Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/03/19

Rabie Berisha : Policia e Kosovës e para në Kosovë ,si masë parandaluese kundër COVID -19 është në përfundim të dezinfektimit në të gjitha stacionet policore në Kosovë

Prishtinë, 19 mars 2020.-

Rezultati i imazhit për dezinfektimi

Shtabi Qendror i Policisë së Kosovës -Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore në Prishtinë  si masë parandaluese kundër COVID-19 është duke e bërë  dezinfektimin e hapësirave dhe objekteve në nivel të Policisë së Kosovës në  të 7 Drejtoritë Rajonale,Stacionet dhe nënstacionet policore të  Kosovës .

Rezultati i imazhit për dezinfekcia,dezinsekcia ,deratizacija

Flori Bruqi,   bëri më dije se  firma  e tij "Flomed "SHPK nga Prishtina , agë e terr është duke i kryer   shërbimet dezinfektuese , konform tenderit publik në të gjitha Stacionet Policore me qëllimin më të mirë të parandalimit e përhapjes së këtij virusi në Kosovë.

Rezultati i imazhit për dezinfektimi

 Bruqi  tha se Policia  e Kosovës  e bënë dy herë në vjet Dezinfektimin, Dezinsektimin dhe Deratizimin  në Policinë e Kosovës .


Rezultati i imazhit për dezinfektimi



Deri në fund të javës së ardhshme   ekipi i Flomed-it,do të kryen me sukses dezinfektimin e Policisë në nivel të  Kosovës me preparate dezinfektuese të fabrikave më të njohura në botë (Borer chemie AG Zvicër dhe Schülke Mayer GmBH Gjermani).

Rezultati i imazhit për dezinfektimi

Rezultati i imazhit për dezinfektimi
Rezultati i imazhit për dezinfektimi

Rezultati i imazhit për dezinfektimi

Rezultati i imazhit për dezinfektimi

Rezultati i imazhit për dezinfektimi

Rezultati i imazhit për dezinfektimi

Rezultati i imazhit për dezinfektimi

Rezultati i imazhit për dezinfektimi


Rezultati i imazhit për dezinfektimi

Rezultati i imazhit për dezinfektimi


Rezultati i imazhit për dezinfektimi
Rezultati i imazhit për dezinfektimi

Rezultati i imazhit për dezinfektimi

Rezultati i imazhit për dezinfektimi

Rezultati i imazhit për dezinfektimi


2020/03/18

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkarkuar na pozita e ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliun.

Rezultati i imazhit për agim veliu ,kurti dhe isa mustafa
Në njoftimin për media nga zyra e kryeministrit, thuhet se Veliu u deklarua kundër qëndrimit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës mbi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.


“Ai, gjithashtu, në këtë deklarim, përhapë panik duke thënë se “numri i të prekurve po rritet prej ore në orë”. As Ministria e Shëndetësisë e as Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike nuk thanë që numri i të infektuarve me COVID-19 po rritet nga ora në orë.

Në këto rrethana jam i detyruar të veproj, andaj edhe kam vendosur të shkarkoj z. Veliu nga detyra e Ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike. Unë kam njoftuar Kryetarin e LDK-së, z. Isa Mustafa, për vendimin që kam marrë dhe po ashtu kam kërkuar prej tij që sa më shpejtë të ma dërgojë emrin e ministrit të ri”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë i zyrës së kryeministrit:

Mbrëmë vonë, pas mesnate, Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Agim Veliu, për televizionin Klan Kosova, u deklarua kundër qëndrimit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës mbi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Ai, gjithashtu, në këtë deklarim, përhapë panik duke thënë se “numri i të prekurve po rritet prej ore në orë”. As Ministria e Shëndetësisë e as Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike nuk thanë që numri i të infektuarve me COVID-19 po rritet nga ora në orë. Në këto momente, kur e gjithë administrata publike po bën përpjekje maksimale për të minimizuar dëmet nga virusi Korona, udhëheqësit e institucioneve qendrore, përfshirë këtu anëtarët e kabinetit qeveritar duhet të demonstrojnë maturi si në vendime ashtu edhe deklarime.

Përmes deklaratave të tij të bëra publikisht, por jo edhe të mbështetura me qëndrime të tij në mbledhje të brendshme, Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Veliu ka dëshmuar mungesë të theksuar lidershipi dhe ka minuar hapur punën e qeverisë, pjesë e të cilës ai është.

Në këto rrethana jam i detyruar të veproj, andaj edhe kam vendosur të shkarkoj z. Veliu nga detyra e Ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike. Unë kam njoftuar Kryetarin e LDK-së, z. Isa Mustafa, për vendimin që kam marrë dhe po ashtu kam kërkuar prej tij që sa më shpejtë të ma dërgojë emrin e ministrit të ri.

Ndërkohë, deri në zgjedhjen e ministrit të ri, të gjitha vendimet brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike do të merren nga zv. Ministri aktual, z. Xhelal Sveçla.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, e ka quajtur të papranueshëm vendimin e kryeministrit Albin Kurti për shkarkimin e ministrit Agim Veliu.

Mustafa ka thënë se vendimi i Kurtit për shkarkimin e ministrit Veliu është shkelje e marrëveshjes së koalicionit.

Ai gjithashtu i ka dhënë Kurtit kohë që deri në fund të javës të anulojë vendimin për shkarkimin e Veliut, si dhe ta largojë taksën 100 për qind.

“Për mua dhe LDK-në është i papranueshëm shkarkimi i Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Agim Veliu. Kjo është shkelje e Marrëveshjes së koalicionit. Me marrëveshje kemi përcaktuar se ministrat mund të shkarkohen nga Kryeministri në konsultim me Kryetarin e subjektit politik me të cilin është bërë koalicioni, bazuar në një arsyetim që e pranon Kryetari i LDK-së”, ka thënë Mustafa në reagimin e tij në Facebook.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkarkuar sot nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliun.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkarkuar sot nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliun.

Kurti ka vendosur ta shkarkojë Veliun pas deklaratës së tij lidhur me pandeminë e coronavirusit.


Sipas Kurtit, Veliu me deklaratën e tij ka përhapur panik te qytetarët.

Më poshtë deklarata e Veliut për të cilën u shkarkua nga posti i ministrit:

“Situata në Kosovë është serioze, numri i të prekurve po rritet nga ora në orë dhe sigurisht institucionet e Kosovës duhet të ndërmarrin të gjitha veprimet në mënyrë që të parandalojë këtë pandemi. Unë besoj personalisht jam që të ndërmerren të gjitha masat qofshin ato ekstreme, që të mbrohemi nga ky rrezik që ka përfshirë globin por edhe Kosovën”, kishte thënë Veliu në Klan Kosova.

Kujtojmë se Veliu kishte dhënë dorëheqje nga pozita e tij si kryetar i Komunës së Podujevës, për pozitën e ministrit.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus : arritje ejashtëzakonshme në luftimin e pandemisë globale në vazhdim të coronavirusit COVID-19

Fillojnë testimet e para të vaksinës kundër coronavirusit, shefi i OBSH-së e quan “arritje të jashtëzakonshme”

Ndërsa vendet në mbarë botën vazhdojnë të luftojnë pandeminë globale në vazhdim të coronavirusit COVID-19, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë njoftoi se testimet e para të një vaksine që mund të ndihmojë në trajtimin e kësaj fatkeqësie më në fund kanë filluar.

Siç ka sqaruar Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, ky proces u iniciua rreth dy muaj pasi u ndanë sekuenca gjenetike të patogjenit, të cilën ai e përshkroi si një “arritje të jashtëzakonshme”.


“Shumë teste të vogla me metoda të ndryshme mund të mos na japin provat e qarta, të forta që na duhen për të cilat trajtime ndihmojnë për të shpëtuar jetë”, njoftoi Dr. Tedros, duke zbuluar se OBSH filloi një studim të madh ndërkombëtar të quajtur “Eksperimenti i Solidaritetit”, qëllimi i të cilit është për të përcaktuar se cilat trajtime janë më efektive.




Kreu i OBSH-së shtoi gjithashtu se Argjentina, Bahreini, Kanada, Franca, Irani, Norvegjia, Afrika e Jugut, Spanja, Zvicra dhe Tajlanda tashmë kanë konfirmuar qëllimin e tyre për t’u bashkuar me këtë iniciativë, dhe ka shprehur shpresë se vendet e tjera mund të ndjekin këtë kërkesë.

“Unë vazhdoj të frymëzohem nga demonstrimet e shumta të solidaritetit nga e gjithë bota”, tha ai, duke lavdëruar ata që dhuruan para për kauzën. “Këto dhe përpjekje të tjera më japin shpresë se së bashku, ne mund dhe do të mbizotërojë”.




Ndërkohë, Shibo Jiang, profesor i virologjisë në Universitetin e Fudanit në Shanghai dhe në New York Blood Center, paralajmëroi se kërkimi për vaksinën nuk duhet të nxitohet dhe se të gjithë protokollet e duhura të sigurisë duhet të respektohen gjatë këtij procesi.

Kur ktheheni nga qyteti apo puna në shtëpi: Për të mos bartur virusin, qe se çfarë duhet të bëni më parë!

Në kohën e koronavirusit, të gjithë na thonë se higjiena është e vetmja gjë që mund të na mbrojë nga ky rrezik i cili po merr gjithnjë e më shumë hov

Nëse keni qenë jashtë shtëpisë: në qytet, në shitore, në barnatore, në punë apo në transportin publik,  ju këshillojmë që të veproni kështu:


Në vendet publike patjetër bartni doreza kirurgjikale dhe maskë. Në mungesë të tyre, bartni doreza dimri dhe shami mbi hundë dhe gojë.

Shmangni kontaktet (përshëndetjen me dorë, përqafimin) dhe mbështetjen në çfarëdo sipërfaqe qoftë. Shmangi uljen në transportin publik.

Medical workers in overalls stretch a patient under intensive care into the newly built Columbus Covid 2 temporary hospital to fight the new coronavirus infection, on March 16, 2020 at the Gemelli hospital in Rome. (Photo by ANDREAS SOLARO / AFP)

Kur të hyni në shtëpi:

▪ Zbathuni para derës;
▪ Hiqni dorezat, nëse i keni bartur (dorezat për një përdorim, hidhni në shportë bërlloku, ndërkaq dorezat e dimrit duhet patjetër të lahen në makinë për larje të rrobave në temperaturë prej 60 gradësh Celsius).
▪ Hiqeni maskën. Shamia lahet në makinë,
▪ Hiqni nga vetja rrobat dhe të gjitha, pos xhaketës, futni në makinë për larje të rrobave.
▪ Lani me themel duart, lani faqet.
▪ Përdorni shami letre apo peshqirin i cili është vetëm juaji, por të cilin do ta ndërroni çdo ditë.
▪ Këpucët spërkatni me asepsol dhe lini para derës (mundeni në një koritë të cekët të qitni ujë të vakët dhe mjete dezinfektimi, dhe në atë tretje t’i lani çizmet, atletet, këpucët).
▪ Dezinfektoni dyert. Dorezat e dyerve, bravat, dritat, zilet etj.
▪ Pas gjithë kësaj, sërish lani duart me sapun dhe ujë.

Dhe vetëm kur t’i bëni të gjitha këto veprime, mund të përshëndeteni me familjarët.



Vërejtje: Derisa zgjat virusi, porosia është që të gjithë familjarët të kenë peshqirin e vet për duar dhe faqe i cili në fund të ditës duhet të ndërrohet.

Garnitura e ushqimit patjetër duhet të lahet mirë dhe të sterilizohet.

Gjërat të cilat i sillni nga shitorja patjetër duhet me kujdes t’i fusni në shtëpi. Për shembull, artikujt siç janë jogurti, qumështi, shishet e lëngjeve – patjetër duhet të lahen para se t’i fusni në frigorifer.

Kini kujdes – higjiena është gjysma e shëndetit.

Gripi ka ngjashmëri tё mёdha me ftohjen e zakonshme




Dr. sci. Izet Sadiku, specialist i Infektologjisë


Gripi ka ngjashmëri tё mёdha me ftohjen e zakonshme. Kёto janё gjendje të cilat japin simptoma lokale nga hunda, fyti dhe veshi, si edhe simptoma të përgjithshme, temperaturë dhe ethe. Ftohja e zakonshme dhe gripi mund të paraqiten në disa forma, duke filluar nga ato më lehtat deri te format e rënda.
480675461
Te ftohja e zakonshme, simptomat e para paraqiten në fyt dhe mbesin si simptoma kryesore. Ndërsa te gripi dominojnë: ethet, dhimbja e trupit, mundimi në stomak, plogështia, si edhe simptomat tjera të përgjithshme.

Shkaktarët dhe simptomat e ftohjes

Ftohja e zakonshme ёshtё njёra nga sёmundjet mё tё shpeshta tё njeriut e pёrhapur nё tёrё botёn dhe zakonisht i prek tё gjitha moshat.

Shkaktarёt e ftohjes sё zakonshme janё llojet e ndryshme tё viruseve respiratore. Mё tё shpeshtёt janё rinivirusёt, koronavirusёt, virusi i parainfulencёs, etj.

Ftohja e zakonshme transmetohet me anë të teshtitjes apo kollitjes, me kontakt direkt, me inokulim tё shkaktarit nё konjuktiv dhe mukozёn e hundёs.
pneumonia-xray
Sёmundja paraqitet gjatё tёrё vitit me njё shpeshtёsi mё tё madhe gjatё dimrit pёr shkak tё rezistencёs mё tё vogёl tё mukozёs sё organeve tё frymarrjes dhe qёndrimit mё tё madh tё njerёzve nё hapësira tё ngushta dhe afёr njёri-tjetёrit pёr shkak tё motit tё ftohtë.

Inkubacioni te ftohja e zakonshme ёshtё i shkurtë dhe zgjat 1-3 ditё, pas tё cilit fillojnё simptomat e sёmundjes qё janё shumё tё lehta.

Te ftohja e zakonshme dominojnë simptomat në fyt:

– fillon rrjedhja e sekretit nga hunda, duke çuar në shkuarjen e hundëve dhe pastaj tharjen e sekretit në hundë
– fyti prodhon sekret, me ç’rast pengon frymëmarrjen
– ënjtje e mukozës së hundës dhe fytit
– teshtitja dhe kollitja janë simptoma të rëndësishme të ftohjes së zakonshme, të cilat ndodhin si pasojë e sekretit dhe ënjtjes
Young couple lie together in bed while they both have the flu
Simptomat e përgjithshme të ftohja e zakonshme mungojnë, por rrallë mund tё paraqiten:

– lodhje,
– kokëdhimbje ,
– mialgji (dhembje muskujve)

Shkaktarët, simptomat dhe komplikimet e gripit

Gripi shkaktohet nga viruset e influencës A,B dhe C. Transmetimi i sëmundjes bëhet me anë të spërklave të cilat mund të barten me ajër. Simptomat fillojë nga një deri në dy ditë pasi virusi futet në organizëm.

Gripi zakonisht ka fillim tё shpejt me temperaturë tё lartё deri nё 40, mungesë e përgjithshme e vullnetit që zgjat disa orë, nganjëherë edhe disa ditë. Pastaj simptomat fillojnë të përkeqësohen duke shkaktuar jokomoditet të përgjithshëm.
is-strep-throat-contagious
Te gripi janë shumë më të fuqishme simptomat e përgjithshme dhe paraqiten nё fillim tё sёmundjes:

• zakonisht ka temperaturë të lartë, e cila konsiderohet si simptoma kryesore, e cila e dallon gripin nga ftohja e zakonshme dhe zgjat 3-6 ditё,
• pavarësisht temperaturës, disa pjesë të trupit janë të ftohta
• paraqitet mundimi në stomak, zakonisht edhe vjellje, sidomos te fëmijët dhe të rinjtë,
• zakonisht ekziston ndjenja e lodhjes dhe dobësimit,
• kokëdhimbja është e pranishme,
• dezorientim,
• dhimbje në stomak dhe çrregullime të tretjes,
• dhimbje në të gjithë trupin, sidomos në muskuj dhe nyje,
• dhimbje dhe shtangim të lehtë në qafë,
• sytë mund të skuqen (konjuktivit) dhe irritohen,
• po ashtu edhe lëkura mund të skuqet

Young couple lie together in bed while they both have the flu

Simptomat e fytit janë të ngjashme, ose më të lehta sesa te ftohja e zakonshme:

• dhimbja në fyt është zakonisht simptoma e parë,
• pastaj fillon rrjedhja e sekretit nga hunda,
• edhe fyti prodhon sekret,
• paraqitet ënjtje e mukozës së hundës dhe fytit,
• teshtitja dhe kollitja janë simptoma të rëndësishme po ashtu.

Si të dallojmë që dikush ka ftohje të zakonshme apo simptoma të gripit

Kur një person, ose sidomos një fëmijë, sëmuret nga ftohja e zakonshme ose ka simptoma të ngjashme me gripin, është me rëndësi të matet temperatura, të shikohet prania e sekretit në hundë ose fyt, teshtitja ose kollitja, të shikohet shtangimi i qafës dhe të kontrollohet i gjithë trupi për të gjetur ndonjë njollë të kuqe.

Këto kontrollime duhet të bëhen disa herë brenda 24 orësh me qëllim që të dallohet nëse një sëmundje është thjeshtë një ftohje apo një grip, me qëllim tё dallimit me ekzistimin një sëmundjeje më të rëndë, siç është meningjiti.

Komplikimet e gripit

Infeksioni me virusin e gripit shoqërohet me keqësimin e gjendjes klinike te pacientët të cilët kanë një sëmundje paraprake kronike, siç janë pamjaftueshmëria e zemrës, diabeti, sëmundjet koronare të zemrës, astma dhe sëmundjet kronike obstruktive të mushkërive.

Bazuar në të dhënat për gripin pandemik, individë të caktuar janë në rrezik të lartë nga komplikimet e gripit. Në këtë grup bëjnë pjesë pacientët të cilëve u rekomandohet vaksina e gripit: pacientët e të gjitha moshave që vuajnë nga sëmundjet kronike respiratore përfshirë astmën, sëmundjet kronike të zemrës, sëmundjet kronike të mëlçisë, imunosupresioni, dhe diabeti melit, si dhe personat e moshave 65 vjeçare dhe më shumë.



Pneumonia

Incidenca e pneumonisë (e definuar si kombinim i simptomave respiratore dhe shenjave, të mbështetur nga ndryshimet radiografike të mushkërive që përputhen me infeksionin) si pasojë e infeksionit me virusin e gripit ndryshon nga 2% deri 38%, dhe varet nga virusi dhe faktorët e nikoqirit. Në të shumtën e rasteve pneumonia i atakon personat të cilët kanë paraprakisht sëmundje kronike kardiake dhe respiratore.

Pacientët te të cilët lajmërohet pneumonia si komplikim i gripit, mund të shfaqin simptoma dhe shenja të ngjashme me llojet e tjera të pneumonive, të shkaktuara nga viruse apo baktere tjera. Në kontekst të një gripi pandemik, prezenca e një ILI (sëmundje e ngjashme me gripin) dhe e një dispneje të re ose përkeqësimi i dispnesë ekzistuese, shtyn në një ekzaminim të kujdesshëm për praninë e një pneumonie si komplikim. Njihen dy tipe të pneumonisë si pasojë e gripit: Pneumonia primare virusale dhe Pneumonia sekondare bakteriale.

1. Pneumonia primare virale

Pacientët me pneumoni primare virale mbeten pa frymë brenda 48 orëve të para nga paraqitja e etheve dhe temperaturës. Kolla e thatë fillestare bëhet produktive me sputum që mban njolla gjaku. Cianoza, tahipnea, krepitacionet bilaterale, gulçime gjatë ekzaminimit të kafazit të kraharorit, dhe leukocitoza është e zakonshme.

Abnormalitet më i shpeshtë radiografik i kafazit të kraharorit është infiltrimi i dyanshëm intersticial veçanërisht në zonat e mesme, megjithëse njihet mirë edhe shkrirja fokale. Pason keqësimi i shpejtë klinik me pamjaftueshmëri respiratore. Pavarësisht nga mjekimi intenziv te personat e hospitalizuar, mortaliteti është i lartë (40%). Në rastet më të rënda fatale,vdekja ndodh shtatë ditë nga paraqitja në spital.

2. Pneumonia sekondare bakteriale

Pneumonia sekondare bakteriale është katër herë më e shpeshtë sesa pneumonia primare virale. Simptomat dhe shenjat tipike të pneumonisë zhvillohen gjatë fazës së hershme të konvaleshencës (4-5 ditë nga paraqitja e simptomave të para). Te disa raste simptomat e pneumonisë përzihen me simptomat fillestare të gripit. Radiografia e kafazit të krahërorit zakonisht paraqet një strukturë lobare të konsoliduar. Shkalla e mortaliteti lëviz nga 7% deri 24%.

Spektri i patogjenëve të implikuar përfshin S. pneumoniae, S. aureus, H. influenzae dhe streptokoket beta-hemolitike grup A,C dhe G. Pneumonia sekondare stafilokoksike karakterizohet me një incidencë të lartë të formimit të abcesit pulmonar (14%) dhe e ka prognozën më të keqe krahasuar me pneumonitë jo-stafilokoksike (47%).

3. Pneumonitë e përziera baktero-virale

Pneumonitë bakteriale dhe virale shkaktojnë dëmtime të rënda. Në këto raste, radiografia e kafazit të kraharorit mund të tregojë një konsolidim lobar të mbivendosur në infiltratet difuze të dyanshme. Shkalla e mortalitetit te pneumonitë e përziera është e lartë (40%), sikur te pneumonia primare virale.

Komplikimet kardiovaskulare

Te sëmundja e gripit e pakomplikuar janë vërejtur ndryshime të vogla në EKG, siç janë devijimi i ST-segmentit, ndryshime të valës T, dhe çrregullime të ritmit. Këto kanë qenë të pranishme te 81% e pacientëve të hospitalizuar me grip. Shumica e të sëmurëve nuk kanë simptoma kardiake. Miokarditet dhe perikarditet shpesh ndeshen te sëmundjet e ndryshme. Te pacientët e vdekur të cilët nuk kishin pasur shenja të miokarditit sinjifikat, janë raportuar të dhëna për miokardit nekrotizues.

Sistemi nervor qendror

Përfshirja e SNQ te të rriturit është e pazakontë, ndërsa te fëmijët më e shpeshtë. Sindromi kryesor klinik është encefaliti ose encefalopatia, që manifestohet si formë e zvogëlimit të vetëdijes dhe marrje, afërsisht tri ditë (0-7 ditë) pas shfaqjes së simptomave të traktit të sipërm respirator. Manifestime tjera të rralla janë mieliti i tërthortë dhe sindromi Guillain-Barre.

Të tjera

Rrallë ndeshen komplikime të tjera te të rriturit me infeksion të virusit të gripit A, këtu numërohen sindromi shok-toksik i shoqëruar nga infeksioni sekondar me S. aureus, dhe parotiti. Otitis media është më i shpeshtë të fëmijët sesa të rriturit.


Mjekimi

Mjekimi kryesor i Gripit ёshtё mjekimi simptomatik.kjo nёnkutpon qёndrimin nё shtrat, marrjen sa mё tё madhe tё lёngjeve, marrjen e barnave kundёr temperaturёs sё lartё (antipiretik), kundёr dhembjeve (analgjetik), kundёr kollës (antitusik, vitamina.

Pёrdorimi i antibiotikёve propozohet vetёm nё rastet e komplikimeve tё pneumonisë bakteriale.

Mbrojtja dhe parandalimi i gripit

Duke pasur parasysh se gripi ёshtё njё sёmundje e rёndё me pёrmasa tё mёdha me tё cilat ai përhapet, institucionet shёndetёsore duhet tё marrin masat pёr mbrojtjen dhe parandalimin e e tij.

Masa mё e mirё mbrojtёse ёshtё vaksina. Sё pari, te personat qё kanё sёmundje kronike dhe peronat mbi 65 vjet (zemrёs, veshkёve, mushkёrive, diabet) duhet tё vaksionohen.

Vaksionimi zakonisht bёhet nё sezon e vjeshtёs disa javё para paraqitjes sё gripit sezonal.

Pastaj duhet kushtuar rёndёsi parandalimit dhe ndërprerjes sё aktivitetve nё grup si: ndërprerja e mёsimit, aktiviteteve kulturore, sportive me qёllim qё njerëzit tё kenё sa mё pak kontakte nё mes veti sepse kjo do ta pengonte pёrhapjen e gripit nё pёrmasa pandemie pasi dihet se gripi bartet me rrugё respiratore.

Grip, ftohje apo Coronavirus? Ku qëndron ndryshimi



Në pamje të parë, simptomat e koronavirusit, të njohur ndryshe si Covid-19, janë të ngjashme me ato të gripit dhe ftohjes

Simptomat më të zakonshme të koronavirusit përfshijnë:


– Ethe
– Temperaturë
– Kollë e thatë
– Gulçim
– Dhimbje muskujsh
– Lodhje

Simptoma më pak tipike:

– Gëlbazë
– Dhimbje koke
– Diarre

Simptoma jo tipike:

– Rrjedhje nga hundët
– Dhimbje e fytit

Rrjedhja nga hundët dhe dhimbja e fytit janë simptoma tipike të infeksionit të sipërm të aparatit të frymëmarrjes. Prandaj teshtimat janë shenjë tipike e gripit ose ftohjes së zakonshme.

Ndërkohë që koronavirusi prek përgjithësisht traktit e poshtëm të frymëmarrjes dhe shumica e të infektuarve shfaqin kollë të thatë, gulçim, pneumoni, por jo dhimbje fyti.

Në një pjesë të mirë të të infektuarve me koronavirus, nuk shfaqen simptoma. Sipas RKI, agjenci qeveritare gjermane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, virusi ka një periudhë inkubacioni prej 14 ditësh.


Edhe mjekët mund të hasin vështirësi për të treguar ndryshimin mes infeksionit të gripit apo ftohjes së zakonshme.

Kur kemi të bëjmë me një ftohje të zakonshme, shfaqen probleme me gërvishtjen në fyt, më pas rrufë dhe në fund kollë.

Këto simptoma, si ethe dhe dhimbje koke, mund të ndikojnë që njerëzit të ndihen të lodhur me ditë të tëra.

Ndryshe nga ftohja, gripi shfaqen menjëherë: dhimbje e kokës, dhimbje e muskujve, kollë e thatë, ngjiret zëri, dhimbje fyti dhe ethe dhe/ose temperaturë.

Ftohja e zakonshme kalon brenda disa ditësh dhe shumica e simptomave largohen pas rreth një jave; një grip e mban të sëmurin për të paktën një javë në një gjendje të rënduar shëndetësore dhe duhet pak kohë derisa ai/ajo të ndihet sërish i/e shëndetshme.

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...