2020-03-15

Mjekët italianë po detyrohen të zgjedhin cilët pacientë të shpëtojnë, disa do lihen të vdesin


Një situatë mjaft të rënduar po kalon Italia, pasi personat e infektuar me koronavirus po shtohen me ritme të shpejta, duke bërë që të mos ketë shtrate për t’i shtruar në spital që të kurohen.

Një infermier që po kujdeset për të infektuarit nga koronavirusi në Milano, deklaroi se spitalet janë në një presion shumë të madh, aq sa po zgjedhin t’i japin përparësi pacientëve që kanë më shumë shanse për të jetuar.

Numri i të vdekurve në Itali është mbi 1000 persona, ndërsa shifra e të infektuarëve po shkon rreth 16 mijë.

Mauro D’Ambrosio tha se të sëmurët me virusin kinez korona - COVID-19 po kalonin më shumë se 15 ditë nën kujdesin intensiv, shumë më gjatë se mesatarja që është 5 deri në 6 ditë, duke sjellë problem të madh për spitalet.

” Nëse e kuptojmë se pacienti ka një çështje të rëndë shëndetësore deri në atë pikë sa të mos ketë asnjë mundësi të jetojë, ne duhet t’i japim shtratin ose të devijojmë burimet për dikë që ka më shumë shanse të mbijetojë. Kjo është një zgjedhje që pavarësisht se është etikisht e vështirë për t’u pranuar, nga pikëpamja klinike mund të bëhet për t’i dhënë mundësinë për të mbijetuar dikujt në krahasim me dikë që do të kishte shanse zero ”, tha infermieri.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...