Së fundmi u bë e ditur se futbollisti i njohur Cristiano Ronaldo, është vetëkarantinuar. Ronaldo ka pasur kontakt me futbollistin Daniele Rugani, i cili është infektuar me koronavirus.
Për këtë shkak, Ronaldo është izoluar. Së fundmi, ka qenë Ronaldo që ka reaguar nga izolimi, ku i ka dhënë një mesazh të fortë të gjithë ndjekësve të tij.
“Bota po kalon një moment shumë të vështirë, që kërkon vëmendje maksimale nga të gjithë ne. Sot nuk po ju drejtohem si një lojtar profesionist, por si një djalë, si një baba. Është e rëndësishme të ndiqen udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetit për ta pasur të qartë përballimin e emergjencës. Mbrojtja e jetës shkon përtej çdo interesi tjetër.
Dua të ofroj gjithë solidaritetin tim për ata që po luftojnë ndaj këtij virusi, siç është shoku im i skuadrës Daniele Rugani. Mbështetja ime e vazhdueshme shkon edhe për profesionistët e shkëlqyer, të cilët po vënë në rrezik jetët e tyre për të na shpëtuar neve”,
shkruan futbollisti Cristiano Ronaldo.