Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/03/15

Heidi Klum ,ka shprehur frikën se mund të jetë infektuar me koronavirus gjatë xhirimeve të “America’s Got Talent”.

Heidi Klum është një nga modelet më të famshme në të gjithë botën. Së fundmi, ajo ka shprehur frikën se mund të jetë infektuar me koronavirus gjatë xhirimeve të “America’s Got Talent”.
Këtë e ka bërë të ditur modelja përmes një postimi në Instagram, ku shprehet se ka pasur ethe dhe kollë. Megjithatë, mjekët ende nuk i kanë dhënë një përgjigje modeles.
“Shpresoj të jetë thjesht një ftohje, unë do të doja të bëja testin e Koronës, por thjesht këtu nuk ka teste. Kam provuar me dy mjekë të ndryshëm dhe thjesht nuk kanë bërë gjë”, tha modelja.
“Qëndroni të gjithë të sigurt, rrini në shtëpi nëse nuk ndiheni mirë”, ishte mesazhi i saj i fundit.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...