Afrika është duke e përjetuar një përhapje të shpejtë të virusit Covid-19, ndonëse fillimisht ishte një prej kontinenteve më të paprekura. Gjashtë vende të reja tashmë i kanë konfirmuar rastet e para të koronavirusit.
Pas këtyre rasteve, nga koronavirusi tash janë prekur 25 nga 54 vendet afrikane. Shteti më i ri që konfirmoi person të infektuar me virusin e ri ishte Republika e Kongos.
Duket se temperaturat e larta nuk po paraqesin pengesë për mbijetesën e virusit. Në Kongo, temperatura sot është 33 gradë.
Rastet e para të infektimit u konfirmuan edhe në Guinenë Ekuatoriale, Mauritani, Namibi, Ruandë dhe Esëatini.
Të gjithë pacientët u infektuan përmes udhëtimeve nga vendet e tjera, njësoj si pothuajse të gjitha rastet e mëhershme që janë konfirmuar në Afrikë.
Qeveria e Republikës së Kongos e raportoi rastin e parë të koronavirusit dhe tha se personi i infektuar ka shtetësi franceze dhe është kthyer nga Parisi më 1 mars 2020.
Nëse sëmundja përhapet brenda kontinentit, zyrtarët shëndetësorë kanë paralajmëruar se disa shtete me sisteme të brishta të shëndetësisë mund të përballen me shkallë më të lartë të vdekshmërisë së personave të infektuar.
Koronarovirusi është paraqitur tek 4 persona në Australi të cilët së voni kishin vizituar Kinën, ku edhe është përhapur ky virus, deklaruan autoritetet zyrtare.
Tre burra të moshës 53,42 dhe 35 vjecare u lajmëruan në spitalin e Sidneit me këtë virus. Dy nga ta kishin udhëtuar nga qyteti Vuhan ku koronarovirusi ka shënuar përhapje të madhe.
Tash për tash, 830 njerëz janë infektuar me koronavirus në Kinë, 41 prej të cilëve kanë vdekur. Autoritetet kanë ndaluar udhëtimet në 13 qytete në provincën Hubei, që është qendra e shpërthimit.
Zyrtarët shëndetësorë në Australi paralajmëruan se ky virus mund të ketë përhapje më të madhe në vend.
Kryeministri Australian, Scott Morrison, tha përmes një njoftimi të shtunën se shteti ka siguruar 10 milionë maska për t’u mbrojtur nga virusi.
Sipas ekspertëve, virusi përhapet nga kafshët tek njerëzit, por nuk është përjashtuar as mundësia e transmetimit midis njerëzve.
Virusi i ri mund të shkaktojë sëmundje nga ftohja e zakonshme deri te Sars-i.