2020-03-15

Washington DC: Pentagoni vendoset në karantinë shkaku i koronavirusit



Ndërtesa e Pentagonit është vendosur në karantinë, ndërsa Departamenti i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara i ka ndaluar pothuajse të gjitha uhdëtimet e brendshme për pjesëtarët e shërbimit ushtarak dhe punëtorëve civilë për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Duke filluar nga dita e hënë, anëtarët e shërbimit ushtarak do ta kenë të ndaluar udhëtimin brenda pjesëve të ndryshme të shtetit, përfshirë ndërrimin e përhershëm të stacionit apo transferimin e përkohshëm të detyrave.

Ndalimi i udhëtimeve do të vlejë edhe për punëtorët civilë dhe anëtarët e familjeve, të cilët janë të caktuar të qëndrojnë në ndërtesa ushtarake, shkruan “Daily Mail”.
Pentagoni njoftoi se zinxhiri komandues do të ofrojë përjashtime të kufizuara nga masat e reja në raste të rrethanave të jashtëzakonshme.


Vendimi për ndalimin e udhëtimeve do të mbetet në fuqi deri më 11 maj 2020, ndërsa ndërtesa e Pentagonit do të vendoset në karantinë në mesnatën e së dielës(15/16 mars 2020).

Është marrë vendim edhe për anulimin e të gjitha tubimeve me shumë njerëz, përfshirë organizimet me rastin e pensionimit të ushtarakëve apo të ngritjes në detyrë.(“Daily Mail”)

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...