Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/04/02

Ndryshe nga gjithë vendet e tjera të botës, Panama-ja po ndjek një tjetër strategji për të parandaluar përhapjen e coronavirusit. Ndarjen sipas gjinisë

Ky vend po lufton coronavirusin duke ndarë burrat nga gratë

Duke nisur nga 1 prilli 2020 në Panama të Amerikës Jugore  që vetëm gratë do të mundin të dalin për të bërë pazaret në tre ditë të javës: të hënën, të mërkurën dhe të premten, raporton CNN.

Burrat do të mund të dalin për të rregulluar shkurtimisht punët apo bizneset e tyre ditën e premte, të enjte dhe të shtunave.


Të dielave duhet të rrinë të gjithë nëpër shtëpia. Masat e marra nga qeveria do të zgjasin të paktën 15 ditë.

Kjo lloj strategji duket se ia ka bërë më të thjeshtë autoriteteve të vendit të kenë nën kontroll dhe të limitojnë numrin e njerëzve që dalin në publik.


“Turma e madhe e njerëzve që qarkullojnë jashtë shtëpive të tyre, pavarësisht nga karantina e detyrueshme kombëtare, ka bërë që qeveria të marrë masa më të rënda”, thuhet në një deklaratë të presidentit panamez, Laurentino “Nito” Cortizo, në Twitter.


Para ndarjes sipas gjinive, edhe aty qeveria u kërkoi të gjithë qytetarëve të qëndrojnë brenda dhe të dalin vetëm kur kanë emergjenca ose për të blerë ushqime.

Të alarmuar nga numri i njerëzve të pandërgjegjësuar ndaj kësaj, ata vendosën të vendosin rregulla të reja për javët në vijim. Disa ditë mund të lënë shtëpitë vetëm gratë e ndërsa tre ditë të tjera vetëm burrat.

Koha në dispozicion për të bërë pazare dhe kryer punët e nevojshme është dy orë në ditë.


Deri tani në Panama ka 1075 raste të konfirmuara dhe 27 vdekje, por ndonëse numër jo alarmant krahasuar me vendet e tjera, masat janë të rrepta.

Vendi ka ndaluar të gjitha udhëtimet vendase dhe ndërkombëtare. Ajo ka mbyllur aeroportet dhe pas 22 marsit, ka ndaluar madje edhe shtetasit panamezë të udhëtojnë në vend.

CNN

Mangësia e Glauk Konjufcës – nuk e njeh diplomacinë e Twitterit, ndjek vetëm Albin Kurtin

Mangësia e Glauk Konjufcës – nuk e njeh diplomacinë e Twitterit, ndjek vetëm Albin Kurtin
Vetëm tri takime bilaterale me homologë të tij i ka zhvilluar ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, prej kur ka pranuar postin e kryediplomatit në shkurt të këtij viti.

Megjithatë, mungesa e takimeve bilaterale nuk është e vetmja mangësi e Glauk Konjufcës si ministër në detyrë i Punëve të Jashtme.

Konjufca ka shfaqur mangësi në përdorimin e Diplomacisë së Twitter-it, një platformë të cilën politikëbërësit rajonal dhe botëror e përdorin si mundësi për t’u ndërlidhur me një audiencë globale.


Për dallim nga diplomatët e tjerë rajonal e botëror, të cilët e përdorin rrjetin social Twitter për të komunikuar mes vete, Konjufca ka shprehur pak interesim për këtë lloj të diplomacisë.

Në llogarinë zyrtare në Twitter, ministri në detyrë Konjufca ndjek vetëm llogaritë e partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Albin Kurtit, liderit të LVV-së. Ai ka zgjedhur të mos ndjek asnjë diplomat huaj, raporton Insajderi.

Konjufca nuk i ndjek në këtë rrjet social as diplomatët me të cilët është takuar, përfshirë kryediplomatin italian Luigi Di Maio dhe ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj.


“Twitter Diplomacy” apo Diplomacia e Twitter-it, është një platformë e bërjes së diplomacisë përmes këtij rrjeti social, e cila ka filluar të përdoret për herë të parë si term në vitin 2011.

Kjo mënyrë e diplomacisë është rikthyer në trend nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i cili ka zgjedhur të komunikojë vendime të rëndësishme të Shtëpisë së Bardhë përmes Twitter-it.

Maskat mbrojtëse kundër pandemis COVID 19

Sa mbrojnë maskat? Ato të copës lahen me ujë të nxehtë
Në shumë vende madje mbajtja e maskave është e detyrueshme. Po a kanë ndonjë efekt maskat dhe nga çfarë na mbrojnë në të vërtetë? Mbajtja e maskave u shpall e detyrueshme në shumë zona të Kinës që nga fillimi i virusit Corona, kujton DW. Tani, shumë vende po ndjekin tani shembullin e saj. Për shembull, Austria e ka shpallur si detyrim që klientët në supermarkete të mbajnë maska. Kjo po diskutohet tani edhe në Gjermani. Duket se rregulla të tilla nuk shërbejnë aq shumë për të mbrojtur nga infeksioni ata që mbajnë maskën, sesa për të mbrojtur të tjerët prej mikrobeve të mundshme që mund të ketë personi që mban maskë.
Për shkak se një person i infektuar mund të jetë bartës i virusit para fillimit të simptomave të sëmundjes, praktikisht të gjithë konsiderohen përhapës të mundshëm. Logjika e detyrimit për të mbajtur maskë është se nëse të gjithë i përmbahen atij, ulet rreziku i përgjithshëm i infeksionit në shoqëri. Në sallat e operacionit mjekët i ndërrojnë maskat çdo dy orë. Në rast se maskat kirurgjikale mbahen për një kohë të gjatë ato e humbasin funksionin e tyre.

Edhe maskat prej cope duhen ndërruar vazhdimisht dhe duhen larë me ujë të nxehtë për të zhdukur viruset, thonë ekspertët. Maskat kirurgjikale të mbrojnë prej infeksioneve vetëm në një masë të kufizuar. E rëndësishme është të mos kapim me duar hundën ose të fërkojmë sytë. Aftësinë më të mirë filtruese duket e kanë maskat që përdorin profesionistë të ndryshëm që punojnë në industri apo ndërtim për t’u mbrojtur prej tymrave, gazrave apo aerosoleve të dëmshme.

****
Gjithnjë e më shumë njerëz mbajnë prej ditësh maska. Në shumë vende madje mbajtja e maskave është e detyrueshme. Po a kanë ndonjë efekt maskat dhe nga çfarë na mbrojnë në të vërtetë?
    
Russland Moskau | Coronavirus | Mann mit Mundschutz (picture-alliance/dpa/Tass/S. Karpukhin)

Mbajtja e maskave u shpall e detyrueshme në shumë zona të Kinës që nga fillimi i virusit Corona. Shumë vende po ndjekin tani shembullin e Kinës. Për shembull, Austria e ka shpallur si detyrim që klientët në supermarkete të mbajnë maska. Kjo po diskutohet tani edhe në Gjermani.
Sidoqoftë, rregulla të tilla nuk shërbejnë për të mbrojtur nga infeksioni ata që mbajnë maskën, por për të mbrojtur të tjerët prej mikrobeve të mundshme që mund të ketë person që mban maskë.
Për shkak se një person i infektuar mund të jetë bartës i virusit para fillimit të simptomave të sëmundjes, praktikisht të gjithë konsiderohen një përhapës të mundshëm të virusit. Logjika e detyrimit për të mbajtur maskë është se nëse të gjithë i përmbahen atij, ulet rreziku i përgjithshëm i infeksionit në shoqëri.
Maskat kirurgjikale
Symbolbild - Mundschutz (picture-alliane/APA/picturedesk/B. Gindl)
Maskat e thjeshta kirurgjikale i shihje dikur t'i përdornin vetëm mjekët dhe infermirët në sallat e operacionit. Ata i mbajnë ato që në rast se kolliten apo teshtijnë të mos infektojnë pacientët në tryezën e operacionit.
Kjo barrierë mekanike ka efekt vetëm kur përdoret për një kohë të shkurtër. Në sallat e operacionit mjekët i ndërrojnë ato çdo dy orë. Në rast se maskat kirurgjikale mbahen për një kohë të gjatë ato e humbasin funksionin e tyre.
Edhe maskat prej cope duhen ndërruar vazhdimisht dhe duhen larë me ujë të nxehtë për të zhdukur viruset.
Maskat kirurgjikale të mbrojnë prej infeksioneve vetëm në një masë të kufizuar. E rëndësishme është të mos kapim me duar hundën ose të fërkojmë sytë edhe kur na kruhen.
Maskat FFP
Staubmaske (picture-alliance/dpa/R. Weihrauch)
Maskat që përdorin profesionistë të ndryshëm që punojnë në industri apo ndërtim për t'u mbrojtur prej tymrave, gazrave apo aerosoleve të dëmshme kanë aftësi filtruese më të mirë. Këto maska përdoren edhe në spitale, kur personeli ka të bëjë me sëmundje tejet infektive. Veç maskave FFP personeli mjekësor përdor edhe syze mbrojtëse, doreza dhe veshje njëpërdorimshme.
Maskat FFP (filtering face piece) ndahen në tri kategori. Maskat e kategorisë FFP-1, që përdorin zakonisht marangozët apo muratorët, janë më të mira se maskat kirurgjikale, por nuk të mbrojnë prej viruseve.
Prej aerosoleve, viruseve, bakterieve
Brasilien Corona-Pandemie (picture-alliance/NurPhoto/F. Taxeira)
apo sporeve të mbrojnë vetëm maskat e kategorisë FFP-3.
Jo vetem maskat FFP-3
Maskat FFP-3 mund të të mbrojnë edhe prej sëmundjeve mjaft infektive si tuberkulozi apo fruthi, por edhe ato të mbrojnë vetëm në rast se kombinohen me syze mbrojtëse, doreza dhe veshje njëpërdorimshme.
Po ashtu të rëndësishme janë edhe dezinfektimi i mjedisit si dhe larja sistematike e duarve. Personeli mjekësor që përdor maska të tilla si dhe veshjet e tjera mbrojtëse tregon një kujdes të jashtëzakonshëm gjatë veshjes dhe zhveshjes së tyre.
Flori Bruqi

“Bloomberg” : Kina ka fshehur diçka në pandeminë e koronavirusit Covid -19 .Në këtë përfundim arrin inteligjenca amerikane, e cila ka dorëzuar një raport të klasifikuar në Shtëpinë e Bardhë


Duke iu referuar tre zyrtarëve që kërkuan të mos identifikohen sepse raporti është sekret, Bloomberg shkruan se thelbi është se raportimi publik i Kinës për rastet dhe vdekjet është qëllimisht i paplotë për koronavirusin COVID-19.

Zyrtarët nuk pranuan të japin të tjera detaje mbi përmbajtjen e tij. Por, dy nga zyrtarët thanë se raporti arrin në përfundimin se numrat e paraqitur nga Kina janë të rreme.

Stafi i komunikimit në Shtëpinë e Bardhë dhe ambasada kineze në Uashington nuk iu përgjigjën kërkesave për koment.

Kujtojmë se Qeveria kineze ka rishikuar në mënyrë të përsëritur metodologjinë e saj për numërimin e rasteve, me javë të tëra duke përjashtuar njerëz pa simptoma, dduke shtuar edhe  më shumë raste  asimptomatike në totalin e saj se 1.500  !?

Grumbuj të mijëra urnave jashtë krematoriumeve në provincën Hubei kanë shkaktuar dyshime të publikut mbi raportimet e  Agjencisë “Xinhua News” të Pekinit zyrtar.

Ligjvënësit republikanë në ShBA kanë qenë veçanërisht të ashpër në lidhje me rolin e Kinës në shpërthimin e epidemisë.

Edhe Presidenti amerikan Donald Trump vuri në dyshim saktësinë e të dhënave zyrtare të dhëna nga Kina për epideminë e koronavirusit, disa orë pasi ligjvënësit amerikanë akuzuan Pekinin për fshehjen e tyre, duke cituar një raport të inteligjencës.

“Si mund ta dime se shifrat e tyre janë të sakta?” – pyeti Trump në konferencën për shtyp. “Numrat e tyre duket se janë shumë të ulët.” – shtoi ai.

POLITIKA KOMBËTARE : SI E SHEMBI EDVIN RAMA SHTËPINË E OSMAN KAZAZIT







Aktualitet 04.10.16 Shijak TV- Zamira Bushati - YouTube


Nga  Zamira Kazazi – Bushati

Edvin Rama nuk do që Shqipëria të integrohet përfundimisht me trendin evropian

Ibrahim Rugova dhe Osman Kazazi


Ibrahim Rugova dhe Osman Kazazi




Kishte vetem dy dite qe kishim mbërritur nga Berlini i  Gjermanisë Familja Kazazi, ku jeton tashme prej nje viti. Zamira Kazazi (Bushati) eshte e derguar atje  konsule me pune prane ambasades ne Berlin. 

Shkoi disa dite ne Tirane per te pushuar dhe kurrsesi nuk mund ta mendonte qe një mëngjes, qetësisht duke pire nje kafe perballe shtepise, do t’i shembnin shtepine dhe nuk mund te benin asgje veçse te shikonin si valvitej ne ajer çdo gjë qe ndodhej brenda shtepise tone; sende personale, plaçka e orendi, bile deri edhe dokumentet dhe valixhet ende te pahapura, që pas mbëritjes.



Ngjarja

Ne daten 4.09.2009, ne oren 9 te mengjesit, pa asnje lloj vendimi per prishjen e shtepise nga Policia Bashkiake (Urdhër i dhënë nga Edi Rama) u shemb shtepia e Mandelës Shqiptare Osman Kazazi ne qender te Tiranes ne rrugen “Bardhok Biba”. Rama shembi shtepine pasi firma qe do te ndertoje pallatin e kufitareve eshte një kliente e aferave te tij, per te cilen duhet nje hetim shtese per te pare se si eshte manipuluar dokumentacioni per të ligjëruar dhenien e lejes se ndertimit.

Shembja e shtepise se pari eshte hakmarrje politike, pasi ashtu sikur dihet, familja Kazazi per gati gjysem shekulli u përndoq nga baballaret e Edvin Rames dhe aktualisht, edhe sot pas 19 vjetesh demokraci, ne ndjehemi te persekutuar nga Edvin Rama. Ky njeri ende s’e ka kuptuar se Shqiperia aktualisht eshte anëtare me te drejta te plota ne NATO dhe kerkon te hyje ne familjen e madhe evropiane. Me keto kushte, Edvin Rama nuk do qe Shqiperia te hyje ne Europe, duke e bere edhe me te pasigurte jeten e qytetarëve të kryeqytetit. As do te pyese e s’do t’ia dije se fle ne shtepi dhe te nesermen gjendesh ne mes te kater rrugeve pa shtepi. Por me e keqja eshte se policia bashkiake e Edvin Rames ofendonte e provokonte ne cdo moment qe unë, Zamira Bushati-Kazazi dhe bashkëshorti im, Shpëtim Kazazi te binim pre e provokimeve dhe te perfundonim ne polici, burg (dëshirat e tij këto jane te hakmerret si pjellë e komunizmit, edhe pasi kanë kaluar 20 vjet demokraci)

Familja Kazazi

Osman Kazazi i denuar me 42 vjet burg politik, dekoruar nga ish president Sali Berisha, pishtar i demokracise, Qytetar Nderi i Tiranes, dekoruar nga ish kryetari i bashkise Albert Brojka dhe Qytetar Nderi i Shkodres, njekohesisht dekoruar nga Papa Gjon Pali i Dyte me medaljen “Qëndrestar i vuajtjeve gjysemshekullore ne burgjet e diktatures”. Në grupin e mjekëve të vrarë dhe persekutuar nga regjimi hyn dhe i ashtuquajturi Mandela shqiptare, legjenda e burgjeve, Osman Kazazi. Në të ri, kishte mbaruar studimet e larta për farmaci në Itali. Osman Kazazi arrestohet në vitin 1945 dhe dënohet me 15 vjet burgim, e pasi lirohet pas kryerjes së dënimit arrestohet sërish, duke mbajtur rekordin e viteve të kaluar në burgjet e komunizmit. Osman Kazazi është dhe simboli i vuajtjeve të periudhës 45-vjeçare. Si Kryetari i Komisionit Nismëtar të Shoqatës së të Burgosurve Politikë, Osman Kazazi, në kuvendin për viktimat e pafajshme të diktaturës, më 12 shtator 1991, thirri qetësisht: “Ne nuk duam hakmarrje, por një Shqipëri me të vërtetë të lirë dhe demokratike”. Trashegimtare te vetem te familjes Kazazi jane Shpëtim Bushati (Kazazi) dhe Nesrete Jegeni (Bushati), pasi vetem njëra nga 5 motrat qyqare ishte e martuar, por edhe asaj – Mahmudije Bushatit (Kazazi) ia pushkatuan te shoqin per agjitacion e propagande, duke e lënë kështu të vetme me 2 fëmijët.


Nga Zamira Bushati/ Kjo shtëpi duhet të ishte muze | SPRINT NEWS

Shtëpia që duhej të ishte Muze kombëtar 

Kjo ka qënë shtëpija ime qindra vjeçare në qëndër të Tiranës, direk pas 15-katëshit, ne 3 shtator 2009 e shembi Edvin Kristaq Rama per aferat e tij korruptive , e shembi me gjithe mobilje brenda. Miq kjo shtepi nuk u ndertua pas 90- tes por para 100 vjeteve . Kjo shtepi duhet te ishte muze pasi për here te pare ne kete shtepi u krijua shoqata e ish te perndjekurve dhe persekutuarve politike dhe Kryetari i saj u zgjodh mandela legjenda e burgjeve antikomuniste shqiptare gjyshi i femijve te mij Osman Kazazi. Kjo shtepi ka pritur e percjelle Lidera , politikane e diplomate dhe jo vetem shoket bashkevuajtsit e burgjeve te diktatures.

Ju pershkrova sa me lart per te treguar qe Edvin kristaq Rama duhet varur e terhequr zvare pasi me shtresen e perndjekur politik nuk sos persekutimi , dije baballaret e tij sot ai , ju pershkrova dhe ju bera nje tablo miq per t’ju treguar se barbarizmi, kanibalizmi skizofrenia, etja per tu pasuruar duke masakruar popullin dhe sidomos shtresen e perndjekur politike per edvin kristaq buçen nuk njeh limit…
Ndaj popull cohu se edvin barbari nuk pyet eshte shtepi para 100 vjetesh apo mbas 90. Me edvin ramen dhe banden e tij duhet nje #Çaushesk në të kundert skllaverohuni per dite derisa tju vije edhe motrat grate bijat t’ju a perdore si ” gjeraçina”

Vepro tani koha ka ardhur çohu nga Shkodra ne Vlore per permbysjen e ketij rregjimi barbar e gjakatar


Pikerisht…

Duke u bazuar tek prioriteti i qeverise “Berisha”: “Lufte pa kompromis korrupsionit dhe zero tolerancë ndaj tij”, të bindur tek zbatimi i ketij prioriteti nga drejtesia shqiptare, zoti Shpëtim Kazazi i është drejtuar Gjykates se Shkalles se parë në Tiranë. Shpresojme qe çeshtja te gjykohet me drejtesi pa u ndikuar nga aferat e Edi Rames, dhe ne te kundert po te jete e nevojshme ceshtja do te perfundoje ne gjykaten e Strasburgut.

(Autorja është ish diplomate e Ambasadës Shqiptare në Berlin) 


****




Osman Kazazi aktivist nacionalist i "Ballit Kombëtar", anti-nazifashit e anti-komunist. Pas çlirimit të Shqipërisë dënohet e persekutohet nga regjimi i atëhershëm për rreth 55 vjet. Në vitin 1998 i jepet titulli "Qytetar Nderi i Tiranës".

Osman Kazazi lindi ne Tirane më 9 korrik 1917.Djali i vetem i Abdulla Kazazit e Hatixhe Huta,vellai i vetem i 5 motrave ,Osmani u rrit në nje familje qytetare tiranase me traditat,moralin e patriotizmin e tiranësve.Abdullai ishte zanatçi dhe njekohesisht merej me punimin e tokave te tij.Pasi mbaroi shkollën fillore ne Tirane,Osmani vazhdoi studimet ne "Gjimnazin e Shkodrës".Perjetoi me shume dhembje pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste.Mori pjesë në protestat e demostratat e organizuara ne qytetin e Shkodrës e Tiranës,ku populli kerkonte arme per të mbrojtur atdheun.Në shtator 1939,Osmani regjistrohet në universitein'La Sapienza"në Romë,dega farmaci,ku studioi për 3 vite.Ne Romë,midis te internuarve e studentëve shqiptar antifashist fillon aktivitetin e tij politik për lirinë e kombit të tij dhe për vendosjen e demokracisë.Në Itali pati kontaktet e para me antifashistë italianë e shqiptarë dhe u brumos me idetë nacional republikane e antifashiste.Në verën e vitit 1942 Osmani kthehet për pushimet verore dhe vendos të ndërpresë studimet për shkak të fillimit të Luftës së Dytë Botërore e rezistencës antiitaliane në Shqipëri.Ju përkushtua luftës kundër pushtuesve duke marë pjesë aktivisht në Organizatën Naciolaniste Balli Kombëtar.Kontriboi në shtypin e kësaj organizate e në organizimin e rezistencës antifashiste në Tiranë.Me mbarimin e luftës dhe ardhjen në pushtet të komunistëve nis kalvari i vuajtjeve të tij në ferrin e diktaturës komuniste.Pa mbaruar mirë lufta ,më14 Nentor 19944,komunistët e arrestojnë si aktivist të Ballit Kombëtar e antikomunist;burgoset e internohet për 40 vite te jetës së tij.Osman Kazazi apo "Lala" siç e quanin bashkëvuajtësit e tij i qëndroi besnik bindjeve të tij republikane nacionaliste gjatë gjithë diktaturës së regjimit komunist.Me rënien e komunizmit dhe vendosjen e demokracisë dha kontributin e tijqë demokracia shqiptare të funksiononte si një sistem vlerash e meritash qytetare.Si kryetar i parë i "Shoqatës së të Perndjekurve Politik të Shqipërisë" dha maksimumin e tij që shoqëria shqiptare t'i vlerësonte dhe t'i përthithte në gjirin e saj të përndjekurit si njerëz me vlera morale e shoqërore.Z.Osman Kazazi ddo të mbetet në kujtesën e të gjithëve njeriu i thjeshtë,pa mburrje e ambicje personale,njeriu që i adhuronte dhe i qëndroi besnik vlerave kombëtare të kombit të tij.I fali atdheut jetën e tij ,një jetë e tërë vuajtjesh e sakrificash dhe s'kërkoi kurrë nga atdheu përfitime personale.U dekorua me medaljen e artë "Pishtar i Demokracisë" nga Presidenti i Republikës z.Sali Berisha në vitin 1992.Në vitin 1997 dekorohet me titullin "Qytetar Nderi i Shkodrës" nga Keshilli Bashkiak i këtij qyteti.Këshilli Bashkiak i Tiranës i jep titullin"Qutetar Nderi të Tiranës" në vitin 1998.Dekorohet nga Vatikani me Medaljen e Artë"Joannes PP II".Dekorohet nga Republika e Iranit dhe dekorohet "Për merita në shërbim të njerëzve "nga qyteti i Veronës Itali.U nda nga jeta më 3.3.1999.







Periudha e vuajtjes së burgimit:

1944-1959, 14 vjet, 3 muaj, 21 ditë;
1966-1986, 19 vjet, 2 muaj, 13 ditë
-Mosha në fillim të dënimit: 28 vjeç
-Mosha në mbarim të dënimit: 69 vjeç

Dënimi i parë

U arrestua pikërisht më 14.11.1944, tre ditë përpara se zyrtarisht komunistët të merrnin pushtetin në Tiranë. Asokohe, gjuetia njerëzore e inatçore ishte shumë e përhapur. Njerëzit e shkolluar dhe jo anëtarë të Partisë Komuniste shiheshin si armiq. Kazazi u gjykua për shkak si anëtar i thjeshtë i një organizate, pavarësisht se kjo ishte veçse një vit nga 5 vjet që kishte zgjatur lufta. Gjatë procesit hetimor dhe atij gjyqësor, ai mohonte të kishte qenë anëtar i qarkorit të Ballit Kombëtar apo të kishte drejtuar njësi ushtarake. Deklaronte se kish qenë veçse anëtar i thjeshtë që merrej me shpërndarjen e trakteve. “Kurrë nuk kam spiunuar dhe arrestuar njeri”-deklaronte përpara gjykatës. Po ashtu mohonte të kishte dijeni apo pjesëmarrje për vrasjet e masakrës së 4 shkurtit 1944. Në gjyq u paraqitën 4 dëshmitarë pro Osmanin dhe 2 kundër tij. Përveç mungesës së provave, kundër dënimit ishin edhe banorët e lagjes “Ali bej”, të cilët deklaruan se Osmani ishte ndër “djemtë më të ndershëm të lagjes” dhe kurdoherë i kishte ndihmuar. Megjithatë dënimi ishte paracaktuar. Nuk kishin rëndësi provat. Çështja e tij u trajtua nga Gjykata Ushtarake e Krahinës ushtarake të Korpusit të Parë Tiranë e përbërë nga: nënkolonel Bilbil Klosi, Ismail Çaushi, Argjir Lipivani me prokuror major Gjon Banushin. Gjykata me vendimin nr.138, datë 12.5.1945 në bazë të nenit 15 të ligjit nr.41, datë 14.1.1945, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 15 vjet burgim e konfiskimin e pasurisë . U lirua nga burgu më 7.3.1959 dhe menjëherë u internua për 5 vjet në Shtyllas të Fierit me vendimin nr.1, datë 17.3.1959 të Komisionit të Internim Dëbimeve “për rrezikshmëri shoqërore” .


Dënimi i dytë dhe i tretë

Pas mbarimit të internimit, Osman Kazazi u arrestua përsëri më 31.10.1966 i akuzuar për agjitacion e propagandë. Këtë kohë ishte punëtor në NBSH “Gjergj Dimitrov” në Tiranë. Më pak se dy javë pas arrestimit, sëmuret rëndë e shtrohet në spital nga një ftohje e rëndë. Këtë herë do të burgosej me akuza që vinin nga koha e internimit. Nisur nga koha, 2 vjet pas lirimit, do të thotë se burgosja ka qenë krejt e papërligjur. U përdorën 6 dëshmitarë, por të gjithë rezultuan të rremë. Osman Kazazi nuk pranoi asnjë dëshmi të tyre. Dëshmitarët kanë nënshkruar akte sipas së cilave në Itali jetohej mirë, nuk duhej të ishte kthyer, se dëgjonte “Zërin e Amerikës”, për Zogun, etj. Hetuesi Iljaz Haxhiaj zhvilloi hetimin ndaj tij. Osman Kazazi deklaroi se nuk pranonte të kishte zhvilluar biseda kundër pushtetit, madje nuk shoqërohej me njeri. Të njëjtin qëndrim mbajti në procesin e ballafaqimit me dëshmitarët. Përfundimisht, Osman Kazazi u gjykua nga Gjykata e Qarkut Tiranë. Duke e deklaruar fajtor për veprën e agjitacionit e propagandës në bazë të nenit 73/1 të Kodit Penal, gjykata me vendimin nr.14, datë 11.3.1973 e dënoi me 10 vjet burgim. U la në fuqi me vendimin nr.63, datë 7.4.1967 të Gjykatës së Lartë. U ridënua sërish gjatë burgimit. Përfundimisht doli nga burgu më 13.1.1986.

(Flori Bruqi) 

Mikrobiologu Prof.Dr. Lul Raka, ka thënë se në Kosovë nuk është problemi me shtretër për hospitalizim të pacientëve me koronavirus


Raka: Po futemi në dy javët vendimtare për jetët e më të dashurve tanë

Mikrobiologu i njohur Kosovar Prof.dr.Lulzim Raka tha se  në Klinikën Infektive janë 120 shtretër, po ashtu edhe klinikat tjera janë të gatshme të presin pacientët me koronavirus, por sipas tij, respiratorët janë ata që duhet numëruar.

“Klinika Infektive ka 120 shtretër, ka klinika tjera të gatshme, por nëse rritet numri i personave që kanë nevojë për kujdes intensiv mbi 120 (sa respiratorë janë përafërsisht v.j.), atëherë kemi me u fut në lëkurën e Spanjës dhe një pjesë të Italisë. Prej informatave që kam, pesë veta janë në gjendje të vështirë, njëri pak më rëndë”, tha ai.

Ai shtoi se bazuar në përvojën e Spanjës e Italisë, kulmi pritet të ndodhë më vonë.

“Ne presim në ditët në vijim rritjen e rasteve, por sa do të zgjasë piku nuk e dimë. Në fund të kësaj jave do të shohim çdo ditë e çdo orë se kah po shkon ajo lakore. Ky cikël ka zgjatur disa javë në Kinë. Te ne mund të zgjasë, dy-tri javë, një muaj ditë. Nuk është punë e sprintit, duhet të përgatitemi për maratonë”, ka shtuar prof.Dr.Lulzim Raka.

Mikrobiologu ka përsëritur se mënyra më e mirë, pasi ilaç nuk ka, është parandalimi. Është edhe arma më e mirë dhe më e lirë ,tha ai.

“Kështu ia presim këmbët virusit. E kemi shembullin më të mirë, atë të Stubllës ku ka pasur disiplinë dhe ku përhapja është e kufizuar me masat që i ka marr vet fshati, banorët. Por kemi edhe raste të papërgjegjësisë të qytetarëve që mblidhen, pasi personi i infektuar kulmin për të infektuar e ka dy ditë para se me i shfaq simptomat. Prandaj kërkesa jonë është me qëndru në shtëpi. Në këtë fazë rreziku më i madh janë personat asimptomatikë”, u shpreh Raka.

Ai foli edhe një herë nëse virusi rri apo jo në ajër. Sipas tij, ai shpërndahet vetëm nëpërmes spërklave. Po ashtu tha se popullata nuk ka nevojë të bartë maska. Është rekomandim i Organizatës Botërorë të Shëndetësisë.

“Tjetër gjë është puna e kulturave, ne i kemi pa aziatikët me maska edhe para shumë vitesh, por kjo është kulturë e tyre. Ata janë arsyetuar se kur i kanë maskat nuk e prekin fytyrën”, shtoi ai.

Foli edhe për ndihmat që Kosova ka marrë ditëve të fundit, si nga BE-ja, SHBA-ja e të tjera vende e organizata.

“Çdo ndihmë është e mirëseardhur, çdo respirator, çdo maskë, çdo pajisje mbrojtëse shpëton jetë. Shpëton jetën e punëtorëve shëndetësorë”, tha profesori që e mundi Ebolën  në Afrikë, Dr.Lulzim  Raka.


Prof.dr.Lulzim Raka: Kosova ka lakoren më të sheshtë në rajon

Mikrobiologu i njohur, Lul Raka, ka thënë se numri prej 106 personave të prekur me koronavirus në Kosovë, është i pritshëm.

Profesor Dr.Lulzim  Raka ka thënë nëse bëhet një krahasim me vendet e rajonit, atëherë Kosova e ka lakoren më të sheshtë.

Sipas tij, ka një standard krahasimi dhe ai bëhet kur të arrihet numri 100, i cili është arritur sot në Kosovë.

“Tashmë jemi dëshmitarë se përhapja është shtrirë, kemi raste në komunitet. Lakoren e rasteve prej tash e vizaton virusi, si do të shkojë, a do të shkojë vertikalisht, sheshtë dhe nuk do të shkelë kapacitetet menaxhuese të institucioneve në Kosovë, mbetet të shihet. Ajo që mund të parashikojmë është se në ditët në vijim mund të ketë rritje, por si do shkojë lakorja, mbetet të shihet në 10 deri në 14 ditët e ardhshme”, ka thënë Raka.

Sipas tij, IKSHPK-ja ka bërë punë të jashtëzakonshme, bashkë me ekipet në terren.

“Tash poenta e luftimit të pandemisë është: testo, gjurmo, izolo. Duhet të bëjmë teste në terren te rastet të cilat janë prioritet e ato prioritete caktohen prej institucioneve ndërkombëtare, por mund të ketë edhe elemente të strategjisë vendore. Nëse testojmë sa më shumë, e tash me testet e reja që i kemi marrë, 7.000 na kryejnë punë shumë. Tash duhet të rrisim gamën e testimit. Testimi varet nga kapacitetet e shtetit, si për shembull kur ne i kishim 1.500 – 2.000 teste, atëherë nuk mund të shkonim me testim masiv. Por tash që i kemi 7.000 shtesë dhe 1.000 teste të shpejta donacion, që nuk di nëse kanë ardhur apo jo, atëherë duhet me rrit gamën e testimeve”, tha ai.

Raka tregoi se sipas studimeve shkencore, për të pasur një gjurmim të suksesshëm për çdo rast të vërtetuar, duhet të testohen 36 persona të kontaktit të afërt.

Ai ka thënë se kapacitetet e Kosovës janë të konsiderueshme.

“Brenda ditës mund të bëhen 300 teste, kapacitetet janë. Shembujt më të mirë janë Singapori, Korea Jugut e Japonia, por pjesa më e madhe e botës ballafaqohet me mungesë të testeve, me mungesë të kapaciteteve. Në qoftë se kanë mungesë testesh dhe kapacitetesh, atëherë kanë me i testu vetëm rastet prioritare. Ai numër është i vogël, por në këtë rast ti je duke e parë vetëm majën e Ajsbergut, përfundi në ujë ke raste plot”, tha profesor Dr.Lulzim Raka.

Intelektualë e akademikë botërorë solidarizohen me premierin e Kosovës Albin Kurtin dhe popullin e Kosovës në këto kohë të vështira.

Intelektualë e akademikë botërorë solidarizohen me Kurtin dhe popullin e Kosovës
Një grup intelektualësh e akademikësh nga vende të ndryshme të botës, janë solidarizuar me Albin Kurtin dhe popullin e Kosovës, pas mocionit të mosbesimit që bëri që qeveria Kurti të rrëzohej.

Në një letër, të nënshkruar nga 39 persona, në mesin e të cilëve edhe filozofi i njohur slloven, Slavoj Zhizhek, thuhet se Qeveria Kurti shqetësoi interesat e elitave të vjetra, që kanë qeverisur Kosovën për 20 vjet.

“Meqë kjo qeveri kundërshton privatizimin dhe politikat neoliberale sikurse edhe korrupsionin e ngulitur, një aleancë joformale kundër saj u arrit mes gardës së vjetër politike dhe korporatave private lokale”, thuhet mes tjerash në këtë letër.

Më tej, intelektualët dhe akademikët thonë se kjo “aleancë e panatyrshme”, gjeti mbështetjen tek Richard Grenelli, i dërguari special i administratës së Donald Trump për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kjo aleancë ‘e panatyrshme’ gjeti për mentor Richard Grenellin, diplomati i pazakontë trumpian, në kërkimin e sukseseve të lehta të politikës së jashtme që mund të krijojnë përfitime shtesë për fushatën e tanishme të Trumpit dhe qëndrimin politik. Teknikat e famshme të Grenellit për përdredhje të krahut u përdorën për të shtyrë qeverinë e Kosovës të pranonte një marrëveshje të padrejtë dhe të rrezikshme me Serbinë, e cila përfshin ndryshime në kufijtë e tanishëm dhe në këtë mënyrë shpërnguljet e njerëzve. Sipas shumë analistëve të Ballkanit, ndryshime të tilla kufitare do të përfshijnë shkëmbime të popullsisë - dhe me të, edhe shumë vuajtje”, thonë intelektualët e akademikët në letrën e tyre në mbështetje të Kurtit dhe popullit të Kosovës.

Më poshtë, ju sjellim të plotë letrën:

Intelektualë dhe akademikë solidarizohen me Albin Kurtin dhe qytetarët e Kosovës në këto kohë të vështira.

Një akt i paprecedent ndodhi javën e kaluar në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Përderisa vendi – sikurse shumë vende tjera – është goditur nga pandemia, qeveria e re e Kosovës, e cila mori pushtetin vetëm në fillim të shkurtit, po e menaxhonte situatën mirë. Kishte ndërmarrë masa të ashpra parandaluese, përderisa popullatën po e mbante të qetë dhe pa panik.

Përhapja e virusit është mbajtur më efektshëm sesa në vendet fqinje, pjesërisht për fat të fatkeqësisë së izolimit të Kosovës, që aktualisht është vendi i vetëm në Evropë me regjim vizash për zonën Schengen.

Edhe pse qeveria e re gëzon mbështetje thelbësore nga shumica e votuesve (dhe e jo-votuesve), ajo ka shqetësuar interesat e elitave të vjetra, që kanë qeverisur Kosovën për 20 vjet. Meqë kjo qeveri kundërshton privatizimin dhe politikat neoliberale sikurse edhe korrupsionin e ngulitur, një aleancë joformale kundër saj u arrit mes gardës së vjetër politike dhe korporatave private lokale.

Kjo aleancë “e panatyrshme” gjeti për mentor Richard Grenellin, diplomati i pazakontë trumpian, në kërkimin e sukseseve të lehta të politikës së jashtme që mund të krijojnë përfitime shtesë për fushatën e tanishme të Trumpit dhe qëndrimin politik. Teknikat e famshme të Grenellit për përdredhje të krahut u përdorën për të shtyrë qeverinë e Kosovës të pranonte një marrëveshje të padrejtë dhe të rrezikshme me Serbinë, e cila përfshin ndryshime në kufijtë e tanishëm dhe në këtë mënyrë shpërnguljet e njerëzve. Sipas shumë analistëve të Ballkanit, ndryshime të tilla kufitare do të përfshijnë shkëmbime të popullsisë - dhe me të, edhe shumë vuajtje.

Kjo marrëveshje nuk u pranua nga Albin Kurti, kryeministri i ri majtist i Kosovës. Por presioni i Grenellit, bashkë me taktikat e Hashim Thaçit, presidenti i gardës së vjetër, rezultuan me prishjen e qeverisë së koalicionit. Partia konservatore e qendrës së djathtë, LDK-ja, inicioni votën e mosbesimit kundër qeverisë. LDK-ja ishte partneri më i vogël në qeverinë e re dhe, ndonëse “vlerësuan lart” punën e bërë nga ministrat në parandalimin e pandemisë virale, sikurse edhe për punën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ata thanë se u detyruan ta rrëzojnë qeverinë. Qeveria u tha se po i rrezikonte aleancat e Kosovës me Perëndimin dhe BE-në.

Siç kanë bërë të ditur shumë politikanë dhe specialistë të Ballkanit nga SHBA-ja dhe BE-ja, kjo s’mund të jetë arsyeja. Si pasojë, këta politikanë, figura publike dhe specialistë përkrahën publikisht qeverinë e Kurtit, dhe kritikuan taktikat e Grenellit dhe tërë marrëveshjen që ai paraqet (që përfshin shkëmbimin e territoreve). Megjithatë, mocioni i mosbesimit mori shumicë votash në Parlamentin e Kosovës. Si rrjedhojë, qeveria Kurti tani është vetëm “qeveri në detyrë”. Do të jetë në detyrë deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja që mund të mbahen pas pandemisë.

Situata në Republikën e Kosovës me pandeminë është nën kontroll dhe e menaxhueshme. Kosova është një nga vendet që ka ndërmarr masa të hershme në luftimin e përhapjes së virusit, e madje duke shpallur edhe gjendjen e emergjencës për shëndetin publik. Qeveria, jo vetëm që ka nën kontroll të gjitha shkathtësitë dhe kapacitetet për të ofruar shëndetësi dhe siguri, por i ka zhvilluar ato aq suksesshëm sa që nuk është parë e nevojshme të shpallet ndonjë gjendje tjetër. Përkundër kësaj, për shkak se Kosova është një prej vendeve më të varfra në Evropë, ajo ende ka nevojë për solidaritet ndërkombëtar dhe mbështetje për t’u ballafaquar me COVID-19.

Me këtë letër ne, intelektualët dhe akademikët e poshtëshënuar, solidarizohemi me qeverinë në detyrë të Albin Kurtit në këto kohë të vështira për të, për popullin e Kosovës, dhe kundër prezencës së gjerë të korrupsionit në politikë.

Të nënshkruarit.

1.Frank Ruda, ligjërues i lartë i filozofisë në Universitetin e Dundee, Skoci

2.Gabriel Tupinambá, psikoanalist, anëtar i Rrethit të Studimeve të Idesë dhe Ideologjisë, studiues post doktorature në Departamentin e Filozofisë në UFR

3.Slavoj Zhizhek, Drejtor Ndërkombëtar i Institutit Birkbeck për Shkenca Humane

4.Natalia Romé, Profesoreshë dhe Studiuese. Instituto de Investigaciones Gino Germani, Facultad de Ciencias Sociales.
Vittorio Morfino, profesor i asocuar i Historisë së Filozofisë në Universitetin Milan-Bicocca

5.Ted Stolze, profesor i filozofisë, Cerritor College, L.A.

6.Catherine Malabou, Profesoreshë në Qendrën për Studime në Filozofinë Moderne Evropiane në Universitetin Kingston

7.Nick Nesbitt, Profesor i gjuhëve frënge dhe italiane në Universitetin Princeton

8.Rodrigo Nunes, profesor i filozofisë moderne dhe bashkëkohore në Universitetin Katolik të Rio de Janeiros (PUC-Rio)

9.Michael Hardt, profesor i letërsisë, Universiteti Duke
Warren Montag, Profesor i Letërsisë në Kolegjin Occidental në Los Anxhelos

10.Alenka Zupančič, këshilltare e kërkimeve në Institutin e Filozofisë, Qendra Shkencore Hulumtuese e Akademisë Sllovene të Shkencave

11.Mladen Dolar, Profesor dhe Studiues i Lartë në Departamentin e Filozofisë, Universiteti i Lubjanës

12.Riccardo Bellofiore, profesor i Ekonomisë Politike, Universiteti i Bergamos

13.Ceren Özselçuk, Profesor i Asocuar i Sociologjisë, Universiteti Boğaziçi, Turqi

14.Robert Pfaller, profesor i filozofisë, Universiteti i Arteve dhe i Dizajnit Industrial, Linz, Austri

15.Michael Roberts, ekonomist në Britani të Madhe

16.Saskia Sassen, Universiteti Columbia, New York

19.Todd McGowan, Profesor i Asocuar i gjuhës angleze në Universitetin e Vermontit

20.Justin Clemens, Profesor i Asocuar në Universitetin Melbourne, Australi

21.Sophie Wahnich, historiane, drejtoreshë e hulumtimeve në CNRS, Paris

22.Eric Alliez, filozof, Universiteti i Parisit 8

23.Simon Hajdini, Universiteti i Lubjanës

24.Akademik Prof.Dr.Eshref Ymeri,Ph.D, AAAS,U.S.A

25.Akademik Prof.Dr.Skender Kodra,Ph.D,kryetar i AAAS , USA

26.Gregor Moder, Universiteti i Lubjanës

27.Kohei Saito, profesor i asocuar i ekonomisë politike në Universitetin e Osaka City

28.Mark De Kesel, Instituti Titus Brandsma, Universiteti Radboud në Nijmegen, Holandë

29.Adrian Johnston, Profesor i Dalluar dhe Kryetar i Departamentit të Filozofisë, Universiteti i New Mexico

30.Lidija Šumah, Universiteti i Lubjanës

31.Nick Srnicek, Kolegji King’s, Londër

32.Matthew Abbott, Universiteti Federation, Australi

33.Christian Ingo Lenz Dunker, Profesor i psikologjisë në Institutin Universidade de São Paulo

34.Laurent de Sutter, Profesor i Teorisë Ligjore, Bruksel

35.Gavin Walker, Profesor i Asocuar në Universitetin McGill, Historia dhe Studimet Klasike

36.Bruno Bosteels, Profesor i Studimeve Latine dhe Iberike, Universiteti Columbia

37.G.M.Tamás, Profesor në Universitetin Qendror Evropian

38.Sheila Kunkle, Profesoreshë e Asocuar, Universiteti Metroplitan State, Minnesota

39.Matthew Flisfeder, Profesor i Asocuar i Retorikës dhe Komunikimit, Universiteti Winnipeg

Domosdoshmëria historike e rikthimit të toponimit “Dardani”

              Aka demik Prof.dr. PHD. Eshref Ymeri Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, në mjetet e informimit masiv ka...