NGA FLORI BRUQI
Sipas mediave italiane masat e reja që mund të merren përfshijnë- ndalimin e praktikimit të sporteve në natyrë, shëtitjet jo të destinuara për blerje, për punë dhe për arsye shëndetësore. Supermarketet do të reduktojnë oraret e shërbimit. Gjatë javës mendohet që ato të jenë të hapura deri në orën 19 kurse në fundjavë deri në orën 15. Do shtohen kontrollet në rrugë dhe parqe nga Ministria e Brendshme si dhe do shtohen kontrollet te personat e detyruar të futen në karantinë.
Masat e reja vijnë në një kohë kur Guvernatori i Rajonit të Lombardisë, Attilio Fontana deklaroi dje se ditët kur ‘me mirësjellje iu drejtuam njerëzve apelin për të qendruar në shtëpi kanë mbaruar dhe se tani e tutje autoritetet e ligjit do të tregohen më agresivë, duke mos përjashtuar bllokimin total të lëvizjeve’ kurse Ministri i Sportit Vincenzo Spadafora ka deklaruar se qeveria do jetë e detyruar të bëjë ndalim edhe të aktiviteteve në natyrë.
Ndërkohë sanksione të forta janë ushtruar jo vetëm ndaj personave që shkelin rregullat e përcaktuara por gjithashtu edhe ndaj bizneseve që janë gjetur në shkelje të ligjit të emergjencës shëndetësore.
Kryeministri italian Giuseppe Conte ka paralajmëruar zgjatjen e afatit të mbylljes së shkollave dhe aktivitetit të disa bizneseve. Në një intervistë për Corriere della Sera për emergjencën e koronavirusit, Conte tha se është e pamundur tani për tani rikthimi në jetën normale. Ai tha se edhe kur numri i të infektuarve të filloj të ulet të paktën në përqindje, shpresojmë në pak ditë, ne nuk do të jemi në gjendje të kthehemi menjëherë në jetën tonë të mëparshme.
Kryeministri Conte tha se ai do të këshillohet me komitetin shkencor, i ngritur pranë qeverisë, përpara çdo veprimi që do të ndërmarrë.
Koronavirusi nuk u krijua në laborator. Studimi dhe prova që hedh poshtë lajmet e rreme
Koronavirusi është rezultat i evolucionit natyror të viruseve të tjerë të së njëjtës familje dhe jo një produkt laboratorik ose inxhinierie gjenetike (d.m.th. jo i bërë nga njeriu duke manipuluar gjenet virale në një tub prove në laborator) - kjo është deklaruar nga një grup shkencëtarësh dhe nga një studim mbi gjenomet e SARS-CoV-2 dhe viruset e përafërta dhe i botuar në revistën ‘Nature Medicine’.
"Duke krahasuar të dhënat gjenetike të disponueshme aktualisht për lloje të ndryshme të koronavirusit, ne kemi përcaktuar me saktësi se SARS-CoV-2 e ka origjinën te proceset natyrore" - thotë Kristian Andersen, nga Institutit të Kërkimeve ‘Scripps’.
Sipas Financial Times “Tashmë është vërtetuar se pas lajmeve të rreme kryesisht qëndron Rusia, prej nga kanë dalë lajme të tilla si vitamina C, ushqimet e nxehta dhe hudhrat luftojnë infeksionin e koronavirusit”.
Koronavirusi, pandemia e Covid-19. Situata
Epidemia e Covid-19 në Itali dhe në pjesën tjetër të botës po vazhdon. Në Itali të infektuarit janë mbi 30 mijë kurse të vdekur më shumë se tre mijë.
Emergjenca ka gjunjëzuar rajonet në veri të vendit, veçanërisht Lombardinë. Italia është vendi më i prekur pas Kinës dhe gjithashtu ai që ishte i pari në Perëndim që vendosi masa të jashtëzakonshme, duke vendosur të mbyllë të gjitha bizneset jo thelbësore dhe duke i kërkuar popullatës të kufizojë udhëtimet. Një model që kanë filluar ta imitojnë edhe vende të tjera në të gjithë botën.
Koronavirusi, të karantinuarit monitorohen me anë të byzylykut elektronik
Autoritetet shëndetësore të Hong Kong-ut kanë konfirmuar se ata janë duke përdorur byzylyk elektronikë për të monitoruar personat e vendosur në karantinë
Hong Kongu ka vendosur një karantinë 14-ditore për të gjithë udhëtarët që vijnë nga jashtë vendit. Rrathë elektronikë janë duke u përdorur në përpjekje për të zvogëluar përhapjen e epidemisë së COVID-19.
Autoritetet në vend kanë deklaruar se byzylyku elektronik nuk mund të hiqet nga personi që e mban dhe shërben vetëm për tu siguruar që njerëzit në karantinë nuk po e shkelin atë. Kushdo që kundërshton këtë masë ose bën deklarime të rreme rrezikon një gjobë prej 5000 dollarë deri 6 muaj burg.
Metropoli, i cili strehon 7 milion njerëz praktikisht në një cope të vetme toke dhe ka lidhje të ngushta me Kinën, ka regjistruar vetëm 193 raste të infeksionit dhe 4 vdekje. Modeli i përgjigjes së autoriteteve ndaj epidemisë – I mbështetur nga përvoja e fituar gjatë epidemisë së SARS në vitin 2003 - është vlerësuar publikisht nga OBSH.
Epidemia e koronavirusit, fotot e qyteteve fantazmë në të gjithë botën
Qytetet dhe metropolet po zbrazen gjithnjë e më shumë ditë pas dite, pasi qeveritë e mbarë botës kanë marrë masa shtrënguese sociale në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
Destinacionet turistike dhe qendrat tregtare, dikur plot me njerëz, tani janë vende të qeta ku as edhe një mizë nuk fluturon.
Dhjetëra miliona njerëz në të gjithë botën janë në izolim, të detyrueshëm ose të vullnetshëm. Ndalohen udhëtimet dhe çdo lloj veprimtarie jo-themelore tregtare.
Këto fotografi të pabesueshme na tregojnë historinë e ditëve të sotme.
Duken si imazhe surreale teksa kudo dhe gjithçka 'ka ngrirë' por vetëm kështu njerëzimi do mund të fitojë luftën me armikun e padukshëm. Vetëm kështu do ndihmojmë heronjtë, mjekët që ndodhen në vijën e parë të frontit.
Teksa në botë ka më shumë se 218 mijë njerëz të infektuar dhe më shumë se 8800 viktima, lajm i mirë vjen nga përtej oqeanit. Pekini zyrtar ka konfirmuar sot se nuk ka patur asnjë të infektuar veç 34 raste të importuara nga jashtë vendit dhe e gjitha kjo fal masave dragoniane të marra nga Pekini zyrtar.
Ndërsa qeveria italiane përmes dekretit ‘Kurohet Italia’ ka hapur zjarr” ndaj epidemisë së koronavirusit me masa radikale sociale dhe duke mbështetur ekonominë biznesin dhe familjet, kryeministri Giuseppe Conte ka deklaruar funksionimin e masave qeveritare dhe ka paralajmëruar zgjatjen e afatit të mbylljes së shkollave në përpjekje për të frenuar pandeminë.
Koronavirusi, Kryetari i Bashkisë së Barit në Itali, rasti emblematik i kujdesit për bashkëqytetarët
Mos ndërgjegjësimi i qytetarëve për t’u mbyllur në shtëpi, pasi rrezikohen të infektohen dhe të përhapin epideminë e koronavirusit, ka detyruar Kryetarin e Bashkisë së Barit në Itali, Antonio Decaro të dalë vetë në rrugët dhe parqet e qytetit dhe të urdhërojë qytetarët të shkojnë në shtëpi.
‘Duhet të shkonin në shtëpi. Shkoni luani në shtëpi playstation. Nuk mund të luani tenis rrugëve. Jemi në emergjencë kombëtare. I shikoni imazhet që vijnë nga Milano? Nuk janë telefilm. Do më sëmurni edhe mua nga zemra.”- me këto fjalë Decaro i drejtohet qytetarëve.
Videoja ndërkohë po bën xhiron e botës në mediat sociale dhe shihet si rast emblematik i kujdesit ndaj bashkëqytetarëve nga ana e një kryetari bashkie.
Koronavirusi, Ballkani kundër pandemisë, mjekët në pension dhe vullnetarët, të gjithë në frontin e luftës
Megjithëse pandemia e COVID-19 nuk ka prekur Europën Qendrore dhe Lindore me të njëjtin intensitet si Italia, Spanja dhe Franca, zyrtarët shëndetësorë nga i gjithë rajoni i Ballkanit kanë ngritur alarmin për mungesën e stafit mjekësor, lehtësirave, pajisjeve dhe shtretër të mjaftueshëm spitalor.
Vendet e Europës Lindore kanë miratuar një seri masash kufizuese në tentativë për të frenuar përhapjen e infeksionit por ekziston shqetësimi se numri relativisht i ulët i testeve të bëra nuk pasqyron shtrirjen e vërtetë të epidemisë në rajon.
Të gjitha vendet e rajonit kanë rikthyer në punë mjekët pensionistë dhe kanë futur në sistem studentë të sapodiplomuar dhe vullnetarë duke premtuar shpërblime speciale.
Qeveria Sllovene ka pezulluar studimet e specializantëve për mjekë dhe praktikantë të rinj në mënyrë që ata të mund të bashkohen në përpjekjet për të luftuar epideminë.
Mjekët e diplomuar që nuk kanë ende kualifikim do të vendosen në punë kudo që të jetë e nevojshme ndihma e tyre. Sllovenia, në kufi me Italinë, është goditur rëndë nga përhapja e koronavirusit me 286 raste të konfirmuara të infektuar dhe një të vdekur.
Në Bullgari, ku tashmë ka pasur dy vdekje, qeveria ka shpallur mbështetje financiare për të gjithë mjekët e përfshirë në menaxhimin e COVID-19, 500 euro më shumë në paketën e pagave.
Presidenti serb Aleksandër Vucic ka njoftuar se të gjithë punonjësit e shëndetësisë do të marrin një rritje prej 10% të pagave të tyre, në funksion të luftës kundër koronavirusit.
Rreth 6.000 mjekë dhe infermierë serbë besohet se tashmë janë larguar nga vendi këto vitet e fundit, gjë që bëri që qeveria e Beogradit të anulojë një marrëveshje me Gjermaninë për marrjen në punë të infermierëve nga Serbia. Edhe Bosnja Hercegovina ka rikthyer në sistemin shëndetësorë mjekët pensionistë.
Në Kroaci, një shtet i BE që gjithashtu duhet të merret me mungesën serioze të personelit mjekësor, lufta kundër epidemisë së koronavirusit është krahasuar me luftën për pavarësi të vendit nga Jugosllavia në vitet 1990.
Koronavirusi-Hong Kong, të karantinuarit monitorohen me anë të byzylykut elektronik
Autoritetet shëndetësore të Hong Kong-ut kanë konfirmuar se ata janë duke përdorur byzylyk elektronikë për të monitoruar personat e vendosur në karantinë
Hong Kongu ka vendosur një karantinë 14-ditore për të gjithë udhëtarët që vijnë nga jashtë vendit. Rrathë elektronikë janë duke u përdorur në përpjekje për të zvogëluar përhapjen e epidemisë së COVID-19.
Autoritetet në vend kanë deklaruar se byzylyku elektronik nuk mund të hiqet nga personi që e mban dhe shërben vetëm për tu siguruar që njerëzit në karantinë nuk po e shkelin atë. Kushdo që kundërshton këtë masë ose bën deklarime të rreme rrezikon një gjobë prej 5000 dollarë deri 6 muaj burg.
Metropoli, i cili strehon 7 milion njerëz praktikisht në një cope të vetme toke dhe ka lidhje të ngushta me Kinën, ka regjistruar vetëm 193 raste të infeksionit dhe 4 vdekje. Modeli i përgjigjes së autoriteteve ndaj epidemisë – I mbështetur nga përvoja e fituar gjatë epidemisë së SARS në vitin 2003 - është vlerësuar publikisht nga OBSH.
Koronavirusi, Gjendja e Jashtëzakonshme në Serbi, Beogradi me dorë të hekurt: burg kush shkel vetëkarantinimin
Serbia, ka paralajmëruar masa të ashpra ndëshkuese ndaj të gjithë atyre që nuk zbatojnë vendimet për të qëndruar në karantinë.
Beogradi zyrtar ka deklaruar se nëse ndonjë person do të shkelë vetëizolimin si pasojë e koronavirusit dhe për shkak të infektimit të mundshëm të personave të tjerë, gjë e cila mund të çojë në përfundime fatale për personat e tjerë, ai do të dënohet me burg.
Masat qeveritare në përgjigje të epidemisë nga koronavirusi janë njoftuar nga kryeministrja Ana Brnabiç, pasi Serbia ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë
Serbia deri më sot ka 97 raste të konfirmuara me koronavirus. Vendi ballkanik nuk ka ende viktima dhe vetëm një të rekuperuar.
Banka Qëndrore Europiane jep 750 miliardë euro për të lehtësuar ndikimin e pandemisë së koronavirusit në ekonomi
Banka Qendrore Europiane aktivizoi një paketë të ndihmës, në vlerë prej 750 miliardë eurosh, për të lehtësuar ndikimin e pandemisë së koronavirusit. Me këto para do të paguhen borxhet e qeverive dhe kompanive në vendet e Eurozonës
Shefja e BQE-së, Christine Lagarde, tha se ky institucion do të bëjë gjithçka të mundur për të mbështetur euron në “këto kohë të jashtëzakonshme”. Lagarde shkroi se angazhimi i institucionit që ajo drejton, në këtë situatë, nuk ka limite.
OBSH-ja e shpalli tani Europën epiqendër të shpërthimit të koronavirusit, i cili për herë të parë është shfaqur në Kinë, në fund të vitit të kaluar. Mbi 8,800 njerëz në botë kanë humbur jetën si pasojë e tij. Shumë vende janë izoluar, duke mbyllur shkollat, bizneset jothelbësore dhe kufijtë. Njoftimi i Lagardes vjen pasi këshilli drejtues i Bankës Qendrore Evropiane zhvilloi bisedime urgjente, përmes telefonit, të mërkurën vonë.
Në ditët e fundit, Banka Qendrore Evropiane është kritikuar për mungesë veprimesh të mjaftueshme për të mbështetur Eurozonën, në krahasim me hapat që i kanë ndërmarrë Shtetet e Bashkuara. Të dielën, Rezervat Federale në SHBA kanë ulur normat e interesit gati në zero dhe kanë aktivizuar një program stimulues në vlerë prej 700 miliardë dollarësh.
Koronavirusi rend nëpër botë, më shumë se 218 000 të infektuar dhe 8810 viktima nga infeksioni. Kina fiton mbi pandeminë
Në botë ka më shumë se 218 mijë njerëz të infektuar me koronavirus, dhe më shumë se 8800 mijë të vdekur.
Ngadalësimi i epidemisë së koronavirusit në Kinë është konfirmuar teksa sot nuk ka patur asnjë të infektuar veç 34 raste të importuara nga jashtë vendit. Nga 34 raste të reja të importuara, 21 janë regjistruar në Pekin, nëntë në provincën Guangdong, dy në Shanghai, një në provincën Heilongjiang dhe një tjetër në provincën Zhejiang.
Por alarmi është në nivelet më të larta në SHBA dhe veçanërisht në Europë.
Pas polemikave për të mbyllur shkollat në Mbretërinë e Bashkuar ndërsa qeveria ka vendosur ta praktikojë këtë masë në fund të javës në tentative për të frenuar koronavirusin teksa vendi ka regjistruar 2644 raste me infeksion dhe 72 vdekje.
Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara është rritur në rreth 150 kurse të infektuarit numërohen në mbi 9400. Marina amerikane do të dërgojë një anije spitalore me 1.000 shtretër në portin e Nju Jorkut për të ndihmuar qytetin më të madh të vendit në përgjigjen e tij ndaj koronavirusit.
Autoritetet në Kansas kanë urdhëruar mbylljen e shkollave publike kurse Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom ka deklaruar se shkollat nuk kanë gjasa të rihapen këtë pranverë.
Në Kanada kryeministri Trudeau ka vendosur të injektojë në ekonomi 14 miliardë dollar teksa vendi ka regjistruar 9 vdekje dhe rreth 730 raste infeksioni.
Në Gjermani numri i të infektuarve është rritur në mbi 12 mijë dhe 28 viktima nga koronavirusi.
Spanja po kalon një situate tejet dramatike teksa në vend ka rreth 15 mijë raste infeksioni dhe 638 viktima.
Ministri turk i shëndetësisë, Fahrettin Koca ka njoftuar për viktimën e dytë nga koronavirusi ndërsa në vend janë rreth 100 raste infeksioni.
Koreja e Jugut po përjeton ditën e pestë rradhazi me më pak se 100 raste të testuar pozitiv në ditë. Sipas autoriteteve numri I viktimave ka shkuar në 91 kurse të infektuarit në rreth 8560
147 persona të tjerë kanë vdekur në 24 orët e fundit në Iran për shkak të pandemisë për një total prej 1140 viktimash në Republikën Islamike kurse rastet e konfirmuara të infeksionit janë 17,361.
Koronavirusi/Britani, Izolohen anëtarë të stafit të kryeministrit Johnson. OKB-Guterres: Pandemia e kontrollueshme
Mediat britanike raportojnë si disa anëtarë të stafit të zyrës së kryeministrit Boris Johnson janë vetizoluar pasi shfaqën simptoma të koronavirusit. Sipas raportimeve, personat që janë vendosur në izolim kanë qenë në kontakte të ngushta me kreun e qeverisë.
Anëtarëve të stafit iu është kërkuar të qëndrojnë në karantinë për 7 ditë nëse jetojnë vetëm dhe 14 ditë nëse jetojnë me të tjerë.
Ngjarja vjen dy ditë pasi epidemiologu, Neil Ferguson deklaroi se shfaqi simptoma të virusi pasi kaloi disa kohë në Downing Street të hënën. Ai e cilësoi qendrën e Londrës si zonën e “nxehtë” për përhapjen e Covid-19.
Ministrja e Shëndetësisë, Nadine Dorries ishte anëtarja e parë e qeverisë që rezultoi e prekur nga virusi javën e kaluar, anëtari i dytë ishte sekretari i Kulturës, Oliver Dowden, i cili gjithashtu është vetizoluar.
Tashmë që janë konfirmuar më shumë se 200 mijë persona të prekur me koronavirus në të gjithë botën, nga të cilët mbi 8 mijë kanë humbur jetën dhe frika është rritur ndjeshëm te të gjithë, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara kërkon të rikthejë qetësinë.
Me anë të një video-mesazhi të shkurtër, Antonio Guterres është shprehur se pandemia është e kontrollueshme, pavarësisht përmasave aktuale të saj, por për ta bërë këtë është e nevojshme përpjekja e të gjithëve.
“Ky është momenti i maturisë, jo i panikut; i shkencës, jo i stigmatizimit; i fakteve, jo i frikës: megjithëse situata është klasifikuar si një pandemi, kjo është e kontrollueshme, por do të kërkojë një përpjekje personale, kombëtare dhe ndërkombëtare të jashtëzakonshme”, është shprehur sekretari i Përgjithshëm i OKB.
Koronavirusi, Parisi dhe Nju Jorku testojnë dhjetra ilaçe, rezultatet publikohen këtë javë
Pasi u përmend disa herë si një trajtim efektiv për të luftuar infeksionin e Covid 19, hidroksilklorina, ilaçi që përdoret prej vitesh kundër malaries, duket se ka ndezur shpresën për shërim edhe për pacientët të infektuar më seriozë.
Sipas një studimi të spitalit universitar në Marsejë në Paris, 75% e pacientëve të trajtuar me këtë medikament pas gjashtë ditësh dalin negativ në testin e tamponit.
Por sipas OBSH, deri më tani, asnjë ilaç antiviral nuk ka treguar se është efektiv kundër koronavirusit.
Shkencëtarë nga Parisi dhe Nju Jorku kanë filluar tashmë testimin e dhjetra ilaçeve kundër mostrave të koronavirusit dhe po përgatiten të publikojnë rezultatet e tyre këtë javë.
Drejtori i përgjithshëm i OBSH tha se "ky koronavirus paraqet një kërcënim të paparë për botën. Ai duartrokiti mjekët dhe infermierët italianë që janë në vijën e parë të luftës kundër infeksionit.
Ai e ka quajtur mrekulli faktin e numrit të lartë të atyrë që dalin me jetë nga kujdesi intensiv dhe ka vlerësuar forcën dhe guximin e jashtëzakonshëm të stafit mjekësor italian.