Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/03/18

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkarkuar sot nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliun.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkarkuar sot nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliun.

Kurti ka vendosur ta shkarkojë Veliun pas deklaratës së tij lidhur me pandeminë e coronavirusit.


Sipas Kurtit, Veliu me deklaratën e tij ka përhapur panik te qytetarët.

Më poshtë deklarata e Veliut për të cilën u shkarkua nga posti i ministrit:

“Situata në Kosovë është serioze, numri i të prekurve po rritet nga ora në orë dhe sigurisht institucionet e Kosovës duhet të ndërmarrin të gjitha veprimet në mënyrë që të parandalojë këtë pandemi. Unë besoj personalisht jam që të ndërmerren të gjitha masat qofshin ato ekstreme, që të mbrohemi nga ky rrezik që ka përfshirë globin por edhe Kosovën”, kishte thënë Veliu në Klan Kosova.

Kujtojmë se Veliu kishte dhënë dorëheqje nga pozita e tij si kryetar i Komunës së Podujevës, për pozitën e ministrit.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...