Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/03/12

Kompania izraelite BATM Advanced prodhon setin mjekësor diagnostikues të koronavirusit


Një set mjekësor diagnostikues, i shpejtë dhe i saktë për koronavirusin e ri, i njohur gjithashtu si COVID-19, u zhvillua nga kompania izraelite BATM Advanced.


Kompleti është testuar nga laboratorë të shumtë dhe spitale që tani kanë verifikuar aftësinë e tij për të diagnostikuar COVID-19.


Kompleti mbështet të gjitha rekomandimet e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dhe tashmë ka marrë interes nga klientët në disa vende.

“Ne besojmë se strategjia që kemi miratuar në ndarjen tonë Bio-Mjekësore po provon saktësisht, veçanërisht në dritën e epidemisë aktuale COVID-19. Tani jemi në gjendje të sigurojmë shpejt komplete diagnostikuese për çdo patogjen të ri që ndodh”, – thotë Dr. Zvi Marom, Drejtori i Përgjithshëm i BATM.

Shtyhet përurimi i librit "Leksikon enciklopedik" përshkak të pandemisë nga Korona virusi-COVID-19-të.

Fotografia e Flori Bruqi

NJOFTIM NGA SHB POKULTPRESS, PRISHTINË


Fotografia e profilit të Fatmir Halimi
Mr.Sci.Fatmir Halimi

Pas konsultimeve me shkrimtarin e publicistin Dibran Fylli fiton të drejtën e botimit të librit tashmë më të kërkuar ne tregun e librar, “HASAN PRISHTINA-STËRNIP I ABDULLAH VELIQIT”.


Fotografia e Dibran Fylli
Monografia për Hasan Prishtinën e Dibran Fyllit, është libri më i kompletuar dhe më i plotë i shkruar ndonjëherë nga historianët, kronikanët, biografët dhe publicistët tanë në gjithë shqiptarinë.

Fotografia e Fatmir Halimi

Siç thotë edhe prof. dr. Hakif Bajrami: ‘Ai që shkruan për Hasan Prishtinën din të drejtojë kombin në rreshtimin e historisë, sepse ka për studim një hero emblematik.”

Fotografia e Fatmir Halimi

Sipas prof. dr. Hakif Bajrami janë shkruar 11 biografi interene shtetërore në Serbi nëpër kohë të ndryshme, 2 biografi janë shkruar në Francë, 3 në Rusi, 3 në Turqi, 2 në Bullgari, 4 në Vjenë, 3 në Itali, 2 në Greqi, - të gjitha shënojnë një emërues të përbashkët në prapaskenë se Kombi i Hasanit dhe Hasani nuk duhet lejuar si BINOM të ketë shtet, mu pse Hasani luftonte në çdo etapë për komb dhe shtet etnik me të katër vilajetet në NJË, për çka TAPI e kishte shtrirjen e shqiptarisë dhe përqindja e saj në jetë den baba den Autokton.

Fotografia e Dibran Fylli
Akademik Prof.Dr.Hakif Bajrami Akademik Prof.Dibran Fylli 

Fotografia e Dibran Fylli
Libri deri më tash pati 2 botime dhe për te tretën herë po e boton shb ProkultPres, të cilin brenda pak ditëve do ta shpërndajmë në të gjitha libraritë e Kosovës dhe më gjerë.


Koronavirusi COVID -19 nuk esht thjesht e vetem zgjidhje spitalore por eshte dhe duhet te jete ne radhe te pare nje zgjidhje komunitare.

Fotografia e profilit të Arjan Hamiti


Akademik Prof.Dr.Arjan Hamiti,Ph.D

Koronavirusi COVID -19 nuk është thjeshtë e vetëm zgjidhje spitalore por është dhe duhet të jetë ne radhe të parë një zgjidhje komunitare. Prandaj ju lutem duhet medoemos të ndryshojmë mënyren e jetesës. Të shmangim sa më shumë kontaktet, sidomos kontaktet më të moshuarit dhe më te sëmurë kronik pasi dihet qe ky tip virusi shkakton formë të rëndë të sëmundjes të personat me imunitet të cunguar. Në fund të fundit është çështje matematike: Sa më pak kemi kontakte aq më pak ngjitet virusi. Dhe duhet të tregojmë kujdes: Të evitojmë hipjet nëpër autobuza,grumbullimet , shtrengimet e duarve, faqosjët, qëndrimin frymë për frymë dhe të respektojmë distancën prej afro dy metrash të rekomanduar me ngulmë nga O. B. SH ja.
Dhe mbi të gjitha tregoni kujdes maksimal në higjenën personale.

2020/03/11

Qeveria e Kosovës porsa ka marrë vendim për mbylljen e institucioneve shkollore në tërë vendin deri më datë 27 mars 2020.


Vendimi u mor në mbledhjen e Qeverisë që po mbahet në këto momente.Propozimi erdhi nga ministri i Shëndetësisë, Dr.Arben Vitia.

Propozimi u votua nga kabineti qeveritar.“Propozojmë: 

1. ndërprerjen e procesit arsimor në të gjitha nivelet deri me 27 mars 2020. 

2. Pezullimi i linjave ajrore me vendet me rrisk të lartë të infektimit me coronavirus.

 3. Aktivitetet publike dhe jopublike mund të mbahen të mbyllura, pa praninë e publikut.

 4. Të ndalohet aktiviteti i restoranteve, bareve e klubeve nga ora 23:00. 5. Kontrollimi të gjithë udhëtareve që vijnë nga zonat që kanë coronavirus”, tha ministri.Qeveria u mblodh në një takim të jashtëzakonshëm pas situatës së krijuar pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur pandemi lidhur me coronavirusin.

Derisa në Kosovë nuk është regjistruar ende asnjë rast i prekur me këtë virus, Ministria e Arsimit ka rekomanduar rritjen e kujdesit sa i përket kushteve higjienike në shkolla.Lidhur me masat për mbrojtjen e coronavirusit, në MASHTI u mblodhën sot drejtorët e drejtorive komunale për arsim si dhe përfaqësues të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.“Nuk ka hapësirë për panik, por ne si instucione duhet të rrisim vetëdijen sa i përket mirëmbajtjes së higjienës që të mos kemi raste. Nuk ka rekomandim për ndërpreje të mesimit”, tha Ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami.

Prof.Dr.Naser Ramadani, Drejtor i IKPSHK-së tha se rekomandimi i tyre ka qenë të mos ndërprehet mësimi.“Duke pasur parasysh që s’ka rast të coronovarisit s’ka asnjë nevojë të mbyllen shkolla. Nëse paraqitet ndonjë rast, do të marrim masa”, tha Ramadani.Deri më tani me virus vdekjeprurës llogaritet të jenë prekur mbi 116 mijë persona nëpër botë ndërsa të vdekur janë 4 mijë e 89 persona.Raste të virusit janë raportuar edhe në vendet fqinje të Kosovës përfshirë Shqipërinë, ndërsa deri më tani nuk ka raste të raportuara në Kosovë.


Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Shoqatat e Gjysëmhënës së Kuqe (IFRC), UNICEF-i dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) kanë lëshuar sot udhëzime të reja për të ndihmuar në mbrojtjen e fëmijëve dhe shkollave nga transmetimi i virusit COVID-19.Sipas një njoftimi për media, udhëzuesi ofron vlerësime kritike dhe lista praktike për t’i mbajtur shkollat të sigurta. Po ashtu i këshillon autoritetet kombëtare dhe lokale për mënyrën e përshtatjen dhe zbatimit të planeve emergjente për objektet arsimore.Tutje është thënë se në rast të mbylljeve të shkollave, udhëzuesi përfshin rekomandime për t’i zvogëluar ndikimet e mundshme negative në të nxënit dhe mirëqenien e fëmijëve.“Kjo nënkupton krijimin e planeve të qëndrueshme për të siguruar vazhdim të të nxënit, duke përfshirë opsionet e të mësuarit në distancë siç janë strategjitë e arsimit online dhe transmetimet në radio me përmbajtje akademike dhe qasje në shërbime thelbësore për të gjithë fëmijët. Këto plane duhet të përfshijnë poashtu hapa të nevojshëm për rihapjen e mundshme të sigurt të shkollave”, thuhet në njoftim.

Në rastet kur shkollat mbesin të hapura – dhe për t’u siguruar se fëmijët dhe familjet e tyre mbesin të mbrojtur dhe të informuar, udhëzuesi këshillon që:T’iu ofrohen fëmijëve informata për mënyrën se si duhet të mbrohen;Të promovohen praktikat më të mira të pastrimit të duarve dhe të higjienës dhe sigurimi i materialeve higjienike;Të pastrohen dhe të dezinfektohen ndërtesat e shkollave, sidomos objektet e ujit dhe sanitarisë; dheTë rritet qarkullimi i ajrit dhe ajrosja.“Përderisa është specifik për vendet që tashmë e kanë konfirmuar transmetimin e COVID-19, Udhëzuesi është megjithatë i vlefshëm në të gjitha kontekstet. Arsimimi mund t’i nxisë fëmijët të bëhen avokues për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjes në shtëpi, në shkollë dhe në komunitetin e tyre duke biseduar me të tjerët në lidhje me mënyrën se si mund ta parandalojnë përhapjen e viruseve. Mbajtja e funksionimit të sigurt të shkollave apo rihapja e tyre pas mbylljes kërkon shumë vlerësime por nëse bëhet si duhet mund ta promovojë shëndetin publik”, vazhdon njoftimi.

Po ashtu UNICEF ka bërë të ditur se udhëzimet për shkolla të sigurta të zbatuara në Guine, Liberi dhe Sierra Leone gjatë shpërthimit të sëmundjes së virusit Ebola nga viti 2014 deri në 2016 ndihmuan në parandalimin e transmetimeve të virusit me bazë në shkollë.“UNICEF iu bën thirrje shkollave – qofshin të hapura apo duke iu ndihmuar nxënësve përmes të nxënit në largësi – t’iu ofrojnë nxënësve mbështetje të plotë. 

Shkollat duhet t’iu ofrojnë nxënësve informata jetike për pastrimin e duarve dhe masat e tjera për ta mbrojtur veten dhe familjet e tyre; të lehtësojnë mbështetje për shëndetin mendor; dhe të ndihmojnë në parandalimin e stigmës dhe diskriminimit duke i nxitur nxënësit të jenë të sjellshëm ndaj njëri-tjetrit dhe t’i shmangin stereotipet kur flasin për virusin”, thuhet më tej.


Udhëzuesi i ri poashtu iu ofron këshilla dhe lista të dobishme prindërve dhe kujdestarëve si dhe vetë fëmijëve e nxënësve.

 Këto veprime përfshijnë:Monitorimin e shëndetit të fëmijëve dhe mbajtjen e tyre në shtëpi nëse janë të sëmurë;Nxitjen e fëmijëve për të bërë pyetje dhe për t’i shprehur shqetësimet e tyre; dhe Kollitjen apo teshtitjen në një faculetë apo në bërryl dhe shmangien e prekjes së fytyrës, syve, gojës dhe hundës.

Në këtë link mund ta sharkoni udhëzuesin e përbashkët lidhur me mbrojtjen e fëmijëve dhe shkollave nga COVID-19.


Sipas të dhënave të fundit, me coronavirus janë prekur mbi 119 mijë persona në botë ndërsa të vdekur nga virusi janë 4 mijë e 300. Vendet më të prekura janë Kina, e pasuar nga Italia.Në Ballkan deri më tani, vendet e vetme ku nuk ka raste të konfirmuara me virus janë Kosova dhe Mali i Zi.Ministria e Arsimit në Kosovë dje ka marrë vendim që shkollat të qëndrojnë të hapura derisa të mos ketë rekomandim ndryshe nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.




Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmet, ka njoftuar se nga nesër Qendrat për të Moshuarit do të mbyllen si masë e parandalimit të coronavirusit.Ai përmes një postimi në Facebook ka njoftuar që në ditët e ardhshme do të bëhet edhe dezinfektimi i autobusëve të Trafikut Urban.“Prej sot fillojmë masat parandaluese për COVID19. Prej nesër do ti mbyllim përkohësisht Qendrat për të Moshuarit për shkak të rrezikut më të lartë nga virusi për të moshuarit. Këto ditë do bëjmë dezinfektimin e autobusëve të Trafikut Urban. Nesër do të shqyrtojmë edhe masa tjera” ka shkruar i pari i Prishtinës.Ministria e Arsimit nuk ka urdhëruar ndërprerjen e mësimit në shkolla edhe pas alarmit të shpërndarjes së coronavirusit në vendet fqinje.Raste të dyshuara me coronavirus janë raportuar në QKUK, por që deri më tani kanë rezultuar negative.




Ministria e Shëndetësisë, ka rekomanduar qytetarët që t’i evitojnë udhëtimet e planifikuara brenda dhe jashtë vendit, në veçanti në shtetet ku ka raste të konfirmuara të coronavirsit, duke përfshirë shtetet fqinje: Shqipëri, Maqedoni e Veriut; Mali i Zi dhe Serbi.

MSh në njoftimin e tyre kanë rekomanduar qytetarët që të shmangin grumbullimin në hapësira të mbipopulluara dhe t’u kushtojnë rëndësi masave të përgjithshme të higjienës, si parakusht themelor për parandalimin e coronavirusit.

“Ministria do të ju informojë në vazhdimësi për masat e ndërmarra kundër koronavirusit dhe ju bën thirrje mediave dhe qytetarëve, që informatat për situatën epidemiologjike rreth Koronavirsuit t’i marrin drejtpërdrejt nga institucionet dhe burimet zyrtare”, thuhet në njoftimin e MSh.

Kujtojmë se një viktimë është shënuar në Shqipëri nga coronavirusi.

Ndërsa në Maqedoninë Veriore janë shënuar 7 raste të infektuar.

Nga vendet e rajonit vetëm Kosova dhe Mali i Zi nuk kanë shënuar ende ndonjë rast të konfirmuar me këtë virus.

Sipas të dhënave të Index.hr aktualisht janë 121,487 të prekur me Coronavirus, 4,382 kanë vdekur nga virusi dhe 66,912 janë shëruar.



Ministria e Shëndetësisë ka demantuar lajmin e publikuar në media se në Kosovë ka coronavirus.

Sipas komunikatës së ministrisë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike gjatë ditës së sotme në Laboratorin e Mikrobiologjisë molekulare ka testuar 7 mostra dhe në orët e mbrëmjes do të dalin rezultatet.“Deri tash nuk ka asnjë rast të konfirmuar me virusin COVID-19.


Prandaj, duke qenë që për këto raste nuk ka ende rezultate, lusim mediat dhe publikun që të jenë të durueshëm dhe të marrin informacione nga burimet zyrtare që janë MSh dhe IKSHPK”, thuhet në komunikatë.Sipas të dhënave, aktualisht janë 120,570 të prekur me Coronavirus, 4,365 kanë vdekur nga virusi dhe 66,894 janë shëruar.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme në Laboratorin e Mikrobiologjisë molekulare janë testuar 7 mostra të dyshimta për coronavirus.

Sipas Institutit analizat e kryera kanë rezultuar negative.Gjatë ditës së sotme mediat kanë raportuar lajme të rreme se në Kosova ka coronavirus ndërsa më vonë Instituti dhe Ministria e Shëndetësisë i demantuan.



Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se kanë vendosur disa masa për parandalimin e përhapjes së coronavirusit.Kështu ka bërë të ditur në rrjetin social Facebook, duke u bazuar në rekomandimet e përgjithshme të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.Gjatë vikendit do të dezinfektohen më detajisht hapësirat e ndërtesave të Komunës së Prishtinës ku ka sportele dhe shumë punë me palë.Që nga nesër, të gjithë punëtorët e sporteleve të Komunës së Prishtinës do të pajisen me maska mbrojtëse, dorëza dhe dezinfektues.Që nga nesër, shkollat dhe çerdhet publike do të furnizohen me material higjienik shtesë sipas nevojës deri në një vendim të radhës për çerdhet dhe shkollat.Komuna e Prishtinës pezullon lejet për tubimet dhe evenimentet publike (promovime, tubime ne sheshe) ku pritet pjesëmarrja e më shumë se 50 personave.

Këtu perfshihen aktivitetet që kërkojnë leje nga Komuna për të zhvilluar aktivitetin.Po ashtu njoftoheni se pezullohen takimet me palë në drejtoritë e ndryshme që nuk janë me urgjencë.Kujtojmë se kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmetigjithashtu ka marr vendim që nga sot të mbyllen të gjitha Qendrat për të Moshuarit.

Ndërkaq, Ministria e Shëndetësisë, ka rekomanduar qytetarët që t’i evitojnë udhëtimet e planifikuara brenda dhe jashtë vendit, në veçanti në shtetet ku ka raste të konfirmuara të coronavirsit, duke përfshirë shtetet fqinje: Shqipëri, Maqedoni e Veriut; Mali i Zi dhe Serbi.Sipas të dhënave të Index.hr aktualisht janë 121,487 të prekur me Coronavirus, 4,382 kanë vdekur nga virusi dhe 66,912 janë shëruar.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur shpërthimin e coronavirusit si pandemi.

Rezultati i imazhit për tedros adhanom ghebreyesus

Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë se numri i rasteve të infektuara jashtë Kinës është rritur për 13 herë më shumë në dy javët e fundit.Ai ka thënë se është “thellësisht i shqetësuar” nga “niveli alarmues i mungesës së veprimit” ndaj këtij virusi.Pandemia është sëmundje që shpërndahet në shumë shtete në botë në kohën e njëjtë.Megjithatë, Tedros ka thënë se ende nuk është shumë vonë që qeveritë të kenë ndikim.“Të gjitha shtetet mund të ndryshojnë rrugën e kësaj pandemie”, ka thënë ai.Qeverive u është dashur “të gjejnë balancë në mes të mbrojtjes së shëndetit, zvogëlimit të dëmit dhe respektimit të jetës së njerëzve”.“Ne jemi bashkë për të bërë gjërat e duhura me qetësi, me qëllim të mbrojtjes së njerëzve në gjithë botën. Është e mundshme”, ka thënë ai.Në gjithë botën nga ky virus janë infektuar 121,061 persona, 4,368 kanë vdekur, ndërkohë që rreth 66,000 janë shëruar.Coronavirusi i ri përcillet me temperaturë, koll të thatë dhe probleme me frymëmarrje.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot në seancën e Kuvendit të Kosovës tha se nuk është antiamerikan, ndërsa për presidentin Hashim Thaçi tha se e ka pranuar dje se është antieuropian.



Zt.Albin Kurti ka thumbuar presidentin e Kosovës duke thënë se ka një marrëveshje me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe do t’ua servojnë qytetarëve.“Ne s’duhet të jemi ekstremistë, duhet të jemi normalë.

 E ky është zëvendësimi i tarifës 100 për qind me reciprocitet. 


E ka edhe një subnormalitet, zëvendësimi gradual i tarifës. Nuk bëhet fjalë për heqje të tarifës e fillim të dialogut. 

Bëhet fjalë për heqje të tarifës e mbyllje të marrëveshjes. Mes presidentëve jam i bindur se ka një marrëveshje. 

Kanë bërë marrëveshje që të gatshme duan ta servojnë. Jam i bindur se ka marrëveshje të gatshme dhe ky është problemi”, ka thënë Kurti.

Po ashtu, zt.Albin Kurti ka thënë se shkuarja e presidentit  Hashim Thaçi në ShBA dhe mostakimi i tij me presidentin apo zëvendëspresidentin amerikan është debakël.

“Të shkosh në Shtëpi të Bardhë si president te mos e takosh presidentin amerikan e as zëvendëspresidentin, e të kthehesh pa marrëveshje politike dhe pa sjellë ndonjë investim në ekonomi është debakël. 

E pasi kemi qeveri të re duhet të kemi president të ri. Unë nuk jam antiamerikan, por më lejoni të them se presidenti është antieuropian. 

Pikërisht në kohën kur presidenti deklarohet se është antieuropian mua më akuzojnë si antiamerikan.

 Unë i dua edhe ShBA-në edhe BE-në. Na nevojiten të dyja. Presidenti  Thaçi po sillet më keq me BE-në se me Serbinë. 

Unë jam i gatshëm të shkoj në Washington DC bashkë me Vjosa Osmanin qe t’i diskutojmë të gjitha çështjet”, ka vazhduar tutje Albin Kurti.

Kuvendi i Kosovës po mban seancë të jashtëzakonshme me kërkesë të deputetëve të PDK-së dhe deputetëve të tjerë.

Në këtë seancë po diskutohet për zhvillimet e fundit dhe reagimet e zyrtarëve të ShBA-së për mosheqjen e tarifës 100 për qind nga ana e Qeverisë së Kosovës ndaj produkteve të Serbisë dhe të Bosnjë-Hercegovinës.

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...