Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/03/22

Pamje nga Zagrebi që po tmerrojnë botën

Tërmeti i detyroi të dalin nëpër rrugë edhe pacientët nga spitalet e Zagrebit, përfshirë këtu edhe nënat me foshnjat e porsalindura nga Petrova. Gratë e evakuuara me foshnje të vogla po qëndrojnë në rrugë para spitalit, nga frika e një goditje të re, shkruajnë mediat kroate.


Spitali i Petrova është zbrazur. Gratë që kanë sëmundje më të lehta janë lëshuar në shtëpitë e tyre, ato që janë nën kujdesin para lindjes gjenden nëpër vetura ku do të lindin, dhe ato në gjendje më kritike dërgohen në spitalin Dubravë – raporton N1.

Në orën 16.16 në Zagreb është regjistruar një tërmet i ri dhe sipas të dhënave të para, 17 njerëz u lënduan nga tërmetet që goditën vendin sot në mëngjes.
​Edhe një tërmet në Zagreb: Qytetarët ikin drejt bregdetit, por atje vendosen në karantinë
Autoritetet kroate raportojnë se një 15-vjeçare është në gjendje kritike dhe se mjekët po luftojnë për jetën e saj.
Sipas mediave kroate, tërmeti i pasdites u ndje shumë në pothuajse në të gjithë Zagrebin.
Për shkak të tërmetit, shumë njerëz nga Zagrebi u drejtuan për në bregdet, kryesisht në drejtim të Rjekës, por së shpejti të gjitha pikat e kontrollit u mbyllën dhe ata që arritën të hyjnë në disa nga qytetet bregdetare janë vendosur 14 ditë në izolim për shkak të koronavirusit.
Tërmeti dëmton stadiumin e Dinamo Zagreb
Termeti që ka goditur Zagrebin e Kroacisë, në ora 06:23 të mëngjesit të sotëm, ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, kurse ka pasur edhe disa persona të lënduar.
Në mesin e ndërtesave të mëdha të dëmtuara, është edhe stadiumi i Dinamo Zagrebit “Maksimir”.Në raportimet e medieve kroate, shihen disa thyerje dhe plasaritje që kanë ndodhur në arenën e futbollit në Zagreb. Dëmet materiale, i ka konfirmuare edhe Dinamo e Zagrebit me anë të një njoftimi për media, ku ka treguar për disa thyerje dhe plasaritje të pjesëve të ndryshme të stadiumit.
Sipas klubit kroat, të gjitha dëmet që janë bërë, janë evidentuar dhe i janë dorëzuar organeve kompetente, të cilat pritet të bëjnë edhe një inspektim për të parë nga afër gjendjen.

Koronavirusi po bëhet shqetësues në mbarë botën.


Gjithashtu janë shtuar edhe vdekjet në mënyrë të frikshme, teksa Italia është vendi që po e vuan më shumë këtë situatë.
Koronavirusi/ Në Itali mbërrijnë 52 mjekë kubanezë, priten si heronj në aeroport
Shumë vende në mbarë botën janë solidarizuar me Italinë në këto ditë të vështira.

Së fundmi, 52 mjekë dhe infermierë nga Kuba kanë shkuar në fqinjin tonë, për të ndihmuar në zonat më të prekura nga Covid-19.

Siç shihet në videon e mëposhtme, që sjell Corriere della Sera, “bluzat e bardha” të mbërritur nga Kuba, janë pritur si heronj në aeroport, mes duartrokitjesh dhe inkurajimesh.

Më poshtë keni videon.




Virusi korona ,COVIT 19 - Kina dërgon ndihma në Serbi


Serbia mori ndihma nga Kina për të luftuar koronavirusin. Pasi u vu në një situatë të vështirë nga kufizimi i eksporteve të pajisjeve mjekësore në Bashkimin Europian, Beogradi i kërkoi ndihmë Kinës.
Virusi korona, Kina dërgon ndihma në Serbi
Kina dërgoi gjashtë mjekë, respiratorë dhe maska në Serbi të shtunën për të ndihmuar autoritetet e vendit të luftojnë kundër përhapjes së infeksionit të koronavirusit. Ndërsa përshëndeti mjekët kinezë, presidenti Aleksandar Vuçiç puthi flamurin kinez.

“Një falënderim të madh shkon për presidentin Xi Jinping, Partinë Komuniste dhe popullin kinez,” tha Vuçiç, gjatë një ceremonie të organizuar në aeroport pas mbërritjes së ndihmave. Autoritetet serbe kanë raportuar 171 vetë pozitivë me covid-19 dhe një viktimë.

Serbia ka kritikuar Bashkimin Europian se i ka kthyer shpinën dhe iu drejtua për ndihmë Pekinit.

Të premten qeveria njoftoi masa më të ashpra për të ngadalësuar përhapjen e virusit, duke mbyllur kafenetë, restorantet dhe parqet, ndërsa qytetarët ndalohen të qarkullojnë nga ora 8 e mbrëmjes deri në 5 të mëngjesit. Pavarësisht masave, ekspertët e shëndetësisë kanë lajmëruar se piku i epidemisë pritet gjatë javëve në vazhdim.

Presidenti Vuçiç ka lajmëruar se një prej sallave të konferencave të Beogradit do të kthehet në një spital me 3,000 shtretër për të infektuarit me koronavirus.

Ekspertët e shëndetësisë së Kinës do të bashkëpunojnë homologët e tyre të Serbisë dhe do t’u propozojnë masa për të frenuar përhapjen e infeksionit. Ambasadori kinez në Beograd, Chen Bo, tha se ndihma u dha për të treguar “miqësinë e çeliktë” midis dy vendeve.

Serbia, e cila synon të anëtarësohet në Bashkimin Europian, ka zhvilluar marrëdhënie të ngushta me Kinën në të kaluarën. Pekini i ka ofruar Beogradit miliarda dollarë kredi për të ndërtuar autostrada, hekurudha dhe centrale elektrike.

Kryetari i Nju Jorkut , zt.Andreu Cuomo , e jep lajmin e keq: Karantina mund të zgjasë deri në 9 muaj

Kryetari i Nju Jorkut, Andreu Cuomo, ka dhënë një paralajmërim pas vendosjes së orës policore në shtetin e tij, dhe zbarkimin e ushtrisë.
Kryetari i Nju Jorkut e jep lajmin e keq: Karantina mund të zgjasë deri në 9 muaj
Cuomo ka parashikuar që karantina të zgjasë 4 deri në 9 muaj. I njëjti e ka përjashtuar mundësinë që gjendja aktuale e krijuar nga virusi kinez Covid-19 të kalojë brenda disa javëve.

I pari i Nju Jorkut ka thënë edhe se gjendja aktuale do të ketë ndikim shumë negativ në ekonominë amerikane. Shkalla e papunësisë pritet të rritet si pasojë e masave që janë marrë për parandalimin e virusit.

Covid-19 është përhapur në shumë vende të globit, pas paraqitjes së parë në Wuhan të Kinës. Shtetet në pamundësi të ndalimit të virusit kanë marrë masa të vetizolimit të qytetarëve të tyre.

Virusi korona kineze, Covid-19: Gjermania ndalon kontaktet sociale, gjobat deri në 25,000 euro

Covid-19: Gjermania ndalon kontaktet sociale, gjobat deri në 25,000 euro
Gjermania e ka kuptuar shumë seriozisht luftën kundër virusit Corona, ndaj ka ashpërsuar sot rregullat për dalje jashtë shtëpive apo banesave. Në dy javët e ardhshme në Gjermani ndalohen kontaktet mes njerëzve jashtë familjeve. Ndalohet dalja në rrugë e më shumë se dy personave së bashku. Mund të dalin edhe më shumë persona së bashku, por vetëm nëse janë anëtarë të një familje të ngushtë. Qëllimi nuk është ndalimi i daljes së njerëzve jashtë, por ndalimi i kontakteve sociale dhe ndërprerja e zinxhirit të përhapjes së virusit Corona, i cili në Gjermani ka marrë hov në ditët e fundit. Kështu u vendos në një konferencë telefonike të zhvilluar sot mes kancelares Angela Merkel dhe kryeministrave të landeve të Gjermanisë.

Angela Merkel: Masat e domosdoshme

Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi pas takimit se këto masa janë të domosdoshme, për të ngadalësuar dhe evituar përhapjen e virusit Corona. “Ne ende nuk kemi medikamente dhe vaksina. Ndaj duhet të ndërmarrim masa për parandalimin e përhapjes së virusit”, theksoi Merkel. Kjo do të thotë se jeta në publik do të reduktohet sa më shumë që është e mundur – deri në minimum. Secili duhet të japë kontributin për luftimin e Coronës, tha Merkel. “Vetëm me respektimin e rregullave mund të shpëtojmë jetën e njerëzve”, theksoi Merkel. Kancelarja tha se edhe ajo vet ka reduktuar të gjitha kontaktet dhe takimet që nuk janë të domosdoshme.

“Jetë apo vdekje”

Vendimi i sotëm është i domosdoshëm, sepse këtu “bëhet fjalë për jetë a vdekje”, thanë disa nga kryeministrat e landeve gjermane. Rregullat e sotme parashikojnë ndalimin e të gjitha kontakteve të afërta mes njerëzve të panjohur – që do të thotë se në dy javët e ardhshme ndalohet puna e parukerive, salloneve të zbukurimeve, salloneve për tatuazhe, masazheve dhe të gjitha institucioneve ku kërkohet kontakt, apo afërsi me klientët.

Prej ditës së hënë (23.03.2020) njerëzit lejohet të shkojnë te mjeku, në barrnatore, në punë apo në dyqane. Lejohet pra edhe dalja për shëtitje dhe sport, por vetëm nëse personat dalin vet ose me një person dhe ate në largësi prej më së paku 1,5 metra. Vendimi i sotëm parashikon mbylljen e objekteve të gastronomisë, pra restoranteve. Ato mund të punojnë, por vetëm për porosi me telefon. Ndalohen edhe të gjitha llojet e festimeve, e për ata që shkelin këto rregulla, parashikohen dënime të rënda.

Dënimet deri në 25.000 Euro

Kryeministri i landit të Renanisvë Veriore Vestfalisë, Armin Laschet si dhe krerët e disa landeve të tjera bën të ditur se ata që shkelin këto rregulla, do të dënohen me dënime shumë të larta. Laschet tha se në landin NRW dënimet mund të shkojnë deri në 25.000 Euro.

71% e pacientëve me koronavirus që kërkojnë kujdes intesiv janë meshkuj

Studimi: 71% e pacientëve me koronavirus që kërkojnë kujdes intesiv janë meshkuj
Një kontroll i kujdesit intensiv ka zbuluar se shumica e të prekurve nga koronavirus janë meshkuj rreth 71 për qind.

Sipas Observer, një raport nga Qendra Kombëtare e Auditimit dhe Kërkimit e Kujdesit Intensiv (ICNARC), ka filluar vëzhgimet që në fillim të krizës deri në mesnatën e së enjtes.

Numri i pacientëve në Mbretërinë e Bashkuar që kanë nevojë për trajtim për koronavirusin është dyfishuar çdo tre ditë që nga fillimi i pandemisë.

Megjithë paralajmërimet se virusi prek kryesisht të moshuarit, mosha mesatare ishte vetëm 64 vjeç dhe 37 për qind të pacientëve ishin nën 60 vjeç.

Pacientët me koronavirus që kanë nevojë për nivelin më të lartë të ndihmës u rritën nga 50 në 9 Mars në pothuajse 200 në 19 Mars.

Mjekët tani janë të shqetësuar se kjo rritje dramatike mund të shihet në të gjithë vendin brenda disa javësh dhe po paralajmërojnë spitalet jashtë kryeqytetit për t’u përgatitur për një fluks të pacientëve.

Njoftimi i kësaj fundjave se kishte 56 vdekje të reja në Mbretërinë e Bashkuar ka ngritur shqetësimin se spitalet mund të mbarojnë shtretërit e kujdesit intensiv brenda disa javësh.

Donald Trump i ofron ndihmë liderit koreano-verior, Kim Jong Un për Covid-19

Trump i ofron ndihmë Koresë së Veriut për Covid-19
Në një letër personale drejtuar liderit koreano-verior, Kim Jong Un, presidenti amerikan, Donald Trump përshkruan planet e tij për zhvillimin e marrëdhënieve mes dy vendeve duke ofruar edhe ndihmë për krizën e krijuar nga koronavirusi, njoftoi sot agjencia zyrtare koreano-veriore e lajmeve, KCNA.

”Trump gjithashtu ofroi ndihmën e SHBA në luftën kundër koronavirusit”, tha sot Kim Yo Jong, motra e liderit Kim Jong Un.

“Megjithatë, marrëdhëniet midis Penianit dhe Uashingtonit nuk duhet të gjykohen nën dritën e marrëdhënieve personale midis dy liderëve të lartë, dhe për më tepër, as parashikimet nuk duhet të bëhen në bazë të tyre”, theksoi ajo.

Pas dy samiteve SHBA-Kore e Veriut për denuklearizimin e vendit komunist, marrëdhëniet mes dy vendeve vazhdojnë të jenë të ngrira.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...