2020-03-18

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka propozuar Kuvendit që të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në vend pas situatës së krijuar me coronavirusin.


Edhe dy persona janë testuar pozitiv për virusin COVID-19 duke e rritur kështu numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 19.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë rastet janë nga komuna e Gjakovës, të kthyer nga Dusseldorfi i Gjermanisë, njëri i gjinisë mashkull 54 vjeç dhe tjetra e gjinisë femër 49 vjeçe.

Sipas njoftimit nga data 01.02.2020 deri me 17.03.2020 në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe në pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 12.309 udhëtarë. 


PK Aeroporti “Adem Jashari” 519 udhëtarë,

PK Merdare 4.596, 

PKVërmicë 3.380,

PK Jarinje 812,

PK Dheu i Bardhë 732, 

PKHani i Elezit 1.080,

PK Kullë 674,

PK Qafë Morinë 41,

PK Bërnjak 322,

PK Qafë Prush 28, 

PKMuçibabë 124

PK Glloboçicë 1 udhëtarë.

Deri më tani në Kosovë janë identifikuar 19 persona të prekur me virusin COVID-19.

Qytetet si Vitia, Malisheva, Podujeva dhe Klina janë në karantinë pasi në këto qytete u identifikuan disa të prekur me virus.Ndërkaq, tre persona të prekur me coronavirus janë identifikuar në Aeroportin e Prishtinës pasi erdhën nga Londra.



Sipas Kushtetutës, në rast të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, vendi përkohësisht do të qeverisej nga Këshilli i Sigurisë.
Ky Këshill do të drejtohet nga presidenti  Republikës së Kosovës dhe gjatë kësaj kohe ai do të bashkëpunojë me Qeverinë, Kuvendin dhe autoritetet ndërkombëtare.

Bartja e kompetencave ekzekutive te Këshilli është paraparë në nenin 12 të Ligjit mbi Këshillin e Sigurisë.
Gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, Këshilli i Sigurisë së Kosovës ushtron autoritet dhe përgjegjësi ekzekutive.
Gjatë gjendjes së jashtëzakonshme mund të bëhen kufizime mbi të drejtat dhe liritë e garantuara të qytetarëve aq sa të jetë e nevojshme.
Gjatë kësaj kohe Presidenti i vendit mund të urdhërojë mobilizimin e Forcës së Sigurisë të Kosovës, për të ndihmuar në gjendjen e jashtëzakonshme.


Gjendja e jashtëzakonshme zgjat për aq kohë sa vazhdon të kërcënojë rreziku dhe nuk mund të zgjatë më shumë se për një periudhë prej gjashtëdhjetë (60) ditësh.




.Propozimin presidenti e ka bërë pas një mbledhjeje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.Lidhur me këtë çështje, Kuvendi i Kosovës do të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme nesër.

Njoftimin presidenti e dha para pak minutash pas një mbledhjeje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Kosovës.

“Kosova nuk është vend i izoluar, është e përfshirë nga coronavirusi që paraqet shqetësim për gjithë botën, gjithë njerëzimin. Deri më tani janë të paraqitura 19 raste. 

Shpreh falënderimin dhe përulësinë ëpr mjekët, infermierët dhe gjithë p[ersonelin mjekësor për gjithë angazhimin e pakursyer që po bëjnë në përballimin e kësaj situate dhe mundësitë e ecjes më të sigurt më përpara”, ka thënë presidenti Hashim Thaci.

“Do të ishte papërgjegjësi e madhe mos marrja e të gjithave masave që kemi si shtet dhe si shoqëri. 

Duhet të mobilizohemi të gjithë më të gjithë angazhimet që i kemi. Duke respektuar edhe kushtetutën dhe ligjin, unë kam thirrur sonte për takim një konsultë dhe bashkëbisedim Këshillin e Sigurisë së Kosovës, kemi biseduar ka qenë një bisedë korrekte konstrukive dhe e marrja e masave që mos të kemi përsëritje të fenomenit të rasteve të tilla. 

Pas konsultave që zhvillova me kryeministrin dhe këshillin, dëshiroj që të mos eskalohet situata më tutje, kërkohet nga ne që të gjithë të jemi në krye”, tha ai.

“Sonte jemi të detyruar t’i propozojë kuvendit dekretin për gjendjen e jashtëzakonshme në Kosovë. Gjendja e jashtëzakonshme përfshin mobilizim e Forcës së Sigurisë. 

Ky dekret po ndodh për shkak të përhapjes së coronavirusit. Do t’i procedohet nesër Kuvendit”, shtoi presidenti  Hashim Thaçi.

Deri më tani në Kosovë janë identifikuar 19 persona të prekur me virusin COVID-19.

Qytetet si Vitia, Malisheva, Podujeva dhe Klina janë në karantinë pasi në këto qytete u identifikuan disa të prekur me virus. 

Ndërsa, orë më parë u konfirmuan dy rastet e para në Gjakovë.

Të dy rastet janë kthyer nga Dusseldorfi i Gjermanisë, njëri i gjinisë mashkull 54 vjeç dhe tjetra e gjinisë femër 49 vjeçe.

Qeveria e Kosovës ditë më parë ka shpallur gjendjen emergjente pas situatës me rrezikun e shpërndarjes së këtij virusi.



Qeveria: Gjendja e jashtëzakonshme e propozuar nga presidenti i Kosovës zt.Hashim Thaçi 



Qeveria e Kosovës vlerëson se gjendja e jashtëzakonshme e propozuar nga presidenti Hashim Thaçi është masë ekstreme dhe e panevojshme.Kështu tha në një konferencë për shtypi zëvendës kryeministri Haki Abazi.

“Kryeministri Kurti është shprehur se nuk është në pajtueshmëri për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme që është propozuar nga presidenti Thaçi ,për një gjendje duhet të përcillet situatat dhe të veprohet në një gjendje kur nevojitet një gjendje të tillë. Tani nuk është e nevojshme dhe nuk duhet të merret një vendim të tillë”, ka thënë Abazi.

Këtë deklaratë zëvendëskryeministri Abazi e bëri pas një takimi të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, të thirrur sipas tij nga kryeministri Albin Kurti.

Zëvendëskryeministri Haki Abazi ka thënë se Qeveria e Kosovës e ka nën kontroll dhe në binarë menaxhimin e situatës për shkak të coronavirusit.Pak minuta më parë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se i ka propozuar Kuvendit që të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në vend pas situatës së krijuar me coronavirusin.

“Sonte jemi të detyruar t’i propozojë kuvendit dekretin për gjendjen e jashtëzakonshme në Kosovë. Gjendja e jashtëzakonshme përfshin mobilizim e Forcës së Sigurisë. 

Ky dekret po ndodh për shkak të përhapjes së coronavirusit. Do t’i procedohet nesër Kuvendit”, shtoi presidenti  Hashim Thaçi.


Propozimi i presidentit - 
i palogjikshëm dhe shkakton panik

Ashtu si zëvendëskryeministri Haki Abazi edhe zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, e ka konsideruar si ‘ekstrem’ propozimin e presidentit për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.


“Propozimi i presidentit të Kosovës përpos që është ekstrem, arsyetimi i këtij propozimi si masë preventive për parandalimin e mëtutjeshëm është i paqëndrueshëm. 

Masa preventive ka marrë Qeveria deri më tani. Madje i ka marrë ato masa edhe në kohë kur s’kemi pasur asnjë rast”, tha ai në konferencë për media.

Sipas Kryeziut, shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme do të shkaktonte panik pa nevojë.

“Ne konsiderojmë që kjo masë përpos që është ekstreme, përpos që është e palogjikshme, ajo është edhe e papërgjegjshme duke qenë se bën thirrje për një panik për të cilën nuk ka nevojë”, tha ai.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka propozuar Kuvendit që të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në vend pas situatës së krijuar me coronavirusin.

Deri më tani në Kosovë janë identifikuar 19 persona të prekur me virusin COVID-19.Qytetet si Vitia, Malisheva, Podujeva dhe Klina janë në karantinë pasi në këto qytete u identifikuan disa të prekur me virus.Ndërsa, orë më parë u konfirmuan dy rastet e para në Gjakovë.Të dy rastet janë kthyer nga Dusseldorfi i Gjermanisë, njëri i gjinisë mashkullore 54 vjeç dhe tjetra e gjinisë femërore 49 vjeçe.

Momentalisht në botë numërohen mbi 180 mijë të infektuar me këtë virus, dhe mbi 7 mijë kanë vdekur.Vendet më të prekura në botë nga virusi janë Kina dhe Italia.

Flori Bruqi

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...