Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/03/26

Kompania Emergent BioSolutions është duke punuar për terapi të mundshme që synojnë trajtimin e koronavirusit. Kompania thotë se deri në verë mund të ketë arritur në fazën 2 të provave klinike.


Emergent BioSolutions, një kompani biofarmaceutike në Gaithersburg të shtetit Maryland, merret me prodhimin e vaksinave, krijimin e terapive me antitrupa për sëmundjet infektive, mbidozat për personat e droguar dhe siguron pajisje mjekësore për qëllime të mbrojtjes biologjike.
Emergent BioSolutions, kompania që punon në krijimin e terapisë për trajtimin e koronavirusit
Shefi ekzekutiv i firmës, Robert Kramer, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se kompania po zhvillon terapi për kurimin e koronavirusit:

“Kemi filluar dy programe, njëri bazohet në plazmën njerëzore ndërsa tjetri në plazmën e kuajve,” tha zoti Kramer.

“Ky produkt do të jetë i efektshëm për personelin mjeksor që ka nevojë për mbrojtje të menjëhershme dhe që punon qoftë në shtëpitë e të moshuarve ose në spitale. Dhe së dyti, nëse ka pacientë në spitale që kanë komplikime të rënda nga koronavirusi, kjo mund të jetë e dobishme sepse është në thelb një terapi shpëtimi.”

Sipas zotit Kramer, terapi si këto mund të çojnë në një ulje të kohës që pacienti qëndron në repartin e urgjencës ku kërkon mbështetje me oksigjen dhe rrjedhimisht në ulje të mundshme të vdekshmërisë.

Firma Emergent po punon gjithashtu me kompanitë Novavax dhe Vaxart për të zhvilluar një vaksinë që trajton koronavirusin.

“Sa i përket bashkëpunimit me firmën Novavax, shpresojmë të jemi në fazën 1 të provave klinike në qershor të këtij viti, pra pas pak muajsh,” tha zoti Kramer. “Ndërsa me firmën Vaxart, shpresojmë të jemi në fazë provash gjatë gjysmës së dytë të këtij viti”

Italia zbulon vaksinën për të izoluar koronavirusin


Italia ka arritur që të gjejë vaksinën e duhur për të izoluar koronavirusin i cili deri më tani ka marrë jetën e 304 personave dhe mbi 14 mijë të tjerë janë infektuar.
Italia zbulon vaksinën për të izoluar koronavirusin
Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza, gjatë një konference për mediat, ka bërë me dije se zbulimi është arritur nga Instituti Kombëtar Italian i Sëmundjeve Infektive Spallanzzani, ku prej disa ditësh qëndrojnë të izoluar e nën kurim çifti i turistëve kinezë të infektuar nga koronavirus.

“Tani kemi më shumë mundësi për ta bllokuar sa më mirë e shpejt përhapjen e këtij virusi,” deklaron ministri italian në selinë e Institutit të Sëmundjeve Infektive të Romës.

“Zbulimi i tyre do të vihet në dispozicion të komunitetit shkencor ndërkombëtar e Italia do të jetë ndërmjetëse referuese për testimet e diagnozës e vaksinës kundër koronavirus”-shton drejtori I Institutit Shëndetësor, mjeku Giuseppe Ippolito.

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku: Shërbimi ndaj vendit ishte nder, do të jem në detyrë me vullnet të njëjtë

PhD Lumir Abdixhiku

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Ambientit, PhD Lumir Abdixhiku ka bërë një përmbledhje të 52 ditëve në detyrë, pak pas votimit të mosbesimit që rrëzoi Qeverinë, pjesë e së cilës ishte. Ai e ka quajtur nder shërbimin ndaj vendit.

Statusi i tij i plotë në Facebook:

Të dashur qytetarë të vendit tim,

Sot përfundoi udhëtimi im i shkurtë në Ministri të Infrastrukturës dhe Ambientit. Fatkeqësisht përfundoi në kohë të përballjes emergjente kur vendit i duhet forcë, qetësi e stabilitet. Këtë forcë ky vend duhet ta rigjejë menjëherë.

Kam abstenuar nga procesi politik i ditëve të fundit sepse kam konsideruar se beteja për jetë në orën më të vështirë të shtetit i mbizotëron të gjitha. Betejën politike, në këtë kohë tani, unë s’kisha si ta bëj dhe s’mund ta bëja; edhe më pak në rol të ministrit. Prandaj me këtë s’u mora.

Udhëtimi në Ministri zgjati vetëm 52 ditë. Ishte udhëtim i vështirë sepse ende pa nisur mirë, jashta çdo parashikimi që mund ta merrja me mend ndonjëherë, u përballëm me krizën më të madhe shëndetësore në njëqind vjet - epideminë COVID-19. Vepruam shpejtë, më shpejtë se shumë shtete me traditë reagimi. Mbyllëm lidhjet ajrore e transportet rrugore me shtetet më me rrezik. Ishim të parët në Evropë që vepruam kështu - dhe ky veprim i hershëm ka shpëtuar jetë. Për mua kjo mjafton si referencë përherë.

Kur mbyllëm gjithçka, nisëm kujdesin ndaj të ngujuarve jashtë që kishin urgjencë. Me organzim, me përgjegjësi, me kujdes. Kthyem prindër që kishin lënë fëmijët vet; kthyem të moshuar, të sëmurë, të posalindur, të posamartuar - kthyem edhe - dhe kjo do të më mbetë plagë përherë - prindër me trupin e fëmijës së pajetë. Jam i bindur se i kemi dhënë kuptim pasaportës së Kosovës shumë më shumë se që mund ta kishim vlerësuar ndonjëherë. Antoni më thoshte se beteja që po bëjmë është e ushtarit që s’len të vetin prapa asnjëherë. E di që ka shumë të tjerë jashtë. Do të kthehen të gjithē. Ka një plan të mirë. Rrini të qetë.

Në këtë kohë të vështirë, siguruam rrjedhën e kanaleve ndërkombëtare për mallra - ushqimi s’duhej ndërprerë. Edhe në këto orë të vona vazhdoj të jem në kontakt telefonik me ministrat homolog të vendeve më të fuqishme prodhuese në Evropë. Vendi mbet i furnizuar mirë; i tillë do të jetë përgjatë gjithë krizës. Pa panik.

Krizën e sotme do ta kalojmë. Sot madje shënuam fitoren e parë në këtë betejë; shërimin e dy të infektuarve. Si vend e si shtet kemi treguar çfarë mundemi. Si shoqëri kemi përcjellur kulturë të lartë kolektive. Sot duhet të jemi me mjekët, policët, ushatrët e shërbyesit e tjerë që mbajnë Republikën tonë në këmbë. Janë heronj të vërtetë!

Të dashur qytetarë,

Ministria e Infrastrukturës e Ambientit s’ka qenë asnjëherë zgjedhje e lehtë; përkundrazi të dy ish ministritë - edhe ndaras - ishin kafshatë e vështirë gjithëherë. Më pyesnin a e ke idenë ku je? Natyrisht. Prandaj e nisëm shpejtë. Të ligën duhet goditur në kokë.

Në ditët e para të punës anuluam tenderin 110 milionësh që ndahej pa mbështetje ligjore e buxhetore. Anuluam vendimin 49 milionësh të punëve shtesë; një vit më parë këto mjete do të jepeshin pa hezitim. Ndalëm gjakderdhjen e tmerrshme financiare në vend që krijonte gjysmë miliardi borxhe. Anuluam vendimin për kushte ndërtimore në Badovc. Propozuam një buxhet që i jepte projekte gjithë Kosovës; pavarësisht preferencave partiake e regjionale - gjithçka për të gjithë. Do të doja të kisha mundësinë që për më pak se një mandat t’i përfundoja gjtihë rrugët që të shpiejnë për Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Podujevë e Gjakovë. Projekte që kishin mbetur në harresë tash e 10 vjet. Të linim një shenjë për gjeneratat e tjera që vijnë pas.

Për vetëm një muaj kohë, me punë bukur të lodhshme por të pandërprerë - edhe natën, në shi e deri herët në mëngjes - hapëm rrugën në Veternik; vendpunishtën më të ngarkuar në Kosovë. Ishte ndjenjë e mirë. Ishte shenjë e mesazh për secilin projekt.

Dita e parë dhe e fundit e punës na gjetën me borē. Lajm i mirë për ujërat, punë për pastruesit e rrugëve. Reaguam me kohë. Hapëm rrugë, mirëmbajtëm autostrada, prekëm dhe viset më të paprekura në Kosovë. Ndërtuam sistem. Ky sistem edhe sonte vazhdon të pastrojë.

Rreth vetes ndërtova një ekip me njerëz të shkolluar, profesionistë e të përkushtuar. Me ta bashkë në kabinet treguam ndjesi ndaj parasë publike. I dhamë të 7 veturat e kabinetit - të dedikuara po për këta këshilltarë - në shfrytëzim të Inspektoriatit. Inspektorët i kishin deri atëherë vetëm 5 sosh. Ndërpremë praktikën e kontratave mbi vepër, shfuqizuam rregulloret e paligjshme, thyem ndikim e parapolitikës në ministri. Për një muaj kohë, shpenzuam vetëm 588 euro. Plot 14,000 euro ishin shpenzuar muajin e njëjtë një vit më parë. Alban, Lule, Krenar, Argjenta, Verona e Iriad ju faleminderit.

Takova organizata ndërkombëtare, donatorë e ambasadorë të vendeve më mike në Kosovë. Rikthyem projekte qindramilionëshe në infrastrukturë, transport, ujëra e mjedis që nesër e transformojnë Kosovën rrënjësisht. Disa nga këto projekte ishin shpërfillur turpësisht. Mjetet që s’ishin nën kontrollë të kapjes s’përbënin interes për kapësit. Vetëm kur je brenda e kupton se sa e rëndë është gjendja.

Për sq sa zgjati, dua të falenderojë kabinetin qeverisës për bashkëpunim. Kryeministrin, zëvendëskryeministrat, ministrat e zëvendësat e mi, me të cilët ndamë momente të vështira në menaxhim krizash e ndërtim politikash. Në veçanti dua ta falenderojë ministrin Vitia. Me Arbenin që nga shpërthimi i pandemisë, na ra të ndanim ide, komunikonim halle, e të bënim zgjidhje të shpejta për probleme me të cilat s’ishim ballafaquar asnjëherë. I falenderojë poashtu deputetët e shumicës e Kryeparlamentaren Osmani që ishte mbështetëse e ministrisë sonë. Në veçanti, falenderoj LDK-në dhe Kryetarin Mustafa që më dha mbështetjen partiake aq të domosdoshme për të bërë punët mirë. Do të punojmë ende - edhe më shumë - që LDK-në ta mbajmë të fortë dhe të drejtë.

Të dashur qytetarë,

Kuvendi më dha mandat; Kuvendi ma mori po këtë mandat. Shpresoj të kem plotnuar pritjet tuaja në mes të këtyre dy vendimeve. Shpresoj e dua të besoj gjithashtu se rrugëtimi i ndërprerë do të vazhdojë njejtë nga kushdo që vjen pas tani. Kam parë njerëz të jashtëzakonshëm në shërbim publik që krejt çfarë duan është një mundësi. Kam parë shpresë e kërkesë për ndryshim në secilin komunikim jashtë.

Këtë shpresë duhet ruajtur.

Për mua, shërbimi ndaj shtetit - sidomos në orën më të vështirë të tij - ishte nder. Të jesh ministër i një vendi të shkëlqyer me qytetarë të shkëlqyer është fare e lehtë. Do të kujdestaroj këtë detyrë me vullnet të njëjtë.

Tani, dua t’i kthehem dy vajzave të mia, Erës e Rozit, të cilat ka kohë që s’i kam parë e ka kohë që i kam lënë pas. Shpresoj të më kenë kuptuar sado pak.

Deri në stacionin tjetër,
I juaji,
Lumiri

Djali i Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi lë të kuptohet se Kurti u rrëzua nga babai i tij


Djali i presidentit Hashim Thaçi, Endrit  Hashim Thaçi në rrjetet sociale ka postuar një foto në të cilën lë të kuptohet se Qeveria e Albin Kurtit u rrëzua nga babai i tij.

Image


Ai ka publikuar foton e presidentit  Hashim Thaçi, i cili ditë më parë kishte shkruar në një postim në Facebook se është, “koha e krasitjes së pipave të tepërt”.

Image

Endrit Thaçi kësaj fotoje i ka bashkuar edhe një foto të zvogëluar të kryeministrit Kurti, i cili sot u rrëzua përmes një mocionit të mosbesimit të iniciuar nga LDK-ja

Eurodeputetja Viola von Cramon-Taubadel, deklaroi se trazirat politike dhe pandemia e koronavirusit, nuk bën të përdorën si avantazh nga asnjë politikan në Kosovë.


Rezultati i imazhit për Von Cramon

Von Cramon i reagon ashpër Kosnettit, deklaratat e tij i quan “të papërgjegjshme”
Gjatë ditës së sotme, raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, eurodeputetja Viola von Cramon-Taubadel, deklaroi se trazirat politike dhe pandemia e koronavirusit, nuk bën të përdorën si avantazh nga asnjë politikan në Kosovë.

Mirëpo, ndryshe u shpreh ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, i cili tha se është i gëzuar që do të mbahet seanca e nesërme për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë.

E ndaj kësaj deklarate të Kosnettit ka reaguar ashpër eurodeputetja Viola von Cramon-Taubadel, e cila, deklaratën e ambasadorit amerikan e quajti “të pabesueshme” dhe të “papërgjegjshme”.

“Një autogol i SHBA-së në Kosovë me një dimension historik. Si mundeni ju, ambasador, të jeni të kënaqur të shihni rënien e një qeverie funksionale gjatë pandemisë me koronavirusin? E pabesueshme. E papërgjegjshme. Ndihem shumë keq për qytetarët e Kosovës. Ata s’e meritojnë këtë”, ka shkruar ajo në Twitter.

Kuvendi i Kosovës, e  mbajti  seancën ku në rend dite ishte mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, mocion ky i ngritur nga partneri i koalicionit, LDK-ja, që e rrëzoi Qeverinë Kurti.

Florian Bieber, profesori i Qendrës për studime juglindore në Universitetin e Grazit ka reaguar pas rrëzimit të Qeverisë Kurti, përmes një mocioni të mosbesimit të inicuar nga LDK-ja, edhe vetë pjesë e Qeverisë.

Bieber pas rrëzimit të Qeverisë Kurti: Aleancës BE-SHBA iu shkaktuan dëme të pariparueshme

Bieber pas rrëzimit të Qeverisë Kurti: Aleancës BE-SHBA iu shkaktuan dëme të pariparueshme
“Lëvizje e papërgjegjshme me shumë përgjegjës: Grenellin, Thaçin dhe shumicën e LDK-së. Do të jetë fitore e Pirros. Aleancës BE-SHBA iu shkaktuan dëme të pariparueshme dhe dyshoj që do të kalojë ndonjë marrëveshje”, shkruan ai në “Tëitter”.

“Koha që BE-ja të ndërhyjë”.

Ambasadori gjerman i kërkon Johns Hopkinsit të përfshijë edhe Kosovën në databazën për koronavirus

Ambasadori gjerman Kosovë, Christian Heldt, për mes profilit të tij në "Twiiter" i ka bërë thirrje Johns Hopkins University të regjistrojë edhe të dhënat e Kosovës në hartën për rastet me Corona Virus COVID -19.

Ambasadori gjerman i kërkon Johns Hopkinsit të përfshijë edhe Kosovën në databazën për koronavirus

"I dashur ekip i Johns Hopkins, jam mjaft i mahnitur kur shoh përditësimet tuaja globale për Corona e që Kosova u rendit fillimisht me numra të vjetruar dhe më pas u zhduk plotësisht. Autoritetet këtu azhurnojnë rregullisht dhe japin info", ka shkruar ai.

Dear @JohnsHopkins - team, quite astonished to see on your global updates to Corona that
was first listed with outdated numbers and then disappeared completely. Authorities here update regularly and provide Infos. Please rectify, https://coronavirus.jhu.edu

Mbi 47 mijë dokumente, fotografi dhe 175 orë video-incizime janë digjitalizuar dhe dorëzuar nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës

Shkruan : Flori Bruqi ,Akademik PHD. AAAS. Prishtinë   Një dosje gjigante me dëshmi tronditëse për krimet e luftës në Kosovë është dorëzuar...