Michael Osterholm tha se duke qënë se kishte 125,743 raste të konfirmuara në mbarë botën dhe 4160 vdekje deri të martën, gjërat mund të bëhen vetëm më keq.
Në Shtetet e Bashkuara ka pasur 1135 raste të konfirmuara me COVID-19 dhe 38 vdekje.
“Është vetëm fillimi,” tha Osterholm. “Në terma të dhimbjes, vuajtjes, vdekjeve, është vërtetë vetëm fillimi. Kjo do të vazhdojë për muaj të tërë.”
Shkencëtari i shëndetit publik tha se masat e marra nga qeveria globalisht nuk kanë shumë gjasa ta ndalojnë përhapjen. Ai e quan mbajtjen e maskave dhe doreza si një idiotësi dhe shton: “Nuk është e vërtetë se virusi transmetohet duke prekur fytyrën me duar. Ka pak informacione që e mbështesin këtë fakt.”
Osterholm e pranon që maska më mbrojtëse munden të shmangin infektimin, por tha se ato janë shumë të pakta në numër.
Ai shprehet për sëmundjen: “Beteja me COVID-19 do të jetë shumë sfiduese, por ne do ta kalojmë.”