Zt.Albin Kurti ka thumbuar presidentin e Kosovës duke thënë se ka një marrëveshje me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe do t’ua servojnë qytetarëve.“Ne s’duhet të jemi ekstremistë, duhet të jemi normalë.
E ky është zëvendësimi i tarifës 100 për qind me reciprocitet.
E ka edhe një subnormalitet, zëvendësimi gradual i tarifës. Nuk bëhet fjalë për heqje të tarifës e fillim të dialogut.
Bëhet fjalë për heqje të tarifës e mbyllje të marrëveshjes. Mes presidentëve jam i bindur se ka një marrëveshje.
Kanë bërë marrëveshje që të gatshme duan ta servojnë. Jam i bindur se ka marrëveshje të gatshme dhe ky është problemi”, ka thënë Kurti.
Po ashtu, zt.Albin Kurti ka thënë se shkuarja e presidentit Hashim Thaçi në ShBA dhe mostakimi i tij me presidentin apo zëvendëspresidentin amerikan është debakël.
“Të shkosh në Shtëpi të Bardhë si president te mos e takosh presidentin amerikan e as zëvendëspresidentin, e të kthehesh pa marrëveshje politike dhe pa sjellë ndonjë investim në ekonomi është debakël.
E pasi kemi qeveri të re duhet të kemi president të ri. Unë nuk jam antiamerikan, por më lejoni të them se presidenti është antieuropian.
Pikërisht në kohën kur presidenti deklarohet se është antieuropian mua më akuzojnë si antiamerikan.
Unë i dua edhe ShBA-në edhe BE-në. Na nevojiten të dyja. Presidenti Thaçi po sillet më keq me BE-në se me Serbinë.
Unë jam i gatshëm të shkoj në Washington DC bashkë me Vjosa Osmanin qe t’i diskutojmë të gjitha çështjet”, ka vazhduar tutje Albin Kurti.
Kuvendi i Kosovës po mban seancë të jashtëzakonshme me kërkesë të deputetëve të PDK-së dhe deputetëve të tjerë.
Në këtë seancë po diskutohet për zhvillimet e fundit dhe reagimet e zyrtarëve të ShBA-së për mosheqjen e tarifës 100 për qind nga ana e Qeverisë së Kosovës ndaj produkteve të Serbisë dhe të Bosnjë-Hercegovinës.
No comments:
Post a Comment