Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/03/24

Bashkimi Evropian përmes një deklarate ka bërë të ditur se BE qëndron së bashku me Kosovën në luftën kundër COVID-19.



BE-ja ka ftuar të gjithë udhëheqësit e institucioneve të punojnë së bashku, duke respektuar Kushtetutën e Kosovës dhe se nuk është koha për antagonizma politik ose institucional por për unitet politik.


“BE-ja qëndron bashkë me Kosovën në luftën kundër COVID-19. Në këtë kohë të vështirë dhe sfiduese, populli i Kosovës ka nevojë për udhëzime të qarta dhe siguri se do të ndërmerren të gjitha masat e mundshme për t’i zbutur efektet e pandemisë. I bëjmë thirrje të gjithë udhëheqësve të institucioneve që të punojnë së bashku, (në respektim të plotë të Kushtetutës së Kosovës) dhe ta drejtojnë tërë energjinë dhe mundin e tyre drejt luftimit të pandemisë dhe ofrimit të sigurisë për popullin e Kosovës. Nuk është koha për antagonizma politik ose institucional, por për unitet politik”, thuhet në deklaratën e e Përfaqësueses së Posaçme të BE-së dhe shefave të misioneve të BE-së në Kosovë.

Në Kinë rishfaqet një virus tjetër i quajtur Hantavirus, tashmë ka një të vdekur


Në kohën kur bota po përpiqet të gjejë një kurë për pandeminë e frikshme të coronavirusit kinezë  COVIT 19 , një raport në Global Times thoshte se një burrë nga provinca Yunnan e Kinës vdiq nga Hantavirus ndërsa ishte në një autobus në provincën Shandong.



Madje, siç thuhet më tej,  të gjithë 32 udhëtarët e tjerë në autobus janë testuar për virusin.

Dhe lidhur me këtë lajm ka shkruar edhe India Today dhe Newsweek.

Sipas India Today, raportet se një person në Kinë vdes për shkak të një virusi të quajtur hantavirus kanë përhapur panik në një kohë kur bota po lufton me pandeminë e coronavirusit COVIT 19 , i cili filloi në Kinë.

Ky medium kujton se coronavirusi  kinez COVIT 19 ka vrarë mbi 16,000 njerëz në mbarë botën dhe shpërthimi ende nuk po vihet nën kontroll.


“Këtë mëngjes, hantavirus u bë një nga tendencat kryesore në Twitter, pasi mediat shtetërore kineze postuan në Twitter rreth një personi në vend që vdiq për shkak të  hantavirus-it . Sidoqoftë, rezulton, hantavirusi nuk është një virus i ri dhe që po infekton njerëzit për dekada të tëra”, shkruan tutje India Today.

Çfarë është Hantavirusi?

Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve thotë se virusi është përhapur kryesisht nga brejtësit, shkruan economictimes.

Sipas tyre, “Hantaviruset në Amerikë njihen si ‘Bota e Re’ dhe mund të shkaktojnë sindromën pulmonare hantavirus (HPS). Hantaviruset e tjera, të njohura si ‘Bota e Vjetër’, gjenden kryesisht në Evropë dhe Azi dhe mund të shkaktojnë ethe hemorragjike me sindromën renale (HFRS)”, thuhet në faqen e internetit të CDC.

Presidenti Hashim Thaçi i shkruan kryeministri të Kosovës st/Albin Kurtit, i kërkon shfuqizimin ose pezullimin e vendimit deri sa të vendos Kushtetuesja

Presidenti Hashim Thaçi në një konferencë për media ka bërë të ditur se e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Qeverisë për kufizim të lëvizjes së qytetarëve.

Përveq kësaj, Thaçi bëri të ditur se i është drejtuar me një shkresë zyrtare kryeministrit Albin Kurti, ku i ka kërkuar atij ta shfuqizojë vendimin e mbrëmshëm ose të paktën ta pezullojë implementimin e tij deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese.

****

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë të ditur se do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese vendimin e djeshëm të Qeverisë për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve.

“Ju informoj se duke marrë parasysh rrethanat e reja të krijuara pas vendimit të qeverisë, vendim antikushtetues si president duke respektuar kompetencat kushtetuese e ligjore kam vendosur ti drejtohem, Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Thaçi.


Thaçi shtoi se kanë kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që të marrë një masë të përkohshme pasi që situata është emergjente.

Presidenti ka shtuar se tash nuk është koha për agjenda politike, por për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve dhe ruajte të Kushtetutës dhe ligjshmërisë së vendit.

“Vendimi i mbrëmshëm i Qeverisë ka provokuar rrethanë të re të paqartësisë dhe frikës. Jemi dëshmitar që sot njerëzit nga ky konfuzion janë detyruar të dalin dhe të furnizohen vetëm në mëngjes duke krijuar tollovi dhe në kundërshtim me rekomandimet e IKSHPK-së. Është rrezik që ka krijuar qeveria, është rrezik për shpërthim të virusit”, ka thënë Thaçi.



Thaçi ka shtuar se i është drejtuar me një letër edhe kryeministri Albin Kurti ku ka kërkuar nga ai që ta pezullojë këtë vendim.

“I jam drejtuar me një letër kryeministrit Kurti që të rishqyrtojë këtë vendim dhe ta pezullojë atë vendim deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha Thaçi.

Presidenti shtoi se askush nuk qëndron mbi Kushtetutën dhe askush nuk ka të drejtë të shkelë atë dhe ligjet për asnjë agjendë politike.

Thaçi bëri thirrje për unitet, dhe respektim të rekomandimeve të dala nga IKSHPK-ja.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani ka thënë se për të gjitha rastet pozitive me coronavirus (COVID-19), dihet se ku e kanë marrë virusin, por ai bëri thirrje që familjarët të mos i fshehin këto raste dhe të mos dalin jashtë.



Prof.Dr.Naser Ramadani në në lidhje direkte në Zyrën e Ankesave të RTV Dukagjinit, ka thënë se shumë familjarë po hezitojnë të tregojnë se kanë ndonjë anëtar të infektuar, ndërsa bëri thirrje te të gjithë ata që kanë simptoma që të mos e fshehin asnjë rast.



“Ju kisha lut të mos i fshehin. IKSHPK ka identifikuar që të gjitha janë raste të kontaktit dhe të gjitha janë në familje. Fati është që të gjithë po bëjmë çmos që ata të mbeten të izoluar. Ne nuk mund t’i lidhim. Nëse nuk marrin vesh me fjalë kanë me e përhapë këtë virus gjithandej. Nëse marrin vesh me fjalë dhe kanë qytetari të mbrojnë jetën e vet dhe të të tjerëve, ne do t’i shpëtojmë të gjithë”, tha Ramadani.

Ai luti të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që të mbrojnë veten e familjarët, sikur të ishin pozitiv.

Ramadani tha se e vetmja mundësi për të shpëtuar është të mos lëvizin nga shtëpitë dhe të mbajnë higjienë.

Drejtori i IKSHPK-së, tha se situata është nën kontroll dhe se nuk ka vend për panik.

“Situatat është nën kontroll, ne kemi bërë gjurmim. Ky është sukses, ca raste kanë lëvizur, ne po e bëjmë shkëputjen e kontaktit. Për aq sa mundemi ne po i shkëpusim. Virusi është më i shpejt se na, ai i ka këmbët e qytetarit”, tha Ramadani.

Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë masa të reja preventive ndaj përhapjes së pandemisë COVID-19

Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë masa të reja preventive ndaj përhapjes së pandemisë COVID-19, duke kufizuar lëvizjen e qytetarëve dhe qarkullimin e automjeteve, në intervalin prej orës 10:00 deri në 16:00 dhe prej orës 20:00 deri në 06:00.

Lajmin e ka konfirmuar  zëvendëskryeministri Haki Abazi.


“Po është marrë vendimi për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve dhe automjeteve”, tha ai.

Sipas vendimit të Qeverisë, ndalimi i qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve ndahet në dy kohë të ndryshme.

Masat e ndërmarra:

Qeveria e Republikës së Kosovës aprovon kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë për ndërmarrjen e masave për parandalimin dhe kontrollin e përhapjes së virusit COVID-19 si në vijim:

I. Ndalohet qarkullimi i qytetarëve dhe automjeteve private nga 24 mars 2020 gjatë orës 10:00 – 16:00 dhe prej orës 20:00 – 06:00, përveç për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale (ushqim dhe barna për njerëz dhe kafshë/shpezë), dhe për shërbime dhe aktivitete që ndërlidhen me menaxhim të pandemisë (menaxhmenti dhe personeli esencial qeveritar dhe komunal nga këta sektorë: shëndetësi, siguri dhe administratë shtetërore);

II. Mundësohet qarkullimi i lirë për operatorët ekonomik të klasifikuara si me të rëndësishme sipas kodeve NACE që Ministria e Ekonomisë, Punës, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike lejon të operojnë në këtë periudhë emergjente lidhur me pandeminë COVID -19, si dhe transporti i lirë i mallrave/shërbimeve për të siguruar funksionimin e zinxhirit të furnizimit;

III. Lëvizjet në rrugë bëhen jo më shumë se nga dy persona së bashku dhe gjithmonë duke mbajtur distancën dy metra me të tjerët;

IV. Ndalohen tubimet në të gjitha mjediset — private dhe publike, të hapura dhe të mbyllura — përveç kur është e domosdoshme për të kryer detyrat e punës për parandalim dhe luftim të pandemisë, si dhe ku lejohet distanca dy metra me të tjerët. Në rast të vdekjeve, në varrim mund të marrin pjesë vetëm anëtarët e ngushtë të familjes së të vdekurit dhe personat që kryejnë shërbimin e varrimit;

V. Obligohen Institucionet e Qeverisë së Republikës së Kosovës të ndërmarrin veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij Vendimi.

VI. Vendimi hyn në fuqi ditën e nënshkrimit.

Profesoresha Li Lanjuan anëtare e ekipit të ekspertëve të virusit në Pekin, ka thënë se është e “brengosur shumë se numri i rasteve të importuara mund të nxit një valë të re të epidemisë në vendin e saj”,




Prof.dr.Li Lanjuan,epidemiologe kineze 

Një nga ekspertët me eminentë të Kinës sa i përket coronavirusit, ka paralajmëruar kombin se vendi po ballafaqohet me një shpërthim të dytë të pandemisë për shkak të rritjes së numrit të infektuarve që po detektohen në Kinë – kryesisht të personave që kanë ardhur nga shtetet tjera.

Profesoresha Li Lanjuan, anëtare e ekipit të ekspertëve të virusit në Pekin, ka thënë se është e “brengosur shumë se numri i rasteve të importuara mund të nxit një valë të re të epidemisë në vendin e saj”.

Këto komente ajo i bëri pasi zyrtarët e Shëndetësisë raportuan se është regjistruar rasti i parë me coronavirus, te një person i cili kishte pasur kontakt me dikë që ka ardhur nga jashtë.

E gjitha po ndodh në kohën kur Wuhani, qyteti që konsiderohej si epiqendra e epidemisë po i kthehet normalitetit pas plotë dy muajve bllokadë totale.

Profesoresha 73-vjeçe ka deklaruar për China News se kontrollimi dhe parandalimi i rasteve të importuara ka qenë një detyrë e “rëndë” për punonjësit shëndetësor.

“Kjo kërkon nga ne që të intensifikojmë përpjekjet dhe të punojmë pandërprerë për të parandaluar pneumoninë e coronavirusit të përhapet në qytete tjera”, ka shtuar ajo.

Profesoresha Li ka udhëhequr me ekipin që ka luftuar virusin në Wuhan për më shumë se 50 ditë.

“Qytetet si Pekini, Shangai, Guangzhou, Shenzhen dhe Hangzhou frekuentohen shumë nga të huajt. Jam shumë e brengosur që rastet e importuara mund të nxisin një valë të re në shkallë të gjerë të epidemisë në vendin tonë”, ka thënë ndër tjera ajo.

Ajo gjithashtu ka kërkuar nga zyrtarët të identifikojnë ata që janë prekur nga virusi, por që zyrtarisht ende nuk janë diagnostikuar. Mjekët në Guangzhou kanë diagnostifikuar një pacient që ishte sëmurë pasi kishte pasur kontakt me një person që kishte ardhur nga Turqia.

IKSHPK ka njoftuar se pas marrjes së mostrave të 100 personave që kanë qenë në kontakt të afërt me pacientë të infektuar me coronavirus, është konfirmuar edhe për 26 persona tjerë të prekur me këtë sëmundje.

26 raste të reja me COVID-19, shkon në 61 numri i të infektuarve në Kosovë

Instituti i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë të ditur se sot janë shënuar 26 raste të reja të personave të infektuar me coronavirus në Kosovës, duke çuar kështu në 61 numrin e personave të infektuar.

IKSHPK ka njoftuar se pas marrjes së mostrave të 100 personave që kanë qenë në kontakt të afërt me pacientë të infektuar me coronavirus, është konfirmuar edhe për 26 persona tjerë të prekur me këtë sëmundje.


“ Nga këto mostra të marra për testim në virusin SARS-CoV, njëzet e gjashtë (26) prej tyre kanë rezultuar pozitive”, është thënë në njoftim.

Ky Institut ka njoftuar se 14 raste janë Komuna e Malishevës, 11 raste nga Gjilani dhe 1 rast nga Gjakova.

Njoftimi i plotë i IKSHPK:

SITUATA EPIDEMIOLOGJIKE ME COVID-19!

Sonte me 23.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar njëqind (100) mostra të marra në hulumtim të personave që kanë qenë në kontakt të afërt me rastet e konfirmuara dhe të gjithë kanë qenë në vetë izolim, përveç një rasti nga fshati Panorc, Malishevë i shtrirë në Klinikën Infektive. Testimi në numër kaq i madh është bërë me qëllim të gjurmimit të të gjitha kontakteve të rasteve të konfirmuara të cilat janë gjet në mënyrë proaktive nga ekipet e IKShPK. Nga këto mostra të marra për testim në virusin SARS-CoV, njëzet e gjashtë (26) prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Nga 26 rastet e konfirmuara të gjitha janë kontakte të gjurmuara të rasteve pozitive (familjarë dhe kontakte të ngushta), të detektuara përmes hulumtimit aktiv epidemiologjik. Prej tyre 14 raste janë nga komuna e Malishevës, 11 raste nga Gjilani dhe 1 rast nga Gjakova.

Nga data 08.02.2020 deri me 23.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 690 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej gjashtëdhjetë e një (61) raste kanë rezultuar pozitive, me një (1) rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 23 mars 2020 sipas Ëorldometers, janë raportuar gjithsej 372,444 raste të COVID-19 dhe 16,312 raste të vdekjes. Numri më madh i rasteve raportohet nga Kina (81,092), Italia (63,927), SHBA (41,569), Spanjë (33.089), Gjermani (27.558), Irani (23.049), Francë (16.689), Zvicër (8.547), Mbretëri të Bashkuar (5.837), Holandë (4.749), Austria (4,306), Belgjikë (3.743), Turqi (1.236), Greqi (695), Slloveni (442), Kroaci (315), Serbi (249), Maqedoni e veriut (136) , Shqipëri (104) dhe Mali i Zi (22).

QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!

MBANI DISTANCË SOCIALE PËR 2 METRA!

NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!”, thuhet në njoftimin e IKSHPK.

Duke marrë parasysh rastet e fundit, i bie që në Kosovë aktualisht është raportuar për 61 persona të prekur nga kjo sëmundje.

Të dielën është raportuar edhe për 1 person të vdekur si pasojë e infektimit me Covid-19.

Flori Bruqi, e pasqyruar në shtatëdhjetë libra të botuar deri tani, për çka ai duhej nderuar me medaljen më të lart “Nderi i Kombit”.

  Akademik Prof.dr.Eshref Ymeri, PHD Prof. dr. Flori Bruqi, me “Diademë Letrare V” Akademik PHD, Eshref Ymeri Vitin e kaluar, Shtëpia Bo...