2020-03-15

“70% e popullsisë do preken nga koronavirusi, por mos u shqetësoni”, doktoresha italiane Maria Rita Gismondo me deklaratë të fortë


Maria Rita Gismondo është drejtoresha e laboratorit të mikrobiologjisë klinike në spitalin e Sacco në Milano. 

Në një deklaratë për një emision italian, ajo ka thënë se 60-70% e popullsisë italiane do infektohen me Covid-19.

Mirëpo, mjekia ka thënë se ky fakt nuk duhet të shqetësojë askënd. Më tej, ajo ka thënë se shumica e njerëzve që humbin jetën nga koronavirusi janë të moshave 81-83 vjeç.

Ajo është shprehur se me rritjen e numrave, do kuptohet se virusi është më pak vdekjeprurës nga sa mendohet. 

Sipas saj, më të prekurit janë të moshuarit me 1 ose 4 patologji.

“Mjekësia nuk është kurrë një shkencë e saktë, prandaj nuk do të thotë që nuk mund të ketë raste të disa të rinjve.

 Duhet të shohim nëse ka sëmundje të tjera. Sot mosha mesatare e atyre që ndërrojnë jetë është 81-83 vjet, të shëruarit janë pothuajse dyfishi i personave që janë shtruar në spital në kujdesin intensiv.

Një rënie drastike e rasteve do të pritej brenda dy javësh, por “ne nuk mund të mendojmë që virusi do të zhduket në dy javë. Ai do të na shoqërojë për disa muaj më shumë. Nxehtësia do të jetë një aleat kundër koronavirusit”, ka thënë mjekia.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...