Nga Flori Bruqi
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ta përkufizojë përhapjen e virusit Corona si pandemi. Por kjo nuk e ndryshon situatën. Rastet e të prekurve në botë jashtë Kinës janë shtuar 13 herë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ta përkufizojë përhapjen e virusit Corona si pandemi. Por kjo nuk e ndryshon situatën. Rastet e të prekurve në botë jashtë Kinës janë shtuar 13 herë.
Përhapja globale e virusit Corona ka arritur tani në nivelin e një pandemie në përmasa të mëdha. Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, deklaroi në Gjenevë, se organizata e tij e ka vlerësuar papushim 24 orë përhapjen dhe tani duhet bërë fjalë për një pandemi.
"Ne jemi thellësisht të shqetësuar për përmasat alarmante të përhapjes, seriozitetin e gjendjes dhe nivelin alarmues të paaftësisë në luftën kundër virusit", tha ai.
"Ne mendojmë, që në ditët e javët e ardhëshme numri mund të rritet", shtoi kreu i OBSH-së.
Rastet e të prekurve nga virusi janë shtuar 13 herë
Tedros tërhoqi vëmendjen, se në dy javët e shkuara numri i rasteve me COVID-19 jashtë epiqendrës, Kinës, janë 13-fishuar.
Numri i vendeve të prekura është trefishuar. Në mbarë botën, sipas tij, deri tani janë regjistruar zyrtarisht mbi 118.000 raste në 115 vende.
Kanë vdekur prej këtij virusi të ri që prek mushkëritë deri tani 4291 njerëz.
Gjeni, izoloni dhe testoni....
Të gjitha vendet mund ta ndryshojnë ecurinë e pandemisë, theksoi Tedros: "Gjeni, izoloni, testoni, trajtoni çdo rast dhe ndiqni çdo gjurmë të tij." Fakti që OBSH e përkufizon tani si pandemi situatën, nuk ndryshon asgjë lidhur me rrezikun nga ky virus, vuri në dukje Tedros.
Nuk ka kritere zyrtare se në ç'moment të ecurisë së sëmundjes OBSH e klasifikon si pandemi atë. Përkufizimi pandemi nënkupton një sëmundje, që përhapet në mënyrë të pakontrolluar në të gjitha kontinentet.
Virusi i ri Sars-CoV-2 u konstatua për herë të parë në metrololin milionësh të Kinës. Vuhan në një treg kafshësh. Në Kinë ndërkohë atje gjendja ka nisur të qetësohet.
Ndryshe nga sa po ndodh në pjesën tjetër të botës. Veçanërisht rëndë është prekur Koreja e Jugut dhe Irani.
Në Europë është prekur kryesisht Italia. Autoritetet kanë regjistruar ndërkohë 12.462 të infektuar dhe 827 viktima.
Ekspertët dyshojnë se mund të ketë një shifër më të lartë të pa verifikuar.
Në Gjermani janë infektuar nga virusi Corona mbi 1800 vetë të diagnostifikuar. Tre pacientë kanë gjetur vdekjen nga kjo sëmundje e re e mushkërive.
Koronavirusët janë një familje e madhe e këtyre virusëve, nihen 6 grupe të mëdha të këtyre virusëve dhe që qarkullojnë në natyrë. Kryesisht jetojnë dhe infektojnë shtazët apo shpendët por aksidentalisht mund të vijnë edhe tek transmetimi i tyre tek njeriu.
Për këtë virusin e ri që është përhapur tanimë pothuaja në mbarë botën dihet që i përket kësaj familjes së Koronavirusëve dhe tani për tani autoritetet shëndetësore botërore e kanë emërtuar si virus i ri i Koronavirusëve 2019 Kina.
Pra Koronavirusët në përgjithësi nihen si virusë zoonotik çka do të thotë që kanë mundësi të transmetohen nga kafshët tek njerzit .
Më 31 dhjetor 2019 autoritet kineze diagnostifikuan një person me pneumoni te ranë dhe shkatarët e së cilës nuk arritën ti gjenin derisa me 7 Janar 2020 izoluan këtë virus nga ai person.
Më vonë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës izoloi këtë virus nga një person i infektuar dhe më pas u vërejt se është i ngjashëm me këtë virusin në Kinë.
Sa i përket burimit të këtij virusi në fillim u tha se ishin gjarpërinjt apo lakuriqët e natës por tani për tani ende nuk ka të dhëna të sigurta se cili ka qenë burimi kryesor dhe prej cilës kafshë është përcjellë.
Reziku i infektimit me virusin korona në Evropë - i "lartë"
Përhapja e virusit korona në Evropë po vazhdon. Numri i rasteve të infektimeve në Evropë është shtuar dukshëm ditët e fundit. Ndaj po shtohet edhe angazhimi kundër sëmundjes.Nuk ka më asnjë kontinent në të cilin nuk janë regjistruar raste të sëmundjes me virusin korona. Organizata Botërore e Shëndetësisë pohon se ndërkohë nga kjo sëmundje kanë vdekur më shumë se 3000 vetë. Ndërsa në mbarë botën janë infektuar deri tani rreth 90.000 vetë me virusin koronas. Më së shumti në Kinë - me rreth 80.000 raste.
Agjencia e Bashkimit Evropian për Shëndetësi (ECDC) e ka ngritur nivelin e rrezikut nga kjo sëmundje nga ai "i moderuar" në shkallën "i lartë". Kështu kumtoi Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në Bruksel. Kjo do të thotë se ekziston rreziku real i përhapjes së mëtejshme të virusit. Në BE janë regjistruar në përgjithësi deri tani rreth 2100 raste të infektimeve, në 18 vende të ndryshme të BE. 38 persona të vendeve të BE-së kanë vdekur deri tani si pasojë e sëmudjes me virusin COVID-19, theksoi komisionerja për Shëndetësinë, Stella Kyriakides. Situata po ndryshon nga dita në ditë, por nuk ka arsye për panik.
Instituti Robert Koch në Gjermani ka publikuar të dhënat e fundit, sipas së cilave, në Gjermani janë dëshmuar deri tani 150 raste të infektimeve me virusin Sars-CoV-2. Vetëm në landin Renani Veriore-Vestfali janë regjistruar deri në mëngjesin e ditës së hënë (02.03) 86 raste të infektimeve. Të dielën në mbrëmje u konfirmua një rast infektimi edhe në Berlin, që do të thotë se deri tani janë konfirmuar rastet e infektimeve në nëntë lande të Gjermanisë.
Instituti Robert-Koch (IRK) pohon se virusi në Gjermani ka qenë deri tani i një formë më të lehtë, përveç në një rast. Por rreziku i infektimeve në Gjermani cilësohet ndërkohë si "i mesëm", theksoi kryetari i IRK, Lothar Wieler në Berlin. Deri tani ky rrezik është cilësuar si "i ulët apo i mesëm", që do të thotë se rreziku është rritur. Wieler tha se situata është "dinamike" dhe se gjendja duhet të shihet nga dita në ditë. Lidhur me këtë sëmundje ende nuk ka informacione të mjaftueshme, që do të thotë se nuk mund të jepen as mendime përfundimtare për rrezikun nga ajo. Nisur nga numri i rasteve, Gjermania renditet në vendin e 10 në botë.
Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn thotë se katër nga pesë raste të sëmundjes korona virusi kalon me pak apo aspak simptoma. Ministri mendon se mbyllja e kufirit gjerman për momentin nuk është e domosdoshme. Ai u deklarua e kundër ndalimit të fluturimeve të drejtpërdrejta me Kinën, sepse kjo do të thoshte se duhet të largohen nga ai vend rreth 30.000 gjermanë. Ministri Spahn u deklarua edhe kundër masave për ndalimin e tubimeve të mëdha apo për mbylljen e sipërmarrjeve ku paraqiten rastet e infektimeve.
Numri më i madh i rasteve të infektimeve në Evropë është regjistruar deri tani në Itali, me rreth 1700, 34 prej tyre kanë vdekur. Italia zë vendin e tretë në përmasat botërore, pas Kinës dhe Koresë së Jugut.
Kosova është rrezikuar si çdo vend tjetër. nga Korona virusi Kinez.
Qytetarët të shqetësuar nga mundësia e përhapjes së virusit Korona-virusi i cili është duke u përhapur në Kinë dhe disa vende të tjera, ka ngritur alarmin e rrezikut edhe në Kosovë. Në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik pohojnë se nga ky virus është e rrezikuar edhe Kosova. Thonë se janë në gjendje gatishmërie për ta menaxhuar këtë virus, por që për të mbërritur në Kosovë atij i duhen tre deri në gjashtë muaj. Simptomat e virusit që është përhapur në Kinë, janë të njëjta me gripin sezonal i cili aktualisht është i pranishëm në Kosovë.
Në Kosovë nuk ka asnjë të rast të konfirmuar me koronavirus.
Këtë e ka bërë të ditur ministri i shëndetësisë, Dr. Arben Vitia në një konferencë për media. Dr Arben Vitia deklaroi se sipas OBSH-së, Kosova konsiderohet vend me rrezikshmëri të ulët për koronavirus. Mbrëmë Qeveria e Kosovës ka marrë vendimin për masat parandaluese në funksion të mbrojtjes nga Corona Virus COVID-19.
Qeveria ka vendosur që të ndërpritet procesi mësimor në të gjitha nivelet e arsimit deri më 27 mars 2020. Po ashtu, është vendosur që të pezullohen linjat ajrore nga vendet me rrezik të mesëm dhe të lartë deri në një vendim tjetër, si dhe masa të tjera.
Shqipëria preket nga virusi Corona
Shqipëria konfirmoi të hënë (9.03.2020) dy rastet e para të infesksionit me virusin Corona. Drejtuesja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive, në Institutin e Shëndetit Publik në Tiranë, Silva Bino, në një konferencë shtypi sqaroi, se " dy të infektuarit janë baba dhe bir, të moshës 54 dhe 28 vjeҫ".
Hyrja në Shqipëri e virusit përbën një rast të importuar. ”Sipas informacioneve zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, 28 vjeҫari, ka ardhur nga Italia në Shqipëri në rrugë tokësore më 26 shkurt dhe ia ka transmetuar virusin babait të tij. Ai ka hyrë në Shqipëri pas mesnatës së 26 shkurtit, nga Muriqani, pika e kalimit kufitar Shqipëri - Mali i Zi, Sipas autoriteteve ai është kontrolluar në këtë pikë kufitare, por nuk ka pasur ende simptomat e infektimit që iu shfaqën nëntë ditë pas hyrjes në Shqipëri, të premten e kaluar, më 6 mars.
Ekipi i epidemiologëve, pas rezultatit të analizave të dy të infektuarve, ka kryer izolimin e kontateve të tyre të ngushta dhe po vijon me gjurmimin e kontakteve të dyta apo të treta, që mund të kenë marë virusin.
Dy të infektuarit ndodhen të shtruar në Spitalin Infektiv, në Qëndrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza” në gjendje të stabilizuar dhe pa komplikacione, pohojnë burime zyrtare, Të afërmit e tyre janë në karantinë.
Qeveria merr masa urgjente
Qeveria vendosi mbylljen e të gjitha institucioneve arsimore publike dhe jo publike. Ajo urdhëroi pezullimin për dy javë të të gjitha fluturimeve ajrore nga aeroporti "Nënë Tereza " drejt qyteteve italiane Milano, Bergamo, Bolonjë, Firence, Xhenova, Perugia, Pisa, Rimini, Venecia dhe Verona si edhe prej këtyre qyteteve në Tiranë. Autoritetet italiane i kanë shpallur këto qytete të prekura në mënyrë masive nga infeksioni me Corona Virus.
Masa tjetër e marrë ka të bëjë me qëndrimin e detyrueshëm mbyllur në shtëpi, të paktën për dy javë, të të gjithë atyre që mbrrijnë në Shqëipëri nga qytetet e sipërpërmendura. Për këdo që nuk zbaton këtë masë do të ketë sanksione administrative.
Spitalet në strukturat shëndetësore publike dhe jopublike në nivel kombëtar janë urdhëruar të kufizojnë në maksimum hyrjen në mjediset e tyre të të afërmve të personave që ndodhen të shtruar. Me urdhër të qeverisë janë kufizuar në maksimum dhe ndaluar ndërhyrjet kirurgjikale përveҫ rasteve të tumoreve dhe patologjive malinjë. Për shërbimet kirurgjikale të urgjencave, në nivel kombëtar, nuk do të ketë asnjë ndalim.
Për dy javë qeveria ka urdhëruar anulimin e të gjitha organizimeve masive, aktiviteteve sportive, kulturore, koncerteve, konferencave që zhvillohen në mjedise të mbyllura dhe me shumë pjesëmarrës.
Fond shtesë prej rreth 4 milion eurosh
Kryeministri shqiptar Edi Rama bëri me dije (09.03)se për përballimin e rasteve potenciale të infektimit me Corona Virus, është vënë në dispozicion të Ministrisë së Shëndetësisë një fond shtesë prej afërsisht 4 milion euro. "Mjediset e përgatitura më parë për karantinën e përgjithshme janë në dispozicion. Dhomat e izolimit në Spitalin Infektiv janë funksionale dhe po punohet në vijimësi për stokun e materialeve për personelin”, tha kryemnistri Rama, pas mbledhjes urgjente të qeverisë. Ai i bëri thirrje qytetarëve të informohen nga burime zyrtare dhe të zbatojnë me rigorozitet rekomandimet e autoriteteve shëndetësore për t'u mbrojtur nga infektimi.
Urgjenca Kombëtare: Qindra qytetare kërkojnë analiza për virusin
Sipas burimeve zyrtare nga Urgjenca Kombëtare në Tiranë po shtohen nga ora në orë telefonatat e qytetarëve që kërkojnë ndihmë të verifikojnë dyshimet e tyre se mos janë të infektuar nga Corona Virus. Deri në orët e para të mesditës se sotme numri i telefonatave arriti në 751.
Drejtorja e Departamentit të Epidemiologjidsë, Silva Bino, tha në kongerencën për shtyp, se "Shqipëria mund të kryejë nga 200 deri në 500 analiza për virusin në ditë”.
Ndërkohë deri në pasdite ( 12.03.2020) autorutetet shëndetësore larguan nga Spitali Infektiv të gjithë pacientët dhe liruan dhomat e tij për t'u përdorur për trajtimin e personave që mund të konstatohen në vijim të infektuar me virusin Corona apo për t'u përdorur për karantinë: Policia ka vendosur shiritin e perimetrit të sigurisë për të moslejuar familiarët të afrojhen në mjediset spitalore pa leje nga Drejtoria e Qëndrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza.”
Virusi i ri Corona, me emrin SARS-CoV-2 është një sfidë globale që kërkon nga çdo person përgjegjshmëri: Çdo qytetar, por edhe sipërmarrjet, institucionet, organizatat mund të marrin masa, për t'u mbrojtur nga virusi dhe të përgatiten në rast të një pandemie. Në një rast të tillë masat përqëndrohen tek ulja sa të jetë e mundur e numrit të infektuarve. Familjet duhet të jenë të gatshme për të pasur të gjithë artikujt e nevojshëm. Synimi: të mënjanohen kufizime të mëdha apo trazirat në shoqëri.
Çfarë mund të bëj gjithkush konkretisht? Çfarë të mbron nga një infeksion?
- Mbani distancë nga personat e sëmurë (1 deri në 2 metra)
- Lani rregullisht e me kujdes duart. Të paktën 20 sekonda me sapun, lani mes gishtërinjve, deri në lart në kyçin e dorës e rrotull gishtit të madh.
- Mos prekni me gishtërinj fytyrën apo sytë, veçanërisht mos prekni me gishtërinj mukozën e gojës apo hundës.
- Mënjanoni tokjen e duarve dhe përqafimet.
- Mos u kollitni në duar, por mënjanë në parakrah.
- Në rast nevoje përdorni dorashka. Lajini ose ndërrojini këto përditë.
- Mënjanoni vendet me shumë njerëz dhe aktivitete si koncerte apo grumbullime të tjera. Vendosni prioritete.
- Zhvilloni refleksin e mbrojtjes: Për shembull shtypni butonat e ashensorit jo me gisht por me bërryl ose krah.
- Hidhini shpejt facoletat e përdorura.
Virusi Korona përhapet përmes teshtimës. Shtrirjen e ka në grykë. Nga aty infeksioni përhapet më tej deri në mushkëri e mund të dalë sërish jashtë trupit përmes teshtimës, kollitjes duke u përhapur sërish në sipërfaqe të ndryshme e aty të ifnektojë persona të tjerë.
Italien Mailand Leere Regale im Supermarkt nach Coronavirus Ausbruch (Reuters/F. Lo Scalzo)
Rafte bosh në supermarketet në Milano
Si të përgatitem në rast të një pandemie?
Në rast të një vale përhapjeje mund të ketë me shumë gjasa kufizime apo probleme furnizimi. Kujdesuni që të keni rezerva, që në rast nevoje të mund të ushqeheni disa javë nëse duhet të mbylleni në shtëpi.
- Mbani ilaçe me recete gati për një muaj (në raste nevoje).
- Mbani rezerva me ushqime me afat të gjatë skadimi.
- Mendoni si mund të mbroni të afërmit e miqtë. Sidomos të moshuarit e personat e sëmurë me sistem imunitar të dobët kanë nevojë për ndihmën tuaj.
- Merrni masa, të dini si të veproni kur duhet të kujdeseni për anëtarë të sëmurë të familje.
- Punëdhënësit mund të ofrojnë mundësinë e punës nga shtëpia. Punonjësit e sëmurë duhet të largohen nga punonjësit e tjerë e të dërgohen në shtëpi. Në zyra duhet të bëhet më shpesh ajrosja. Edhe tastaturat e ambienti i punës duhet dezinfektuar rregullisht. Udhëtimet për shkaqe pune duhet të planifikohen me kujdes, kush sëmuret në udhëtim duhet të lajmërojë përgjegjësit.
Ngrohtë, ftohtë, lagështirë? Çfarë u duhet viruseve për mbijetesë
Shpresa është, që në pranverë gjithçka do të bëhet më mirë. Nëse shkon mirë, virusi i ri korona i njohur edhe me emrin SARS-CoV-2, do të ketë të njëjtin fat si edhe virusi i gripit. Pranvera me temperaturat në rritje do t'i jepte fund atij e kësisoj i gjithë ky tension do të kalojë. Sezoni i virusit korona do zbehej po ashtu si edhe vala e gripale, që çdo vit merr fund me mbarimin e dimrit.
Kaq përsa i përket shpresës. Por nëse virusi SARS-CoV-2 do të ketë të njëjtin mutacion sikurse dëshirohet, këtë nuk mund ta thonë me precizion të saktë as virologët sikurse thekson edhe Thomas Pietschmann "parë rreptësisht dhe për ta thënë sinqerisht nuk mund të parashikohet një gjë e tillë, sepse ne nuk e njohim këtë virus."
Pietschmann është virolog molekular dhe studion në qendrën për studimet eksperimentale dhe klinike të infeksioneve, e quajtur Twincore, në Hanover. Ai merret me të ashtuquajturat viruse RNA - tek të cilat bën pjesë p.sh. edhe virusi i hepatiti C. Edhe SARS-CoV-2 bën pjesë në këtë grup.
Virus? I panjohur!
"E veçanta në këtë virus është, që njeriu konfrontohet për herë të parë me të. Prej të dhënave, që kemi nga Kina, mund të arrish në konkluzionin, që virusi vetëm një herë ka kaluar nga një kafshë tek njeriu e është përhapur në këtë mënyrë ", thotë Pietschmann.
Me fjalë të tjera ndryshe nga viruset e influencës, me të cilat pothuajse kushdo ka kontaktuar një herë, sistemi ynë i imunitetit nuk është i përgatitur për një sulm prej virusit korona.
Kësaj i shtohet edha fakti, që hemisfersa veriore aktualisht është perfekte për përhapjen e shpejtë të viruseve. Nga njëra anë është temperatura. Viruset aspiratore, pra ato që përhapen përmes aparatit të frymëmarrjes, e kanë shumë të lehtë, kur është ftohtë. "Viruset kanë stabilitet të lartë kur temperaturat janë të ulëta. Ngjashëm si me ushqimet, që në frigorifer qendrojnë më gjatë", shpjegon Pietschmann.
Ftohtë dhe thatë, ju lutem!
Sa më ngrohtë bëhet, aq më të vështira bëhen kushtet për viruset. "Virusi korona është i rrethuar nga një shtresë ipide, pra yndyrore", thotë Pietschmann. Kjo shtresë nuk i reziston të nxehtit, ndaj virusi me rritjen e temperaturave do të ngordhë shpejt. "Viruse të tjera, si ai noro janë më të qendrueshëm, sepse ato përbëhen nga proteina dhe molekula trashëguese."
Për viruse të tjera temperatura luan gjithashtu rol sekondar. Viruse dengue shfaqen kryesisht në rajonet tropikale dhe subtropikale. Kjo nuk ka të bëjë aq me atë që ato preferojnë të nxehtit, por me faktin se zonat e ngrohta janë habitati i mushkonjave që e përçojnë këtë virus. "Rolin kryesor për përhapjen e këtij virusi në këtë rast nuk e luan temperatura, por insekti ose kafsha që e transmeton virusin", thotë Pietschmann.
Lagështia e ajrit luan gjithashtu rol në përçimin e viruseve të aparatit të frymëmarrjes. Nëse viruset dalin jashtë përmes një teshtime të fortë nga personi që është prekur prej tyre, ato qëndrojnë në ajër. "Në ditët me të fohtë të thatë bulëzat nga frymëmarrja me viruset që mbajnë brenda qëndrojnë më gjatë në ajër, se sa kur ajri është i lagësht", thotë Pietschmann.
Në këtë mënyrë viruset përhapen shumë shpejt. Sidoqoftë fillimisht ato përhapen në heshtje dhe fshehurazi. Nga kontakti i parë me virusin deri në shfaqjen e simptomave të para mund të kalojnë disa javë. Kohëzgjatja e inkubacionit varet nga tiparet dhe biologjia e virusit.
Kromozimi i dyfishtë X dhe estrogjenet
Temperaturë, dhimbje dhe dridhje janë simptomat tipike të një sëmundjeje virale dhe shenjat që trupi i lufton viruset që kanë depërtuar në të. Se sa e suksesshme është kjo luftë, varet jo vetëm nga mosha dhe gjendja shëndetësore e të infektuarit, por edhe nga seksi. Edhe në rastin e virusit korona shifrat flasin, që femrat kanë shanse më të mira për ta përballuar krahasuar me meshkujt. Kuota e vdekshmërisë tek burrat me 2,8 përqind është dukshëm më e lartë se tek gratë me 1,7 përqind.
"Kjo ka nga njëra anë arsye gjenetike", thotë Pietschmann, "sepse disa gjene relevante për imunitetin, p.sh. gjenet që janë përgjegjëse të njohin ngacmuesin, janë të koduara në kromozomin X." Meqënëse femrat kanë dy kromozome X dhe burrat vetëm një atëherë gjinia femërore është në avantazh të jetë më e mbrojtur.
Edhe hormoni femëror estrogjen i ndihmon gratë, që të mbrohen ndaj sëmundjeve virale. "Disa gjene relevante në aspektin imunologjik kanë edhe elementë lidhës për estrogjenet, atje ku aktivizohen këto gjene. Kjo do të thotë, që këto gjene komandohen edhe prej hormoneve", shpjegon Pietschmann.
Ndoshta sezoni i koronës do të mbyllet me fillimin e pranverës në hemisferën veriore. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë ndërkohë është regjistruar një rast me SARS-CoV-2 në Brazil, në hemisferën jugore, ku dimri pritet të fillojë.
No comments:
Post a Comment