Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/03/15

Odat ekonomike do të flasin për masat e ndërmarra për Covid 19



Drejtuesit e Odës Ekonomike të Kosovës, Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Odës së Afarizmit të Kosovës, Klubit të Prodhuesve të Kosovës dhe Shoqatës së Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës sot mbajnë konferencë.
Gjatë kësaj konference do të prezantojnë kërkesat e komunitetit të biznesit përkitazi me masat e ndërmarra karshi pandemisë globale COVID-19 dhe efekteve të këtyre masave mbi sektorin privat dhe ekonominë në përgjithësi.

Aty do të prezantohen edhe kërkesat e komunitetit të biznesit për masat që Qeveria e vendit duhet të ndërmarrë për të mbrojtur sektorin privat nga efektet negative.

Masat kundër koronavirusit, MIE kërkon që kompanitë ndërkombëtare të dorëzojnë emrat e drejtuesve të automjeteve



Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton kompanitë e transportit ndërkombëtar të mallrave se duhet të dorëzojnë brenda datës  14 mars 2020, listën me emrat e drejtuesve të automjeteve të cilët do të kryejnë transportin ndërkombëtar, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Në kuadër të organizmit të transportit ndërkombëtar të mallrave, si pasojë e masave të marra për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, kërkohet nga të gjitha kompanitë të cilat kryejnë transport ndërkombëtar të mallrave që brenda ditës së sotme, 14.03.2020, ora 23:00 të dorëzojnë në adresën e email transporti@infrastruktura.gov.al, listën e drejtuesve të automjeteve, të cilët kryejnë transport ndërkombëtar”, thuhet në një njoftim të shpërndarë sot nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Kjo listë duhet të përmbajë emër, atësi, mbiemër, ditëlindje, numër pasaporte dhe numrin e lejes së drejtimit ndërkombëtare.

Tutje thuhet se nga ana e autoriteteve do të lejohen të qarkullojnë vetëm kompanitë të cilat do të dërgojnë emrat e drejtuesve të tyre.

Në fillim të javës, MIE njoftoi pezullimin e transportit të pasagjerëve me Italinë, por bëri të ditur se transporti i mallrave nuk do te prekej nga masat shtrënguese në kuadër të emergjencës së Coronavirusit.

Me masat e marra nga Qeveria për pezullimin e lëvizjes së automjeteve, kompanitë e transportit të mallrave do të duhet të regjistrojnë drejtuesit e mjeteve për të mundësuar vijimin e punës se tyre.

Washington DC: Pentagoni vendoset në karantinë shkaku i koronavirusit



Ndërtesa e Pentagonit është vendosur në karantinë, ndërsa Departamenti i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara i ka ndaluar pothuajse të gjitha uhdëtimet e brendshme për pjesëtarët e shërbimit ushtarak dhe punëtorëve civilë për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Duke filluar nga dita e hënë, anëtarët e shërbimit ushtarak do ta kenë të ndaluar udhëtimin brenda pjesëve të ndryshme të shtetit, përfshirë ndërrimin e përhershëm të stacionit apo transferimin e përkohshëm të detyrave.

Ndalimi i udhëtimeve do të vlejë edhe për punëtorët civilë dhe anëtarët e familjeve, të cilët janë të caktuar të qëndrojnë në ndërtesa ushtarake, shkruan “Daily Mail”.
Pentagoni njoftoi se zinxhiri komandues do të ofrojë përjashtime të kufizuara nga masat e reja në raste të rrethanave të jashtëzakonshme.


Vendimi për ndalimin e udhëtimeve do të mbetet në fuqi deri më 11 maj 2020, ndërsa ndërtesa e Pentagonit do të vendoset në karantinë në mesnatën e së dielës(15/16 mars 2020).

Është marrë vendim edhe për anulimin e të gjitha tubimeve me shumë njerëz, përfshirë organizimet me rastin e pensionimit të ushtarakëve apo të ngritjes në detyrë.(“Daily Mail”)

Historia tragjike e shkrimtarit: Më hoqën të drejtën e botimit, më dërguan në Yrshek dhe më vunë prangat 'në emër të popullit'


Zyhdi Morava.JPG

Zyhdi Morava lindi në fshatin Grace të Devollit, më 14 mars 1946. Internohet prej Tiranës në fshatin Yrshek, për motive politike. 

Për të njëjtat motive dënohet në vitin 1978 me 8 vjet burg. 

Dënimin e vuajti në Spaç. Pas përmbysjes së diktaturës komuniste fillon të punojë për krijimin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura. 
Gjithashtu, në këto vite ushtron profesionin e gazetarit dhe shkruan vazhdimisht në gazetën "Sindikalisti","E vërteta" dhe "Republika". 

Mbas vitit 1991 ka botuar shumë libra, si në gjininë e poezisë, ashtu edhe të prozës. 

Në morinë e veprave të tij mund të përmenden novela "Hingëllimat e shiut", ndërsa ndër romanet më të njohura janë:

 "E zhdukura", "Burri i të dashurës sime", "E veçanta e një dashurie", roman i cili u vlerësua me çmimin kombëtar "Penda e Argjendtë" si romani më i mirë për vitin 2005. 

Po atë vit Zyhdi Morava u zgjodh kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artisteve (LSHA), të cilën e drejtoi për gati dy vjet. 

Në vitin 2006 Zyhdi Morava dekorohet nga Presidenti i Republikës, me titullin "Mjeshtër i Madh".

Vdiç më 9 korrik 2010.

(Flori Bruqi)






“I was deprived of the right to publish and sent to Yrshek, where in March ’78 the State Security car stopped me at my feet and …” Tragic story of the writer.
(D.K)


Rezultati i imazhit për zyhdi morava

Memorie.al publishes the unknown story of Zydi Morava originating from the villages of Korça, whose family had been displaced by difficult economic conditions and had come to Tirana in the early 1950s with the hope of working at the Combine. of Stalin Textiles being built on the outskirts of the capital. Zydi’s passion for books and literature from his childhood and the publication of the first poems at the age of 17 in the newspaper “Puna” when he worked in the city of Elbasan, with the help of poet Ilia Dede. The subsequent acquaintance with a group of young writers in Tirana, headed by Bedri Myftari, including Ahmet Golemi, Roland Gjoza, Kosta Dhamo, Piro Kuqi, etc., who were arrested in 1974 by the State Security, was labeled the “hostile group of young writers” to end prisons and deportations. How they interned Zydi in the village of Yrshek in Tirana, forced to work in the heaviest agricultural jobs, until March 1978, when a “Gaz” of the Tirana Branch stopped them on foot and ” in the name of the people ”he was handcuffed, to be sentenced to 10 years in prison, which he suffered in the camp of Spaç, where, with other associates, poets and writers, Frederik Rreshpja, Visar Zhiti, and Ali Oseku, continued to they also wrote poetry in prison in the larger village.

In 1971, after our group had fallen heavily into the eyes of the State Security, the crackdown on us began and the first to be arrested was Bedri Myftari, who at the time was working as a journalist with “Voice of Youth”, who was also considered the leader of the that was several years older than we were. At the Bedriu trial where we were all called, we were called the “Hostile Group of Young Literary People” and after that, the first measure taken against us was the removal of the right to publish for everyone and our distribution to various countries. As a result of these measures that were taken against us, I was initially taken as a worker on the “Gjergj Dimitrov” farm, and then, by a decision of the Central Commission for Internment and Displacement, I was deported to the village of Yrshek, west of the town. Tirana. After nearly two and a half years of staying in the village where I lived in a semi hut and assigned me to the most difficult of agricultural jobs, on March 4, 1978, as I was crossing one of the streets of that sector, a “Gaz “Of the Interior Branch of Tirana stopped me at my feet and the persons who came down from him put me in the chains” in the name of the people “. This is how he recalled his arrest, Zyhdi Morava, former Chairman of the Albanian Writers and Artists’ Association after the 1990s, and one of the most prolific writers, who recounted the tragic story of his life full of suffering. Dragging, for nearly 20 years, from the canals of the “Gjergj Dimitrov” farm, into the deep, icy caverns of the galleries of Spaç prison, and again the canals with the shovel on its side, labeled “enemy of the people”. But who is Zyhdi Morava and what is his past?



That small inclination for literature

Zydih Morava was born on March 14, 1946, in the village of Gracen, Devolli province, where his family originated. His father Dalipi during the war years was associated with the Anti-Fascist Movement, and though he worked all day on the heaviest agricultural jobs, he could not afford the family life which was mired in deep misery. Due to the poor economic situation and the difficult conditions of the Morava family at that time, Zydih’s father (Dalipi) was able to arrange for him to move out of his village and in 1953 come to Tirana, hoping to work at the Combine. of Stalin Textiles, which was just built. Regarding this, Zydihu said: “Even after we moved out of the village, again in Tirana, our family lived in extremely difficult economic conditions, as we were five children growing up. Situated in these family circumstances and to some extent helping my parents and family, at the age of 17 I was forced to enter the Combine Office where I worked for hours bending over the lathe. Although I had begun work, I did not for one moment part with the press, becoming a problem both in the neighborhood and in the enterprise. But in contrast to these age-old whims, I would spend time and hours reading books, reading Chekhov’s novels, and many other books that I bought or received from my older friends since I had no family inherited none because both mother and father were illiterate. Being crazy about books, when I was no more than 14-15 years old, I started scribbling the first poems and stories in the notebook, but without thinking about publishing them. In 1965-’67, when I was compulsory military service in Elbasan, I managed to publish my first stories and poems in the magazine “10 July” and in the newspaper “Puna”. The publication of those stories and poems that constituted a special event for me was made possible by the kindness shown by Ilia Dede, who was then working as an editor at the Puna newspaper, recalling Zyhdi Morava when he published his first poems and stories.

In the group of young writers

Even after his release from the army, Zydihu had no passion for books and literature, but instead, he continued to write more poetry and various stories, eager to see them published in newspapers or magazines. At that time he approached and met a group of young men who were very passionate about literature. Regarding this, Zyhdiu recalled: “From 1969 I was introduced to and associated with a group of young men aspiring to become writers and poets. These young boys who could not understand their life without literature were: Bedri Myftari who was a journalist at the Voice of Youth, Kostandin Dhamo and Roland Gjoza (a student of Literature), Ahmet Golemi (a teacher of culture), as well as Pirro Kuqi who worked at Misto Mame. With this very passionate young man in literature, I was introduced to and recognized by the Dhamo Rrapi, who at the time headed the literary circle at the Palace of Culture in Tirana. All of us guys in that group shared a lot of similar things, but the most important was the literature that we discussed for hours when we met in cafes or at each other’s homes. The most popular of our group at that time was Bedri Myftari, who worked as a journalist for “Voice of Youth” (the editorial office was in the Central Committee building) and had published the first books with stories and poems, and the rest of us almost we were unknown at all, though we had published it in newspapers or magazines. Often as we walked the hills of the lake and read each other’s poems and exchanged our thoughts in endless discussions on literature, life seemed to us more beautiful. But at that time we neither thought nor knew that every free beauty in dictatorship was destined to be suppressed in its manifestation. and aspired to become famous writers and poets.

Hit by Insurance

But what happened to the group of young writers that Zyhdi joined. Regarding this, he recalled: “Our group at that time had neither any kind of political intent nor had we ever thought of going against the communist regime. But unintentionally as young and rebellious in spirit, we aspired and yearned to write out of time frames and clichés, which at the time was a heresy and a grave sin. It was precisely these trends that made our group stand out and be followed by State Security. At that time, the Security People were very impressed with the conjectures: what is this group of young people, why do they always stick together, what are their goals and what are their goals ?! Soon thereafter, it was not long before 1971 that the State Security decided to strike our group and the first to be arrested and brought to trial was Bedri Myftari, whom they called “Group Leader”. During the court hearings, we were also called to be his closest friends and called there a “hostile group of young writers”, which meant a warning that we were also targeted. arrested soon. After the trial, Badri Myftari was sentenced to six years in prison, and the first measure taken against us was the deprivation of the right to publish and distribute as a group. So under these measures, Roland Gjoza, who was an excellent student, was assigned to work in the Puka district, Kostandin Dhamon was taken as a soldier, I was removed from the Combine Office and sent to a worker at the farm “Gjergj Dimitrov”, Zyhdi recalls. Morava hit the “young literary group” that he was part of, which began with the arrest of Bedri Myftari, who was regarded as the leader of the group since he was a few years older than others and worked as a journalist at Voice of Youth”.

Arrest and jail in Spaç

As was thought by members of the group of young writers, State Security would not only suffice with the arrest of Bedri Myftari but then Zyhdi Morava, Pirro Kuqi and Ahmet Golemi would have the same fate. Related to this Zyhdiu recalled: “After the trial of Bedri Myftari, from the farm“ Gjergj Dimitrov ”where I was taken, after a decision of the Central Commission of Internment and Expulsion, I was interned for 5 years in the village of Yrshek, Tirana. There I was allowed to live in a half-ruined hut and was assigned to the heaviest agricultural jobs. During that internship period, although I was not allowed to publish and therefore had no hope of it, in the evenings when I was too tired to work, I constantly wrote various stories and poems. At the time, I also wrote a novel that I, unfortunately, couldn’t save. When I was in Yrshek, seeing myself in that miserable state that surrounded me and the other villagers who lived there, I first became aware and began to think that the system was a real savage. I had no habit of talking to others about the Communist regime because I knew where I was. But even though I remained in my deep silence, the State Security did not comfort me and arrested me on March 14, 1978, two and a half years after my internment. My arrest was made while walking on one of the streets of the sector, where an Inner Branch “Gas” stopped me at my feet and the persons descending from it shackled me after communicating that it was “in the name of the people.” “. I was more or less prepared for the arrest, that some time ago one of my friends informed me that I could be arrested and advised that if I had any compromising material in the apartment, I would do well to remove it. So I was forced to burn almost all of the manuscripts I had kept for years. After being arrested, I was sent to the Tirana investigation (rep 313) and after four months I was tried and sentenced to eight years in prison for “agitation and propaganda against popular power”, where witnesses came to me with some villagers serving State Security… Following my conviction, on August 10 of that year, I was sent to Spaç prison where I remained until November 15, 1982, the day on which I was released from the amnesty granted to political prisoners. While serving my prison sentence, though I worked on the most difficult fronts in Spaç’s galleries, I secretly wrote poems and stories, though I knew that if I was caught I would be reunited for another 10 years. In that state so exhausted by the exhilarating fatigue, the hunger of the cold, I often found time with my friends: Visar Zhiti, Ali Oseku, and Frederick Reshpja discussing what gave us the most, literature. Prison has a positive effect on character strengthening, whereas freedom affects the opposite because it exerts greater pressure and affects character degradation. If in the first case, being isolated in a small space, away from the daily interests of life and observing thousands of eyes, it makes you control yourself, and in the second case, in the face of the many interests of life, the economic needs, and career goals, the former prisoner begins to be deformed and oppressed by the pressure of freedom and drag on the demands of daily necessity. So I feel a bit of confusion when I see that many in the media take on the role of a hero. I think there are no heroes, but there are people who try to work for good as there are people who are oppressed by evil, ”concludes his definition of prison and deportation co-defendants Zyhdi Morava.

Literary Creativity

After leaving prison in 1982, Zyhdi returned to his family in Tirana and began his most arduous work: loading and unloading wood at the Railway Station, harvesting grass in the village of Yzberish, guarding horse stables and so on. During those years, though he had no hope of publishing a poem or story, he continued to write. It was only in September 1982, with the help of Bardhyl Londo, that he managed to publish a story (entitled “About Eliza”) in the newspaper “Drita”. In the 1990s, when movements for the overthrow of the communist regime began, Zyhdi joined the Independent Trade Unions and then as editor and journalist for the Syndicalist newspaper and for one year ran the Truth newspaper of the Syndicate. From 1995 to 2000, he served as spokesman for the Municipality of Tirana, and for two years was elected Secretary of Literature at the League of Albanian Writers and Artists and then for several years as its chairman. From 1991 until his death in 2010, Zyhdiu managed to publish 21 books, being one of the most prolific writers.

Memorie.al



Historia tragjike e shkrimtarit: Më hoqën të drejtën e botimit, më dërguan në Yrshek dhe më vunë prangat 'në emër të popullit'

Si e internuan Zydiun në fshatin Yrshek të Tiranës duke u detyruar që të punonte në punët më të rënda në bujqësi, deri në marsin e vitit 1978-të, kur një “Gaz” i Degës së Brendëshme të Tiranësi, i ndaloi tek këmbët dhe “në emër të popullit” i vuri prangat, për ta dënuar më pas me 10 vjet burg, të cilat ai i vuajti në kampin e Spaçit, ku me bashkëvuajtësit e tjerë, poetët e shkrimtarët, Frederik Rreshpja, Visar Zhiti e Ali Oseku, vazhdonin të shkruanin edhe aty në burg poezi në fshetësinë më të madhe.


Rezultati i imazhit për Zydih Morava

Publikohet historia e panjohur të Zydi Moravës me origjinë nga fshatrat e Korçës, familja e të cilit nga kushtet tepër të vështira ekonomike ishte shpërngulur dhe kishte ardhur në Tiranë që në fillimin e viteve ’50-të me shpresën për të punuar në Kombinatin e Tekstileve “Stalin” që po ndërtohej në periferi të kryeqytetit. Pasioni i Zydiut për librat dhe letërsinë që në fëmijrinë e tij dhe botimi i poezive të para në moshën 17 vjeçare në gazetën “Puna” kur ai punonte në qytetin e Elbasanit, me ndihmën e shkrimtarit e poetit Ilia Dede. Njohja më pas me një grup letrarësh të rinj në Tiranë, me në krye Bedri Myftarin, ku bënin pjesë dhe Ahmet Golemi, Roland Gjoza, Kosta Dhamo, Piro Kuqi, etj., të cilët në vitin 1974 u arrestuan nga Sigurimi i Shtetit, duke u etiketuar si “grupi armiqësor i letrarëve të rinj”, për të përfunduar burgjeve dhe internimeve. Si e internuan Zydiun në fshatin Yrshek të Tiranës duke u detyruar që të punonte në punët më të rënda në bujqësi, deri në marsin e vitit 1978-të, kur një “Gaz” i Degës së Brendëshme të Tiranësi, i ndaloi tek këmbët dhe “në emër të popullit” i vuri prangat, për ta dënuar më pas me 10 vjet burg, të cilat ai i vuajti në kampin e Spaçit, ku me bashkëvuajtësit e tjerë, poetët e shkrimtarët, Frederik Rreshpja, Visar Zhiti e Ali Oseku, vazhdonin të shkruanin edhe aty në burg poezi në fshetësinë më të madhe.


Rezultati i imazhit për Zydih Morava


Në vitin 1971 pasi grupi ynë kishte rënë shumë në sy të Sigurimit të Shtetit, filloi goditja ndaj nesh dhe i pari që u arrestua ishte Bedri Myftari që asokohe punonte si gazetar në “Zëri i Rinisë” i cili u konsiderua dhe si Kryetar i Grupit me që ishte disa vjet më i madh se ne në moshë. Në gjyqin e Bedriut ku na thirrën të gjithëve, na quajtën “Grupi armiqësor i letrarëve të rinj” dhe pas kësaj, masa e parë që u muarr ndaj nesh ishte heqja e të drejtës së botimit për gjithsecilin dhe shpërndarja jonë në vende të ndryshme. Në kuadrin e këtyre masave që u muarën ndaj nesh, mua më çuan fillimisht si punëtor në fermën “Gjergj Dimitrov”, e më pas me një vendim të Komisionit Qëndror të Internim-Dëbimeve, më internuan në fshatin Yrshek që ndodhet në perëndim të qytetit të Tiranës. Pas afro dy vjet e gjysëm qëndrimi në atë fshat ku banoja në një gjysëm kasolleje dhe ku më caktonin në punët më të vështira të bujqësisë, më 4 mars të vitit 1978, ndërsa isha duke kaluar në një nga rrugët e atij sektori, një “Gaz” i Degës së Brendëshme të Tiranës më ndaloi tek këmbët dhe personat që zbritën prej tij më vunë prangat “në emër të popullit”. Kështu e kujtonte arrestimin e tij, Zyhdi Morava, ish-Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë pas viteve ’90-të dhe një nga shkrimtarët më prodhimtarë, i cili na rrëfente historinë tragjike të jetës së tij plot vuajtje e peripecira. Duke u tërhequr zvarrë, për afro 20 vjet, nga kanalet e fermës “Gjergj Dimitrov”, në zgafellat e thella e të akullta të galerive të burgut të Spaçit, e përsëri kanaleve me lopatën në krah, i etiketuar si “armik i popullit”. Po kush është Zyhdi Morava dhe cila është e kaluara e tij?

Rezultati i imazhit për Zydih Morava
Zydih Morava u lind më 14 mars të vitit 1946 në fshatin Gracen të krahinës së Devollit, prej nga është dhe origjina e familjes së tij. Babai i tij Dalipi gjatë viteve të luftës ishte lidhur me Lëvizjen Antifashiste dhe ndonëse punonte gjithë ditën në punët më të rënda të bujqësisë, nuk e përballonte dot jetësën e familjes e cila ishte e zhytur në një mjerim të thellë. Nisur nga gjendja e keqe ekonomike dhe kushtet e vështira në të cilën ndodhej asokohe familja Morava, babai i Zydihut (Dalipi) mundi ta rregullonte që të shpërngulej nga fshati i tij dhe në vitin 1953 të vinte në Tiranë, me shpresë për të punuar në Kombinatin e Tekstileve “Stalin”, i cili sapo ishte ndërtuar. Lidhur me këtë Zydihu tregonte: “Edhe pas shpërnguljes sonë nga fshati, përsëri në Tiranë familja jonë jetonte në kushte tepër të vështira ekonomike, pasi ishim pesë fëmijë për t’u rritur. I ndodhur në këto rrethana familjare dhe për t’ju ardhur sadopak në ndihmë prindërve dhe familjes, që në moshën 17 vjeçare unë u detyrova që të futesha në punë, në Ofiçinën e Kombinatit ku punoja për orë të tëra i përkulur mbi torno. Ndonëse kisha filluar punë, unë për asnjë çast nuk iu ndahesha çapkënlleqeve, duke u bërë problem si në familje në lagje ashtu dhe në ndërrmarje. Por në kontrast me këto teka të moshës, unë gjeja kohë dhe rrija për orë të tëra mbi libra, duke lexuar novelat e Çehovit e shumë libra të tjerë, që i blija apo ua merrja shokëve të mi më të rritur, pasi nga familja nuk kisha trashëguar asnjë të tillë, sepse si nëna dhe babai ishin të dy analfabetë.



 Duke qenë i marrosur pas librave, asokohe kur nuk isha më shumë se 14-15 vjeç, fillova të shkarravisja nëpër fletore poezitë dhe tregimet e para, por pa mendur aspak për botimin e tyre. Në vitet 1965-‘67 kur kryeja shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Elbasan, arrita të botoj tregimet e poezitë e para në revistën “10 Korriku” dhe në gazetën “Puna”. Botimi i atyre tregimeve dhe poezive që për mua përbënte një eveniment i veçantë, u bë i mundur nga dashamirësia që tregoi Ilia Dede, që asokohe punonte si redaktor në gazetën “Puna”, kujtonte Zyhdi Morava atë kohë kur ai botoi poezitë dhe tregimet e para.
Rezultati i imazhit për Zydih Morava
Në grupin e letrarëve të rinj

Edhe pas lirimit nga ushtria, Zydihut nuk iu venit aspak pasioni për librat dhe letërsiën, por përkundrazi ai vazhdoi të shkruante më shumë poezi dhe tregime të ndryshme, me dëshirën e madhe që ato t’i shihte të botuara në gazeta apo revista. Në atë kohë ai u afrua dhe u njoh edhe me një grup djemsh të rinj, të cilët ishin shumë të pasionuar pas letërsisë. Lidhur me këtë Zyhdiu kujtonte: “Aty nga viti 1969 unë u njoha dhe u lidha me një grup djemsh të rinj që aspironin të bëheshin shkrimtarë dhe poetë. Këta djem të rinj që nuk mund ta kuptonin dot jetën e tyre pa letërsinë, ishin: Bedri Myftari që asokohe punonte si gazetar në “Zëri i Rinisë”, Kostandin Dhamo e Roland Gjoza (student të Letërsisë), Ahmet Golemi (mësues fiskulture), si dhe Pirro Kuqi që punonte në “Misto Mame”. Me këtë djem të rinj tepër pasionantë pas letërsisë, mua më prezantoi dhe më njohu Rrapi Dhamo, i cili në atë kohë drejtonte rrethin letrar në Pallatin e Kulturës në Tiranë. Të gjithë ne djemtë që përbënim atë grup, na bashkonin shumë gjëra të përafërta, por më kryesorja ishte letërsia për të cilën ne diskutonim me orë të tëra, sa herë që mblidheshim në kafene apo shtëpitë e njeri tjetrit. Nga i gjithë grupi ynë asokohe më i njohuri ishte Bedri Myftari, i cili punonte si gazetar në “Zëri i Rinisë” (redaksia ishte në godinën e Komitetit Qëndror) dhe kishte botuar edhe librat e parë më tregime e poezi, kurse ne të tjerët pothuaj ishim fare të panjohur, ndonëse kishim botuar tek-tuk në gazeta apo revista. Shpesh herë ndërsa dilnim shëtitje nga kodrat e liqenit dhe lexonim poezitë e njeri-tjetrit e duke shkëmbyer mendimet tona në diskutimet e pafundëta mbi letërsinë, jeta na dukej më e bukur. Por ne asokohe as nuk e mendonim dhe as nuk e dinim se çdo bukuri e lirë në diktaturë ishte e destinuar që të shtypej që në çfaqjen e saj”, kujtonte Zyhdi Morava lidhjet e tija me grupin e djemëve të rinj që ishin të marrosur pas letërsisë dhe aspironin që të bëheshin shkrimtarë dhe poetë të famshëm.

Goditja nga Sigurimi

Po çfarë ngjau me grupin e letrarëve të rinj me të cilat u bashkua dhe Zyhdiu. Lidhur me këtë ai kujtonte: “Grupi ynë në atë kohë as që kishte ndonjë lloj synim politik dhe as që na kishte shkuar në mënd një gjë e tillë që të dilnim kundër regjimit komunist. Por dashje pa dashje si të rinj dhe rebelë nga shpirti, ne aspironim e kishim dëshirë që të shkruanim jashtë kornizave dhe klisheve të kohës, gjë e cila asokohe përbënte një herezi dhe mëkat të rëndë. Pikërisht këto prirje tonat u bënë shkak që grupi ynë të binte në sy dhe të ndiqej nga Sigurimi i Shtetit. Asokohe njerëzve të Sigurimit u bënte shumë përshtypje dhe vetvetiu shtroheshin hamendjet: ç’është ky grup të rinjsh, përse rrinë gjithmonë bashkë, cilat janë synimet e tyre dhe ç’qëllime kanë?! Kështu nuk vonoi shumë dhe aty nga viti 1971, Sigurimi i Shtetit vendosi goditjen e grupit tonë dhe i pari që u arrestua dhe doli para gjyqit, ishte Bedri Myftari, të cilin e quajtën “Kryetar i Grupit”. Gjatë zhvillimit të seancave gjyqsore, na thirrën edhe ne që ishim shokët më të ngushtë të tij dhe aty na quajtën “Grupi armiqësor i letrarëve të rinj”, gjë e cila do të thoshte një paralajmërim, se edhe ne ishim në shënjestër për t’u arrestuar së shpejti. Pas mbarimit të gjyqit, Bedri Myftarin e dënuan me gjashtë vjet burg dhe masa e parë që u muarr ndaj nesh, ishte heqja e të drejtës së botimit dhe shpërndarja si grup. Kështu në kuadër të këtyre masave, Roland Gjozën që ishte student i shkëlqyer, e caktuan të punonte në rrethin e Pukës, Kostandin Dhamon e morën ushtar, mua më hoqën nga Ofiçina e Kombinatit dhe më dërguan puntor në fermën “Gjergj Dimitrov”, kujton Zyhdi Morava goditjen e “grupit të letrarëve të rinj”, ku bënte pjesë dhe ai, gjë e cila filloi me arrestimin e Bedri Myftarit që u konsiderua si Kryetar Grupit meqënse ishte disa vjet më i madh se të tjerët dhe punonte si gazetar në “Zëri i Rinisë”.

Arrestimi e burgu në Spaç

Ashtu siç dhe ishte menduar nga pjestarët e grupit të letrarëve të rinj, Sigurimi i Shtetit nuk do të mjaftohej vetëm me arrestimin e Bedri Myftarit, por më pas të njëjtin “fat” do të kishin dhe Zyhdi Morava, Pirro Kuqi dhe Ahmet Golemi. Lidhur me këtë Zyhdiu kujtonte: “Pas gjyqit të Bedri Myftarit, nga ferma “Gjergj Dimitrov” ku më kishin çuar, pas një vendimi të Komisionit Qëndror të Internim-Dëbimeve, mua më internuan për 5 vjet në fshatin Yrshek të Tiranës. Aty më lanë të banoja në një kasolle gjysëm të rrënuar dhe më caktonin në punët e krahut më të rënda që kishte bujqësia. Gjatë asaj periudhe internimi, ndonëse mua nuk më lejohej që të botoja dhe për këtë nuk kisha asnjë lloj shprese, mbrëmjeve kur vija tepër i lodhur nga puna, vazhdimisht shkruaja tregime dhe poezi të ndryshme. Në atë kohë shkrova dhe një roman që fatkeqësisht nuk arrita ta ruaj dot. Në atë periudhë që isha në Yrshek, duke parë veten në atë gjendje të mjeruar që më rrethonte mua dhe fshatarët e tjerë që banonin aty, unë për herë të parë u ndërgjegjësova dhe fillova të mendoj se ai sistem ishte një egërsirë e vërtetë. Unë nuk e kisha zakon dhe as nuk flisja me të tjerët kundra regjimit komunist, sepse e dija gjendjen ku ndodhesha. Por edhe pse rrija në heshtjen time të thellë, Sigurimi i Shtetit nuk më la rehat dhe më arrestoi në 14 mars të vitit 1978, ndërsa kisha kryer dy vjet e gjysëm nga koha e internimit. Arrestimi im u bë aty teksa isha duke ecur në një nga rrugët e sektorit, ku një “Gaz” i Degës së Brendëshme më ndaloi tek këmbët dhe personat që zbritën prej tij, më hodhën prangat pasi më komunikuan se ajo bëhej “në emër të popullit”. Unë pak a shumë isha i përgatitur për arrestimin, se disa kohë më parë një nga miqtë e mi më njoftoi se mund të arrestohesha dhe më këshilloi se po të kisha ndonjë material kompromentues në banesë, do të bëja mirë që ta hiqja. Kështu unë u detyrova dhe i dogja pothuaj të gjitha dorëshkrimet e mija që i kisha ruajtur prej vitesh. Pas arrestimit më dërguan në hetuesinë e Tiranës (rep 313) dhe pas katër muajve më nxorrën në gjyq e më dënuan me 8 vjet burg politik për “agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor”, ku dëshmitarë më dolën disa fshatarë që i shërbenin Sigurimit të Shtetit. Pas dënimit, më 10 gusht të atij viti, më dërguan në burgun e Spaçit ku qëndrova deri në 15 nëntor të 1982, ditë në të cilën u lirova nga amnistia që u dha për të burgosurit politikë. Gjatë vuajtjes së dënimit në burg, ndonëse punoja në frontet më të vështira në galeritë e Spaçit, në fshehtësi shkruaja poezi e tregime, ndonëse e dija që po të kapesha do të ridënohesha edhe 10 vjet të tjera. Në atë gjendje ashtu të drobitur nga lodhja raskapitëse, uria e të ftohtit, unë shpesh gjeja kohën dhe me shokët e mi: Visar Zhiti, Ali Oseku e Frederik Reshpja, diskutonim për atë që na dhëmbte më shumë, letërsinë. Burgu ndikon pozitivisht në forcimin e karakterit, ndërsa liria ndikon në të kundërtën e kësaj, sepse ajo ka një presion më të madh dhe ndikon në prishjen e karakterit. Nëse në rastin e parë duke qenë i izoluar në një hapësirë të vogël, larg interesave të përditëshme të jetës dhe në vëzhgimin e mijra syve, ajo të bën ta kontrollosh veten, kurse në rastin e dytë, përball interesave të shumta të jetës, nevojave ekonomike dhe synimeve drejt karrierës, ish i burgosuri fillon të deformohet pa u ndjerë dhe e shtyp presioni i lirisë dhe e heqin zvarrë kërkesat e nevojës së përditëshme. Prandaj ndjej një lloj pështjellimi, kur shikoj se shumë nga ata që dalin në media të ndryshme, marrin pozën e heroit. Unë mendoj se nuk ka heronj, por ka njerëz që përpiqen të punojnë për mirë ashtu siç ka dhe njerëz që i shtyp e keqja”, e mbyll përkufizimin e tij Zyhdi Morava, për bashkëvuajtësit e burgjeve dhe internimeve.

Krijimtaria letrare

Pasi doli nga burgu në vitin 1982, Zyhdiu u kthye pranë familjes së tij në Tiranë dhe filloi punë nga më të rëndat: duke ngarkuar e shkarkuar dru tek Stacioni Hekurudhor, duke korrur bar në fshatin Yzberish, roje në stallat e kuajve etj. Gjatë atyre viteve edhe pse nuk kishte asnjë shpresë se do t’i botohej ndonjë poezi a tregim, ai vazhdonte të shkruante vazhdimisht. Vetëm në shtatorin e vitit 1982, me ndihmën e Bardhyl Londos, ai arriti të botonte një tregim (me titull “Për Elizën”) tek gazeta “Drita”. Në vitin 1990-të kur filluan lëvizjet për shëmbjen e regjimit komunist, Zyhdiu u ingranua me Sindikatat e Pavarura dhe më pas si redaktor e gazetar në gazetën “Sindikalisti” dhe për një vit drejtoi gazetën “E Vërteta”, të asaj Sindikate. Nga viti 1995 deri në 2000-in, ai punoi si zëdhënës i Bashkisë së Tiranës dhe për dy vjet u zgjodh si Sekretar për Letërsinë në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë dhe më pas për disa vjet si kryetar i saj. Nga viti 1991 e deri sa ndërroi jetë në 2010-ën, Zyhdiu arriti botonte 21 libra, duke qenë një nga shkrimtarët më prodhimtarë.

Memorie.al

Publikohet historia e panjohur të legjendës së sportit shqiptar, Mjeshtërit të Merituar të Sporit, Masar Aga

'Si dola nënkampion i Ukrainës në kërcimin 3-hapësh…', historia e panjohur e legjendës së sportit shqiptar

Publikohet historia e panjohur të legjendës së sportit shqiptar, Mjeshtërit të Merituar të Sporit, Masar Aga, i cili e filloi sportin në fushat e palestrat e Jugosllavisë kur studjonte në Shkollën Ushtarake të Aviacionit në qytetin Pançevo, ku arriti të ishte lojtar i ekipit përfaqësues së Aviacionit të Jugosllavisë në sportin e Volejbollit.



Publikohet historia e panjohur të legjendës së sportit shqiptar, Mjeshtërit të Merituar të Sporit, Masar Aga, i cili e filloi sportin në fushat e palestrat e Jugosllavisë kur studjonte në Shkollën Ushtarake të Aviacionit në qytetin Pançevo, ku arriti të ishte lojtar i ekipit përfaqësues së Aviacionit të Jugosllavisë në sportin e Volejbollit.

Ndërsa disa vite më vonë, Masar Aga u dërgua me studime në Bashkimit Sovjetik, ku pasi u stërvit në mënyrë individuale nga tranieri i famshëm, Rajevski, ish-kampion i madh i Bashkimit Sovjetik, doli nënkampion i Ukrainës në garën e kërcimit tre hapësh në sportin e atletikës, duke u rradhitur pas legjendës ukrainase, Serbekov.


Kthimi i Masarit në Shqipëri dhe aktivizimi i tij në disa lloje sporti si: volejboll, basketboll, atletikë etj, duke u angazhuar si lojtar e trainer me ekipin “Partizani”, dhe atë të përfaqësueses shqiptare të volejbollit, ku ishte dhe kapiten ekipi duke shkëlqyer në mjaft takime ndërkombëtare në shtete të ndryshme të Europës, si në Bashkimin Sovjetik, etj.

“Gjatë dy viteve të qëndrimit atje, nga 1949-ta e deri në 1951-in, me ekipin e “Dinamos”, dola kampion i Kharkovit në kërcim së larti, tre hapësh dhe në 10 garësh. Rezultati im në tre hapësh me 13.48 m. ishte i dyti në të gjithë Ukrainën, pas Serbekovit, atletit të famshëm ukrainas”. Kështu na dëshmonte në një intervistë të para disa viteve, Masar Aga, një nga legjendat e sportit shqiptar, i cili kishte marrë shumë diploma nderi, medalje e dekorata, ku një pjesë e mirë e tyre janë në gjuhën ruse, të marra në Jugosllavi e Bashkimin Sovjetik, ku ai filloi karrierën e tij sportive që kur ishte student në Akademitë Usharake të Aviacionit. Po kush është Masar Aga, cila është e kaluara e tij sportive dhe si arriti që të bëhet një nga kampionët e Shqipërisë në disa lloje sporti?

Fillimi i sportit te Varri i Bamit

I lindur në vitin 1927, në një familje të njohur tiranëse, ai filloi të lunate me bashkmoshatarët e tij aty tek Varri i Bamit në Mëhallën e Teneqeve, e cila ishte dhe fusha e parë sportive në qytetin e Tiranës. Avni Zajmi dhe Adem Karapici, dy nga mësuesit e Edukimit Fizik të asaj kohe, u bënë dhe trainerët e parë të tij, duke e futur në ekipin e futbollit “Shqiponja” dhe e nxitën që të vazhdonte më tej sportin. Pas kësaj, po nën drejtimin e Zajmit e Karapicit, Masari i ri vazhdoi të merrej me atletikë e të lunate volejboll me ekipin e gjimnazit. Lidhur me këtë, ai kujtonte:”Në atë kohë fillova të vrapoj duke bërë gara me shokët se kush vinte i pari në lagjen tonë, nga Ura e Brarit ku shkonim për të bërë not. Mbase kjo më nxiti që më pas unë të vrapoja dhe të luaja basketboll me Naim Pilkun, Vangjel Koliakën, Çerçiz Zavalanin etj., në garat e ndeshjet që organizoheshin nën drejtimin e profesorëve Avni Zajmi e Adem Karapici. Më pas nga viti 1942, gjimnazi jonë bëri disa ndeshje në volejboll, basketboll e futboll me shkollën bujqësore të Kavajës, ku unë luajta futboll. Gjatë viteve të gjimnazit, nën drejtimin e profesor Gaqo Gogos, luaja dhe hendboll e mora pjesë në disa gara atletike që u zhvilluan tek “Shallvaret”, kujtonte Masar Aga periudhën e fëmijrisë dhe rinisë së tij kur nisi të merrej me disa lloje sporti.

Volejbollist me përfaqësueses e Aviacionit Jugosllav

Vetëm pak muaj pas mbarimit të Luftës, Masar Aga do të dërgohej për studime jashtë Shqipërisë dhe lidhur me këtë, ai kujtonte: “Më 11 korrik të 1945-ës, shkova në Pançevo të Jugosllavisë për të studjuar në Shkollën Ushtarake të Aviacionit dhe në atë shkollë, një pedagog më origjinë sllovene, duke parë shtatin tim të gjatë, më nxiti që të merrja pjesë në atletikë, në garat e vrapimeve dhe atë të kërcimit së larti. Ai më garantoi se po të zbatoja këshillat e porositë e tij, shumë shpejt do të bëhesha sportist i rangut europian. Përveç atletikës, aty fillova të luaja dhe volejboll me ekipin ushtarak e mora pjesë në një kampionat, ku u afirmova dhe u zgjodha në përfaqësuesen e volejbollit të Aviacionit Jugosllav. Në një kampionat në 1948-ën në Pançevo, zura dy vende të dyta, në kërcim së larti me 1.73 m. Vendin e parë e zuri Zhico, (me 1.83) i cili ishte nënkampioni i Jugosllavisë. Pas asaj më futën në elitën e sportit jugosllav dhe qëndroja në Shtëpinë Qëndrore të Ushtrisë në Beograd. Në 1946-ën, mora medaljen e artë GPM (Gati për Punë e Mbrojtje), në disa lloje sporti dhe kam parakaluar së bashku me dy sportistë kampion të Jugosllavisë, para autoriteteve të larta të atij vendi dhe aty filloi dhe karriera ime sportive”, kujtonte Masar Aga, periudhën që filloi të afirmohet si volejbollist e atlet në Jugosllavi.

Nënkampion në Ukrainë

Pas prishjes së marrëdhënieve me Jugosllavinë më 1948-ën, Masari u kthye në Shqipëri dhe kaloi me ekipin e “Partizani”-it, ku doli kampion në kërcimin së larti. Po në tetor të atij viti, ai niset për studime në qytetin Armovir të Bashkimt Sovjetik dhe lidhur me atë periudhë, Masari kujtonte:”Aty fillova të merrja pjesë në disa gara atletike, ku dola dhe kampion i atij qyteti. Traineri im Kozllovi më specializoi në volejboll e atletikë. Në vitin 1949, shkuam në Kharkov të Ukrainës dhe në atë qytet mu krijuan kushtet që të merresha me sport krejt i lirshëm. Aty gjeta trainerin e madh Rajevski, ish kampionin e Bashkimt Sovjetik për kërcimin me shkop, i cili filloi të më stërviste në kërcim së larti, së gjati, tre hapësh, hedhje gjyle, 110 m. me pengesa dhe kërcim me shkop. Gjatë atyre dy viteve të qëndrimit atje (1949-‘51) me ekipin e “Dinamo”-s, duke bërë një stërvitje të programuar, dola kampion i Kharkovit (qytet me 1.2 milion banorë) në kërcim së larti, me 1.80 m. e në 10 garësh. Rezultati im në tre hapësh me 13.48 m. ishte i dyti në Ukrainë, pas Serbekovit atletit të famshëm ukrainas. Në kampionatin e Ushtrisë në Kiev, si përfaqësues i Kharkovit zura vendin e parë në kërcim së larti me 1.78 m dhe vendin e dytë në 10 garësh”, kujton Masar Aga atë kohë kur ai me rezultatin e tij në kërcimin së larti dhe tre hapësh, renditej pas kampionit të Ukrainës. Mbas tre-katër vitesh, në 1954-‘55, Masari shkoi përsëri për studime në Grozni të Bashkimit Sovjetik dhe lidhur me atë periudhë kohe, ai kujtonte: ”Gjatë atyre dy viteve të qëndrimit tim në Grozni, u afirmova si volejbollist i klasit të lartë me ekipin e “Iskrës” dhe u formova plotësisht si trainer. Ato metoda stërvitore që zbatoheshin me rigorozitet atje, unë u mundova që t’i aplikoja kur u ktheva në Shqipëri, në periudhën që isha trainer i Kombëtares”.

Atlet, volejbollist e trainer me ekipin “Partizani”

Pas afro dy vitesh qëndrimi në Kharkov të Ukrainës, në vitin 1951 Masari u kthye në Shqipëri. Menjëherë atë e caktuan trainer dhe lojtar në ekipin e volejbollit dhe atë të atletikës, të Klubit Sportiv “Partizani”. Lidhur me atë periudhë kohe, Masari kujtonte:”Me t’u kthyer në Shqipëri, qëllimi im kryesor që të ngrija ekip volejbolli e atletike për të përballuar “17 nëntorin” e Tiranës që ishte i pa mposhtur. Pas një pune të madhe që bëra në ekipin e volejbollit, arritëm që të ngrinim një ekip shumë të fortë dhe në vitin 1964 dolëm kampion. Që nga ai vit, e deri në 1964-ën, me ekipin e volejbollit të “Partizani_-it si lojtar dhe trainer, duke u alternuar me kolegun tim Petrit Murzakun, kam fituar nëntë Kampionate dhe njëmbëdhjetë Kupa Republike. Përveç volejbollit, meqënse asokohe lejohej që të merrje pjesë në disa lloje sporti, paralelisht deri në vitin 1954, kam qenë dhe trainer i ekipit të atletikës të “Partizani”-it, kurse si atlet kam marrë pjesë në gara e kampionate deri në vitin 1958. Gjatë atyre viteve unë kam pasur rastin që të përgatisja një numër të madh atletësh që u bënë kampion dhe rekordmenë të Shqipërisë. Ndër këta sportistët të talentuar, kujtoj me respekt Telemak Theodhosin, Shaban Lundrën, Melpomeni Çobanin, Sofie Meçen, Pina Thanin, Fatbardha dhe Ahmet Agën (motra dhe vëllai im) Hasan Dinen, Servet Abazin, Todi Koçin, Hilmi Ramizin, Mujo Dulin, Rexhina Hanxharin, Meleq Arapin, Dilaver Toptanin etj. Në ato vite si atlet, kam marrë pjesë në garat e kërcimit së larti, së gjati, tre hapësh, stafetë katër herë 100 m. në vrapim 400 m. dhe në stafetën ballkanike, duke qenë për disa vite rekordmen në katër gara. Në kërcim së larti, me 1.78 m unë dola kampion duke ja thyer rekordin vëllait tim, Ahmetit. Po kështu asokohe isha dhe kampion i dhjetë garshit, duke grumbulluar 5091 pikë, që për kohën ishte një rezultat tepër i lartë”, kujton Masar Aga atë përiudhë kohe kur ai ishte kampion kombëtar e rekordmen i vendit në disa gara të atletikës.

Volejbollist e trainer me Kombëtaren

Përveç konkurimit si atlet në disa kampionate atletike dhe volejbollist e trainer me ekipin e “Partizani”-it, Masar Aga është aktivizuar për disa vjet edhe si lojtar e trainer i ekipit Kombëtar të Volejbollit. Lidhur me këtë ai kujtonte: ”Në vitin 1951, me tu kthyer nga Bashkimi Sovjetik, ngrita dhe ekipin Kombëtar të volejbollit, duke qenë trainer i atij ekipi. Si lojtar e trainer i përfaqësueses shqiptare të volejbollit, kam luajtur në shumë takime ndërkombëtare, ku shpesh herë kemi arritur dhe fitore të bujshme, si ato me Gjermaninë Lindore dhe Rumaninë në Tiranë. Ato vite volejbolli jonë arriti nivele të larta duke u ndeshur denjësisht me ekipet europiane e botërore. Kështu në vitin 1955, me lojtarët që kisha përgatitur unë, ekipi Kombëtar zuri vendin e 10-të në Kampionatin Europian që u zhvillua në Pragë. Atë vit unë nuk morra pjesë në atë aktivitet, pasi isha në Bashkimin Sovjetik, por ekipi ynë përbëhej nga lojtarët që kisha përgatitur vetë prej vitesh. Mbas katër vitesh, në 1962-in, në kuadrin e Kupës së Kampionëve të Europës, ekipi ynë Kombëtar i volejbollit, mundi dy herë në Tiranë, ekipin Kombëtar të Austrisë, me ndeshjen të shkëlqyera të një niveli tepër të lartë”, kujtonte Masar Aga, ato vite të lavdishme të volejbollit shqiptar në arenën Europiane, për të cilat shprehet: ”Ne nuk i kishim fare problem ekipet perëndimore. Mund të ndesheshim si të barabartë dhe të fitonim me ta”. Një nga evenimentet e rëndësishme të karrierës sportive të Masar Agës, është pjesmarrja në Kampionatin Botëror të Volejbollit që u zhvillua në vitin 1962 në Bashkimin Sovjetik. Lidhur me këtë, ai kujton: ”Përpara Kampionatit Botëror të Volejbollit , ekipi ynë bëri një turne stërvitor në Kinë, ku zhvilluam disa ndeshje në Shangai, Pekin e disa qytete të tjera. Në Pekin, ekipi ynë zhvilloi një lojë të mrekullueshme dhe të nesërmen shtypi kinez në mes të tjerash shkruante: ‘Ekipin shqiptar drejt fitores e udhëhoqi mjeshtri i madh Masar Aga’. Kur u kthyem në Bashkimin Sovjetik, ne u pritëm shumë keq nga autoritetet vëndase, pasi situate politike në mes dy vendeve tona ishte tepër e acaruar, në prag të prishjes së marrëdhënieve diplomatike. Ekipi ynë i luajti ndeshjet në qytetin e Kievit duke zhvilluar disa lojra të mrekullueshme më fitore të bukura dhe në klasifikimin e përgjithshëm ne zumë vendin e 14-të, nga 25 ekipe që merrnin pjesë aty. Po të kishim një trajtim më të mirë nga autoritetet vendase dhe po të mos na dërgonin në grupin e hekurt të Kievit, ekipi ynë Kombëtar pa asnjë mëdyshje, do të hynte ndër skuadrat më të mira të Botës”, kujton me nostalgji Masar Aga ato vite të arta të volejbollit shqiptar dhe të karrierës së tij sportive si kapiten e lojtar kryesor i Kombëtares.

Mbyllja e karrierës

Pas një karriere të gjatë prej 15 vitesh, nga fundi i vitit 1964, Masar Aga u shkëput nga sporti. Kjo erdhi më tepër nga pamundësia për ta vazhduar atë, për shkak të angazhimeve që ai kishte si ushtarak dhe kuadër i lartë në Komandën e Përgjithëshme të Aviacionit dhe si pilot i avionit qeveritar. Ndonëse u shkëput si sportist, ai vazhdoi të qëndronte si kuadër i lartë i sportit duke qenë drejtues i Federatës së Volejbollit për 30 vite. Po kështu Masari ka qenë Kryetar i Kolegjumit të Arbitrave për 15 vite, anëtar i Komitetit Olimpik e deri në Kryesinë e Pergjithshme të Bashkimit të Fiskulturistëve dhe Sportistëve të Shqipërisë. Ai ishte një nga sportistët e parë që mori titullin e lartë “Mjeshtër i Sportit” që në vitin 1952 dhe më pas “Mjeshtër i Merituar i Sportit”, pa llogaritur me dhjetra medalje e dekorata si kampion e rekordmeni Shqipërisë në disa gara dhe lloje sporti, duke mbetur në memorien e sportëdashësve dhe bashkohësve të tij si një nga legjendat e gjalla të sportit shqiptar.



Huazuar materiali nga "www.Memorie.al"

Shqipëria në karantinë nga koronavirusi!

Kufijtë tokësor u mbyllën
Nga sot në 06:00 Shqipëria në karantinë nga koronavirusi! 
Nga mesnata e së dielës,dt.15.3.2020 , keni 8 orë kohë për t'u kthyer në vendbanime


Sot futen në fuqi masat e reja shtrënguese kundër përhapjes së koronavirusit duke futur Shqipërinë në karantinë totale, pasi do të paralizohet qarkullimi nga jugu në veri, teksa mbyllen edhe kufijtë nga mesnata. Në vend janë mbyllur baret e restorantet në të gjithë vendin, përfshirë palestrat, fast-food, aktivitetet kulturore, nuk lejohen grumbullimet masive të njerëzve


Shqipëria vendosi dje mbylljen në mesnatë të kufijve tokësor me vendet fqinje në rajon. Kufiri është bllokuar me Italinë, Malin e Zi, Kosovën, Maqedoninë dhe Greqinë, ndërsa nga ora 06:00 e së dielës qeveria shqiptare vendosi që brenda vendit të shtrijë "shtetrrethimin" në të gjithë territorin. 6 qarqeve, i shtohen prej së dielës në mëngjes edhe bllokimet e katër akse rrugore kryesore nga veriu në jug, Fier- Vlorë, Vlorë- Lushnje, Shkodër- Lezhë dhe Elbasan- Korçë.

"Nga dita e diel në 06:00 do të ndalohet jo vetëm qarkullimi brenda po edhe në rrugët nacionale që lidhin Vlorën me Fierin, Fierin me Lushnjen dhe Shkodrën me Lezhën, pra perimetri i mbrojtjes do të zgjerohet dhe do të ndalohet qarkullimi mes Elbasanit dhe Korçës.



Mbyllen kufijtë për udhëtarët por jo për mallrat, 7 kamionë nga Italia zbarkojnë në Durrës

Në perimetrin e blinduar do të këputen lidhjet mes këtyre qyteteve për autobusët, apo makinat private, do të qarkullojnë vetëm automjetet që hyjnë në kategoritë e lejuara brenda perimetrit Tiranë-Durrës" tha Rama mbrëmjen e djeshme lidhur me urdhrin e ri që futet në fuqi sot në orën 06:00.

Por cfarë do të bëhet me personat që janë larguar dhe nuk kthehen dot në banesat e tyre? Kush ka lëvizur jashtë vendbanimeve të tyre ka vetëm 8 orë kohë për t'u kthyer deri të hënën në mëngjes, kur do të vihen sërish në fuqi masat kufizuese në të gjithë vendin, pra nga e diela në mesnatë deri në mëngjesin e së hënës në orën 08:00.

"Kush banon në Tiranë-Durrës dhe është larguar për fundjavë të gjatë në Korçë ose gjetkë, të sigurohet të hyjë në perimetrin e blinduar gjatë hapjes së rrugëve hyrëse pas mesnatës të së dielës dhe jo më vonë se ora 08.00 e mëngjesit", tha Rama më parë. Në vend janë mbyllur baret e restorantet në të gjithë vendin, përfshirë palestrat, fast-food, aktivitetet kulturore, nuk lejohen grumbullimet masive të njerëzve, etj.

Kush i zbuloi Kodikët e Beratit: Psalti Papapavli, Aleks Buda apo Sigurimi i Shtetit?




Hartimi dhe botimi i monografisë “Kishat e Kalasë së Beratit”, prej Dritan Çokut dhe Genc Samimit, kuptueshëm, shfaq një ngjarje ripërtëritëse të përkujdesjeve profesionale ndaj një kategorie me vlera të posaçme historiko-kulturore, asaj të ndërtimeve të kultit. Theksojmë se dyshja e bashkautorëve të kësaj vepre, përfshin kolegun e vjetër Genc Samimi, i cili pa ndërprerje, që prej themelimit të Institutit të Monumenteve e deri më sot merret me vlerësimin e monumenteve shqiptare dhe krahasimisht të riut Dritan Çoku, i cili që prej vitit 2006 merret me të njëjtën detyrë. Kuptueshëm ecuria e tij, është më e shpejtë në rrugën problematike të vetëformimit profesional në këtë fushë të veçantë, sepse pa institucione arsimore formuese, kjo bashkësi, shprehet qartazi pozitivisht në përzgjedhen dhe trajtimin e kësaj teme në monografinë në trajtim“.

Një kuriozitet: Riza-Samimi-Çoku përfaqësojnë tri breza arkitektësh me vijueshmëri të pandërprerë bashkëpunimi, thua se kjo është një cilësi e domosdoshme për Beratin, i cili edhe ai është një kampion vijueshmërie të jetës së tij qytetare mbi 2400 vjeçare.

Po ashtu, si të jetë një çudi e bukur, që të tre këta, të cilët merren me kishat, mbrojtjen dhe restaurimin e tyre, studimin po ashtu, nuk vijnë nga familje me besim të krishterë, por prej atyre me besim të hershëm mysliman.

Kjo është njëra nga karakteristikat e shenjat e shumta të popullsisë së qytetit të Beratit, ku myslimani, i krishteri dhe laiku janë vëllamë.

Tempull dhe Katedrale

Tradita e pranisë së Krishtërimit (lindor) në Berat është një nga nga shtyllat që mban në këmbë vetë identitetin e tij jo vetëm shqiptar, por edhe të përtejmë kufijve të etnisë tonë. Për rrjedhojë edhe faltoret kristiane, kishat, të cilit në të njëjtën kohë qenë pothuaj edhe institucione, mbeten përfaqësueset më autentike të historisë lokale, por edhe asaj kombëtare.

UNESKO qytetin e Beratit e ka futur në rrjetin e pasurive të saj botërore për siluetën e vet arkitektonike lindore pasbizantine, me pak fjalë orientale, çfarë e sollën turqit me perandorinë e tyre shumëshekullore, por në thelb, në rrënjë, Berati në një farë mënyre është “kryeqytet” i Krishtërimit shqiptar. Libri që po i paraqitim lexuesit për ta patur në vëmendje këtë, e dëshmon dhe e provon këtë, edhe pse në mënyrë të tërthortë. Titulli i tij me tofjalëshin “Kishat e Kalasë së Beratit” fare lehtë mund të trasmentohet për opinionin publik si “Kishat e kryeqendrës shqiptare të Krishtërimit”.

Ndërkohë jo vetëm Genc Samimi dhe Dritan Çoku, por edhe dijetarë të tjerë më të shenjuar nga fama shkencore, janë shprehur edhe më vendosmërisht: Berati ka qenë “kryeqendër e Krishtërimit në Ballkan”.

Në kreun e parë të librit, “Rrethanat historike të Krishtërimit në qytetin e Beratit” parashtrohet ideja se, nisur prej dëshmish materiale, “në kalanë e Beratit në periudhën antike duhet të ketë pasur tempull”. Mbështetur sërish prej provash të tjera materiale, në këtë qytet të kështjelluar ka pasur edhe përgjatë viteve 500-560 veprimtari ndërtimore të vrullshme, përfshi kishat. I kësaj periudhe, thonë dy autorët, është një mozaik në pikën më të lartë të Akropolit të kalasë.

Ata parashtrojnë se sipas regjistrimit të parë turk 1432-1433, në Berat (Beligrad) përmendet ekzistenca e timarit, pronës tokësore, të Mitropolisë. Të kishe një të tillë majë të pushtetit rajonal, do të thoshte të ishe qendër të fuqishme kishtare. Ja përse, mendojmë ne, kompromisi që bëri pushteti i fortë osman me këtë qytet pasi e pushtoi, kushtëzohej vërtet prej fuqisë së tij ekonomike, forcës bashkuese të korporatave të qindra e qindra zejtarëve, por edhe prej thellësisë së traditës dhe ngulitjes së Krishtërimit.

Ky ishte aq vital saqë për ta mundur pak nga pak dhe nënshtruar nuk kishte rrugë tjetër veç aleancës së gjatë me të dhe domosdoshmërisht partneritetit në bashkëqeverisjen e qytetit. Berati në strukturën rajonale drejtonte hapësirë territoriale, administrativisht, por edhe ekonomikisht dhe shpirtërisht. Në këtë autoritet të fundit e ndihnin kishat e shumta. Të kohës së regjistrimit të parë turk, pra automatikisht dokumente më të hershme, autorët Samimi dhe Çoku paraqesin tri kisha: Shën Mëri Vllaherna dhe Shën Triadha brenda mureve të para të kalasë si edhe Shën Mëhilli jashtë tyre, në shpatin më shkëmbor.

Të dy studiuesit ngulin këmbë se nga dokumentacioni i shkruar të kësaj periudhe, pra të parapushtimit osman, janë edhe dy kisha të tjera: Manastiri i Shën Gjergjit dhe kisha e Shën Jan Evalengjistit. Madje, shkruajnë ata, ka edhe një të tretë, vendodhja e të cilës ende nuk përcaktohet dot, por i dihet emri dhe vitndërtimi: quhet Kisha e Shën Mërisë, ngritur në 1413.

Çoku dhe Samimi argumentojnë në librin e tyre se në Kalanë e Beratit ke ekzistuar edhe një Katedrale, pra kryekishë, kisha mëmë, më e madhja e simotrave të saj. Mundet, arsyetojnë ata, të ketë qenë atje ku u rindërtua katedralja e Shën Mërisë, e cila tani ndodhet dhe funksionon në gjendjen e Muzeut Ekonografik “Onufri”, një nga më të vizituarit në Shqipëri.

Libri 343 faqesh i Dritan Çokut dhe i Genc Samimit përmban disafish më shumë dije e të dhëna të jashtëzakonshme, sidomos për strategjinë se si shumë dinakërisht Perandoria Osmane u përpoq ta mpakte peshën e ndikimit të kishave të kalasë së Beratit në jetën shoqërore të qytetit.

Akoma më interesante: me mjaft inteligjencë ata të dy çmontojnë legjendën se në kala kanë ekzistuar dyzetë kisha. Provojnë se kanë qenë pothuaj gjysma e kësaj shifre të fryrë panevojshëm.

Tani do të dalim pak çaste nga çfarë shkruan libri, të sigurt që në të vërtetë nuk do të largohemi aspak prej tij.

Por më së pari, do të heqim një merak. Genc Samimi dhe Dritan Çoku në brendësi të librit formulojnë si subjekt jo vetëm “Kishat e kalasë së Beratit”, por edhe “kishat e lagjes kala të Beratit”. Patjetër në të dy rastet nënkuptojnë jo ndonjë nga shumë lagje që ka pasur dhe aktualisht ai ka, por vetë qytetin, i cili gjashtë e më tepër shekuj më parë ishte vetëm kështjella me në brendësi struktura ushtarake, por më shumë banesa civile. Përtej, jashtë dhe poshtë mureve të kalasë nuk qenë ngritur ende shtëpitë e para, po ashtu edhe lagjet, të cilat dekadë pas dekade e shekull pas shekulli u shtuan e kështu formuan Beratin e sotëm, me të cilin na është mësuar syri.

Por që të mos na mësohet kështu edhe mendja, lexuesi mund të mobilizohet pak për të mos e keqinterpretuar këtë terminologji dhe të binden se Çoku dhe Samimi e kanë fjalën për një pasuri jo të një lagjeje të vendosur në kala, por të të gjithë Beratit të vjetër, atij historik.

Sepse ishte ky qytet i kështjelluar dhe jo thjesht një kështjellë, kishat e hershme të saj, të paktën ato të parapushtimit osman, duke qenë se ishin institucione shoqërore dhe fetare të një rëndësie ekstra për tërë rajonin, pra ishin kisha të një kryeqendre shpirtërore, kulturore dhe politike, prodhuan një superpasuri tashmë me famë përtej Ballkanit dhe eurokontinentit.

Dy kodikët e fshehur: Si u fut në veprim Sigurimi i Shtetit.

Genc Samimi dhe Dritan Çoku në botimin e tyre flasin shkurTimisht edhe për kodikët e Beratit, të cilët konsiderohen edhe “kodikët e Shqipërisë, këta thesarë të vërtetë të trashëgimisë shpirtërore botërore”. Sigurisht ata nuk merren me historinë e ruajtjes së tyre, të fshehjes për t’u mbrojtur nga pushtuesit përgjatë tetë shekujsh, si edhe mistereve të kërkimit e gjetjes së tyre.

Një rikthim në këtë subjekt po e bëjmë ne. Mendojmë se këtu mund të shtojmë diçka relativisht të re, e cila ka rëndësi që të mos anashkalohet dhe shpërfillet, sidomos për arsye lufte të brendshme antikomuniste.

Në gazetën “Zëri i Popullit” të 28 janarit 1972, dijetari që pas disa muajsh, me themelimin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë do të bëhej kryetari i saj më jetëgjatë, Aleks Buda, botoi një shkrim.

Kjo ndërhyrje e tij komunikative me opinionin publik u bë për të dhënë dhe përhapur lajmin shumë të gëzueshëm se në Arkivin Qendror të Shtetit qenë dorëzuar me një ceremoni të nivelit të lartë të pjesëmarrjes, dy kodikë shumë të çmuar të gjetur në Berat në vitin 1968. Këta ishin mjaft të dëmtuar dhe restaurimi i tyre qe bërë me shumë përkushtim në Kinë.

Dijetari Buda në shkrimin e vet vendosi edhe këto rradhë: “Të fshehur gjatë Luftë së Dytë Botërore, dy kodikët mbetën për më shumë se 20 vjet në qimitirin e lagur të një kishe të Beratit, ku u gjetën, më në fund, pas kërkimesh këmbëngulëse, për t’i siguruar tani përfundimisht për shkencën e kulturën tonë”.

Vazhdon profesori: “Na pëlqen të tregojmë, me këtë rast, se si nganjëherë historia përsëritet. Peripecitë e vuajtjet që pësuan gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore kodikët tanë beratas nuk i pësuan për të parën herë. Shënimet kronikale të ruajtura në disa dorëshkrime të tjera, gjithashtu me prejadhje nga Berati, tregojnë se edhe në vitin 1536 edhe në vitin 1400 kodikët e ruajtur në këtë qytet u detyruan për të marrë rrugët për gjetur strehim dhe për t’u fshehur nga rreziku i ushtrive të huaja që po i kanoseshin qytetit. Me këtë rast shkruesit e këtyre shënimeve kanë rreshtuar emrat e kodikëve të vyer, që ata u kujdesën t’i “evakuonin” dhe nuk çuditemi që midis tyre, pranë kodikëve që ndërkohë kanë humbur, figuron edhe Beratasi ynë i Purpurt me germa të argjendta. Edhe diçka më tepër: edhe në këto kohra të lashta kishte njerëz patriotë që i donin dhe dinin t’i çmonin librat. Shënimi na thotë se në 1356, dy vetë ngarkuan mbi shpatullat e tyre 27 kodikë dhe i shpëtuan duke i çuar në një vend të sigurt. Nga mirënjohja, na jepet edhe emri i këtij patrioti beratas të shekullit XIV, të quajtur Skuripeqi. Tradita e Skuripeqëve nuk u shua në Berat. Gjatë Luftës nacionalçlirimtare qytetarë beratas u qëndruan me rrezik jete nazistëve që kërkonin të grabitnin dorëshkrimet e ruajtura”.

Ja edhe fraza përmbyllëse e të gjithë shkrimit të Aleks Budës: Më në fund, meriton të përmendet patrioti plak Nasi Papapavli, i cili mori pjesë aktive në gjurmimin e kodikëve të humbur”.

Kaq bëri të ditur Aleks Buda në 28 janar 1972, duke lënë të kuptohet se psalti beratas që nga 1956 me banim në Tiranë, ishte njëri prej ndihmësve për gjetjen e kodikëve. Dijetari në shkrimin e tij nuk përmend ndonjë emër tjetër të jashtëm. Pra Nasi Papapavli, sipas tij, është më i spikaturi, ndoshta kryesori.

Profesori nuk lë ndonjë shteg për për pikëpamjen e përhapur më pas, sidomos pas viteve nëntëdhjetë se Papapavli është zbuluesi i kodikëve, i vetmi i tillë. Profesor Buda e konsideron kërkues shumë të rëndësishëm, por gjithsesi vetëm kërkues.

Ndërkohë ka një të dhënë tjetër të paraqitur prej rrëfyesve të shumtë të kësaj historie tashmë të shndërruar në triller: “Kur i biri e falënderoi atë pėr çka kishte shkruar në gazetë, Prof. Dr. Aleks Buda iu përgjigj: “U çlirova nga një barrë e rëndė morale karshi babait tuaj, i cili me një përkushtim, këmbëngulje dhe durim të habitshëm nuk reshti së ardhuri në Institut çdo dy javë, për 15 vjet rresht, për të marrë ndonjë përgjigje për fatin e Kodikéve”.

Nasi Papapavli këto çaste të bërjes publike të superngjarjes shkencore jo vetëm shqiptare e kontinentale, por plotësisht botërore, kishte ndërruar jetë.

Sipas pohimit të Aleks Budës, tërthorazi, të krijohet bindja se psalti beratas dinte ekzistencën në kala të dy kodikëve të çmuar, të fshehur në një kishë (mbase dinte edhe cila qe kjo kishë), por jo vendin konkret.

Nasi Papapavli kishte qenë shtytësi dhe nxitësi kryesor i aksionit të kërkimit, sepse është e sigurt dhe prej autorit të këtij shkrimi e konfirmuar nga disa burime, se ishte ai që e kishte vënë në lëvizje të gjithë procesin, kur që në muajt e parë të vendosjes në Tiranë, shkoi në Institutin e Shkencave dhe pas disa përpjekjesh u takua me drejtorin e tij, Aleks Budėn.

Sipas studiuesit të Krishtërimit Ortodoks, Andrea Llukanit, “Ai e priti, e dëgjoi me vëmendje dhe i premtoi se do të interesohej dhe do ta njoftonte. Në takimin tjetër Prof. Dr. Aleks Buda i tha se çështjen ja kishte referuar Degës së Brendshme të Beratit, kishte shkuar edhe vetë në Berat, por përgjigje nuk kishte marrë”.

Pas Nasi Papapavlit dhe Aleks Budës ja edhe protagonisti i tretë i kërkimit për gjetjen e vendndodhjes së kodikëve të fsheshur: Sigurimi i Shtetit.

Kjo hollësi nuk doli kurrë në dritë gjatë regjimit të shkuar dhe u fut dhe u ngurtësua nën rregullin e mbajtjes sekret, siç ishte e zakonshme dhe e detyrueshme të zbatohej për çdo veprimtari të këtij Sigurimi, në të cilin për fat të keq zinte vend të madh policimi politik.

Por duhet thënë se në këtë sektor të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në çdo qytet, sidomos atje ku kishte monumente të ndryshme historike dhe kulturore të së shkuarës, përfshi edhe ato fetare, funksiononte edhe një seksion, i cili merrej me inteligjencën dhe rininë. Krahas përgjimit të jetës së njerëzve, ku nën direktivën e PPSH-së dhe të Enver Hoxhës janë kryer faje shumë të rënda, mbrohej edhe trashëgimia e sipërcituar.

Duhet thënë njëkohësisht se zgjatja 15-vjeçare e këtij kërkimi deri në gjetjen e dy kodikëve duhet të ketë ardhur pikërisht prej natyrës shumë të vështirë të procesit të zbulimit edhe nëpërmjet informatorëve. Sigurimi i Shtetit në degën e Punëve të Brenshme në Berat ka të ngjarë të ketë ndeshur në një “mur gome”, në “zero të dhëna”. Jo vetëm Nasi Papapavli nuk ngjan besueshëm se e ka ditur dhe treguar vendin real të fshehjes, siç ende qarkullon një rrëfim i legjendarizuar, por askush tjetër në lagjen Kala.

Ruajtja e dy kodikëve i qe besuar një këshilli sekret të tipit okult. Ai përbëhej prej tre vetësh dhe në këtë treshe hermetike vetëm njëri prej tyre kishte të drejtën ta dinte vendfshehjen. Kur ky ndërronte jetë, në cilësinë e tij prej treshes misterioze zgjidhej një tjetër. Në vitet e Luftës së Dytë Botërore edhe i fundmi i celulës treshe, kishte ndërruar jetë.

Ja pse mundësia e marrjes së informacionit për kodikët që do të bëheshin të famshëm në botë, u zhduk krejtësisht. Ata u gjetën në vitin 1968, pra në kohën e murlanit ideologjik kundër institucioneve dhe besimit fetar. Atëherë ndonjëri me hamendje e ka çelur gojën ose gjithçka ka rrjedhur drejt një gjetjeje rastësore. Një pjesë e kishave u prishën apo u shndërruan në mjedise me tjetër funksion, kështu u futën shumë duar kureshtare dhe plaçkitëse nëpër kthinat e tyre.

Ndërkaq studiuesja beratase aspak nostalgjike e periudhës prokomuniste, Parashqevi Sahatçiu, në pranverë të vitit 2011, më kërkoi ndihmë për të botuar në shtypin e Tiranës një shkrim të saj për kodikët dhe në të cilin ajo qe e mendimit se zbulimi i tyre qe kryer nëpërmjet Sigurimit të Shtetit.

Artikulli i saj studimor u botua në shtojcën kulturore “Milosao” të “Gazeta Shqiptare”, në 12 qershor 2011. Titulli ishte i drejt për drejtë: “Enigma e kodikëve të Beratit. Si arriti t’i shtjerë në dorë Sigurimi i Shtetit”.

Studiuesja Sahatçiu ndërkohë më kish shkruar se “Një punonjës i Sigurimit në Berat më pati thënë se “Turistët e parë që vinin, kërkonin me këmbëngulje kodikët. Ne nuk dinim se çfare ishin. Pyetëm lart dhe na thanë: “Janë libra me shumë vlerë”. Kjo çështje ishte punë në sektorin e Hamit Qoses dhe të Anastas Bojaxhiut. Ata filluan intesivisht të kërkonin dhe gërmonin. Uné kaq di”.

Më shkruante më tej Parashqevi Sahatçiu: “Ky zotni mbas insistimit tim, që me siguri e dinte, e humbi qetësinë dhe më tha: "Unë kam qenë ushtarak dhe pse ra ai rregjim nuk dua t’i nxjerr sekretet”. Nuk e zgjata më”.

Pas kësaj letre të hershme email, studiuesja Sahatçiu, e përkorë dhe serioze me faktet historike, kur para disa muajve i kërkova rikonfimim të pikëpamjes së saj, sepse një rol shumë të rëndësishëm në gjetjen e vitit 1968 e ka luajtur i paharuari Nasi Papapavli, m’u përgjigj: “Ylli, bindu që kodikët i zbuloi Dega e Punëve të Brendshme e Beratit”.

Po ashtu më shkruante: “Po ta them se në ato kohë Nasi Papapavli ishte i sklerozuar. Por ishte burrë i urtë, ia papërzjerë, fetar si i thoshin, esnaf”.

Sigurisht për arsye të një lidhjeje familjare me të bijën e Nasi Papapavlit, Elpiniqi, unë e dija se shtatë motet e fundit të jetës së tij në Tiranë, pra pas vitit 1964, psalti beratas i pasionuar pas kërkimit dhe gjetjes së dy kodikëve dhe sidomos kryeveprës së quajtur më pas “Kodiku i purpurt i Beratit” ose “Beratinus-1”, ishte vërtet në gjendje të rënduar sklerozimi.

Ndërkohë në Berat Nasi Papapavli është shpallur !Qytetar nderi”, punë e mënçur kjo. Kontributi i profesor Aleks Budës po ashtu nuk mund të mohohet, por në të kundërt: duhet spikatur edhe më. Por nuk ka përse të rrijë në “top sekret” apo të mbesë në gjirizin e pjesën famëmbrapësht të policimit politik, protagonizmi i vyer për kodikët e Beratit i Sigurimit të Shtetit.

Ylli Polovina

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...