2020-04-04

A DUHET TË LEJOHET PRIVATI TË BËJË TESTIME? JO!


*Dr. Hektor Grazhdani, PhD, mjek në Romë, Itali
1 – A eshte gati testi? Jo!
Testi sierologjik, analiza e gjakut per antikorpet e coronavirusit, nuk eshte akoma gati, nuk eshte validated – nuk eshte e provuar qe funksionon. Ndersa ne Shqiperi, ne disa dalje ne media e quajne te shkelqyer, do ta behet shpejt, thane.
Testi i antikorpeve eshte nje nga shpresat qe do te mund te ndihmojne ne luften e veshtire kunder pandemise duke ofruar vleresimin e 1) sa eshte perqindja e personave te infektuar me coronavirusin e ri qe nuk zhvillojne semundjen Covid 19 ose bejne vetem shenja te lehta, pra mbartesit e shendoshe, te cilet pa e ditur infektojne te tjeret;
2) sa eshte zhvilluar ne popullsi epidemia ne nje vend te caktuar, duke testuar nje kampion te gjere te popullsise te perzgjedhur nga Organizmi i Shendetit Publik, kjo per te kalibruar strategjine e luftes.
Edhe Sistemi Shendetesor Italian, edhe Public Health England, kane deklaruar qe duan te bejne validation (verifikimin) sa me pare, te shohin a funksionon testi sierologjik.
FDA (Food and Drugs Administratione) amerikane, per testin sierologjik, nese funksionon, do te jape aprovim emeregjence brenda 1 muaji, te pershpejtuar ne kushtet e jashtezakonshme te pandemise.
Shume laboratore universitare dhe private jane duke e pergatitur. Mbi 60 prej tyre kane marre marken BE, por asnje akoma nuk eshte verifikuar me studime klinike. Kane deklarura disa studiues se eshte e mundur te realizohet i vlefshem dhe i besueshem.
Kina dhe Singapore kane praktikuar teste sierologjike, akoma non-validated, te pa verifikuar.
Çfarë shkruaj jane informacione dhe vleresime te mijat si mjek. I referohem web site-ve te organizatave te shendetit publik nderkombetare, artikujve shkencore dhe artikujve te shtypit on line te Science, Nature dhe New York Times.
Ja detaje:
Ne SHBA/ Cfare thote, disa detaje te FDA amerikane: ne kushte emergjence i lejon laboratoret ta perdorin testin e antikorpeve edhe pa aprovimin e FDA, por me nje seri kushtesh – te deklaroje laboratori kur ben testin: qe nuk kane aprovim; qe rezultati negativ nuk perjashton qe je i infektuar; rezultati i antikorpeve nuk mund te jete baza e vetme per te bere diagnoze te Covid 19; thote rezultati pozitiv mund te jete nga coronaviruset e tjera te zakonshme – pra je pozitiv por nuk ke coronavirusin e ri te Covid 19, mund te jesh pozitiv nga coronaviruset e tjera ato qe bejne rrufen (hundet me sekrecione) ose dhimbje gryke.
Ne BE/ European Center for Disease Prevention and Control thote ne deklarate te 1 prillit: testi me antikorpe ka vlere te kufizuar per diagnoze te Covid 19 sepse mund te duhen edhe 10 dite pasi je semurur qe te behesh pozitiv per antikorpe. Vazhdon me poshte qe vendet e BE po financojne studimet e verifikimit te ketij testi, te shohin shpejt a funksionon – fast-track clinical validation studies – per te pare performancen klinike dhe limitet e ketij testi.
Ndersa ne Itali, deklarata e presidenti te Keshillit Superior te Shendetesise Franco Locatelli, fillon duke thene qe Gold Standard (testi me i mire) eshte gjithmone testi normal ai i PCR aktual – tamponi. Po punohet per te vleresuar testin e antitrupave (anticorpi) – validazione.

Prof. Giuliano Rizzardini, drejtori te Spitali i Semundjeve Infektive “Sacco” i Milano, thote: “pas pak ndoshta do te kemi testet me antikorpe qe do te na lejojne te bejme diagnoze pasi ka kaluar semundja.”
Nje artikull shkencor i dates 1 prill ne revisten prestigjoze JAMA, shprehet qarte per analizat e gjakut me antikorpe qe kane dale: “Vlera klinike e ketyre testeve nuk dihet akoma, dhe duhen adresuar sfidat si reaktiviteti i kryqezuar me viruse te tjera, dhe ajo qe testi ndonjehere nuk e gjen virusin (coronavirusin e ri te Covid 19) edhe kur ai eshte aty (ne gjak).”.
2 – A duhet te beje privati testime per coronavirusin e ri? Jo!
Shpjegoj pse: Nga popullsia e botes 7,8 miliarde banore, eshte vleresuar qe 7 miliarde banore mund te infektohen me kete semundje teper ngjitese, nese nuk behet distancimi i rrepte social – mbyllja ne shtepi. Qe te besh teste per kaq shume te infektuar sa po prek coronavirusi i ri, nuk gjenden materialet, testet dhe reagentet. Edhe me sforcime te jashtezakonshme qe po behen per te prodhuar, ka probleme serioze mungesash ne sasine e kerkuar ne cdo vend te botes. Ne Bergamo, kyebashkiaku Gori, tha qe te vdekurit me Covid jane 3 here me shume nga cfare deklarohet – kete e kane thene edhe mjeke – kjo sepse nuk u eshte bere testi i tamponit per mungese te tij. Shume kane vdekur ne shtepi sepse nuk kane patur vende ne spitale. Ne shume raste teste nuk ka as per personelin mjekesor qe ka dyshim eshte infektuar.
Jane 67 doktore qe kane vdekur nga Covid ne Itali (web siti i urdhrit te mjekut me listen e emrave). Nuk e di sa jane infermieret.
Sic eshte perfolur ne Shqiperi, ne media te shkruar dhe vizive, testimi i duhur per te luftuar epidemine, duhet bere ne tapet dhe random (i rastesishem, kush te te paraqitet). Sipas tyre keshtu e ka bere Koreja e Jugut. E pavertete!
Koreja e Jugut, 51 milione banore ka bere 15-20 mije testime ne dite, te gjitha me kritere, jo random, masiv, ne tapet. Gjeramania qe ka putur suksese, ka bere shume me pak testime se Koreja e Jugut (ne proporcion). Edhe Koreja e Jugut eshte shume larg mbulimit masiv, ne tapet, te popullsise me testim – por kur arriti 200 mije testime, duke zbatuar strategjine e masave te shendetit publik, realizoi ndalimin e epidemise.
Ne keto kushte mungese materialesh, nuk duhet t’i behet konkurence per blerje testesh dhe reagentesh, organizmit te shendetit publik qe lufton epidemine. Po t’i marrin te tjeret materialet e pakte te tregut boteror, nuk mbeten teste per ISHP shqiptare dhe ato te vendeve te tjera. Ne Itali, me cfare jam i informuar une si mjek, testet i ben vetem shteti. Vetem shteti ka laboratore te certifikuar.
Ato pak teste dhe reagente qe gjenden ne qarkullim, duhet t’i perdore vetem ISHP sipas strategjise se luftes kunder epidemise.
Vetem ISHP duhet te beje testet sepse vetem ai do t’i beje sipas kritereve epidemiologjike te OBSH.
Nuk behet testim atij qe paraqitet sepse eshte vetem ne ankth pa arsye (por ka mundesi te paguaje shuma te medha). Nuk mund te behen teste pa patur shenja klinike ose pa bere perzgjedhje te pacienteve me vizite korrekte.
Shtrirjen ne territor, dhe depertimin kapilar e ka vetem Shendetesia Publike dhe ajo kerkon rastet sipas kritereve te OBSH, kjo per te luftuar me metode shkencore epidemine dhe per te shpetuar njerezit tane nga semundja dhe nga vdekja.

Flori Bruqi : Ambasadorja Yuri Kim: SHBA krenare për aleancën me Republikën e Shqipërisë



Yuri Kim,në deklaratën përpara senatorëve, Yuri Kim u fokusua në tre pika kryesore sa i përket objektivave të saj si ambasadore në Tiranë.

“Fillimisht, do të inkurajoj Shqipërinë të vijojë me kursin e qëndrueshëm për të arritur në 2% të investimeve të mbrojtjes deri në vitin 2024, që kështu Shqipëria të jetë edhe më e fuqishme dhe e aftë si aleate”, tha Kim.
Yuri Kim theksoi si pikë të dytë zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri.
“Së dyti, do të vazhdoj të promovoj zhvillimin demokratik të Shqipërisë. Në terma të menjehërshëm, unë do të shtyj drejtuesit  e Shqipërisë për të zgjidhur ngërçin aktual politik në një mënyrë që përforcon kërkesën e pranimit të Shqipërisë në BE”, u shpreh Kim.

Së treti, do të punoj për të promovuar eksportet dhe investimet amerikane në Shqipëri në mënyrë që të sigurohen mundësi për qytetarët e SHBA-së dhe Shqipërisë, si dhe të krijohen vende pune në të dyja shtetet”.
Në hyrje të fjalimit të saj, kandidatja për ambasadore vlerësoi simpatinë dhe besnikërinë që shqiptarët kanë shfaqur ndaj SHBA-së.
“Shumë pak miq e kanë përqafuar më ngrohtë Shqipërinë, sondazhe pas sondazhe tregojnë se mbështetja e shqiptarëve për SHBA-në mbetet më e larta në botë. Shumë pak miq kanë qenë më besnikë, trupat shqiptarë kanë qenë në anën tonë në Afganistan, Kosovë, Bsonje dhe krahun lindor të NATO-s. Dhe pak partnerë janë kaq të gatshëm për të bërë më shumë me SHBA-në. Ne kemi miq të fuqishëm dhe besnikë në Shqipëri, dhe është e domosdoshme që ne mbajmë pranë miq si Shqipëria, veçanërisht përballë sfidave strategjike ndaj interesave, vlerave dhe institucioneve të përbashkëta”, u shpreh Kim.

Yuri Kim, ishte emëruar nga Presidenti Donald Trump në qershor të këtij viti. Në një seancë para Komisionit të Jashtëm të Senatit për konfirmimin e saj në fund të tetorit, ajo tha se do të nxiste udhëheqësit e vendit për të zgjidhur ngërçin aktual politik në mënyrë që të forcohet perspektiva e hapjes së negociatave të anëtarësimit në BE.



Kim shtoi se do të inkurajonte gjithashtu Shqipërinë të zbatonte plotësisht reformat në drejtësi, përfshirë kontrollin e figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe krijimin e strukturave të posaçme për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.


Ajo tha se sheh si përparësi edhe ndihmën teknike për Shqipërinë në hetimin, ndjekjen dhe ndëshkimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar ndërnacional. Gjithashtu premtoi se do të punonte për të nxitur eksportet dhe investimet amerikane në Shqipëri.

Yuri Kim është gruaja e parë koreano-amerikane që përfaqëson SHBA në postin e një ambasadori. Ajo është anëtare në stafin e lartë të Shërbimit të Huaj dhe ka shërbyer në Departamentin e Shtetit si Drejtore e Zyrës së Çështjeve të Evropës Jugore.


Më herët, ajo ka qenë drejtoreshë e Qendrës së Departamentit të Shtetit për Studimin e Diplomacisë, Shefe e Stafit për Zëvendëssekretarin e Shtetit dhe Drejtore e Zyrës për Sigurinë Evropiane dhe Çështjeve Politiko-Ushtarake.
Ajo ka qenë gjithashtu Asistente Speciale e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Çështjet e Azisë Lindore dhe Paqësorit dhe anëtare e delegacionit të Shteteve të Bashkuara në bisedimet gjashtëpalëshe për t’i dhënë fund programit bërthamor të Koresë së Veriut.
Kim ka shërbyer si Këshilltare Politike në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Bagdad dhe në Ankara. Ajo ka lindur në Kore dhe është rritur në ishullin Guam, një territor i SHBA në Oqeanin Paqësor, ndërsa në Shqipëri do të pasojë Donald Lu.




Ambasadorja është takuar edhe me ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca.
Përmes një postimi në twitter Soreca i uroi mirëseardhjen ambasadores së re si dhe i dhuroi një tufë me lule.

“Gati të nisim punën së bashku për të vijuar partneritetin themelor BE-SH.B.A. në Shqipëri, veçanërisht në kontekstin e integrimit të vendit në BE. 2020 është një vit kyç për prespektivën e Shqipërisë” shkruan ambasadori Soreca në një postim në twitter.
Ndërkohë pritet të mbajë dhe fjalimin e rastit në ambientet e SHBA-së.

Teksa sot shënon 11 vite nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, nuk mund të mungonte dhe urimi nga ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim.
Përmes një mesazhi në faqen zyrtare të ambasadës, diplomatja thekson se Shtetet e Bashkuara janë krenare që janë aleate me Shqipërinë. Mes të tjerash ajo kujtoi dhe faktin se shumë shpejt NATO do të ketë dhe një pikë të saj në Kuçovë.
“Prej 11 vjetësh, që kur Shqipëria u bë aleate në NATO, forcat e Shteteve të Bashkuara dhe ato shqiptare kanë derdhur gjak, djersë dhe lot së bashku në Afganistan, Irak, Bosnjë-Herzegovinë, Kosovë dhe Letoni. Së shpejti, NATO do të ketë një ndërtesë në Kuçovë. Shtetet e Bashkuara janë krenare që janë aleate me Shqipërinë”, shkruan ambasadorja Yuri Kim.

Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim shkon në Presidencë për të paraqitur letrat kredenciale. Pritet rreth orës 11:45 të mbajë dhe fjalimin e prezantimit në ambasadë.
Ambasadorja e re e SHBA-së mbërriti në Tiranë më 22 janar, trembëdhjetë ditë pasi bëri betimin në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Një ditë më pas përmes postimi në facebook shprehu angazhimin për të dhënë maksimumin në këtë mision.
“Jam e nderuar dhe i kënaqur që jam në Shqipëri dhe jam i gatshme ti përvishem punës.”

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka takuar më 19 shkurt 2020  kryeministrin Edi Rama, Presidentin Ilir Meta dhe kryedemokratin Lulzim Basha, me të cilët ka diskutuar mbi zhvillimet e fundit politike në Shqipëri.
Përmes një deklarate publikuar nga ambasada amerikane, ambasadorja Yuri Kim thekson se në fokus të diskutimeve me krerët e shtetit shqiptar ka qenë Konferenca e Donatorëve, e cila kaloi pritshmëritë, duke mbledhur 1.15 miliardë euro për rindërtimin pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019.
Por, përveç Konferencës, ambasadorja Kim thekson se ka diskutuar me liderët shqiptarë “edhe për hapat e rëndësishëm që Shqipëria duhet të ndërmarrë në javët e muajt e ardhshëm, duke treguar pjekuri, respekt për institucionet dhe besim në proceset demokratike”.

“Sot u takova me Kryeministrin Edi Rama, Presidentin Ilir Meta dhe Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit dhe pritshmëritë e Shteteve të Bashkuara. Për sa i përket specifikisht, konferencës së donatorëve në Bruksel, ne besojmë se ajo pasqyron solidaritetin, mbështetjen dhe dëshirën e komunitetit ndërkombëtar për ta ndihmuar popullin shqiptar në përpjekjet e rindërtimit pas tërmetit. Diskutuam gjithashtu edhe për pritshmëritë për transparencë dhe llogaridhënie përgjatë gjithë këtij procesi.
Përveç konferencës së donatorëve, diskutova edhe për hapat e rëndësishëm që Shqipëria duhet të ndërmarrë në javët e muajt e ardhshëm, duke treguar pjekuri, respekt për institucionet dhe besim në proceset demokratike. Presim që udhëheqësit shqiptarë të sillen në mënyrë të tillë që të jetë e përgjegjshme dhe për të mirën e popullit shqiptar. Ne e sigurojmë popullin shqiptar se ne do të jemi aty për të vëzhguar dhe kontribuar”, thekson ambasadorja.

MANASTIRLIU APEL QYTETARËVE : “Lufta nuk ka mbaruar. Jemi në mesin e epidemisë!”


“Jemi në mesin e një beteje që nuk është ndalur në asnjë moment, lufta nuk ka mbaruar”. Kështu deklaroi ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale gjatë një komunikimi me qytetarët duke shtuar se do të forcohen masat për të shmangur në maksimum përhapjen e COVID19. “Që prej fillimit të epidemisë, Shqipëria ka një kurbë në rritje të moderuar të numrit të të prekurve. Sikundër është fakt se Tirana ka sot disa vatra të reja të përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID19. Shkodra ka vatër të re. Po ashtu Fieri, Durrësi, Elbasani dhe Kavaja. Falë masave të distancimit social të ndërmarra nga Qeveria shqiptare, sot kemi një numër të prekurish dhe viktimash nga Covid 19, shumë herë më të vogël, se sa do të kish qenë ky numër, po të mos i kishim marrë këto masa”, tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë tha se nuk do të bëhen hapa mbrapa në drejtim të masave të distancimit social.
“Për fat të keq, në ditët e fundit, të gënjyer mbase nga krahasimi i shifrave të Shqipërisë me ato të vendeve të tjera, shumë prej jush do të kenë menduar se, ia hodhëm dhe kësaj lufte. Jo! E kundërta është e vërtetë. Jemi mu në mesin e një beteje që nuk është ndalur në asnjë moment, me një virus që sot, për shkencëtarë dhe mjekë në mbarë botën, ka më shumë të panjohura, se sa të njohura”, u shpreh Manastirliu.

Duke theksuar se të gjithë qytetarët duhet të zbatojnë masat e vendosura, Manastirliu tha se në tregje do të do të vendoset në korridor sanitar për të ruajtur distancimin social.
“Qeveria ka vendosur të forcojë masat, sidomos aty ku ka grumbullime njerëzish. Në tregje do të vendoset një korridor sanitar, për të ruajtur distancimin social, që është e vetmja mënyrë për ta dobësuar këtë virus të rrezikshëm. Një dobësi që të gjithë duhet ta shfrytëzojmë për ta vënë përfund”, tha Ministrja e Shëndetësisë.
Manastiriu në fund të fjalës saj ka ftuar gjithë qytetarët që të respektojnë distancimin social, të kujdesen për higjienën personale pasi vetëm kështu mund të fitohet kjo luftë.
“Unë jam e sigurt që nuk është vonë për secilin prej nesh, që të shfaqim përgjegjshmëri shoqërore dhe kujdes për njëri tjetrin, duke bërë gjënë më të thjeshtë në botë: Të zbatojmë higjenën, të respektojmë distancat, dhe mbi të gjitha të bëjmë durim. Kjo është një luftë që do ta fitojmë. Por, vetëm bashkë”, bëri thirrje Manastirliu.

“Duhet të jeni vigjilent mbi koronavirusin! Të zbatohen udhëzimet e OBSH”


Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim është takuar me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu. Ambasada ka zbardhur detaje nga takimi ku duhet se në fokus të diskutimeve ka qenë mbrojtja nga koronavirusi. Ambasadorja Kim ka theksuar rëndësinë e të qenurit vigjilent ndaj këtij virusi si dhe zbatimin e udhëzimeve të OBSH.

“Gjatë bisedës së saj me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirlliu, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Kim diskutoi rëndësinë e të qenurit vigjilent mbi koronavirus dhe zbatimin e udhëzimeve të Organizatës Botërore të Shëndetit. Ato biseduan gjithashtu edhe klimën e kujdesit shëndetësor në Shqipëri si dhe risitë në modernizimin e kujdesit shëndetësor”, njofton ambasada e SHBA.

“Lirimi i masave shtrënguese mund të rishfaqë Virusi SarsCov2


Nëse vendet nxitojnë të heqin kufizimet shumë shpejt, koronavirusi mund të rifillojë dhe ndikimi ekonomik mund të jetë edhe më serioz dhe më i zgjatur, deklaroi drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus në konferencën e zakonshme për COVID-19.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) mund të rishikojë rekomandimet e saj për përdorimin e maskave, nën dritën e rezultateve të një studimi të ri, sipas të cilit spërklat e lëshuara nga një kollë apo teshtitje mund të ”udhëtojnë” në ajër për distanca shumë më të largëta nga sa mendoni.

Eksperti i sëmundjeve infektive, David Heymann, president i një grupi këshilltarësh të OBSH-së, i tha BBC-së se do të vlerësojë nëse, për të ngadalësuar përhapjen e virusit, është e nevojshme që më shumë njerëz të veshin maska.
Sipas Akademisë Kombëtare të Shkencave të SHBA, koronavirusi gjithashtu udhëton në ajër edhe me frymën e thjeshtë.
”Virusi SarsCov2 u gjet në mostrat e ajrit të mbledhura më shumë se 1,8 metra larg mes dy pacientëve’, shkruan Akademia Amerikane e Shkencave në një letër drejtuar Shtëpisë së Bardhë, duke e futur veten në një debat që po vazhdon prej disa kohësh.

Gjermania akuza Shteteve të Bashkuara të Amerikës : KORONAVIRUSI, 'GJUETI THESARI' PËR MASKA!


Gjermania i bëri thirrje administratës së presidenti amerikan Donald  Trump t’i përmbahet rregullave të tregtisë globale, pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës akuzohen për konfiskimin e 200 .000 maskave "3M" të prodhuara për Gjermaninë në Bangok.
Sipas ministrisë së Brendshme, maskat ishin porositur nga policia e Berlinit, por nuk mbërritën kurrë në destinacion, pasi ishin konfiskuar në Bangkok.
Kompania amerikane që i prodhoi, “3M”, u ndalua të eksportojë pajisjet mjekësore në vendet e tjera mbi bazën e një ligji të kohës së luftës me Korenë, i aktivizuar nga presidenti amerikan Donald Trump.
Ndërsa njoftoi hyrjen në fuqi të ligjit të luftës ditën e premte, kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se pajisjet mjekësore nevojiteshin brenda vendit.

Sakaq, teksa pandemia e koronavirusit përkeqësohet, kërkesa për pajisjet jetësore është rritur ndjeshëm dhe përpjekja për të siguruar maska në këtë kohë, krahasohet me “gjueti thesari”.
Kompania amerikane 3M hodhi poshtë akzuat e bëra nga Gjermania se një ngarkesë me 200 mijë maska mbrojtëse i porositur nga qyteti i Berlinit nisur nga pandemia e COVID-18 është konfiskuar në kryeqytetin tajlandez Bangkok, nga zyrtarët amerikanë.
Sipas kompansië “3M” nuk ka asnjë të dhënë për maskat e konfiskuara si edhe fatura të porosisë nga kryeqyteti gjerman. Gjermania nuk është e vetmja që ankohet për praktikat amerikane. Në Francë disa liderë rajonalë thanë se po luftojnë për të siguruar pajisjet mjekësore pasi SHBA po ia pamundëson këtë.

MJEKU DR.ANTHONY FAUCI , LUFTOI KUNDËR HIV-IT, SARS-IT DHE EBOLA-S


Ai është shpresa e amerikanëve për të luftuar Koronavirusin


Kjo nuk është hera e parë që ai është përballur me një epidemi: Dr. Anthony Fauci, eksperti kryesor i Shteteve të Bashkuara për sëmundjet infektive, respektohet se është një zë i arsyes në kohë krize.
Ai ndihmoi qeveritë republikane dhe demokratike gjatë përhapjes së sëmundjeve si HIV, SRAS, MERS, Ebola dhe antraksit, shkruan Daily Mail.
Ai gjithashtu është i admiruar për aftësinë e tij për të shpjeguar shkencën pa tingëlluar si konfuz ose përçmues dhe, së fundmi, për korrigjimin e presidentit Donald Trump.
Kur presidenti tha se kompanitë farmaceutike do të kishin një vaksinë koronavirus “së shpejti”, Fauci tha se do të duhej një vit ose 18 muaj.
Ai nuk ishte i martuar deri në moshën 44-vjeç dhe ka tre vajza të rritura.
Ai ka vrapuar në maratona dhe është një tifoz i vrapimit në distanca të gjata.
Kur flet, të gjithë e dëgjojnë, kjo është arsyeja pse ai është bërë një zë i besueshëm që, për më shumë se 30 vjet, sepse Fauci ka ndarë faktin nga trillimet.
Për kontributin e tij, atij iu dha Medalja Presidenciale e Lirisë nga ish-Presidenti Bush në qershor të vitit 2008, i cili përmendi se si në moshë të re ai mësoi një qëndrim të pavarur.
“Në një lagje të mbushur me tifozë të Brooklyn Dodgers, Fauci mbështeti Yankees”, tha Bush.
Nga Ronald Reagan tek Donald Trump, të gjithë e lejojnë atë të flasë për aftësinë e tij për të transmetuar dije dhe për të kthyer gjuhën shkencore dhe të komplikuar në gjuhë koloniale, pa e ekzagjeruar ose minimizuar.
Drejtori i Institutit Kombëtar i Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive (NIAID), një përbërës i Institutit Kombëtar të Shëndetit (NIH), Fauci lindi në Brooklyn në vitin 1940.
Ai u bë drejtor i NIAID në vitin 1984 gjatë krizës së HIV dhe AIDS në Shtetet e Bashkuara.
Në vitin 1990, kur aktivistët hynë në protestë ndaj NIH, Fauci vendosi të ketë një dialog me ta.
Ai u diplomua në Universitetin Cornell dhe deklaroi në një intervistë me NIH se interesi i tij për mjekësinë vjen nga interesi i tij i fortë për njerëzit, bërja e pyetjeve dhe zgjidhja e problemeve.
Dhe ndërsa 79-vjeçari është në grupin me rrezikshmëri të lartë nga coronavirus, ai vazhdon të punojë në Task Force të Shtëpisë së Bardhë që u krijua posaqërisht për të luftuar coronavirusin.
Fauci përdori, në një takim me komitetin e Shtëpisë së Bardhë, një metaforë me hokej mbi akull për të përshkruar strategjinë e tij kundër pandemisë: njeriu nuk shkon atje ku është disku i gomës, por se ku do të shkoj disku. Ai shpreson se një përgjigje dinamike do t’i vendosë Shtetet e Bashkuara ku shkon rekordi. Megjithatë, ai gjithashtu siguroi që është e paparashikueshme.
Ai mbron frenimin për të parandaluar përhapjen e virusit, zbutjen për të kontrolluar dëmin e tij, rritjen e testimit konfirmues dhe shkencë të shkurtër dhe afatgjatë për të zhvilluar trajtimin dhe vaksinat.
Fauci thotë se provat nuk tregojnë se sa raste do të ketë, por si do të përgjigjet me përmbajtje dhe zbutje.
Ndërsa ai pranoi në Kongres se sistemi qeveritar nuk është i dizajnuar për të provuar masivisht për infeksione të mundshme, ai gjithashtu duartrokiti vendimin e presidentit Trump për të kufizuar udhëtimet në Evropë.
“Ne kishim nevojë të fiknim burimin në atë rajon”, tha ai.
Presidenti Donald Trump ka këmbëngulur që ilaçet e përdorura për të luftuar malarinë mund të jenë një mundësi për trajtimin e coronavirusit.
Sidoqoftë, gjatë një konference për shtyp këtë të premte, Fauci deklaroi se nuk ka asnjë provë që hidroksilklorina është e efektshme në trajtimin e coronavirusit.
Fauci e kuptoi se shpresa dhe shkenca, dy këndvështrime të ndryshme, mund të bien ndesh, dhe vërejti se ai e përjetoi atë gjatë epidemisë së AIDS në vitet 1980.
Ai gjithashtu shtoi se detyra e tij si shkencëtar është të dëshmojë se ekziston një trajtim dhe një kurë që është e sigurt dhe funksionon.
Ai tashmë është në vijën e frontit kundër coronavirusit, por siç e ka thënë edhe ai vet, duhet kohë që një vaksinë të dalë në treg, sepse ajo duhet të testohet, pastaj të dalë në shitje në masë.
Tashmë ai është shpresa e miliona njerëzve, e sidomos e amerikanëve, sepse ai këtë e ka dëshmuar me luftën ndaj HIV, SARS dhe Ebola.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...