cilat dyshohet se mund të jenë prekur nga koronavirusi. Analizat për to pritet të dalin sot gjatë ditës.


Deri më tani në Kosovë nuk është konfirmuar asnjë rast pozitiv me koronavirus.


“Këto institucione janë furnizuar dhe janë në proces të furnizimit me mjete mbrojtëse, duke përfshirë maska adekuate, syza mbrojtëse, uniforma mbrojtëse dhe materiale tjera të nevojshme për punë me pacientë të dyshimtë dhe të infektuar me virusin Covid -19.
Po ashtu, institucionet janë furnizuar dhe janë në proces të furnizimit me barna dhe dezinfektues për duar dhe hapësira.

QKUK, ka 20 respiratorë rezervë dhe mund të futen në funksion në raste nevoje”, thuhet në njoftimin e këtij institucioni.


Gjithashtu kanë shtuar se SHSKUK po e përcjell gjendjen nga afër dhe ka rritur nivelin e gatishmërisë në secilin nga institucionet që i ka në menaxhim.


OBSH  rekomandon gjashtë hapa të thjeshtë për të mos u infektuar me koronavirus – dhe për të parandaluar përhapjen e tij te të tjerët.


– Lani duart tuaja tërësisht.


– Kolliteni dhe teshtitni në një ind letre/shami


– Qëndroni në shtëpi nëse keni një temperaturë të lartë dhe një kollë.


– Shmangni shtrëngimin e duarve


– Gjithmonë telefononi përpara se të shkoni te mjekët apo spitali


– Hidhni pecetën e përdorur në një shportë të mbyllur


OBSH ka krijuar gjithashtu një linjë telefonike për pyetje në lidhje me Covid-19.


Autoritetet  kosovare gjithashtu po informojnë udhëtarët në vendkalimet kufitare dhe aeroportin ndërkombëtar "Adem Jashari" për rreziqet që paraqet koronavirusi.





Ka shkuar në 22 numri i personave të vdekur nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës , ndërsa më shumë se 500 të tjerë janë infektuar.


Më shumë se gjysma e pesëdhjetë shteteve të Shteteve të Bashkuara tashmë kanë raportuar raste të koronavirusit. Raste së fundi u konfirmuan në Virginia, Connecticut dhe Iowa.


Zyrtarët shëndetësorë kërkuan që njerëzit t’i pakësojnë kontaktet e panevojshme mes vete aq sa kanë mundësi si masë për t’iu shmangur rrezikut nga infektimi, shkruan “France24”.


Senatori amerikan, Ted Cruz, tha se do të vendoset në karantinë për shkak se kishte pasur kontakte me një pjesëmarrës të një konference, i cili është konfirmuar si person i infektuar me koronavirus.


Pavarësisht përhapjes së virusit Covid-19, presidenti Donald Trump ka thënë se do të vazhdojë të mbajë tubime politike, në të cilat nganjëherë mblidhen deri në 20 mijë njerëz.



Koronavirusi është përhapur edhe në Evropë. Vendi më i goditur është Italia me mbi shtatë mijë persona të infektuar, ndërsa në Gjermani janë regjistruar rreth një mijë infektime. Së fundi, dy rastet e para u konfirmuan edhe në Shqipëri.


Është bërë e ditur se Ministria e Shëndetësisë në një njoftim zyrtar pak pas mesnate, konfirmoi dy rastet e para me koronavirusin e ri COVID-19 në Shqipëri.


Lidhur me këtë qeveria po zhvillon një mbledhje të jazhtëzakonshme, ku kryeministri Edi Rama tha se në vazhdën e masave u vendos që shkollat të mbyllen për dy javë.


“Masat e sotme janë pezullimi i fluturimeve drejt veriut të Italisë dhe drejt zonave të kuqe, deri më 3 prill 2020. Mbyllja e arsimit në të gjithë vendin. Është momenti të mbyllim të gjitha institucionet arsimore dhe të kërkojmë mbylljen e të gjtha aktiviteteve, dëgjesa publike, deri më 3 prill 2020”, tha  Edi Rama.




“Vetëpërmbahuni dhe ndërgjegjësohuni, armiku më i madh është paniku, jo COVID-19. Nuk është murtaja e mesjetës, nuk jemi përballë një diçkaje të panjohur. Të gjithë jemi të ekspozuar nga COVID-19, të punojmë së bashku, të ruajmë njëri-tjetrin. Këshillat janë të thjeshta për t’u ndjekur, u rekomandohen të gjithë njerëzve në mbarë botën. Ndodhemi në një situatë që po kërcënohet e ardhmja e njerëzimit”, tha më tej kryeministri.


Vetëm Glarus, Nidwalden, Obwalden, Schaffhausen, Uri dhe Appenzeller-Innerrhoden ende nuk kanë regjistruar një rast të virusit.



Në gjithë Zvicrën, totali i infeksioneve tani konfirmohet të jetë më shumë se 300. Në përgjithësi, 20 nga 26 kantonet e Zvicrës kanë deklaruar raste të koronavirusit me gjithsej, duke qëndruar në 330.

Ticino ka 57 infeksione të konfirmuara, përfshirë disa punonjës shëndetësie. Cyrihu ka 34 raste, ndërsa Vaudi dhe Gjeneva kanë 38.


Vetëm Glarus, Nidwalden, Obwalden, Schaffhausen, Uri dhe Appenzeller-Innerrhoden ende nuk kanë regjistruar një rast të virusit.




Të dielën në mëngjes, një burrë 76 vjeç në Baselland vdiq, duke e bërë atë viktimën e dytë të virusit në Zvicër.

Të martën, Këshilli Federal ka konfirmuar se ka pasur një transmetim mes njerëzve në Zvicër për herë të parë.


Në Zvicër, 55 për qind e të infektuarve kanë qenë burra, ndërsa 45 për qind, gra.




Pse nuk i kap shqiptarët koronavirusi? Nisin studimet për këtë çështje




Në Shqipëri nuk ka asnjë rast të prekur nga koronavirusi.



Koronavirusi po përhapet në të gjithë botën, por deri tani Shqipëria, edhe pse është e rrethuar nga vende që COVID 19 është përhapur me përmasa të mëdha sërish nuk ka asnjë rast të konfirmuar.


Ky femonem në Itali duket i çuditshëm dhe mediat italiane shkruajnë se Shqipëri mund të jetë një rast studimor për mjekët.

 I habitur nga ky fakt është dhe drejtori i zyrës së OBSH në Tiranë, Raul Gonzales, i cili në një deklaratë tha se po përpiqen të kuptojë arsyen përmes studimeve të gjera.

Sidoqoftë, kontrollet vazhdojnë jo vetëm për ata që hyjnë rregullisht në Shqipëri, por edhe kundër emigrantëve të paligjshëm, por ende s’ka asnjë të prekur, pasi në gati 50 raste të dyshuara të gjithë kanë dalë negativë.


Po ashtu në rrjet ka nisur të qarkullojë dhe një teori tjetër se shqiptarët janë një popull imun nga koronavirusit dhe nuk kanë rrezik për t’u infektuar.


Duke qenë se është fakt se edhe pse shqiptarët përbëjnë grupin e dytë më të madh të të huajve në Itali—në Itali jetojnë të paktën 700 mijë, por me gjasa rreth 900 mijë shqiptarë, asnjë prej tyre nuk dihet të jetë prekur nga koronavirusi.


Duhet theksuar se burime të “Exit News” kanë folur me Alban Beltojën, mjekun reanimator shqiptar në zonën e Lodit, epiqendrën e koronavirusit në Itali, i cili pohon se nuk ka patur ansjë rast shqiptar në qendrën e tij dhe, në dijeninë e tij, në asnjë zonë tjetër të Italisë.




Të dielën, Italia urdhëroi bllokimin, ku përfshinte ndalimin e fluturimet dhe disa masa tjera, përfshirë kryeqytetin financiar Milano, në një përpjekje drastike për të provuar të përmbajë një shpërthim të shpejtë të koronavirusit në rritje


Kufizimet e papara, të cilat do të prekin rreth 16 milionë njerëz dhe do të qëndrojnë në fuqi deri më 3 prill, u nënshkruan në ligj brenda një nate nga Kryeministri Giuseppe Conte.


Masat e reja thonë se njerëzit nuk duhet të hyjnë ose të largohen nga Lombardia, rajoni më i pasur i Italisë, si dhe 14 provinca në katër rajone të tjera, përfshirë qytetet e Venecias, Modena, Parma, Piacenza, Reggio Emilia dhe Rimini, përcjell albinfo.ch.


Conte tha se askush nuk do të lejohej të lëvizte brenda ose jashtë këtyre zonave, ose brenda tyre, përveç nëse ata kishin provuar, arsye të lidhura me punën për ta bërë këtë, ose çështje shëndetësore.


Vdekjet nga virusi në Itali ishin rritur gjithashtu, nga 36 në 333, ndërsa numri i pacientëve në kujdesin intensiv u ngjit në 567, duke u rritur 23% nga një ditë më parë.


Nga 5,883 italianë të infektuar fillimisht, 589 janë rikuperuar plotësisht, por sistemi spitalor ka rënë në një tendosje në rritje. Rajonet veriore të Lombardisë, Emilia-Romagna dhe Veneto përfaqësojnë 85% të të gjitha rasteve dhe 92% të vdekjeve të regjistruara.






«Io dal Coronavirus sto guarendo  Alla gente dico: c’è speranza»
Morena Colombi : 

“Paniku ka pushtuar të gjithë vendin, por unë u shërova nga koronavirusi”

Morena Colombi, 59 vjeçe nga Trucazzano, në rajonin e Milanos, ka vendosur të flasë pas pneumonisë që i shkaktoi prekja nga Covid 19.


Gruaja zgjodhi të tregojë fytyrën e të japë intervista, pavarësisht stigmës që, siç thotë, rrethon personat e sëmurë nga koronavirusi i ri. “ Unë mendoj se një alarm kaq i madh nuk justifikohet, kjo histeri masive është e ekzagjeruar. Njerëzit duhet t’u thuhet se nëse e marrin koronavirusin, do të mbijetojnë dhe do të shërohen”, është shprehur ajo. Gruaja ishte ndier keq dhe kishte shkuar tek mjeku, që i diagnostikoi një grip të zakonshëm.


E këshilloi të merrte takipirinë dhe të pushonte, por Morena e kuptoi gjatë ditëve në vijim se diçka nuk shkonte. “Rrufa nuk po kalonte, dhe kisha një kollë të thatë që nuk ikte.


A mask that says "coronavirus diaries" overlaid on an image of an empty hospital room.


Në atë moment mendova mos është virusi i frikshëm? Sepse për shkak të punës kam edhe shumë kontakte me Azinë”, rrëfen ajo. Kishte thirrur urgjencën duke i shpjeguar simptomat, por ajo nuk erdhi, ndaj shkoi vetë në spital, ku sërish e kishin sjellë vërdallë edhe për ca kohë. Nisur nga eksperienca personale, Morena thotë se strukturat sanitare në vend nuk ishin të përgatitura për t`i bërë ballë kësaj emergjence.

“Nuk kishin dhoma të izoluara, në fillim fjeta në një barelë. Aq shumë isha lodhur sa kur më thanë që kisha koronavirusin, as nuk u tremba”, tha gruaja, që tani është më mirë.







Mjeku italian, Alberto Pellai: 
 “I dashur fëmijë, ja përse koronavirusi ngjall kaq shumë frikë por ti nuk duhet t’i druhesh”.

Është një virus. Është aq i vogël saqë mund të shihet veçse në laboratorë specialë me mikroskopë specialë.

Prandaj na frikëson kaq shumë. Sepse është i pakapshëm me sy të lirë. Gjithmonë ne qeniet njerëzore kemi frikë nga gjithçka që na bën keq dhe që nuk mund të shihet.


I ndodhte njeriut që shkonte në pyll për të gjuajtur kafshë të egra. Ai nuk i shikonte dhe i duhej të shkonte t’i kërkonte. Ato qëndronin në vende të fshehta dhe, për të mos u v rarë, mundej që ta vrisnin.


Rezultati i imazhit për Morena Colombi
Aty truri ynë ka mësuar të ndezë emocionin e frikës. Na ka pajisur me kapacitetin e paralajmërimit të një rreziku që nuk shihet. Në këtë mënyrë jemi më të përgatitur për t’u përballur kur na shfaqet përpara syve.


Frika është si sirena e ambulancës që ulëret brenda teje. Koronavirusi, sot, bën që të bien të gjitha sirenat e alarmit të gjithë botën. Flasin vazhdimisht në media, internet, televizion.



Rezultati i imazhit për Morena Colombi

Ka disa mes të rriturve që janë më të qetë, ka të tjerë në ankth, disa janë shumë të frikësuar. Por ndërkohë ka njerëz me nerva të forta që po punojnë ditë e natë për ta luftuar këtë rrezik.


Fatkeqësisht në disa vende kanë anuluar ekskursionet shkollore. Nuk bëhen më stërvitjet sportive. Ngjan sikur jemi në një luftë, kjo të vjen ndërmend. Kemi një frikë të tmerrshme për ta përballuar.


Nuk mund ta zhbëjë këtë frikë, por mund të them që, teksa është e drejtë të ndjesh alarm për diçka që na kërcënon, në të njëjtën kohë duhet të mësojmë të kemi masë në mënyrën si e përballojmë rrezikun: Ta marrim për atë që është dhe për aq sa është.


Është e vërtetë që koronavirus është një agjent i ri infeksioni që për të parën herë po god et qëniet njerëzore. Më parë ishte prezent vetëm në trupin e disa kafshëve.


Është e vërtetë: Disa njerëz të infektuar nga koronavirusi kanë vdekur.


Këto ne të gjithë i dimë tashmë, por ja disa të vërteta të tjera që, në këtë klimë alarmi, duhet të tregohen, por që njerëzit i përhapin shumë pak:


E para, sëmundja është lokalizuar në disa zona të caktuara, të quajtura zona të shpë rthimit të infeksionit. Kur u identifikua zona e shpërthimit, ekspertët morën të gjitha masat e mundshme për të mos e lejuar të dilte që atje. Është tamam si një kafshë në kurth. Atje ku ka shpër thyer, njerëzit janë sot në izolim dhe karantinë. Nuk po dalin prej ditësh nga territori i tyre.


Sëmundja e prodhuar nga koronavirusi është e ngjashme me një grip. Të shkakton kollë, tështimë, temperaturë. Në shumë njerëz virusi nuk prodhon as këto simtoma. Vetëm pak njerëz sëmuren me simtoma shumë më të rënda, si pneumonia.


E duhet të dish që mes këtyre të sëmurëve nuk ka fëmijë. Ose ta shpjegoj më mirë, duket se ata që janë në moshën tënde, kanë një aftësi të natyrshme t’i rezistojnë su lmit të virusit. Do të thotë që ky virus nuk përbën një kër cënim të vërtetë për fëmijët.


Përpos kësaj, duhet të konsiderosh që në vendet në të cilat është përhapur infeksioni, ka miliona e miliona njerëz të tjerë. Prej tyre shumë pak marrin infeksionin, dhe prej atyre të paktëve vetëm 2 përqind kanë vdekur.


Është e trishtueshme të dish që qoftë edhe një njeri i vetëm vd es nga një sëmundje. Megjithatë është e rëndësishme që ti të kuptosh që e gjithë bota po lufton për të shmangur që kjo të ndodhë.


Por është thelbësore që njerëzit të alarmohen. Sepse kështu perceptojnë një rrezik dhe mësojnë të bëjnë gjithë çfarë nevojitet për të shmangur që ai të rritet.


Është ajo që kanë bërë me ty prindërit e tu që kur ke lindur.


Të kanë mësuar që përpara se të kalosh rrugën, duhet të presësh që semafori të kthehet në të gjelbër. Në të kundërt rrezikon të tërhiqesh zv arrë nga një makinë. Kjo të ka lejuar të mësosh që të jesh në botë i sigurt, duke ditur se si të shmangësh rreziqet.


Të kanë mësuar që nuk mund të hash vetëm hamburger dhe patatina. Sepse trupi yt ka nevojë edhe për fibra e vitamina që gjenden tek frutat dhe perimet. Vetëm në këtë mënyrë mund të kesh një trup të shëndetshëm.


Të kanë mësuar që kur lundron në internet nuk duhet të japësh të dhënat e tua – emër, mbiemër e adresë –askujt, sepse nuk dihet se kush qëndron në anën tjetër.


Për koronavirusin është diçka e ngjashme. Bota tani paralajmërohet se jashtë është një virus për të cilin nuk dimë shumë gjëra. E prandaj duhet të mbrohemi.


Çdo ditë në laboratorë, shkencëtarët po punojnë për të gjetur një vaksinë dhe kurën. Në çdo moment, njerëzit që drejtojnë po marrin masa.

Dhe mos harro atë 2 përqindshin, pra edhe njerëzit që sëmuren kanë 98 për qind mundësi për t’u shëruar. Dhe pothuajse e gjithë popullsia ka mundësi maksimale të mos sëmuret.

Ekspertët e parandalimit na thonë të bëjmë disa gjëra që janë shumë të thjeshta, por shumë të rëndësishme:

1-Nëse të vjen të tështish, bëje tek brryli. Në këtë mënyrë ulet mundësia e rrezikut për të përhapur jo vetëm koronavirusin, por çdo virus tjetër që ka të bëjë me rrugët e frymëmarrjes.


2-Laj mirë duart, lart, poshtë e mes gishtave, me sapun të lëngshëm, për më shumë se dhjetë sekonda.


3-Mund të këndosh ndërkohë këngën “shumë urime për mua” teksa lan duart, kështu arrin të kryesh procesin për aq kohë sa duhet e ndërkohë thua diçka të bukur dhe fut brenda në shpirt pak gëzim dhe optimizëm.


4-Përdor kartopiceta për rrufën dhe hidhi menjëherë në një kosh të mbyllur.


5-Mos i vendosni gishtat dhe duart në gojë, sy, hundë (por tashmë e keni ditur këtë!) dhe mos ha thonjtë. Këta mbaji të shkurtër dhe të rregullt.


Kjo është gjithçka ajo që mund të bësh ti vetë për të mposhtur këtë përbindëshin e padukshëm që të ka frikësuar. Të cilin po e njohim nga dita në ditë dhe po mësojmë ta mundim.


Njeriu, gjatë gjithë historisë ka ditur si të bëjë gjëra të jashtëzakonshme. Mësoi të kapërcejë sëmundje shumë më të tm errshme, shpiku raketa që mund të na çojnë në Hënë, zbuloi se si ta shndërrojë ujin dhe dritën e diellit në energji.


Mos harro: Frika na bën të shohim vetëm anën e errët dhe të zymtë të gjërave. Por ti mos humb në errësirë.


Beso! Beso edhe në punën e miliona njerëzve sot që po punojnë dhe po luftojnë për të fituar betejën kundër koronavirusit. Mëso t’i imagjinosh të gjithë sëbashku. Janë një ushtri e pafundme me miliona burra dhe gra – mjekë, studiues, shkencëtarë, infermierë, oficerë të zbatimit të ligjit – kundër një virusi mikroskopik të padukshëm.


Do t’ia dalim edhe këtë herë, do ta shohësh që do t’ia dalim!









Dr.Abdu Sharkawy : Unë nuk kam frikë nga koronavirusi

“Unë jam mjek dhe specialist i sëmundjeve infektive. Kam qenë në këtë detyrë për më shumë se 20 vjet, duke ndjekur përditë pacientë të sëmurë. Kam punuar në spitalet e qendrës së qytetit, por edhe në lagjet më të varfëra të Afrikës. HIV-SIDA, Hepatiti, TB, SARS, Fruthi, Shingles, Difteria … ka shumë pak sëmundje, ndaj të cilave nuk jam ekspozuar në profesionin tim. Dhe me përjashtim të SARS-it, shumë pak më ka lënë të ndjehem i brishtë, i tronditur apo tërësisht i frikësuar.


Unë nuk kam frikë nga Covid-19. Jam i shqetësuar për pasojat e një agjenti të ri infektues, që është përhapur në të gjithë botën dhe vazhdon të gjejë shtigje të reja, në terrene të ndryshme. Me të drejtë jam i shqetësuar për mirëqenien e atyre që janë të moshuar, në gjendje të dobët shëndetësore ose pa ndihmë, të cilët vuajnë më së shumti, dhe në mënyrë disproporcionale, në duart e këtij ndëshkimi të ri. Por, unë nuk kam frikë nga Covid-19.


Ajo që më frikëson është humbja e arsyes dhe vala e frikës, që i ka shtyrë masat e shoqërisë në një spirale magjepsëse paniku, duke magazinuar sasi të pazakonte nga çdo gjë, që do të mund të mbushte mjaftueshëm një vendstrehim bombardimesh, në një botë post-apokaliptike.


Jam i trembur nga maskat N95 që vidhen në spitale dhe urgjenca, ku në fakt nevojiten më shumë për ofruesit e shërbimeve mjekësore në vijën e parë të frontit, dhe në vend të kësaj jepen në aeroporte, qendra tregtare dhe kafene, duke shkaktuar edhe më shumë frikën dhe dyshimet e të tjerëve.


Mua më tremb fakti që spitalet tona do të tejmbushen me njerëz që mendojnë se “ndoshta nuk e kanë virusin, por sido që të jetë le të kontrollohen një herë, sepse ku i dihet…”, ndërkohë që të tjerë që kanë probleme me zemrën, emfizemë, pneumoni, apo stroke do të paguajnë çmimin e Urgjencave të mbushura plot, ndërkohë që numri i doktorëve dhe infermierëve është i kufizuar.


Unë kam frikë se kufizimet e udhëtimit do të zgjerohen kaq shumë, saqë martesat do të anulohen, ceremonitë e diplomimit do të zbrazen dhe takimet familjare nuk do të materializohen. Edhe ajo festë e madhe që quhet Lojërat Olimpike… edhe ajo mund të anulohet. A mund ta imagjinoni?


Kam frikë se këto frikëra për epideminë do të kufizojnë tregtinë, dëmtojnë partneritetet në shumë sektorë, do të dëmtojnë bizneset dhe do të arrijnë kulmin tek një recesion global.


Por mbi të gjitha, kam frikë për mesazhin që po u përcjellim fëmijëve tanë, kur përballen me një rrezik. Në vend të arsyes, racionalitetit, mendjes së hapur dhe altruizmit, po u themi që të panikosen, të kenë frikë, të jenë dyshues, reagues dhe egoistë.


Covid-19 nuk ka ikur dhe nuk do të ikë së shpejti. Ai do të vijë në një qytet, një spital, një mik, madje edhe një pjesëtar familje pranë jush, në një moment. Priteni. Mjaft pritët që të befasoheni më tutje. Fakti është që vetë virusi nuk do të bëjë aq dëm kur të vijë. Por vetë sjelljet tona dhe qasja “lufto mbi të gjitha për vete”, mund të rezultojë shkatërrimtare.


Ju lutem të gjithëve. Zbuteni frikën përmes arsyes, panikun përmes durimit dhe pasigurinë përmes edukimit. Kemi një shans për të mësuar shumë mbi higjenën shëndetësore dhe për të kufizuar përhapjen e sëmundjeve të shumta të transmetueshme në shoqërinë tonë.


Le ta përballojmë këtë sfidë së bashku, në frymën më të mirë të dhembshurisë, durimit dhe mbi të gjitha, një përpjekjeje të pandalshme për të kërkuar të vërtetën, faktet dhe dijen përballë hamendësimit, spekulimit dhe katastrofizimit.

Fakte, jo frikë! Duar të pastra! Zemra të hapura. Fëmijët tanë do të na falënderojnë!


Hap pas hapi ....


Autoritetet zvicerane kanë konfirmuar një numër të rasteve të reja të koronavirusit, të cilat po përhapen në Zvicër.

Basel: Një punonjëse femër, përkujdesjes ditore ka dalë pozitiv në testin e koronavirusit, duke çuar në të gjithë fëmijët me të cilët ka pasur kontakte për 14 ditë me të. Numri i saktë i fëmijëve të prekur nuk është konfirmuar.


Spitali Universitar Basel ka raportuar gjithashtu një tjetër rezultat pozitiv për një njeri që jeton në një kanton tjetër.


Cyrih: Të enjten në mbrëmje, autoritetet kantonale konfirmuan një grua 30-vjeçare, e cila udhëtoi në Milano një javë më parë, ishte infektuar nga koronavirusi duke sjellë gjashtë raste të përgjithshme në Zvicër.


Aargau: Një burrë 26 vjeç në lidhjen e Kantonit Aargauexternal doli pozitiv për Covid-19 të enjten pasdite dhe aktualisht është në izolim në spitalin kantonal. Njeriu i infektuar qëndroi në Verona në Italinë Veriore rreth një javë më parë në një udhëtim pune. Ata që janë afër tij janë karantinuar dhe burri është në gjendje të mirë shëndetësore sipas autoriteteve.


Graubünden: Dy raste pozitive u konfirmuan nga autoritetet e kantonit Graubünden në Zvicrën juglindore më herët gjatë ditës. Të dy personat e infektuar janë fëmijë italianë që ishin me pushime në rajonin e Graubünden. Ata po tregojnë simptoma dhe janë shtruar në spital, por janë në gjendje të mirë shëndetësore.


Gjenevë: Kantoni Gjenevë gjithashtu konfirmoi një rast të enjten. Burri 28-vjeçar aktualisht është në spital, por paraqet simptoma të lehta. Departamenti i Sigurisë, Punësimit dhe Shëndetit të Gjenevës tha të enjten se një punonjës i IT 28-vjeçar që ishte kthyer kohët e fundit nga Milano, Itali, kishte testuar pozitiv për koronavirusin e ri.


Burri u kthye tre ditë më parë nga Milano dhe kontaktoi mjekun e tij, i cili bëri një test, tha një zëdhënës për Agjencinë e Lajmeve Keystone-SDA.


Rezultatet pozitive erdhën në mbrëmjen e së mërkurës. Burri, i cili paraqet simptoma të buta, është shtruar në spital në Spitalin Universitar të Gjenevës (HUG). Rreth pesëmbëdhjetë njerëz që kanë qenë në kontakt me burrin janë vendosur në karantinë në shtëpitë e tyre.


Ticino: Rasti i parë i Zvicrës u konfirmua të martën. Një burrë në të shtatëdhjetat e tij u infektua, gjithashtu në rajonin e Milanos, gjatë një ngjarje më 15 shkurt. Pensionisti nga kantoni jugor i Ticino, është në izolim në një klinikë në Lugano dhe raportohet se po shkon mirë. Ata që kanë qenë në kontakt me të do të testohen dhe vendosen në karantinë për të monitoruar gjendjen e tyre gjatë 14 ditëve të ardhshme.




Zyra Federale e Shëndetit Publik tha të enjten se kjo nuk ndryshon vlerësimin e rrezikut në Zvicër. Aktualisht koronavirusi i ri paraqet vetëm një rrezik për popullatën, thonë zyrtarët shëndetësorë.


Sidoqoftë, probabiliteti i rasteve të tjera që diagnostikohen po rritet. Institucionet mjekësore janë të përgatitura të bëjnë zbulimin e hershëm dhe testimin e rasteve të dyshuara.


Ata thanë se nuk ishte e nevojshme në këtë fazë të merren masa të mëtejshme, siç është mbyllja e shkollave. Masat e reja do të konsideroheshin nëse autoritetet do të kishin përshtypjen se transmetimi i virusit nuk ishte nën kontroll.



Vaksina kundër coronavirusit është gati, kërkohen vullnetarë për të filluar testimet

Shkencëtarët në Seattle të Washingtonit e kanë krijuar vaksinën e parë kundër coronavirusit, ndërsa për të filluar testimet po kërkojnë vullnetarë.


US. National Library of Medicine raporton se vullnetarët e interesuar që të kontribuojnë në këtë projekt duhet të jenë të moshës nga 18 deri në 55 vjeç dhe duhet të jenë në gjendje të mirë shëndetësore.

Kjo vaksinë e prodhuar nga Moderna nuk është bërë nga ndonjë virus i mbytur ose i dobësuar dhe nuk do të infektojë askënd me coronavirus, bën të ditur Wall Street Journal.

Gjatë 14 muajve pjesëmarrësit do të bëjnë 11 vizita në Seattle dhe do të kenë katër biseda telefonike. Ata do të injektohen me këtë vaksinë, nga dy herë për çdo seancë.

Pasi vaksina të jetë testuar, duhet të kalojë më shumë prova me grupe më të mëdha, para se të miratohet për publikun.

Që kur është paraqitur e deri me sot, coronavirusi i ka vrarë 3,522 njerëz, derisa 103,738 janë të sëmurë, kurse 58,456 janë shërua.

2020/03/05

Albin Kurti, ne dhe amerikanët


Fatos Lubonja

Albin Kurti ka shansin historik të hapë një epokë të re në kulturën e qeverisjes së shqiptarëve.Midis së tjerash, kjo do të duket edhe në mënyrën sesi do të sillet me presionin amerikan për heqjen tërësisht të taksës ndaj Serbisë nga ana e Kosovës.

Këtë shkrim nuk e kam nisur thjesht nga çështja e heqjes apo jo, plotësisht apo pjesërisht, së taksës ndaj Serbisë. Më ka shtyrë ta shkruaj nevoja e reagimit ndaj mënyrës arrogante, me të cilën i ngarkuari nga Trump për dialogun Kosovë–Serbi, ishambasadori në Gjermani, Grenell, kërcënoi qeverinë e sapokrijuar të Albin Kurtit. 

Më ka shtyrë edhe më tepër aversioni i akumuluar ndër vite ndaj politikanëve shqiptarë që e kanë ndërtuar legjitimitetin e tyre, duke u bërë shërbyes të bindur e hipokritë të të fuqishmëve, për të abuzuar pastaj në mënyrën më të keqe me popullin e tyre.

Albin Kurti ka shumë kundërshtarë në konfliktin që ka krijuar, por ata kryesorët nuk janë as amerikanët si Grenell, Pompeo apo Trump dhe as serbët si Vuçiç e Daçiç, por kategoria e shqiptarëve që përmenda dhe kultura dominante që ata kanë përçuar ndër shqiptarë. 

Janë sjelljet dhe qëndrimet e tyre, si në Kosovë edhe në Shqipëri, që kanë bërë që shqiptarët të mbeten infantilë, të mos zhvillojnë dot mendimin kritik dhe bashkë me të edhe personalitetin, dinjitetin dhe ndjenjën e lirisë të vetes dhe bashkësisë, së cilës i përkasin. Ideja se çdo kërkesë amerikane duhet zbatuar pa u vënë në diskutim, madje as në dyshim, e ka folenë në trutë e shqiptarëve dhe jo të amerikanëve. 

Edhe mënyra arrogante, me të cilën Grenell kërcënoi një qeveri të sapokrijuar, e ka burimin e parë tek infantiliteti i shqiptarëve.Po hedh këtu disa teza se pse për t’u rritur duhet të çlirohemi nga disa paradigma që i bëjnë shqiptarët të sillen kështu ndaj SHBA.

Së pari: shqiptarët e Kosovës (por edhe të Shqipërisë) duhet të çlirohen nga paradigma, sipas së cilës pa amerikanët nuk do të kishim Kosovën, prandaj duhet t’u jemi përherë mirënjohës deri në nënshtrim. 

Për këtë le të kthehemi pak në origjinën e kësaj paradigme: bombardimet e NATO-s, e të shtrojmë pyetjen: pse bombarduan amerikanët për interesin tonë apo për interesin e tyre?

 Ka shumë të dhëna që tregojnë se, përtej retorikës humanitare, bombardimet u kryen më së pari dhe kryesisht për interesa amerikane.Ndër opinionet më të përhapura është ai se nëpërmjet këtyre bombardimeve justifikohej ekzistenca e NATO-s edhe pas Luftës së Ftohtë, që sipas marrëveshjes (së pashkruar) me Gorbaçovin, do të shkrihej me shkrirjen e Traktatit të Varshavës, pasi kishte lindur pikërisht për t’iu kundërvënë këtij. 

Ndërkaq, intelektuali më i rëndësishëm amerikan, Naom Chomsky, duke cituar një burim tepër serioz, librin e zyrtarit të lartë të administratës amerikane, John Norris, “Collision Course – NATO, Rusia and Kosova” (Kursi i përplasjes, NATO, Rusia dhe Kosova) me parathënie të Strobe Talbot, nënsekretar i Departamentit të Shtetit për Europën Lindore, jep një tjetër version. Chomsky thotë se, sipas Norris, të cilin Strobe Tablod në parathënie e quan njeriu më i informuar mbi atë se si mendonte në atë kohë administrata e Clinton, bombardimet nuk u kryen për shqiptarët e Kosovës, por pasi Millosheviçi nuk po pranonte ende reformat ekonomiko-sociale që kërkonte Perëndimi për ta futur Serbinë në sferën e influencës së vet.




Fakti që amerikanët nuk kanë ndërhyrë në mbështetje të popujve të tjerë që luftojnë për pavarësi dhe shtetin e tyre, siç është rasti i kurdëve, madje i kanë lënë ata edhe në baltë, siç ndodhi së fundi me vendimin e Trumpit, është një nga provat e shumta se amerikanët venë në radhë të parë interesat e tyre.

Pra, nëse do të pranojmë se amerikanët kanë bombarduar për interesat e tyre, konkluzioni i parë që duhet të nxjerrim është se, ndonëse në këtë rast përfituan edhe shqiptarët, për çka duhet t’u jemi mirënjohës, nuk ka pse ta shohim veten vetëm si mirënjohës kurse amerikanët t’i shohim vetëm si mirëbërës. 

Le të mos harrojmë se shqiptarët e Kosovës i paguan edhe me jetët e tyre interesat amerikane pasi në 10 000 shqiptarët e vrarë, 8000 janë pas bombardimeve, kurse amerikanët nuk kanë humbur asnjë ushtar.Së dyti: duhet të çlirohemi nga paradigma se amerikanët mendojnë gjithnjë në interesin e shqiptarëve dhe se çdo veprim i tyre është në anën e frontit të së mirës kundër fronti të së keqes. 

Fakti që në 1999 u përputhën interesat e tyre me të shqiptarëve nuk është provë e mjaftueshme se sa herë që ata u kërkojnë ndonjë gjë shqiptarëve e bëjnë për interesin e të dyja palëve.

 Pa shkuar në shembuj të shumtë nëpër botë, po përmend një rast që e kemi provuar në Shqipëri: presioni i ambasadorit amerikan Arvizu për të sjellë armët kimike siriane në Shqipëri.Së treti, shqiptarët vuajnë shumë nga paradigma se po iu kundërvure SHBA-ve, ata të rrëzojnë nga pushteti. 

Historia tregon se jo gjithmonë ka ndodhur kështu. Venezuela është një nga rastet e fundit. Po ashtu, obligimet që kemi ndaj aleancës së NATO-s nuk duhen barazuar me thënien peqe-lepe çdo kërkese amerikane sepse nuk është kjo sjellja e aleatëve të tjerë shumë më të vjetër e shumë më të pjekur të SHBA-ve. 

Për të mos përmendur rastin e Turqisë, që mban qëndrime haptazi antiamerikane duke mbetur në aleancën e NATO-s.

Le të kthehemi tani në rastin konkret:Në rastin e qeverisë “Kurti” nuk kemi të bëjmë me ndonjë qeveri që bën politika antiamerikane, përkundrazi. 

Atëherë si ta shpjegojmë kërcënimin arrogant të Grenell-it? Duke iu referuar sa thashë më sipër, së pari them se ngulmimin amerikan për një zgjidhje të shpejtë të konfliktit Kosovë – Serbi duhet parë si interes amerikan. 

Së dyti, ai duhet vënë në peshoren e dyshimit nëse është në përputhje apo bie ndesh jo vetëm me interesat e shqiptarëve, por edhe të një zgjidhjeje afatgjatë e të qëndrueshme të konfliktit shqiptaroserb. 

Një zgjidhje e tillë e shpejtë, siç kërkon ta imponojnë njerëzit e Trumpit, do të ishte një ‘jozgjidhje’ me pasoja, siç ishte edhe ideja e ndryshimit të kufijve. 

Nuk dua të hyj në spekulime se cilat mund të jenë interesat amerikane në këtë rast, por nuk mund të rri pa ngritur dyshime, aq më tepër se deri dje ka pasur dyshime të forta se projekti i ndryshimit të kufijve, që u kundërshtua nga partnerët europianë, vinte nga SHBA.

 Aq më të mëdha bëhen këta dyshime duke pasur parasysh se shumë aksione të Trump-it janë vënë në diskutim, por edhe në akuzë nga demokratët dhe mediat amerikane. 

Aq më tepër po të kesh parasysh se njeriu i ngarkuar për dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit, Grenell, është cilësuar nga “New York Times” si “i shquar” për ndërhyrje “jodiplomatike” edhe në Gjermani, ndërkohë që “Washington Post” ka ngritur dyshime serioze për mbështetje nga ana e tij, kundrejt pagesës, të autokratëve të korruptuar.Por shqetësimin dhe dyshimin më të madh unë e ngre duke u nisur nga fakti se qeveria e Albin Kurtit është, ndoshta, shpresa e fundit që u ka mbetur shqiptarëve të Kosovës për t’u qeverisur nga njerëz që i shërbejnë popullit të tyre dhe jo që e nëpërkëmbin atë. 

Prandaj, nga amerikanët e mirë do të duhet të prisnim mbështetjen e kësaj qeverie për mbajtjen e premtimeve për çlirimin nga shteti i kapur, për luftë kundër korrupsionit e krimit të organizuar e ndërtimit të shtetit të së drejtës. 

Kurse çka ra në sy në mënyrën më dramatike ishte fakti se i dërguari i Trump-it e injoroi krejtësisht këtë interes madhor shqiptar dhe u duk i gatshëm ta rrëzojë qeverinë “Kurti” vetëm pse nuk iu bind plotësisht një interesi të dyshimtë amerikan.



Fatos Lubonja , lindi në Tiranë në vitin 1951, është humanist dhe shkrimtar shqiptar.Mbaroi studimet për fizikë në vitin 1974 në Universitetin e Tiranës.U akuzua dhe arrestua për shkrimet që iu gjetën të fshehura, për agjitacion dhe propagandë kundër regjimit dhe për to u dënua 7 vite burgim. Në vitin 1979 u arrestua sërish dhe u dënua sërish edhe 16 vite të tjera burgim, me akuzën si pjesëtar i një organizate kundër revolucionare. Nga burgu u lirua në vitin 1991, pas shtatëmbëdhjetë vitesh burgim.

Nga koha e lirimit gjer në vitin 1993 punoi si sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Shqiptar të Helsinkit. Në vitin 1994 themeloi revistën "Përpjekja". Në vitin 1997 u zgjodh lider i Forumit për Demokraci.

Shkrimtari dhe diplomati Beqë Cufaj, në një artikull për gazetën gjemane Allgemeine Zeitung thotë se pas rënies së komunizmit disa shkrimtarë të rinj, në mesin e të cilëve edhe Lubonja, me ose pa vetëdije ishin instrumentalizuar nga vejusha e diktatorit dhe kishin provuar të shpifnin për të diskrediuar Kadarenë dhe veprat e tij që ishin sulme të rafinuara dhe implicite kundër regjimit, në mënyrë që kështu ta paraqisnin veten si disident. Ata provuan ta diskreditonin Kadarenë në vendet perëndimore duke arritur ta etiketonin me sukses si "oborrtar të Enver Hoxhës", sidomos në Gjermani ku  Ismail Kadare filluan ta injoronin. Mirëpo sipas Cufajt, me kalimin e kohës u kuptua se krijonin letërsi të pafuqishme.

Shkrimtari Ismail Kadare ka vënë në dukje se Lubonja ka abuzuar me statusin e ish-të burgosurit politik dhe ka përhapur shpifje për të në opinionin shqiptar por edhe në atë ndërkombëtar duke e akuzuar Kadarenë si "shovinist shqiptaromadh" dhe "racist antiserb", me qëllimin e vetëm për ta dëmtuar shkrimtari me famë botërore sa më tepër. 

Për më tepër, Kadare duke u bazuar në dokumentet e hetuesisë që u publikuan dhe ku u zbulua se Fatos Lubonja pas arrestimit prej komunistëve e kishte akuzuar babain e tij Todi Lubonjës për "mendimet e gabuara", duke e zhytur thellë e më thellë, nuk kishte harruar ta denonconte edhe Ismail Kadarenë bashkë me të.

Botime

"Në vitin e shtatëmbëdhjetë", 1994

"Ploja e mbrame", 1994

"Ridënimi", 1996

"Liri e kërcënuar"

"Trashëgimia kulturore e Shqipërisë në rrezik", 1999

Gjenerali dhe deputeti i Republikës së Kosovës Daut Haradinaj – Edi Ramës: Të tregoj unë se kush është Aleksandar Vuçiq



Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ka dashur ta përçojë një mesazh në Tiranë rreth raporteve të kryeministrit shqiptar Edi Rama me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.
Ai ka shkëputur një video nga një intervistë e tij në “Rubikon”.



Ai pyet Ramën nëse e di se kush është Vuçiqi, teksa tregon se ai ka qenë ministër i Millosheviqit kur është përgjakur Kosova.

Haradinaj i kujton Ramës se i ka ende në trup plumbat e luftës së Kosovës, dhe oborrin e shtëpisë e ka plot me varre.


“Unë për këtë e kam shqetësmin pse duhet të vrapojmë pas ideve të Vuçiçit?



Edi Rama duhet ta dijë kush është Vuçiçi? Ndoshta z. Rama nuk e din se kush është Vuçiçi, se Vuçiçi ka qenë ministër i Millosheviçit në kohën kur është përgjakur Kosova.

Duhet me ja kujtu se kush është se kush është! Sa herë që ta harrojë duhet t’ja kujtojmë se kush është! Ore zotëri a e di për kë je duke folur! Jemi duke folur se të njëtit zyrtarë që i kanë shërbyer më devotshmëri  Sllobodan Millosheviçit , ata edhe janë sot në krye të shtetit. Nuk mund të sillemi ne sikur kurrgjë nuk ka nodhur këtu, si këta primitivë të shekullit të kaluar! Cilit shekulli të kaluar?

Cilit shekull të kaluar unë jam aktor fizik i asaj periudhe? Unë i kam plumbat në trup, unë e kam oborrin plot me vorrë!

12700 njerëz i kemi dhënë dhe rreth 70% e Kosovës është shkatërruar është bërë rrafsh me tokën”, është shprehur Daut Haradinaj në një intervistë për mediat në Kosovë.

Vërejtja e fundit për presidentin e Kosovë zt.Hashim Thaçin vjen nga SHBA, arsyeja gjykata speciale




Presidenti  i Kosovës  zt.Hashim Thaçi nuk i ka ndalur veprimet e tij për ta penguar punën e Gjykatës Speciale. Kjo dëshmohet nëpërmjet një shkëmbimi të letrave që ka pasur me Sekretarin amerikan të shtetit, Mike Pompeo.

Media ka siguruar letrën që Pompeo ia ka kthyer  Hashim Thaçit në prag të 12 vjetorit të pavarësisë. Duke iu përgjigjur “shqetësimit” të Hashim Thaçit, në letrën që mban datën 29 nëntor 2019 ,Mike  Pompeo e njofton atë me pasojat që do t’i vuante Kosova nëse e pengon punën e Speciales.



“Shfuqizimi ose minimi i punës, strukturës ose lokacionit të Dhomave të Specializuara ose Zyrës së Prokurorit të Specializuar, në çfarëdo mënyre do ta dëmtonte seriozisht kredibilitetin e Kosovës në botë;pretendimet do të mbeteshin njollë e përhershme mbi Kosovën;do të vihej në dyshim përkushtimi i Kosovës në sundimin e ligjit; mohohet drejtësia për viktimat; dhe e mjegullon të ardhmen e Kosovës si anëtare e familjes Euro-Atlantike dhe komunitetit ndërkombëtar.

Operimi i Dhomave të Specializuara, sipas formatit aktual është mënyra më e mirë që Kosova ta përmbyll këtë kapitull të historisë së saj dhe për t’ia mundësuar Shteteve të Bashkuara të kundërshtojnë argumentet e mohuesve të shtetit të Kosovës…”, shkruan mes tjerash në letrën e Pompeos dërguar presidentit të Kosovës,zt. Hashim  Thaçit.




Aty përmenden edhe pretendimet që dalin nga raporti i Dick Martyt, sipas të cilave ish-Drejtori Politik i UÇK-s Thaçi ka qenë në krye të grupit kriminal nga Drenica.

Hashim Thaçi, bashkë me Kadri Veselin dhe Ramush Haradinajn tentuan ta shfuqizojnë Specialen edhe në fund të vitit 2017 nëpërmjet Kuvendit të Kosovës.

Nisma e orëve të mesnatës ishte kundërshtuar nga LDK-ja dhe VV-ja, atëkohë në opozitë.

Pas presionit ndërkombëtar dhe kërcënimit se do të izolohen, veçmas nga SHBA-t, tre ish udhëheqësit e shtetit ishin zmbrapsur nga cytja e deputetëve për ta shfuqizuar Specialen.



Më vonë Haradinaj pati thënë se, Specialen deshën ta shfuqizojnë për shkak të frikës se edhe ata do të jenë subjekt i saj.

Dy prej protagonistëve- Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli tashmë janë intervistuar si të dyshuar.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mohuar se deri tani është intervistuar nga Gjykata Speciale.

Këtë e ka thënë në konferencën për media, të mërkurën, ku ka folur për takimet që ka mbajtur gjatë vizitës në SHBA.

Lexo edhe: Largohet nga Kosova ambasadori më i dashur
“S’jam intervistuar as në Prishtinë as në Vjenë”, ka thënë shkurt Thaçi.

Ndryshe, deri më tani Gjykata Speciale ka intervistuar mbi 250 ish pjesëtarë të UÇK-s, në cilësinë e dëshmitarëve ose të dyshuarve për krime lufte.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka qenë në Uashington për takime me zyrtarë të lartë të SHBA-së.


Gjatë vizitës  në Uashington, presidenti serb Aleksndër Vuçiq ka dhënë një intervistë për Foreign Policy, për të diskutuar ndër të tjerash dhe rreth marrëdhënieve Serbi-Kosovë.
Duke folur rreth hapave të ardhshëm në raport me Kosovën, Vuçiq ka thënë se shpreson që Kosova do të largojë taksën dhe kjo, sipas tij, do të ndodhë për shkak të presionit amerikan.
Përndryshe, konsideron  Aleksandër Vuçiq, Kosova kurrë nuk do ta hiqte taksën.
“Nuk shoh se si duhet të përfundojë i gjithë procesi, cila do të ishte substanca e një zgjidhjeje përfundimtare të mundshme që dikush mund të na propozojë. Unë mezi pres të krijoj lidhje më të mira ekonomike, kur do të fillojmë ta kuptojmë më mirë njëri-tjetrin. Dhe ne kemi nevojë për një dialog për ta arritur atë. Ne kemi nevojë për më shumë bisedime”, ka thënë Vuçiq.
Ndërsa, në pyetjen se nëse Kosova do të largonte taksën ndaj produkteve serbe, a do të ishte Serbia ajo që do të përgjigjej me ndaljen e fushatës për tërheqjen e njohjes së Kosovës, presidenti serb ka thënë:
“…Thjesht duhet të kthehemi në të njëjtat pozicione që kemi pasur përpara se të vendosnin ato tarifa. Dhe unë mendoj se është shumë e logjikshme t’ju them të vërtetën. Unë e kuptoj [domosdoshmërinë] për një dialog të vërtetë dhe e kuptoj domosdoshmërinë e zgjidhjes së problemit, gjë e cila nuk është e lehtë për mua ta them, sepse nëse pyetni shumicën dërrmuese të njerëzve në Serbi, ata do të preferonin një konflikt të ngrirë. Unë nuk i përkas asaj shumicë dërrmuese”.
Presidenti serb është pyetur rreth asaj se cila do të ishte një zgjidhje për situatën me Kosovën që mendon se do të ishte e pranueshme për të dhe që mendon se mund ta “shiste” për publikun serb.
Në këtë drejtim, Vuçiq ka thënë se duhet të vazhdohet me dialogun dhe me të gjitha përpjekjet e nevojshme për të gjetur një kompromis të mundshëm
“Dhe përsëri, unë nuk e di se si mund të duket, por duhet të bëhet në një mënyrë që do të ishte një humbje për të dy palët, në mënyrë që ajo të ishte një fitore e vogël për të dy palët. Të dy duhet të marrim garanci për një të ardhme shumë më të mirë, shumë më të mirë”.

Serbë dhe rusët i frigohën shqiptarëve




Ndërtesat e shumta në Kosovë që po “mbijnë” si nga uji, por në banesat e reja nuk banon askush. Metrat katror po shiten sipas çmimeve joreale edhe të larta rreth 700 euro metri, ndërsa ato po blihen kryesisht nga shqiptarët. Shtrohet pyetja a është kjo një “okupim i qetë” i shqiptarëve sipas “skenarit të Kosovës”?, shkruan “Kurir”.

Dr Jelena Vukoiçiç ka thënë se dikur migrimi masiv i shqiptarëve të Kosovës ka nis të përgatis vendin me atë që na ndodhi ma vonë.



“Ata praktikisht kanë përfituar Kosovën dhe Hercegovinën në periudhën e shkurt gjatë kohës së SFRJ. 

Është e qartë se shqiptarët se ata kanë strategjinë që në hapësirat që i konsiderojnë të veta të vërtetojnë idenë e “Shqipërisë së Madhe”, që është plani afatgjatë“, ka thënë ai.




Ajo tërheq vërejtjen se duhet pasur kujdes posaçërisht me shqiptarët , sepse diaspora e tyre kanë sasi të mjaftueshme të parave, dhe ato para në masën më të madhe shfrytëzohen për realizimin e idesë së shqiptarëve në një vend.



“Kjo është para e pistë, që u fitua me tregti të drogës dhe me ato para në masën më të madhe kanë lobe për pranimin e pavarësisë së Kosovës si edhe për mbështetje të Amerikës. 

Me ato para blejnë tokë dhe pasuri të paluajtshme dhe në atë mënyrë rrezikohen dhe ndrydhin serbët për të përforcuar pozicionin e vetë. 

Ky është rasti edhe në jugun e Serbisë, që është pjesë e strategjisë së projektit të vetë”, sqaroi.

Ajo po ashtu shprehet se duhet me pas kujdes edhe kur bëhet fjalë për komunën e Medvegjës, ku shqiptarët nuk janë shumicë por e kanë vënë atë nën kufijtë e tyre. Sipas saj ky proces nuk bëhet vetëm në Serbi.



“Kjo po ndodh edhe në Maqedoni të veriut, ku shqiptarët e kanë zënë gjysmën e Shkupit, njëjtë është në Malin e Zi.

 Këtë e bëjnë kudo ku janë në numër dhe ku ndjejnë se mund të marrin territor.

 Nuk do duhej që në një moment të zgjohemi dhe kuptojmë se jemi të rrethuar me shqiptarë, që kurrë nuk kanë jetuar aty dhe pastaj të kërkojnë nga bashkësia ndërkombëtare mbështetje se ju kemi marr territorin”, përfundoi ajo.

Serbët e jugut të Serbisë frikësohen nga këto qëllime të fshehta për vendosjen e numrit të madh të shqiptarëve, në një tryezë rreth dialogut të brendshëm qysh në vitin 2017 është thënë se shqiptarët po blejnë shumë prona në jug të Serbisë, posaçërisht në Bujanovc edhe Medvegjë, ku ka më shumë votues se banorë, pasi shumë nga ata jetojnë në diasporë.

Vlerësohet se në 5 vitet e fundit mbi 11 mijë shqiptarë të Kosovës janë vendosur dhe banojnë në Nish, pasi serbët shesin pasurinë në mungesë të kushteve. 

Nga ana tjetër qëllimi i shqiptarëve është që të shtrihen jashtë vijës administrative të Kosovës. 

Në mënyrë masive blihen toka edhe shtëpi serbe qysh nga 2010, ato blihen në fshatra përgjatë vijës administrative, përreth Vranjës, kufirit me Bujanovc dhe rrethin e Toplicës e Prokupjes, Kurshumlisë me çmime të ulta.

Por nuk ka evidenca për shitjen e pasurisë, kështu që është vështirë të konfirmohet sa shqiptarë posedojnë pasuri në këtë pjesë të Serbisë.

Këtë pasuri për ta e blejnë serbët e Kosovës, ndërsa në gjykatë bëhet marrëveshje për huazim në atë vlerë, që është garanci e kthimit të parave. 

Pasi serbi “nuk kthen ato para me kohë”, shqiptar bëhet pronar pa lënë asnjë gjurmë.

Problemi tjetër është se shqiptarët e Kosovës edhe më tutje llogariten shtetas të Serbisë dhe munden lehtë të blejnë pasuri nëpër Serbi.

Novi Pazari po ashtu ndodhet në listën e vendeve të dëshiruara nga shqiptarët, por blerësve më shumë ju interesojnë pronat në zonat rurale, larg nga qyteti, që spekulohet se do blihen për lëvizjen vehabiste.

Të ardhur nga ana e pazarit ka edhe në qytetet Vojvodinase si Apatin edhe qytetet tjera, ku thuhet se janë blerë shume oborre e pasuri tjera ka raportuar fort-russ.com.

Konfirmohet aktakuza ndaj Naim Murselit dhe të akuzuarve tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt

NGA FLORI BRUQI   Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar aktakuzën ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të cilët n...