Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/03/22

Shkencëtarët thonë shërohemi nga Koronavirusi njëjtë si nga gripi


Shkencëtarët në Australi thonë se ata kanë identifikuar se si sistemi imunitar i trupit lufton virusin Covid 19. Hulumtimi i tyre, botuar në revistën “Nature Medicine” të martën, tregon se njerëzit po shërohen nga virusi i ri njësoj si gripi.
Shkencëtarët thonë shërohemi nga Koronavirusi njëjtë si nga gripi
Përcaktimi se cilat qelizat imune shfaqen duhet të ndihmojnë gjithashtu në prodhimin e vaksinave, thonë ekspertët.

Shumë njerëz janë rikuperuar nga Covid 19, që do të thotë se sistemi imunitar mund të luftojë me sukses virusin. Për herë të parë, hulumtimi identifikoi katër lloje të qelizave imune, që paraqiteshin për ta luftuar Covid 19. “Ky zbulim është i rëndësishëm sepse është hera e parë kur ne me të vërtetë po kuptojmë se si sistemi ynë imunitar lufton koronavirusin e ri”, tha bashkautori i studimit, prof. Katherine Kedzierska.

Studimi sjell rastin e një gruaje 47-vjeçare e cila ishte e prekur nga koronavirusi dhe që u shërua brenda 14 ditëve. Profesor Kedzierska tha për BBC se ekipi i saj kishte ekzaminuar “gjerësinë e përgjigjes imune” në këtë pacient. “Tri ditë para se gruaja të fillonte të përmirësohej, qelizat specifike u vunë re në gjakun e saj. E njëjta gjë ndodh edhe te pacientët me grip të zakonshëm, ku këto qeliza shfaqen rreth kësaj kohe para shërimit, tha profesoresha Kedzierska

A transmetohet koronavirusi nga nëna tek foshnja në bark? Kjo është përgjigja


Një nënë shtatzënë 24- vjeçare e prekur nga koronavirusi ka arritur të lindë një foshnjë të shëndetshme në rajonin e Attikon-it në Greqi.

A transmetohet koronavirusi nga nëna tek foshnja në bark? Kjo është përgjigja

Mjekët grekë testuan foshnjen për koronavirus dhe rezultoi negativ. Ata janë optimisë se koronavirusi kinez COVID-19 nuk transmetohet nga nënat shtatzëna tek foshnjat e tyre dhe lindjet mund të kryhen normalisht.

Operacioni zgjati për 1 orë dhe ishte një ndërhyrje çezariane ndërkohë të dy si nëna e infektuar dhe foshnja janë në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

Shumica e personave, të cilët janë nën moshën 60-vjeç dhe nuk kanë ndonjë sëmundje ekzistuese, nuk do të pësojnë ndonjë gjendje kritike edhe nëse infektohen me Covid-19.


Gjithsesi,kjo sëmundje ende ka një rrezikshmëri të lartë të shkaktoj simptoma respiratore shumë më serioze se sa një grip sezonal. Ekziston një grup i personave, të cilët janë më të ekspozuar ndaj kësaj sëmundjeje, siç janë personat të cilët punojnë në terren.
Covid- 19: A janë të rrezikuar vetëm të moshuarit nga ky virus?
Kujdesi i duhur, pastrimi i duarve, shmangia e vendeve me shumë njerëz, ra portimi i hershëm i simptomave dyshuese dhe vet-izoloimi, kanë njëj rol të rëndësishëm në mbrotjen e vetes dhe të tjerëve nga kjy virus.

Prandaj, edhe pse personat e moshuar janë më të rrezikuar, kjo nuk do të thotë që të rinjtë janë imunë ndaj këtij virusi, prandaj kujdesi duhet të jetë tek të gjithë grup moshat.

Parashikimi i nobelistit izraelit: Koronavirusit i vjen fundi në këtë muaj


Pandemia e koronavirusit po ngadalësohet në Kinë dhe nuk do të paraqes rrezik për shumicën e njerëzve, thotë laureati izraelit i Nobelit, Michael Levitt.
Parashikimi i nobelistit izraelit: Koronavirusit i vjen fundi në këtë muaj
Shkencëtari i biofizikës i cili fitoi çmimin Nobel më 2013 megjithëse nuk është specialist në epidemiologji parashikoi me saktësi në muajin shkurt ngadalësimin e virusit në Kinë duke u dhënë shpresë atyre që janë prekur.

Larg të qenit një profet i ditëve të sotme, ai shpjegon se si nxori përfundimin duke përllogaritur shifrat.

Gruaja e tij, Shoshan Brosh, është studiuese e artit kinez, që nënkupton se çifti rregullisht udhëton në Amerikë, Izrael dhe Kinë. Në këtë mënyrë, me shpërthimin e virusit në provincën Hubei, Levitt komunikoi miqtë e tij.

“Kur ata na përshkruan sa e vështirë ishte situata e tyre, vendosa të shikoj më thellësisht në shifra me shpresën për të gjetur një zgjidhje”, shpjegon ai.

“Shkalla e infektimit me virus në provincën Hubei rritej me 30 për qind çdo ditë dhe kjo ishte një statistikë e frikshme. Nuk jam ekspert i gripit por mund t’i analizoj numrat dhe kjo është një tregues i rritjes”, thotë ai.

Sikur rritja të vazhdonte me atë ritëm e gjithë bota do të infektohej brenda 90 ditësh.

Por derisa Levitt po llogariste shifrat, modeli ndryshoi.

Më 1 shkurt kur ai i shikoi statistikat, provinca Hubei kishte 1800 raste të reja në ditë. Ndërkohë më 6 shkurt numri kishte arritur në 4700 raste në ditë.

Por në 7 shkurt  2020 diçka ndryshoi.

“Numri i të infektuarve filloi të binte në mënyrë lineare dhe kështu vazhdoi”, shpjegon Levitt.

“Një javë më vonë, e njëjta ndodhi me numrin e rasteve të të vdekurve”, tha ai.

Në këtë mënyrë, theksoi ai, arriti të hamendësonte përmirësim të situatës në Kinë brenda 2 javësh.

Kështu ai parashikoi përfundimin e virusit në Kinë në fund të muajit mars 2020.

Përqindja e madhe e të infektuarve dhe vdekjeve në Itali sipas tij, ndodh për shkak të numrit më të madh të të moshuarve që ka ky shtet në krahasim me Kinën dhe Francën.

A infektohemi me koronaviruin kinez COVIT 19, nëpërmjet parave?

A infektohemi me koronavirus nëpërmjet parave?

Në një kohë kur globi është kapluar nga frika e koronavirusit, njerëzit, me të drejtë, kërkojnë të dinë nëse kartëmonedhat dhe monedhat janë transmetuese të rrezikshme të armikut vdekjeprurës. E thënë ndryshe, a përbëjnë paratë e thata burim infeksioni?

Paraja nuk paraqet ndonjë rrezik të veçantë/specifik ndaj publikut, sa i takon virusit

Anëtari i Bordit Ekzekutiv të Bundesbank, Johannes Beermann deklaroi se rreziku i marrjes së koronavirusit përmes parave të thata është jashtëzakonisht minimal. Në një konferencë shtypi në Bundesbank, Beermann vuri në dukje se “probabiliteti për t’u sëmurë nga paratë është më i vogël sesa nga shumë objekte të tjera të përdorura në jetën e përditshme”.

Ai tha se veçanërisht kartëmonedhat në euro janë krijuar të tilla që ndotja përmes përdorimit të përditshëm të jetë minimale. Për më tepër, kartëmonedhat 5 dhe 10 €, të cilat janë më të përdorurat dhe qarkullojnë dorë më dorë, gjithashtu kanë një shtresë mbrojtëse kundër ndotjes.

“Në 35 degët e saj, Bundesbank çdo vit përpunon mbi 14 miliardë kartëmonedha, heq kartëmonedhat e ndotura dhe i zëvendëson ato”, shpjegoi Z. Beermann.

Nuk ka rrezik që të transmetohet virusi përmes kartëmonedhave

René Gottschalk, infektiolog dhe drejtues i Zyrës së Shëndetit në Frankfurt am Main, nuk konsideron se ka ndonjë rrezik të transmetimit të koronavirusit përmes kartëmonedhave.

“Në parim, është plotësisht e parëndësishme se sa kohë patogjenët mund të mbijetojnë në sipërfaqe. Ajo që është vendimtare është nëse përbën një kanal infeksioni”, shpjegoi Gottschalk në konferencën për shtyp. Ai nuk pa asnjë kanal të tillë infeksioni si ekzistues te kartëmonedhat.

“Koronavirusi është përhapur kryesisht nga kollitja, teshtitja ose gjithashtu duke folur”, shtoi Gottschalk, “Nëse virusi përhapet përmes kartëmonedhave ose sipërfaqeve të tavolinës, numri i rasteve do të ishte më i lartë, vuri në dukje ai”.

Po kështu, Shoqata Ndërkombëtare e Valutave ICA u shpreh se nuk ka dëshmi se kartëmonedhat janë më të ndotura se çdo sipërfaqe tjetër dhe mendimi mbizotërues midis ekspertëve mjekësorë është se virusi nuk po transmetohet nga kartëmonedhat.

“Të gjitha sipërfaqet mund të mbajnë virusin COVID-19 ose ndonjë baktere dhe virus tjetër. Kjo natyrisht përfshin kartëmonedha. Dhe kartat. Dhe telefonat, tavolinat, tastierat, butonat e ashensorit. Lista është e pafund”, shprehet në një njoftim shoqata.

Korona virusi kinez Covid-19/ Bota e ka gjetur ilaçin që 50 vite më parë, mund të prodhohet edhe në Shqipëri


Ndërkohë që i gjithë globi ndodhet në “luftë kundër kohës” për të zbuluar një vaksinë që mund të frenojë pandeminë e koronavirusit, një ilaçi i zbuluar rreth gjysmë shekulli më parë duket i vetmi që mund të na “shpëtojë”. Dhe lajmi i mirë është se ka një kosto të papërfillshme.

Covid-19/ Bota e ka gjetur ilaçin që 50 vite më parë, mund të prodhohet edhe në Shqipëri

Hidroksilklorina, medikamenti i përdorur kundër malarias mund të ndihmojë gjithashtu në kurimin e COVID-19, veçanërisht kur kombinohet me një antibiotik, Hidroksilklorina Hidroksilklorina, medikamenti i përdorur kundër malarias mund të ndihmojë gjithashtu në kurimin e COVID-19, veçanërisht kur kombinohet me një antibiotik.

Shkecëtarët amerikanë dhe franceze mësohet se e kanë testuar prej më shumë se dy javësh, tek dhjetëra të infektuar me COVID-19 dhe rezultatet kanë qënë shumë premtuese.

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi sot se të gjithë të prekurit me koronavirus në vendin e tij do të trajtoheshin me hidroksilklorinë. Po ashtu ai ka premtuar se SHBA do të punojë për zbulimin e vaksinave dhe trajtimeve kundër koronavirusit “sa më shpejt të jetë e mundur”.

Trump tha se hidroksilklorina, një ilaç i vjetër dhe i lirë që përdoret për trajtimin e malaries, do të vihet në dispozicion pothuajse menjëherë për të trajtuar koronavirusin. Studimet laboratorike kanë sugjeruar që ilaçi mund ta ndalojë Covid-19 të mbrojë qelizat njerëzore.

Presidenti gjithashtu tha që Administrata Amerikane e Medikamenteve (FDA) kishte aprovuar”përdorimin e këtij medikamenti.

Hidroksilklorina

 Ky medikament ka një kosto shumë të lirë për t’u prodhuar edhe nga kompanitë tona. Ai ka ndaluar së prodhuari vitë më parë dhe mësohet se është edhe më efektiv i shoqëruar me amoksicilinë.

Hidroksilklorina përdoret gjithashtu për trajtimin e artritit dhe sëmundjeve të tjera dhe pas testeve laboratorike, ka rezultuar të jetë efektive në vrasjen e virusit vdekjeprurës.

 Ky medikament u testua nga Akademia e Shkencave në Wuhan, qytetin ku shpërtheu për herë të parë koronavirusi.

Përvec, SHBA-së, edhe mjekët francezë kanë përfunduar një provë klinike të suksesshme duke përdorur ilaçin, të miratuar për përdorim në SHBA në 1955, për të trajtuar pacientët e konfirmuar COVID-19.

Një total prej 36 pacientësh në Francë morën pjesë në studimin e udhëhequr nga Didier Raoult, një ekspert i sëmundjeve infektive në Marsejë.

 Studiuesit zbuluan se 50 për qind e njerëzve u shëruan dhe rezultuan nga pozitiv në negativ tre diitë pas trajtimit.

Në ditën gjashtë, kjo shifër ishte 70 për qind. 

Nga 20 pacientë të testuar, gjashtë që u trajtuan me antibiotikë treguan rezultate mbresëlënëse.

Ndërkohë, studiuesit zbuluan se një pilulë që përmbante dy viruse HIV të përdorura një trajtim i mundshëm për COVID-19 nuk ishte efektiv.

Mjekët dhe shkencëtarët po punojnë për të gjetur një trajtim efektiv për koronavirusin, duke testuar jo vetëm virusin HIV por edhe ilaçin kundër Ebolas, e cila ka rezultuar më efektive dhe po përdoret në Italia.

Testimi i parë klinik për vaksinat filloi të hënën në Seattle, por rezultatet do të duan javë. Megjithatë, në pritje të vaksinës, kreu i Shtëpisë së Bardhë urdhëron përdorimin e hidroksilklorinës.

Nuk dihet ende nëse hidroksilklorina do të përdoret nga vendet e tjera europiane përvec Francës, por ekspertë e cilësojnë si zgjidhjen më të mirë tani për tani, kundër koronavirusit, e cili ka shkaktuar krizën më të madhe pas Luftës së Dytë Botërore.

Industria farmaceutike: Vaksina antikoronavirus, kudo në botë brenda 12-18 muajsh

Kompanitë farmaceutike shumëkombëshe u zotuan sot të furnizojnë një vaksinë kundër Covid-19 kudo në botë brenda 12-18 muajve.

“Ne do të sigurohemi që vaksina, edhe nëse prodhohet diku tjetër në botë, të jetë e disponueshme për të gjithë ata që kanë nevojë, kudo në botë”, tha Paul Stoffels, zëvendëspresidenti i komitetit ekzekutiv të “Johnson & Johnson.

“Ky është një premtim që industria farmaceutike e ka marrë njëzëri”, shtoi ai, gjatë një videokonferencë të organizuar nga Federata Ndërkombëtare e Prodhuesve Farmaceutikë (IFPMA).

Ushqimet që duhet të shmangni në kohë virusesh



Kemi lexuar gjatë për ushqimet që forcojnë imunitetin edhe para se koronavirusi të bëhej kryefjalë e aktualitetit. Sipas Anthony William, mjek popullor amerikan, në një periudhë si kjo që po kalojmë vëmendja duhet të përqendrohet njëkohësisht tek ushqimet që duhet të evitojmë, për të shmangur prekjen nga viruset.

William thekson se mikroorganizmat e dëmshme që cënojnë metabolizmin tonë duhet të gjejnë terrenin e duhur për të mbijetuar – me pak fjalë, u lipset të ushqehen në mënyrë që të rezistojnë. Dhe, ushqimi më i mirë për viruset janë produktet me përmbajte të lartë yndyre dhe sheqernash. Veza, qumështi, djathi, kosi dhe çdo lloj forme bulmeti duhen shmangur në një periudhë virozash. Nëse nuk i eleminoni dot menjëherë, William këshillon t’i reduktoni dy e nga dy nga dita në ditë.
Ushqimet që duhet të shmangni në kohë virusesh


Ushqimet e gatshme ose gjysmë të gatshme, mishi i kuq, mishi i pulës, gjalpi i kikirikit, soja apo vaji i çdo lloji duhen konsumuar me sasi tejet të pakët, pasi përmbajnë përqindje të lartë yndyre. William thekson se në momentin kur bëjmë yndyrnat pjesë të regjimit tonë, niveli i oksigjenit në gjak fillon të pësojë ulje. Kjo shkakton dobësimin e sistemit imunitar, pasi oksigjeni ka natyrë antivirale dhe e mbron organizmin nga viruset e shumta.

Megjithatë, ekziston gjithmonë ana tjetër e medaljes. Yndyrnat e shëndetshme mund t’i zëvendësojnë më së miri ato jo të shëndetshmet dhe këtu listohen: avokado, arra e kokosit, farërat dhe frutat e thata. Një regjim i kontrolluar ushqimor do t’i kursejë shumë sëmundje apo infeksione organizmit tuaj!

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...