Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/03/13

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim shefin e EULEX-it, Lars Gunnar Wigemark.

EULEX premton adresimin e çështjes së 300 mbetjeve mortore në morgun e Prishtinës

Qeveria e Kosovës është e vendosur të ndërtojë Shtetin e së Drejtës në vendin tonë. Sundimi i ligjit nuk ka alternativë. Në takim u diskutua për mënyrat e mundshme të përkrahjes për qeverinë në lëmitë ku përvoja dhe aftësitë e EULEX-it përbëjnë një ndihmë të konsiderueshme.

Kryeministri Kurti ndër të tjera, theksoi rëndësinë e madhe të adresimit të gati 300 mbetjeve mortore në Morgun e Prishtinës. Për këtë u premtua bashkëpunim nga ana e EULEX-it.

Në takim ishin prezent edhe këshilltarja Ligjore e kryeministrit Furtuna Sheremeti dhe këshilltarët e EULEX znj. Ismije Beshiri dhe Daniele Pancheri.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...